Δευτέρα 26 Μαΐου 2025

KOZMA ETOLLOSI

 «Πνευματική φαρέτρα τοῦ Ὀρθοδόξου Χριστιανοῦ»

KOZMA ETOLLOSIT

Jeta e shenjtit martir dhe apostullit të vërtetë Kozma Etollosit siç na e përshkruan Shën Nikodhimi në Martirologun e ri të tij

Dhuratë nga të krishterët ortodoksë të Greqisë për të krishterët ortodoksë të Shqipërisë

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSË»

Selanic - Greece 2000


O Zot, hirësomë dhe falmë mua mëkatarin.

Në emër të Atit e Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Amin.

Lavdi ty, o Zoti Krisht, lavdi ty, o shpresa jonë.

Mbret qiellor, Ngushëllimtar, Shpirti i së vërtetës, që ndo- dhesh kudo dhe i përmbush të gjitha, thesar’i të mirave dhe falës’i jetës, eja dhe tendëso ndër ne dhe pastrona prej çdo njolle, dhe shpëto, o i Mirë, shpirtrat tanë. Amin.

Shenjt Perëndi, Shenjt i fuqishëm, Shenjt i pavdekshëm, mëshirona. (3 herë)

Lavdi Atit e Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë dhe në jetët e jetëve. Amin.

Trini e tërëshenjtë, mëshirona; O Zot, hirësoji mëkatet tona; O Kryezot, fali paudhësitë tona; O i Shenjtë, vështroji dhe shëroji sëmundjet tona me emrin tënd. Mëshiro, o Zot. (3 herë)

Lavdi Atit e Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë dhe në jetët e jetëve. Amin.

Ati ynë, që je në qiell, u shenjtëroftë emri yt; ardhtë Mbretëria jote; u bëftë dëshira jote si në qiell dhe mbi dhë; bukën tonë të përditshme jepna neve sot; edhe falnai fajet, sikundër edhe ne ua falim fajtorëve tanë; edhe mos na shtjer në ngasje, po shpëtona nga i ligu.

Se jotja ështe Mbretëria dhe fuqia dhe lavdia, e Atit e Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë dhe në jetët e jetëve. Amin.


 

KOZMA ETOLLOSIT

Jeta e shenjtit martir dhe apostullit të vërtetë

(siç na e përshkruan Shën Nikodhimi në Martirologun e ri të tij)

Në vitin 1779, më 24 gusht u flijua në Shqipëri Shenjti martir dhe Apostulli i vërtetë, Shën Kozmai.

“Si një yll u shfaqe në këtë jetë, o Kozma, dhe botës, mefjaVe me gjak, i dhe dritë”

Ai që ish me të vërtetë njeri i Zotit, mësuesi dhe përha- pësi i Ungjillit të shenjtë, Kozmai, rridhte nga një fshat i vo- gël i Etolisë që quhej Mega Dhendro. Ishte bir prindërish që e dëgjonin fjalën e Zotit, të cilët e mëkuati dhe e edukuan “me mësimet dhe këshillat e të Piotfuqishmif’, siç shkruan Apostulli. Kur ishte njëzet vjeç, ndoshta dhe pak më i rritur, filloi të marrë mësimet e para nga Jerodiakoni Anania Dervi-


sani. Por meqë në atë kohë u hap në Malin e Shenjtë shkolla e Vatopedhit, që bëri shpejt emër, ai shkoi aty me shumë mo- shatarë të tij dhe i plotësoi mësimet duke patur mësues Pana- joti PaUamanë. Më pas mësoi edhe shkencën e Logjikës nga mësuesi Nikolaos Xarxulios prej Meçovi, i cili ishte drejtor i shkollës së atyshme dhe kishte zëvendësuar të shumëditurin Eugjen. Atëhere ishte akoma laik me emrin Kostas. Por, ndërsa bënte pjesë në klasën e laikëve, dukej i stolisur me thjeshtësinë e klasës së murgjve dhe përpiqej e ushtrohej vetë për t’u bërë i denjë i kësaj klase. Kur ajo shkollë e fam- shme u shkretua përsëri pas ikjes së mësuesve dhe u katandis në gjendjen e mëparshme, atëhere dhe i ndrituri Kosta u lar- gua prej aty në Manastirin e Shenjtë të Filotheut, ku veshi shpejt rrobën e murgut dhe i hyri me shumë dëshirë mundi- meve të jetës prej murgu. Pas kësaj, meqenëse Manastiri kishte nevojë për prift, i nxitur dhe i lutur nga etërit u shugu- rua Jeromonak. Qysh kur ishte akoma Iaik, ai digjej nga dëshira të ndihmonte me dituritë e tij vëllezërit e krishterë. Shumë herë thoshte se vëllezerit tanë të krishterë kanë shu- më nevojë për fjalën e Zotit dhe se ata që fitojnë dije, kanë për detyrë të mos vrapojnë në shtëpitë e arhondëve dhe në oborret e të mëdhenjve, ku i bëjnë të pavlefshme dituritë e tyre me mendimin të fitojnë pasuri dhe ofiqe, por duhet sido- mos të mësojnë njerëzit e thjeshtë, të cilët jetojnë në padituri dhe paqytetëri të madhe.

Megjithëse kishte një dëshirë aq të madhe dhe një zell i fuqishëm digjte shpirtin e tij të shenjtë për të ndihmuar të shumtët, përsëri nuk guxoi të ndërmarrë vetë ai misionin Apostolik, pa kuptuar më parë vullnetin e Zotit. Ai, njeri i thjeshtë dhe i virtytshëm, e mendonte sa gjë e vështirë dhe e madhe ishte të bëheshe përhapës i fjalës së Zotit. Kështu, duke dashur të saktësojë ishte a s’ishte kjo gjë në dëshirën e Zotit, hapi Librin e Shenjtë dhe - çfarë çudie! - u ndodh përpara shprehjes së Apostullit që thotë “Le të mos përpiqe- mi vetëm për interesin tonë por edhe për interesin e vëllait tonë...”.

Pasi mori vesh pra këtë gjë nga fjala e Zotit dhe pasi u shfaqi qëliimin e vet edhe etërve të tjerë kishtarë, duke ma- rrë dhe pëlqimin e tyre, shkoi në Konstandinopojë për t’u ta- kuar me të vëllanë, dhaskalin Krisanth. Ai i mësoi edhe disa gjëra prej artit te gojëtarisë që të kishte dhe njëfarë metode në fjalët që do të mbante. Të njëjtin mendim ua shfaqi dhe priftërinjve dhe dhaskalë,ye të atyshëm, të cilët e nxitën në këtë vepër të shenjtë. Mori dhe leje me shkrim nga Patriarku i atëhershëm Serafimi, që rridhte prej Delvine, dhe kështu nisi fatlumi të përhapë Ungjillin e Mbretërisë së Shenjtë, në filiim në kishat dhe fshatrat e Konstandinopojës. Duke vazh- duar shkoi në Navpakto, në Vrahori, në Mesolongj dhe në të tjera qytete e fshatra. Pastaj u kthye përsëri në Konstandino- pojë ku, si u takua me Patriarkun e atëhershëm Sofronin dhe si mori prej tij përsëri bekimin dhe lejen e duhur, nisi prapë të përhapë fjalën e Ungjillit me më shumë zell dhe gjallëri. Kaloi në të gjithë pothuaj ishujt e Egjeut dhe u mësoi të krishterëve të pendohen dhe të bëjnë vepra të denja të pendesës së tyre. Në vitin 1775 u kthye prej aty në Malin e Shenjtë, në vazhdim shkoi në Manastiret, ku foli me Etërit që ndodheshin në to dhe lexoi për pak kohë librat e Shenjtë të Etërve të Kishës. Por, meqenëse - siç thoshte vete ai - nuk mundej të duronte më dëshirën që i didgjte shpirtin për t’ u bërë mirë të krishterëve, iku nga Mali i Shenjtë për të vazh- duar veprën e tij. Filloi nga fshatrat përreth, vazhdoi në Sela- nik, në Veria dhe pothuaj në gjithë Maqedoninë. Shkoi më pas edhe nëpër fshatrat e Himarës, Akamanisë, Etolisë duke arritur deri në Artë dhe Prevezë. Prej aty lundroi në Shën Mavra dhe në Qefaloni, Kudo që shkonte ai njeri i bekuar, mblidheshin grumbuj të mëdhenj të krishterësh dhe dëgjonin me përkushtim dhe vëmendje fjalët e tij të ëmbla dhe të le- zetshme. Pastaj vazhdohej me faljen e mëkateve dhe besimtarët e ndjenin shpirtin të lehtësuar. Mënyra si u drejto- hej njerëzve ishte vërtet e thjeshtë, siç i flasin peshkatarët njëri-tjetrit. Këtë e them me bindje sepse pata fatin ta dëgjoj me veshët e mi. Zëri i tij ishte paqësor dhe i butë, fjalët e tij ishin të mbushura me dritën dhe qetësinë e Frymës së Shenjtë. Sidomos në ishullin e Qefalonisë, ky mësues i Shenjte bëri shumë të mira në ndihmë të njerëzve, duke ko~ rrur frytet e farës që mbolli me fjalët e shenjta të tij. Por ed- he Zoti e ndihmonte nga lart dhe u vinte vulën fjalëve të tij me shenjat dhe çuditë që do të tregojmë më poshtë, siç ve- pronte dikur me fjalët e Apostujve të shenjtë.

Në këtë ishull, domethënë në Qefaloni, jetonte një rro- baqepës i varfër. Ai kishte të paralizuar prej vitesh dorën e djathtë dhe ishte i paaftë për punë. Ai pra, shkoi tek Shenjti dhe e luti ta shërojë. Shenjti e këshilloi të ndjekë me përku- shtim fjalët e tij dhe Zoti do ta mëshirojë. Rrobaqepësi i var- fër e dëgjoi, ndoqi fjalët e tij dhe - sa çudi! - ditën tjetër u zgjua me dorën të shëruar. Një tjetër njeri, edhe kv i oarali- gjithë krevat të dëgjonte fjalët e Shenjtit. Pas disa ditësh e- dhe ai u shërua plotësisht, lëvdonte Zotin dhe falënderonte Shenjtin.

Në Kastron e Asos ndodhej një i pasur që kishte një sëmundje të tmerrshme nga veshët. Prej shumë vitesh kishte humbur pothuaj dëgjimin. Shkoi dhe ai me përkushtim dhe besim aty ku Shenjti mbante fjialët e veta dhe menjëherë fi- lloi të dëgjojë qartë. Dhe që atëhere u bë plotësisht mirë. Është një fshat i vogël në Qefaloni që quhet Kuruni. Duke kaluar një ditë vere nga ky fshat; Shenjtin e zuri etja dhe kërkoi t’i japin ujë nga një burim i shterur, që ndodhej aty afër. Fshatarët i thanë që burimi s’kish ujë. Por, që t’i binde- shin, shkuan dhe nxorrën nga thellësia e burimit ujë te perzier me baltë e dhera dhe ia sollën. Shenjti e vuri në goje dhe piu pakëz. Qysh prej asaj kohe pusi i thatë buroi ujë të pastër dhe është gjithnjë plot dimër verë. Çudibërja është edhe më e madhe kur të thonë se me këtë ujë shërohen shumë sëmundje.

Për shkak të njerëzve të shumtë që mblidheshin për ta dëgjuar, asnjë kishë nuk e nxinte turmën e besimtarëve. Prandaj ai detyrohej ta shpallte fjalën e Zotit nëpër sheshe të hapura. Kështu, pra, e pat bërë zakon dhe kudo që shkonte dhe kishte ndërmend të flasë për Zotin, porositte të ngrenin një kryq të madh prej druri dhe ta vendosnin ne mes të she- shit. Pastaj mbështeste në drurin e kryqit fronin, që, siç tho- në, ia kishte ndërtuar Kurt Pashai, ngjitej në te dhe fillonte të predikonte. Pasi përfundonte, fronin e merrte me vete kudo që shkonte, ndërsa kryqin e linte aty që t’u kujtonte njerëzve


Zoti ka bërë herepashere shumë mrekulli. Kështu, në qendër të pazarit të Argostolit që është qyteti më i madh i Qefalo- nisë, aty ku Shenjti pat lënë një të tillë kryq, shpërtheu nga toka ujë me veti çudibërëse, që vazhdon të rrjedhë deri sot pa u pakësuar asnjëherë.

Nga Qefalonia shkoi në Zaqintho. E shoqëronin më shumë se dhjetë kaiqe të mbushura me besimtarë të bindur nga Qefalonia. Por aty nuk pati sukses njeriu i bekuar. Pran- daj, pasi predikoi vetëm për pak kohë, u kthye përsëri në Qefaloni dhe prej aty shkoi në Korfuz ku u prit me gëzim nga të gjithë dhe veçanërisht nga vetë princi i ishullit. Por, meqenëse u grumbullua një turmë e madhe nga fshatrat përreth për të dëgjuar fjalët e Shenjtit, krerët e qytetit iu lutën të ikë më shpejt sepse i trembeshin ndonjë të pabëre. Dhe kështu, me qëllim që të mos bëhej shkak ngjarjesh të papëlqyera dhe turbullirash midis njerëzve, u largua që aty dhe u hodh në bregun përballë, domethënë në Shqipëri, në qytetin e Dyzet Shenjtorëve (Sarandë). Aty u mësonte të krishterëve fjalën e Zotit duke kaluar fshat më fshat, në të gjithë zonën ku njerëzit ishin egërsuar dhe ku respekti ndaj Zotit dhe jeta e krishterë rrezikoheshin të zhdukeshin pa lënë gjurmë. Të krishterët e atyre anëve ndodheshin në padije te madhe dhe ishin bërë pre shumë të këqiash, vrasjesh, vjedh- jesh dhe gjërash të tjera të padëgjuara. Kështu, me ato që bënin, ata sa s’po ua kalonin edhe vetë të pafeve. Pikërisht në shpirtrat e shkretë dhe të egërsuar të këtyre të krishterëve, Shën Kozmai mbolli farën e fjalës se Zotit dhe me ndihmën e tij hyjnore arriti të bëjë shumë të mira. aë mbflhpn mmH hajdutët, u mësoi të kenë mëshirë njerëzve të pamëshirshëm e të pashpirt, të pafetë i futi në rrugën e Zotit, të paditurve dhe të pagdhendurvp u ndriçoi mendjet me të vërtetat hyj- nore dhe i bëri të ndjekin me etje Meshën e Shenjtë. Ai u tre- goi udhën e pendesës dhe të ndreqjes gjithë mëkatarëve, të cilët pranonin se ishte shfaqur në ditët e tyre një Apostull i ri. Me mesimet e tij ngriti kudo, nëpër fshatra e qytete, shkolla ku shkonin femijët dhe mësonin falas fjalët e Zotit. Në këtë mënyrë atyre u rrënjosej besimi dhe respekti ndaj Zotit, mësoheshin të ishin të virtytshëm në familje e shoqëri. Arriti të bindë të pasurit dhe ata blenë më shumë se katër mijë kolimvithra të mëdha prej bakri, dymbëdhjetë grosh secilën dhe ia dhuruan Kishës si kujtim të tyre të përjetshëm. Aty do të pagëzoheshin siç u kishte hije fëmijët e të krishte- rëve. Arriti të bindë, po kështu, ata që kishin mundësi dhe u blenë libra kishtarë dhe mësime për të krishterët, tespihe, kryqe të vegjël, shami dhe krehëra. Librat ua dhuronte atyre që dukej se do t’i lexonin, shamitë - më shumë se katër mijë - ua ndante grave, që të mbulonin kryet, krehërat i jepte tek ata që premtonin të linin mjekër dhe të jetonin krishtërisht duke ruajtur virtytet, ndërsa tespihet dhe kryqet - më shumë se pesëqind mijë - ua ndante njerëzve të thjeshtë, që t’u fal- nin mëkatet atyre që i patën blerë.

Kudo që shkonte e ndiqnin pas dyzet deri pesëdhjetë priftërinj. Kur shkonte nga një qytet në tjetrin, u çonte fjalë besimtarëve te krishterë të rrëfehen, të agjërojnë dhe ta kalojnë gjithë natën duke u lutur nën dritën e qirinjve. Për

Iriifa     T/i  nar'rYohtnr rTioo     /Tnifi /TTia          loro

taj u ndante të gjithëve qirinj falas, vinte priftërinjtë dhe lex- onin Efkelin e Shenjtë. Besimtarët lyheshin me vajin hyjnor dhe më pas ai mbante fjalën e Zotit. Meqë i shkonte pas shumë popull, dy a tre mijë, jepte porosi qysh në darkë dhe bënin gati shumë thasë me bukë e kazanë me grure të zier. Pastaj i nxirmin jashtë në rrugë, aty ku do të kalonte populli, dhe të gjithë mermin bukë dhe grurë duke falur të gjallë e të vdekur.

Me Shën Kozmanë Zoti bëri edhe aty në Shqipëri, ashtu si dhe në vende të tjera, çudira të mëdha: Një oficer turk, i nxitur ose nga hebrenjtë ose nga satanai, e urrente kaq shu- më Shenjtin saqë një herë i hipi kalit dhe u nis revan që ta arrinte dhe t’i bënte keq. Por, tek vraponte, kali e rrëzoi dhe ai theu këmbën e djathtë. Kur u kthye në shtëpi gjeti të birin të vdekur. Kështu, si u pendua për ato që kish bërë, i dërgoi letër Shenjtit ku i kërkonte ndjesë.

Agallarët e Filatit shkuan të shohin Shenjtin dhe të dëgjojnë fjalët e tij. Meqë ish kohë vere, u shtrinë dhe fjetën jashtë në fushë. Për një çast, në errësirën e thellë të natës, panë një dritë qiellore si re, qe mbulonte vendin ku rrinte Shenjti dhe këtë ua treguan të krishterëve. Në mëngjes kërkuan që vetë Shenjti t’u jepte uratën e tij me gjithë shpirt dhe jo vetëm me fjalë.

Një tjetër oficer turk nga Kavaja vuante nga një sëmun- dje e tmerrshme dhe hiqte shumë. Kur dëgjoi për Shën Ko- zmanë, dërgoi tek ai shërbëtorin e vet dhe e luste të shkonte aty për ta bekuar se ndoshta uratat e tij i dëgjonte Zoti dhe e shëronte. Shenjti në fillim nuk desh të shkonte HhVp thënë një enë me ujë dhe e luste Shenjtin ta bekonte. Atëhere She- njti, duke parë përkushtimin e turkut, e porositi të bënte dy gjëra: Të mos pijë uzo dhe t’u ndajë të dhjetën e pasurisë së tij të varfërve. Dhe, si mori premtimin e turkut, e bekoi ujin dhe këtë ujë e piu i sëmuri. Pas katër ditësh ai ishte shëruar plotësisht e pas kësaj bëri shumë vepra në ndihmë të të varfërve dhe të dobtëve.

Në vendin e quajtur Lëkurës, afër Fanarit, një turk pa kryqin, qe pati lënë aty Shenjti siç e kish zakon, e lëvizi nga vendi ku ish dhe po e çonte në shtëpinë e vet që të bënte dy dërrasa për krevatin. Por menjëherë - çfarë çudie! - ndodhi një si tërmet i fuqishëm dhe, duke mos mundur të mbahet në këmbe, ai ra përtokë e rrokullisej, shkumonte dhe kërciste dhëmbët si i çmendur.

Kjo mbajti shumë dhe, pasi erdhi në vete i ndihmuar nga dy kalimtarë, kuptoi se kishte rënë mbi të zemërimi hyjnor ngaqë guxoi dhe hoqi kryqin nga vendi ku ishte. Kështu, vetë ai e shpuri dhe e vendosi kryqin përsëri në vendin e vet, aty ku ishte me parë. Shkonte çdo ditë dhe e puthte me përkushtim të madh. Një herë tjetër, kur kaloi prej aty Mësu- esi i Shenjtë, i njëjti turk vrapoi pas tij, iu fal dhe ua tregonte ngjarjen të tjerëve duke kërkuar ndjesë kokulur.

Shenjti bënte kontroll në ato gra që vishnin stolira dhe arriti t’i bindë me fjalët e tij që t’ i hiqnin të gjitha. Një pje- së bile u veshën edhe me të zeza. Një grua e pasur nga Korça kishte një fëmijë, të cilin e stoliste me monedha floriri dhe stoli të tjera të tepërta. Këtë grua e këshilloi shumë herë

CL                           _1 _ -x_                          

se po të mos i hiqte stolitë nga fëmija, do ta humbiste shpejt. Dhe, meqenëse përsëri nuk u bind, ditën tjetër e gjeti të birin të vdekur në shtrat dhe e kuptoi se Zoti e ndëshkoi për mos- bindjen e saj.

Shenjti kudo që shkonte i mësonte të krishterët të mos bënin shitblerje të dielave, as punë të tjera, por të shkonin në kisha për të ndjekur Meshën e Shenjtë dhe fjalën e Zotit. Kush nuk bindej do merrte dënimin e Zotit. Në Halqadhes, një fshat që mban rreth një orë nga Arta, një tregtar, i cili nuk dëgjoi dhe guxoi të shesë mallin e vet të dielën, menjë- herë ndjeu dorën t’i paralizohej. Por ai shkoi me nxitim tek Shën Kozmai, kërkoi të falur për mëkatin dhe pas disa ditësh u shërua.

E njëjta gjë u bë edhe në Pargë. Dikush që kishte një pu- nishte, deshi të shesë diçka të dielën, por iu bllokua dora dhe s’e lëvizte dot. Shkoi ia rrëfeu mëkatin Shenjtit dhe ai, pasi e këshilloi, e fali duke i dhënë njëkohësisht shërimin e dorës, që aq shumë e priste. Në Ksiromeri qëlloi që një grua të mbrunte të dielën. Kur nxorri bukën nga furra, e gjeti të ku- qe, si të ishte mbrujtur me gjak. U përul në këmbët e Shenjtit dhe mori prej tij ndjesën që i takonte. Edhe në të tjera vende, meqenëse nuk u ruajt respekti që i takonte ditës së diel, diku plasi një buall, diku një mushkë, dikë e lanë mendtë dhe di- kush mbeti pa fëmijë.

Në një fshat të Kosturit, në Selcë, një grua që i falej Shenjtit, mori ujin me të cilin Ai pat larë dikur fytyrën dhe e mbante në një enë qelqi. E, për çudi, brenda në atë enë mbiu një bimë vetëm me dy fletë. Bima u bë e madhe sa edhe ena dimisht ngjyrën e saj dhe mbetej e freskët për një kohë të gjatë. Të gjithë njerëzit çuditeshin me të, sepse ky ujë u solli shërim shumë të sëmurëve, siç thosh edhe vetë gruaja që e kish. Të tilla dhe të tjera çudira bëri Zoti me anë të Shenjtit, por ne nuk do t’ i përmendim të gjitha që të mos zgjatemi shumë.

Shën Kozmai thoshte shumë herë se vetë Jezu Krishti e thirri për të shpallur Ungjillin dhe se nga dashuria për të ai do të flijohej. Kjo profeci e tij u bë realitet në këtë mënyrë: Ky mësues apostolik nuk e hapi kurrë gojën për të thënë diçka kundër hebrenjve as në Selanik as në Kostur dhe as në Janinë, kudo që ndodheshin hebrenj. Vetë ai u mësonte të krishterëve të sillen siç i ka hije një të krishteri të mirë dhe të jenë të çiltër e të ndershëm me afendikojtë që Zoti u caktoi. Vetë shqiptarët që shkonin nëpër sheshe ku ai përhapte fjalën e Zotit dhe e dëgjonin me ëndje, e tregonin Kozmanë si një njeri shumë të dhënë pas Zotit, sa edhe vetë Kurt Pashai, pa- si i dëgjoi këto fjalë, urdhëroi dhe i sollën Shenjtin. Kaq shumë i pëlqeu biseda me të, saqë fronin për të cilin folëm më lart ia ndërtoi dhe ia veshi me kadife të mëndafshtë vetë ai, që Shenjti të ngjitej në të dhe t’u fliste besimtarëve nga lart. Por hebrenjve që bgponin në Janinë nuk u pëlqente të përhapej besimi dhe Ungjilli i Jezu Krishtit, prandaj shkuan dhe i thanë Kurt Pashait se Shën Kozmai ishte gjoja i dërguar nga Rusia për të mashtruar rajatë. Atëhere dora hyjnore e mbrojti Shenjtin nga kjo shpifje vdekjeprurëse, por pasuritë e të krishterëve u dëmtuan rëndë.

Meqenëse u vërtetua se akuza që i bënë Shenjtit te Pa-

Kozmai shkoi përsëri në Janinë, ku arriti të bindë të krish- terët ta bëjnë pazarin jo të dielën, por të shtunën, dhe kjo gjë i dëmtoi shumë hebrenjtë. Në vazhdim i shpajli hebrenjtë armiq të hapur të Krishtit dhe tha se ata ishin gati për të bë- rë keq në çdo çast. Kështu, meqë hebrenjtë e kishin inat Shenjtin për ato që u bënte, shkuan tek Kurt Pashai dhe i dhanë shumë para që ta vriste. Ai, si mori edhe mendimin e hoxhës, vendosi ta kryente këtë punë me mënyrat e veta. Kjo gjë u bë siç do ta tregojmë me poshtë:

Shenjti e kishte bërë zakon që, kudo ku shkonte për të përhapur fjalën e Zotit, të merrte leje nga Kryeprifti i vendit ose nga këshilltarët e tij. Për të njëjtin qëllim dërgonte përfa- qësues të tij për të marrë leje nga krerët e vendit. Pas kësaj shpallte pa pengesë fjalën e Zotit. Kur shkoi njëherë në një fshat të Shqipërisë, në Kolikodash, mori pëlqimin e Krye- priftit të asaj zone. Ai kërkoi gjithashtu dhe krerët e vendit dhe mësoi se atë zonë e urdhëronte Kurt Pashai, i cili ndo- dhej në Berat që mbante dymbëdhjetë orë larg. Por mësoi se hoxha i pashait ndodhej aty afër dhe prandaj dërgoi njerëz që i morën lejen dhe mundi t’u flasë të krishterëve. Për të qenë më i sigurt, ai mendoi të shkonte vetë te hoxha dhe të merrte leje. Të krishterët e penguan për pak kohë duke i thënë se kurrë nuk e pat bërë një veprim të tillë, pra të shkonte personalisht në krerët e vendit për t’u kërkuar leje. Por askush nuk mundi ta pengonte. Shenjti u tha të mos e pengo- nin më, mori me vete katër kallojerë dhe një prift për përkthyes dhe shkoi te hoxha. Hoxha i tha se gjoja kishte marrë letër nga Kurt Pashai ku e porositte t’i dërgonte Shenj- tin për të biseduar. Ndërkaq ai urdhëroi njerëzit e tij të mbajnë nën mbikqyrje Shenjtin dhe të mos e lënë të dalë nga oborri deri sa ta dërgonin tek Pashai. Atëhere e kuptoi mësuesi i bekuar se kishin ndërmend ta vrisnin. Lëvdoi dhe falënderoi Zotin Krisht që i dha mundësinë ta mbyllte si martir udhën e tij apostolike. Pastaj u kthye nga kallojerët që e shoqëronin dhe u tha psalmin që fillon me vargjet: “Kalu- am nëpër zjarr e ujë dhe na nxorre në dritë”. Atë natë vazh- doi t’i thurë lavde pa pushim Zotit pa u treguar aspak i pikëlluar për vdekjen që i afrohej, por përkundrazi dukej i gëzuar si.të shkonte nëpër dasma e ziafete. Në mëngjes e morën shtatë xhelatë turq, e hipën mbi një kalë dhe u hoqën gjoja sikur po e çonin tek Kurt Pashai. Por, kur u larguan - kishin bërë rreth dy orë rrugë - e shpunë aty ku kalonte një lumë i madh dhe, pasi ,e zbritën nga kali, i treguan se kishin urdhër nga Kurt Pashai që ta vrisnin. Shenjti e dëgjoi me gëzim këtë vendim kundër tij, ra në gjunjë dhe iu lut Zotit duke e falënderuar e lëvduar që nga përkushtimi për të po flijohej, ashtu sikurse e dëshironte ngaherë shpirti i tij. Pastaj u ngrit, bekoi duke bërë kryqin në katër anët e horizontit dhe u lut për gjithë të krishterët që u përmbaheshin porosive të tij. Në vazhdim xhelatët e ulën pranë një peme dhe deshën t’ i lidhin duart. Por Shenjti nuk i la, duke u thënë se nuk do të kundërshtonte, por do t’i mbante duart të kryqëzuara si t’ia kishin lidhur. Pastaj mbështeti kokën e tij të shenjtë në pemë. Barbarët e lidhën me një litar në qafë dhe, me ta shtrënguar pak, shpirti i tij i shenjtëruar u ngjit ntfënjëherë ne qiell. Kështu, i lumi Kozma, njeriu që vetëm të mira u kish bërë të gjithëve, ai që ishte një stoli e vërtetë e kësaj bote, pati fatin të marrë nga Zoti një kurorë të dyfishtë, si apostull i vërtetë dhe si shenjt i martirizuar në moshën gjashtëdhjetë e pesë vjeç. Trupin e tij të shenjtë xhelatët e zhveshën, e zvarritën dhe e hodhën në lumë me një gur të madh në qafë. Kur e mësuan lajmin, të krishterët vrapuan me një frymë për ta nxjerrë. Kërkuan në ujrat e lumit me rrjeta dhe me mjete të tjera, por nuk mundën ta gjenin. Pas tri ditësh, një prift i përkushtuar i quajtur Marko, që shërbente në Manastirin e Ardevusës pranë fshatit Kolikodash hipi në një trung, bëri kryqin dhe shkoi të kërkonte. Dhe - sa çudi! - pa trupin e Shenjtit që qëndronte mbi ujë dhe rrinte drejt si të ish i gja- llë. Nxitoi menjëherë, e përqafoi dhe e nxorri nga uji. Në momentin që e ngriti, u derdh në lumë shumë gjak nga goja fjalëmbël e Shenjtit. Pastaj si e veshi kufomën e Shenjtit me rason e vet, e çoi në Manastirin e Shën Mërisë dhe e varrosi me nderime prapa Ajodhimës.

