Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSË»
Selanic ~ Greece 2001
Production: Metamorphosis © +031 - 27.27.16 73 Agiou Dimitriou St, Thessaloniki, 546 33 Greece
Shën Serafimi jetoi në shkretëtirën e Sarovit për më tepër se pesëmbëdhjetë vjet. Gjatë kohës kur ai jetoi, ndihmoi shumë njerëz me fjalë, shëmbuj dhe lutje. Por, edhe pas fjetjes, jeta e tij e cila u transmetua gojë më gojë nuk pushoi e as nuk do të reshtë ndonjëherë së ndihmuari çdo të krishter i cili ka dëshirën e mirë për të përparuar në udhën e virtytit.
Lindi në Kursk. Shtëpia atërore e shenjtorit ndodhet në rrugen Sergi pranë Kishës së Shën Sergit dhe është një nga shtëpitë më pozante të qytetit. Por në përputhje me planin urbanistik, që u hartua sipas urdhërit të Katerinës së dytë, familja e shenjtorit u zhvendos pranë "portave të Moskës", ku banoi vëllai i tij i madh Aleksi. Prindërit e tij Isidori dhe Agathi Mosnin rridhnin prej familjeje tregtarësh të kamur. Babai i tij kishte një fabrikë tullash afër Kurskut dhe njëkohësisht ndërmerrte dhe ndërtimin e ndërtesave prej guri, të kishave dhe shtëpive, Konsiderohej prej te gjithëve një njeri i nderuar dhe i pëlqente shumë të ndërtonte kisha.
Një herë fiiloi të ndërtojë në Kursk'me para, të cilat u mblodhën nga dhurues të ndryshëm, një kishë për nder të Shën Sfergit të Rodonezhit, e cila më vonë u shpall edhe katedrale. Papritur, në 1762, Isidori vdiq, duke i lënë gruas detyrën dhe përkujdesjen për mbarimin e kishës.
Agathia ishte shumë e dëgjuar për shprestarinë dhe për veprat e saj të mira. Për sa kohë jetonte burri i saj, ndih-monte të varfërit dhe jetimët dhe po kështu vazhdoi edhe pas vdekjes të së shoqit. Një herë i kërkuan të bëjë pajën e një vajze të varfër dhe ajo nuk vonoi ta bënte, edhe pse kjo punë kërkonte një shpenzim të madh.
Për shumë vjet, Agathia vazhdoi ngritjen e kishës së Shën Sergit. Mbikqyrte vetë ecurinë e punës. Përveç që e kishte porosi këtë gjë edhe nga Isidori, ajo vetë kishte një zell të madh dhe dëshirë për ta bërë këtë gjë. Më 1778 kisha përfundoi. Struktura e saj qe aq solide, sa deri më sot nuk ka pësuar ndonjë dëm. Sa për arin që u përdor për ta veshur, jo vetëm që nuk u paraqit nevoja për t'u zëvëndësuar, por ende vazhdon të ruajë freskinë e mëparëshme. Brenda dhe jashtë kisha u zbukurua me gdhëndje dhe zbukurime. Ikonastasi i gdhëndur në dru u lartësua deri tek kubeja e kishës nga ana e lindjes. Thonë që për bërjen e tij u deshën dhjetë vjet. Për vepra të tilla, si kjo, familja Mosnin fitoi respektin dhe simpatinë e të gjithëve. At Serafimi lindi më 1759 natën e 19 Qershorit. U quajt Prohor për nder të Shën Prohorit, një nga shtatë dhiakonët e parë të kishës. Kishte edhe një vëlla që quhej Aleks. Prohori trashëgoi nga prindërit cilësitë e mira dhe veçanërisht virtytin e shpresëtarisë.
Ai qe vetëm tre vjeç, kur humbi babain e tij. Kështu, edukuesja e tij e vetme mbeti e ëma, Agathia, e cila e edukoi djalin e saj më shumë me shembullin e saj. Prandaj biri i saj u ushqye me ndjenjat njeridashëse dhe dashurinë për hijeshimin e kishave dhe dëshirën e zjarrtë për lutje.
Qysh nga fëmijëria e Prohorit duket qartë përkujdesja Hyjnore dhe ndërhyrja e saj në jetën e tij. Një herë, Agathia e kishte marrë me vete në këmbanoren e kishës së Shën Sergit, e cila ishte duke u ndërtuar. Për një çast, Prohori i shpëtoi vëmendjes së saj, shkau dhe ra prej lartësisë së madhe ku ndodhej. Nëna rendi e tmerruar poshtë me bindjen se do ta shihte djalin e saj të vdekur. Por, gëzimi i saj nuk përshkuhet, kur pa fëmijën që qëndronte në këmbë i shëndetshëm dhe pa kurrfarë dëmtimi. Nëna, e mallëngjyer, falenderoi me lotë Perëndinë për ndihmën e tij të çmuar.
Prohori kishte shumë përparësi, por dallohej për butësinë dhe përulësinë, për kujtesën e fortë dhe për drejtësinë. Edhe për sa i përket trupit, nuk mbetej mbrapa. Kishte një organizëm shumë të fortë. Në moshën dhjetë vjeç nisi të mësojë Shkrimet e Shenjta. Papritur u sëmur dhe s'kishte shpresë shërimi. Në çastin më kritik të sëmundjes pa në gjumë të përmbishenjtën Hyjlindëse e cila i premtoi se do ta ndihmonte dhe do ta vizitonte. Qëlloi që po bëhej një litani dhe rastisi të kalonte pranë shtëpisë së Mosninëve një ikonë mrekullibërëse e të Tërëshenjtës. Atë çast zuri një shi i madh. Litania ndaloi dhe ikona u fut në oborin e, shtëpisë së Prohorit, derisa të kalonte stuhia. Atëherë Agathia e kaloi poshtë ikonës fëmijën e saj të sëmurë. Që prej asaj dite shëndeti i djalit u përmirësua derisa u shërua plotësisht. Nisi përsëri të studiojë, mësoi të shkruajë, studioi Oratoren dhe Psaltirin, por më shumë studioi Dhiatën e Re dhe libra të ndryshëm shpirtërorë.
Meqënëse vëllai i tij qe tregëtar dhe kishte një dyqan në Kursk, detyruan dhe Prohorin të punojë bashkë me të.
"Kam prejardhjen, - do të thotë më vonë duke biseduar me N.A.M., - prej një familjeje tregëtare të Kurskut dhe para moshës së pjekurisë bëja tregëti me mailra, të cilat më sillnin mjaft fitirn".
Këto mallëra qene gjëra të domosdoshme për punët e bujqësisë, plugje, serë, hekur dhe vegla hekuri etj. Por tregëtia dhe fitimi nuk e tërhoqën zemrën e tij e cila ishte dorëzuar aty ku është thesari i saj d.m.th. pas çdo gjëje shpirtërore, e cila do ta ndihmonte në shpëtimin e shpirtit.
Shkonte në kishë thuajse çdo ditë. Puna e tij nuk e lejonte të ndiqte Liturgjinë Hyjnore dhe Mbrëmësoren. Prandaj çohej herët dhe rendte në kishë për të ndjekur shërbesën e Mëngjesores. Ditët e Djela dhe të kremteve i pëlqente shumë të studionte librat shpirtërorë didaktikë. Bile mblidhte edhe shokët e tij që të dëgjonin leximin. Më shumë i pëlqenin veçimi e vetëperqendrimi dhe gjithashtu bisedat dobiprurëse shpirtërore me njerëz shpirtërorë.
Në atë kohë, jetonte në Kursk një i çmëndur në Krishtin. Ishte vendas dhe i respektuar nga të gjithë. Për fat të keq, emri i tij u harrua. Ai e kishte nisur që nga fëmijëria e tij këtë luftë shpirtërore. Prohori nuk vonoi të lidhej ngushtë me të dhe ta njohë nga afër, por edhe ai e donte shumë të riun dhe me shëmbullin e tij e shtynte akoma edhe më shumë në virtyt dhe në rikthim brenda vetes.
Agathia, që e ndiqte këtë lidhje, ishte dakort në thellësi të saj dhe gëzohej, por shqetësohej për zhvillimet e mëtejshme te jetës së të birit dhe për profesionin që do të zgjidhte. Kaluan disa vjet. Prohori nisi të flasë për jetën murgjërore. Me ndrojtje ia shfaq së ëmës dëshirën e vet dhe shpesh i bën pyetjen: "Të shkoj në manastir?". Ajo jo vetëm që nuk e ndaloi, por edhe e shtyu. Kështu pasioni për jetën murgjërore bëhej përherë e më i thellë. Filluan të shtohen edhe bisedat me miq e të afërm dhe shumë prej tyre ranë dakort me të. Madje, disa tregëtarë imituan shembullin e tij dhe shprehën dëshirën për ta pasuar.
Kur mbushi 17 vjeç, vendimi i tij u poq. E ëma ishte e vendosur për ta lejuar, sepse dëshironte që biri i saj t'i shërbente Perëndisë. Por nuk do të ngelej vetëm, sepse do të kishte djalin e saj të madh Aleksin pranë vetes.
Në Lavrën e shpellave
Prohorin e shqetësonte prej kohësh mendimi se në cilin manastir do të vendosej. Më në fund vendosi të shkojë në shkretëtirën e Sarovit. Fama e jetës asketike dhe e jetës së murgjërve të atjeshëm, fitoi parapëlqimin e tij. Përveç kësaj shumë prej tyre, madje edhe vetë igumeni Pakom, ishin nga Kursku. Para se të shkonte aty, vendosi që të shkojë në lavrën e shpellave të Kievit për të marrë bekimin e për tu falur.
Dëshironte të shikonte luftën shpirtërore të asketëve të atjeshëm, të këshillohej me ndonjë asket të sprovuar, të merrte bekimin dhe të forconte bindjen në zgjedhjen e tij. Dëshironte të falej para lipsaneve të shenjta të Shën Andonit të Kievit dhe Theodhosit, atit të parë të monakizmit rus dhe tek të gjithë shenjtorët që prehen atje. U nis së bashku me disa tregëtarë nga Kursku, të cilët i kishin premtuar se do të ndiqnin shëmbullin e tij. Më vonë vërtet u bënë të gjithë murgj, përveç Aleks Semnjonoviç Melenit, të cilit pas vdekjes së papritur të prindërve, i ra përsipër detyra e përkujdesjes për të tetë vëliezërit e tij.
Në Kiev Prohori u fal me nderim, veçanërisht para lipsa- neve të Shën Andonit dhe të Shën Theodhosit dhe iu lut nxehtësisht që ta bekonin në këtë fillim. Pastaj shkoi tek një murg i cili qëndronte i mbyllur në qelinë e vet për t'i marrë këshilla. Ky murg jetonte në manastirin e Kitaefskut pranë Lavrës së Shpellave. I riu u afrua, u përul para tij dhe i tregoi atij çdo faqe të zemrës së tij. Starec Dositheu dalloi tek i riu tiparet e një asketi të madh dhe meqë kishte hirin e parashikimit, pasi e bekoi i tha: "Eja bir i Perëndisë. Shko në manastirin e Sarovit. Ai vend është caktuar për shpëtimin tënd. Me ndihmën e Perëndisë aty do të përfuadosh udhëtimin tënd tokësor. Fryma e Shenjtë e udhëheqtë jetën tënde drejt vëndit të therores. Në Sarof jeton igumeni Pakomi, i cili bën një jetë të pëlqyeshme tek Perëndia, duke ndjekur gjurmët e Shën Andonit dhe të Shën Theodhosit".
Fjalët e Starec Dositheut përforcuan në zemrën e të riut dëshirën për t7u vendosur në manastirin e Sarovit. Asnjë pengesë dhe asnjë tundim nuk mundi ta lëkundte nga vendimi që mori. Pastaj, pasi u përgatit me anën e Misterit të Rrëfimit e u kungua me Misteret e panjollëshme, dhe u lut para lipsanëve të dy shenjtorëve, u kthye në Kursk, pranë nënës së tij.
Ndenji në shtëpi edhe disa muaj. Me tregëti nuk u mor më. Studionte libra dobisjellës për shpirtin e tij dhe bashkëbisedonte me të gjithë ata që vinin ose për të pyetur për pelegrinazhin, ose për të dëgjuar ndonjë lexim shpirtëror.
Në këtë periudhë, hoqi regjistrimin prej zyrës së gjëndjes civile të Kurskut dhe u përshëndetet me miq dhe të njohur. Erdhi më në fund ora që të ndahet me nënën e tij. Ndarja ishte shumë prekëse. Siç është zakoni rus, ndenjën të dy veçan. Pastaj i riu u çua, u lut dhe, pasi bëri një metani, i kërkoi bekimin nënës së tij. Agathia i dha të puthë ikonën e Shpëtimtarit dhe të Hyjlindëses dhe e bekoi me një kryq të bronxtë të cilin e mori dhe e mbajti për gjithë jetën në qafë që t'i kujtonte premtimet e tij murgjërore.
Agathia u nda me të me lotë të hidhur. Një mendim i thoshte ta mbante pranë vetes duke i thënë: "Më mirë të më varrosje e pastaj të shkoje në manastir".
Por ngurronte ta pengonte në një qëllim të tillë, se mos i riu tërhiqej dhe i binte asaj barra e fajit për këtë gjë. Me këtë mendim e qetësoi shpirtin e saj të tronditur. Por edhe djali nuk qau më pak se e ëma. Por dhimbja, si diçka e natyrëshme në raste të tilla ndarjeje, nuk e tronditi në zgjedhjen e vet Mendimi i tij ndodhej aty ku e ftonte Perëndia. Prohori i ri, me shprehje meditimi dhe shqyrtimi të thellë, bëri shenjën e kryqit dhe, duke vështruar për nga kisha, braktisi atdheun e vet, si Avraami braktisi shtëpinë e tij. Në fillim e ndoqën edhe dy miq të tij.
n
MURG RISHTAR Në manastirin e Sarovit
Manastiri i shkretëtirës së Sarovit u themelua më 1706 prej ieromonakut të skimës së madhe Joani i cili kishte lindur në Avramas në fshatin Novi-Usad. Ishte i njohur për betejat shpirtërore por edhe për provat që kishte kaluar. Gjatë igumenisë së igumenit Efrem (1758 -1777) manastiri paraqitej si nje njësi e plotë përsa i përket ndërtesave dhe si një bashkësi shpirtërore e dëgjuar.
Prohori ariti në manastir më 20 Nëntor 1778, në vigjiljen e Hyrjes në Tempull të Hyjlindëses. Gjatë agripnisë që u bë, u rrëmbye në gëzim nga psalmodhia dhe nga madhështia e adhurimit Hyjnor.
Shpirti i tij u ngazëllua kur pa të gjithë murgjit, që nga igumeni e deri tek rishtari më i fundit, t'i përkushtoheshin lutjes dhe falenderoi Perëndinë që i tregoi këtë vend si vendin e shpëtimit të tij.
Igumeni i atëhershëm ishte Starec Pakomi. Ishte qethur murg aty dhe qe i butë, i përulur, kreshmues i njohur e punëtor i lutjes. Njerëzit e quanin shenjtor dhe ishte shembulli i gjithë manastirit. Rridhte nga një familje tregëtarëslvnga Kursku dhe ishte njohur qysh fëmijë me prindërit e Prohorit. Igumeni e priti me shumë dashuri të riun. Brenda tij dalloi një prirje me të vërtetë monakale. Pastaj e rreshtoi në rradhët e rishtarëve dhe e dorëzoi nën udhëheqjen atërore të at Josifit i cili kryente detyrën e ikonomit. Prohori i shërbente me zell dhe kryente gjithnjë të gjitha kanonet murgjërore.
Sjellja e tij e mirë e bëri të dashur në të gjithë manastirin, vëçanërisht për igumën Pakomin dhe për priftmurg Josifin. Ndërkaq i ngarkuan edhe disa shërbime. Në fillim punoi në furrën e bukës si bërës prosforash (meshësh) dhe pastaj në atelienë e marangozave. Për shumë kohë punoi bashkë me të tjerët si zgjues, d.m.th. shkonte në të gjitha qelitë e murgjërve dhe pasi shqiptonte lutjen trokiste në dyert e tyre për t'iu thënë se pas pak fillon shërbesa. Më vonë i ngarkuan detyrën e kishtarit. I fortë fizikisht siç qe punonte me shumë zell. Puna e dorës është pa dyshim puna më e mirë për një murg të ri, sepse e lehtëson prej shumë tundimeve, por ajo nuk e çliron plotësisht prej tyre, sepse lufta e brendshme është më se e nevojshme për ngritjen e luftëtarit. Prohori duroi shumë tundime. Pikëllimi, përtacia dhe dëshpërimi dërrmues e sulmonin pa pushim derisa e rraskapitnin. I kaloi këto me bindje dhe shërbime në manastir. Le të shohim tani edhe mjetet e tjera që përdorte kundër tyre.
Deri në qethjen e tij si murg, vazhdoi të ndjekë këtë program. Para së gjithash merrte pjesë në shërbesat. Duke ndjekur shembullin e igumenit, shkonte në kishë sa më herët të qe e mundur dhe rrinte aty në këmbë deri në fund. Kurrë nuk largohej para përlëshimit. Qëndronte gjithmonë në një vënd të caktuar. Që të ruhej nga shpërqendrimi i mendjes ose ngulitja në diçka, i ulte sytë në dysheme dhe vazhdonte të ndiqte leximet me lutjen e brendshme dhe me një vëmendje të madhe. Pas shërbesës kryente shërbimin e tij, duke iu shmangur bisedave të kota. Pastaj i pëlqente të veçohej në qelinë e tij. Aty jepej pas lutjes dhe leximit. Studionte libra asketikë ose libra dobiprurës për shpirtin. Këta libra ishin Shkrimi i Shenjtë, veçan Ungjilli, Letrat dhe Psaltiri. Pastaj veprat e Etërve si: "Gjashtëditëshi i Shën Vasilit", "Ligjëratat e Shën Makarit", "Shkalla e Shën Joanit", "Filokalia" dhe "Jetët e shenjtorëve" nga sinaksari i Shën Dhimitërit të Rostovit.
Psalmet i lexonte edhe ulur, duke thënë se kjo lejohej. Ungjillin e shenjtë dhe Letrat i lexonte në këmbë, në qëndrim lutje dhe e quante këtë gjë agripni d.m.th. të rrish zgjuar. Këtë studim nuk e bënte as për të kaluar kohën e as nga dëshira për të mësuar. Kërkonte brenda leximeve përgjigje që kishin të bënin me jetën e tij dhe pastaj leximet i vendoste në realitetin e njerëzve dhe në qënien e tij. Me dritën e fjalës së Perëndisë dhe ndihmën e jetës asketike, me përulësinë dhe dorëzimin e vetes tek vullneti i Perëndisë, përpunoi dhe formoi tërësisht konceptin e tij për jetën murgjërore dhe përgjithësisht për jetën e krishterë. Orët e lira të shlodhjes nga shpirtëroret, Prohori kridhej në lodhjen trupore. Në atë kohë merrej me zanatin e marangozit. Ashtu si dhe murgjit e tjerë bënte kryqe prej qiparisi të cilët iu jepeshin si bekim pelegrinëve dhe punonte me aq zell dhe sukses, saqë në katalogun e ndërresës për lutjen pa pushim quhej Prohor zdrukthëtari. Paralelisht me këtë, ndihmonte në trasportimin e drurëve nga lumi dhe në bërjen e druve të zjarrit. Qoftë kur punonte në zdrukthtari, qoftë kur ndodhëj në qelinë e tij, ruante pa pushim në zemër lutjen e Jisuit Zot: "Zot Jisu Krisht, Bir i Perëndisë, mëshiromë". Me punën e dorës zëvendësonte punën shpirtërore, se kjo punë, sipas etërve, quhet më e rëndësishme për një fillestar, sesa okupimet e tij shpirtërore. i
Përsa i përket ushqimit, çlodhjes së natës dhe sjelljes në tavolinë shenjtori do të tregojë: "Kur ulesh në tavolinë mos shiko sesa shumë ha tjetri, por përpiqu ta ushqesh shpirtin tënd me leximin. Në mesditë të hash mirë, kurse në drekë të përmbahesh. Të mërkurën dhe të premten, në qoftë se mundesh, të hash vetëm një herë. Natën duhet të flesh patjetër katër orë, të dhjetën, të njëmbëdhjetën, të dymbëdhjetën dhe të parën pas mesnate. Ruaje këtë zakon në të gjithë jetën tënde. Në qoftë se ndjen pafuqi, fli ndonjë orë në drekë. Do të ndihmojë në qetësinë e trurit tënd. Unë e ruaj këtë rregull që nga mosha e fëmijërisë dhe lus Perëndinë të më japë qetësinë në atë orë. Në qoftë se e ruan edhe t'i këtë linjë do të jesh gjithnjë i gëzuar dhe i shëndetshëm".
Me kalimin e kohës, nga qëndrimi i tepërt në këmbë dhe shlodhja e pakët, i filluan dhimbje koke të mëdha, por shpejt i pushuan kur shtoi kohën e shlodhjes.
Kjo ngjarje e bëri të kufizojë mendimin në lidhje me kohën e shlodhjes. Të dobtëve iu këshillonte pesë orë gjumë, duke përsëritur mësimet e etërve të kishës që thonë se nuk duhet të vrasim trupin por pasionet.
Mundimet në bindje, në lutje dhe në studim e lodhje nuk e kënaqnin plotësisht shpirtin e luftëtarit të ri, i cili dëshironte shkretëtirën. Shkretëtira e Sarovit në largësine gjashtë vjersta[1] prej manastirit, rrethohet dhe mbulohet nga një pyll i madh. Disa etër, duke ndjekur shëmbullin e etërve të vjetër dhe themeluesve të manastireve, shkuan në atë vend dhe, larg njerëzve, iu përkushtuan Perëndisë duke zbatuar më me saktësi mësimet e etërve. Me bekimin e igumenit ishin vendosur në pyll në një distancë jo shumë të largët dhe secili kishte marrë
me vete nxënësin e tij. Këta ishin igumeni i mëparshëm Nazarios, ieromonaku Dorotheu dhe murgu me skimë të madhe Markos. Duke parë këta shembuj, Prohori ëndërronte për një jetë më tepër asketike. Shpirti i tij digjej nga dëshira për t'u veçuar. Prandaj, mori bekimin nga jerondi i tij Josifi, të shkojë thellë në pyll në orët e tij të lira. Atje, në një qoshe, ndërtoi një kasolle ku i vetëm ushtrohej në lutje.
"Në qoftë se nuk mund të gjendesh gjithnjë në qetësi të plotë dhe në vetminë që ti dëshiron, nëse jeton në një manastir,
- do të thoshte më vonë, - duhet që kohën e lirë t'ia përku- shtosh lutjes dhe qetësisë. Dhe Zoti për këtë përpjekje tënde të vogël nuk do të vonojë të derdhë mbi ty mëshirat e Tij të përsosura".
Këtë rregull të cilën më vonë do t'ua propozojë edhe murgjërve të tjerë zbatonte shenjtori në kasollen e tij prej eremiti. Panorama e natyrës së mrekullueshme në përputhje me veçimin e plotë dhe lutjen e ngriti lart drejt Perëndisë dhe e bashkoi më tepër me Të, me ndjenjën e qënies së kudogjendur të Perëndisë. Dikush i cili jetonte pranë tij tregon se At Serafimi kryente kanunin, të cilin Engjëlli ia dha Shën Pakomit,
; themeluesit të jetës murgjërorë të përbashkët: Trishenjtor, Ati I ynë... Mëshiro o Zot (12 herë), Lavdi Atit... Ejani t'i falemi... 1 (3 herë), Mëshiromë o Perëndi, Besoj..., O Zot Jisu Krisht, biri i i Perëndisë mëshiromë mua mëkatarin (100 herë), Ti meriton... i dhe Përleshorja. Kjo përbënte një lutje. Duheshin bërë 12 të j tilla ditën dhe 12 natën sipas ritmit të 24 orëshit.
Këtë kanon Prohori e kishte marrë nga jerondi i tij Josif ; dhe këtë e zbatonte që prej hyrjes së tij në manastir. Por këtu ; në kasolle në natyrë, vetëm me Perëndinë jepej me më shumë dërrmim në zemër dhe përqëndrim në luife. Me lutjen lidhte edhe kreshmën edhe vetëpërmbajtjen. Të mërkurën dhe të premten nuk hante asgjë. Ditët e tjera hante vetëm një herë. Cili nuk gëzohej kur shikonte kaq frymë asketike tek një fillestar, madje tek një djalë kaq i ri? Të gjithë ushqenin nderim dhe respekt për këtë asket të ri.
Prohori nuk qe i vetmi luftëtar në mes të fiUestarëve. Kishte edhe të tjerë, si për shembull Vasili njëzetvjeçar. Prejardhjen e kishte nga qyteti Tebikov dhe vinte nga prindër të thjeshtë për sa i përket rangut shoqëror. Kishte ardhur në manastir më 1787 dhe i ishte dorëzuar plotësisht igumenit Pakomi që nga fillimi i jetës së tij murgjërore, duke i mohuar çdo vullnet vetes së tij. Igumeni ishte çuditur nga bindja e tij e plotë prandaj e rrethonte me një dashuri të madhe. Vasili, kur u qeth murg, mori emrin Nifon. Kur At Serafimi ishte në vitet e fundit të jetës, at Nifoni ishte igumeni i manastirit të Sarovit. Si Vasili kishte edhe të tjerë të cilët luftonin pasionet e tyre por që nuk shfaqeshin, për të mos u bërë objekt nderimi prej të tjerëve. Prohorin e ndiqnin etërit më të vjetër të manastirit. Përpjekjet e tij qenë aq të mëdha dhe të denja për t'u lavdëruar, sa qe e vështirë t'i fshihje. Igumeni Pakom dhe patër Josifi, jo vetëm e donin si fëmijën e tyre, por i tregonin edhe mirëbesim të madh. Shpesh ua tregonin si shembull më të prapambeturve.
"Igumeni i lumtur Pakom dhe ikonomi Josif - thoshte më vonë stareci, - këta njerëz të shenjtë më donin si shpirtin e tyre, nuk më fshihnin asgjë dhe përkujdeseshin për çdo gjë e cila qe në dobinë time".
Në vitin 1780 Prohori u sëmur shumë rëndë. Trupi i ishte enjtur dhe qëndronte në shtrat i palëvizur. Mjek nuk kishte në manastir, prandaj dhe diagnostikimi i sëmundjes ishte i pamundur. Dyshonin nga shenjat e jashtme se mos bëhej fjalë për hidropezi. Sëmundja zgjati tre vjet. Për gjashtë muaj, i sëmuri ishte i shtrirë në krevat dhe i lagte me lot shtresat, por nga buzët e tij nuk doli kurrë ndonjë ankim.
Në këtë kohë u shfaq më e fortë simpatia dhe dashuria e të gjithëve për Prohorin. Jerondi Josifi i shërbente si fillestar, por edhe igumeni Pakom bashkë me starec Isainë tregonin një kujdes të madh për të. Ky interesim i igumenit dhe i starecëve të mëdhenj, u bë shkak që gjithë murgjit jerondë të tregonin një kujdes më të madh për nxënësit e tyre. Më vonë Prohori do ta tregojë me vepra mirënjohjen e vet për igumenin. Në kohët e fundit të sëmundjes, nisën të shqetësoheshin për jetën e tij.
- Vëlla Prohor, - tha igumeni, - propozoj të të sjellim një doktor që të të vizitojë.
- Jerond i nderuar, - iu përgjigj i sëmuri, - ia kam dorëzuar jetën time doktorit të vërtetë të trupave dhe të shpirtërave, Zotit tonë Jisu Krisht dhe Nënës së tij të Tërëshenjtë. Në qoftë se e gjykon edhe dashuria juaj le të më jepen mua të sëmurit medikamentet qiellore, Misteret e panjollëshme.
Starec Josifi e përmbimbushi dëshirën e tij dhe bënë një agripni per gjithë natën. Në Liturgjinë Hyjnore, vëllezërit u lutën për vëllanë që vuante, i cili pasi u rrëfye, u kungua me misteret e panjollëshme në qelinë e tij. Atë çast iu shfaq përpara e Terëshenjta e rrethuar nga një dritë verbuese dhe e shoqëruar nga Apostujt Petro dhe Joan. Duke u kthyer për nga Joani, i tregoi me gisht të sëmurin dhe i tha: "Ky është nga fisi ynë".
Pastaj i vuri dorën e djathtë mbi kokë dhe gjithë ujërat që qenë mbledhur nisën të dalin prej një vrime në anën e majtë. Brenda një kohe të shkurtër u shërua plotësisht, por nga vrima prej të cilës i doli uji, në anën e djathtë, i mbeti si shenjë një vijë. i;
Vëllezërit u çuditën nga shërimi i shpejtë, menjëherë pas Liturgjisë hyjnore dhe Kungimit, sepse nuk dinin asgjë për vizitëh e Hyjlindëses. Prohori pati një dobi të madhe nga sëmundja. U forcua brenda tij dashuria, shpresa dhe besimi për Perëndinë gjithashtu edhe lidhja dhe mirënjohja për vëllezërit.
Në atë kohë, në vëndin ku ndodhej qelia e Prohorit, filluan punimet për ndërtimin e spitalit për të sëmurët dhe pleqtë dhe ngjitur me të, një kishë dykatëshe; në katin e parë u ndërtua Kisha për nder të shenjtorëve mrekullibërës Zosima dhe Savatiu të Salovietësit, ndërsa lart ndodhej Kisha për nder të shpërfytyrimit të Shpetimtarit. Për të gjetur të hollat ata ngarkuan Prohorin të bënte një fushatë për gjetjen e ndihmave në vënde të ndryshme. Fillestari, i shtyrë prej mirënjohjes për shërimin e tij dhe nga dhembshuria për të sëmurët, ndërmori me gëzim punën e vështirë të mbledhjes së të hollave. Shkoi në qytetet më të afërta dhe kaloi edhe nga Kursku ku mësoi për vdekjen e nënës së tij. Shkoi në varreza dhe qau me lot për të dhe u lut me zjarr për shpëtimin e shpirtit të saj. Nga i vëllai, Aleksi, mori një shumë të madhe për ndërtimin e kishës. Kur misioni i tij mbaroi, u kthye në manastir dhe punoi me zell të madh në kishën e Shën Zosimasë dhe Savatit. Ai e bëri vetë Tryezën e shenjtë, meqë ishte marangoz dhe kjo Tryezë e cila u shenjtërua në 1786, ruhet deri më sot në manastir. At Serafimi deri në fund të jetës së tij u kungua në këtë Kishe i prekur nga mimjohja për shërimin e mrekullueshëm që ndodhi pikërisht në spitalin e manastirit ku u ngrit më vonë kisha.
MURG KINOVIAT Qethja murgjerore
Prova e Prohorit për jetën murgjërore zgjati tetë vjet. Kjo provë parapërgatitore është më se e nevojshme si kusht për çdo njeri i cili do të përkushtohet tek Perëndia. Tanimë ishte pjekur, kishte mbushur 25 vjet. Pamja e tij e jashtëme ishte me të vërtetë impresionuese. Ishte i gjatë 1.76m dhe me gjithë vetpërmbajtjen e tij ishte fytyrëmbushur dhe i mbuluar nga një bardhësi e ndritshme në fytyrë. Himda e tij ishte e drejtë ; dhe e mprehtë7 sytë e kaltër dhe të ndritshëm, vetullat e trasha, flokët i kishte të dendura dhe biondë. Mustaqet e tij të dredhura i binin mbi mjekrën e dëndur. Kishte një paraqitje burrërore dhe forcë trupore të madhe. Nga cilësitë e intelektit kishte një kujtesë të fortë, fantazi të zhdërvjelltë dhe efektin karizmatik, tërheqës të fjalës. Në periudhën e provës, Prohori i përkushtoi gjithë muhdësitë e veta tek Zoti dhe u gjykua i denjë të japë premtimet murgjërore. Përveç kësaj, provat e ashpra, trupore e shpirtërore, e pastruan dhe i forcuan shprestarinë.
Duke qenë fillestar, ende në provë, jo vetëm shfaqte dashuri të madhe për jetën murgjërore, por edhe për jetën e eremitëve, të cilën kishte nisur ta provonte.
Igumeni, i bindur për dlirësinë dhe sigurinë e thirjes së Prohorit, bëri deklarimin e duhur në instancat kishtare për t'i dhënë skimën murgjërore.
Më 13 Gusht 1786 u bë qethja e tij murgjërore nga igumeni Pakomio. Nunë të tij ishin Starec Josifi dhe Isaia. U quajt Serafim d.m.th. i zjarrtë, ndoshta sepse tipare të tij të njohura tek të gjithë ishin zjarri i fortë dhe zelli për Perëndinë. Në katalog shkruhet se u bë murg në manastirin Goronofski Nikolajevski ku ishte i regjistruar për rvjë kohë të gjatë. Kjo gjë e shtyu shpirtin e tij t'i shërbejë më me zell Perëndisë. Vazhdoi të ndjekë programin e tij, pa menduar se bënte diçka të veçantë. Por të tjerët e shikortin të pëlqente më shumë vetminë, te zhytej më shumë në vetvete dhe të luftonte më ashpër për zbatimin e premtimeve të tij murgjërore dhe të detyrimeve të tjera.
Në tetor 1786 u hirotonis dhiakon nga episkopi i Vladimirit, Viktori. Fjala që mbajti në këtë rast, ruhet deri më sot në arkivin e manastirit. Tani at Serafimit i shtohen edhe shërbimet e dhiakonit. Por edhe zemra e tij digjej dyfish per Perëndinë prandaj jepej me gjithë shpirt në shërbimin e ri engjëllor dhe e ruante të pastër trupin e shpirtin. Për gjashtë vjet e gjashtë muaj mori pjesë në çdo Liturgji. Vigjiljet e festave dhe të djelave e gdhinte duke u lutur në këmbë, i palëvizur, deri sa fillonte Liturgjia. Pas Liturgjisë qëndronte në Kishë, rregullonte enët e shenjta dhe përkujdesej për pastrimin e Shenjtërores. Dhe Zoti, duke parë zellin e tij dhe dëshirën për luffcë, i jepte forcën që të mos e ndjente lodhjen, as nevojën për një pushim shumorësh. Ai ishte i fortë dhe i shëndetshëm, harronte shpesh që të merrte ushqimin dhe ujin e duke shkuar për t'u shlodhur, i vinte keq që nuk mundte si ëngjëjt, t'i shërbente pa pushim Perëndisë. Igumeni Pakomio u lidh shume me dhiakun e ri.
"Rrallë e kryente liturgjinë pa mua, Serafimin e varfër", - do të thoshte më vonë shenjtori. Kur igumenit i duhej të dilte nga manastiri, për të shkuar shpesh në punëra të ndryshme ose për të bërë liturgjinë, e merrte me vete dhjakonin. Nje herë at Pakomi dhe at Isaia bashkë me at Serafimin shkuan në fshatin Lemet, ku do të bëhej varrimi i çifligarit Solobcof, bamirës i manastirit të Sarovit.
Duke kaluar nga fshati Divejevo, shkuan edhe në manastirin e grave të Divejevos për të vizituar igumenen Aleksandra, e cila ishte ndërtuesja e këtij manastiri. E gjetën shumë të sëmurë dhe i bënë Efqeli. E sëmura, duke ndjerë fundin e saj e duke u kthyer nga jerondët tha:
- Ju lutem, mos i braktisni jetimet e mia.
- Mos u shqeteso jeronde, - u përgjigj at Pakomi, - me hirin e Perëndisë more gjithë pajimet e fundit. Sa për jetimet, për sa kohë do të jem gjallë, nuk do t'i braktis. E pas meje, ja, at Serafimi, nuk do t'i lërë vetëm.
- Jerond, -tha ajo, ~ për veten time nuk shqetësohem. Me ndihmën e Perëndisë shkoj në jetën tjetër me shpresë. Por këto jetimet pas vdekjes time do të provojnë dhimbje të padu- rueshme për mua, sepse kanë dorëzuar tek unë, e përulura, shpirtrat e tyre. Prandaj të lutem mos i lër vetëm. Largo prej tyre çdo peshë e dobësi. Kupton se sa gjë e rëndë është për to të ndahen nga unë përgjithmonë?"
Dhe duke nxjerrë dy qese të vogla, njëra e mbushur me ar kurse tjetra me argjënd, ia dha igumenit Pakomio duke thënë:
- Merre këtë pasuri që iu takon jetimeve dhe përdore, ashtu siç e gjykon ti për dobinë e tyre. Ato vetë nuk janë në gjëndje ta përdorin.
Kur u kthyen nga Lemeti, etërit e gjetën jeronden të vdekur i dhe mezi arritën varrimin. #
Pastaj u shtrua një tavolinë, por at Serafimi nuk ndenji dhe shkpi më këmbë për në Sarov, që është 10 vjersta larg prej andej.
Ai shquhej gjithmonë për vetëpërmbajtjen e tij, jo vetëm në manastir, por edhe jashtë.
Me këtë stad të përparuar arriti pas një ushtrimi të gjatë dhe pas shumë kohe me vetëmohim, duke dhunuar veten e tij. Qysh nga vitet e fëmijërisë kishte hedhur bazat të cilat do ta ndihmonin në punën shpirtërore dhe për të përparuar në jetën murgjërore. Në të ardhmen e shohim të kridhet në beteja më të mëdha shpirtërore.
Duke kujtuar të shkuarën at Serafimi kujtonte gjithnjë me mirënjohje ndihmën e Hyjlindeses dhe të përkujdesjes Hyjnore. Tani zemra e tij ishte bashkuar aq shumë me Perëndinë, sa që tundimet, vetëm me anën e dhunës, mimd ta shkëputnin prej punës së tij shpirtërore.
Në pragun e përpjekjeve dhe të vështirësive që e prisnin, perkujdesja Hyjnore e shtoi zellin e tij me Vegime Hyjnore. Zemra e tij e pastër, përmbajtja, komimikimi i vazhdueshëm me Perëndinë e bënin të denjë për t'i shijuar. Sikundër shkruhej në revistën Majak të 1844 (nr. 32), Shën Serafimi si dhiakon shikonte ëngjëjt të psalnin bashkë me murgjit dhe të shërbenin së bashku me ta. Ngjanin me të rinj të shndritshëm dhe mbanin rroba të bardha dhe veshje prej ari. Psalmodhia e tyre nuk ngjante me asnjë lloj tjetër harmonie tokësore. Këto vegime e mbushnin shpirtin e tij me ngushëllimin Hyjnor.
"Nuk kujtoj asgjë nga ai gëzim - thoshte. - Kujtoj vetëm që hyra e pastaj dola nga kisha".
Në të njëjtën revistë shkruhet në ligjëratë të drejtë përsëri edhe një mrekulli tjetër:
"Do të të tregoj gëzimi im - i thoshte at Serafimi ndoshta shkrimtarit të periodikut, - një vizion të frikshëm, të dërguar prej së larti për mua mëkatarin.
Por të më premtosh se nuk do t'ia tregosh asnjeriu para se të fle.
- Të premtoj batushka[2] - tha bashkëbiseduesi i prekur duke i vënë një metani.
- Meshoja të Enjten e Madhe bashke me igumenin Pakomio dhe at Isainë. Liturgjia Hyjnore kishte nisur në orën dy të mesditës bashkë me mbrëmësoren. Pas hyrjes së vogël dhe leximit unë i përuluri thashë lutjen: «Zot shpëtoi besemirët, edhe dëgjona». Pastaj dola tek porta e vogël dhe duke e ngritur orarin plotësova «dhe në jetë të jetëve». Atë çast përpara meje shndriti një dritë si rreze dielli. Hedh vështrimin dhe e shikoj në lavdi Zotin tonë Jisu Krisht; i cili me pamje njeriu ndritte me shumë se dielli. Pashë gjithashtu rreth tij si zgjua bletësh forcat qiellore të Engjëjve, Kryeëngjëjve; Keruvimeve dhe Serafimeve. Kishte hyrë nga porta e perëndimit dhe duke ecur në ajër qëndroi pranë amvonit. Duke ngritur duart, bekoi ata që bënin liturgjinë dhe besimtarët. Më në fund hyri në vëndin ku ndodhej ikona e Tij bri portës së bukur. Zemra ime u çua peshë nga gëzimi dhe nga ëmbëlsia e fytyrës së Zotit".
