«Πνευματική φαρέτρα τοῦ Ὀρθοδόξου Χριστιανοῦ»
SHEN ANDREA
1 MARRë NE KRISHTIN
Dhurdtë nga të krishterët ortodoksë të Greqise për të
krishterët ortodoksë të Shqipërisë
Selanic - Greece 2000
Andrea, shërbëtor i hijshëm
Në kohën kur mbretëronte Leoni i Madh (886 - 911) dhe besëmirë Jetonte në Kostandinopojë një njeri që quhej Thecgnost, i nderuar nga mbreti shpresëtar me ofiqin e kryeshpatarit në gardën perandorake.
Më vonë u emërua gjeneral në provincat e iindjes dhe kishte shume shërbëtorë. Duke qenë i pasurbleu dhe të tjerë dhe ai për të cilin unë do të shkruaj ishte më i riu nga këta.
Nga pamja e jashtme ishte shumë i bukur dhe i zoti krenohej. Dëshironte ta kishte gjithnjë pranë, për këtë arsye i ngarkonte punët më të rëndësishme. E dërgoi në shkollë që të studionte Shkrimet e Shenjta. Duke qenë i shkathët dhe i zgjuar, shumë shpejt mësoi përmendësh të gjithë Psaltirin bashkë me Numrat, saqë u habit mësuesi nga inteligjenca e tij. Askush nuk mund ta imagjinonte duke u nisur nga pamja e tij, nga format e trupit dhe urtësia, nga zelli dhe prirja e tij në Shkrimet e Shenjta se ishte nga Skithia. Duke pasur gjithë këto cilësi zotëria e tij e nderoi duke e caktuar si sekretarin e tij personal.
Zotëria bashkë me zonjën, shërbëtorët dhe gjithë njerëzit e shtëpisë e donin dhe e nderonin jashtë rnase. Zotëria duke parë se ai administronte me urtësi pasurinë dh$ gjënë që i kishte besuar, e vlerësonte shumë dhe i jepte të vishte edhe rrobat që ai vetë mbante, që të thoshin ata të cilët e shikonin se shërbëtori vishte rroba më të shtrenjta se zotëria i tij.
I pëlqente shumë të studionte Shkrimin e Shenjtë dhe, në
mënyrë të veçantë, preferonte të lexonte niaitiriziinet e shenjtorëve dhe jetët e etërve Hyjprurës. Zemra e tij digjej nga dashuria e madhe që kishte për shenjtorët dhe dëshironte të imitonte jetën e tyre të virtytshme. Bëri vetë fillimin me mënyrën e mëposhtme.
Beteja e tij me etiopianin
Një natë u çua nga krevati dhe nisi të lutej sipas psaltirit (Psalmi 118:62). Por djalli armiku ynë, e pati zili dhe nisi të godiste me forcë të madhe dyert e shtëpisë, ku banonte i riu. Ai i tmerruar pushoi së luturi, u shtri menjëhere në krevat dhe u fsheh në mbulesat e leshta.
Satanai u gëzua me atë që pa dhe i tha dikujt të ngjashëm me veten:
- Pa shiko, na shpalli luftë edhe ky qurrashi?
Këto tha dhe u zhduk. Pas këtyre të lumurin e zuri një gjumë i rëndë dhe pa në një ëndërr sikur ndodhej në një teatër.
Atje nga njëra anë qëndronin shumë njerëz të veshur me të bardha dhe disa burra të respektuar, kurse nga ana tjetër një turmë etiopianësh të zinj. Të dyja palët po ziheshin rreth betejave të rrugës dhe të mundjes. Etiopianët kishin një luftëtar trupmadh dhe provokonin ata që kishin rroba të bardha.
- Cili, - thonin, - do të vrapojë e do të ndeshet me këtë? Askush nuk e ka mundur ndonëse është përleshur me shumë vetë dhe prandaj është kryemijës i satanait. Andrea i lumur qëndronte pa lëvizur dhe dëgjonte, ndërsa ata që kishin veshur rroba të bardha ishin në mëdyshje. Papritur u shfaq një i ri shumë i bukur, që sapo zbriti prej qiejve duke mbajtur në dorë tre kurora. Kurora e parë ishte e stolisur me ar të pastër dhe gurë shumë të çmuar, e dyta me margaritarë, kurse e treta me trëndafila, zambakë dhe lule të tiera të Paraisës. Kundërmonin aromë aa të këndshme.
Andrea i shikonte i mrekulluar dhe dëshironte të gjente mënyrën për të fituar ndonjërën prej kurorave.
Iu afrua të riut dhe e pyeti: ~ Për emër të Krishtit sa kushtojnë këto kurora? Para për të blerë nuk kam, por do të shkoj tek zotëria im dhe ai do të japë sa flori të duash.
I riu, atëhere, buzëqeshi dhe i tha:
- Besomë i dashur, edhe në se më sjell arin e gjithë botës, as ty as atij, që ti mendon se është zotëria yt nuk do t’ia jap këto lule, sepse nuk janë lule të kësaj bote të kotë, por siç mendove janë thesarë qiellorë. Me këto kurora kurorëzohen ata që do të mundin etiopianët. Në qoftë se dëshiron të fitosh këto kurora, shko të ndeshesh me atë etiopianin e zi sterrë, dhe në se e mund, do të të jap jo vetëm këto kurora, por edhe të tjera më te kushtueshme.
Duke dëgjuar këto fjalë i lumuri mori guxim dhe i tha:
- Besomë Zoti im, se do të bëj, siç më the, por mësomë marifetet e tij.
- Etiopianët, - tha i riu, ~ edhe pse të vrazhdë, janë frikacakë dhe të pafuqishëm. Të mos të të trembi trupi i tij. Ky etiopan është i kalbur si një lakër e venitur.
Kur do të të rrotullojë në ajër, mos u frikëso, por kape në formë kryqi dhe do të ndjesh ndihmën e Perëndisë.
U nis pra i lumuri që të luftojë. Doli në mes, përballë me etiopianin dhe i thirri me zë të lartë:
- Eja afrohu o i katranosur, i poshtër, i padenjë. Eja të ndeshemi të dyl
Sapo e dëgjoi, arapi u sul menjëherë duke
shfryrë dhe mburrur. E kapi Andrean dhe e rrotulloi vërdallë për shumë kohë
duke korrur duartrokitjet e turmës së etiopianëve, kurse të veshurit me të
bardha u pikëlluan. Menduan se do ta verë përposh dhe do t’i nxirrte sytë.
Andrea në këte moment kritik e kapi kryq, e plandosi përtokë duke e lënë pa
ndjenja. Të veshurit me të bardha u gëzuan shumë. E ngritën Andrean në duar, e
të turpëruar. Atëhere i riu i veshur me lavdi iu afrua Andreas së lumtur, i dhuroi kurorat e çmuara, e puthi dhe i tha:
~ Nga ky çast do të jesh miku dhe vëllai im. Ndeshjen tënde bëje i zhveshur, duke e privuar veten nga çdo gjë. Bëhu për hatrin tim i marrë dhe unë do të të dhuroj shumë të mira në Mbretërinë Time.
I lumuri u çudit shumë me ato që pa në ëndërr. Në mëngjes erdhi tek unë i padenji dhe më rrëfeu çfarë kishtë parë në vegim. E dëgjova shumë i habitur. Prej tij dilte një aromë qiellore e ngjashme me miro shumë të shtrenjtë. U menduam të dy dhe vendosëm që ai të luante rolin e të marrit dhe të demonizuarit për atë që i tha:
- "Bëhu i marrë për hirin tim dhe do të kesh shumë të mira në mbretërinë time". Përveç kësaj ishte e pamundur të çlirohej nga zotëria në tjetër mënyrë.
Natën u zgjua dhe u lut, pastaj mori një thikë dhe shkoi tek pusi që ndodhej pranë dritareve të dhomës së gjumit të zotërisë. Atje hoqi këmishën dhe nisi tagriste si i sëmurë epileptik dhe ta presë në pjesë të vogla, pëshpëriste fjalë pa kuptim dhe nxirrte tinguj të çuditshem si të të marrit.
Nga zhurma u zgjua edhe zotëria. Nuk mund të kuptonte ç’kishte ngjarë në një orë të tillë. Mendoi se ndoshta bëhej fjale për ndonjë frymë të ligë, e cila qe brenda në pus dhe se doli në atë orë për të marrosur njerëzit, kur shkonin për të pirë ujë aty.
U zgjua dhe gjellëbërësi. Mendoi se u gdhi dhe shkoi të nxirrte ujë nga pusi, por duke parë Andrean që ndodhej në një gjendje të tillë e la përdhe shtambën dhe shkoi të njoftonte zotërinë dhe gjithë njerëzit e shtëpisë.
~ Andrea e humbi mendjen! U çmendl Rri ulur tek pusi me këmishën e çjerrë. Theognosti i dëgjoi këto dhe u hidhërua thellë. Zbriti me të shoqen e me njërëzit e shtëpisë dhe, duke parë Andrean që kishte shkalluar, qante bashkë me të tjerët dhe vajtonte, sepse mendonte se të shtirurit e Andreas qe i vërtetë. I dërmuar në shpirt nga fatkeqësia e shërbëtorit të vet, e dërgoi në kishën e nderuar të shenjtores martire Anastasia dhe pasi urdhëroi që ta lidhnin aty, i dha shumë para epitropëve për shërimin e tij.
Në kishën e Shën Anastasisë Vizitorë qiellorë
Andrea gjithë ditën fliste si i demonizuar, por natën lutej fshehur dhe luste martiren e Krishtit t'i bënte të ditur nëse përpjekja e tij ishte e pëlqyeshme në sytë e Perëndisë.
Ndërpreu për pak së luturi dhe së qari dhe pa me sytë e tij të shfaqet një burrë plak me shumë lavdi. Bashkë me të ishin dhe pesë gra që vizitonin një nga një të sëmurët. Mbaruan me të tjerët dhe erdhën pranë Andreas. Plaku qëndronte përpara dhe pas tij gratë e shenjta. Ai e vështroi ngultas dhe i buzëqeshi me dashuri sikur të mendonte diçka të pëlqyeshme dhe të gëzuar. I tha gruas që qe veshur me rrobat më të ndritshme.
~ Zonja Anastasi nuk do ta shërosh këtë?
~ Mësuesi i tij urdhëroi që të bëhej kështu, ~ u përgjigj ajo. Nuk ka nevojë për shërim. Ai i tha:
~ "Bëhu i marrë për mua dhe unë do të të dhuroj shumë të mira në Mbretërinë time". Zoti dëshirotVqë artin që do të mësojë, të mos e harrojë deri sa të largohet nga kjo botë dhe me hirin e Shpirtit të Shenjtë të bëhet enë e zgjedhur e tij, e shenjtë dhe e dashur.-1 di edhe unë Zonja ime, i di edhe unë këto, por fola kështu sepse e simpatizova. Këto thanë dhe pasi u përshëndetën me dashuri në Krishtin, u futën në kishën kryesore që të luten. Që nga ai çast dhe derisa epitropi i ra ksilosimandrit dhe nisi mëngjesorja, nuk pa asnjë nga ata të hyjë dhe të dalë. Oshënari u habit pa niasë për gjithë ato që iu zbuluan dhe lavdëroi Perëndinë dhe martiren e shenjtë Anastasi, që i erdhi në ndihmë kaq shpejt.
Sulmi i etiopianëve dhe ndëshkimi i tyre
Gjithë atë ditë, i lodhur siç qe, nuk futi gjë në gojë. Në mesnatë po i Iutej fshehtësisht Perëndisë dhe martires, kur iu shfaq djalli si etiopian. Kishte me vete shumë demonë, disa kishin në duar kazma, disa thika, disa drurë dhe gurë, shpata dhe heshta dhe disa të tjerë litarë. Dragoi ishte mihës i Satanait dhe bashkë me të kishin ardhur demonët për të vrarë Andrean. Etiopiani kërcëlliti me inat dhëmbët dhe iu sul me kazmën në dorë që ta godiste. Me të njëjtën mënyrë u sulën kundër tij edhe të gjithë demonët e tjerë. Atëhere Andrea i lumur i ngriti duart dhe i thirri me lot Perëndisë:
- "O Perëndi mos ua dorëzo bishave shpirtin e atij që të lutet". (Psalmi 73:19)
Dhe plotësoi:
~ Shënjoan, apostull dhe Ungjillor, theolqg i dashur ndihmomë.
Në atë kohë u dëgjua një bubullimë dhe u bë një zhurmë e madhe. Dhe ja, u shfaq një plak me sy të mëdhenj dhe me fytyrë të shkëlqyer si dielli, të cilin e pasonin shumë burra të tjerë.
Ai bëri në ajër shenjën e kryqit dhe u tha shoqëruesve të tij:
- Mbyllni gjithë portat që të mos ikë asnjë. Ata i mbyllën të gjitha dhe i zunë në kurth të gjithë djajtë. Të mbyllur si në një
Ifnti hrendn në Irichë i thërrisnin nipri-hVtrit-
~ "I mallkuar qoftë çasti që pësuam këtë gjë; Joani është i ashpër dhe do të na torturojë frikshëm".
Plaku i nderuar dha urdhër dhe shoqëruesit e tij hoqën zinxhirin nga qafa e të lumurit Andrea. E mori në duar, qëndroi jashtë derës dhe thirri:
~ "Të nvi sillni një nga një".
I sollën të parin dhe tha:
- "Shtrijeni përmys". E bëri më tresh zinxhirin e të lumurit dhe i dha njëqind të goditura demonit që bërtiste si njeri: ~ Mëshiromë, mëshiromë. Të të vijë keql
Pastaj shtrinë dhe rrahën keq dhe të dytin dhe njëlloj të gjithë të tjerët. Andrea shikonte dhe qeshte. I dukej sikur ata po pësonin keq si njerëzit që ndjejnë dhimbje kur i rrahin, por në të vërtetë qe Perëndia ai që i godiste. I godiste me një mënyrë aq të tmerrshme, saqë këtë goditje nuk mund ta durojë asnjë krijesë njerëzore.
Ai që i goditi u thirri:
- Shkoni tani tek ati juaj, satanai dhe i tregoni se si jeni katandisur dhe të shohim nëse sa do t’i pëlqejë.
Kur u zhdukën gjithë etiopianët, plaku i nderuar iu afrua shërbëtorit të Ferëndisë, ia vuri në qafë zinxhirin dhe i tha:
~ "E pe sa shpejt erdha të të ndihmoj. Kujdesem shumë për ty, sepse Perëndia më ka urdhëruar mua të përkujdesem për shpëtimin tënd. Ji i duruar që të tregohesh kurdoherë i denjë. Shpejt zotëria yt do të të çlirojë nga zinxhirët që të shkosh kudo që të pëlqen".
- Thuamë të lutem, cili je? Nuk të njoh, ~ i tha i lumuri.
~ Jam Joani, ~ iu përgjigj ai. Unë që u rrita ne kraharorin e panjollshëm dhe jetëbërës të Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Iisu Krisht.
Këto tha dhe u zhduk si rrufe nga sytë e Andreas së lumur.
Ai mbeti i habitur dhe lavdëroi Perëndinë që e ndihmoi
- O Zot Iisu Krisht, e madhe dhe e pafund është fuqia Jote dhe e përmbilavdëruar dhimbsuria Jote, se më duket e çuditshme dhe e denjë për t’u lavdëruar të mëshirosh dhe të kujdesesh për mua të përulurin. Zot i lartë dhe i tërëfuqishëm, ruamë gjithmonë në rrugën Tënde të vërtetë dhe bëmë të denjë o Zot i shumëmëshirshëm, i frikshëm dhe i pakonceptueshëm, të gjej hir pranë Teje.
Në pallatet mbretërore...
Kështu lutej, fshehtas, gjithë ditën deri sa erdhi nata. Fjeti pak dhe pa në ëndërr se gjendej në një pallat mbretëror. Mbreti e ftoi dhe i tha:
~ "Dëshiron që të më shërbesh me gjithë shpirt dhe të të bëj një nga oficerët e pallatit tim"?
~ A ka ndonjë që nuk i do të mirën vetes, ~ u përgjigj Andrea. ~ Unë e dëshiroj këtë gjë me gjithë shpirt.
- Në qoftë se dëshiron kështu, provo pak shijen e mbretërisë sime.
Në të njëjtën kohë i dha të hante diçka. Ngjante me dëborën dhe ishte kaq e ëmbël dhe shijshme, saqë s’mund ta marre me mend njeri.
Sapo e hëngri tha:
~ "Më jep të ha edhe një copë tjetër, se kur e hëngra, lëshonte një aromë si miro hyjnore".
Ai i dha edhe një të dytë që ngjante me ftua, por kjo ishte më e thartë dhe e hidhur se pelini. Kur e hëngri u zhgënjye dhe harroi shijen e mëparshme. Duke e parë të pikëlluar mbreti i tha:
- E pe se nuk mund të durosh hidhësinë e ushqimit? Të dhashë të shijosh mënyrën e përkryer me të cilën mund të më shërbejë ndonjeri. Kjo është pikërisht rruga e ngushtë që të çon
- Gjëja më duket e hidhur, Zot i dashur. Kush mund të shërbejë duke e ngrënë atë?
- Të hidhurën e kujton, - u përgjegj mbreti, - kurse të ëmblën e harrove. Fara se të të jepja të hidhurën a s’të dhashë gjënë e ëmbël?
- Po o Zot, më the që rruga e ngushtë i ngjan të hidhurës.
~ Jo, i ngjet diçkaje tjetër. Kjo rrugë është ndërmjet të ëmblës dhe të hidhurës. Të hidhura janë mundimet dhe përpjekjet, kurse të ëmbla dhe të shijshme janë freskia, çlodhja dhe ngushëllimi që u fal mirësia ime gjithë atyre që pikëllohen për mua. Nuk fal vetëm të hidhurën, por as vetëm të ëmblën, por njëherë njërën dhe njëherë tjetrën, njëra pason tjetrën. Në qoftë se dëshiron të më shërbesh, thuama që ta di.
~ "Më jep përsëri që t’i provoj dhe do të përgjigjem", ~ u përgjigj Andrea.
Ai i dha të hidhurën më parë. Andrea shumë i hidhëruar tha:
~Nuk mund të shërbej dhe të ha nga kjo. Eshtë e hidhur dhe nuk mund ta duroj.
Mbreti buqëqeshi duke nxjerrë prej gjirit diçka të zjarrtë dhe lulëzuar që lëshonte aromë i tha:
- Merr e ha, që t’i harrosh të gjitha.
Mori dhe hëngri përsëri. Fër shumë kohë ndjeu aq kënaqësi, ëmbëlsi dhe gëzim sa nuk e kuptonte ç’bëhej. Mendoi se jetonte brenda një arome hyjnore, një lavdie dhe kënaqësie. Kur erdhi në vete, ra në këmbët e atij mbreti të madh dhe e luti:
~ Mëshiromë, zot i mirë dhe prano të të shërbej, sepse e kuptova se të të shërbej Ty është diçka shumë e kënaqshme.
- Besome, - i tha ai, ~ se nga gjithë pasuria ime, kjo është gjëja më e pavlerë. Nëse më shërben, gjithë sa kam do të jenë të tuat dhe do të bëhesh trashëgimtar i Mbretërisë sime.
Këto fjalë i tha Mbreti dhe e la të shkonte. Kur u zgjua i lumuri, i përmblodhi gjithë ç’kishte në mendje por s’mund ti
I lirë nga zgjedha e skllavërisë
Në kishën e Shën Anastasisë ndenji katër muaj. Klerikët e kishës duke parë që nuk po shërohej, por keqësohej, njoftuan për gjithë këto zotërinë e tij. Ai e çrregjistroi si të marrë dhe të demonizuar dhe urdhëroi ta linin të lirë.
Qysh atëhere vërdallisej në sheshin e qytetit dhe luante si dikur ai Simeoni (i marrë më Krisht). Kur u ngrys erdhi tek unë, i padenji. Isha vetëm ne shtëpi dhe po çlodhesha. Buzëqeshi pak dhe pastaj filloi të lagë fytyrën e tij të nderuar me lot. Pasi qëndruam për shumë kohë të perqafuar, e puthëm njëri-tjetrin dhe u ulëm.
- Ti ishe i lidhur, si ike? - e pyeta.
Ai atëhere, me butësinë që e karakterizonte m’i tregoi të gjitha me rradhë. Vetëm mua, vellëzirit e mi, më fliste drejt e sinqerisht. Të tjerëve ose u fliste si i marrë ose nuk iu fliste fare.
Kur u gdhi, më puthi dhe u nis për në betejën e tij shpirtërore, i veshur me një mantel të shkurtër. Kur arriti në dyqanet e bukës, disa të rinj të shthurur e vunë re që sillej si i marrë. E morën dhe e shpunë në një tavernë. U ulën aty, porositën verë për të pirë dhe, ndërsa po pinin, e godisnin të lumurin në zverk. U zbavitën me marrëzitë e tij dhe nuk e linin të ikte, por as nuk i jepnin diçka nga ato që kishin porositur.
I drejti ndërkaq mendonte ç’rreng t’ju luante, meqë e shikonte se nuk kishin qëllim të mirë. Një çast njëri prej tyre e Ia gotën të mbushur mbi tavolinë. Atëhere Andrea e rrëmbeu gotën, piu verën dhe e theu atë në kokën e të riut, pastaj iku. Ata e ndoqën e kapën dlie duke e goditur e futën prapë brenda. Filluan përsëri të pinë e të bëjnë shaka, ndërsa të drejtit nuk i jepnin veçse të goditura.
Pasi budallenjtë e rrahën dhe e tallën jashtë mase, vendosën të largohen. Jashtë tashmë kishte rënë nata.
- Ore kokëgdhenj dhe të budallallepsur, ç’të bëj tani që do të më arrestojë patrulla e natës dhe do të më rrahë?
E tha këtë i lumuri për ata duke e ditur se ç’i priste, por ata nuk kuptuan. E lanë aty dhe u larguan. Pastaj ranë në ujdi për të shkuar në shtëpinë e grave të përdala ku ndynë shpirtin e tyre dhe qëndruan aty deri pas mesnate. Ndërkaq i lumuri Andrea hyri në strehën e një qosheje dhe u struk. Dolën edhe të rinjtë e pamend liga shtëpia e turpit dhe u larguan për në slitëpinë e tyre, por ndeshën në udhë patrullën e natës që, pasi i lodhi, i shpuri afër shtëpisë ku ndodhej i strukur Andrea dhe i shqepën në dru. I drejti i shikonte dhe i vinte keq, luste Perëndinë me lot që të mos i mbyllnin në burg. Me Iutjet e shenjtit dhe përgjërimet e miqve e të afërmve i lanë të lirë. Njëri prej tyre hapi bisedën dhe tha:
Ta hajë dreqil Cuditem si e profetizoi i demonizuari që do t’i ndodhnin atij këto që pësuam ne.
- Nuk ë di, budalla, - i përgjjgjet tjetri, - se kur djalli mendon të bëjë diçka ia shfaq edhe bashkëpunëtorëve të vet. Ato që pësuam i shkaktoi djalli që gjendet brenda tij.
~ Jo, nuk është ashtu. Dyshoj se na ndëshkoi Perëndia, se rrahëm të varfërin pa mëshirë.
- Ç’thua,budalla? Preokupohet Perëndisë për një të marrë? Ai a nuk i dha djallin? Nga ana tjetër ne e goditëm duke u tallur. Nuk bëmë asgjë të frikshme. Nëse ishte i shenjtë, atëhere do të më bindje se na ndëshkoi Perëndia për mëkatin cfë bëmë në kurriz të tij, por meqë bëhet fjalë për një të marrë kjo nuk llogaritet si mëkat. Këto dhe gjëra të tjera të zakonshme bisedonin të rinjtë.
24 orëshi martirik i shenjtit
Kur ngrihej oshënari në mëngjes, të sillej vërdallë nëpër rrugët plot me zhurmë. Gjithë ditën nuk vinte gjë në gojë dhe as ulej për të pushuar. Mbrëmja e gjente të luante nën strehët e qytetit. Atje shihte si qenë shtrirë qentë dhe pasi i dëbonte rehatohej sikur të qe shtrirë mbi ndonjë dyshek ndërsa qe pothuaj lakuriq. S’kishte gjësendi, as rrogoz, as pallto të trashë prej leshi, por mbante vetëm një rrobë të leshtë që kishte zakon ta mbante.
Kur çohej në mengjes, i thoshte vetes:
- Ja i përulur dhe i pamend Andrea, fjete bashkë me të ngjashmit e tu. Eja të lodhemi e të durojmë që t’i shmangemi ndëshkimit që vjen, sepse po afron vdekja. Mos e gënje vetenl Askush s’do të të ndihmojë, atë ditë dhe çdonjeri do të shijojë frutet e mundimeve të veta, në orën e vdekjes. Lufto dhe lodhu, duro i poshtëruar në këtë botë, që të lavdërohesh e të vishesh me lavdi nga Mbreti ynë qiellor.
Kështu i thoshte vetes dhe përpiqej të ecte shpejt përpara, siç thotë dhe Apostulli (Fil 3:14). Njerëzit që e shikonin thonin:
- Shikojeni, është marrosur.
- Nuk sillen kështu të marrët, - shtonin disa të tjerë.
Të dytët e donin dhe ushqenin simpati për të, kurse të parët e godisnin në zverk dhe e pështynin me neveri. For ai i qëndronte me durim dhimbjes dhe fyerjeve. Lutej fshehtas, por me një fuqi të atillë, saqë pëshpërima që i dilte prej buzëve, dëgjohej nga larg si kazan që llokoçit, ndërsa nga goja i dilte avull.
- Pa vështrojenil thoshin të gjithë të marrët që e shihnin.
- Kaq shumë vuan zemra e tij nga fryma e keqe, saqë nxjerr avull.
Por ajo që bënte të dilte avull ishte lutja papushim dhe e pëlqyer tek Perëndia. Gjithë ata që mendonin kështu ishin të pamend dhe zemërgur, si dikur judenjtë në kohën e Pentikostisë, që e quanin dehje shumëllojshmërinë egjuhëve që flisnin apostujt.
Një ditë po kalonte nga shtëpitë publike dhe bënte sikur po luante. E pa një nga prostitutat që mendoi se ish i marrë. E kapi nga rroba e leshtë dhe e futi në shtëpi. Ai atëhere, diamanti i vërtetë i mençurisë dhe armiku i djallit, nuk kundërshtoi, por e ndoqi brenda. Si hyri brenda, u mblodhën rreth e rrotull prostitutat e tjera.
~ Si të ndodhi kjo gjë? - e pyesnin duke u tallur.
Ai i buzëqeshi, por nuk u dha përgjigje. Disa e godisnin në zverk dhe përpiqeshin ta çonin në aktin e turpshëm të kurvërisë. Ca të tjera përpiqeshin me ledha dhe me të puthura ta tundonin të mençurin të mëkatonte dhe i thoshin:
- I marrë, kurvëro! Kënaqe pasionin e shpirtit tënd.
Ishte për t’u admiruar qëndrimi i Andreas, sepse pas gjithë
atyre poshtërsive nuk mundën ta shtynin të mëkatonte.Kur e panë se nuk arritën ta çonin në
mëkat, njëra prej tyre shumë e çuditur tha:
- Ky është ose i vdekur, ose prej guri, ose prej druri.
- Cuditem me mendjelehtësinë tuaj, - tha një tjetër. - Si flisni keshtu?! A mundet një i marrë dhe i demonizuar, një i uritur dhe i etur, një që ngrin dhe nuk ka ku të fusë kokën, të dëshirojë të tilla gjëra? Lëreni të shkojë ku të dojë!
I drejti pa ndërmjet tyre demonin e kurvërisë. Ishte i zi si arap. Në kokë nuk kishte flokë. Kishte bajga dhe hi. Sytë i kishte si të dhelprës, kurse në krah kishte një leckë të ndyrë. Prej tij diltë një erë e qelbur, që të kujtonte kalbësirën, Uumin dhe ndyrësine. Ishte një erë e qelbur aq e fortë, saqë i lumuri pështynte vazhdimisht nga neveria dhe zuri me dorë lumdën. Duke e parë djalli që ai kishte neveri për shëmtimin e tij i thirri dhe i tha:
- Mua njerëzit më kanë në zemrat e tyre:si mjaltë të ëmbël, kurse ti më tall, më neverit e më pështyn. Por gjithë kjo përpjekja jote për ;t’u shtirrur si i marrë, nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë e sterholluar për të fshehur përtacinë tënde, sepse ti je denibel dhe nuk punon.
Oshënari e shihte qartazi, kurse gratë e përdala nuk shihnin asgjë, veçse dëgjonin tingullin e zërit të tij. Fastaj shenjti nisi ta tallë për shënitimin dhe e zboi duke e frikësuar.
- Shiko si tallet me demonin e vet! - thoshin prostitutat.
- Rroba që ka veshur ështe e bukur ~ vuri re njëra nga ato. Hajde t’ia marrini dhe ta shesim që të pimë ndonjë gotë verë.
E menjëherë u çua, e tërhoqi kitonën dhe e la lakuriq. E shitën një monedhë dhe morën secila nga dy groshë.
~ Të mos ta zbojmë lakuriq, - tha e para, ~ por le t’i japim një rrogoz që të mbulohet.
Sollën rrogozin, e hapën në mes, ia kaluan nga qafa pastaj e zbuan nga slitëpia. Ai shkoi tek sheshi dhe duke mbajtur rrobën e re, vraponte dhe luante. Gjithë sa e shikonin i thonin:
~ Samar të mirë ka gomari yt, i marrë.
- Po, o budallenj, - u përgjigj ai, ~ samar të mirë kam. Patrik më bëri sot Mbreti.
Shenjti kurrë nuk lypi para. Krishti përkujdesej përtë. Disa besimtarë i dhuronin, sipas dëshirës, para për nevojat e tij. Gjithë ato që i jepnin i merrte me kënaqësi dhe lutej për dhuruesit. Gjithë ditën mblidhte njëzet apo tridhjetë groshë, pastaj kërkonte të gjente ndonjë vend të fshehtë ku qëndronin edhe të varfër të tjerë. Afrohej aty, qëndronte midis tyre dhe, që të mos bëhej e ditur puna e tij bënte sikur luante. Në qoftë se ndonjë prej tyre i rrëmbente ndonjë gjë, e godiste me shuplakë. Atëhere të tjerët
çdo i varfër ç’rrëmbente e mbante për vete.
Një ditë shenjti ndërsa po luante në shesh, hyri rastërsisht në një tavernë ku po pinin disa të alkolizuar. Dera u hap dhe hyri një djalosh. Oshënari e ndoqi me një vështrim të ashpër. Djali e kuptoi dhe e pa me mllef.
~ Ç’m’i ke ngulur sytë kështu, i marrë?! Qërromu sysh prej këtej.
~ Sipër mbi shpatullën tënde të djathtë, - i tha oshënari, - është ulur demoni i kopracisë. Ngjan me një majmun që të mban të lidhur, o i mjerë, me litar si një ari. Jepmë një grosh.
~ S’kam, iu përgjigj tjetri i nxehur.
~ O shpirt i skllavëruarl Nga shtëpia more shtatëgrosh. Një harxhove për lakrën që bleve e tjetrin për rrepat. Ke edhe pesë të tjerë që i ke futur në gji dhe të shtyjnë demonët të pish verë.
Këto tha dhe doli duke rendur. Tjetri u habit, sepse gjithë sa u thanë ishin të vërteta. U kthye shumë i turbulluar tek ata që po pinin pranë tij dhe ua tha të gjitha. Pronari i tavernës atëhere i tha:
~ Siç po shoh qenkeni më të marrë se ai. Nuk flet ai vetë, por djalli që ka brenda. Vallë nuk e di djaili se cili kurvëron, cili vjedh, cili është koprac parash apo sa para ka kur del nga shtëpia? Meqë djalli e pason kudo, ai ia thotë të gjitha. Nëse njeriu bëhet mik i tij dhe i bindet dëshirave të djallit, atëhere edhe ai i bën zbulime. Kështu foli i zoti i tavernës duke i bindur se ashtu qëndronte e vërteta.
Njohja e oshënarit me Epifanin
I lumuri po kalonte pranë dyqaneve të bukës dhe në rrugë takoi tre të rinj flokëverdhë të bukur si në shpirt asht edhe në trup. Jeta e tyre ishte e virtytshme, madje i madhi i udhëhiqte të
Sapo vunë re oshënarin u ndriçua mendja e të riut, i cili dallohej më shumë, dhe iu drejtua shokëve të tij:
- Dyshoj, djema, dhe të më besoni që ky i marrë është shërbëtor i Perëndisë.
- Shkojmë, pra, të ulemi diku bashkë me të, - tha i dyti.
~ Meqë e dëshironi këtë po i them që tani. U nda prej dy shokëve dhe i shkoi pranë oshënarit.
- Vëlla, eja bashkë me ne, nëse do. Unë dhe miqtë e mi të duam shumë.
I lumuri e vështroi buzëqeshi dhe tha:
- Ti je EpifaniT Që nga ky çast do të jesh miku dhe biri im shpirtëror.
Dhe pasi tha këto fjalë, përqafuan dhe puthën njëri me tjetrin. Shenjtori, me hirin e tij parashikues, i tregoi të riut ngjarjet që do të pasonin në jetën e tij. Profetizoi se do të bëhet peshkopi i mbretëreshës së qyteteve, domethënë patriark dhe atë shpirtëror i shumë njerëzve. U afruan aty edhe dy të rinj të tjerë dhe Epifani i tregoi se si shenjtori e thirri në emër. Ata, pasi i dëgjuan këto fjalë, ndjenë më shumë dashuri dhe besim për oshënarin dhe lavdëruan Perëndinë.
Hynë në një tavernë dhe u ulën diku të veçuar. Porositën bukë, peshk, verë dhe i vunë para shenjtorit. Ai pa dëshirën e tyre të mirë dhe u gëzua. Pëshpëriti fjalë lutjeje duke i kërkuar Perëndisë të bekojë ushqimin. Pastaj shijoi pak nga ato, pasi ia ndau më parë të rinjve.