Pas vdekjes së Shenjtit ndodhën ngjarjet e mëposhtme: Kurt Pashai u pendua hidhur sepse u gënjye nga fitimet e çastit dhe vrau një njeri të pafajshëm dhe të paqshëm si ai. I dërgoi lajm hoxhës të Iironte kallojerët e Shenjtit, që i mbante nën mbikqyrje, për të shkuar në Manastirin e Shën Mërisë dhe të qëndronin aty. Kur këta shkuan dhe gjetën të varrosur kufomën e Shenjtit, për të mësuar më mirë si ndo- dhi flijimi i tij, e çvarrosën së bashku me priftërinj dhe besimtarë të tjerë. Megjithëse kishte ndenjur tri ditë brenda në lumë, trupi i tij nuk ishte dëmtuar fare dhe as që mbante erë të keqe. Përkundrazi prej tij përhapej një aromë e mirë dhe dukej sikur flinte. Si e përqafuan me dhimbje e përku- shtim, e varrosën përsëri. Atë çast qëlloi aty një grua e çme- ndur, e ardhur nga larg, që ndiqte Shenjtin sa ishte gjallë me shpresë se do të shërohej. Kur pa që hapën varrin e Shenjtit, mendja e saj u trondit fuqishëm dhe pas pak u bë shëndoshë e mirë dhe nuk pushonte së lëvduari Shenjtin.

Njëri nga turqit që vranë Shenjtin pat marrë kamillafin e tij dhe ishte kthyer te hoxha duke e mbajtur në kokë e duke tallur Shenjtin. Por në çast e lanë mendtë, hoqi rrobat dhe vraponte duke thirrur se ai e vrau Shenjtin. Kur kjo gjë ra në vesh të Pashait, ai urdhëroi dhe e hodhën në burg ku hoqi keq e mos më keq dhe më në fund vdiq.

Shenjti, pasi pat mbajtur fjalën e tij të fundit në fshatin që përmendëm më sipër, domethënë në Kolikodash, la aty, sipas zakonit një kryq të ngulur në tokë. Pas vdekjes së tij të krishterët vërenin përnatë një dritë qiellore që ndriste mbi kryq. Prandaj, në ditën e Kryqit priftërinjtë e populli shkuan dhe e morën kryqin duke bërë litaninë e duhur dhe e vunë pas Ajodhimës si kujtim të përjetshëm të çudisë që pat ndo- dhur.

Kur nxënësit e tij u lanë krejt të lirë nga Pashai, mblo- dhën eshtrat e trupit të Shenjtit. Disa prej tyre morën copa eshtrash dhe u shpëmdanë në vende të ndryshme, ku shumë të sëmurë fituan shëndetin me bekimin e tij. Bile tregojnë se ndodhi edhe ngjarja e mëposhtme: Në ishullin Naksos shku- an dy nxënës të tij për t’i treguar si ndodhi vdekja e martirit drejtorit të atyshëm të shkollës, Krisanthit, vëlla i Shenjtit të martirizuar. Qëlloi të kishin me vete disa nga qimet e mje- krës së Shenjtit. Në fshatin Neohori një gruia ishte e sëmurë rëndë nga një sëmundje vdekjeprurëse. Kur ajo mori në dorë me përkushtim këto qime - sa çudi! - ndjeu menjëherë një fuqi të mbinatyrshme në trup dhe me ndihmën e saj gjeti përsëri shëndet të plotë. Por edhe shumë gra që s’lindnin fë- mijë’, pasi morën me përkushtim dhe bindje dhë prej varrit të Shenjtit, brenda dyzet ditësh arritën atë çka dëshironin. Pra, me hirin e Krishtit dhe ndërmjetësinë e Shenjtit arritën të lindnin fëmijë.

 

Paçim dhe ne fatin që, me ndërmjetësinë e Shenjtit mar- tir, të ngjitemi në mbretërinë qiellore. Amin.

SHëNIM I PëRKTHYeSIT

Shën Kormai i Etolisë ka lënë gjurmë të thella dhe të pashlyeshme në ndërgjegjen e ortodoksve shqiptarë. Baba Kozmai emër me të cilën e pagëzuan shqiptarët, erdhi

i  gjallë deri në ditët tona me predikimet dhe me profecitë e tij, nëpërmjet traditës gojore, me gjithë censurën e shtetit ateist totalitar. Njohjes së figurës së këtij ierapostulli që shëtiti në disa shtete dhe kombe, neomartirit të kishës or- todokse, mjekut të shpirtrave njerëzore, inkurajuesit të të varfërve, i shërben dhe;ky libër i përkthyer nga greqishtja.

Ky libër përshkrohet nga fillimi deri në fund nga dashuria që ka autori, shenjtori për Perëndinë dhe për njerëzit. Kush dashuron Perëndinë nuk trembet nga asgjë, thoshte, Baba Kozmai. Kjo është edhe ideja kyesore e këtij libri.

Duke dashur t’i qëndrojë kosekuent përkthimit nga origjinali dhe për të mos hequr as dhe shtuar asnjë gërmë nga ato që kanë dalë nga goja e tij, të dashur lexues, shpesh herë shumë fragmente të librit kup- tohen me vështirësi edhe pas rileximit, bile mund të mbeten në enigmë.

I nderuar lexues, që ta kuptosh më irnirë këtë libër theopnefstik duhet ta konsiderosh veten si besimtarë dhe dëgjues direkttëpredikimittë tij, në atë kohë. Stili i tij është ai i bashkëbisedimit të tij me besimtarët, prej fillimit ë deri në fund, i këshillimit me ta dhe i mir- ëkuptimit shpirtëror. Gjuha dhe fjalori i përdorur nga autori është gjuha e thjeshtë dhe e kuptueshme për atë kohë, të cilën ai e ka jetuar, por për brezat tanë paraqet vështirësi. Me gjithatë kjo nuk i zbeh aspak vlerat ak- tuale filozofiko-shpirtërore të fjalës së këtij njeriu të shenjtëruar. Të mahnitëshme janë për ne profecitë e tij, të cilat jeta i vërtetoi dhe po i vërteton nga dita në ditë dhe kjo na jep të drejtë paragjykues për vërtetësinë e tyre të pa diskutueshme.

Duke e ditur se Baba Kozmai i ka shkelur me këmbë shumë prej viseve tona, si Berat, Fier, Gjirokastër e gjetkë, kur lexojmë librin e tij, një mall dhe nostalgji e thellë na pushton për të dhe një shpresë na lind, që ky vend, do të bëhet një vend i begatë, një parajsë e tokës, ashtu siç e dëshirojmë të tërë dhe ashtu siç e bekoi me fjalën e shenjtëruar dhe Ajazmën e tij, Baba Kozmai. «Në se veni në një qytet i thoni paqe këtij qyteti» ka thënë zoti.


 

STUDIMI 1

Zoti dhe Perëndia jonë Jezu Krishti, o vëllezër të mi, ^^autentiku i tërëëmbël dhe Dhespoti, krijuesi i ëngjëjve dhe i mendimit të gjerë dhe i qënies së ndjeshme, i shtyrë Zoti nga mirësia e tij e shumtë që ka për brezin tonë, bashkë me hiret e përsosura që na fali dhe po na fal çdo ditë, orë dhe moment, pranoi dhe u bë njeri i përkryer në sajë të shpirtit të shenjtë dhe prej gjakrave të filtruara të kryezonjës Hyjlindëse dhe virgjëreshës Mari që të na bëjë bij dhe trashgimtarë të mbretërisë së tij, të gëzohemi përherë në parajsë bashkë me ëngjëjt dhe të mos digjemi në skëterë me të pavyerit dhe djajtë.

Ashtu si harhond që ka vreshta dhe ara dhe vë pun- ëtorë, ashtu edhe Krishti duke patur për vreshtë tërë botën zgjodhi 12 Apostujt dhe u dha hirin e tij dhe bekimin e tij dhe i dërgoi në tërë botën që të mësojnë njerëzit si të jetojnë këtu mirë në paqe, me dashuri dhe kështu të shkojnë mirë në parajsë, të gëzojnë përherë të pendohen, të besojnë dhe të pagëzohen, në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të shenjtë dhe të kenë dashuri për Perëndinë dhe për vëllanë e tyre.

Dhe në çdo vend që shkojnë Apostujt dhe i pranojnë njerëzit, i porositi Zoti të bekojnë atë vend, ndërsa në atë vend të shkojnë Apostujt dhe nuk i pranojnë, i porositi Zoti të shkundin këpucët dhe të ikin.

Kështu Apostujt e shenjtë duke marë Hirin e Shpirtit

të Shenjtë si sherbëtorë të urtë dhe besnikë të Krishtit tonë vrapuan si vetëtimë në të tërë botën.

Në sajë të atij hiri shërojnë të verbër dhe të shurdhër, leprozë dhe të demonizuar dhe më e madhja, në emër të Krishtit tonë urdhërojnë të vdekurit dhe ata ringjal- len.

Në çdo vend që shkojnë Apostujt e shenjtë dhe pra- nohen nga njerëzit, i bëjnë ata kristianë dorëzojnë kry- epriftërinj dhe priftërinj, ngrenin kisha dhe e bëkonin atë vend që të bëhej një parajsë e tokës, gëzimi dhe begatije, banesë e ëngjëjve, banesë e Krishtit tonë.

Dhe në çdo vend që shkonin dhe nuk i pranonin njer- ëzit, i porositi që të shkundin këpucët e tyre, dhe mbetej në atë vend mallkimi dhe jo bekimi, bëhej ba- nesë e djallit dhe jo e Krishtit tonë.

E drejtë dhe e bekuar është që një mësues kur të mësojë, të shqyrtojë fillimisht dëgjuesit që ka, njëkoh- ësisht dhe dëgjuesit të shqyrtojnë mësuesin e tyre.

Edhe unë, o vëllezërit e mi, që u aftësova dhe q- ëndrova në atë vend të shenjtë, i cili është Apostolok nga shpirtgjerësia e Krishtit tonë, e shqyrtova në radhë të parë për arsyen tuaj dhe mësova me Hirin e Zotit tonë Jezu Krisht dhe të perëndisë se jeni Grekë, nuk jeni të pavyer heretikë, ateistë, por jeni besmirë kri- stianë orthodhokse, besoni dhejeni të pagëzuar në em- ër të Atit të Birit dhe të Shpirtit të Shënjtë, dhe jeni djem dhe vajza të Krishtit tonë. Dhe unë jo vetëm që nuk jam i denjë që t’i u mësoj por as këmbët t’i ua puth.

Çdo nj ëri nga ana ejuaj është më i ndershëm nga bota tjetër. Duhet të dini ju dhe fisnikëria juaj për mua, E di, se të tjerë ju kanë thënë të tjera, por në se doni të mësoni të vërtetën të tërë, ja ku po ua them.

Atdheu im është i rremë, i sëmurë dhe i gjakosur,; eshtë nga Shën Arti dha nga rrethi i Apokurit. Babai im, Nëna ime fisi im, qenë Kristianë orthodhoksë be- smirë.

Jam pra dhe unë, o vëllezër të mi, njeri mëkatar, më i keq nga të tërë, por jam rob i Zotit tonë lisu Krisht i Perëndisë së kryqëzuar.

Jo se unë jam i denjë të jem rob i Krishtit, por Krishti im më pranoi për shpirt gjërësinë e Tij.

Krishtin tonë pra, o vëllezër të mi, besoj, lavdëroj dhe i lutem. Krishtit tonë i lutem që të më forcoje për të mundur të tri armiqtë: Botën, trupin, dhe djallin.

Krishtit tonë i falem të më bëjë të denjë që të derdh dhe unë gjakun tim për dashurinë ndaj Tij, ashtu si e derdhi dhe Ai për dashurinë ndaj meje.

Nëse, o vëllezërit e mi, do të qe e mundur të ngjiteshe në qiell, të thërras me një zë të lartë, të predikoj në tërë botën, se vetëm Krishti jonë është biri dhe Çaia e per- ëndisë, dhe Perëndi e vërtetë, dhe jeta e cdo gjëje, desha që ta bëj por nga që nuk mundem që t’a bëj këtë gjë të madhe, bëj këtë të voglën dhe shkoj nganjë vënd në tjetrin, dhe mësoj vëllezërit e mi që sipas mund- ësisë, jo si profesorë por si vëlla, profesor vetëm Kri- shti jonë ishte.

Nga se u shtyva, o vëllezër të mi, dua që tu tregoj &rsyen. Duke ikur nga atdheu im para 50 vjetesh sh- ëtita në shumë vënde, kala, shtete dhe fshatra bile dhe Kostandinopojën' por më shumë qëndrova në Malin e Shënjtë, 17 vjet, dhe qaja për mëkatet e mija.

Bashkë me hiret e pa fund që më fali Zoti im, më bëri të denjë dhe mësova pak shkollë greqisht, u bëra dha murg.

Duke studjuar Ungjillin e Shenjtë dhe hyjnor gjeta brënda tij, shumë dhe nga më të ndryshmet nocione, të cilat që të gjitha janë margaritarë, diamante, thesare, pasuri, gëzim, begati, jetë e pa fund. Bashkë me të tjerat, gjeta edhe këtë fjalë që thotë Krishti jonë, se nuk duhet asnjë Kristian, burrë apo grua të kujdeset vetëm për vete si të shpëtoj, por të kujdeset edhe për vëllezërit e tij që të mos venë në skëterrë. Duke d- ëgiuar dhe unë, o vëllezër të mi, këtë fjalë të ëmbël që thotë Krishti jonë që të kujdesemi edhe për vëllezërit tanë, më brente ajo fjalë brenda në zemër kaq vite si krimbi që ha drurin çfarë të bëjë dhe unë.

U këshillova me etërit e mi spiritualë, kryepriftërinj, patrikër, u shfaqa mendimin timë që ta bëjë një vepër të tillë, dhe që të gjithë më shtynë që ta bëj dhe më thanë që një vepër e tillë është e mirë dhe e shenjtë. Bile i shtyrë nga Kryehirësia, zoti Sofroni patriku-të na ketë lënë uratën-duke marë uratat e tij të shenjta lashë prokopinë time, të mirën time dhe dola të shëtis nga njëri vend në tjetrin për të mësuar vëllezërit e mi, duke filluar të mësoj më erdhi një mendim, kudo që të shëtis të kërkojë aspra, sepse isha paredashës dhe da- shuroja shumë groshët, por edhe florinjtë akoma më shumë, jo si fisnikëria juaj që i preferoni ose i përbu- zni.

Duke studiuar sërisht Ungjillin e Shenjtë dhe Hyjnor gjeta përsëri një fjalë që thotë Krishti jonë, se faias ta dhashë edhe unë hirin tim, falas t’ua japësh edhe ti vëllezërve të tu, falas ti mësosh, falas ti këshillosh, falas ti rrëfesh dhe nëse do kërkosh të marësh gjë shp- ërblim për mësimin shumë apo pak qoftë edhe një as~ prë unë të vdes dhe të vendos në skëterrë.

Duke dëgjuar dhe unë, o vëllezër, këtë fjalë të ëmbël që thotë Krishti ynë që falas të punojmë për vëllezërit tanë, në fillim mu,,duk një Qalë e rëndë por më pas mu duk e ngjashme me mjaltën dhe kryesore edhe lavd- ërova dhe lavdëroj me mijëra herë Krishtin që më ruaj - ti nga ky pasion i madh për para dhe me hirin e Zotit tonë Jezu Krisht i Perëndisë sonë të kryqëzuar nuk kam as trastë, as shtëpi, as kapele, as raso tjetër nga ky që vesh por akoma i lutem Zotit tonë që gjeri në fund të jetës sime të më bëjë të denjë të mos kem trastë, për të marë aspra, humbas vëllezërit e mi dhe nuk mund që të dija, o Perëndinë, o djallin.

Eshtë e drejtë dhe e bekuar, o kristianët e mi siç po mësojmë ngaUngjilli i Shenjtë dhe nga Shkrimi Hyj- nor, të fillojmë doktrinën nga Perëndia dhe pasi të mbarojmë të falenderojmë Perëndinë, |6 se unë jam i denjë të përmend emrin e Perëndisë, por Perëndia më pranon nga shpirt gjerësia e saj.

Le të lëmë pra o vëllezërit e mi, të pavyerve, të here- tikëve, të ateistëve dhe të përmendim vetëm se sa Shpirti i Shenjtë ndriçoi profetët e shenjtë, apostujt dhe Etërit e kishës sonë dhe na shkruan dhe prapë nuk mund t’i themi të tëra sepse nuk është e mundur, duhen vite dhe kohëra, por disa që duken si më të nevojshme dhe sa janë mësimëdashës le të kërkojnë dhe të m- ësojnë dhe të tjerat.

Pra, i tërë miri o vëllezërit e mi dhe Perëndia është një, dhe kush thotë se ka shumë Perëndi është djall.

Eshtë një triade, Atë, Bir, dhe Shpirti i Shenjtë të një natyre, të një lavdi, të një mbretëri një Perëndi.

Eshtë i pa cënuer Zoti i madh dhe i plot fuqishëm, tërë dritë, tërë gëzim tërë shpirt gjerësi, tërëdashuri!

Nuk kemi asnjë shëmbull që të pëmgjajë me Shën Triadhën ngaqë nuk gjejmë tjetër në botë.

Që të marë një kuptim të drejtë mendja jonë po sjel- lim disa shembuj të teologëve të kishës. Midis të tje~ rave po përmendim djellin.

Djellin e dimë të tërë se është një, një është edhe Perëndia dhe ashtu si djelli që ndriçon këtë botë të ndjeshme, kështu edhe Shen Triada dhe Perëndi a ndri- çon atë që do të kuptojë.

Thamë o vëllezër e mi që djelli është një por është edhe me tre elemente bashkë, ka rezet të cillat vijnë në sytë tanë si vija, si fije, ka edhe dritë që shtrihet në tërë botën.

Me djellin mund të krahasojmë Atin që s’ka fillim, me rrezet të Birin që është i bashkënjëqënshëm dhe me dritën e njëqënëshme Shpirtin.

Eshtë një mënyrë tjetër që të kuptojmë Trininë e Ter- ëshenjtë. Si? Të rrëfeheni pastër, të kungoni misteret e pastra me frikë dhe me dashëmirësi dhe atëherë do tu ndriçojë Hiri i Shpirtit të tërëshenjtë që të kuptoni më mirë.

Këtë Trininë e tërëshenjtë ne kristianët ortodoksë, besëmirë e lavdërojmë dhe i lutemi se ajo është Per- ëndi e vërtetë dhe jashtë Shën Triadës sa quhen per- ëndi janë demonë.

Dhe nuk jemi vetëm ne që e besojnë, e lavdërojmë dhe lutemi Shën Triadës, por gjithë yjtë e qiellit dhe e gjithë rëra e detit, profetët, apostujt, martirët, asketët, që derdhën gjakun e tyre për dashurinë për Shën Tri- adhën dhe blenë parajsën që të gëzohen përherë. Nj- ëlloj bura dhe gra mohuan botën, shkuan nëpër shkretëtira dhe asketuan gjatë gjithë jetë së tyre dhe shkuan në parajsë.

Gjithashtu burra dhe gra jetuan brenda kësaj bote me fisnikëri dhe virgjëri, me argjërim dhe lutje, lëmoshë dhe me vepra të mira dhe shkuan mirë këtu dhe shkuan në parajsë të gëzohen përherë.

Nuk gjendet asnjë vend që të mungojë Perëndia. Du- het që ne kristianët besëmirë kur duam të bëjmë ndo- një mëkat, ta parandjejmë se Perëndia n;dodhet brenda në zemrën tonë, është i pranishëm kudo dhe na shikon, të na vijëturp ngaëngjëjt, shenjtorëtbile dhengaëngj- ëlli ruajtës i shpirtit tonë që na shikon.

Nga një fëmijë i vogël na vjen turp kur bëjmë një mëkat, si të mos të na vijë turp nga shenjtorët dhe ëngjëjt?

Perëndia i tërë mirë dhe i tërë hirshëm, o vëllezërit e mi, ka emra të shumtë dhe të ndryshëm, quhet dritë, jetë dhe ngjallje.

Por emri kryesor i Perëndisë është të quhet dashuri. Duhet që ne nëse duhet të kalojmë mirë këtu, të vemi dhe në parajsë le ta quajmë Perëndinë Atë dhe Dashu- ri, duhet të kemi dy dashuri: Për Perëndinë tonë dhe për vëllezërit tanë. E natyrëshme është që të kemi këto dy dashuri, e jashtë natyrëshme është të mos i kemi.

Ashtu si një dallandyshe je i duhen dy krahët që të fluturojë në ajër ashtu edhe neve na duhen të dy dashu- ritë, se pa ato është e pamundur që të shpëtojmë.

E para është se kemi detyrime të dashurojmë Per- ëndinë tonë që na fali kaq tokë të madhe këtu, që të banojmë provizorisht, kaq mijra pemë, burime, lume- nj, detra, ajrin, ditën, natën, qiellin, djellin e të tjera.

Të tëra këto pse i bëri? Për ne i ka bërë. Çfarë borxhi na ka? Asgjë. Të tëra falas, na bëri njerëz nuk na bëri kafshë, na bëri kristianë ortodoksë, besëmirë dhe jo heretikë të pavyer edhe pse mëkatojmë njëmijëherë në orë na hap zemrën si At dhe nuk na vdes që të na vendosë në skëterë, por pret pendimin tonë me pre- herin e tij të hapur, kur të pendohemi dhe të pushojmë nga të këqijat dhe të bëjmë të mira, të rëfehemi, të korigjojmë që të na përqafojë e të na vendosë në pa- rajsë që të gëzohemi përherë.

Tani pra këtë Perëndi të tërëmbël dhe Dhespotin nuk duhet që edhe ne ta duam, dhe në se e lyp nevoja, të derdhim dhe gjakun tonë njëmijherë për dashurinë e tij ashtu siç e derdhi Ai për dashurinë tonë!

Një njeri të thëret në shtëpinë tënde dhe do të të ser- virë një gotë verë dhe tërë jetën tënde të vjen turp dhe e nderon, ndërsa Perëndinë nuk duhet ta respektosh dhe të të vijë turp që na fali kaq të mira, që u kryqëzua për dashurinë tonë. Cili ishte ai u kryqëzua për djemtë e tij ndonjëherë? Ndërsa Jezu Krishti jonë i ëmbël, derdhi gjakun e tij dhe na shpagoi nga mundimi i djal- lit.

Tani nuk duhet që ne ta duam Krishtin tonë? Ne jo vetëm që nuk e duajm, por e shajmë çdo ditë me m- ëkatet që bëjmë.

Nuk e di kë doni që të dashurojë, o vëllezër të mi, të dashurojmë djallin, që na nxori nga parajsa dhe na solli në këtë botë të mallkuar dhe që pësojmë kaq të këqija? Dhe ka predispozicionin djalli, që nëse i jipet që këtë orë të na vdesë të tërë dhe të na vendosë në skëterrë e bën.

Tani ju pyes o vëllezërit e mi, dhe të më thoni kë duhet të urejmë djallin, armikun tonë, dhe të duam Perëndinë tonë, të parin tonë, krijuesin tonë? -Po o shenjtor i Perëndisë shumë mirë e thua, të paçim urat- ën, edhe unë e them, por Perëndi a do ijë qëllim që të ulet, i cili është dashuria. Le të kemi edhe ne pra, da- shuri për Perëndinë dhe për vëllezërit tanë dhe atëherë vjen Perëndia jonë dhe na gëzon dhe na mbjeli, në zemrën tonë jetën e pafund, duke kaluar mirë këtu dhe të shkojmë në parajsë që të kënaqemi gjithmonë.

Ne jo vetëm që s’kemi dashuri, por kemi urrejtje dhe armiqësinë në zemrën tonë dhe urejmë vëllezërit tanë. Vjen djalli dhe na hidhëron duke mbjellë vdekjen në shpirtin tonë dhe kalojmë keq këtu dhe shkojmë në skëterrë dhe digjemi përgjithmonë.

E natyrëshme është të duam vëllezërit tanë se jemi të një natyre, kemi një pagëzim, një besim, e pastra dhe një parajsë, që shpresojmë të arijmë.

Fat lumtur është ai që u bë i denjë dhe pranoji në zemrën e tij ato dy dashuri, për Perëndinë dhe për vëllezërit e tij. Se kush ka Perëndinë në zemrën e tij ka gjithnjë të mirat dhe nuk vuan nga mëkatet dhe sa nuk kanë Perëndinë në zemrat e tyre kanë djallin dhe bëjnë gjithmonë të këqija dhe tërë mëkatet.

Njëmijë të mira të bëjmë, o vëllezër të mi, falje, argj- ërime, lëmosha dhe gjakun tonë sikur ta derdhim për Krishtin tonë dhe nuk kemi këto dy dashuri, por kemi urejtjen dhe armiqësinë për vëllezërit tanë, të tera ato të mira që bëjmë janë të djallit dhe vemi në skëterrë.

Po mirë, thoni, me atë pak armiqësi për vëllezërit tanë duke pas bërë aq të mira, në skëterrë vemi? Po, o vëllezërit e mi, se ajo pak cmirë është helmi i djallit dhe ashtu siç vëmë brënda në njëqind okë miell pak tharm, që ka aq fuqi të fryjë tërë brumin që është, kështu edhe cmira tërë ato të mira që bëmë i kthen dhe i bën helme të djallit. Këtu, o kristianët e mi, si shkoni, keni dashurinë në mes tuaj? Nëse doni të shpëtoni, asgjë tjetër mos kërkoni në këtë botë, veç dashurisë.

Eshtë ndonjë këtu nga fisnikëria juaj të ketë atë da- shuri për vëllezërit e tij? Le të ngrihet në këmbë të ma thotë që ta uroj edhe unë, të vë të tërë kristianët që ti kërkojnë falje, të marrë një ndjesë që të jepte mijra florinj dhe nuk do ta gjente. -Unë, o Shenjtor i Per- ëndisë dashuroj Perëndinë dhe vëllezërit e mi-Mirë biri im paç uratën time. Si ta thonë emrin tënd? -Kos- ta-Cfarë zanati ke? -Ruaj dhentë-Djathin kur e shet e peshon? -E peshoj-Ti biri im, mësove të peshosh dja- thin dhe unë do të peshojë dashurinë.

Kandarit i vjen turp prej zotit të tij? Jo-Tani të pe- shojë edhe unë dashurinë tënde, dhe nëse është e plotë dhe nuk peshon gabim, atëherë të urojë edhe unë, të tërë të të kërkojnë falje.

Si të të kuptojë biri im se i dashuron vëllezërit e tu? Unë tani që po eci dhe mësoj botën them: Zotin Kosta e dashuroj si sytë e mi, pot ti nuk e beson, do që të më provosh më parë dhe atëherë të më besosh. Unë kam bukë për të ngrënë, ti nuk ke, në se tëjapë një copë dhe ty që nuk ke, atëherë shpreh se të dua. Në se unë ha tërë bukën dhe ti ke uri, çfarë shpreh? Se dashuria që kam për ty është e rreme.

Kam dy gota verë për të pirë, ti nuk ke, nëse të jap edhe ty nga kjo verë për të pirë, atëfferë tregojë se të dua. Nëqoftëse nuk të jap dashuria ime është kallpe. Je i hidhëruar të vdiq nënajote, ati yt, nëse vijë të ngush- ëllojë atëherë dashuria është e vërtetë. Nëse ti qan dhe çiresh dhe unë ha, pij dhe kërcej, e rreme është da- shuria ime.

E do atë fëmijën e varfër? -E dua-Në se e do jepi një këmishë se është iakuriq që të lutet për shpirtin tënd dhe ai.

Atëherë është dashuria e vërtetë, ndryshe është e rre- me. Nuk është kështu o kristianë të mi? Me dashuri të rreme nuk vemi në parajsë. Tani nëse do ta bësh da~ shurinë flori, merr dhe vish fëmijët e varfër dhe at- ëherë do të të falin. E bën këtë? -E bëj-Kristianët e mi Kosta e kuptoi që dashuria që kishte gjeri tani qe e rreme dhe do që ta bëjë flori, të veshë fëmijët e varfër. Nga që e stërmunduam të lutemi për Kostën tri herë: Perëndia e faltë dhe e mëshiroftë atë-Perëndia i tërë mirë dhe i tërë hijshëm është pra dhe quhet Dashuri, është dhe quhet Trini. I shtyrë Zoti nga shpirt gjeresia e tij bëri fillimisht 10 legjione ëngjëjsh. Engjëjt ishin frymë'të zjarrta pa trup siç është Shpirti ynë. Çdo leg- jion eshtë si yjet e qiellit Kush e shtyu Perëndinë dhe i bëri? Shpirt gjerësia e tij. Duhet edhe ne o vëllezërit e mi, nëse duhet ta quajmë Perëndinë tonë At, duhet të jemi shpirt gjerë të bëjmë që vëllezërit tanë të kënaqen dhe atëherë ti themi Perëndisë për natë: Ati ynë që je në qiell... Për ndryshe nëse jemi të këqinj, zemërgur dhe bëni në vëllezërit tanë të zëmërohen duke mbjellë vdekj en në zemrën e tyre, nuk duhet ti drejtohemi Per- ëndisë për natë, por djallit sepse djalli do që të bëjë që vëllezërit tanë të hidhërohen dhe jo Perëndia.