Dhe shkrimtari plotëson:
"Kur shenjtori pa këtë vizion fytyra e tij ndryshoi. Nuk mundej as të lëvizte nga vëndi e as të fliste. Shumë po e shikonin në këtë qëndrim po nuk po kuptonin shkakun e kësaj gjendjeje, Menjëherë erdhën dy dhiakonë, e kapën nga krahët dhe e çuan në hierore. por edhe aty vazhdoi të qëndrojë dy orë pa lëvizur. Vetëm fytyra e tij ndryshonte nga çasti në çast. Herë i binte një çehre e verdhë në fytyrë, herë të kuqtë dhe herë zbardhte si dëbora. Kaluan shumë kohë dhe nuk fliste. E kishte gUabëruar vizita e mrekullueshme efZotit dhe gëzohej me ngushëllimin e tij të shenjtë".
Vlen të theksohet se vizioni ndodhi në çastin kur ata që po bënin Liturgjinë Hyjnore hynë në hijerore që simbolizon hyrjen e tyre në qiell. "Bëj o Zot - iutet prifti me zë të ulët - hyrjen e ëngjëjve të shenjtë të cilët bashkëmeshojnë me ne duke të lavdëruar Mirësinë tënde". Pas hyrjes psalet dhe himni ëngjëllor: "Shenjt Perëndi, shenjti Fuqishëm, shenjt i Pavdekshëm mëshirona". Kjo gjë tregon se forcat ëngjëllore bashkëmeshojnë me ne. Si rrjedhim çdo besimtar le ta dijë se lutet njëkohësisht me ëngjëjt, si të jetë në qiell.
Këto ngushëllime Hyjnore i jepnin forcë at Serafimit në luftën e tij dhe i forconin dëshirën për jetën e Teorisë. Vegimi i mësipërm do të kishte pasoja të hidhura për shpirtin e tij, në qoftë se do të mendonte se kishte mbërritur në përsosmëri dhe se ishte i shenjtë. Por dhiakoni i ri, kishte udhërrëfyes të sprovuar at Pakomin dhe at Josifin. Ata menduan se ishte lodhur nga të kreshmuarit e shumtë, por kur u tregoi për vegimin, e këshilluan si shpirtërorë të sprovuar që të mos krenohej, por ta siguronte veten me kujtimin e mëkatave. Tregimin e tij e futën thellë në zemrat e tyre.
I siguruar nga përulësia, at Serafimi vazhdonte të përparonte në rrugën e tij. Kur ishte fillestar shkonte në pyll dhe aty kridhej në lutje. Tani në atë vënd i kishin ngritur një qeli, por ende nuk mund të jetonte si eremit. Kishte detyrime si ierodhiakon dhe shërbime në manastir. Por ndoshta ende s'ishte pjekur për një jetë të tillë. Prandaj ditën rrinte në manastir, kurse natën shkonte në pyll/ ku vazhdonte gjithë natën me lutje. Disa vëllezër të pafuqishëm, ndoshta, e kishin zili. Por të gjithë e donin, sepse ishte i përpiktë në të gjitha detyrimet që kishte.
Në 19 Qershor 1793 at Serafimi mbushi 34 vjet. Të parët e manastirit, duke parë se at Serafimi shquhej në të gjithë të tjerët për sa i përket virtytit donin që ta gradonin në ieromonak. Ndërkaq manastiri i Sarovit kaloi nga varësia prej Vladimirit, në kontrollin e krahinës së Tambovit.
Më 2 shtator, pra të 1793, e dërguan në Tambov ku episkopi i atjeshëm e hirotonisi në prift. Me gradimin e tij në prift u dyfishuan mundimet e tij asketike. Bënte meshë çdo ditë për një periudhë të gjatë dhe kungohej me Misteret e Panjollëshme me besim të zjarrtë dhe dashuri. Në atë kohë, në krahinat rreth Sarovit ndodhte shpesh që njerëzit të vuanin nga zia e bukës. Manastiri, i cili kishte rezerva ushqimore të bollshme, ushqente me mijëra vetë. Një herë zija zgjati për shumë kohë. Manastiri për shumë muaj ushqente mijëra të uritur, por erdhi njëditë që po mungonin edhe ushqimet më të nevojshme dhe gruri po mbaronte. Igumeni bëri agripni gjithë natën dhe paraklis tek e Tërëshenjta. Herët në mëngjes ieromonaku Serafim shkoi në magjen e bukës dhe e gjeti atë të mbushur plot me bukë e gjëra të tjera ushqimore. Këto të mira nuk rreshtën kurrë në manastir. Sa më shumë që dhuronin, aq më shumë u mbusheshin koshat.
Një nga karakteristikat dalluese të shenjtit ishte mirësia, e cila nga këto ngjarje u forcua bashkë me shpresën në përkujdesjen e Perëndisë dhe në ndihmën e Hyjlindëses.
Pas gjithë këtyre vjetëve brenda në manastir, pas gjithë këtyre mundimeve për pastrimin e shpirtit, shenjtori kishte mbëritur në shkallë të lartë të përsosmërisë shpirtërore. Tani zemra e tij digjet për shkretëtirën ku e presin mundime dhe beteja më të mëdha.
Dëshira për të jetuar në vetmi
Si fillestar, shenjtori kishte marrë bekim për të shkuar në shkretëtirë për një ushtrim më të madh. Si ierodhiak, kishte qelinë në shkretëtirë në të cilën i kalonte netët në lutje. Donte në këtë mënyrë të vdiste mendimet mëkatare. Por si ieromonak dëshironte të vendosej përfundimisht në shkretëtirë. Ishte e paravendosur që lartazi, që ai të bënte këtë jetë. Manastiri e kishte ndihmuar të njihte pasionet e tij dhe i kishte dhënë forcë në përballimin e tyre. Tani i aftë për jetën eremite, kërkon bashkim më të afërt me Krishtin.
Shën Joan Kassiani që ka jetuar në skitë e mëson eremitin kështu: ”Ta mbash mëndjen sipër çdo gjëje tokësore dhe aq sa e lejon dobësia njerëzore, të bëhesh një me Krishtin". At Serafimi kishte arritur pikërisht në këtë stad. Çdo murg që dëshiron të jetojë misterin e jetës mistike e mbulon dëshirën e tij me ndonjë lloj shfajësimi të bekuar. E njëjta gjë ndodhi edhe me at Serafimin i cili ishte sëmurë nga të ndenjurit në këmbë në Kishë dhe nga që qëndronte zgjuar çdo natë. Këmbët e tij u enjtën, u mbushën me plagë dhe ai nuk mund të meshonte. Për shkak të sëmundjes që kishte nuk shërbente në asnjë shërbim. Kjo sëmundje në vënd ta gozhdonte në ndonjë qeli të spitalit, e shtyu edhe më shumë të dëshirojë jetën e eremitit. Prandaj shkoi për të takuar igumenin Pakomio që t'i kërkonte bekimin e tij. Ky ishte bekimi i fundit që mori nga igumeni i cili tashmë kishte arritur në mbarimin e jetës së tij. Në atë kohë ishte i sëmurë dhe zgjatja e sëmundjes e kishte detyruar të përgatitej për vdekjen. Gjithë ketë kohë i shërbente me dashuri shenjtori, duke e shpërblyer për përkujdesjet të cilat ia kishte kushtuar atij më parë. Në fytyrën e tij, përveç dhëmbjes, dallohej edhe pak pikëllim.
- Pse hidhërohesh at i shenjtë? - e pyeti Stareci
- Hidhërohem per motrat e Divejevos - u përgjigj ai - Kush do të përkujdeset për to mbas vdekjes sime.
- Do t'i marr përsipër unë dhe do të kujdesem ashtu si
dhe ti - u përgjigj at Serafimi për ta qetësuar. Përgjigjja e gëzoi pa masë
jerondin. Pastaj e puthi për herë të fundit dhe fjeti më Zotin në vitin 1794.
At Serafimi qau hidhur për humbjen që pësoi. Ai e kishte udhëhequr në të gjithë
stadet e jetës së murgut, derisa kishte mbëritur në stadin e eremitit. Lutja
për atin e tij mbërriti deri në fronin e Perëndisë. Ajo që e ngushëlloi
shenjtorin nga kjo humbje ishte vendosja e at Isaisë në detyrën e igumenit,
jerond po aq i dashur dhe i nderuar për shenjtorin. Më 20 nëritor 1794 dhe me
bekimin e igumenit të ri Isaia, at Serafimi shkoi përfundimisht në shkretëtirë.
Për qëndrimin e atjeshëm u pajis me dokument të posaçëm prej igumenit Isaia që
ruhet deri sot në manastir. "Ieromonaku i manastirit të Sarovit, Serafim,
ka lejen për të ndënjur në shkretëtirë me shpenzimet tona. Pas provës
shumëvjeçare në manastir, dërgohet në shkretëtirë për qetësi shpirtërore, për
dashurinë |e Perëndisë dhe me kanon që iu dha në përputhje me rregullat :e
etërve të shenjte. Si rrjedhim asnjë të mos e shqetësojë ne banesën ije tij. E
vërtetoi igumeni ieromonaku Isaia. 20 Nentor 1794".
Qelia në të cilën u vendos stareci Serafim ndodhej 5 vjersta larg manastirit, dhe ishte e vendosur mbi një kodër të rrethuar nga një pyll i dëndur. Ajo ishte një dhomë e vogël me oxhak. Në këtë dhomë të çonte një paradhomë e vogël, kurse jashtë saj ishte një ballkon. Rreth qelisë mbante një kopësht me perime, të rrethuar me gardh. Më vonë mbante edhe bletë që e fumizonin me mjaltë të mrekullueshëm. Pranë kodrës kishte edhe lartësi të tjera. Dy vjersta larg jetonin edhe murgj të tjerë, asketë të Sarovit, si ish igumeni Nazari, ieromonaku Marko dhe murgu i skimës së madhe Dositheu. Pamja të kujtonte Malin e Shenjtë me lartësitë e tij, pyjet e dëndur, manastiret dhe qelitë e eremitëve.
Shenjtori e quajti kodrën e tij Athos, sepse maja e tij binte pingul mbi fushë. Pikave të tjera të kodrës ku shkonte për t'u lutur, iu kishte vënë emra të tjerë nga Toka e Shenjtë, si: Jeruzalem, Nazaret, Bethlehem, Jordani, Tabor, Golgotha e Mali i Ullinjve. U dha këto emra, që të jetonte me më forcë momentet e jetës së Zotit. Starec Serafimi kishte vendosur të imitonte Krishtin dhe atë jua predikonte vizitorëve. Me të vërtetë filluan ta vizitonin shumë vetë, bile dhe gra. Por vizitat e gjinisë femërore niik ishin të përshtatshme për jetën e ashpër që donte të bënte. Kishte ndrojtje se kjo do të skandalizonte dhe do të tërhiqte në mëkat vëllezër të tjerë. Por nguronte që t'i largonte sepse kishte frikë se mos kjo gjë ishte një gjë e papëlqyeshme për Perëndinë. Prandaj vendosi ta mbyllë shtegun i cili të çonte tek qelia e tij, duke arsyetuar se edhe mali Athos ishte i mbyllur për gratë. U lut, pra, me shumë forcë tek Zoti dhe tek e Tërëshenjta që ta përmbushnin dëshirën e tij, duke bllokuar me pemë monopatin e qelisë. Zoti me të vërtetë ia dha pëlqimin e Tij. Sikurse na tregon rrëfimi i shenjtorit:
"Mbërdti festa e Krishtlindjeve. Liturgjia Hyjnore në kishën e Burimit Jetëdhënës kishte filluar, kur at Serafimi hyri në manastir. Shkoi në kishë ku u kungua me Misteret e Panjol- lëshme dhe pastaj u terhoq në qelinë e tij brenda në manastir. Pasi hëngri drekë, shkoi i gëzuar për në vetminë e tij. Festën tjetër u nis natën për në manastir. Po kur arriti në pikën ku kodra bie pingul me fushën u habit tej mase. Degë të mëdha ullinjsh shumëvjeçarë e kishin zëne monopatin. Perëndia në këtë mënyrë iu përgjigj kërkesës së tij. Natën e mëparëshme kaloi nga ajo rruge dhe aty nuk kishte asgjë. Për Perëndinë gjithshka është e mundur! Gjëja e parë që mendoi ishte la- vdërimi. Ra në gjunjë dhe falenderoi Zotin për plotësimin e kërkesës së tij. E kuptoi që nuk ishte vullneti i Tij të hynin gra në kodër. Pastaj hoqi mënjëanë degët dhe u nis për në manastir, që të kungohej me Misteret e Kulluara. Atë ditë Liturgjinë e bënte at Isaia. Starec Serafimi e ndiqte liturgjinë brenda në hierore. Dhuratat e Shenjta qenë ofruar në altar dhe himni Keruvik kishte mbaruar. Në çastin që igumeni po bëhej gati të lexonfë uratën e anaforasë, i afrohet plot me besë at Serafimi dhe i thotë:
- Batushka, jerond igumen! Jep bekimin tënd që në kodrën ku rri të mos vijnë më gra.
- Tani gjete rastin për të më thënë nje gjë të tillë? - iu përgjigj ai pak i mërzitur.
- Po atë jepe bekimin tënd - këmbënguli Stareci.
- Po si mundem të kontrolloj që të mos vijnë gra, kur unë ndodhem pesë vjersta larg?
- Ju jerond jepni vetëm bekimin dhe kjo gjë do të bëhet, nuk do të vijë asnjë grua.
Atëherë igumeni mori një ikonë të së Tërëshenjtës që quhej "I lumur është barku" dhe duke e bekuar i tha:
- Merre, le të jetë e bekuar dëshira tënde për të mos ardhur gra në kodër, por përkujdesu ti për këtë! At Serafimi e puthi ikonen dhe u tërhoq për t'u ulur në vendin e vët. Ai u kungua me Misteret e Kulluara së bashku me priftërinjtë që mermin pjesë në Liturgji. Mbasdite e falenderoi igumenin dhe u nis për në shkretëtirën e tij. Kur arriti në vendin, ku u bë mrekullia, ë zuri shtegun me trungje. Kështu u bë i pakalueshëm jo vetëm për gratë por edhe për burrat.
Kjo ngjarje tregohet në shumë variante. Disa që njihnin nga afër Starecin thonin që kjo mrekulli u bë javën e katërt të kreshmës së madhe. Thonë gjithashtu që Stareci kishte një javë që shikonte drutë të cilët vendoseshin në shteg si prej një dore njeriu dhe ta pengonin qëllimisht hyrjen.
Gjatë qëndrimit të tij në shkretëtirë veshja e Starecit ishte e njëjtë, dimër dhe verë. Që të mundonte trupin e tij, ai mbante një zostiko të bardhë, një skuf të zi dhe doreza lëkure. Në këmbë mbante çorape të lëkurta që lidheshin tek nyja e këmbës me lidhëse. Në gjoks kishte kryqin të cilin ia kishte dhuruar nëna e tij. Po në gjoks, i varej gjithmonë një çantë e vogël brenda së cilës kishte Ungjillin e shenjtë. Të dy duhet të kenë një kuptim simbolik. Kryqi duhej t'i kujtonte se ishte ai që kishte mohuar botën, kurse Ungjilli simbolizonte zgjedhën e Krishtit dhe barrën e lehtë të Zotit.
Në çfarë beteja luftonte at Serafimi në qelinë e tij në shkretëtirë? Këtë e di vetëm Perëndia. Ky është një mister i fshehur në zemrën e asketit. Ne përshkruajmë këtu ato që panë bashkëkohësit nga jashtë gardhit të tij. Por është e sigurtë se përparonte nga ato më të lehtat, në ato më të vështirat, derisa arriti të bëjë një jetë të veçuar plotësisht nga bota.
Periudhën e parë zhytej në lodhje trupore, në lexim dhe në lutje. Drutë i priste vetë në dimër dhe i shpinte në kasolle për t'u ngrohur.
Në verë punonte në kopsht dhe në ditët e nxehta shkonte në këneta dhe sillte prej andej pleh, për të përmirësuar tokën.
Meqë shkonte aty i zhveshur nga mesi e lart, trupi i thumbohej prej insekteve. Trupi i tij prishej, fryhej dhe sipas vendit nxihej. Por ai, sipas shembullit të etërve të vjetër, duronte me këmbëngulje dhimbjet për hir të dashurisë së Krishtit.
Përveç transportimit të plehut, shenjtori mbillte, ujiste, përkujdesej për bimët dhe mbillte pastaj perime për nevoja e tij. Më këtë punë shlodhte këmbët e tij.
Shumë herë, gjatë punës, ardnte në një gjëndje ngazëllimi, gjë që e bënte të psalte me gëzim. Kishte mësuar përmëndësh vargje të tëra himnesh kishtare. Ai zbavitej me këto himne në kohën e vetmisë së plotë. Por edhe të dielave, rikujtonte ndodhitë e Ungjillit dhe psalte himnet të cilat psalen këtë ditë.
Disa të afërm të at Serafimit tregojnë se ai kishte një dobësi për himnet që i referoheshin jetës murgjërore. Psallte shumë himne kishtare që e ngazëllonin, të cilat i këndonte për nder të së Tërëshenjtës.
Këto preokupime Starec Serafimin e ngrinin drejt teologjisë morale dhe dogmatike. I pëlqente të filozofonte në çdo gjë që bënte. E ndjente ngritjen e tij në dogmatikë dhe nxirrte mësime. Shpesh vinte re fenomenin e mëposhtëm. Aty ku punonte, në kopësht ose tek bletët, kur mendonte se nuk e shihte njeri, ndalonte menjëherë. Veglat i binin nga duart. Qëndrimi i tij presupozonte përqendrim dhe mendja e tij i përkushtohej teorisë së Perëndisë. Në atë orë, askush nuk mund të prishte qetësinë e tij, por fshiheshin dhe e shikonin pa bërë zhurmë.
Teorisë Mendore i kushtonte mjaftë kohë. Që ta ndihmonte mendjen në këtë punë, lexonte shumëi Ushqimi i tij i zakonshëm ishte Dhiata e Re të cilën e mbante gjithmonë të varur në qafe. Studionte tekste liturgjike dhe veprat e etërve.
Mendja e tij ishte e ndriçuar aq shumë, saqë mund të shpje- gonte me saktësi Fjalët Hyjnore.
Rregulli i tij i përditshëm ishte të lexonte dhe të kome- ntonte pjesë nga Ungjilli dhe Apostulli. Për t'i jetuar më thellë këto, shkonte në ato pjesë të pyllit të cilave u kishte vënë emra të marë nga Ungjilli. Kur gjendej në kopshtin e Bethlehemit, sillte ndërment grazhdin dhe pasi lexonte psalte bashkë me engjëjt e barinjtë: "Lavdi Perëndisë në më të lartat, dhe mbi dhenë paqe dhe në njerëz mirëdashje". Në brigjet e Sarovkës që ngjante me Jordanin, sillte ndërmënd Joan Pagëzorin dhe predikimin e tij në lidhje me pendimin dhe pagëzimin e Zotit. Predikimin në mal e lexonte në një kodër afër lumit Sarofka. Në një lartësi tjetër mendonte dhe meditonte për Shpërfytyrimin e Zotit dhe jetonte bashkë me Apostujt këtë ngjarje. Duke u ngjitur në pyll, mendonte për Zotin, i cili kërkonte ujë dhe i tronditur nga vuajtjet e Krishtit, lutej me zjarr për shpëtimin e shpirtit të tij. Në një zgjerim të Sarofkës, i dukej sikur gjëndej pranë detit të Tiberiadës, bashkë me nxenësit pas Ngjalljes, në bisedat me ta dhe në peshkimin e mrekullueshëm.
Në malin e Ullinjve, shikonte me sytë e mendjes Ngritjen e Zotit në qiell dhe fronëzimin e Tij në të djathtë të Atit. Kështu pra, dhe natyra e ndihmonte asketin e zellshëm në përsosjen e tij shpirtërore. Zaten, ky është edhe qëllimi për të cilin u krijua natyra: ta çojë njeriun tek Perëndia. Në këtë periudhë studionte përveç Shkrimit të shenjtë edhe Shën Joanin e shkallës, Shën Isaak Sirianin, Shën Efremin dhe tekste të tjera të etërve. Studimit të Shkrimit të Shenjtë dhe shkrimeve të etërve, Stareci u kushtonte shumë rëndësi dhe i quante si diçka të domosdoshme për shpirtin. Madje kishte shfaqur mendimet për këtë në një libër, të cilin e kishte titulluar: "Me çfarë duhet ta pajisim shpirtin”. Atje në shkretëtirë, studionte me shumë kujdes Shkrimin e Shenjtë. Tashmë, jetonte brenda tij jo vetëm
të vërtetën, por edhe zjarrin e besimit. Shpesh sytë e tij mbusheshin me lot, kurse shpirti ndjente paqen e Frymës së Shenjtë. Kjo ishte shpërblimi i mundit të tij nga Perëndia. "Eshtë mjaft i dobishëm - shkruan - studimi i gjithë Fjalës së Perëndisë. Vetëm për këtë Zoti e shpërblen njeriun me anë të Shkrimit të Shenjtë, duke i dhënë dhuraten e Pendimit".
Prokupimi i tij kryesor ishte lutja. Kishte gjithënjë me vete Psaltirin dhe libra liturgjike dhe me ta kryente çdo ditë sherbesat sipas rregullit të heremitëve të hershëm. Në mesnatë bënte kanonin e Shën Pakonit të madh, duke lexuar uratat, shërbesën e mesnatës, mëngjezoren, orën e parë. Rreth orës tetë lexonte orën e tretë, të gjashtë, të nëntë dhe tipikonë. Pasdite lexonte mbrëmësoren dhe pasdarkën e vogël dhe kur binte nata, bënte kanonin dhe thoshte uratat e mbrëmjes. Bashke me kanonin e natës bënte njëmijë metani. Gjumi i tij qe i pakët dhe duke patur parasysh kanonin e Shën Pakomit ai i bëhte shërbesat në qeli.
Pak nga pak, shërbesat filloi t'i bëjë në "Vende të Shenjta". Orën e tretë, të gjashtë, të nëntë, i bënte në Golgotha bashkë me tipikonë, meqë ato përkujtojnë vuajtjet e Zotit tonë. Këtu shikonte me sytë e shpirtit, se si vuajti Zoti në kryq, si vdiq dhe u varros. Shenjtori me përvojën e tij i njihte mirë pengesat që takon gjatë përparimit në lutje një njeri. Kur bisedonte me ; të tjerët i mësonte se si t'i kapërcenin. Kaloi në të gjitha stadet e lutjes dhe arriti jo vetem tek lutja mendore, por edhe tek ajo e Teorisë Hyjnore. Në këtë stad njeriu bëhet i denjë të shikojë vizione dhe zbuJime, ashtu si dhe kryedhiakoni Stefan, Grigor PaUamai e të tjerë. "Kur mendja.bashkohet me zemrën në çastin ! e lutjes - thoshte - dhe nuk shpërndahet, atëherë zemra ngrohet nga ngrohtësia shpirtërore, ndfiçohet nga drita e Krishtit, dhe e gjithe ekzistenca njerëzore mbushet plot me gëzim dhe paqe”.
Shenjtori e kalonte jetën e tij në shkretëtirë me një vetpërmbajtje të madhe në të ngrënë. Në fillim hante bukë, në më të shumtën e rasteve bajate. E merrte zakonisht të Dielën për të gjithë javën. Ashtu siç na thotë një burim një pjesë ua jepte kafshëve dhe zogjve të pyllit që e donin dhe afroheshin në vëndin që ai lutej. Hante gjithashtu edhe perime nga kopshti i tij. Kishte bërë një kopësht perimesh që sa të qe e mundur të mos i bëhej barrë manastirit. Stareci dëshironte, sipas traditës të Apostull Pavlit, të ushqehej me duart e tij. Më vonë, filloi të mos hajë as bukë. Kishte marrë bekim nga igumeni Isaia që të ushqehej vetëm me kokrra patate, rrepa, presh dhe një bimë që quhej snit. Javën e parë të kreshmës së madhe, nuk vinte asgjë në gojë, deri të shtunën kur kungohej. Më vonë përparoi në kreshmë me një shkallë të pabesueshme. Jetoi dy vjet me rradhë pa marrë asgjë nga manastiri. Vëllezërit çuditeshin dhe pyesnin se me çfarë jetonte në dimër, por ai i fshihte me ngulm përpjekjet e tij. Pak para vdekjes i tha një njeriu të tij të besuar:
- E di se ç'është sniti? Këtë bimë e mblidhja, e vija në një tenxhere të vogël dhe e vija mbi sobë duke e zierë me ujë. Bëhej një gjellë e shkëlqyer.
- Mos vallë është sniti diçka alegorike? - pyeti folësi.
- Ju nuk e njihni se çfarë është? Unë jetova për shumë kohë duke ngrënë vetëm këtë bimë të cilën e përgatisja vetë.
- Po në dimër, batushka, ku e gjeje?
- Në dimër e haja të thatë. VëUezërit e manastirit çuditeshin se si jetoja, por unë nuk ua thoja arsyen, vetëm ty po ta them.
- Sa herë haje snit në kohën e njëmijë ditëve?
Stareci i dha përgjigjen e saktë por bashkëfolësi e harroi.
Të dielën dhe festat vinte në manastir. Mbrëmësoren dhe mëngjesoren e ndiqte në kishën e spitalit dhe në Liturgjinë Hyjnore kungohej gjithnjë,
Pastaj shkonte në qelinë e tij deri në mbrëmësoren e ditës tjetër. Në këto orë priste vëUezërit, të cilët vinin për të zgjidhur çështje të ndryshme shpirtërore. Pas orës së mbrëmësores merrte bukën dhe shkonte në shkretëtirë.
Javën e parë të kreshmës së madhe e kalonte në manastir. Në këto ditë përgatitej, rrëfehej dhe kungohej. Ati i tij shpirtëror prej shumë kohësh ishte at Isaia. Gjithë etërit që jetonin në shkretëtirë kishin pranë tyre një murg fillestar. Starec Serafimi jetonte vetëm fare. Disa vëllezër përpiqeshin të jetonin bashkë me tër por asnjë nuk mundej ta ndiqte programin e ashpër që kishte ai dhe shpesh ktheheshin në manastir. Shumë vëllezër shkonin ta vizitonin vetëm sa për ta parë, kurse të tjerë për t'u këshilluar. Dhe shenjtori gjatë këtyre vizitave u shfaqej vetëm atyre që kishin nevojë me të vërtetë. Në qoftë se at Serafimi takonte ndonjënjeri në shkretëtirë i bënte një përkulje të vogël dhe largohej.
"Askush nuk u pendua nga heshtja” - thoshte. Një takim i berë me të në shkretëtirë, shkaktonte habi dhe përshtypje të pashlyeshme për vizitorin. Stareci i jepte mundësitë për të mësuar dikujt sa nga jeta, aq edhe nga fjala e tij.
Tek vizitorët që vinin, bënin pjesë edhe eremitët, murgu me skimë të madhe Marko dhe ierodhiakoni Aleksandër. I pari vinte dy herë, kurse tjetri një herë në javë. At Serafimi bënte me ta, në më të shumtën e rasteve, shumë biseda shpirtërore. Në zemrën e tyre qenë tiposur rnellë ato që u kishte thënë për lutjen e zemrës, për forcën dhe për rëndësinë e saj. Dijen e tij nuk e kishte nxjerrë nga librat, por nga eksperienca e tij personale. At Marko dhe Aleksandri e gjetën shumë herë të zhytur në teorinë e Perëndisë. Që të mos e ndërprisnin, rrinin dhe e prisnin derisa të mbaronte. Kishte raste që pritja zgjaste edhe një orë. Largoheshin atëherë të pasuruar nga pasuria shpirtërore e at Serafimit dhe vazhdonin me zell të dyfishuar ushtrimet e tyre shpirtërore. Në këtë periudhë nga vizitorët e huaj të at Serafimit dallohej dhiakoni Timoni nga krahina e Nizhgorodit. Ai ishte njeri i kulturuar dhe student i seminarit të Nizhgorodit. Aftësitë e tij intelektuale ishin mjaft të mëdha, por ato nuk bazoheshin tek shprestaria dhe asketizmi i vetë jetës së tij. Rrethanat e detyruan të martohej dhe pastaj u hirotonis në dhiak por Zoti e çliroi shpejt nga lidhja martesore, duke ia marrë gruan nga kjo jetë.
I lirë tani filloi të vizitojë shpesh shkretëtiren e Sarovit. At Serafimi dhe at Marko duke parë zellin e tij filluan ta udhëzojnë në jetën e tij shpirtërore. Fjalët e tyre ranë në tokë të mirë. At Timoni u qeth murg dhe shërbente si ikonom në episkopatë. Episkopi i Nozhgorodit dëshironte ta hirotoniste prift, por ai nuk pranoi, sepse donte me gjithë zemër të jetonte në shkretëtirë, vetëm me Perëndinë.
Për shumë kohë at Timoni kreu detyrën e igumenit në manastirin e qytetit i caktuar nga episkopi. Një herë, kur Kryeprifti shkoi për të bërë Liturgjinë Hyjnore, i tha që nuk është e drejtë që ta drejtojë manastirin një ierodhiakon, prandaj pa dëshirën e tij, e hirotonisi prift. Më pas, at Timoni iku për në krahinën e Kostromit dhe u fut në manastirin e Krivozerskut. Sinodi i Shenjtë e përjashtoi nga manastiri por igumeni i dha bekimin të vendosej në shkretëtirë, ku jetoi i vetëm për njëzet vjet. Atje fumizohej me ushqim nga një degë e manastirit.
"Më vonë - do të thotë at Timoni - Zoti lejoi për shkak të mëkateve të mia të më çonin nga shkretëtira në degën e manastirit, që të jetoja aty për të themeluar një manastir. Por unë nuk doja të largohesha nga shkretëtira në asnjë mënyrë dhe i dola kundër vullnetit të Zotit prandaj ai më ndëshkoi. Pësova një krizë apopleksie dhe ngela në vend si i vdekur. Disa punëtorë të manastirit që erdhën për të më sjellë ushqime me gjetën pa ndjenja dhe në afazi. Më sollën në manastir dhe Zoti më shëroi shpejt e në mënyrë te mrekullueshme. Falenderova Perëndinë dhe i shtyrë nga dashuria pranova vullnetin e lij duke themeluar në atë vend një manastir. Ky manastir quhet Shkretëtira e Nadejevit dhe varet nga krahina e Kostromit.
Jeta asketike e at Serafimit dallohej nga përpikmëria dhe zelli që ai tregonte në ushtrimet shpirtërore. Djalli, nuk mund ta duronte diçka të tillë, prandaj e sulmoi atë me tundime të ndryshme, nga ato më të lehtat, deri në ato më të vështirat.
"Nje here, - siç tregon ieromonaku i shkretëtirës së Sarovit,
- ndërsa; Stared po lutej, dëgjon mbrapa qelisë hungërima dhe menjëhërë shumë veta e shqyen portën e starecit dhe hodhën ne këmbët e tij një copë dru. Më vonë, për të ngritur këtë dru dhe për ta hequr nga qelia u deshën tetë burra. Përsëri, herë natën, herë ditën, kur ai lutej i dukej sikur qelia po shembej dhe që lart e sulmonin me tërbim kafshë të egra. Disa herë paraqitej një arkivol dhe brenda në të një i vdekur i cili ngrihej. At Serafimin nuk e frikësonin gjëra të tilla, prandaj djalli, me lejen e Perëndisë, e sulmonte më shumë e më ashpër. E ngrinte peshë në ajër dhe e përplaste në tokë me një forcë të tillë saqë po të mbs e kishte mbrojtur ëngjëlli i tij mbrojtës do t'i qenë thyer kockat. Shenjtori as me këtë nuk treinbej edhe pse me sytë e shpirtit të tij i shikonte qartë frymërat ë ndyra".
- Ati im - e pyeti një laik me thjeshtësi ~ keni parë ndonjëherë frymë të ndyra?
- Janë shumë të shëmtuar. Sikurse mëkatari nuk mund t'i shohë ëngjëjt se është mëkatar, ashtu edhe demonët është e frikshme t'i shikosh, sepse janë të shëmtuar e të neveritshëm.
Gjithë tundimet i largonte me shenjën e kryqit dhe me forcën e lutjes. Më vonë jetoi nëpër një kohë të gjatë në paqe dhe falenderonte Perëndinë për këtë paqe dhe qetësi, që Ai i kishte dhuruar.
Autoritetet kishtare që njihnin at Serafimin mendonin se do të ishte shumë e dobishme po ta emëronin igumen në ndonjë manastir. Më 1796 ngeli i zbrazët vendi i arqimandritit në qytetin Alaytir dhe vendosën ta emërojnë atje shenjtorin. Manastiri i Sarovit kishte dhënë shumë vëllezër si igumenë në manastire të tjera. At Serafimi kërkoi nga igumeni Isaia të anullonte emërimin e tij. Por edhe igumeni bashkë me vellezërit e tjerë nuk donte të largohej prej tyre, punëtori i lutjes dhe mësuesi i ditur. Në vend të tij dërguan At Avrahamin. Një herë tjetër e emëruan igumen në manastirin e Shpëtimtarit në Kra- snoslob por edhe këtë herë e zëvendësoi ieromonaku Jeronim.
Për këtë perulësi, që ai kishte fituar, djalli e sulmoi më me shumë egërsi. Ai nisi luftën e mendimeve kundër tij, për ta zhytur në dëshpërime dhe në plogështi. Por shenjtori e ashpërson luftën dhe pëpjekjet e tij. Ai mori bekimin dhe kërkoi së lartazi ndihmën për një betejë akoma më të madhe lutjeje.
Brenda në pyll midis manastirit dhe qelisë së tij ndodhej një gur i madh graniti. At Serafimi kujtoi betejën e dhimbshme të Stilitëve dhe vendosi të marrë pjesë në këtë formë ushtrimi. Ngjitej në gurë natën që të mos ta shikojë njeri dhe aty lutej herë në këmbë dhe herë në gjunjë me duart lart si Shën Pakomi duke shqiptuar thirjen e targambledhësit "O Zot falmë mua mëkatarin”. Meqenëse dëshironte të lutej kështu edhe në qelinë e tij mori një gur dhe lutej sipër tij nga mëngjesi deri në darkë. Zbriste vetëm atëherë kur e linin fuqitë ose kur zbriste për të ngrënë bukë. Këtë luftë lutjeje e bëri për rreth njëmijë ditë dhe net.
"Për shpëtimin tonë - thoshte shenjtori - duhet të përdorim gjithë fuqitë që kemi, kurse trupin duhet ta forcojmë vetëm aq sa të ketë mundësi të përballojë përpjekjet tona shpirtërore. Por në qoftë se me dashje e sëmurim trupin tonë aq sa të sëmurim edhe shpirtin, ateherë kjo nuk është gjë tjetër veçse pamaturi dhe mungesë gjykimi, qoftë edhe kur si arsye kemi fitimin e virtytit".
Nga mundimi dhe qëndrimi i tij mbi gur forcat po e linin. Këmbët filluan përsëri t'i dhëmbnin dhe dhimbja nuk i pushoi deri sa vdiq. Stareci e kuptoi se kjo luftë do të dobësonte edhe shpirtin e tij prandaj e ndaloi këtë ushtrim.
Këtë ushtrim shpirtëror e kishte bërë në mënyrë kaq të fshehtë sa asnjë nuk e dinte. Në arkivin e manastirit, në regjistër igumeni Nifon i shkruan episkopit të Tambovit se asnjë nuk e dinte se Starec Serafimi ndenji për njëmijë dit e net mbi një gur duke u lutur. Vetëm në ditët e fundit para fjetjes zbuloi këtë gjë Stareci para vëllezërve për t'i ndihmuar ata në luftrat asketike.
- Përpjekja për të ndenjur mbi gur, kalon çdo mundësi njerëzore? - e pyeti dikush.
- Shën Simeon Stiliti - u përgjigj Stareci - qëndroi mbi shtyllë për dyzet vjet. Mund të krahasohet beteja ime me atë të tijën?
- Në përpjekjet tuaja duhet t'iu jepte mjaft forcë hiri i Perëndisë?
- Sigurisht forcat e mia nuk do të rezistohin dot. Ndjeja të më jepte forcë kjo dhuratë qe vjen së lartazi e cila zbret prej Atit të dritave.
Dhe duke heshtur pak vazhdoi:
- Kur në zemër egziston pendimi atëherë edhe Perëndia është me ne.
Në fjalët e fundit zbuloi atë gjë e cila karakterizonte lutjen e tij. Lutja e tij karakterizohej nga pendimi i thellë. Shenjtori iu afrua aq shumë Perëndisë saqë e ndjente brenda tij prezencën e tij dhe kjo gjë i jepte forcë.
Gurët, mbi të cilët lutet shenjtori, ruhen gjer më sot. Monopati që te conte ne qelinë e tij u bë një rrugë e gjërë që të kalonin besimtarë, të cilët vizitonin qelinë e Starecit. Shumë prej tyre merrnin copa nga guri. Në disa familje besimtare ka akoma copëra të tilla. Sipër tyre është pikturuar shenjtori i ulur mbi gjunjë duke u lutur.
Djalli me anë të sulmeve të tij kishte për qëllim ta largonte shenjtorin nga shkretëtira. Më 12 shtator 1804 ndërrmori një tjetër sulm. Tri fshatarë të panjohur iu afruan ndersa ai po priste dru.
- Duam të na japësh para nga ato që të sjellin vizitorët ~ i thanë.
- Nuk marr asgjë prej askujt - u përgjigj shenjtori.
Ata nuk e besuan. Njëri prej tyre e sulmoi nga mbrapa për ta hedhur në tokë. Në vënd që ta rrëzojë shenjtorin, ra për vete. Kjo ngathtësi i trubulloi por nuk u sprapsën. At Serafimi kishte një trup të fortë dhe me sopatën që kishte mund të mbrohej fare mirë. Ky mendim kaloi për një çast në kokën e tij, por ai kujtoi menjëherë fjalën e Zotit: "Gjithmonë ata që marrin thikën nga thika do të vdesin"[3]. E la pra sopatën, i
kryqëzoi dyart në gjoks dhe tha i përulur:
- Bëni çfarë të doni.
Duke qenë se ishte i pafajshëm, për hir të Krishtit, vendosi t'i durojë të gjitha. Njëri nga fshatarët mori sopatën dhe me mykën e saj e goditi në kokë. Goditja ishte aq e fortë sa nga hundët dhe veshët po i rridhte gjak. Ra përtokë pa ndjenja. Keqbërësit e morën dhe e çuan në qeli zvarrë. Në rrugë, të egërsuar, e gjuanin me shqelma, me grushte dhe me drurin e sëpatës. Për një çast menduan ta hidhnin në lumë, por meqenëse iu duk i vdekur i lidhën duart dhe këmbët dhe e lanë tek porta e qelisë. Vetë hynë brenda për të marrë thesarin përrallor që ndodhej aty. Nisën me ngut hetimin. Përmbysën sobën, thyen dërrasat e dyshemesë, e bënë qelinë lëmsh e li. E vetmja gjë që gjetën ishte një ikonë dhe disa patate. Atëherë nisi t'iu rëndoi ndërgjegjia për krimin që i bënë viktimës së pafajshme. U trëmbën dhe ikën me nxitim.
