Παρασκευή 16 Μαΐου 2025

PAPA - DHIMITËR GAGASTATHI 1903-1975

 


 «Πνευματική φαρέτρα τοῦ Ὀρθοδόξου Χριστιανοῦ»
PAPA - DHIMITËR GAGASTATHI 1903-1975

Jeta - Çudibërjet - Këshillat
SHTËPIA BOTUESE “KOSHERJA ORTHODHOKgE” SELANIK 1994

Ky libër u dedikohet dhe u dhurohet vëllezërve tanë të krishterë orthodhoksë të Shqipërisë për ngritjen e tyre shpirtërore Botuesi


PARATHENIE

Numri i madh i kishave të ritit ortodoks të periudhës pasbizantine që ruhen në Shqipërinë Jugore, variacioni i madh tipologjiko- arkitektonik që ato paraqesin në krahina dhe kohë të ndryshme, si dhe vlerat e larta artistike që ato përmbajnë, deri më sot nuk janë aq të njohura në shkallëm që meritojnë. Kjogjendje me ka krijuar jo vetëm tërheqje shkencore, por dhe një farë detyrimi, për t’ia bërë të njohure këto vlera një opinioni sa më të gjerë shkencor. Për më tepër shtohet ky detyrim, kur ato, të ndodhura brenda kufijve të një shteti si Shqipëria që për afro gjysëm shekulli jetoi nën regjimin më të egër diktatorial të njohur deri më sot, i cili në mënyrën më absurde dhe arrogante e kishte privuar popullin nga një prej të: drejtave më elementare të njerëzimit, nga e drejta e shprehjesisë mendimit dhe e besimit të lirë, rrezikoheshin të shdukeshiri fizikisht.

Puna mbi njëzetvjeçare për gjurmimin, dokumentimin, studimin dhe restaurimin e kishave pasbizantine në Shqipëri, më jep mundësinë për ta shlyer deri në një farë mase këtë detyrim, si ndaj kësaj trashëgimie, ashtu dhe ndaj opinionit shkencor. Nxjerrja në dritë të një pune shumëvjeçare është gjithashtu dhe një ambicje e çdo punonjësi të shkencës.

Për këto arsye, propozimi i Kryesisë së Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare për botimin e librit më krijpi një lehtësim dhe njëherazi një kënaqësi të veçantë, për të cilat shpreh mirënjohjen time më të thellë.

Do të ishte një satisfaksion i veçantë në qoftë se këtë material do ta gjenin të vlefshëm jo vetëm specialistët e fushës, por dhe një rreth më i gjerë të interesuarish, si dhe do të shërbente si një shtytje e mëtejshme dhe një ndihmë për mirëmbajtjen dhe restaurimin e kësaj trashëgimie historiko-kulturore, vlera e së cilës i tejkalon kufijtë e një vendi. Me këtë rast më krijohet mundësia për të kontribuar sadopak për ripërtëritjen e fesë ortodokse në Shqipëri dhe për të shlyer me mjetet tona përgjegjësinë që të gjithë kemi ndaj saj.

Shpesoj se me punën time të mos shgënjej miqtë dhe dashamirët e shumtë që më kanë inkurajuar dhe ndihmuar për përgatitjen dhe daljen në dritë të këtij botimi, të cilët i falenderoj nxehtësisht.

Autori


Dy fjalë për pater Dhimitër Gagastathin

Lindi në Vanja (Pllatanos) të Trikallës raë 1 gusht 1902. Prindërit e tij, Kristoja dhe Ekaterini, qenë të krishterë të zellshëm. Më 10 prill 1921 shkoi ushtar në Azinë e Vogël dhe më pas shërbeu në vende të ndryshme të Maqedonisë. Më 18 qershor 1924 u lirua nga ushtria. U martua me Elisabeta Kucibirin nga Vanja në shkurtin e vitit 1928. Të njëjtin vit u dorëzua anagnost nga Mitropoliti i Trikës Polikarpi. Më 24 maj 1931 u bë dhiakon dhe dy ditë më pas u dorëzua prift nga i njëjti Episkop.

Pati nëntë vajza, nga të cilat sot jetojnë gjashtë. Shërbeu si prift i fshatit të vet për 42 yjet me rradhë deri më 1 tetor 1973, kur u tërhoq nga shërbesa për arsye shëndetësore. Qysh nga ajo kohë jetoi si besimtar i Zotit në shtëpinë e tij duke u falur vazhdimisht, duke lëvduar dhe falenderuar Zotin që e vuri para provës së vështirë të sëmundjes. Shpirtin e tij të shenjtë ia fali Zotit më 29 janar 1975, ne paqe të plotë.

Gjatë gjithë jetës së tij ishte i krishterë i mirë, i drejtë, i thjeshtë, i përulur, mëshirues, punëtor, plot besim e dashuri për Zotin dhe njeriun. S ’pushoi asnjë çast së luturi për të mirë të gjithë njerëzve. Të gjithë e patën mësues dhe mësuan nga fjalët, shkrimet dhe, mbi të gjitha, nga jeta e tij e shenjtë. Ishte bari i mire i grigjës së vet.

Besojmë se Zoti Mirëbërës, qe pater Dhirmtri e desh dhe i shërbeu me zell të pashoq e vetëmohim duke kërkuar vazhdimisht mëshirën e Tij të pafund, e ka marrë tashmë pranë vetes në dhomat plot drite të Parajsës dhe shpirti i tij prehet për jetësisht në Mbretërinë Qiellore.

Le të mësojmë të gjithë prej shembullit të tij të ndritur e të shenjtë si të rrojmë e të vdesim krishtërisht. Uratat e tij le të na


kujtimi i tij. Amin.


 

Pater Dhimitri në shenjtëroren e Tempullit të Taksiarkëve.

JETAIME

Erdha në jetë ditën e pare të gushtit 1902 nga prindër të varfër. Mbarova shkollën fillore në fshatin tim më 1915. Qysh i vogël i shërbeja brenda në kishë priftit të fshatit tim. Kur kthehesha në shtëpi dhe gjeja kohë, bëja ato që bënte edhe prifti në kishë. Të njëjtën gjë bëja edhe kur kullotja bagëtinë jashtë fshatit në mal dhe në fushë. Sa herë më krijohej rasti i përshtatshëm bëja pros- komidhinë dhe Tryezën e shenjtë. Shërbesat e priftit i bëja me di- sa mënyra. Më pëlqente të ngreja kishëza të vogla me mjete të rastit, të lexoja libra të krishterë gjithfarësh dhe në veçanti jetët e shenjtorëve. Shkoja rregullisht në kishën e Taksiarkëve ku kuj- desesha për tempullin dhe i lutesha Zotit.

Ç’urdhëron Zoti, ajo bëhet.

Prindërit e mi ishin të varfër dhe kështu nuk e vazhdova shkollën. Më vlonte dëshira për të pikturuar figura shenjtorësh. Në fund të yitit 1917 mora pako dele dhe u bëra bari. Ç’urdhëron Zoti, ajo bëhet. Që të forcoja besimin tim lexoja jetë shenjtorësh dhe ç’libër të krishterë më binte në dorë. I shmangesha kështu shoqërisë me të tjerët. Shkoja për këtë qëllim në përrenjtë më të thellë (gryka) për të bërë lutjen. Shumë herë Satanai më ngac- monte dhe më shtinte në mend gjëra skandaloze nga më të ndrysh- met. Një pasdite, tek rrija vetëm, erdhi dhe dikush për të më bërë shoqëri (më çmonin si njeri të urtë dhe të qetë dhe shumë prej tyre vinin tek unë për të folur rreth gjërave të krishtera); kishim nde- zur zjarr dhe kuvendonim ulur. Papritur nga larg dëgjohen zëra


dhe saze, sikur bëhej dasëm. Shohim përreth; asgjë, vetëm zëra dhe saze dëgjojmë që na afrohen. Kuptova që ishte dora e Satan- ait, e mora dhe ikëm dhe kështu shpëtuam nga rreziku.

Mbrëmjeve vinin shpesh ne kasollen time demonët dhe ç’nuk kurdisnin për të më shfarosur. Por brenda kasolles mbaja dhe iko- na shënjtorësh ku lutesha! Një darkë m’u shfaqën si një erë e ma- dhe gjithë zhurmë. Donin të më mermin me gjithë kasolle dhe të më zhduknin, por Kryeengjëjt nuk i lejuan e ata u larguan pa bërë gjë. Kjo ndodhte derisa shkova ushtar.

Ishte dëshirë e Zotit të jetoja.

Ime më ndizte kandilet e Taksiarkëve dhe lutej përditë. Po ju tregoj tani një mrekulli të madhe: në majin e vitit 1920 ishte kohë dreke dhe, pasi ika nga stani, shkova në shtëpi, hëngra bukë dhe rashë në gjumë. Tek po flinim bashkë me vëllanë tim, Joanin, vjen një plak dhe më thotë: “ngrehu shpejt të ikësh, sepse shtëpia do të shembet e tëra dhe do t’ju vrasë”. Zgjohem, nuk shoh asgjë. Ngrita menjëherë vëllanë dhe u larguam. Sapo dolëm jashtë shtëpisë dhe kishim ecur a s’kishim ecur 50 metra, çatia u shemb e gjitha. Po të mos vinte ai plak të më zgjonte, do të ishim pllakosur nën të. Nuk e humbet puna kurrë vlerën e vet. Ishte dëshirë e Zotit të jetoj e të dëftoj.

Do të isha i lumtur të kisha tani ato forca të shpirtit që pata në të ritë e mi, sepse atëhere isha i pastër e i papërlyer, edhe pse nuk shkoja në kishë rregullisht. Por Zotit i lutesha në çdo kohë dhe vend. Në orën e Meshës së shenjtë i rënë në gjunjë i lutesha Zotit të më falë, se ndodhesha larg dhe nuk ndiqja Meshën e shenjtë.

Shumë herë i mbyllja delet në mandër dhe shkoja në kishë. Një herë më ndodhi kjo gjë: M’u shfaq Satanai, si një qen i madh, për të më penguar, por s’i doli gjë. Po të bjerë fjala për kohën kur u bëra prift, janë kaq shumë gjëra sa nuk përshkruhen me gojë.

Dua të më jepni forcë... dhe të shpëtoni.

Me 8 prill 1921, ditën e mërkurë, ika në Trikalla për të kry- er shërbimin në trupat e korofillaqisë. Para se te merrja udhën, kalova nga mbrojtësit e mi Kryeengjëjt, bëra lutjen dhe u thashë: Atdheu më thërret të shkoj..., ju dua të më jepni forcë, të më ndih- ni të kthehem prapë shëndoshë e mirë, siç po nisem tani, nga por- ta juaj, dhe në të gjitha rastet e vështira të më shpëtoni. I përshëndeta dhe u nisa.

Arkistrategu Mihail, më shpëto.

Më 10 prill mbnita në Athinë dhe hyra në trupën e korofil laqisë. Më 1 janar 1922 më transferuan në Izmir të Azisë së Vogël. Na kishin në batalionin e vdekjes. Gjyqi bëhej në vend. Bënim luftë të ashpër e të mundimshme. Mezi gjeja kohën për t’u më- njanuar një copë herë që t’i lutesha të plotfuqishmit. Mbaja me vete (i karri edhe sot si kujtim) ikona prej letre dhe jetët e shënjtorëve, Antonit te madh, Todrit te Tironës dhe Todër Stratilatit, Shën Mit- rit dhe të tjerëve, të cilët i mbaja në trup dhe i hapja që të përshëndetja Krishtin, Shën Mërinë dhe Kryeengjëjt e të ngushëllohesha. Kështu e kaloja k6hën. Një mbrëmje ishim ne Baliqiser, aty ku kthen rru- ga për Panorm, dhe na vunë mua dhe dy të tjerë të bënim patrullë nate nga ora 10 deri në 1. Rreth orës 12 arrin një repart i kavalerisë turke, ndonja 150 vete. Ç’të bënim ne të tre? Thirrëm turun alt. Hapëm zjarr. Mbi ne u derdh një re plumbash. Munda të thërres: Arkistrategu Mihail, me shpëto. Ata të dy u vranë ndërsa unë rashë poshtë në një kokëlakër, se aty ishte kopsht. Ifanë kopshtit kryq e tërthor me kuaj. Njëri erdhi gjysmë metri afër meje. Kali u tremb, por unë nuk lëviza. Nuk mund të rrëfehet ajo që ndodhte. Ishte tragjike. Dëgjoj një zë të thotë: Geldi ortan, erdhën përforcime te korofillaqisë dhe ata ikën. Unë shëndoshë e mirë dhe dy të tjerët të vrarë. Nuk është mrekulli e madhe e Kryeengjëjve kjo?

Ngrehu... është treni i fundit.

Më 26 gusht, shkruan, ndodhesha në qytetin e vogël Mene- meni dhe po flija në një kopsht. Aty nga ora një e natës vjen një plak, më thërret dhe më godet ne këmbën e djathtë. Ngrehu, më tha, lokomotiva po mbledh vagona, hyrë brenda, është treni i fun- dit. Të ikësh se nesër në orën 9 turku do të marrë Izmirin dhe ti do të kapesh. Unë isha i lodhur dhe nuk u ngrita. Plaku vjen për herë të dytë dhe më godet prapë në këmbën e djathtë. Atëhere brofa në këmbë. Nuk pashë njeri. Nxitoj siç më tha plaku. Futem në një vagon dhe në mbrëmje arrita në Izmir. Pranë bregut të de- tit qëndronin shumë anije deri natën vonë. Në mëngjes nuk ndo- dhej asnjë. Ahere populli e humbi shpresën aq sa nuk tregohet dot. Turku futet nga rruga e Hajdinit. Zëra, të qara dhe vajtime dëgjoheshin gjithandej. Shumë njerëz thërritnin, nxitoni te arri- ni, të shkoni në Çezme. Aty do të vijnë vaporët nga Hiosi që t’ju marrin. Izmir - Çezme janë dy ditë e dy netë rrugë. Bëra kryqin dhe thashë: Zoti më ndihtë. Eca pak dhe hasa në një kalë të lid- hur. Kali ishte me gjithë shalë. I hipa dhe ika. Lavdi Zotit, them, se nuk më braktisi i plotfuqishmi.

Unë jam me ty, mos ki frikë.

Arrita të shtunën në orën kur binin këmbanat. Çfarë mallë ngjimi që provova... Natën e kaluam aty me gjithë kafshë. Ç’do të bëhet. Po gdhihej e diel. Natën vonë më vjen përsëri plaku dhe më thotë: lëre kalin dhe shko në limanin e dytë. Aty nga ora 9 pa çerek të hysh në vapor dhe do të dalësh në Hios. Unë jam me ty, mos ki frikë. Ashtu dhe u bë. Zbrita në Hios dhe më pas në Athinë. Nga Athina më mobilizuan në këmbësori dhe më dërguan në Kom- otini. Aty shkoja rregullisht në kishë dhe mësova të psall. Më 18 qershor 1924 mora dëftesën e lirimit me sjellje shembullore. Kur u ktheva nga ushtria u shkrova në një tjetër shkollë fillore dhe mora dëftesën e të gjashtës fillore, që të bëhesha prift. Shkova e- dhe gjashtë muaj në shkollën për priftërinj të Tripolit.

Më 24 maj 1931 u bëra dhjak dhe më 26 të të njëjtit muaj u bëra prift.



HISTORIA E JETËS PLOT BËMA HYJNORE TË AT DHIMITRIT SIÇ DEL NGA SHKRIMET E TIJ

Gjatë viteve të errëta të pushtimit dhe të luftës civile kupto- va, lavdi Zotit, që Feja jonë jeton në shpirtin e atyre që besojnë me zemër të pastër.

Vetëm ndihma e Zotit na ka mbetur.

Aty nga shkurti i vitit 1942, atëhere kur na kishte pushtuar italiani, një ditë të diel, në fund të Meshës Hyjnore, në fshatin tim erdhën ushtarë italianë dhe kërkuan të dorëzonin armët të gjithë ata që kishin. Por më parë i kisha mbledhur unë dhe i dorëzova në personat përgjegjës. Ata vijnë për herë të dytë dhe kërkojnë përsëri armë. Kishin kapur aty për aty 24 vetë dhe po përgatiteshin për t’i pushkatuar. Të gjithë fshatin e zu paniku nga fatkeqësia që i kanosej mbi kokë. Shpresë shpëtimi nuk kishim asnjë. Na mbe- tej vetëm ndihma e Zotit. Shkova menjëherë në Kishën e Taksiarkëve, aty ku kishin ndodhur shumë bëma hyjnore, dhe i përgjunjur e i përlotur u lutem nga thellësia e shpirtit të tregojnë në çastfuqinë çudibërëse dhe të shpëtojnë 24 vetët nga thonjtë e vdekjes. Se ç’thashë në lutjen time as që mundem ta kujtoj. E vetmja qjë që ndjeja ishte se të shenjtët Taksiarkë më jepnin forcë dhe guxim duke na marrë në mbrojtjen e tyre.

Ç’të dojë prifti do të behet.

E bëra zemrën të fortë dhe duke nxituar u paraqita tek ofi- ceri italian, në kohën kur vargani i të dënuarve me vdekje po
shkonte drejt golgothasë dhe i them: unë mund të firmos me përgjegjësi që këta njerëz nuk kanë armë.
Sapo më pa, oficeri qëndroi dhe, si më përshëndeti, më thotë: Ç’të dojë prifti do të bëhet. Po të jetë e mundur, u them, i lini të lirë këta 24 vetë sepse janë të pafajshëm. Ranë dakort. Për hir tëpriftit tuaj, tha, po jua fal jetën. Ishte i papërshkrueshëm gëzimi i tyre dhe i imi që i lir- uan. E shihni pra se ç’forcë ka të luturit? Zoti thotë: “kërkoni se do f ju japin, qëmtoni se do të gjeni, trokitni se do fjuhapin dyerf’.

Lëvduar qoftë emri i tij sepse do të fiijohem për Kishën.

Ditën e parë të tetorit 1943, të premten mbrëma, erdhën të më marrin. Unë isha në pyll. Bëja dru për shtëpinë time. Sapo mbrrita në të hyrë të fshatit kuptova rrezikun që më kanosej. Shko- va në shtëpi. Priftëresha po fshinte oborrin. I them: Grua nuk jam mirë. Jam në rrezik. Nuk di a do ta ngrys. Po, më thotë, erdhi një prift dhe të kërkon. Shkoj menjëherë tek Taksiarkët dhe u lutem: Dëshira e priftit të mos plotësohet. Nuk erdhi atë mbrëmje. Më lanë për në mëngjes. Aty nga ora 10 e mëngjesit erdhi përgjegjësi i ELAS-it të më marrë. Unë po rrija në shtëpi dhe po prisja armi- kun. Erdhën me të vërtetë dhe u them: E di mirë çfarë më pret. Më pritni pak se do të vij. Ndeza kandilin në ikonostas dhe psal- la disa tropare, atë qëfillon mefjalët: “për ty gëzon shpirtqeshur bota mbarë, lëvduar qofsh... etj”. Thirrapastajpriftëreshën dhe katër bijat e mia dhe u thashëdisafjalë ngushëlluese... Unë kam marrë udhën e flijimit. Zoti po më thërret. Lëvduar qoftë emri i

të flijohem për Kishën. Ishte një ndarje për së gjalli rrëfehet. Ngashërehem dhe nisem për në vendin ku

do të pushkatohesha.

Kjo është rruga e vërtetë e Zotit.

Më 22 shkurt 1943 erdhën në fshat trupat e andartëve që hidh- nin parrulla patriotike. Në fillim dukeshin si shenjtorë deri sa t’i bënin njerëzit me vete. Ishin ujq me lëkurë deleje. Edhe unë u gënjeva dhe i dëgjova. Mblodhëm për ta bukë, rroba dhe gjëra të tjera. Por sapo fillova t’i ndihmoj, Kisha e Taksiarkëve nuk më pranonte më. Edhe kur shkoja, doja te ikja shpejt si të me ndiqte njeri. Kuptova se kisha rënë ne mëkat dhe fillova të lut Taksiarkët të më çlirojnë prej tij. Siç edhe u bë. Një të diel, ne orën e Meshës para se të fillonte dhoksollogjia, më erdhi mendimi se Kisha sot rrezikohet nga të pafetë dhe duhet tëflijohem për Te, siç thotë dhe Ungjilli i Shenjtë; “Shpirtin tim e jap për të mirën e njerëzve”. Vendosa të flas kundër të pafeve. Kur mbarova Meshën e Shenjtë shkova tek Taksiarkët dhe i luta të më ndihmojnë në këtë përpjekje të madhe që do të nisja tani e tutje. Menjëherë u çlirova nga fri- ka qe ndjeja...

Atë mbrëmje shoh në gjumë oficerë të shkëlqyer, që më sill- nin shumë bukë, duke më thënë: “Mos ufrikëso. Jemipranë teje. Nuk do të pësosh asgjë. Merri këto bukë, sepse ke për të bërë një rrugë të gjatë, të vështirë, të ashpër dhe që s’mundesh t’i bësh bisht. Do tëfitojë kjo rrugë, por do të vonohet. Në të gjitha rre- ziqet do të jemi pranë teje. Kjo është rruga e vërtetë e Zotit”.

Të bëhem mohues i Krishtit tim? Kurrë.

Pas atyre që ndodhën nuk i ndihmoja, por mora vendimin të flas vazhdimisht që ata janë armiq të Fesë, të Atdheut dhe të Fa- miljes. Të bëhem mohues i Krishtit tim? Kurrë. Më thirrën tri herë për pyetje dhe më kërkuan të kthej rrugë dhe të ni mirë, si priftërinjtë e tjerë të zonës sonë. Por unë i patundur u lutesha Taksiarkeve të më ndihmojnë në veprën time dhe nuk pranova të firmos. Do të vdes duke bërë detyrën time, thashë.

Gjendesha i pari në rreziqe për t’i shpëtuar.

Si panë që nuk po ktheja rrugë, në shtator të 1943, Dhespoti i Kozanit Joakimi, nxorri një vendim ku më dënonte me vdekje. I pari që e nënshkroi dënimin tim në mungesë ishte Dhespoti. Dërgoi dhe Arkimandritin e vet, pater Kozmanë, bashkë me pesë andartë që të më vritnin dhe të mbeteshin të qetë sepse shumë i pata bezdisur dhe u pata prishur planet, ngaqë nuk u shkonte fja- la ne fshat. Besimtarët e mi më dëgjonin sepse unë gjendesha i pari në rreziqe për t’i shpëtuar me të gjitha mënyrat që munde- sha.

Po të më thërrasë Zoti të flijohem, i bekuar qoftë...

Ndersa po ecja, kërkova dhjetë minuta kohë të shkoj tek Tak- Isiarkët për herë të fundit, të lutem dhe t’u them lamtumirën. Më lejuan dhe më pritën jashtë avllisë së Kishës së Taksiarkëve. Hy- ra në Kishe dhe rashë në gjunjë përpara ikonave dhe nga thellësitë e shpirtit bëja uratën dhe u lutesha Kryeengjëjve si më poshtë: Po të jetë se Zdti ma ka caktuar jetën më të gjatë, të më shpëtojnë në çdo mënyrë. Por, po të jetë se i Plofuqishmi më thërret të flijo- hem, qoftë e bekuar, vetëm të ndërmjetojnë të më falë, sepse si njeri kam mëkatuar ose me fjalë ose me vepra.

Prandaj i luta Kryeengjëjt të ndërmjetojnë tek Zoti që mua të më falte dhe të bëhej mbrojtës i familjes time. Menjëherë, sa- po mbarovalutjenu dëgjuanjëkrismë e fbrtë dhe ikona e Taksiarkëve lëkundej sitë më thosh: Mos u tremb, erdhëm dhejemi me ty. Seç thashë nuk mbaj mend sepse isha hutuar. Kuptova vetëm që më kishte dalë frika që ndjeja. Mora zemër dhe dola jashtë në avllinë e Kishës dhe nuk pashë frymë njeriu. Fshati po ikte. Njerëzit ish- in tronditur dhe i kishte zënë paniku. Përse po ikni i pyes. Po vijnë gjermanët më përgjigjen. Dhe vërtet, në të hyrë të fshatit kishin mbrritur gjermanët, ndërsa andartët kishin ikur. Atëhere them: “Zoti u ngjalltë dhe u shpërndafshin armiqtë e Tij dhe u largof- shin nga sytë e Tij ata që e urrejnë”.

Këto mendova të them me mendje të kthjellët, zemër të pastër dhe pa të keq.