Dhe kështu, o vëllezërit e mi, legjioni i parë i ëngj- ëjve, që përmendëm më lartë, ra në krenari dhe kërkoi tëbarazohej mePerëndinë. Dhe prej andej qenjëëngj- ëll drite dhe i tërëshndritshëm, u bë djalli i errët dhe armik i njerëzve dhe ka për tu djegur gjithnjë në sk- ëterrë. Dhe kur dëgjojmë për djallin se është ai ëngjëlli i parë, ai është që shtyn njerëzit të krenohen, të vrasin, të vjedhin, është ai që hyn brenda tek njeriu i vdekur dhe duket si i gjallë dhe që ne e quajmë fantazëm, është ai që hyn brenda tek njeriu i gjallë dhe merr pamjen e Krishtit, të Shën Marisë, ose të ndonjë she- njtori, bredh lart e posht i demonizuar dhe thotë dhe bën çudira, ai është djalli që hyn tek njeriu dhe e de- monizon. Dhe le të jetë e lavdëruar Perëndia që na fali tre armë me të cilat ne luftojmë. Në se ndodhet këtu ndonjë prej jush që u demonizua dhe do të mësojë terapinë e lehtë është: rrëfim, argjerim dhe lutje. Sa më shumë të rëfehet njeriu, të argjërojë dhe të falet aq më shumë digjet dhe largohet djalli.

Ndërsa ra Iegjioni i parë nga lavdia ëngjëllore dhe u bë në djaj të nëntë legjionet e tjera u treguan modestë dhe ranë dhe i’u falën Trinisë së Tërëshenjtë dhe q- ëndruan në vendin e tyre që të gëzohen përherë. Duhet që edhe ne o vëllezër të mi, të mendojmë se çfarë gjë e keqe është krenaria, e rrëzoi djallin nga lavdia ëngj- ëllore dhe kapër tu djegurnë skëterë gjithmonëdhe se modestia mbajti ëngjëjt në qiell dhe gëzohen përherë në atë lavdi të Shën Triadhës. Duhet akBma të me- ndojmë se Perëndia e tërë mirë e urren atë që krenohet dhe dashuron atë që është modest.

Dhe jo vetëm Perëndia por edhe ne po të shohim ndonjë njeri modest na duket si ëngjëll, na vjen t’i hapim zemrën tonë dhe ta vëmë brenda, ndërsa kur shohim ndonjë kryelartë na duket si djall dhe kthejmë fytyrën tonë në anën tjetër që të mos ta shikojmë.

Le të largohemi pra, o vëllezërit e mi, nga krena sepse është pjella e parë e djallit, është rruga që na shpie në skëterë dhe të kemi modestinë, sepse është rruga ëngjëllore dhe na shpie në parajsë.

Këtu si shkoni përulësinë doni apo krenarinë? Kush do përulësinë le të çohet në këmbë që ta urojë-unë o ëngjëll i Perëndisë, dua përulësinë. -Hiq rrobat e tua dhe vishu me rroba të lehta dhe kthehu në pazar. Nuk e bën? Të vjen turp? Bëje tjetrën; Preje gjysmën e mustaqes dhe dil në pazar. As këtë se bën? Nuk e them vetëm për ty, por që ta dëgjojnë edhe të tjerët, që të mos thoni se sa jeni modestë. Më shikoni mua me këtë mjekër? Janë plotë krenari dhe Perëndia e shkultë nga zemra jonë. Kristiani do dy krahë të fluturojë dhe të shikojë në parajsë modestinë dhe dashurinë. Dhe sa ra legjioni i parë dhe u bënë djajtë, atëherë urdhëroi Per- ëndia e tërëmirë dhe u bë kjo botë, dhe që nga ajo kohë që bëri botën kaluan 7288 vite. Kjo botë është si një vezë dhe siç është e kuqja e vezës në mes të vezës, kështu është dhe toka e bërë nga Perëndia që të q- ëndrojë pa u mbështetur në asnjë pikë tjetër.

Dhe ashtu siç është e bardha p.ërreth të kuqes, kështu është edhe ajri në tokë dhe ashtu siç është jëvozhga përreth saj, kështu është dhe djelli përreth tokës. Djel- li, hëna dhe yjet janë pjesë e hapsirës qiellore, toka është e rrumbullakët dhe ku shikon djelli aty bëhet ditë, nata dhe hija e tokës. Tani këtu kemi mbrëmje në vend tjetër kemi agim. Dhe ashtu siç janë njerëzit në tokë këtu, kështu është dhe poshtë tokës. Për këtë e ligjëruan të ngjyejnë Etërit e shenjtë të ngjyejmë vezë të kuqe në pashkë të madhe. Se veza simbolizon botën, e kuqja gjakun e Krishtit tonë, që derdhi në kryq dhe shenjtëroi të gjithë botën. Duhet edhe ne të gëzohemi dhe të kënaqemi njemij herë që derdhi gjakun e tij Krishti dhe na shpëtoi nga duart e djallit, por prapë të qajmë dhe të çiremi se mëkatat tona kryqëzuan birin e Perëndisë, Krishtin tonë. Urdhëroi Perëndia dhe u b- ënë 7 ditët, të parën bëri të djelën dhe e mbajti për veten e tij dhe gjashtë të tjerat na i fali neve që të punojmë për këto gjëra të rreme dhe të djelën të jemi të lirë që të vemi nëpër kisha të lavdërojmë Perëndinë tonë, të qëndrojmë me dashamirësi, të dëgjojmë Un- gjillin e Shenjtë dhe librat e tjerë të kishës sonë. Çfarë na porosit Krishti ynë që të bëjmë? Të mendojmë m- ëkatet tona, vdekjen, skëterën, parajsën, shpirtin tonë që është më i shtrenjtë nga tërë bota, të hamë dhe të pimë bollëkun tonë, njëlloj dhe robat tona të bollshme dhe kohën e tepërt ta harxhojmë për shpirtin tonë, ta bëjmë nuse të Krishtit tonë dhe atëherë duhet ta quajmë veten tonë njerëz dhe ëngjëj të tokës, apo k- ërkojmë si të hamë si të stolisim këtë trupë të ndyrë, që nesër do ta hanë krimbat dhe jo shpirtin tonë që është i pavdekshëm, atëherë nuk do të quhemi njerëz, por kafshë. Pra, bëni trupin shërbëtorë të shpirtit at- ëherë do të quheni njerëz. Ditën e parë urdhëroji Per- ëndia dhe u bë drita. Të ditën u bë qielli, toka, ujrat, ajri dhe të tjera. Të tretën bimët dhe pemët.

Të katërtën, djelli, hëna dhe yjet. Të pestën, deti, pe- shqit dhe zoqtë. Të premten urdhëroi tokë dhe nxorri tërë kafshët. Burri dhe gruaja në botë nuk ishin. Mori Perëndia nga toka dhe krijoi një burë si ne dhe e fryu dhe i fali shpirt të pavdekshëm dhe ashtu si ne njerëzit vëmë miell dhe ujë dhe gatuajmë të bëjmë bukën, k- ështu bëri dhe Perëndia. Duhet edhe ne të mendojmë se ç’është trupi dhe ç’është shpirti. Trupi është dhe nesër do ta hanë krimbat, i nevojshëm është shpirti që të gëzohet përherë në parajsë nëse vepron mirë, ose të digjet në skëterë nëse bën të këqija. Këtë trup që shih- ni, o vëllezërit e mi, është veshja e shpirtit. Shpirti është njeriu, shpirti është që shikon, dëgjon, flet, ecën, mëson shkencë, i jep jetë trupit dhe nuk e lë që të qelbet Dhe nëse doli shpirti, atëherëbie erë dhe krim- bet trupi. Trupi ka sytë por nuk shikon, ka veshët port nuk dëgjon, njëlloj dhe shqisat e tjera të trupit, por të tëra veprojnë përmes shpirtit E qani të vdekurin? -E qajmë-Siç duket ju dhëmb ai. Dhe sa ditë e ruani, dy, tre orë? Kaq dashuri keni për të munduarin? Që sot mos e varrosni, por ruajeni 24 dhe të mblidheni të tërë, të vegj ël dhe të mëdhenjë, dhe ta kini parasysh se m- ësues më të mirë se vdekja nuk ka tjetër. Dhe të mos e qani të vdekurin sepse dëmtoni edhe vetën edhe ata. Dhe gratë sa kanë roba të zeza ti heqin. Kur bëri Per- ëndia burrin, mori i tërëlumuri një brinjë nga ai dhe bëri gruan dhe ja dhe për shoqe. Të barabartë e bëri

Perëndia gruan me burrin dhe jo më të ulët. Këtu si i keni gratë? -Për më të ultat-Në se, o vëllezër e mi, doni të jeni më të mirë burrat nga gratë, duhet të bëni vepra edhe më të mira se ato, ose dhe gratë të bëjnë më të mira dhe të vejnë në parajsë dhe në skëterrë ç’farë na takon! Jemi burra dhe bëjmë më keq. unë shikoj këtu që po kalojnë dhe mësojë. Thashë një fjalë për gratë dhe ato mendojnë të flakin vathët e tepërta, unazat dhe ntë dëgjuan drejtë. Shikoj se rendin të rëfehen. Thashë dhe një fjalë për burrat, e natyrëshme është që kur burri kur arrin 50 vjeç të lërë mjekrën, ndërsa unë shoh këtu që janë 60 dhe 80 vjeçarë pleq dhe akoma rruhen.

Nuk ju vjen turp që rruheni? Nuk e dinte Perëndia që dha mjekrat. Dhe ashtu siç është e pa hijëshme që një grua plakë të stoliset dhe të vërë stoli nj ëlloj është edhe burri që rruhet.

Gruri nëse merr dhe zbardh çfarë do? Korije. Kështu dhe njeriu kur merr dhe zbardh çfarë tregon? Vdekjen. Eshtë ndonjë këtu që të lërë mjekrën e tij? Le të ngrihet të ma thotë të bëhemi vëllezër, ta urojë edhe unë dhe ti vë të tërë kristjanët që ti kërrojnë falje. -Unë jam o mësues-Mirë paç uratën time. Lutjuni Perëndisë për mua mëkatarin të lutem dhe unë për ju sa kohë do të jetoj. E bëni? -E bëjmë o shenjtor i Perëndisë-Ju lutem

o kristianë të mi, të thoni për ata që lënë mjekër tre herë«Perëndia i faltë dhe i mëshiroftë ata». Kërkuam dhe fisnikëria juaj u fal dhe kur të të ndriçojë Perëndia ashtu siç le mjekrën ashtu të lësh edhe mëkatet. Dheju të rinj t’i nderoni edhe nëse ndodh që edhe një njeri të jetë 30 vjeç dhe të ketë lënë mjakrën e tij, rastis dhe një 50 a 60 a 100 të rruhet tavësh atë që la mjekrën të qëndrojë më lartë se ai që rruhet, si në kishë ashtu dhe në tavolinë. Nuk ju them përsëri se mjekraju shpie në parajsë, por veprat e mira. Dhe robat e tua të jenë modeste dhe gjella dhe pijajote dhe tërë sjellja jote të jetë kristiane, dhe të jepni shembullin e mirë tek të tjerët. Burri, o vëllezër të mi lindi gruan, nga brinja e tij pa gruadhe përsëri u bë mirë. Ajo ja mori hua brinj- ën burrit dhe ja kishte borxh. Dhe lindën gra sa yjet e qiellit, në këtë botë por nuk ishte asnjë e denjë të lindë burrë, që të paguajë brinjën që e kishte borxh veç, Kryezonjës Hyjlindëse, që u bë e denjë në sajë të past- ërtisë së saj dhe lindi Krishtin e ëmbël në sajë të frym- ës së shenjtë pa burrë, e virgjër dhe prapë mbeti Virgjëreshë dhe e pagoi brinjën. Dëgjoni o vëllezërit e mi, se çfarë mistere të kënaqëshme ka kisha jonë e shenjtë? Por i ka të fshehura dhe duhen zbuluar. Për këtë duhet gjithnjë të mësoni në shkollë që të kuptoni se ku ecni, duhet që edhe ti o burrë të mos e përdorësh gruan tënde si skllave, sepse krijesë e Perëndisë është dhe ajo si ti. Sa u kryqëzua Perëndia për ty aq edhe për atë. At e quan ti Perëndinë, At e quan edhe ajo. Kini një besim, një pagëzim. Nuk e ka Perëndia për më të ulët. Për këtë e bëri Perëndia gruan, nga mesi i burrit, që të mos jetë burri si kokë dhe gruaja trupi, as nuk e bëri nga koka që të mos ta përbuzte burrin. Por prapë nuk e bëri nga këmbët që të mos përbuzte gruan, Evën. Bëri dhe një parajsë me drejtim nga lindja, tërë gëzim dhe begati, as uri as etje as sëmundje, as dhe një hidh- ërim. I stolisi me shtatë Hire të Shpirtit të shenjtë. I vuri në parajsë brenda që të gëzohen si ëngjëjt. I thotë Perëndia Adamit dhe Evës: Ja, ku i bëra, njerëz më të ndritur se djelli. Ju vura brenda në paraj së që të gëzoni të mirat e parajsës. Por, që ta dini, se keni Perëndinë si krijues dhe mbrojtës, po ju jap vetëm një porosi, vetëm prej një fiku të mos të hani fiq. Ta dini dhe këtë se në qoftë se do të përbuzni porosinë time, dhe do të hani, do të vdisni.

Dhe kështu i la Perëndia brenda në parajsë dhe g- ëzoheshin si ëngjëj. Për këtë i stolisi Perëndia e tër- ëmirë me turpin që turpi t’i ruajë nga çdo mëkatë por më shumë gruan.

Për këtë o kristianët e mi, ju vajza të Krishtit tim, sa të mundeni të jeni të mbuluara me turpin që të dukeni si flori.

Dhe kështu o vëllezërit e mi, duke parë djalli gjysëm i mirë, lavdërinë e madhe që mori Adami dhe Eva nga Perëndia i urreu dhe çfarë bëri?

Duke ditur si frymë dinake që është, djalli se më lehtë mposhte gruan nga burri, mendoi se në se mposhte gruan pas kësaj, nëpërmjet gruas, me lehtësi do të mposhte dhe burrin.

Dhe futet në gjarpër dhe shkon tek Eva dhe i thotë: Cfarë ju tha Perëndia të bëni këtu në parajsë? I thotë Eva: Na tha Perëndia që të hamë nga të tëra të mirat e parajsës, vetëm mos të hamë fiq, se nësë një ditë shke- lim porosinë e tij, do të vdesim. Ndërhyri djalli dhe u thotë: Nuk vdisni por nëse hani do të bëheni të njëjtë me Perëndinë dhe për këtë iu pengon.

Merr dhe ha ti e para që të nxitet edhe burri yt, të hani dhe të bëheni Perëndi.

Mori gruaja dhe hëngri dhe nxiti burrin dhe hëngri dheai.

Dhe si hëngrën që të dy përnjëherësh u xhveshën nga shtatë hiret e Shpirtit të shenjtë dhe morën dobësinë dhe frikën.

Një njeri, o vëllezërit e mi, që ruan porositë, bëhet i ditur dhe nuk trembet nga gjithë bota dhe tjetri, që nuk ruan porosinë e Perëndisë, bëhet i mitur, trembet dhe nga hija e tij, lë të jetë edhe mbret që sundon të gjithë botën.

Të kini kujdes o gra kristjane sa të jetë e mundur, të ruani porositë e Perëndisë dhe të mos bëni porositë e djallit dhe nëse ndodh që bëni faj si njerëz nga e keqja, mos shtyni burrat tuaj ashtu si dhe Eva.

Po kështu dhe ju o burra mos i dëgjoni këshillat e grave si Adami.

Duke dashur Perëndia që ti falë dhe t’i lërë në pa- rajsë, bëri sikur nuk dinte gjë dhe i thotë Perëndia Adamit; -Adam ku je? -Si nuk dukesh, ku është lavdia që kishe më parë që ishe si ëngjëll dhe tani u katandise dhe u bëre si një fëmijë e vogël?

U përgjigj Adami duke thënë: Këtu jam o Zot, d- ëgjova se po vije u frikësova dhe u fsheha.

I thotë Perëndia: Pse u trëmbe dhe u fshehe? Mos hëngre nga fiqtë që të thashë të mos hash? U përgjigj

Adami me krenari: Po o zot ëngra, por nuk e kam fajin unë, gruaja që më dhe ajo më gënjeu dhe unë e hëngra.

I thotë Prëndia Adamit: Unë ta dhashë për shoqe dhe jo të të gënjejë. Unë të thashë të mos hash se do të vdesësh. Duhet që të ruaje fjalën time dhe jo të gruas.

Mirë u mashtrove dhe hëngre, po çfarë vështirësie ke që të thuash: Bëra faj o krijuesi im mëkatova o krijuesi im. -Të të falë që të lë përsëri në parajsë? Nëse ti akuzon gruan më akuzon mua, sepse unë e bëra gruan.

Dëgjoni o vëllezërit e mi, çfarë gje e keqe është kur akuzojmë tjetrin; Pra ne duam të shpëtojmë, veten to- në të akuzojmë gjithmonë dhe jo të hedhim fajet tona mbi tjetrin.

Pastaj i thotë JPerëndia e tërëmirë: Pse hëngre nga fiqtë që të thashë të mos hash? -U përgjigj dhe ajo me krenari dhe i thotë: Po, o Zot, hëngra por gjarpri më gënjeu.

I    Duke parë Perëndia krenarinë e tyre i dëboi nga pa- rajsa, e mallkojë Adamin të punojë tokën dhe me dje- rsën e ballit të tij të hajë bukën dhe të qajë pa ngushëllim që ta mëshirojë Perëndia, që ta vendosë prapë në parajsë.

Për, ketë o vëllezërit e mi, të gëzohemi sa nxirni buk- ën tuaj me mundimin tuaj, sepse ajo bukë është e be- kuar dhe, po të duash, jepi pak nga ajo bukë ndonjë të varfëri. Me atë blen parajsën. #

Po kështu të qani dhe të çirreni me lotë të zeza sa rroni me rrëmbime dhe drejtësi.

Do t’ju vdesë Perëndia dhe do t’j i vendosë në skëterë.

Këtu, si shkoni, o kristianët e mi: Të tërë me mundin tuaj rroni, apo me padrejtësira. Nëse jeni kristianë me mundin tuaj të rroni, atë e bekon Perendia të padrejtin e mallkon.

E mallkoi dhe gruan që të jetë e nështruar ndaj burrit të saj dhe të lindë fëmijët me mundime, rënkime dhe lotë, të qajë pa u ngushilluar që ta mëshirojë Perëndia dhe ta risjellë në parajsë.

Dhe e shihni qartë, kur pjellin kafshët nuk kanë dhi- mbje që ka gruaja që lind, se nuk ka mallkimin që ka gruaja.

Mallkoi Adamin dhe Evën dhe i flaku nga parajsa dhe jetuan 930. Me lotë të zeza dhe të hidhura dhe lindën fëmijë dhe fëmijët fëmijë, duke mbushur gjithë botën dhe tërë njerëzit janë nga një baba dhe një nënë dhe për këtë jemi të tërë njerëzit vëllezër. Vetëm, be- simi na ndan.

Vdiq Adami dhe Eva dhe vanë në skëterë dhe digjen për pesë e gjysëm mijë vjet për një mëkat, por ne që bëjmë shumë, bile dhe unë, ç’kemi për të pësuar: Per- ëndia është shpirtgjerë dhe e drejtë. Ka edhe shkop prej hekuri dhe ashtu siç mundoi Adamin dhe Evën, kështu do të na mundojë edhe neve, në se nuk bëjmë mirë.

Adami dhe Eva shkelën porosinë e Perëndisë dhe u flakën nga parajsa. Tani çfarë bëjmë o krishterë të mi? -Kërkuat të mësoni se në pesë mijë e gjysëm vjet të tërë sa vdiqën shkuan në skëterrë.

E mëshiroi gjininë e njerëzve Zoti dhe erdhi dhe u bë njeri i përsosur prej Shpirtit të Shenjtë dhe nga gjakrat e filtruara të Kryezonjës sonë hyjlindëse dhe Virgjërës Mari duke na nxjerë nga duart e djallit.

Kërkuat që të mësoni se ditë e djelë qe që u bë Un- gjillizimi i Hyjlindëses, Ditën e djelë lindi Krishti dhe na tregoi besimin e shenjtë, Pagëzimin e shenjtë, Mi> steret e pastra. U sha, u rrah, u kryqëzua çnjerësisht, u ngjall ditën e tretë, vajti në skëterë, nxori Adamin dhe Evën dhe tërë brezin e tij, u bë gëzim në qiell, në ferr dhe në tërë botën.

Helm dhe shpatë me dy presa qe për ebrenjtë dhe për djallin. U ngjit në qiell dhe ndenji në të djathtë të Atit të bashkëmbretërojë për jetë, të fatet edhe nga engjëjt Kërkuat të mësoni që sot a nesër, presim fundin e botës. Jini të urtë dhe të ditur, kuptojeni dhe vetë të mirën dhe bëjeni atë.

Tani çfarë ju duket më e drejtë të bëjmë? Kam dy mendime: Një mendim më thotë: Mjaftojnë ato që u the kristianëve, çohu shpejt dhe shko të predikosh në vend tjetër.

Tjetri më thotë: Mos shko, rri t’u thuash dhe të tjerat, dhe nesër ik. Ju ç’thoni, të iki apo të rri; -Të rrish o shenjtor i Perëndisë-Mirë, o bij të mi, të rri, në është mirë të punojë një njeri një vreshtë a të kullosë dhentë dhe të mos hajë nga fruti i tyre; tani edhe unë këtu që erdha dhe rri, është mirë që të më jepni pak ngush- ëllim, shpërblim; Dhe çfarë shpërblimkdua unë; para? E çfarë t’i bëj? Unë me hirin e Perëndisë, as trast kam, as shtëpi, as rraso tjetër dhe ndenjësja që kam e juaja është, e cila simbolizon varrin tim. Ky varr, ka pushtet të mësojë mbretër, patrikër, kryepriftërinj, priftërinj, burra dhe gra, të rinj dhe pleq dhe tërë botën.

Në se do te shkoja për aspra, do të isha i çmendur dhe naiv. Cili është shpërblimi im? Të ulemi nga pesë a dhjetë, të bashkëbisedojmë për këto koncepte, t’i v- ëmë në zemrën tonë dhe tu mblesërojmë jetën e përj- ëshme.

Nuk janë, o vëllezër të mi, Qalë të mia sa ju thashë, por të Shpirtit të Shenjtë nga Shkrimi i Shenjtë.

Këto që ju thashë është njëlloj, sikur të ketë zbritur vetë Perëndia dhe t’jua thotë.

Tani nëse i zbatoni dhe nëse i vini në mëndjen tuaj, nuk më duket dhe mua gjë mundimi.

Nëse nuk i bëni, iki i pikëlluar dhe me lotë në sy! Keni shkollë këtu në vendin tuaj të lexojnë fëmijët? -S’kemi o shenjtor i Perëndisë-

Të mblidheni të tërë të bëni një shkollë të mirë, të vini dhe këshilltarë ta qeverisin, të vini mësues të m~ ësojnë të gjithë fëmijët në shkollë, të pasur dhe të varf- ër.

Se nga sholla mësojmë se ç’është Perëndia, ç’është Shën Triadha, ç’janë ëngjëjt, djajtë, parajsa çmira, ç’- është shpirti, trupi dhe të tjera.

Se pa shkollë ecim.në errësirë, nga shkolla hapet ma- nastiri. Nëse nuk do të kishte shkolla, ku do të mësoja unë që t’ju mësoj juve?

 

STUDIMI 2

K

ctu erdhi bujku dhe mbolli farën e tij. Dhe nga kjo farë, nje pjesë ra në rrugë dhe u shkel dhe zoqtë e qiellit e hëngrën atë, tjetra ra në gurë dhe mbiu, por me të dalë djelli duke mos patur rrënjë u tha, ndërsa tjetra ra midis gjëmbave që e mbytën atë dhe tjetra ranë tokë të mirë dhe bëri 30 herë 60 a 100-të.

«Këto i them me zë, ai që ka vesh dëgjues dëgjon»

Shkruan Shenjtori Apostull, Ungjillori Mateu në Un- gjillin e Shenjtë Hyjnor: Ishte një bujk dhe doli nga shtëpia e tij, mqri farën dhe vajti për të mbjellë arën e tij. Dhe atje ku mbillte një pjesë e farës ra në rrugë, një tjetër nëpër gurë, tjetër nëpër gjëmba dhe një tjetër ra në tokë të mirë. Ajo farë që ra në rrugë nuk mbiu, se toka ishte e ashpër, u shkel dhe erdhën zoqtë dhe e hëngrën dhe mbeti rruga pa prodhuar.

Pjesa e farës që ra nëpër gurë ishte e pakët dhe mbiu, por me të dalë djelli, duke mos patur rrënjë, u tha dhe mbeti pa prodhuar edhe ajo farë.

Tjetra që ra midis gjëmbave, mbiu por dolën gjëmbat dhe e mbytën dhe atë. Ajo që ra në tokë të mirë dha prodhim. P. Sh. Mbolli një kile dhebëri njëqint. Tjetra ra në tokë më pak të mirë dhe bëri 60-të, tjetra ra në tokë edhe më pak të mirë dhe bëri 30-të. Më duket se e kuptuat këtë paravolinë.

Por që ta kuptoni dhe më mirë themi dhe këto që

vijojnë dhe kini kujdes që të dëgjoni fjalët e Ungjillit Hyjnor. Zoti ynë Jesu Krishti dhe Perëndia jonë ka emra shumë dhe nga më të ndryshmet. Quhet Perëndi, Biri i Perëndisë, Biri i Njeriut, dituri, jetë, ngjallje dhe bujk.

Zoti doli pra nga shtëpia e tij nga gjiret Atërore, zbriti tek njerëzit dhe pranoji Biri dhe fjala e perëndisë dhe u mishërua, në barkun e kryezonjës sonë Hyjlindëse dhe të Virgjëreshës Mari. Perëndi i përsosur dhe njeri i përsosur i tëri brenda në barkun e Hyjlindëses dhe i tëri i pranishëm kudo.

Ndërsa një njeri mund të jetë mendja e tij e tërë, në qytet dhe e tërë në shtëpinë e tij dhe prapë mendja e tij do të jetë në kokën e tij njeriu që është krijimi i Per- ëndisë ka atë dhunti, dhe Perëndia nuk mund të jetë i tëri në qiej dhe i tëri në çdo vend?

Kur doli, o vëllezërit e mi, Zoti nga shtëpia e tij dhe mori farë të mbjellë në arat e tij: zemrat e njerëzve. Cila është fara? Ungjilli i Shenjtë. Të besojmë dhe të pagëzohemi në emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë dhe të kemi dashuri për Perëndinë dhe vëllez- ërit tanë. Cila është rruga? Eshtë njeriu kryelartë, që është e ashpër dhe e shkelur Zemra e tij nga punët e njerëzve, dëgjon fjalën por nuk futet në zemrën e tij dhe vijnë demonët dhe marrin fjalën e Perëndisë dhe mbetet pa prodhuar d. m th pa dobi shpirtërore.

Gurë, zemra e tij që dëgjon fjalën e Perëndisë dhe e pranon me gëzim, po ka pak dashamirësi për Krishtin dhe nëse i vjen djalli, e mohon dhe shkon me djallin.

Gjembat janë ata që dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe pastaj u vijnë pasione dinake dhe i mbysin dhe mbeten dhe ata pa prodhuar.

Toka e mirë është njeriu i përsosur i cili dha 100-të, i mesmi 60-të, dhe më i ulëti 30-të. Po kuptimin e thellë të paravolisë e nuk morët dhe duhet që për çdo pjesë të themi nga një shembull. Në kohën e vjetër ishte një mbret i Ebrenjve, i quajtur Monasis, i cili torturonte me shumë mundime.

E këshiilonin Profetët dhe mësuesit që të qeveriste popullin me butësi, por ai nuk i vuri veshin fjalës së Perëndisë, nuk pendohej.

Duke parë Perëndia mendimin e keq të tij, ç’farë b- ëri? Ngre një mbret nga lindja dhe lufton duke e marë skllav dhe kyç brenda në një kazan.

Çfarë bë Monasisi brenda në bakër; Kujtoi mëkatet e tij qau dhe iu lut Perëndisë që ta çlirojë dhe më nuk do të mëkatonte.

Duke parë Perëndia mendimin e mirë, i vuri veshin pendimit të tij, pranoi lotët e tij dhe i dërgoi nj ë ëngj ëll dhe e çliroi nga ai rrezik, pastaj shiti gjërat e tij dhe i dha lëmoshë dhe vajti dhe asketoi gjatë tërë jetës së tij me argjerim, pa gjumësi, lutje dhe vajti në parajsë që të gëzohet përherë.

Nëse, o vëllezër të mi, është adonjëri prej jush që ështe zemër gurë si Monasisi dhe kujtoi mëkatet e tij dhe u pendua dhe qau, le të jeni i sigurtë se pranohet pendimi i tij si i Monasisit.

Të themi dhe për gurët kemi shumë, por një shembull do të themi të Apostull Petros.