Stareci sapo erdhi në vete nga goditjet vdekjeprurëse dhe mundi te çlirohej nga litarët e lavdëroi Perëndinë që e bëri të denjë të vuaj për hir të Tij dhe e luti t'i falë keqbërësit. Natën e kaloi rië qelinë e tij duke vajtuar dhe në mëngjes me shumë mund u nis për në manastir. Mbërriti në manastir në orën e Liturgjise Hyjnore. Pamja e tij iu shtiu frikën të gjithëve. Flokët dhe mjekrën e kishte të zhyer me baltë dhe gjak. Fytyra i qe enjtur dhe dhëmbët e duart i kishte të thyera. Nga goja dhe : veshët i rridhte gjak kurse rrobat e grisura dhe plot me gjak të mpiksur i qenë ngjitur në plagë.
- Çfarë të ndodhi - e pyetën të tmerruar murgjërit.
- Lajtnëroni igumenin dhe atin shpirtëror të manastirit. - tha Stareci pa mundur të shtojë ndonjë fjalë tjetër.
Kur erdhën ata u tregoi me hollësi për çfarë i kishte ngjarë. Gjëndja e tij dramatike e detyroi te rrijë në mafiastir. Djalli që kishte nxitur keqbërësit, gëzohej me të madhe tani duke besuar i se e dëboi përgjithmonë nga shkretëtira.
Tetë ditët e para ishte shumë rëndë. As bukë e as ujë nuk merrte dot dhe as gjumë nuk mund të vinte në sy nga dhimbjet e mëdha. Të gjithë besonin se do të vdiste. Ditën e shtatë igumeni Isaia dërgoi ta thëresin mjekun nga Arzamasi. E shqyrtuan tre doktorë, që gjetën kokën dhe brinjët të thyera, gjoksin të shtypur me këmbë, gjithë trupin sipas vëndeve të mbushur me plagë dhe çuditeshin sesi jetonte pas gjithë këtij keqtrajtimi. I thanë igumenit se i duhej marrë gjak. Ai ishte me mëdyshje sepse i plagosuri kishte humbur shumë gjak. Por doktorët këmbëngulën se i duhej marrë gjak dhe se i duheshin bërë edhe disa ndërhyrje të tjera. Ndërkaq at Serafimi që ndiqte me mirënjohje veprimet e mjekëve e zuri gjumi. Gjumi i tij ishte i lehtë, i shkurtër dhe i këndshëm. Pa edhe një vegim të çuditshëm.
E Përmbishenjta Hyjlindëse, e veshur me rroba mbretërore dhe e rrethuar nga drita, iu afrua anës së djathtë të krevatit. E pasonin Apostull Pjetri dhe Joani. Kthehet nga doktorët dhe duke treguar me gisht shenjtorin thotë:
- Përse lodheni
Pastaj duke u kthyer nga Stareci tha:
- Ky është nga rradhët tona.
Vegimi mbaroi. Asnjë nuk kuptoi seç ndodhi. Kur hyri igumeni i sëmuri u zgjua. Starec Isaia me dashuri dhe dhimbje i propozoi të pranonte ndihmën mjekësore. Por ai u përgjigj.
- Nuk dëshiroj ndihmën njerëzore. Do ta lë jetën time në duart e Perëndisë dhe të Përmbishenjtës Hyjlindëse, doktorëve të vërtetë të shpirtit dhe të trupit.
Kështu pra e lanë shenjtorin të qetë duke u çuditur me besimin dhe durimin e tij. Ai pas vizitës Hyjnore ndjeu një ngazëllim që zgjati katër orë, pastaj ndjeu lehtësim nga dhimbjet dhe forcat e tij t'i rivijnë përsëri. U çua nga krevati dhe eci për pak në qeli. Në mbrëmje hëngri pak bukë dhe lakër turshi. Në të njëjtën ditë nisi përpjekjet e tij shpirtërore. Kohë
më parë at Serafimi ndërsa priste dru me sëpatë, ne pyllr ishte goditur nga një dru duke ngelur i kërrusur. Me plagët e reja që mori nga hajdutët u kërus akoma dhe më shumë. Që nga kjo kohe do të ecë i mbështetur në një bastun. Në manastir ndenji pesë muaj. Kur u ndje më i fortë shkoi tek igumeni.
- Lejomë të kthehem në shkretëtirë.
- Kam frikë të të lë se mos pëson ndonjë sulm tjetër.
- Jam gati si martirët e shenjtë të duroj çdo lloj prove deri në vdekje. Kam frikë vetëm ata që të vjedhin shpirtin.
Igumeni kur pa këmbënguljen e shenjtorit dha bekimin dhe ai u nis menjëherë për në shkretëtirë. Djalli u mund plotësisht nga shenjtori por duhej të plagosej akoma edhe me shumë duke marrë një plagë që as nuk i shkonte në mënd, d.m.th mospranimin e të keqes si të tillë nga ana e shenjtorit.
Hajdutët u kapën. Qenë bujkrobër të çifligarit Tatisev nga fshati Kremenok. Stareci i fali dhe luti igumenin Isaia dhe çifligarin Tatisev që të mos i ndëshkonin/ pëmdryshe u tha se do të largohej nga Sarovi drejt një vëndi të panjohur. E la shpagimin e vet në duart e Perëndisë. Me të vërtetë drejtësia Hyjnore i ndërshkoi. Shtëpitë e tyre u dogjën dhe erdhën me lot në sy tek shenjtori për t'i kërkuar të falur dhe ndërmjetimet e tij të shenjta.
Përvojën e pasur që fitoi at Serafimi në shkretëtirë, e përdori për dobinë e shumë shpirtrave. Një murgu/ pas provës së nevojshme, igumeni i dha lejen për të shkuar në shkretërtirë. I dërgoi letër Starecit ku e luste që ta pranontedhe ta mësonte.
! Stareci e priti me gatishmëri dhe i dha bekimin për ta ndërtuar | qelinë jo larg tij.
- Batushka - tha murgu - folmë, jepmë udhëzime për jetën eremite.
- Unë nuk di asgjë - iu përgjigj shenjtori.
Foli kështu nga përulësia e thellë dhe nga aftësia për të dalluar të mirën dhe të keqen nga përvoja që kishte fituar në këtë jetë. Përgjithësisht nuk i inkurajonte murgjërit të vendoseshin në shkretëtirë. I paralajmëronte se ai që jetonte në shkretëtirë duhet të jetë si i kryqëzuar në kryq. Thoshte se murgjit në manastir luftojnë me djallin si me plumbat kurse në shkretëtirë të luftosh djallin do të thotë të luftosh me ujqërit dhe me tigrat. Prandaj, edhe pse anonte për nga jeta asketike, nuk i jepte asnjërit bekimin që të rrinte vetëm në shkretëtirë por gjithnjë me një ose dy vëllezër. Si argument sillte gjithnjë pjesën e mëposhtme nga shkrimi: "Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre. Në fakt nëse rrëzohen njëri ngre tjetrin; por mjerë ai që është i vetëm dhe rrëzohet, sepse nuk ka njeri që ta ngrerë. Në rast se dikush mund të mposhtë atë që është i vetëm, dy veta mund t'i rezistojnë. Një litar tresh nuk këputet aq shpejt"[4].
"Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe ngrindjet janë si shukat e një kalaje"[5].
Një vizitor u mahnit nga rregulli i shërbesave të mnastirit dhe vendosi të bëhej murg. Duke u kthyer në botë u trëmb dhe pasi u martua bëri dy fëmijë. Por ndërgjegjia e tij nuk e la të qetë duke i kujtuar vendimin e tij për jetën murgjërore. Shkoi përsëri në Sarov, iu fal etërve brenda në kishë, pas shërbesës, dhe kërkoi ta gjykonin rënien e tij, ta këshillordn dhe t'i jepnin bekimin që të qëndronte në manastir. Një nga etërit e këshilloi t'i drejtohej at Serafimit. Kur arriti tek qelia e starecit e pa atë të dilte nga dera me një shat.
- Batushka - i thirri, duke i rënë në këmbë. - Jepmë ndonjë këshillë dhe lutju Zotit të më pranojë në jetën murgjërore.
- Pas premtimit që do të japësh do t'i ruash të gjitha kanunet murgjërore? - e pyeti shenjtori.
Dhe ai duke harruar gruan dhe fëmijët i tha duke iu betuar:
- Po, do t'i ruaj kanonet murgjërore deri në fund. Për më tepër do të pranoj çdo Uoj ndëshkimi.
- Në qoftë se është kështu atëherë shko me paqe - i tha shenjtori, duke parashikuar se do t'i përmbushte premtimet e bëra.
Pastaj e bekoi mikun dhe e la të ikte. Shumë shpejt i vdiq ; gruaja dhe atë e ndoqën pas edhe fëmijët. Atëherë ai pa pasur ndonjë detyrim ndaj botës, shkoi në manastirin e Sarovit, ku ; u qeth dhe vdiq si murg i vërtetë.
Murgjit e Sarovit e nderonin shenjtorin dhe e çmonin shumë. Igumeni Isaia e donte në mënyrë të veçantë dhe dëshironte gjithnjë të bisedonte me të. Sa qe mirë shkonte vetë : në shkrefëtirë, por më 1806 e lanë fuqitë dhe dha dorëheqjen si igumen. Atëherë vëllezërit propozuan ta marrë vëndin e tij strarec Serafimi. Por ai si i përulur dhe i dashuruar pas vetmisë nuk pranoi. Atëherë e mori këtë detyrë at Nifoni i cili më parë qe ikonomi i manastirit. At Isaia jetoi edhe një vit tjetër. Shëndeti i tij nuk e lejonte të ecte gjashtë vjersta deri në qelinë e shenjtorit. Por as nuk donte t'ia privonte vetes kënaqësinë që ndiente kur fliste e bisedonte me at Serafimin. Për të mos e shkëputur atë nga qetësia e çonin aty vëllezërit me karrocë. Në 4 Dhjëtor 1807 at Isaia fjeti duke lënë pas tek të gjithë kujtimet më të mira. Vdekja e tij e hidhëroi pa masë zemrën e dhëmbshur të starec Serafimit. Humbi atin shpirtëror, bashkëbiseduesin e tij më të mirë dhe në ato momente përjetoi më thellë realitetin e pashmangshëm të vdekjes, kotësine e kësaj botë dhe gjykimin e frikshëm të Zotit. Me fjetjen e at Isaias humbi një nga etërit më të mirë dhe mësuesin e tij. Eshtrat e at Josifit preheshin prej shumë vitesh, shpirti i lumtur i at Pakomit qe lart në qiell. Gjatë gjithë jetës do të lutet për prehjen e shpirtrave të tre etërve të tij dhe kur kalonte nga kimitiri lutej gjithnjë për shpirtrat e tyre.
Duke biseduar më vonë me igumenen e manastirit Avda- tov Evdokia i tha këtë porosi:
"Çdo herë që të vish për të më parë të kalosh nga kimitiri. Atje do të bësh tre metani dhe do t'i kërkosh Perëndisë të prehë shërbëtorët e tij Isaia, Pakomio, Josif, Marko dhe gjithë të tjerët. Pastaj gjunjëzohu dhe thuaj: "Më falni etër të shenjtë dhe lutuni për mua".
Me të njëjtën mënyrë i këshillonte edhe të tjerët të luteshin për drejtuesit e tyre shpirtëror, të cilët për lutjet e tyre i quante shtylla të zjarrta që bashkojnë tokën me qiellin. Zgjedhja e at Nifonit si igumen e gëzoi shumë at Serafimin, sepse e çmonte si njeri me dhunti e aftësi të rralla. Vdekja e at Isaias i dha një tjetër pamje jetesës së at Serafimit, më të lartë, më shpirtërore dhe më asketike.
Një tjetër formë ushtrimi, që ndërmer të bëjë tani shenjtori, është heshtja. Para së gjithash duhet të stolisim veten tonë me heshtjen sepse siç na tregon Shën Ambrozi i Milanos "Shumë vetë shpëtuan me heshtjen e tyre, kurse nga llafazanët asnjë". Gjithashtu një nga etërit thekson se heshtja është misteri i jetës së ardhshme kurse fjalët janë sende të kësaj bote.
Në këtë betejë kishte si shëmbull jetën e Arsenit të madh dhe të Joan eremitit dhe të asketëve të vjetër. Në qoftë se shkonin në qelinë e tij vizitorë nuk iu shfaqej. Në qoftë se e takonte dikush rastësisht në pyll binte përmbys me kokën përdhe po qe se ai nuk ikte. Kështu mundi ta zbatonte kanonin e heshtjes për tre vjet. Në fund nuk shkonte më në manastir as për të Dielat, as për festat. Një vëlla i sillte çdo të dielë ushqimin e tij dhe veçanërisht në dimër që s'kishte lakra. Në periudhën e dimrit ky shërbim ishte shumë i vështirë. Rrugë për në qelinë e tij nuk kishte. Dhe murgu, që sillte fumizimin, ecte në dëborë deri në gju, ne mes të ngricës dhe acarit. Kur hynte në korridorin e qelisë thoshte lutjen. Atëherë Stareci i thoshte amin, i hapte portën dhe e mbante vështrimin e tij ngulur ne tokë. Nuk e bekonte vëllanë, nuk i hidhte as një vështrim. Dhe murgu pasi thoshte lutjen i linte ushqimet në një kosh mbi tavolinë. Atëherë at Serafimi i linte në kosh një copë bukë dhe lakër dhe kuptohej se javën tjetër donte bukë i dhe lakër. Vëllai thoshte prapë lutjen, i bënte metani duke kërkuar bekimin e shenjtorit dhe shkonte në manastir pa dëgjuar nga shenjtori asnjë fjalë.
Këto përpjekje i përkisnin heshtjes së jashtme. Por thelbi i heshtjes qëndronte në qetësinë e trurit, ne largimin e çdo mendimi të kotë që t'i përkushtohej më mirë Zotit. Kjo heshjtje, siç e jetonte Stareci, dha shumë fryte.
"Kur ushtrojmë heshtjen - thoshte stareci ~ atëherë armiku nuk mund të bëjë asgjë në thellësi të zemrës së njeriut. Heshtja bën të lindë në shpirtin e luftëtarit frytet e Frymës së Shenjtë. Heshtja dhe vetmia lindin butësinë dhe pendimin e thellë. E [ i para ngjan me lumin e Shiloamit që rrjedh i qetë dhe pa j:; zhurmë siç na thotë profeti Isaia: «uji i Shiloamit rrjedh ëmbël ij dhe i qetë»"6.
Kur heshtja lidhet me veprimtaritë e tjera shpirtërore, lutjen, studimin, ushtrimin ajo e çon njeriun në përsosje. "Qelia e murgut - siç thonë Etërit - është furra e Babilonës ku tre djemtë gjetën Perëndinë. Heshtja e afron njeriun me Perëndinë dhe e bën Engjëll përmbi dhe.
Ti qëndro vetëm në qeli në heshtje dhe me vëmendje dhe përpiqu që me çdo lloj mjeti ta çosh veten tënde tek Perëndia dhe Ai është gati të të shndërojë nga njeri në ëngjëll. Zoti na thotë: "Mbi kë do të hedh shikimin Tim? Mbi atë që është i përulur, ka frymë të penduar dhe dridhet nga fjala ime[6].
Fryti i heshtjes është edhe paqja e shpirtit. Heshtja të mëson qetësinë dhe lutjen pa pushim kurse përmbajtja e ndihmon mendjen që të mos shpërndahet. Atë që fiton këto virtyte e pret një paqe e vazhdueshme.
Këtu donte të arrinte at Serafimi. Prandaj luftonte të arrinte heshtjen. Po largimi i tij nga manastiri kishte hidhëruar shumë vëllezër, sepse heshtja i privonte nga këshillat e tij.
- Përse parapëlqen veçimin dhe ndahesh - e pyesnin ~ ndërsa duke ndenjur në manastir do të mund të ndihmojë shumë vetë me fjalën dhe shëmbullirt tënd.
Dhe ai iu përgjigj me vargje nga Etërit:
"Ai që do më shumë monotoninë e qetësisë është më i pasur se ai që punon i uritur në botë" - thotë Shën Isaak Siriani.
"Gjë e madhe është të flasësh për Perëndinë, por më e madhe është ta shohësh Atë" - thotë shën Grigor Theologu.
Por shenjtori nuk mendonte se do të qëndronte vetëm në shkallën e heshtjes. Meqenëse ai iu afrua më shumë përsosmërisë vendosi të përparojë në një formë më të lartë ushtrimi shpirtëror siç ishte të jetuarit vetëm në një vënd të mbyllur pa patur kontakte e pa dalë në botën e jashtme.
Nga qëndrimi i shumtë në këmbë nuk mund të shkonte më në manastir sepse i dhimbnin këmbët jashtë mase. Kjo periudhë korrespondon me kohën kur pushoi së luturi mbi gur. Kështu nuk mund të kungohej me Misteret e PanjoUëshme.
Igumeni Nifon thirri në mbledhje gjithë murgjit më të vjetër të manastirit për të biseduar rreth çështjes së Kungatës Hyjnore të at Serafimit. Vendosën që të vijë në manastir të dielave dhe festave dhe në qoftë se nuk mund të ecte nga këmbët e sëmura të vente e të vendosej njëherë e mirë në manastir.
Të dielën vëilai që i solli ushqimin i solli edhe vendimin e manastirit. Shenjtori e la të shkonte pa i thënë asnjë fjalë. Igumeni dha urdhër që t'ia përsëriste vendimin e marrë në mbledhjen e etërve. Kur at Serafimi dëgjoi për herë të dytë vendimin e këshillit, u nis bashkë me vëllain për në manastir për të qëndruar përfundimisht aty.
KTHIMI I TIJ NE MANASTIR Jeta e mbyllur
Ishte pranverë e vitit 1810. Pas pesëmbëdhjet vjet qëndriirri në shkretëtirë shenjtori hyri në portat e manastirit dhe pa kaluar fare nga qelia e vet u drejtua për në spital. Sapo ra këmbana për agripni, në Kishën Fjetja e Hyjlindëses erdhi edhe at Serafimi. Gjithë etërit u çuditën. Menjëherë u bë i ditur fakti se Stareci do të qëndronte përgjithmonë në manastir.
Ditën tjetër, festën e Shën Nikoilës, shkoi në Kishën e spitalit ku u kungua. Pastaj shkoi tek igumeni i mori bekimin dhe u vendos në qelinë e tij të vjetër dhe nuk i thoshte askujt ndonjë fjalë.
Kishte nisur një tjetër betejë, më e fortë, ajo e të jetuarit i mbyllur. Për këtë gjë e kishte ndihmuar përpjekja për të heshtur.
Për të mos patur asnjë vullnet të vetin nuk pranoi të kishte në qelinë e tij as gjërat më të domosdoshme. Kishte vetëm një ikonë dhe një kërcu për t'u ulur, kurse ngrohje nuk përdorte. Në atë kohë brenda fanellës së sipërme kishte varur me litar një kryq të hekurt të rëndë. Disa biografë thonë se e mbante për t'u ushtruar. Por ai thoshte se nuk e mbante për një qëllim të tillë. Zinxhirë dhe rroba leshi të ashpër nuk vishte dhe as nuk ua këshillonte të tjerëve që ta bënin.
"Në qoftë se dikush na shan, na hidhëron me fjalë dhe ne
e hedhim prapa këtë fjalë dhe nuk e kujtojmë më - thoshte - ashtu siç thotë Ungjilli, ja ku janë zinxhirët dhe rrobat prej leshi. Këta zinxhirë janë më të lartë se zinxhirët që kanë vënë njerëzit e sotëm.
Eshtë e vërtetë se shumë murgj mbanin zinxhira. Por ata ishin të shenjtë, të ditur dhe i bënin të gjitha për dashurinë e Perëndisë me qëllim që të shtypnin kryengritjet e trupit. Nga shenjtorët rusë mund të përmendim Shën Theodhosin e Kievit, Theodhosin e Totemskit, Vasilin e lumur ... etj. "Ne jemi ende të vegjël, sepse pasionet tona përbrenda nesh tërbohen dhe i kundërvihen vullnetit të Perëndisë. Pse na duhen zinxhirë kur ne hamë, pimë dhe flemë derisa ngopemi? Ne nuk mund të durojmë as hidhërimin më të vogël që na shkakton vëllai ynë dhe me fjalën e parë që na thotë biem në dëshpërim dhe inat. Vërejtjen që na bën e konsiderojmë si sulm, absurditet dhe shkojmë me mendimin tonë në një tjetër manastir. Për më shumë kemi cmirë vëllezërit që gëzojnë dashamirësinë, dhe mirëbesimin e një fillestari. Sa e cekët ose më mirë sa e paqënë është dashuria jonë për jetën murgjërore dhe sa shumë i dobët është themeli i kësaj dëshire? A është e mundur në një gjendje të tillë të veshim zinxhirë dhe të guxojmë të ndërmarrim të , bëjmë një luftë, e cila u shkon për shtat të përkryerve"?
Veshja e tij ishte e njëjta me atë të shkretëtirës. Pije e vetme e tij ishte uji. Për ushqim përdorte bukë të thatë e të zezë dhe , perime. Ujë dhe ushqim i sillte at Pavli që banonte në qelinë ngjitur. Ai i afrohej derës dhe thoshte me zë të lartë lutjen. i I mbylluri mbulonte kokën me një rrobë që të mos dukej, ,|gjunjëzohej dhe e merrte pjatën me shumë mirënjohje sikur jt'ia kishte dhënë vetë Perëndia, dhe e mbyllte përsëri derën. tPasi merrte pak forca nga ushqimi, dhe e linte pjatën tek pragu, >ie hidhte rrpbën përsipër për të imituar asketët e vjetër të cilët i; ;jnuk donin që sytë e tyre të shikonin kotësitë e kësaj bote. Disa :, jherë e kthente pjatën të pacënuar sepse mbante kreshmë të
plotë. Lufta e tij për të fituar lutjen ishte vështirë dhe në shumë mënyra. Si edhe në shkretëtirë edhe këtu e bënte të plotë kanonin e tij personal si edhe shërbesën para Liturgjisë Hyjnore. Përpiqej gjithashtu të thoshte lutjen: "O Zot Jisu Krisht mëshiromë" ose "E Përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona". Shpesh gjatë lutjes së zemrës zhytej në Teorinë Hyjnore. Gjithashtu qëndronte përpara ikonave duke mos thënë asnjë lutje dhe pa bërë metani. E shihte Zotin vetëm me mendje dhe me zemër. Sa e lartë dhe e thellë është lutja e një të izoluari nga bota?! Gjatë javës e lexonte gjithë Dhiatën e re. Të hënën Ungjillin sipas Mattheut, të martën sipas Markut, të mërkurën sipas Llukait, të enjten ungjillin sipas Joanit dhe ditët e tjera lexonte letrat dhe Veprat e Apostujve. Mjaft herë dëgjohej në korridor kur komentonte me zë Ungjillin. Veprat e dëgjuan t'i komentonte për një kohë të gjatë. Ai komentonte për veten e tij, por shumë veta afroheshin të dëgjonin mësimin e tij të mbushur me ëmbëlsi dhe ngushëllim. Njëherë, duke patur të hapur përpara një libër, u zhyt i tëri në misterin e Frymës së Shenjtë, i palëvizur e kishte fiksuar vështrimin në një objekt.
Për sa kohë jetoi i izoluar stareci kungohej në qelinë e tij. Që të ruante të përsosur shkaUën e izolimit stareci kishte marrë bekim nga igumeni Nifon që t'ia çonin aty kungatën nga kisha e spitalit.
Igumeni i mëvonshëm i Sarovit, SerafimL për dy vjet ushtroi detyrën e kishtarit në Kishën e spitalit. Pas Meshës së përditëshme çonte tek i izoluari Naforën. Nga njëherë ia dorëzonte vetë, nganjëherë kur ai nuk shfaqej e linte në një kosh të vendosur apostafat.
Që të mos harronte kurrë orën e vdekjes, kishte porositur që t'i sillnin një arkivol në dhomë. Ia gdhëndën prej dushku gjithashtu edhe kapakun prej dushku e bënë dhe e vendosën në qelinë e tij të palyer. Atje lutej gjithmonë duke u përgatitur për largimin nga kjo botë. I kishte porositur murgjit që kur të
vdiste ta varrosnin në atë. Njëherë murgu rishtar Joan Tikonov që kishte si detyrë të bënte zgjimin, u çua më para se e kishte zakon dhe kaloi nga kimitiri. Pa atëherë një person që po rendte drejt qelisë së shenjtorit. Kureshtja e tij ariti kulmin. Bëri shenjën e kryqit dhe duke thënë lutjen filloi të shihte me kureshtje për të mësuar se cili qe ai njeri. Ishte at Serafimi. Po çonte në qeli disa dërrasa dhe njëkohësisht po thoshte lutjen. Shumë i gëzuar që pa të izoluarin rendi me vrap dhe i kërkoi bekimin duke i rënë ndër këmbë dhe duke ia puthur ato. Stareci e bekoi dhe i tha: "Ruhu në heshtje dhe kij kujdes veten"
Kryepriftërinjtë e atëhershëm të Tambovit e kishin zakon të shkonin në manastirin e Sarovit, në Gusht, për festën e Fjetjes së Hyjlindëses.
Në njërën nga këto vizita episkopi Joan shkoi ta takonte Starecin në qelinë e tij. Por ai qëndroi në heshtjen e tij duke patur frikë lavdidashjen.
Kështu nuk e hapi derën. Igumeni Nifon propozoi që të hynin rrte forcë por dhespoti nuk pranoi duke thënë se diçka e tillë do të ishte jo e mirë. E la të qetë Starecin dhe shkoi me paqe nga manastiri.
Shën Serafimi merrte si shembull Arsenin e Madh, i cili kur i erdhi për vizitë patriarku i Aleksandrisë Theofili që i kërkonte ta takonte tha: "Në qoftë se të pranoj ty do të pranoj gjithë botën".
Izolimi i plotë zgjati për pesë vjet. Pastaj shenjtori e zbuti i| ashpërsinë e tij. Atë mund ta vizitonte çdo njeri që dëshironte.
| Prezenca e të tjerëve nuk e pengonte në veprimtarinë e tij ! shpirtërore. Por pyetjeve të tyre nuk u përgjigjej. I kishte premtuar Perëndisë se do të ruante heshtje të plotë. Pak kohë
më vonë erdhi për të marrë bekimin e tij guvernatori i Tambovit bashkë me gruan e tij. Duket që atëherë, vjeshtë e vitit 1815 përfundoi edhe heshtja e tij. Ju hapi derën dhe i bekoi. Që atëherë filluan të vijnë shumë vëllezër dhe të bisedojnë me të. Murgu Gavriil e vizitonte shpesh. Dy vitet e para që kur kishte ardhur në manastir nuk e kishte parë Starecin dhe që prej vizitës së parë ndjeu një tërheqje të fortë nga personi i tij.
Për pesë vjet e pati drejtuesin e vet. Por edhe shenjtori e donte shumë, sepse kishte zemër të pastër dhe drejtësi. Nuk i fshihte faktin se një murg i ri has në rrugën e tij shumë vështirësi dhe pengesa. Kur fjeti at Serafimi at Gavriili kujtonte me pikëllim të thellë këshillat e tij që të ngushëllohej dhe e mbante gjithnjë me vete portretin e starecit.
Rrëntbimi në qiell
Perkushtimi i plotë i shenjtorit tek Perëndia nuk ngeli pa marrë shpërblim së lartazi. Siç edhe vet ai ua zbuloi etërve të manastirit, u bë i denjë të rrëmbehej në banesat qiellore ashtu si edhe Apostull Pavli, Shën Andrea i marrë më Krisht, Shën Varsanufi dhe të tjerë. Kështu një herë një murg i tregoi rishtarit Joan Tikonov ngjarjen e rrëmbimit të at Serafimit në qiej, por pa ia treguar plotësisht se si kishte ndodhur.
Në orën gjashtë të mbrëmjes, Joani shkoi tek shenjtori me padurim për të mësuar këtë të fshehtë hyjnore. Ai i doli përpara si një at i dhëmbshur dhe e mbylli derën me shul. U ul pastaj përballë tij dhe ndërsa Joani po bëhej gati të hapte gojën për ta pyetur ai ia mbylli me dorë dhe nisi t'i tregojë dhe ta mësojë me thjeshtësi të jashtëzakonshme për profetët, apostujt, shenjtorët oshënarë dhe martirët.
"Janë njerëz të ngjashëm me ne. Por meqë i zbatuan me saktësi gjithë porositë dhe urdhëresat e Zotit fituan shpëtimin dhe përsosmërinë. Kënaqësitë e botës janë thjeshtë një hije në qoftë se i krahasojmë me ëmbëlsinë që shijojnë shenjtorët në qiell. Do të mundeshim edhe ne të flisnim me Zotin në qoftë se do të përulim veten me agripni pa pushim, lutje dhe me kujtimin e Perëndisë. Për këtë arsye une i varfëri Serafim lexoj për gjithë javen Dhiatën e Re. Gjithashtu lexoj çdo ditë pjesë të Ungjillit, të apostullit të caktuar dhe jetën e shenjtorit që lusim. Në këtë rradhë pune jo vetëm shpirti por edhe trupi merr jetë dhe gëzohet. Dhe kjo sepse bisedoj me Zotin duke ruajtur gjithmonë në mendje jetën e tij, lavdëroj dhe falenderoj çdo ditë Zotin sepse shpërndan të mirat e tij me bollëk mbi njerëzit dhe mua të varfërin Serafim. Gëzimi im, fito një frymë paqeje dhe mijëra shpirte do të shpëtojnë pranë teje".
Shenjtori e përsëriti dy herë frazën e fundit. Pastaj duke e forcuar zërin vazhdoi me një gëzim që s'mund të rrëfehet
"Do të të flas për Serafimin e varfër. Njëherë ndjeva ngazëllim kur dëgjova fjalën e Shpëtimtarit: Në shtëpinë e Atit tim ka shume banesa, dhe dëshiroja t'i shikoja këto vende. Perëndia e përmbushi dëshirën time dhe më bëri të jetoja për pak në atë vënd. Nuk di në qoftë se u rrëmbeva me trup apo pa trup, Perendia e di. Eshtë diçka e pakonceptueshme. Megjithatë është e pamundur ta përshkuaj me fjalë gëzimin që ndjeva dhe ëmbëlsinë që provova.
Me këto fjalë heshti. Trupi i tij kishte dalë paksa para. Koka ishte përkulur në gjoks, sytë i kishte të mbyllura dhe vdorën e djathtë e kishte vënë mbi zemër. Fytyra e tij filloi të ndryshojë pak nga pak, të ndriçohej dhe u vijëzua në të një I gëzim dhe hare e papërshkrueshme. Drita ishte aq e fortë saqë me sy njerëzor ishte e pamundur ta shihfe. Gëzimi që i karakterizonte fytyrën e bënte te ngjashëm me ehgjëjt për nga Ibukuria.
Në misterin e heshtjes që e kishte rrethuar dukej sikur dikush i fliste dhe i komunikonte fjalë të cilat shenjtori i dëgjonte me zemër të penduar. Atë që nuk mund ta përsh- kruante me fjalë e përshkroi më së miri me atë gëzim e hare dhe me dritën që i shkëlqente në fytyrë.
Heshtja zgjati gjysëm ore, pastaj Stareci mori frymë dhe filloi të fliste përsëri i prekur por edhe i gëzuar.
"Oh! Në qoftë se dije Joan i dashur se ç'gëzime dhe lumtuii e presin njeriun në botën tjetër atëherë do të duroje me kënaqësi çdo hidhërim, brengë, fyerje ose shpifje. Edhe sikur qelia jonë të jetë e mbushur plot me krimba dhe këto krimba të na hanin mishin çdo ditë, edhe atëherë duhet t'i pranonim me shumë kënaqësi vetëm e vetëm që të mos privohemi nga gëzimi qe është përgatitur nga Perëndia për të dashurit e tij. Atje nuk ka dhimbje, dëshpërim por gëzim e ngazëllim pa fund. Atje të drejtët do të ndriçojnë si dielli. Kur këtë gëzim nuk arriti ta përshkruajë dot as Pavli, i pari i apostujve, atëherë cila gjuhë do ta përshkruaj bukurinë e banesës tonë qiellore ku banojnë shpirtrat e të drejtëve".
Këtu shenjtori ndaloi. Pastaj nisi të flasë për dënimin e mëkatarëve.
"Eshtë e tmershme të dëgjosh pjesët kur Zoti flet në ungjill për dënimet e mëkatarëve që nuk pendohen: "Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm"[7]. "Ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket"[8]. "Atje është e qara dhe kërcellimi i dhëmbëve"[9]. Në qoftë se këto vuajtje i ka frikë edhe vetë satanai pa mendo sesa frikë do të kenë njerëzit. "Dhe nëse i drejti mezi shpëton ku do të duket i pabesi dhe mëkatari"[10]. Gjithë ata të cilët detyruan të heshtte zëri i ndërgjegjjes së tyre dhe u tërhoqën nga lakmia e zemrave të tyre i pret ndëshkimi i Adhit. Nuk do të ketë mëshirë atje në qoftë se nuk praktikon mëshirë këtu. Do të dëgjojmë atëherë fjalët e Ungjillit: "O bir kujto se i ke marrë të mirat gjatë jetës sate"12. Në këtë botë fajtori mund t'i ikë dënimit me anë të miqve a rastit por atje nuk mund t'i shmanget.
Goja e Perëndisë do të shqiptojë vetëm dy fjalë: Hyr ose Shko.
Fytyra e Starecit kishte ndryshuar përsëri. Nuk rrezatonte vetëm dritën Hyjnore të banesave qiellore. tani tregonte pafuqinë e natyrës së tij njerëzore gjë që e bënte ta konsideronte veten mëkatarin e parë mbi tokë. Në fund i dha Joanit bekimin e tij atëror.
Murgjit që virdn për ta takuar Stareci i këshillonte që të ruanin rregullat e jetës murgjërore dhe të shkonin e të ndiqnin pa bërë mungesa shërbesat e shenjta. Në kishë duhet të gjënden qysh herët dhe t'i kenë sytë mbyllur. T'i hapin vetëm kur ndjejnë dbbësi dhe t'i ngulitin sytë mbi ndonjë ikonë për t'u përqëndruar ose tek ndonjë qiri i ndezur.
"Duhet, - thoshte, - të shikojmë jetën tonë si një qiri të ndezur. Qiriu është besimi ynë, fitili shpresa kurse flaka dashuria jqë i bashkon të gjitha. Kur qiriu është i cilësisë së keqe lëshon erë të qelbur. E njëjta gjë ndodh edhe me mëkatarirt. Duke e ngulitur vështrimin mbi një qiri do të kujtojmë fillimin, vazhdimin dhe mbarimin e jetës sonë, sepse ashtu siç shkrin qiriu ashtu zvogëlohet pak nga pak edhe jeta jonë. Ky mendim do të të ndihmojë në përqëndrimin e mëndjes dhe do të lutesh më me zjarr. Si rrjedhim edhe porositë do t'i ruash më me përpikmëri. Kështu jeta jonë do të ngjajë me një qiri të ndezur”.
Stareci përpiqej t'u ngjallte dashurinë për lutjen e zemrës që nuk pushon kurrë dhe iu thoshte që të mos dembeloseshin në punët që bënin por të gjitha t'i kryenin me zeil e me dëshirë. "Të mos hani - u thoshte - para se të vijë ora e caktuar dhe të mos mungoni kurrë nga tavolina edhe kur nuk doni të hani që të mos skandalisen vëllezërit nga mungesa juaj. Në tavolinë të uleni me besim dhe Jtrikë Perëndie dhe të hani me mirënjohje ndaj Perëndisë çdo gjë që shtrohet. Mos dilni nga dera e manastirit pa ndonjë shkak serioz”.
U thoshte gjithashtu që të përparonin me urtësi në rrugën e jetës murgjërore e të mos e braktisin atë dhe të ruhen nga dëshirat e tyre sepse ato kanë pasoja katastrofale dhe të mjerueshme.
Çdo tundim duhet ta duronin për shpëtimin e shpirtrave të tyre dhe të ruajnë në shpirtrat e tyre gjithmonë paqen sepse Zoti banon vetëm në ata që e kanë atë. "Dhe lindi në paqe ai vend"13.
Kur shenjtori hapi derën e qelisë filloi të pranojë edhe Iaikët që i luteshin shumë për këtë gjë. Tani jeta e tij merr një karakter mësimdhënës të ri. Tani jo vetëm që do të lutet për të krishterët por edhe do t'i mësojë e do t'i drejtojë. I pranonte të gjithë me gadishmëri. I jepte secilit bekimin dhe këshilla sipas nevojës së tyre shpirtërore. Qelia e tij ishte e hapur që mbas Liturgjisë Hyjnore e deri në 8 të darkës. Sipër zostikosë kishte veshjen e tij karakteristike. Kur kungohej vishte Petra- hilin dhe Epimanikët - shënja të priftërisë së tij. I pranonte i gatshëm ata të krishterë që tregonin një zell të vërtetë dhe pendim të çilter. Pas bisedës u thoshte të ulnin kokën e të lexonin bashkë lutjen e mëposhtme: "Mëkatova o Zot në trup e shpirt, me fjalë, me vepra, me mendime, me intelektin dhe me gjithë: shqisat: shikimin, dëgjimin, nuhatjen, shijimit, të prekurit me dashje dhe pa dashje".
Pastaj lexonte uratën e faljes. Në fjalët e fundit e bekonte besimtarin sipas gradës priftërore që kishte. Gjithë ata që merrnin uratën e faljes ndjenin lehtësim në ndërgjegjie dhe ngazëllim. Pastaj Stareci në formë kryqi e lyente me vaj ballin e besimtarit nga vaji i ikonave. Në qoftë se ishte mëngjes i jepte ujë të shenjtëruar të pinte nga pusi i tij. Pastaj e puthte besimtarin dhe çfarëdolloj kohe të ishte i thoshte: "Krishti u ngjall". Pastaj i jepte edhe një cope bukë të shenjtëruar. Pastaj në fund u thoshte të i)4eronin ikonat ose kryqin që kishte varur në qafë. Disa herë i dërgonte besimtarët në kishën e Burimit |etëdhënës që të luteshin para ikonës së të Tërëshenjtës.
Në qoftë se ai që lutej nuk kishte nevojë për ndonjë mësim të veçantë, shenjtori i jepte disa këshilla për jetën shpirtërore. Veçanërisht i mësonte besimtarët të ruanin kujtimin e Perëndisë që të lusin gjithmonë pa pushuar Zotin duke thënë: "O Zot Jisu Krisht, Biri i Perëndisë mëshiromë".
"Këtu duhet të gjëndet gjithë vëmëndja dhe ushtrimi i mëndjes - thoshte. Kudo që të jesh, çfarëdo që të bësh duhet të shqiptosh pa pushim me buzët dhe zemrën tënde këtë lutje. Kështu do të gjesh prehje, do të arrish në pastërtin e shpirtit dhe të trupit dhe brenda teje do të banojë Fryma e Shenjtë, burimi i gjithë të mirave, që do të udhëheqë në shenjtërim".
Shpësh at Serafimi jepte edhe këshillën e niëposhtme:
"Të jetord me dlirësi. Virgjëresha që ruan virgjërinë e saj për hir tëdashurisë së Krishtit, e ka vëndin bashkë me ëngjëjt dhe është nuse e Krishtit. Krishti është Dhëndëri i saj që e shpie në banesat qiellore. Çdo shpirt mund të jetë i virgjër. Por kur qëndron vetëm në mëkat nuk është gjë tjetër veçse një e ve plakë dhe përtace",
Shumë i thonin shenjtorit se luteshin pak ose aspak dhe se nuk janë të arsimuar ose nuk kanë kohë. Këtyre njerëzve i jepte këtë shëmbull lutjeje: "Sapo të zgjoheni të qëndroni para ikonave të shenjta dhe të thoni tre herë Ati ynë..., tre herë Virgjëreshë Hyjlindëse... dhe një herë Besoren. Kudo që të punoni të thoni me zë të ulët lutjen: "Zot Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, mëshiromë". Në qoftë se pranë jush punojnë edhe njerëz të tjerë thoni pa zë: "O Zot mëshiromë". Kjo lutje do të bëhet deri sa të hani bukë në drekë. Pas drekës të luteni me zë të ulët: ”E Përmbishenjtë Hyjlindëse, shpëtona". Këtë lutje ta vazhdoni deri në darkë. Në qoftë se dikush është vetëm le të thotë: "O Zot Jisu Krisht, me ndërmjetimet e Hyjlindëses, mëshiromë”. Para se të flini përsërisni lutjen e mengjesit Pastaj të bëni shenjën e kryqit dhe të flini. Duke e ndjekur këtë rregull lutjeje së shpejti do të arrini në lartësitë e përsosjes së jetës së krishterë. Të parën na e dha Zoti dhe është shëmbull se si të lutemi, të dytën na e solli kryeëngjëlli nga qielli për të përshë- ndetur Nënën e Zotit kurse e treta përmbledh shkurtimisht atë ç'ka ne besojmë.