Tortura e urisë dhe e etjes
Eshtë e vërtetë dhe e besueshme, të dashur, se hante gjithë ditën vetëm gjysëm fete bukë të thatë, Të njëjtën gjë bëri edhe kur qe bashkë me të rinjtë. Pjesën më të madhe e la të paprekur nuk piu kurrë. Kishte raste kur kalonte dy~tre ditë, pa vënë gjë në gojë ose edhe e gjithë java, sepse satanai ashpërsonte zemrat e shumicës së gjindjes dhe nuk i falnin gjë. Ai vetë nuk detyronte asnjë që t’i jepte, që të mos bëhej i bezdishëm.
Shumë herë digjej nga etja dhe, duke mos e ditur se çfarë të bënte, kërkonte nëpër rrugë ndonjë gropë të mbushur me ujë shiu të përzier me baltë. Pasi gjente, frynte tri herë dukë i bërë shenjën e kryqit dhe pastaj pinte. Të gjithë ata që e shikonin zemëroheshin, disa e godisnin, kurse të tjerët thonin:
~ Kaq të turbullon dhe të pështjellon mendjen i ligu, o i marrë, sa të pish ujëra të ndyra.
Por ai largohej menjëherë pa u përgjigjur dhe asnjë nuk e kuptonte se ç’jetë bënte në të vërtetë Andrea.
Qëndrimi në ajër
Kur po hante, bashkë me të rinjtë, brenda në tavernë, rastisi që të kaloja edhe unë andej dhe të dëgjoj zërin e tij. U futa brenda dhe pasi u fsheha në një qosh po dëgjoja.
Oshënari i putlii me radhë të rinjtë dhe ata u larguan. Pronarit të tavernës diçka i duhej dhe doli jashtë. Oshënari mbeti vetëm. Vështroi rreth e rrotull dhe nuk pa asnjë. I ngriti duart lart dhe filloi të lutej nxehtësisht për të rinjtë. Sa kohë lutej ishte i ngritur nga toka dhe qëndronte pezull në ajër. Le të kem për dëshmitar Perëndinë ”që shkatërron ata që flasin gënjeshtra". Duke parë këtë gjë mbeta i palëvizur dhe i habitur.
Kur i lumuri mbaroi së luturi, erdhi përsëri në gjendjen e mëparshme dhe doli në rrugë duke bërë ato që kishte zakon. Këto jua rrëfeva jo për të ngritur lart veten ose të niburrem, por meqë i pashë me sytë e mi.
Dimri ishte i ashpër. I ftohtë i pazakontë rëndonte kudo. Gjithçka e ngrirë. Era e fortë kishte mbushur me dëborë gjithë bodrumet dhe kishte shkulur e hedhur tutje gjithë tjeguliat jo vetëm nga ndërtesat e larta, por edhe nga ato përdheset. Gjithë të varfërit rënkonin dhe vajtonin të pikëlluar. Disa vdisnin të dërrmuar nga uria, kurse disa të tjerë të kallkanosur brenda në dëborë. Enët prej balte u thyhen, pemët u shkuiën nga rrënjët, kurse zqgjtë ngordhën nga të ftolitit.
U shqetësova jashtë mase për shërbëtorin e Perëndisë, se s’kishte as rrobë të leshtë, as pallto e as se ku të fuste kokën. Ishte i zhveshur dhe i pastrehë. Mbi të gjitha nuk e dija se ku ndodhej. I dhashë fund duke menduar se kishte vdekur, me siguri.
Dimri i ashpër vazhdoi për shumë ditë. Pas dy javësh era u pre, atëhere, vonë në darkë, më erdhi në shtëpi shërbëtori i Perëndisë. Sapo e pashë, u çudita. U ngrita menjëherë, renda per ta përqafuar dhe u puthëm me njëri-tjetrin. Qëndruam kështu për shumë kohë gjersa më tha:
- Eja të ulemi këtu, i dashuri iml
Pasi pushoi së qari, u ul dhe nisi të tregojë i gëzuar.
- Kani diçka për të të thënë. Por më parë përgatit tryezën që të kënaqemi.
Menjëherë urdhërova ta bënin gati tavolinën dhe përsa kohë shërbëtori po merrej me përgatitjen, më tregoi:
- Me të vërtetë, vellai im i dashur, përse u shqetësove aq shumë për mua? Mendove se kisha vdekur nga të ftohtit ashtu si edhe vëllezërit e mi të varfër?
Nuk e di vallë se të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha? (Psalmi. 32:19).
A nuk e di se unë kam gjithnjë pranë atë që më tha mua, të mjerit: "Nëse do të shërbesh besnikërisht, do të provosh hirin pa u lëkundur tek Perëndia, provojnë gëzim të madh edhe në këtë jetë, edhe në tjetrën.
Për sa kohë foli shenjtori, krijova përshtypjen se në gjithë këtë sprovë që kaloi, do ti kishte ngjarë ndonjë mrekulli, prandaj m’i thoshte këto. Fillova ta detyroj duke përdorur fjalë të ëmbla dhe ta pyes me interesim të madh.
~ Si i kalove, i dashur, ditët e një sprove të tillë. Të betohem për Perëndinë e qiellit dhe të tokës të mos fshehësh asgjë të çuditshme që të zbuloil
- Si mund ta kalojë ndryshe kohën një i marrë, veçse me marrinë e tij të zakonshme dhe lodrat. Por dashuria jote e madhe dhe dëshira që ke më bëjnë që të t’i rrëfej të gjitha. Por të betohem në emer të Perëndisë, krijuesit të qiellit e të dheut të mos t’ia thuash askujt këto që të them, sa kohë që rroj. T’i them ty, sepse ushqej një dashuri të pakufishme.
E sigurova duke u përbetuar në mënyrë të frikshme që do t’i ruaj të fshehtat.
Nga ngrica e tokës në ngrohtësinë e qiellit
Tortura e t'ë ftohtit
Atëhere ai çeli gojën e tij të nde.ruar e më tha:
- Nuk munda, i dashur, të duroj të ftohtin e madh dhe erën që edhe ti e provove, sepse isha i zbathur, i pastrehë dhe i zhveshur. Përfundova tek të varfërit, ata nuk më pranuam-.Ndjenin neveri për mua dhe më dëbuan me dajak si një qen të flamosur "Qërrohu që këtej qeii, - më thanë, - zhduku”.
Vend Der të futur kokën në të shoëtoi nuk deta. IJ dëshnërova.
Perëndisë, se, nëse vdes do të llogaritet vdekja si martirizim. Perëndia nuk është i padrejtë. Ai që dërgoi ngricën, do të më jape durimin. Shkova tek qoshja e një strehe dhe gjeta një qen të strukur aty. U shtriva pranë tij duke shpresuar se do të më ngrohte, sado pak. Por ai, sa më pa, u çua dhe iku. I thashë vetes: - "E shikon i mjerë sesa mëkatar që je? Bile edhe qentë të përbuzin dhe largohen prej teje nuk të pranojnë si të barabartë me ta. Njerëzit të urrejnë si djall i lig. Të varfërit të zbojnë. Çfarë të mbeti pra?I Vdis, o i padenjë, vdis, nuk ka për ty shpëtim në këtë botë". Kur po i thosha këto me shumë dhimbje ndjeva një dërmim të thellë. Edhe pse më fshikullonte i ftohti me tmerrin, u shkriva në lot, duke i patur sytë e shpirtit të kthyer drejt Perëndisë. Gjithë gjymtyrët e trupit qenë të ngrira. Mendova se erdhi momenti të jepja shpirt.
Papritur ndjeva nxehtësi. Hap sytë dhe shoh të qëndronte përballë meje një i ri shuntë i bukur që shkëlqente më shumë se sa dielli. Në dorë kishte një degë të artë. Ishte e thurur me zambakë të freskët dhe trëndafilë aq të bukur që nuk ngjanin aspak me ata të kësaj bote. Ndryshonin jo vetëm nga natyra, por edhe nga forma. Pra duke mbajtur këtë degë në dorë më tha: "Ku ishe, Andrea". "Në errësirën dhe në hijen e vdekjes" - u përgjigja. Dhe ndërsa po flisja, më goditi në fytyrë me degën e stolisur me lule duke thënë:
~ "Le të marrë forcë trupi yt dhe jetë të pamposhtur". Menjëherë aroma e atyre luleve hyri në zemrën time dhe rrufeshëm ndjeva të gjallërohem.
Dëgjova një zë që thoshte:
~ "Çojeni që të ngushëllohet për dyjavë dhe përsëri të kthehet, sepse dua që të luftojë përsëri". Ndërsa po vazhdonin të dëgjoheshin këto fjalë, u zhyta në një gjumë të thellë dhe nuk kuptova ç’po ndodhte. Jetova dy javë atje ku urdhëroi vullneti i Perëndisë, si të flija kënaqshëm gjithë natën e të zgjohesha në mëngjes.
Në kopshtin e Perëndisë
Kur pashë që u gjenda në parajsën e mrekullueshme dhe plot ngrohtësi, u shastisa fare.
Fyesja veten se çfarë kishte ngjarë. E dija që banoja në Kostandinopojë, por, se ç’punë kisha aty nuk e dija. U çudita dhe nuk mund të jepja shpjegim. - "Fa shih, - i thashë vetes, - rne te vertetë jam i marrë. Perëndia më bëri një të mirë të madhe dhe duhej ta lavdëroj, kurse unë rri e shqyrtoj këtëgjë kaq të mrekuUeshme. E ndieja që nuk kisha trup. Vishja një këmishë të bardhë borë që shkëlqente, të stolisur me gurë të çmuar. Pamja e saj më pëlqeu shumë. Në kokë kisha një kurorë të shndritshme prej ari, në këmbë kisha sandale dhe e kisha mesin të lidhur me një rrip të kuq të shndritshëm. Parajsa qe plot me dritë që e shikoja për herë të parë me një nuancë të lehtë ngjyrë shege që ia jepnin lulet shumëngjyrëshe që shkëlqenin. Një aromë hyjnore iu afrua nuhatjes sime dhe më dehu. Besomë, t’i them këto dhe dridhem.
Ne kopshtin e Perëndisë isha si një mbret. Gëzohesha shumë kur shikoja veten të isha në një parajsë të tillë. Atje Perëndia bënte që të mbinin shumë pemë. Nuk ngjanin aspak me ato të kësaj bote që prishet. Lëshojnë gjithmonë ngrohtësi dhe ishin plot me gjethe e plot aromë, të larta dhe çlodhëse. Degët e tyre mplekseshin me njëra tjetrën dhe kur degëzoheshin, formonin një ylber. Të gjitha këto i shijojnë të lumurit dhe shpirti i tyre përtërihet nga kjo kënaqësi, gëzim dhe lumturi.
E çuditshme qe gjithashtu edhe kjo: Disa pemë kishin lule, disa ta tjera fruta, të tjerat vetëm lule dhe gjethe. Sipër këtyre kishte diçka shumë të çuditshme. Zcgj të ndryshëm të vegjël e të mëdhenj me krahë të artë e të bardhë borë. Disa këndonin të futur në gjethe dhe cicërima e tyre e bukur dhe ë ngrohtë dëgjohej deri në cep të qiellit. U përpoqa të shihja si ishin ata zogj, por pamja e tyrë më la pa mend dhe më dehu. Ishin të bukur si trëndafila^ zambakë apo ndonjë lule tjetër që s’di si t’ia vë emrin, aqtë mrekullueshëm dhe të bukurishin. Vura re bukurinë e një zqgu. Ngjyra e tij seç kishte një tjetër bukuri, të veçantë dhe për nga forma ndryshonte nga zogjtë e tjerë. Melodia e tyre ishte e pandalshme dhe shumë çlodhëse.
Kush mund të rrëfejë ato bukuri që pashë aty? Gjithë ato pemë të bukura qëndronin në mënyrë simetrike të rreshtuara në dy radhë si dy ushtri që bëhen gati për t’u ndeshur. E bekuar dora që i mbolli. U futa më thellë në ngrohtësine e parajsës dhe mendova se nuk do të shikoj më errësirën e kësaj bote. Duke i krahasuar të dyja botët, bota e këtushme s'është veçse një errësirë.
Siç po ecja i gëzuar ç’të shoh? Pashë një lumë që kalonte përmes parajsës dhe që vadiste rrënjët e atyre degëve, pa zhurmë. Aty vinin të pinin pa zhurmë të gjithë zogjtë e bukur. Më të djathtë e më të majtë shtrihej një vreshtë me gjethe të arta e që kishte hardhi shumë të zhvilluara. Ishte plot me rrush kokërrmadh dhe shtrihej në gjithë parajsën duke u kurorëzuar me bimet e tjera dhe duke i stolisur me ndërthurjen e degëve.
Erërat plot me aromë mirro të parajsës
Duke i parë të gjitha këto zemra ime gëzohej dhe kaloja sa nga gjendja e frikës në admirim dhe sa nga admirimi në habi. Për shumë kohë qëndrova kështu dhe po dëgjoja jehonën e një ere që po afrohej nga lindja. Duke i prekur pemët, i bënte që të valëviteshin dhe të lëshonin një kimdërmim që s’mund të shprehet. Thitha me shumë kënaqësi atë aromë që diltë prej tyre dhe që ai fllad e sillte tekunë. Mendova se engjëjt po temianisnin përpara Birit të Perëndisë. Pushoi era së puhituri dhe bashkë me të edhe aroma. Atëhere dëgjova puhizën e një ere që vinte nga perëndimi. Ishte e ngjashme me dëborën dhe më mbushi plot me ëmbëlsi.
Ato pemë ishin aq të bukura dhe kishin një aromë aq të kendshme sa më bënë të harroj çdo gjë që kisha shijuar deri atëhere. Pastaj kur dëgjoja zogjtë që këndonin rreth e rrotuil, u gëzova aq shunië sa që nuk e ndjeja veten time. Nëse zqgjtë'ishin engjëj, këtë nuk e di, vetëm Perëndia e di.
Nisi të frynte nga Veriu një tjetër erë e mrekullueshme. Kishte një rrezatim të kuq dhe të verdhë si ngjyrimet që merr dielli kur lind. Kur frynte, ato pemë të mrekullueshme lëkundeshin lehtë dhe lëshonin aromë. Për shumë kohë mbeta pa folur, Ndjeja një ëmbëlsi të tillë, saqë nuk mund të përshkruhët me fjalë.
Si m’u dhurua mua gjithë ky bekiml mendoja me habi dhe frikë. Pushoi era e tretë dhe zotëroi një qetësi e madhe. Eca pak që të kaloja lumin. Duke ecur admirova pasurinë e Perëndisë që nuk mund të shprehet dhe që është një thesar i pallogaritshëm. Nuk mund të them e të flas me gojën time për pasurinë e Zotit Krisht. Pasi kalova atë vend përmes, pashë të shenjtat e të shenjtave dhe fryu përsëri nga veriu një erë plot me aromë miroje. Kishte aromën e zambakut dhe të shegës, kurse ngjyrën si të manushaqes. Kur pemët lëkundeshin, duke u përkulur lëshonin një aromë më të këndshme se të miros apo të myshkut.
Nuk e di nëse shikonin sytë e mi shpirtërorë apo truporël Perëndia e di.
Në fiilim kisha ndjesinë se ndodhesha aty me gjithe trup, por nuk ndjeja peshën e trupit dhe as ndonjë lloj dëshire apo ndonjë karakteristikë të trupit të vdekshëm njerëzor, prandaj me pas ndryshova mendim.
Kur pemët lëkundeshin lehtë dhe fëshfërima e tyre krijonte një melodi dehëse, prej tyre dilte një aromë qëte ngazëllente dhe shijova prapë ëmbëlsinë e mëparshme e mbeta për një çast pa lëvizur, Mendja më ishte kredhur në një madhështi mistike dhe të gjitha këto më mbushnin plot me gëzim dhe me lumturi.
Kur era e katërt u fashit, vura re nje mrekulli tjetër. Në gjithë këtë shtrirje hapësinore nuk ekzistonte nata. Atje mbizotëronte një dritë e përjetshme, atje mbretërontegëzimi, jeta, shkëlqimi dhe lumturia.
"U rrëmbeva deri në të tretin qiell"
Në qieilin e qiejve
Papritur rashë iië ekstazë. Ndjeja që po shkelja në qiell, i tërhequr për dore nga një i ri që kishtë një mantel të shndritshëm dhe një fytyrë që shkëlqente si dielli.
Mendova se ai, ishte i riu që më goditi në fytyrë me atë degën pJot me lule, në çastin kur po ngrija prej të ftohtit dhe që i urdhëroi shërbëtorët e tij të më hiqnin prej andej. Kur më ngrinte lart, pashë një kryq të shndritshëm dhe të madh. Rreth e rrotull tij qëndronin katër vello si ata të një nuseje. Dy prej tyre ishin të shndritshme si vetëtima, kurse dy të tjerat zbardhëllonin si bora. Në formë rrethi qëndronin disa muzikantë të gjatë e të bukur dhe sytë e tyre shndrisnin si rreze të zjarrta. Ata këndonin me zë të ulët një himn për të Kryqëzuarin.
Ai që më çoi deri atje duke kaluar pranë kryqit e puthi dhe më bëri shenjë që të bëja edhe unë të njëjtën gjë. U përkula, kur më erdhi rradha dhe e putha. Sapo putha atë kryq të nderuar me ngjyrë të kuqe, u mbusha nga aroma e mjaltit që nuk kisha ndjerë dhe parë në parajsë. Kur i ngrita sytë nga kryqi, ç’të shoh? Poshtë meje shtrihej humnera e detit. Me pushtoi atëhere një frikë e madhe, u tremba se mos shkisja dhe bija, ndaj i thashë shoqëruesit: "Zoti im, më duket sikur po ec në boshllëk, më duket se ec mbi re. Kam frikë se nuk më mban e bie në det".
"Mos u tremb, duhet që të ngjitemi më lart" - dhe më dha dorën. U gjendëm në qiellin e dytë që ishte i bardhë si bora. Aty pashë dy kryqe që ishin të ngjashëm me atë të shtresës së mëposhtme. Rreth e rrotull dëgjohej një melodi që rrethonte edhe kryqin e parë. Ajri aty qe i zjarrtë dhe i çlodhte mjaft të rinjtë e hijshëm. I putha ata dy kryqe me dëshirë dhe dashuri liyjnore. Kundërmimi i tyre, që as mund të tregohet e as të përshkruhet, shkaktonte gëzim dhe ngrohtësi më të madhe se ajo e kryqit të parë. Papritmas pashë aty një zjarr që i digjte të gjitha. Pata përsëri frikë dhe i kërkova ndihnië shoqëruesit tim që më tha: "Jepmë dorën, do të ngjitemi ntë lart". Dhe menjëherë u gjendëm në qiellin e tretë. Ky qiell nuk ngjante fare me atë që shohim nga toka. Shtrihej si një lëkurë e artë në formën e një petali. Në prag ndesha tre kryqe që shkëlqenin, më të mëdhenj dhe më të shkëlqyeshëm se vetëtima. Shoqëruesi im mori guximin që të hynte brenda në zjarr dhe të shkonte për fi puthur. Unë nuk guxova të bëj të njëjtën gjë. U përkula dhe i nderova së largu dhe kalova më tutje. Ecëm mjaft dhe arritëm tek perdja e dytë. Atje pashë diçka si vetëtimë që shtrihej në ajër. U ngjitëm dhe pashë brenda ushtritë engjëllore që përbëheshin nga një numur i pafund engjëjsh të ciiët lavdëronin Perëndinë. Kaluam dhe këtë shkallë dhe u gjendëm në një tjetër ndarje ngjyrë vishnje e të purpurt të mrekuellshme.
Arritëm në një vend të shndritshëm, Kishte aty një perde që ndriste me një shkëlqim verbues e të kulluar. Një dorë e hapi dhe na ftoi të hymë. Brenda takuam një pafundësi engjëjsh. Fytyrat e tyre të shndritshme shkëlqenin më shumë se dielli dhe ishin rreshtuar me një rregull të përsosur dhe me një bukuri mahnitëse duke mbajtur në duar skeptra madhështorë. Formonin legjione të ngjeshur në të majtë e në të djathtë. Ai që më shoqëroi më tha:
- Kur do të hapet kjo perde do të shohësh Birin e Njeriut të qëndrojë në të djathtë të Atit. Të biesh përdhe dhe ta adhurosh. "Mendja jote të jetë e përqëndruar tek Ai, që të kuptosh ato që do të thotë", ~ më këshilloi ai që më shoqëronte. Ndërsa po thoshte këto fjalë, pashë një pëllumb që u ul sipër mbi perde dhe qëndroi aty
Kokën e kishte ngjyrë ari, gjoksin të purpurt, krahët të shndritshëm si zjarri këmbët e bardha, kurse syt-e lëshonin rreze të shkëlqyera. Sapo pashë bukurinë e tij, ai fluturoi në iartësi.
U hap dhe ajo perde paksa dhe pashë në atë hapësirë që shtrihej ivjë lartësi që lë pa mend çdo mendje, çdo intelegjencë,
dhe në qendër një fron të frikshëm i ngritur më lart se gjithçka. Asnjë nuk e mbante, por qëndronte pezull pa lëvizur, Prej tij dilte një flakë më e bardhë se dëbora. I ulur shkëlqente si rrufe Zoti ynë Iisu Krisht. Kishte një veshje të kuqe të thellë dhe shumë të bardhë. Shkëlqimi i tij për të toleruar dobësinë time ishte i kufizuar. Pashë Perëndinjeriun dhe bukurinë e Tij. Ishte njëlloj si dielli kur shpërndan rrezet e tij, sapo lind. Rashë përdhe dhe nderova tre herë. U përpoqa të admiroja përsëri bukurinë dhe shkëlqimin e zjarrtë të fuqisë së tij, por nuk mundesha. Më kishte pushtuar një frikë, tmerr dhe gëzim që s'mund të shprehet me gojë.
Brenda kësaj drite u dëgjua një zë që çau ajrin me oshëtimë të fuqishme. Zëri ishte i ëmbël, i butë dhe i qetë dhe m’u drejtuan tre fjalë. Kuptova kuptimin e tyre dhe ndjeva një kënaqësi që e provoja për herë të parë. Më pas më tha tre fjalë që sapo i dëgjova, u mbush zemra me një gëzim hyjnor të pakrahasueshëm. Pasi më tha për herë të tretë dhe tre të tjera menjëherë oshëtiu një dhoksologji nga rreshtat engjëllorë. "Shenjt, Shenjt, Shenjf'. Kuptova që gjithë kjo bëhej për mua. Lavdërimi i tyre ishte pa pushim. Ato lavdërime aq të mrekullueshme ishin për mua një nder i madh që më bëri Zoti Krisht. Sapo dëgjova ato tri tjalë, zbrita poshtë menjëherë me të njëjtën mënyrë që u ngjita. Erdha në vete dhe pashë se gjendesha në atë kopësht prej të cilit u rrëmbeva në qiell. Nisa të analizoja të gjithë ngjarjet që më ndodhën. Ku isha dhe ku gjendeshaT S’arrija të kuptoja se si shkova në atë vend hyjnor. Duke sjellë përsëri ndërmend gjithë ato që pashë dhe dëgjova, po i thoshja vetes: "Isha unë këtu apo ndonjë tjetër".
Shifa e fundit e parajsës
Këto mendoja dhe pashë të shtrihej para meje një fushë. Nuk kishte pemë, por qe e bukur, e ngrohtë e plot me lule, e mbushur me zambakë dhe trëndafilë. Kishte burime që rridhnin mjaltë dhe qumësht dhe prej andej buronte një aromë që të mrekullonte. Ky vend i thjeshtë, ajo gurgullimë çlodhëse me bënë të pyes veten dhe të çuditem nga mashështia e Ferëndisë. Dhe ja, pashë një burrë të veshur me rroba të shkëlqyera, që ishte i veshur me një kitone dhe mbante në dorë një kryq. Më afrohet dhe më tha:
- Hiri i Zotit tonë Iisu Krisht, të Kryqëziiarit, qoftë me ty. Të lumur janë të marrët, sepse kanë mençuri të pamasë. Në këtë vend të ka vendosur Perëndia, por shko më parë në botë aty ku janë gjarpërinjtë, nepërkat, akrepat dhe dragojtë. Megjithatë të qenurit tënd këtu është diçka e pazakontë dhe e çuditshme. Asnjë nuk erdhi këtu veç atij që me mundime dhe lodhje të patreguara punoi për Ungjillin e Krishtit dhe i dyti je ti që e përjetove përulësinë deri në shkallën me të lartë që mund të ekzistojë. Por unë e di se si e fitove duke duruar varfërinë e tejskajshme, duke duruar ata që thoshin "qërrohu o qen që këtu" dhe duke duruar edhe poshfërimin që të bëhet çdo ditë. E titove se hyre i paarmatosur në betejë dhe u fute në amfiteatrin e pushtetarit të botës si një i marrë. Përulësisht luftove më të, e shembe dhe e hodhe fronin e tij përtokë.
A i pë këtu misteret që fshihen? E njohe parajsën e Krishtit? E pe shpërbiimin e vërtetë të të drejtëve?
Mendoj se i njohe të gjitha këto dhe u drodhe. Si t’u duk bota që humbet në krahasim me Parajsën? Thuamë a e pe ■shkëlqimin që shndrin aty? A e pe se nga ç’gëzim duan ta privojnë veten e tyre mëkatarët?
Ndërsa po më thoshte këto, burri me rroba të shkëlqyera më vështronte i lumtur dhe i kënaqur.
~ "E Tërëshenjta Hyjlindëse, Mbretëresha e forcave qiellore nuk ndodhet këtu. Qëndron pranë botës, që prishet, dhe u shkon në ndihmë gjithë atyre që e lusin dhe lavdërojnë emrin e Birit dhe Fjalës së Ferëndisë dhe emrin e Tërëshenjtë të saj. Mirë do të ishte të të tregoja dhe banesën e gjithëshndritshme të saj, por
tani duhet që te kthehesh ne vendin tënd. Këtë dësliiron Zoti Krisht".
Ndërsa po thoshte këto fjalë, më zuri një gjumë i ëmbël, sikur të flija nga darka deri në mëngjes, kur u zgjova e pashë veten të gjendesha në këtë vend, siç më sheh. Tani gëzohu, vëlla i dashur, dhe le të përpiqemi për shpëtimin tonë dhe të trashëgimit të të mirave të përjetshme.
Përpjekja vazhdon të bëhet më e ashpër
Për sa kohë më fliste i lumuri Andrea isha shumë i çuditur dhe nuk mundesha as të flisja. Ndërkohë, vura re diçka të çuditshme. Rreth nesh buronte dhe dilte një aromë trëndafilësh dhe zambakësh. Mendova që për sa kohë që më fliste shenjtori, rreth nesh qëndronin engjëjt që temianisnin pa dukshëm. E luta shumë që të më thoshte ndonje prej atyre fjalëve që i tha Zoti, por se b inda dot. Këto gjëra i përkasin Zotit dhe shpirtit të lumur të shenjtorit.
Gjithë natën shijuam këto të mira shpirtërore. Më të gdhirë u largua. Duke kaluar nëpër rrugët e ngushta filloi të bënte marifitet e zakonshme duke u tallur ose më mirë i dërrmonte shpirtrat e këqinj duke i përqeshur. Nga ai çast nuk flinte fare dhe jetonte duke lavdëruar Perëndinë pa pushim. Gjithë ditën vinte vërdallë në qytet dhe duronte prova të mundishme me zhurmën marramendëse. Bënte të dehurin, shtynte, e shtynin dhe u bëhej pengesë kalimtarëve. Disa e godisnin dhe i jepnin shkelma, disa të tjerë e godisnin me shkop në kokë pa mëshirë, ndërsa disa të tjerë e tërhiqnin prej flokësh dhe e godisnin në zverk.
Disa pasi e godisnin mirë, ia lidhnin këmbët me litar dhe si njerëz të pamend e tërhiqnin zvarrë nëpër rrugët e qytetit duke ntos pasur frikë Perëndinë dhe si të krishterë që ishin nuk kishin
këto i duronte oshënari me shpresën e të mirave të përjetshme, që parashikohej për të drejtët.
Satanai i tërbuar nga urrejtja, duke mos arritur ta mposhtte dot Andrean u shndërrua në një plakë të kërrusur dhe grindavece. U ul në mes të rrugës dhe nisi të qante dhe të thërriste me një zë të çjerrë.
- Mjerë unë? plakë dhe e varfërl Ç’fatkeqësi dhe të këqija më shkaktoi ai mashtruesif Cili djall i ndyrë e yshti kundër mejel Më dërrmoi. Ma nxiu jetën. Çfarë të bëj tani unë e shkreta, unë fillikatja? Ku t’i gjej ato që më rrërnbeu?
Disa njerëz duke e parë që po vajtonte, duke shkulur flokët dhe duke thirrur në kupë të qiellit, ndjenë mëshirë dhe e pyetën për të mësuar se çfarë kishte ngjarë. Ajo atëhere iu përgjigj:
~ Kini mëshirë për mua të mjerën, o njerëzl Unë jam e huaj në këtë qytet dhe meqë pata një çështje në gjykatë, më rastisi të vij këtu. E kam zakon t’i kaloj orët e natës në teatër. Një natë vjen tek unë një i demonizuar që më rrëmbeu disa nga gjërat që kisha dhe u largua. Natën tjetër erdhi përsëri dhe më rrëmbeu ato ç’ka më kishin mbetur. Natën e tretë e kapa. Atëhere ai i lëshoi përtokë gjërat që i rëndonin më zuri për flokësh dhe me tërhoqi sa andej këtej. Më ra me grusht kokës shpërndau gjërat e mia nte shqelma dhe dërrmoi me grushta dhëmbët e mia të ronitura. Më thoni ç’të bëj pra? Ku ta gjej? Si t’i marr përsëri sendet e mia?
Këto tha djalli. Disa duke dëgjuar për të demonizuarin u larguan, kursë ca të tjerë thanë:
- jepna ca para dhe do të ta tregojmë. Për sa kohë kalimtarët bisedonin me plakën, i lumuri gjendej aty pranë dhe po lutej.
rrinte plaka. Të tjerët ndërkaq ishin larguar. Atëhere i drejti i hodhi një vështrim të mbushur me urrejtje djallit dhe i tha duke u tallur.
- Qaj moj plakaruqe e fishkur, qajl Bërtit moj e urryer dhe e ndyrël Qaj dhe vajto moj e kërrusur nga paligësitë e panumërta. Qërrohu megjithë magjinë tënde moj shpirt katrane dhe e dëbuar nga Perëndia dhe shenjtët e tij.
Pastaj pa poshtë, mori baltë e bëri si gur dhe e hodhi në surratin e paturpshëm të plakës. Pastaj fryu mbi djallin tre herë në formë kryqi dhe atëhere ai humbi pamjen njerëzore, U bë nje gjarpër i madh dhe hyri në shtëpinë e një gruaje. Ajo pa bishën dhe u tremb. Doli ëdhe thirri fqinjët që të vinin e ta vrisnin, U sulën shumë njerëz brenda, por pasi kërkuan ngado nukgjetën asgjë, sepse djalli i ndyrë pasi mori pamjen etij,ubëi padukshëm.
Andrea i lumur vazhdoi rrugën e tij i qetë. Duke ecur, ndërsa po shtirej sikur po luante, takoi birin e tij të shtrenjtë, në shpirt, Epifanin. Djali qe i turbulluar nga një fuqi diabolike. Shenjtori e puthi dhe të kapur për dore kërkuan një vend të qetë ku të uleshin. Siç po uleshin i drejti i tha Epifanit.
~ Ja, djalli i lig shndërrohet në plakë ose në arab të veshur me të zeza. Pastaj takon djalin tim të dashur, e tremb dhe e kërcënon.
Epifani u shastis kur dëgjoi këto fjalë. Me të vërtetë para disa çastesh, djalli i qe shfaqur duke marë pamjen e një arabi dhe e kish trembur, siç e ka zakon kur Iufton njerëzit. Dhe e bëri këtë, sepse pa jetën plot virtyte të të riut, luftën që bënte kundër kënaqësisë të mishit, kreshmën e pendimin e tij të thellë.
Dialog midis Epifanit dhe filozofëve
Epifani ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeç, por bënte një jetë tëi pranueshëm, i butë dhe kishte një të folur të ëmbël e njohje të thellë të Shkrimeve të Shenjta. Kur fliste gjithë të pranishmit habiteshin me mençurinë e tij. Disa filozofë bisedonin me të për shumë tema të rëndësishme rreth teolcgjisë, dogmave, problemit të vdekjes, rreth përulësisë së skajshme. Ai u përgjigjej me shumë përulësi pyetjeve dhe i jepte zgjidhje shumë çështjeve me lehtësi. Do të sjell këtu një bisedë të tij dhe pastaj do të flas për kërcënimet që i bënte Satanai.
Një ditë i riu qe ulur në tryezë bashkë me prindërit e tij. Te ftuar kishin disa filozofë, miq të prindërve të tij.
Ata dëshironin të debatonin me të, po i trembeshin përgatitjes së tij dhe mençurisë që tregonte Epifani në zhvillimin dhe qartësimin e problemeve. Megjithatë njëri prej tyre theu akullin duke bërë pyetjen:
~ Si ndodh që Ati që i ka krijuar të gjitha dhe Biri i lindur prej tij të kenë natyrë dhe esencë kaq të njëjtë saqë të mendojnë dhe të dëshirojnë në të njëjtën kohë, të njëjtën gjë?
~ Ashtu siç ndodh, - u përgjigj tjetri, - me mendjen dhe mendimin. Që të dyja janë të bashkuara aq mirë harmonikisht njëra me tjetrën sa kanë të njëjtin bashkërendim dhe kështu drejtojnë në mënyrë të mrekullueshme pjesët e tjera të trupit.