Kthehem përsëri tek Kryeengjëjt që t’i falenderoj dhe t’u lu~ tem ta zbutin egërsinë e gjermanëve dhe të mos lejojnë t’i bëjnë keq fshatit. Ashtu edhe ndodhi. Në fshat erdhën gjermanët. Shkoj i takoj pa frikë dhe firmos me përgjegjësi se fshati është i mirë dhe nuk ka andartë. Njerëzit u larguan sepse janë të pashkollë dhe kanë frikë. Mos u zemëroni me ta. Ju jeni nje shtet i kulturuar e i fuqishëm dhe presim prej jush diçka më të lartë dhe më të mirë. Dhe vërtet kjo qe mënyra për t’i shpëtuar rrezikut. Gjermanët ikën pa prekur asgjë. Pyes veten, si prift i pashkollë që isha, atofjalë mendova f i them për të shpëtuar fshatin tim me mendje të kthjellët, zemër të pastër dhe pa të keq. Pasi Kryeengjëjt Mihail dhe Gav- riil dëbuan priftin e pafe, në mëngjesin e së djelës unë i rashë këmbanës. Ata që kishin dëgjuar për pushkatimin tim pyetnin: ç’ubë, jeton akoma ai i pamendi! Më kujtonin të pamend, budalië dhe të pashkollë sepse nuk i pasoja në veprimet e tyre të këqija.

Gjithnjë thosha: Të pafetë nuk kanë Fe, Familje dhe Atdhe. Dhe thërrisja vazhdimisht:Dijeni, o njerëz, që Zoti është me ne”, dhe “Dëgjoni ju njerëz deri nëfund të dheut. Zoti është me ne”.

Të dielën në fshatin më të afert, në Rizoma, u mblodhën gjithë të pafetë dhe më dënuan me vdekje. Duhet të zhdukesha me çdo mënyrë se më quanin armik të,tyre.

I thashë se prifti ka kryqin dhe jo armën.

Por nje i krishterë i mirë që qëlloi aty dhe i dëgjoi të gjitha sa u thanë, nxitoi fshehtazi të më gjejë dhe më tha gjithshka, pra që rrezikohesha dhe duhej të kujdesesha për vehten sepse të gjithë fshatrat ishin njoftuar të më kapnin. Pas gjithë këtyre lajmeve qe mësova iu luta Kryeengjëjve Mihail dhe Gavriil e kërkova prej tyre të më ndihmonin dhe të më jepnin forcë ashtu siç dinin vetëm ata. Mblodha për herë të dyte familjen time dhe i iashë lamtumirën. Mora me vete ca ndrresa dhe shkova ne Mitropolinë e Trikallës ku edhe u thashë pse kisha shkuar. Si i dëgjuan fjalët e mia në Mi- tropoli, ngarkuan sekretarin zotin Anastas Saqellariu të më dërgojë rtë nënshtabin e Zervës, që kryesohej nga Nikolla Manarai dhe ishte i vendosur në fshatin Lipnicë (emri i tij i vjetër). Në mbrëmje u paraqita tek Tagmatarku Manara si i ndjekur nga andartët dhe i shpjegova arsyet... I thashe që prifti ka pryqin dhe jo armën. I pranuan të gjitha sa u thashë pastaj Tagmatarku u tha këto fjalë oficereve dlie ushtarëve: Jemi të lumtur se na erdhi mes nesh një pcrfaqësues i Zotit, prifti Dhimitër Gagastathi, dhe besoj se Zoti do të jetë me ne, prandaj mos u frikësoni. Zoti na dërgoi një shërbëtor të tc Gjithfuqishmit që ta kemi për ngushëilim dhe ku- rajo. Të gjithë thirrën: Lavdi Zotit Mëshirëplotë se do ta kemi për ngushëllim.

Pas pak ditësh Napoleon Zerva nga Vorgareli i Artës dërgon një nënoficer dhe dy korofillakë me kuaj që të më marrin ne Vor- garel dhe që aty të më dërgojnë me aeroplan në Lindjen e Mes- me, pranë Qeverisë Greke. Donin të tregonin që komunizmi dhe EAM-i i pëmdjekin priftërinjtë që të mermin ataspaleta dhe mua të më jepnin lavdi, ndere dhe post të rëndësishëm... JJ thashë më lihi sonte të lutem dhe në mëngjes do t’ju përgjigjem.

Me anë të lutjes erdhi përgjigja.

Me anë të uratës vendosa që jo. Nuk duhet, thashë, të largo- hem nga besimtarët e mi dhe nga Kisha e Taksiarkëve. Le të mun- dohem dhe le të heq, do të qëndroj këtu, pranë Krishtit dhe jo pranë parasë. Do të vdes te porta e Taksiarkëve ashtu siç kam dhënë fjalën.

Dhe vërtet, siç më premtuan, më lanë të lutem. Më 12 shta- tor 1943, natën, pas një lutjeje të ngrohtë, vendosa të them jo. Më kishte zënë gjumi për pak dhe pashë në ëndërr të më shfaqen tre oficerë dhe më thonin: Rri i qetë. Gjermanët do të vijnë, por juve nuk do t’ju prekin. Në Kaiambakë e përreth do të bëjnë të keqe të madhe, por ti të mos trembesh sepse jemi pranë teje. Ke për të bëre rrugë të gjatë, të ashpër e të pashmangshme por ne do të të mbrojmë. Gjendja do të vonojë të kthjellohet, por mos u tremb se do të dalësh fitimtar.

Detyra mbi të gjitha.

Duke marrë zemër nga fjalët e Taksiarkëve, qëndrova në krye të detyrës dhe pranë besimtarëve të mi. Humba salltanetet e përkohshme dhe të dërguarit e Zervës u larguan pa bërë gjë.

Disa ditë më pas, një mbrëmje fshati u rrethua nga ushtarët e ELAS-it që donin të na zinin e të na vritnin. Unë nuk e dija dhe ndodhesha për fat të mirë në kishë, ku po lutesha. Mbarova lut- jen dhe dola jashtë. Kur ç’të shoh? Andartët ndodheshin në fshat. Shkova me një frymë tek Tagmatarku zoti Nikollas Manaras dhe ia thashë ç’ka më panë sytë. Tagmatarku dogji dokumentet e ar- kivit. Korieri i andartëve priste urdhër për dorëzimin e ushtarëve në komandën e ELAS-it. Tagmatarku i largoi ushtarët një nga një dhe mbetëm vetëm tre vetë, ai, unë dhe dikush tjetër. Qëndruam të tre. Pastaj i tha korierit të ikte se ai s’kishte ç’të jepte. Atë çast u kthye nga unë dhe më tha: uratë, ndodhemi në teh të thikës, të tjerët i larguam dhe shpëtuan, ne do të jemi martirë, lutju Zotit të shpëtojmë dhe të na gjendet pranë...

U përshëndoshëm dhe u ndamë, pasi caktuam një pikë ku do të takoheshim po të shpëtonim. Ikën, unë u ndala dhe nga thellësitë e shpirtit u iutesha Kryeengjëjve të tregojnë forcën e tyre çudibërëse atë çast sepse rrezikohesha. Dhe kush mund t’i besonte asaj që po ndodhte?! Kalova nga një patrullë andartësh. Kishin zënë pritë me mitraloz, i përshëndeta dhe nuk më bënë asgjë. Ja pra ku ar- rinte dora shpëtimtare e Zotit. Ja, sa e vërtetë është Feja jonë. “Po qe Zoti me ne, asnjeri s’del kundra nesh. Unë u largova dhe pas disa orësh u takuam të gjithë lart në mal. Ç’gëzim! Zoti na bekoi dhe shpëtuam nga rreziku i madh! Na zuri mbrëmja në mal dhe qëndruam aty, jashtë dhe të pangrënë. Ishte e shtunë mbrëma. Të dielën qysh në mëngjes morëm rrugën për në fshatin Mesohora. Aty ndodheshin trupa të tjera të Ushtrisë Kombëtare. Unë ndo- dhesha në pararojë. Rrugës takuam dy sazexhinj që shkonin në fshatin Kucina. Unë këmbëngula të mos i linin të vazhdonin rrugën që të mos na tradhëtonin, por Tagmatarku tha le të shkojnë. Kështu ëdhe u bë. Ata, sapo ikën nga ne, shkuan në fshat dhe u thanë fije ë për pe çfarë kishte ndodhur, Pas kësaj u mblodhën andartë nga të gjithë fshatrat përreth dhe erdhën të na kapin. Ne kishim nden- jur të çlodhëshim dhe të hanim qingjat dhe bukët që patëm blerë.

Kur po bëheshim gati të marrim secili pjesën e vet, u duk që larg një burrë mjekrosh, komandanti i ELAS-it, që thërriste duke na thënë: Veilezër, jeni të rrethuar nga të gjitha anët. Që të mos derdhet gjak grek, dorëzohuni. Thirri për herë të dytë e të tretë. Atëhere oficerct u përgjigjën: Do të vdesim në mal, nuk do t’i dorëzohemi armikut. I thamë njëri tjetrit mirupafshim dhe u hapëm nëpër pyll pa mundur të marrim asgjë me vete sepse nga çdo anë vinin plumba. Unë rrokullisesha si një shalqi që të mos më merr- nin plumbat dhe shpëtova për qime. Kishim humbur për shumë orë gjurmët e njeri tjetrit Takova pastaj ne pyll shumë nga tanët, por vetëm dy prej tyre erdhën me mua, nëntogeri Ksanthopulos dhe korofilaku Kandilis.

Një mrekulli e paparë.

I dhamë njëri-tjetrit fjalën në emër të Krishtit, se do të vde- sim bashkë në mal dhe nuk do t’i dorëzohemi armikut. Po ecnim drejt fshatit tim. Natën e kaluam në një faqe mali të thepisur që edhe gjatë ditës të merr frika ta shohësh. Në mesriatë dëgjuam të afrohej një tufë ujqish, egërsirash të tjera dhe arinjsh që ulërinin. Atëhere, nga thellësitë e shpirtit tim, kërkova ndihmën e Krish- tit, të Shën Mërisë dhe të Taksiarkëve. Frika që ndjenim ishte e madhe. Papritur pashë një njeri të panjohur që ktheu në tjetër drej- tim tufën e egërsirave dhe kështu shpëtuam nga vdekja e egër. Frika dhe tmerri nuk rrëfehen, por edhe gëzimi nga ky shpëtim çudibërës ishte i madh.

Si të vdesë njeriu vetëm?

Të nesërmen dita e hënë u gdhi me shi. Gjendja po keqësohej gjithnjë e më shumë. Uria, frika, vuajtja, na mundonin orë e çast. Duke ecur arritëm në një shpellë. Aty qëndruam pak dhe vazh- duam sepse po binte mbrëmja. Jetonim vetëm me ujë. Stratologu na tha: Unë nuk mundem të eci dhe vendosa të vdes këtu në këtë shpellë. Juve ikni. Ishte një ndarje për së gjalli. U përshëndetëm dhe u larguam. Pasi kishim ecur ndoca, i them korofillakut: Dëgjo biri im Kristo, diçka më bren përbrenda. Si ta lëmë njeriun të vdesë vetëm! Duhet të shkojmë dhe ne aty, te vdesim bashkë me të. Është gjynah dhe nuk mundem të gjej qetësi. Po të ishe ti dhe të të linim vetëm! Eshtë gjë e keqe, duhet të kthehemi pranë tij dhe të vdesim të gjithë bashkë.

Pranoi dhe, rrugës kur po ktheheshim, më shkoi në mend që, sapo të arrinim, t’i thoja: “Dëgjo Mihal, Zoti është me ne, erdhëm të të marrim, se pak më poshtë gjetëm një shpellë dhe gështenja plot kokrra. Do të ndezim zjarr. Do të pjekim gështenja, do të hamë dhe do të jetojmë. Këto në të vërtetë ishin gënjeshtra. Por me t’ia thënë këto, ai mori zemër, u çua dhe na ndoqi pas. Dhe vërtet duke ecur gjetëm një shpellë por jo gështenja. E kuptoi, por ç’të thoshte e ç’të bënte? I urituri, i thashë, sheh në ëndërr kuleçë. Vendosnim opingat dhe mblidhnim ujin nga pikat e shiut dhe e pinim. Si kaloi ajo natë s ’mund të rrëfehet. Reth nesh dëgjoheshin zëra egërsirash...

Me ndihmën e Zotit e kaluam edhe atë natë. Mëngjesi i së martës na gjeti prapëme shi, mjegull dhe hallet e zakonshme. Më thotë Mihali: Unë do të shkoj në Tima të dorëzohem. Për të mi- rat që më bëtë ju faleminderit, ishin shumë për mua, do të vdisja po të mos vinit të më mermit. Lavdi Zotit! U përshëndetëm dhe tekpo ndaheshim, korofillaku tha: Unë do të shkoj me priftin. Do të vdes bashkë me të. Ishte dita e katërt që s’kishim vënë gjë në gojë. Jetonim vetëm me ujë. Ecëm shumë pa mundur të drejtohe- mi aty ku deshëm se kishte shumë mjegull dhe nuk mund të shih- je as pesë metra larg.

I madh je o Zot dhe të mrekullueshme veprat e tua.

I lodhur, i bërë.qull dhe i uritur siç isha, u ula në një gur të çlodhem dhe duke lutur Kryeengjëjt thosha: Arkistrategu Mihail,

o          na shpëto o na merr tani se nuk mundem të duroj më. Jam duke pritur vdekjen. I ulur mbi një gur dhe i mbështetur në bastunin tim, thosha nga thellësia e shpirtit “Dëgjoje o Zot lutjen time...” dhe lutjen për Taksiarkët e Shenjtë. Në kohën që lutesha më du- ket se më mori gjumi për pak mbeshtetur në bastun (ruhet deri sot si kujtim). Papritur u zgjova. Një erë e fortë më jepte forcë si të më thosh erdhi çasti të shkosh aty ku je nisur. Mora menjëherë zemër dhe thashë “I madh je o Zot dhe të mrekullueshme veprat e tua...” dhe “gjithshka me mençuri e krijove”. Thirra korofilla- kun. Kristo, biri im erdhi Zoti. Zoti është me ne. Mos u frikëso. Dhe u nisëm. Era largonte mjegullën dy metra para nesh. Duke ecur pas erës mora zemër.

Më ndjek mëkati im dhe jo njerëzit.

Tek po ecnim gjetëm përpara kope delesh. Qentë na shiko- nin si të ishim të zotët e tyre sepse na mbronin Kryeengjëjt. Barinjtë na pritën me bujari. Shkundën torbat e tyre dhe na dhanë ç’u kish mbetur. Ato kishin. U pikoi në zemër kur panë një prift të sillet nëpër male i uritur dhe i lagur. U thashë atë që pat thënë Zoti: Më ndjek mëkati im dhe jo njerëzit. I falënderova dhe u nisëm për në fshatin e korofillakut. Ecnim në drejtim të erës që iargonte mjeguUën. Kur mbërritëm në fshat, Kristoja iku dhe mbeta vetëm.

Në atë fshat njihja një të krishterë të mirë, por nuk dija shtëpinë e tij. Shkova në një shtëpi që të pyes ku ishte. Hapa derën e obo- rrit. Gratë e shtëpisë që tirmin lesh në hajat u iarguan të frikësuara sapo më panë. Mbeta vetëm në avlli i lagur dhe i uritur prej ditësh dhe i thashë vetes duke u mbështetur në bastun: Si u katandisa kështu, i mjeri, që të më tremben njerëzit si Joan Kaliviti që i trembej e ëma!

U largova i vrerosur dhë me lot në sy sepse nuk dija ku të shkoja. Jashtë binte shi. Në çast mu afrua një djalë i ri dhe më tha: Ku don të shkosh? Eja brenda në shtëpinë tonë dhe të na falësh pse gratë u frikësuan dhe ikën. Të falemnderit, - i thashë. Dua të më çosh te Jorgo Kandili. U tregua i gatshëm dhe më çoi. Por po atë ditë andartët i kishin marrë djalin, ndërsa gruan e kishte sëmurë rëndë. Nuk mundej të më bënte asgjë. Dërgoi një të afërm në shkollë ku ishin grumbulluar andartët që të shihte dhe të merrte vesh ndonjë gjë të re. I gjeti duke diskutuar me njëri-tjetrin: Në e zënçim priftin nga Vanja do ta varim në sheshin e fshatit, te rra- pi i madh për dënim sipas ligjit.

Kushëriri i mikut tim u kthye pas pak dhe i tha: Prifti është i rrezikshëm. Një Zot e di çdo të bëhet.

Pasi dëgjova këtë lajm, mora vendimin të largohem. Sepse po të mësonin se isha strehuar në shtëpinë e tij, do t’i vritnin djal- in për shkakun tim. Do të bëhesha vrasës dhe mallkimi i tij do të më ndiqte pas gjithë jetën.

U thashë se do të shkoja po të mundesha te prifti i një fsha- ti që e kisha të njohur. U thashë natën e mirë. Jashtë binte shi me gjyma. Të pangrënët - agjërim i vërtetë - pagjumësia dhe vuajt- jet e tjera vazhdonin për të katërtën ditë.

Zoti është me mua dhe më inbroin.

Pasi ika larg nga fshati dhe duke ecur në një errësirë të thellë u gjenda para një përroi të madh, Uji buçiste. Përpiqesha të kaloj 'por nuk mundesha. Ujrat ishin fryrë. Qëndrova aty afër për një kohë të gjatë duke iu lutur të gjithë Shenjtorëve. Tek po lutesha dhe mendoja ç’më priste, dëgjova një zhurmë të madhe dhe pashë pcrpara meje një kalorës të ri në lulen e moshës. Më përshëndeti dhe kaloi përpara meje. Gjë tjetër as pashë as dëgjova. Vetëm një përshëndetje dhe unë - sa çudi! - u gjenda në anën tjetër te përroit. Nuk më kujtohet si e kalova, as më tha gjë. Vetëm lutesha me lot në sy dhe duke thënë ose më nxirr ose më merr. Çfarë të mendoj dhe çfarë të them? I them vetes: Zoti është me mua dhe më mbron.

“Mos i lër o Zot, të bien në atë mëkat...”

Duke psallur rrugës nga gëzimi, po ecja drejt shtëpisë së Pa- pa Nikollës. Pas disa orësh kisha arritur pranë staneve të çobenjve. Një tufë qensh më rrethuan dhe m’u sulën të më hanin të gjallë. Per fat të mirë aty afër kishte ferra dhe driza dhe hyra në to për të shpëtuar nga qentë që lehnin. Barinjtë dëgjuan të lehurat e qen- ve, u afruan dhe më vunë përpara me gurë, sepse më morën për ujk. Unë, i dërrmuar dhe i pangrënë siç isha, nuk mundesha të thërres dhe prisja vdekjen e tmerrshme nga gurët si shenjtori mar- tir, Stefani. I thosha vetes “Mos i lër o Zot, të bien në atë mëkat, se ata nuk dinë çfarë po bëjnë”. Dhe Zoti që i shihte të gjitha nuk lejoi të bëhej e keqja e madhe. Dërgoi një tjetër çoban dhe u tha: Mos qëlloni me gur sepse është njeri dhe jo ujk. Qente lehin për njeri dhe jo për ujk. Menjëherë ndaluan të gjuajnë me gurë dhe thirrën: Dil jashtë, nuk do të pësosh asgjë.

Mua më ndjek mëkati im dhe jo ju.

Kur dola nga drizat i përgjakur, i rreckosur e i goditur, më njohën që isha prift dhe filluan menjëherë të më puthin duart e gjakosura dhe të më kërkojnë ndjesë që t’i falja sepse nga pakuj- desia desh më vranë. I fala dhe u thashë: Ju faleminderit bijtë e mi se nuk është faji juaj, mua më ndjek mëkati im dhe jo ju. Pran- daj edhe duhet të dënohem.

Pasi Zoti më shpëtoi nga qentë dhe nga barinjtë që më qëllonin me gurë, se kujtuan mos isha ujk, ata po më kërkonin faije dhe deshën të më marrin në kasollen e tyre e të kujdeseshin për mua. I falënderova dhe ngula këmbë të më çonin te prifti i fshatit, Pa- pa Nikolla. E njihja dhe mbase do të kujdesej më mirë për mua, mendova.

Zoti, Shën Mëria dhe Kryeengjëjt më ndodheshin pranë dhe më mbronin.

Më shpunë aty, por gjërat i gjeta edhe më keq. Prifti kishte dy shtëpi. Në njërën, të renë, banonte vetë kurse në të vjetrën ish- te vendosur komanda e andartëve. Qeshë me fat se më penguan qentë sepse unë njihja shtëpinë e vjetër të Papa Nikollës dhe do të shkoja aty si cjapi te kasapi që thonë. Por Zoti, Shën Mëria dhe Kryeengjëjt më ndodheshin pranë dhe më mbronin.

Djemtë më shpunë në shtëpinë e re të priftit në një orë të vonë kur binte shi dhe qielli gjëmonte nga çdo anë. Thirrën Papa Nikollën :dhe ai doli jashtë. Pyeti çfarë është. Djemtë u përgjigjen: Po të sjellim nje prift të humbur dhe endacak ta marrësh në shtëpi dhe të kujdesesh për të sepse është për të qarë hallin. Deshëm ta mar- rim ne por ai kërkoi të-vijë tek ju sepse ju njeh. Silleni këtu ta shoh. Me shpunë. Sapo më pa, doli në portën e jashtme. Kishte me vete dhe të birin, të quajtur Jorgo. Unë nuk mundesha të flas nga të pangrënët dhe gjithë ç’kisha hequr. U afrova me shpirt në dhëmbë (ishte dita e pestë që s’kisha vënë gjë në gojë dhe mba- hesha vctëm me ujë). Sapo më pa, filloi të më përqeshë dhe të ta- llet me mua. Pastaj mori pamjen e njeriut serioz dhe më tha: Mirë se erdhe, o hero i Zervës. Ja dhe një burrë i madh që do të na shpëtojë nga të këqijat. E ç’pret shteti nga një njeri si ti, të vuaj- tur e të pashkollë. Ti do ta shpëtosh shtetin dhe kishën nga çfarë po ndodh? Këtu jemi të gjithë priftërinjtë, kemi dhespotin e shkencëtarë të mëdhenj dhe na ardhke ti, mor i humbur, të na nxjerrësh në selamet? Atë që kërkoje do ta gjesh pas pak. Tani që erdhe këtu do të flasim më mirë. Kanë gjithë këto netë që thërrasin në megafon: Kudo që të kapet ai Papa Dhimitri i çmendur, të ar- restohet dhe të vritet sepse i sjell dëm të madh organizatës sonë. Shpreheshin kështu sepse unë kudo që shkoja thërritja: “Dijeni,

o popuj, se Zoti është gjithnjë me ju “dhe Dëgjoni, o njerëz në Çdo skaj të botës, Zoti është me ne...”. Dhe kujdes! Të pafetë janë kundër Besimit, Atdheut dhe Familjes. Janë ujq me lëkurë deleje.

Me mendjen time lutesha:

“Po qe Zoti me ne, askush s’del kundër nesh”

Papa Nikolla më mori më në fund dhe më vuri në haur, në dhomën më të keqe, që ishte e shtruar me baltë. Në vend të kar- riges më dha për t’u ulur një gur dhe filloi të më thotë të vetat du- ke qëndruar në këmbë. As zjarr që të thahem, as rroba që të ndrro- hem, dhe le të isha i bërë qull. Vetëm gjuha i priste brisk. Seç thoshte nuk kanë të rrëfyer... Unë lutesha me mendjen time “Po qe Zoti me ne, askush s’del kundër nesh”...

Kaloi një kohë e gjatë dhe unë s’mundesha të shihja asgjë. Kuptova se më priste një vdekje e mundimshme e se do të bëhe- sha martir dhe i thashë: Papa Nikolla, unë do të vritem sonte në shtëpinë tënde, por ti je prift dhe mban Misteret e Kishës. Unë e di çfarë më pret, ndërsa ti do t’i japësh hesap një herë Zotit dhe pastaj popullit, njerëzve besimtarë. Unë do të zhdukem nga kjo jetë, por kur të marrë fund kjo punë ti do të jesh përgjegjës për mua dhe katër të tjerët. Priftëreshën dhe bijat e mia do t’i kesh të varura në qafë. Iku dhe më la siç isha. Asnjë interesim nuk tregoi. Asgjë nuk e tronditi sepse ishte kundërshtar, i pari i të pafeve.

Meqë nuk më thau prifti..., më thau Zoti.

Pasi iku prej meje, shkoi menjëherë në shtëpinë e vjetër ku kishte strehuar andartët. Çfarë u tha, një Zot e di. Unë rrija mbi gur dhe prisja vdekjen në mes të errësirës. Prisja kur do të troki- snin në portë për të më marrë. I lagur dhe i pangrënë prisja në haur gjithë natën duke u lutur. Ndajnatë më kalon nëpër trup një valë e ngrohtë. U ngroha dhe me forcën e Zotit e mora veten. U tera i tëri. Meqë nuk më thau prifti, i bërë qull siç isha, Zoti vuri dorën dhe më thau. Mora tjetër gjallëri dhe guxim dhe thashë: “Cili Zot është i madh sa Zoti ynë që bën edhe i vetëm mrekulli- ra?”