Në qoftë se dikush nuk mund të bëjë këtë rregull lutjeje siç duhet, mund ta bëjë kur është orën e punës ose kur është shtrirë në krevat duke kujtuar vargun: "Cilido që do të lusi emrin e Zotit do të shpëtojë"u. Kush ka më shumë kohë në dispozicion le t'i shtojë këtij kanuni lutje dhe lexime të tjera si p.sh. lexime nga Ungjilli nga Kanonet, nga Psalmet. Kur jemi duke lexuar duhet ta falenderojmë Zotin me shumë përulësi, sepse na dhuroi kohë për të ofruar këtë sakrificë.
krishteri, duke ndjekur këtë rrugë, mundet pak nga pak të fitojë virtytet".
Këshillat shumë të çmueshme të shenjtorit shoqëroheshin shpesh edhe me manifestime të habitshme të hirit që e mbulonte.
Një herë hyri në qelinë e tij një fshatar pa flokë dhe i tha:
- Batushka më vodhën kalin dhe nuk di se si do ta ush- qejë familjen time. Më kanë thënë se ti e pikas kush e ka vjedhur.
- Qetësohu - i tha shenjtori - duke e kapur nga koka. Kur të afrohesh në filan fshat do të kthehesh djathtas, kalo nga prapa pesë shtëpi dhe hap një portë të vogël. Atje do ta gjesh kalin. Zgjidhe dhe ikë pa frikë.
Më vqnë fshatari lajmëroi se e kishte gjetur kalin.
At Pavli tregon se një murg i ri u kthye me kapistrat e kuajve në dorë, duke qarë për vjedhjen e tyre. At Serafimi e dërgoi në treg ku me të vërtetë i gjeti.
Nikolai Kiriloviç Moliajev kishte detyrën e kryeplakut në fshatin Eliiariev të krahinës së Ardatovit. Pasi e humbi këtë vend u emerua përsëri në një fshat tjetër të së njëjtës krahinë. Më 1822 u sëmurë rëndë dhe meqë e dinte përkushtimin e madh që kishte gruaja e tij tek stareci e dërgoi që t'i kërkonte bekimin dhe që ta pyeste nëse do të bëhej më mirë.
Kur mbëriti në Sarov gruaja mësoi se stareci nuk pranonte iozitorë. Ajo e përshkoi turmën e madhe dhe arriti para qelisë së tij. Menjëherë Stareci e hapi derën dhe duke qëndruar indiferent me të tjerët e ftoi duke thënë: '
J - Vajza ime Agripnina eja shpejt këtu.
Sapo u afrua, pa arritur ajo të hapë gojë, ai i dha përgjigje
për të gjitha dhe pasi i dha Ajazmë, bukë të bekuar dhe verë bashkë me pak sheqer i tha:
- Shpjeri këto sa më shpejt në shtëpi dhe çoja burrit tënd.
Pastaj i dha kyqin e hekurt që mbante në qafë e bekoi dhe
i tha:
- Në fillim bija ime të mbaja kryqin ishte e rëndë, po tani e ngre pa shumë vështirësi dhe me kënaqësi. Por shko shpejt dhe kujtohu për barrën time. Falmë.
Me këto fjalë e bekoi, hyri në qeli dhe nuk pranoi asnjë tjetër. Kur shkoi gruaja në shtëpi e gjeti burrin në çastet e fundit të jetës. Gjuha e tij ishte e paralizuar. Atëherë kujtoi kryqin e Starecit dhe e kuptoi se kur ia tha këto fjalë i foli për zinë. Sapo ia dha burrit që po vdiste verën e kuqe, bukën e bekuar dhe Ajazmën atij iu zgjidh gjuha dhe tha:
- Falmë, at i shenjtë. Marr për herë të fundit bekimin tënd.
Pataj bekoi fëmijët e tij, shkëmbeu puthjen e faljes me
gruan e tij dhe i shtoi:
- Të mëdhaja janë veprat e at Serafimit.
Dhe pasi u shtri, shkoi me paqe për në qiell.
Në të njëjtën periudhë Stareci u njoh me një çifligar nga fshati Nuts i cili është gjashtë vjersta larg nga fshati Ardatof, Mikail Madurovin. Me emrin e tij lidhet edhe ndërtimi i manastirit Serafim - Divejevo.
Në Liflandi ku gjëndej u sëmurë rëndë dhe më kot u përpoqën mjekët më të mirë për t'i gjetur diagnozën. Më në fund hoqën dorë. Dha dorëheqjen nga shërbimi dhe shkoi në fshatin e tij, në çiflig dyzet vjersta lerg Sarovit. Atëherë emri i at Sarafimit ishte përhapur në gjithë krahinën e Sarovit. Mandurovi vendosi t'i kërkojë atij shërimin e vet. Shkoi në manastir duke u mbështetur në duart e njerëzve të afërm. Sapo e pa Stareci e pyeti tre herë:
- Beson i palëkundur tek Perëndia?
Çdo pyetje ai i përgjigjej:
- Besoj me gjithë zemër.
Atëherë shenjtori mori vaj nga kandili që digjej para ikonës së të Tërëshenjtës që quhej "Gëzimi i atyre që pikëllohen" e i leu pjesët e sëmura. Mënjëherë të gjithë pllakat me qelb që i kishin mbuluar trupin i ranë. Mandurovi, i shëndetshëm u ngrit vetë dhe doli nga qelia e Starecit, Që atëhere shkonte shpesh për ta takuar dhe u krijua midis tyre një lidhje e fortë.
Më 14 Shtator 1824 princesha A. Koloncakov shkoi tek at Serafimi për t'i marrë bekimin. Erdhi me qëllim që të pyesi për vëllanë e saj që kishte tre vjet me shërbim ushtarak dhe i ata nuk kishin marrë asnjë lajm. Para se t'i tregonte për qëllimin ; e vizitës Stareci i tha:
-Mos u pikëllo, zija ka pllakosur gjithë botën. Vëllain tënd ta përkujtosh tek të vdekurit. Me të vërtetë pas tre muajsh erdhi lajmi nga brigada ku shërbente se nuk jetonte më.
Në 1825 N. N. vizitoi për herë të parë Sarovin bashkë me motrën ë saj për të marrë bekimin e at Serafimit. Motra e saj e takoi pas shërbesës së mëngjesit. Ishte e entusiazmuar nga pritja e tij e ngrohtë. Por vetë ajo nuk e pa për shkak të një dhimbje koke që e kishte penguar të shkonte në shërbesën e mëngjesit. U gëzua shumë kur motra i solli një meshë të vogël. Kur shkuan në qelinë e tij nuk mundën t'i shqitnin sytë nga i fytyra e Starecit. I buronte aq shumë mirësi, përulësi dhe i shenjtërim prej fytyre saqë ngjante me një magnet i cili të thith ! shpirtin e të bënte për vete. I pranoi si një baba i dhëmbshur,
| iu dha bukë meshe, pak verë të kuqe, iu dha edhe kryqin që ! ta puthnin. Motra e saj dhuroi shishen me verë. Stareci e | pranoi me kënaqësi dhe e bekoi. Pastaj i dhuroi një shishe i tjetër me vaj. Shenjtori i tha duke qeshur: j - Kur dëshiron të më sjellësh diçka, sillmë ndonjë gjë tënden.
ij Dhe meqënëse e kuptoi se u turbullua nga fjalët e tij, shtoi:
- Doja të thoja se në qoftë se jeton në fshat atje ke bletë. Mund t'i thoshe ndokujt të bënte prej dylli ndonjë lambadhë. Atëherë kjo do të qe diçka prej teje.
Pastaj biseduan për gjëra të dobishme shpirtërore. Iu foli shumë për rrugën eshpëtimit të një të krishteri. Çdo fjalë e tij iu ngeli thellë e tiposur në zemër.
Stareci ndërsa të tjerët i pranonte, vetë nuk dilte asnjëherë nga qelia e tij,edhe pse nuk e ruante më heshtjen nuk e ndërpriste izolimin e tij. Kështu kaluan pesëmbëdhjet vjetë. Filloi të mendojë në qoftë se ishte vullneti i Perëndisë ta ndërpriste jetën e tij të izoluar. Prandaj e bëri në plan të zhvendbsej në një vend të vetmuar i cili, ndodhej jo larg manastirit dhe aty të derdhte gjak e të mundohej për shpëtimin e tij e të të tjerëve. Dy vjersta larg meinastirit ndodhej një pus uji. Nuk dihet se si doli aty uji. Por kur shkoi at Serafimi në manastir, aty ishte. Në 1825 burimi ishte i mbuluar me dru dhe dhera, ndërsa uji rridhte nga një sulinë. Pranë pusit në një shtyilë ndodhej ikona e Shën Joan Theologut. Prandaj burimi quhej i Theologut. Kur Stareci ndodhej në fillim jashtë manastirit vinte shpesh aty sepse i pëlqente vëndi dhe kryente shumë ushtrime trupore. Katër vjersta larg burimit jetonte një heremit at Dorotheu, i cili në 1825 fjeti në Zotin.
At Srafimi nga ushtrimet e shumta që bënte filloi të sëmurej. Nga koha kur qëndroi në gur, njëmijë ditë e net i dhimbnin jashtë mase këmbët, por më sHumë vuante nga dhimbje koke të mëdha. Që të rifitonte përseri shëndetin e humbur i propozuan të lëvizte dhe të merrte ajër të pastër. Dhe ai duke ndjerë nevojë të madhe filloi të dalë nga qelia.
Dalja e tij e parë u bë në pranverë të vitit 1825. Ishin kreshmët e mëdha, periudhë kur murgjit e Sarovit kryenin beteja të veçanta. Një mëngjes at Rlareti u çua shumë herët. Pasi bëri kanonin e tij, doli në kopësht dhe, papritur, pa një njeri i cili në mes të qetësisë së natës mbante diçka të rëndë.
Murgu tha lutjen dhe thirri:
- Kush është?
- Serafimi i varfër, Serafimi i varfër. Pusho gëzimi im!
At Filareti rendi dhe i mori bekimin. Shenjtori mbante në
krahë një gur të madh. E kishte marrë prej malit ku gjëndej kisha e Pararendësit. Vëllai e ndoqi dhe pa që e vendosi pranë kishës së Fjetjes së Hyjlindëses. Ikonomi at Isaia u njoftua për ngjarjen vetëm pas vdekjes së Starecit, kur lipsanet e Shenjtorit u vendosën në vendin ku kishte vënë vetë at Serafimi gurin.
Kjo ngjarje ishte shenja e parë që dha Stareci për fjetjen e tij. Qe një shënjë që tregonte se si pas jetës së izoluar do shkonte drejt varrit. Qysh atëherë nisi të lutet me zjarr të madhe e ti kërkojë Perëndisë që ta ndërpresë hapur fare izolimin e tij. Asgjë nuk bënte pa bekimin e Perëndisë. Në 24 Nëntor 1825, festën e Shën Klimentit të Romës dhe Petrit të Aleksandrisë, iu shfaq në ëndër Hyjlindësja e shoqëruar me shenjtorët e ditës dhe i dha lejen për ta ndërprerë izolimin e tij dhe për të vizituar shkretëtirën.
Atë ditë Stareci shkoi tek igumeni Nifon dhe i mori bekimin për të shkuar në qelinë e at Dositheut duke paraqitur si shkak këmbët dhe kokën që i dhimbte.
Në 9 Dhjetor 1825 erdhën dy motra nga manastiri i Divejevos për ta vizituar. Parashqevi Stevanovna dhe Maria Simeonovna. Ditën tjetër Stareci bashkë me dy murgeshat shkuan në burimin e Theologut. Stareci kishte marrë me vete qiri, vaj dhe sheqer. Në rrugë iu tha se në ato vende nuk kishte dalë që para se të jetonte i izoluar.
Kur arritën tek burimi, pa se gjatë kësaj kohe qenë bërë mjaft ndryshime. Pastaj u nisën për në qelinë e tij të vjetër. Atje shenjtori u ndal për një kohë përpara të Kryqëzuarit në mur. Vuri në të djathtë Marinë dhe në të majte Parashqevinë dhe u tha të mbanin ndezur nga një qiri.
U lut rreth një orë. Pastaj iu dha të puthnin Krishtin e Kryqëzuar murgeshave. Shuajtën qiritë dhe gjithë ditën u morën me pastrimin e një magazine aty pranë dhe natën u kthye në manastir.
Në këtë dalje të parë ndoshta Stareci u lut për Divejevan dhe për ndërtimin e mullirit. Dhe më pas shumë shpejt filloi grumbullimin e materialeve të nevojshme për ndërtimin e manastirit.
Në verë të vitit 1826 sikundër dëshironte edhe shenjtori, burimi i Theologut u restaurua. Trarët që e mbulonin u hoqën dhe u bë një mbulesë e re për rrjedhjen e ujit. Rrotull burimit shenjtorx nisi të bëjë punë të ndryshme. Sillte gurë nga përroi i Sarafkës. MboUi një serë perimesh, e plehëroi me pleh dhe mbolli qepë e patate. Në mesditë Stareci shkonte në qelinë e at Dorotheut. Kjo gjë rezultoi shumë e lodhëshme pas punës së mëngjesit. Prandaj i bënë gati një kasolle druri aty afër burimit. Ajo ishte tre pëUëmbë lartësi, dy gjerësi dhe tre gjatësi. Nuk kishte as dyer e as dritare. Hyrja ishte nën tokë, nga ana e malit dhë shënjtori hynte brenda duke u zvarritur. Atje çlodhej duke u mbrojtur nga vapa e mesditës.
Pasi u bë qelia, shenjtori kalonte aty gjithë ditën ndërsa natën kthehej në manastir. Si zakonisHl ishte i veshur me ! zostikonë e vjetër, të bardhë prej liri. Në dorë mbante sëpatën i' kurse në qafë kishte një qese me gurë dhe një tjetër ku ndodhej Ungjilli i Shenjtë.
- Përse e bën këtë? - e pyetën disa.
- E bëj të dhëmb atë që më shkakton dhimbje - iu përgjigj ai me fjalët e Shën Efremit.
Vëndi ku fxlloi at Serafimi të ushtrohej u quajt "Shkretëtira që ndodhej pranë at Serafimit" kurse burimi "Burimi i at Serafimit"
Në 1827 i bënë një qeli të re që kishte derë por ishte pa dritare, Kishte vetëm një oxhak dhe një korridor me një portë druri. Që nga kjo kohë betejat e tij ndahen në dy vënde, në manastir dhe në shkretëtirën e afërt. Në manastir qëndronte të dielave dhe festave dhe si zakonisht kungohej me Misteret e panjollëshme në kishën e spitalit. Çdo ditë shkonte në vetminë e tij, nisej në katër të mëngjesit dhe kthehej në manastir në gjashtë ose shtatë të darkës.
Numri i vizitorëve i qe shtuar mjaft. Disa e prisnin në manastir për t'i marrë bekimin ose për të dëgjuar këshillat e tij, kurse shumë të tjerë shkonin në shkretëtirë. Por ai, si i sëmurë që qe, nuk mundte të kënaqte të gjitha dëshirat e gjithë njerëzve. Prandaj në fillim i merrte Dhuratat e Nderuara në qelinë e tij. Disa skandalizoheshin nga kjo gjë.
- Si është e mundur të ecë dy vjersta rrugë për të shkuar në qeli dhe nuk vjen në Meshë por i merr Misteret në qelinë e vet?
Shenjtori e bënte këtë gjë me qëllim që t'iu shmangej vizitorëve të shumtë që e prisnin. Por për të mos i skandalizuar të dobtit, episkopi i Tambovit dha urdhër që Stareci të shkonte në kishë për t'u kunguar. Shenjtori iu bind i përulur urdhërit të dhespotit Deklaroi se do të shkonte edhe më gjunjë për t'u kunguar me Misteret në qoftë se nevojitej. Urdhëri i episkopit ishte siç duket vullneti i Perëndisë që të qe sa më afër më besimtarët. Me paraqitjen e tij të parë në meshë numri i besimtarëve u shtua tej mase. Tani nuk do të gjejë më qetësi as në manastir e as në shkretëtirë. Igumeni Nifon që e donte shumë thoshte: "Kur at Serafimi jetonte në shkretëtirë e bllokonte shtegun që të mos i vinin vizitorët. Tani i pranon të gjithë, dhe deri në mesnatë nuk mund t'i mbyllë dyert e manastirit'’. Ishte mjaft prekëse kthimi i tij në qeli pas çdo Meshe Hyjnore. Ecte i veshur me Tunikën, Petrailin dhe Epimanikët. Më të njëjtat veshje shkonte edhe dikur kur bënte liturgji. Ecja ishte e ngadalshme për shkak të popullit që e rrethonte. Secili prej tyre mundohej ta takonte.
Në ato çaste Stareci huk fliste dhe nuk shikonte asnjëri, sikur të mos kishte shpirt të gjallë aty afër. E kishte mëndjen të përqëndruar brenda tij dhe vështrimin e ngulur përdhe. Në ato çaste ishte i zhytyr në Teorinë Hyjnore tëmirësive të mëdha të cilat Perëndia jua ka dhuruar njerëzve me anë të misterit të Kungatës Hyjnore. Nga përdëllimi që të ngjallte pamja e tij asnjë s'mund ta prekte. Por kur mbërrinte në qeli i pranonte dhe i bekonte të gjithë. Madje i këshillonte edhe ata që kishin nevojë për një gjë të tillë,
Prekëse dhe mallëngjyese ishte të shikoje atë, murg të vjetër e të kërrusur të veshur me një zostiko të vjetër dhe skuf, të ecte mbështetur mbi sopatën e tij ose mbi një shkop,ose kur e shikoje ndonjë herë të prashiste perimet, të priste dm ose të hidhte përsipër një lëkurë të vjetër, si të donte të imitonte ata, të ciiët "u endën të veshur me lëkura dhish, nëpër : shkretëtirë".
Serafimi kishte mëndje të ndriçuar, kujtesë të fortë, vullnet të paperkulur dhe zemër të hapur për të gjithë njerëzit. Gjëja që e shquante veçan ishte të folurit e ëmbël. Fjalët e tij ishin aq prekëse saqë linin një përshtypje të madhe tek dëgjuesi. Gjithë fjalët që thoshte buronin nga përulësia, e ndeznin zemrën e dëgjuesit, hiqnin pengesat nga sytë, ndriçonin dhe mprihnin mëndjen me dritën shpirtërore dhe të bënin që të pendoheshe dhe të ndryshojë plotësisht. Padashur i hapnin zemrën dhe në atë çast bashkëbiseduesi mbushej plot me gëzim e paqe në zemër.
Ashtu si veprimet edhe fjalët i bazonte ne Dhiatën e Re, në pjesë nga etërit dhe sillte shëmbuj nga jeta e shenjtorëve. Prandaj ato kishin një fuqi të madhe dhe qenë shumë bindëse. Meqë kishte një zemër të pastër i qe dhënë dhurata e parashikimit. Disave iu jepte përgjigje dhe këshilla të sakta pa e dëgjuar më parë kërkesën e tyre. Edhe pse iu zbulonte të tjerëve dhuntitë dhe hiret me të cilat e kishte paisur Perëndia ruante rregulla të forta për mosparaqitjen tek të tjerët të arritjeve shpirtërore të veta.
"Nuk duhet - thoshte - t'ia hapësh tjetrit, pa qenë nevoja, zemrën tënde. Në njëmijë mund të gjesh vetëm një që mund ta ruajë sekretin tënd. Kur vetë ne nuk e ruajmë këtë sekret si mund të pretendojmë që ta ruajnë atë të tjerët?!
Më njerëz të pakultivuar nga ana shpirtërore duhet të flasim për gjëra materiale. Me shpirtërorin për gjëra qiellore.
Të gjithë sa u pasuruan nga ana shpirtërore me dituri frymore e gjykojnë njeriun që kanë pranë sipas Shkrimit të Shenjtë. Kujdesen për të parë në qoftë se fjalët e tij janë në përputhje me vullnetin e Perëndisë dhe nga kjo nxjerrim përfundimet.
Kur shoqërohesh me njerëz që i përkasin botës mos fol për gjëra shpirtërore veçanërishte kur nuk kanë dëshirë për këtë. Në këtë rast të përdorësh këshillën e Shën Dionis Aeropagjitit që thotë: Ruaje thesarin tënd me urtësi e besë Perëndie nga bota jo e shenjtëruar. Ruaje siç e more. Nuk është e drejtë t'ua hedhësh - siç thotë Zoti - derrave margaritarët Frymorë. Prandaj mundohu të fshehësh me çdo mënyrë brenda teje thesarin e dhuratave, ndryshe do ta humbësh e nuk do ta gjesh. Por kur e kërkon nevoja ose kur shfaqet hiri nga një veprim, atëherë duhet të veprosh me përulësi për lavdi të Perëndisë".
Ai ushqente dashuri e nderim të veçantë për Ierarkët e shenjtë, Klimin e Romës, Joan Gojartin, Vasilin e Madh, Grigor Theologun, Athanasin e Aleksandrisë, Kirilin e Jerusalemit, Epifanin e Qipros, Ambrozin e Milanos dhe të tjerë. Gjithë këta i quante shtylla të besimit dhe jetën e tyre e përdorte si shëmbull besimi të palëkundur. I mësonte të krishterët të qëndronin të palëkundur në të vërtetën e besimit dhe sillte si shëmbull Markun e Efesit, mbrojtësin e pamposhtur të orthodhoksisë në sinodin e Firencës. Shpesh fliste për thelbin e orthodhoksisë dhe që të ruhemi nga heretikët. Përforconte mendimin se vetëm orthodhoksia ruante të paprekur plotësinë e besës dhe pastertinë e saj. I pëlqente gjithashtu të përmëndte shëmbuj nga jeta e Ierarkëve rusë Petrit, Aleksit, Jonait, Filipit, Dhimitrit të Rostovit, Stefanit të Perniskit dhe të tjerëve dhe ta paraqesë jetën e tyre si rregull në jetën shpirtërore. I njihte shumë mirë edhe jetët e shenjtorëve sikundër shkruhen në Sinaksar si edhe mësimin e shumë etërve të kishës. Madje sillte në bisedë pjesë që i dinte përmëndësh dhe i këshillonte besimtarët të imitonin jetën e tyre dhe ta zbatonin mësimin e tyre të frymëzuar.
Karakteristike e veçantë e fjalëve të tij ishte dashuria dhe përulësia. Kushdo që shkonte pranë tij për të biseduar, qoftë i varfër me lecka i veshur, qoftë i pasur, çfarëdo nevoje ose shkalle shpirtërore të kishte, shenjtori e puthte me dashuri, i bënte metani të madhe, i jepte bekimin dhe puthte dorën edhe të atyre që nuk ishin klerikë. Nuk qërtonte asnjëri me fjalë të ashpra ose të rrepta, nuk ngarkonte asnjë me gjënë as dhe me të vogëi edhe pse vetë mbante mbi shpatulla gjithë kruqin e Krishtit me të gjithë pikëllimet e tij. Qortimi i tij ishte i qetë dhe bëhej me dashuri e përulësi. Me anë të këshiUës mundohej të zgjonte zërin e ndërgjegjies. Shpesh ua zbulonte të tjerëve problemet që kishin dhe zgjidhjen pa e kuptuar se ai po fliste për ata në ato çaste.
Luftëtari i mëparshëm i heshtjes tani dhuronte një mësim shumë të gjallë dhe fjalë të fuqishme e bindëse. Nga buzët e tij buronte " një jetë e gjallë" për çdo njeri pavarësisht nga klasa shoqërore ku bënte pjesë.
Me personalitetet e larta që vinin për ta takuar Stareci sillej me nderimin e kërkuar. Duke iu treguar dekoratat që mbanin në gjoks iu thoshte se ato tregonin detyrimet që kishin dhe në qoftë se do të shfaqej nevoja duhet të jepnin edhe jetën për të mirën e atdheut dhe të kishës. Por më shumë iu ushqente interesin dhe vëmendjen për Kishën Orthodhokse që lëkundej nga herezitë e ndryshme.
Në vitin 1825 me at Serafimin lcishte mardhërue personale Car Aleksandri i I. Ai ishte përzjerë në planet për vrasjen e të atit, Pavlit të I. Shumë i prekur nga kjo ngjarje vizitoi shenjtorin në qelinë e vet. Pas një bisede shumëorëshe shkoi në Tananrog për në detin e Azofit. Atje disa thanë se vdiq, disa të tjerë se jetoi si eremit me emrin Fedor Kusmiç. Mendimin e dytë e përforcon fakti se pas fjetjes së Starecit u gjëndën në qelinë e tij monograme nga Car Aleksandri i I.Shumë interesant është edhe fakti që, kur bolshevikët hapën arkivolet e carëve në kishën katedrale të Pjetrit dhe Pavlit, varrin e tij e gjetën bosh. Gjer tani eshtrat e tij ngelën një mister. Midis njerëzve të rëndësishëm që shkuan në qelinë e tij ishte edhe princi i madh Mihail Pavlovici.
Në dhjetë vitet e fundit të jetës një masë e madhe besimtarësh shkonin tek ai për të marrë bekimin. Çdo ditë shkonin për ta vizituar dymijë vetë. Shenjtori nuk rëndohej dhe gjente kohë të bisedonte me të gjithë. Bisedonte për gjërat që qenë të rëndësishme dhe shpesh iu zbulonte vetë mendimet e fshehta. Të gjithë pranonin dashurinë atërore të tij. Shpesh sytë e njerëzve me një zemër të ashpër mbusheshin plot me lot. Një gjë e tillë ndodhi edhe me gjeneralin në lirim i cili vizitoi manastirin e Sarovit nga kureshtja. Pasi pa godinat, mendoi të ikë pa fituar ndonjë gjë për shpirtin e tij, por aty takoi rastësisht çifligarin Aleks Neofitoviç Prokundimi. Ai i propozoi të shkonin bashkë për të vizituar shenjtorin. Në fillim gjenerali mohoi ftesën me kryelartësi por pastaj i leshoi pe këmbënguljes së mil<;ut. Sapo hynë në qeli shenjtori i bëri një përkulje të thellë gjeneralit. Ky veprim i përulur e përkuli zemrën e gjeneralit. Qëndroi me Starecin dhe bisedoi për mjaft kohë me të. Prokundimi e kuptoi se qe i tepërt dhe doli në korridor. Pas pak dëgjoi brenda vajtime. Gjenerali po qante si fëmijë i vogël. Kur u hap dera, shenjtori doli duke mbajtur pas dore gjeneraJin që po qante. Kapelen dhe dekoratat i harroi në qeline e shenjtorit. Tradita na thotë që kur po flisnin ato ranë vetë në tokë. Shenjtori i mblodhi dhe i vendosi në kapele duke i thënë: " Të ndodhi kjo sepse i more pa i merituar’1. "I rashë vërdallë gjithë Europës - do të thoshte më vonë gjenerali
- njoha shumë njerëz, por një përulësi të tillë nuk gjeta askund. Kurrënuk mendoja se Stareci me kaq saktësi do të më zbulonte të fshehtat më intime të jetës sime. Kur shikonte shenjtori njerëz me dëshirë të mirë përpiqej tu jepte forcë në rrugën e virtytit me çdo mjet dhe me gjithë forcat. Por edhe me ata që nuk e donin ishte i qetë dhe dashamirës, sillej me përulësi dhe me dashuri. Asnjëherë nuk fliste për veten apo për sukseset e tij. Gjithmonë bekonte Perëndinë dhe thoshte: "Jo neve, o Zot, por emrit Tënd jepi lavdi”. Kur besimtarët kishin kujdes dhe i zbatonin porositë e tij nuk entuziasmohej si për ndonjë arritje të vetën. Na thoshte se duhet të largojmë prej nesh çdo gëzim tokësor, duke zbatuar fjalën që tha Zoti: "Mos u gëzoni sepse ju nënshtrohen shpirtrat, gëzohuni se emrat tuaj janë shkruar në qiell".
Shën Serafimi vazhdonte të shëronte sëmundje trupore. Në 11 Qershor 1827 shëroi Aleksandra Bartholomeun. Ishte 22 veç dhe kishte dy fëmijë. Në 6 Prill 1826, dita e festës së krahinës u khthye nga Liturgjia Hyjnore, hengri dhe doli te shëtiste me bashkëshortin e saj. Papritmas ndjeu marrje mendsh dhe të fikët. Burri me zor e shpuri në shtëpi. Atje ra përdhe dhe e zunë të dridhura dhe i ra të fikët. Pas gjysëm ore erdhi në vete, por i kërcisnin dhëmbët dhe si një e demonizuar griste dhe shqyente rrobat. Njëherë në gjashtë muaj pushtohej nga krizat e epilepsisë por këto kriza nuk ishin të së njëjtës shkallë. Në fillim ajo u mundua që të shkojë në shumë mjek të famshëm duke shpenzuar shuma të mëdha por pa asnjë rezultat. Në një uzinë afër shtëpisë së saj shërbente si mjek një njeri mjaft i zoti por kurat që ky i dha nuk dhanë rezultat. Pasi ky e vizitoi i tha:MNga njerëzit mos prit që të gjesh shërim. Duhet ti lutesh Perëndisë dhe ti kërkosh ndihmë që të shërohesh". E sëmura kur dëgjoi këto fjalë u zhgënjye. Natën e 11 Qershorit pa në ëndër një grua me sy të zgavërta që i tha:"Përse vuan kaq shumë dhe kërkon një mjek që të shërohesh"? Aleksandra e trembur nisi të lutet e të bëjë kryqin. "Mos kij frikë - i tha gruaja - edhe unë jam një njeri si ty por
vetëm i përkas atyre që kanë fjetur. Çohu nga krevati dhe shko në manastirtin e Sarovit për të takuar at Serafimin që të pret nesër për të të shëruar.
- Cila je ti dhe prej nga ku vjen? - guxoi ta pyeste e sëmura.
- Jam Aleksandra, igumenja e parë e manastirit të Dive- jevos.
Në mëngjes të afermit e Aleksandrës mbrehën kuajt dhe bashkë me të shkuan në Sarov. Aleksandra nuk mund t'i rezistonte një udhëtimi kaq të gjatë dhe shpeshë herë binte të fikët dhe e zinin të dridhurat. Arritën në manastir në çastin kur po shtrohej tryeza e drekës. At Serafimi ndodhej në qeli dhe nuk pranonte asnjë vizitor por kur mbërriti e sëmura dhe trokiti ai doli dhe e ftoi që të futej brenda. Ai vuri petrahilin, u lut, i dha të pinte Ajazmë së bashku me një copë naforë dhe 4 kokrra sheqer.
>• Të hash përditë një kokërr sheqeri dhe duhet të pish gjithnjë ujë të bekuar. Tani të shkosh në manastirin e Divejevos, në varrin e shërbëtores së Perëndisë Aleksandra dhe bëj metani ; sa të duash. Kur të largohesh merr me vete edhe pak dhe' nga varri i saj sepse Aleksandra vuan bashkë me ty Kur të ndjesh mërzi lutu: "At Serafim kujtomë edhe mua në lutjen tënde dhe lutu për mua mëkataren që të mos më zhytë prapë në dëshpërim armiku i Perëndisë".
Atë çast gruaja ndjeu ti largohej dobësia trupore që e mundonte më parë. Ndjeu që u shërua dhe më vonë lindi katër djem dhe pesë vajza.
Burri i saj kujton: "Emrin e At Serafimit e ruaj thellë në zemfën time dhe e quaj njeri të shtëpisë. Tek shenjtori shkonin shumë fëmijë jetimë dhe të pambrojtur dhe ai përkujdesej për ta si një prind i dhembshur. Shumë virgjëresha dhe vejusha i dërgonte në manastirin e Divejevos dhë igumenja e manastirit ■: i lejonte që të rrinin aty dhe të përpiqeshin për shpëtimin e shpirteve të tyre. Shumë njerëz të përkushtuar tek Perëndia
dhe ngazëlloheshin nga drita e dashurisë së tij. Ndërmjet tyre përmëndim motrat e Divejevos të cilat ia kishte besuar At Pakomit igumenja e manastirit dhe ky më vonë ia kishte besuar At Serafimit i cili luajti një rol shumë të rëndësishëm në jetën e manastirxt të Divejevos".
Guri i themelit të manastirit Divejevo u vu në vitin 1780 nga Agathi Simeonovna Melgunov, vejusha e kolonelit dhe vçifligarit të krahinës Vladimirsk të prefekturës Perejaslovask. Ajo humbi e re burrin dhe vendosi t'i përkushtohej Perëndisë. U nis bashkë me vajzën e saj dhe shkoi në shumë vende të shenjta. Në manastirin Florovski mori skimën me emrin Aleksandra. Duke udhëtuar nga Kievi për në manastirin e Sarovit ndaloi të çlodhet në fshatin Divejevo, dymbëdhjetë vjersta larg manaslirit U ul me thjeshtësi mbi rvjë trung, pranë kishës prej druri të Shën Nikollës dhe për pak çaste fjeti. Në gjumë pa në ëndërr Hyjlindësen që i tha të qëndronte aty dhe të ngrinte një manastir për nder të ikonës mrekullibërëse të Kazardt. Sapo u zgjua inspektoi vendin dhe u nis për në Sarov. Ai manastir i ngeli aq shumë në mëndje saqë po të kishte qenë një manastir grash do të kishte qëndruar atje. Kur u kthye në fshat u njoh me priftin e denjë të fshatit, Vasil Derdev, i cili qëndroi në manastir ku edhe u qeth me emrin Varlaam. Aleksandra u vendos në zonën e Divejevos në Osianovka. Atje një çifligar i dhuroi një copë tokë dhe një shtëpi. Vajza e saj vdiq kur mbushi nëntë vjeç dhe kështu ajo e lirë nga çdo detyrim shkoi të banojë pranë at Vasilit. Ndërtoi në oborrin e tij një qeli murgjërore e aty qëndroi për njëzet vjet. Beteja e saj ngeli e panjohur. Dime se me bekimin e Starecëve të Sarovit, studionte pjesët e Ungjillit dhe shenjtorët e ditës. Gjithashtu i kushtonte mjaft kohë studim.it të librave asketikë të Shën Joanit të Shkallës, të Shën Efrem Sirianit dhe Sinaksarëve. Lutja e Jisuit nuk mungonte nga buzët e saj. Kurse si karakteristikë e saj ishte përulësia. Duke harruar pasuri, emër, origjinë, bënte në shtëpinë e at Vasilit të gjitha punët, gjithashtu ndihmonte edhe fshatarët. Në qoftë se gruri i dikujt mbetej i pakorrur shkonte pa zhurmë, e korrte, e bënte duaj dhe e çonte në shtëpinë e personit që i takonte. Për vajzat e varfra qepte prikat e tyre.
Të dielave dhe ditët e festave shkonte pranë fshatarëve dhe iu jepte këshilla. Në 1775 nisi të ndërtojë me shpenzimet e veta një kishë druri për nder të së Tërëshenjtës së Kazanit me dy paraklise, njërin për nder të Shën Nikollës dhe tjetrin martirit të parë Stefanit. Kisha u mbarua për pesë vjet. Pranë saj bëri plan të ndërtonte një manastir. U këshillua me etërit e Sarovit, Pakomin dhe Isainë, bëri kërkesën në organet e administratës të Vladimirskut dhe kërkoi nga çifligarët Zdadu një sipërfaqe prej 1300 pashësh. Atje pasi ndërtoi një konak thirri virgjëreshat, motrat Evdokia Martiniov e Juliani Grigoriev gjithashtu edhe vejushat Anastasia Kirilova e Thekla Kondraevi. Në atë manastir jetoi deri në fund murgesha Aleksandra në përputhje me rregullat e manastirit të Sarovit. Ajo i udhëhiqte motrat me përulësi dhe bënte ekonomitë e nevojshme për mbarëvajtjen e jetës së manastirit nga burimet e veta dhe kuotat e at Pakomit. Ky është fillimi i manastirit të Divijevos, emri i të cilit është lidhur ngushtë me Sarovin dhe at Serafimin.
Kur fjeti murgeshë Aleksandra, igumeninë e mori Anastasia Kirilova. Në atë periudhë shkuan të qëndrojnë në manastir njëzet vajza nga fshatrat përreth. Anastasia i drejtonte sipas rregullave të igumenes së parë. Për të nxjerrë të ardhurat
tirrnin lesh ose bënin triko dhe çorape për murgjit e Sarovit. Pas vdekjes së Anastasisë e mori igumeninë Ksenja Mika- dovnja. Ajo ishte vejusha e kryepunëtorit të fabrikës së armëve të Kuskut. Ishte murgeshë që karakterizohej nga një jetë e ashpër murgjërore. Igumeni i Sarovit Nifon e quante zdrukth shpirtëror. Në kohën e saj murgeshat u bënë dyzet. Në pesë vjetët e fundit shumë prej tyre i kishte dërguar at Serafimi i cili në vitet e fundit tregoi kujdes dhe interesin më të madh për manastirin.
Në vitin 1825 filluan ta vizitonin për t'i marrë bekimin shenjtorit, në fillim motrat dhe pastaj edhe igumenia Ksanthi. Gjithashtu e vizitonte edhe at Vasili, prifti i Divejevos të cilin Stareci e nderonte dhë e respektonte.
- Ju lutem, batushka, të mos e braktisni manastirin e grave,
- i tha njeherë at Vasili shenjtorit.
- Si është e mundur ta braktis kur më kërkoi të përkujdesem për të vetë igumenia Aleksandra?
- Ishte një grua e madhe dhe e shenjtë, - vazhdoi stareci.
- Vepra e saj ishte lart çdo Iloj pohimi dhe lotët e saj ishin !:; të parreshtura, lutja plotësisht e pastër dhe dashuria e saj për i të gjthë ishte e paanshme. Rrobat e saj qenë të vjetra dhe me f; shumë ama. në mes mbante një rrip me gdhëndje. Por qe aq I e respektuar saqë zonjat e shoqërisë së lartë e nderonin tej
mase. Si të qëndroj indiferent ndaj kërkesës së saj? Ngela tani ; ivetminga etërit që i ishte ngarkuar detyra per t'u kujdesur j për manastirin. Por kërkoj nga ti që për aq sa varet nga ty të :j mos i braktisësh. Shenjtori në ato vite ndërhyri vendosmërisht I' në jetën e manastirit. E ndau atë në dy pjesë. Kishte marrë :j lejen e Zotit dhe të Hyjlindëses. Arsyet ishin si më poshtë: e
para, numri i motrave ishte shtuar dhe vënd për zgjerimin e manastirit nuk kishte dhe e dyta ishte tipikoja. Ato ndiqnin rregullin e manastirit të Sarovit. Shenjtori shikonte se qe shumë e vështirë të zbatohej ky rregull nga gratë, prandaj kërkoi nga igumenja ta ndryshonin por ajo nuk pranoi. Kurse arsyeja e katërt ishte se shenjtori nuk dëshironte të qëndronin bashkë ato që kishin provuar jetën martesore dhe ato që ishin të virgjëra. "Një grua që ka jetuar për shumë vjet me lumturi jetën martesore mund të fliste për këtë gjë me të tjerat dhe të prishte qetësinë e tyre. Por edhe në qoftë se do të kishte pasur një jetë martesore jo të mirë do të hidhte një hije të zezë mbi martesën, të cilën e ka themeluar vetë ZotL Pastaj një grua e martuar karakterizohet nga një papërkulshmëri karakteri, gjë që e vështirëson përparimin e saj në jetën murgjërore. Kjo papërkulshmëri u transmetohet virgjëreshave me ndikimin e ndërsjellte dhe ndoshta ato do të dëshirojnë të bëjnë vullnetin dhe dëshirën e tyre. "Në manastir më e lehtë është të merresh me shtatë virgjëresha sesa me një grua vejushe’- thoshte at Serafimi.