- Që të zhvillohet dhe të shprehet ashtu siç duhet kjo temë, ~ tha përsëri i pari, - duhet shumë urtësi prej plaku dhe debat i gjerë.
Por si bashkekziston Shpirti në mes Tyre?
- Ashtu si edhe dija. Sepse edhe mendja edhe mendimi kanë synim diturinë dhe prej saj përsëri frymëzohen, ~ u përgjigj i dyti.
I pari që dakord me të, por shtoi:
~ Zhvillimi dhe zgjidhja e çështjeve janë të qarta. Por Epifan
i dashur na thuaj si fu dukën këto që
folëm më
përvojë një foshnjë të sapolindur. Por megjithatë do të them edhe unë i pavleri mendimin tim të përulur.
~ Këtë dëshirojmë edhe neT Thuana diçka që të freskohemi në burimin e diturisë tënde.
- Ati dhe Biri, - 'i tha Epifani, - përsa i përket ndriçimit, gjykimit, vullnetit dhe esencës janë një dhe e njëjta gjë. Janë si dy sy që kundërveprojnë njëlloj ndaj ngacmimeve dhe pranojnë dritën në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën mënyrë.
~ Si gjendet mes tyre Shpirti?
~ Ashtu si të dy sytë7 me një vështrim të vetëm, shikojnë të njëjtin send.
Të gjithë sa dëgjuan, u habitën.
~ Këtë e ka parashtruar teza teologjike e Shën Athanasit, ~ tha dikush.
~ Nëse dëshiron do t’ua paraqes në mënyrë më praktike, ~ tha Epifani. Ashtu si dhëmbët, gjuha dhe buzët bashkëveprojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin që të formojnë fjalën, e njëjta gjë ndodh me Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë. Ati është mendja, Biri është fjala, kurse Shpirti i Shenjtë është koncepti, qartësia dhe teoria që janë karakteristika të përbashkëta të mendjes dhe fjalës. Ati është dielli, Biri rrezja diellore, ndërsa ngushëllimtari, Shpirti shkëlqimi i zjarrtë. Vëreni me kujdes dhe meditoni pak rreth diellit i cili në të vërtetë edhe pse ka një esencë na shfaqet në disa natyra. Dielli ishte simbolizim i Atit, rrezja diellore Zoti Krisht, ndërsa ngrohtësia e rrezes Shpirti i Tërëshenjtë. Dielli nuk e braktis kurrë qiellin. I dërgon gjithmonë rrezet e tij në tokë, të cilat me nxehtësinë e tyre gjallërojnë dhe u bëjnë mirë njerëzve.
Sipas të njëjtit shembull, Ati i gjithëpushtetshëm nuk zbriti në tokë, por dërgoi Birin e Tij dhe nëpërmjet Birit, ngrohtësinë e Shpirtit, Ngushëllimtarin për shpëtimin e gjithë botës.
Le të shqyrtojmë bukën që hamë çdo ditë. Dimë që është bërë nga mielli, uji, zjarri. Edhe pse kemi një ajo përbëhet nga tre elemente. Me të njëjtën mënyrë duhet te mendojmë për Hyjninë që ekziston në tri natyra të njëqëna dhe të pandara.
Pasi i dëgjuan gjithë këto, filozofët duke parë se nuk mund t’i bënin ballë urtësisë dhe diturisë së adoleshentit, pushuan së debatuari. Kishin frikë se mos u bënte ai ndonjë pyetje dhe, duke mos iu përgjigjur, do të turpëroheshin. Diçka e ngjashme kishte ndodhur dhe me një sofist që e dërrmoi gjafë një debati publik kur i tha:
- "A bie me këto debate llafazanëria jote?"
Kur u dëgjua kjo fjalë sofisti që kishte lexuar shumë, u quajt i tallur nga të gjithë. Ishte një nga simpatizantët e Ariosit, një pasues i tij, një njeri me pamje ujku. Kështu filozofët u çuan të heshtur nga tavolina dhe u larguan në shtëpitë e tyre.
Satanai i shndërruar në saraçen
Sikundër e përmendëm më lart Epifani, duke mbajtur për dore shenjtorin, kërkonte të gjente një vend të përshtatur për t’u ulur. Të gjithë sa i takonin qortonin të riun.
- S’të vjen keq për rininë? Mjaft u shoqërove dhe ecën me këtë të demonizuarin, ndoshta djalli që gjendet brenda tij e ka zili bukurinë tënde dhe hyn tek ty. janë të shumta kurthet e armikut të frikshëm.
Ai atëhere si Perëndidashës u përgjigj:
- Vëllezër, para se t’i ndodhte kjo gjëmë, për mua ishte një njeri shumë i dashur. Dashuria midis nesh ishte aq e madhe, sa nuk mund të krahasohet me asgjë. Tanimë, pas gjithë atyre që pësoi, a s’është me vend ta mëshiroj duke qenë i mirë me të? Për Iidhjen e miqësisë është shkruar në Shkrimin ë Shenjtë: "Askush nuk ka dashuri më të madhe se kjo, të japë veten e tij për miqtë etij". (Joani 15:13)
Kështu u përgjigjej atyre që e pyesnin, sepse kishte marrë urdhër të rreptë nga oshënari të mos tregonte asgjë për jetën dhe punën e fshehtë që bënte përveç atyre që e donin me të vërtetë.
Epifani, pasi gjetën vend që të uleshin, i tregoi oshënarit se si demoni e kishte kërcënuar.
- Kur po ecja midis shumë njerëzve të tjerë më zunë sytë një plak flokëbardh që dukej se ishte një tregëtar prej Arabie. Kishte sy të egër si prej demi të tërbuar. Kishte veshur një pallto të zezë dhe këpucë me ngjyrë të kuqërremtë. "A nuk je ti, ~ më thotë, - djali i Joanit që sikundër thonë ke shkelur mbi djallin duke e dërrmuar? Ah o hipokritl Mos më shqetëso dhe mos u mundo të dalësh kundër se do të ta hap gropën. Do ta shikosh se çfarë do të punoj!"
Kur ai po më fliste kështu u çudita për kërcënimet që më bënte, sepse as e njihja dhe as e kisha parë deri atëhere. Dhe kur po mendoja këto, më zuri një e dridhur dhe një shqetësim i padurueshëm. Por, kur kalova këtej, pashë shenjtërinë tënde që më shfaqi me saktësi gjithçka që kishte ngjarë.
~ Ai arabi, o bir, është një qindës i djallit. Lufton me egërsi gjithë ata që përpiqen të bëjnë vullnetin e Perëndisë dhe i tundon që të bien në pakujdesi, kështu që demonët të shkatërrojnë trupat e tyre me anë të dëshirave trupore.
Ki kujdes dhe mos u frikëso nga marifetet dhe kërcënimet që të bën. Të jesh i zgjuar dhe i kthjellët në shpirt, sepse je i butë, i dashur dhe i thjeshtë. Që nga çasti që iu kushtove plotësisht Perëndisë, i ligu u zemërua me ty. Ka zili urtësinë tënde, pastërtinë shpirtërore, diturinë, çiltërsinë tënde. Kërcëllet dhëmbët me inat, sepse ti dashuron Perëndinë dhe shenjtoret me gjithë zemër, ata të cilët derdhën gjakun e tyre për Zotin, per jetën dhe lumturinë e përjetshme. Përpiqu ta shqyrtosh me saktësi djallëzinë dhe ligësinë e tij dhe të ecësh përpara me frikë Perëndie dhe drejtësi. Ta zbutësh trupin tënd dhe rebelimet e tij me kreshmë. Vish si
Gjithë shqisat e trupit t’i ruash të pastra dhe panjollshme.
I ligu kërkon të të ndotë zemrë, të të bëjë skllav të papastërtisë dhe përpiqet të të çojë në zjarrin e gehenës.
Çdo punë e jona është ose punë drejtësie ose punë mëkati. Bir i dashur, bëhu punëtor zemërdhembshur i drejtësisë, kështu Zoti do të të ruajë dhe do të të rrethojë me ndihmën e tij gjithnjë. Kujto Zotin që thotë "Kush bën mëkatin është skilav i mëkatit" (Joani 8:34).
Merr kurajë dhe mos u tremb. Përpiqu gjithnjë të luftosh për drejtësinë e Krishtit dhe mos u bëj viktimë e djallit të lig. Kur i dëgjoi këto fjalë Epifani, lotët filluan t’i rrjedhin në faqe duke lagur fytyrën e tij të ndershme.
I çuditur, por edhe i ngushëlluar nga fjalët e shenjtorit Epifani u nda me Andrean, i cili shkoi në mes të njerëzve duke u tallur, siç e kishte zakon me këtë botë iluzionesh dhe me djallin e lig.
Do të tregoj këtu edhe diçka tjetër që i ndodhi Perëndidashesit Epifan. Ai duke jetuar me lutje dhe me kreshmë, u mësua të mos hante dhe të mos pinte javën e parë të kreshmës së Madhe. Të shtunën pasi kungohej me misteret e kulluara dhe të frikshme hante bukë dhe perime që të merrte forcë. Në kreshmën e madhe pasi kishte kreshmuar gjithë javën, para se shkonte në Liturgjinë Hyjnore, gatoi në dhomën e tij fasule. S’kishte mbaruar ende së gatuari kur ranë këmbanat. U ngrit menjëherë e, duke mos gjetur njeri të kujdesej për gatimin, i la fasulet në zjarr dhe shkoi në kishë. Djalli i mallkuar që gjithmonë lufton njerëzit me mendime robëruese, i pëshpëriste të riut kur ai ndodhej në kohën e Liturgjisë Hyjnore, dukë gjetur si shkak urinë dhe fasulet që qenë në ziarr.
detyronte Epifanin të dilte jashtë Kishës para se të mbaronte. Filioi fi pëshpërisë në mendje.
- "Gjithë javën u mundove, as hëngre, as pive. Bile nuk të erdhi në ndihmë ndonjë ngushëllim që të lehtësohesh. E mundove aq shumë trupin sa shumë herë të ra të fikët nga etja. Tani kërcite dhe ike pa i thënë ndonjërit të përujdeset për ushqimin tënd të varfër. Shko të shikosh se mos u ngjit dhe mban erë. Rregulloje punën e të ngrënit vetë dhe mos u frikëso. Kisha nuk lëviz nga vendi". Këto dhe gjera të tjera të gënjeshtra i thoshte për ta bindur, por Epifani që i kuptonte marifetet e të ligut iu përgjigj:
~ Perëndia që i jep ushqim çdo krijese të tij, Ai do të kujdeset edhe për ushqimin tim. Ai është mbrojtësi im.
Këto i tha me mend cmirëziut të lig dhe pasi bëri shumë herë shenjën e kryqit ndenji në kishë deri në fund. Kur u kthye në shtëpi i gjeti të gjithë njerëzit të mrekulluar nga një aromë eremirë që dilte nga dhoma e tij. Të gjithë qenë të habitur dhe nuk mund ta kuptonin se nga dilte. E siç ndodh shpesh për çdo lloj fenomeni të çuditshëm i thoshin Epifanit:
- Eja zotëri që të ndjesh këtë aromë që nuk e dimë se prej nga vjen. U afrua i riu dhe pasi nuhati ngeli i habitur. Hyri në dhomën e tij ku ndodhej mangalli i mbushur me thëngjij, ngriti sytë dhe pa një të ri të gjatë e të bukur me fytyrë të ndritshme si dielli. Kishte veshur një stoli hyjnore që ishte e bardhë dhe e artë që nga gryka në gjoks, kurse nga gjoksi në gjunjët ishte e gjelbër dhe e verdhë.
I shastisur nga kjo pamje vuri re fytyrën e tij, që për një çast ishte e bardhë si bora, kurse pastaj ndryshonte dhe shndriste si zjarri. Djali i ri qëndronte në këmbë pranë mangallit dhe kishte ne dorë një lugë më të cilën trazonte ushqimin.
Kur Epifani po e shikonte i mrekulluar i riu simpatik futi një lugë në tenxheren dhe provoi pak lëng nga ushqimi. Pasi mori një pluhur dhe e shpërndau në tenxhere në formë kryqi.
Epifanin e pushtoi një marramendje dhe një ngashërim i thellë. U kthye nga lindja dhe tha me duart të ngritura lart dhe me lot që I rridhnin rëke.
~ O i mjeri unë, o Zotl Kush jam unë i mjeri dhe i parëndësishmi që të dërgosh engjëllin Tënd që të më shërbejë?! Të falenderoj,
o Zot, për njeridashjen dhe mirësinë tënde të patreguar me të cilat më bëre të jem i Yti duke më shpëtuar nga mëkati. Të falenderoj që më mbron me forcën Tënde Hyjnore dhe më ke vendosur bashkë me ata që të duan. Të falenderoj Perëndi jetëbërës, mbrojtës dhe përkujdesës I shpëtimit tim.
Me këto fjalë të shoqëruara riga një pendim i thellë lavdëronte Perëndinë dhe shkoi të shihte se si e kishte bërë engjëlli gjellën. Prej saj dilte një aromë e këndshme, saqë ai, i mbushur me adhurim, i drejtonte Perëndisë shumë falenderime.
~ Lavdi më ty o Zot, që himnohesh në Shën Trininë, sepse nuk përbuz përpjekjet e vogla të një të riu të përulur, por më ngushëllon me të mira të paçmueshme edhe tani më dhe të shijoj mjaitin e mirësisë tënde. Të falenderoj o i gjithëfuqishëm dhe i tëremirë. Do të jem pranë Teje deri në frymën time të fundit.
Pasi u lut provoi nga gjella dhe ndjeu një ëmbëlsi të patreguar. Gjithë shqisaqt e tij ndryshuan dhe fituan diçka hyjnore. U habit dhe vetë me këtë ndryshim rrënjësor të tijin. Kjo mrekulli thelloi me tepër dashurinë e tij për Zotin dhe shenjtorët e qysh atëhere zbatonte më me zell urdhërimet e Zotit.
Shenjtori në shtëpinë e Epifanit
; Epifani shkoi në Kishë, siç e kishte zakon dhe, kur mbaroi shërbesa, u kthye në shtëpi dhe u ul në hyrje ku ndodhej edhe i ati.
rrugë publike duke bërë ato që kishte zakon. Ishte i zhveshur dhe rreth mesit kishte një leckë. Kur e pa Epifani ndjeu një dashuri të thellë dhe donte ta merrte me vete në shtëpi, por nuk dëshironte që babai i tij të mësonte se kush ishte shenjtori, në të vërtetë, dhe u shtir sikur nuk e njihte.
- E sheh baba atë njeri që bredh nëpër rrugë lakuriq? Më duket se është dhe i demonizuar. Të lutem bëmë një nder eja ta marrim me vete në shtëpinë tonë, ta pranojmë në tavolinë e t’i gëzojmë zemrën me të mirat që na ka falur Perëndia, që të marrim shpërblimin në qiell për këtë vepër të mirë.
Babai e puthi me entuziazëm dhe i tha:
~ O mirrë e shpirtit dhe dritë e syve të mij është nevoja të më pyesësh? Bëj si të duashl Ç’kam është jotja. I riu rendi për ta arritur shenjtorin që tashmë ish larguar. E kapi përdore dhe e shpuri në shtëpi. Babai nuk ndodhej dhe kështu Andrea nuk hyri brenda po u ul jashtë përdhe. Fqinjët dhe kalimtarët që u gjendën aty duke e parë në të atillë gjendje u mblodhën të gjithë pranë tij. Disave u therte zemra nga përdëllimi dhe mallkonin djallin që e kishte katandisur në një gjendje të mjerë, disa të tjerë, dhuruan para dhe verë. Por, siç e kishte zakon, i zbonte të gjithë dhe s’pranonte të merrte asgjë.
Një eunuk i ri? shërbëtor dhome i një të pasuri u afrua për të parë se ç’bëhej. Fytyra e tij në formë shege ishte e bardhë si dëbora, ishte i bukur bjond, por shumë i flashkët dhe kundërmonte livando dhe parfum që larg. Ishte fqinj me Epifanin, të dy ishin në të njëjtën moshë dhe e donin njëri-tjetrin. Në dorë kishte tridhjetë hurma që dukeshin si fiq të thatë.
~ Epifani im i dashur, cili është ky? Përse vjen vërdallë nëpër
të ftohtin e padurueshëm dhe ngjan si i shkalluar.
- Nuk e di mik i dashur. Mendjen ia ka robëruar djalli i lig dhe vërtitet si i marrë. Prandaj të demonizarit vërtiten me rroba të grisura, pa ndjerë as të ftohtin e as të nxehtin përvëlues.
Ai foli kështu, sepse donte të mbulonte virtytet e të lumurit. Eunuku atëhere u qetësua dhe ndjeu mëshirë për shenjtorin, si të varfër, që e pa dhe i dha gjithë hurmat që kishte në dorë.
- Tani për tani, prano vetëm këto se s’kemi gjë tjetër.
Oshënari pa me sytë e shpirtit gjendjen shpirtërore të eunukut,
e pa me inat dhe i tha:
- Të marrët nuk pranojnë dhurata prej homoseksualëve. Shko o i ndyrë. Shko në prehrin e zotërisë tënd që të bëni bashkë mëkatin e kobshëm të sodomitëvë dhe do të japë zotëria dhe hurma të tjera. O i mjerëT Rrezet e mbretërisë së qiejve nuk i sheh vallë? Egërsinë e ferrit nuk e njeh. Nuk ke turp prej engjëllit që të ndjek për te të ndihmuar si i krishterë kudo që shkon? Ah sikur ta dije se ç’ndëshkim të pret o i mjerë që e ke zakon ta kalosh natën nëpër qoshe rrugësh të veçara duke bëre paturpësira të ndyra me të tjerë që as qentë, as derrat dhe as zvarranikët nuk guxojnë t’i bëjnë.
Kush të mësoi të veprosh kështu? Të të vijë keq për rininë tëndel Të plagosi djalli dhe të hodhi pa mëshirë kokëposhtë në greminat e pafundme të ferrit. Ki kujdesT Mos ec më shumë në këtë rrugë që të të mos hedhë zjarr Perëndia nga qielli e keshtu nga një flakë të biesh tek tjetra, te ajo e ferrit. Eunuku i dëgjoi këto dhe u drodh. Fytyra e tij u bë flakë e kuqe.
~ Ah mjerë unë i ziu, ~ pëshpëriti i turpëruar.
- Çfarë ke mik i mirë, ~ e pyeti Epifani që e pa të përskuqur. A s’të thashë që ky është i marrë dhe dërdëllit ç’ti vijë përmend? Megjithatë në qoftë se ndonjë nga këto që tha të vret ndërgjegjen përpiqu të ndreqësh veten dhe mos i përbuz fjalët ë tij. Je i ri dhe satanai është i tmerrshëm. Na shtyn në mëkat jo për gjë tjetër, por që të na ketë brenda në zjarrin e ferrit e të ngushëllohet.
Eunuku u largua pas atyre që dëgjoi.
Atëhere Epifani ndihmoi oshënarin që të çohej dhe shkuan në dhomën e tij. Atje e gjetën tryezën të shtruar dhe u ulën që të gëzohen. Pas drekës Epifani e pyeti:
- Përse i fole aq ashpër mikut tim?
~ Sepseështëmikuyt,prandaj ifolakështu. Nëqoftëse nuk do të ishte s’do të dëgjonte asnjë fjalë. Qëllimi është jo të them se çfarë bëjnë mëkatarët, por të ecin në rrugën e drejtë që të çon në qiell.
~ I di edhe unë se si i ka punët eunuku, - tha Epifani. - Po derisa ai është skllav dhe dhunohet nga zotëria i tij7 ç’mund të bëjë?
~ E di edhe e kuptoj pozicionin e tij ~ tha shenjtori. Shërbëtori duhet që fi shërbejë zotërisë së vet vetëm në nevojat materiale dhe jo në punët e djallit e në veprimet e tij të pandershme e, madjejo me këtë vepër kaq të turpshme dhe të urryer siç është mëkati i homoseksualëve që nuk e ndesh as në kafshët më të neveritshme. Përse vallë njeriu nuk e shikon shëmtimin neveritës të kësaj vepre dhe nuk e urren?
~ Në qoftë se zotëria e urdhëroi skllavin që të bëjë një shërbim qoftë trupor, qoftë shpirtëror edhe pse kjo gjë është mëkat dhe ai nuk bindet, e di se ç’ndëshkime, kërcenim dhe dru e presin?
- Kjo, o bir, është ajo që quhet martirizim për Krishtin. Këtë mendoi Zoti kur tha:
~ "Të lumur janë ata që përndiqen për shkak të drejtësisë, sepse e tyre është Mbretëria e qiejve" (Matth. 10). Në qoftë se shërbëtorët nuk do të pranojnë të kënaqnin dëshirën neveritëse sodomike të zotërinjve të tyre, atëhere janë të lumtur, sepse torturat që do të pësojnë do t’i vendosin në rradhët e shenjtorëve martirë.
Skllavi që donte të bëhej i marre
Në kohën kur ata të dy po bisedonin, një shërbëtor i Epifanit që kishtë për detyrë të bënte pazar për babanë e tij pa shenjtorin dhe kuptoi se cili ishte në të vërtetë oshënari dhe përse shtirej.
I ra ndër këmbë të lumurit dhe e luti me lotë që t’i falte edhe atij Perëndia hiret që të bënte edhe ai të njëjtën përpjekjë shpirtërore si të shenjtorit. I drejti me hirin e tij largpamës e kuptoi se çfarë dëshironte. Meqë dëshironte që bisedat e tyre të ngelej e fshehtë e ktheu bashkëbisedimin e tij me skllavin, me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, në dialektin sirian. I ulur, siç qe, fliste më të në gjuhën siriane.
- Në qoftë se nuk do të mundesha nuk do të të lutesha të bëhem si ti.
~ Nuk mundesh, - i tha shenjtori, të durosh kaq vuajtje dhe mundime të këtij virtyti, sepse kjo rrugë është shumë e ngushtë. Qëndro më mirë këtu dhe me shpresëtari dhe thjeshtësi mëso nga zotëria yt se çfarë është virtyti dhe gjithashtu ç’të nevojitet për të shpetuar. Shmangu dhe largohu nga kurvëria, cmira nga kujtimet e këqija dhe nga gjithë pasionet e tjera. Përse do që të ndërmarrësh një punë kaq të vështirë?
~ Më mirë më thuaj që nuk mundesh të më bësh këtë nder dhe do të të le të qetë, ~ tha skllavi.
Epifani duke dëgjuar shërbëtorin e tij të fliste një gjuhë që nuk e kishte ditur më parë, thirri:
- Po, Pol Çfarë fuqie që kanë shenjtorët. "I çuditshëm është Perëndia ne shenjtorët e tij".
Shenjtori ndërkohë luste Zotin që t’i tregonte në qoftë se qe vullneti i Tij që të përmbushte kërkesën e shëf’bëtorit. Atëhere dëgjoi një zë që thoshte:
~ Kjo gjë është në të mirën e tij. Larg nga kjo punë. Por bëj ta provojë, për pak çaste, atë që do, me qëllim që të mos thotë se ti nuk ke mundesi për një gjë të tillë.
Menjëherë shenjtori luti një engjëll që i qëndronte pranë e i tha:
- Mbushja kupën e tij, me atë pije që provova edhe unë kur e mora këtë dhuratë. Engjëlli e mbushi gotën në mënyrë të padukshme.
~ Jepja tani atij që ndodhet në këmbët e mia.
Atëhere shërbetori nisi të bënte marrëzira të njëjta me ato të cilat bënte Andrea i cili e vështronte me buzë në gaz. Epifani u trondit nga ato që shikonte. I trembej zemërimit të atit dhe i tha të lumurit:
- Të lutem njeri Perëndisë mos ia plotëso këtë gjë shërbëtorit të tim eti që të mos bëhet shkak që im atë të më urrejë, kurse ty të të poshtërojë dhe të përzë. Kështu në vend që të bekohet, do të blasfemohet emri i Perëndisë. Të lutem bëma këtë nder në shenjë të miqësisë e të mikpritjes.
Atëhere shenjtori për të mos i prishur qejfin Epifanit, i tha engjëllit të merrte nga skllavi këtë hir.
E kështu u bë. Shërbëtori kur u kthye sërish në gjendjen e tij të mëparshme, u hidhërua shumë dhe e luti shenjtorin që t’i jepej përsëri ai hir, por oshënari nuk pranoi.
~ Më akuzove se nuk mund të jepja mundësinë të shijoje këtë hir. Dije pra që me hirin e Krishtit mund të bëj gjëra edhe më të mëdha, por Zotëria yt Epifani më pengoi. E ki parasysh që kanunet e Shenjta të kishës sonë nuk lejojnë të bëhet diçka pa respektuar mendimin e tij.
Shenjtori nxjerr në dritë mëkatet e shërbëtorëve
Muzgu ngado po binte. Epifani e bindi, më në fund, me zor plotësisht, shërbëtorët erdhën rreth e rrotull tij dhe i shfaqën dashurinë dhe respektin e tyre. Shenjti i urdhëroi që të uleshin të gjithë. I lumuri me anë të hirit të tij tejshikues, shihte si në pasqyrë mëkatet dhe dobësitë e tyre. Fër t’i sjellë përsëri në rrugën e drejtë, nisi të tregojë një histori duke përdorur simbolikën dhe, për sa kohë vazhdonte rrëfimin, shërbëtorët veçse skuqeshin dhe ulnin kokat.Shikoje disa që kruspulloseshin prej frikës, disa që dridheshin prej mëkateve të tyre dhe ca të tjerë të mos duronin dot dhe të largoheshin. Rrëfimi i thjeshtë i shenjtit i shkallëzonte me një stil të ashpër mëkatet e tyre dhe ju shfaqte hapur se si kishin mëkatuar dhe se çfarë kishin bërë. Por gjëja që të habiste më shumë qe se i thoshte gjithësecilit prej tyre mëkatet në gjuhët amëtare.
- Për mua po flet tani, - thonin disa. Kështu shërbëtorët të gjithë të tronditur dhe të prekur nga fjalët e shenjtorit, jetonin pendim të thellë, në ato çaste. Por djallit, duke parë pendimin e tyre, i lindi një zili e tillë saqë grumbulloi një turmë shpirtrash të ndyrë dhe filluan të talleshin.
I lumuri i pa dhe buzëqeshi. Por Epifani së bashku me shërbëtorët nuk kuptonin se përse po buzëqeshte shenjtori dhe e pyetën për shkakun. Atëhere ai u kthye më të djathtë dhe i tha engjëllit që kishte pranë:
- Hiqe prej zemrës së tyre këtë mbulesë. Sapo mbaroi së foluri u hapën veshët e shpirtit të tyre dhe nisën të dëgjojnë atë që; po thoshin djajtë.
; - Zotëri,; ~ e pyetën Epifanin shërbëtorët cilat janë këto gra të përdala jashtë që tallen kaq paturpësisht dhe vijnë vërdallë.
~ Meqenëse ne jemi mëkatarë demonët po kërcejnë.
Ata u çuan të gjithë duke akuzuar veten e tyre .dhe pasi iu falën Epifanit u tërhoqën në dhomat e tyre, duke i thënë njëri- tjetrit: varfëri më zbuloi të gjitha mëkatet që kisha bërë?T
- Më besoni, vëllezer7 më zbuloi të gjithë të fshehtat e zemrës7
- thoshte një tjetër. Ca thoshin se qe i shenjtë, ca të tjerë thoshin se qe magjistar e i dinte lëvizjet e tyre nga studimi i lëvizjes së yjeve, kurse pjesa tjetër thoshin se të gjitha këto ia shfaqte djalli i lig me anë të energjive djallëzore.
Shërbëtori që shijoi hirin e të marrit
Fjetën që të gjithë, Epifani la krevatin e tij mori një rrogoz, e shtroi përdhe dhe u shtri aty. Shenjti u shtir sikur do të flinte në krevatin e Epifanit7 por sa e zuri gjumi djaloshin7 u ngrit dhe shkoi të flinte mbi pleh. Në mëngjes shenjtori pasi u nda me Epifanin u nis në betejën e tij të përditshme.
Epifani ftoi pastaj shërbëtorin që kishte folur me shenjtorin në gjuhën siriane dhe e pyeti:
~ Si të ndodhën dje gjithë ato gjëra të tmerrshme.
Shërbëtori që e donte shumë zotërinë e tij ia tregoi të gjitha me hollësi.
- Zotërij kur hyra në dhomën tënde7 e humba mendjen fare, pashë të pasqyrohej dielli në fytyrën e shenjtorit. Kështu në ekstazë, siç isha, dëgjova një zë7 ~ nuk e di nga vinte e më thoshte:
~ Shiko sa lart e ngriti marrëzia që simulohet për hir të Krishtit. Papritmas një rreze u shkëput nga fytyra e shenjtorit dhe u drejtua për nga fytyra ime dhe nisa të shtirem njësoj si shenjtori. Por shpejt u largua prej meje dhe unë mbeta, siç isha më parë. Të përgjërohen7 zotëria im, përkujdesu ti për shpëtimin tim dhe udhëhiqmë në rrugën e porosive të Zotit. Epifani u mrekullua për sa dëgjoi. E përqafoi me lot në sy shërbëtorin dhe i puthi ata sy që u bënë të denjë të shikonin një mister të tillë.
- Zoti, i dashur vëlla, që të shfaqi mrekullitë e tij mund të shpëtojë dhe shpirtin tënd të mirë. Edhe unë qysh sot do të përkujdesem për ty si mik i vërtetë dhe vëlla shpirtëror. Që nga ai çast Epifani e ndihmoi shërbëtorin në çdo gjë të pëlqyeshme për Perëndinë.
Ndërkaq i lumuri Andrea vazhdoi të përpiqej në rrugë të panjohura dhe vende ku askush nuk e njihte. Vuajti jashtë mase nga të kreshmuarit e tepërt, nga të ftohtit e padurueshme dhe se qe i urryer për të gjithë njerëzit. Bile edhe fëmijët e godisnin duke i rënë me dru. E lidhnin me një litar në qafë dhe e tërhiqnin zvarrë nëpër rrugë, kurse fytyrën ia lyenin me bojë të zezë prej thëngjilli, për t’u zbavitur.
Kështu, i katandisur si mos më keq, shkoi një ditë i uritur në një dyqan buke. E panë aty disa të krishterë besëmirë dhe i dhanë disa monedha, kishin shumë kohë pa e parë dhe i thanë:
~ Ku ke qenë gjithë këto ditë, mor i marrë? Nga bredh një?
~ Të marrë jeni ju, ~ u përgjigj ai. Nuk e dini që, si budalla që jam, u bëj shoqëri budallenjve dhe ndeshem me ata?
Budallenj quante shenjtori demonët e mallkuar kundër të cilëve luftonte vazhdimisht që të fitonte mbretërinë e qiejve.
Shumë nga besimtarët i jepnin para, bukë dhe fruta. Shenjtori shkonte më pas dhe ua jepte të varfërve që gjendeshin në tavernë.
Vazhdimisht njerëz që kishin mëshirë për të i jepnin ndonjë rrobë, por, një ditë, e sulmuan disa hajdutë duke e lënë të zhveshur e pa gjë për të ngrënë.
Njëherë ishte ulur mbrapa një taverne dhe po bënte aty nevojën e tij personale përpara kalimtarëve. Disa tijerëz lajmëruan të zotin e tavernës që doli 1 zemëruar dhe i inatosur, morri një dru dhe e rrahu deri sa u lodh. E sikur të mos mjaftonte kjo, kaloi një fshatar i pagdhendur që kishte një dru në dorë dhe i shtyrë nga i ligu i dha edhe ai një dru të mirë, aq sa të goditurat dëgjoheshin deri larg. Shenjtori e shikonte dhe psherëtinte me zemër të thyer; shkoi pranë tij dhe filloi fia puthte këmbët duke qarë dhe u lut për atë.
Duke e parë disa thoshin:
- Shikoni! I demonizuari po puth si qen këmbët e atij që po e rreh7 kaq të pandjeshëm e ka bëre djalli që është brenda tij.
Andrea i lumur pas gjithë asaj të rrahure u tërhoq në një vend me pleh dhe u shtri atje. Kalimtarët duke e parë të flejë mbi pleh thoshin:
~ Zjarr dhe squfur rëntë mbi atë që të katandisi kështu, sepse besonin që pësoi këtë fatkeqësi nga magjia e ndyrë e ndonjë gruaje.
Disa të tjerë besonin se vuante nga epilepsia, por Perëndia që njeh gjërat e fshehta dhe mendimet e zemrës së njeriut, e dinte punën e fshehtë të shërbëtorit te tij dhe përse e bënte ai këtë.
Kur Andrea gjendej i shtrirë mbi pleh, rastësisht kaloi atje një karrocë qesh. Karrocieri që kishte pirë në një tavemë këndonte dhe nuk e pa që shenjtori ndodhej aty. Demat duke ecur kaluan duke e shtypur shenjtorin, kurse rrotat i kaluan sipër. Kalimtarët nisën t’i thërrisnin karrocierit, duke i bërtitur:
- More i pandjeshëm, i verbër je?T Nuk e shikon se nga shkon karroca jote?
Karrocieri, i dehur siç qe, iu përgjigj duke berbelitur e përgjysmuar fjalët.
- Po kush i tha të shtrihej në mes të rrugës.
~ Zoti të dhëntë frymën e ligë që e cfilit të mjerin dhe që e bën të mos ndjejë asgjë. Megjithë tragjicitetin e ngjarjes që ndodhi, i lumuri as që u dëmtua fare.
Disa u çuditën dhe thoshin:
- C’të themi e ç7të supozojnlë? Perëndia apo demonët e këqinj që ndodhen brenda tij e mbrojtën.
~ Djalli e ruajti - përgjigjeshin të tjerët, ~ Ai e lehtësoi karrocën, se do të banojë brenda tij.
- Jo, kundërshtonin disa të tjerë, ~ Perëndia e shpëtoi, sepse si përdëllyes pati mëshirë për fatkeqësinë dhe mjerimin e tij.