“Shpirtin tim e jap për delet”, thotë Zoti.

Në mëngjes vjen Papa Nikolla dhe troket në portë. Hyr, i them. Çel derën, hyn brenda dhe më pyet me ironi: Si u gdhive? Shumë mirë, lavdi Zotit, i them, si zogu në gjemb. Ç’po më pye- ste, a s’ishte kjo tallje? Unë i lagur e i uritur, brenda në haur, u- lur mbi një gur, dhe ardhkej e më pyetkej si u gdhiva? Pastaj më tha: Mos u tremb, çdo gjë e rregullova unë, s’ke për të pësuar as- gjë. Do të shkosh në fshatin tënd, do të paraqitesh në personat përgjegjës, do të parashtrosh një deklaratë pendese, ku të thuash se heq dorë nga gjithçka, se këtej e tutje do të bashkëpunosh me ne dhe askiish s’ka për të-të ngacmuar. I thashë priftëreshës dhe gatoi traharia që të hash, i thashë të të japë krëhër të krihesh, një fije të lidhësh flokët (isha në pikë te hallit) dhe një skufje të vjetër që ta veshësh. Me fjalë të tjera më tha se ai vetë pat rregulluar çdo gjë. Priftërësha më solli trahananë e thartë, si ajo që hanë derrat. Më dha edhe një krëhër dhe një skufje të vjetër. Kur mbarova, ai inë çoi andej nga dinte dhe u largova. Ato çka më tha, aty i tha, aty edhe mbetën. Unë isha i patundur në mendimet e mia. Do të vdes në krye të detyrës, “shpirtin tim e jap për delet”, thotë Krishti.

Të falemnderit, gjithçka që më the, u bë.

Duke ecur dhe duke u lutur pa zë, arrita në një lumë të fryrë nga shirat e atyre ditëve. Aty ndodhej një dërrasë e madhe që shkonte sa andej këtej dhe ishte rrezik të binte njeri e të mbytej. Hoqa këpucët që të mos rrëshqisja dhe i hodha matanë lumit. Bë- ra kryqin dhe kalova. Lëvdova Zotin që më ndihmoi dhe vazhdo- va rrugën. Pasdite mbrrita në fshat dhe shkova te Papa Kristoja. Sapo u afrova dhe më pa, u derdh të më përqafojë dhe filloi të qa- jë kur pa si isha katandisur, duke më thënë: Do të qëndrosh në shtëpinë time dhe unë do të kujdesem për ty sa të mundem. Fa- lemnderit për të gjitha, i thashë, gjithçka që më the, u bë. Tani dua vetëm të ha diçka dhe një gotë verë. Ai donte t’i tregoja fije e për pe ç’kishte ndodhur por unë nuk mundesha sepse isha i këputur dhe i shterur forcash, Hëngra, piva dhe u çlodha. E falënderova dhe në ikje e sipër i thashë: Jemifatlumë që kemi në krah Krish- tin. Të qëndrosh në krye të detyrës dhe mos i kijfrikën askujt. Të lutesh edhe për mua, të munduarin, që nuk di ku do dalë kjo pu- na ime.

Kur po ndaheshim, më tha: Nuk e di nëse do të takohemi së- rish sepse ti je i rrezikshem dhe këtë e dëgjova nga megafoni në mbledhjen e një fshati... Ata më takonin gjatë ditës, por kishin marrë urdhër të mos më ngitnin deri sa të arrija në fshatin tim dhe aty të paraqitesha për të firmosur, siç e kishte rregulluar Papa Ni- kolla...

Vazhdova rrugën për në fshat dhe arrita natën. Menjëherë shkova në Kishën e të Mëdhenjve Taksiarkë që të lutesha dhe të merrja forca të reja, t’i falënderoja që më shpëtuan nga kaq rre- ziqe. Kjo gjë duhej bërë patjetër.

I vdekur isha dhe u ktheva në jetë, i humbur dhe u gjeta, si djali plangprishës.

Pastaj shkova në shtëpi të shihja ç’bëhej familja ime. Troki- ta me kujdes që të mos më dëgjonin gjitonët dhe të më tradhëto- nin. Priftëresha u zgjua pas një copë here dhe tha: Kush je ti që troket në portë të tillë orë dhe çfarë kërkon? Nuk ta hap. Jam prif- ti, i thashë, edhe ti nuk po ma hap! Më njohu nga zëri dhe çeli de- rën pa zhurmë. Nuk mund të rrëfehen ato çaste, ishin shumë pre- këse. I vdekur isha dhe u ktheva në jetë, i humbur dhe u gjeta, si djali plangprishës. Ajo më pyeti: Si munde të mbetesh gjallë dhe të kalosh nëpër fshatrat e tjerë pa të kapur? I thashë: Zoti rron e mbretëron dhe njerëzinë e mbron. A e di, më thotë, sot erdhën të na mermin bukën dhe çdo gjë tjetër, të na mbyllnin në shtëpi e të vdisnim urie, por nuk u morrën vesh mes tyre. Njëri prej tyre tha: Prifti u currufjas, ka humbur mendtë dhe bredh nëpër male, ç’faj kanë këta te vegjël që të vdesin urie? Një tjetër tha: Atij nuk i dhimbsen fëmijët e vet dhe i braktisi, ne do të mendojmë për ta? Një i tretë tha: Le ta lemë për ca kohë se mos ndryshojë mendje dhe kthehet. Vetëm duam që ti priftëreshë të mësosh ku është prif- ti, t’i çosh fjalë të vijë këtu, të paraqitet dhe të punojë për orga- nizatën dhe shumë të tjera si këto...

Do të vdes për Krishtin dhe jo për verdhushkat.

I pafe nuk bëhem.

A ke uri, më pyeti priftëresha, ka mbetur pak lakror që ta hash. Jo, kam ngrënë, lavdi Zotit, në shtëpinë e një prifti dhe nuk dua. Vetëm rroba, që të ndërrohem dhe të shkoj ne dyshek e të fle deri nesër mbrëma pa mësuar kush gjë. Prifteresha më tha: Vër- tet qenke currufiasur. Vetëm ti do a > « gjithë priftërinjtë e tjerë, që rrinë në shtëpitë e tyre, punojnë, ha- në e pijnë me gjithë familje? Ç’të bëhet për gjithë njerëzinë, do të bëhet edhe për ne, I them: Do të vdes për Krishtin dhe jo për verdhushkat. X pafe nuk bëhem...

Ata do të shkatërrohen, kurse besimtarët e Krishtit do të rrojnë e mbretërojnë...

Kur po ndërrohesha, më ndodheshin disa rroba të vjetra, nga një pjesë e këmbës së majtë (e kisha goditur në një shkëmb tek nxitoja) u shkëput së bashku me ndërresat edhe lëkura. Si nuk pë- sova gjë! Ishte gjëndje e rëndë por, lavdi Zotit, nuk pësova gjë... Pastaj mbylla derën dhe rashë menjëherë të fle në dyshekun prej kashte. Ditën tjetër në të errur erdhi priftëresha për të parë në i- sha gjallë dhe për të më sjellë diçka që ta vija në gojë. Iu duk me vend t’u thoshte në fshehtësi bashkëpunëtorit tim dhe të krishte- rit të mirë, Nikolla Ikonomit, dhe mikut tim të zemrës Sotir Di- vanit se prifti rron dhe e kam të fshehur në kasollen e kashtës. Me lot në sy më thonë: Si munde t’i durosh kaq vuajtje dhe si u ka- tandise kështu? Upërgjigja: Hoqi Krishti për ne, tani edhe ne du- het të heqim për Krishtin. Do të vijë ora që do të largohet mje- gulla dhe ndotësia dhe do të ndrijëpërsëri Kisha. Ata do të shka- tërrohen, besimtarët e Krishtit do të rrojnë e mbretërojnë..... dhe shumë të tjera.

Më thotë Nikolla Ikonomi: Fshati qan dhe vajton për ty du- ke thirrur: Po të arrestohet prifti, të lihet i lirë, sepse në të gjitha vështirësitë e mëdha shkonte tek Taksiarkët dhe lutej për ne. Na donte gjithnjë si ati të bijië. Ai do të vijë shpejt. Nuk i sjell dëm askujt. Është i dobishëm dhe jo i dëmshëm.

Por të huajt, postet e larta, dhespoti Joakim i Kozanit, revo- lucionari, mundej të pranonte t’ i kundërvihej një prift pa shko-


llë? E quante ofendim, sepse ishte i lidhur me Satananë.

Fshatarët shkonin në Mitropolinë e Trikallës dhe më kërko- nin, Sekretari Anastasios Saqellariu u tha: Bëni një letër dhe kër- koni priftin sepse e doni dhe i siguroni jetën. Do ta nënshkruajnë gjithë fshati dhe personat përgjegjës dhe asnjë s’ka për ta ngac- muar. Vetëm atëhere, dhe pasi te kemi mësuar se është gjallë, do të lajmërojmë të vijë. Pëmdryshe prifti nuk mund të vijë. Nuk bë- hen shaka me jetën. Nuk do të bëjmë lodra..., dhe u largua.

Do të më ndihë Zoti të rikthehem në postin tim të mëparshëm?

Si kaluan dhjetë ditë, ika edhe unë nga kasollja e kashtës dhe shkova në mal ku qëndroja i fshehur. Vetëm priftëresha më sillte bukën natën në një vend të caktuar dhe më thosh se ç’bëhej. Në mesnatë zbrisja fshehurazi në Kishën e Taksiarkëve, lutesha dhe kthehesha prapë në m&l.Nuk mand të harroj mëngjesin e një të diele. Nga fshatrat përreth dëgjoheshin këmbanat dhe mua me dhimbte shpirti dhe thoja duke bërë kryqin: Ç'po ndodh kështu me mua? Do të më ndihë Zoti të rikthehem në postin e mëpar- shëm? Të gjithëpriftërinjtë e Trikallës dhe tëfshatrave sot janë duke bëre meshën kurse unë gjendem këtu lart në mal, ifshehur në shpellat dhe zgavrat e tokës, duke u lutur me lot në sy dhe me shoqërinë e zogjve që i kisha pranë gjatë ditës dhe me bishat e pyllit, ngh të cilat më ruante Zoti të mos më shqyenin.

Më në fund, Zoti vuri dorën dhe u paraqita pas kaq kohe për të kryer përsëri detyrën time të shenjtë. Bashkëfshatarët e mi mblodhën firmat e të gjithëve dhe shkruan një letër ku thonin se duhej të kthehej Papa Dhimitri pasi ishte e nevojshme të ndodhej në mes tyre si atë shpirtëror dhe udhërrëfyes në tëgjitha rreziqet. E dërguan letrën në Mitropoli dhe morën këtë përgjigje: Po të gjendet le të vijë, veçse ju do të jeni përgjegjës, sepse ne nuk mun- demi ta detyrojmë për të ardhur.

Erdhi pastaj Papa Kozmai dhe pruri urdhërin e Dhespotit të Kozanit që të më lironin, sepse isha i gatshëm edhe unë t’u flis- ja njerëzve në favor të komunistëve.

U thashë mirëmbrëma dhe vazhdova:

Krishti rron e mbretëron dhe gjithë botën e mbron.

Të premten mbrëma erdhi priftëresha me Nikolla Ikonomin dhe m’i thanë të gjitha. Bëra kryqin dhe thashë: “Po të jetë Zoti me ne, askush s’del kundër nesh”. Do të vij nesër pasdite, të shtu- nën, që të bëj Mbrëmjesoren, por nga një drejtim i panjohur (nga Trikalla ne Vanja). T’i çoni lajm fshatit që të më presin patjetër. Të shtunën pasdite, kur po afronte koha e Mbrëmjesores, takova para se të hyja në fshat besimtarët e mi të dashur, që kishin dalë të më pritnin. Mirëmbrëma u thashë dhe vazhdova: Krishti rron dhe mbretëron dhe gjithë botën e mbron. Po të jetëZoti me ne, a- skush s’del kundër nesh, dhe shumë të tjera...

Pasi mbarova Mbrëmjesoren në Kishën e Shën Nikollës, shko- va në Kishën e Taksiarkëve që t’u lutesha e t’i falënderoja, sep- se më ndihmuan të kthehem përsëri në detyrën time të shenjtë. Prej aty shkova në shtëpi ku gjeta shumë nga fqinjët, që kishin ardhur të më shihnin e dëgjonin.

Feja jonë është e gjallë.

Zoti vuri dorën dhe u gdhi një ditë e re, dita që mbajta me- shën shumë i mallëngjyer, sepse mendoja ku qeshë, si shpëtova nga rreziqe aq të mëdha dhe shumë të tjera. Për të gjitha këto lu- tesha e lëvdoja Zotin. Fola shkurt, thashë ato që më ndriçoi Zoti për detyrimet e të krishterit ndaj të Plotfuqishmit, me qëllim që t’u forcoja besimin. Të gjithë dëgjonin me vëmendje të madhe dhe duke lotuar, sepse munda të shpëtoj nga kaq shumë rreziqe për mrekulli. Feja jonë, u thashë, është e gjallë. Kur besojmë tek Zoti dhe bëjmë veprat e tij të mira, ai ndodhet pranë nesh dhe na mbron.

Shoh vetëm detyrën time si prift.

Kështu u shfaqa në fshat dhe përsëri fillova avazin e vjetër. Priftëresha më thosh: Nuk i shikon priftërinjtë e tjerë etj. si këto. Unë përgjigjesha: I pafe nuk bëhem. Do të vdes në detyrën time. Fshati më ka dashur dhe më do, sepse askush nuk mund të më gjejë gabimin më të vogël. As kafenetë di nga bien, as me politi- kë përzihem, as i kam bërë keq ndokujt... Shoh vetëm detyrën ti- mesiprift.

Nuk keni për ta vrarë priftin dhe atin tonë, thonin.

Kur pa dhe dëgjoi ato çka ndodhën, Djallin, që urren të mi- rën, e zu zilia dhe përsëri komanda e EAM-it më dënoi me vdek- je. Pas tri ditësh vjen i dërguari i tyre me dy shoqërues dhe me vendimin në duar. Sapo ra nata shkuan ne shtëpinë e përgjegjë- sit, Jorgo Hasiotit dhe të vëllait, Harallamb Hasiotit, mësues. Jor- goja ishte pedagog matematike (tani ndodhet në një gjimnaz të Larisës), kurse Harallambi mësues në Trikalla. Bashkë me ta e- dhe sekretari i EAM-it Vasil Biros, burrë i motrës së tyre, si dhe sekretari i qarkut, Dhimitër Delijani, me psëudonimin Papus. Ndodheshm gjithashtu edhe të tjerë persona përgjegjës të HELAS- it. I gjithë grupi i EAM-it dhe shumë të tjerë ishin mbledhur dhe po diskutonin duke kundërshtuar njëri-tjetrin. Nuk keni për ta vra- rë priftin dhe atin tonë. Në vend te tij jemi në që pranojmë çdo lloj pasoje, sepse ne nënshkruam që ta sjellim dhe e duam patje- tër.

Në kohën e luftës me italianët dhe në të gjitha rreziqet, atë e gjeje të përgjunjur në Kishën e Taksiarkëve, duke u lutur me lot në sy që Zoti të na shpëtonte nga rreziqet dhe ju tani na ardhke- ni të na e mermi? Jo,'në asnjë mënyrë jo. Ahere që të tre thanë “epo mirë, ie të bëhet dëshira juaj, vetëm se duam t’i japim një dajak të mirë se ndoshta zë mend”. Ndodhej aty edhe një i pash- pirt nga një fshat i afërt, që tha: Duhet hequr qafe ky mizerje. Na saboton luftën tonë. Jo, jo, thirrën bashkëfshatarët dhe u mblo- dhën edhe më shumë rreth meje. Si panë se më desh Zoti dhe po- pulli, kamandanti i tyre tha: Priftifalet. Vetëm ca sqarime do t’i bëjmë në Zyrën e Lokalitetit dhe asgjë tjetër. Ranë dakord, këtë herë jo fshehurazi, por faqe te gjithëve.

Nuk e di a do të kthehem... Le të bëhet si të dojë Zoti.

Dërguan dy burra të trupave rezervë të ELAS-it për të më marrë në shtëpinë time. Në çastin që po vinin ata, ora një pa dhje- të, ndodhesha në gjumë dhe nuk dija ç’po më bëhej. Shoh në ën- dërr veten hipur në një kalë të bardhë duke u ngjitur në një të përp- jetë thikë. Sapo e kisha kaluar të përpjetën, kur dëgjova të troki- tura në portë. U zgjova dhe pashë dy burra të armatosur. Ç’po ndodh djema? Asgjë, më thanë, mos u tremb. Erdhën tre vetë nga shtabi dhe diçka duan t’ju thonë. Thirra priftëreshën, përqafova bijëzat dhe u thashë: Nuk di a do të kthehem. Zoti ndoshta po më therret të flijohem. Le të behet ç’të dojë Zoti. U ktheva nga bu- rrat e armatosur dhe u thashë të shkonin përpara, se unë do t’i ndiqja vetë pas. Duhej të kaloja edhe nga mbrojtësit e mi, Krye- engjëjt, të lutesha dhe të kërkoja të më ndihmonin aq sa mundeshin.

Zoti dhe populli ishin me mua.

Zbrita paskëtaj në qendër të fshatit dhe ç’të shoh? I gjithë fshati në këmbë. Hyra në Zyrë dhe ata më kërcëllonin dhëmbët. Po të mundeshin, ato katër fytyra keqbërësish do të më shqyenin, por Zoti dhe populli ishin me mua. Kur panë se populli po egër- sohej kundër tyre, ikën të turpëruar e me bisht ndër shalë. Ahere thashë: Le të ngrihet Zoti e të shpërndahen armiqtë e tij dhe të hiqenprej të tij ata që e urrejnë..., dhe të drejtët tëgëzohen. Pastaj më lanë të qetë në punët e mia dhe bëja atë që doja. Ishte dëshirë e Zotit të rroja e të dëftoja.

Ofiqi djallëzor më i madh.

Pas pak ditësh shtabi i ELAS-it u mblodh dhe vendosi që të më mermin me anën e tyre. Të më benin sekretar të qarkut. Njih- nin forcat e mia, por ishin nxitur edhe prej Satanait për të më njol- losur. Donin të më jepnin hjë kalë dhe katër burra shoqërues e të shkoja nga fshati në fshat. Ishte ofiqi djallëzor më i madh.

Kam thënë se do të vdes prift i vërtetë dhe jo maskara.

Erdhën në fshat, mblodhën popullin dhe i lexuan urdhërin. Gjithë fshatarët u tronditën. Ç’është kjo punë, thanë, që s’po na e lini të qetë priftin tonë? Ju doni ta shkatërroni. Sapo e mësova, shkova tek Kryeengjëjt me nxitim dhe i pyeta ç’do të bëhej. Duan, u thashë, të më marrin në qafë. Por ju mos lejoni të bëhet puna e tyre. Ç’po ndodh përsëri? - i pyeta. Më treguan urdhërin. E lexoj dhe u them: Këto gjëra që kërkoni ju nuk mundem t’i bëj. Kjo pu- në do njeri me shkollë dhe me haber në kësi gjërash. Pastaj unë e kam thënë se do të vdes prift i vërtetë dhe jo maskara. Nuk i hyj kësaj pune dhe ç’të dojë le të bëhet. Si sot, si nesër, unë jam i gat- shëm tëflijohem kur të donipërKrishtin. Fshatipërsëri me mua... U larguan përsëri pa bërë gjë. E shihni sa e gjallë ështe Feja jo- ne!

Ju do të jeni përgjegjës. Të më mbroni nga çdo Iloj rreziku.

Më 18 janar 1944 erdhën tek unë dy ushtarë të ELAS-it që më prunë një shkresë, ku thuhej se me urdhër të bashkëluftëtarit të tyre, dhespotit Joakim te Kozanit, duhej të paraqitesha në orën tetë të mëngjesit në Manastirin e Korpovit. Nuk më thanë gjë tje- tër dhe u larguan. Gjithë natën e kalova i përgjunjur duke u falur përpara Kryeengjëjve që ta anullonin udhëtimin e dhespotit dhe ta pengonin të vepronte. Dhe për çudi, kështu u bë. Kur u para- qita, më thanë: Dhespoti u sëmur dhe nuk ka ardhur. Je i lirë dhe mund të ikësh. Ç’gëzim i madh prej të madhit Zot! Ç’bekim! Ç’mrekulli ishte kjo që bënë Kryeengjëjt! E kishte zënë barku dhe nuk mundej të lëvizte. Kështu shpëtova nga duart e ndyra të tiranit. Ato që thashë rrugës së kthimit, për të falënderuar Zotrn nga thellësia e shpirtit, nuk kanë të rrëfyer.

Por ata nuk më linin të qetë. Më shqetësonin gjithnjë. Për shumë kohë shtëpia ime ndodhej herë në shpellat dhe zgavrat e tokës, herë në mullarët me kashtë dhe pranë vorrezave, herë në Kishën e Taksiarkëve. Bëja gjumë lepuri dhe shumë herë gdhi- hesha poshtë ikonës së Kryeengjëjve. U thosha: Ju do të jeni për- gjegjës. Të me mbroni nga të gjitha rreziqet.

Gjë e pamundur.

Për dënim më morën rrobat e priftit dhe isha i detyruar të ndërroja të njëjtat rroba, herë njërën herë tjetrën. Hiqja të mba- thurat, vishja pantallonat dhe e kundërta. Kësulën, siç i thonë fja- lës, e vija herë majtas herë djathtas. Këtë gjë ma bënë që të pen- dohesha e t’u shkoja pas ujrave. Gjë që ishte e pamundur. Përdo- rën edhe të tjera mjete djallëzore. Vunë priftërinjtë e tjerë t’i tho- nin priftëreshës: Mos vailë vetëm ai nuk e do komunizmin? Ed- he ne nuk e duam. Por ç’të bëjmë? Le t’u shkojmë tani pas ava- zit e pas qefeve se kur te ndryshojë puna, do rrimë ne të merremi me ta? Dhe nuk dolën pa gjë. Priftëresha filloi të grindet dhe të thërrasë kundër meje. Ajo më thosh: A nuk i sheh priftërinjtë e tjerë? Rrinë në shtepitë e tyre, hanë, pinë, dhe kujdesen per fa- miljet e veta. Ti na dole më i zgjuari? Ti do na shpëtosh nga kjo gjendje? Ç’të bëhet me të gjithë, do të bëhet edhe me ne. Jo, i për- gjigjesha une. Nuk dua të dëgjoj askënd. Kështu nuk gjeja qetësi.

Vetëm... nga të luturit e përhershëm e të pandërprerë merrja forcë.

Bënim shpesh mbledhje në fshat. Vinte edhe i famshmi Ta- ciopullos, prifti i fshatit Raksi. E pritnin me brohoritje sepse ish- te vegël e tyre. Vinin gjithashtu edhe priftërinjtë Garavellas nga fshati Theopetra dhe Vokas nga fshati Spathadhes. Ishin kuadro te mëdhenj dhe të ndyrë.

Ata të dy, të Premten e Madhe të motit 1944, luanin letra dhe hanin djathë e vezë. Kur i panë gratë filluan të thërrasin: Zoti do të na ndëshkojë, ç’po bëjnë këta priftërinj sot, e Premte e Ma- dhe? Ata ua kthenin: Kemi ndeshje tani, me kesi vogëlimash do të merremi? Prifti Taciopulos ne një kongres aty nga marsi 1944, në mes të duartrokitjeve dhe thirrjeve për të, thoshte: EAM-i ësh- te Krishti dhe ithtarët e tij janë apostujt e Krishtit dhe siç u dë~ gjua zëri i Krishtit kudo, ashtu edhe zëri i EAM-itduhet të dëgjo- het deri në kasollen më të fundit. Ty të duam, therriste populli që mbante anën e andartëve...

Kur shikoja këto e shumë të tjera pa vend, i dyfishoja përp- jekjet. Nuk ishte koha për qetësi. Vetëm me lutjen e rregullt ngus- hëllohesha. Nga të luturit e përhershëm dhe të pandërprerë merr- ja forcë. Mbështetesha edhe në ndihmën e Taksiarkëve të gjithë- fuqishëm sepse ata ishin mbrojtësit e mi të mëdhenj, çudibërjet e të cilëve janë të shumta dhe kur t’i dëgjoni a t’i lexoni të shkrua- ra prej meje do të habiteni. T’ua thoni edhe të tjerëve që të for- cohet besimi i të krishterëve.

Egërsinë e tvre Zoti e bëri qesharake.