Per këto arsye donte të ndante virgjëreshat nga vejushat edhe pse përgjegjësia ishte e njëjtë për të dy rastet.
Si model kishte marrë manastirin e Hyjlindëses së Sushtanlokut, të shek. XII, ku virgjëreshat qenë të ndara nga vejushat dhe ku u ndalohej bile edhe të flisnin mes tyre. "Nuk kishte në asnjë vend manastir me të tillë rregull - do të shkruante më vonë biografi i Shën Evfrosinës - si ai i Sushtanlokut". Rregulli qe i tillë që i prehte dhe i shlodhte murgeshat nga lodhja por ama edhe nuk gjeje në asnjë vend tjetër murgesha që punonin me aq zell e devotshmëri. "Ato qenë një shembull virtyti për të gjithë që dëshirord të futeshin në jetën murgjërore". Shën Serafimi e la manastirin e Divejevos ashtu siç qe në pamjen e vjetër dhe iu lut Zotit dhe të Tërëshenjtës ta ndihmonin dhe t'i tregonin një vënd të mirë ku të ngrinte manastirin nga fillimi. Mbretëresha qiellore e dëgjoi lutjen e tij dhe i tregoi një sipërfaqe toke pranë manastirit të vjetër.
Në atë periudhë Mihail Mandurovi, i shëruar nga një sëmundje e rëndë dhe i forcuar në besim shkoi për herë të dytë në manastirin e Sarovit. Shenjtori e bekoi, i dha shumë këshilla dhe në çastin kur do të ikte i dha një hu lisi të gdhendur: "Kur të shkosh për në shtëpi kalo nga kisha e manastirit të Divejevos, pranë dritares së mesit të kishës. Hidhe vështrimin tënd drejt lindjes deri tek një sinor që duket. Ec deri aty dhe ngule këte hu ne mes të livadhit”.
Vitin tjetër Mandurovi erdhi përsëri në Sarov. Shenjtori i dha dhe katër hunj të tjerë që t'i ngulte rreth hurit të parë. Mihaili bëri siç i tha, pa mundur të gjente shkakun. Më vonë u kuptua se shenjtori, përpara se të merrte përsipër përkujdesjen për manastirin, mendonte të ndërtonte një mulli dhe atje rrotull të ngrinte manastirin.
Vendi i shënuar nga shenjtori iu përkiste trashëgimtarëve të Baftasevit. Sipas përkujdesjes së Perëndisë një nga trashëgimtarët, Vera Postmkovi, shkoi të takonte në atë kohë shenjtprin. Stareci i kërkoi t'i jepte atë copë toke dhe ajo pranoi me gjithë qejf por me kusht që kur të bëhej ndarja e trashëgimisë, ajo tokë që kërkonte stareci, të mbetej në trashëgimin e saj. Në 9 dhjetor 1825, në festën e zënjes së Shën Marisë, stareci pasi u lut në shkretëtirë bashkë me motrat Parashqevi dhe Maria, vendosi të fillonte nga puna. Deri në fund të vitit u mor vetë me bërjen e druve të shtyllave që do të nevojiteshin për ndërtimin e mullirit. Dëshironte të ngrinte një mulli si ai i manastirit Alekseev. Igumeni Nifon i dha lejen për të prerë drutë nga pylli i Sarovit. Ne prerjen e druve e ndihmonin edhe motrat, kurse ai kishte ndfërtuar për to, në qelinë në shkretëtirës, një oxhak ku ato të shlodheshin pas lodhjes së ditës.
Në 9 dhjetor 1826, një vit më vonë nga fillimi i punës, kuajt nisën të sillnin shtyllat e para që nevojiteshin për ndërtimin e manastirit.
A. N. Proskudin, çifligari më i afërt i zonës, që ushqente një dashuri dhe një devocion të madh ndaj shenjtorit, i dërgoi një kryemjeshtër dhe disa marangozë për ndërtimin e mullirit, i cili u përfundua shpejt. Nisën në pranverë dhe në 7 korrik për vigjiljen e festës së të Tërëshenjtës së Kazanit mulliri ishte gati dhe nisi të bluante. Punimet bëheshin në një vënd ku toka nuk ishte e dorezuar nga pronarët e saj, prandaj Stareci iu jepte zemër punëtorëve se vetë Mbretëresha Hyjlindëse do t'ua dhuronte atë vend. Disa të dërguar nga Batasevët i shqetësonin dhe i mërzitnin punëtorët, por ato i duronin tundimet dhe vazhdonn punën duke i patur besim fjalës së shenjtorit.
Kur përfundoi mulliri shenjtori dërgoi të qëndronin aty shtatë motra nga Divejevo: Parashkevinë, Evdhokinë, Parashkevi Ivanovnën, Darian, Anën, Ana Aleksejevnën, Daria Ivanovnën dhe Ksenian. Si at shpirtëror iu dërgoi at Vasil Sadofskin, priftin e ri të Divejevos duke thënë se kjo qe dëshira e Perëndisë dhe e të Tërëshenjtës, dhe gjithashtu ishte edhe mendimi i tij.
Shtatë murgeshat e para qenë ato murgesha që shenjtori i kishte dërguar në vllazërinë e Aleksandra Melgunovit Meqenëse deri në fund të vjeshtës nuk kishin qeli, ndenjën në mulli dhe punonin aty. Në fund të tetorit u ndërtua një qeli ku ato banonin aty së bashku. Pastaj u dha bekimin që të ndërtoheshin qeli edhe për motrat e tjera që duhej të vinin aty. Ndërtesat qenë të rreshtuara në dy anë me qëllim që mulliri
të gjendej në mes. Për një vit motrat hanin ushqim në tryezën e manastirit të vjetër gjë që i lodhte tej mase. Më vonë Stareci dha bekimin që të bënin vetë bukën dhe verën. Shpesh pranonte edhe vetë ndonjë gjë nga tryeza e tyre. Një mesditë, pas punës në pyll, motra Parashkevi Inanovna po hante bashkë me shenjtorin bukë të thatë me ujë.
- Ne, motër, ia kalojmë mirë duke ngrënë bukën e këtushme. Unë, kur isha i izoluar ushqehesha me barishte. E zieja në ujë snitin dhe e haja. Ky ishte ushqimi im i shkretëtirës prandaj të hani edhe juve në këtë menyrë.
Që atëherë me bekimin e shenjtorit filluan të hanin snit të zier me kripë. Edhe kur shkonin për ta vizituar nuk i linte të iknin pa iu dhënë një kafshë të ngarkuar me tagji e sheqer.
Kur u ndërtua manastiri i ri, motrat me bekimin e shenjtorit shkuan tek mbikqyrësit e Batasevit tek një fabrikë, duke bërë perçapje për të marrë pronësinë e tokës ku gjëndej mulliri. Kaluan tre vjet dhe përçapjet e tyre nuk po nxirrnin gjë në dritë. f; Mbikqyrësi nuk kishte folur për këtë temë me pronarët e vet |; dhe një ditë, kur po e parashtronte këtë çështje, zonja Postmkov u kujtua për premtimin e saj që kishte bërë dhe tha:
;i ; - Po> at Serafimi më kishte kërkuar një sipërfaqe toke të ■; Divejevos për t'ia dhënë. Kur të bëhet ndarja e pasurise, do |; të marrë atë pjesë. Këtë gjë zonja Postmkov ia deklaroi edhe | S me shkrim vllazërisë. Kur u njoftua për këtë gjë shenjtori u P gëzua aq shumë saqë nuk mund ta përshkruash me fjalë, bile 1 • motrave që ishin në manastir iu dërgoi edhe një vozë me mjaltë ;i ;■ me Mandurovin që ndodhej aty. Motrat e rrëthuan vëndin dhe 1 vunë sinorët bashkë me të dërguarin e zyrës së mbikqyrësit, kurse mjaltin e hëngrën bashkë me igumenen Ksenia dhe at Vasilin. Motra Elena Mandurov i shkroi n|e letër falenderimi zonjës Postmkov në emër të at Serafimit dhe motrave të manastirit, kurse Stareci i dërgoi si bekim peksi madhe. Këto rigjarje ndodhën në 1830.
Murgesha Maria Ivanovna kishte marrë përsipër të shërbente në tryezë. Një mëngjes herët u çua dhe shkoi në magazinë dhe pa prapa ndërtesës një qiri të ngulur në tokë. Shumë e frikësuar shkoi tek motrat dhe iu tregoi për flakën misterioze që digjej. Kur mberitën nuk kishte asnjë flakë. Mos vallë bëhej fjalë për ndonjë vegim? Në mëngjes panë që vëndi aty ishte gërmuar. Kjo gjë ndodhi para festës së Pentikostisë. Pas asaj ngjarje Stareci dha urdhër të gërmonin tre kut hendek. Punimet vazhduan për tre vjet. Manastiri u rrethua nga të gjitha anët me kulla dhe mure dhe brenda me disa si llogore të hapura në të cilat morën bekimin të mbillnin rrush. Disa motra nuk gjenin prehje nga jeta në manastir dhe dëshironin të shkonin diku gjetkë. Njëra nga ato, Ksenia Junicina, shkoi tek shenjtori për ti marre bekimin për tu larguar. Para se ti kumtonte shenjtorit vendimin e saj, ai i foli vetë për tetë ore dhe motra e lehtësuar prej mendimeve tunduese qëndroi përgjithmonë në manastir.
Një tjetër murgeshë, Parashqevi Ivanovna, donte të largohej në botë pa e lajmëruar shenjtorin. Ai e thirri për ti folur dhe ajo erdhi e shqetësuar pranë tij. Ai filloi t'i tregojë për jetën e tij në manastir dhe vazhdimisht përsëriste frazën e mëposhtme:
- Kurrë motër nuk dola jashtë nga manastiri as edhe me mendim.
Këto fjalë e qetësuan shpirtin e saj, shëruan dobësinë shpirtërore dhe kur e mbaruan bisedën ajo u largua me paqe dhe ndihej sikur t'i kishin hequr një pjesë të sëmurë nga trupi.
Kur hyri në manastir murgesha Matrona Plestsejeva na kishte marrë si bekim nga Stareci të përgatiste ushqimin e motrave. Një herë për shkak të një sëmundje trupore e energjie tunduese, ndjeu një shqetësim aq të madh dhe një dëshirë për të mos u kujdesur për shpëtimin e shpirtit të saj saqë vendosi të largohej nga manastiri, kaq shumë i vështirë dhe i lodhshem i dukej ky shërbim. At Serafimi pa dyshim që e dinte më parë shqetësimin e saj, sepse e ftoi vetë të vinte për ta takuar. Ditën e tretë të kreshmës së Apostujve u nis për në manastir dhe gjatë gjithë rrugës vetëm qante. Kur ariti tek qelia e shenjtorit, trokifei në derë duke thënë me zë të lartë lutjen. Stareci i doli përpara duke thënë: 'Amin" dhe si nje baba i dhembshur e zuri përdore dhe e ftoi të hyjë brenda.
- Po prisja gjithë ditën bija ime.
- Batushka, e di shërbimin tim dhe më parë nuk qe e mundur të vija. Menjëherë sapo bëra gati ushqimin u nisa dhe gjithë rrugën vetëm qava.
- Eja motër - i tha duke ia fshirë lotët me pëllëmbën e dorës - e Permbishenjta Hyjlindëse do të të ngushëllojë.
Me të vërtetë sapo e puthi ikonën e të të Tërëshenjtës ndjeu një gëzim aq të madh saqë u gjaUërua plotësisht.
- Pra motër tard do të shkosh në shtëpinë e pritjes e pastaj nesër do të shkosh në shkretëtirën e largët.
- Batushka kam frikë të vij vetëm në shkretëtirë.
- Ti nisu edhe thuaj në rrugë "o Zot mëshiromë" me zë të iartë. Në mëngjesore nuk do të shkosh, sapo të çohesh bëj 50 metani dhe nisu.
Bëri siç i tha, gjatë gjithë rrugës thoshte "o Zot mëshiromë"
: dhe jo vetëm që nuk kishte frikë por gjatë gjithë rrugës ndjente një gëzim të madh.
Sapo u afrua pranë qelisë e pa Starecin të ulur në një trung dhe ulur pranë tij një arushë të madhe. #
Nga frika e madhe që e zuri sa nuk i ra te fikët.
- Batushka vdiqa! - thirrime sa fuqi që kishte.
Shenjtori e dëgjoi zërin dhe e goditi ariun lehtë me dorë.
Ai, sikur të kishte arësye, u largua për në thellësi të pyllit.
- Mos kij frikë, mos u tmerro - i tha shenjtori murgeshës duke iu afruar.
- Po vdes, po vdes - i thërriste pa pushim ajo duke u dridhur.
- Jo motër nuk do të vdesësh tani, vdekja do të vonojë për ty. Duhej të gëzoheshe për atë që pe.
Pastaj pasi u lutën, i tha të ulej por, papritmas, doli përsëri nga pylli ariu që u afrua dhe u ul në këmbët e shenjtorit. Motra nisi të dridhej përsëri nga frika, por duke parë shenjtorin të përkëdhelte ariun si një qengj të vogël e ta ushqejë me bukë, nisi dhe ajo pak nga pak të marrë veten dhe të mos ketë aq frikë. Më shumë çuditej kur shikonte fytyrën e Starecit që qe e shkëlqyer dhe e qetë si fytyrë engjëlli.
Kur murgesha e mori veten, shenjtori i dha asaj edhe bukën që kishte mbetur.
- Ushqeje edhe ti tani ariun.
- Kam frikë batushka se do të më kafshojë.
- Jo motër nuk do të bëj gjë, besomë.
Atëherë ajo mori bukën dhe nisi të ushqejë arushën. Ndiente aq shumë kënaqësi kur e ushqente saqë donte të kishte edhe bukë tjetër, sepse bisha me uratën e shenjtorit rrinte e qetë.
- Të kujtohet, motër, që Shën Gjerasim Jordanitit i shërbente një luan? Kështu edhe mua të varfërit më rri pranë ky ari. Neve edhe bishat na binden kurse ti e humbet gjithë forcën? Përse të humbim guximin? Ja po të kisha një gërshërë do ta qethja ariun tani.
- Batushka, po ta shohin ariun motrat do të vdesin nga frika.
- Jo, nuk do ta shohin.
- Dhe po ta vrasin? - pyeti me dhimbje.
- Jo asgjë e tillë s'do të ndodhë sepse nuk dinë asgjë të
tjerët dhe përveç teje askush nuk do ta shohë më.
Ndërkaq atë po e trazonte mendimi për t'ua treguar edhe të tjerave ngjarjen.
- Jo, motër, përpara se të mbushen njëmbëdhjetë vjet nga vdekja ime nuk do t'ja tregosh askujt këtë gjë.
Kur u mbushën të njëmbëdhjetë vjetët motër Matrona shkoi të vizitonte fshatarin shpresëtar Efthim Vasileviç, i njohur për nderimin e madh që ushqente për shenjtorin. E gjeti në punë e sipër kur ai po pikturonte dhe pikërisht në atë kohë po bënte një portret të Starec Serafimit.
- Këtu - tha ajo duke i treguar tablonë do të qe më mirë të pikturoje ariun pranë shenjtorit.
Efthimi i çuditur e pyeti se nga i erdhi ai mendim dhe vetëm atëherë ajo e bëri të njohur ngjarjen e mrekullueshme.
Me mbështetjen shpirtërore të Starecit numri i murgeshave të manastirit rritej vazhdimisht. Një vit pas përfundimit të mullirit nisi të dërgojë aty virgjëreshat kurse vejushat i dërgonte në manastirin e vjetër.
Zonja E. M. Z. ndërsa ende i rronte i shoqi, i kërkoi Starecit bekim për të shkuar në manastirin e vjetër që të shpëtonte shpirtin e saj.
- Jo, zbnja ime, nuk ka ardhur ende koha e duhur - u përgjegj Shën Serafimi. Më parë do të jetosh me burrin tënd, kur ai të vdesë do të kontribosh me bukë meshe për të ndihmuar kishat e enorive për të mirën e shpirtit tënd.
- Batushka, nuk e dimë se kush do të vçlesi i pari.
- Yt shoq do të vdesë për tre vjet.
Me të vërtetë ai vdiq pas tre vjetësh duke lënë pas një borxh të madh të pashlyer të cilin e pagoi gruaja e tij. Pastaj nisi të shpërndante blata në të gjithë kishat dhe po në këtë kohë i kërkoi shenjtorit ti jepte bekimin për tu bërë murgeshë.
- Jo - u përgjigj ai - duhet të jetosh akoma në botë.
- Jam e detyruar të jetoj në një ambient ku ndodhen shumë të rinj.
- Zoti është i mirë - iu përgjegj shenjtori duke e goditur lehtë në faqe. Të rinjtë do të të ngacmojnë por ti nuk do të mëkatosh as edhe me mendim. Ajo qëndroi në qytet për dhjetë vjet duke kryer shërbesën e saj me zell dhe kur u mbush koha shkoi në manastirin e Divejevos.
Mjaft vajza ia përkushtuan jetën e tyre Krishtit vetëm nga shërimet që bente shenjtori. Në fshatin Pangiblov një vajzë njëmbëdhjetë vjeçare në dasmën e së motrës ra përdhe në mënyrë të pashpjegueshme tek dera e oborit dhe humbi ndjenjat. Një fqinje iu dhimbs dhe e mori në shtëpinë e saj. E sëmura për dy vjet me rradhë dukej sikur të kishte vdekur, vazhdimisht pësonte kriza dhimbjesh të brendëshme. Ditën e pashkës e çuan tek at Serafimi dhe kur Stareci po bekonte turmën e vizitorëve e shpunë dhe vajzën para tij. E mori përdore dhe e shpuri në qelinë e tij, i vendosi duart në kokë dhe pasi e leu me vaj nga ai që digjej përpara ikonave, vajza u shërua. Më vonë kur mbushi shtatëmbëdhjetë vjet u fut në manastirin e Divejevos.
E. N. për dy vjet nuk mundte të lëvizte lirshëm, as këmbët e as duart. Përfundimisht e çuan tek Stareci për ta shëruar. Stareci Serafimi atë çast po korrte bashkë me Parashqevi Ivanovnën e Irini Vasilevnën. Sapo vuri re që po mbartnin një të sëmurë ua bëri me shënjë të vinin sa më shpejt pranë tij. Kur u afrua, shenjtori i dha një thes dhe i tha të mblidhte bar. Në atë çast ajo ndjeu një forcë në duart e në këmbët dhe nisi të punonte si e shëndoshë.
- Përse kjo kaq e sëmurë erdhi të punojë me ne? - menduan të mërzitura murgeshat që se kishin pikasur shërimin e saj.
Kurse Stareci që e kuptoi mendimin e tyre iu tha:
- Do ta mermi atë më vonë në Divejevo, do të tjerrë e do të qepë.
Pastaj i dha ushqim për punën që bëri dhe e dërgoi në shtëpi.
Stareci me anë të dhuntisë së tij profetike udhëhoqi shumë vajza të cilat i dërgoi më vonë në manastirin e Divejevos. Ndërmjet tyre qe edhe motra Anastasi Protasova. Për herë të parë kishte shkuar tek Starecin bashkë me prindërit dhe igumenen Ksanthi kur qe fare e vogël. Mbërritën tek qelia e tij në të ngrysur dhe thanë uratën. Batushka ua hapi derën menjëherë. Kishte veshur zostikonë e bardhë dhe fytyra e tij shndriste çuditërisht.
- Ju lutem këtu, - dhe ju dha të puthnin ikonën e Hyjlindëses.
Pastaj i vunë një metani dhe pasi pranuan bekimin e tij u ulën ne tavolinë.
- Perëndia që ndodhet kudo dhe i mbush të gjitha nuk do t'iu lëre pa iu dërguar mëshirën e tij. Profeti shkruan: "Nuk e pashë të drejtin të braktisur dhe as fëmijët e tij të lypin bukë".
Pastaj iu dha naforë dhe pak verë, vuri në shaminë e nënës disa paksimadhe dhe pasi i bekoi iu tha:
- Shkoni në paqe
Për herë të dytë Anastasi Protasova e takoi shenjtorin në moshën shtatë vjeç me nënën e saj. Përsëri shenjtori i bekoi dhe iu tha të puthnin ikonën e Hyjlindëses. Meqënëse vajza e vogël nuk mund ta puthte ikonën për vetë shtatin e saj Stareci e mori dhe e ndihmoi duke e ngritur në krahë. Pastaj ia mori dorën dhe ia vuri në dorën e igumenes Irini që ndodhej aty dhe nisi ti flasë nënës së vajzës për profetin Samuil.
- Kupton zonja ime? - e pyeti.
- Nuk mundem batushka të kuptoj.
Në fund i la të Hra të iknin. Nëna gjithë natën qau sepse mendonte se ato fjalë i referoheshin vdekjes së parakohëshme të vajzës së saj. Në mëngjes shkoi përsëri tek at Serafimi. Nuk donte të largohej pa u shpjeguar më parë me të. Sapo shenjtori hapi derën e qelisë i vuri dorën në gojën e saj dhe i tha: "Nuk është ajo që mendon ti. Mos u mërzif'. Pastaj i dha të puthte kryqin që mbante të varur në qafë dhe ajo u qetësua plotësisht.
Para se të mbushte Anastasia dhjetë vjeç e çuan tek shenjtori përsëri.
- U rrit - i tha Stareci duke i treguar vajzën.
- Tani afër mbush dymbedhjet vjeç.
- Pra erdhi koha t'ia dorezojmë Dhëndërit.
- Eshtë tepër e vogël - kundërshtoi ajo.
- Ti nënë kërko një grua te nderuar dhe lutu ta marrë nuse për birin e saj dhe ajo do ta marrë.
Nëna buzëqeshi se kujtoi se i fliste për burrin e ardhshëm të së bijës.
- Në ditëlindjen e saj tani bliji fustan të bardhë dhe këpucë të kuqe. Në mesnatë çohu dhe lutu me burrin tënd por atë mos e zgjo. Kur të jetë e rritur do të përparojë në jetën shpirtërore.
Kur vajza mbushi gjashtëmbëdhjetë vjeç shenjtori u foli hapur prindërve të saj.
- Eshtë caktuar që ajo të shkojë në manastirin e Divejevos.
Dy vjet më vonë dërgoi nga manastiri motrën Ana
Petrovna dhe e porosiste të thoshte në çdo vizitë.
- Prehje të pret bija ime, nuk është rruga jote të rrish e të jetosh me prindërit. Ty Hyjlindësja të zgjodhi në moshën shtatë vjeç, dhe ata duan të të mbajnë pranë tyre.
- Më vjen keq batushka të ndahem nga motra ime.
- Do ta sjellim edhe atë këtu - ishte përgjigjja e tij.
Atëherë ajo nisi të hidhërohej për prindërit e saj dhe në
qoftë së do të iknin të dyja ata do të mërziteshin tej mase. Kur shkoi përsëri për ta takuar i tha:
- Motrën tënde mendojmë ta lëmë pranë prindërve. Le të rrijë pranë tyre për ti ngushëlluar, jepja këtë blatë, thuaji që ia dërgoi Serafimi i varfër. Njëherë Anastasia mori me vete edhe vëllain e saj trevjeçar, Ivanin. Oshënari ia mori fëmijën nga dora dhe i tha:
- Keni kopësht?
- Kemi.
- Mere me vete në kopësht edhe thuaj: "O Zot mëshiromë,
o Zot mëshiromë". Kur të ritet do të jetë thesari ynë i dëshiruar, ta udhëheqësh me dorën tënde. Tjetër herë e dërgoi në burimin e Divejevos për tu larë duke i thënë se ai burim shëron lëngatat dhe duke i treguar Divejevon i tha:
- Këtë vënd e zgjodhi për ju Mbretëresha e qiejve dhe nuk mund t'iua marrë asnjeri, Këtu do t'iu ndreq një kasolle që ta keni kur të vini për të korrur barin. Bukë dhe patate do të keni me bollëk dhe Hyjlindësja do t'iu ndihmojë në të gjitha gjërat.
Urië, Serafimi i varfër, do të lutem gjthnjë për ju dhe për familjet tuaja.
Pak më vonë oshënari kërkoi nga e ëma ti japë lejen për të shkuar Anastasia në manastirin e Divejevos.
- Tani batushka po e lëmë të iki duke patur besim tek ju, por kur ju do të ikni nga kjo jetë ndoshta ata do të shpër- ndahen.
- Jo, zonjë e nderuar. Para meje at Isaia dhe Pakomi përku- jdeseshin për ato, kurse tani e kamë marrë unë përsipër. Pasi të iki do të përkujdeset Mbretëresha e Qiejve.
Kur Anastasia po bëhej gati të largohej :për në manastir oshënari i tregoi mes të tjerave jetën e Shën Makrinës dhe shtoi:
- E shikon motër, edhe në manastir shkoi, edhe vëllain e saj Vasilin e këshillonte. Vasili u bë shtyllë e kishës. Kur ishte student i foli me mëndjemadhësi të motrës por ajo me dlirësinë e saj e përuli.
Murgeshat që kishin ardhur në manastir bënin një jetë të rreptë me lodhje trupore dhe luftë shpirtërore. Në punët që kryenin, të cilat kërkonin forcë burri, i ndihmonte një punëtor i moshuar.
Në manastirin e vjetër rregulli murgjëror ishte i njëjtë me atë të Sarovit. Në manastirin e ri, at Serafimi, vendosi rregullin e tij me rendin e mëposhtëm:
Me uratat e etërve tanë të shenjtë, o Zot Jisu Krisht Pe- rëndia ynë, mëshirona. O Mbret Qiellor... Shenjt Perëndi... (3 herë). Trini e Tërëshenjtë mëshirona.. Mëshiro o Zot (3 herë). Lavdi Atit... Tani... Aty ynë që je ndër qiejt... Mëshiro o Zot (12 herë). Ejani ti falemi... Mëshiromë o Perëndi... Besoj në një Perëndi...
Pastaj vazhdojnë dymbëdhjet psalme. Periudhën e kreshmëve të mëdha lexonin Shën Efrem Sirianin kurse gjatë javës së madhe studionin vuajtjet e Zotit duke lexuar libra të ndryshëm. Pastaj vazhdon:
O Zot Jisu krisht Biri i Perëndisë mëshiromë. Me njëqind metani të mëdha dhe: Zonje Hyjlindëse e Përmbishenjtë mëshirona ne mëkatarët. Me njëqind metani të tjera. Pastaj: Ti meriton... Ati ynë që je ndër qiejt... (3 herë). Virgjëreshë Hyjlindëse... Besoj në një Perëndi... O Zot Jisu Krisht, Bir i Perëndisë mëshirona ne mëkatarët (100 herë). O Zot Jisu Krisht, Bir i Perëndisë me ndërmjetimet e Hyjlindëses mëshiromë mua mëkatarin, pastaj: ne mëkatarët. Secila nga 100 herë.
Dymbëdhjetë metani më pas: O Zot Jisu Krisht mëshiromë. Dymbëdhjetë me: Zonjë Virgjëreshë Hyjlindëse mëshirona ne mëkatarët. Pastaj duhej të luteshin për shëndetin e bamirësve të manastirit dhe gjithë të krishterëve orthodhoksë. Murgeshat bënin bindje tek ai pa asnjë dallim. Pa bekimin e tij nuk bënin asgjë dhe në qoftë se ndonjë duhej të largohej për një kohë, para ikjes dhe pas mbërritjes shkonte tek ai për ti marrë bekimin.
Murgesha Evdokia kishte një motër të martuar në fshatin Alamasov. Njëherë ajo u sëmur dhe i kërkoi të shkonte për ta takuar. Evdokia shkoi tek igumenia Ksanthi por ajo e dërgoi tek shenjtori. Murgesha u nis por kishte frikë se vallë do ti jepte bekimin prandaj u nis direkt tek e motra e saj. Për të qetësuar ndërgjegjen qe e mundonte, ra përdhe dhe puthi me mënd këmbët e tij dhe iu fal kryqit të bronxtë të tij.
Qëndroi pranë saj mjaft kohë dhe, kur e sëmura e rimori veten, u rikthye në manastir. Ishte e shqetësuar se kishte ikur pa marrë bekim. Sapo kapërceu portën e manastirit u takua me motrën Ekaterina, e cila i tha:
- Në kohën që mungoje shkova dy herë tek Stareci dhe të dyja herët më foli për ty. Herën e parë më tha se ishte ca më parë Evdokia që i kërkoi bekimin për të shkuar në fshatin Alamasov^ tek motra e saj e sëmurë. "M'u falx më puthi këmbët dhe kryqin dhe u nis. I dhashë bekimin dhe disa paksimadhe për rrugë". Herën e dytë më tha: "Ç'thotë Evdokia, erdhi? Erdhi tek unë para se të ikte dhe i dhashë bekimin për të shkuar tek e motra". #
Kur i dëgjoi këto motra Evdokia nisi të qajë nga vetëdija e fajif të saj dhe për mirëdashjen atërore të oshënarit ndaj saj me anë të hirit të tij profetik.
Deri në 1829 murgeshat qe qëndronin në mulli e ndiqnin Meshën në kishën e Hyjlindëses së Kazanit të ndërtuar nga igumenia Aleksandra. Por për shkak të rritjes së numrit të motrave dhe të hapësirës së ngushtë të kishës nevoja për një kishë të re qe e madhe. Kështu që nga 1827 kishte nisur me bekimin e shenjtorit grumbullimi i materialeve për ngritjen e kishës së re.
Ndërtues të kishës së re qenë Mihail Vasilevitç Mandurovi dhe motra e tij murgesha Elena Vasiljevna. Oshënari siç e kemi thënë edhe më sipër e kishte shëruar Mandurovin prej një sëmundje të pashërueshme dhe ai në shenjë mirënjohje e kishte vënë gjithë pasurinë e tij për ndërtimin e manastirit. Me bekimin e episkopit të Nizhgorodit Athanas i cili vendosi gurin e themelit nisi ndërtimi në 1828. Vitin tjetër kisha u përfundua. Ishte prej guri dhe kishte dy kate.
Në 6 Gusht 1829 u shenjtërua Altari i kishës së sipërme kushtuar Lindjes së Krishtit, kurse në 9 Shtator u bë shenjtërimi i kishës tjetër kushtuar Lindjes së Hyjlindëses. Në këtë kishë kryhej adhurimi i përditshëm dhe lexohej Psaltiri gjatë njëzetekatërorëshit.
Para ikonës së Zotit digjej një qiri pa pushim, ndërsa në ikonën Lindjes së Hyjlindëses ndizej një kandil pa pushim sipas porosisë së shenjtorit.
Këmbanat shenjtori i bleu vetë në
Nizhgorod kurse enët e shenjta në Moskë. Disa ja dhuroi oshënari kishtares
Ksenia Vasilevnja kurse për të tjerat kontriboi princesha Golian nga Moska para
përurimit. Rrobat priftërore i dërgoi vetë at Serafimi me anë të Vasil
Sandovskit dhe në fund dërgoi edhe disa ikona të Shën Marisë së Kazanit, të
Shën Sergit të Radonezhit, të oshënarëve Kiril dhe Maria, një triptik me Zotin,
Hyjlindësen, Joan pagëzorin dhe disa shenjtorë të tjerë. Të gjitha këto ruhen në manastir.
Pas përurimit të kishës së Lindjes së Krishtit oshënari kërkoi të bëjnë meshë për gjashtë javë, çdo ditë priftërinjtë e enorive At Vasili dhe at Joani.
Në përputhje me rregulloren psalnin vetë murgeshat. Në fillim psalnin pa nota, më vonë mësuan nga at Vasili psalmodhi monofonike. Në fund etërit e Sarovit i mësuan të psalnin në kor si në manastirin e tyre. Nga tekstet muzikore psalnin paraklisin e Hyjlindëses. Në Shenjtërore shërbenin motrat Eleni, Ksenia dhe Parashqevia,
Shën Serafimi vendosi këto rregulla për manastirin:
1. Kishat e Hyjlindëses dhe e Lindjes së Zotit të meshojnë çdo të djelë dhe festë. Ditët e tjera të meshojnë në varësi të nevojave, me dëshirën e dhuruesve dhe në rastet e përkujtimit të vëllezërve.
2. "Çdo të dielë para meshe të psalet Paraklisi i të Tërëshenjtës. Kështu nuk do t'iu gjejë asnjë fatkeqësi, - shpjegoi shenjtpri. - Edhe sikur të mos e bëni dhe të mos iu ndodhë ndonje gjë, prapë fatkeqë do të jeni.
3. Të lexohet psaltiri për njëzet e katër orë nga dymbëdhjetë murgesha që do të ndërrohen çdo dy orë. Do ta lexojrhë sepse siç është thënë: "Edhe Engjëjt gëzohen kur dëgjojnë psaltirin". Leximi do të vazhdojë për gjithë vitin përveç Pashkës. Gjatë leximit të luten për shëndetin e shtëpisë perandorake dhe bamirësve si dhe për pjehjen e mbretërve të krishtërë dhe bamirës. ;
Të gjitha murgeshat duhen të
parapërgatiten, të rrëfehen kungojnë Misteret e Panjolla në të katër kreshmët e
vitit dhe në dymbëdhjetë festat e mëdha.
5. Në kor do të këndojnë dhe do të psalin vetëm murgeshat.
6. Manastiri do të ketë një arkë ku do të ruhen të gjitha enët e shenjta të manastrit. Në kishë do të shërbejnë kishtarët d.m.th. murgesha të zgjedhura shpresëtare.
7. Tek ikona e Zotit të digjet një qeri dhe të mos shuhet asnjëherë dhe tek ikona e Hyjlindëses një kandil.
Përsa i përket punës në manastir, përveç mullirit, shenjtori kishte caktuar edhe punë të lehta. Vizatim, qendisje dhe punë si këto që kërkojnë një përqëndrim të trurit, nuk i lejonte. Këtë porosi e bazonte në kanonet e Shën Vasilit në përputhje me të cilat murgu duhet të merret vetëm me ato që kënaqin nevojat e jetës murgjërore. Në çdo punë që bëhej shenjtori këshillonte gjithnjë të ruanin rregullin e mëposhtëm.
- Në duar punë, në buzë lutja.
Igumenia bashkë me murgeshat i ruanin me shenjtëri të gjitha porositë e tij. Çdo përjashtim nga ky rregull sillte pasoja për manastirin. Në lidhje me ikonën e Hyjlindëses kishte urdhëruar të digjej gjithnjë para saj një kandil dhe vaji të mos mungonte kurrë kështu manastirit nuk do t'i bjerë ndonjë fatkeqësi. Me të vërtetë për sa kohë që digjej kandili ëngjëlli ruante edhe manastirin.
Kësaj porosie ai i kishte dhënë rëndësi të madhe duke e paraqitur si një kusht. Njëherë mbaroj vaji dhe Ksenia Vasiljevna nuk mund të gjente vaj diku gjetkë për ta mbushur kandilin që u shua. Kujtoi porosinë e shenjtorit dhe tha: "Me qënë se parashikimi i shenjtorit për kandilin nuk u përmbush, derisa as vaj e as para nuk kemi ndoshta edhe gjërat e tjera që ka thënë nuk do të realizohen, tek të cilat besojmë pa lëkundur". Shumë mendime torturuese e mundonin murge- shën, kurse besimi në hirin profetik të shenjtorit kishte rdsur të lëkundej. Zuri fytyrën me duar dhe u largua nga ikona pak hapa.
Papritmas dëgjon një të dridhur të lehtë, ngre sytë dhe shikon kandilin të ndezur. U afrua dhe pa se kupa qe e mbu- shur plot me vaj, ndërsa dy monedha të vogla qenë në sipër- faqe të vajit. Rendi me vrap atëherë tek igumenia Elena për t'i treguar mrekullinë që kishte ngjarë, por në nxitim e sipër e arriti një motër që kishte me vete edhe një fshatar.
- Ju jeni kishtarja këtu? - pyeti fshatari.
- Po, ç'urdhëroni?
- Ja, ju sjell treqind rubla për vajin e kandilit që iu dha urdhër Stareci të qëndrojë i papushuar.
E bashkë me paratë i dha edhe emrat e prindërve të tij që kishin fjetur. Më vonë kur në Divejevo u ndërtua kisha e re prej druri, kisha e at Serafimit u mbyll. Psaltiri nuk lexohej më, kandili dhe qiriu u shuan. Por atëherë manastiri pësoi shumë të këqia. Murgeshat e quajtën këtë gjë si shkelje të porosive të Starecit dhe kjo shkelje kishte të bënte me një person të huaj që qe përzierë në administrimin e manastirit.
Tani kandili dhe qiriu vazhdojnë të qëndrojnë ndezur, para ikbnave me ndihmën e Perëndisë dhe urata e Shën Serafimit.
Stareci, pa u kufizuar në urdhërat që dha, e shikonte në vitet e mëvonshme, të mundur, ngritjen e kishës qëndrore të manastirit. Ngritjen e kishës e para tha si dhe shumë ngjarje të tjera.
Motra Matrona e vizitonte Starecin disi më shpesh se të tjerat. Njëherë shkoi për ta takuar jo me rrobat murgjërore por me veshjen e leckosur të një vizitoreje. E bëri këtë për t'iu shmangur vërejtjeve se murgeshat e shqetësonin shenjtorin shpesh. I
- Nga je motër dhe nga vjen - i tha duke bërë sikur nuk e njihte.
- Jam Matrona nga Divejevo.
- Nuk të kam parë ndonjëherë, për herë të parë dëgjoj që je nga Divejevo.
Motra atëhere shumë e pikëlluar dhe e penduar për maskimin i ra në këmbë Starecit e po qante me ngashërima. Mendonte se nuk mund të jetonte më po ta braktiste shenjtori. Por ai si at i dashur i tha:
- Çohu gëzimi im, çohu! E di që vjen për mua.
E më pas pasi qëndroi i heshtur tha:
- Cila nga të tria është më e mirë ngushëllimi, lutja apo biseda?
- Lutja është me e dobishme se të tjerat - u përgjigj Matrona duke vazhduar të qajë.
- U përgjigje me urtësi motër. Pastaj nisi ti fliste duke e ngushëlluar, i tha se në asnjë rrethanë nuk duhej të largohet nga manastiri kur ai të ketë fjetur.
- Motër, vetë Mbretëresha qiellore na e dhuroi token ku po jetoni tani. Unë iu luta për këtë Nënës së Zotit dhe ajo iu lut Birit të saj, asnjë nuk do të na e marrë. Do të kemi edhe kishën tonë kryesore së bashku me shumë gjëra të tjera të nevojshme për manastirin. Motrat do të mbjellin e do të korrin, kështu në manastir do të ketë bollëk. Do të vijnë edhe vejushat bashkë me vajzat e tyre. Por ne, motër, kemi ndjenja të tjera prej tyre sepse ato mendojnë ndryshe. Virgjëreshat gëzohen vetëm më Krishtin, në të gjitha ngushticat gjejnë strehë vetëm tek Ai dhe jepen të gjitha në shërbesë të lira në frymë. Në një vejushë mbizotëron kujtimi i mëparshëm i botës: ”Sa i mirë ështe i ndjeri, sa zemërmirë..
Motra Matrona e ngushëlluar u kthye në manastir.