Të Hnjten e Madhe në mbremje, duke ditur Zotin si zemër njohës, se Perëndia i di të tëra ato që do të ndodhin, bile dhe zemrën e Ebrenjve dhe të Judës, ndaj i predikoj Apostujve shumë gjëra të ndryshme. Midis të tjerave u tha dhe këtë fjalë: Të dini se njëri nga ju do të më shesë tek Ebrenjtë për tridhjetë florinj dhe do të më përqeshin ebrenjtë, do më shajnë, do më rrahin dhe do më kryqëzojnë.

Por mos u hidhëroni se unë dua të kryqëzohem, që të kryqëzoj mëkatin dhe djallin dhe t’u jap jetë njerëzve dhe ditën e tretë do të ngjallem dhe do të gëzojë qiellin dhe tokën dhe të helmojë ferrin, dhe ebrenjtë dhe djal- lin.

Të dini dhe këto, o nxënës të mi, se atëherë do më lini të tërë dhe do më ikni. U hodh Petrua dhe tha: O Zot, të tërë sikur të të mohojnë unë s’të mohoj kurrë.

I thotë Zoti: Petro mos u mburr.

Jo, o Zot, jam gati të derdh gjakun tim për dashurinë tënde.

I thotë Zoti: Mirë Petro, koha le ta tregojë. Thotë Petroja: Jo, o Zot, nuk bëhet të të mohoj kurrë.

Ti që thua, se më do aq shumë, do më mohosh sonte, para se të këndojë gjeli i dytë, do më mohosh tre herë. Sepse e dinte më mirë zoti zemrën e Petros se sa ai vet, prapë thotë Petrua: Jo, o Zot, të tërë sikur të të mo- hojnë unë nuk të mohoj. I thotë Zoti: Grurin kur ta djegë djelli atëherë duket se sa i rrënjosur është, në se nuk thahet.

Kështu edhe çdo kristiani kur i vjen shejtani dhe nuk e mohon Krishtin, atëherë është kristian i vërtetë.

Erdhi ora, u dorëzua Krishti me dashje tek Judenjtë, përnjëherë ikën Apostujt ashtu siç pat thënë Zoti. Mor- ën ebrejtë Krishtin dhe e çuan tek pailatet e Anas dhe Kajafos dhe fiiluan ta hetojnë se nga është. Vajti Pe- troja dhe qëndroi larg që të shoohë vuajtjet e Krishtit tonë. Vjen një Hebre dhe i thotë Petros: Dhe ti bashkë më Krishtin je? U përgjigj Petrua: Jo nuk e njoh se çfarë njeriu është. Dëgjoni o vëllezër të mi, çfarë bëri Petrua: Mohoj Krishtin dhe shkoj me djallin. Më parës qëndronte të shih,te se çi bënin Krishtit, pastaj shikonte portën që të ikte. Vjen dhe një tjetër dhe i thotë: Dhe ti bashkë me Krishtin je? Thotë përsëri Petrua: Nuk e di se çfarë më thua. Kur u afrua afër portës që të ikte u afrua dhe një ebre e kap dhe i thotë: Dhe ti nxënës i tij je? -thotë pësëri Ptrua: Të kem mallkimin në e njoh atë njeri.

Dëgjoni, o vëllezër të mi, se ai që thoshte se do të derdhte gjakun e tij për dashurinë e Krishtit, tani e mohon.

Dhe siç e mohoj për herë të tretë, ja çudija! Këndoj gjeli ashtu siç tha zoti. Dëgjoi Petrua gjelin kujtoi fjai- ët e Zotit, doii jashtë dhe qau me l$të të zinj dhe gjatë gjithë jetës së tij, sa herë që dëgjonte gjelin, qante duke kujtuar mohimin.

U kryqëzua Zoti, u ngjall ditën e tretë, u shfaq tek merëprurëset dhe u thotë: Shkoni dhe u thoni Apos- tujve dhe Petros se u ngjalla dhe se i pres në Galile.

Pse e veçoi Petron, që të mësojë se e pranoi pendimin e tij Zoti dhe e faii. Vanë Apostujt tek Krishti dhe morën Hirin e Shpirtit të tërëshenjtë.

Vajti edhe Petrua dhe qëndronte kokë ulur. i thotë Zoti: Petro më do? Dhe e pyeti tre herë, si korigjim i tre mohimeve dhe e risolli në pozitën e tij të parë.

Më pas vajti në Lindje dhe në Perëndim dhe bëri me mijra kristianë. E zuri një mbret i Romës dhe i thoshte të mohonte Krishtin dhe tu falej idhujve. Ndërsa Pe- trua i thotë: Nuk e mohoj. Derisa e kryqëzoj me kokë poshtë dhe dorëzoj shpirtin e tij të shenjtë në duart e Krishtit tonë dhe vajti në parajsë.

Të themi dhe për gjëmbat, Oshënarja Mari që kur ishte 12-të vjeç vajzë ra në duart e djallit, natë e ditë gjendej në mëkat.

E ndriçoi Perëndia i hirëshëm dhe ikën nga bota dhe vete në shkretëtirë. Atje asketoi 40-të vjet dhe u pa- strua dhe u bë ëngjëll. Zoti duke dashur që ta shlodhte dërgoi një asket, zosimeon, që ta rëfejë dhe ta kungojë me misteret°e pastra.

Dhe më pas dërgoi shpirtin e shenjtë në parajsë që të gëzohet bashkë me ëngjëjt. Nëse është ndonjëri prej jush si oshënaija Mari, që në këtë moment të qajë, të pendohet tani që ka kohë dhe të jetë i sigurt se do të shpëtojë, ashtu si-oshënarja Mari.

Të themi edhe për tokën e mirë. Shen e Premtja ishte 12-të vjeç, vajzë nga fis fisnikësh. Mbeti jetime ndau të tërë pasurinë e saj tek të varfërit dhe me atë bleu parajsën. Dhe përdori si stolira lotët e saj duke kujtuar mëkatat e saj.

Si vëth kishte veshët e saj të hapur që të dëgjonte shkrimin e shenjtë.

Si kordele kishte argjërimet e shumta që e bënin qaf- ën e saj të ndriste si djell.

Si unaza, hijet e gishtave nga metanitë e shumta që bënte. Si brezë të florinjtë virgjërinë e saj që e ruajti gjatë gjithë jetës së saj. Si veshje, trupin që e kishte në veten e saj dhe frikën e Perëndisë që e mbulonte.

Kështu stolisej shënjtorja. Në se është ndonjë vajzë që do të stoliset I'e të ketë parasysh se c’farë bëri she- njtorja të bëjë dhe ajo në do të shpëtojë.

Kështu, o vëllezër të mi, Shën e Premtja mësoi shko- llë dhe u bë e tërë ditur dhe në sajë të pastërtisë së saj ë bëri të denjë Perëndia dhe bënte çudira. shëronte të verbër, të shurdhër dhe të gjallë dhe të vdekur. Dy ebrenjë farë e djallit, duke parë shenjtoren që bënte çudira e urryen dhe e çuan tek mbreti Antonin si kris- tiane. I flet pra mbreti, dhe i thotë të mohoj Krishtin dhe tu lutet perëndive që ta bëjnë mbretëreshë.

I thotë sheiytoija: Unë s’jam naive si ti të mohoj Krishtin tim dhe të vete me djallin, të lë jetën dhe të vete me vdekjen.

Mirë do të ishe dhe ti të lije erësirën dhe të vije në dritë. Dëgjoni, o vëllezër të mi, një vajzë të flasë me kurajo të tillë para një mbreti.

Kush ka Krishtin brenda në zemrën e tij, nuk trembet nga tërë bota.'Nëse duam edhe ne mos të trembemi, as nga njerëzit as nga demonët të kemi Perëndinë në zem- ër. I thotë mbreti shenjtores: Po tëjap tre ditë afat nëse nuk më bindesh do të të vdes. I thotë shenjtorja: Atë që do të bësh pas tre ditë bëje tani sepse unë nuk e mohoj Krishtin tim. Atëherë mbreti udhëzon të ndezin një zjarr të madh dhe të vënë një kazan të madh plotë me serë dhe squfur që të ziejë mirë. Shenjtorja duke parë kazanin u gëzua se donte të ikte nga kjo botë e rreme dhe të shkojë tek ajo e vërtetë dhe e përjet- ëshme.

Urdhëron mbreti të vendosë shenjtoren në kazan që të digjet. Shenjtorja bëri kryqin e saj dhe futet brenda. Pret dy orë mbreti dhe duke parë se nuk digjet she- njtoija, i thotë: E Premte pse nuk digjesh? I thotë she- njtoija se Krishti freskoi ujin dhe ndaj nuk digjem. I thotë mbreti spërkatmë dhe mua të shikoj në digjem?

Mori shenjtorja me të dyja duart dhe ja hedhë në fytyrë dhe direkt çudija! U qorrua dhe fytyra e tij u rrop.

Thërret mbreti: I madh është Perëmdia e kristianëve dhe tek ai besoi edhe unë, dil të më pagëzosh. Doli shenjtorja dhe e pagëzoi me të gjithë mbretërinë e tij. Më pas i preu kokën një mbret tjetër dhe vajti në pa- rajsë dhe gëzohet përherë.

Ajo shenjtore bëri të njeqintat për fjalën e Zotit. Të themi dhe për atë që bëri të gjashtëdhjetat.

Më 9 Tetor kisha jonë kujtonë shën Andronikun dhe bashkëshorten e tij Athanasinë. U kishte falur Perën- dia e shenjtë dy fëmijë meshkuj dhe një ditë vdiqën që të dy. Tek po qante Athanasia, vjen një ëngjëll i Zotit dhe i thotë: Athanasi pse qan? Fëmijët e tu gëzohen në parajsë. Dhe do ti gëzosh në praninë e dytë dhe mos u ligështo.

Kështu pra e ngushëlloi. I thotë Athanasia, An- dronikut: Imxot, me mijra burra dhe gra e ruajtën vi- rgjërinë e tyre gjatë tërë jetës së tyre. Ne u martuam dhe u shijuam trupërisht. Nuk bëhemi murgjër që të pastrojmë shpirtin^që të vemi në parajsë? Hidhet An~ droniku i bekuar dhe i thotë: Le të bëhet, o motra ime dëshira e Perëndisë. Që atë orëjetuan si vëllezër. Nda- në pasurinë e tyre, shkuan që të dy në manastirë dhe u bënë murgj duke jetuar me argjërim dhe me mundime deri sa shkuan në parajsë.

Ata bënë të gjashtëdhjetat se më parë u kujdesën për trupin dhe pastaj edhe për shpirtin. Ata sigurisht janë më të ulët se Shën e Premtja. Në se do ndonjë prej jush të bëjë të 60-tat, le të perpiqet si shën Andoniku dhe si shën Anastasia dhe kështu shpëton.

Prap nëse nuk mund të bëni të 60-tat imitoni atë që bëri të 30-tat. NëLindjeqenjënjen pnftjne emër Ioan i martuar. Kishte 20-të fëmijë. Një ditë vajti një dhe- spot në shtëpinë e priftit, shikon fëmijët, pyet të kujt janë. -Të mitë -thotë prifti-Perëndia m’i fali. Atëherë thotë dhespoti: Sa vjet ke i martuar? -Tetëmbëdhjet- thotë prifti-Atëherë thotë dhespoti: Për 18-të vjetë ke 20-të fëmijë; ti duhet të kositesh; i thotë prifti: Të rrëfehem o'dhespoti im dhe në e gjën të mbarë, le të bëhet ajo që do të caktojë Perëndia. Unë, o dhespoti im, bëra shkollë greke, bëra 18-të vjet anagnost, 25-së vjet dhjakon dhe 30-të vjet prift pa marë as edhe një aspër, konform ligjeve hyjnore u martova. Më parë u rrëfyem me priftëreshën time, vamë në kishë dhe vu- më kurorë pastaj u kunguam me misteret e pastra dhe pas tre ditësh u bashkuam.

Dhe me tu mbarsum u ndamë derisa lindi. Kaluan 40-të ditë dhe përsëri u bashkuam dhe prapë u ndamë. Pra me një mënyrë të tillë bëmë të 20-të fëmijët hirësi.

Thotë dhespoti: I falur dhe i bekuar qofshë të bësh 50-të a 100-të fëmijë.

Kështu Ioani i bekuar, mësoi fëmijët në shkollë, i edukoi me cilësi të mira dhe kaloi mirë këtu dhe vajti në parajsë. Ai bëri të tridhjetat.

Do dhe ti, o vëllai im, të bësh të tridhjetat? Imito priftin Ioan tani që ke kohë. Ky është shpjegimi i para- volisë.

Rruga janë ebrejtë të cilët janë për në skëterë. Gurët janë të pavyerit. Dhe tokë e mirë janë kristianët bes- ëmirë të cilët shpëtojnë. Por si shpëtojnë?

Sejcili siç vepron, nëse bëri të mira, shkon në parajsë, nëse bëri të këqija shkon në skëterrë.

Unë iexova rreth priftërinjve dhe rreth të pavyerve, heretikëve dhe ateistëve, në thellësitë e dijes gërmova, të tëra besimet janë të rreme. Këtë të vërtetë kuptova se besimi i kristianëne ortodoksë është i mirë dhe i shenjtë, që besojmë dhe pagëzohemi në emër të Ati, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë.

Këtë po u’a them tani në fund të kënaqeni që jeni kristianë ortodoksë, të qani përtë pavyerit dhe heretik- ët që po ecin në errësirë.

Ne, o kristianët e mi, çfarë jemi, mëkatarë apo të drejtë? Nëse jemi të drejtë të fatlumur dhe të trilum- nuar, ose nëse jemi mëkatarë, tani është koha të pen- dohemi, të heqim dorë nga të ligat dhe të bëjmë të mira, se ndryshe skëterra na pret. Kur do të pendo- hemi? Jo nesër dhe pasnesër, por sot sepse nesër nuk dimë se çfarë do të pësojmë. Kini kujdes, o vëllezër të rni, të mos krenoheni, të mos vrisni, të mos përdhu- noni, të mos bëni be, të mos bëni gënjeshtra, të mos tradhëtoni, të mos stolisni trupin se do t’ua hanë krim- bat, por të stolisni shpirtin që është më i shtrenjtë se tërë bota.

Të luteni të argjëroni. të jepni lëmoshë, të mendoni vdekjen që kur të ikni nga kjo botë e rreme të shkoni tek ajo botë e pafund. Dëgjuat o vëllezërit e mi: Ashtu si një arhond ka dhjetë shërbëtorë dhe bën faj njëri prej tyre, e dëbon atë dhe merr një tjetër, kështu dhe Zoti kur ra iegjioni i parë i ëngjëjve, urdfiëroi Perëndiau bë kjo botë, pra na bëri ne njerëzit që të na vendosë në vend të ëngjëjve.

Ne, o kristianë të mi, nuk e kemi këtu atdheun. Për këtë Perëndia na bëri me kokë lartë dhe na vuri me- ndjen në vendin me të lartë, që të kemi parasysh gji- thmonë mbretërinë qiellore, atdheun tonë të vërtetë.

Sado që t’ju këshillojë, o vëllezërit e mi dhe t’ju m- ësojë merr guximin prapë dhe i lutem Jezu Krishtit të tërëëmbël që të dërgojë nga qielli hirin e Tij dhe be- kimin e Tij në këtë vend dhe tek të tërë kristianët, burra dhe gra, të rinj dhe pleqë, dhe në veprat e duarve të tuaja.

Dhe në radhë të parë, o vëllezërit e mi, kur t’ju hapi zemrën dhe t’ju falë mëkatet tuaja dhe t’ju bëjë të denjë ta kaloni këtu mirë dhe në paqe këtë jetë të gja- kosur, kurse pas vdekjes të veni në parajsë, në atdheun tonë të vërtetë që të gëzoheni përherë, le të lavdërojmë dhe t’i lutemi Shën Triadhës, në jetë tëjetëve. Amin. Ju lutem o vëllezër të mi të thoni dhe për mua m- ëkatarin tre herë: Falmëni mua dhe Perëndia do t’ju falë juve. Faljuni dhe në mes tuaj.


STUDIMi 3

«Gërmoni Shkrimet»

G

ërmoni shkrimet, se në to do të gjeni jetën shekullore. Zoti ynë Jezu Krisht, o vëllezër të mi, Kyezoti i tërë- ëmbël, krijuesi i ëngjëjve dhe i tërëdijshëm dhe qënies së ndjeshme, i shtyrë nga shpirt gjerësia dhe nga mirësia e shumtë dhe dashuria që ka për brezin tonë na fali dhe na fai çdo ditë që vjen agimin, ndaj dhe ne e lavdërojmë. Dhe pasi lexuam Efqelinë e Shenjtë dhe u lyem për ndihmën e tonë dhe kur Zoti të na hapë zemrën për mbrojtjen e Kryezonjës sonë Hyjiindëse dhe Virgjëreshës Mari dhe tërë shenjtorëve të na fali mëkate idhe të na bëjë të denjë për mbretërinë e qiejve, duhettë kënaqemi dhe të lavdërojmë Shën Triadhën.

Në kohën e vjetër, o kristianë të mi, njerëzit ishin të pastër dhe flisnin me Perëndinë, pastaj ranë në mëkate dhe nuk ishin të denjë që të flisnin me Perëndinë.

Ndriçoi më parë Shpirti i Shenjtë Profitët e Shenjtë që shkruan Shkrimet e Shenjta, ndriçoi të dytët Apos- tujt e shenjtë, ndriçoi të tretët Etërit e shenjtë dhe na shpjeguan librat e kishës sonë që të dimë se ku të ecim.

Në atë kohë ishte një njeri që quhej Moisi. Ai që kur ishte djalë i vogëi mori dy hire në zemrën e tij, da- shurinë për Perëndinë dhe për të yëllezërit e tij. Ndaj duhet që dhe ne kristianët besëmirë ti kemi këto dy dashuri se ajo është porosi e Zotit: «Ajo, është porosia ime, dashuro të tjerët siç ju dashurova unë».

Dëgjoni, o vëllezër të mi, se çfarë thotë Krishti: Si u shava unë, u rraha, mbeta pa ngrënë, pa pirë dhe u kryqëzova dhe derdha gjakun tim për dashurinë tuaj, që t’ju çlirojë nga duart e djallit, kështu duhet edhe ju të dashuroni Perëndinë dhe vëllezërit tuaj dhe në se e lyp nevoja, të derdhni dhe gjakun tuaj për dashurinë ndaj Perëndisë dhe ndaj vëllait tuaj.

Dashuri e përsosur është t’i shesësh të tëra gjërat e tua dhe ti japësh lëmoshë, pastaj të shitesh skllave duke i dhënë lëmoshë ato që do marrësh. Në Lindje ishte një dhespot që i morën nga krahina e tij njëqind veta si skllevër, i shiti të tëra gjërat e tij dhe i çliroi nga skllavëria.

Një djalë i ri i një të veje mbeti i skllavëruar. Çfarë bën dhespoti; rruhet dhe shkon dhe i thotë zotërisë që e kishte djalin që ta lirojë dhe që ta mbante atë si skllavë dhe ashtu u bë.

Dhe kalonte stërmundime të mëdha gjerisa nga du- rimi i tij Perëndia e bëri të denjë që të bënte çudira. Pastaj e liroi zotëria e tij dhe përsëri u bë kryeprift. Këtë dashuri kërkon Perëndia të kemi edhe ne.

Gjendet ndonjë që të ketë atë dashuri? Jo! Mos u shit ti, shit vetëm gjërat e tua dhe jepi lëmoshë. Nuk të jipet ta bësh.

Jep gjysmat, një të tretën a të katërtën. Nuk të jipet as për këtë? Mos merr bukën e vëllait tënd, mos e shtr- ëngo, mos e tall.

Si duam të shpëtojmë, o vëllezër të mi: Njëra na du- ket e rëndë dhe tjetra na duket e hidhur. Perëndia është shplrt gjerë. Po! Po është edhe i drejtë ka edhe shkop të hekurt. Pra, ne duhet të shpëtojmë, duhet të kemi dashuri për Perëndinë dhe për vëllezërit tanë. Argj- ëronte Moisiu për 40-të ditë dhe 40-të netë dhe u bë si ëngjëll.

Kështu edhe ne të argjërojmë të mërkurën se u shit Krishti ynë dhe të premten se u kryqëzua. Dhe ashtu si Moisiu bëri shkollë kështu edhe ne duhet të më- sojmë dhe të dimë ligjet e Perëndisë dhe nëse nuk mësoni ju prindërit duhet të mësojnë fëmijët tuaj.

Nuk shikoni sa u egërsua brezi ynë nga injoranca dhe u bë si gjyshët: Për këtë ju këshilloj të bëni shkollë që të kuptoni Ungjillin e Shenjtë dhe librat e tjera. Duke parë Prëndia i tërëmirë mëndjen e mirë, e bëri të denjë dhe u bë mbret i Judenjve dhe mbretëroi për 40-të vjet, e bëri të denjë dhe u bë profet.

Çfarë do të thotë profet? Të dijë të kaluarën dhe të ardhmen. Kështu edhe ne, o vëllezërit e mi, kur bëjmë vepra të mira na bënë të denjë edhe ne dhe çfarë duam të kërkojmë me besim na e jep.

Nëse bëjmë keq dhe s’kemi dashuri dhe kemi cmirë atëherë nuk kemi vend tek Perëndia, pot tek djalli në skëterë e që të digjemi për herë.

Në kohën e vjetër, o vëllezërit e mi, djalli gjysëm i mirë nxori tërë të këqiat e tij dhej nxiti njerëzit të krenohen, të vrasin, të përdhunojnë, t<ë kurvërojnë, të bëjnë gjera që nuk i kanë bërë as kafshët dhe më e keqja, në vend që ti faleshin Perëndisë, i faleshin, të tjerë djellit, të tjerë hënës dhe të tjerë detit.

Duke dashur Perëndia të bëjë përmbytje, porositi No- jen që të bëjë një anije mbi tokë dhe në e pyesin njer- ëzit pse e bën? Tu thoshte se Perëndia do të prishë botën dhe ata do ta përqeshin por ai të mos u vërë veshin.

Filloi Noja anijen. E pyesnin njerëzit pse e bën ani- jen? Noja u thoshte: Se Perëndia do të prishë botën. Ata i thoshin se është i çmendur. Çpe ti që Perëndia të prishi boten? Noja shikonte punën e vet dhe për nj- ëqint vjet e mbaroi anijen. Në atë kohë tetë njerëz u gjendën të mirë: Noja, gruaja e tij, tre djemtë e tij dhe tre nuset.

Duke dashur Perëndia që t’i mbante ata të tetë, po- rositi Nojen që ta lyej me serë anijen që mos futej shiu brenda dhe të fundosë brenda tërë kafshët meshkuj dhe femra të pastërta dhe të papastërta. Pastaj hyri dhe ai brenda me gruan e tij, djemtë e tij, nuset e tij dhe e mbylli mirë anijen.

Njerëzit jashtë hanin, pinin dhe bënin biseda dhe ve- pra të tjera djallëzore. Atëherë hapi Perëndia katara- ktet e qiellit dhe binte shiu në tokë si lumë. Thërrisnin njerëzit: Noje hape që të futemi dhe ne në anije. Noja u thoshte: Ku ishit këtu dhe njëqint vjetë më parë që i’u thosha se Perëndia do ta prishë botën? Tani çfarë tju bëjë?

Në ferr nuk ka pendim! Dhe atëherë u përmbyt toka, uji mbuloi tërë malet dhe u bytën tërë njerëzit veç Noes dhe familjes së tij. Dhe prej tyre u mbush tërë toka përsëri, siç thotë Krishti në Ungjillin e Shenjtë.

«Siç u bë në ditëteNoes, kështu do të bëhet dhe prania e Birit të njeriut»d. m. th. ashtu si në kohën e Noes njerëzit nuk besonin, por talleshin gjerisa erdhi be- fasisht zemërimi i Perëndisë, kataklizmoja dhe mbyti gjithë botën, njëlloj dhe tani, o krishterë të mi, në ardhjen e dytë të Zotit nuk do të besojnë njerëzit, si atëherë.

Fjalët që po i’u them nuk janë të mijat por të Shpirtit të Shenjtë dhe kush do le t’i besojë. Unë iu dola bo- rxhit.

Mësova një pasivitet, o vëllezërit e mi, kur isha i ri thoshja: Le të bëj ë mëkate, kur të plakem do të bëjë më ; mira dhe do të shpëtojë. Tani u plaka dhe mëkatet e mija hodhën rrënjë dhe nuk mund të bëjë asnjë të mirë.

I Pra, kini kujdes edhe ju, mos të pësoni të njëjtën gjë,

: por tani që keni kohë bëni vepra të mira që të shpëtoni.

; Treqint yjet pas ringjalljes së Krishtit tonë na dërgoi | Perëndia shën Kostandinin që çimentoi mbretërinë | kristiane dhe e kishin kristianët mbretërinë për 1150 vjet.

| Pastaj e mori perëndia nga kristianët dhe solli turqit I dhe ua dha atyre për të mirën tonë dhe po e mban turku për 320 vjet.

Përse pruri perëndia turkun dhe nuk pruri fis tjetër? Për të mirën tonë se kombet e tjera do të na cënonin besimin, ndërsa turkut po ti japësn aspra bën çfare të duash. Duke dashur zoti të na mbrojë nga gjykimi i keq na fali një Çalë të cilës po ti përmbahemi do të shpëtojmë. Cila është ajo fjalë? «Atë që ti urren mos i’a bëj tjetrit»d. m. th. Atë të cilën nuk do që të ta bëjë tjetri mos i’a bëj dhe ti tjetrit.

Ashtu si nuk do të të vjedhin, të të tallin, të të shajnë të tjerët kështu edhe ti mos vidh dhe mos vrit të tjerët.

Tani ju këshilloj të bëni nga një kombosqin, të vegjël dhe të mëdhenjë, ta mbani me dorën e majtë dhe me të djathtën të bëni kryqin tuaj dhe të thoni: O Zot Jezu Krisht, Bir dhe Fjalë e Perëndisë së gjallë të Hyjlind- ëses dhe tërë shenjtorëve, mëshiromë mua mëkatarin dhe shërbëtorin tënd të padenjë. Perëndia i tërëmirë na fali kryqin e ndershëm me të cilë bekojmë dhe misteret e pastra. Me kryqin të hapim parajsën, me kryqin të dëbojmë demonët, por duhet të kemi dorën tonë të pastër nga mëkatet atëherë digjet djalli i tërë dhe ikën.

Kur, o vëllezër të mi, të hani, të pini, të punoni të mos iu mungojë ajo fjalë dhe kryqi, e mirë dhe e shenjtë është të faleni gjithmonë në agim në darkë dhe në mesnatë.

Dëgjuat, o vëllezër të mi, si duhet bërë kryqi dhe çfare kuptimi ka.

Së pari, ashtu si Shën Triadha lavdërohet në qiell nga ëngjëjt ashtu dhe ti të bashkosh të tria gishtat e dorës së djathtë dhe me fuqi të ngjitesh në qiell, të falesh, të vendosësh dorën tënde në kokën tënde se koka pre- supozon qiellin dhe thuaj: Ashtu si ëngjëjt lavdërojnë Shën Triadhën kështu edhe unë si shërbëtor, lavdëroj dhe i falem Shën Triadhës dhe ashtu si gishtat e mi janë tre, janë të veçuar, janë edhe bashkë, ashtu edhe Shën Triadha është prej tre personash, por në një Per- ëndi. Ule dorën tënde në barkun tënd dhe thuaj: Të fatem dhe të adhuroj o Zoti im, që pranove dhe m- ëshirove në barkun e Hyjlindëses për mëkatet tona. E vendos përsëri në krahun tënd të djathtë duke thënë.

Të lutem o Perëndia ime të më falësh dhe të më ve- ndosësh nga e djathta tënde me të drejtin.

Dhe duke e vënë nga krahu i majtë thuaj: Të lutem o Zoti im, mos më vendos nga e majta me mëkatarët. Pastaj duke u përulur poshtë në tokë thuaj: Të lavdëroj

o Perëndia ime, të lutem dhe të adhuroj se ashtu si ti u vure në varr ashtu do të vihem edhe unë.

Dhe kur ngrihesh drejtë, tregoj ngjalljen dhe thua: Të lavdëroj dhe të falem o Zoti im se u ngjalle prej së vdekuri që të na falësh jetë të pëijetshme. Këtë kuptim ka kryqi!

Të përmendim dhe një shembull që të shikoni fuqinë e kryqit. Në Egjipt ishte një mbret i pavyer dhe kishte nje ebre vezir i cili më pas u bë turk. Në Aleksamdëri ishte një patrik me emrin Joakim, njeri i shenjtë dhe i ditur. Duke dëgjuar mbreti se patriku qe njeri i shenjtë dhe e dashuroi shumë. I thotë ebreu mbretit: Si shumë dashuri ke për patrikun; -I thotë mbreti: -Patriku është njeri i mirë.

I thotë ebreu: Thirre o mbret patrikun të bashkëbi- sedojmë. Thirri mbreti patrikun të vijë. I thotë ebreu, unë dua o patrik të bisedojmë diçka rrgth besimit. Me kutinë tënde. Gati jam që për besimin të derdh dhe gjakun tim. Dhe filloi të polemizojë patriku me ebre- un, gjithmonë në një mënyrë të drejtë, në fund u mund ebreu. I thotë ebreu patrikut: Përse të polemizojmë; Oëgjoj sethotë Krishti nëUngjill, seataqëkanëbesim sa një kokër sinapi, ç’vendosin një mal nga një vend në një tjetër, -Po i thotë patriku. I thotë ebreu, pra në je i denjë urdhëro dhe ti të bëhet atëherë do të besoj. Atëherë patriku kërkoi tre ditë dhe i thotë mbretit, gati jam për atë që thamë. Ishte atje një mal një orë larg. I thotë ebreu patrikut që të ngrejë atë mal. Atëherë zë patriku dhe temjanis atë mal dhe duke bërë kryqin tre herë dhe duke përmendur emrin e Jezu Krishtit, të Zotit tonë: Më pas thotë: Të urdhëroj ty o mal. të ço- hesh dhe të shkosh në Egjipt; Dhe ja çudira, Menj- ëherë u çua mali, u nda në tre dhe filloi të shkonte.