Por të gjitha këto i bënte shenjtori me dëshirën e tij, sepse e kishte mohuar botën për hir të mbretërisë së qiejve.
Portat hapen me anën e mrekullisë
Në ditët e verës, kur dielli digjte si saç dhe të piqte si furrë, Andrea po bënte si i pirë dhe po piqej në rrezet e diellit duke duruar të djegurit përvëlues. U ul në mes të rrugës i pangrënë dheietur.
Disa njerëz që kalonin aty, të shtyrë nga demonët e sulmonin me egërsi. Te inatosur nisnin ta godisnin me dru dhe shqelma, ta shanin dhë e leqendisnin. E kapën nga këmbët dhe e tërhoqën rië tatëpjëtëh që ndodhej aty pranë. Kur errësohej, shenjtori shkonte në portat e kishave dhe e kalonte aty natën me të lutura dhe përgjërime.
Njëherë u nis për të shkuar tek kisha e Hyjlindëses që gjendej afër portës së majtë të pazarit të Kostandinit të madh.
Atë kohë një shërbëtor shkonte të çonte diku porosinë e zotërisë së tij. Shërbëtori ecte shpejt dhe e arriti shenjtorin pa u vënë re prej tij, sepse u përkujdes Perëndia që oshënari të lavdërohej e :të madhështohej në sy të njerëzve.
Kur u afrua shenjtori në portat e kishës, shtriu dorën dhe bëri shenjën e kryqit duke i vulosur portat. Ato u hapen automatikisht. U fut brenda dhe u lut pa e kuptuar që po e shihte dikush:
Shërbëtori që po e ndiqte e njihte si të demonizuar, po kxir pa portat e hapura, u çudit tej mase dhe e zuri një frikë e një tmerr i madh.
~ Pa shih - zuri të flasë me vete. ~ Një njeri të tillë ta quajnë të marrë. Por, në të vërtetë, ata janë të marrë, Ah sikur ta shihnin me sytë e tyre ata që e shajnë dhe e godasinT Sa i shenjtë është dhe ne e injorojmë këtë faktl Sa shërbëtorë që nuk i njohim ka Perëndia,
Këto i tha kur ndodhej përpara derës dhe pastaj hyri brenda të shikonte se ç’po bëhej. E pa shenjtorin që qëndronte në këmbë para amvonës që lutej. Rreth tij dilte një flakë e shkëlqyeshme dhe një aromë e mrekullueshme.
Kur doli Andrea siguroi përsëri portat me shenjën e kryqit, atëhere kuptoi me hirin e Shpirtit të Shenjtë që dikush e kishte ndjekur dhe u hidhërua. U kthye pra drejt tij dhe iu afrua duke thënë:
- Ki kujdes o biri im, që të mos ia thuash askujt ato që pe dhe Perëndia do të jetë me ty. Po të provosh të nxjerrësh ndonjë fjalë do të demonizohesh dhe do të të tallin, por jam i sigurtë që engjëlli yt mbrojtës nuk do të lërë që të flasësh. Do ta lus veçanërisht për këtë gjë.
Shërbëtoi pati frikë dhe iu bind se nuk do fia thoshte njeriut. Kur po ecte po fliste me vete si i shastisur.
- Pa shiko se ç’gjëra të çuditshme?! Çfarë shenjtori kemi ndër ne dhe ne të marrët e vërtetë e injorojmë?! Çfarë misteri! Sa shenjtorë ka vallë Perëndia të fshehur që janë të kësaj shkalle? Ato që lexoj në Jetët e Shenjtorëve po i shoh me sytë e mi.
Kur u kthye tek zotëria pasi e njoftoi për kryerjen e porosive që kishte bërë mendoi që fia bënte të ditur dhe ta bënte pjesëtar në gjërat e mrekullueshme që kishte parë. Por, sapo u bë gati të hapte gojën, iu paraqit një i ri i veshur merroba të bardha që i tha duke e frikësuar:
- Pusho; mos fol asgjë që të mos të të pushtojë fryma e Iigë dhe të bëhesh lojë e demonëve. Shërbëtori ngriu në vend prej frikës, donte të bërtitste, po i riu i zjarrtë ia zuri gojën me pëllëmbën e dorës duke i thënë: "Pusho biri im" dhe menjëherë u bë i padukshëm duke e lenë të çuditur. Qysh atëhere shërbëtori nuk e harroi kurrë mrekullinë që i kishte ndodhur dhe nuk i tregoi asnjeriu se cili ishte Andrea në të vërtetë.
Një ditë vere i drejti u gjend përpara një dyqani frutash në vitrinat e të cilit ishin vënë disa poça qelqi me fiq. Një moment shitësin e lodhur e zuri një gjumë i rëndë. Franë dyqanit ndodheshin dhe disa të rinj nga ata që bëjnë shaka e tallen, e sollën shenjtorin pranë frutave dhe i thanë:
~ Ha, i marrë, mbusKe barkun tënd me fiqtë se ndoshta vitin tjetër nuk do të bëhen.
Ai u bind u ul pranë vitrinave dhe nisë të hajë ngadalë të gjitha frutat që ndodheshin. Ata argëtoheshin duke e parë që po Jhante fruta dhe i thoshin të mos nxitohej.
Kur u zgjua shitësi, poçi i qelqtë ishte i përgjysmuar.
Të rinjtë u larguan menjëherë, kurse shenjtori hante pa u shqetësuar. Sapo u bë i vetëdijshëm shitësi për ç’ka po bënte Andrea u nxeh aq shumë, saqë kërceu më këmbë dhe pasi rrëmbeu një kopaçe, nisi ta godiste të drejtin me sa forcë që kishte, pastaj me shqelma e përzuri jashtë.
Më tëj e takoi shërbëtori që e kishte parë në Kishë duke bërë mrekullinë dhe i puthi duart, por, kur e pa plot me vurata, e pyeti se kush e kishte katandisur në gjendje të tillë.
- Këto janë pasojat e Iakmisë së grykës sime, që u genjye nga disa fiq. Në qoftë se unë u ndëshkova kaq shumë për shkak të disa fiqve që hëngra, mendo si do t’i ndëshkojë Perëndia ata
që kënaqen me veprime të turpshme dhe nuk pendohen.
Pastaj shtoi:
~ Nuk e mbajte premtimin që më dhe. Në qofte se nuk do të kishte penguar i riu i ndritshëm të mos fiisje duke ta mbyllur gojën me pëllëmbë tani do të ishe demonizuar.
Shërbëtori u çudit jashtëzakonisht nga këto fjalë, u habit me hirin tejshkues të shenjtorit dhe ruajti kujtimin e asaj ngjarjeje të mrekullueshme si diçka të çmuar.
Meqë Andrea lidhi me shërbëtorin një miqësi shpirtërore dhe e bëri të denjë që të shikonte shumë zbulesa, djalli u zemërua dhe u tërbua prej inatit. Atëhere merr me vete demonin e prostitucionit dhe u nisën për të takuar shenjtorin që qëndronin në një portë të qytetit. I ndezur nga inati demoni iu drejtua të drejtit dhe i tha:
- Or i tallur prej gjithë njerëzve të pushtoi mania e rrëmbimitT S’të mjafton që pastrove shtëpinë e Epifanit nga mëkati? Nuk të mjafton që u kthyen tek Perëndia ata njerëz edhe pse qenë borxhlinjtë e mi. Do të ma rrëmbesh edhe këtë dhe ta pastrosh prej mëkatit me anën e pendimit?
E menjëherë nisi të numërojë mëkatet e shërbëtorit.
~ Gjithë këto, sa the, më përkasin mua me hirin e Perëndisë dhe përulësisë sime. Ti nuk ke punë. Unë do të jap llogari për mëkatet e tij. Për hir të tij do të vë në rrezik edhe shpirtin tim, por ti që këtej e tutje nuk do të kesh asnjë të drejtë mbi të.
Atëhere satanai dhe demoni, këta shkaktarë turbullimesh në qytete, që i shtyjnë njerëzit në mëkat, u tërbuan dhe u vërsulën të rrëmbejnë shërbëtorin nga duart e shenjtorit. Ai rrëmbeu një gur ua hodhi përsipër dhe ata u zhdukën duke hungërirë si derra të egër.
Në vazhdim i lumuri shkoi bashkë me shërbëtorin në një tavernë. Shërbëtori porositi bukë dhe verë dhe nisën të hanin. Në atë moment hyri brenda një i ri bashkë me një shokun e vet, u ulën pranë Andreas së lumtur dhe filluan të hanin.
Oshënari kuptoi mëkatet që kishin bërë e po i vërente. Që t’i bënte të ndërgjegjshem, për ç’ka kishin bërë, nisi nga lojërat. Ata që ishin të ulur zbaviteshin me marrinë e tij. Për një çast oshënari rrëmbeu peksimadhen e të riut dhe nisi të hante. Ai u kthye i zemëruar dhe i tha:
- Përse nuk rri urtë o i demonizuar, por u rrëmben të tj erëve gjërat e tyre?
~ Ti rrëmben gjërat e tjetrit, - u përgjigj shenjtori. E sikur të mos mjaftonin gjithë këto, vodhe tani dhe Simeonin. Kur po fliste, ia futi një shpullë të mirë me gjithë forcën sa për gjysëm ore i gumëzhinin veshët të gjorit.
Kusari e kuptoi gabimin, nuk po fliste dot e as po mbrohej, sepse gjendej në një tronditje të madhe dhe po thoshte me mend: "Gjë e çuditshmel Nga i mësoi ky këto gjëra"? Ndërkaq shenjtori goditi edhetjetrin duke i thënë:
- Po ti budalla, nuk ke turp që ha nga të vjedhurat?
I riu shumë i frikësuar nuk pipëtinte dhe oshënari shtoi:
~ Besomë, po të vazhdosh të vjedhësh do të demonizohesh.
E duke u kthyer, sikur të donte të shikonte ndonjë tha:
~ Në qoftë se yjedh dhe një herë tjetër, ta mundosh. Pasi u tha këto gjëra u largua.
Duke ecur shenjti bashkë me shërbëtorin takuan përsëri djallin që ishte i shoqëruar nga shumë demonë. Satanai po bënte zhurmë të madhe për dy hajdutët e penduar dhe shërbëtorin. I drejti shumë i zemëruar për zhurmën që po bëhej i tha:
- Erdhe përsëri, o i mallkuar, që të derdhësh helmin? Erdhe përsëri që fu vësh pengesa atyre që kanë frikë Perëndie? Për Krisht, erdhi më në fund ora jote e zezë! Zhduku që tani prej këtej se nuk na frikësojnë aspak marifetet e tua.
- Andrea po më bën shumë padrejtësira! Je tiran i madh. Përse shkon iu shfaq njerëzve mëkatet e tyre, i bën që të pendohen dhe të kthehen tek Perëndia? Përse përzihesh me mëkatarët që gjenden në pushtetin tim dhe i këshillon t’i largohen paudhësisë sime? Ata kanë Moisiun dhe profetët e tjerë, kanë Ungjijtë, Pavlin dhe jetët e shenjtorëve, le t’iu ngjasojnë atyre. Nukju mjaftojnë gjithë këto për të shpëtuar? Përse futesh edhe ti në mes? Ç’punë ke me mua, o i demonizuar dhe i përqeshur nga bota? Shko qërohu sysh, o i marrë, se përndryshe do të të sfilit si Jobin.
Por i lumuri u përgjigj:
- Kush e di sa thika tani të copëtojnë zemrën. Si të vajti ndërmend se do të më bësh të ndryshoj mendje? Do fi kërkosh Perëndisë të më mundosh? Budadallëqe. Por çfarë shkaku do të gjesh për të kërkuar diçka të tillë? Mos vallë arin dhe argjendin tim? Mos vallë pronat dhe shërbëtorët e mi. Nëse i gjen, mos ki gajle, prishi të gjitha, përmbysi të gjitha, bëmë që të blasfemoj Zotin. Por mos vallë ke zili për rrobat e mia të shumta, apo këpucët e mia? Çdo të më bësh o qen i zgjebosur dhe i shëmtuar? Shiko këtu. Mos lakmon rrobën time të zgjyrosur dhe të grisur? Na, merre!
E ndërsa po fliste hoqi kitonën e tij dhe ia flaku fytyrës duke mbetur vetë lakuriq. Shërbëtori kur e pa lakuriq e mori kitonën dhe ia veshi. Shenjti e puthi djalin, e këshilloi të mos mëkatojë më dhe e dërgoi në shtëpi, kurse vetë vazhdoi luftën e vet shpirtërore brenda në zhurmën e qytetit. Kështu përparonte çdo ditë në virtyt me kreshmët, agripnitë, të sharat dhe të rrahurat.
I riu, të cilin shenjti e kishte këshilluar të mos vidhte, e harroi këtë porosi. Jo vetëm që vazhdoi zakonin e tij të vjetër, por edhe kreu gjëra më të këqija. I drejti mendonte se nuk i bënte më dobi zemërgjerësia, prandaj shkoi në shtëpinë e hajdutit dhe i tha një demoni ta pushtonte që të niste të pohonte me gojën e tij gjithë mëkatet që kishte bërë.
Sapo i riu u pushtua prej frymës së keqe, erdhi në vete menjëherë dhe i kuptoi parathëniet e shenjtorit. Shkoi me vrap në kishën e së Tërëshenjtës që quhet "Miroelon", sepse miroja që buron prej fytyrës së nderuar është si vaj. Iu afrua me frikë ikonës mrekullibërëse dhe filloi të luste me lot mbrojtësen e të gjithë të dëshpëruarve dhe gjithë atyre që i luten me dashuri e besim të palëkundur. Mori prej vajit të dhuruar nga Perëndia, leu të gjithë trupin dhe filloi të lutet. Çastin kur po lutej ra në ekstazë dhe pa një grua më këmbë tek dera e Bukur veshur me ngjyrë të kuqe të përflakur dhe vishnje. Pytyra e saj shkëlqente më shumë se sa dielli. I hodhi një vështrim plot përbuzje djallit dhe i tha me shumë zemëratë:
- Këtu je akoma, o arap i tejndyrël Zhduku, o i mjerë, nga krijesa e Birit tim, sepse ky njeri kërkoi mbrojfjen time.
Atëhere demoni u shfajësua me gojën e të riut;
- Andrea më tha që ta pushtoj, ai që shtiret si i marrë për hir të Birit tënd.
- Largohu tani dhe mos fol fjalë të kota, sepse do ta vë edhe atë të kthehët kundra teje.
Kur dëgjoi këto, demoni u fhkësua dhe doli, kurse e Tërëshenjta u fut në Hierore. I riu erdhi në vete dhe kuptoi menjëherë se u çlirua prej frymës së ndyrë. Lavdëroi Perëndinë dheo falënderoi thellësisht të Tërëshenj tën. U betua gjithashtu se nuk do të vidhte asgjë, nuk do të shoqërohej me të pabesë e as do të kurvëronte që këtej e tutje. Pasi i premtoi këto gjëra të Terëshenjtës shkoi në shtëpinë e tij i gëzuar dhe i lumur. Me ndermjetimet e të Tërëshenjtës, që u bë garante për të, mori shumë forcë dhe u ngjit në majat e virtytit. Të gjitë u habitën prej kthimit të beftë të të riut.
Njëherë, kur po ecte, ndaj të ngrysur takon shenjtorin që po luante në një rrugë të qendrës.
E mori veçan dhe i tha:
- Je shenjtor i madh, me të vërtetë.
Që atëhere kur e shikonte, e falenderonte nxehtësisht, që u bë shkak për shpëtimin e tij.
Festimi i djajve
Duke u nisur shenjti, një ditë, për në betejën e tij shpirtërore, pa së largu që po vinte nje kortezh varrimi. Ishte një zotëri i madh dhe shumë i pasur, që pasohej nga një numër i madh njerëzish. Dëgjohej një gjëmim që e shkaktonin vajtimet dhe zërat e çjerra të të afërmëve. Qirinjtë dhe temjani ishin të panumërta.
Shërbëtori i Perëndisë qëndroi për shumë kohë duke i parë, pa folur. Përpara kurorave pa të ecnin demonët që këndonin "mjerë ky" dhe zëri i tyre ishte më i lartë se i psaltëve. Në duar kishin qirinj të bërë prej Ilumi dhe temjam nga shumë papastërti ndërsa, herë pas here, hidhnin plehra mbi turmën. Pastaj dilnin një nga një nga rrethi dhe vallëzonin, shpërthenin në të qeshura dhe gajasje, si gra të përdala, ose lehnin si qen hungërinin si derrat. Për ta ky varrim ishte gëzim dhe çlodhje. Disa shkonin tek i vdekuri i spërkasnin fytyrën me këllira dhe ujëra të ndyra dhe me çdo lloj papastërtie, ca të tjerë kërcenin në ajër dhe mbështeteshin në arkivolin e të vdekurit. Nga arkivoli dhe prej gojës së të vdekurit dilte një duhmë e qelbur, sikur të pastrohej ndonje nevojtore. Demonët e tjerë shoqëronin kortezhin mbrapa me këngë, valle dhe me të qeshura të forta. Nga gëzimi rrihnin duar e këmbë dhe pa u bërë të dëgjueshëm për psaltët, iu thonin atyre:
- Asnjë prej jush, o të krishterë budallenj, nuk do të shohë dritën. Si psalni për këtë qen "Ndër të shenjtët shlodhe shpirtin e shërbëtorit tënd". Guxoni ta quani shërbëtor të Perëndisë këtë që është plot paudhësi dhe mëkate.
Atë çast u shfaq kryetari i demonëve. Kishte sy të egër, të ngjallte frikë dhe neveri. Në duar mbante zjarr rrëshire dhe papastërtish dhe shkoi në varrimin e atij fatkeqi të dërrmojë trupin e ta djegë pas varrimit.
Vajtimi i engjëllit të tij
Kur kaloi i gjithë karvani pa në fund të rreshtit një të ri i cili ecte shumë i pikëlluar dhe i vrarë. Ai ecte dhe vajtonte thekshëm. Andrea mendoi se ishte ndonjë i afërt i personit që kishte vdekur dhe prandaj po qante. I shkoi pranë sikur të kishte harruar se ç’punë kishte dhe nisi ta ngushëllojë.
~ Për emrin e Perëndisë, përse qan dhe vajton kështu? Për
Të lutem thuamë ç’po ndodh?
Dhe i riu që ishte engjëlli mbrojtës i të vdekurit iu përgjigj:
- Vajtoj për këtë njeri, sepse e mori djalli për trashëgim. Po qaj, sepse e humba përgjithmonë.
~ Tani e kuptova se kush je me të vërtetë, ~ tha shenjtori. Pa më thuaj ç’mëkate ka bërë.
- Do t’i them Andrea, sepse je shpirt i zgjedhur i Perëndisë dhe shpirti yt shkëlqen si ar i kulluar. Tani që të pashë u lehtësova paksa nga dhimbja që më kishte pushtuar. Dëgjomë pra: Ky ishte një nga qeveritarët e mbretit dhe ishte shumë mëkatar i shthurur.
Ishte kurvar, lakmitar, kishte pasione për burrat dhe qe i padhembshur dhe krenar. Ky njeri gënjeshtar që mbante në kokë mendime të këqija dhe urrente njerëzit, bënte që të torturoheshin njerëzit e tij nga urija dhe të rrahurit. Në dimër i linte lakuriq dhe të zbathur, bile disa edhe vriste me të rrahura dhe i varroste së bashku me kocka qensh. Ishte aq i dhënë pas mëkatit të pasionit për burra sa që kishte ndyrë 300 shërbëtorë dhe eunukë. Por erdhi për të edhe dita e fundit. Vdekja e gjeti të papenduar të ngarkuar me gjithë ato mëkate dhe tani trupi i tij i fëlliqur, i turpëruar siç e meriton po shkon për t?u varrosur e djegur. Nuk do të shpërbëhet në dhe, si gjithë trupat e tjerë, por do të digjet pasi të jetë varrosur. A mundem të mos qaj, kur ky u bë objekt talljeje e demonëve dhe një enë ndyrësirash?
- Të lutem, ~ i thotë shenjtori, ~ lëri lotët dhe vajtimet. Ky i vuri kapak jetës sikundër i takonte. Ti që këtej e tutje do të shijosh të mirat e të gjithë pushtetshmit me hirin e tij gjithmonë. Dhe ndërsa po fliste shenjtori, engjëlli fluturoi në qiell.
Dhimbja dhe lutja e shenjtorit
Kalimtarët që po kalonin rastësisht shikonin shenjtorin që po fliste, por jo engjëllin, si mëkatarë të padenjë që ishin dhe thoshin mes tyre:
- Pa shiko të paralizuarin se ç’po bën? Si po flet pa e vrarë mendjen me murin?
Dhe shkuan pranë tij:
- Ç’janë këto që po bën, o i marrë, dhe i jepnin të shtyra.
Por shenjtori nuk ia vinte veshin dërdëllitjeve të tyre vurin
buzën në gaz për paditurinë e tyre dhe u tërhoq diku mënjanë. Atje u kujtua për të vdekurin dhe nisi të qajë hidhur.
Nga të qarët e shumtë sytë e tij u frynë dhe u bënë të kuq. Pastaj nisi të lutet për të vdekurin.
~ Krishti iml Ti që je i papërshkrueshëm dhe i frikshëm, krijues dhe zot i të gjithë kohrave që nuk kalojnë, krijues i diturisë dhe i shkencës, i linduri që nukgjenden fjalë për të të pëshkruar, madhështia e lavdisë dhe i shenjtërisë, që ke të qënët një me Atin dhe me Shpirtin e Tërëshenjtë, ti që linde prej Atit dhe merr pjesë gjithmonë në lavdi të Tij. Mos lejo që të shkrumboset dhe të bëhet hi trupi i atij të mjeri nga rrëshira dhe squfuri. Të lutem Zot bëmë këtë nder. Shpirti i njollosur i atij të mjeri iku larg teje dhe e bëri rob vdekja, por të lutem ruaje të paktën trupin e tij nga ky poshtërim. Të mos gëzohet plotësisht dragoi i thellësive duke gëlltitur edhe trupin edhe shpirtin.
Kur po lutej i lumuri pa një dritë Hyjnore dhe ra në ekstazë. Pa se gjendej në varrin e të mjerit dhe ja engjëlli i Zotit zbriti aty si rrufe. Në dorë kishte një bastun të zjarrtë dhe nuk Iejonte frymët e këqija që afroheshin e të digjnin trupin e vdekur. I drejti falenderoi Perëndinë që dëgjoi aq shpejt lutjen e tij.
Kur erdhi përsëri në vete ishte bërë natë. Bëri shumë herë shenjën e kryqit dhe u largua andej. Gjithë natën eci duke u lutur.
Vegimi i shenjtorit për Epifanin
Kur u afrua ora e mëngjesores, shenjtori u bë gati të shkonte në kishën e Hyjlindëses ku shkonte zakonisht edhe Epifani. Atë moment i riu gjendej në kishë.
Kur oshënari hyri në kishë, Epifanit iu hapën sytë e shpirtit dhe e pa Andrean të shpërfytyruar, që shndriste si dëborë dhe ishte i mbështjellë nga flakë.
I riu i bekuar po e shikonte i habitur dhe ishte krejtësisht i përqëndruar në mrekullinë që po ndodhte. I mallëngjyer rendi pranë tij, pa rrotull se mos kishte njeri dhe i ra në këmbë duke ithënë:
~ Beko o atë, birin tënd shpirtëror.
I lumuri duke parë përulësinë e Epifanit ra dhe ai në këmbët e tij duke i thënë:
- Ti më beko "Imzot". Ti lutu për mua, sepse, kështu vëmë në vend drejtësinë. Ja se ç’më zbuloi Zoti para pak; Të pashë të qëndroje brenda në kishë. Eytyra jote ishte plot hir dhe shkëlqim. Që nga qielli dhe bile nga dora e të plotfuqishmit more në duar një stoli arkihieratike dhe një omofor. Pastaj pashë dy të rinj që erdhën plot me shkëlqim dhe madhështi e të veshën stolinë me shumë hir, duke buzëqeshur dhe duke thënë:
~ Sa i shkojnë këto stoli me shpirtin e tij të stolisur nga urtësia dhe dija.
Njëri prej tyre bëri shenjën e kryqit në ballin tënd, të puthi dhe iku. Tjetri i vulosi të gjithë gjymtyret e tua me shenjën e kryqit, e pasi të puthi në sy u largua.
Gjithë këto që ndodhën, o Epifan, ti nuk i pe. Eshtë e sigurt që Zoti do të besojë ty timonin e kishës së këtushme dhe do të kullotësh popullin që ai e bleu me gjakun e tij, prandaj bekomë dhe lutu për mua, Andrean tënd të dashur.
E puthën pastaj njëri-tjetrin dhe u ulën diku, mënjanë, në një kënd të kishës.
Atje i lumuri i dha shumë këshilla të vyera të riut duke e përgatitur për shërbimin kishtar të mëvonshëm.
- E di, o bir, që i zbaton me drejtësi urdhëresat e Zotit dhe lufton që të shpëtohesh. Por prano edhe këshillën time. Shumoji lotët e tu që pastrojnë trupin dhe shpirtin që të zbatosh me ëmbëlsi drejtësinë dhe ta bësh me shumë drejtësi përdëllimin. Rritu në butësi që të shenjtërohesh dhe, tek ty, të mos ketë vend e liga, siç na mëson Pavli hyjnor, ena e bekimit. Po, bëje shpirtërore jetën tënde, drita dhe gëzimi im, pasuroje atë me thjeshtësi dhe mirësi. Zbukuroje jetën me lutjen që nuk pushon kurrë, me dashurinë pa hipokrizi dhe me mençuri.
Të jesh akoma dhe më shumë i dashur, njeri që do të varfërin, që do murgjërit, Perëndidashës dhe virtytdashës. Përpiqu që të fitosh heshtjen, durimin në pikëllim dhe mirësinë që të mos gjykosh, të mos flasësh gjëra të këqija, të mos përflasësh tjetrin.
Lufto, fito kundër përtacisë dhe lavdisë së kësaj bote, lufto kundër egoizmit që të të lavdërojë Zoti. Perëndia u dhuron të gjithë atyre që e duan dhurata që s’kanë të sosur. Ushtro me zell virtytet praktike që të të dojë më shumë Perëndia dhe të të lartësojë, të të lavdërojë dhe të nderojë. Ki më shumë respekt për të tjerët. Përpiqu të jesh më i qetë dhe i përpiktë që të quhesh i denjë për hirin e kryepriftërisë në të cilën do të ftohesh denjësisht prej Perëndisë, pa u turpëruar gjëkundi. Ruaji këto gjëra, mos ia thuaj asnjerit dhe Perëndia do të jetë me ty.
Kur i drejti mbaroi së foluri ata u çuan dhe shkuan brenda në kishë. Në kohën e leximit Epifani u ul në një stol, kurse Andrea si i varfër që ishte, u ui në tokë i mbuluar me një lëvere.
Besimtarët e shikonin të ulur dhe i thoshin:
~ Ç’pati ky i demonizuari dhe hyri këtu brenda.
~ Ndoshta e la të qetë, për pak, fryma e keqe që ka, ~ përgjigjeshin disa të tjerë.
- Po kalonte këtej dhe iu duk si shtëpi, prandaj hyri brenda, f thoshin disa të tjerë.
~ Nga ta kuptojë se këtu është kishë. Ai që e katandisi në të tillë gjendje u dënoftë me të njëjtin mjerim nga Perëndia.
I drejti, ndërkohë, po shikonte demonin e plogështisë që po shtynte disa vetë nga brenda në kishë që të dilnin jashtë duke përdorur marifete nga më të ndryshmet. Dontc t’i privonte prej paqes që i jep Zoti dhe u kujtonte punët dhe përkujdesjet, para se të bëhej përleshimi.
- Shko të kryesh punët që ke, - thoshte. Meqë ke punë nuk mëkaton. Kështu ia dilte mbanë që të gënjente disa të largoheshin. Këta nuk kujtuan Zotin që thotë:
- "Mos u kujdesni se çfarë do të hani, ose çfarë do të pini, ose çdo të vishni. Kërkoni më parë mbretërinë e qiejve dhe gjithë të tjerat do t’ju jepen juve".
Shenjti pa aty pranë bile edhe demonin e përtacisë dhe gjumit që e shoqëronte një frymë tjetër. Në krahë kishte lecka të grisura që i godiste ata që dëgjonin për fi zënë gjumi. I drejti kur pa marifetet e djallit tha brenda tij plot zemërim: - "O i ndyrë dhe i lig si guxon të na pengosh të dëgjojmë fjalët Hyjnore dhe na kredh në gjumin e plogështisë. Por ti, Zoti im, Iisu Krisht derdh përmbi ta zemërimin tënd dhe shkatërroi".
Atëhere doli prej altarit një flakë zjarri si rreze dhe i dogji demonët, kurse besimtarët që kishin dremitur, u zgjuan menjëherë dhe ndiqnin leximin.
Epifani pasi mori bekimin nga shenjtori, shkoi në shtëpinë e tij dhe gjithë pjesën tjetër të ditës u mbyll në dhomën e vet. Mendonte i mrekulluar për këshillat që i kishte dhënë oshënari dhe thoshte duke psherëtirë:
- Ah sa keql Kryeqyteti ka një ndriçues të
tillë dhe e injoron! Mirë tha Zoti për të marrët e botës "Duke patur sytë
shikoni dhe as që shikoni". Ato gjëra që ndodhën me Krishtin, kur jetonte
në tokë, të njëjtën gjë shohim të ndodhë edhe me shërbëtorin e tij. Natën
Epifani luti Perëndinë t’i tregonte se si e sheh virtytin e shenjtorit dhe se
çVend i ka përgatitur në parajsë. Dremiti pak dhe pa një fushë që kishte pemë
të panjohura e ishin të thata,
gjethe. Disa pemë kishin fryt të ëmbël, kurse disa të hidhur dhe nuk mbanin erë
të mirë. Kishte pemë që ishin plot me gjethe dhe të tjera me gjethe të kalbura.
Në mes tyre ishte një pemë plot me fruta, dukej shumë e gjatë dhe kishte shumë
llqje frutash në të. Çfarëdo lloj fruti të kërkoje e gjeje aty, sepse prodhimi
i frutave nuk rreshte kurrë.
Ajo pemë e habiti të riun, kur po e shikonte, sepse ndjente një palëvizshmëri brenda vetes dhe përdëllim dhe po pyeste veten se ç’ishte vallë ajo pemë. Iu afrua dhe pa në degët e saj një dallëndyshe shumë të bukur. Ishte dallëndyshe nga koka në gjoks, kurse deri poshtë ishte bilbil. Rreth e rrotull këndonin zogj të të gjitha llojeve dhe secili prej tyre me zërin e vet formonte një harmoni të përsosur bashkë me të tjerët Epifani po shikonte me habi zogun dhe pemën e bukur. Nga gëzimi fytyra e tij u njom prej lotëve. Atëhere i vjen prane një plak i veshur me të bardha.
- Kush të pruri këtu dhe pa urdhërin tim?
- Plaku im i nderuar, do të përgjigjem, por dëgjomë me durim të lutem. Po kaloja nga kjo rrugë që kalon së këtejmi dhe, kur arrita këtu, pashë këtë pemën që ndodhet karshi nesh. I mrekulluar u ula të shijoj harmoninë e mrekullueshme dhe shumëllojshmërinë e frutave të saj. Bukuria e pemës më ka robëruar dhe zëri i këtij zogu që dëgjoj më ka magjepsur, por të më ndjesh dhe eja të më kontrollosh, në qoftë se dyshon se kam vjedhur ndonjë frut.
- Pa kontrollojeni të pavlerin, - tha plaku. Bën sikur nuk di gjë, nuk të pashë që këpute dhe u shqepe së ngrëni.
I riu nisi të përbetohej se nuk kishte prekur asgjë.
; - Lëri gënjeshtrat - e ndërpreu plaku. Nuk të akuzoj së hëngre, edhe unë mora prej frutave të saj. Eshtë gëzim i madh për mua që të hajë dikush prej tyre dhe të gëzohet, po tani eja
mua të tregqj një pemë të re.
Epifani e pasoi. Plaku në dorën e. 1T - -
arritën në një oborr të mbushur me dritë. Brenda tij kishte pallate që shkëlqenin aq shumë, sa dukeshin të bërë me rreze dielli që të gëzohesh kur t’i shikosh. Pa pyetur u futën brenda, Epifani ndjente habi dhe frikë, të gjitha ato gjëra i mbështillte një mister i madh dhe një bukuri e. pashpjegueshme.
Kur u futën në një derë u gjenden para fronesh të tmerrshëm që lëshonin flakë. Në njërin prej tyre që ishte më i lartë prej gjithë të tjerëve, rrinte një mbret madhështor që shkëlqente si dielli. Prej fytyrës i dilnin flakë të zjarrta. Lavdia e tij e madhe dhe shkëlqimi e bënin dhe avullin që të shkëlqente. Rreth e rrotull tij qëndronin mijëra engjëj e mijëra rreshta keruvimesh, Serafimesh, dhe Forcash. Të gjithë këta ngjanin me pyje shumë të lartë.
Lavdia e Shenjtorit
Kur u futën brenda, ranë me gjunjë dhe u falën. Epifani ngaqë ishte trembur jashtë mase nuk e ngrinte kokën dhe s’ishte në gjendje të vështronte pamjen para tij. Por udhërrëfyesi i tij e ngriti në këmbë dhe i dha guxim.
Atëhere mbreti pyeti plakun e nderuar;
~ Ky është i riu që na luti të dinte ato që kanë lidhje me Andrean tonë të dashur?
- Po, o zot, ky është.
Atëhere mbreti i tha Epifanit.
- Pema me të gjitha frutet që pe, paraqet trupin e shërbëtorit Ndjej aq shumë kënaqësi nga mënyra e panjohur e jetesës së tij, aq sa ndjeve dhe ti kur e pe atë pemën. Zogu të cilin e pe duke cicëruar, simbolizon shpirtin e shërbëtorit që më lavdëron pa pushim dhe më dhuron melodi të pafund. Gjithë urdhërat engjëllorë kënaqen duke e parë dhe shlodhen nga shpirti i tij.