Për ngritjen e kishës qëndrore shenjtori zgjodhi një vend pranë kishës së të Tërëshenjtës së Kazanit. Sipërfaqja i përkiste çifligarit E. J. Zandonov. Pas vdekjes së prindërve të tij ai i përfundoi gjithë çështjet në mënyrën më të mirë. E nderonte jashtë mase Starecin dhe dëshironte me gjithë shpirt që ti dhuronte atë pjesë toke që i përkiste familjes së tij. Por shenjtori nuk qe dakort, i dha para murgeshës Elena Mandurov për blerjen e tokës dhe pasi iu drejtua çifligarit bashkë me murgeshën Juliani Grigorieva tha: "kur profeti David donte të ngrinte një altar në lëmin e Ornasë, nuk e mori tokën falas por e pagoi tokën dhe për këtë vend është vullneti i Hyjlindëses të blihet me para sepse asaj nuk i pëlqen ta marrim falas."
Këshilltari nënshkroi, igumenia dhe Elena Mandurov i dha kopjen shenjtorit. Kur vdiq kjo murgeshë shenjtori mori kopjen dhe ia dha vëllait të sajr Mihailit. E luti ta ruante dhe në kohën e përshtatshme të ndërtohej kisha në vendin e caktuar.
Në Qershor 1848 episkopi Jakov i Nizhgorodit vendosi me doiën e tij në vendin që i tregoi Mandurovi gurin e themelimit. Por djalli„pas fjetjes së shenjtorit, i solli shumë pengesa në përfundimin e kishës. Kështu kisha u përfundua në vitin 1875.
Ndërkaq Zandonovi pa e kuptuar, pasi i mori paratë, nisi ti ecë rnbarë. Punët e tij kishin një përfundim të shkëlqyer dhe u zgjodh kryetar i fisnikëve të prefekturës, bëri dhjetë fëmijë dhe jetdi i lumtur.
Manastiri i veçantë që themeloi shenjtori u quajt Serafimi Divejeyo për ta veçuar nga ai i igumenes Aleksandra. Rregulli i manastirit u ruajt deri më 1848 kur u shkrinë të dy manastiret në një me emrin Serafim - Divejevo. Manastiri u njoh zyrtarisht nga instancat kishtare dhe politike dhe sot numëron rreth 900 murgesha.
Shën Serafimi përsa i përket drejtimit
shpirtëror nuk e ndau manastirin e ri nga ai i vjetri. U njoh si ndërtuese igu-
menia Aleksandra, të cilën e nderonin shumë dhe kishin da-
gjitha murgeshat. Por ta dije motër - i thoshte murgeshës Justini Ivanovna
- se çfarë lartësie shpirtërore u shfaq në këtë vend. Rrobat e saj qenë të vjetra dhe me shumë arrna dhe faqet e saj nuk thaheshin nga lotët. Deri tani i puth vendet ku kanë mbetur gjurmët e saj. Shko çdo ditë tek varri i saj dhe thuaj: "Nënë falmë, jepmë bekimin tënd dhe lutju Zotit të më mëshirojë siç të mëshiroi edhe ty", dhe përkujtoje emrin e saj në altarin e Perëndisë.
Veten e tij shenjtori e shikonte si themeluesin shpirtëror të manastirit. Njëherë i tha motrës Evdokia: "Po të them se unë iu linda shpirtërish dhe në nevojat materiale nuk do t'iu braktis. Juve tani iu quaj motrat e mia kurse ato që do të vijnë pas meje bija".
Mbrojtëse të manastirit shenjtori njihte Hyjlindësen:
- Pra, motër Parashqevi, ta dini se këtë vend e zgjodhi Hyjlindësja, për lavdi të emrit të saj dhe për të qenë mbrojtje për ju.
Me hidhërim shenjtori fliste për të ardhmen sepse nuk kishte kujt t'ia besonte kujdesin për manastirin:
- Pas vdekjes sime nuk do të gjeni at tjetër. At Ilarioni, ieromonaku i Sarovit nuk mund të marrë përsipër këtë detyrë e as at Ilia. At Savati do të mundej por s'do.
I besonte murgeshat tek Zoti dhe tek Hyjlindësja. Një javë para fjetjes i tha motrës Parashqevi:
- Tani ti dhe të tjerat nuk keni nevojë për asgjë por pas fjetjes sime do të keni shumë hidhërime. Duroni, kjo do të jetë rruga juaj. Tani nuk është veçse fillimi, nuk iu zgjodha unë. Vetë Hyjlindësja iu zgjodhi dhe iu dorëzoi vajza të thjeshta tek unë. Më vonë do t'iu afrohen persona nga ç'do fis e emër, e do t'iu përndjekin për shkakun tim. Do t'iu pyesin por ju mos u frikësord. Të thoni ato që dëgjuat nga unë. Por tani nuk ka ardhur koha prandaj heshtni.
Historia e manastirit vërtetoi fjalët e shenjtorit.
MANASTIRET ARDATOV DHE ZELENOGORSK
Kur jetoja si eremit - i tha njëherë at Serafimi igumenes së Ardatovit Evdokia - mu shfaq Hyjlindësja me dymbëdhjetë Apostujt me një dritë të shkëlqyer dhe më besoi drejtimin e manastireve Divejevo, Ardatov dhe Zelenogorsk".
Me të vërtetë ngjarjet e mëvonshme vërtehian fjalët e tij.
Ndërtuese dhe igumene e parë e këtij manastiri ishte Vassa Dimitrevna, vajze nga një familje borgjeze që banonte në qytetin Ardatov në lagjen e lumit Lemet. Nga dashuria për të afërmin iu kishte ofruar strehë disa vajzave jetime. Kaluan katër vjet me mundime trupore, lutje dhe beteja shpirtërore. Meqënëse kisha e qytetit ndodhej larg blenë një shtëpi dhe dy hektarë tokë të qytetit. Pasi u zhvendosën aty veshën rasot dhe filluan një jetë të re me rregulla të ngjashme me ato të një manastiri. Shtëpia e tyre quhej shtëpia e të varfërve dhe pas disa kohësh u rrit numri i murgeshave, kështu që ndërtuan një shtëpi të re që shërbente si mensë dhe vënd lutjeje për mëngjes dhe darkë.
Në përputhje me dëshirën e tyre u organizuan si manastir. Vassa Dimitrevna për pastërtinë dhe ashpërsihë shpirtërore që e karakterizonte u zgjodh igumene e manastirit. Në 21 Nëntor 1823, kur ajo fjeti, manastiri numëronte dyzet murgesha. Manastirin e drejtonin etërit e manastirit të Sarovit, Serafim dhe Ilarion. Pas fjetjes së igumenes, motrat i propozuan njëra-tjetrës të mermin igumeninë por asnjëra nuk pranonte.
Për ta zgjidhur këtë vështirësi shkuan motrat më të mëdha tek at Serafimi për të zgjidhur problemin e tyre. Ai pa iu folur fare nisi t'i flasë murgeshës Evdokia për problemet e drejtimit të manastirit. Të tjerat kuptuan se ishte dëshira e Hyjlindëses për të, por murgesha Evdokia kërkonte t'i shmangej nderirrdt. Tha se ajo nuk kishte një karakter të vendosur dhe se në një manastir ku kishte shumë murgesha ajo nuk mund të përmbushte të gjitha kërkesat. Oshënari i mbylH gojën dhe i tha:
- Ty të ngarkoi Hyjlindësja në këtë detyrë, ti vetëm qëndro dhe Perëndia do të të shpëtojë nga çdo e keqe.
Fjalët e Starecit i zbuluan se drejtimi i manastirit nga ajo do të ishte i përkohshëm.
Në të vërtetë ajo konsiderohej si më e vjetra në manastir dhe më e përgjegjshmja. Në manastir erdhi edhe Starec Ilarioni që e vendosi igumene zyrtarisht.
Shën Serafimi besonte se Përkujdesja Hyjnore nuk do ta braktiste manastirin dhe kjo shpresë u bë realitet Në kohën e urise së bukës, manastiri nuk u privua asnjëherë nga ushqimet.
Njëherë u kishin ngeluar vetëm dy ditë bukë dhe nuk kishin ku të gjenin. Igumenia i mblodhi motrat dhe iu parashtroi nevojën e madhe. Në këtë rast duhet të zgjidhnin njërën nga të dyja: ose të duronin urinë, ose të dilnin për të lypur. Murgeshat u lutën me shumë zjarr dhe dërguan përfaqësues tek shenjtori për t'i ndihmuar në këtë çast të vështirë. E dërguara e gjeti ndërsa po punonte, i ra në këmbë dhe nisi ti lutej me lotë duke i treguar ngjarjen. Por Satreci nuk u soll siç e kishte zakon me ëmbëlsi por i tha me mospëlqim të hapur të kishin besim dhe të mos e humbnin shpresën. Pastaj e largoi duke thënë:
- Shumë shpejt e humbni guximin, përse nuk kini besim tek Perëndia?
Motra u kthye në manastir shumë e pikëlluar dhe u tregoi motrave fjalët e shenjtorit dhe për sjelljen e tij të rreptë. Por të martën kur nuk kishin asgjë për të ngrënë një i huaj solli miell. Kishte edhe raste kur Stareci mundohej t'i mante nga uria dhe ua parathoshte atyre në mënyrë alegorike për epidemi kafshësh, uri dhe gjëra si këto.
Njëherë, kur e vizituan motrat, i dha igumenes një rublë të argjëntë duke i thënë:
- Këtë për ushqime.
Nënë Evdokia me mendimin se fjalët e shenjtorit nuk kishin të bënin me situatën e pranishme nuk iu dha rëndësi. Atëherë ai, si një baba që i merr nga dora fëmijës një dhuratë që nuk i di vlerën, iu mori kartmonedhën dhe ia dha përsëri:
- Tani motrat nuk duhet të përbuzim paratë sepse do të bjerë fatkeqësi më vonë dhe paratë do të duhen.
Ai iu foli për probleme shpirtërore dhe ato u larguan pasi i morën bëkimin. Kartmonedhën dhe vlerën e saj e harman krejt. Por dëgjuan pas pak kohe se të varfërit nuk kishin ç'të hanin dhe bukën e përzienin me lakra. Murgeshat me bekimin e shenjtorit hanin bukë të bardhë.
At Serafimi ndiqte nga afër jetën e këtij manastiri në të gjitha dretimet. Një motër e shtyrë nga zelli i tha t'i jepte bekimin të bënte më shumë përpjekje dhe kreshmë dhe tmpin ta Hdhte më zinxhir.
- Nuk nevojitet as zinxhir dhe as kreshmë, jeto edhe ti si gjithë motrat e tjera. Vetëm mos ha gjer sa të ngopesh; ler vend për Frymën e Shenjtë.
Dhe pastaj për ta qetësuar plotësisht i tha:
- Vendi i manastirit tuaj është shumë i bektiar. Prandaj dikush mund të shpëtohet vetëm duke ndjekur rregullin dhe pa kryer përpjekje që tejkalojnë forcat e tij.
Gjithashtu shenjtori kujdesej që manastiri të mos ngelej pa udhëheqje shpirtërore.
- Kur të jem i zënë të shkoni tek at Ilarioni. Ai do t'iu këshillojë porsi unë.
I këshillonte motrat të kërkonin bekimin dhe lutjen e murgjërve të manastirit të Sarovit. Me sytë e tij shpirtëror dallonte sesa e fuqishme ishte lutja e tyre tek Perëndia. Igumenes Evdokia i tha:
- Mandra juaj nuk është prej guri por është më e sigurt sepse fqinjët tuaj janë njerëzit tanë.
Por, për të mbajtur rregullin dhe sigurinë në manastir, porositi që motrat të ruanin manastirin orët e vona të natës. Deri atëherë motrat shkonin në kishën e profetit IHa. At Serafimi kishte pareathënë ngritjen e kishës së re. Prandaj nëse dikush i fliste se duhej ndërtuar, ai iu përgjigj se, po t'i sillnin një litar, do të shkonte vetë për ta matur vendin ku do të ndërtohej kisha. Ngjarjet që pasuan vërtetuan se shenjtori fliste për altarin e shenjtë i cili u ngrit ulët për shkak se kisha u ngrit në nivelin e tokës. Njëherë tjetër shenjtori dërgoi punëtorë që merreshin me veshjen me ar:
- Shkoni tek igumenia Evdokia - iu tha - se do t'iu japë punë. Duhet praruar ikonastasi i kishës.
Në manastir atëherë nuk kishte as kishë. Murgeshat u habitën nga dërgesa e çuditshme dhe menduan se Stareci kishte gabuar. Pak para fjetjes shkuan për ta vizituar murgeshat e Ardatovit. Stareci i dha igumenes këshilla për drejtimin e murgeshave duke i thënë:
- Duhet ti mësosh, duhet t'i mësosh.
Igumenia nuk kuptonte dot seç mendonte ai dhe meqë murgeshat kishin mësuar të psalnin vetë, i tha:
- Batushka, ato kanë mësuar të psalin vetë.
- Psalin disi, psalin por muzikë ama nuk njohin. Shpejt do të bëhët gati kisha.
- Vallë do të jetë gati në festën e profetit Ilia? - e pyeti e gëzuar Evdokia.
- Kur ajo do të jetë gati kudo do të ketë krizë buke, do të bjerë edhe dëborë por Perëndia do të jetë me ju.
Këto fjalë të shenjtorit u vërtetuan plotësisht. Manastiri Ardotov ka tani kishë për nder të Mbulesës së Hyjlindëses. Kisha ka dy paraklise të ndërtuar me para nga bamirësit. Ikonastasi qëndror është i praruar, muret të mbushura me ikona, kurse kisha u pajis me sendet e çmuara, rroba dhe gjithë gjërat e tjera të nevojshme. Starec Serafimi ishte me të vërtetë bariu i mirë i shpirtrave të manastirit Ardatov. Motrat e donin jashtë mase dhe i bindeshin çdo urdhëri të tij dhe ai i drejtonte në udhën e shpëtimit. Më të, mëdhenjtë i mësonte të jenë shëmbull butësie dhe mirësie, të pranojnë dobësitë e të tjerëve dhe të kenë kujdes për veten sa më shumë të jetë e mundur dhe për shpëtimin e tyre. Igumenes i tha të lexonte e të meditonte për jetën e Shën Savës së shenjtëruar.
- Shënjtori u përkujdes për manastirin deri në fund të jetës së tij. Përkujdesja e tij e fimdit ishte caktimi i igumenes së re. Disa ditë para vdekjes së tij erdhi në Divejevo një grua nga njëmijë vjersta larg e quajtur Efpraksia. Motrat e Ardatovit që ishin informuar për karakterin e saj e lutën shenjtorin ta mermin si igumene. Por ai as që donte ti dëgjonte dhe asaj as që ia shtiu sytë, prandaj e dëboi nga qelia
UDHEHEQES SHPIRTEROR
Njeriu për sa kohë gjëndet në këtë jetë anjëherë nuk gjen qetësi nga ligësia e djailit. Shën Serafimi edhe pse kishte arritur në një shkallë të lartë shpirtërore nuk mund ti shmangej tundimeve djallëzore. Shumë vetë ushqenin antipati për të meqënëse ai i pranonte të gjithë njerëzit pa bërë dallime gjinie.
- Të shqetësojnë jashtë mase burrat dhe gratë kurse ti i pranon pa bërë dallim - i tha një vëlla.
- Shën Ilarioni - u përgjigj shenjtori - për hir të vizitorëve nuk e mbyllte derën e qelisë. Le ta zëmë se edhe unë do ta mbyll derën por atëherë të gjithë ata që kanë nevojë për ngushëllim do të më përbetohen për emër të Perëndisë që ta hap. Por meqë nuk do të marrin përgjigje do të largohen të pikëlluar dhe unë i mjeri si do të shfaqësohem orën e gjykimit.
Dikush më guximtar e pyeti.
- Disa skandahzohen nga ty.
- Unë nuk skandalizohem as nga ata që kanë dobi nga unë e as nga ata që skandalizohen - u përgjigj shenjtori.
Por edhe igumeni Nifon nuk qëndroi indiferent në këtë rast. U takua një ditë më shenjtorin, kur ai po kthehej nga qelia e tij në shkretëtirë.
Shenjtori në shenjë nderimi iu fal dhe e përshëndeti sipas zakonit priftëror.
- Batushka, je i lumur për betejat e tua shpirtërore - i tha igumeni që e donte dhe e nderonte atë jashtë mase. - Do të doja të sillja mendimin e vëllezërve që nuk e miratojnë praninë e të gjithë njerëzve në qelinë tënde edhe pse kjo mund të bëhet për arsye shpirtërore.
Në mënyrë të veçantë skandalizohen për interesin e veçantë që tregon për murgeshat e Divejevos.
Shenjtori iu fal igumenit dhe i tha:
- Mos prano mendimet keqdashëse dhe mos prano nga vëllezërit çdo akuzë që i bëjnë të afërmit. Je bariu, prandaj mos lejo askënd të flasë pa kujdes e të të shqetësojë ty dhe ata që ecin drejt jetës së amëshuar.
Fjala jote duhet të mbizotërojë dhe shkopi yt duhet të jetë i rëndë si vare.
Fshatari E. B. nga Likaçevi punonte në Sarov. Njëherë duke iu afruar qelisë së shenjtorit e pa duke folur me një vajzë të re, të veshur bukur gjashtëmbëdhjet vjeçare. I papërvojë siç qe në jetën shpirtërore mendoi: ”E"farë mund të bisedojë ati i nderuar me të, çfarë mund t'i thuhet një vajze gjashtëmbëdhjet vjeçare".
Kur u afrua pranë tyrer për çudi shenjtori i tregoi mjekrën e tij të bardhë dhe i tha:
- Për gjithshka jam i vdekur. Për se mendohesh pra?
- Falme batushka - iu përgjigj i penduar fshatari duke u përunjur para tij.
Shenjtori e fali, e bekoi dhe i tha:
- Qetësohu dhe mos mendo asgjë të keqe.
Shumë murgj e murgesha si edhe igumenë, Shkonin për tu këshilluar me të. Në lidhje me përgjegjësinë e igumenit u thoshte:
"I pari që është igumeni duhet të jetë i përkryer në çdo virtyt dhe t'i ketë shqisat e tij të afta për të dalluar të mirën nga e keqja, Igumeni duhet të njohë mirë Shkrimin e Shenjtë për këtë duhet ta studiojë ligjin e Perëndisë ditë e natë.
Me përpjekje të këtij lloji mund të fitojë hirin që të shquaj të mirën nga e keqja.
Dallimin e vërtetë të së mirës dhe të së keqes mund ta ketë një i krishterë, kur përjeton në këtë jetë gjykimin që vjen dhe parashijon lumturinë e jetës së amëshuar. Kjo gjë kryhet në zemrën e besimtarit në këtë jetë në mënyrë shpirtërore dhe mistike. Para se të pranojë njeriu hirin e të dalluarit të së keqes nga e mira nuk mund të udhëheqë shpirtra të tjerë në shpëtim sepse, pa ditur të njohim cila gjë është e keqe dhe cila e mirë, nuk mund të njohim veprimet djallëzore. Prandaj igumeni duhet të ketë këtë hir që në çdo rast të jape këshila të vlefshme. Sepse siç thoshte Shën Petri i Damaskut: "Nuk është asnjeri i përshtatshëm për të këshilluar përveç atij që mori prej Perëndisë dhuntinë e të dalluarit, dhe ai që me këmbnguljen e tij të madhe në asketizëm fitoi një mendje profetike".
Igumeni duhet të ketë edhe hirin e shikuesit që duke ballafaquar gjërat e së kaluarës dhe të së tashmes, të mund të parashikojë të ardhmen dhe të zbulojë më përpara kurthet e armikut. Igumenin duhet ta dallojë dashuria e tij për fillestarët. Shën Joani i Shkallës thotë se: «Bari të vërtetë na tregon dashuria, për shkak të dashurisë Bariu dha jetën»M
Kur e pyesnin igumenët se si të udhëhiqnin murgjërit që iu kanë besuar shpirtin e tyre, shenjtori përgjigjej:
"Ç'do igumen le të jetë për murgjërit si një nënë e urtë. Një nëne që do birin e saj nuk jeton për vete por për të kënaqur e për tl shërbyer bijve të saj. I duron me dashuri dobësitë e tyre, i pastron kur ata ndoten duke i larë me dashuri e butësi. I vesh me rroba të reja dhe i stolis. I ngroh, i ushqen, përkujdeset për ta, i ngushëllon, përpiqet nga çdo anë ti kënaqë
që të dëgjojë prej tyre arikimin më të vogël. Fëmijë të tillë i janë përkushtuar nënave të tyre.
Kështu çdo igumen duhet të mendojë vetëm për ta dhe jo për prehjen dhe rehatinë e vet, duhet që dobësitë e murgjërve të tij t'i durojë me dashuri e durim dhe t'i kurojë sëmundjet dhe mëkatet e tyre. Duhet t'i ndreqë me përulësi dhe t'i shërojë me ilaçin e butësisë gjithë ata që kanë rënë në mosbindje.
T'i pastrojë me butësi gjith ata që u ndyen me ndonjë ligësi dhe ti ndreqë me anën e dhënies së ndëshkimit të lutjes dhe kreshmes siç kanë urdhëruar etërit. Gjithashtu igumeni duhet t'i veshë me mësimet dhe këshillat e tij dhe të jetë për ta shembull me jetën e vet.
Duhet të rrijë zgjuar pa pushim për murgjit e tij dhe me çdo mënyrë ti ngushëllojë dhe t'i sigurojë nga çdo anë me paqe dhe qetësi që të mos dëgjohet psherëtima dhe ankesa më e vogël prej tyre. Atëherë edhe murgjit do të përpiqen me gjithë shpirt ta shlodhin dhe ta prehin igumenin e tyre".
Nëvitin 1830 një ieromonak i manastirit të Sarovit u caktua igumen në krahinën e Kazanit.
Para se të largohej shkoi tek Shën Serafimi për ti marrë | bekimin dhe e gjeti në kopësht tek punonte. Iu afrua qetësisht : pa i thënë asnjë fjalë. Stareci kur e pa t'i afrohej pa i thënë asnjë
i fjalë riisi të psalë troparin e kryqit të nderuar "Kryq ruajtës i gjithë botës...". Kur mbaroi e pyeti vizitorin:
- Ku po shkon vëlla?
- Më kanë thirrur në Kazan - u përgjigj ai.
- Me ty, o, po vjen dhe mashtrimi. Mos shko në shkretëtirën
i Makarev.
- Nuk më ftojnë në Makarev por në Raitho për t'u bërë ; igumen. ?
- Po të them mos shko në Makarov - u përgjigj shenjtori.
Pasi qëndroi për pak çaste i heshtur tha:
- Për pak do të qëndrosh larg Sarovit, por do të vish përsëri pranë nesh dhe do të vdesim ketu në shkretëtirën e Sarovit.
Pastaj, pasi e bekoi, i dha lejen të ikte. Ai kur mbëriti në Kazan mësoi se e kishin caktuar në Makarev dhe jo në Raitho. Atëherë iu kujtuan fjelet e Starecit dhe e mohoi këtë emërim dhe keshtu u caktua si përgjegjës në manastirin Civilski të Tihvinit.
P. Skarin person në të cilin stareci kishte shumë besim tregon se ai një vit para se të bënte kërdinë kolera e vitit 1830 kishte thënë: "Po vjen zemërimi i Perëndisë mbi Rusinë, po afrohet një kolerë vdekjeprurëse. Rrini zgjuar, lutuni që të mos iu kap papritmas ora e vdekjes. Kolera ra dhe në manastirin e Tihvnit ku shërbente ieromonaku nga Sarovi. Sëmundja e detyroi të jepte dorëheqjen dhe të kthehej ne Sarov.
Nuk qenë të paktë ata që e pyesnin shenjtorin për tu këshilluar nëse duhet të ndiqnin rrugën murgjërore. Ai që kishte dhuratën e parashikimit i këshillonte dhe shpesh herë iu parathoshte të ardhmen. Në vitin 1830 një rishtar nga Tilinsku e pyeti shenjtorin në qoftë se duhej të bëhej murg. Por ky i ri nuk e njihte ende veten e tij dhe lekundej midis je- tës murgjërore dhe asaj laike. Por asnjeriut nuk mund t'ia besonte mendimin e tij sepse asnjë nga ata që njihte nuk mund ti jepnin zgjidhje. Erdhi pra në Sarov dhe duke i rënë në këmbë starecit filloi ti lutej me zjarr ta çlironte nga vërshimi i dyshimeve.
- A është vallë vullnet i Perëndisë të bëhem murg unë dhe vëllai im Nikolai?
Atëherë stareci që edhe vetë para shumë kohësh kishte pyetur starec Dositheun për të njëjtën gjë, iu përgjigj:
- Shpëto veten tënde dhe atë të vëllait tënd. E kujton jetën e Shën Joanikut. Siç po ecte i ra bastuni në greminë dhe u mërzit shumë sepse pa atë nuk mund të ecte. Ju lut Zotit dhe shkopi i erdhi përsëri në dorë.
E duke thënë keto i dha në dorën e djathtë bastunin e tij dhe i tha:
- Eshtë e vështirë të udhëheqësh shpirtra njerëzish. Por në gjithë vështirësitë dhe hidhërimet ë kësaj udhëheqje, Engjëlli i Zotit do të gjendet pranë teje gjer në fund të jetës tënde.
Pas këtyre rishtari vendosi të bëhej murg dhe pas qethjes mori emrin Pais. Në 1856 u emërua igumen në manastirin Tsurinski të Astrahanit.
Kështu u vërtetua ajo që tha Shën Serafimi. Kurse vëllai i tij u bë murg në manastirin Gjeorgjefski të Kozeltsit si ieromonak.
Shenjtori nuk u fliste vetëm igumenëve për detyrat e tyre por edhe rishtarëve dhe nxënësve.
"Fito përulësinë, bindje, nënshtrim dhe do të shpëtosh - i thoshte me fjalët e Shën Varsanufit. - E nuk duhet të kundërshtosh aspak dhe të thuash: «Ç'farë është kjo e përse ajo?». T'i bindesh atit tënd shpirtëror, i cili për hir të Perëndisë ; ka marrë përsipër shpëtimin tënd dhe tek i cili të ka dorëzuar.
; Ai që deshiron të jetë me të vërtetë nxënës i Krishtit me fjalët e të njëjtit shenjtor, nuk ka te drejtën të bëjë asgjë prej vetes. Ç'farë do Lloj gjeje të bëjë me vullrvetin e tij edhe në qoftë se duket e mirë nuk është e pëlqyeshme për Perëndinë. Në qoftë se dikush e njeh më mirë të mirën e shpirtit nga ati i tij shpirtëror atëherë pse quhet nxënës i tij?
Nxënësi bindet në gjithshka dhe nuk kujdeset as për shpëtimin e tij. Për të kujdeset ai tek i cili është dorëzuar dhe | bën bindje. Ai që mohon vullnetin e tij në një gjë dhe se mohon || tek tjetra ai bën vullnetin e tij edhe tek ajo që i duket se e ;j mohoi. Ai që dëshiron të mësojë rrugën por nuk ecën me dikë !| që e njeh mirë atë nuk mbërrin kurrë në qytëtin e qetësisë së ij bekUar. Moho më parë vullnetin tënd, përpiqu për të fituar ij përulësi gjatë gjithë jetës dhe do të shpëtosh. Përulësia dhe ii.bindja ç'rrënjosin të gjitha pasionet dhe mbjellin virtytet.
Nxënësi duhet të mbysë të gjitha pasionet në këtë jetë që të fitoje jetën e përjetëshme. Duhet të jetë si ajo fija e leshtë në punishte. Tjerrësi e godet me kopan, e shtyp me këmbë, e lan, e shtrin dhe e bën të bardhë si dëbora. E njëjta gjë ndodh edhe me atë që bën bindje. Duke duruar përulje, fyerje dhe hidhërime pastrohet dhe bëhet si argjëndi që shkëlqen në zjarr.
Nuk duhet të komentosh punët e igumenit dhe të gjykosh. Kështu hidhëron madhështinë e Perëndisë prej të cilit buron çdo pushtet. Sepse nuk ka pushtet veç Perëndisë dhe pushtetet që janë urdhëruar prej Perëndisë15.
Nuk duhet të kundërshtosh urdhrin e igumenit që të mos mëkatosh dhe të provokosh zemërimin e Perëndisë. Prandaj ai që rri kundër pushtetit, rri kundër urdhërit të Perëndisë, dhe ata që rrinë kundër do të marrin dënim mbi veten e tyre. Bindja ndihmon shumë në ndërtimin e shpirtit të tij, kështu që murgu fiton kuptimin e gjërave dhe arrijnë në pendim".
Shumë murgj fillestarë e pyetnin shenjtorin sesi do të shpëtonin.
"Që erdhe në manastir - thoshte shenjtori - është vullnet i Perëndisë. Në qoftë se i ruan ato që të them do të shpëtosh ti me shtëpinë tënde për të cilët lutesh. Nuk e pashë te drejtin të braktisur dhe as femijët e tij të lypin bukë. Duke jetuar në manastir kij kujdes këto gjëra. Kur gjendesh në kishë, t'i ndjekësh shërbesat pa e humbur vëmendjen. Të mësosh mirë tipikonë e kishës. Kur gjendesh në qeli pa u marrë me punë dore t'i përkushtohesh studimeve kryesisht Psaltirin. Të lexosh çdo pjesë shumë herë deri sa ta ruash përmendësh. Në qoftë se ke punë dore merru me të dhe në qoftë se të thërrasin për të shërbyer, shko. Në çdo shërbim të lutesh vazhdimisht: «0 Zot Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, mëshiromë» dhe përpiqu që zemrën ta bashkosh me mëndjen. Në fillim thuaj lutjen dy ose
tre herë duke analizuar çdo fjalë veçan. Më vonë kur Zoti do ta ketë ngrohur zemrën me ngrohtësinë e hirit te Tij dhe e bashkon atë me ty, atëherë lutja do të rrjedhë pa pushim dhe do të ushqejë e do të të ëmbëlsoj. E kur ky ushqim, ky bashkëbisedim me Zotin bëhet pronë e jotja, përse të shkosh në qelinë e vëllezërve edhe po të të ftojnë ata? Ta them me të vërtetë fjalët e kota janë dembelizëm. Në qoftë se nuk je në gjendje të shquash se çfarë duhet t'u mësosh të tjerëve atëherë të heshtësh vazhdimisht, të kujtosh prezencën e Perëndisë dhe emrin e tij. Mos hap bisedë me asnjë por edhe mos gjyko ata që janë llafazanë ose që qeshin. Në këtë rast të jesh i shurdhër. Ç'farëdo lloj gjëje që të thonë për ty nuk ka rëndësi, mos ia vër veshin. Kij si shëmbull Shën Stefanin e ri. Lutja e tij ishte e pandërprerë, sjellja e përulur, buzët e heshtura, mendja e penduar. Trupi i tij ishte i dlirë ashtu si edhe shpirti, virgjëria tij ishte e panjollë, varfëria e vërtetë, papronësia si e një eremiti, bindja nuk njihte mërmëritje. Punonte me durim dhe ishte i gatshëm në çdo gjë.
Kur ulesh në tavolinë mos vër re sa hanë të tjerët por të ; kujdesesh që shpirtin tënd ta ushqesh me lutjen. Në drekë të hash bollshëm, në darkë të përmbahesh, të mërkurën dhë të premten rië qoftë se mundesh të hash vetëm një herë. Natën duhet të flesh patjetër katër orë, të dhjetën, të njëmbëdhjetën, të dymbëdhjetën dhe të parën pas mesnate. Në qoftë se ndjen dobesi, të flesh edhe pak në drekë. Ruaje këtë rregull gjatë ; gjithë jetës, është e nevojshme për ta ruajtur mendjen të qetë.
! Këtë rend ndoqa edhe unë gjatë gjithë rinisë. Bile edhe vetë :i Zotin e lusim të na falë prehjen gjatë orëve të gjumit. Në qoftë se e mëson kështu veten, nuk do të biesh në plogështi por do ! të jesh gjithnjë i gëzuar dhe i lumtur. ^ ij Të vërtetën të them se në qoftë se ecën kështu do të li qëndrosh në manastir deri në fund të jetës tënde. Paqtohu dhe jZoti do të të ndihmojë, drita jote do të shkëlqejë para njerëzve."
Murgu Qipriano, i rënduar nga një shërbim që i qe caktuar, shkoi të këshillohej më jerondin. Nuk arriti të futej në qeli e ta përshëndeste sepse shenjtori i doli përpara për ta takuar dhe i tha: «Gëzimi im, nuk ka mënyrë me të cilën mund t'i shmangesh bindjes>>.
Njëherë shkoi tek Shën Serfimi një murg nga një manastir i largët. Stareci në ato çaste po punonte tek pusi i tij. Murgu iu fal dhe i kërkoi bekimin, por shenjtori siç qe me punën që po bënte nuk i kushtoi vëmendje. Murgu qëndroi për një farë kohe i heshtur pastaj u largua pa gjetur ngushëllim. Atëherë stareci iu afrua një murgeshe të Divejevos dhe i tha:
- Ja, motër, kërkoi bekimin por nuk e di as vetë se për se e do.
Nga kjo sjellje e starecit murgu e kuptoi se ishte sjellë pa urtësi e pa kujdes prandaj dhe stareci nuk i dha bekimin.
Paralelisht me monakët shenjtori iu jepte këshilla edhe laikëve. Ndreqte konceptet e tyre të gabuara dhe forconte bazat e jetës së krishterë. Një klerik shpresëtar dërgoi tek ai një profesor të seminarit teologjik. Ky profesor shkonte për të marrë bekim nga stareci që të niste jetën murgjërore. Shenjtori e përshëndeti sipas zakonit të priftërisë por nuk i foli asgjë rreth murgjërisë dhe vazhdoi të fliste me priftin. Profesori në këmbë ndiqte bisedën ndërsa prifti u përpoq shumë herë që ta kthente bisedën për temën që kishte ardhur miku i tij. Por shenjtori qëndrote indiferent dhe vetëm ndonjë herë bënte vërejtjen:
- Ndoshta ka nevojë të mësojë edhe diçka akoma?
- Miku im është pedagog në seminarin teologjik dhe ka ardhur këtu për të zgjidhur disa nga problemet që e shqetësojnë
- shpjegoi atëherë prifti.
- Kurse unë - tha shenjtori - di që, në predikimin që bën është mjaft i zoti në hartimin e tyre. Të mësosh të tjerët është diçka mjaft e lehtë dhe është njësoj sikur të gjuash me gurë nga maja e këmbanores. Por ama të zbatosh ato që ti u mëson të tjerëve është sikur të marrësh gurë e të ngjitesh sipër në këmbanore. Kaq ndryshim të madh kanë këto të dyja midis tyre.
Dhe duke iu drejtuar profesorit, vazhdoi:
- Të studiosh jetën e Shën Joan Damaskinoit dhe aty do të gjesh atë gjë që ke nevojë të mësosh.
Në 18 korrik 1831 erdhën në Sarov për të vizituar shenjtorin Ivan Maksimoviç Krentiski bashkë me të shoqen.
"E gjetëm shenjtorin, - i tregon Ivani, - ndërsa po punonte në kopësht duke gërmuar me bel.
Pasi u falëm duke u përkulur deri në tokë, ai na dha bekimin duke na vënë duart mbi kokë dhe duke psalur : troparin e fjetjes së Hyjlindëses. Pastaj na tha të uleshim në : bar dhe të dëgjonim mësimet e tij. Na foli për jetën e ardhshme,
: për jetën e shenjtorëve dhe për mbrojtjen dhe përkujdesjen e ; të Tërëshenjtës për ne mëkatarët dhe na foli se çfarë kujdesi duhet të kemi që të futemi në Mbretërinë e Perëndisë.
Biseda zgjati një orë por kjo orë do të jetë për mua një nga ngjarjet me të rëndësishme të jetës sime dhe nuk mund të ; krahasohet me asnjë gjë. Ndjeja brenda në zemër një ëmbëlsi të pashpjegueshme që vetëm Perëndia e di prej nga vinte dhe që nuk mund të gjenden fjalë për ta përshkuar. Sot akoma kur e kujtoj, nuk mund ti mbaj lotët që më shkakton ai pendim që ndjeva në ato çaste dhe ajo lumturi shpirtërore që pushtoi i! gjithë qënjen time.
i Deri atëherë edhe pse nuk isha ateist, besimi im ishte i !l vakët dhe për sa iu përket problemeve slripirtërore isha ;j indiferent At Serafimi me lutjen e tij bëri që të ndjeja se cili | është Perëndia ynë i gjithpushtetshmi dhe sa i mirë e i butë ;! është.
Deri në atë kohë shpirti im ishte i ftohtë aq sa më pëlqente të bëja lojra fjalësh dhe prandaj Zoti lejoi që djalli të më tundonte me frymën e ligë blasfemisëse. Për reth tre vjet më kishte pushtuar një mani për të folur gjëra nga më të padenjat për tu dëgjuar, mendime të këqia me vinin në kokë gjithmonë qe isha duke u lutur dhe më shumë atëherë kur i lutesha të Tërëshenjtës Hyjlindëse. Mendoja më shumë hidhërim që asnjëlloj dënimi këtu në tokë nuk mund të frenonte gjëndjen time dhe vetëm mundimet në ferr qenë të denja për të më ndëshkuar.
Por at Searfimi më qetësoi: "Mos u tremb nga kjo tronditje mendore se bëhet fjalë për energji djallëzore. Sado mendime të këqia dhe blasfemuese të vendosë i ligu në mendje, ti mos u tremb por vazhdo të lutesh pa u shqetësuar”.
Kështu tundimi dalë nga dalë filloi të tërhiqej dhe për një muaj u zhduk nga jeta ime.
Njëherë e vizituan katër zelotë (sekt skizmatik) nga një fshat i prefekturës Gorbatov Donin të pyesnin se ishte e drejtë të bënin shenjën e kryqit me dy gishta dhe ishin gati të pranonin mendimin e tij në qoftë se do të shoqërohej prej ndonjë mrekullie.
Kur shkuan tek qelia, pa u futur mirë brenda, shenjtori iu doli para, i kapi njërit prej tyre të tre gishtat siç ka tradita orthodhokse dhe pastaj i tha:
- Shiko si bëhet shenja e kryqit. Kështu duhet të lutemi dhe t'ua shpjegoni këtë gjë edhe të tjerëve.
Kështu u caktua shenja e kryqit nga vetë apostujt dhe kur bëhet vetëm më dy është në kundërshtim me kanunet e kishës. Ju lutem të ktheheni në kishën orthodhokse sepse ka gjithë forcën dhe lavdinë e Perëndisë dhe drejtohet nga Shpirti i Shenjtë si një anije me një timon të fortë dhe me shumë veta. Timonierët e saj të zotë janë mësuesit e kishës, kurse kryepriftërinjtë janë pasardhës të Apostujve. Kisha juaj ngjan me një varkë pa timon dhe vela është e lidhur me litarë në anijen e kishës sonë, lundron pas asaj dhe lëkundet prej valëve. Sigurisht do të ishte mbytur në qoftë se nuk do të ishte e lidhur me anijen.
Një herë tjetër erdhi tek ai një tjetër
zelot dhe e pyeti:
- Thuajmë starec i Perëndisë cila besë është më e mirë? Kjo që ka kisha tani apo ajo e vjetra?
- Mos fol gjëra që janë pa mend - u përgjegj shenjtori. - Jeta jonë është deti, orthodhoksia e shenjtë anija dhe timonieri i saj është vetë Krishti. Edhe pse kemi një timonier të tillë besimtarët për shkak të mëkateve të tyre dhe të dobësive të ndryshme lundrojnë me mundime në detin e jetës dhe nuk shpëtojnë të gjithë nga mbytja. Ti pra, si do të shpëtosh në qofte se nuk ke veçse një barkë të vogël dhe ku e mbështet shpresën e shpëtimit në qoftë se nuk ke timonier?
Në një ditë dimri sollën tek dera e qelisë së shenjtorit një grua qe ishte
e sëmurë. Shenjtori kërkoi ta fusnin brenda sepse ajo nuk mund të ecte për
shkak të trupit që ishte i gjithi i mbledhur dhe me gjunjët që i arrinin deri
në gjoks.