Thërret mbreti patrikun; na ndihmo se e humbëm. Dhe bëri prapë patriku lutje dhe qëndroi mali gjashtë milje larg qytetit. Por ebreu nuk besonte dhe i thotë mbretit: Krishti thotë edhetjetrën; kush ka besim nëse pi helm vdekje prurës nuk vdes. Pra i tha patrikut t’i bënte një helm që ta pinte dhe nëse nuk vdes, të be- sojmë dhe ne.

Ta dish dhe këtë o mbret se kristianët kanë kryqin dhe duke e bërë atë i neutralizojnë të gjitha dhe helmin e bëjnë të ëmbël. Bën pra ebreu helmin që me ta vënë në gojën e tij patriku të vdiste. Fa shpie mbretit dhe i thotë: Urdhëro patrikun që ta pijë pa e bërë kryqin e tij. Thëret mbreti patrikun dhe e urdhëron të pijë hel- min ashtu siç deshi ebreu. Mirë thotë, patriku, ma dhe

o mbret këtë gotë, por nuk më the nga ta pijë dhe bën dorën e djathtë konformë bekimit dhe e pyet nga ta pijë, këtej a andej duke e kryqëzuar. Mirëpo ai nuk e kuptoi. I thotë ebreu, pi sa të duash. Dhe pasi e piu patriku mbeti shëndoshë e mirë. I thotë atëherë mbretit patriku: Unë piva tërë helmin kurse ebreu të shpëlajë pak gotë me ujë dhe ta pijë. Dhe nëse s’pëson asgjë të besojmë dhe ne besimin e tij. Nuk deshi ebreu ta pinte por ja imponoi mbreti dhe e piu dhe ja çudija: Menj- ëherë plasi dhe vdiq. E kuptuat o vëllezër të mi; Sa kanë besim në Krishtin tonë dhe janë të pastër, nuk pësojnë asgjë të keqe.

Doni të dëgjoni dhe diçka tjetër për kryqin, se si ve- pron kur dora është e molepsur prej mëkatit. Ishte një njeri lexues që kishte bërë shkollë me Vasilin e madh, i cili deshi të bëhej mbret. Shkon pra dhe gjeti një magjistarë ebre dhe i thotë nëse do të më bësh mbret unë do të të bëjë vezir. I thotë atëherë magjistari: Mo- ho Krishtin dhe unë do të bëjë. I thotë Juliani: E mo- hoj . Atëherë i bën një letër magjistari dhe i thotë: Merr këtë letër dhe shko në një varr grek, hidhe lartë dhe do të vijnë demonët. Çfaredo që të bëjnë mos u frikëso dhe mos e bëj kryqin tënd se ikin.

Vajti Juliani dhe mbasi hodhi letrën erdhën demonët. Ai u frikësua dhe pasi bëri kryqin e tij, demonët ikën. Shkon drejtë tek magjistari dhe i thotë se çfarë bëri. Atëherë i thotë magjistari: Shko të therësh një fëmijë dhe të më biesh zëmrën e tij. Në këtë kohë thëret prapë demonët magjistari. Mirëpo nga frika Jiiliani bëri p- ërsëri kryqin, por demonët nuk u larguan, se qe e mo- lepsur dora nga krimbi. Kështu bëri dëshirën e tij dhe mbretëroi dy vjetë dhe vajti në skëterrë, të digjet për gjithnjë. Duhet që edhe ne të jemi të pastër nga m- ëkatet, vetëm atëherë ikën djalli.

Do të doja,’o kristianë të mi, të isha gjithmonë pranë jush që tju flasë herë për këtë dhe herë për atë, por çfarë t’ju bëjë që janë me mijra vënde, që s’kanë d- ëgjuar fjalën e Perëndisë kurrë edhe po më presin. Prandaj po ju lutem, o priftërinj të shenjtë dhe po ju porosisë, të keni kujdesë laikët, se ashtu si do të shp- ëtojnë ata ashtu do të shpëtoni dhe ju.

Njëkohësisht përsëri dhe ju laikët të respektoni preft- ërinjtë tuaj dhe në se takoni një prift dhe një mbret, të preferoni priftin, ndërsa po të takoni një prift dhe një ëngjëll, përsëri priftin të preferoni, se prifti është më i madh nga ëngjëjt.

Një prift që të jetë i mirë, duhettë lexojë kanunin, që të kuptojë detyrimin e tij. Priftërinj të shenjtë s’kam për të thënë asgjë. Unë kam borxh, që kur të takohem me prift të përulem, ti puth duart dhe ti lutem që ti lutet Perëndisë për mëkatet e mia.

Se sikur gjithë bota ti falet Perëndisë është e pamun- dur të kryhen Misteret e Pastra, kurse një prift, qoftë dhe i mëkatuar ka mundësi që me anën e Hirit të Shpir- tit të Shenjtë t’i realizojë ato. Dua të them vetëm këtë, kushdo që të bëhet prift duhet të jetë i pastër si ëngjëll dhe të ketë shkollë që të shpjegoji Ungjillin e Shenjtë. Pasi të bëhet tridhjetë vjeç dhe ta lusin laikët me dhe- spotin, atëherë të bëhet priftë pa u dhënë para. Duhet që të banojë pranë kishës që në çdo orë që ta kërkojnë laikët, ta gjejnë. Të dijë kush është zënë me gruan e vetë çili vëlla me vëllanë e vet çili komshi me kom- shiun e vet, t’u afrojë dashurinë dhe të sakrifikojë për grigjën e tij. Kur meshon dhe mbaron Ungjillin, duhet të shpjegojë tek kristianët se çfarë porositi Krishti qe të bëjnë. Të kini parasysh se ato lidhësa që janë në fund të petrailit, simbolizojnë shpirtrat e kristianëve dhe në se humbet nj ë shpirt ka për të dhënë hesap ditën e gjykimit. Të kini gjithashtu parasysh se felloni që vesh dhe nuk ka mëngë tregon se prifti nuk duhet të ketë duar që të ngatërohet në gjërat laike, por të ketë mëndje gjithmonë nga qielti. Kur mbledh fellonin dhe bëhet si dy krahë, tregon se në bën vepra të mira do të fluturojë si ëngjëll dhe do të shkojë në parajsë.

Nëse është i padenjë, i pa shkolluar, i molepsur nga mëkatet, jep grosh dhe vë ndërmjetësa që të bëhet pri- ft, atëhere me ato blen skëterrën dhe kur lexon Ungjil- lin dhe thotë aq gënjeshtra, mjerë për atë prift. Në kbhën e vjetër kur njerëzit donin që të mundonin ndo- një njeri, bënin be dhe thoshin, i vendostë Perëndia me priftërinjtë e shekullit të tetëmbëdhjetë. Për këtë, o vëllezër të mi është vështirë që shpëtojnë patrikë, kry- epriftërinj, priftërinj dhetëtjerë. Përkëtëjukëshillojë,

o priftërinj të shenjtë, tani që keni kohë, pendohuni që të shpëtoni, që jeni nëper fshatra, në se doni të shp- ëtoni duhet që të doni të tërë kristian|t, gjithashtu edhe djemtë tuaj dhe t’i detyroni sipas fuqisë së gjithë se- cilit dhe të mos bëni hatëre. Kështu edhe ju më të vegjlit të nderoni më të mëdhenjtë tuaj. Burra të duan gratë e tyre dhe nëse gruaja tënde është e ligë, kë- mbgul që ta këshillosh dhe do të kesh shpëtimin nga Perëndia. Po kështu dhe ju gratë, të doni dhe të bindeni tek burrat tuaj, se me durim dhe me bindjen tek e mira keni shpërbli'm për shpirtin tuaj. Në se ka ndonjë faj, të mos e vini re, se burri ka më shumë prokupacione se gruaja. Pra, duhet reciprokisht të doni njëri-tjetrin. Njëlloj dhe ju fëmijë, duhet të nderoni dhe të respek- toni prindërit, sepse ata që nuk nderojnë dhe nuk d- ëgjojnë prindërit e tyre më të mirë venë në skëterrë.

Përsëri rastis që prindërit mohuan Krishtin dhe të nxisin edhe ty që ta mohosh; atëherë të mos ti dëgjosh dhe do të keshë shpërblim nga Perëndia, siç bëri Abra- hami që e dërgoi i ati i tij Thara, pagani, të sjelli një dele që ta flijojë për idhuj dhe në rrugën që shkonte Abrahami, tha me mendjen e tij se kjo botë, në të cilën jam dhe po qëndrojë, mos vallë nuk ka zotëri? Ngaqë babai im u falet idhujve, verbërisht dhe pa ndjerë nuk i falet Perëndisë së vërtetë që krijoi qiellin dhe tokën e të tjerat, befas erdhi një zë nga qielli: i mirë është mendimi yt, shko tani në tokën e begatë dhe rri atje deri sa të vijë unë dhe do të them se çfarë do të bësh, se po u ktheve te ati yt, ti thuash ato që ke parasysh do të të vdesë por ik. Kështu bëri Abrahami dhe Perëndia e bëri mbret të tërëpasur. E bekoi Perëndia farën e tij dhe u bënë si yjet e qiellit. Kishte 318-të robër të cilët i kishte si vëllezërit e tij. Shikoni o vëllezëri e mi, sa kanë mendj en tek Perëndia, se si i bën të denj ë. Ata që kalojnë mirë këtu, vënë në parajsë. Nëse fëmijët tuaj duan të bëhen murgj, mos i pengoni por të gëzoheni, se kanë marrë rrugë të mbarë. Por kur i shikon në rrugë të keqe duhet ti pengosh. Të keni dashamirësi për të gjithë shenjtorët e kishës, por më shumë për shën Ma- rinë, se të gjithë shenjtorët, shërbëtorë të Krishtit janë, Kurse Hyjlindësja është mbretëresha e qiellit dhe e tokës, se i Iutet Krishtit shpirtgjerë për mëkatet tona. Për këtë ne duhet ta nderojmë Kryezonjën tonë me argjërim dhe duke dhenë lëmosha. Një njeri që quhej Jona, u mund dhe u bë kaçak, u bë dhe kapedan në njëqind kaçakët, por kishte shumë dashamirësi për Hyjlindësen dhe çdo mëngjesë dhe darkë lexonte iutje, drejtuar asaj. Perëndia e tërë mirë, duke dashur ta shp- ëtojë për hir të dashamirësisë së tij për Hyjlindësen, i dërgoi një shenjtor asket, të cilin me ta parë kaçakët, e mbërthyen. U tha asketi: Ju lutem të më çoni tek ka- pedani juaj, se kam për t’i thënë një fjalë për të mirën tuaj. E çuan tek kapedani dhe i thotë: Më thërrisni të gjithë trimat të vijnë që tju them një Çalë. I thirri ka- pedani dhe erdhën të tërë.

Thotë asketi: Nuk ke tjetër? Kam, thotë, një guzhin- jier. I thotë asketi: Foli të vijë. Dhe pasi erdhi, fil- limisht u druajt që të shikonte asketin dhe ktheu fytyrën nga krahu tjetër. Atëherë i thotë asketi guzhin- jerit: Në emër të Zotit tonë Jezu Krisht, të urdhëroj të më thuash se kush je, kush të dërgoi dhe çfarë bën që rri këtu; U hodh guzhinjeri dhe thotë: Unë jam gënje- shtari dhe trumbetoj gjithmonë gënjeshtrën, por tani nga që më lidhe me emrin e Krishtit,#nuk mundem veçse të të them të vërtetën. Unë pra, jam djalli dhe më dërgoi më i madhi im të punoj për këtë kapedanin dhe të ruaj rastin për ta gjetur ndonjë ditë që të mos lexojë përshëndetjet e Shën Marisë, me qëllim që ta vendosë ’ në skëterë. Kam 14-të vjet që po e maj dhe nuk gjeta asnjë ditë që të mos e lexojë«Engjël!ën e parë». At- ëherë i thotë asketi: Të urdhëroj në emër të Shën Tri- adhës, të zhdukesh dhe të mos ngasësh më kristianët. Përnjëherë djalli u zhduk si tym. Atëherë asketi i m- ësoi të gjithë kaçakët, disa prej tyre u bënë murgj, disa u martuan dhe bënë vepra të mira dhe shpëtuan veten.

Prandaj ju këshilloj të tërë, burra dhe gra, të mësoni «EngjëIlin e parë», ta thoni në lutjen tuaj. Do të merni shpëtimin e të mëkatuarve, I cili ka shtatë dhjetë çu- dirat e Hyjlindëses, prej të cilave unë ju them një, që të kuptoni. Ishte një vajzë e quajtur Mari. Babai i saj ishte kristian dhe kërkonte ta martonte, por ajo nuk donte. Donte të ruante virgjërinë. E vendosi në një manastir grash dhe ja dorëzoi igumenes që ta kishte si fëmijën e vet. Pasi vdiq babai i saj, u bë tjetër sundues në atë vend, i cili dhe doli në manastir ku ishte Maria. Me ta parë zotëria, zemra e tij ndjeu një dashuri sa- tanike dhe kur u kthye në shtëpinë e tij i dërgoi një letër Igumenes në të cilën i thoshte:

«Menjëherë të më dërgosh Marien, se e pashë dhe më pa, më dashuroi dhe e dashurova». Lexon letrën Igu~ menia, thërret Marinë dhe i thotë: -Bija ime ç’të mirë pe tek pashai, që e shikove me dashuri? Shiko seç më shkruan këtu?! I thotë Maria unë nuk di asgjë. E shikova me qëllim tjetër dhe thashë: «Mos vallë këtë lavdi që ka këtu pashai, do ta ketë dhe në botën tjetër? »Kurse ai më pa me qëll im djallëzor. Unë nëse desha martesë, më martontebabai im dhe merrja një kristian. Atëherë i shkruan igumenia pashait: «Më mirë të d- ërgoj kokën time se sa Marien»I kthen përgjigje pasha dhe i thotë igumenes: «0 të më dërgosh Marien, ose vij dhe e marr vetë dhe i vë zjarin manastirit. E dëgjoi Maria dhe i thotë igumenes: Kur të vijnë të dërguarit, silli në qelinë time dhe unë do t’ju jap përgjigje! Erdh- ën të dërguarit në qelinë e Maries dhe ajo i pyeti se çfarë donin. Ata i thanë: Na dërgoi pashai të të marrim, se pa sytë e tu dhe iu hap oreksi. U tha që të prisnin që të shkonte pak në kishë. Shkon, merr një thikë dhe një pjatë, shkon para Jezu Krishtit dhe i thotë:

«0 Zoti im, më ke dhënë të ndjeshëm që të shkojë në rrugën e mirë e unë të shkojë me dëshirën time tek e keqja, nuk është e hijshme. Duke qënë se ato të ndjesh- met do të më heqin ato të mëndjes, ja ku po i heq për dashurinë tuaj, që të iki nga bataku i mëkatit. Menj- ëherë ngul thikën në syrin e saj, e heq atë dhe e vendos në pjatë. Shkon para Shën Marisë, nxjerr dhe syrin tjetër dhe i vë të dyja bashkë. Ia dërgon pashait dhe pasi ai i pa, iu kthye dashuria satanike në të kundërt, ngrihet dhe vete menjëherë në manastir dhe u lutet murgeshave, që të bëjnë lutje tek Perëndia që të sh- ërohet Maria. Shkon bashkë me ato, i bien në gjunjë dhe i luten Zotit dhe Hyjlindëses që t’i kthejnë dritën Marisë. U çfaq Hyjlindësja si vetëtimë jdhe i thotë Ma- risë Të lumtë Maria! Nga që preferove të heqësh sytë e tu për dashurinë ndaj Birir tim dhe për timen, ja ku i ke sytë përsëri dhe ngasje më nuk do të ndodhë. Duke parë këtë çudi të pranishmit u gëzuan shumë, lavdëruan Perëndinë dhe shën Marinë. Më pas pashai i kushtoi shumë flori manastirit dhe mori faljen nga mu- rgeshat, Përfundimisht u largua dhe me këtë të mirë shpëtoi.

Dëgjuat, o vëllezër të mi, çfarë bëri Maria me fuqinë e shen Mërisë? Prandaj edhe ne duhet të nderojmë shën Marinë, Hyjlindësen, me vepra të mira. Zoti ynë Jezu Krishtju o vëllezërit e mi, midis të mirave që na mëson në Ungjillin Hyjnor, na thotë edhe këtë fjalë, se mjerë ai që skandalizon vëllanë e tij dhe nuk do të kërkojë ndjesë para se të perëndojë dielli se vete në skëterrë. Tani është e mundur që dhe unë që erdha këtu, të mos kem skandalizuarndonjërin prej jush? Pra me tjetër mënyrë nuk mundem, përveç kësaj. Ju lutem të thoni me tërë fisnikërinë tuaj tre herë: Na falni, që dhe Perëndia t’ju falë juve. Tani në doni që të gëzohet Krishti, të gëzohet shën Maria jonë Hyjlindëse dhe tërë shenjtorët dhe të hidhërohet djalli, armiku ynë, tani që jemi këtu të mbledhur, të thoni në mes tuaj tre herë: Falnani, o vëllezër dhe Perëndia do t’ju falëjuve.

STUDIMI 4

oti dhe Perëndia jonë Jezu Krishti, o vëllezër të mi, JT ^krveprifti i tërë ëmbël, krijuesi i tërë ëngjëjve, i shtyrë nga shpirt gjerësia e tij dhe nga dashuria e shumtë që ka për brezin tonë, bashkë me hiret e përsosura që na fali dhe po na fal çdo ditë, që na bëri të denjë që sonte ta Javdërojmë dhe ta nderojmë, atë dhe Kryezonjën tonë Hyjlindëse dhe kur Zoti ynë për mbrojtjen e saj, që të na fali mëkatet tona dhe të na bëjë të denjë për mbretërinë e tij, duhet që t’i lutemi dhe të lavdërojmë Trininë e tërëshenjtë që të gëzo- hemi dhe të kënaqemi përherë.

Më bëri të denjë Zoti, o vëllezër të mi, gjithashtu dhe mua mëkatarin që erdha këtu, në vendin e bekuar dhe thamëdisa kuptime të kishës sonë të shenjtë. I shtyrë Zoti ynë nga shpirtgjerësia e tij, bëri në fillim dhjetë legjione ëngjëjsh. Legjiono i parë ra nga krenaria e tij dhe kështu u bënë demonët.

Atëherë urdhëroi Perëndia e tërëmirë dhe u bë kjo botë dhe bëri një burrë dhe një grua si ne, me trupin prej balte dhe shpirtin ëngjëllor dhe të pavdekshëm. Emëroi burrin Adam dhe gruan Eva. Bëri dhe një pa- rajsë me drejtim nga lindja, tërë gëzim dhe begati. Vuri Adamin dhe Evën në parajsë' dhe ata gëzonin si engjëj. I porositi të mos hanë frutanga një fik, por ata e përbuzën porosinë e Perëndisë, hëngrën dhe nuk u penduan. I zboi Perëndia nga parajsa dhe jetuan në këtë botë 930-vjet, me lotë të zeza dhe të hidhura. Pasi vdiqën vajtën në skëterrë dhe digjen për 5500-vjet,.

E mëshiroi Perëndia e tërë mirë brezin tonë dhe zbriti dhe u mëshiruanë sajë të Shpirtit të Shenjtë, nëbarkun e të Virgjërës Mari dhe u bë njeri i përsosur që të na shpëtojë nga duart e djallit. Na tregoi besimin e shenj- të, pagëzimin e shenjtë, misteret e pastra, që të dimë se ku të ecim. Të enjten e madhe mori Zoti bukë dhe verë, i bekoi dhe bëri misteret e pastra, trupi i tij i tërë shenjtë dhe gjaku i tij dhe me to kungoi të 12-të Apos- tujt.

Deri këtu treguam historinë me dy fjalë dhe e lamë. Tani duke besuar tek shpirtgjerësia e Krishtit tonë, duke na ndriçuar Shpirti i shenjtë, le të bëjmë fillimin dhe të themi dhe të tjerat në mënyrë të përmbledhur. Së pari duhet, o vëllezërit e mi, të keni kujdes në tërë mësimet e ungjillit të shenjtë, sejanë të tëra, djamantë, thesarë, gëzim, begati, jetë shekullore dhe më shume nga këto janë tek misteret e pastra. Pikë së pari, të kemi parasysh se çfarë bëri Krishti ynë. Nuk mbajti urejtje dhe cmirë që të kungojë Judën, armikun e tij por ashtu siç kungoi të tjerët 11-t’ë nxënësit, miqtë e tij, po kështu bëri dhe me Judën. Ishte një njeri me emrin Saprik, i cili agjëronte përherë dhe lutej, mar- tonte vajza të varfra, ndërtonte kisha, asnjë nuk cëno- nte por dashuronte drejtësinë. Ishte dhe një tjetër me emrin Niqifor, i cili kurrë nuk kishte bërë një të mirë, bile vidhte, i bënte botës padrejtësira, përdhunonte, tërë të këqijat kishte bërë. Donte të vriste dhe vëllanë e tij Saprikion. Një ditë, dërgon mbreti marrin Sapri- kion dhe i thotë. Të mohosh Krishtin që tu falesh id- hujve. Thotë Saprikios: Unë Krishtin tim nuk e mohoj kurrë! E torturoi mbreti fort dhe kur pa se nuk kishte metodë për të mposhtur mëndjen e tij, vendosi që ta vriste.

Duke e marrë pra ushtari, që ta shpinte në vendin e dënimit kapital e mësoi Niqifori i cili del në rrugë dhe i thotë Saprikiut: Unë, o vëlla nuk e kam fajin dhe tani mësova se do të të vrasin. Për këtë të lutem o vëlla të më falësh, se të bëra dëm. Përulet Niqifori dhe i puth këmbët.

Vëlla, i thotë falmë për Perëndinë. Por vëllai i tij nuk e fali. Arritën në yiendin e ekzekutimit. I lutet Niqifori me lotë dhe ai nuk e fali, që nuk e fali. I thotë përsëri Niqifori: Këtu, o vëlla, tani do të të presin, përse nuk më fal? Ti do të vesh në skëterrë, unë po të fal me gjithë zemër. I thotë Saprikiops: Unë nuk të fal kurrë! Kiir ngriti shpatën ushtari që ti presë kokën, Perëndia e tërëmirë, duke parë mendimin e keq të tij dërgoi hirin e Tij dhe Saprikios pyet ushtarin: Pse do të më vras- ësh? I thotë ushtari: Pse nuk e more vesh për kaq ko- hë? Sepse nuk i falesh idhujve! I thotë Saprikios: Për këtë më torturon! ? Unë e mohoj Krishtin dhe i falem idhujve! Me të thënë fjalën nuk e vrau, se mohoi Kri- shtin dhe vajti tek djalli. Duke parë J^Iiqifori ëngjëjt që qëndronin me një kurorë të florinjtë i thotë ushtarit: Unë jam kristian dhe besoj Krishtin tim! I thotë Sa- prikios: Falmë o vëlla dhe Perëndia do të të falë ty.

Përnjëherë ushtari preu kokën e Niqiforit. Hngjëjt mo- rën shpirtin e tij dhe e çuan në parajsë. Prandaj dhe ne kristianët besëmirë, duhet të duam armiqtë tanë, t’i falim, t’i ushqejmë, t’u japim ujë për të pirë, t’i lutemi Zotit, për shpirtin e tyre dhe atëherë t’i themi Per- ëndisë: «0 Perëndia ime të lutem të më falësh, sikund- ër edhe unë i fal armiqtë e mi». Po nuk i falëm armiqtë tanë, sikur edhe gjakun tonë të derdhim për dashurinë ndaj Krishtit, përsëri në skëterrë vemi. A malikoni ju këtu? Të kini kujdes, o kristianë të mi, kurrë të mos mallkoni se nëma është ndaije ngaPerëndia, nga ëngj- ëjt, nga parajsa dhe dorëzim tek djalli, tek skëterra, Për atë vëllain u kryqëzua Krishti, që ta nxjerë nga sk- ëterra dhe ti për një gjë të vogël e mallkon dhe e ven- dos në skëterrë që të digjet për gjithmonë? Kaq zemërgur je po mirëja mendohu, që nga koha që linde sa herë ke bërë mëkate, me syrin, ose me veshin, a me gojën tënde? Mos mendon seje pa mëkate?

Ungjilli i Shenjtë na thotë se vetëm Krishti është i pamëkatshëm kurse ne njerëzit jemi të tërë mëkatarë. Prandaj të mos mallkoni. Nëse doni, o kristianë të mi, që t’ju falë Perëndia të tëra mëkatat tuaja dhe t’ju re- gjistrojë për në parajsë, thoni për nga fisnikëria juaj, për armiqtë tuaj, tre herë: Perëndia i faltë dhe i m- ëshiroftë ata. Ajo falje, o vëllezërit e mi, ka dy veçori, një që të ndriçon dhe tjetra që të djeg. Unë ju thashë që të falni armiqtë tuaj për të mirën tuaj, kurse ti që u bëre padrejtësira vëllezërve të tu dhe dëgjove që tha- shë të të falin, mos u gëzo por të qash, sepse ajo falja tënde bëhet zjarr në kokën tënde, nëse ti nuk rikthe- hesh përsëri tek ai që i ke bërë padrejtësira. Të qash dhe të lutesh, që të falë Perëndia për mëkatetet e tua. Të gjithë Etërit Shpirtërorë, patrikë. kryeprifterinj,, e gjithë bota sikur të të fali, prapë i pa falur mbetesh. Po kush e ka pushtetin që të të falë? Ai të cilit i ke bërë padrejtësi. Nëse e shqyrtojmë mirë duhet të japësh për një, katër, ashtu siç thotë Ungjilli Hyjnor dhe atëherë do të marësh faljen. Rastis që nuk ke të paguash. Shko dhe shit gjërat e tua dhe sa të marëshjepjaatij që i bëre padrejtësi. Po qe se nuk arijnë shko dhe shitu skllav dhe sa të marësh japja atij dhe më mirë të kesh trupin skllav, pesë apo dhjetë vjet dhe të vesh në parajsë, sesa të jesh i lirë këtu dhe nesër të vesh në skëterr, që të digjesh përgjithmonë. Sa prej jush, o vëUezër të mi, keni bërë padrejtësira tek kristianët, ebrenj, turq, ti tërhiqni ato, sepse është e mallkuar vepra juaj dhe nuk keni për të parë asnjë të mirë. Ato që keni marrë pa- drejtësisht, ndërsa i hani që të rroni, ato ju vdesin dhe Perëndia ju çon në skëterrë. Kush do të tërheqë pa- drejtësinë le të çohet dhe të ma thotë, që të vë tërë kristianët që ta falin. Një dele e vjedhur po ta vësh në njëqint të tuat, i ndot të tëra, se është e nëmur dhe e mallkuar.

Ju lutem, o kristianë të mi, të thoni dhe për ata që duan të tërheqin padrejtësitë, tre herë: Perëndia i faltë dhe i mëshiroftë ata. Kuptimi ynë| parë është ky: Save u janë bërë padrejtësi, të falin armiqtë për të mirën e tyre dhe sa kenë bërë padrejtësira, t’i tërheqin ato. I dyti është që edhe ne që duam të kemi dobi për Mi- steret e Pastra, ashtu si 11 apostujt e mirë dhe të mos bëjmë keq si Juda, të rrëfehemi pastër dhe të kungojmë me frikë, tmerr dhe dashamirësi, se vetëm atëherë do të ndriçohemi. Përndryshe nëse vemi të parrëfyer, të molepsur me mëkatet dhe guxojmë të kungojmë mi- steret e pastra, i vëmë flakën vehtes dhe digjemi.

Kush di, o vëllezër të mi, të më thotë, djelli i ndritur është apo i errët? Më duket se tërë e dini se është i ndritur dhe ndriçon çdo gjë. Por janë disa kafshë që i quajnë lakuriq nate, të tjerat kukuvajka, të cilat kur del djelli verbohen, errësohen dhe nuk shikojnë, ndërsa kur erësohet atëherë shohin. Kështu është edhe me misteret e pastra, të mirën e ndriçojnë dhe e bëjnë si ëngjëll, ndërsa mëkatarin e errësojnë më tepër dhe e bëjnë si djalli. Ashtu si zjarri, ndërsa të tjerat gjera i djeg, floririn nuk e djeg, bile e pastron dhe e bën dhe më të shndritshëm. Pra le të bëhemi dhe ne flori, të pastrohemi dhe jo dru që të digjemi. Këtu që erdha, o kristianë të mi, mora një gëzim të madh dhe një zi të madhe. Gëzimin tuaj të madh e mora duke parë m- ëndjen tuaj të mirë dhe pendimin tuaj, ndërsa zinë e mora, ngaqë mendoj se jam i padenjë, se nuk kam kohë t’ju rrëfej të tërëve një për një, të më thotë sejçili mëkatat e tij që t’i them dhe unë ato që do të më ndri- çojë Perëndia. Dua por nuk mundem, o bijtë e mij. Ashtu si një baba kur është i sëmurë shkon tek biri i tij që ta ngushëllojë, ndërsa ai duke mos patur fuqi e zbon, por si e zbon? Me zemër të brengosur! Do ta ngushëllojë por nuk mundet. Por përsëri që të mos vonoheni më shumë po ju them këtë: Nëse doni që të shëroni shpirtrat tuaja katër gjëra duhen. Bëjmë një marëveshje? Nga koha që lindët deri tani sa mëkate keni bërë, t’i marë unë në qafën time dhe fisnikëria juaj, të mbajë këto katër qime. Çfarë do ti bëjë? Kam një gropë dhe i hedh brënda. Cila është gropa? Eshtë shpirtëgjerësia e Krishtit tonë. Qimja e parë është, kur doni të rëfeheni, themeli i parë është ky që thamë: Të falni armiqtë tuaj. E bëni? -E bëjmë o shenjtor i Per- ëndisë! -E morët qimen e parë.