Në qershor të 1944, një mbrëmje urdhëruan të arrestohen të gjithë personat e rrezikshëm dhe të grumbullohen në shkollë. Sa- po e mora vesh, u fala menjëherë tek Taksiarkët dhe ika në mal. Kapën shumë vetë. Meqë unë nuk u paraqita, i zuri frika se mos shkoja në Trikalla dhe së bashku me bashkëfshatarë të tjerë pa- raqitesha tek gjermanët. Ahere dërguan mikun tim të zemrës dhe të krishterin e mirë, Nikolla Ikonomin, për të më gjetur sepse i gjithë fshati thërriste duam priftin.

Erdlii, më gjeti dhe u kthyem të dy në fshat. Egërsinë e tyre Zoti e bëri qesharake dhe përsëri shpëtova. Te tjerët i morën në shtabin e ELAS-it, në fshatin Koniskos dhe i godisnin me egërsi që të tregonin sekretet. Një grua dhe të shoqin e saj i rrahën shu- më duke u thënë: Po të mos tregoni ç’bëjnë reaksionarët nuk do të shpëtoni. U frikësua Eftimia dhe tha shumë gjëra për shumë njerëz, që të lehtësonte pozitën e vet. Tha ndër të tjera se në fshat prifti ishte kundërshtari i madh i partisë komuniste. Vë kungoj- kën nën sqetull dhe shkon fshehurazi nëpër shtëpira, gjoja për të predikuar dhe bën propagandë kundër Lëvizjes. Thotë se EAM- i është parti dhe jo front nacional-çlirimtar. Kjo parti quhet ko- muniste dhe mohon Fenë, Familjen, Atdhenë. I shkatërron të gji- tha. Është zjarr që zhduk gjithçka. Kujdes! Të mos e përkulim zverkun dhe të largohemi nga Krishti. Është koha të flijohemi etj.

Me të vërtetë, të gjitha këto dhe shumë të tjera ishin ashtu siç

i  tha për mua. Donte të lehtësonte veten, por nuk ia arriti sepse “beri varrin e tjetrit dhe ra vetë brenda”, siç thotë edhe Bibla.

U mblodhën dhe bënë gjyq. Mua me vdekje dhe ata te dy, Sotirin dhe Eftiminë i pushkatuan si qentë në një përrua të thel- lë. Të nesërmen gjashtë andartë me komandantin në krye u nisën nga fshati Konisko për në Vanja. Me vete kishin vendimin e gjyqit dhe vinin për të më pushkatuar.

Shën Nikollë, më ndihmo në çdo vepër të mirë, Arkistrategu Mihail, më ndihmo sa të mundesh.

Në mëngjes, sapo Zoti solli një ditë të re, shkova te Taksiar- kët. U ndeza kandilet dhe u luta të më mbrojnë nga çdo e keqe e ditës dhe të pengojnë armikun e të mos e lenë të bejë ato çka ndër- mend. Bëra kryqin dhe thashë: “Po të jetë Zoti me ne, askush s’del kundër nesh. “Mora pastaj sëpatën dhe dy kafshë dhe shkova në pyll për të prerë dru e për t’u bërë shtrojë bagëtive. Nuk e dija se po shkoja me këmbët e mia drejt vdekjes. Rrugës këndova dhe psalla disa tropare. Pas dy orësh, kur kisha arritur në ikonostasin e Shën Nikollës, në vendin ku ndahen dy rrugë, bëra kryqin dhe thashë: ShenNikollë, më ndihmo në çdo vepër të mirë. Sapo isha larguar nja 45 metra kur dëgjova një vërshëllimë dhe një zë që thosh: Ndal aty ku je, sepse do të hapim zjarr. U ndala. Zbrita nga kafsha dhe nga thellësia e shpirtit u luta:

Arkistrategu Mihail, më ndihmo me ç'të mundesh.

“Kur t’ju dorëzojnë, mos u mendoni si dhe çfarë do të thoni; sepse atë çast do fju dërgohen ato që do të thonu Sepse nuk jeni ju ata që do tëflitni, por Fryma e Atit tonë që flet brenda nesh”

Bëra kryqin dhe po prisja vdekjen. M’u afruan duke më thë- në: Njatjeta, o prift! Mirëmëngjesi, o djem! - u them. Më përg- jigjen se jam i arrestuar dhe se për mua ishin nisur, por tani që erdha vetë s’kish përse mundoheshin të më gjenin. Më thoni, o bijt e mi, çfarë po ndodh? Pse, nuk di gjë ti? Jo, nuk di. Tani do të lexojmë mandatin e hidhur dhe do t’i dëgjosh të gjitha ato që zotrote bën në fshat. Je ngatërrestar i madh. Na saboton Lëvizjen dhe prandaj duhet të qërrohesh e kështu të na lësh të qetë. Më ie- xuan ato që kishte deponuar Eftimi Kacibiri për të lehtësuar ve- ten, por që nuk ia arriti. I dëgjova të gjitha me vëmendje, Pasi mbaruan, u thashë: Keni gjë tjetër për të më thënë? Jo-m’u përg- jigjën. Do të të çojmë në shtabin e Koniskut. Mirë, u them, por degjoni dhe fjalët e mia. Po qe se këto që thoni dhe dëgjuat nga ajo grua janë të vërteta dhe i kam kryer unë, në është se po vinit të më mermi për të më pushkatuar sepse jam ngatërrestar i madh, keq për ju që i besuat.

Po t’i dija unë gjithë këto gjëra, do të shkoja në Trikalla së bashku me të tjerët për t’u mbrojtur nga gjermanët. Nuk do të vi- ja sot këtu në pyll për të bërë dru e shtroje per bagëtinë. Do të is- ha i pamend ose i lojtur mendsh që të dorëzohesha kështu te ju. Përveç kësaj, do të isha fshehur sapo ju pashë. Pemën e njihni nga fruti. Ajo tha sa mundi për të lehtësuar pozitën e saj. I dëgjuat ju dhe ç’të doni bëni. Peshojini mirë gjërat, o djem, sepse këtu që jemi është edhe njëri, që i sheh, i dëgjon dhe i shkruan të gjitha. Është Zoti.

Zoti mbron njeriun, kur ai qëndron pranë Tij.

E zëmë se të lemë të lirë, tha përgjegjësi i grupit, ku do të shkosh paskëtaj? U tregova malin. Do të bëj dru dhe në mbrëm- je, fne ndihmën e Zotit, prapë në fshat. Të lumtë, o prift. Fjalë me vend po na thua. Të ishe fajtor apo kriminel, nuk do të vije këtu. Këtë e kuptuam edhe ne. Grisi letrat dhe u larguan duke më përs- hëndetur. Natën e mirë, o prift. Faleminderit, bijtë e mi, ju qoftë udha e mbarë. Ata u kthyen në bazën e tyre, në Konisko, dhe unë u ngjita në mal dhe preva dru... Jetoj akoma dhe mund të them sot se Zoti e mbron njeriun, kur ai qëndron pranë Tij. Edhe Kryeeng- jëjt vunë dorën e tyre mrekullibërëse te unë mëkatari sepse u shër- bej qysh femijë. Në Kishën e tyre unë kujdesem për çdo gjë. Ndez çdo mëngjes dhe mbrëmje kandilet dhe e mbaj Kishën siç u ka hije.

Shkruaj për ngjarjet më të rëndësishme.

Më 1 gusht 1944, në mbrëmje, po mnim në shtëpinë time me kunatin Athanas Kucibirin dhe pojakun Spiridon Divanin dhe zu- më bisedë për gjendjen e vështirë që po kalonim dhe si do t’i ven- te halli, pa e ditur se një grua po na përgjonte fshehtazi. Ajo i çoi fjalët tona në organizatën e fshatit dhe natën, kur Thanasi mori kafshët nga kullota. dy andartë e kapën dhe e çuan në fshatin Lio- praso. Aty ndodhej skuadra e ekzekutimit e ELAS-it. Sapo e mo- ra vesh, i thashë në çast priftëreshës: vër dy barrë grurë se do shkoj në mulli për ta bluar. Mulliri ndodhej tri orë larg në fshatin A- vraam dhe duhej të kaloje rrugën Kallambakë - Trikalla për të ar- ritur aty.

Kur priftëresha i bëri gati të gjitha, shkova tek Taksiarkët për të bërë një lutje. U fala nga thellësitë e shpirtit dhe të zemrës dhe


i  luta të më mbrojnë dhe të prijnë në çdo vepër të mbarë. U fala, bëra kryqin dhe u nisa. Para se të mbrrija në rrugën automobili- stike, i thirra edhe një herë ndihmës së Zotit dhe të Kryeengjëj- ve. Kërkova të çonin kafshët aty ku duhej të shkoja, në mulli ose në Tnkalla. Dhe, për çudi, kafshët ecën në rrugën për Trikalla, si t’i drejtonte dikush. Atëhere kuptova se duhej të ndiqja po atë rru- gë. Eca dhe mbrrita në Trikalla ku shkova ne mullirin e Voilas. Aty i zbrita kalit dhe vajta gjeta bashkëfshatarët, që ishin në Tri- kalla. Kur e mësuan andartët se unë ika për në mulli, nxituan të shkonin edhe ata, por u lodhën më kot.

Po të jetë dëshirë e Zotit, le të flijohem.

Të frikësuar se mos unë u bëja gjë të keqe me gjermanët, la- në të lirë Thanasin dhe dërguan priftëreshën në Trikalla të më merrte se nuk kishin për të më bërë gjë e të tjera si këto. Bash- këfshataret e mi, ata të pakë që bashkëpunonin me gjermanët, më çuan te komandanti i ushtrisë gjermane. Më tha se do të dërgo- nin ushtarë që të mermin familjen time dhe disa të tjerë. Unë nuk pranova, se do të bëhesha shkaktar të këqijash, prandaj thashë: Duhet të shkoj në fshat. Në është dëshirë e Zotit, le tëflijohem në krye të detyrës. Shpirtin tim e jap për delet, thotë Zoti.

Bijtë e mi... nuk ua marr për keq...

Duhet të dënohem, dhe të gjithë diihet të pendohemi...

Mora kafshët me miellin dhe më 5 gusht arrita në fshat. Pa- sdite pas Mbrëmjesores, më thirrën personat përgjegjës të komu- nistëve dhe më thanë: Je një atë shpirtëror i vërtetë dhe të dhimb- sen fëmijtë e fshatit tënd. Ne prisnim të na ndodhte gjë e keqe sepse ike, por ti vlen të përgëzohesh dhe kështu s’ke për të pë- suar asgjë. U them: Dëgjoni, bijtë e mi, nuk ua marr për keq, sep- se më ndjek mëkati im. Duhet të dënohem dhe të gjithë duhet të pendohemi, sepse kush shumë kush pak i jemi shmangur rrugës së Zotit. Por e Vërteta do të fitojë dhe do të mbretërojë. Ja se ç’tho- në Shkrimet e Shenjta: “Atë që ti e urren, mos ia bëj tjetrit” dhe “Kush sillet me të padrejtë, urren shpirtin e vet”. Si të punosh do të paguhesh. Ramë dakord me njeri tjetrin dhe qëndrova në fshat. Edhe unë shpëtova edhe Thanasi i bëri bisht rrezikut. Sa bën Zo- ti për njerinë e megjithatë ne nuk e besojmë dhe i jemi larguar migës se Tij?

Ç’të lejojë Zoti.

Në shkurt të vitit 1945, në prag të së dielës së Kreshmëve, më thirrën një mbrëmje në zyrë komunistët dhe me thanë: Nesër në mëngjes do te të hipim në një kalë dhe bashkë me të gjithë ba- norët e fshatit do të sh^ojmë ne Trikalla për metingun se është shumë e nevojshme. Ç’po flisni, u them. Jeni në të apo jo? Këtu kemi edhe dasmë. Bashkë me të tjerat edhe dasma, më përgjig- jen, sepsë tani kemi nevojë. Unë nuk jam dakord me këto që tho- ni, dhe u largova. Shkova tek Taksiarkët dhe u luta: Pengojini ar- miqtë të bëjnë atë çka mendojnë. Dua një mrekulli tani. Të mos lini asnjë njeri të shkojë në meting.

Këta satanaj dinakë, që shumica ishin nga Athina dhe fsha- trat përreth, i binin këmbanës që në të gdhirë dhe me megafon thërritnih: Të gjithë sot në meting. Kush nuk vjen do të shkruhet Gliks-Burg. Priftëresha më tha të mos bëja liturgji. Nuk do të të lënë satanajtë, shtoi ajo. Ç’të lejojë Zoti, thashë dhe shkova pra- pë në Kishën e Taksiarkëve. U ndeza kandilet dhe i luta përsëri të mos lejojnë besimtarët të shkojnë. Kërkoj mrëkulli. Unë do të bëj ç’të mundem dhe ju do të jeni përgjegjës. Ika dhe shkova në Kishën e Shën Nikollës. I mora me të mirë. I luta të mos më shqe- tësonin sepse do të bëja meshë. Pushuan dhe pas pak filluan për- sëri. U thashë për herë të dytë dhe të tretë. Ata avazin e tyre. Kis- ha ishte mbushur plot. U fola dhe ata filluan të më tallin. Pasi mbarova triadin dhe psalti lexoi psallmet, nuk mbaj mend se si ndodhi por, siç ndodhesha me petrahilin përpara, i shtyrë nga një forcë hyjnore, rrëmbeva një bastun të fortë, shkova përpara iko- nës dhe thashë: Shën Nikollë, nuk dëgjon seç bëhet jashtë? Ako- ma nuk i pamë dhe ata nuk po na lenë të bëjmë meshën. Unë do të qëlloj dhe ti do të jesh përgjëgjës për ç’mund të ndodhë. Edhe ti Shën Nikollë, e qëllove Arionin. Pse? Sepse kur Shën Spirid- honi zuri tjegullën dhe e shtrëngoi për të treguar Trininë e Shenj- të, flaka u ngjit sipër, uji shkoi poshtë dhe dheu mbeti në duart e tij, çfarë tha Arioni? Bëri magji. Ti i shtyrë nga forca hyjnore e godite Arionin dhe të hodhën në burg. Por Krishti dhe Shën Më- ria të shpëtuan sepse ishe me të drejtën... Edhe unë do t’i zbres nga këmbanorja dhe do t’i godas një nga një. Do t’i godas dhe ti do të jesh përgjegjës për çka do pësoj. Dola jashtë, me guxim dhe pa frikë u thirra të zbresin poshtë. Pashë dhe disa të tjerë në shes- hin e fshatit dhe u zemërova edhe më shumë. Fillova t’i godas pa mëshirë njerin pas tjetrit. I zbrita prej këmbanores dhe dola në o- borrin e kishës, pasi i theva megafonin atij që e mbante në dorë. Oborri ndodhej në një vend të ngritur. Nuk mbaj mend çfarë u thashë. Hyra pastaj në kishë, iu fala Shën Nikollës dhe i thashë: Unë qëllova, ti do të jesh përgjegjës për ç’mund të ndodhë. Nuk do të lësh të shkojë njeri në Trikalla. Dhe vërtet, kështu ndodhi. Vetëm tetë vetë shkuan. Unë mbajta liturgjinë dhe mbeta shën- doshë e mirë. Jam në jetë dhe mund të rrëfej. Ata nuk më thanë gjë sepse Shën Nikolla dhe Kryeengjëjt nuk i lanë. Në është Zo- ti me ne, askush s’del kundër nesh.

Plurabat shponin rason por asnjëri nuk prekte.

Më 20 të tetorit 1945, e diel në mëngjes, sapo i kisha rënë këmbanës kur na rrethoi ushtria e andartëve. Fshati ynë përkrah- te forcat kundërshtare dhe prandaj donin të na shfarosnin. Filluan të hapnin zjarr për të na frikësuar. Grupi i armatosur i fshatit ish- te i shpëmdarë sepse patrullonte natën. Unë sapo kisha hyrë në Kishë, bëra kryqin, iu luta Shën Nikollës dhe ika. Ata shtinë me breshëri automatiku, por asnjëra nuk më goditi. Plagosën Apo- stol Kucibirin që ndodhej me mua. Mbeta vetëm. Eca përgjatë një vije, u futa në vreshta dhe kështu më humbën gjurmët. Isha drej- tuar për në fshatin Vasiliqi ku kishte ushtarë nga tanët dhe shpre- soja të më mbronin. Ai fshat mban nja dy orë larg dhe ndodhet buzë rrugës Kallambakë-Trikalla. Kur humbën gjurmët e mia, pushuan breshëritë. Unë isha drejtuar për nga fushat e fshatit Ri- zomo. Në afërsi të sinorit të dy fshatrave më arritën. Kishin ur- dhëruar dhjetë kalorës, me gjithë komandantin njëmbëdhjetë, të më kapnin. Më ndiqnin këmba këmbës, shanin dhe shtinin pa mundur të më vrasin. Plumbat shponin rason por asnjëri nuk më goditi. M’ujafruan dhe më rrethuan në 50 metra largësi dhe thër- risnin: Ku do të na shkosh, o prifti bricjap. I ndodhur në mes të rrezikut ngrita duart drejt qiellit dhe thirra nga thellësia e shpir- tit: Kryestrategu Mihail, shpëtomë sepse rrezikohem. Dhe çfarë çudie! Kryeengjclli Mihail u shfaq si rrufeja tek komandanti. Pa rijë djalosh me shpatë që preu tërkuzat nga shala e kalit, e hodhi poshtë dhe i theu shtyllën kurrizore. Dhjetë të tjerët mbetën të shtangur, si t’i kishte goditur elektriku. Besimtarët e Vasiliqisë i- ken nga Kisha dhe dolën jashtë për të parë ç’do të bëhesha. Dëg- jova zërin e komandantit të tyre që thosh: Të na falësh dhe të qof- të udha e mbarë, o prift. Je ditëgjatë. Ke mbrojtës të fuqishëm.


Falemnderit, u përgjigja, I fala dhe urova që Zoti t’i ndriçonte të ndërronin udhë e të bëheshin njerëz të mirë. Të thoni të vërtetën, u thashë, Zotin ta keni gjithnjë pranë dhe avash avash u nisa për në destinacionin tim sepse isha lodhur shumë.

Jemi të lumtur sepse kemi një Fe të gjallë.

Kur po afrohesha në fshatin Vasiliqi, fshatarët filluan të mblid- hen rreth meje. Me lot në sy u thashë këtë: Le të marrë zemër, le të marrë forcë populli prej Zotit dhe Zoti do t’i luftojë armiqtë se është i plotfuqishëm, e të tjera si këto që më ndriçoi Zoti të them.

Më soliën raki dhe ujë për t’u çlodhur. Të shkojmë në Kis- hë, u them, dhe të lutemi e të falënderojmë Zotin që më shpëtoi nga rreziku i madh. Kur arritëm në portën e Kishës, dëgjova zë- rin e priftit Akilea Deliut të thosh: “Ato që na fale, t’i përkush- tojmë në jetë të jetëve...”. U përgjunja te porta dhe bashkë me mua gjithë turma, që më ndiqte si të isha Patriark. Hyra në Kishë, përs- hëndeta ikonat e shenjta dhe fillova të lutem. Pater Akilea erdhi më përqafoi duke qarë se mësoi që kisha shpëtuar për mrekulli...

Kur mbaroi Mesha e Shenjtë, u thashë të gjithëve disa fjalë; se jemi të lumtur që kemi Fe të gjallë etj...

Të pafetë shkuan në shtëpinë time, nxorrën ç’kisha e ç’nuk kisha që t5i mermin. I kishin bërë gati të gjitha në oborr. Por me dashjen e Zotit, nuk arritën t’i prekin sepse erdhën ushtarë nga Trikalla dhe i ndoqën këmba këmbës. Ikën pa bërë gjë dhe unë shpëtova së bashku me shtëpi e katandi që m’i ruajti Zoti...

Zoti u tregua çudibërës.

Më 30 të tetorit 1946, ditë e diel, thashë gjatë Meshës Hyjno- re se aty lart në mal, në një vend të thepisur andartët therën dhe vranë katër burra të panjohur dhe eshtrat e tyre ndodhen aty prej gushtit 1944.1 gjykuan në fshatin Liopraso. Por një i krishterë i mirë, i quajtur Evangjellos Zigojanis, i ndoqi deri në vendin e ngjarjes. Ai m’i tha të gjitha dhe m’u duk me vend të shkojmë të marrim eshtrat e shenjta të tyre. Kisha përgatitur dhe një arkë të mirë që të vendosnim dhe të sillnim në fshat eshtrat dhe t’u psall- ja Meshën e përshpirtjes. Dhe vërtet, në ora dy pasdite u nisëm me fshatarët dhe një grup ushtarësh dhe mbrritëm në vendin mar- tir ku ndodheshin eshtrat. U ulëm pak që të çlodheshim. Kisha marrë me vete petrahilin dhe bashkë me disa burra zbritëm posh- të në një grykë të thellë.

Zoti u tregua çudibërës. Papritur filluan të dëgjohen nga të katër rënkime dhe zëra, si në çastin kur i torturonin dhe jepnin shpirt, në çastin e vdekjes së egër martire. Dëgjoheshin qartë se- cili ne vendin ku dha shpirt. Sa e gjallë është Feja jonë! Çasti dhe pamja që kishim para syve jshin shumë mallëngjyese. Djemtë fil- luan të trerhben dhe të kerkojnë ndihmë. U them: Mos u frikëso- ni. Zoti tregoi se kishin nevojë të qetësoheshin dhe se është e pëlq- yeshme ajo që mendova. Duan të dëgjojnë fjalët e përshpirtjes. U thashë teipranishmëve: Besoni se Feja jonë është e gjailë dhe se sot Zoti do të tregohet çudibërës? Tani do të pushojnë sapo të ve petrahilin. Kështu edhe u bë. Sapo vura petrahilin, ndeza temi- amën dhe fillova “Levduar qoftë Ati ynë gjithnjë, tani dhe në jetë të jetëve, Amin”, pushuan menjëherë rënkimet dhe zërat. Ja çfa- rë kërkoniri të therurit e pafajshëm. Këtë kuptuan të gjithë, qe përshpirtjet dhe përkujtimoret janë gjëra të shenjta. Është e ne- vojshme të bëhen. Ishin të mençur dhe të shenjtë Etërit e Kishës që i vunë.


“Po më ndoqën mua, edhe juve do t’ju ndjekin”

Mbaruam dhe morëm arkën me gjithë eshtra dhe ikëm. Unë qëndrova ca mbrapa, pasi i porosita të ndalojnë jashtë fshatit dhe të shkonim të gjithë bashkë. Kisha ecur pak kur takova dy ushta- rë që mbanin të arrestuar mësuesin Harallamb Hasioti. Ai ishte bashkëpunëtor i andartëve dhe njihte nga ato punë. U përpoq ed- he për zhdukjen time. Duke ardhur nga fshati për në Trikalla u ndesh rrugës me patrullën dhe e kapën rob. Thënia thikë dhe, thi- kë do të marrësh, ç’të bësh, do të pësosh, u vërtetua plotësisht. U afrova dhe u thashë: Ç’bëni aty? Kemi punë. Erdhi koha që më- suesi të shkojë aty ku vranë katër burrat. Nuk ka për të ikur i gjal- lë. E kuptova që Zoti më solli përpara armikun tim për të më pro- vuar çdo të bëja. Gjetëm atë që donim, më thanë. Ky nuk nënsh- kroi që të të vrisnin? Po, u them, por nuk nënshkroi Zoti. “Po më ndoqën mua, edhe juve do t’ju ndjekin”, dhe “njerëzit nuk dinë çfarë bëjnë”, thotë Zoti. Por ata e rrëmbyen si luanë për ta push- katuar aty ku u flijuan katër martirët. Unë ç'të bëja! U gjenda ngushtë. Mësuesi thërriste: Ndihmë, o atë, ndihmë, më shpeto se jam në rrezik. U luta nga thellësia e shpirtit dhe e zemrës që Zo- ti të tregohej çudibërës në atë çast.

Do të flijohem edhe unë bashkë me të.

“Shpirtin tim e jap për delet”

Pasi u fola gjatë dhe u thashë ato që më ndriçoi Zoti, ecja bashkë me të dënuarin me vdekje dhe ai nuk më shqitej nga raso ja... Më në fund u thashë: do të flijohem dhe unë me të se kështu duhet. Edhe Zoti thotë: “Shpirtin tim e jap për delet”. Kur panë që unë s’ndërroja mendje dhe nuk mund të bënin gjë, thanë: T’ia kesh për nder priftit që po të lëmë të lirë. Lëvdova Zotin sepse më dha atë që dëshiroja. U ktheva nga mësuesi dhe ihashë: E sheh si i sjell Zoti punët? Besoj se e kuptove që ç’të bësh do tëpësosh. Tani thotë Zoti: “Kur të çlirohesh nga e keqja, mos më'kato më që të mos pesosh të keqe më të madhe”, dhe të bëhesh i krishterë i mirë. Mua s’ka përse më falënderon, vetëm Zotin të falënderosh e të lëvdosh. Ai jeton sot e kësaj dite dhe është mësues në Trikal- la. E thotë dhe e rithotë se po të mos ish prifti, unë do të isha i vrarë...