Pasi mbylli derën stareci e pyeti:
- Nga je zonjë?
- Nga provinca e Vladimirit.
- Ke shumë kohë që vuan nga kjo sëmundje?
- Tre vjet e gjysëm.
- Cili është shkaku i sëmundjes tënde?
- Më parë isha orthodhokse batushka por më martuan me një zelot dhe për një kohë të gjatë ruaja me kujdes porositë e kishës dhe çdo gjë shkonte mirë. Por në fund fare më bindën të ndryshoja dhe filloja të shkoj në kishën e tyre. Një natë dola jashtë shtëpisë për një punë dhe para meje pashë një kafshë që lëshonte flakë. Ndjeva flakën që po më digjte dhe fillova të dridhem. Kaloi mjaft kohë dhe të mijtë u shqetësuan. Kur dolën jashtë më gjetën të shtrirë pa ndjenja në oborr dhe qysh atëherë gjendem e sëmurë:
- Të kuptoj, - i tha shenjtori. - Beson përsëri në kishën e shenjtë orthodhokse?
- Besoj - batjushka.
Me njëherë shenjtori bëri shënjën e kryqit me të tre gishtat dhe tha:
- Edhe ti tani bëj të njëjtën gjë, duke bërë kryqin në emër të Trinisë së Shenjtë.
- Me shumë dëshirë - batjushka - por nuk urdhëroj më dorën.
Ateherë shenjtori mori vaj nga kandili i të Tërëshenjtës dhe e leu në gjoks dhe në duar. Papritur ajo nisi të lëvizë, nyjet e saj filluan të kërcisnin dhe pas pak ishte plotësisht në rregull. Njerëzit që ndodheshin në paradhomën e qelisë pasi e panë me sytë e tyre mrekullinë që kishte ndodhur, e përhapën lajmin në të gjithë manastirin.
Pasi ra zhurma e madhe që shkaktoi kjo ngjarje, nga Divejevo erdhi një motër për ta takuar shenjtorin.
- Motër - tha stareci - Nuk e shëroi Serafimi të sëmurën por Hyjlindësja e Tërëshenjtë.
Pastaj e pyeti:
- Ka njerëz në familjen tënde që nuk shkojnë në kishë.
- Jo jerond. Por prindërit e mi dhe të gjithë të afërmit shenjën e kryqit e bëjnë me dy gishta.
- Thuaju nga ana ime të bashkojnë të tre gishtat në emrin e Trinise së Shenjtë.
- Shumë herë u kam folur për këtë gjë por nuk më kanë dëgjuar.
- Do të dëgjojnë tani. Kërkojua këtë gjë nga ana ime dhe fillo nga vëllai yt që më do. Ai do të bjerë dakort i pari. Mos ndoshta ke njerëz të tjerë në familje që kanë fjetur, që shenjën e kryqit e kanë bërë në këtë mënyrë?
- Eshtë për të ardhur keq, por në familjen timë të gjithë në këtë mënyrë e kanë bërë kryqin.
Shenjtori u mendua pak dhe pastaj vazhdoi:
- Edhe pse qenë njerëz me vullnet të mirë prapë do të dënohen për këtë gjë sepse kisha orthodhokse nuk e bën kështu shenjën e kryqit. I di ku janë varret e tyre? Pra motër do të shkosh tek varret dhe do ti lutesh Zotit ti mëshirojë të fjeturit në përjetesi.
Murgesha bëri atë që i tha shenjtori dhe njerëzve të saj iu tha atë ç'ka e kishte ngarkuar stareci.
Ata u bindën të gjithë sepse e njihnin besen e shenjtë të starecit dhe e dinin se ishte me të vërtetë shenjtor i Perëndisë.
Shën Serafimi i jepte rëndësi të madhe bëijes siç duhet të kryqit dhe besonte shumë tek fuqia e tij. Një fshatar nga Ardatovi, ndërsa po përgatitej të vinte në Sarov për tu falur, pak para se të nisej, u godit rëndë në kokë dhe humbi kujtesën plotësisht. Në një gjëndjë të tillë e sollën në Sarov dhe një rishtar bashkëfshatar i të sëmurit e pruri tek Shën Serafimi.
- Kur po i afrohesha qelisë së shenjtorit nisa të ndjehem më mirë - tregonte më vonë fshatari. - Veprimi i kujtesës dhe përceptimi i gjërave filloi të funksionojë dhe kujtoj gjithshka që më tha at Serafimi në atë çast. Në fillim më bekoi duke më bërë me| vaj në formë kryqi në ballë. Pastaj më dha dy paksimadhe dhe më tregoi sesi bëhej shenja e kryqit me tre gishta dhe më tha: «Perëndia është i mirë kështu ti lutju dhe çdo gjë do të shkojë shumë mirë. Me të vërtetë për një periudhë kohe të shkurtër u bëra plotësisht mirë me lutjen e Shën Serafimit».
Shpesh shenjtori vetëm me një vështrim ose me një fjalë të thjeshtë i bënte të vetëdijshëm mëkatarët dhe ata merrnin vendimin për tu ngritur nga rënia ku ndodheshin.
Një burrë shumë herë përpiqej ti afrohej shenjtorit në mes të turmës ku ndodhej, por gjithnjë mbetej larg tij sikur ta shtynte dikush.
Në fund stareci e pyeti me ashpërsi:
- Përse futesh kështu për të më takuar?
Fjala e starecit e turmbulloi dhe ai nisi ti rrëfejë gjithë mëkatet e veta edhe pse ndodhej aty një turmë e madhe njerëzish.
- E di - i thoshte - se nuk jamë i denjë të gjëndem para një ndriçuesi të tillë.
Kjo ndjenjë pendimi e thellë solli shumë fryte në jetën e thjeshtë të tij.
"Në tetor të 1830 më dërguan - tregon Ivan Karataevi nga provinca e Kurskut - në vendin ku ishte dislokuar brigada jonë për stërvitjen me kuaj. Rruga kalonte pranë Sarovit dhe në Kiruvsk kisha dëgjuar shumë gjëra rreth përpjekjeve asketike të starec Nazarit të Sarovit, të starec Markut dhe të tjerëve. Por më shumë kisha dëgjuar për at Serafimin, për jeten e tij të shenjtë, për dhuratën e shërimit ndaj çdo lloj semundjeje trupore dhe shpirtërore dhe për parashikimet e tij të çuditshme".
"Këto - tregonte - më bënë të nisem pa u vonuar për të vizituar Sarovin. Kisha frikë se mos më qortonte at Serafimi për bindjet e mia dhe veçanërisht për nderimin ndaj lipsaneve të shenjta. Mendoja se një ikonë e bërë nga një dorë mëkatare nuk mund të jetë objekt nderimi sepse në të nuk prehet hiri hyjnor.
Frika e qortimit më bënë të ndryshoj mendim dhe nuk ndalova në Sarov. Por në mars, kur mora rrugën e kthimit, vendosa të shkoj në manastir. Shkova tek shtëpia e miqve dhe pastaj u drejtova për nga qelia e starecit. Frika që kisha për starecin mu shndërrua në gëzim dhe fillova ta dua starecin akoma pa e njohur.
Shumë njerëz prisnin jashtë për të marrë bekimin e tij. Stareci siç ishte duke bekuar njerëzit më hodhi një vështrim dhe më bëri me shenjë ti afrohesha. Shkova me frikë dhe dashuri, i vura metani dhe i kërkova bekimin për rrugën dhe për luftën që i kanosej vendit dhe i thashë që të lutej për mua të mbijetoja.
Ai më bekoi me kryqin e bakërt që e kishte varur në qafë dhe nisi të me rrëfejë duke më shfaqur vetë ai mëkatet e mia.
Kur mbaroi rrëfimi më tha:
- Nuk duhet të biem pre e frikës që na shtie djalli në vitet e rinisë, por pikërisht në këtë kohë duhet të qëndrojmë zgjuar. Dhe pasi ta kemi flakur këtë dobësi të shpirtit të kujtojmë që edhe pse mëkatarë, jemi të tërë nën dorën e Shpëtimtarit dhe që, pa dëshirën e tij, nuk na bie asnjë fije floku nga koka.
Pastaj nisi të më flasë për mashtrimin tim lidhur me çështjën e ikonave të shenjta.
"Sa e dëmshme është të shqyrtojmë misteret e Perëndisë të cilat nuk i mban dot mendja jonë e pafuqishme. Sepse edhe mëkatarët me anë të besës në hirin e Perëndisë shpëtohen dhe hyjnë në Mbretërinë e Qiejve”.
Pastaj për të forcuar nderimin tim lidhur me ikonat tha: "Në Shkrimin e Shenjtë flitej që në arkën e beslidhjes kishte :dy Keruvime të arta dhe dimë nga tradita që ungjillori Lluka ka bërë ikonën e Nënës së Zotit. Vetë Zoti ikonën e tij na i la të papiktiiruar nga ndonjë dorë njerëzore. Nuk duhet - tha stareci - tu japim rëndësi mendimeve blasfemuese.
Frymën e gënjeshtërt dhe ata që marrin pjesë në të i pret ndëshkimi i përjetshëm në ditën e gjykimit të frikëshëm".
Më tha shumë gjëra të vyera për shpirtin por për fat të keq si mbaj mend.
"Tundimet e djallit ngjajnë - më tha - me rrjetën e meri- mangës që sapo fryn era prishet. Kështu shkatërohen të gjitha kurthet e djallit mjafton të bëjmë shervjën e kryqit.
Ari, samë shumë të qëndron në zjarr, aqmë i pastër bëhet. Të gjithe ishenjtorët provuan tundime të ndryshme dhe me ta ndodh si me arin; në sa më shumë sprova kalonin aq më të fortë bëheshin dhe me durimin e tyre zbusnin zemërimin e
Perëndisë dhe bëheshin miq të Krishtit, për hir të emrit dhe të dashurisë së të cilit, i duruan të gjitha".
Mjaft herë stareci më përsëriste që: "Siç na tha edhe Shpëtimtari na intereson të kalojmë nga rruga e ngushtë që të hyjmë ne Mbretërinë e Qiejve".
Sa kohë që dëgjoja shenjtorin kisha harruar natyrën time njerëzore. Ushtarët që kishin ardhur me mua u bënë të denjë edhe ata të marrin bekimin e tij. Stareci iu foli në lidhje me luftën dhe iu paratha se asnjë prej tyre nuk do të vritej në luftë dhe me të vërtetë asnjëri nga ata as që nuk u plagos. •
Duke u larguar lashë për qirinj tre rubla të argjëndta por djalli donte të ngacmonte ndërgjegjen time dhe nisi të përshpërisë: "Përse i le para atit të nderuar?”. I penduar që pranova mendimin diabolik u ktheva tek stareci për ti kërkuar të falur. Por Perëndia më ndëshkoi për kompromisin tim me të ligun dhe kur u ktheva në manastir, edhe pse ndodhesha pranë qelisë së starecit, nuk mundesha ta dalloja se ku ndodhej. U detyrova të pyes një murg i cili ma tregoi dhe u çudit shumë për pyetjen time. Thashë lutjen dhe u futa brenda. Stareci më foli pa arritur unë që t'i thoja ndonjë fjalë.
"Në kohën e luftës me francezët një gjeneral do të humbiste dorën, por Perëndia i mirë e shpëtoi sepse i kishte dhuruar tre monedha të arta një eremiti për një kishë. Shpëtoi për hir të lutjeve që kisha bëntë sa herë për të. Ngulite mirë këtë gjë në kokë dhe të mos pendohesh për veprat e mira që bën. Paratë do të shkojnë në llogarinë për ndërtimin e kishës së Divejevos dhe për shëndetin tënd". Pastaj u rrëfeva përsëri dhe më dha të ha disa copa naforë dhe të pi ujë të bekuar. E pasi më spërkati në gojë me ajazëm më tha: "Le të largohet me anë të hirit të Perëndise fryma e ndyrë që ka qëndruar tek shërbëtori i Perëndisë Ivan”. Pastaj më dha paksimadhe, ajazëm dhe blatë për rrugën, të cilat i futi vetë në çantën time. Mora për herë të fundit bekimin e tij dhe e luta të më kujtojë në lutjen e tij.
- Shpresën tënde vendose tek Perëndia - m'u përgjegj - dhe kërko ndihmën e tij, kij kujdes të falësh të afërmin tënd dhe çfarëdo lloj gjëjë t'i kërkosh Perëndisë do të ta japë. Gjatë inkursioneve kundër polakëve mora pjesë në shumë sulme por Perëndia më mbrojti në sajë të lutjeve të shërbëtorit të tij.
Gjenerali Kuprianov erdhi tek shenjtori dhe e falenderoi për lutjet e tij.
- Me anë të lutjeve tuaja shpëtova i gjallë në luftimet kundër turqve. U rrethova nga shumë brigada të armikut dhe kisha vetëm një brigadë, nuk mund të merrja përforcime dhe nuk mund të tërhiqesha mbrapa. Kur s'na ngeli më shpresë i thirra Zotit: "O Zot shpëtomë me uratat e starec Serafimit",
: pastaj hëngra pak paksimadhe dhe piva pak ajazëm nga ajo që më dhatë dhe kështu shpëtova.
- Mjet i madh shpëtimi është besa dhe kryesisht lutja e zemrës, - tha shenjtori. - Si shembull kemi Moisiun, i cili edhe pse po lutej me zemër, dëgjoi Zotin ta pyeste: "Moisi, Moisi pse thërret kështu"? Dhe për sa kohë që Moisiu i kishte duart të ngritura në lutje, Izraeli fitonte mbi Amalekun. Ja se çfarë : është lutja. Eshtë fitorja që nuk njeh kurrë disfatë. "Më mirë të vdes sesa të lë lutjen qoftë edhe për një çast" - thoshte profeti Daniel. Me forcën e saj ai u mbyllte gojën luanëve, kurse të tre djemtë e bënë hi flakën e furrës.
Në kohën kur stareci ishte duke folur u afruan dy laikë. Shenjtori u kthye nga njëri prej tyre dhe i tha:
- Edhe puna jonë ashtu si puna juaj është të edukojmë fëmijët.
- Po | u përgjigj i çoditur ai - jam prift i kishës perëndimore.
Pas bisedës me shenjtorin ai premtoi se do të kthehej në
orthodhoks gjë që e bëri, siç na e tregojnë disa.,
PrinCi Nikolai Goltsin dëshironte ti merrte bekimin starecit dhe duke shkuar nga Moska në Penz u kthye në Sarov por
aty nuk e gjeti starecin dhe u nis për në shkretëtirë.
Nuk kishte bërë as një vjerstë rrugë kur e pa që po kthehej. Iu afrua dhe i kërkoi bekimin.
- Cili je ti? - e pyeti shenjtori.
- Një kalimtar - iu përgjigj pa dashur t'i zbulojë prejardhjen
e tij.
Atëherë oshënari e përqafoi me dashuri, e puthi dhe i tha:
- Krishti u ngjall! E lexon Ungjillin e Shenjtë?
- Po e lexoj.
- Të studiosh sa më shpesh që të mundesh vargun e këtij libri të shenjtë: "Ejani tek Unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe Unë do t'ju jap shlodhje. Merrni me vete zgjedhën time dhe mësoni nga Unë, sepse jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra dhe ju do të gjeni prehje për shpirtet tuaja.
Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë"16.
Kur i tha ato fjalë e përqafoi princin i mallëngjyer. Pastaj filluan të bisedonin rreth jetës së ardhshme dhe për provat të cilat princi do ti duhej ti përballonte dhe të gjitha u bënë realitet dhe të gjitha u vërtetuan në kohën e tyre.
Kur arritën në manastir, oshënari e shpuri në qelinë e vet, i dha të pijë ujë të bekuar dhe një torbë me paksimadhe,
Kur po ndaheshin ai e pyeti vizitorin:
- Në manastir do të qëndrosh për shumë kohë?
- Jo, mendoj të nisem menjëherë pas meshës, - i tha princi.
- Të kaloni këtej nga unë përsëri, - i tha stareci, - se ju dua shumë që nga çasti që u takuam për herë të parë.
Ditën tjetër stareci doli dhe e priti princin tek dera e qelisë së vet dhe kur erdhi, pasi e bekoi, e futi brenda. Paksimadhe i dha përsëri dhe i tha të studionte sa të mundej Simbolin e Besës dhe veçanërisht artikullin e dymbëdhjetë që thotë "...
Dhe jetën e ardhëshme të amëshuar. AmirT. Në fund i dha bekimin për tu nisur. Për fat të keq shumë nga bisedat që bënë të dy na ngelën të panjohura.
At Serafimi ushqente një respekt të madh për të gjithë ata që qenë prindër dhe kjo tregohej më së miri në ato raste kur këta kishin ndonjë dobësi që i poshtëronte në sy të të tjerëve. Një vizitor shkoi një ditë për ta vizituar së bashku më nenën e tij që ishte e skllavëruar nga vesi i të dehurit. Djali pikërisht për këtë gje donte të fliste me plakun. Por, kur sapo nisi ti thonte ato që donte, jerondi i vuri dorën tek goja e të riut dhe s'e la të fliste asnjë fjalë.
Sikundër na thonë mësimet e kishës sonë, prindërit nuk duhet tl gjykojmë për asnjëlloj dobësie që ata kanë, por duhet t'i nderojmë dhe t7i duam.
At Serafimi u kthye pastaj nga e ëma e djalit dhe i tha të hapte gojën.
Kur ajo hapi gojën ai i fryu tre herë brenda dhe në çastin kur ata po largoheshin u tha:
- Kam diçka për t'iu thënë. Në shtëpi mos mbani asnjë pikë verië ose pije tjetër sepse ti nuk do ti rezistosh dot tundimit.
Tek plaku shkonin dhe shumë njerëz të tjerë, të cilët donin të flisniti me të për të kënaqur kureshtjen dhe jo për dobinë e tyre shpirtërore.
- Më mundon mendimi - i tha një vizitor - se fundi i botës po vjen dhe bashkë me të dhe dita e madhe e Ardhjes së Dytë.
- Gëzimi im, - u përgjigj stareci, - ti ushqen një ide shumë të madhë për mua. Si mundem unë ta di se kur do të vijë Zoti ditën e fundit dhe do të gjykojë të gjallë dhe të vdekur duke e shpërblyer secilin sipas punëve të veta? Jor këtë as që mundem ta di. j,
Vizitori shumë i frikësuar i ra në këmbë- starecit i cili e ngriti me mirësi dhe i tha:
- Zoti me buzët e tij të kulluara tha: ’Tani sa për atë ditë dhe për atë orë askush s'e di, as engjëjt e qiejve, por vetëm Ati im e di. Por ashtu si qe në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të Njeriut. Sepse ashtu si në ditët përpara përmbytjes njerëzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin deri sa Noeu hyri në arkë dhe nuk kuptuan asgjë deri sa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë, kështu do të ndodhë në ardhjen e Birit të Njeriut"[11].
Stareci mori frymë thellë pasi shqiptoi këto fjalë dhe vazhdoi të flasë:
- Ne kemi devijuar shumë nga rruga e shpëtimit. Zotin e zemërojmë me të mosmbajturit e kreshmës dhe arrijmë deri aty saqë disa nga të krishterët hanë dhe mish gjatë kreshmës së madhe. Gjithashtu shumë vetë nuk mbajnë kreshmë as të mërkurë e as të premte siç e ka caktuar kisha jonë. Ata që nuk mbajnë kreshmët e shenjta dhe të mërkurën e të premten gjatë gjithë vitit, mëkatojnë rëndë. Zoti do të na falë për këto vetëm po të pendohemi dhe kisha jonë orthodhokse nuk ka asnjë lloj gjëje të gënjeshtërt bashkë me besën tonë të kulluar.
Për hir të të dy këtyre gjërave Rusia do të jetë gjithmonë e lavdishme, e frikshme dhe e pathyeshme nga armiqtë sepse besimin e ka si shpatë kurse kishën si një mburojë "dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin dot atë"[12].
- Përse at i nderuar u mëson kaq shumë gjëra atyre që të vizitojnë? - e pyeti një vëlla sepse e shihte ti përkushtohej shumë mësimdhënies.
- Ndjek mësimin e kishës sonë - u përgjigj stareci - e cila na mëson që "Mos e fshih fjalën e Perëndisë, por shfaqe kudo madhështinë e saj"[13].
Një herë tjetër dërguan dikë për ta pyetur:
- Përse i lyen me vaj, nga kandili që digjet përpara ikonës, të gjithë ata që vijnë për të të vizituar?
- Në Shkrimin e Shenjtë - u përgjigj plaku - lexojmë shumë herë që Apostujt lyenin me vaj të sëmurët dhe këta shëroheshin. Ne, cilet tjetër duhet të ndjekim përveçse Apostujt? Ky zakon u trashëgua nga ajo kohë në mënyrë të pandërprerë sepse shumë vetë shërohen.
X
SHFAQJE TE HIRESHME
Hiri parashikues
Hiri parashikuers i oshënarit përshkonte largësi mjaft të mëdha. Një vajzë, e cila nuk ishte shqetësuar ndonjëherë ta pyeste në lidhje me jetën murgjërore, vizitoi njëherë shenjtorin. Ajo dëshironte ta pyeste shenjtorin se si mund të gjente mënyrën për të shpëtuar.
Para se ta pyeste ai i tha:
- Ti mos u shqetëso shumë për këtë gjë dhe sa për të tjerat do të jetë Perëndia Ai që do të të tregojë rrugen.
Pastaj i bëri një përkulje të thellë në tokë dhe i tha:
- Të lutem vetëm për një gjë. Ç'do çështje që të shqetëson ta zgjidhësh e vetme dhe ta gjykosh saktë sepse kështu do të shpëtohesh.
Fjalët e plakut vajzës iu dukën mjaft të çuditshme. Por ai pa e lënë të mendohej gjatë i tha:
- Të më kujtosh atëherë kur të vijë koha e duhur.
- Ndoshta Perëndia do të më japë përsëri rastin të të shikoj përsëri. - i tha vajza e re duke u larguar.
- Jo - u përgjigj plaku. - Po ndahemi përgjithmon në këtë çast prandaj po lyp lutjet e tua të shenjta.
- Dhe ju at gjithashtu, lutuni për mua.
- Do të lutem. Tani shko në paqe sepse kanë nisur të ankohen nga ty.
Kur vajza hyri në hotelin e manastirit dhe takoi ata që e shoqëronin pa se shoqëruesit e saj kishin ankesa për të sepse qe vonuar.
Kjo vajzë e re më vonë u qeth murgeshë me emrin Kalisti dhe kur më vonë u be igumene e manastirit të Svijaskut në Kazan, ajo kujtoi porositë dhe këshillat e plakut të ciiat i zbatoi me përpikmëri në jetën e saj.
Dy vajza të reja, virgjëresha, bija shpirtërore të priftmurgut Stefan të manastirit të Sarovit shkuan për të vizituar shenjtorin. Njëra nga ato të dyja ishte vajza e një tregtari të madh kurse tjetra i përkiste një familje të aristokracisë së lartë.
Më e reja e tyre digjej nga dëshira e flaktë për të ndjekur jetën murgjërore por kishte ndeshur në kundërshtimin e prindërve.
Kishin ardhur tek plaku Serafim për të dëgjuar këshillat e tij dhe për të marrë bekimin.
E madhja, kërkoi bekimin për tu bërë murgeshë por plaku e këshilloi të martohej.
- Jeta martesore moj bijë është e bekuar nga Perëndia por duhet qe nga të dyja palët të ekzistojë dashuri, besë dhe shpresë. Ti në jeten bashkëshortore do të jesh e lumtur kurse ne atë murgjëroren s'do të përparosh. Jeta murgjërore është e vështirë dhe nuk është për të gjithë. Vajza tjetër e cila e kishte prejardhjen nga një familje tregtare as që e mendonte fare të fliste për jetën murgjërore me starecin. Por ai i dha bekimin të bëhej murgeshë dhe i caktoi bile edhe manastirin. Nga biseda asnjë prej tyre nuk ngeli e kënaqur.
Madje e madhja u hidhërua nga përgjigjja e shenjtorit dhe ju ftoh edhe dashuria që kishte për plakun Serafim.
At Stefani u çudit nga ato që dëgjoi, sepse nuk mund ta kuptonte sesi stareci nuk i dha lejen për tu bëre murgeshë një rvjeriu me zell dhe pjekuri kurse tjetrën e këshilloi dhe e sygjeroi të bëhej murgeshë, kur kjo vetë as që e dëshironte një gjë të tillë. Por koha i dha të drejtë at Serafimit. Më e madhja jetoi e lumtur në familjen e saj si bashkëshorte. Kurse më e vogla shkoi në manastirin që i tha plaku Serafim.
Zoti Teplov e kishte bërë zakon që çdo vit të shkonte të vizitonte Sarovin bashkë me gruan dhe vajzat e tij.
"Në 1829 - tregon vetë - shkova në manastir së bashku me familjen time për të parë starecin. Gruaja më filloi të ankohet, ndërsa ndodheshim në udhëtim, se fëmijet lexonin vetëm libra fetarë dhe nuk tregonin interes për mësimet e shkollës apo për libra të tjerë jashtëshkollorë. Këtë gjë e tha e shtyrë më shumë nga djali ynë i madh dhjetëvjeçar i cili përveç librave shpirtërorë nuk preferonte libra të tjerë".
Shkuam menjëherë për të takuar plakun, i cili na priti me shumë dashuri sapo mbërritëm. Pasi na bekoi na tha të qëndronim në Sarov për tre ditë. Duke bekuar gruan, i tha:
- Zonjë, mos u ngut ti mësosh fëmijëve gjermanisht dhe frengjisht. Më parë përgatit shpirtin e tyre dhe gjërat e tjera do të rregullohen vetë.
Kur bekoi djalin tim të madh i tha: "Thesari im".
Ai më lajmëronte gjithmonë për të gjitha ngjarjet që ndodhnin në familjen time, të mira apo të hidhura qofshin, dhe më jepte forcë me këshillat e tij atërore.
Të njejtin vit isha i pranishëm në një ngjarje që më bëri përshtypje. Një i ri donte të martohej me një vajzë të re me të cilën nuk përputhej. Prindrit e tij e nderonin mjaft plakun dhe do të jepnin pëlqimin e tyre po të ishte dakort dhe ai. Për ta bindur, i riu formuloi mjaft prova për drejtësinë e propozimit të tij, bile në to i referohej edhe Shkrimit të Shenjtë nga i cili kishte marrë disa vargje.
Por para se ti tregojë plakut rreth personit që ai kishte zgjedhur, at Serafimi, i pari, e thirri vajzën me emrin dhe mbiemrin e saj dhe tha vet i pari gjithë provat dhe vargjet nga Shkrimi që kishte përgatitur i riu.
I riu ra në gjunjë i çuditur tej mase nga aftësia e plakut për të parë përtej gjërave.
At Serafimi e ngriti në këmbë dhe i tha:
"Perëndisë, Hyjlindëses dhe nënës tënde nuk i pëlqen të realizohet kjo gjë prandaj nuk do të bëhet". Në të vërtetë ajo martesë nuk u bë kurrë, Duke u ndarë nga plaku ai e kuptoi se në ato çaste ai, pikërisht, kishte parë me sy atë gjë që ai nuk (0 besonte dhe kishte folur me një oshënar. Kjo ngjarje e bindi atë plotësisht për jetën e shenjtë prej oshënari të at Serafimit.
Teplovi tregon përsëri: "Në vitin 1890 për shkak se gruaja ime vuante nga një sëmundje e rëndë, vendosëm të shkonim për pelegrinazh në Tihvin. Por ditën që duhet të niseshim gruaja ime ra nga shkallët e katit të dytë dhe ndrydhi këmbën. Një mjek e mjekoi dhe këmba e saj shkoi pikërisht në vend.
Por riuk mund të niseshim se me një lëvizje të vogël të kembës; kyçi dilte përsëri dhe ajo s'mund të duronte dot dhimbjën.
Të vendosur siç ishim të dy për tu nisur dhe duke patur besim tëk at Serafimi dhe tek lutjet e tij, ndërmorëm të nisnim udhëtimin, edhe pse dhimbja e këmbës bëhej akoma më therrësë. Megjithë shpresën e madhe që kisha në lutjet e shenjtorit i thashë se duhej ta ndërprisnim udhëtimin, por ajo nuk dohte. Prej shumë kohësh kishim vendosur një rregull që, sa herë do të kalonim nga Sarovi, do të shkonim të mermim bekimin e Shën Serafimit. Kështu edhe kësaj rradhe, ndonëse kishim shumë rrugë për të bërë, shkuam në Sarov për ti marrë bekimin. Ishim ende larg manastirit kur dhimbja që ndiente gruaja ime pushoi menjëherë së therruri. Kur arritëm në Sarov, dhimbja as që e shqetësonte kurse e enjtura ishte zhdukur komplet.
At Serafimi, pasi na bekoi, na tha të shkonim bashkë tek qelia e tij e vetmuar e burimit.
Kur arritëm, ai na priti me shumë gëzim dhe, pasi na dha të pmirn ujë, na bekoi duke na dhënë dy bukë elbi dhe na tha:
- Shkoni gjatë rrugës; është shumë e mirë.
Fjalët e fundit që na tha i kujtuam vetëm atëherë kur u kthyem nga Tihvini
Rruga, ndonëse ishte janar, nuk kishte as edhe një gropë dhe ishte e shtruar mirë sepse prisnin të kalonte perandori në ato anë.
"Qysh kur isha fëmijë kisha dëgjuar për shenjtërinë dhe hirin parashikues të starecit. - na tregon Elizabeta Nikolajevna.
Dëshiroja shumë të shkoja dhe ti merrja bekimin dhe në vitin 1830 dëshira ime u plotësua.
Duke udhëtuar për në Sarov ndalova në qytetin Arzamas. Aty më njoftuan që për të takuar starecm, duhet të isha në Sarov në Liturgjinë e së dielës sepse ai shkonte në qelinë e tij të vetmuar ku rrinte deri të mërkurën.
Koha qe shumë e keqe por dhe shëndeti im nuk qe shumë në rregull. Prandaj nuk kisha shumë fuqi të shkoja ta takoja në qelinë e tij në pyll. Duke dashur të arrij një orë e më parë në Sarov, në Arzamas nuk ndjenja më gjatë sepse ishte e shtunë mbrëma dhe eca gjithë natën për në Sarov. Kur hyra në shtëpinë e miqve, pyeta një murg se a kishte mbaruar Liturgjia e mëngjesit. U dëshpërova tej mase kur ai më tha se kishte disa orë që kishte mbaruar.
Por Zoti donte që të mos më privonte nga gëzimi që do të ndjeja kur ta takoja starecin. U nisa për në qeline e tij që ndodhej në manastir dhe pashë aty shumë pelegrinë. Porta qe e mbylluar nga brenda, shenjë kjo që do të thoshte se stareci ndodhej aty.
Donim ti merrnim bekimin dhe të dëgjonim diçka për dobinë tonë shpirtërore.
Por askush nga ata që ishin të pranishëm aty nuk kishte mundur ta takonte sepse ndonëse kishin trokitur, ai nuk ia kishte hapur derën e qelisë.
Para meje një zonjë po priste së bashku me vajzën e saj të vogël. I gjithë grupi i tha të voglës të shkonte të trokiste, mëqenëse ajo ishte më e denjë nga të gjithë ata.
Sapo vajza e vogël trokiti duke thënë lutjen, porta u hap sakaq. Por sa u dëshpëruam kur e pamë atë të mbyllej. Isha më afër portës se të tjerët dhe mendova: "O Zot, unë jam më ë padenja se gjithë të tjerët përderisa ai nuk dëshiron të më shohë". Dhe sapo formulova këtë mendim dera u hap dhe stareci më tha:
- Qetësohuni zonje, prisni pak...
Pastaj dera u hap dhe ai më tha:
- Më thoni zonjë çfarë nevoje keni? Çfarë iu nevojitet?
- Dëshiroj të marr bekimin tuaj dhe të kërkoj lutjet tuaja të shenjta - u përgjigja duke qarë nga gëzimi.
- Perëndia të bekoftë dhe hiri i Tij qoftë me ty.
Dhe pasi më bekoi më dha tre copë naforë.
Pastaj i bekoi edhe të tjerët duke thënë: "Shkoni në paqe".
Por mua nuk ma tha një gjë të tillë dhe prandaj prita. Kur u larguan të gjitha më tha me dhembshuri:
- Ju lutem zonjë ejani pas mbrëmësores.
Shkovainë shtëpinë e miqve të mi dhe atë copën e naforës që më dha stareci e ndava në copa më të vogla. Doja që kur të kthehesha tek stareci t'ua ndaja të gjithëve atyre që e donin. Mezi po prisja të vinte mbrëmësorja për të shkuar tek ai dhe për ti dhënë dhuratën që kisha përgatitur; rtjë <!opë stofi. Kisha porositur vaj dhe qiri por personi të cilin e kisha ngarkuar me këtë punë kishte harruar. Prej shumë vetave kisha dëgjuar se strateci nuk pranonte të merrte gjë nga asnjeri.
Mendova që bashkë me stofin ti dhuroja dhe disa para dhe po të mos i pranonte do t'ia dhuroja manastirit stofin kurse me paratë do të blija vaj dhe qirinj.
Pas mbrëmësores kur shkova për ta takuar e gjeta në korridorin e qelisë sç tij të gjunjëzuar pranë arkivolit. Sapo më pa u çua menjëherë dhe më tha:
- Ejani zonjë, ejani!
Kur më tha këto fjalë i dhashë dhuratën time me frikë dhe me shpresë.
- At i shenjtë pranoni këtë copë stofi bashkë me përkushtimin tim tek ju.
Nuk mund ta them sesa u gëzova kur ai e mori stofin dhe më tha:
- Faleminderit zonja ime. Në kishën e Perëndisë të gjitha janë të pëlqyera.
- Qirinj dhe vaj nuk munda dot t'iu sjell. Pranoni ju lutem paratë.
Stareci i mori dhe paratë duke më falenderuar.
Kur më vonë ja tregova murgut Damaskino të manastirit këtë ngjarje ai u çudit nga vëmendja e madhe që më kishte kushtuar stareci.
Bashkëbisedimi im i sipërm më bëri që të vendos të rrëfehem tek ai. At Damaskinoi më tha se kjo gjë ishte e pamundur. Unë luta Perëndinë gjithë natën që të më denjësonte për këtë gjë dhe në mëngjes u nisa për tek at Serafimi. Kur hapa derën e qelisë së tij, e gjeta përsëri të gjunjëzuar pranë arkivolit. Më shpuri në qelinë e tij dhe, pasi më tha të bëj shenjën e kryqit, më dha të pij ujë të bekuar dhe të ha tre copa naforë. Pastaj më kërkoi shaminë time.
Ja dhashë cepin e shallit që mbaja dhe ai e mbushi me copa paksimadheje duke thënë:
- Zonja ime, mos u shqetësoni, këto janë për t'ua shpërndarë të tjerëve.
Atëherë kujtova të tre copat e naforës që i kisha ndarë në shumë copa dhe u çudita me hirin tejshikues të tij.
- At i shenjtë, më lejoni t'iu them diçka - i thashë me frikë sepse mendoja t'i kërkoja të rrëfehem.
- Urdhëroni zonja ime, - u përgjigj.
Dhe papritur më kapi prej dore dhe nisi të thotë lutjen: "Zot, fali gjithë mëkatet që ka bërë". Habia së bashku më gëzimin tim nuk mund të rrëfeheshin me gojë. Përsërita lutjen bashkë me të duke qarë me ngashërima.
Pastaj rashë në gjunjë dhe stareci u ul dhe ai në gjunjë dhe me shtrëngonte dorën për sa kohë që luteshim. Pas përlëshimit që behet pas rrëfimit më dha të puth kryqin e tij të bakërt dhe me tha:
- Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht dhe dashuria e Perëndisë At dhe pjesëmanja e Shpirtit Shenjtë qoftë me ju gjatë gjithë jetës, orën e vdekjes dhe në përjetësi.
Ndjeja tëmë përshkonte një gëzim i papërshkruar. U ula dhe i putha duart dhe ai më bekoi duke më thënë:
- Perëndia do të të ndihmojë.
Në shtëpi arrita mirë edhe pse në qytetet në të cilat kaloja kishte rënë kolera.
Duhet te flas edhe për një ndodhi tjetër e cila vërteton se Perëndia i dëgjonte lutjet e shenjtorit. Një grua kishte lindur shumë fëmije të cilët i kishin vdekur të gjithë në vitin e parë. Më luti të shkojmë të dyja në Sarov së bashku me vajzën e saj të sapolindur.
Kur mbërritem në Sarov foli me at Serafimin për atë që e shqetësonte dhe i kërkoi starecit të lutet për të.
1 Ai vuri dorën mbi kokën e vajzës dhe i tha së ëmës:
- Ngushëllohuni me këtë. ^
Me të vërtetë vajza mbijetoi dhe të gjithë fëmijët që i lindën me pas vdiqën para kohe.
Me hirin e tij parashikues ndihmoi mjaft njerëz.
Në Sarov erdhi në herë gruaja e ve e një dhjaku e quajtur Evdokia për të marrë bekimin e at Serafimit. Kur stareci doli nga kisha e spitalit, atë e ndiqte një turmë me njerëz.
Gruaja qendroi jashtë, tek pragu i qelisë së starecit, duke pritur e fundit rradhën e saj. Papritur stareci i la të gjithë dhe e thirri:
- Evdokia, eja këtu.
Ajo u çudit që stareci e thirri me emrin e saj dhe shkoi me frikë dhe shprestari për ti marrë bekimin. Stareci e bekoi, i dha uratën dhe i tha:
- Duhet të nxitosh për të arritur djalin tënd në shtëpi.
Evdokia u largua menjëherë dhe mezi arriti të takojë djalin
e saj. Drejtori i seminarit të Peusit e kishte caktuar gjatë mungesës së saj student të akademisë së Kievit.
Largësia që i ndante të dy qytetet është shumë e madhe dhe djali i saj duhet të nisej menjëherë për të qenë në kohë në vendin e tij. Në fund, kur mbaroi akademinë u bë murg dhe mori emrin Irinark, më vonë profesor në seminar dhe në fund u hirotonis episkop.
Një i ashtëquajtur çifligar, duke u kthyer nga Krimeja, takoi rishtarin Joan Tikonov dhe e luti ta ndihmojë të shkojë tek at Serafimi. Bile i tha që ai kishte ardhur dy herë në Sarov por nuk kishte mundur ta takonte.
U nisën të dy për të takuar starecin por Joanin papritur e zuri një shqetësim kur po ecte së bashku me çifligarin edhe pse e kishte parë atë të lutej me lot në sy përpara ikonës së të Tërëshenjtës. I tha të priste për pak minuta dhe shkoi të takojë më parë plakun.
- Dikush kërkon të të takojë starec i nderuar.
Por ai iu përgjigj:
- Të lutem në emër të Perëndisë të largohesh nga këta njerëz sepse ky njeri është një hipokrit.
- Por unë e pashë në kishe të lutet me lot në sy!- i tha përsëri Joani me shpresë se do ta bënte të ndryshonte mendim.
- Jo, ky është njeriu më fatkeq dhe më i mjerë.
Rishtari fjalët e starecit ia tha edhe vizitorit.
~ Lutju Perëndisë që të mos humbasë shpirti yt perfundimisht.
- Me të vërtetë shpirti im është mbushur plot me mendime dhe ndjenja të turpshme.
Një herë tjetër në Sarov erdhi një vizitor që, për nga pamja, dukej i thjeshtë. Ai i kërkoi Joanit të shohë at Serafimin por Joani nga frika se mos stareci e priste edhe këtë si të parin shkoi më parë në qelinë e at Serafimit për ta pyetur. Shenjtori kur po vinte Joani ishte duke mbledhur kallama. Sapo dëgjoi që një vizitor nga Kievi donte ta takonte, i tha Joanit që ta sillte. ;
Miku u afrua dhe stareci u ul pranë tij.