Pastaj u kthye nga plaku dhe i tha:
me ato që nga dita që njohu Andrean e lumur. Por meqë kërkoi të mësojë për lavdinë e Andreas se sa e madhe është kjo në mbretërinë e qiellit, çoje atë brenda në shkëlqimin e shenjtorëve të mi dhe tregoja të gjitha.
Dhe plaku e çoi të riun në një vend të madh që shkëlqente si vetëtimë.
Dhe ja pa Andrean e lumur të shfaqet, sikur dilte prej ndonjë ikone. Ishte i rrethuar me një lavdi të madhe prej mbretit, fytyra e tij shndriste si diell dhe nga duart i dilnin rreze të zjarrta, kurse në këmbë kishte një palë sandale të shkëlqyeshme me lidhëse të arta. Rrobat qenë të prodhuara nga një efekt rrezesh diellore apo prej rrufeve, kitona e brendshme ishte e bardhë dhe të vriste sytë me bardhësinë e saj, si një lule që e mbush njeriun plot me ëmbëlsi. Sipër saj kishte një veshje me ngjyrë të ndritshme që vezullonte si një kristal vere. Rroba e sipërme, që mbante, ngjante si një mantel qiellor, i cili rrezatonte madhështi hyjnore. Në kokë kishte një, kurorë me margaritarë e gurë të çmuar që ngjanin si yje qielli të pastër. Në ballë ishte shënuar kryqi i stemës mbretërore. Në dorën e majtë mbante një skeptër të vijëzuar nga fjalët I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë, kurse në të djathtën një kryq. Epifani i shikonte këto mrekulli i çuditur. Plaku i tha atëhere:
~ Në qoftë se mrekullohesh me këto që sheh në ëndërr, çfarë do të bësh me ato që do të shikosh në realitet? Ja pra e pe shkëlqimin e lavdisë së shenjtorëve të Perëndisë? Dëshira jote u përmbush. Lufto edhe ti tani që të mos privohesh prej mbretërisë së qiejve.
Në këto fjalë Epifani u zgjua. Ai solli ndërmend gjithë ato që pa dhe e zuri një frikë e madhe.
- Sa i mjerë që jam, - mendoi. Një njeri si unë, i rritur në mëkat dhe ndyrësi u bë i denjë të shohë me sytë c tij Krishtin e plotfuqishëm dhe lavdinë e shërbëtorit të tij.
U çua pastaj dhe shkoi në kishë. Gjithë mëngjesin, që prej orës së parë sier tek e treta nër»Hv.-v* vet. Pastaj erdhi direkt tek unë i pavleri dhe m’i tregoi të gjitha, me frikë Perëndie dhe përulësi.
Dëgjova i habitur tregimin e tij dhe në fund thirra:
~ Cila Perëndi është aq e madhe sa Perëndia jonë. Ti je Perëndia që bën çudira të mëdha.
Andrea i lumur e kishte zakon që të ecte netëve fillikat rrugëve dhe të lutej. Një natë rastisi të kaionte afër kishës së shenjtë të korifejve, të Apostujve Pjetrit dhe Pavlit që siç thonë eshtë ndërtuar prej Perandorit Kostandinit të Madh. Nata ishte pa hënë dhe retë kishin mbuluar yjet. Ne mes të rrugës ishte një gropë e pambuluar që e kishin hapur ose për kanalizim ose për ndonjë qëllim tjetër. Në çastin që po kalonte aty i lumuri, iu shfaq, sipas lejes së dhënë nga Perëndia, Satanai si arap dhe i dha një shqelm Andreas i cili ra brenda në gropë.
~ Apostuj të Krishtit ju që ndriçuat me mësimin tuaj gjithë botën, më ndihmoni, mua shërbëtorin tuaj të përulur, dhe më nxirrni nga kjo gropë e thellë.
Menjëherë u shfaq nga kisha një kryq i varur në ajër. Ishte i ngjashëm me një zjarr që dërgonte ndriçimin e tij në gropë. Shenjtori duke e parë thirri:
~ U shfaqtë ndër ne drita e fytyrës tënde, o Zot.
Atëhere në të djathtë dhe në të majtë të kryqit u shfaqën dy burra të hijshëm, e kapën prej duarsh dhe pasi e nxorrën nga llumi, e lanë në rrugë dhe u zhdukën. Por kryqi ngeli dhe i ndriçoi rrugën, derisa ai mbërriti në një strehë porte. U kthye dhe pa kryqin të ngrihet lart sikur të kishte krahë dhe të ndriçojë mbarë qytetin me rreze të ndritshme.
Shën Andrea qëndroi duke e parë, derisa kryqi u zhduk lart në qiell dhe pastaj pa kishën e Apostujve të Shenjtë të paraqitur ndryshe, më madhështore dhe të bukur. Me urdhër të Ferëndisë ishte shndërruar në një kryq plot me madhështi e me një bukuri të pakrahasueshme. Në mesin e kishës pa të qëndronte vetë Zoti i ulur në fron dhe, rreth Tij, qëndronin Keruvime dhe Serafime dhe gjithë ushtritë qiellore me frikë dhe përgjëratë. Atëhere shenjtori ngriti duart dhe thirri.
- Kujtomë, o Zot, në Mbretërinë tënde.
Atëhere ra në ekstazë dhe profetizoi se ajo kishë do të rindërtohet prej një mbreti besimtar, ashtu siç e pa ai, më e madhe dhe më e bukur.
Atë kohë në kryeqytet pllakosi një epidemi vdekjeprurëse. Shenjtorin e shihje të ulur në ndonjë cep rruge a sheshi duke qarë e vajtuar. Luste Zotin që të na falte mëkatet e bëra, që të na mëshironte dhe që të ndalonte epideminë. Kalimtarët kur e shikonin duke qarë thoshin:
- Pa shihni si po na qan për nënën e tij.
- Bah ~ thoshin ca të tjerë, po qan për mëkatet e tij, i demonizuari. Demonët shkaktojnë shumë herë lumenj lotësh, këtë e thotë edhe Shkrimi i Shenjtë. Ah sikur t7i kishte ndonjë i krishterë, do të pastronte gjithë mëkatet e veta.
- Kush e di, ~ plotësonin disa të tjerë, mund të ketë ardhur në vete dhe qan për fatkeqësinë e tij.
Por shenjtori i Perëndisë nuk pushoi së luturi me lot, derisa Zoti e ndaloi ;fatkeqësinë.
Njeridashja e Perëndisë bëri edhe diçka tjetër të mrekullueshme. Kur po lutej shenjtori, erdhi në ekstazë dhe pa se gjendej pranë e tij i hipur në një shtyllë, pa lëvizur, dhe atje bëri mrekulli të mëdha. Perandori Leoni e vizitonte shpesh bashkë me të shoqen për t7i marrë bekimin. Kur u gjend atje Andrea i lumur, oshënari Daniel i tha shumë i gëzuar:
~ Mirësevjen, o vrapues i shkëlqyerl Mirësevjen, o atlet me nam që stërvitesh brenda në zhurmën, por që ndriçon e lëshon rreze më shumë se dielli. Eja që të lusim bashkë Zotin tonë të butë dhe mëshirmadh që ta shpëtojë kryeqytetin prej shfarosjes. Sapo filluan të lusnin Perëndinë panë të binte zjarr prej qielli mbi një etiopian të zi që mbante në duar katran, mellan të zi dhe gjak që i kullonte nga duart. Fryu një erë e fortë që e rrëmbeu prej andej të rrethuar prej flakësh. Në të njëjtën orë pushoi së bëri kërdinë epidemia në qytet.
Pas disa ditësh vdiq vajza e një oficeri të lartë të pallatit. Vajza jetonte me thjeshtësi dhe virgjëri dhe, kur e kuptoi që po i afrohej vdekja, thirri babanë për ta lutur që ta varroste pranë një paraklisi, në një vresht jashtë qytetit. E varrosën aty ku dëshironte. Atë kohë jetonte, si vjedhës, një daullexhi që rrëmbente e zhvishte të vdekurit dhe gjërat e çmueshme të tyre. Ai studionte dhe mësonte për vendin ku do ta varrosnin dhe, pasi largoheshin të gjithë, hapte varrin e vidhte plaçkat.
Kështu ndoqi varrimin e vajzës me qëllim që të bëjë të njëjtat gjëra. Por rastisi të kalonte andej Andrea i lumur që me hirin e tij largpamës e kuptoi qëllimin e keq të tamburxhiut. E kuptoi i lumuri edhe fatkeqësinë që po e kërcënonte, prandaj donte që ta ndalonte. Iu afrua, i hodhi një vështrim plot me inat dhe i tha:
~ E di se ç’thotë Shpirti i Shenjtë për ty që vjedh prej varreve veshjet e të vdekurve? "Nuk do të shohësh më as ditën, as diellin dhe as ndonjë njeri". Sytë e tu do të rabyllen përgjithmonë. Por hajduti s’i vuri rëndësi fjalëve të të lumurit Andrea dhe vazhdon rrugën e tij. Atëhere shenjtori me sytë e ngulur tek ai i tha:
- Shko o budalla të vjedhëshT Por, për Krishtin, nuk do ta shohësh më dritën e diellit. Tamburxhiu, sapo kuptoi se ç’po thoshte shenjtori, u kthye dhe i tha duke u tallur.
- Fjalët e tua, o i marrë, janë prej satanai dhe pakuptim, por do të shkoj aty dhe do të shoh nëse fjalët janë të vërteta.
E ndërsa shenjti, shumë i pikëlluar, u largua, ai shkoi tek varri dhe pasi lëvizi me dhunë gurin e varrit u fut brenda. Mori fustanin dhe veshjen e sipërme, që qenë të një vlere të madhe, e mendoi të ikte. Djalli cmirëzi i pëshpëriti në vesh që t’i merrte edhe veshjen e brendshme e kështu ta linte lakuriq. Kështu beri, por ndodhi diçka e padëgjuar.që e lejoi Perëndia. Vajza ngriti dorën dhe i dha një të goditur në fytyrë duke i verbuar të dy sytë. E zuri një frikë dhe një tmerr i patreguar. Nga tronditja i dridheshin gjunjët dhe i kërcisnin dhëmbët. Atëhere e vdekura hapi gojën e i foli.
~ I mjerë, nuk e pate frikë Perëndinë dhe engjëjt e tij? Nuk u turpërove, si burrë, që të shikosh një grua lakuriq? Duhej të kënaqeshe me ato që more dhe të më lije brezin e mesit. Doje të më turpëroje duke më lënë lakuriq para virgjëreshave në orën e ardhjes së dytë? Do të mësoj unë që të mos vjedhësh më. Do të mësoj që Krishti është Perëndia i vërtetë, që ka gjykim dhe shpërblim dhe pas vdekjes. Ata që dashurojnë Perëndinë jetojnë dhe gëzohen.
Këto tha vajza dhe u ngrit, veshi brezin e mesit pastaj fustanin dhe tha: O zot, te ty vetëm kam shpresuar (Psalmi 9). Pastaj u mbështet dhe fjeti si më parë.
Ndërkaq hajduti, me shumë mundim, gjeti derën e vendit ku qe varri. Doli në rrugën kryesore dhe, duke u mbajtur pas murevë, me zor mbërriti në portën e qytetii. Ata që e pyesnin se ç’i kishte ngjarë nuk merrnin përgjigje, ose nuk iu thoshte të vërtetën. Më në fund iu zbut shpirti dhe tregoi me hollësi se çfarë i kishte ngjarë. Qysh atëhere nisi të vinte vërdallë dhe të lypte për të siguruar jetesën e tij. Shumë herë mallkonte grykësinë e tij duke thënë:
- Mallkuar qofsh, o bark i pangopur. Për ty u verbova. Pastaj thoshte:
- Cili është grykës dhe hajdut, të njëjtën gjë do të pësojë. Shumë njerëz të ngjashëm me të kur dëgjonin ndodhinë e
tij, braktisnin jetën e tyre mëkatare dhe ndryshonin duke u bërë punëtorë dhe të ndershëm, kurse ish-hajduti kujtonte gjithnjë me mrekulli profecinë e shenjtorit për të dhe lavdëronte Perëndinë,
Një ditë, në mes kreshmëve të mëdha, shenjtori po luante duke vrapuar nëpër tregun e shtruar me pllaka. Një çast iu afrua portës qendrore të Senatit dhe po kundronte idhujt e gdhendur aty7 kur iu afrua një kalimtar që e goditi në zverk duke i thënë:
- Ç’po shikon, o budalla?
~ Po shoh, o i marrë, idhujt e pandjeshëm, një prej të cilëve dhe je ti. Je bërë gjarpër "pjellë nepërkash" shpirti yt mori një rrugë të gabuar dhe dëshirat e tua janë të neveritshme. Ja, për kurvëritë dhe ndyrësitë, që çdo ditë ia bën fli djallit, ai po të pret i gatshëm për të të gëlltitur me gojë hapur.
Burri i dëgjoi këto e u drodh:
~ Nga i di, ~ fliste me vete, ~ këto ky, nga energji hyjnore apo prej djallit? Eshtë e mundur që një i demonizuar të ketë marrëdhënie me Perëndinë?
I lumuri ndërkaq ishte larguar nga porta e Senatit për në rrugën ku ndodheshin dyqanet që shisnin stolira të kushtueshme dhe mallra luksi. Qëndroi aty dhe tha:
- Po, PoT Pleh dhe pluhurT
Ata që e dëgjuan, përreth, nuk po kuptonin seç po thoshte. Disa po qeshnin, disa zbaviteshin me të, kurse të tjerët e godisnin në qafë duke e shtyrë dhe e pështynin. I drejti po ndiqte me sy lëvizjen e tregut, kur një plak që po kalonte aty i tha:
- Çfarë shikon, o i marrë, dhe thua kashtë? Në qoftë se shet kashtë shko më mirë në një mulli me erë.
- Shko të shohësh, o i mjerë, se çVarr do të të presë për tre
ditë.
Me të vërtetë për tre ditë plaku iku nga kjo botë. Ndërkaq një i ri që po shikonte shenjtorin të vështronte andej këtej nëpër popull dhe të thërrasë i tha me butësi:
- Për Perëndine çfarë po shikon?
- Endërr more, biri im, kjo jetë e kotë këtu nuk është gjë tjetër veçse hi, tym dhe ëndërr. Po shoh gjithë ato që janë në treg si bykë dhe plehra.
Pasi i tha këto fjalë u nis për në një nga tri kryqet e mëdha të qytetit. Atje gjeti një murg që po bënte diskutim shpirtëror me njëbesimtar.
Me të vërtetë ishte një murg që zbatonte me përpikmëri gjithë detyrimet e jetës murgjërore dhe gëzonte respekt në të gjithë njerëzit. Vetëm në një gjë nuk kishte përparuar, ishte dorështrënguar dhe argjendashës.
; Mjaft nga ata që shkonin tek ai për t’u rrëfyer i jepnin para që tua shpërndante ai të varfërve për shpirt të tyre?,por i mundur prej pasionit nuk u jepte kurrë gjë. Të gjitha i mbanfe për vete dhe, kaq shumë qe robëruar nga argjendashja, aq shumë gëzohej kur shikonte pasurinë e vet të shtohet, saqë mund të thotë ndonië
që ai jetonte vetëm për paranë dhe jo për Krishtin.
Andrea i lumur, me hirin e tij tejshikues, pa një dragua të tmerrshëm që qe mbështjellë në qafën e murgut me bishtin që i varej deri poshtë këmbëve. Kishte tre kokë; e para ishte e argjendashjes, e dyta e manisë, dhe e treta e marrëzisë. Shenjtori i çuditur iu afrua dhe atëhere e kuptoi se çfarë kuptimi kishin gjithë ato që kishte para syve. Tjetri duke menduar se do të qe ndonjë varfanjak që vinte për të kërkuar ndonjë gjë i tha:
~ Perëndia, vëlla, të mëshiroftë.
Përleshje me fjale midis engjëllit dhe demonit
U çudit pak oshënari kur pa që sipër krahut të murgut ishte varur një mbishkrim që thoshte: ~ "Dragoi i argjendashjes është rrënja e të gjithë të këqijave". Prapa murgut pa dy eunukë që po bënin fjalë për të. Një ishte i zi me sy të errët, kurse tjetri ishte i veshur me të bardha. Ai i ziu i thoshte të bardhit që ish engjëlli mbrojtës i murgut:
~ Më kot rri dhe e ruan, ky është i imi, sepse kryen vullnetin tim. Zemërguri dhe argjendashësi nuk kanë vend pranë Perëndisë. Argjendashja nuk është veçse idhujtari. Gjersa më bindët mua, ky është preja ime.
~ Largohu o i ndyrë nga trashëgimia e Iisu Krishtit, - tha engjëlli. - Më përket mua, sepse mban kreshmë, lutet, nuk ka të keqe brenda, është i butë, i përulur dhe i qetë.
Kështu po bënin fjalë dhe nuk po tërhiqej asnjë prej tyre. Më në fund tha i ziu:
- Kur thotë gjykatësi “'Ejani të zgjedhurit e Atit tim" cilët fton? Argjendashësit dhe kopracët apo përdëllimtaret dhe zemërdhembshurit?
~ Atëhere përse Zoti thotë: ~ I shtie sytë mbi ata që janë të përulur e të urtë dhe që i tremben fjalëve të mial Përse thotë: Të lumur të varfërit në shpirt, të lumur ata që janë të butë, të lumur ata që kanë zemër të pastër dhe të tjera të ngjashme me këto?
- C’po më thua kështu, - ia ktheu i ziu. Por nuk e ke parë se si dridhet kur dëgjon "Të lumur janë përdëllyesit, se ata do të përdëllehen dhe "Jini të dhembshur ashtu sikundër dhe Ati ynë është i dhembshur" ose përsëri "Mëshirë dua dhe jo flijim" dhe shumë të ngjashme. Ka dhe shumë gjëra të tjera që thotë Zoti të cilat nuk mund t’i them sepse janë të kundërfa me ato që bëj unë dhe i urrej. Ngul kembë pra akoma që të kërkosh shpirtin e tij?
- Shumë po zihemi sot, ~ i tha engjëlli, - por nuk do të zbrapsem pa pyetur Gjykatësin.
Të ziut nuk i erdhi mirë nga ato që tha engjëlli dhe u përgjigj:
~ Shkon dhe strehohesh me dinakëri tek Perëndia, meqë ai është njeridashës. Por jam i sigurtë se vendimi nuk do të jetë kundër meje, pra nuk më pëlqen propozimi yt dhe nuk e pranoj.
~ Ah, cmirëzil Ai që porosit njerëzit të gjykojnë me drejtësi, do të gaboje tani në këtë rast? Eja bashkë me mua dhe vendimi që do të marre Perëndia do të qartësojë gjithçka. Atëherë i ziu pranoi kete arësyetim dhe u kthyen për nga lindja. Engjëlli i foli Zotit për zënkën e tyre. I ziu pa në fillim nga lindja, por pastaj e ktheu fytyrën nga PerendimiT Pyetjen e ëngjëllit e pasoi menjëherë zëri i Zotit që tha:
- Apostujve të mi u lashë porosinë që: Merrni Frymën e ShenjtëT Kujt do fua falni mëkatet, do t’u jenë falur. Kujt do Pia mbani, do t’u jenë mbajtur. (Joani 20:23)
Nuk ju thashë "Merrni ar në vend të Shpirtit të Shenjtë dhe pastaj falini mëkatet e njerëzve". Prandaj ti nuk ke të drejtë mbi murgun, sepse Mbretëria ime është banesa e të mëshirshmëve.
Pastaj, pas këtyre, engjëlli ia dha djallit të drejtat që kishte mbi shpirtin e murgut, u përkul, adhuroi Zotin dhe vazhdoi ta ndiqte murgun së largu.
Ndërhyrja e shenjtorit
I lumuri u hidhërua kur dëgjoi demornn e lig që të kundërshtojë engjëllin me pjesë nga shkrimi i shenjtë.
- Sa dashakeq është djallil, - po i thoshte vetes. Na godet me armët tona. Ky barbar e hajdut është i zoti edhe në shkrimet.
Këto mendoi dhe rendi të shkojë në rrugën prej së cilës do të dilte murgu. Pasi priti pak pa se po vinte i vetëm dhe u gëzua veçanërisht për këtë gjë. Demoni që sapo kishte fituar murgun, nisi të bëjë zhurmë të madhe7 sepse kuptoi që Andrea u afrua me qëllimin për ta ndrequr dhe filloi të thërrasë.
~ Andrea erdhe përsëri të më pengosh? Dyshova në vend? kur të pashë që po dëgjoje. Dëgjove gjithçka prej bisedës që bëmë për të më bërë të keqen. Largohu tani dhe mos bëj padrejtësi. Ç’punë ke ti me këtë murg? As miku yt është dhe as e ke parë ndonjëherë, e nuk ka nevojë as për këshillat e tua. Pra largohu që këtej.
I lumuri po heshtte teksa demoni dashakeq po fliste dhe e sulmonte. Murgu ndërkaq u afrua. Atëhere Andrea nisi të lutej me lot dhe, kur pa se nuk kishte njeri, iu afrua dhe i tha:
~ Të lutem ava, të lutem dëgjomë mua të përulurin. Mos i përbuz fjalët e hidhura që do të të them, sepse për hirin tënd ndjej një pikëllim të madh dhe një dhimbje të thellë. Si e pësove që nga mik i Përndisë u bëre shërbëtor i Satanait? Ti që kishe krahë si të Serafimeve si i shkule dhe ia dhe djallit? Ti që ishte i shndritshëm si rrezet e diellit si u bëre i errët? Ah, vajmedet, të janë verbuar sytë prej dragoit dhe nuk shikon më. Ndërsa ndiiçoje si dielli tani je i errët si nata. Përse, vëllai im, vrave shpirtin tënd? Si e bëre mik dragoin e argjendashjes? Nuk e di vallë se je murg? Ç’e do vëlla arin, përse e mbledh? Përse e do gjersa vdes dhe atë do ta trashëgojnë të tjerë dhe ndofta armiqtë e tij? Si munde ta fitosh dhe shkaktove shkatërrimin tënd?
Më thuaj a e fitove me mund dhe e ruajte për ta patur për varrimin tënd? Mos vallë punove me kazëm dhe gërmove për të mbajtur me bukë fëmijët e tu? Mos vallë derdhe djersën dhe e more atë si shpërblim? Mos vallë e trashëgove atë nga prindërti e tu? Ti që u heq të tjerëve mëkatet, si të mbyti argjendashja?
Njerëzit kanë etje dhe uri, njerëzit vdesin prej të ftohtit, kurse ti shikon të rritet pasuria jote dhe gëzohesh? Këto janë shenjat e pendimit, kjo është jeta jote murgjerore? Kjo është papronësia dhe varfëria? Kështu e imiton Zotin, kështu e mohove veten? Kështu e lcryqëzove veten tënde për botën dhe dëshirat e tua? Kështu u varfërove? Nuk e dëgjove vallë Zotin që thotë: Mos grumbulloni as ar, as argjend, as bakër në torbën tuaj. (Matth 10:9-10). Habitem për ty që i harrove këto porosira, sepse sot ose nesër ikën nga kjo jetë dhe secili nga ne do të korrë atë ç’ka mbjelle. Nuk e sheh djallin që të ka lidhur dhe engjëllin tënd mbrojtës atje mënjanë të hidhëruar. Ja vëlla, djalli i argjendashjes të është mbështjellë në grykë dhe duket shumë i kënaqur. Nuk do të të lodh më shumë, vetëm këtë do të shtoj. Siç po kaloja këndej pashë Zotin që te zbonte dhe të thoshte: "Mbretëria ime është për përdëllimtarët. Këta dhe ata që janë të ngjashëm me këfë janë të urryer për shpirtin tim\ Dëgjomë mua, të lutem, dhe shpërndaja paratë atyre që kanë nevojë: vejushave, jetimëve, të varfërve, të huajve dhe të pastrehëve. Mundohu me papronësinë të bëhesh përsëri mik me Perëndinë. Murgu njihet që është me të vërtetë i tillë kur nuk ka asgjë të vetën në këtë jetë dhe mos u merakos se çfarë do të kesh për të ngrënë. Perëndia, i cili ushqen të pabesët, kurvarët, lakmuesit e të pavyerit, nuk do të kujdeset për shërbëtorët e tij?
Kujdes, mos i përbuz fjalët e mia. Unë në fillim t’u luta që të mos gjesh ndonjë shfajësim. Tani po të paralajmëroj: E shikon djallin? E pra në qoftë se nuk ndryshon për ato që të thashë do ta dërgoj të të ndëshkojë.
U hapën atëhere sytë e shpirtit të murgut dhe'pa një arap te: zi që nxirrte tym prej syve, kurse nga goja flakë të kuqe.
- Në qoftë se nuk bindesh, përsëriti i drejti, do t'i them që të të mundojë dhe atëhere do të bëhesh qesharak jo vetëm në këtë qytet, por edhe në gjithë botën.
Ndryshimi i murgut
Murgu nga ato që pa e dëgjoi e humbi toruan fare. I premtoi menjëherë shenjtorit se do të ruajë me saktësi porositë e tij. Pas premtimit shenjtori pa se fryu një erë e fuqishme nga lindja, që ra si rrufe mbi arapin dhe e gllabëroi forcën prej dragoi. Atëhere demoni, duke mos e duruar dot dhimbjen, u shndërrua në një korb dhe fluturoi larg duke qarë. Në të njëjtin çast engjëlli fitoi përsëri të drejtat që kishte në shpirtin e murgut.
Çastin që po ndaheshin shenjtori i tha:
- Ki kujdes për të mos treguar asgjë për mua e për sa thashë. Në qoftë se ruan këshillat e mia, edhe pse jam mëkatar, do të të kujtoj përherë në lutjet e mia që të të udhëheqë Perëndia gjithmonë në rrugë të drejtë.
Murgu i premtoi se do fi ruante me përpikmëri gjithë sa i tha dhe, pasi e puthi, u nda prej tij. Gjithë floririn që kishte e ndau tek të varfërit dhe, më vonë, u bë i denjë të fitonte lavdi të madhe të dhuruar nga Perëndia. Kur i dhuronin ndonjë monedhë mbante një ose dy për nevojat që kishte, kurse të tjerat ua kthente mbrapa duke thënë se duhej t?i ndanin ata vetë tek të varfërit duke menduar: "Ç’dobi ka në qoftë se bëhem administrator i gjërave të huaja". Kur u dhuroj të varfërve para që nuk janë të miat kam probleme me kryelartësinë që më thotë: E jotja është paga dhe jo e dhuruesve. Prandaj le t’i ndajnë vetë.
Kështu pra jetoi me besë dhe shpresëtari në përputhje me kanunet e jetës monakale. Një natë iu shfaq në ëndërr shërbëtori i Perëndisë, i tregoi një pemë që kishte lulëzuar e gjitha e që
- Duhet të më jesh shumë mirënjohës, at i nderuar, sepse të rrëmbeva nga dhëmbët e dragoit dhe të mësova që shpirti yt t’i ngjajë një peme të lulëzuar. Përkujdesu që lulet e kësaj peme të shnërrohen në fruta të ëmbla me anën e punëve të mira. Pema që shikon? paraqet gjendjen e shpirtit tënd, që nga dita kur më njohe dhe ndave paratë.
Murgu u zgjua shumë i inkurajuar, përparoi shumë në jetën shpirtërore dhe falenderonte, çdo ditë, Perëndinë dhe shërbëtorin e tij.
Një djalë i ri qe kishte dëgjuar për jetën e virtytshme të Epifanit dëshironte të rrinte edhe ai në shoqërinë e tij. Epifani e këshilloi, si shumë të tjerë, duke përdorur pjesë nga Shkrimet e Shenjta për ta ndihmuar të përparonte në frikën e Perëndisë. Por ai iu afrua Epifanit prej zilisë dhe nga dëshira për t’u nderuar nga njerëzit. Në të vërtetë Epifani kishte fituar nderimin nga gjithë njerëzit dhe shpesh, kur kalonte në rrugë, njerëzit ia tregonin njëri-tjetrit, sepse virtytet e tij diheshin mirë nga igjithë populli.
- Shiko këtë të ri sa i bukur dhe i hirshëm është. Kalon brenda në zjarr pa u cënuar dhe pa u djegur, nga zjarri i kënaqësive. Të gjithë thonë se nuk ka prekur grua e kalon jetën dlirë dhe në mënyrë të panjollë. Ushtrohet në gjithë virtytet dhe ruan shpirtin të pastër prej çfarëdo lloj mëkati.
Ky i ri duke dëgjuar se sa shumë e nderonin Epifanin i qëndronte pranë, sepse dëshironte shumë që ta nderonin të tjerët.
; Një mëngjes Epifani u nis për në kishë i shoqëruaf nga miku i tij. Ai qëndroi pranë Epifanit dhe nisi të psalte. Në të njëjtën kishë shkoi dhe Andrea i lumnr dnVre hërë mçsvvi-n bënte shenjtori, e prandaj përshëndeti vetëm me mend. Shenjtori u afrua e ndenji për mjaft kohë i heshtur.
Pastaj, papritur, goditi, me gjithë forcë, me një shuplakë të riun dhe i tha:
- Largohu nga Epifani. Nuk je i denjë që të qëndrosh pranë tij, se nuk psal për Perëndinë, por për njerëzit.
I riu, atëhere, u zemërua dhe u hodh që ta kapte prej flokësh, por Epifani e ndali duke e qortuar
-1 marrël Je brenda në kishë dhe guxon të bësh të tilla gjëra? Këtë na mëson Shkrimi i Shenjtë kur thotë: "Mos iu përgjigj të keqes me të keqe (Petro 3:9). Atij që të godet në një faqe fi kthesh edhe tjetrën (Mat 5:39). Zboje djallin e keq që të bëri të reagosh në këtë mënyrë. Çfarë do të thonë besimtarët që na shikojnë. Nuk do të skandalizohen? Apo nuk do të gjendemi përgjegjës para Zotit kur thotë: "Mjerë ata që për shkak të tyre vjen skandali" (Matth 18:7). Në qoftë se do të shoqërohesh me mua, largo prej teje frymën e zënkës, inatin dhe cmirën. Ji i përulur dhe mos e kthe të keqen. Mbaj zi dhe vajto për mëkatet e tua. Të jesh gjithnjë i butë dhe i qetë që të mos të të vërë poshtë mëkati. Të shquhesh gjithmonë për mirësi dhe besë në Krishtin dhe të kesh stoli gjithnjë urtësinë, sjelljen e hijshme dhe gatishmërinë për të luftuar në betejën e virtytit. Qëndro larg nga përtacia, mendjemadhësia, lavdidashja dhe mos ji koprac, argjendashës, imoral, lakmitar, homoseksual, grykës dhe dëfrimdashës. Për të gjitha mëkatet vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes, - siç thotë apostulli.
Je i ri dhe'duhet të ndeshesh me të katër bishat e mëkatit dhe, në qoftë se do që t?i mundësh, thyeje vrazhdësinë e shpirtit dhe krenarinë rinore dhe ec me përulësi në gjurmët e Krishtit. Atëhere do të luftojë për ty vetë Zoti kundër djallit dhe do të luftojë ai për ty "Sepse Zoti i kundërshton krenarët dhe të përulurve u jep hirin" (Fjalët e urta 3:34)
Këto tha Epifani i shndritshëm. Djalli i lig e ngurtësoi zemrën e të riut dhe iu dukën të rënda këshillat. U zhgënjye dhe iku duke thënë:
- Tani do të shijoj sa mund gëzimet e kësaj bote, kurse, kur të plakem, do të bëj ato që më thua.
Nuk shkoi më tek Epifani, por filloi të mëkatojë dhe të njollosë shpirtin e tij me kurvërira, lakmira dhe ndyrësira të tjera. Më vonë pësoi tundime dhe sprova të shumta dhe u katandis aq i varfër, sa lypte dhe bukën e gojës. Epifanit i erdhi keq dhe luti Andrean e lumur që ta ndihmojë.
- Jo, biri im jol - iu përgjigj ai. Në qoftë se ke mëshirë për shpirtin e tij7 lëre të vuajë, sepse kjo është në interesin e tij. Do të vijë koha kur do të përulet nga vuajtjet dhe, atëhere, Perëndia do ta sjellë përsëri në gjendjen që ndodhej më parë.
- Më thuaj përse ra në mëkate kaq të rënda?
- Zoti, - u përgjigj shenjtori, ~ u zemërua meqë përbetohej dhe qe gënjeshtar7 arrogant dhe egoist, madje kishte kryer edhe mëkate të rënda trupore. Por nuk u ndëshkua aq për këto sa për të parat. Gjella nukbëhet e shijshme, në qoftë se nuk zien tenxherja shumë dhe nuk ka zjarr të mirë. E njëjta gjë ndodh dhe me ne, mëkatarët. Në qoftë se nuk provohemi shumë në tundime dhe hidhërime, nuk do të trashëgojmë mbretërinë qiellore.
~ Në qoftë se kjo është në të mirën e tij, nuk do të flas. Uroj vetëm të durojë me burrëri dhe të ecë, me ndihmën e Perëndisë, në rrugën e shpëtimit.
Biseda e tij me Epifanin
Një i ri që quhej Joan njihej dhe ishte mik me Epifanin, sepse kishin studiuar bashkë Shkrimet e Shenjta. Joani e donte Epifanin si një bashkëstudent, por nuk e imitonte aspak virtytin e tij. Një ditë, kur po bisedonin te ulur në një shesh, kaloi që andej një prostitutë. Kur pa dy të rinjtë filloi e mjera të bënte lëvijze provokuese duke i ftuar të dy të rinjtë në mëkat për të kënaqur dëshirën e saj.