Duke ecur arritëm në Kishë ku gjeta edhe Kryegumenin e Manastirit Varlaam të Meteorëve, Kristofor Menin. Lexuam bash- kë Meshën e përshpirtjes dhe me mallëngjim të madh e zemër të pikëlluar i vumë eshtrat e tyre të preheshin me vëllezërit e tjerë.

Shenjtorët jetojnë midis nesh.

Më dy nëntor 1946, mëngjes, katër grupe andartësh na rre- thuan duke dashur të digjnin fshatin. U përpoqa dhe munda të sjell 63 ushtare për të na mbrojtur. Ndihmoheshim edhe nga fsha- ti Rizoma. Komandant i tyre ishte Akile Dono dhe sekretar Apo- stol Micu, kuadër i lartë që u jepte zemër gjithë fshatrave përreth dhe u ndoq e u pëmdoq prej andartëve. Kjo ishte arsyeja që an- dartët vendosën të zhduknin Vanjën, por tjetër dëshirat e njerëz- ve dhe tjetër vullneti i Zotit. Luftuan me njëmijë andartë. Para se te hapnin zjarr, ishte natë dhe mjegull. Një ushtar besimtar më rrëfeu se e zgjoi nga gjumi një kalorës me kalë të kuq. Ngrehu, i tha, ngrehu se do t’ju zhdukin në çast. Prandaj erdha dhe unë, që t’ju përforcoj. Mos u frikësoni. Aty afër ndodhej edhe Kisha e Shen Dhimitrit. Hapën zjarr ngado. U bë luftë e ashpër që mbaj- ti nja katër orë. Nuk rrëfehet ajo çka ndodhi. Thua se po prishej dynjaja. Unë u lutesha me lot në sy Taksiarkëve të na shpëtonin nga rreziku i madh. Kishin vendosur të mos linin asgjë të gjallë, as edhe një mace, nëfshat. Por u vërtetua thënia e Profitit David “Gropë gërmuan dhe hapën për të tjerët dhe vetë do te bien në të”. Zoti, Shën Dhimitri dhe Kryeengjëjt i shkatërruan. Lanë 7 të vrarë dhe 80 të plagosur. Nga ushtarët u vra njëri në fund të përp- jekjes. Pastaj erdhën dhe ushtarë të tjerë nga Trikalla e Kallam- baka dhe andartët u larguan. Kështu shpëtuam edhe këtë herë me ndihmën e Zotit. Lexova fjalën e përshpirtjes të 7 të vrarëve në oborrin e Kishës së Taksiarkëve. Ndodheshin oficerë dhe ushta- rë. Sa rrëfeva më lart ndodhën më 2 nëntor 1946, ditën e shtunë.

Bëra detyrën time. Dëgjova zërin e Zotit...

Një mëngjes në fshatin Elinokastro, që ishte vija e kufirit me forcat e andartëve, patrulla kapi disa prej tyre dhe i pruri në fshat e prej andej për në Trikalla në skuadrën e ekzekutimit. Njëri prej tyre, i quajtur Elefterios Sarigallas, u tha: Ka mundësi të më le- joni të shkoj në shtëpinë e Papa Dhimitrit? Ushtarët më njihnin mirë dhe e lejuan. Në shtëpi kisha miq dhe ishim shtruar me të ngrëna e të pira. Papritur u shfaq i arrestuari. Mirëdita, më thotë. Mirë se erdhe, Lefter. Urdhëro të hamë. Falemnderit m’u përg- jigj. Unë rrezikohem dhe dua të më shpëtosh. Ç’të bëja? U ngri- ta dhe ufala. Kërkova ndihmën e Zotit dhe në vend që ta çoja tek ushtarët, e mora dhe e nxora jashtë fshatit, larg dhe i thashë: Ta- ni ik se për ty do tëparaqitem dhe do tepërgjigjem unë'...

Zoti thotë: Të duam armiqtë tanë...

Shkova pastaj te Tagmatarku Biciola dhe i thashë: Lefter Sa- rigalën e dëbova dhe ulu të bisedojmë. Jam prift dhe atë shpirtë- ror. Bëra detyrën time. Dëgjova zërin e Zotit që thotë: “Shpirtin tim e jap për delet”. Meqë erdhi më kërkoi ndihmë duhej patje- tër t’ ia jepja, aq sa të mundesha. Ti më njeh që jam armik i ko- munistëve dhe e di ç’hoqa prej tyre, por Zoti thotë: Të duam ar- miqtë tanë dhe të bëjmë mirë te të gjithë ata që na bëjnë keq. Më thotë: Ç’të të bëj tani o prift? Ishte e thënë të rronte. Lavdi Zotit që më vë në provë (Sarigala kishte nënshkruar për vrasjen time), kështu ai jeton dhe unë ju rrëfej ç’ndodhi...

Zoti na vë në provë.

Në nëntor 1947 erdhi urdhër të ngriheshin fshatrat që kon- trolloheshin nga andartët dhe të vendoseshin në fshatrat më te a- fërt. Në fshatin tonë erdhi fshati Akilnadha. I prita dhe u thashë disa gjëra, ato që më ndriçoi Zoti. I pari unë mora një familje me gjashtë frymë dhe fshatarët e mi më ndoqën dhe i morën të gji- thë.

Ahere u thashë: Zoti na vë në provë. Ja, i huaj isha dhe ju më bujtët. Dhe vërtet, ç’të bëjinë do të gjejmë.

Në duart e Zotit.

Në mëngjesin e 15 gushtit 1948, para se t’i bija këmbanës, na rrethuan andartë dhe filloi lufta me çetën e fshatit. Kush mun- di u largua. Unë qëndrova në Kishën e Taksiarkëve të Gjithëfu- qishëm duke u falur që të shpëtonin Kryeengjëjt nga rreziku. Dhe vërtet, pas pak erdhën përforcime nga Trikalla dhe ata u larguan pa bërë gjë.

U ktheva në shtëpi dhe gjeta dyert të hapura. Priftëresha me të pesë vajzat kishte ikur në Trikalla bashkë me të tjera familje të fshatit. Nuk dija në cilën shtëpi kishin shkuar dhe a ishin gjallë. Ata prapë shqetësoheshin për mua dhe thonin: (p’bëhet me prif- tin? Pas mbarimit të përleshjes, ngarkova dy barrë më rroba e ush- qime, shkova përsëri te Taksiarkët, u luta dhe u kërkova leje për pak kohë, sa të shkoja në Trikalla e të takoja familjen. Ju e dini ku është, u thashë... Ngarkova dy kuajt dhe u nisa. Sapo arrita jashtë nga Trikalla, dëgjova një zë të më thosh: Po ju pres prej kohësh këtu që t’ju marr në shtëpinë time. Aty ndodhen priftë- resha me vajzat. Lavdi Zotit. Sa gjëra të këndshme i rezervon nje- riut! Qëndruam aty mjaft kohë. Por shkoja edhe në fshat, me ko- kën në torbë, për t’u shërbyer pleqve, plakave dhe fëmijëve të vegjël, që të dëgjonin fjalën e Zotit... Shkoja me makinë ded në Vasiliqi dhe prej andej dy orë rrugë me këmbë, me mundime e plot rreziqe. Ecja midis jetës dhe vdekjes, por kisha pranë dorën e Zotit.

IJnë do të shkoj dhe ç’të dojë Zoti do të bëhet.

Më 24 dhjetor 1948, duke u gdhirë Krishtlindjet, erdhën prif- tëresha dhe disa të tjerë. U morëm vesh për mënyrën si do të shko- ja të bëj meshën, se nëpër fshatrat tona qarkullonin andartë dhe do të më vritnin po t’u bija në dorë. Moti ishte i kthjellët. I them një plaku çdo të bënin: Do të ndizni një zjarr në filan lartësi kur të mos jenë andartët. Unë do ta shoh dhe do te kuptoj se nuk ka rrezik dhe do të vij. Po të ketë andartë, mos ndizni zjarr dhe unë do të qëndroj në fshatin Vasiliqi.

Shkova në fshatin Vasiliqi dhe takova priftin Akilea Deli, i cili më pyeti: Ç’ke ndërmend të bësh? Mendon të shkosh e të vri- tesh? Rri këtu më tha, do të kalojmë mirë. Ç’thua i them. Me kë- to do mëprishësh mendjen? Tëfalemnderit. Unë do të shkoj dhe ç’të dojë Zoti le të bëhet.

Nuk ndërroj mendje, fshatarët më presin...

Aty ndaj te gdhirë, rreth orës tre, u dëgjua këmbana dhe u çova për rrugë. Trupin ma përshkuan momica. Prift Akilea më foli gjatë. Pastaj vazhdoi meshën dhe filloi Lavdet. Filloi të zbard- hë dhe koha ishte e trazuar. Toka kishte ngrirë poshtë borës që po binte. Frynte erë e fortë. Kiamet i madh. Papa Akilea ngulte këm- bë në të tijën që të qëndroja e të mos vritesha. Më vjen keq, thosh. Unë nuk nderroj mendje, përgjigjesha,fshatarët më presin në kis- hë dhe duhet të shkoj. Upërshëndetëm. Ndar jepër së gjalli... Bë- ra kryqin dhe u nisa në mes tëfurtunës së egër. Mbrrita në fshat, i rashë këmbanës dhe hyra në Kishë i zbardhur nga bora dhe i lod- hur. Të krishterëtfilluan të më shkundin dëborën dhe të qajnë. U thashë: Mos u trembni sepse Zoti ështëme ne... Pa u ngrohur dhe pa u ulur nisa Meshën.

Në fund i kungova. Kalova pastaj nga Taksiarkët që t’i lusja e t’i falënderoja. Shkova në shtëpi, u ula dhe hëngra. E ndjeva ve- ten të çlodhur, sepse bëra detyrën time në mes të rrezikut të madh. Pastaj më mori gjumi.

Krishti rron e mbretëron dhe botën e mbron.

Në mbrënvjen e Krishtlindjeve mbajta Esperinonë. Në mëng- jes MeshënHyjnore dhe më pas varrosa një fshatar që Zoti u kuj- des ta përcillte me prift. Pasdite ika për Vasiliqi dhe anita në ko- hën kur Papa Akilea thosh: Le të bëjme lutjen mbrëmjesore ndaj Zotit. Papritur u shfaqa para tij. U kthye nga unë më përqafoi dhe filloi të qajë. Vdekur isha dhe u ngjalla, humbur dhe u gjeta. Pa- pa Akilea, i thashë, Krishti rron e mbretëron dhe botën e mbron.

Kalova natën aty dhe në mëngjes shkova në Trikalla. Ne fshat u ktheva përsëri për Theofanitë...

Që të jepja ngjallje shpirtërore*

Të enjten e madhe të vitit 1949 mbarova Meshën e Pësime- ve dhe në mbrëmje shkova në Vasiliqi. Të Shtunën e Madhe fje- ta në një kaçube, rrëzë një prralli në mal. Në mesnatë bëra ring- jalljen nëfshatin tim. që t’u jepja ngjallje dhe të mbetej shembull për të krishterët. Vazhdova kështu derisa gjendja u kthjellua. Fli- ja herë në Kishë herë tjetërkund,fshehtazi. Ky ishte hoteli ku fli- ja...

“I ashpër dimri, e ëmbëlparajsa”

Të dielën e Kreshmëve të vitit 1949, kur po flija erdhën de- monët që të më zhduknin sepse ishin zemëruar ngaqë shkoja bë- ja liturgjinë e u prishja rregullin.

Të Premten e parë të Agjërimit, në mbrëmje, mbrrita në fshat për të lexuar pjesën e parë të përshëndetjeve dhe për të mbajtur meshë të Shtunën e Shën Theodhorit. Ishte mot i keq e i ngarkuar rne dëborë. Mbajta meshën si edhe në mëngjes dhe pastaj shko- va në shtëpi ku hëngra e fjeta. Aty nga ora tre pasdite ndeza kan- dilet e Kishës së Taksiarkëve, pastaj zbrita në Kishën e Shën Ni- kollës dhe po ngrohesha në zjarrin e mangallit. Papritur dëgjoj të shtëna. Shtinin jashtë Kishës. Ishin disa ushtarë që kishin rënë në pritë. E dinin edhe për mua se gjendesha në fshat dhe më pritnin tre andartë jashtë Kishës, pranë sheshit. Sapo dëgjova armët, bë- ra kryqin duke thënëme vete: Shën Nikollë, më ndihmo, dhe u lar- gova me ngut për në Vasiliqi. Jashtë binte borë dhe frynte erë e fortë. Sapo dola në portën e jashtme të Kishës, hapën zjarr kun- dër meje që te tre nga 50 metra larg. Plumbat, lavdi Zotit, hynin në tokë dhe jo në trupin tim. Vrapuan, thirrën me zë të egër për të më frikësuar. Unë i palëvizur. Duke vrapuar rashë në një vend. E vramë edhe cjapin, tha njëri prej tyre. Por une u çova, mora for- cë dhe ia dhashë vrapit. Fshati ishte i rrethuar. Ata thërritnin të tjerët dhe u thonin po vjen prifti... Unë mbrrita në kishëzën e Shën Dhimitrit që ndodhet brenda në fshat, qëndrova aty dhe nga thel- lësia e shpirtit thirra: Shën Dhimitër, më ndihmo sa të mundesh.

Ndërkaq, ngaqë ishte borë e madhe, kalova pranë tyre dhe nuk më panë.

Ika prej aty dhe shkova në shtëpinë e një fshatari dhe i thas- hë: Bëj ç’të mundesh që të më shpëtosh. Solli një shkallë dhe u ngjita lart në tavan. Qëndrova aty i lagur gjithë natën, në mes të ngrices, me frikë e tmerr. Thosha me vete “i ashpër dimri, e ëm- bël parajsa”. Të gjitha do fi heqim, është dëshira e Zotit.

Ç’ishte kjo që më ndodhi mua mëkatarit sot?

Më 26 të qershorit ika nga Katunaqia për në Sqiti të Shën Anës. Aty meshova lipsanat e shenjta dhe pasdite u nisa për në Manastirin e Shën Pavlit. Duke ecur humba rrugën. Po shkoja diku tjetër. Papritur dëgjoj një zë brenda në pyll që më thosh: “Pater, pater ke humbur rrugën, qëndro aty ku je”. Unë vazhdova të ec. Përsëri “pater, pater, ke humbur rrugën, qëndro aty ku je”. Atëhere e kuptova se kisha ngatërruar vërtet rrugën dhe u ndala të shoh kush më thëniste. Para meje u shfaq një murg i ri rreth të tridhjetave. Nuk mund të rrëfej çfarë ncyeva kur m’u shfaq para syve, ishte rijë çast mallëngjyes. Bëri kryqin dhe më tha: Më beko,

o atë! - Zoti të bekoftë! - i thashë. - Ke humbur rrugën, pater, më ndiq pas. - Prej nga vjen dhe ku po shkon? - Këtej po vij dhe këtu po shkoj, - i thashë. Më shpuri në një burim të pija ujë se isha i shuar nga etja dhe pastaj më nxorri deri afër Manastirit te Shën Pavlit. E falënderova, e përshëndeta dhe ai më humbi nga sytë. S’kisha bërë as dhjetë hapa kur ndjeva momica nëpër trup dhe thashë: Ç’ ishte kjo që me ndodhi mua mëkatarit? Falënderova Shcn Mërine dhe nuk mbaj mend çfarë thashë rrugës deri në Manastir. Natën e kalova aty dhe më pritën shumë mirë. Ditën tjëtër në mesditë u nisa për në Manastirin e Dionisit dhe të nesërmen nër në S^lanilr

Lutu pater, sepse po na vjen shkatërrimi.

Të dielën shkova në Kishën e Shën Dhimitrit. Pas mbarimit të Meshës së Shenjtë erdhi Patriarku i Rumanisë, që e kisha njohur në Ajon Oros. Kur po iknim nga kisha, shkova ta përshëndes. Më përqafoi, më puthi dhe, duke më shtrënguar dorën, më tha: Lutu pater, sepse po na vjen shkatërrimi.

Kur u largua Patriarku, njerëzit që ndodheshin në kishë më mbajtën t’u rrëfeja disa gjëra... Pastaj më morën në sallën e Lëvizjes së Krishterë. U kujdesën kaq shumë për mua sa nuk gjej fjalë t’i falënderoj. Mbajta një fjalë të shkurtër, thashë ato ç’ka më ndriçoi Zoti dhe i falënderova se më dhanë mundësinë mua, një njeriu të parëndësishëm, të ulem pranë arkondëve të dheut. Kështu i dhashë fund tumeut tim në Malin e Shenjtë.

“Sepse është zjarr që djeg mëkatarët”,

Më 30 dhjetor 1967, ditën e shtunë në orën tre pasdite, shkova ne Meteora të lutem dhe të ndritohem shpirtërisht. Të dielën meshova në Manastirin e Shenjtë të Metamorfozës dhe të hënën në Kishën e Shën Stefanit, natën. Me hirin e Perëndisë dhe bekimin e Zotit. Kur, me ndihmën e të Plotfuqishmit, u ktheva në fshat, më çuan fjalë të shkoj menjëherë e t’i bëj shërbesën e fundit plakës 85 vjeçare Zoi Andoniu Gagastathi, që lëngonte prej kohësh. Shkova dhe, sapo e kungova, thirri: Më dogji Kungata, kam zjarr, më jepni ujë të pi se u përvëlova. Digjem përbrenda. Në ato pak orë që jetoi sa hoqi shpirt, thërriste vazhdimisht: u përvëlova e mjera. Paskëtaj dha shpirt.

Zoti kërkon rrëfim të pastër.

Kjo që thashë më lart ishte një thagmë sepse ajo nuk ishte rrëfyer prej shumë kohësh dhe kishte karakter të paqëndrueshëm. Ishte mësuar të përfliste të tjerët. Kudo që shkonte, fliste keq për të birin, nusen etj... Gjithnjë përfliste dhe goja nuk i mbyllej një çast. Sipas mendjes së saj, të gjithë silleshin keq dhe nuk ishte e kënaqur prej askujt. Kishte dhe demonin e pangopësisë. Deri sa dha frymën e fundit, fliste papushim dhe prandaj Zoti i tregoi fuqinë e tij çudibërëse. Pa të drejtë u kungua dhe thërriste se e përvëloi Kungata e Shenjtë. Edhe pasi dha shpirt, goja i mbeti e hapur si të donte të fliste edhe më. I shkruaj këto si prift dhe si shërbëtor i Zotit, me qëllim që të lexohen nga të gjithë e secili të nxjerrë mësime e të sillet mirë me fëmijët e vet, t’i dojë ata dhe rijerëzit e tjerë, të rrëfehet pa ruajtur të fshehta. Duhet të zbatojmë porositë e atit tonë shpirtëror. Edhe ajo u rrëfye shumë herë, por siç tregojnë bathët nga njëri vesh i hynin, nga tjetri i dilnin fjalët e priftit. Zoti kërkon rrëfim të pastër dhe zbatim të porosive të tij, pëmdiyshe do ta pësojmë edhe ne dhe do të dënohemi përjetë në skëterrën e djallit, ashtu si plaka që zumë ngoje më lart.

Me Shën Visarionin në fshatra të Janinës dhe të Artës.

Të hënën, 1 prill 1968, u nisa nga Trikalla për në Janinë duke marrë me vete kokën (Karën) e Shenjtë të Shën Visarionit. Në orën pesë pasdite mbrrita në Artë. Shkova në Mitropolinë e Shenjtë dhe pastaj në Konvikt...

Në mbrëmje psallëm Mbremjesoren dhe Lavdjn e Shën Mërisë se bashku me konviktorët. Në orën tre pasmesnate u zgjova dhe lexova meshën e caktuar. Më 2 prill u nisa dhe shkova në fshatin Pigas. Atv 11 mhlnHh^n të tjerë që i bënë nderet Karës së Shenjtë të Shën Visarionit. Në vazhdim u futëm në Kishën e Shën Mërisë. Aty psallëm lutje ndaj Shenjtit Visarion dhe më pas shkova në shtëpinë e priftit. Në mbrëmje hëngrëm ç’ na u gjend dhe bukë nga ajo e vjetra, gatuar me miell të bluar në mulli me ujë...

Në orën nëntë të ditës së mërkurë u grumbulluan banorët e mëhallave të fshatit dhe bëmë ajazmën me priftin e fshatit. Në fund u fola shkurtimisht për dashurinë ndaj njëri tjetrit, për rrëfimin, për detyrimet e prindërve ndaj fëmijëve etj...

Ju jap uratën time, sepse i qëndroni pranë Zotit.

Në mesditë shkuam në lagjen Stumari të Shën Nikollës. U gmmbulluan rreth 200 frymë dhe fëmijët e shkollës. Të gjithë treguan respekt të madh për eshtrat e Shenjtit. I gjetëm në një gjendje për të ardhur keq. Me qëllim që t’u ngreja moralin dhe t’u nxitja dashurinë për Shenjtin dhe mbrojtjen e traditave të të parëve, që i majnë akoma fort në shpirt, u thashë: E di dhe e shoh që jeni larg jetës së sotme dhe shoqërisë mondane, por ju jap uratën time sepse i qëndroni pranë Zotit. Jeni të lumtur sepse ruani pastërtinë e shpirtit dhe keni besim të flakte te Zoti i Gjithëvirtytshëm. Uroj t’i mbeteni besnikë deri në frymën e fundit. U bëra ajazmën dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë shkova në një lagje tjetër, Pijes Grevia.

Besimi i Kishës sonë është i gjallë...

Në dhjetë të mëngjesit u grumbulluan të gjithë banorët e fshatit të rralluar në Kishën e Shën Gjergjit, që ndodhej në'të dalë të fshatit. Aty pritën dhe i bënë ndere të medha Shenjtit dhe priftit që e shoqëronte. Nuk mundesha të kaloja. Shumë prej tyre më tërhiqnin rason për të marrë bekimin nga Shenjti dhe pater Dhimitri që e shoqëronte. U futëm në Kishë dhe para ajazmës u thashë se i krishteri duhet të besojë te feja e vet, se Besimi i Kishës sonë është i gjallë, se atyre që i besojnë, Zoti u shfaq thagma gjatë lutjes. U thashë gjithashtu se duhet të futemi në Kishë e cila është vend i shenjtë dhe shtëpi e Zotit etj... Pastaj u nisëm për Miliana. Kur u afruam, njerëzit dilnin nga shtëpitë e rralluara, luteshin nga thellësia e shpirtit duke bërë kryqin dhe duke uruar që Shën Visarioni t’i ndihmonte...

Në vazhdim pater Dhimitri përshkruan vizitën edhe në fshatra te tjërë. Ai i mbyll shënimet me këto fjalë: Falënderoj Zotin dhe Shenjtin Visarion që më dhanë mundësinë të njoh vende të panjohura. Fund dhe Zoti qoftë lëvduar.



NGJARJE TË NDRYSHME NGA DORËSHKRIMET E PATER DHIMITRIT Bariu i vogël që ruajti besimtarët e vet.

Kur mbaroi Mesha e Shenjtë, banorët e fshatit qëndruan në oborr të kishës dhe pritën pater Dhimitrin. Deshën të mermin uratën prej tij dhe ta falënderonin që u mundua dhe erdhi deri në fshatin e tyre për meshën, që kishin kohë pa e bërë.

Mësuesi i fshatit foli në emër të popullit të grumbulluar dhe bëri këtë krahasim:

Na ishin dy barinj, njëri kish shumë dhën, por kur binte mbrëmja e zinte gjumi. Nuk bënte kujdes dhe kështu shkonin ujqit dhe i hanin pëmatë një-dy dele. Kjo mbajti gjatë, sa i hëngrën gjithë dhëntë. Mbeti vetëm bariu dhe ujqit ia vunë synë. - Edhe mua doni të më hani? - u tha derdimeni. - Na sill dele dhe nuk të ngasim, - iu pergjigjën ujqit.

Bariu i dytë që ishte edhe më i vogël, kujdesej mirë për dhëntë. Ujqit shkonin edhe në kopenë e tij, por ai u bërtiste, i ndiqte këmbë pas këmbe dhe nuk mundën t’i hanë asnjë dele. E mbajti kopenë të paprekur. Sot dhëntë gëzohen kur shohin bariun dhe bariu krenohet me kopenë. E pyetën bashkëfshatarët: Ç’ janë këto që po na thua? Na i shkoqit cazë që të marrim vesh ç’ po flet. Mësuesi vazhdoi: - Bariu i madh, që i la dhëntë t’i hajë ujku, është prifti i fshatit tonë, që na braktisi e na la në mëshirë të falit. Bariu i vogël është prifti i Vanjës (pater Dhimitri), që u përpoq shumë dhe i shpëtoi besimtarët e vet nga të gjitha rreziqet. U mundua, hoqi sa s’thuhet, nuk vuri gjumë në sy, bëri çmos që të shpëtonte kopenë e tij.