Qimja e dytë është që të gjeni at shpirtëror të mirë, të shkolluar, virtuoz, të rrëfeheni dhe të thoni të gjithë mëkatet tuaja. Po të kesh 100 mëkate dhe të thuash 99 tek ati shpirtëror, ndërsa nj ë të mos ta tregosh, të tëra të pafalura mbeten. Kur të bësh mëkatin, atëherë duhet të të vijë turp, ndërsa kur rëfehesh nuk duhet të kesh ashnjë turp. Një grua vajti të rëfehet tek një asket. Asketi kishte një vartës virtuoz. I thotë asketi vartësit. Shko të rrëfesh këtë grua. Vartësi u largua deri sa s’mund ta dëgjonte por vetëm sa ta shikonte. U rrëfye gruaja dhe iku. Vjen vartësi dhe i thotë asketit: O plak, pashë një gjë të çuditshme. Atje që po rrëfehej gruaja, shikoja se po dilnin gjarprinj të vegjël, shikoja dhe një të madh të varur, bëri të dalë dhe u tërhoq prapë. I thotë asketi: Shko shpejtë dhe thirretë vijë përsëri. Kur vajti vartësi për ta thirrur, e gjeti të vdekur. Kthehet dhe i thotë plakut të tij. Ai duke mos patur forcë të mos ta kuptojë çudinë, iu lut Perëndisës>që t’i tregonte, nëse gruaja shpëtoi apo vajti në skëterrë. I del përparatij një arushë e zezë dhe i thotë: Unëjam ajo që u rrëfeva dhe nuk të tregova një mëkatë vdekje prurës që kisha bërë, prandaj të tëra mëkatet e mi mbetën të pa falura dhe urdhëroi Zoti që unë të shkojë në skëterrë, që të digjem përgjithmonë. Prej saj doli një erë e qelbur dhe ajo në çast u zhduk nga sytë e tij. Për këtë, o kristianë të mi, kur të rrëfehëni t’i thoni të gjitha mëkatet tuaja, pastër dhe piksëpari t’ja thuash atit tënd shpirtëror. Ati im shpirtëror, do të shkojë në skëterrë se se nuk dashurojë Perëndinë dhe vëllezërit e mi si vehten time. Të thuash ato që bren ndërgjegja tënde, në vrave, në ç’nderove, nëse ke bërë be të rreme, në se nuk nderove prindërit e tu e të tjera si këto. Këtu ke marë qimen e dytë.

Qimja e tretë është, që kur të rrëfehesh dhe do të të pyesë Ati shpirtëror se përse o bir i ke bërë këto m- ëkate? Ti të kesh kujdesë të mos akuzosh të tjerët, por vehten tënde dhe t’i thuash: Ato i kam bërë nga natyra ime e keqe. Eshtë e rëndë të akuzosh veten? -Jo-Pra e more edhe qimen e tretë. Tani kemi të katërtën. Kur të të japë leje ati shpirtëror dhe do të largohesh, të ven- dosësh me mendje të mbledhur dhe me vendosmëri, më mirë të derdhësh gjakun tënd se sa të bësh mëkate. E bën këtë? -Po-E more qimen e katërt. Ato të katërta janë ilaçet e tua, siç i përmendëm. E para është të falësh armiqtë e tu.

E dyta, të rrëfesh mëkatet pastër. E treta, të akuzosh veten E katërta, të vendosësh që më të mos bësh m- ëkate.

Në se mundeni të rrëfeheni çdo ditë, përndryshe le të mbetet për një herë në javë, një herë në muaj ose tek.e fundit katër herë në vit. Këtë ta bëni zakon edhe tek fëmijët tuaj, që kur janë të vegjëi, për të marë rrugën e mirë, d. m. th, të rrëfehen. Ato që u japin etërit shpirt- ërorë, 40-të metanitë, pendimet, agjërimet, e të tjera, nuk janë ilaçe por janë që të mos bini herën tjetër në mëkatë. Kush i vendosë brenda në zemrën e tij ato të katërta, sikur në atë orë të vdesë, shpëton, kurse pa ato sikur mijra të mira të bëjë, në skëterrë shkon.

Dy njerëz o kristianë të mi, erdhën një herë që të rrëfehen tek mua, Petroja dhe Pavlloja dhe të shihni si i korigjova, mirë apo keq. Unë po ju hapë zemrën time. Më thotë Petroja: Unë, o ati im shpirtërorë, që nga koha që linda dhe dëri tani, argjëroja dhe falesha gjithmonë, bëja dhe lëmosha tek të varfërit. Por ar- mikun tim nuk e fal. Unë e vendos për në skëterrë. Vjen Pavlloja dhe më thotë: Unë që nga koha që kur linda, kurrë të mirë nuk kamë bërë, bile kam bër shu- më gjynahe, përdhunova, vodha, dogja kisha, manas- tire, nuk lashë gjë pa bërë, por armikun tim e fal.

Shikoni ç’bëra unë me atë. Direktë e përqafbva dhe e putha, i dhashë dhe leje për të kunguar. Mirë i korig- jova apo jo? Natyrisht doni të më akuzoni dhe të më thoni: Petrua ngaqë bëri aq të mira dhe nuk e fali ar- mikun e tij, për aq pak gjë e vendose në skëterrë, kurse Pavllon që bëri aq të këqia, ngaqë i fal tëgjithë armiqtë e tij, e fale dhe ti i dhe leje dhe të kungojë? Po, o vëllezër të mi, kështu bëra. Doni ta dini se me çfarë më ngjan Petrua? Ashtu si brenda në ^jëqindë okë miell, vë pak tharmë që ka aq fuqi sa të kthejë të njeqindë okët e brumit e ta thartojë të tërë, kështu janë dhe tërë ato të mira, që bëri Petrua, me atë pak cmirën e tij që nuk e fali armikun, i ktheu dhe i bëri helm të djallit, prandaj dhe e vendosa për në skëterrë.

Po Pavlloja me çfarë ngjan? Eshtë një stivë me dru të holla, u vë'një qiri të vogël të ndezur dhe ajo pak flakë e djeg të tërë stivën. Kështu janë të tërë mëkatet e Pavllos, si stiva me dru të holla, kurse falja që i bëri armikut të tij është qiriri që dogji të tërë drutë e holla, d. m. th, mëkatet ndaj dhe unë e vendosa për në pa- rajsë.

U dorëzua Zoti, o vëllezërit e mi, në duart e ebrenjve të paligjshëm, u shah, u rrah, u kryqëzua në mënyrë ç’njerëzore, të Mërkurën e Madhe u shit Zoti dhe të premten e madhe u kryqëzua.

Prandaj duhet që ne kristianët besëmirë të agjërojmë gjithnjë por më shumë të mërkurën dhe të premten se u kryqëzua. Njëlloj kemi detyrim të argjerojmë dhe gjatë kreshmave, se ashtu siç ndriçoi fryma e shenjtë, shpirti i shenjtë, Etërit e shenjtë të kishës dhe e ligj- ëruan të agjerojnë që të vdesin pasionet dhe të dob- ësojnë trupin, bile sa më pak të kemi, aq më lirshëm rrojmë. Unë mund të rroj me 100 gram bukë, ato i bekon Perëndia se janë të nevojshme dhe jo të hamë 110 se ato të dhjeta i mallkon, se janë harram, i takojnë atij që ka uri. Ruani ato katër kreshma, o kristianë të mi! Me këtë problem si shkoni? Nësejeni kristianë duhet t’i ruani, bile sidomos kreshmën e madhe. Këtu, ju e mbani tri ditëshin? E hëna e pastër është e mirë dhe e shenjtë, për atë që e ruan. Abrahami e kishte shtëpinë të hapur gjithmonë dhe ku gjendej dhe s’gjendej ndonjë i varfër, atje mblidhej dhe pa njeri të huaj Abrahami kurrë nuk ulej që të hante bukë. Djalli e urreu, doli në rrugë dhe pengonte kalimtarët që mos kalojnë nga Abrahami dhe nga kasollja e tij,

Doli në rrugë Abrahami dhe priti tri ditë pa ngrënë. Perëndia e tërë mirë, duke parë mëndjen e tij të mirë,

i   dërgoi tre nj erëz të cilët i mori në kasollen e tij dhe i mbajti si miq. Pasi mbaruan së ngrëni ata u bënë të padukshëm. Atëherë, ai kuptoi se ajo ishte Shën Tri- adha.

Kush agjëron tri ditëshi.n ka shpërblim për shpirtin e tij, por prapë nuk ju them të bëni atë që s’kini mundësi. Sikur edhe një ditë të agjëroni, e dobishme është. Du- ke dashur Zoti të tregojë të keqen e madhe që tentuan të bëjnë të bijtë e djallit, ebrenjë. errësoi djellin nga ora 6-të deri në 9-të, në të gjithë botën, gurët po ça- heshin dhe tërë toka po dridhej.

| U vendos Zoti në varr dhe menjëherë u ngjallën me mijra të vdekur, që kishin me mijra vjetë vdekur dhe predikuan se vetë Krishti është Biri dhe Fjala e Per- ëndisë, Perëndi i vërtetë dhe jeta e të vdekurve.

I       Duhet që edhe ne, o kristianë besëmirë, që këtej dhe tutje, të mos qajmë për të vdekurit, si të pavyerit dhe të pabesët që nuk shpresojnë në ngjalljen. Kjo botë, o vëllezërit e mi, është si një burg. Kur duhet që të g- ëzohet njeriu? Kur futet në burg, apo kur lirohet nga burgu? Kam mendimin se kur futet në burg duhet të qajë dhe të trishtohet, ndërsa kur del nga burgu të g- ëzohet.

Kështu o vëllezër të mi, të mos u vijë gjynah për të vdekurit, po ti doni ata. Sa të keni mundësi bëni për shpirtin e tyre mesha përkujtimore, agjërime, lutje dhe lëmosha. Sa gra veshin roba të zeza për të vdekurit, ti heqin sepse dëmtojnë vehten e tyre dhe vetë të vde- kurit. E natyrëshme është që njeriu të lindë edhe të vdesë. Kur lindin atëherë duhet të qajmë, ndërsa kur vdesin të gëzohemi, bile as për fëmijët e vegjël të mos qani, se janë si ëngjëjt brenda në parajsë. Djali yt është

i    Perëndisë dhe kur ta fali Perëndia të nderoi, kurse tani që ta mori prapë ta nderoji djalin tënd, që të g- ëzohet në parajsë, kurse ti rri dhe qan është e pahij- ëshme.

Një mbret të kërkon djalin që ta bëjë vezir dhe ti gezohesh që ta japësh, mirëpo nuk duhet të gëzohesh më shumë, që të bëri të denjëPerëndia e tërëmirë, i cili mori fryt nga barku yt i ndyrë dhe ta vuri djalin brenda në parajsë dhe ta ruan që të ta dorëzojë në ardhjen e dytë, që të shkëlqejë më shumë se djelli, që të marësh shpërblimin tënd dhe të gëzohesh pranë tij gjithnjë? Janë disa që kanë djallin në zemrën e tyre dhe thonë si ka mundësi që të ketë ngjallje dhe ne nuk pamë të ngjallet ndonjë njeri? Të gjithë ju që jeni këtu, para se të lindnit, nuk ishit të vdekur? Ndërsa zoti na ngjalli nga barku i tokës. Barku i nënës tonë dhe varri, ç’ndryshim kanë? Nuk e shohim qartë ngjalljen? Kur flemë nuk jemi të vdekur? Gjumi çfarë është? Vdekje e vogël, ndërsa vdekja, gjumi i madh. Ashtu si gruri që bie në tokë, nëse nuk bie shi që të qelbet nuk mbin, kështu edhe ne që vdesim, nuk mbarojmë në tokë. Nëse do të mbaronte në tokë Krishti ynë, nuk do të na vadiste jetën e pëijetëshme dhe ngjalljen. Nuk shihni qartë barëtas se si i ngjallë Perëndia në tokë për çdo vit? S’kemi ngritje, o kristianë të mirë, që të me- ndojmë për këtë gjë? Të tëra na i fali Perëndia. Përsa i përket kësaj, o vëllezër të mi, ju lutem që të thoni për të gjithë të vdekurit tre herë: Perëndia i faltë dhe i mëshiroftë ata. Vajti Zoti në skëterrë, nxori prej andej Adamin, Evën dhe fisin e tyre. U ngjallë ditën e tretë, u shfaq 12 herë tek apostujt e tij. U bë gëzim në qiell, gëzim në tokë dhe në tërë botën, helm dhe shpatë me dy presa në zemër të ebrenjve dhe të djallit. Prandaj ebrenjtë nuk çiigjen më shumë se sa ditë e djelë kur dëgjojnë priftin të thotë: «U ngjalle së vdekurësh o Krisht i vërtetë Perëndia jonë». Atë që menduan të bëjnë ebrenjtë për të zhdukur emrin e Krishtit tonë, u kthye kundër kokës së tyre. Duhet edhe ne, o vëllezër të mi, të gëzohemi përherë, por më shumë të Djelën që është ngjallja e Krishtit tonë. Sepse ditë e djelë ishte që u bë Ungjillizimi i Hyjlindëses sonë dhe Virgjëre- shës Mari. E djelë mund të jetë dhe ajo ditë, që do të vijë Zoti për të ngjallur të gjithë botën.

Duhet, që edhe ne të punojmë të gjashtë ditët ejavës për këto gjera të sëmura, të gjakosura dhe të rreme, kurse të djelën të vemi në kishë ?dhe të mendojmë për mëkatat tona, vdekjen, skëterrën, parajsën, shpirtin to- në që është më i shtrenjtë nga e gjithë nota dhe jo të hamë shumë, të pimë shumë dhe të bëjmë mëkate. Nuk duhet as të punojmë dhe as tregëti të bëjmë ditën e  djelë. Ai fitim që bëhet ditën e djelë është i nëmur dhe i mallkuar, ku i vini zjarr dhe malikim në shtëpinë tuaj dhe jo bekim, ose të vdesë ty Perëndia, para kohe, ose gruan tënde, ose djalin tënd, ose kafshën tënde të ngo- rdhë, ose të bën ndonjë të keqe tjetër.

Prandaj, o vëllezër të mi, që të mos pësoni asgjë të keqe, as trupore dhe as shpirtërore, unë ju këshilloj që ta ruani të djelën se i është kushtuar Perëndisë. Këtu si shkoni, o kristianë të mi? E ruani të djelën? Në se jeni kristianë ta ruani. Këtu kini dhënë? Qumështin e së djelës çe bëni? Dëgjo or biri im, ta përziesh të tërë e ta ndash në 7-të pjesë, 6-të pjesë mbaj për veten tënde, kurse pjesën e së djelës, po të duash, jepja lëmoshë të varfërve ose kishës, që Perëndia të bekojë gjërat e tua. Në se sjell nevoja që të shesësh gjëra të grënëshme të Djelën, atë fitim mos e bashko me tjetrin në trastën tënde, sepse e ndot, por jepe lëmoshë, që t’ju ruaj Per- ëndia.

Në 40-të ditët, bekoi zoti, apostujt e shenjtë, u ngjit në qiell dhe ndenji në të djathtë të atit që s’ka ftllim, që të bashkëmbretërojë pëijetësisht dhe të lutet prej ëngjëjve. Një gjë dua t’jua bëjë të qartë, o vëllezërit e mi, e di që do t’ju djegë zëmrën, është e frikëshme dhe e hidhur, më dridhet zemra t’jua them, por çfarë të bëjë që më thotë Krishti ynë se, nëse nuk e tregoj, më vdesë dhe më dërgon në skëterrë.

Na tregon shkrimi Hyjnor, Ungjilli i shenjtë dhe Hyj- nor, se në shekullin e tetë do të jetë fundi i botës dhe do të prishet kjo botë. Perëndia do të dërgoi profitin

Ilia, të mësojë kristianët që të ruajnë besimin e tyre. Antikrishti, o vëllezër të mi, është njeri që ka mendje të ligë, predispozicion të keq, banon djalli ne zemrën e tij, thotë se është perëndi dhe antikrishti do të jetë ai që do të vdesë profetin Ilia. Unë, o vëilezer të mi, duke shqyrtuar me sa kuptova, profeti Ilia dhe antikrishti erdhën dhe vdiq profeti Ilia. Profeti Uia o nxënësit e mi është i gjallë këtu dhe aq vjetë, Perëndia e di se ku e ka fshehur deri tani. Nëse doni të mësoni se ku gjen- det, këtu afër është dhe ai, fjalët që po ju them të atij janë. Profeti Ilia kur do të vijë të shpjegojë nuk do të shfaqet në botë, ashtu siç thotë Shpirti i Shenjtë, që të mare dhe të hedhë me forcë tokën në skëterrë, sepse e sqaron saktë shpirti i shenjtë; që të mos frikësojë dhe tronditë botën dhe tokën, nuk do ta shfaq tek ju kri- stianët. Dhe çfarë ka, o bijë të mi, kam për t’ju treguar; zëllin dhe doktrinën e tij! Ato të dyja më bëri të denjë Përëndia e tërëmirë, me shpirtgjerësinë e saj dhe më foli: të mos prisni Iliën që t’ju mësojë. E çfarë të pre- sim? E hidhur është t’jua them! Sot a nesër presim etje, uri të madhe, që të japim me mijra florinj dhe të mos gjejmë paj ujë apo bukë. Sot apo nesër presim sëmundje vdekjeprurëse të mëdha sa që të mos arrijnë të gjallët të varrosin të vdekurit. Tërmet botëror do të bëhet, e tërë bota do të bëhet si një fushë. Do të bihen tërë malet, tërë shtëpitë. Deti do t| ngrihet lartë 15 pashë nga malet më të larta. Yjet do të bien nga qielli, Dielli dhe Hëna do të errësohen, qielli që duket, Toka dhe çdo gjë dhe tërë bota do të shkatërrohet. Kur do të bëhen të tëra këto? Krishti na thotë: Arriti, tani afër preku thika në kockë. Pa pritur do të bëhet, mund të bëhet edhe sonte. Vallë mos është tani fillimi? Nuk shihni si humbën misrat dhe të mbjellat tuaja? Shte- ruan burimet, nga lumenjtë sot shteron njëri, nesër tje- tri, nga pak na jep Perëndia, dhe ne si të pa ndjeshëm nuk mendojmë. Këto po ju themë dheju porosisë, në bëftë të bjerë poshtë qielli dhe toka të ngjitet lart, në bëftë që gjithë toka të prishet, sot a nesër dhe nuk keni frikë se çdo të bëjë Perëndia? Trupin tuaj, le ta djegin, le ta skuqin, gjërat tuaja, le tjua marin, se s’kanë ç’tju duhen, jepjuani se nuk janë tuajat. Shpirti dhe Krishti ju duhen. Këto të dyja, tërë bota sikur të bjerë, nuk mund t’ju a marrin, beçse po t’i jepni më dëshirën tuaj. Ato të dyja ti ruani dhe të mos i humbni.

Tani o vëllezërit e mi, çfarë shenje presim? Nuk pre- sim tjetër, veçse kur të ndriçojë Kryqi i Shenjtë në qiell, me shumë nga djelli, më shumë nga qielli, të shkëlqejë Jezu Krishti dhe Perëndia jonë e tërëmbël shtatë herë më shumë nga djelli, me njëmijë mijra dhe miljona ëngj ëj me lavdi Perëndie dhe ka për të ngjallur Zoti tërë botën. Të mirët do të jenë si ëngjëjt dhe të këqijtë si demonët e parë, pjella e djallit, ebrenjtë të cilët nuk besojnë tek Krishti, por dhe e kryqëzuan. atëherë do të shohin atë lavdinë e Krishtit tonë. Do besojnë dhe do ta lutin, por ai besim nuk i sjell asnjë dobi atëherë. Tani duhet besimi. Për këtë, o vëllezër të mi, fatëlumur dhe të trilumnuar, janë kristianët që be- sojnë tani dhe mjerë të pabesët, më mirë të mos kishin lindur në këtë botë. Atëherë do të ndajë Zoti të drejtët nga të mëkatuarit, ashtu siç ndan bariu dhentë nga dhitë dhe do të vendosë të drejtët nga e djathta dhe të mëkatuarit nga e majta.

Do t’u thotë të drejtëve; «Ejani o të bekuar të atit tim, që të trashëgoni parajsën, të gëzoheni përherë bashkë me ëngjëjt e mi, se ruajtët besimin tim dhe porositë e mia». Ndërsa të mëkatuarve do tu thotë: «Shkoni ju të maHkuarit në skëterë që të digjeni përherë bashkë me djallin, Atit tuaj, se nuk ruajtët besimin tim dhe dhu- ratat e mia».

Do të hapë Zoti një lumë të zjartë si detë dhe do të hedhë të tërë të pavyerit, të pabesët, heretikët, ateistët dhe mëkatarët, që të digjen përgjithmonë, kurse kri- stianët ortodoksë, besëmirë dhe të drejtët do ti vendo- së në parajsë, që të gëzohen përgjithmonë. Ndaj duhet edhe ne, o vëllezërit e mi, të mendojmë se çfarë jemi, të drejtë apo mëkatarë? Nëse kemi drejtësinë, jemi fatlumur dhe të trilumnuar. Në se jemi mëkatarë duhet që ata, që kemi kohë, të pendohemi për të ligat dhe të bëjmë të mira. Skëterra na pret, kur do të pendohemi? Jo nesër, pasnesër dhe vitin tjetër, por që këtë orë, se nuk dimë deri nesër se ç’kemi për të pësuar.

Krishti na thotë që të jemi gjithmonë gati. Sa gjë e keqe është, o kristianë të mi, të bjerë njeriu në mëkatë dhe të mos pendohet! E mirmi me mënd? Në kohën e vjetër ebrenjtë vdiqën tërë profetët, tërë profesorët e drejtë, mijra herë e braktisën Krishtin dhe i luteshin djallit, deri atje sabënë një viç, dhe ifuteshin si Peren- di, siç, e kanë deri sot. Ja, pra„ c’ është të bashkohesh dhe të ulesh në bisedime, të hash dhe të pish me djal- lin. Morën guximin dhe kryqëzuan Krishtin tonë. Për të gjitha këto i tërëmiri i ruante dhe i mbuionte. Priti Zoti ynë, pas kryqëzimit të tij tridhjetë vjet që të pen- dohen, por ata' nuk u penduan. Atëherë i mallkoj, i nëmi, u përbetua dhe la djallin në zemrat e tyre, që e kanë akoma deri më sot. U errësuan, brodhën tërë bot- ën5 dhe vanë në Jeruzalem. Merr Perëndia mbretin nga Roma e lashte dhe përndjek ebrejtë brenda ne jeru- salem derisa arritën gjeri atje që baballarët thernin f- ëmijët e tyre dhe i hanin. Djalli do që të hanë prindëri fëmijët e tyre. Dëgjoni, o vëllezërit e mi, se çfarë e keqe i ndodh njeriut kur mëkaton dhe e braktis Per- ëndinë. H tmerëshme është nëse bien në duart e Per- ëndisë sëgjallë. Perëndia ka shpirtgjerësi të madhe por ka dhe një zemërim të madh dhe ashtu siç torturoi ebrenjtë do na torturojë edhe ne, nëse nuk bëjmë mirë. Vendosi Perëndia mbretin brenda në Jeruzalem dhe vret 1120-të ebrenj sa u bë gjaku det. 30-të florinj e shitën ebrenjtë Krishtin tonë, për 30-të florinj Krishti ynë shiti 1000 ebrenj. Ti mësove dhe shet Krishtin, kurse Ai nuk mund të të shes ty? Tani duke mos patur fuqi ebrenjtë që të rikryqëzojnë Krishtin, çdo të Pre- mte të Madhe e bëjnë prej qiriri, e kryqëzojnë në qiri dhe pastaj e djegin, ose marrin një qëngj, i bien me thika dhe e kryqëzojnë në vend të Krishtit. E morët vesh pra cmirën e ebrenjve dhe të djallit. Me të lindur një djalë ebraik, në vend që ta mësojë ti lutet Per- ëndisë, ebrenjtë të shtyrë nga i ati i tyre djalli e m- ësojnë të blasfemojë të nëmi Krishtin tonë, Shën Marinë dhe të harxhojë 5-vjet a 100 qese për të gjetur ndonjë kristian të vogël, për ta therur që ti marin gja- kun dhe me atë gjak të kungojnë. Djalli do që të pimë gjakun e fëmijëve dhe jo Perëndia. Krishti na mëson që të lutemi për tërë botën, Ebreun sado mik që ta kesh, shko dhe i thuaj mirmëngjes dhe ver veshin të dëgjoshë se çfarë do të të thotë. Ti e uron dhe e persh- ëndet, ndërsa ai të mallkon dhe të thotë: E keqe qoftë dite jote, se dita e mirë është e Krishtit dhe ebreu nuk do as ta dëgjojë dhe as ta përmendë. Shiko në fytyrë një ebre, kur qesh dhëmbët i zbardhin, fytyra e tij është si beze e nëmur, se ka mallkimin nga Perëndia dhe zemra e tij nuk qesh. Ka djallin përbrenda tij që nuk e lë.

Vështro dhe pjë kristianë në fytyrë, le të jetë dhe mëkatarë, ndrit fytyra e tij, tek ai lumuron hiri i Shpir- tit të shenjtë. Therr ebreu njëdele dhe gjysmën e mban për vete, të pasmen pasi i vë munzut, e shet tek kri- stianët që t’i përlyejë. Dhe nëse të jep ebreu verë ose raki, është e pamundur që të mos ta ketë përlyer më parë dhe nëse nuk arrin ti bëjë shurrën brenda, do ta pështyjë. Kur vdes ndonjë ebre, e vendosin brenda ndonjë magje të madhe, e lajnë me raki që ti nxjerrin të tërë papastërtinë, atë raki e gatuajnë me erëza dhe ua shesin të kristianëve më lirë që ti ndotin. Shesin peshq në qytet ebrenjtë? I hapin gojën peshkut, i bëjnë shurrën brenda dhe pastaj e shesin tek kristianët.

Ebreu më thotë se Krishti im është bastard dhe Shën Maria e përdalë. Ungjilii i Shenjtë thotë se këto i shkruan djalli. Tani kam sy që të shoh ebreun? Një njeri që më shan, që më vrau babain tim, nënën time, vëllain tim dhe pastaj do të më nxjerë syrin, kam për borxh si kristian që ta fal. Ndërsa, që të më shajë Kri- shtin dhe Shën'Marinë time nuk dua që ta shoh. Fisni- këria juaj, si j’ua pranon zemra, që të bëni pra tregëti me ebrenjtë? Ai që bashkohet me ebrenjtë, blen dhe shet çfarë tregon? Tregon dhe thotë se mirë bënë ebre- njtë, që vranë profetët dhe profesorët dhe tërë të mirët. Mirë kanë bërë dhe bëjnë që shajnë Krishtin tonë dhe Shën Mërinë tonë. Mirë bëjnë që na ndotin dhe na pijnë gjakun. Këto, përse i thashë, o kristianët e mi,? Jo që të vrisni ebrenjtë dhe t’i shtrëngoni, por që t’i qani, ngaqë lanë Perëndinë dhe vanë me djallin. Ju thashë që të pendohemi ne tani që kemi kohë, që të mos ndodhë që të na përbetohet Perëndia dhe të na lëshojënga doraetij, dhetapësojmëdhenesi ebrenjtë dhe më keq.

Kristianë të mi, mjaftojnë këto. Nuk mundem që t’u them më shumë. Ju thashë edhe unë atë që më ndriçoi Perëndia, kërkuat që fisnikëria juaj të mësoni të tjera. Jini të urtë dhe të ditur, kërkoni të mirën tuaj dhe e bëni atë. Tani ç’bëjmë, o kristianë të mi? Unë ju këshilloj, por nuk më këshillon dhe fisnikëria juaj? Puna ime është dhe e juaja, është e besimit tonë, e brezit tonë. Kam edhe dy mendime. Një mendim më thotë që tju uroj dhe të më uroni, e të ngrihem të shkojë në një vend tjetër, që të më dëgjojnë dhe vëllezërit e tjerë, tanë, që më presin. Mendimi tjetër më thotë. Jo mos shko, vetëm rri të bësh ashtu si bëre dhe në fshatra të tjerë, që të mbarosh dhe ato që mbetën.

Për këto që thamë me tre fjalë shkurt, ngjan si një njeri që ndërton një kishë pa çati. Të tjerat, që kemi për të thënë ngjajnë me një çati. Cila është çatia? Unë shoh brezin tonë që ra në shumë të Hga, kanë mallkime, nëma, betime të rreme, blasfemira dhe të tjera me këto. Të pastrohen, kristianët, të shenjtërohen fshatrat e tyre dhe të pastrohen shpirtërisht dhe trupërisht, e dyta i nxis kristianët që të bëjnë kryqe dhe komboskine dhe i lutem Krishtit tonë që ti bekojë, kristianët që të kenë mbrojtëse. E treta, dua që kristianët të tërë të falin të gjallë dhe të vdekur. Këto të tria më thotë logjika ime.