Sapo i pa Epifani të shtirurat e saj e ktheu kokën në drejtim tjetër dhe tha:
- Shiko të paturpshmen se si përpiqet të robërojë ndonjë shpirt të ri, si dhelpra pulën.
Joani që ishte krejtësisht i shthurur e shikonte vjedhurazi nga Epifani, por ai e vuri re dhe u mërzit nga gjendja mjerane e mikut të tij. Joani ishte me të vërtetë imoral dhe dëshironte me zjarr trupat e femrave që kalben dhe i hanë krimbat. Epifani e trembi gruan dhe e përzuri.
~ Perëndia e ndëshkoftë, ~ tha Joani, ~ sepse më skandalizoi.
- Ah, sikur të qe kështu, por kam frikë se tëbëri rob të sajën. Kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar, ka shkelur kurorën me të në zemrën e tij (Matth 5:28). Në qoftë se nuke dëshirove prostitutën, përse e vështrove gjithë epsh. Prandaj të thashë: "Më mirë të të skandalizonte se sa të të robërojë.
~ Femrën mos e ka krijuar djalli? ~ u përgjigj Joani. Nuk e krijoi vallë Perëndia? Ai nuk përcaktoi dhe marrëdhënien trupore? Në qoftë se nuk donte, përse e krijoi femrën? Perëndia është fajtor që ne kemi të tilla dëshira.
~ Mos fol në mënyrë kaq të papërgjeshme. Më duket se nuk e di se ç’fletT Më thuaj: Perëndia na dha thikën që të presim duart apo ta përdorim kur kemi nevojë? Litarin na e dha që të varim veten apo ta përdorim kur kemi nevojë? Perëndia na dha bastun, nuk na e dha për të rrahur të tjerët, po për t’u mbështetur. Por le të kthehemi në çështjen që kemi. Perëndia e krijoi femrën që të shumohet bota që mashkulli dhe femra të jetojnë si burrë e grua, gjithnjë në përputhje me vullnetin e Perëndisë. Çdo i ri le të shqyrtojë veten e tij. Në qoftë se mund, le të qëndrojë i virgjër
dhe kjo do të jetë tregues i veçantë i bekimit nga Perëndia. Në qoftë se nuk mundet, le të martohet me pëlqimin e prindërve të tij me një grua të thjeshtë dhe të virtytshme. Por, pas martesës, asnjë prej tyre nuk ka të drejtë që të dëshirojë tjetër person dhe duhet të dy të jetojnë në mënyrë të panjollshme, si vëllezër të thjeshtë. Ata që ruajnë kështu martesën do të jetojnë në parajsë7 si engjëj të Perëndisë.
Gruaja martohet me burrin jo që të dënohen, po që të bëjnë
Ata që kurvërojnë, lakmqjnë apo bëjnë mëkatin e homoseksualëve, që argëtohen deri në çastin e fundit, si kafshë pa mend dhe pa ndjenja, ata do kuptojnë në orën e vdekjes se çfarë i pret. Atëhere do të kuptojnë se për kë është përgatitur zjarri që nuk shuhet kurrë, kërcëllimi i dhëmbëve, vajtimi i pafund, errësira e thellë, engjëjt xhelatë që, me shkopin e zjarrtë, godasin gjithë ata që zhyten në zjarrin e pafund të ferrit.
Tani, edhe në qoftë se nuk mund të jetosh në virgjëri, jeto në përputhje me ligjin e Perëndisë, kështu edhe në këtë jetë do të jetosh me thjeshtësi, por edhe në të ardhmen do të shijosh me bollëk shpërblimin e Perëndisë.
- Sa bukur që flet, - tha Joani. ~ Por mos mendo se Perëndia i zgjodhi të gjithë njerëzit dhe i bëri të ditur e i shenjtëroi si ty. Do të doja të isha kështu si ty, por nuk mundem. Do të doja që të kreshmoj dhe të lutem ditë e natë, por nuk mundem. Do të doja të jepja ndihmë për të varfërit, por nuk kam pasuri dhe prona me bollëk. Do të doja që të mos inatosem, të mos akuzoj, të mos i bëj; të keqe asnjeriu, por nuk kam forcën për këtë. Detyrohem herë nga natyra, herë nga tundimi i djallit dhe herë nga zakoni i keq të bëj të kundërtat
~ Këto janë shfajësime, vëllai im, ~ u përgjigj Epifani. The që do dëshiroje të ishe si mua, por nuk mundesh. Cfarë të mirë sheh tek unë. Ndoshta nuk mundesh të jetosh larg zhurmës si unë? Nuk mundesh që të shkosh në kishat e shenjta dhe të studiosh
Shkrimet? Ndoshta nuk e ke forcën që të duash të gjithë njerëzit? Por Zoti nuk tha që të mos hash e të mos pish fare, por të mos dehesh dhe të mos biesh në mëkat. The që do të lutesh, por nuk mundesh. Përse nuk mundesh? Je i ri dhe i shëndetshëm. Në qoftë se jep një përgjigje të tillë ditën e gjygjit do të jetë gjykatësja jote, një grua plakë e virtytshme. Do të të thotë Zoti: "Shiko këtë grua të vogël me trup të sfilitur dhe të dobësuar që u përpoq me gjithë shpirt, ditë e natë, me lutje dhe përgjërata, kurse ti, edhe pse je i ri, nuk ke mundur të bësh ato që bën dhe një grua plakë".
Në qoftë se më do me të vërtetë, shmangiu imoralitetit, përtacisë, grykësisë dhe të dehurit.
Për sa kohë që Perëndia na ka dhënë fuqinë te jemi të aftë për të vepruar asnjë lloj arsyetimi nuk na shpëton. Kur të vijë dita e gjykimit iutu të shpëtosh, sepse asgjë tjetër nuk do të ketë dobi, atëhere, përveçse mirësisë së Perëndisë dhe veprave tona të mira.
Parashikimi i Shenjtorit
Atëhere rastisi të kalonte andej Andrea i lumur. Sapo e pa Epifani vrapoi për ta takuar dhe, pasi u përshëndetën, shkuan në një vend të veçuar filluan bisedën e tyre shpirtërore. Një çast shenjtori i tha Epifanit.
~ Më duket, i dashur, se u harxhuan kot fjalët që i the mikut tënd.
~ Kot?T ~ u çudit Epifani. - Por, përse vallë?
- Nuk do t’i zbatojë kurrë ato që i the, sepse është shumë i shthurur. Për sa kohë biseduat isha pranë jush me shpirt. Dëgjo se çdo të pësojë së shpejti, sepse është imoral, lakmiqar dhe, më e tmerrshmja, homoseksual. Para disa ditësh do ta kishte zhdukur Perëndia nga toka, sepse pikëllonte Shpirtin e Shenjtë. Engjëlli i tij kërkoi nga Perëndia që tJi jepte një vit jetë për t’u penduar.
Zoti ia dhuroi, por porositi engjëllin që shpërndan shkatërrimin me sëmundje vdekjeprurëse duke i thënë: Nëse pendohet në një vit qe i dhamë, mirë, por nëse mbetet në të njëjtën gjendje, jepi sëmundjen e cila i kalb eshtrat dhe mishin. Kjo sëmundje do t’i sjellë vdekjen dhe shpirti i tij do të shkojë në ferr.
Për fat të keq i riu nuk do-të pendohet dhe do të vazhdojë të harxhojë jetën e vet në vepra jo të dobishme dhe do të shkaktojë zemërimin e Perëndisë. Por mjerë ai se ecën drejt ferrit.
Atje do të kujtojë fjalët e tua dhe do të pendohet, por pa dobi.
~ Më lejo që ta lajmëroj për sa më the, ~ e luti Epifani. Mund të preket dhe ta lërë rrugën e mëkatit.
~ Po fia thuash, do të tallet, sepse zemra e tij është ngurtësuar nga demoni I imoralitetit. Edhe Perëndia nuk I zbuloi askujt se ç’e pret.
Perëndia e le njeriun të gjykojë vetë se cili është detyrimi i tij dhe se si duhet ta shlyejë. Perëndia do të na i kishte zbuluar, në qoftë se do të qe në të -mirën e të gjithëve, të dinin orën e vdekjes. Përpiqu, bir i dashur, dhe lufto sa të mundesh. Kështu, kur të na mari Perëndia do të na japë të mirat e jetës së përjetshme "Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe që nuk kanë hyrë në zemër të njeriut" (1 Kor 2:8).
Këto të mira i krijoi Perëndia, qysh nga fillimi i botës, për ata që e duan.
Vizitë në vendin e të dënuarve
Koha që iu dha Joanit për fu penduar u plotësua dhe atëhere Epifani pa në një vegim Andrean e lumur që e mori dhe e çoi në disa vende të errëta dhe të neveritshme. Në dorë kishte një lambadhë të ndezur, kurse rreth e rrotull mbizotëronte errësirë ë dendur. I riu kishte përshtypjen se këto po ndodhnin nën tokë. Aty pa burgje dhe hambarë, zinxhirë të çuditshëm dhe të errrët.
Brenda qenë mbyllur minj, dhelpra dhe mace. Në disa qeli të tjera kishte gomerë7 gjarpërinj, qenër, nepërka, derra, korba, shumë zogj të papastër dhe bisha sa yjet e qiellit. Më në fund mbërritëm në një kasolle të qelbur që nuk kishte gjë tjetër veçse jashtëqitje njerëzish dhe qensh.
~ Përse erdhëm këtu, ~ pyeti Epifani shenjtorin. ~Për këtë u përpoqëm që të vimë këtu dhe të shohim gjëra të trishtueshme?!
- Jo? biri im, jo, por erdhëm që të shikosh vendin që përgatiti për veten e tij Joani. Jashtëqitjet që shikon janë veprate tij, mundimi dhe djersa e tij. Shiko se ç’shkruan këtu. Pa i riu një mbishkrim mbi ajër që thoshte: "Banesa e përjetshme dhe ndëshkim i rëndë i Joanit, birit të Kelaustinit", ~ ky qe emri i babait të tij.
- Mjerë, unë mëkatariT ~ thirri Epifani. Një gjë e tillë mos u ndodhtë as armiqve të mi. Por nga gjendën këtu gjithë këto jashtëqitje?
- Gjithë burrat dhe gratë që bëjnë mëkate i vënë stivë gjithë ndyrësitë e tyre që t’i shijojnë, sepse janë të lidhur me to edhe pas vdekjes. Por, kur do të vijë ngjallja e të vdekurve, atëhere do të hidhen në zjarrin e përjetshëm.
~ Po të gjitha ato kafshët që pamë të burgosura aty: macet, minjtë, qentë, gjarpërinjtë, zvarranikët çfarë janë?
- Ato janë shpirtat e mëkateve dhe të paudhëve.
~ Bo, bol Kështu janë shpirtrat e njerëzve?
~ Jo, biri im i dashur, Perëndia u kujdes që të duken kështu në mënyrë që të shfaqet mëkati që kryen çdo shpirt. Disa shpirtra u përkasin vrasësve, disa homoseksualëve, hajdutëve, argjendashësve, heretikëve, lavdidashësve, imoralëve, etj.
Vdekja tragjtke e Joanit
Epifani erdhi në vete, kur po i thoshte këto shenjtori, dhe u çudit me sa dëgjoi. Në mëngjes mori lajmin, se miku i tij Joani u sëmur prej një sëmundje të rëndë, dhe u nis me vrap për ta vizituar.
- Bo, bol Ç’gjëmë! Ja pra si qenka puna me ëndrrën që pashë.
Kur arriti në shtëpinë e Joanit e gjeti duke dhënë shpirt
- Mjerë unël - thirri. ç’pamje e tmerrshme! Sa e vërtetë që doli profecia e Andreas së lumur.
Joani sapo e pa psherëtiu thellë.
~ Lutu për mua, shenjtor i Perëndisë, që të më mëshirojë Zoti? të më falë dhe të mos vdes. Kam frikë se nuk do të çohem nga krevati.
~ Zoti, vëlla, që njeh se ç’është në interesin tënd, atë do të bëjë. Unë nuk mundem të të ndihmoj me asgjë. Lute nxehtësisht dhe Ai do të veprojë sipas mirësisë së Tij.
Cdo ditë ai shkrihej dhe mishrat e tij rrodhën si ujë. Fytyra iu bë e tmerrshme e nuk mund të njihej. Trupi i tij ishte deformuar aq shumë sa që ata që e shihnin thonin "Zot, mëshiromë". Në mënyrë kaq të mjerë e mbylli jetën e tij Joani dhe eshtrat e tij, siç thuhet në psalmet, u shpërndanë në ferr.
Pas pak ditësh Andrea hyjmbajtës takoi Epifanin në sheshin qendror.
~ Kujton, biri im, që vizituam bodrumet e errëta të hadhit?
I pe burgjet dhe hambaret e neveritshme? A e pe vendin e tmerrshëm, që është përgatitur për mikun tënd? Po fjalët e atij mbishkrimi të tmerrshëm i lexove? A e pe si digjen shpirtrat e gjithë mëkatarëve në ferrin e përjetshëm, që nuk shuhet kurrë?
Perëndia mos e dhëntë diçka të tillë në ne. Epifani dëgjoi fjalët e shenjtorit dhe e zuri frikë dhe tmerr.
-1 pashë, at i shenjtë, dhe u drodha. Lutu për mua, birin tënd shpirtëror, të mos bjerë mbi mua një dënim i tillë, sepse "frikë dhe tmerr erdhën mbi mua dhe më mbuloierrësira” (Psalmi 54:6). Per sa kohë jam i lidhur me kënaqësitë e mëkatit kam frikë se mos kryetari i errësirave më tërheq poshtë.
~ Prandaj t’i tregova, biri im, që të frikësohesh ~ tha Andrea.
Lufto me zell që të trashëgosh mbretërinë e qiejve. Përpiqu të jesh i vetëpërmbajtur dhe shpirti im të të shohë të përparosh dhe të ecësh në rrugën e drejtë, që të gëzohet duke të lavdëruar.
Ndersa po fliste pa disa që po afroheshin aty dhe, për të mos u kuptuar nga të tjerët, puthi të riun dhe u largua.
Magjistari Virginos Viktimat e tij
Një grua besimtare, që kishte frikë Perëndie, banonte në Neorio dhe kishte një burrë shumë të ashpër dhe qejfli. Ai shkonte nëpër bordello dhe prishte pasurinë e tij.
Gruaja e tij ishte shumë e shqetësuar dhe nuk dinte se me ç’mënyre do të mund të ndalonte zakonin e tij mëkatar. Më në fund mendoi të gjente një njeri të Perëndisë që të kishte mundësi t’ia kthente në rrugë të drejtë të shoqin. Kështu kërkoi për të gjetur atë që kishte një fuqi të tillë. Ndërsa kërkonte, një grua i tregoi Virginion. - ”Ai, i tha, - mund të kënaqë të gjitha dëshirat e tua". Pa vonesë shkoi dhe e takoi. Aty kishte shumë vetë dhe secili, pasi merrte zgjidhjen e problemeve të tij, largohej i kënaqur.
Kur i erdhi radha, filloi fi tregonte për problemin e saj.
- Burri im është i zhytur në mëkat. Shkon nga bordeli në bordel dhe e bën pasurinë rrush e kumbulla me artiste teatri dhe prostituta. Sikur të mos mjaftonin gjithë këto më solli në shtëpi një grua të shthurur. Çdo ditë zbavitet me të dhe e pasuron me mallin tim. Erdha tek ti, sepse e di që e ke frikë Perëndinë dhe ke shpëtuar shumë vetë që rrezikoheshin. Ndihmomë mua dhe unë do ta shpërblej sa mundem më mirë.
~ Atë që kërkon, do ta marrësh, - tha ai. Në qoftë se do, mund ta shuaj dëshirën e tij për femra dhe mundem ta vdes ose ta dorëzoj në duart e një 'fryme të ndyrë. Zgjidh çfarë të duash dhe më thuaj.
~ Nuk dua asgjë tjetër veçse të braktisë të gjithë gratë e tjera dhe të më dojë vetëm mua.
~ Do të bëjë çfarë më kërkon, - i premtoi ai.
Pastaj i tregoi asaj gjithë mëkatet që kishte kryer që nga mosha e saj rinore. Gruaja u tremb dhe u kruspullos nga frika.
~ Tani çohu shko në shtëpinë tënde dhe bëj gati kandil, ujë, vaj, lambadhë, një rrip dhe zjarr. Të mërkurën do më presësh, do të vij në shtëpinë tënde.
Me të vërtetë Virginio erdhi atë ditë. Kërkoi vaj dhe ujë dhe i vendosi në kandil. Mori lambadhën, ndezi me të kandilin dhe e vendosi para ikonës. Fastaj mori litarin, pëshpëriti diçka bëri katër nyje dhe ia gruas që ta mbante në mish.
~ Më jep një monedhë ari që tua ndaj të varfërve për shpëtimin e shpirtit tënd. Ajo ia dha dhe i premtoi se do t’i jepte të tjera, në qoftë se përmbushte dëshirën e saj. Me të vërtetë burri i saj pushoi së shëtituri me prostituta, dashuronte vetëm gruan e tij dhe kujdesej për punët e shtëpisë.
Mënyra të sjelluri djallëzore
Pas gjashtë ditësh gruaja pa në një ëndërr, sikur gjendej në një fushë të gjerë. Iu afrua një plak arap dhe filloi të tallet me atë, ta përqafojë dhe ta puthë në buzë.
~ Mirëse të gjeta, zonja ime, ~ nisi të thote. Eja e dashura ime të flemë të dy bashkë meqë jemi çift i sapomartuar. Të kam dëshiruar shumë dhe kam pritur çastin të të kem në krahë. Tani gjeta çastini që ti të jesh e imja. Eja të shi’ihemi bas.hkë që dhe ti të më shijosh, por edhe unë të shijoj bukurinë tënde.
Ajo u gjend në një situatë shumë të vështirë dhe nisi ta mallkojë dhe ta eksorcizojë.
- Largohu prej meje? kam burrin tim dhe nuk dua të shkoj me tjetër.
U zgjua e llahtarisur. Veten e ndjente shumë të lodhur dhe me zor e mblodhi veten. Pasi e mblodhi veten, nisi të mendonte dhe të shpjegonte se çfarë i kishte ndodhur. E kuptoi që ai arapi i zi ishte djalli. Por si guxoi të merrte kaq të drejta mbi të?
Ndërsa po mendonte e bluante në mendjen e vet e zuri përsëri gjumi.
Dhe jal Një qen i madh, i zi dhe i shpërfytyruar iu hodh në qafë dhe filloi ta puthte si njeri.
U zgjua e trembur dhe tha:
- Mjerë unë e munduara, mëkatarja. Djalli është me mua dhe nuk shqitet prej meje. Çfarë të bëj? Si e pësova një fatkeqësi të tillë?
Një tjetër herë pa se ndodhej në hipodrom. Atje puthte statujat e shtyrë nga dëshira për të kryer marrëdhënie me to. Pa përsëri në ëndërr sikur e rrëmbeu një qen i zi. Pa se filloi të hante bretkosa, gjarpërinj, zvarranikë dhe gjëra të tjera të neveritshme. Kështu torturohej e shkreta dhe nuk vinte gjumë në sy.
Filloi, e dëshpëruar, të lutej dhe të mbante kreshmë që fi tregonte Perëndia se cili ishte shkaku i kësaj fatkeqësie që e kishte zënë dhe si mund të lehtësohej nga ëndrrat. Sheh atëhere në ëndërr, sikur po lutej dhe ikonat ishin të kthyera nga Perëndimi. Ajo po lutej si e sëmurë epileptike dhe e paralizuar. I afrohet një i ri dhe i thotë:
-Meqenëse më detyrove me anë të kreshmës erdha të të them se çfarë të ka ndodhur.
Dhe duke i treguar për nga ikonat i tha:
- Shiko se ç’të bëri magjistari i mallkuar.
Gruaja atëhere pa ikonat dhe pa se ato ishin të lyera me jashtëqitje njerëzore dhe vinte prej tyre një erë shumë e rëndë, e padurueshme. Kur e pa këtë gjë, u shastis dhe u kthye nga i riu dhe i tha:
- Të lutem, më thuaj kush i bëri gjithë këto.
- Virgini, - u përgjigj i riu, ~ helmi dhe magjistari, i mallkuari dhe i syrgjynosuri larg prej Perëndisë. I bëri gjithë këto, sepse ti i dhe të drejtën. Tani nuk ka nëpër ikona veçse ndyrësira dhe papastërti e ngjyra lëndë druri dhe shenja diabolike. Hiri i Perëndisë nuk mundi ta duronte erën e keqe dhe poshtërimin, ndaj u largua.
Ndërsa po fliste, ajo vuri re që kandilet ishin të mbushur me urinë qeni. Pa të shkruar në lambadhë shenjën e antikrishtit dhe në ajër, sipër saj, shkruhej "Flijim demonësh". Atë çast i riu u zhduk, kurse gruaja u zgjua. Mendonte e shastisur ëndrrën dhe akuzonte me këto fjalë veten.e saj.
~ Mjerë ç’pësova unë mëkatarja. Mendova se shkova tek bariu, por shkova tek ujku, mendova të gjeja shpëtimin, por gjeta katastrofën.
Ajo vajtonte dhe ishte në ankth se ç’do të bënte me ikonat e ndotura, fi mbante apo t’i flakte.
Kur ndodhej në këtë pavendosmëri, kujtoi Epifanin dhe vendosi t’i besojë atij problemin e saj.
Epifani zgjidh magjinë
Shtëpia e Epifanit ishte pranë me të sajën dhe ajo e njihte shumë mirë virtytin e tij. E ruajti kur doli nga kisha e Shën Sofisë. lu afrua tek dera e i ra ndër këmbë dhe i tregoi me saktësi fatkeqësinë e saj. Epifani psherëtiu thellë dhe qau.
~ I mallkuar je, o djall - murmuriti. Nuk pushon së trondituri njerëzit. i
E mendoi situatën e krijuar dhe i tha gruas.;
~ Shkb dhe digje mirë rripin. Kandilin dhe lambadhën shkatërroi, ikonat do t’i sjellësh tek unë dhe Perëndia na qoftë për ndihmë. E di që djalli do të hidhet kundër meje, por nuk kam frikë. Kam ndihmë Krishtin dhe mbulesë bekimin e atit tim shpirtëror.
Gruaja bëri siç i tha ai dhe i dha ikonat. Të njëjtën natë pa në ëndërr që erdhi tek dera një arap i zi i përflakur, por nuk guxoi të hyjë brenda. Qëndronte jashtë dhe qante me të thirrura. Një arap tjetër që po kalonte andej, duke e parë kështu, e pyeti se nga çfarë i pësoi gjithë këto të djegura.
~ Epifani i lig e mësoi, ~ u përgjigj ai, ~ këtë të mjerën se si të më djegë sa më mirë dhe tani nuk po i duroj më të dhemburat. Isha i lidhur në brez me katër nyje dhe kisha marrë urdhër nga Virginio të mos largohem. Por, kur u dogj rripi, u detyrova të zgjidhem. Tani nuk e di si të hakmerrem me Epifanin që më ndau nga gruaja ime e dashur. Mjerë ti Epifan, do të të luftoj, sipër teje do të hedh kupën e kripur të zemërimit tim.
Në mëngjes gruaja i tregoi Epifanit ato që kishte dëgjuar në ëndërr. Ai buzëqeshi dhe tha:
~ Mirë, mirë le të guxojë dhe të hyjë në vreshtin e Zotit dhe do të shikojë se çdo të pësojë prej rojtarit. Do ta kapë dhe do ta hedh në burg. E di mirë forcën e mbrojtësit tim.
Atë natë djalli, rreth mesnatës, merr me vete shumë demonë të prostitucionit dhe i turret Epifanit, por, kjo gjë, u bë sipas lejes së Perëndisë. Perëndia e hapi dëgjimin e shërbëtorit të tij dhe kështu ai dëgjoi të gjithë zhurmën që po bënin ata. Nisën djajtë që t’i fusnin në kokë mendime të tmerrshme dhe ta tundonin nga ana trupore. Por ai, si i zgjuar që ish, i duronte duke pritur vizitën e Zotit. Demonët e ligj filluan ta frikësojnë duke u shndërruar në gjarpërinj dhe zvarranikë të tmerrshëm dhe akrepa që sulmuan ta shembnin. Përdorën gjithë forcën për ta trembur. Epifani duke parë ligësinë e tyre u tha:
- Më kot lodheni dhe na sulmoni. Ja, po marr edhe unë thikën që më dha Krishti dhe po sulem kundër jush. Menjëherë bëri shenjën e kryqit dhe nisi të këndojë me lot psalmin e nëntë. Kur mbërriti në vargun që thotë: "Ke qortuar kombet, ke shkatërruar të pabesin dhe ke fshirë emrat e tyre përgjithnjë", - u dëgjua një zhurmë e madhe. Menjëherë u shfaq një rrjetë, si rrufe, që i detyroi të gjithë djajtë të shpërndahen duke thirrur "mjerë ne". Kështu u çlirua Epifani dhe falënderoi Perëndinë që nuk e braktisi.
Si veprojnë magjitë
Në mëngjes i riu doli për të takuar shenjtorin. E takon gruaja dhe i thotë:
- Tani e kuptova se Perëndia të përdori ty për të zhdukur armiqtë e mi.
Dhe i tregoi gjithë ato që kishte parë natën.
~ Këtë bekim ta dhuroi besimi yt i mirë, ~ u përgjigj i riu. Ne jemi njerëz mëkatarë dhe kemi nevojë për mëshirën e Perëndisë. Këto tha dhe iku. Diku më tutje takoi shenjtorin që po luante dhe po gjuante me shkelma. Sapo pa të riun, iu afrua i gëzuar dhe i tha:
~ A e pe se si e ruan rojtari vreshtin e Zotit dhe si i zbon derrat dhe korbat?
- E pashë atë dhe u tremba. E pe dhe ti luftën e madhe me të cilën më kërcënuan bishat e padukshme?
~ Më të shumtat i pakësoi Zoti, ~ tha i lumuri. Në qoftë se nuk do të ish kështu, si do të çlirohej ajo gruaja e mjerë? Si do të vdisnin derrat dhe korbat? Si do të bëhej pluhur arapi i zi? Por kjo ndodhi që të mësoj se ç’do të thotë "Të mbani barrën e njëri-tjetrit" (Gal 6:2)
~ Më thuaj të lutem se ç’kuptim ka meqenese i di të gjitha, kandili dhe litari me katër nyjat ~ pyeti i riu. Çflrë ishte uji, vaji dhe lambadha? Përse djalli zgjodhi këto mjete dhe magjistarin për të vepruar mbi gruan?
~ Derisa më pyet, po të përgjigjem, ~ tha shenjtori, ~ Do t7i shpjegoj të gjitha me hollësi. Djalli ka si qëllim qe të largojë hirin e Perëndisë nga njerëzit dhe pastaj të hyjë brenda pa u penguar. Por hiri nuk largohet, sepse ka frikë nga djalli, por sepse nuk e duron erën e keqe të mëkatit. Edhe djalli nuk e tërheq njeriun në mëkat si ndonjë tiran, njeriu mëkaton me vullnetin e tij. Djalli e tundon i shkakton mendime duke e acaruar. Nëse njeriu nuk e duron dot tundimin, atëhere rrëshqet në mëkat dhe i jep të drejtën djallit për ta akuzuar se mëkaton me dëshirën e tij. Në këtë mënyrë largohet edhe hiri i Perëndisë.
Të njëjtën gjë bëri djalli edhe në rastin e gruas. E shikonte se qe e lidhur me mish e me shpirt me Perëndinë e s’mund ta prekte. Përdori rënien e burrit të saj dhe e lidhi me magjinë, kur shkoi t’i kërkonte ndihmë magjistarit. Gruaja i kërkoi magjistarit që t’i plotësonte një dëshirë të zemrës së saj dhe humbi shpirtin. Djalli për ta detyruar të shkonte pranë tij, me vullnetin e saj, dhe të shkatërronte shpirtin e saj, përdori magjinë. Përgatiti, - tha,
- magjistari kandil, lambadhë, vaj, rripin dhe zjarrin. Në këtë mënyrë djalli u përpoq të largonte prej saj hirin e Shpirtit të Shenjtë, të marrë në pagëzim. Përdori kandilin në vend të kolimvithrës, ujin në vend të ujit të bekuar, vajin në vend të mirrës, kurse lambadhën dhe zjarrin në vend të qirinjve të ndezur në pagëzimin e saj. Rripin e përdori në vend të rripit që kishte ngjeshur ditën e kryerjes së misterit. Duke bërë këtë, magjistari e zhveshi prej hirit të pagëzimit, me mënyrë djallëzore, prandaj arapi i tha, ~ je gruaja ime dhe nuk i përket më Krishtit
E njëjta gjë ndodhi edhe me ikonat. E zboi hirin duke i lyer me papastërti të thata që, më vonë, i hodhi fshehurazi, në kandil. Kështu ia përkushtoi Satanait, si flijim të sajin. Sa për katër nyjet e brezit atje ishte i lidhur satanai, derisa u dogj rripi. I tha ta veshte në mish që ta kishte satananë të lidhur në brezin e saj.
~ Eshtë i lavdëruar emri i Perëndisë që t’i zbuloi të gjitha, ~ tha Epifani, ~ asgjë nuk i shpëton kujdesit tënd. Por si i dinte djalli mëkatet që kishte bërë kur ishte e re?
~ Nuk e di se demonët ndjekin të gjithë të krishterët? Për
këtë arësye i njohin të gjithë punët e tyre. Kur shkon dikush tek një magjistar, ky e pyet demonin që ndjek njeriun:
- Më thuaj ç?ka bërë që nga mosha e rinisë gjer tani? Atëhere demoni ia tregon të gjitha. Ashtu si engjëjt që na tregojnë për shumë mistere të Perëndisë, kështu edhe demonët sa dinë ua thone magjistarëve.
Një të dielë të Dafinave, kur turma brohoriste Zotin me himne dhe gjethe palme, i lumuri pa të hynte në kishën e Shën Sofisëj një plak shumë i bukur dhe i bardhë borë, të cilën e pasonte një turmë e pafund. Mbanin në duar palma dhe kryqe të ndritshëm Kishin pamje të hijshme dhe këndonin himne të bukura me një melodi shumë të ëmbël. Duke e lënë njëri-tjetrin që të hynte më parë, kaluan amvonën dhe hynë në hierore. Andrea, pasi i pa të gjitha këto, u pushtua nga një gëzim lumturi që s?mund të rrëfehet dhe thiri:
- "KujtOj o Zot, Davidin dhe gjithë mundimet e tij" (Psalmi 132:1). Ja, në profecitë dëgjuam për Hyjlindësen, dhe e pamë kishë të Perëndisë, të madhe dhe të shndritshme si shën Sofia.
Qenë të pranishëm dhe disa filozofë të cilët duke dëgjuar këtë thanë:
- Budalla, çfarë janë këto që po thua? Ky varg i psalmeve ka lidhje me zonjën tonë Hyjlindëse?
~ Dhe në shtëpi Perëndia prehet ~ iu përgjigj shenjtori.
Ata nuk e kuptuan dhe, pasi e tallën, u larguan. Por oshënari i tha ato, sepse pa atje mbretin David bashkë me profetët. Duke monologuar me veten vazhdoi:
; ~ Urdhëroni David i lavdëruar, ti që thoje në epokën e vjetër "deri sa të gjej vendin e Zotit". Ja ku gjete vend që të prehet
Perëndia; së pari Zonjën e madhe, Hyjlindëse, që ndërmjeton për ne7 së dyti këtë kishë të madhe, tendën e Perëndisë shtëpi e Perë-ndisë. Ajo, shtëpi e Perëndisë edhe kjo. Dhe që të dëgjoni e të mësoni ju mendj engushtët, këtë çast, këtu dëgjohen melodi qiellore.
Pasi pa dhe dëgjoi këto gjëra, doli nga kisha dhe u vërtit nëpër rrugë duke psalur me zë të ulët.
Kur mbërriti dita e Ngjalljes së Krishtit, Andrea i lumur shkoi, siç e kishte zakon, në kishën e madhe për t’u lutur. Pastaj qëndroi në hyrje të derës të shikojë ata që hynin e dilnin. Atëhere Zoti i tregoi se si luftonte çdo besimtar në ditët e kreshmës. Mbaroi Liturgjia dhe njerëzit filluan të dalin. I lumuri duke parë fytyrën e secilit prej besimtarëve e kuptoi me hirin e Shpirtit të Shenjtë virtytin ose mëkatet dhe gjithë gjendjen e tyre shpirtërore.
Te drejtët
Disa kishin fytyrë të bardhë si dëbora, kurse të tjerë të ndritshme si dielli. Kokat e tyre qenë të lyera me vaj dhe mira e të kurorëzuara me kurora të stolisura me ar që lëshonin erë manushaqe dhe trëndafili. Kishin veshje mbretërore të kuqe ose të porfirta. Të rinj të bukur i rrethonin me respekt duke u dhënë nder dhe lavdi. Këta ishin ata që kishin kaluar një kreshmë me lutje dhe agjërime dhe kishin parashijuar të mirat e Mbretërisë së qiejve. Nuk mundemi me sytë tanë truporë të shohim lavdinë që rrethon ata që kalojnë në mënyrë të virtytshme kohën e kreshmës. Andrea i lumur i shihte dhe gëzohej duke Iavdëruar Zotin për përparimin e tyre.