U ktheva në shtëpl duke psallur dhe duke falënderuar Perëndinë.

Më 5 të korrikut 1965, kur po shija grurë, më hyri në sy një bëzhdile dhe ndjeva dhimbje. Nuk munda ta heq dhe u mundova për një kohë të gjatë. Në mbrëmje shkova te dhëntë për të marrë qumështin. Udhës kur po kthehesha u bë natë dhe, larg botës e në mes të qetësisë, fillova të psall “Urdhërin mistik...” dhe “Prijësen fitimtare”. Në fund, me vargjet “lumno, o Nusja e panusëruar”, shpirti m’u qetësua dhe, o Zot çudibërës!, m’u duk sikur një dorë e padukshme kaloi para syve të mi dhe menjëherë u largua bëzhdilja dhe dhimbja më kaloi. U ktheva në shtepi duke kënduar e psallur se desha të falënderoj Perëndinë që më çliroi nga dhimbja.

Ata do ta shërojnë.

Ditën e diel, data 6 e nentorit 1955 dhe ora 5 pasdite, femija Eleni Barlafesta, 8 vjeç, në çastin që ndodhej në shesh të fshatit -bëhej dasëm- ndjeu marrje mendsh dhe dhimbje të forta në këmbë. Kërciste dhëmbët se i kishte rënë sëmundja e tokës. E morën menjëherë në krahë dhe e shpunë në shtëpi. Por as aty nuk mundi të qetësohet. Kishte dridhje te forta. Pastaj thirrën priftin që t’i shërbente. Shkova në çast dhe, si i shërbeva, dremiti pak dhe u qetësua e nuk thërriste më. U thashë të marrin Taksiarkët se ata do ta shëronin. Atë mbrëmje e morën vërtet ikonën, dhe fëmija u bë mirë. Fjeti deri në mëngjes pa asnjë shqetesim. Në mëngjes filloi të shkelë me njërën këmbë dhe pak e nga pak u zhduk plotesisht paraliza. U thashë që mbrëmjen e datës 7 me 8 nëntor, që ishte festa e Taksiarkëve, ta kalonin në Kishë dhe ashtu u bë. Në mbrëmje iu luta Taksiarkëve për ta shëruar fëmijën plotësisht. Ta çlironin njëherë e mirë fëmijën nga shpirtrat e këqinj. Në mbrëmje qëndroi aty. Kur u gdhi shkova të bëj meshën. Si e kaluat natën? - i pyeta. - Shumë mirë, m’u përgjigjën, dhe femija po tregon për më mirë. Në fund të Meshës së Shenjtë e kungova dhe fëmija u largua i shoqëruar nga prindërit që s’gjenin fjalë për të falënderuar. Në shtëpi shkoi me këmbët e veta pa e mbajtur njeri. U bë shumë mirë nga të dy këmbët dhe nuk iu shfaqën më as zalia e as dhimbja e këmbëve.

Paralajmërim për ata që blasfemojnë.

Në mbrëmjen e 15 gushtit 1958, 32-vjeçari Theodhori Theodhorakopulli, banor i Vanjës, mëkatar dhe blasfemues i madh i gjërave te shenjta, i Krishtit, i Shën Mërisë dhe Shenjtve, shkoi të flerë në shtëpinë e tij të re. Si e zuri gjumi, iu shfaq në ëndërr sikur u gjend jashtë fshatit, afër pareklisit të Shën Mërisë dhe demonët përpiqeshin ta hidhnin në greminë. Aty iu shfaq Shën Mëria dhe i tha: Ç’të kam bërë unë dhe më shan kaq shumë? Po të mos pendohesh, do ta pësosh më keq. Të ndalosh të sharat dhe të bëhesh i krishterë i mirë. Pastaj ajo u zhduk.

E njëjta gjë i ndodhi pas pak ditësh edhe Akile Nimës, banor i fshatit Vanja. Ndodhej me tufen e kecave diku jashtë fshatit. Iu shfaq Shën Mëria dhe i tha të heqë dorë nga blasfemite e të pendohet, ndryshe do ta pësojë keq.

Zoti paralajmëron që ta dëgjojmë e t’i bindemi.

Më 23 gusht, ditën e shtunë dhe të dielën, 24, bëri vapë aq e madhe sa termometri tregoi 47 gradë e dy viza. Njerëzit me gjithë katandi u vunë në rrezik të madh. Një avër e fortë përthau vreshtat dhe pothuaj gjithë kopshtet e pemëtoret... Shumicën i dëmtoi... Ishte e keqe e madhe. Ujrat u pakësuan... Këto i bëri Zoti që ta dëgjojmë e t’i bindemi.

Diçka e paparë.

Më 15 gusht 1959 kisha mbaruar Meshën e Shenjtë dhe po mermim ikonën e Shën Mërisë për ta ngritur lart kur, papritur, filloi të tundet për 30 minuta rresht. Kjo ishte diçka e paparë. Pati ndodhur edhe në vitin 1931, kur mësuesi Kristos Daskas po psallte “Kurmi yt i pastër...” dhe syri i Shën Pjetrit lotoi deri sa mbaroi ngritja e ikonës. Atëhere i patëm mbledhur lotët në një copë pambuku.

Më 7 gusht 1931, kur mbarova Meshën Hyjnore (ishte i treti muaj që bëja punën e priftit), ranë nga lart tri pika uji.

Më 18 gusht 1959, kur po bëja meshën në Kishën e Taksiarkëve, iu afrova Portës së Bukur dhe pashë një fëmijë të vogël që u shfaq dhe humbi si hije. Një zhurmë u dëgjua paskëtaj mM kandilin e Shën Mërisë që vazhdoi tëlëkundet deri në fund të Meshës.

Më 26 shtator, ora 4 e mëngjesit, ndodhesha në Kishën e Taksiarkëye dhe pashë të shfaqet i njëjti fëmijë, që më humbi menjëherë jnga sytë si të ishte tym.

Veprim satanik.

Në mbrëmjen e po asaj dite, një djalë nga të fshatit po ecte rrugës së kishës për të më ndihmuar në Meshën e Shenjtë. Një burrë i panjohur e ndiqte nga pas dhe e qëllonte me gurë gjatë gjithë rrugës nga shtëpia në kishë. Kjo gjë i ngjau dy herë, kurse mua një hërë tjetër m’u shfaq një si qen i zi që lehte dhe më pengonte te shkoja në kishë. Kjo ndodhi rreth orës tre pasmesnate. Ishte dora e Satanait, por hiri i Kryeengjëjve nuk e la të bënte të vetën. Sa herë më shfaqej (dora e Satanait) thosha: Aty ku ndihet dora e Kryeengjëjve, largohet forca e djallit dhe vërtet largohej. Arma më e fortë kundër djallit është Kryqi.

I tremben shumë “Engjëllit Kryeprijës”.

Më 24 shkurt 1960, aty nga ora 3 pasmesnate, ndodhesha në Kishën e Taksiarkëve dhe po lutesha, kur u dëgjua një zhurmë e madhe mbi çati, thua se donin ta shkatërronin që të trembesha e të largohesha. Unë i njihja marifetet e të djallëzuarve dhe nuk luajta nga vendi, sepse ata (djajtë) i tremben shumë “Engjëllit Kryeprijës” dhe largohen menjëherë.

Më 25 mars, rreth orës katër e gjysëm në të gdhirë, po ndizja kandilin e Shën Mërisë në Kishën e Taksiarkëve dhe fillova të psall me gjithë shpirt “Engjëllin Kryeprijës”. Herën e dytë m’u shfaq përpara një re e vogël, që u duk se doli nga Trapeza e Shenjtë dhe dalngadalë po ngjitej lart. Unë ndjeva të dridhura në trup dhe vazhdova punën.

Shërimi i fëmijës që e trazonin shpirtrat e këqinj.

Më 8 gusht 1961 sollën nga fshati Elinokastron një djalë trevjecar të quajtur Stamulis Karaibas, që nuk gjente prehje asnjë çast. Kudo që shkonte, mundohej natë e ditë dhe nuk pranonte të shkonte në Kishë. E sollën në fshat për t’i shërbyer në Kishën e Taksiarkëve. Sapo filloi Mesha e Shenjtë, ai nuk pranoi të hyjë në Kishë. Bërtiste dhe qante me të madhe. Kërkonte të dilte jashtë. E lidhëm në një ndenjëse dhe thamë le të bëjë si të dojë. Kur kalova pranë tij dhe e kungova, pushoi në çast dhe fjeti deri në fund të Meshës Hyjnore. E kunguam dhe iku mirë, i qetë, pa zhurmë dhe i gëzuar. Qysh ahere gjyshi i tij vjen dhe lutet ne Kishën e Taksiarkëve. Erdhi dhe sivjet, në gusht te vitit 1972. Kishte sjellë edhe nipin, i cili më ndihmoi gjatë shërbesës. Tani është rritur dhe shkon në vitin e dytë të seminarit ortodoks në Lamia për t’u bërë klerik.

Në vitin 1961 po bëja shërbesën e 40 ditëshit duke filluar në orën 3 pasmesnate. E nisa më 9 tetor me shumë pengesa, që m’i sajonte djalli. Më 13 nëntor, ora 2 pasmesnate, kur po shkoja në Kishën e Taksiarkëve për të bërë shërbesën, afër depos së ujit m’u shfaq djalli i shndërruar në një qen të madh dhe u përpoq të më pengonte. Bëra Kryqin dhe, me hiriri e Taksiarkëve, pengesa u zhduk.

Lutjuni Zotit dhe ai do t’ju shpërblejë.

Më 4 korrik 1964, ditë e enjte dhe ora 9. 30 e mbrëmjes, na u shfaq një e keqe e madhe, breshëri, që mund të shkatërronte gjithçka. Nxitova drejt Kishës së Taksiarkëve, i rashë këmbanës dhe u luta nga thellësia e shpirtit. I luta Taksiarkët të na shpëtonin nga rreziku i madh dhe mrekulha u bë! Reja e breshërit e la mënjanë fshatin tonë dhe ra diku tjetër, ku bëri dëm të madh në 20 fshatra. Nuk la gjë hë këmbë. Unë si gjithnjë zbatova atë që na porosit Zoti: “Luturii dhe do të shpërbleheni... dhe trokitni se do t’jua hapin derën”.

“Ardhtë si temjamë lutja ime për Ty”.

Më 13 nëntor 1964, aty nga ora 11 paradite, u nisa të shkoj ne një copë arë, që mbante tre çerek ore larg fshatit. Në të dalë të fshatit u fala dhe u nisa në drejtimin që thashë. Fillova të këndoj “0 Zoti Jezu Krisht, I Plotfuqishmi le të mëfalë mua mëkatarin me dorën e Shën Mërisë”. Rrugës ishte qetësi. Arrita në arë dhe fillova të punoj. Vazhdova urimin që thashë më lart, këndova edhe të tjera tropare derisa m’u lehtësua dhe m’u qetësua shpirti. U ula poshtë një prralli për t’u çlodhur. Ora ishte tre e gjysëm pasdite. Sapo u ula ndodhi mrekullia! U ngrit një re e vogël dhe e bukur tymi që shpendau përreth një erë të këndshme. lshte një erë e veçantë. U ngrita menjëherë se e ndjeva veten të çlodhur dhe fillova tëpsall “Ardhtë si temjamë lutja imepër ty etj...”. Fillova prapë të punoj. Ç’ gëzim i madh! Ç’ uratë nga Zoti! Nuk mund të rrëfehet. Mbarova punë dhe u ktheva në fshat.

Ku s’ dëgjon populli, dëgjon Zoti.

Më 12 shkurt 1965 ndaj të gdhirë shkova sipas zakonit në Kishën e Taksiarkëve ku ndeza qirinjtë dhe fillova të lutem. Kur po lutesha, dëgjova një zhurmë dhe pastaj kandili i Shën Mërisë u tund për një kohë të gjatë. Jashtë ishte qetësi. Dimër i ashpër dhe borë e madhe. Me hirin e Zotit dhe bekimin e të Plotfuqishmit. Ku s’ dëgjon populli, dëgjon Zoti.

Nëfund, kur po thoja Ungjillin e Shën Mërisë, ndjeva qetësi dheforcë në shpirt.

Zoti i vë veshin priftit që lutet me besim dhe përkushtim të thellë.

Më 14 korrik të vitit 1965, ditë e enjte dhe ora 5 me 7 pasdite, u shfaq një shenjë e paparë deri atëhere, që tregonte rrezik të madh. Për dy orë rrjesht ra errësirë e madhe me re të dendura dhe gjëmine të rënda e të shumta. Po afrohej përmbytja dhe shkatërrimi. Njerëzit u futën secili në shtëpi të vet dhe prisnin me ankth. Rrufetë dhe shkrepëtimat tregonin se po vinte shkatërrim i madh. Rrëmeti i së keqes po afrohej, ndërsa rrufetë e bubullimat u dyfishuan e binin si breshër. Thua se pat ardhur fundi i botës. Ishte dhe errësirë e madhe. Unë, përfaqësues i Zotit dhe prift i fshatit, vrapova në Kishën e Taksiarkëve, ndeza kandilin e Krishtit, të Shën Mërisë dhe të Taksiarkëve, vura petrahilin dhe, i përgjunjur e me lot në sy, lutesha nga thellësia e zemrës dhe e shpirtit të na shpëtonte Zoti nga ky rrezik i madh. Për një orë e dhjetë minuta lutesha e falesha para Taksiarkëve. Djersët më rridhnin nga koka në këmbë prej ankthit e lutjeve që të shpëtonte fshati dhe - çfarë mrekullie! Breshëri nuk arriti në fshatin tonë dhe as rrufetë na dëmtuan. Vetëm një vesë e lehtë arriti tek ne dhe kështu, me ndihmën e Taksiarkëve dhe lutjeve të mia, fshati shpëtoi. “I madh je, o Zot, dhe të admirueshme bëmat e tua”. Këto i shkruaj si kujtim, por edhe si porosi për priftërinjtë që do të shërbejnë në këtë fshat, të mos i harrojnë Taksiarkët, sepse ata janë mbrojtësit dhe ndihmësit e mëdhenj të fshatit tonë. Në çdo rrezik të kërkojnë ndihmën e tyre dhe fshati ka për të shpëtuar. Sepse kur prifti lutet me besim dhe përkushtim shpirtëror, fjala e tij dëgjohet prej Zotit. Unë që shkruaj këto fjalë jam bindur që është kështu, prandaj duhet të përpiqet e të lodhet prifti pë'r besimtarët e vet. Ka për detyrë të lutet dhe fifalet Zotit që ta ndihmojë. Këtë e thotë edhe Ungjilli i Shenjtë: “Kërkoni dhe do f ju japin...” Amin.

Nuk na lejon Zoti për shkak të shpirtngurtësisë së mëkatarit.

Pas 20 ditësh lutjeje të pandërprerë nga thellësia e shpirtit, dola në kohë dreke jashtë fshatit kur dielli digjte si saç. Desha të lutem për Vasil Mermingën, 71 vjeç, që kishte mbetur i paralizuar. U lutesha Kryeengjëjve Mihaii dhe Gavriil të ndërmjetësonin tek Zoti dhe ai ta shpëtonte. Më 5 gusht 1965, pas Esperinoit që lexova për Taksiarkët, u luta përsëri që ta çlironin dhe dëgjova një zë që më tha: Nuk na lejon Zoti ta shërojmë për shkak të shpirtngurtësisë dhe ngaqë nuk i dha bukë Stefan Qeramës në ditët e urisë së madhe të vitit 1942 dhe ai vdiq. Pati, por nuk desh t’i japë..., dhe sepse është i papendueshëm e nuk beson asgjë. *

Unë këmbëngula përsëri, mora ikonën e Kryëengjëjve në shtëpi dhe i luta ose ta shëronin ose ta rnermin. Pas lutjes, nuk kaloi pak kohë dhe ai mbylli sytë. U vërtetua ajo që thotë Zoti “Kërkoni dhe do t’ ju japin...”.

Kur nuk je i denjë per popullin, je për bretkocat.

Atë ditë ndodhesha i futur në një gropë dhe hidhja ujë në një fuçi. Një tub ilastiku e çonte ujin te bujqit që mbillnin duhan 150 metra më poshtë. Gjithë ditën punoja duke iu falur Zotit dhe duke e falënderuar që më shpëtoi nga e keqja e madhe e datës 25 të të njëjtit muaj.

Sa herë hidhja ujë, thoja “Zoti Jezu Krisht, mëshiromë”. Pasdite, para se të perëndonte dielli, bëra shërbesën e radhës dhe këndova disa psalme për Shën Mërinë. Ishte qetësi e madhe dhe dëgjova një zë bretkoce, që thua se thëniste të mblidheshin bretkocat e tjera dhe - sa çudi! - të gjitha u grumbulluan nja dy metra rreth meje. Ishin drejtuar nga unë dhe dëgjonin me qetësi troparet qe psallja. Nuk mund t’ju rrëfej atë që ndodhi. Njëra prej tyre u afrua edhe ca dhe dëgjonte. Kur mbarova troparet, bretkocat zunë këngën dhe pastaj u larguan me rregull, si të ishin njerëz me logjikë. Kur nuk je i aftë fi thuash popullitfjalën e Zotit, ahere je për bretkocat. Kështu i thashë vetes.

“Dëshirën e të tremburve plotësoje dhe lutjen e tyre dë^joje”.

Ditën e diel, 6 gusht 1968, shkova të falem në pareklisin e Shën Mërisë që ndodhet jashtë fshatit. Rrugës këndoja vargjet “Zoti Jezu Krisht, mëshiromë mua mëkatarin me dorën e Shën Mërisë”.

Kur arrita në vend, pastrova Kishën, ndeza kandilin dhe fillova të psall tropare të ndryshme për të falënderuar Shën Mërinë...


Mora udhën drejt arave dhe vazhdova të them lutje të tjera. Me të shkuar në arë, u futa në kasollen që kisha sajuar per t’u mbrojtur kur binte shi. Dëgjova një krismë dhe m’u duk se po më ndiqte dikush, por asnjë fytyrë njeriu nuk u shfaq. Ndjeva dridhje dhe nisa të psall tropare të ndryshme për t’u qetësuar. Pastaj u largova dhe shkova në një përrua të thellë që të lutesha nga thellësitë e shpirtit tim, sepse aty ku nuk dëgjon populli, dëgjon Zoti. U luta të më mëshironte e të më falte mëkatet me dorën e Shën Mërisë dhe nisa të psall troparet “Urdhërimi mistik”, “Kryeprijësen fitimtare...” dhe Lavdet e Shën Mërisë. ht luta Shën Mërisë të ndërmjetesojë te Zoti për gjithë njerëzit, për të gënjyerit, për ata që urrejnë dhe bëjnë padrejtësi, për ata që blasfemojnë, për besimtarët e mi, për Kryepeshkopin e Mitropolisë dhe ndihmësit e tij në Mitropolinë e Shenjtë, për vëllezërit tanë të sëmurë që dergjen në shtrat dhe për të krishterët e mirë.

Kryepriftërinjve t’ u ndriçojë udhën që të shërbejnë me zell e për të mirë të Ortodoksisë. U luta për priftërinjtë, jeromonakët, djakonet, murgjit, murgeshat dhe për gjithë Kishat.

Të rinjtë që kanë humbur udhën e Zotit dhe ata që urrejnë Kishën e Krishtit f i ndriçojë të vijnë përsëri në rrugë të drejtë. Mbarova lutjet dhe u largova i lehtësuar dhe i gëzuar, sepse kur iutesh Zoti të shpërblen. Këtë e kam kuptuar nga jeta ime. Amin.

Më 17 tetor 1968, të enjten në mëngjes, ndeza qirinjtë në Kishën e Taksiarkeve dhe fillova shërbesen... Psalla apolitikun e Pesëdhjetores “Bekuar qofsh, Ati ynë Jezu Krisht...” etj... Në kohën që po lutesha vura re si lëvizi Porta e Buk'ur me Krishtin. Kjo zgjati per ca kohë dhe pastaj ndaloi.            ^

Fjalë për mëshirën.

Me 25 maj 1971, pas këshillës se priftit Nikolla Gagaci të fshatit Faneromeni, dhurova me dëshirë 500 dhrahmi për një qëllim të shenjtë siç ishte shërimi i një të sëmuri. Kur u ktheva nga Trikalla gjeta një mandat prej 1000 dhrahmish. Jo një, por shumë herë e kam adhuruar dhe lëvduar Zotin që nuk harron t’i shpërblejë bamirësit.

Një çudi në gushtin e vitit 1967.

Kishim në shtëpi dy kërriça të vegjël që na tepronin dhe nuk i vinim në punë. Priftëresha me dhëndrin tim dhe banorët e tjerë të fshatit, përveç meje që nuk isha dakord, e gjetën të udhës t’i ngordhin. Unë ndodhesha në Lutra të Sidirokastrit. Morën një copë të madhe buke dhe i vunë helm, dhëndri i lidhi me litar dhe i çoi në një vend .të largët e të panjohur, ku s’kishte frymë njeriu. Ishte vend i shkrëtë. Edhe po të mos ngordhin nga helmi, mendoi, do të dalin ujqit e do t’i hanë ose do të ngordhin nga etja dhe uria. Ishte muaji gusht dhe përrenjtë kishin shteruar. Unë nuk dija gjë se ndodhesha larg fshatit. Por edhe aty ku ndodhesha nuk pushova një çast së luturi për familjen, bashkëfshatarët, Hirësine (Mitropohtin) etj.

U ktheva në shtëpi më 3 shtator 1967 dhe pyeta për të gjithë e për të gjitha, nuk harrova edhe dy kafshët e vogla. Kam ditë pa i parë, u thashë. Mirë janë, m’u pergjigjën. Ku janë? - i pyes. Nuk kanë etje gjithë këto ditë që jam kthyer. Ç’ bëjnë ato kafshë? Janë gjynah dhe Zoti do na dënojë. Ahere filluan të shohin njëri-tjetrin. I kuptova, e mora vesh si qëndronte puna dhe shpirti m’u rëndua dhe u mërzita sa s’ thuhet.

Një ditë që ndodhesha në tharësen e duhanit, m’u shfaqën përpara kafshët e humbura, të gezuara e lozonjare, si të më thonin që erdhëm, ndaj mos u mërzit se jemi gjallë. Nuk mund të përshkruaj gëzimin që ndjeva sepse as litarët munden t’i pengojnë, as buka me helm i dëmtoi, as etja dhe as ujqit u bënë gjë. Kush është ai që i mbrojti nga gjithë këto rreziqe? Zoti. Dhe kështu Zoti kontrollon çdo gjë. Po të mos dojë ai nuk bëhet asgjë. Këto i shkruaj se m’i mësoi jeta. “Kur Zoti është me ne, askush s’del kundër nesh” Amin.

Nga lutja e një prifti.

Iisu! Të falënderoj Ty, o Bari i mirë, sepse edhe mua të voglit e të pafuqishmit më dhe porosine që i pate dhënë Apostullit Tënd, kur i thoje “Kulloti qengjat e mi, ruaji dhentë e mi’\ Kurrë s’do ngarkohesha me një barrë të tillë, o Zot, po të mos besoja se me hirin Tënd shërohet çdo gjë e sëmurë dhe mbushet çdo gjë e zbrazët.

Prandaj edhe në këtë çast, kur kaq shumë i ndjej dobësitë e mia, unë prifti yt, i përkushtuari yt, bariu i vogël i grigjës Tënde, të përgjërohem.

Më jëp forcë, o Zot, ruaje zemrën time të pastër, të plotë, të çlirët nga ngasja e parasë dhe bëje t’i perkushtohet porosive të tua.

LargO prej shërbëtorit tënd egoizmin, kapardisjen dhe dëshirën për qejfe.

Ruamë nga zemërimi, dashakeqësia, cmira dhe zilia.

Mësomë qe jo vetëm me buzë, por edhe me shpirt të himnoj dhe lëvdoj Emrin Tënd të Shenjtë.      ^

Më ndihmo të mos harroj ndjenjat hyjnore .që provova në meshën time të parë dhe të zboj mikrobin e bezdisjes, që më shfaqet herëpashere.

Ndihmoje priftin Tënd, o Zot, të jetë gjithnjë engjëll ngushëUimi i te pikëlluarve, burim shprese i të dëshpëruarve, liman qetësie i të munduarve, përcjellës i paqes dhe gëzimit Tënd i të lënduarve.

Më ndihmo, o Çlironjësi im, të ndërthurnë jetën veprën time butësinë dhe rreptësinë, delikatesën dhe forcën, ndjeshmërinë dhe papërkulshmërinë.

Pakësomi fajet që asnjeri të mos rrëshqasë për hir të dobësive të mia. Mësomë, o Zot, si t’ ua them fjalën tënde fëmijëve, si të frymëzoj të rinjtë, si të këshilloj më të rriturit, si të pendoj mëkatarët, si të ngushëlloj ata që heqin shpirt.