Por tani më jepni uratën tuaj që të shkoj dhe të tjerat le t’i mbarojë fisnikëria tuaj. -Jo o mësues i shtrenjtë të Iutemi, të rrish të na i mbarosh se nuk dimë që ta bëjmë. -Mirë, o kristianët e mi, për dashurinë e Krish- tit tonë dhe të tuajën do të rri.

Janë shumë priftërinj këtu? E merrni mundimin që të ngriheni Iartë që të shohë jeni shumë? Priftërinj të shehjtë më bëni një nder, të lexojmë një efqeli të she- njtë, të lyhen kristianët, vëllezërit tanë. -Kjo është de- tyra jote, o shenjtor i Perëndisë-Kam shumë florinj që t’ju paguaj, por nuk ua jap. E dua falas se me pagesë nuk vepron hiri i Perëndisë së Shpirtit të tërëshenjtë se kështu thotë Krishti ynë: -Falas ua dhashë unë hirin tim, falas t’ua jepni dhe ju vëllezërve tuaj. -E bëni, o etër të shenjtë? -Po o shenjtor i Perëndisë. -T’u lutem dhe unë kristianëve që tu falin për këtë dhuratë. Doni që tu vë kristianët që tu falin, apo s’keni mëkate? Nes- ër ju dhuroj nga një libër, jo për shpërblim, por për urim. -Detyra jote. -Ju lutem , o kristianë të mirë të thoni për priftërinjtë e shenjtë, që do t’ju lexojnë efqe- linë e shenjtë tri herë: -Perëndia i faltë dhe i mëshiroftë ata. Nëse doni 'dhe shenjtëria juaj kërkoni falje. Pri- ft(shërbëtor), më duhet sonte të përgatitësh 20-të fi- xhanë dhe 2 okë vaj. Purteka djali im dhe të jep. Dhe po të duash, shëtit o prifti im, nëpër shtëpi o prifti im, që të mbledhësh nja 10-të okë vaj dhe hidh për efqe- linë një okë dhe tjetrën, ja jep priftëreshës që ta hajë. Nuk është mirë kështu? E bën-E bëj o shenjtor i Per- ëndisë. -Nëse nuk e bën të shpallë gënjeshtarë dhe të turpëroj.

Çohuni në këmbë 10-të vendas, dëgjuat? 5 te bëni sot 15 these dhe ju gratë të sillni bukë dhe gmrë sonte, kurse ju 5 të tjerët të qëndroni epitriop, ti prisni bukët dhe ti vini brënda në thes, gjithashtu dhe grurin, e bëni? -E bëjmë, o shenjtor i Prëndisë-Ju të tjerër të pestë të sillni 5 kazanë me ujë, sonte të gdhihen gati që ti lutem Krishtit nesër që ta takojë dhe ta marrin kristianët për ajazëm. E bëni? -E bëjmë, o shenjtor i Perëndisë. Mirë o bijtë e mi. Rrini të mbarojmë dhe të tjerat. Kini kujdes, o bijtë e mi, të mos mburremi.

 

STUDIMI 5

|L gë fillim Perëndiakrijoi djellin, tokën, çdo gjë që gjen- fN^et në tokë dhe të tjera, thotë profeti Moisi, i ndriçuar nga Shpirti i Shenjtë, në shkrimin e Shenjtë. Në kohën e vjetër, o kristianë të mi, njerëzit ishin të mirë. Midis të tjerëve kemi dhe një të quajtur Moisi. Moisiu, o vëllezër të mi, që kur ishte djalë i vogël, mori dy gjëra në zemrën e tij, dashurinë për Perëndinë dhe për vëllezërit e tij. Këto dy dashuri të kemi, gëzimin, lavdinë, kthelltësinë, pasurinë, thesarin e të ngazëllohemi me ato dy dashuri përherë. Dyzet vjet studioi profeti Moisi, që të mësoi shkrimet dhe të kup- tonte ku të ecte. Të studioni dhe ju, o vëllezërit e mi, të mësoni shkrimet se të keni mundësi. Nëse nuk mësuat ju prindërit, të mësoni djemtë tuaj, të mësojnë greqisht, o v- ëllezër të mi, se kisha jonë është në greqisht. Sepse në se nuk studion greqisht, o vëllezërite mi, nuk mund të kuptosh ato që pohon kishajonë. Më mirë, o vëllai im, është të kesh shkollë greke në vendin tënd, sesa të kesh burime dhe lu- menj dhe vetëm kur ti mësosh djalit tënd shkrim, atëherë quhesh njeri. Shkolla hapkishat, shkollahap manastiret. Për 40-të vjet Moisiu luste Perëndinë, që të çlironte vëllezërit e tij Ebrenj në Egjipt.

Duhet dhe ti, o vëllai im ti lutesh Perëndisë sa të mundesh për të mirën e vëllait tënd dhe jo, o vëllai im, ta vjedhësh, ta vrasësh dhe t’i duash .të keqen atij. Dyzet ditë dhe dyzet net agjëronte profeti Moisi, de- risa u pastrua trupërisht dhe shpirtërisht prej çdo m- ëkati. Dëgjuat, o vëllezëri e mi, sa mirë veproi profeti

Moisi, dhe Perëndia e tërëmirë ç’gjë të madhe i fali. E dorëzoi mbret dhe mbretëroi për 40-të vjet. e bëri pro- fet në të gjithë botën, të dijë çdo gjë për të ardhmen dhe për të kaluarën, e bëri si veten e tij, Perëndi. Jetoi profeti Moisi 128-të vjet, kaloi mirë këtu, vajti dhe në parajsë që të gëzohet për jetë. Kështu duhet, o vëllezër të mi, të mundohemi dhe ne, të besojmë sa të jetë e mundur, të pastrohemi nga çdo mëkat shpirtëror dhe trupëror e të bëhemi si ëngjëjt. Nëse nuk mundohemi,

0   vëllezërit e mi, por vetëm hamë e pimë, gëzohemi dhe vallëzojmë, nuk duhet të quhemi njerëz, por kafshë, kuaj. Perëndia e tërëmirë, o vëllezërit e mi, ndriçoi profetin Moisi, i cili na shkroi shumë mësime dhe nga më të ndryshmet. Ato që thamë mbrëmë, o vëllezërit e mi, se Perëndia e tërëmirë është e pakup- tueshme, e painterpretueshme, e plotëfuqishme siç është shën Triadha, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë dhe

1  bëri 10-të legjionë ëngjëjsh të parë, e një legjion u bënë demonë nga krenaria e tyre dhe atëherë Perëndia na bëri ne njerëzit që të na vendosë në parajsë në vend të legjionit të parë të ëngjëjve, Krijoi Perëndia një bu- rrë dhe një grua. Ashtu si ne brujmë mjellin për bukë, kështu dhe Perëndia brujti dhe bëri një burrë i fryu duke i dhënë shpirt ëngjëllor të pavdekshëm. Grua në botë nuk gjendej, mori Perëndia nga burri një brinjë dhe ja kishte borxh. Gra në botë kishte me mijra, por asnjëra nuk u gjend që të paguajë brinjë e Adamit, përveç Kryezonjës Shën Mari, e cila u bë e denjë dhe lindi Jezu Krishtin e Perëndinë, në sajë të pastërtisë të saj, virgjëreshë ishte dhe virgjëreshë mbeti dhe u bë mbretëreshë në qiell, në ëngjëjt, i mendimit të gjerë krijesës së ndjeshme.

Bëri Perëndia e tërëmirë një parajsë me drejtim për nga lindja, tërë gëzim dhe begati. Vuri Perëndia burrin dhe gruan brenda në parajsë, u fali të tëra të mirat e parajsës, i porositi Zoti i tërëmirë që të njohin Per- ëndinë, që të njohin krijuesin. Një porosi e vogël u dha: Nga një fik të mos hani fiq dhe nëse nuk ruani porosinë time e do të hani fiq, unë do t’ju vdes. Burri dhe gruaja e përbuzën porosinë e Perëndisë dhe e h- ëngrën. Të keni kujdes, o vëllezër të mi, mos të bëni si Adami dhe Eva, të përbuzni fjalën e Perëndisë sepse Perëndia e tërëmirë, o vëllezërit e mi, është shpirtgjerë por është dhe e drejtë. Ka edhe shkop të hekurt në duart e saj. Gjithashtu ju gratë të keni kujdesë të mos pësoni si Eva, të zbatoni fjalën e djallit dhe të lini pOrositë e Perëndisë. Të kenë kujdesë gratë të mos nxisin burrat drejt të keqes si Eva. Burri dhe gruaja përbuzën porositë e Perëndisë dhe i hëngrën dhe i d- ëboi Perëndia nga parajsa dhe erdhën në këtë vend të mallkuar. Thuhet se kanë bërrë 33-të fëmijë meshkuj dhe 27-të femra dhe jetuan 930-të vjet, pastajë vanë në skëterrë dhe digjen dhe përvëlohen për 5500-të vjet. Deri këtu e prumë mbrëmë. Tërë njerëzit, prej një bur- ri dhe prej një gruaje lindën dhe të tërëjemi vëllezër. Djalli, o vëllezër të mi, gjysëm i mirë armiku ynë, duke parë botën si shtohet e urreu dhe ifzhyt në zemr- ën e saj, që të zhdukë botën dhe të mbjellë cmirën në zemër të njerëzve që të urrejnë njëri-tjetrin, që të mos martohen, që të mos lindin fëmijë dhe të shtohet bota.

I hodhi njerëzit në pederasti, ne mëkate kafsharake e të tjera të këqia, që nuk e bëjnë as kuajt as kafshët. duke parë Perëndia i tërëmirë se djalli gjysmë i mirë vuri si qëllim në zemrën e tij të mbarojë botën, porositi se kush nuk bën fëmijë është i mallkuar. Dhe që at- ëherë filluan të martoheshin dhe të mermi gra. Dëgjo ti, o vëllai im, që nuk bën fëmijë, je i mallkuar. Kur bënë të këqia të të vijë keq. Këtë e bëri Perëndia e tërëmirë që t'i dali përparatë keqes. Ti, o vëilai im, pse nuk bën fëmijë? Heziton mos bën mëkate? Nuk bën mëkate. Me mijra burra dhe gra në botë ruajtën virgj- ërinë e tyre dhe nuk bënë fëmijë. Dhe nëse ti ke m- ëkate e kanë dhe ata, e kam edhe unë që jam murg. Çfarë dëmi ke që të lindësh këta njerëz të tërë, djem spiritualë? Merr, o vëllai im, dy djem të varfër në sht- ëpinë tënde që ti bësh djemtë e tu spiritualë, të kesh shpërblim nga Perëndia, të të nderojnë dhe njerëzit, të lindësh përulësinë, argjërimin, lutjen, lëmoshën, da- shurinë për Perëndinë dhe vëllezërit e tu dhe veten e shpëton. Ti, o vëlia, që bën fëmijë të qash dhe të të vijë keq nga mëkatet që bëjnë femijët e tu, se vijnë edhe në shpirtin tënd. Mbete i pamartuar? Ndaj vetes ke de- tyrime. U martove? Ke detyrë të shpëtosh dhe gruan tënde, të dy djemtë, të tre, 5 apo 10-të sa ke bërë. Sa fëmijë që të bësh, aq detyrime ke. Nuk ke dëgjuar që tu thonë djemve të tu: -Mallkuar qoftë babai që të polli? Unë dëgjova shumë që e thonë. Për këto o vëllai im, ti që bën fëmijë të mendohesh që ti çosh në shkollë dhe veçanërisht greqisht se kisha jonë është në gjuhë greke. Nuk ju them më shumë, se jeni të urtë dhe të ditur. Në kohën e vjetër ishte një njeri me emrin Joa- kim, i cili kishte një grua që quhej Ana. I mirë burri, e mirë dhe gruaja, që të dy nga një fis mbretëror ishin, por gruaja qe më e mirë. Shumëgra ka në botë qëjanë më të mira nga burrat.

Çfarë dobie ke të bësh sherr, se je burrë dhe bëhesh më i keq nga gruaja duke shkuar në skëterrë që të digjesh përherë, kurse gruajajote shkon në parajsë dhe gëzohet për herë? I shin, o vëllezër të mi, Joakimi dhe Ana njerëz fisnik, të urtë, virtuozë, të rregullt. Sht- ëpinë e tyre e kishin hotel, por fëmijë nuk bënë. Duke ditur se Perëndia jep tërë të mirat, i luten që tu japë një fëmijë, mashkull ose fëmër dhe pastaj ata ta flijonin atë në kishë. Duke parë Perëndia e tërë mirë mendjen e tyre të mirë, të të dyve, drejt e mbars gruan e Joa- kimit dhe lindi Kryezonjën Shën

Mari, Mbretëreshën. Dëgjoni, o vëllezër të mi, se si Joakimi she Ana kishin shpresën e tyre tek Perëndia dhe u dha hirin që kërkuan. Martirët e blejnë parajsën me gjakun e tyre, asketët me jetën e tyre asketike, ndërsa ne o vëllezër që bëjmë fëmijë me se do ta blej- më parajsën? Me mikpritjen, të presim të varfërit, me- mecët, vëUezërit tanë, si Joakimmi dhejo të pasurit, se ata vijnë dhe na blejnë në këtë jetë të gjakosur, kurse të varfërit nuk kanë të na blejnë dhe na e shpërblen Perëndia e mirë në parajsë 100-të ftsh.

Ju, o vëllezër të mi, që nuk keni fëmijë, të keni shpre- sën tuaj tekPerëndia, si Joakimi dhe Anadhejotëbëni ndonjë magji dhe gjëra të tjera djaliëzore, të shikoni


fatin tuaj me magji. Kam mendimin se dalin disa f- ëmijë të djallit duke bredhur në botë dhe thonë: -Më jep një grosh dhe unë do të të jap një mbrojtës, që të bësh një fëmijë mashkull.

Kur Kryezonja Hyjlindëse u bë 3 vjeç, kujtoi borxhin e tij Joakimi dhe Ana, që ja kishin kushtuar kishës, e morën Zonjën Hyjlindëse, e çuan në kishë, ku ishte profet Zaharia kryeprift, babai i pararendësit të nder- shëm, i cili e njohu menjëherë, si kryeprift që ishte, se Ajo ishte e destinuar që të lindë Birin dhe Fjalën e Perëndisë, lisu Krishtin nga veprimi i Shpirtit të She- njtë, pa burrë, Virgjëreshë të lindë dhe përsëri Virgj- ëreshë të mbetet. E mori dhe e puthi Zaharia, e vuri brenda në Ajodhimë, se e kuptoi se do bëhej Kryezon- ja e fronit të Zotit tonë. Dhe bëri 12-të vjetë Shën Maria brenda në Ajodhimë dhe askus nuk shkonte aty, veç kryepriftit, i cili një herë në vit e shikonte. Ush- qehej me bukë qiellore dhe u bë, pra, më mirë nga ëngjëjt. Pra, o vëllezër të mi, Ajodhima tregon fronin e Perëndisë, e përgjithshmja tregon parajsën dhe nar- thika tregon derën e parajsës.

Të gëzoheni dhe të krenoheni ju dhe shenjtëria juaj,

o priftërinj të shenjtë, që ju fali Perëndia Ajodhimën që është froni i Zotit tonë Jezu Krisht. Të kini kujdes,

o vëllezërit e mi, të mos hyni brenda në Ajodhimë. Nuk duhet të hyjë njeri veç priftit që meshon dhe dhja- kut. Të gëzoheni, o vëllezërit e mi, dhe ju laikët, që ju fali Perëndia të përgjithshmen, e cila tregon parajsën. Të gëzoheni dhe ju gratë, o vëllezër të mi, që ju fali narthikën, që tregon derën e parajsës dhe të hyni, o vëllezër të mi, burra dhe gra brenda në kishë me frikë dhe me tmerr, të mos bëni mëkate dhe të mos shkoni brenda në kishë që të shikoni, burrat-gratë dhe gratë- burrat, po të bëni kryqin tuaj me frikë dhe tmerr, të dëgjoni Meshën Hyjnore që të ndriçoheni dhe që të pastroheni nga mëkatet. Të kini kujdes ju laikët të mos akuzoni priftërinjtë tuaj, të mos i shani, të mos u flisni shumë se merni zjarrin dhe digjeni, se priftërinjë janë më lartë se ëngjëjt dhe mbretërit.

Unë, o vëllezërit e m'i, mendja ime më thotë kështu dhe kështu të bëj. Nëse takoj një prift dhe një mbret më duket më e hijshme, që më lartë të vë priftin, sesa mbretin dhe nëse takoj një prift dhe një ëngjëll, më parë do të takoj priftin pastaj ëngjëllin.

Se është, o vëllezërit e mi, më lartë nga Alltari i She- njtë, se gota e shenjtë është e pashpirt, por prifti kun- gon Misteret e pastra, për çdo ditë që vjen, me trupin dhe gjakun e ndershëm të Zotit tonë Jezu Krisht dhe të Perëndisë. Unë, o vëtlezër të mi, nuk kam asnjë akuzë të bëj ndaj priftërinjve, se kanë Krishtin që i mundon për çdo faj që bëjnë priftërinjt, për ata Krishti ynë ka një shkop të hekurt.

Kam për të folur tani për ata që kanë për t’u bërë priftërinj. Ti, o vëllai im, që ke për tu bërë prift, 18-të vjet duhet të bëhesh anagnost, 2G>të vjet nëndhjakon, 25 vjet ieoredhjakon dhe 30-të vjët prift. Të bësh shkollë greqisht, të dish dhe të shpjegosh Ungjillin e Shenjtë, ta mbyllësh atë dhe pastaj ta shpjegosh te kristianët dhe atëherë të bëhesh prift, o vëllai im prift, ndërsa të bësh prift për rehat ose të bëhesh për lavdi ose të bëhesh jashtë ligjit, të pret Perëndia jetën para kohe dhe shkon shpirti yt në skëterrë që të digjet p- ërherë. Kur të të lusin, o vëllai im, laikët të bëhesh prift pa aspra, atëherë je i lumnuar dhe i trilumnuar atëherë je më lart se ëngjëjt, Gjatë 12-të vjetëve ndriçoi Per- ëndia, babanë dhe nënën e shën Marisë dhe e fejuan për shumë arsye. Dërgoi pastaj Perëndia e tërëmirë ëngjëllin dhe i thotë Shen Marisë: -Mari, ti duhet të gëzohesh më shumë se e gjithë bota. Ti do të lindësh Birin dhe Fjalën e Perëndisë, Iisu Krishtin në sajë të Shpirtit të Shenjtë, pa burrë e virgjër dhe prapë virgj- ëreshë do të mbetesh, që të shpëtosh Adamin dhe Evën dhe tërë brezin e njerëzve. I përgjigjet Zonja Hyjlind- ëse dhe i thotë: -O Zoti im, çuditem dhe të lavdëroj, të iutem, të adhuroj, që pranon të lindësh prej meje sh- ërbëtorin tënd. Gati jam, le të bëhet vullneti yt. Menj- ëherë mbetet shtatëzan Hyjlindësja dhe lindi Iisu Krishtin tonë, birin dhe Fjalën e Perëndisë, pa burrë, e Virgjër dhe prapë Virgjëreshë mbeti. Lindi Zoti ynë prej gruaje, që të bekojë gruan, sepse gruaja e bëri e para mëkatin dhe na zboi nga parajsa, gruaja prapë duhet të merte bekimin që të na rivendoste në parajsë. Lindi Zoti ynë prej Virgjëreshe, që të preferojë Virgj- ërinë.

Ti, o vëllai im, që të ruash virgjërinë, të urresh botën, atëherë je i mirë që të bëhesh i trilumnuar dhe atëherë kur ruan virgjërinë, bëhesh si ëngjëtl. Lindi Zoti nga një e fejuar, për të bekuar martesën. Të gëzohemi, o vëllezërit e mi, dhe të kënaqemi, që na dhe Zoti ynë martesë të bekuar. Porositi Zoti që të marrë burri një grua, po kështu edhe gruaja të marrë një burrë. Dhe pasi të fejohen, të rrëfehen çifti, burrë dhe grua me një besim të pastër, me frikë, tmerr dhe dashamirësi dhe po me frikë, tmerr dhe dashamirësi, të kungojë Mi- steret e pastra.

Pasi të kungohen, të vënë kurorë brenda në kishë dhe pas tre ditësh të bashkohen. Dhe në doni, o vëllezër të mi, të bëni dasëm të mermi psaltër, të psallin tërë dit- ën, të lavdërojnë Zotin tonë.

Atëherë, o vëllezërit e mi, quhet e bekuar martesa. atëherë, o vëllezër të mi, mijra-mijra pengesa dhe ma- gji që tju bëjnë, nuk ju zë asgjë, atëherë, o vëllezër të mi, ai çift bën fëmijë të bekuar, i bekon Perëndia dhe i lë këtu në këtë jetë të gjakosur të kalojnë mirë, në paqe dhe shkojnë në parajsë. Ndërsa në mimi, o burra dya tre gra, po kështu dhe gratë dy a tre burra, nuk është e bekuar martesa, por ajo quhet ç’nderim, kurv- ërim. Një burrë bëri Perëndia e tërëmirë dhe një grua të martohen dhe të bëjnë fëmijë. U martove, vëllai im, bëre fëmijë? Mos merr grua tjetër, bëhu murg që të shpëtosh shpirtin tënd, që të shkosh në parajsë se sa të marësh shumë gra, të fxtosh tërë botën dhe të vesh në skëterrë. Po vajte në skëterrë ç’dobi ke? Tjetër dobi nuk ke, o vëllai im, veçse në skëterrë do të digjesh përgjithmonë.                                                               #

Nuk shikon kalendarin mujor, më 9 tetor do të shoh- ësh që ka jetë e Andronikut dhe të shën Athanasisë, që të shikosh se çpërpjekje bënë? Fatlumur! Ishin çift burrë dhe grua dhe bënë dy fëmijë. Perëndia e tërëmirë deshi që ti provojë dhe një ditë i mori të dy fëmijët. Çfarë bëri, o vëllezër të mi, ai çift i bekuar burrë dhe grua? Drejt ndanë gjërat e tyre dhe u bënë që të dy murgjër në manastire, kaluan mirë këtu dhe në paqe, shkuan dhe në parajsë që të gëzohen me djemtë e tyre përherë dhe fatlumur.

Ndërsa bëni dasma me këngë që tu bini tamtumeve dhe vjolinave, bëni atë që do djalli, atë çift burrë dhe grua, Perëndia e tërëmirë e mallkon dhe kurrë nuk bën prokopi. Ose burri vdes para kohe ose gruaja para ko- he, në bën fëmijë ato bëhen të tëra vajza, të shtremb- ëra, topalle, memece dhe të meta. Nuk ju them më shumë. Na bëri Perëndia e tërëmirë, o vëllezër të mi, njerëz dhe nuk na bëri kafshë, na bëri më të ndershëm nga e gjithë bota, na dha Perëndia e tërëmirë, o vëllez- ër të mi, sytë që të shohim qiellin, diellin, hënën dhe yjet dhe të themi: -O Perëndia ime, nëse dielli është krijimi yt, është aq i ndritshëm dhe emri yt i shenjtë që je krijuesi i qietiit dhe i tokës, krijuesi dhe brujtësi, sa je më i shndritshëm? O Perëndia ime, bëmë të denjë që të të marrë në shpirt. Na dhe, o vëllezër të mi, mendje në kokën tonë dhe është mendjajonë si brenda në një pjatë, që të vëmë të tëra mësimet e Ungjillit dhe jo të vëmë legjendat dhe Ilafet dhe marifetet e djallit. Na dhe veshët që të dëgjojmë Meshën Hyjnore, të cil- ën e hyjnizon prifti brenda në kishë. Na dhe gojën që të hyjmnizojmë dhe të lavdërojmë Zotin tonë, t’i themi këtë: -O Zot, Jizu Krisht, Bir dhe fjalë e Perëndisë, se gjalle, për Hyjlindësen dhe tërë shenjtorët, mëshirona ne dhe na fal ne mëkatarët dhe robërit e tu të padenjë-, të rrëfehemi me besim të pastër dhe të, kungojmë Mi- steret e pastra me besim të pastër, me frikë e tmerr. Kështu na do Perënda, o vëllezërit e mi dhe jo të bla- fstemisimjo të tradhëtojmë njëri-tjetërinjo të bëjmë betime dhe të themi gënjeshtra jo të vjedhim njëri- tjetrin dhe të marrim gjënë e tjetrit, jo të betohemi në emrin e Perëndsë për gjënë më të vogël. Do, o vëllai im, të më thuash për Perëndinë: -nuk thua për të vërtet- ën? Atj e që do të bësh. be për vëllanë tënd, i thuaj të vërtetën dhe nëse nuk beson hiq rrugën tënde. Të q- ëndrosh larg, o vëliai im, të mos betohesh në emër të Perëndisë ose të bëjmë betime dhe të zëmë emrin e shenjtorëve tanë në gojë, si betohen disa injorantë në emrin e Shën Tiadhës. Mjerë ata, zjarrë djegës do ti përmbledhë dhe do t’i përpijë.

E di, o vëllai im, se të do Perëndia? Ashtu si nuk do ti të kete gruajajuaj asnjë takim me tjetër, kështu të do dhe Perëndia të mos kesh asnjë pjesë me djallin. K- ënaqesh kur gruaja jote kurvërohet me të tjerë? Jo. Ta puth tjetri gruan tënde? As atë nuk e do. Kështu të do dhe ty Perëndia vëllai im, të mos keshë asnjë takim me djallin. Dhe me ç’gojë, o njeri naiv dhe dinak, guxon dhe shan emrin e Perëndisë. Mjerë ata që shajnë emrin e Perëndisë, se trembet mos iu bie rrufeja në kokë dhe e djeg dhe ti, o njeri i paditur, hap'gojën e mallkuar dhe dorëzon emrin e Perëndisë, se do ti djegë lumi i zjarrtë përgjithmonë. Na dha duart që të bëjmë kryqin tonë me besim të pastër, me frikë tmerr dhe dashamirësi dhe jo të marrim pushkën dhe të vrasim vëllanë tonë dhe ta vjedhim atë dhe ta shtrëngojmë dhe ta vdesim dhe ta turpërojmë.

Na dha këmbët që të ecim në rrugë të mirë dhe jo të shkojmë dhe të bëjmë keq tek vëllezërit tanë. U pag- ëzua Zoti ynë Jizu Krisht dhe Perëndia jonë në lumin Jordan dhe Joani i nderëshëm Pararendës, që të tregojë edhe tek ne Pagëzimin e shenjtë. Dhe të pagëzohet shenjtëria juaj, o priftërinj të shenjtë, fëmijët e enorisë suaj, me mendimin dhe qëilimin e Kishës së Shenjtë Apostolike të Lindjes. Ti zhytni brenda në kazan, të keni brenda shumë ujë dhe të bëni tre zhytje dhe tre nxjerrje, duke thënë emrat e Shën Triadhës. “Mëshirona dhe shpëtona, o Trini e Shenjtë. Amin.

Ndihna dhe shpëtona, o Shën Mëri Hyjlindëse. Amin”.

Jezu Krishti, vëjlezër, Zoti dhe Ati ynë, Prijësi dhe Dhe- spoti ynë shpirtmirë, ai që krijoi engjëjt dhe gjithçka që sho- him e ndjejmë, i shtyrë nga shpirtmirësia e pafundme dhe nga dashuria e madhe për farën tonë, bashkë me dhuratat e panumërta të tij na dhuroi gjithashtu edhe këtë: pranoi dhe u bë njeri i përsosur, i iindur nëpërmjet Frymës së Shenjtë nga e Gjithëvirtytshmja dhe Hyjlindësja Zonja jonë, Virgjëresha Shën Mëri, për të na shpëtuar nga duart e djallit dinak dhe për të na bërë bij e trashëgimtarë të Mbretërisë së tij, që të gëzojmë përherë me shpirt e me mend bashkë me En&jëjt e Shenjtë dhe të mos digjemi për jetë në zjarrin e demonëve të këqinj.

Ashtu si dikush që ka vreshta e ara dhe vë punëtorë f i lërojnë, ashtu edhe Zoti ynë Jezu Krishti na ka për vreshtë të tij ne. Mori pra dymbëdhjetë Apostujt, i bekoi dhe i dërgoi në gjithë botën duke thënë se, po të duan njerëzit të jetojnë

në këtë jetë mirë dhe në paqe, Zoti mirëbërës do t’ i meshirojë dhe do t’ i çojë në Parajsë. Por i porositi të besojmë dhe të pagëzohemi ne “emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë” dhe t’u përmbahemi porosive të Zotit tonë. Në çdo vend që shkonin Apostujt e Shenjtë dhe prano- heshin nga banorët e atyshëm, Zoti u pat thënë ta bekojnë ate vend. Në çdo vend përsëri ku shkonin Apostujt dhe banorët nuk i pranonin, Zoti u pat thënë të shkundnin aty pluhurin e këpucëve dhe te largoheshin. Duke marrë hirin e Frymës së Shenjtë, Apostujt i ranë botës kryq e tërthor si rrufe dhe me këtë hir të Frymës së Shenjtë shëronin sakatë, qorra, të çmendur dhe me porosi të Krishtit tonë ringjallnin të vdekurit.

Është e drejtë dhe me vend, vëllezër, që edhe unë, shër- bëtori i padenjë dhe mëkatar i tij, ta kisha zemrën të pastër si zemrat e Apostujve të virtytshëm, të kisha edhe hirin e Shpi- rtit të Shenjtë e çudibërës, unë që mora guximin të vij në vendin tuaj. Por, edhe mëkatar jam edhe hirin e Shpirtit të Shenjtë nuk e kam. Veç i lutem Zotit tonë Jezu Krishtit të dërgojë nga qielli hirin e Tij dhe të bekojë vendin tuaj, pasuritë dhe veprat e duarve tuaja. Dhe, mbi të gjitha, të na tregojë shpirtmirësinë e tij, të na falë mëkatet tona dhe t’ju ndriçojë, o bijt e mi, të kaloni mirë e në paqe jetën e këtu- shme dhe t’ju pranojë në Parajsë për lavdinë e Shën Trinisë.