Pa përsëri i lumuri disa njerëz të tjerë të cilët ngjanin me të parët, sepse qenë të bardhë si dëbora dhe shndrisnin si rrezet e diellit. Sipër tyre prehej Shpirti i Shenjtë, sepse qenë të pastër dhe të virtytshëm dhe jetonin larg kurorëshkeljes, imoralitetit dhe çdo fjale të pamend, kungoheshin çdo ditë me misteret e kulluara jetëdhënëse. Pa edhe njerëz të veshur me veshje të arta dhe madhështore. Sipër kokave të tyre fluturonin pëllumba që spërkatnin e lyenin me vaj rrobat e tyre. Vinte prej tyre një aromë si miro erëmirë dhe si temian, e ajo aromë arrinte deri tek pëllumbat që s’ishin gjë tjetër veçse engjëjt e Perëndisë. Ata ishin njerëz që u dhanë bukë të uriturve, që ndaluan të bëhen krimet, që paguan borxhin e të tjerëve, që e ndanë pasurinë e tyre tek të varfërit. Ata nuk e dorëzuan kurrë veten e tyre në kurvëri dhe kurorëshkelje, komunikonin gjithnjë me Perëndinë dhe qenë të përulur. Ishin të pikëlluarit, sipas Pavlit, të lumurit dhe të privuarit me dëshirë rtga të mirat tokësore.
Pa përsëri disa të veshur me rroba shumë të çmuara dhe me fytyra të gëzuara të cilët i pasonte një vajzë shumë e bukur. Kishte në kokë një kurorë të çmuar dhe qe, siç thoshin, vajza e mbretit; në të vërtetë dukej sikur qe motra e tyre. Ajo i ngushëllonte dhe ua spërkaste fytyrat me vaj. Ata qenë besimtarë që shkoniri në burgje dhe ngushëllonin të burgosurit me të mirat e tyre. Kishte gjithashtu edhe të krishterë që jetonin paqësisht dhe nuk mungonin kurrë në kishë. Dashuronin fjalët e Zotit, të nderuarat dhe të shenjtat dhe të pastërtat "më të ëmbla se mjalti dhe dylli" dhe që hanin bukën me lavdërim e jo me blasfemi dhe llafazanëri.
Mëkataret
I lumuri pa edhe njerëz me fytyrë të nxirë dhe rroba të ndyra, që përsipër kishin gjarpërinj dhe qentë loznin nëpër këmbët e tyre. Në trup u vareshin gjarpërinj që thithnin papastërtitë të cilat rridhnin nga goja e tyre dhe jo vetëm që nuk i përzihin, por i ruanin me kujdes. Në këmbë kishin bretkosa
dhe zvarranikë të cilët paraqisnin pasionet e tyre, gjë që paraqiste një pamje të tmerrshme. Zotit i shkaktonin neveri të thellë dhe largohej prej tyre, kurse engjëjve të shenjtë të cilët ruanin shpirtet e tyre, dëshpërim dhe alarm.
Këta qenë plangprishësit, homoseksualët, kurorëshkelësit dhe të pavendosurit bashkë me argjendashësit. Keta njerëz thithnin si derrat papastërtitë e mëkateve të tyre duke mos patur frikë Perëndinë dhe engjëjt. Nuk kanë mëshirë për shpirtrat e tyre, nuk llogarisin ditët e kreshmëve të shenjta, i urrejnë, i shmangen dhe i quajnë gjëra të rënda. E ndërsa të urtët përpiqen e luftojnë për të shpëtuar shpirtin e tyre, ata e kalojnë jetën pa patur frike. Vjedhin, janë grykës nuk kanë frikë gjykatësin dhe gjithë gjymtyrët janë dorëzuar djallit.
Janë robëruar nga vullneti i tij, prandaj atje prehen dhe çlodhen mihësit e djallit bashkë me ushtritë e tyre. Gjarpërinjtë paraqesin djajtë që gëzohen, kur dikush bie në mëkatin e neveritshëm të homoseksualitetit.
Shenjtori nuk shikonte vetëm burra në këtë gjendje, por edhe gra. Eshtë gjë e tmerrshme pasioni i kurorëshkeljes dhe ndëshkimi, për këtë gjë, është shumë i rreptë zë vend të dytë pas vrasjes, ashtu siç thotë dhe ligji hyjnor. Pa gjithashtu shenjtori edhe disa që qenë të zinj dhe me sy të kuq. lytyra e tyre ngjiste me një tigan të djegur, aq shumë qenë nxirë.
Disa etiopianë i godisnin, pa mëshirë, me kamzhik, ndërsa i kishin lidhur me litar nga gryka dhe mbanin thika të mprehta. Disa eitiopanë të tjerë i godisnin me drunj të zjarrtë që të ecnin më shpejt. Sipër tyre ishte mbishkrimi "Magjistarë, helmonjës dhe mashtrues". Kjo pamje solli tek shenjtori hidhërim dhe frikë. Shkoi diku, veçan, dhe qau hidhur.
Pa dhe disa njerëz të tjerë që po ecnin lakuriq dhe të zinj në fytyrë. Në duar kishin thika të përgjakura dhe siper kokave kishin nepërka gjithë inat dhe zemërim. Çdo kokë ngacmonte prenë e saj, derisa kënaqte dëshirën. Ata njerëz qenë pa ndjenja dhe pa mend, dukeshin të pikëlluar dhe të turbulluar brenda në shpirt. Këta qenë vrasës, rrëmbyes dhe kurvarë dhe ngacmoheshin prej këtyre kafshëve pa shpirt e nuk gjenin pendim.
Pa gjithashtu edhe disa të veshur me rrecka që shoqëroheshin nga shumë gra. Trupat e tyre qenë plot me gjemba, rreth tyre vinin vërdallë zvarranikë të tmerrshëm, bretkosa, minj, breshka etj.
Këta qenë inatçorët dhe zemërakët, të hidhëruarit dhe ata që bënin të vuanin në mënyrë ç’njerëzore shërbëtorët e tyre dhe pastaj i linin të vdisnin.
Pa dhe shumë të tjerë të zhytur në tym, që sipër dhe gjer poshtë, kishin fytyra të neveritshme gjithë helm, të nxirosura prej djajve. Nepërka dhe bolla ua zinin sytë dhe veshët për të mos parë dhe dëgjuar leximet dhe misteret e shenjta. Sipër tyre qe shkruar "inatçi". Nga flegrat e hundës u dilte helm nëpërkash, akrepash dhe zvarranikësh, që mbushte ajrin dhe mbushte edhe shpirtet e të tjerëve me aq hidhërim, sa ata humbin edhe jetën e tyre.
Këta janë ata që rrezikojnë jetën e tjetrit: ndjellakeqtë, krenarët, fjalëkeqët, blasfemuesit, shpifësit dhe gjithë ata që paragjykojnë dhe gjykojnë mëkatet e të tjerëve, sikur të jenë vetë të pafajshëm nga çdo krim. Kur shkoi e gjithë turma, i lumuri u çua dhe u lut, sepse qe prekur shumë. Sapo mbaroi, dëgjoi një zë hyjnor.
- Përse u turbul love Andrea dhe u rrëzove përdhe nga gjithë këto që dëgjove e pe? Unë shoh të bëjnë të tilla e më të këqia në gjithë jetën e tyre. I duroj dhe pres pendimin e tyre.
Shenjtori u habit dhe iu përgjigj:
~ Mirë the, o Zot, por ne jemi zhytur thellë në mëkat dhe çdo lloj papastërtie dhe nuk jemi të denjë të quhemi njerëz, sepse u bëmë pbrsi kafshët pa mend.
Njëherë takoi një të pasur dhe i tha:
- Më jep diçka.
- Nuk kam, - iu përgjigj ai.
- Mirë tha guri i qoshes, - i tha oshënari, - që vrima e gjilpërës nuk të nxë.
- Me të vërtetë, o i marrë, ekziston vrima e gjilpërës e cila të çon në mbretërinë e qiejve?
~ Je shëndoshur dhe je fryrë nga paudhësitë e tua, - u përgjigj shenjtori, kurse vrima që të shpie atje është e ngushtë dhe të mundon shumë. Të pasurit e dheut nuk do të kalojnë nga ajo. Gomari që hedh shkelma në rrugë të gjerë nuk do të kalojë nga rruga e ngushtë.
Qeshi i pasuri me ato që dëgjoi dhe tha:
- Mund të jesh i marrë, por fjalët e tua qëlluan në shenjë.
~ Më jep një monedhë të artë, sepse jam i varfër, - i tha përsëri shenjtori.
~ Nuk kam, - iu përgjigj ai.
~ Jepmë, atëhere, një monedhë prej argjendi.
- E si të të jap, kur nuk kam.
- Jepmë një të bakërt apo një copë bukë.
Këto i tha i lumuri se ndoshta do të ndjente ndopak mëshirë kopraci.
~ E di ti se sa shpenzime kemi ne të pasurit, ~ iu përgjigj ai. ~E nga ta dish?
~ Në zgjua ndodhen bletët, ~ iu përgjigj shenjtori. -Disa hyjnë dhe disa dalin. E njëjta gjë ndodh edhe me foietë e milingonave, por të pasurit janë të pangopur si deti dhe si ferri.
Në këto fjalë e sipër i pasuri filloi të kundërshtojë dhe kështu nuk fitoi asgjë shpirtërore. Shenjtori u prek nga kjo gjë dhe filloi duke thënë me vete: mundemi ne zemërgurët të shohim fytyrën e Zotit? Çfarë ndërgjegje të lëkundur dhe vullnet të brishtë që kemiT Sillemi ndaj Perëndisë së shenjtë si gur të pashpirt dhe nuk e dimë se jemi caktuar të jetojmë diku gjetkë.Çfarë shfajësime do të paraqesim ndaj atij gjykatësi të drejtë? Por le të vazhdojmë punën tonë shpirtërore dhe le të lëvizim gurin e mullirit, sepse nuk ndodhemi larg prej burimit të ujit të jetës dhe ushqimit të preferuar. Ec pra, o shpirti im, me përulësi si ai gomari që mbajti Zotin. Të mos e lemë pas dore punën tonë shpirtërore, që, kur të vijë dita e fundit, të rrëmbehemi edhe ne sipër reve e të dalim përpara Zotin tonë.
Pastaj nisi të rendë dhe të hedhë shkelma. Kalimtarët dhe ata që ishin ulur në dyqanet e tyre, duke e parë të kërcente kështu, thoshin:
- O budalla lidhe gomarin.
~ Varrosni gomerët tuaj, varrosini se do të ngordhin, - u përgjigjej ai.
Ishte sikur t’u thoshte: Gomari im edhe pse hedh shkelma jeton me besë, kurse ata tuajtë janë të ngordhur nga mëkati dhe janë shpërbërë në dhe. Duhet t7i varrosni, se po qelben erë e ka rrezik që të infektojnë dhe të tjerët.
Në atë periudhë djalli u hodh në luftë me arrogancë kundër Epifanit. Djalli i imoralitetit e luftonte me mani për ta mposhtur. I riu u alarmua nga frika se mos ndotej në llumin e mëkatit. Mbante kreshinë, lutej dhe bënte agripni tej mase duke iu përgjëruar Perëndisë të mos pësojë të keqe të tillë, por tundimi nuk e linte të qetë.
mëkat. Madje demoni shndërrohej në gjumë në grua dhe e tundonte të flinte me të.
Sa herë që kishte zjarrmi dhe fantazira, çohej dhe lutej se nuk mund ta duronte dot tundimin. Ai bënte metani dhe kërkonte mëshirën e Perëndisë. Pas lutjes hante tre grushta me kripë, hidhëronte gjuhën dhe ë detyronte trupin të duronte hidhërimin. Në këtë mënyrë provonte pak lehtësim nga lufta. Njëherë ra në ekstazë dhe pa demonin e kurvërisë. Ngjante me një derr që zhgërryhej në jashtëqitje njerëzore dhe binte erë të tmerrshme. Përballë qëndronte një i ri i veshur në të bardha i cili mbante një kupë me pije të përvëluar dhe duke e rrahur e detyronte që ta pinte, por demoni duke mos duruar djegjen e madhe që i sillte gota, e pyeti:
~ Përse më detyron të pi këtë gotë?
- Sepse e detyrove Epifanin të hidhëroje të përbrëndshmet e tij me kripë, - u përgjigj engjëlli. Duhet në përputhje me ligjin e drejtë të Perëndisë të ndëshkohesh.
- Mjerë unë, o ati iml ~ thirri i ziu. Doja të të shërbeja, por rashë në fatkeqësi të madhe. Ah më dhunove, më dhunove Nazareas, ma dogje trupin.
~ Demoni e piu gotën me dhunë, u hidhërua jashtë mase dhe u largua i hidhëruar. Ndërkaq Epifani u kthye në gjendjen e mëparshme. Lavdëroi njeridashjen e Perëndisë dhe u tall me djallin dinak.
Dobia e tundimeve
Disa ditë më vonë pasi po kthehej nga kisha, u takua me Andrean e lumur nën një strehë. Shenjtori, sapo e pa, rendi pranë dhe i tha Epifanit:
- Dele e kopesë tënde jam, të kripurit e pëlqej dhe kripën ha.
- As edhe kjo nuk i shpëtoi vëmendjes tënde, at! ~ tha i riu shumë i çuditur. Fo përse nuk më ndihmove? Për pak sa nuk u mposhta prej luftës që më bëri i ligu.
- Por si do të provohet ushtari, nëse nuk ndeshet në luftë,
- u përgjigj shenjtori. Si ta dijë Perëndia se ti e do, në qoftë se nuk të shikon të luftosh me djailin dhe ta shkatërrosh? Si do të marrësh pagë, në qoftë se nuk hidhërohesh dhe nuk provon tundim dhe sulmet e djajve? Njerëzit, sa janë në këtë botë7 përpiqen, luftojnë, pikëllohen dhe durojnë tundime që? kur të vdesin, të kenë diçka të mirë për ta ruajtur në ditën e tmerrshme të gjykimit. Ata që në jetën shpirtërore janë të vdekur dhe të verbër, të errësuar e jo të përparuar, ata flenë duke e shijuar gjumin dhe ndjekin ku janë marrëzitë, ata që pijnë e këndojnë, që u bien veglave muzikore dhe u nënshtrohen lehtë dëshirave trupore. Perëndinë as nuk e llogarisin dhe as e kuptojnë. Dëgjojnë djallin dhe kryejnë gjithnjë vullnetin e tij të lig. Ai i konsideroi miq dhe shërbëtorë të tij, prandaj u dhuroi kënaqësitë e kësaj bote të kalbur. Por mjerë ,ata që nuk e dinë se çfarë pikëllimi i pret. Tundimet që durove, biri im, do të kthehen në ëmbëlsi, sepse, sa më shumë duron e i reziston luftës trupore me trimëri, aq shumë kurora të thuren dhe shpërblimi yt rritet. Mos neglizho, por duro të mos humbësh as shpërblimin, as parajsën. Sot a nesër kjo botë do të shkrihet dhe gjithçka do të mbarojë si ëndërr.
Gjithçka transformohet, por ne tallim veten tonë dhe nuk mundemi të durojmë sadopak tundimet. Nuk e di që të shumta janë mundihiet e të drejtëve, por Zoti i çliron nga të gjitha (Psalm 34:19).
Duhet të lutemi ditë e natë pa pushuar dhe të luftojmë për të plotësuar urdhërimet e tij. Mos u skuq prëj turpit, kur të sulmon djalli. Të gëzohesh, të ngazëllehesh dlic të dish se, në qoftë se nuk piqesh nga tundimet, nuk mundesh të paraqitesh si bukë e ëmbël tek Perëndia. Këto fjalë i tha shenjtori dhe Epifani duke e lavderuar Perëndinë vazhdoi rrugën e tij.
Vdekja e dhjakut kurorëshkelës
Kur u kthye Epifani në shtëpi erdhi aty një i ri dhe i tha:
~ Zotëria im, Rafaeli yt i dashur u sëmur dhe kërkon që ta vizitosh, por eja shpejt, sepse është në grahmat e fundit të tij. Ndoshta nuk do të arrish në kohë.
Ai u përlot dhe e ndoqi pas lajmëtarin. U ul pranë të sëmurit dhe pa se, në të vërtetë, ai ndodhej në çastet e fundit të jetës. Meqenëse e donte shumë, qau për shumë kohë.
Kur pushoi së qari, i sëmuri nisi agoninë dhe filloi të bërtasë e të vajtojë aq shumë, saqë trembi ata që i rrinin pranë. U tremb edhe Epifani, prandaj e pyeti se çfarë kishte ngjarë? Rafaeli, për një çast, erdhi në vete dhe duke e parë i tha:
- Mjerë unë, o vëlla i dashur. Gjithë punërat e mia shpirtërore i shpërndanë demonët. Kur rashë në letargji nga temperatura e lartë i pashë që peshonin bashkë me engjëjt veprat e mia. Jam i sigurt se nuk do ta ngre banesën time me të drejtët, por do të dergjem në zjarrin e jashtëm. I pashë engjëjt e shenjtë që po largoheshin të pikëlluar. Bile një prej tyre kthen kokën mbrapa nga unë dhe më tha:
~ "Mjerë ti që e kalove jetën pa u kujdesur".
Ndërsa dhjaku po thoshte këto, djalli u nxeh aq shumë, saqë nisi të ngacmojë dhjakun që filloi të thërrasë dhe të nxjerrë fjalë të pahijshme nga goja. Epifani qante dhe luste me lot Perëndinë që ta mëshironte mëkatarin e të mos e dënonte. Satanai që ndodhej aty e kuptoi se Epifani po lutej për të sëmurin. U inatos aq shumë, sa i ngriti kurth Epifanit, por Epifani e kuptoi dhe ia prishi planet. Pas kësaj satanai e ktheu gjithë inatin e tij mbi të sëmurin, i cili filloi të shkulë mjekrën dhe ta nxjerrë jashtë gjuhën. Pastaj u ngrit nga krevati e filloi të blegërinte si dhi e të lehte si qen stani kundër atyre që ndodheshin pranë. Një frikë e madhe pushtoi të afërmit, kur panë djallin të bënte ashtu.
- Si është e mundur që Satanai fitoi kaq shumë të drejta mbi të duke e munduar në të tillë gjendje.
- Vëllezër nuk mund të them asgjë, - u përgjigj ai. Ndoshta gjendet i robëruar nga ndonjë pasion të cilin nuk e ka rrëfyer apo nuk është penduar. Dhe ata që nuk pendohen bëhen pre e djallit Në çastin kur i sëmuri po hiqte gjithë ato mundime dha shpirt e l mbylli sytë.
Asnjë nga ata që është i lidhur me kënaqësitë trupore nuk është i denjë...
Pas disa ditësh shenjtori takoi të riun i cili i tregoi se ç’kishte ngjarë me dhiakonin. E luti t’i tregonte se cila qe arsyeja që Kafaeli, kur ndodhej në fund të jetës, lehte si qen.
~ Ai o biri im, ~I tha oshënari, ~ ishte kurorëshkelës dhe njeri që mbante në mend të ligën’. E la gruan dhe mëkatonte, duke mos ndjerë frikë, me shërbyesen e vet. Edhe pse qe dhjakon nuk kishte frikë Perëndinë e frikshme dhe të paafrueshme. E ndiente mëkatin e tij, por nuk kishte fuqi të pushonte së kryeri. Shkelte kurorën, tallej me Misteret e Shenjta Jetëdhënëse dhe shkonte e bënte liturgji. Mendonte se kështu do të tallte Perëndinë.
Prifti dhe dhjaku që bëjnë gjëra të tilla janë të mallkuar nga Perëndia. Ai që kryen Liturgjinë duhet të jetë gjithnjë i pastër për ta kryer atë. Shërbëtorët e Perëndisë që janë të njollosur nuk pranohen prej Perëndisë e në sytë e Tij janë të urryer. Por, disa të krishterë këto gjëra së bashku me porositë të cilat na janë dhënë nga etërit, i konsiderojnë përralla. Prandaj mëkatojnë e kënaqin dëshirat e tyre duke mos menduar se gjithë këto që bëjnë do të shqyrtohen, me saktësi, në orën e vdekjes. Atë çast dërgohet në shpirtin e tij dragoi i egër dhe i hidhur, zoti i kësaj bote, shqyrton veprat djallëzore të tij dhe grindet me engjëjt e Perëndisë se çfarë tmerri e vdekje e tmerrshme i pret. Çfarë vajtimi, dhimbje që provojnë mëkatarët në ato çaste që s’mund të përshkruhen. Zjarri që është ndezur aty, prek edhe cënon edhe engjëjt e patrup të cilët ranë pas Satanait, domethënë demonët.
Kjo gjë ndodhi me mikun tënd Rafaelin. Ora e vdekjes e gjeti të papenduar dhe të parrëfyer. Erdhi dragoi dhe engjëjt e shenjtë shqyrtuan punërat e tij. Panë se shpirti ishte i njollosur, i kalbur dhe i lyer i tëri me papastërti dhe squfur. Kështu e fitoi djalli dhe e ndëshkoi siç donte. Prifti duhet të jetë i përpiktë dhe i pastër. Kur hyn në hierore i rënduar jo vetëm nuk ka dobi, por mbingarkon veten e tij më shumë.
Biseda e mësipërme e të riut me oshënarin u bë një ditë të dielë në mëngjes. Rastisi të kalonte aty një fisnik që po shkonte për në pallat. Sapo e pa Andrea i lumur, e kuptoi mëkatin që kishte bërë, para pak çastesh. Fisniku kishte rënë në mëkat me gruan e tij i nxitur nga i ligu. Shenjtori duke dashur ta shpëtojë i tha:
- E ndote, o i mjerë, ditën e Ngjalljes së Zotit dhe po shkon tani të ndysh pallatin. Fisniku nuk mund t’u besonte veshëve. Shumë i çuditur u tregoi miqve të tij se i marri i kishte treguar mëkatin që kishte bërë. Disa prej tyre nuk e besuan, kurse disa të tjerë i thanë se këtë gjë atij ia kishte shfaqur djalli. Ndërkohë Epifani e pyeti i çuditur shenjtonn.
~ Çdo të thonë ato fjalët që i the zotërisë.
- Pashë këtë natë, biri im, një mbretëreshë
shumë të bukur me një emblemë mbretërore të stolisur prej margaritarësh dhe
gurë të çmuar që po qortonte fisnikun duke i thënë: ~ " Kurvar
01 rriivAM vi gjithë java për të kënaqur dëshirën tënde? Doje o i mjerë të më ndyeje mua, zonjën e ditëve të javës. Po, për Zotin tim Iisu Krisht në qoftë se nuk pendohesh të hënën, nuk të arrish do të shikosh as të mërkurën". Këto tha dhe u bë e padukshme. Më dhembi shpirti, mor bir, prandaj e qortova me shpresë se do të pendohet. Me ato fjalë që tha ajo la të kuptohet se do të kërkojë drapërin për të korrur, sepse që prej çastit që vdes një njeri as mund të mëkatojë as mundet të bëjë të mira. Kur shpirti ndahet nga trupi njeriu pushon së vepruari.
Një ditë i lumuri në një nga portat e qytetit, takoi një klerik të ri. E goditi duke i dhënë një dackë me gjithë forcën dhe i tha: ~ Kështu përpiqesh o i mjerë, për shpëtimin e shpirtit tënd? Nuk u ngope me llumin e kurvërisë, po u zhyte me dëshpërim dhe në kurorëshkelje. Në qoftë se nuk ndreqesh, do të shkrihesh për tre vjet nga temperatura dhe ethet. Këto tha dhe u largua duke e lënë gojëhapur klerikun me ato që tha. Në të vërtetë atë natë kishte rënë në mëkatin e kurorëshkeljes. Po qysh atëhere vendosi të pushojë së bëri ato veprime të turpshme. Përpiqej, në vazhdim, me kreshmë, lutje, agripni që të mëshirohej dhe që t7i faleshin mëkatet e tij.
Oshënari, pasi u largua prej portës së qytetit, shkoi në pazarin e madh i preokupuar, siç e kishte zakon, me punën e tij shpirtërore.
r.Ui. ....... e gurtë., pa një të ri i cili po dilte nga kisha e cila mbante emrin e këtij shenjtori. Me sytë e tij shpirtërorë pa që fytyra e të riut ishte e nxirë, kurse shumë demonë e shoqëronin para dhe mbrapa me shumë gëzim. Disa prej atyre kërcenin me pafytyrësi dhe trokisnin duart. Ata që kërcenin, këndonin bashkë me të tjerët në kor.
- Tani ky është i yni
- Pa shiko si na i ngjan pronarit tonë
~ Gllabërojeni gjithë jetën e tij
~ Shpirtin edhe trupin
- Kokë e këmbë është i yni dhe i atit tonë të lavdishëm
- Frikë asnjë nga ne nuk provon
~ Se Belzebulit trashëgimi i takon.
Të tilla gjëra po thoshin dhe gjithë inatin e tyre po e nxirrnin duke u tallur. Kishin marre vesh se ditën tjetër do te vdiste dhe po gëzoheshin për fatkeqësinë e tij.
I lumuri po ndiqte nga afër. I dhimbte shpirti, kur po shikonte se po i afrohej vdekja e atij të mjerit dhe se do të dënohej në ferr. Demonët i vinin vërdallë se që në rini e kishte dorëzuar veten në kurvëri dhe çfarëdo lloj ndyrësie. Për më tepër ishte i robëruar nga mëkati i rëndë i sodomitëve. Ai nuk shkonte në kishë as për fu lutur dhe as për t’u kunguar me Misteret e Kulluara. Nuk e shqetësonin aspak gjërat e mira shpirtërore po gjithmonë ato truporet dhe djallëzoret.
E harxhoi gjithë jetën e vet duke kaluar me kurvat, pijanikët dhe qeflinjtë. Kur po shkonte për në shtëpi, Andrea e ndoqi për të mësuar se ku banonte. Ditën tjetër shkoi përsëri aty për të parë se çdo të ngjiste. Ë pa të mbështjellë nga thonjtë e vdekjes, madje po bënte edhe ca lëvizje të shëmtuara që e kishte zakon t Ji bënte, kur donte të gëzohej. Rreth tij po qëndronin shumë miq të afërm dhe fqinj të cilët po vajtonin.
I mjeri ose më mirë djalli që kishte robëruar shpirtin, fliste pa pushim duke thënë fjalë të pahijshme. I lumuri Andrea pa të hynte e të dilte në gojën e të sëmurit djalli herë si mi e here si gjarpër, duke lehur si qen ose duke mjaullitur si macet. E shtrinte dorën deri tek oturaku dhe hante jashtëqitjet e veta. Por, sa më shumë i afrohej fundit, fuqitë e tij u dobësuan dhe spazmat e tij u pakësuan. Pas gjithë këtyre sfilitjeve arriti vdekja. Ishte një vdekje e hidhur se gjatë gjithë jetës së tij nuk ishte penduar, nuk kishte dhënë lëmoshë dhe nuk kishte bëre ndonjë veper tjetër pendimi. Kështu shpirti i tij zbriti në ferr dhe në errësirat e jashtme.
Gruaja e tij besimtare tregon se si i riu e kaloi jetën
Pas varrimit disa të afërm u kthyen në shtëpinë e tij për të ngushëlluar gruan.
Duke diskutuar rreth jetës së tij thoshin se qe gojëlig, llafazan dhe cilado grua e cila i binte në dorë nuk lirohej dot, nëse nuk kënaqte dëshirën e tij.
~ Qysh prej ditës së martesës sonë nuk shkoi më në kishë, nuk u lut, nuk bëri kryqin dhe as nuk u kungua ndonjë herë, por vetëm e dorëzonte veten në kurvëri. Në qoftë se ndonjëherë merrja guximin dhe e pyesja ku kishte qenë, rrëmbente shkopin dhe më rrihte. Më ka torturuar dhe më ka bëre shumë të këqija.
Pardje sikur u zbut me shpirt paksa. Në darkë erdhi pranë meje dhe nisa ta këshilloja. Kur po i flisja u prëk dhe më tha: "C’do të bëj". Dua që të vish nesër në kishën e Shën Tirsit, që feston, të ndjekim bashkë Meshën dhe të Kungohemi me misteret që të ndriçohemi dhe të shpëtohemi. Kështu, edhe për një ditë, ti do tëjesh një i krishterë. Ndoshta Perëndia mbjell në zemrën tënde frikën e pastaj pendohesh e ndryshon. Ai më premtoi që do të bindej. Në mëngjes shkuam në kishën e Shën Tirsit. Ndërsa unë po lutesha, ai filloi të tallej me Shën Tirsin dhe njerëzit të cilët ndodheshin aty duke? mos u përkulur për të nderuar. Bile as kryqin nuk e bëri. Qëndronte me duar mbrapa dhe tallej me njerëzit.Kur mbarova lutjen time, u ktheva dhe i thashë: "Or ti që nuk e ke frikë Perënd inë, përse qëndron si një statujë e pashpirt? Përse nuk gjunjëzohesh? Përse nuk e bën kryqin? Kaq shumë u ngurtësua zemra jote, aq sa qëndron këtu si një i pabesë? Mirë Perëndinë nuk e ke frikë, por njerëzit nuk i nderon sadopak?"
Atëhere ai m7u përgjigj: "Ku duhet të lutem, më thuaj". Ia tregova ikonën e shenjtorit dhe i thashë:"Këtu lutu". Ai përbuzi ikonën dhe më tha: "C’fuqi mund të ketë një mur i pashpirt dhe i pandjeshëm? C’mashtrim dhe pandjeshmëril Në çfarë mund të më ndihmojë? E, mur, ty të flas, ndihmomë!"
Këto tha dhe doli prej kishës. Mua më pushtoi një tmerr dhe një frikë për blasfeminë e tij. Nisa të lut me zjarr martirin që ta mëshirojë e të mos ta ndëshkojë për këtë mëkat.
Kur po lutesha, rashë mënjëhere në ekstazë dhe dëgjova një zë i cili vinte prej ikonës së shenjtorit. ~Unë kam dashur ta ndihmoj, por Perëndia u zemërua kundër tij dhe nuk e fal. Bile urdhëroi të vdesë nesër që të zhduket trupi i tij e mos qëndrojë më mbi tokë. Do ta kuptojë se cila është lavdia e martirëve dhe shenjtorëve, kur të ndodhet brenda në zjarrin i cili nuk shuhet kurrë. Pas mbarimit të Meshës Hyjnore erdha në shtëpi menjëherë, dhe e gjeta që kishte temperature.
Ky rrëfim shkaktoi frikë dhe tmerr tek të gjithë.
~ Me të vërtetë Perëndia nuk fshihet Urdhërat dhe porositë e tij nuk mund të shfuqizohen. Ai e shpërblen secilin sipas punëve që ka bërë.
Këto, të dashurit e mi, nuk i dëgjova vetëm prej gojes se shenjtorit, por dhe prej vetë gruas e cila i tregoi këto për dobinë e shpirtrave tanë. Të gjithë këto gjëra i tregoi që t’i kemi frikë
Zotit, që fi largohemi kurvërisë, të kërkojmë përdëllimin, pendimin dhe mëshirën e Krishtit për t7i shpëtuar dënimit. Gj ithashtu kjo gjë përbën një mësim të madh për ne që të mos t’i përbuzim shenjtorët, lipsanet dhe ikonat e tyre të shenjta.
Vegimi i Varvarës së virtytshme
Njëherë shenjtori po shëtiste pranë tregut të qytetit, pranë shtyllës të cilën e ka ngritur si monument Kostandini i madh. Sipër asaj Perandori kishte ngritur një statujë dhe në baza kishte vënë gozhdët e nderuara që shpuan trupin e shenjtë të Zotit, për të qenë qyteti i mbrojtur nga çdo lloj fatkeqësie. Në atë moment një grua e virtytshme ra në ekstazë, iu hapën sytë e shpirtit dhe pa të lumurin Andrea i cili dukej si një shtyllë e zjarrtë në mes të turmës së qytetit. Ndërkaq aty në shesh disa të pamend e rrihnin shenjtorin, disa e tërhiqnin, kurse pjesa tjetër e shikonte haptas me neveri dhe thoshin:
- Zot, mos rëntë kjo fatkeqësi as tek armiku ynë.
Mbrapa i pasonin demonët, të cilët dëgjonin ato që thuheshin dhe shtonin:
~ Makar e dëgjoftë Perëndia lutjen tuaj e mos pastë tjetër të ngjashëm më të, sepse asnjë nuk na e dogji zemrën dhe nuk na e plagosi sa ky i poshtri. Ky ishte shërbëtor ca kohë më parë, nuk nënshtrohej dhe filloi të bëjë si i marrë duke u tallur me njerëzit.
~ Mëkati që bëjnë, që e rahin kot, do ta kenë për ngushëllim. Kur të vijë ora e vdekjes do t’i akuzojmë para engjëjve të Perëndisë për këtë veprim dhe ato nuk do të gjejnë fjalë për t’u shfajësuar. Shenjtori i dëgjonte këto me anën e Hirit të Shpirtit të Shenjtë dhe ua prishi planet që kurdisnin.
~ Nuk keni të drejtë, - i tha, - të mendoni kështu, sepse e luta Krishtin të mos u llogaritet kjo gjë si mëkat.
Ata nuk dinë se ç’bëjnë dhe kjo nuk u llogaritet si mëkat.
Ndërsa gruaja po shikonte këto gjëra, ngriti sytë në qiell dhe pa një tufë të madhe dallëndyshesh, të cilat zbrisnin prej qiejve duke kënduar dhe cicëruar. Në mes të tyre ndodhej një pëllumb i bardhë që shkonte në'drejtim të shenjtorit. Në gojë mbante një degë ulliri e cila shkëlqente si ar dhe i tha shenjtorit me zë njeriu:
- Pranoje këtë degë! Ta dërgon Ati i Gjithëfuqishëm, Zoti Savaoth nga parajsa e mirësisë meqë je i dashur, zemërmirë dhe i butë sikundër edhe Ati është i durueshëm i shumëmëshirshëm. Do të të lavdërojë akoma më shumë Perëndia dhe do të lavdërohet akoma më shumë Emri i Tij për shkakun tënd, meqë kërkove të mos u llogaritet si mëkat asnjë veprim atyre që të pikëllojnë dhe të bëjnë keq.