Më trego, o Njohës i Shpirtrave, si të kryej Shërbesat e Kishës Tënde, sidomos Shërbesën e Rrëfimit të Shenjtë. Bëj që të jem në ato çaste një psikolog i shkëlqyer dhe atë i dhimbshur.

Ndihmomë që në famullinë time të jem nxitësh punësh të mira dhe nismëtar përpjekjesh që pëlqehen prej Teje e që i shërbejnë lumturisë së tyre dhe lavdisë së Emrit Tënd. Amin.

Uratë.

O Zot, Ti që je Shpëtimtari ynë, shpresa e gjithkujt dhe e gjithçkaje, Bariu i mirë që jep edhe shpirtin për grigjën e vet, ai që nuk dëshiron as vdekjen e mëkatarit, Ti, shpirtmadhi, mëshirëploti, zemërdhembshuri, mirëbërësi dhe mirëdashësi, mëshironjësi dhe njeridashësi, Ti që na dhe pendesën për të larë mëkatet, falnai neve mëkatet që bëmë qysh fëmijë e deri sot, mëkatet që kryem nga dija e nga padija, me dashjen e pa dashjen tonë, fali, o Zot, mëkatarët e blasfemonjësit dhe jepna neve, atyre dhe gjithë njerëzve pendesë të pastër, të vërtetë, e të hapur. Dërgona Frymën Tënde të Shenjtë që të na ndriçojë, udhëheqë, mësojë, mbështesë, forcojë dhe themelojë shpirtin dhe gurin e patundur të Besimit të krishterë, mbi gurin e Porosive të Tua Hyjnore që të zhveshim rrobën e mëkatarit dhe të veshim rrobën e të Krishterit e të jetojmë vitet që mbeten në qetësi, drejtësi dhe sipas pëlqimit të Zotit. Ndihmo,

o Atë, që të ngjitemi në Mbretërinë Qiellore e të pranohemi të gjithë në të, ndihmona me dorën e Shën Mërisë sëVirgjër dhe të gjithë Shenjtorëve të Tu. Amin.



Nga një bisedë e regjistruar në magnetofon.

Kur nga Tryeza e Shenjtë përhapet erë e mirë, kjo është dhuratë e dërguar nga Zoti se, po të ishte e dërguar prej nesh, e njëjta gjë duhet të ndodhte edhe me Tryezat e tjera të Shenjta. Vetë unë shërbej edhe këtu edhe aty. Edhe dikush tjetër të shërbente, nuk do të ndryshonte gjë, se nje është hiri i Zotit.. .Mitropoliti i Larisës më tha se “shërbesat e shumta natën, lutjet dhe Përshëndetjet e vazhduara per Perëndinë... të gjitha këto u shpërblyen me dhuratën e Zotit...”

Në vitin 1965, natën e Ungjillëzimit ndodhesha në kishë dhe po thoja Përshëndetjet kur filloi të lëkundej qiriri i Shën Mërisë. Kjo ndodh kur kemi gëzim të madh ose kur pritet diçka e rëndësishme. Kështu bëhet që nga 12 gushti i vitit 1946. Atëhere ndodheshim në mes të rreziqeve. Në kohën që po lutesha dhe thashë fjalët “ruaj të krishterët”, u dëgjua një zhurmë dhe u lëkund qiriri. M’u duk sikur mungonte ikona e Shën Mërisë dhe në të djathtë qëndronte një murgeshë. U largua prej meje dhe pashë që vështronte fjetjen e Perëndisë, në perëndim të Kishës. Që nga ajo kohë qiriri lëkundet herëpashere. Kjo ndodh në Përshëndetjet e Shën Mërisë gjatë Dyzetëditorit të Madh dhe prandaj them se patën të drejtë Etërit e Kishës kur caktuan të premten si ditë të Përshëndetjeve... Qiriri na shërbente si një orë. Kur, në të perënduar të diellit, ishte i qetë, flija pa merak. Por, po të lëkundej, bëja lutjen dhe largohesha se afronte e keqja. Prandaj, sapo anij në Kishë, shikoj në fillim qiririn, se nuk i dihet kur vjen e keqja. Kam lexuar në një libër që edhe në Ajon Oros është një qiri që lëkundet.

-1 ke shkruar këto gjëra, pater Dhimitri?

-1 kam, sigurisht që i kam, si të mos i shkruaja?

-  Tani nuk besojnë.

-  Le të mos besojë tjetri. Unë kështu i pashë (këto gjëra) dhe ua them të gjithëve...

Ndizte qirinjtë dhe falej.

-  Këtu në Kishën e Taksiarkëve i gjeje natë e ditë nënën dhe gjyshen time. Kam patur edhe një xhaxha, prift i mirë dhe njeri i Zotit, në Dheskati. Këtu, pra, lutej nëna ime që të kthehesha (nga ushtria) shëndoshë e mirë. Edhe unë Iutesha, aty ku ndodhesha, të më kujtonin të mitë, shpëtova si për mrekulli dhe u ktheva ne Greqi. Të gjithë ushtarët e togës sime u vranë, vetëm unë shpëtova. Më gjuanin nga kaq afër dhe plumbat shkonin gjetiu. Nuk më goditi asnjë, edhe kur shtinin me pistolete. Mund të më thuash kush ishte ai që më mbrojti? Ahere me andartët mendon se do të mbetej gjallë Papa Dhimitri, po të mos e mbronin Kryeengjëjt dhe Shën Mëria? Mos e diskuto që do isha vrarë.

-  Mblodha një herë besimtarët dhe, kur të vdes, u thashë, dua të më shërbeni në Kishën tjetër, se këtu nuk volit. Pastaj të më kaloni, qbftë edhe të vdekur, nga Kisha e Taksiarkëve dhe do të kënaqem. Këtë ua lë si porosi. Mund të thotë dikush, ç’do kuptojë Papa Dhimitri kur ta kalojnë të vdekur nga Taksiarkët? Unë e dua këtë gjë, kështu më thotë mendja. Mund ta kem edhe gabim. Nuk kërkoj të më bëjnë tjetër nder përveç këtij, se këtu kam nje jetë të tërë...

Po të më kishin joshur paret, or mik, mbase s ’ bëj mirë që po e them, sot do të ndodhesha diku tjeter... Kërkuan të më gënjejnë mepara, pornukushkoi...        ^

Kitr përpiqesh për të mirë, kur ndodhesh vazhdimisht në të njëjtin vend, ke guximin të kërkosh diçka, të kërkosh një nder: Nga

Taksiarkët kaloj shume herë në ditë. Pse? - do thuash ti. Sepse i kam pikë të dobët dhe u kam dhënë fjalën. Kaloj këtu çdo mëngjes, ndez qirinjtë, falem dhe pastaj shkoj poshtë t’i bie këmbanës dhe të shërbej. Në mbarim do të kaloj prapë këtej që t’i falënderoj dhe pastaj në shtëpi. Kështu kam vepruar gjithë jetën. Do thuash - ti, i shkolluari, ç’ bën ky! Ç’ të them, më pëlqen dhe pikë. Secili me shijet e veta, apo jo? Kështu nuk është, pater Artemi? Ashtu është. Unë them kështu, ti ashtu, mua më pëlqen kjo, ty ajo... I tillë jam unë, këto janë huqet e mia. Po s’ u pëlqeva, të më pushojnë që të mos jem i dëmshëm për Kishën. Të më thonë s’po e bën mirë punën Papa Dhimitri dhe unë e pranoj se jam i pashkollë dhe gjithë jetën në padije e shkova. Por ata thonë kush merret me të, s’ ia vlen barra qeranë se, në fund të fundit, s’jam edhe ndonjë i ditur. Nuk di asgjë, prandaj bëj ç’ më thotë koka.

S ’ jam i shkolluar, por dua të them se jeta më mësoi që, natën dhe me stomakun bosh mund të psalësh më mirë.

Duke u falur natën - këtë e mësova nga jeta ime - prishja planet e Satanait dhe shpirtrat e këqinj nuk mundeshin të preknin besimtarët e mi. Kur vija këtu natën, degjoja saze, valle, këngë, zhurmë dasme etj... Sapo hyja në kishë dhe filloja lutjen, pushonin menjëherë të gjitha. Një bashkëfshatarin tonë e trazonte djalli. Sapo filloja unë, ai stop, nuk mundej të bënte asgjë. Ia mbyllëm rrugën. Dikush nga fshati ynë që shkonte te një magjistare, më rrëfeu më pas se ajo i pat thënë që s’ mund të bënte magji sa kohë ndodhesha në kishë. Kishte shkuar tek ajo fshehtazi për t’ i bërë magji së bijës. Unë i lutem dhe i falem Zotit, Shën Mërisë dhe gjithë shenjtorëve të prishin të gjitha punët e mbrapshta të demonëve. Demonëve nuk u pëlqejnë lutjet, prandaj nëfillim më shfaqeshin herë kështu e herë ashtu që të më frikësonin. Dëgjoheshin zëra si prej kafshësh të egra. Te depoja e ujit m’ u shfaqën si një qen i madh, herë të tjera bënin si lopë etj. Unë bëja shenjën e kryqit, duke thënë “u dërmofshin nga shenja e Kryqit tënd gjithë fuqitë e këqia” dhe ata zhdukeshin. Nuk donin në ashnjë mënyrë të falesha natën, e kuptove?

Pyetje drejtuar Pater Dhimitrit para se të flinte gjumin e përjetshëm,

Pater Dhimitri na priti me urimin: Mirëdita, paçi javë të mbarë e Zoti ju ndihmoftë.

Pyetje: Çdo gjë që mendon të vlefshme, të na e dërgosh se kemi nevojë për keshillat e tua, Pater Dhimitër. Duam gjithashtu të dimë ç’mendon njeriu që i shërbeu Zotit gjithë jetën, që e deshi sinqerisht Kishën dhe u përpoq për të. Të mundemi të themi se këtë këshillë e dëgjuam prej tij dhe do ta mbajmë si një amanet të shenjtë...

Përgjigje: Së paku ti e njohe Krishtin më mirë nga unë, e besove, ndoqe këshillat e tij dhe vazhdon t’i shërbesh.

Të keni dashuri, të jini të dashur, të thjeshtë dhe të bindur. Por bindja, si të thuash, ka edhe kufij.

Dashuria dhe thjeshtësia janë dy degët nga do mbahesh dhe sidomos të ruajtë Perëndia nga hallet familjare. Mos paç ndonjë ngatërresë sepse Satanai nuk merret me gjë tjetër. Por, po të kesh në krah Zotin, nuk mund të të bëjë asgjë sepse “kur Zoti është me ne, askush nuk del kundër nesh”. Lutja e mposht. E mposht hiri i Zotit dhe largohet si re tymi.

Kur Satanai e gjen familjen si një vresht pa zot, ai hyn dhe ngjall trazira. Po të jetë familja e përçarë, do të hyjë brenda, por në paçin harmoni, në e dëgjofshin Krishtin, djalli do të qëndrojë larg. Nuk mund të hyjë sepse është Krishti. Krishti rron e mbretëron dhe botën e mbron.

Për të gjithë i vjen keq Krishtit dhe nga të gjithë pret të pendohen sepse ështe zemërmadh, i dhëmbshur dhe mëshirëplotë, por ka kufij edhe zemërgjerësia e Tij.

Ai thërret: Largohu nga buza e lumit se do të mbytesh, dhe ne nxitojmë të futemi brenda. Kush është fajtori në këtë rast? Zoti na dha mend, na dha gjithçka, edhe barinj që na ruajnë. I kemi të gjitha çka nevojitemi, Priftërinj dhe Kryepdftërinj, veçse zgjidhni e merrni, si puna e bletës.

Sot jemi prishur. U prish çdo gjë. U larguam nga udha e Zotit dhe nuk ka më besim mes njerëzve, as vetes nuk i besojnë. Kemi marrë tatëpjetën, por Krishti do të kthehet një ditë. Do të kthehet Krishti dhe do të vendosë rregull... Njerëzit do të gjejnë përsëri udhën e Zotit.

Rrugë të mbarë dhe paç uratën time. Zoti të ndihtë gjithnjë. Sa të rroj do të jem në krahun tënd dhe, me ndihmën e Zotit, kudo që të jem, gjithnjë do të lutem për ty por edhe për gjithë njerëzit. Do të flas për pendesën e mëkatarëve, për dashurinë dhe kthimin në udhën e Zotit, sepse më dhimbsen njerëzit dhe i dua. Nuk më pëlqen shkatërrimi i tyre, domethënë të marrin udhën e Satanait dhe të mos vijnë në Kishë. Dua ta shoh Kishën të ndriçojë, të mbushet me dritë dhe me njerëz dhe të lëvdohet aty Emri i Shenjtë i Zotit...

Paçin të gjithë uratën time dhe të luten për mua që Zoti të më marrë shpejt në qiell. Të luten jo për shëndetin tim, por për jetën e epërme. Mjaft ndenja këtu poshtë. Për aq kohë sa ma lejoi Zoti, qoftë e bekuar.

Te falënderoj Ty dhe gjithë të krishterëve të mirë, punëtorë të palodhur të vreshtës së Krishtit, u dërgoj uratën time. Amin.

Pyetje: Pater Dhimitri, a do ma japësh bekimin tënd që, kur Zoti të të thërrasë pranë vetes, të bëj për ty një Sarandaliturgo?


-  Aaaa!

-  E kam për detyrë të shenjtë.

-  Aaaa! (duke lotuar). Ka harxhe biri im. Do harxhohesh.

-  Është detyrë e shenjtë. Dua ta bëj këtë gjë, sepse shumë të detyrohem...

-  Unë të detyrohem. Kjo për mua është më e madhja dhuratë dhe, pse ta fsheh, e deshiroja. Nuk është puna te paratë, i thosha priftëreshës, por nuk gjendet njeriu. Ku, kush! Dhe s’ ka dhuratë më të lartë se një Sarandaliturgo... Po të ma bësh nuk di si të të... Do t’ i lë porosi plakës të ndihmojë ekonomikisht...

- Jo, jo. Une dua ta bëj si për atin tim. Tani Zoti dha një bekim dhe do ta kem gëzim të madh...

-  Prej kohësh mendoja...

-  Pater Dhimitri, kujt do të deshe t’ ia kushtojmë këtë libër, Shën Mërisë apo Taksiarkëve?

-  Ç’ të të them, ti e di më mirë.

-  Cila është dëshira jote?

-  Bej ç’ te të thotë Zoti.

Kani një jetë në Kishë. Më pëlqen, si të ta them.

Më dhimbset Kisha dhe dua të gjithë të mblidhen në të.

Krishti është i ëmbël, shumë i ëmbel...

Pune të mbarë, pra, dhe paç harmoni në familje. Të punosh dhe të dhëntë Zoti forcë... Njerëzia sot nuk duan fjalë, por vepra.

Historiku i sëmundjes sime.

Më 22 mars 1966 më zunë dhimbjet në vendin e quajtur Pezulia, kur po pastroja dardhat e egra për shartim. Kur u ula te haja drekën, më erdhi për të dalë jashtë. Shkova dhe pashë gjurmë gjaku, kjo gjë u përsërit edhe dy herë të tjera. E kuptova se po më ndodhte diçka serioze, mora kalin dhe u ktheva në fshat për t’ u çlodhur. Gjaku pushoi sepse nuk lëviza lart e poshtë. Me t* u gdhirë shkova në Mitropoli dhe prej andej te mjeku Papapolizos. Më vizitoi me kujdes. Më dha recetë për ilaçe dhe më tregoi si të mbaja dietë. Më tha se ishte gastroragji e lehtë dhe do të shërohej me ilaçe e dietë. Dhe vërtet, me dietë të rreptë u bëra më mirë. Keshtu deri në shkurtin e vitit 1969.

Në mbrëmjen e së dielës së Tirinisë më zunë dhimbje të padurureshme. Shkova me shumë vështirësi nga Kisha e Shën Nikollës në Kishën e Taksiarkëve. Aty desha të psall dhe Përshëndetjet e Shën Mërisë, por dhimbja e madhe nuk më linte të lëvizja nga kanigia. Kur bëja të çohesha, rrëzohesha përtokë, duke u rrokullisur nga dhimbjet e tmerrshme. Isha vetëm dhe për një orë të tërë u torturova nga dhimbjet, por s’ pushova t’u lutem Taksiarkëve të më shpëtonin, U ngrita në këmbë me shumë vështirësi, mora në duar Kryqin, që ndodhej mbi Tryezën e Shenjtë dhe u kryqëzova vetë. Dhe ndodhi çudia! Menjëherë më pushoi dhimbja, dola jashtë disa herë dhe më në fund arrita të psall Përshëndetjet e Shën Mërisë. Pastaj shkova në shtëpi, ku ishin merakosur për vonesën time. I qetësova. Të nesërmen shkova te Dh. Daliani ku bëra grafi të stomakut dhe të zorrëve...

Mjeku V. Cianos pa pllakat dhe më rekomandoi dietë të rreptë dhe kujdes të madh. Deri më 18 korrik 1969 vazhdova të kem shqetësime të ndryshme. Përsërita grafinë dhe prapë të njëjtat shqetësime të papëlqyeshme, gjak dhe çrregullime.

Më 17 gusht u ngjita në Meteora për t’ u lutur... Më 20 gusht bujta në Manastirin e Shenjtë të Shën Stefanit. Më vunë të fle në sailën e pritjes. Gjatë gjumit të drekës m’u afrua në shtrat një kallogjer me qeleshe si ato që mbajnë në Ajon Oros dhe më tha: Pa të shoh edhe unë, ku të dhemb? Më kontrolloi gjithë barkun dhe pastaj më tha. - Ja, këtu është dhimbja që të mundon. Të ndërpresësh udhëtimin dhe të fillosh sa më shpejt mjekimin.

Aty ku tha kallogjeri se ishte e keqja, aty e gjetën edhe mjekët e Spitalit “Evangjelizmos” të Athinës. Sapo u zgjova, fillova menjëherë terapinë. Më 29 gusht, ditën që festonte Shën Jani, i rashë këmbanës për të bërë liturgjinë, por më zunë dhimbjet dhe pata marrje mendsh... Pastaj i shkrova zotit Stilianos në Selanik... që të vinte e të shkonim në Athinë, në mjekë të dëgjuar.

Në mbrëmjen e 8 shtatorit erdhi në fshat dhe të nesermen në mëngjes u nisëm për në Athinë. Arritëm pasdite dhe shkuam të pushojmë në një shtëpi të krishterësh të mirë. Pas darke lexuam lutjen e mbrëmjes dhe Përshëndetjet e Shën Mërisë dhe fjetëm. Aty nga ora 12 e natës më zuri një dhimbje e fortë. Më gjeti e keqe e madhe. Për një orë hoqa tmerr. Kisha hemorragji dhe të vjella. Në orën 1 pasmesnate thirra djema po vdes. E keqe e madhe më ka gjetur. Stiliani dhe Kostandini u zgjuan të shqetësuar. Ç’ të bënin? I telefonuan urgjencës, erdhën dhe më morën e më çuan në një spital që quhej Vasilisis Sofias. Aty më vizituan mjekët, më bënë gjilpëra qetësuese për një orë e ca, por e keqja vazhdonte. Dhimbjet nuk po pushonin. Atëhere mjeket thanë se duhet të shtrohesha në spital...

U kthyem në shtëpi ku dhimbjet e tmerrshme po më torturonin. Ditën tjetër Zoti më dha forcë dhe i thashë Stilianit merr adresën e Papa Lefterit dhe shko i thuaj që Papa Dhimitri ndodhet në rrezik prandaj të bëjë ç’ të mundet. Ai u vu në iëvizje menjëherë dhe brenda katër orësh më rregulluan në spitalin “Evangjelizmos”. Në drekën e po asaj dite më vendosën në pavionin e dytë të patologjisë. Pastaj me hodhën serum dhe dhimbja pushoi pas dymbëdhjetë orësh torture të vazhdueshme. Ditën tjetër fillova terapinë. Qëndrova 11 ditë dhe bëra shumë analiza.

Më 13 shtator, ditën e shtunë në mëngjes, më çuan me karrocë në laboratorin radiologjik. Infermierja më përplasi në një qoshe si te isha i dënuar apo i intemuar. Aty prita me ankth dhe durim të më vinte radha për të bërë analizën. Të tjerët kalonin e mbaronin punë, kurse unë rrija si ndonjë i paralizuar. Nukkisha pranë asnjë njeri. Bëra durim dhe falënderova Zotin që më vuri në provë dhe më dha mundësinë të pendohem e të bëhem njeri i mirë në vitet e mia të fundit.

Si më bënë gjithë analizat, më gjetën sëmundjen e keqe. Më

20  shtator ditën e shtunë u mblodhën mjekët dhe drejtori i spitalit që më njoftuan se duhet t’ i nënshtrohesha operacionit. Ndryshe nuk ikte e keqja. E gjetën në vendin ku pat thënë edhe Nektari. Pranova dhe rreth orës 1 të drekës më futën nëpavionin e kirurgjisë. Qëndrova në dhomën 614 nga 20 - 28 shtator. Pastaj më çuan në dhomën 607. Më 1 tetor, ditën e mërkurë dhe ora 11 ndodhesha në sallën e operacionit që zgjati deri në orën 4. 5 orë mbajti operacioni dhe doli me sukses falë ndihmës së Zotit të Mirë, të Shën Mërisë, të Kryeengjëjve, dhe të shenjtëve Nektar, Gjergj dhe Dhimitër, që qëndruan gjithë kohës pranë meje. Ndihmuan edhe lutjet e Kryepriftërinjve, Jeromonakëve, Kallogjerëve dhe të gjithë të krishterëve të mirë. Ditën që u operova u bënë shumë Mesha të Shenjta për shëndedn dhe shpëtimin tim...

Lëvdoj Zotin që jam në jetë dhe mundem të rrëfej. Nuk mund t’ i numëroj të gjithë ata që më vizituan kur dergjesha në shtrat për të më dhënë kurajë. Falënderoj Zotin që m’ i dërgoi për ngushëllim e zemër...

Më 20 tetor, ditën e hënë dhe ora 11. 30 dola nga spitali. I përshëndeta të gjithë dhe mora rrugën për në Arkiepiskopi. I falënderova sepse të gjithë më ndihmuan shumë dhe sidomos Pater Eleftherios Petricopullos. Që aty shkova në agjencinë e autobuzëve


për Trikalla. Përshëndeta miqtë që kishin dalë të më përcillnin dhe në orën 2 të drekës u nisëm për në Trikalla. Në orën 9 arrita në Pllatanon, që është fshati im. Mora menjëherë rrugën drejt mbrojtësve të mi, Kryeengjëjve, siç ua pata taksur... Në fillim aty dhe pastaj në shtëpi, sepse ata më mbrojtën e më pranë të gjallë në shtëpinë dhe kishën time. Sapo shkova, ndeza Kryqin shumëdritësh. Hyra brenda, u luta dhe falënderova Zotin, Shën Mërinë, Kiyeengjëjt... Lexova lutjen e pasdites dhe përshëndetjet e paskëtaj shkova në shtëpi ku më prisnin... Amin.

21   tetor 1969 Shkruar nga prifti Dh. Gagastathi.

Pelegrinazh në Egjinë më 20 shkurt 1967.

Në Egjinë të zë syri shumë kisha te vogla. Kjo tregon dashurinë dhe respektin e njerëzve për Zotin. Sapo vura këmbën në breg të Egjinës, ndjeva se po shkelja në një tokë të shenjtë, si në Ajon Oros...

Në orën 4 pasdite ndodheshim ne Manastirin e Shën Nektarit. Së bashku me murgjit e Manastirit iu lutëm Shenjtit çudibërës. Qendruam pak për t’ u çlodhur. Pastaj unë bëra Esperinoin sepse do të mbaja Meshën. Kur mbarova Esperinoin dhe Përshëndetjet, na çuan në një dhomë për të fjetur. Natën pas orës 12 dëgjova dy zhumia si të kishte hyrë në dhomë dikush. U çova, lexova pjesë nga Libri i Shenjtë, Pendesën Hyjnorë, Përshëndetjet e Shën Nektarit dhe pas kësaj ndiheshim shumë të qetë me mikun tim Stelion. Në orën 4.30 të mëngjesit u dëgjua këmbana. Shkova në kishë dhe mbajta Meshën e Shenjtë. Falënderova Zotin që më dha gëzimin të shërbej edhe unë, shërbëtori i padenjë i tij, në të njëtën Tryeze të Shenjtë ku pat shërbyer Shën Nektari.

Kur mbarova, së bashku me Stilianin u ngjitëm në kishat e braktisura që ndodheshin lart në mal, përballë Manastirit të Shenjtit Nektar. Këto kisha i ndërtuan të krishterët e mirë të kohëve te shkuaxa... Më të shumtat e tyre janë në gjendje të mirë dhe është e mundur të shkosh e të shërbesh...