Ne çdo vend që shkonin Apostujt, shuguronin priftërinj e kryepriftërinj, e bekonin atë vend dhe bëhej parajsë e vër- tetë, gaz dhe hare, banesë e Engjëjve, shtëpi e Krishtit tonë. Në atë vend ku nuk i pranonin ndodhte e kundërta. Aty hidh- te rrënjë mjerimi dhe jo bekimi i Zotit, bëhej banesë e djallit dhe jo e Krishtit tonë. Është e udhës pra, vëllezër të kri- shterë, të filloj fjalën time dhe kur të mbarojmë të falën- derojmë Zotin.

Shumë emra ka Zoti vëllezër. Por emri i parë i Zotit tonë është dashuria. Zoti ynë, domethënë Shën Trinia, është “Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë”. Dhe janë së bashku e njëjta gjë, e njëjta lavdi, e njëjta mbretëri, një Zot. Së pari, vëllezër, du- het ta duam Zotin sepse na dha tokën e paanë ku banojnë kaq shumë njerëz, na dha bimët, burimet, lumenjtë, detin, peshqit, ajrin, natën dhe ditën, qiellin, yjet, diellin, hënën. Na bëri njerëz dhe jo shtazë, na bëri të krishterë të mirë dhe jo heretikë. Dhe tani dua t’ju pyes, vëllezër, kë doni, Zotin apo djallin?

-  Zotin duam.

-   Po, shumë ’mirë e thatë, bijtë e mi të mençur. Paça uratën tuaj. Vetëm se duhet ta mendojmë këtë dashuri. Është vallë kjo dashuri besim, është e përkryer apo diçka i mun- gon. Duhet ta kuptojmë vetë ne. Ti, për shembull, vëllai im i krishterë, ke një djalë. Unë të çmoj dhe them se djali yt është

i   mirë, por e rrah, e përbuz, i rrëmbej bukën dhe e ha vetë. Si thua? Kështu ështe dashuria? Më duket se po thua jo, nuk është kështu dashuria. Siç duam Zotin tonë të duam edhe vëllain tonë sepse është e natyrshme të duam vëllain tonë dhe është jo e natyrshme të mos e duam. Duhet ta duam vëllain tonë sepse kemi një Besë, një Pagëzim, të njëjtat Mistere, kemi shpresë të shijojmë të njëjtën parajsë, bëjmë pjesë në të njëjtin trup shpirtëror që ka për kokë Krishtin.

Dashuria, vëllezër, ka dy veçori, dy dhunti. Njëra i jep forcë njeriut në veprat e mira dhe tjetra e bën të paaftë për të këqija. Unë kam një bukë. Mund ta ha, të pi dhe të ngopem.

Por ti nuk ke. Dashuria më thotë: Mos a haj vetëm, jepi edhe tët vëllai. Kam rroba, por ti nuk ke. Dashuria më thotë: Jepja njërën rrobë tët vëllai. Çel gojën time për të akuzuar, për të të thënë gënjeshtra. Por dashuria më përmban, ajo e mbyll gojën time. Shtrij duart për të rrëmbyer pasurinë tënde. Por dashuria nuk më lë. E shikoni, vëllezër, çfarë dhuntish ka da- shuria?

Meqenëse, o bij, nuk e njihni dashurinë, prandaj them se duhet të hapni shkolla. Sepse nëpër shkolla njerëzit mësojnë vazhdimisht dhe njohin ç’është Zoti, ç’janë Engjëjt e Shenjtë, ç’janë demonët e mallkuar dhe i ç’lloji është virtyti

i    të drejtëve. Shkolla i udhëheq njerëzit. Ajo u hap sytë të krishterëve ortodoksë dhe besimtarëve të përkushtuar...

Është e hidhur, vëllezer, por Shkrimi i Shenjtë më urdhë- ron t’jua them. Sot a nesër presim të na vijnë uria, etja, sëmundje epidemike dhe vdekjeprurëse, kaq shumë vdekje sa të mos arrijnë të gjallët të varrosin të vdekurit. Sot a nesër presim të bëhet tërmet i madh, gjithë malet të shëmben, die- lli dhe hena të nxihen, yjet të bien, qielli të mbështillet siç mbështillet një fletë papirusi, dhe gjithë njerëzit të vdesin.

Dhe pastaj do ndriçojë Kryqi i Shenjtë më shumë edhe nga dielli. Do të shkëlqejë Jezu Krishti ynë fjalëmbël shtatë herë më shumë se dielli dhe do të ringjallë të gjithë shpirtrat së bashku me trupat e tyre. Atëherë të mirët do të jenë të bu- kur si engjëjt, ndërsa të këqinjtë do të ngjajnë me djallin e mallkuar, atëherë ka për t’u thënë njerëzve të drejtë: “Ejani ju të bekuarit e Atit tim”, trashëgojeni Mbretërinë e Atit tim sepse i zbatuat në jetën tuaj porositë dhe besën time. Pastaj Zoti do t’u thotë mëkatarëve: Ju të mallkuarit shkoni në skëterrë të rrini aty me atin tuaj, djailin, se nuk i zbatuat në jetën tuaj porositë dhe besën time, Dhe ka për të hapur atëherë Zoti një lumë të zjarrtë, të paanë si një det, dhe do të digjen në të mëkatarët dhe të padenjët. Do të mbledhë të dre- jtët në të djathtë, kurse mëkatarët do t’i verë në të mëngjër të tij.

Po çfarë jemi ne, o vëllezër? Jemi të drejtë apo mëka- tarë? Po qemë të drejtë, jemi fatmirë dhe të lumtur sa askush. Por po qemë mëkatarë duhet tani që kemi kohë të pendohe- mi dhe të ndreqemi.

Pra, po ju lë këtë porosi: të marrë secili prej jush një litar me nyje dhe ky litar të ketë njëqind e tri nyje. Kur ta kaloni nëpër duar, në çdo nyje të thoni: “ O Zoti Jezu Krisht, Biri dhe Fjala e Zotit të gjallë, mëshiromë mua mëkatarin dhe shërbëtorin tënd të padenjë me anë të Shën Mërisë dhe të gjithë Shenjtorëve”. Dhe unë do të lutem që ju të keni shën- det në shpirt e në trup. Brenda Zotit tonë Jezu Krishtit, vëlle- zër, ndodhet Trinia e Shenjtë. Të gjithë Shenjtorët me Kry- qin e Shenjtë, së bashku me Zotin tonë Jezu Krisht u kryqë- zuan shpirtërisht dhe trupërisht. Ne, vëllezër, duhet të çmoj- më tokën, qiellin, detin. Dhëntë Zoti pra, të hyni në Parajsë, të gëzoheni dhe të lumturoheni përjetë.

Në Egjipt ka pas qenë një mbret. Në po atë kohë në Aleksandri Patriark i vendit ishte dikush që quhej Joakim, njeri shumë i shenjtëruar, i mirë, i urtë, i mençur. Mbreti e mori shumë për zemër Patriarkun. Por atëherë u shfaq një hebre që ndërroi fe dhe u bë Vezir. I tha një ditë hebreu Mbretit: Perse o Mbreti im ditëgjatë e ke aq për zemër Patri- arkun? Dhe Mbreti ia ktheu hebreut të mallkuar duke i thënë: E dua Patriarkun se është njeri i mirë, i urtë, i ditur. Hebreu i thotë persëri Mbretit: Meqënëse, o Mbret, thua se e ke për zemër Patriarkun, thirre të vijë në pallatin tënd ku të jem edhe unë, të bisedojmë bashkë dhe do të shohësh si do ta bëj të mos gjejë fjalë të më përgjigjet. Mbreti thirri më pas Joakimin. Joakimi erdhi në pallat dhe hebreu filloi të hahej me fjalë me Patriarkun. Hebreu i tha: Patriark, a nuk thotë Krishti në Ungjill se çdo '1 krishterë që ka besë mundet t’ i lë- vizë malet? Mbreti pasi dëgjoi këto fjalë urdhëroi Patriarkun të levizte një mal dhe atëherë do t’i zinin besë fjalës së tij. Ç’bëri do të thoni ju Patriarku? Ai porositi dhe u mblodhën të gjithë të krishterët e mirë dhe për tri ditë e tri netë rresht i luteshin Zotit. Kur mbaroi lutja e tyre, Patriarku filloi të tem- jatisë malin që ishte i madh dhe i gjatë sa gjashtë orë rrugë, e

i   tha malit: Unë, shërbëtori i padenjë i Krishtit të urdhëroj, o mal, të lëvizësh nga vendi yt dhe të vish në Egjipt e, për çu- dinë e të gjithëve, ai mal u nda në tri pjesë për nder të Tri- nisë së Shenjtë dhe u zhvendos duke lëvizur drejt Egjiptit. Atëherë Mbreti thirri Patriarkun dhe i tha: Në emër të Zotit, Patriark, urdhëroje malin të ndalet që të mos na shtypë. Pa- triarku rendi në çast dhe me lot të nxehtë urdhëroi malin që u ndal mbi Egjipt Ai mal quhet deri sot Duritas. Këtë çudi e besuan mijëra e mijëra njerëz.

Hebreu nuk e dha veten dhe i tha Mbretit përsëri: Duhet të dish edhe këtë o Mbret; të krishterët mëtojnë se Ungjilli i tyre thënka që, kush ka besë, nuk vdes sikur të pijë edhe një gotë të mbushur me helm. Mbreti urdhëroi hebreun të për- gatiste një gotë plot me helm nga ai që ngordhte edhe vetë gjarprin. Hebreu i tha përsëri Mbretit: Duhet të dish edhe këtë, o Mbret, që të krishteret kanë Kryqin dhe, duke e përdorur atë, të hidhurën e bëjnë të ëmbëL Pra duhet që, kur t’i japësh Patriarkut helmin për ta pirë, ta urdhërosh të mos bëjë kryqin as drejt vetes e as drejt gotës. Pastaj Mbreti mori gotën në dorë, ia dha Patriarkut dhe i tha: Merre këtë gotë dhe ktheje pa bërë kryqin as drejt vetes as drejt gotës. Patri- arlcu i mençur dhe i urtë deshi t’i verë në lojë dhe t’u nxjerrë bojën që të bëheshin gazi i botës. Ai i tha Mbretit: Mirë më thua o Mbret që ta pi këtë gotë por harrove të më thuash nga cila anë ta pi. Duke thënë këto lëvizi dorën anash, poshtë dhe lart gotës. Pas kësaj e ktheu helmin në çast. Por Zoti Mirëbërës hapi aty për aty një vrimë në faqen e djathtë të gotës dhe helmi u derdh. Kështu Patriarku mbeti shëndoshë e mirë. Pasi e shkatërroi atë pak helm që kishte mbetur në gotë, iu drejtua Mbretit me këto fjaië: O Mbreti im ditë- shumë, unë e piva helmin, tani urdhëro hebreun ta pijë edhe ai dhe, po të mos vdesë, t’i besojmë atij. Por hebreu i mall- kuar nuk deshi ta pijë. Mbreti e detyroi dhe, si e piu, plasi nga vreri i mallkuari e shkoi në skëterrën e përjetshme, ku digjet së bashku me djallin. E shihni pra, o bij, se çfarë ka Kryqi i Shenjtë. Unë lutem që ju, me ndihmën e Zotit tonë Jezu Krishtit të shkoni në Parajsë.

Këtu qe erdha, o bij, ndjej gjithnjë edhe gëzim edhe pi- këllim. Vijnë tek unë të krishterët dhe më kapin veçan për të më rrëfyer hallet e tyre. Por nuk mundet një shërbëtor të ketë dy zotërinj. Unë nuk mundem t’i dëgjoj një e nga një dhe de- tyrohem t’i ndjek. Zemra ime çahet ashtu siç çahet zemra e çdo ati që ka një fëmijë të sëmurë dhe nuk i ndodhet pranë. Duhet t’ju rrëfej me guxim atë që ndjej. Kështu nëqoftëse ju mermi kater qime prej mjekrës sime, edhe unë rëndohem me peshën e mëkateve tuaja. Që nga çasti kur erdhët në jetë, unë ju ndjek në çdo veprim që bëni. Po të doni të më dëgjoni mua, gjeni një prift me përvojë, njeri të virtytit për t’iu rrë- fyer dhe per t’i thënë mëkatet tuaja. Të mos i fshihni asnjë se po ta bëni këtë shkon kot gjithë rrefimi. Duhet ta falni armi- kun tuaj. Dhe të mos kujdeseni vetëm për vete, por të këshi- lloni vëllezërit dhe fëmijët tuaj. Paçi uratën time, uratën e Shën Mërisë dhe uratën e Zotit tonë, Jezu Krishtit, të Zotit tonë të vërtetë dhe të kryqëzuar, që të tijat janë lavdia dhe fu- qia “në jetë të jetëve. Amin”.


PROFecue

*  l-Ajonjëditëdo të bëhet romake dhe fatlumur kush do të rrojë në atë mbretëri.

*  2-0 mal i bekuar, sa shpirtra fëmijësh dhe grash do të shpëtosh kur do të vijnë vitet.

*  3-Fatlumur ju që do të gjendeni këtu, sipër në malet e larta, se ato do ju mbrojnë nga shumë të këqija. Do ta dëgjoni dhe nuk do ta shikoni rrezikun. Tri herë ose tri ditë do të vuani.

* 4-E dëshiruar^ do të bëhet në brezin e tretë. Do ta shohin nipërit tuaj.

*  5-Do të vijë koha qëtu marrin armiqtë tuaj dhe hirin nga zjarri, porju mos të ndroni besimin tuaj, siç do të bëjnë të tjerët.

*  6-Më vjen keq për krenarinë tuaj që keni. Këmba ime këtu do të rishkelë. Dhe nëse nuk do të lini këto gjëra që bëni, dhe vjedhjen do të shkatërroheni. Në atë degë varni shpatat tuaj a, do të vij ë nj ë ditë që do të varin arixhinjë veglat e tyre.

*  7-Do të vijnë kësulkuqët|106| dhe më paf anglezët për rreth 54 vjetë dhe pastaj do,të behet i rnake.

*' 8-Kufijtë e romakëve do të jenë në Vovus(Lumi Aoos).

*  9-Deri atje do të vijë romaku.

*  10-Vuaj tjet do të jenë akoma më shumë. Kujtoni fjalët e mija, lutjuni Perëndisë. shpejtoni dhe k- ëmngulni me forcë. Deri sa të mbyllet ajo plagë e rrapit, fshati juaj do të jetë i skllavëruar dhe i mjeruar.

*   11-Kur do të vijë e dashuruara? Pyetën Shën, Carapllanane Epirit. -Kur të bashkohen ato-U p- ërgjigj shenjtori duke treguar dy pemëza.

*  12-E dëshiruara do të vijë kur të vijnë dy pashka bashkë.

*  13-Nëse mbillet pema dhe mbyllet brenda huri, at- ëherë do të vijë e dëshiruara. Po të duket ndonjë shenjë të mos frikësoheni. Në të perënduar të djellit të shikoni në ato maIe(Të Omalisë dhe të Meropit), që do të shpëtojnë shumë shpirtra. Me vete të mos merni asgjë vetëm shpirtrattë shpëtoni. Dhe e keqja nuk do të mbajë më shumë se 24 orë.

*  14-Fshatrat e fushës do të pësojnë shkatërrim, kurse në shpatet e Kisavos do të flenë skllevër dhe do të zgjohen të lirë.

*   15-Nëse ajo selvi do të thahet nga maja, Greqia do të çlirohet, ndërsa po të thahet nga fundi nuk do të çlirohet.

*  16- Me vështirësi do të vij ë.

*  17-Kurtë shihni milarin nëdetin ebardhëdotë vijë e dëshiruara.

*   18-Kur të shihni milarin në ujrat greke, atëherë do të vijë.

*   19-Ku të shihni milarin në ujrat greke, atëherë do të zgjidhet çështja e Qytetit.

*  20-Do të vijë befasisht. Të kini një trastë të varur në një derë, ajo do t’ju pengojë duke ikur. Mos e lini. Ta mermi me vete që ta hanë fëmijët tuaj.

* 21-Në Vlorë do të bëhet shkatërrim. Do të vijnë ushtri që të çlirojnë vendin.

*  22-Në bukormë do të derdhet shumë gjak.

*  23-Kur të dëgjoni se Iufta filloi, atëherë do të jetë afër.

*  24-Sa fshatra jane afër rrugës do të heqin shumë.

*25-Dropulli do të vuajë, sepse vendi është i

zhveshur.

*  26-Dropulli do të jetë plotë me ushtri.

* 27-Do të humbasë prodhimi i vitit, nga Dropulli pjellor dhe o nëna ime! -Sa shumë gjak ka për tu derdhur.

*  28-Përrenjtë dhe shkëmbejt në Dropull, do të jenë plot me të ikur.

*  29-Në fshatrat pepel, ju kot frikësoheni, asgjë nuk do të pësoni. Vetëm për fëmijët tuaj që do të jenë rrugëve të qani.

*  30-Antikristianët do të ikin, por do të vijnë përsëri, pastaj ti shtrëngon deri në mollëae kuqe.

*  31-Do të vijë kur do të vijnë dy bfehare dhe dy pashka bashkë.

*  32-Do të vijë ushtri e huaj, Krishtin do të besojë, gjuhë nuk do të dijë.

*  33-Dotëvijëedhenjëherëushtri ehuaj qëKrishtin beson. Por ju nuk do ta dini.

*  34-Me të tjerë do të flini dhe me të tjerë do të ngriheni.

*  35-Do të shihni tre familje në një shtëpi.

*  36-Ju do të shkoni të banoni gjetkë dhe të tjerë do të vijnë të banojnë tek ju.

*  37-Do të shihni 40-të kuaj t’i lidhin në një hu.

*  38-Shumë do humbasin nga uria.

*  39-Të pasurit do të bëhen të varfer dhe të varfërit do të vdesin.

*  40Një grusht flori, një grusht mjell.

*  41-Do të vijë koha, që romakët do të hahen midis tyre. Unë rekomandoj dashuri dhe harmoni.

*  42-Do të shihni një ushtri të rregullt, do të shihni dhe një të rrebeluar, prej tyre shumë do të vuani.

*  43-Do t’ ju kërkojnë pushkët, t’i mbani pranë, t’i jepni njërën dhe të mbani tjetrën. Një pushkë 100 shpirtra do të shpëtojnë.

*  44-Do të vijë koha që do të drejtojnë botën, tam- tamet dhe tamtumet.

*  45-Shkaku i luftës së përgjithshme do të jetë nga Dalmacia.

*  46-Shkaku i iuftës së përgjithshme do të vijë nga

Dalmacia. Më parë do të ndahet Austria dhe më pas Turqia.

* 47-Shkatërimi do të vijë nga një qeros.

* 48-Do të përpiqen ta zgjidhin me penë, por nuk do të mundin. 99-të herë me luftë dhe njëherë me penë.

* 49-Në se bien tre fuqi dakort, asgjë nuk do të p- ësoni.

* 50-Në se çështja zgjidhet me luftë, do të pësoni shumë shkatërime, në tre vënde, një do të mbetet.

*  51-Do të vijë koha që nuk do të dëgjoni, mësoni, asgjë.

*  52-Çfarë do t’ju kërkojnë jepni, shpirtrat vetëm të shpëtoni.

*  53-Nëse gjeni në rrugë flori, nuk do uleni ta merrni. Por për një kalli do të vriten kush do ta marrë më parë.

*  54-E keqa do të vijë nga të shkolluarit.

*  55-0 tre ditë, o tre netë, o tre vjetë, do të mbajë.

*  56-Do të vijë koha që nuk do të ekzistojë ajo har- moni që është sot, midis popullit dhe klerit.

*  57-Klerikët do të bëhen më të këqinjtë dhe më të pavyerit e të gjithëve.

*  58-Në qytet do të derdhet gjak, që demi tre vjeçar dotë notojënëtë.

*  59-Fat ilumur kush do të rrojë ?pas luftës së p~ ërgjithshme. Do të hajë me lugë floriri.

* 60-Pas luftës do të rrojë ujku me qëngjin.

*  61-Do të vijë më parë një pseudoromak, të mos e besoni, ai do të ik përsëri.

*62-Do të mblidhen 1000 anije në Skal- lom(Sarandë), do të vijnë jelekkuq të luftojnë për ju-

*  63-Turqit do të ikin por do të rrikthehen përsëri, do të arrijnë deri në Ksamil. Në fund do t’i zbojnë deri në Mollën e Kuqe. Nga Turqit, një e treta do të vritet, një e treta do të pagëzohet dhe vetëm një treta do të vijë në Mollë të Kuqe.

* 64-Kaq shumë do të bëhen, sa që nënat do të lindin para kohe nga frika e tyre.

* 65-Kafshë nuk do të ngelen, do t’i hanë. Hani dhe ju bëshkë me ata. Në Xumerk do të mirrni farë.

*  66-Shtëpi të mëdha të mos bëni. Të bëni lesa të mos tu vijnë brenda.

* 67-Do tu imponojnë taksë të madhe dhe të pap- ërballueshme, por nuk do të harrijnë.

* 68~Do të vënë taksë për pulat dhe për dritaret.

*  69-Do të kërkojnë tu marrin ushtar, por nuk do të arrijnë.

*  70-Turqit do të mësojnë sekretin tre ditë më shpejt nga kristianët.

*  71-Kur të dëgjoni se lufta zuri nga poshtë, atëherë është afër.

*  72-Në se lufta zuri nga poshtë pak dëme do të p- ësoni, në se zuri nga lartë do të shkatërroheni.

* 73-Shkëmbenjtë dhe përrenjtë do të jenë plot me njerëz.

* 74-Do të vijë befasisht, ose kau në arë, ose kali në lëmë.

* 75-E hidhur është që t’jua them, sot a nesër presim etje, uri të madhe që të japim, mijra florinj dhe të mos gjejmë pak bukë.

* 76-Mbas luftës njerëzit do të rendin gjysëm ore rrugë, që të gjejnë një njeri dhe ta bëjnë vëlla.

* 77-Vreshta mos mbillni, si ato në Drinopol.

* 78-Do të bëhet një mbretëri prej letre, që do të ketë të ardhme të madhe në Lindje.

* 79-Bota kaq do të varfërohet, sa që do të iidhen me një shufër.

* 80-Shkaku do të.vijë nga Deliata.

*  81-Franca do të çlirojë shumë vende greke, po k- ështu dhe italianët.

*  82-Franca do të çlirojë Greqinë, Epirin Italia.

* 83-Nga grykat e shumta, Kra, Krapsi dhe Muzinë do të kalojnë shumë ushtri për në qytet. Mirë është që gratë dhe fëmijët të kalojnë në male. Do t’ju pyesin në është larg Qyteti, ju mos u tregoni të vërtetën, sepse do t’ju keqpërdorin. Ajo ushtri nuk do të arrijë në Qytet, në mes të rrugës do të mësojë se lufta mbaroj.

*  84-Do të vijë koha, që do të vijë vërdallë djalli me kungullin e tij.

*  85-Do të shikoni që do venë të tjerë lart dhe të tjerë posht.

*  86-Liria do të vijë nga poshtë që derdhen ujrat.

*  87-Nga lart dhe nga shkalla shkatërrim mos prisni.

*  88-Një bukë do të humbasë gjysëm dhe një e tërë.

*  89-Do të vije koha që një grua do të çpojë 10-të turq me cfurk.

*  90-Papën të mallkoni sepse ai do të jetë shkaku.

*  91-Shkatërrimi në vend do të bëhet nga një emër oficeri, i cili njihet me vështirësi.

*  92-Shumë fshatra do të shkatërohen, tre vende do të bëhen një.

*  93-Të kini tre dyer, nëse do ju zënë njërën, të ikni nga të tjerat.

*  94-Pas një dere sikur të fshihet ndonjë shpëton, do të jetë e nxituar.

*  95-Të luteni që të jetë ditë dhe jo natë, verë dhe jo dimër.

*  96-Njerëzit do të mbeten të varfër, se nuk do të kenë dashuri për pemët.

*  97-Njerëzit do të katandisen lakuriq, sepse do të bëhen dembelë.

*  98-Nga lartë brenda nga porti do të vijë shkatërrimi.

*  99-Do ju hedhin jashtëzakonisht shumë, do ju k- ërkojnë t’jua marin prapë, por nuk do të mundin.

*   100-Ju do të shpëtoni të tjerët dhe të tjerët juve.

*  101-Ju do të ikni nga malet e majta, nga ana e djathtë jo, nga shpellat mos kini frikë.

*  102-Do vijë befasisht, kuajt do të mbeten të lidhur në punët e tyre dhe ju do të ikni.

*  103-Do të jetë shekulli i 8-të që do të bëhen këto.

*  104-Të fshiheni, o afër portës, o afer pllakës, se do të jetë e nxituar dhe e shpejtë.

*  105-Shumë do të ndodhin. Qytetet do të katandisen si baraka.

*  106-Do të vijë koha që do të dali demoni i mallkuar nga anija e tij.

*  107-Do të vijë një herë një pseudoprofet, mos e e besoni dhe mos e gëzoni. Prapë do të iki dhe nuk do të rikthehet.

*  108-Do të vijë koha, që kristianët do të ngrihen kundër njëri tjetrit.

*  109-Të kini kryqin në ballë që tju njohin që jeni kristianë.

*  110-Nuk do të arrijë ushtria në Qytet, në mes do ti vijë mandati, se arriti e dëshiruara.

*  111-Shko dhe në rrugë do të shpërblehesh.

*  112-Tha tek idhujt, -ata mos të vijnë këtu, por të kthehen pas.

*  113-Ngrini shtëpi të thjeshta se nuk do të banoni në to.

*  114-Ai djalë do të bëjë prokopi, do qeverisë Greqinë dhe do të lavdërohet.

* 115-Do bëhesh nj eri i madh, do të zotërosh të tërë Arvanitinë, do të nënshteroshë Prevezën, Gargën, Sulin, Delvinën, Gardhiqin dhe atë ushtrinë e Kurt Pashait. Do të lësh emër të madh në Igumenë. Do të shkosh dhe në Qytet, por me mjekër të kuqe. Kjo është dëshira e kujdesit hyjnor. Por kujto se në gjithë kohën e pushtetit tënd, të dashurosh dhe të mbrosh kristianët, nëse do që pushteti yt t’u mbetet pasuesve të tu.

*  116-Do të dalin gjëra nga shkollat që mendja juaj nuk i imagjinon.

*  117-Do të shihni në fushë qerre pa kuaj, të vrapojnë më shpejtë nga lepuri.

*  118-Do të vijë koha që do të lidhet vendi me një fill.

*  119-Do të vijë koha kur njerëzit do të flasin nga një vend i largët, me një tj etër, sikur tëjenë në dy dhoma pranë p. sh: -Nga Qyteti në Rusi.

*  120-Do të shihni të fluturojnë njerëz në qiell, si zogj të zinj dhe të hedhin flakë mbi botën. Sa do të rrojnë atëherë do të vrapojnë në varre dhe do të thërresin: -Dilni ju të vdekur, të futemi ne të gjallët.

*  121-E keqja do të vijë deri në Kryq dhe nuk do të mund të vijë posht, Mos u frikësoni. Mos ikni nga shtëpitë tuaja.

*  122-Kur do të bjerë dega që është vendosur Kryqi, do të bëhet një e keqe e madhe, që do të vijë nga ana që do të tregojë dega, dhe kur të bjerë pema, do të bëhet një e keqe më e madhe.

Besoj në një Perëndi, At të tërëpushtetshëm, Krijues të qiellit e të dheut e të gjithë të dukurave të qiellit e të padukurave. Dhe në nje Zot, Jezu Krishtin, Birin e Perëndisë, të vetëmlindurin, që leu prej Atit para gjithë jetëve. Dritë prej Drite, Perëndi të vërtetë prej Perën- die të vërtetë, të lerë, jo të bërë, të njëqenëshëm me Atin, me anën e të cilit u bënë të gjitha. Që për ne njerëzit e për shpëtimin tonë zbriti prej qiejve dhe mori kurm prej Shpirtit të Shenjtë edhe Virgjërës Mari e u bë njeri. Dhe u kryqëzua për ne nën Pont Pilatin dhe pësoi dhe u varros. Dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkronjavet. Dhe hipi në qiell dhe rri në të djathtën e Atit. Dhe do të vijë përsëri me lavdi të gjykojë të gjallët e të vdekurit, mbretëria e të cilit nuk do të ketë mbarim. Dhe në Shpirtin e Shenjtë, Zot e jetëbërës, që buron prej Atit, që adhurohet e lavdërohet bashkë me Atin e me Birin, që foli me anën e Profetëve. Në nje Kishë të shenjtë, të përgjithshme dhe apostolike. Rrëfej një pagëzim për ndjesën e mëkateve. Pres ngjalljen e të vdekurve. Dhe jetën e botës së përtëjme. Amin.




Jeta e Shën KOZMA ETOLLOSIT...............................

Shënim i Përkthyesit .....................................................  

STUDIMI1 .........................................................................  

STUDIMI2.................. ;......................................................

STUDIMI 3 ................  57

STUDIMI4..........................................................................  

STUDIMI5 .........................................................................

STUDIMI6 ..........................................................................  

PROFESITE......................................................................

 Μέ τήν εὐλογία τοῦ πατρός Δαμασκηνοῦ Γρηγοριάτου