Sapo tha këto, u ul sipër kokës së tij. Ishte i gjithi i rrethuar prej një lavdie të madhe e cila ndriste si ar i kulluar, kurse sytë i ngjanin si margaritarë të çmuar dhe këmbët i qenë mbuluar me ngjyrë të kuqe.Sipër kokës së tij ishtë një kryq i bërë prej lulesh dhe rreth e rrotull tij cicërinin dallëndyshet. Duke parë gjithë këto gjëra, shpirti i asaj gruas u prek e mbeti i çuditur. Nga brendësia e shpirtit të saj thirri:
- Sa i mirë je, o Perëndi. Ekzistojnë ndriçues të tillë mbi tokë dhe ne të mjerët nuk e dimë.
Shumë herë donte të tregonte tek të tjerët ato që pa, por e ndalonte një forcë hyjnore, fillonte të dridhej dhe nga frika që ndjente heshte. Një ditë e takoi i lumuri dhe i tha:
~ Ruaje këtë të fshehtë Varvara dhe mos ia trego asnjeriu këto që pe, derisa të jem larguar nga kjo botë dhe të shkoj aty ku kanë tendat e tyre, të drejtët.
~ Edhe të dua nuk mundem të flas, shenjtor i Perëndisë. Më pengon një forcë e padukshme dhe më zë një frikë dhe tmerr që më paralizon.
Epifani u sulmua për herë të dytë nga demoni i kurvërisë. Kaq shumë e kishin zili demonët, saqë djalli dërgoi qindëshin e tyre për ta kredhur në dëshpërim. I riu i dëshpëruar dhe i mërzitur prej sulmeve te tmerrshme të demonëve kërkoi dhe gjeti Andrean e lumur dhe, pasi i tregoi për sulmet e 'reja që po vuante, e luti ta lehtësojë prej barrës së hidhur. Shenjtori me mirësinë që e karakterizonte si fëmijë i vogël i tha:
- Epifani im i dashur, ka rënë në mendime robëruese krenarie dhe dragoi u ngrit kunder nesh., Kjo gjë u lejua për ne që të kuptojmë se pa ndihmën e Perëndisë nuk kemi aspak forcë që të përballojmë ligësinë e dëmonëve. Të gjitha na dhurohen nga mirësia e Perëndisë: fitorja, burrëria, lutja, kreshma. Çdo gjë të mirë që ne arrijmë, e arrijmë me ndihmën e Perëndisë, është dhuratë e mirësisë së Tij. Zoti tha: "Pa mua nuk mund të bëni asgjë" (Joani 13:6).
Tani dëgjo këshillat e mia dhe bindju atyre. Nesër të shkosh në kishën e martirit të madh Akakiu. Atje do të vij edhe unë me frymën time dhe do ta lusim të dy martirin të ndërmjetojë tek Zoti ynë Krishti për problemin tonë. Jam i sigurtë se do të dëgjohet lutja e tij dhe do të çlodhet shpirti ynë, sepse Shën Akakiu ka një nder të madh tek Zoti se për hir të Tij duroi burrërisht martirizimin dhe e derdhi gjakun për Të.
Por kur të qëndrosh pranë tij, kujdes se mos nis nga llafazanëritë. Lute me zemër të thyer dhe lot, lute me psherëtima e fjalë të pikëlluara dhe jam i sigurt se do të shohësh shumë shpejt lavdine e Perëndisë dhe do të bëhen të gjitha siç të thashë. Epifani i bëri një metani shenjtorit e puthi dhe iku.
Në kishën e Akakiut
Ditën tjetër në mëngjes ne kishën e Shën Joan Pagëzorit bëhej meshë. Epifani pa ngrënë asgjë shkoi në kishën e Shën Akakiut. Në orën shtatë fë pasdites, kur portat e kishës ishin të mbyllura, ai qëndroi në narteksin e kishës dhe luti me lot martirin ta dëgjonte kërkesën e lutjes së tij. Për pak u dëgjua këmbana dhe dyert u hapën për mbrëmësoren. I pari hyri Epifani dhe iu afrua dhomës së lipsaneve duke u lutur me lot në sy dhe duke thënë:
- Shenjtor i lavdishëm i Zotit, martir i dashur dhe i çuditshëm, mëshiromë mua të sëmurin, të mjerin, të pikëlluarin e të vuajturin prej mëkateve të mia të shumta. Pastromë, lehtësoma dhimbjen dhe plagët. Shiko se si u tërbua demoni, gjarpri i helmatisur. A e pe si u orvat të më gremisë në llumin e kurvërisë? Mos nguro më, i dashuri im, shiko lotët e mi të hidhur. Largoje atë me anën e ndërmjetimit tënd. Si ushtar i zgjedhur i Krishtit, ke forcën të përmbushësh kërkesat e atyre që të lusin. Sapo mbaroi, pa të dilte nga arka e lipsaneve diçka e shndritshme që e rrethoi menjëherë të gjithin dhe e ngrohu. I riu mirënjohës e kuptoi se e mbuloi dashuria dhe mirësia e shenjtorit dhe, pas pak, ndjeu një aromë zambakësh dhe miroje të çmuar. Një zë i ëmbël i tha:
- Lutjen tënde e dëgjova. Andrea ndodhej këtu para disa çastesh dhe m’u lut për ty që të të ndihmoj. Shko i qetë, sepse unë kam për ta lutur Zotin për ty dhe besoj se Ai nuk do ta kthejë lutjen time të përulur.
Epifani i mrekulluar nga mrekullia e shenjtorit i tha:
- Të lutem martir i madh i Krishtit, të vijë sa më shpejt përgjigja e lutjes sime. Jam aq shumë i lumtur, saqë të lutem përsëri mos më privo nga lumturia të të shikoj edhe një herë, qoftë edhe në gjumë, sepse kjo gjë më jep forcë dhe gëzim.
Vegimi i Shën Akakios
Këto gjëra tha dhe pasi puthi arkëzën ku ndodheshin lipsanet e shenjtit, shkoi në shtëpi. Hyri në dhomën e tij, lexoi shërbesën e orës së nëntë dhe të mbremësores dhe ra për të fjetur. Sapo e kishte zënë gjumi, kur pa të hynin në dhomë një shoqëri të rinjsh të veshur me rroba të bardha, të kuqe dhe të verdha, Në mes të tyre qe edhe martiri i madh i Krishtit, Akakios plot gjallëri, i ri në moshë, me mjekrën që sapo po i kurorëzonte faqet të cilat i ndrisnin si margaritar. Ai i tha Epifanit:
~ E dëgjova lutjen tënde dhe ia parashtrova Zotit Krisht çështjen. Ai ma la mua në dorë këtë punë që ta rregulloj, siç mendoj, prandaj dragoi që të tremb do të largohet
Në kohën që po fliste këto fjalë nxorri nga gjoksi një enë të artë të mbushur me një lëng të kuq, i cili vetëm kur e shikoje të linte një përshtypje mjaft të këndshme.
Shenjtori ia dha ta pinte të gjithën dhe, kur Epifani e mbaroi, i tha:
~ Shko në paqe.
Pasi tha këto fjalë, u zhduk dhe Epifani u zgjua nga ëndrra shumë i gëzuar dhe i lehtësuar nga dëshpërimi që e kishte pushtuar. Falënderoi me lot në sy Perëndinë dhe shenjtorin e tij që e ndihmoi e, pasi mori me vete katër meshë, vaj, temian dhe qirinj, shkoi në kishën e shën Akakiut
Sapo hyri në kishë, i doli para vetë shenjtori duke buzëqeshur dhe duke i thënë:
- Dëshiroja shumë të të shihja Epifan i dashur, sepse sjellja dhe jeta e tëvirtytëshmeve janë shumë të pëlqyeshme për miqtë e Krishtit. Nuk kënaqem nga dhuratat sa kënaqem nga lutja jote e pastër dhe nga përulësia që ke. Dua që të kujtohesh për miqësinë e ngushtë që na lidh dhe të vish shpesh këtu. Do të jem miku dhe shoku yt në gjithë jetën tënde, do të konsideroj mikun tim personal dhe shokun e shtrenjtë. Emrin tënd e kam shkruar këtu në të djathtë, poshtë amvonës. Zoti ma besoi mua përkujdesjen për Ty. Të vish më shpesh këtu se do të kesh bekimin e Perëndisë dhe mbrojtjen time. Këto tha martiri, kurse Epifani po e shikonte me përgjëratë dhe habi.
Një nga ata që shëfbenin në kishë duke e parë me sytë e fiksuar tek amvona mendoi se do të kishte rrjedhur.
- Sa keq, ~ tha i hidhëruar, ~ kaq i ri dhe i bukur e të jetë i marrë. Kur martiri u largua Epifani doli jashtë dhe nisi të lutej duke shëtitur rreth kishës. Në fund, pasi mori pjesë në Liturgjinë Hyjnore dhe u kungua me Misteret e Kulluara dhe Jetëdhënëse u largua për në shtëpi i gëzuar për miqësinë dhe për ndihmën aq të shpejtë të shenjtorit. Me ndermjetimet e Andreas së lumur u çlirua nga ajo luftë e tmerrshme. Falenderoi Perëndinë, martirin e shenjtë Akakio dhe Andrean e lumur. Qysh atëhere shkoi shumë shpesh në kishën e martirit duke marrë bekimin e ndërmjetimit të tij.
Në manastirin e Shën Saros, që gjendet pranë kishës së Vllahernës, po bëhej një agripni. Epifani shkoi aty bashkë me shërbëtorin e tij dhe gjeti Andrean tek tallej, siç e kishte zakon.
Zakonisht Epifani herë qëndronte deri në mesnatë dhe herë gjer në mëngjes. Ora shënoi katër e natës, sipas orës bizantine, kur Andrea pa Hyjlindësen të hyjë në kishë, nga dera kryesore, e kishës, dhe të shkojë drejt Altarit.
Dukej shumë e gjatë dhe shoqërohej nga shumë shenjtorë të veshur me të bardha. Në mes të tyre binte në sy shën Joan Pagëzori dhe shën Joan Theolcgu të cilët rrinin në të djathtë dhe në të majtë të Hyjlindëses.
Të veshurit me të bardha qëndronin përpara dhe pas duke psalur dhe kënduar këngë shpirtërore.
Kur e Tërëshenjta u afrua tek amvona;, Andrea i tha Epifa-
nit:
- E shikon, bir, Zonjën e gjithë botës?
- Po, at i nderuar, ~ u përgjigj 1 riu. Hyjlindësja ishte gjunjëzuar para Altarit dhe u lut për shumë kohë. E luste Birin e saj me shumë lot për shpëtimin e botës duke iu vijëzuar faqet prej lotëve. Pas lutjes, hyri në Altar dhe u lut për besimtarët të cilët po bënin agripni.
Kur mbaroi lutjen, hoqi nga koka e panjollë shaminë e saj të shkëlqyer me një gjest të thjeshtë dhe plot hir e shpalosi mbi gjithë kishën. Epifani dhe Andrea e panë shaminë të shpalosej per mjaft kohë dhe të shpërndante lavdi dhe dritë hyjnore. Kur Hyjlindësja nisi të ngjitej në qiell, edhe velloja Hyjnore filloi të shpërbëhet pak nga pak dhe të humbasë. Ajo shami e shenjtë që ruhej atje simbolizonte hirin me të cilin Hyjlindësja i rrethon besimtarët. :
Epifani e pa këtë vegim me fuqinë dhe ndërmjetimin e shenjtorit.
Njëherë Andrea i lumur po luante siç e kishte zakon në hipodrom. Ata që po shikonin maritë e tij pikëlloheshin, ndërsa disa të ijerë ë mallkonin dhe e mernin si të demonizuar. Një njeri i rëndësishëm duke kaluar andej e pa dhe e pështyu. I drejti? e kuptoi jetën;e tij dhe i tha:
- Kurorëshkelës, i shthurur, tallës i kishës. Çohesh natën dhe shtiresh sikur shkon në kishë, por në të vërtetë gdfnn me vepra djallëzore. Jaerdhi çasti të paguash në përputhje me fajet e tua. Mendove se do tJi shmangeshe syrit të tij të pagabueshëm.
I pasuri, sapo dëgjoi këto fjalë, e shpoi me mamuze kalin dhe u largua. Ishte kryetar i zyrës së tatimeve për anijet dhe e kishte prejardhjen nga Amastri.
Pas pak ditësh u sëmur dhe filloi pak nga pak të shkrihet. E çonin nga kisha në kishë, nga mjeku në mjek pa ndonjë rezultat. Një natë shenjtori pa një engjëll të Zotit i cili fluturonte nga perëndimi dhe arriti në shtëpinë e zotërisë. Ai qe i rrethuar nga zjarri dhe sytë e tij kishin një shikim të egër. fytyra e tij ngjante me zjarr që kërcënon të shkrumbojë një pyll të dendur. Në dorë mbante një shkop të zjarrtë me të cilin kërcënonte të shkatërr onte nga themelet shtëpinë. Kur iu afrua të sëmurit, u dëgjua një zë që thoshte:
- Rihni tallësin, homoseksualin, kurorëshkelësin, imoralin, jobesimtarin dhe keqbërësin dhe duke e goditur e pyesnin: Përsëri do të kurvërosh dhe do shkelësh kurorën? Do tagdhish me djallin dhe shokët e tij? Përsëri do kryesh mëkatin e homoseksualit? Engjëlli e kreu porosinë duke iu dëgjuar edhe zëri dhe zhurma e shkopit, por pa u shfaqur vetë. Ai i mjeri duke ndjerë presionin e madh thoshte:
~ Nuk kurvëroj më, në gjithë jetët vetëm mëshiromë.
Tre net e tri ditë torturohej në këtë mënyrë duke thënë: "Nuk kurvëroj".
Më në fund shpirti i tij përfundoi në ferrin e përjetshëm.
Këto të dashur i tregova për të mirën e shpirtrave tuaj, prandaj le të kemi kujdes se si ecim në këtë botë, sepse asgjë nuk i shpëton vëmendjes së Perëndisë dhe shënjtorëve të tij.
~ Si mëkatonte ai njeri, - pyeti Epifani shenjtorin.
~ Kishte dy eunukë me të cilët kryente mëkatet, për më shumë i dërgonte të gjenin gra të pamartuara dhe prostituta, gra që shkelnin kurorën. Ngrihej që në mëngjes dhe shkonte në vendin e shkatërrimit të tij. Shpesh gruaja e pyeste se ku shkonte në atë orë dhe ai i thoshte se shkonte në kishë. Në fillim bënte punët e djallit dhe pastaj shkonte në kishë për sytë e njerëzisë i ndotur dhe i ndyrë, siç qe. Ata që e shihnin të vinte në kishë, çdo mëngjes, e quanin shenjtor, por ai qe djall i fshehur. Edhe pse qe kaq mëkatar, i pëlqente të lavdërohej nga të tjerët. Por ata të cilët sillen kështu janë të urryer në sytë e Perëndisë.
Një herë kur Epifani dhe shenjtori po bisedonin, satanai të cilin vetëm shenjtori e shikonte, qëndronte aty dhe po i ngrinte një kurth Epifanit.
- Largohu prej këtej o i djallëzuar dhe i lig, - i tha shenjti.
- Më tallës dhe më dinak sesaty në këtë qytet nuk ka asnjë,
- u përgjigj demoni.
Nëse do të të them të vërtetën, do të vijë një kohë kur do humbas teknikën time, se njerëzit do bëhen më të djallëzuar se demonët, kaq sa fëmijët e vegjël do jenë më të djallëzuar se të mëdhenjtë. Ne atëherë nuk do fi luftojmë dot njerëzit, se ata do të jenë më dinakë sesa ne.
~ Nga i mësove këto? ~ pyeti oshënari.
~ Ati ynë, - u përgjigj demoni, ~ ka shumë përvojë. Rri në Had dhe i mëson të gjitha dhe na mëson edhe ne.
- Me c-ilat mëkate gëzoheni më shumë ju, demonët? ~ pyeti shenjti.
~ Me idhujtarinë, magjinë, ~ u përgjigj demoni. Por kryesisht me cmirën dhe mbajtjen mend të së keqes, të cilat janë shkaku i së keqes në botë. Pastaj vjen mëkati i pederastisë dhe i kurorëshkeljes.
~ Në qoftë se dikush i mohon dhe i urren punët tuaja, dhe i afrohet Zk3tit, çfarë ndieni?
- Nuk e di se kjo ne na ka shkaktuar neveri dhe na nervozon? Por shpresojmë se do të kthehen përsëri tek ne, pasnjë farë kohe, ashtu si edhe shumë të tjerë që u kthyen tek ne.
Shenjtori, pasi dëgjoi këto fjali, i fryu dhe demoni u bë i padukshëm.
Atë çast erdhën dy sofistë për të diskutuar me Epifanin. Ndërsa po bisedonin, shenjtori i thotë njërit prej tyre.
~ U lodhe more filozof, por ja për pak do ta mbarosh librin tënd. Anija po i afrohet tani vendit të mbërritjes.
Filozofi u çudit dhe duke mos kuptuar fjalët i tha Epifanit: ~ Kush është ky lypësi?
~ Mos i kushto vëmendje këtij, - u përgjigj ai. Nga studimet e tepërta shkau nga mendtë dhe tani nuk e di çfarë flet
-Megjithatë, ato që tha më zbuluan shumë gjëra, ~ këmbënguli filozofi.
~ Ke shumë kohë që më njeh? ~ e pyeti i lumuri.
Ai kur i dëgjoi këto fjalë qeshi.
- Po të paralajmëroj, ~ vazhdoi oshënari, ~ se mbreti pas informacioneve të shërbëtorëve të tij, vendosi të ta marrë jetën për tre ditë. Shko pra, përgatitu shpejt se për tre ditë do të dërgojë shërbëtorët e vet për të të marrë.
- Cili mbret dha një urdhër të tillë për mua, ~ pyeti filozofi. Unë nuk njoh asnjë.
- Shko dhe përgatitu, - tha i lumuri.
- Për çfarë, ~ u përgjigj i çuditur.
Atëherë shenjëtori i foli fare qartë.
~ Përgatit qiri dhe pak temjan. Bëj gati rrobat e tua për varrim dhe jepu disa monedha të varfërve.
~ Nga e di ti se do të më ndodhin këto gjëra, - tha filozofi.
Atëherë shenjtori i shfaqi ëndrrën që kishte parë filozofi, kur po flinte. Në ëndërr pa se kishte një libër në dorë e çoi deri në fund dhe pasi i mbetën vetëm tre fletë. I lëvizte me dorën e djathtë dhe i thoshte vetes:
~ "Edhe tre fletë të kanë mbetur dhe libri do të mbarojë, shpirti im".
- Duke e dëgjuar filozofi ato që po thoshte shenjtori u çudit dhe i tha Epifanit.
~ M’i tha të gjitha ç7pashë në ëndërr. Atëhere Epifani ua bëri të gjitha të ditura në lidhje me shenjtorin dhe i tha se ç’do fjalë e tij ka një kuptim:
- Shko tani dhe përgatitu për varrimin tënd.
- Ai u bind. Shkoi rregulloi gjithë punët e tij dhe për tre dite iku nga kjo botë duke e falënderuar Zotin.
Kur filozofët u larguan nga shtëpia ishte ngrysur. Pasi ikën, Epifani e la aty shenjtorin dhe shkoi në një agripni që bëhej natën e Pendikostise në kishë.
Teksa; lutej, pa tre murgj të hijshëm që qëndronin atje më këmbë. I mesmi kishte fytyrë dhe pamje më të hirshme, sesa dy të tjerët dhe ishte më i gjatë nga gjithë njerëzit Epifani e shikonte dhe ndiente një dashuri të zjarrtë pa e njohur se cili qe. Orën kur po bëhej leximi, u ulën të gjithë dhe Epifani shkoi të ulej në vendin e tij të zakonshëm. E pa atëhere murgu i hirshëm dhe i thotë:
- Mirëseerdhe episkop i dashur. Eja të ulesh pranë meje.
Epifani u ndje keq se mendoi se të gjithë e dëgjuan zërin e
tij. Kur u afrua i thotë.
~ Eja ulu pranë meje, askush nuk dëgjoi, veç atyre të cilët unë i dua.
Epifani i çuditur nisi të mendohej për të gjetur cili ishte ai, fjalët e të cilit i bënin thellë përshtypje. Murgu i foli dhe për fronëzimin e tij si kryepiskop i mbretërisë.
- Nëqoftëse, ~ i tha, - dëgjon zërin e Zotit, Perëndisë tënd, të bësh gjërat ashtu siç i pëlqen atij" (Eks X/26) Do të të ngrerë
Zoti në fronin e lavdishëm të Kishës së Tij dhe do të të japë çelësat e Mbretërisë së qiejve.
Në kishë po lexohej libri i Shën Vasilit të Madh "Rreth bamirësisë" dhe ndërkaq murgu i tha:
~ Ki parasysh se çfarë të këshillon Shën Vasili: Të jesh ati i jetimëve, mbrojtësi i vejushave, ngushëlluesi i të hidhëruarve dhe ndihma e atyre që kanë nevojë. Çastin kur po mbaronte lexuesi së lexuari, ai burrë që ngjante me flakën i tha:
~ E di kush jam dhe prej nga vij?
- Jo at, nuk e di, ~ tha Epifani.
~ Jam i pari i ushtarëve të mbretit dhe erdha të më njohësh. Këto tha dhe pasi e përshëndeti, doli nga kisha. Epifani rendi për të parë se ku rrinin, por, kur doli, nuk pa asnjeri. U çudit dhe u kthye me lot në sy në kishë. Në mëngjes u kthye në shtëpi. Sapo hyri në dhomën e vet, Andrea i lumur, i cili ndodhej i tha:
~ Mirëse vjen Imzot, ~ thotë Taksiarku i forcave qiellore. Do të jesh babai i jetimëve dhe mbrojtësi i atyre që ndodhen në rrezik. Unë jam i pari i ushtarëve të Mbretit.
~ I çuditshëm është Perëndia ndër shenjtorët e tij, ~ tha Epifani kur dëgjoi fjalët e oshënarit.
- Të tre burrat që pe janë Kryengjëlli Mikail me dy engjëj, ~tha i lumuri.
~ Me të vërtetë ai ishte, - u përgjigj Epifani, ~ ndryshe nuk mund të shpjegohet ajo frikë që ndjeva e përzierë me gëzim dhe ngazëllim.
Pas këtyre fjalëve të Epifanit, Andrea i lumur e njomi fytyrën e tij të shenjtë me lotë. Për shumë kohë qëndroi duke parë lart, në qiell, në një gjendje ekstazë.
- Ati im i nderuar dhe mësues shpirtëror, ~ i tha i riu, cila është arsyeja që qan e vështrimin e mban, për një kohë të gjatë, lart në qiell Thuama edhe mua, birit tënd.
- Biri im, meqë ma kërkon po ta tregoj diçka që ka lidhje me mua. Ja, erdhi çasti që të ndahemi të dy trupërisht. Mos u mërzit, po shkoj drejt asaj bote që nuk njeh prishje.
Kur dëgjoi këto fjalë, Epifani u ngrys.
- Mos u ngrys, biri im. Sapo dëgjove për largimin tim? - e qortoi shenjtori. Eshtë bekim i madh të ikim nga kjo jetë. Ç’punë kemi ne me këtë botë te kotë? Nuk u krijuam për këtë botë dhe që të jetojmë këtu, por për t’u përpjekur dhe për t’u kthyer në vendin tonë. Këtu nuk kemi asgjë tonën. Kjo botë është vend, i hidhërimeve, se është mbushur plot me demonë të cilët i tërheqin njerëzit në mëkat dhe i hedhin pastaj në ferr.
Bota tjetër ku dëshiroj të shkoj ka Serafimë dhe Kerubimë. Atje dritë e përjetëshme, këtu errësirë.
Atje, ku do të shkoj, sKkëlqen drita e shën Trinisë, kurse këtu nuk ka veçse errësirë dhe lavdi të gënjeshtërt që frymëzohet rtga e liga.
Porositë e fundit
Ja pra kjo është biseda jonë e fundit. Nuk do të më takosh, nuk do të më shohësh më as të gjallë as të vdekur, por vetëm në frymë. Ki kujdes, do të t’i shfaq gjërat të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen tënde, që të më kujtosh mua dhe fjalët e mia.
Kur tëvdesë babai yt, do të veshësh sqimën murgjërore dhe do të përparosh në këtë jetë me hirin dhe ndihmën e Perëndisë.
Kur të marrësh sqimën murgjërore, emrin yt dq të ndryshojë dhe kudo do të bëhet e njohur fama jote. Kur të vijë koha Zoti do të tregojë që je një fanar udhëheqës dhe bari i popullit të Kostandinopojës. Do të pohosh me forcë emrin e Iisu Krishtit dhe do të rradhitesh ndër shenjtorët. Po të betohem në emrin e Trinisë së Shenjtë dhe Hyjlindëses "Kur këto të bëhen realitet, të mos nderosh kujtimin tim dhe të mos ngresh kishë ose diçka tjetër në emrin tim që të mos nderohem prej njerëzve. Nëse nuk i bindesh porosisë sime, do të biesh në një tundim të madh, sepse luta Perëndinë që të mos lavdërohem këtu mbi tokë, as të mos fitoj ndonjë gjë në këtë jetë.Por nuk do të shohësh as lipsanin tim, sepse Zoti mëshirëmadh m’i fali mëkatet dhe do ta vendosë trupin tim bashkë me të lumurin Simeon që jetoi para meje, si i marrë më Krishtin.
Ti, biri im, të kesh në shpirt frikën e Perëndisë dhe ta duash me gjithë zemër. Të komunikosh me shenjtorët dhe të lutesh për gjithë njerëzit qoftë miq, qoftë armiq. Të lutesh për vëllezërit që janë në vështirësi dhe për robërit, për njerëzit të cilët provohen nëpër shumë fatkeqësi. Në qoftë se do të gjej hir pranë Perëndisë, do të jem gjithnjë me frymë pranë teje. Kur të vijë çasti të largohesh prej kësaj jete, do të vij të të lajmëroj më përpara për ditën që është caktuar. Që të dy do të jetojmë së bashku në lavdi dhe gëzim të përjetshëm, siç ma zbuloi këtë gjë Zoti.
Ki kujdes, biri imT Sa herë që do të hirotonisësh mos llogarit as dhurata, as miqësi, as të luturat e miqve dhe as dijet. Biri im të shikosh virtytin dhe ta shqyrtosh njeriun i cili do të hirotoniset me qëllim që të jetë shërbëtor i së drejtës, i drejtësisë, i gëzimit. Të kesh gjithnjë parasysh Atë që shqyrton veshkat dhe zemrën, Atë që e shpërblen secilin sipas veprave të veta.
Çdo herë të më kujtosh kur do të kryesh liturgjinë, të më kujtosh në anaforën e shenjtë, sepse asnjë tjetër flijim nuk e përkul Perëndinë për të pasur mëshirë për ne mëkatarët, aq sa e detyron kjo sakrificë. Po, biri im, gdhendi këto fjalë që po të them në pllakën e zemrës tënde. Kujdesu për të varfrin, mbro vejushat dhe rregullo të huajin, ndihmo dhe vizito të burgosurit dhe të sëmurët. Ki kujdes të zbatosh këto, që po të them, dhe Hyjlindësja do të jetë mbrojtja e ndihmësja jote dhe dashuria e
Atit, e Birit dhe e Shpirtit te Shenjtë do të jetë me ty. Tani eja biri im të gjunjëzohemi para Zotit dhe të lutemi për herë të fundit.
Lutje
U gjunjëzuan dhe oshënari nisi të lutet.
~ At, Bir dhe Shpirt i Shenjtë, Trini e njëfronshme, e njëqënshme dhe e pandare. Të lutemi ne të varfërit, të huajt dhe të mjerët që për dashurine Tënde nuk kemi "ku të vendosim kryet", i përkulim gjunjët e shpirtit dhe të trupit, të zemrës dhe të frymës dhe përgjërohemi e të lusim Perëndi i lartë, emrin e madh Savaoth. Shtjer syrin tënd, Zot i mirë dhe i shenjtë, krijues, bërës i gjithëpushtetshëm dhe prano lutjen dhe përgjëratën tonë të përulur dhe bëna të denjë, ne, të shenjtërohemi me anë të forcës Sate dhe emrit Tënd të mirë, o Zot mëshirëplotë, zemërgjerë dhe i shumëmëshirshem. Eja o At, Bir dhe Shpirt i Shenjtë, eja si rrufe e tmerrshme dhe pushtet hyjnor, eja emri i Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë dhe shfaq dashamirësi për fajet që bëmë qoftë me fjalë, qoftë me vepër dhe me anë të mendjes. Të lutemi o i mirë mos na përbuz dhe mos na largo prej fytyrës Tënde, ti që nga dashuria jota e madhe denjon të dëgjosh lutjen e atyre që të duan.
Të lutem o Zot për birin tim shpirtëror që u gjunjëzua pas meje të pavyerit:
Ndriçoi sytë e tij me dritën e gëzueshme te Hyjnisë Tënde. Shkëlqe shqisat mendore me anë të Shpirtit tënd të Shenjtë. Pastroji mendimet e shpirtit të tij me anë të aromës së papërshkrueshme të Hirit Tënd jetëdhënës. Fali frymë diluric, frymë fuqie dhe urtësie, frymën e dashurisë hyjnore, frymë paqeje dhe butësie, dashurie dhe lotësh jetëdhënës. Udhëhiqe me të djathtën Tënde të plotfuqishme që të bëjë çfarë të pëlqen Ty dhe të shpëtojë me anë të forcës Tënde.
Kur i lumuri mbaroi së luturi, shkëlqeu një dritë aq e fuqishme dhe u derdhën aq shumë aroma, saqë Epifani ra në tokë. I lumturi u kthye nga ai, e zuri për dore, e ngriti dhe duke i bërë kryqin mbi ballë nisi t’i thotë.
~ Emri i madh i Dritës së pakrijuar të na mbulojë. Perëndia i Keruvimeve na qoftë për ndihmë. Uratat e Serafimeve, Froneve, Zotërimeve, Pushteteve, Fuqive të na shoqërojnë. Ndërmjetimet e mijëra e mijëra engjëjve të Perëndisë së Paafrueshme le të mbështesin shërbëtorin e Perëndisë Epifan. Uratat e Apostujve, martirëve, predikuesve dhe ungjillorëve, profetëve, pohuesve, lutjet e jerarkëve, oshënarëve, të të drejtëve, lutjet e atyre të cilët jetuan duke i pëlqyer Perëndisë në male, shpellat dhe shkretëtirat e dheut le të bëjnë, të lutem Perëndia im, që të shpëtojë biri im shpirtëror me anë të shenjtërimit dhe forcës Tënde, me anë te vullnetit Tënd që duke rrojtur në mënyrë të virtytshme të arrijë me paqe në portat e mbretërisë Sate.
Pas kësaj lutjeje e puthi në sy, në fytyrë në ballë, në gjoks dhe në duar e pasi e uroi të jetonte në paqe, u largua duke e lënë vetëm në dhomë dhe duke vajtuar hidhur.
Pastaj shkoi në portat e stadiumit në një vend me një atmosferë të rëndë dhe të nxehtë, ku bëhej zakonisht shëtitja dhe banonin gra të përdala. Aty qëndroi dhe u lut gjithë natën për gjithë ata që kishin nevojë, që gjendeshin në pikëllime7 në rreziqe në burgje dhe për gjithë botën. U shtri për tokë dhe duke parë engjejt me një veshtrim plot gëzim bashkë me shenjtorët që7 si miq, kishin ardhur rreth tij, dha shpirt. Menjëherë mbi atë vend u dherdh një aromë temjani dhe parfumi miroje.
Ndërkaq një grua që banonte në një kolibe e ndjeu atë erë të këndshme, u ngrit, ndezi dritën dhe duke ndjekur aromën mbërriti në vendin ku ndodhej shenjtori i fjetur. Aroma hyjnore këtu ishte më e fortë dhe miroja derdhej si lumë nga lipsani i tij. Rendi dhe u tregoi këtë gjë disa të tjerëve duke bërë be për çfarë kishte ndodhur.
Shkuan shumë duke rendur tek vendi për të cilin ju kishte folur gruaja, por nuk panë njeri.
U mahnitët nga aroma e miros, e thimiamës dhe nga drita që u duk në atë vend, por lipsanin e të drejtit nuk e gjetën gjëkundi. E fshehu Zoti, i cili shikonte arritjet e tij të fshehta, për arsye të cilat vetëm Ai i di.
Natën kur fjeti i lumuri, Epifani gjendej në dhomën e tij. Pa shpirtin e oshënarit që ndrinte më shumë se dielli, të shkëlqejë me një drite hyjnore dhe të ngjitet lart në qiell.
Engjejt ecnin para dhe e ndiqnin me një mëlodi të ëmbël që dëgjohej si simfoni veglash muzikore. Epifani ra në ekstazë. Kur erdhi në vete, ngriti duart në qiell dhe tha:
~ Kujtomë mua shenjt i Perëndisë në mbretërinëe përgatitur për ty, scpse sot pashë shenja të çuditshme të cilat kalojnë çdo logjikë njerëzore.
Epilogu
Andrea i lumtur, dielli i fshehur dhe shtylla e zjarrte, ai që u bë për dashurinë e Krishtit i marrë, i varfër, i huaj, që u përbuz prej të gjithëve dhe u poshtërua, ai që u bë bir i Perëndisë sipas hirit dhe trashëgimtar i mbretërisë së qiejve, e mbaroi luftën e tij shpirtërore të mirë në Zotin në 28 Maj në moshën 66 vjeç.
Jetën e atit të nderuar, të Shën Andreas,
e shkruajta unë, Niqifori që me hirin e Perëndisë jam prift në kishën e Shën Sofisë.
Përsa i përket të dhënave biografike në disa isha vetë dëshmitar, kurse për të
tjerat u njoftova nga Epifani mrekullibërës, kryepiskopi i mëvonshëm. I
përmblodha të gjitha në këtë libër, me hirin e Zotit Iisu Krisht, të cilit i
përket lavdia dhe pushteti në jetë të jetëve. Amin".
Μέ τήν εὐλογία τοῦ πατρός Δαμασκηνοῦ Γρηγοριάτου