Kur po kalonim nga njëra kishëz në tjetrën dhe këndonim në secilën apolitike dhe tropare të ndryshme, na ndiqte nga pas edhe një i tretë, i cili nuk dukej, por ndjenim zhurmën e hapave të tij dhe një aromë që përhapej. Kjo aromë na çlodhte. Të gjitha këto bëheshin me hirin e Zotit, bekimin e të Plotfuqishmit, të Shën Nektarit dhe gjithë Shenjtorëve të kishëzave të braktisura. Në majë të malit ndodhen dy tempuj, i Shën Dhimitrit dhe Shën Gjergjit, që janë të bashkuar në një Kishë të vetme, por të rrënuar...

Ne secilin prej tyre kënduam psalme, ndezëm qirinj dhe u larguam me shpirt të qetë. Kishëza e fundit ku shkuam kishte emrin Timios Stavros dhe ndodhej në gjendje të mirë. Nga kisha hapej një pamje e bukur. Hapa deren dhe u luta. Lavdi Zotit. I Plotfuqishmi dhe shenjtoret që vizituam, u kënaqën duket nga veprimi ynë dhe deshën të na shpërblejnë mundimin. Në fillim u përhap një aromë e lehtë që sa shkonte e forcohej. Filluam lutjet nga thellësitë e shpirtit dhe psallëm “Sot ndodhet i varur në kryq, Ai që tokën e vari në ujë...”, “Urdhërimin e fshehtë...”, “Perëndisë fitimtare...” dhe “Engjëll zbriti nga qielli për të përshëndetur Perëndinë...” etj.

Nuk përshkruhen gëzimi dhe qetësia shpirtërore që ndiem.

U larguam me lot në sy dhe shumë të kënaqur. Se, siç thotë një fjalë “punuam, u shpërblyem” dhe “sipas punës edhe shpërblimi i Zotit”.

Pastaj u kthyem në Manastirin e Shën Nektarit, hëngrëm dhe u çlodhëm. U zgjova dhe shkova mbusha një shishe ujë në çezmën që shenjti ndërtoi qëmoti e që tani e mbajnë për ujë të bekuar. Shishen e vendosa mbi varrin e tij dhe fillova të lutem. I lutesha Shën Nektarit të më vinte veshin e të më bekonte ujin që kisha vënë në shishe. Kur po lutesha, nga varri u dëgjua një zhurmë e fortë. Me të mbaruar lutja, u ndie përreth një aromë. Nuk mund ta përshkruaj gezimin dhe mallëngjimin e atyre çasteve. Mora shishen dhe me bekimin e Shnjtit dhe të etërve të Manastirit të Shenjtë u nisa për në Kishën e Shën Katerinës. Ajo është e vogël dhe ta qetëson shpirtin.

Në Manastirin e Shën Nektarit shkojnë shumë besimtarë që lënë shumë para, por, ç’ ështe e vërteta, ai po kthehet në qendër turistike. Nuk ka qetësi për shkak të vizitorëve të shumtë. Rreth ores 3 pasdreke kaloi autobuzi dhe shkuam ne Manastirin e ri të Shën Minait. Ndodhet në mes të një pylli të dendur me bredha. Është një vend ku mund te prehesh vërtet dhe ka një kishë shumë të bukur, që të qesh zemra kur e sheh. Një e krishtere e virtytshme

-  bijë enjë familjeje të mirë - e nisi këtë vepër të bekuar. Një tjetër e krishterë e virtytshme, që banon në një fshat të afërt, dhuroi truallin ku u ndërtua Manastiri. Është një vend në faqe të malit, irethuar me bredha të dendur dhe që të mbush mushkëritë me oksigjen. E virtytshmja Nektaria shiti gjithë pasurinë që kishte në Athine duke ndjekur këshillën e pater Filothe Zervakut. Bashkë me peisë murgesha të tjera ndërtuan në fillim kishën e vogël dhe në vazhdim të renë, ku pata nderin edhe unë të mbaj meshë. Nuk rrëfehët gëzimi që ndjeva në shpirt unë, i fundmi shërbëtor i Zotit. Aty kanë edhe një murgeshë te verbër... U mallëngjeva shumë kur e prunëpranë meje dhe i thanë “shtrije dorën që të marrësh bekimin e Plakut”. U afrua, më pushtoi dorën dhe mua raë shpëtuan lotë. Falënderova Gumenen dhe murgeshat e tjera për kujdesin që i kushtojnë. Urova të vazhdojnë të kujdesen për këtë qenie të pafajshme që dëgjon, por s ’ ka parë dritën e diellit, që ndjen zërat njerëzorë, por nuk sheh. Zoti na vë në provë duke parë si sillemi me vëllezërit tanë...

Shërbesat në Kishën e Shën Nektarit dhe të Shën Minait u bënë thjesht e pa zhurmë. Të gjithë besimtarët i ndoqën me përkushtim. Nuk mund të rrëfehet me fjalë ajo çka ndjeva në Manastirin e Shenjtë të Shën Minait. Filloja lutjen që me natë dhe nuk lodhesha aspak. Shpirtin e ndjeja të qetë dhe zemrën të rinuar.

Duke u larguar nga Shën Minai, falënderova dhe iu fala Shenjtit që më dha mundësinë ta vizitoj e të përfitoj shpirtërisht. Falënderuam Gumenen Nektaria për mikpritjen e përkujdesjen dhe u nisëm për Egjinë.

Duke zbritur malin, zemra m’ u mbush me gaz kur pashë përsëri Manastirin e Shën Nektarit. Rrugës u ndie përsëri aroma e bekuar që na çlodhte e na jepte forcë.

Në afërsi te qytetit të Egjinës ndodhet një manastir i ri që u ndërtua me shpenzimet e murgeshës Singlitiki dhe të disa krishterëve të tjerë. Ngjan me një parajsë të vogël, ka një pareklis të vogël dhe një tjetër më të madh, që mban emrin e Shën Kristoforit. Në pareklisin e vogël te Shën Stilianit kam bërë lutje për Shën Kristoforin...

Ky manastir është i rrethuar me mur të lartë për të qenë më

i  sigurt. Në manastir hyjnë vetëm të krishterët e virtytshëm për t’ u lutur...Kanë pastërti të madhe dhe të zë syri shumë lule. Kanë edhe një qimitir shumë të mirë që ma treguan dhe mbeta i habitur. Bëra një trishenjt për themelonjësit e Manastirit dhe u mallëngjyen shumë të gjithë...

Sapo të vësh këmbën në truallin e shenjtë të Manastirit, përshtypjet e para do t’ i kesh nga Platitera (= epitet i Shën Mërisë). E kanë vendosur në një ngrehinë të bukur dhe ajo qëndron krahëhapur.

U uron mirëseardhjen miqve në shtepinë e vet. Majtas të zë syri një xhamllëk të madh, ku është vendosur Krishti i Kryqëzuar, me fytyrën gjithë pikëllim që duket sikur thotë: “Bijtë e mi, për ju zbrita në tokë dhe po për ju u kryqëzova, qët’ju ngjitja në parajsë e të ndodheshit pranë meje. Afromuni dhe mos më shani, sepse unë ua solla gjithë të mirat e kësaj toke”.

Nuk mund të mos mallëngjehesh kur sheh Krishtin, edhe pse mund të kesh zemër të fortë. Mbarova lutjen, falënderova për mikpritjen dhe u nisa për në qytet. Në orën 3. 30 pasdite u nisa për Pirre dhe pastaj për Athinë. Në orën 8 të mbrëmjes shkuam në një bisedë që e mbajti z. Panagopulos. Foli për djalin plangprishës dhe u dëgjua me vëmendje. Pastaj u kthyem në shtëpinë ku na pritën, bëmë lutjen e mbrëmjes, lexuam Pershëndetjet e Shën Mëiisë dhe ramë te flemë. Në orën 1 të natës u zgjova, bëra lutjen e radhës dhe lexova Përshëndetjet e Shën Nektarit... Në mesditë hodha në letër përshtypjet e udhëtimit dhe pastaj shkuam me Stilianin në Kishën e Shën Marinës, ku edhe u lutëm... Në zyrën e pater Harallamb Vasillopullit mora disa libra për Kishën dhe u kthyem në shtëpinë e miqve tanë. Aty qëndrova tri ditë në kushte shumëtëmira.

Falënderoj Zotin që më mbron gjithnjë dhe më dërgon njerëz të virtytshëm për të më shërbyer.

Dhim. Gagastathi prift.

Udhëtim në Sidhirokastron të Serezit.

8 prill 1967                                        ^

Më 4 prill, ora 8 e mëngjesit, bëra rrugën Pllatanon - Trikalla

-  Larisa dhe prej aty mora trenin për në Sidhirokastro. Ato ditë agjëroja sepse ishte Sarakosti. Në tren u dëgjua njëri që thërriste urdhëroni të hani se gjella është gati. A keni ushqim për ata që agjërojnë? - e pyeta. Jo, m’ u përgjigj, vetëm mish të pjekur dhe gjëra të çastit. Mora pak bukë që kisha me vete, bëra kryqin dhe fillovate ha...

Në orën 5. 30 arrita në Sidhirokastro, ku më pritën anëtarët e Silogut të krishterë “Shën Nektari”. Më futën në një taksi dhe u ngjitëm në kodrën ku ndodhej Kisha e sapondërtuar e Shën Nektarit çudibërës. Iu falëm Shenjtit çudibërës, hëngrëm dhe filluam shërbesën dhe Përshëndetjet e Shën Mërisë. Shërbesën e ndoqën fëmijët e konviktit dhe të gjithë punëtorët e vreshtës së Zotit dhe të Shën Nektarit. Në fund biseduam për pak kohë për fenë e krishterë dhe lartësimin e shpirtit. Te gjithë morën duke u larguar bekimin e të fundmit të priftërinjve dhe shkuan secili në shtëpi të vet. Mua më vunë në një dhomë shumë të mirë të Silogut. Në orën tre të natës u zgjova dhe lexova shërbesën dhe Përshëndetjet e Shën Nektarit. Pastaj mora prapë një sy gjumë, Në mëngjes u ngrita shumë i lehtësuar dhe i kënaqur nga çdo gjë, por sidomos nga ana shpirtërore. Kur me dashjen e Zotit zbardhi ditë e re, filluan të dëgjohen tropare të ndryshme të regjistruara në magnetofon, te cilat e lartësojnë shpirtin e të krishterit. Ishin çaste të gëzimit hyjnor dhe bekimit të Shenjtëve.

Pastaj u ngjita në pyllin e dendur, larg zhurmës së njerëzve që të lutesha e të bashkohesha me Zotin si dhe të qaja për mëkatet e mia. Kur u ktheva, vura pakëz oriz në gojë. Shkova paskëtaj dhe u luta ne Kishën e Shenjtë të Shën Nektarit. Aty fola për çështje të krishtërimit...

Pasdite më bëri vizitë Eparku me shoqëruesit e tij, të krishterë të virtytshëm dhe oficerë të lartë. U ulëm në një dhomë të bukur. Fjalën për lartësimin shpirtëror e kisha unë dhe më dëgjonte një auditor i respektuar bashkë me një prift të virtytshëm. Folëm për


gjëra të ndryshme dhe për ngjarje te jetes sime, mundimet që pata hequr, çuditë që pata jetuar etj. - të gjitha këto për lartësimin dhe zbukurimin e shpirtrave. Mbaruam rreth orës 11. Së bashku me disa të krishterë të mirë dhe me djemtë e konviktit dhe personelin lexuam lutjen e mbrëmjes dhe në vazhdim Përshëndetjet e Shën Mërisë. Të gjitha këto me gazin e Zotit dhe bekimin e të Plotfuqishmit.. Në përfundim, rreth orës 12. 10 i bëra shërbesën një fëmije 8 vjeçar që e mundonin shpirtrat e këqinj...

Në orën 4 ndaj të gdhirë u ngrita dhe lexova shërbesën e radhës. Fjeta përsëri deri në orën 7. Pastaj u zgjova dhe shkova në pyllin me pisha për t’ u çlodhur e për t’ u falur. Duhej të merrja forca të reja shpirtërore...

Një ditë tjetër u ngjitëm në pareklisin e Shën Pjetrit dhe Shën Pavlit. Aty psallëm tropare në pareklisin e Shën Pjetrit dhe Shën Pavlit. Aty psallëm tropare të ndryshme. U larguam me shpirt të lehtësuar sepse aty mundet i krishteri i virtytshëm që, nëpërmjet lutjes, të bashkohet me Zotin dhe të lerë mënjanë peshën e mëkatit...

Qëndruam në shtëpinë e zotit Thanas. Nuk na mungonte asgjë.

I  urova të jenë gjithnjë të lumtur dhe të shijojnë të mirat e Parajsës. Dukej që ishin bij besnikë të Zotit. Kryejnë rregullisht detyrat e tyre fetare...

Të premten në darkë, në orën e Përshëndetjeve të Shën Mërisë ndodheshin autoritetet e qy tetit dhe ato kishtare. U fola shkurtimisht për besimin dhe dashurinë e krishterë etj.

Ditën tjeter, pasi u lutëm te Shën Nektari dhe pasi falënderuam për mikpritjen dhe kujdesin që treguan ndaj nesh, u nisa në orën 12. 30 për në Trikalla. Isha shumë i kenaqur dhe i gëzuar. Amin.

Prifti i vogëlth dhe mëkatar Dhim. Gagastathi.

Fëmijët e pater Dhimitrit shkruajnë për të.

Si njeri që jetonte me Zotin dhe pranë Zotit, kishte fituar shumë virtyte, të cilat i binin në sy çdo njeriu që e takonte. Do të përmend disa nga ato, që i pashë dhe i jetova nga afër.

Më bëri përshtypje dashuria e tij në radhë të parë për Zotin, dhe pastaj për gjithë njerëzit. E donte Zotin dhe i pëlqente shumë të falej. Sado i lodhur që të ndihej, duhej t’i kryente detyrimet e veta. Punonte gjithë ditën në fushë, herë i ftohur herë i lagur, dhe kur kthehej i këputur në shtëpi, nuk harronte të bënte Esperinoin, Përshëndetjet e Shën Mërisë dhe lutje të tjera si dhe t’ i falej Zotit për të mirën e shumë njerëzve. Këtë gjë e bënte shpesh dhe zgjaste shumë. Ai ndjente kënaqësi kur falej sepse, siç thashë, i deshte shumë njerëzit. Lutej në radhë të parë për bashkëfshatarët e tij dhe pastaj për çdo njeri që njihte, për gjithë Kishën dhe gjithë njerëzinë.

Shkonin e takonin njerëz nga të gjitha shtresat, nga organizata të krishterësh etj... Ishte i dashur me të gjithë dhe kurrë nuk i mendonte njerëzit të ndarë në grupe etj. Përçarja (ndarja në grupe)

i  shkaktonte mërzi dhe sa herë i binte në sy një gjë e tillë thoshte me dhimbje fjalët e Apostullit Pavël “po ndahet Krishti?” Kur e pyetnin me cilët ishte, përgjigjej: I dua të gjithë, falem për gjithkënd dhe jam me Zotin.

Binte në sy gjithashtu respekti i madh i tij kur hynte në dhomën e shenjtë dhe kur përdorte diçka prej sendeve të Kishës. Ishte shumë i kujdesshëm. Më kujtohet se këpucët që vishte në dhomën e shenjtë nuk i përdorte gjetiu. Nuk lejonte të hynte njeri në dhomën e shenjtë, përveç anagnostit. Nuk pranonte t’ i shërbenin fëmijë mbi 12 vjeç... Kishte shumë frikë... Kishte besim të madh te Zoti. Besonte thjesht. Zoti, thoshte, do më dëgjojë dhe do ma japë atë që është në të mirë të shpirtit tim. Për këtë thjeshtësi Zoti e shpërbleu dhe i tregoi shumë nga çuditë e veta, prandaj pati gjithnjë besim të patundur.

Një herë për shembull, ishte duke na folur për Zotin që vazhdon t’ i tregojë çuditë e veta, sa herë ia kërkojmë këtë gjë dhe besojmë vërtet në fuqinë e Tij. Zoti ndodhet kaq pranë nesh sa nuk mund të dyshojmë për ekzistencën e Tij. Të besojme se Ai ekziston dhe është diçka që mund ta prekim. Në bisede e sipër, kur shikonte se të tjerët dyshonin, thoshte: dëgjoni, o të uruar; mund të më thoni se ajo gjë që shoh te dera, nuk është xham? Po kështu, a nuk e shoh që ka Zot? Kaq shumë besonte.

Në fytyrën e tij shikoje qetësinë. Çdo vështirësi që haste e kalonte me besim dhe durim të madh. E gjithë jeta e tij ishte një provë. Rridhte nga një familje e varfer... Kishte familje të madhe me shumë punë e shumë gojë për të ushqyer. I merrni me mend detyrimet dhe përgjegjësinë e tij. Megjithatë thoshte gjithnjë: Zod të lëvdoftë! Priftëresha i ankohej shpesh se nuk llogariste familjen para Kishës dhe detyrimeve te saj.

Por edhe Zoti ia dërgonte bekimin e Vet në familje dhe çdo gjë rregullohej për bukuri.

Mirësia e tij shumë herë i kalonte kufijtë. Besonte se të gjithë njerëzit janë të drejtë dhe të padjallëzuar. Mund t’ i shiste një tregtari gjënë e gjallë dhe të besonte se malli kushtonte aq para sa i jepnin. Kishte dhe një thjeshtësi të madhe. Kurrë s ’ mendonte keq për të tjerët dhe as që kishte cmirë për ndonjë prift që mund të ishte i pasur. Jam mirë edhe me këto pako gjëra qe kam, thosh. Kam mbrojtësit e mi, Kryeengjëjt. Kisha ku bëri kaq shumë mesha e shërbesa priti e përcolli shumë klerikë e laikë. Ajo njohu ditë lavdie dhe shumë besimtarë. Kjo gjë i jepte gëzim të veçantë pater Dhimitrit.

Gjithë jetën e vet ndizte qirinjtë e Kishës së Taksiarkëve. Kur largohej nga fshati për t’ u kuruar, u linte porosi priftëreshës dhe femijëve të ndiznin qirinjtë çdo mëngjes e çdo mbrëmje...

Zgjohej në orën 2 të natës për të bërë shërbesën e radhës. E vinte orën në një karrige pranë shtratit. Një herë ndodhi që ishte shumë i lodhur dhe nuk e dëgjoi zilen e sahatit. Nuk e dëgjuan as femijët. U zgjua i trembur dhe tha: si nuk më zgjuat? Nuk e dëgjuat një fëmijë që rrinte këtu në karrige dhe më thosh zgjohu se kaloi ora? Jo, i thamë ne, nuk e dëgjuam orën dhe as pamë ndonjë fëmijë...

Siç thashë edhe më lart, ishte njeri me durim të madh. Në dimër që bënte shërbesat e natës, zgjohej në mesnatë, dhe në mes te dëborës dhe të ftohtit të madh përgatiste kishën, lexonte pendesën hyjnore. Asnjëherë nuk e la pa e lexuar. E kishte si parim këtë gjë. Priftërinjve që, për t’i rënë shkurt, nuk i kushtonin rëndësi leximit të pendesës u thoshte:

Nikoqirja që të mbrujë bukën duhet qysh në mbrëmje të gatisë brumin, se pa zënë brumë nuk mund të mbrujë. Kështu edhe prifti nuk mund të shërbejë pa u përgatitur. Detyrën e priftit e quante shumë të rëndësishme. Gjithnjë lutej që, para se të largohej nga kjo botë, Zoti t’i jepte mundësinë të çlirohej nga detyrimet e priftit dhe të qante mëkatet e veta.

Zoti e dëgjoi lutjen e tij dhe i dha sëmundjen e keqe. Për më shumë se një vit qëndroi në shtrat me dhimbje të tmerrshme. I qëndroi edhe kësaj prove me durim të madh dhe me qetësi në shpirt. Besonte se Zoti ia dhe sëmundjen e tmerrshme për ta provuar. Me besim dhe durim të patreguar, pa rënkime, priste me guxim vdekjen prej kohësh. E dinte se po çapiste drejt fundit të jetës dhe përgatitej. Edhe pse aq i sëmurë, nuk hoqi dorë nga akoluthia. Të gjithë e admironin për këtë gjë. Ishte aq i sëmurë dhe prapë gjente forcë për të bërë akoluthxnë dhe për t’u lutur në te mirë të gjithë njerëzisë...

Le të urojmë se Zoti do ta marrë në Mbretërinë e Tij qiellore. Amin.

Shkruar nga Isidora, murgeshë.

Fjala e Hirësisë së tij, Mitropolitit të Trikallës dhe Stagonit, z. Stefan, ditën e varrimit të Atit tonë të shenjtë, Dhimitrit.

Jemi mbledhur sot të gjithë, besimtarë dhe priftërinj, për të varrosur priftin shenjtor, shërbëtorin e Zotit, Dhimitrin.

Ai ia aniti qëllimit që i pat vënë vetes sepse, ashtu si Apostulli Pavël, dëshironte “ta kalonte jetën pranë Krishtit”. Ne mund të them se ndahemi sot nga një Atë i shenjtë, nga një prift shenjtor, nga një mësues hyjnor.

Sepse i uruari pater Dhimitri ishte më shumë një engjëll se sa një njeri i zakonshëm. Pater Dhimitri, megjithëse i pashkollë, mundi të bëhet shenjt. Ai mësoi në shkollen e Besimit te Zoti dhe të jetës:;se thjeshtë. Kuptoi thelbin e fjalës se Zotit dhe zgjodhi rrugën e mirësisë.

Njeri i zgjuar që kërkoi Të Vërtetën dhe Krishtin dhe i gjeti. Gjeti Hiret e tyre, i thjeshti dhe shenjti papa Dhimitri.

U bazua i Bekuari në dy themele shpëtimtare. Në themelin e lutjes ndaj Zotit dhe në themelin e dashurisë për njerëzit.

Papa Dhimitri nuk pushonte së luturi natën dhe ditën, prandaj na u bë aq i dashur.

Falej nga thellesia e shpirtit gjithnjë e për të gjithë, për besimtarët e tij, për te afërmit, për Kishën, per gjithë njerëzinë.

Në jetën e tij vuri si themel njeridashjen. I donte njerëzit Plaku. I donte të gjithë. Shqetësohej për të tjerët dhe përpiqej të sillte cilindo pranë Krishtit.

Pater Dhimitri nuk kish pse i trembej vdekjes. Pat dëgjuar fjalët e Zotit: “Kush beson tek unë nuk gjykohet, por ka jetë të amëshuar”.

Sepse këto fjalë të Zotit nuk u thanë vetem për vdekjen, por kanë vlerë edhe për vetë jetën. Ai nuk ka për t’u gjykuar, nuk do të kalojë nga asnjë gjyq.

Tani që po flas, më vijnë ndërmend ato që shkruan Shenjti Simeon Teologu: Çdo të diel themi “Rilindjen e Krishtit do të shohim”. Vetë ne e kemi parë vallë Ringjalljen e Krishtit brenda shpirtit tonë? Në eshtë se po, atëhere kemi kaluar nga vdekja në jetë. E pamë Zotin dhe kështu u bëmë të përjetshëm.

Pater Dhimitri na shfaqet para syve i palodhur natë e ditë.

E takoja shpesh dhe gëzohesha kur e dëgjoja të tregonte ndodhi të ndryshme që lidheshin me dashurinë për njerëzit dhe të luturit. Tani së fundi, në një vizitë që i bëra më tha: “Të luturit është vetë Krishti në shtëpinë tonë”.

Le t’i lutemi edhe për veten tonë, vëllezër, sepse besoj që, ashtu si Zoti i dha mundësinë këtu në tokë t’i shërbejë me përkushtim Kishës, po ashtu do ta marrë në Mbretërinë e Tij Qiellore.

Të na ndodhet gjithnjë pranë me këshillat e tij aq të çmuara për njerëzit e Kishës që duhet ta marrin si shembull.

Zoti na ndihmoftë t’i ngjajmë Pater Dhimitrit. T’i ngjajmë për thjeshtësinë, përkushtimin, të luturit dhe dashurinë për njerëzit.


Nga fjetja e pater Dhimitrit në Tempullin e Shenjte të Shën Nikollës.


Dhuratë nga të krishterët orthodhoksë të Greqisë për të krishterët orthodhoksë të Shqipërisë.

Botuar nga: “KOSHERJA ORTHODHOKSE” Selanik - GREECE 1994


 

Shën Vasili i Madh

Kryepeshkop i Qesaresë së Kapadoqisë



Mbi Shpirtin e Shenjtë

Përkthyer nga At Joan Pelushi

 

Μέ τήν εὐλογία τοῦ πατρός Δαμασκηνοῦ Γρηγοριάτου