- Lëre rrugën ku je futur - i tha. - Zinxhirët ti heqësh, vish kiipucët e tua dhe kthehu në shtëpi. Neria dhe gruaja së bashku me fëmijet e tu të presin dhe vuajnë shumë nga mungesa jote. Tash e tutje të merresh me tregëti buke, mendoj se do t'ia dalësh mbanë me këtë punë. Në Elec njoh një tregëtar. Shko tek ai dhe përshëndete nga ana ime. Thuaji se të ka dërguar Serafimi i varfër dhe ai do të të marrë si nënpunës të tijin.
Vizitori edhe pse dëgjonte me vëmendje të madhe fjalët e starecit rvuk fliste fare dhe vetëm heshtte. At Serafimi u nda me të pasi i dha bekimin dhe ai u largua bashkë me njerëz të tjerë që ndodheshin aty. ^
- Përse heshte gjatë gjithë kohës - e pyeti.Joani?
- Me heshtjen time jo vetëm që nuk humba por fitova atë që dëshiroja të mësoja. Stareci me hirin e tij e rvjihte të gjithë jetën time. Profesioni im që ushtroja ishte tregëtar buke dhe me këtë punë mbaja familjen time. Por nga dashuria e madhe që ndjeja për Perëndinë vendosa të zgjedh rrugën e largimit nga shtëpia dhe të shkojë në shumë vende dhe pa bekim apo pa marrë ndonjë këshillë shpirtërore shkova në Kiev dhe vesha zinxhirë. Atje takova një jerond i cili më këshilloj të vija këtu dhe të bëja ato që do të më thoshte at Serafimi. Por stareci më tha gjithçka para se unë të hapja gojën për të thënë ndonjë gjë. Ajo që më duhet të bëjë është të falenderoj Perëndinë dhe të kthehem në shtëpi.
Pak para se të flinte, starecin e vizitoi Aleksei Andronov nga qyteti Kandov i cili ushqente dashuri të madhe për të. Me vete kishte marrë edhe dy nxënës të tij të cilët kishin mbaruar seminarin dhe prisnin emërimin.
Oshënari, pasi i bekoi, i tha njërit prej tyre:
- Të shkosh menjëherë në shtëpi se ka rënë zjarr dhe duhet të ndihmosh njerëzit e shtëpisë.
Tjetrit i tha:
- Edhe ti shko në shtëpi sepse të ka ardhur emërimi.
Të dy nxënësit u çuditën por kur u kthyen panë se ato që ju kishte thënë stareci ishin plotësisht të vërteta.
Muzhik Efthim Basilieviçi kishte marrë përsipër të ndërtote kullën e manastirit të Sarovit. Vetë qëndronte poshtë çatisë së kullës për të mbikqyrur punët dhe vendosjen e saktë të majës. Ndërsa puna po shkonte drejt fundit mendoi me veten e tij t'i kërkonte bekimin at Serafimit që punët të përfundonin sa më mirë. Sapo e mendoi këtë gjë pa starecin që doli nga qelia e tij dhe e bekoi tre herë.
Igumeni i Lavrës së Visokongorskit e vizitoi njëherë jerondin i shoqëruar nga një tregëtar nga Vladimiri.
Jerondi i tha igumenit të presë dhe pa humbur kohë filloi të flasë me tregëtarin.
Pasi e qortoi për mekatet që kishte bërë i tha:
- Të gjithë fatkeqësitë dhe hallet që të kanë zënë vijnë si pasojë e jetës tënde të shthurur dhe mëkatare. Largohu nga kjo rrugë dhe ndrequ një orë e më parë.
Ai i fliste me kaq ngrotësi saqë edhe igumeni u mallëngjye dhe u përlot. Në fund i tha:
- Të kreshmosh këtu në manastir dhe të kungosh Misteret e Kulluara. Në qoftë se pendohesh me çiltërsi Zoti nuk do të të privojë nga hiri dhe mëshira e tij.
Tregëtari iu fal starecit, i kërkoi bekimin dhe u largua duke e falenderuar e duke i premtuar se do të ruante të gjitha porositë që ai i dha.
- Jerond - guxoi të thotë igumeni Andon - shpirti i njerëzve është kaq i hapur me ju saqë ngjan me fytyrën kur e shikojmë në pasqyrë. Vura re se, pa e dëgjuar fare të flasë, ju i thatë dhe i zbuluat gjithë ato çfarë i kishin ngjarë.
Ndërsa oshënari heshtte, igumeni vazhdoi:
. - Tani po e shoh se mendja juaj është aq e pastër saqë asgjë nuk ngelet e fshehur për të.
~ Mos fol kështu të lutem - i tha stareci duke i vënë dorën në gojë.
- 3emra e njeriut njihet vetëm nga Perëndia.
- Po si ka mundësi batushka që ju ia thatë të gjitha vizitorit pa qenë nevoja që ta pyesnit?
- Ky njeri ashtu si edhe të tjerët më vizitoi si shërbëtor i Zotit. Unë mendoj se jam një shërbëtor mëkatar i Zotit dhe atë që irië urdhëron Zoti ta them unë ia komunikoj atij që më kërkon diçka të dobishme. Mendimin e parë që më vjen e quaj si shenjë të parë të Perëndisë dhe ia them vizitorit.
Nuk e di se çfarë bëhet brenda shpirtit të tij dhe është vullneti i Perëndisë gjëja që më tregon për dobinë e
bashkëbiseduesit tim. Por ka raste kur nuk i referohem vullnetit te Perëndisë por i besoj mendjes sime meqë gjërat me duken të thjeshta. Në raste të tilla bëhen gjithnjë gabime.
Duke mbaruar stareci këtë bashkëbisedim interesant tha:
~ Veten time e dorëzova tek Perëndia ashtu siç i dorëzohet hekuri kudhrës.' Ashtu siç i pëlqen Perëndisë ashtu veproj edhe unë sepse s'kam vullnet timin. Unë transmetoj atë gjë që është e pëlqyeshme për Perëndinë.
Shumë njerëz u shëruan nga lutjet e starecit,
Në vitin 1830 në Sarov kishte ardhur një e sëmurë. Me shumë mundime ajo arriti në Sarov sepse ishte shumë e dobësuar nga sëmundja. Në rrugë bëri dy pushime, të parxn në manastirin femëror të Nizhgorodit ku ajo u dobësua aq shumë nga fuqitë e saj saqë i bënë përgatitjen e fundit paravdekjes.
Kur arriti në Sarov, qëndroi e fundit në rradhë, duke pritur ta shikonte starecin. Por ai, pasi eci në mes të turmës ju afrua asaj, e mori përdore dhe i tha:
- Eja, gëzimi im, me mua.
Pasi e çoi tek qelia e tij e bekoi, i dha naforë dhe ujë të bekuar pastaj e la të largohej duke i thënë:
- Do të takohemi përsëri nesër.
Ditën tjetër stareci i priste vizitorët në qelinë e tij që ndodhej në shkretëtirë. Mbërriti i veshur me mandian duke mbajtur në dorë një qiri të ndezur. I bekoi të gjithë dhe ju tha secilit nga një gjë të dobishme. E fundit iu afrua gruaja.
- Ti, zonja ime, je shumë e sëmurë. Shko në burim të lahesh dhe ta lash të gjithë trupin tënd. Apostujt e Krishtit do të të shërojnë.
- Por nuk kam enë batushka për të marrë ujë.
Atëherë ai i solli një kovë të vogël dhe i tha përsëri të njëjtat fjalë edhe kur shkoi për të mbushur ujë edhe kur ajo u kthye. Ajo kur u kthye në shtëpinë e miqve të manastirit bëri ato që i tha shenjtori edhe pse uji i dëmton ata që vuajnë nga idropizia gjë që u bë shkak ta qortonin dhe ta kundërshotnin ata që e shoqëronin.
Ditën tjetër ajo u çua nga krevati e shëruar potësisht. Uji që kishte në trup u zhduk dhe dhembja u zbut, kurse forcat i erdhën përsëri. Fytyra i mori përsëri ngjyrën e natyrshme dhe e sëmura dukej si e ringjallur. Ata, që e kishin parë një natë më parë, as që nuk e njihnin po ta shihnin tani. Para se të kthehej në shtëpi stareci i dërgoi si bekim tre bastune me anë të dy shoqëruesve të saj. Një bastun ishte për të dhe kishte një kokë, një tjetër që kishte katër gremça për shoqëruesin e parë dhe më i thjeshti për të fundit. Kjo dhuratë e tij kishte një kuptim në vetvete. Ish e sëmura më vonë u bë murgeshë dhe më pas igumene në manastirin e Slobodit me emrin Pulkeria. Shoqëruesja e parë e saj u bë murgeshë së bashku me tre fëmijët dhe e dyta u qeth edhe ajo murgeshë në një manastir tjetër.
Murgu Anastas i Sarovit po bisedonte një herë me oshënarin pranë burimit të tij.
IU luta - i tha shenjtori - që uji i kësaj çezme të bëhet burifn shërimi për të sëmurët. Kështu shpjegohet fakti se deri sot uji ka aftësi shëruese dhe sado kohë të rrijë në një enë të mbyllur ai nuk zë myk.
Disa mendonin se kjo gjë ndodhte për shkak të kripërave që kishte uji në përbërje. Por dihet që ato ujëra që kanë metal zenë myk bile shumë shpejt.
Një veti tjetër e këtij uji ishte se asnjë nga ata që u lanë nuk pësoi ngrirje por përkundrazi u shëruan shumë vetë.
E sëmura N. B. gjithmonë frikësohej kur i sillnin ujë të bekuar për ta pirë. Ilaçet e shumta që merrte nuk i bënin dobi. Duke mos gjetur tjetër mënyrë shërimi e çuan tek at Serafimi. Ai i dha disa copa sheqeri dhe i tha të lahet në burimin e tij. Kur u la me ujin e burimit u shërua menjëherë dhe tani jeton e lumtur së bashku me fëmijët e saj.
Maria K. njihej personalisht me starecin. Nga një letër të cilën ia shkruan murgut Jorgo ndër të tjerat thotë:
"Përsëri do të flas për at Serafimin që është burimi i gjithë gëzimit tim. Mavra L. gruaja e gjeneralit Spijagin ishte e sëmurë dhe e kishte pushtuar një melankoli e thellë. Për shkak të sëmundjes nuk mundej as të kreshmonte, gjë që e kishte shqetësuar shumë. Oshënari i dërgoi ujë nga burimi i tij dhe ajo sapo e piu, pa ndonjë shtrëngim apo pësuar ndonjë goditje, i doli shumë qelb nga goja. Që nga ai çast ajo u shërua dhe nuk pati më probleme".
"Tatjana Vasilievna - vazhon të tregojë Maria K. - kishte një plagë në dorë nga e cila vuante tej mase. Shenjtori i tha se duhet ta lante dorën tek burimi dhe, kur ajo e futi dorën në ujë, plaga u zhuk menjëherë. Shumë të sëmurë që kishin plagë me porosi të starecit shkonin të laheshin me ujin e burimit dhe pastroheshin. Jeta e Shën Serafimit dhe mrekullitë e tij më japin një ndjenjë shumë të madhe gëzimi. Por kur mendoj se ai u largua nga kjo botë dhe unë s'kam për ta parë më këtu, zemra më trishtohet dhe zë të qaj. Kur bisedoja me të mendoja ti kërkoja bekimin për të hyrë në manastirin e Divejevos. Në ato çaste që kaloja me të minutat më dukeshin të shkurtra dhe lotët më buronin vetvetiu.
Stareci më qetësonte dhe më dha forcë edhe atëherë kur në jetën time ndodhi një ndryshim, të cilin ai ma kishte parathënë, i cili tronditi zemrën time. Por ai, pasi më këshilloi,
më bëri ti bindem vullnetit të Perëndisë".
Shërimet që bënte at Serafimi ishin të shumta.
Murgu Aleksandër i Sarovit tregon këtë ngjarje:
"Kur akoma isha në botë, vuaja nga një dobësi që më kishte pushtuar të gjitha gjymtyrët. Bile dëgjimi nga njëri vesh u bë i pamundur për shkak të dhimbjes së madhe që ndjeja.
U nisa për të shkuar në Sarov të kërkoja lutjet e shenjtorit sepse asnjë lloj ilaçi nuk më bënte dobi.
Hyra në qeli dhe rashë në gjunjë përpara tij. Ai pa thënë asnjë fjalë shkoi tek kandili dhe më leu me vaj veshin që më dhimbte. Menjëherë në çast ndjeva lehtësim të madh dhe shumë shpejt veshi u shërua plotesisht. Stareci më tha: «Ti do të bëhesh një nga ne». Edhe pse kisha shumë pengesa, u bëra murg në manastirin e Sarovit. Por dora ime nisi të keqësohej vazhdimisht pasi hyra në manastir saqë nuk mund të bëja dot kryqin dhe as të mbaja ndonjë gjë në dorë. Shkova përsëri tek jerondi, i rashë në gjunjë dhe i thashë se kërkoja bekimin dhe lutjet e tij të shenjta.
Ai më bekoi me shumë dhemshuri dhe më tha i gëzuar:
- Uutju Mbretëreshës së qiejve dhe bëj tre metani.
Pasi bera ato që më tha ai, më solli një enë plot me ujë të bekuar dhe më tha ta mbaja me dorën e djathtë.
- Batushka, nuk mundem - i thashë. - Dora më dhemb aq shumë saqë nuk mundem ta kontrolloj.
Aifmë kapi nga dora e sëmurë, mori enën dhe ma dha.
- Merre dhe pije.
Më ndihmën e tij munda ta pij me zor. Pastaj më bekoi dhe më la të largohem. Që atëherë dora mu shërua plotësisht falë lutjeve të tij.
Në rvjë letër drejtuar igumenit të Sarovit, Rafail, gjeneral Vishki shkruan:
"Në vitin 1826 vizitova manastirin tuaj për të takuar at
Serafimin. Në korridorin e qelisë së tij ishte aq ftohtë saqë dridhesha nën uniformën time ushtarake.
Ai, ndërsa po i lutesha Hyjlindëses, po bisedonte me një murg. Pas pak dera u hap dhe doli stareci.
- Ah, çfarë gëzimi të madh po më fal Perëndia!
Më futi pastaj në qelinë e tij dhe meqë ishte e mbushur me sende më tha të ulesha pranë pragut.
Ai u ul pranë meje përtokë, më puthi dorën dhe nisi të bisedojë me mua i gëzuar.
Kaq e madhe ishte dashuria e tij për të afërmin saqë çdo njeri bëhej i lumtur kur e shihte.
I thashë midis shumë gjërave të tjera se më dhimbte gjoksi, sepse atëherë isha i ri, shëndetdobët dhe i zbehtë.
- Mos kij merak fare se nuk është gjë - më tha ai.
U çua në këmbë, mori një shishe dhe ma dha duke më thënë:
- Pij një gllënjkë nga kjo.
Por kur e provova dhe pashë se ishte vaj u tremba se me- ndova se do të kisha pasoja. Përkundrazi nga ai çast dhimbja në gjoks u zbut.
Tani në ndryshim nga atëherë jam i fortë dhe shëndeti im shkon mirë për mrekulli.
Pasi kaluan shumë vjet u detyrova ta ndërpres karrierën ushtarake. Shkova në Petersburg por ndarja ime me jetën ushtarake më shkaktoi dëshpërim të thellë përreth një vit.
Një herë, kur po shkoja në Arzamas, kalova nga Sarovi. Menjëherë shkova tek varri i starecit dhe bëra aty një përshpirtje. Sapo mbaroi shërbesa ndjeva që melankolia ime kaloi menjëherë.
Në Divejevo dhe në Sarov punonin shumë punëtorë. Disa prej tyre kishin një lidhje mjaft të ngushtë dhe një dashuri të ndërsjelltë me at Serafimin. Disa nga ata ishin dëshmitarë në
shumë ndodhi të jetës së shenjtorit.
Një fshatar nga Lihaçevi tregon se në vitin 1831 ndjeu në trup simptomat e para të kolerës. Menjëherë mendoi të kërkonte ndihmën e starecit dhe me shumë vështirësi shkoi në qelinë e tij. Stareci i dha të puthte ikonën e Hyjlindëses dhe i dha tre copa naforë. Pasi i sëmuri u qetësua pak nga stresi i tha të bënte një shëtitje rreth manasirit dhe kur të hynte në kishën e manastirit të lutej për shpëtimin e vet.
- Hiri i Perëndisë do të të shërojë aty.
Fshatari u bind dhe pasi shkoi në kishë u shërua plotësisht.
A. B. Teblovi tregon:
Kur kisha mbushur tridhjet vjet, në provincën e Ekaterinoslav u shfaq epidemia e kolerës. Nga njerëzit që kisha në shërbim kishin vdekur njëzet dhe shumë të tjerë ishin të sëmurë. Vajtimi dhe ankthi i tyre ma kishin dërmuar zemrën që s'mund të duronte dot të shihte një pamje të tillë. Në këto çaste kaq të vështira solla ndërmend personin e starecit. Ai më kishte thënë se sa herë do të kisha shqetësime apo trubullime të kujtoja atë që lutej për mua.
Bashke me gruan vendosëm të shkojmë tek stareci për të na ndihmuar që te shpëtonim nga sëmundja e tmerrshme.
Në të njëjtën natë stareci iu shfaq në ëndërr gruas sime dhe i tha se duhet të shkonin në një burim ku ishte shfaqur më parë ikona e Hyjlindëses. Nga uji i burimit duhet të pinin që të gjithë së bashku me shërbëtorët.
Largësia që na ndante nga ky burim ishte dhjetë vjersta. Në mëngjes, duke pasur besim tek at Serafimi shkuam që të gjithë tek burimi. Që të gjithë u lamë dhe pimë ujë nga burimi dhe morëm dhe një fuçi, të cilën e mbushën më ujë për banorët e fshatit.
Kur mbërrita në fehat, i ftova të gjithë banorët dhe i thashë priftit të bente një ajazmë.
Pasi morën të gjithë ujë të bekuar dërguam edhe në spital ku kishte shumë të sëmurë gati në të vdekur. Të gjithë ata bashkë më të sëmurët e tjerë u shëruan dhe asnjë nuk vdiq nga kolera në zonën time.
Përshtypje më-bëri shërimi i një gruaje shtatëdhjetë vjeçare, gjendja e së cilës ishte dëshpëruese. Meqë i kishte rënë të fikët një fqinj, i hodhi ujë të bekuar në fytyrë dhe në trup që të vinte në vete. Përnjëherë filloi të kullojë ujë nga djersa dhe për një orë ishte jashtë rrezikut.
Frika e kolerës detyroi shumë vetë të shkonin për ti kërkuar ndihmë oshënarit.
- Në qoftë se do t'i thërresim Emrit të Zotit do të shpëtojmë.
"Ai, i cili ka në gojë Emrin e Zotit, do të shpëtohet. Dorëzoje veten tënde tek Zoti dhe ai ka për të vepruar. Ai do të bëjë të shkëlqejë drejtësia jote si drita dhe ndershmëria jote si mesdita"20.
Në vazhdim u tha të zbatonin kanonin e lutjes që u kishte caktuar njerëzve të thjeshtë dhe atyre që nuk kanë shumë kohë për lutje.
"Ai i cili zbaton këto rregulla nuk do të privohet nga mëshira e Perëndisë. Lutja është një rrugë që të çon tek Zoti. Do të shpëtohet edhe ai që kungohet shpesh dhe jo një herë në vit. Ai do të fitojë jetë të gjatë dhe lumturi.
Kujtoni fjalët që thotë Apostulli: "Jini gjithmonë të gëzuar, lutuni pa pushim, për çdo gjë falenderoni".
Sepse mendoj se hiri i Kungimit Hyjnor bëhet i pranueshëm vetëm atëherë kur shpirti i njeriut e jeton kungatën i gëzuar dhe në një gjendje paqësore. Një që kryen vullnetin e Perëndisë, për Zotin, ka vlerë më shumë se shumë mëkatarë". I përgjigjej shpesh letrave që dërgonin pa i hapur fare. Pas
fjetjes në qeli i gjetën shumë letra të vulosura, të cilave ua kishte kthyer përgjigjen në kohë.
Lutja e shenjtorit ishte mjaft e fuqishme dhe bile shëronte njerëz që kishin arritur në prag të vdekjes. Në maj të vitit 1829 gruaja e Aleksei Vorotilovit ishte sëmurë rëndë.
Vorotilovi kishte shumë besim tëk lutja e starecit por edhe ai e konsideronte si nxënës të tij.
U nis menjëherë për në Sarov dhe mbërriti aty rreth mesnate. Edhe pse qe një orë e papërshtatshme shkoi menjëherë tek qelia e starecit. Ai, sikur ta dinte se do të vinte, po e priste tek pragu i qelisë së tij.
- Çfarë të shtyu të vish, gëzimi im, në qelinë e Serafimit të varfër në një orë të tillë?
- Erdha të kërkojë ndihmë se kam gruan sëmurë.
- Gruaja jote është e sëmurë dhe është pranë vdekjes.
Por Vorotilovi i ra në këmbë dhe me lot i përgjërohej t'i
lutej Zotit t'i dhuronte gruas së tij shërimin. Shenjtori u zhyt në lutje përreth dhjetë minuta pastaj hapi, pa Vorotilovin dhe i tha:
- Pra, Zoti ia fali shëndetin gruas tënde.
Shko në shtëpinë tënde në paqe.
Kur mbërriti në shtëpi mësoi se në çastin kur po lutej At Serafimi gruaja e tij ndjeu një lehtësim të madh dhe shumë shpejt e rimori veten.
Në shtator të vitit 1831 në Sarov erdhi një pronar tokash nga provinca e Sibirskit dhe Nizhegorovskit, Nikola Aleksandroviç Motovilov. Ai kishte studiuar filozofi në universitetin e Kazanit dhe ishte këshilltar në botimin e vendimeve gjyqsore e ligjeve të shtetit para kodifikimit të tyre dhe në qytet zinte shkallën e gjashtë përsa i përket nderimit që i bëhej. Gjithashtu ishte revizion nderi i institucioneve të trainimit të periferisë së Kazanit. Stareci e shëroi në mënyrë
të mrekullueshme nga një sëmundje e rëndë. Në një tekst të shkruar nga dora e tij, i cili ruhet në manastirin e Sarovit, ai tregon vetë rreth shërimit të tij.
"Stareci i madh Serafim më shëroi nga një sëmundje e rëndë, reumatizma e kyçeve. Për shkak të kësaj sëmundjeje gjithë trupi më ishte enjtur, këmbët i kisha të paralizuara, të enjtura më shumë tek gjunjët kurse në trup më ishin hapur plagë. Pa gjetur shërim vuajta tre vjet duke duruar shumë dhimbje.
I dhashë urdhër shërbëtorëve të mi të më mërrnin në vig dhe të më çonin nga Nizhigorovski deri në Sarov. Arritëm në 5 shtator dhe festuam aty festën e Lindjes së Hyjlindëses dhe më këtë rast takova at Serafimin, por nuk u shërova. Ditën tjetër më çuan me vig në shkretëtirën e tij. Katër burra ndihmonin të mbanin vigun. Mbërritëm në qelinë e tij dhe e gjetëm starecin duke folur e duke këshilluar. Ata që më shoqëruan më lanë poshtë një pishe të dendur që gjendej në breg të lumit Sarovka.
Kur i kërkova të më shëronte më tha:
- Unë nuk jam doktor dhe ai që do të shërohet duhet të shkojë tek doktorët.
- Kam shkuar tek doktorët më të mirë por asnjë nuk më ka shëruar. Tani nuk më ka ngeluar asnjë shpresë shpëtimi përveç mëshirës së Perëndisë. Por meqë jam mëkatar dhe nuk gjej hir para Perëndisë kërkoj ndërmjetimet e tua.
- Beson se Krishti është Perëndinjeriu dhe se Nëna e Tij e dlirë është gjithnjë e virgjër?
- Besoj - u përgjigja.
- Beson se Zoti shëron të gjithë ata që i afrohen qoftë me anë të fjalës së tij, qoftë me anën e kontaktit të afërm me të? Beson se Vigjëresha Mari është e gjithfuqishme të të shërojë dhe se me anë të ndërmjetimit të saj Zoti mund të të shërojë plotësisht?
- Besoj me gjithë zemër dhe shpirt - iu përgjigja. - Në qoftë se nuk do të besoja nuk do të vija këtu tek ty.
- Në qoftë se besoni nuk jeni i sëmurë.
- Si jam mirë kur gjithë jerëzit dhe ju më mbani prej dore.
- Jo, je fare mirë. Mos e mbani më në duar - iu tha njerëzve që më mbanin.
Pastaj më zuri nga shpatullat, më ngriti në këmbë dhe më tha:- Qëndroni më i fortë, mos u frikësoni, mbështetuni më me forcë në tokë. Tani je shëruar plotësisht. Pa shiko se sa bukur rri në këmbë.
Mbahem mirë sepse jeni ju që më keni zënë për dore.
- S'ju mbaj më - më tha duke u larguar nga unë. - Tani qëndro në këmbë pa ndihmën time. Pa ecni zotëri, ndryshoni vendin.
Duke më mbajtur prej dore më shtyu lehtë nga shpatullat, më shpuri tek bari i dendur që ndodhej nën pishën e madhe.
- E patë, i dashur, se sa mirë ecni?
- Po sepse ju më mbani mirë.
- Jo - më tha, duke më tërhequr dorën.
Vetë Zoti donte të shëroheshit plotësisht dhe ishte Hyjlindësja ajo që ia kërkoi këtë gjë. Tani mundeni të ecni pa ndihmën time dhe këtej e tutje do të ecni mirë. Ejani! - dhe më shtyu të eqa.
- Do të bie dhe do të goditem - thirra.
- Jo, mos u frikëso se nuk do të biesh.
Menjëhere ndjeva të më mbulojë një forcë qiellore dhe nisa të ec mirë.
Më ndali pastaj menjëherë dhe më tha:
- Mjaft. A u bindët që Zoti iu shëroi plotësisht? O Zot fali mëkatet dhe ndjei paudhësitë tona! A e patëëe çfarë mrekullie të madhë bëri Zoti me ju? Keni besim tek ai gjithmonë, pa nguruar. Besoni fort tek Providenca e tij, duajeni me gjithë zemër dhe falenderojeni Mbretëreshën e qiejve për ndihmën që të dha. Meqë sëmundja që vuajtët për tre vjet ua ka pakësuar fuqitë mos bëni ecje të gjata, më mirë çplodhuni. Përkujdesuni për shëndetin tuaj si një dhuratë e Perëndisë dhe ecni nga pak.
Pasi biseduam gjatë më la të shkoj në shtëpinë e miqve të manastirit dhe njerëzit që më shoqëronin lavdëronin Perëndinë për mrekullinë që kishte bërë në mua. Shumë vizitorë që kishin arritur në shtëpinë e miqve e përhapën lajmin në të gjithë.
Shenjtori shëronte edhe të gjithë ata që vuanin nga dëshpërimi, dobësitë psikike dhe shpirtrat e ndyra. Një vëlla nga manastiri i Sarovit ishte dëshpëruar shumë sa kishte mbërritur deri aty që i kishte humbur shpresat. Ky murg i kërkoi një vëllai të bënin një shëtitje së bashku. Të dy filluan të shëtisnin rreth kopshtit dhe të ngushëllohen nga biseda që bënin mes tyre. Dalëngadalë u afruan tek monopati që të çonte tek burimi i shenjtorit.
Vëllai i pikëlluar donte të ndronte rrugë sepse nuk donte ta takonte starecin, aq i pikëlluar ishte. Por, para se të largoheshin, panë jerondin të vinte drejt tyre. Veshja e tij qe pak e çuditëshme. Pjesa e përparme ishte e ngritur dhe e lidhur tek rripi.
Dy murgjit iu falën me respekt. Oshënari i takoi me shumë dhëmbshuri dhe ëmbëlsi si një at i dashur.
Filloi të psalte një tropar i cili përdoret zakonisht për t'u ngushëlluar në çaste trishtimi dhe dhimbjeje dhe thotë:-"0 Virgjëreshë, gëzoje zemrën time dhe dhuromë plotësinë e gëzimit që zhduk hidhërimin'i? Pastaj u tha të dyve:
- Krishti mundi çdo forcë kundërshtare prandaj neve nuk na lejohet të dekurajohemi dhe të humbasim shpresën. Ai për ne ngjalli Adamin, çliroi Evën dhe shkeli vdekjen me vdekje.
Gjëndja shpirtërore e gëzuar e oshënarit ndikoi në të dy vëllëzërit dhe veçanërisht tek murgu i dëshpëruar i cili u kthye në qelinë e tij i qetësuar dhe i gjallëruar.
- Një vejushë kishte tre fëmijë të vegjël. Për ti rritur lodhej e rropatej shumë, gjë që bëhej shkak të ankohej duke u qarë për fatin e saj të zi. Kur dëgjoi për at Serafimin vendosi të shkojë ta vizitojë, ti kërkojë bekimin dhe ti flasë për pikëllimin e saj. Shenjtori e bekoi kur e takoi dhe i tha:
- Mos u qaj për fatin tënd sepse vetëm për njërin prej tyre do të punosh për ta ushqyer.
Pas një jave dy fëmijët e saj papritur vdiqën. E tronditur nga fatkeqësia e madhe shkoi tek oshënari për t'ia lehtësuar dhimbjen që e kishte pushtuar.
- Lutju të Tërëshenjtës dhe gjithë shenjtorëve - i tha stareci sapo e pa. - Fëmijët e tu i vrave me mallkimin që ju bëje prandaj pendohu për të gjitha, rrëfeu dhe që tani e tutje të mbash inatin që të mos mëkatosh kaq rëndë.
Pasi e bekoi i dha të puthte kryqin e tij dhe e dërgoi në shtëpi.
Me lutjen dhe me prezencën e tij shenjtori shëronte shumë të demonizuar. Një punëtor i manastirit nga Lihaçevi tregon:
" Pashe me sytë e mi të vinin disa njerëz në Sarov që kishin sjellë aty një të demonizuar. Me zorr të madh e sollën në Sarov sepse ajo gjithë rrugës kundërshtonte dhe kur arritën te pragu i qelisë së starecit filloi të bërtiste:
- Djeg, djeg.
Në atë çast at Serafimi doli nga qelia. Meqë gruaja ishte e pamundur të bindej stareci me dhunë ia hapi gojën dhe i hodhi disa pika ajazmë. Në çast nga goja doli një re tymi. Pastaj stareci i bëfi shenjën e kryqit dhe filloi të lutej. E demonizuara erdhi në vete dhe nisi të lutet edhe ajo bashkë me starecin.
E takova më vonë në kishën qendrore të Sarovit dhe e pyeta se si ndihej. ^
- Lavdi Perëndisë tani nuk ndjej asgjë nga gëmundja që kisha - mu përgjigj.
Shërimet që bënte stareci i shoqëronte shpesh herë dhe me profeci që kishin të bënin me të ardhmen e të sëmurit ose të atyre që i shoqëronin.
Një gjë e tillë ndeshi me at Melisedekun, prift në manastiritn e Azamasit. Para se të bëhej murg ishte i martuar, kishte dy fëmijë dhe si profesion ushtronte atë të tregtarit. Si magazinë përdorte një bodrum të ndërtuar enkas për tregëtinë e peshkut.
Një ditë një fëmijë i tij, kur po lozte me një fëmijë tjetër, ra nga shkalla e bodrumit dhe u godit. Qysh atëherë në shtëpi mbretëronte dëshpërimi. I vogli qante gjithë natën kurse këmbët i ishin paralizuar komplet. Ai nuk mund të lëvizte as edhe një gisht kurse trupi i qe dobësuar jashtë mase. I kishin mbetur vetëm kockat dhe lëkura. Në qoftë se përpiqej të përkulej nuk mundej sepse gjunjët i dridheshin dhe e njëjta gjë ndodhte edhe kur përpiqej ti shtrinte.
Prindërit e tij e çuan në shumë doktorë por kjo nuk pati dobi dhe për fat të keq, në gjoks iu hap një plagë tjetër.
Atëherë vendosën ta shpien fëmijën tek at Serafimi. Djali qante nga dhimbjet e padurueshme që ndiente në gjoks dhe u kërkonte të ktheheshin në shtëpi sa më parë që të shtrihej.
Kur mbërritën në manastir mësuan se oshënari kishte shkuar në qelinë e tij ne shkretëtirë prandaj qëndruan aty duke e pritur me durim. Kur ai u kthye nga qelia i bekoi të gjithë, iu afrua djalit të tyre dhe e puthi në kokë. Prindërit e njoftuan starecin për sëmundjen e fëmijës së tyre.
- Mjaft shkuat nëpër mjekë por lutjuni Perëndisë.
Pastaj djalit i dha diçka për të pirë dhe disa paksimadhe. Kur u kthyen ata zbatuan ato që iu tha stareci.
Një natë e ëma e fëmijës pa në ëndër ikonën e Hyjlindëses së Kazanit, të cilën e sollën në shtëpi për të shëruar djalin nga kisha me të njëjtin emër që ndodhet në Arzamas. Ata duke u shtyrë nga ëndrra që panë e sollën ikonën në shtëpi ku bënë agripni dhe shërbesën e ujit të bekuar. Prifti, kur mbaroi shërbesa, e bekoi të voglin me kryq, i dha të pinte ajazmë dhe e shpuri të puthte ikonën e Hyjlindëses e cila qëndroi në shtëpi deri në mëngjes. Në mëngjes bënë një lutje falenderimi dhe e çuan ikonën në kishë. Nëna kur u kthye në shtëpi shkoi dhe mori fëmijën në pëqi. Papritur këmbët e fëmijës shtendoseshin dhe përkuleshin natyrshëm.
Djali filloi të ecte me hapa të pasigurt kurse prindërit qanin nga gëzimi. Me kalimin e kohës gjendja e tij u përmirësua deri sa ai filloi të ecte normalisht dhe u shërua plotësisht.
Gjatë vizitës në Sarov stareci i kishte thënë babait të fëmijës që duhet të braktiste botën.
Pasi u përpoq të shpjegojë këto fjalë, në fund i tha gruas së tij të hynin që të dyja në manastir bashkë me vajzën qe të mundej edhe ai të bëhej murg.
- Ku mendon t'i lësh prindërit që jetojnë me ne? - kundërshtonte gruaja.
- Do t'iu ndërtoj një shtëpi dhe do t'iu siguroj ato që iu duhen për të jetuar.
Gruaja përfundimisht mohoi të bëhej murgeshë. Por nuk kaloi shumë kohë dhe ajo vdiq papritur me prindërit e saj që s'vonuan të ndërronin jetë, pleq siç qenë.
Atëherë babai së bashku me djalin u bënë murgj në manastirin e Visogokorskit kurse vajza shkoi në manastirin e Nikolaevskit të Arzamasit. Kështu fjala e starecit u vërtetua plotësisht.
Zonja N. Nikashin na jep disa të dhënë që kanë të bëjnë me profëci dhe shërime të Shën Serafimit.
"Dëshironim shumë, bashkë me burrin, të takonim starecin
prandaj shkuam në Sarov të dy. Ai nuk ndodhej në Sarov por kishte shkuar në qelinë e tij në shkretëtirë dhe prandaj shkuam menjëherë aty. Stareci, sapo erdhëm, na doli i pari për të na pritur.
- Ja se çfarë shkruan profeti David, - i tha burrit tim.
- "O Zot unë e dua hijeshinë e shtëpisë sate dhe vendin ku qëndron lavdia jote"21. Të stolisësh kishat është një gjë shumë e mirë, i dashur.
Stareci e tha këtë gjë ngaqë burrit tim i pëlqente të zbukuronte kishat.
Stareci pastaj na ftoi të shkonim në qelinë e tij në manastir. I kërkuam të na japë bekimin të shkojmë në Moskë dhe burri të kërkonte nga çifligari ynë çlirimin ose të paktën ta lehtësonte nga përgjegjësia si mbikqyrës që e kishte. Por stareci e shpuri burrin tek ikona e Hyjlindëses duke e kapur nga dora dhe duke i thënë:
- Të lutem për hir të Hyjlindëses mos u tërhiq nga vendi yt. Puna jote bëhet për lavdi të Perëndisë, sepse ti nuk i stërmimdon fshatarët. Mos ua vër veshin llafeve që thonë për ty dhe për gruan tënde, prandaj mos shkoni në Moskë. Kjo është shërbesa jote. Njëherë i dhashë bekimin që të kërkonte çlirimin një mbikqyrësi, i cili përkujdesej për tokat që çifligari i vet i blinte për ti shfrytëzuar. Kur zotëria e tij vdiq zonja i dha çlirimin mbikqyrësit si edhe një pasuri të madhe.
At Serafimi e tha këtë shëmbëlltyrë për burrin tim sepse e parashikonte se atij do t'i ndodhte e njëjta gjë.
Bashkëshorti im vuan nga një sëmundje e çuditëshme. Sapo ftohej pak zbehej aq shumë saqë mendoje se i ikte gjaku nga fytyra dhe kullonte. Në hundë ndjente një gurgullimë, enët e gjakut i fryheshin ndërsa nervat ngacmoheshin tej mase. Nga kjo gjë dobësohej dhe vuante shumë, sidomos kur këto
kriza zgjatnin më shumë se një ditë.
Mjekët e Moskës dhe të Nizhgorodit i thanë të bënte shumë kujdes në qoftë se donte të shërohej. Por ai s'u mor asnjëherë seriozisht me sëmundjen e vet edhe pse i thanë se sëmundja mund të përparonte. Kështu, pas ca kohësh, gjendja e tij u keqësua mjaft.
Atëherë morëm vendimin të shkojmë në Sarov. Vizituam at Serafimin, i cili na dha bekimin, mori nga soba një enë me ujë dhe i tha burrit të përkulej. Filloi ta derdhë ujin në kokë dhe pastaj i dha një peshqir për tu fshirë. Nga ai moment burri u shërua dhe jetoi për shumë vjet të tjerë.
Njeherë kur stareci po na bekonte për rrugën e kthimit më tha:
- Zonja ime, erdhën dy gra dhe nje burrë për të më takuar. Nuk i pranova edhe pse thanë lutjen. Pastaj nisën të trokasin më fortë në derë dhe meqë s'kisha ç'të bëja rashë të fle, e kupton këtë gjë.
Kur u kthyem në shtëpinë e miqve takuam një nëpunës shtetëror që kishte ardhur bashkë më të shoqen.
Ai më tha të shkonim bashkë tek shenjtori sepse kishin frikë vallë do ti pranonte.
Burri im ra dakort të shkoja bashke me ta. U nisëm bashkë dhe kur mbërritëm tek porta e qelisë e kuptuam se ishte në korridor dhe se po merrej me diçka. Thashë lutjen që ai të më hapte dërën por ai nuk u përgjigj "Amin". Burri me gruan filluan ta thërrisnin por ai se hapi derën.
Burri filloi të trokasë me furi por në atë kohë dëgjuam shenjtorin që u shtri dhe nisi të gërrhasë. Atëherë e kuptova se kush ishin burri dhe gratë për të cilat më kishte folur stareci. U detyruam të ktheheshin në shtëpinë e miqve sa më parë.
Vitin e fundit, para se të më vdiste burri, shkova në qelinë e shkretëtirës dhe e gjeta duke mbledhur dru buzë rrugës. Sapo më pa më ftoi pranë vetes dhe më tha:
- Zonjë, etërit e shenjtë më dhanë bekimin për të mbledhur dru për manastirin e jetimëve të Divejevos. Dimri po vjen dhe ato kanë nevojë për ngrohje.
Pastaj më mori përdore dhe më shpuri tek kopshti i tij ku kishte mbjellë patate dhe qepë.
- Ja se si jetoj. Pasuria jote do të kalojë në duar të huaja por ti mos u mërzit kur të vdese burri.
Me të vërtetë burri im vdiq pas disa muajsh dhe ndodhën të gjitha ato që më kishte thënë stareci.
Dikur nisa të bëjë një kurë mjekimi sepse kisha dhëmbje në stomak por nuk ndjeja asnjë lehtësim prandaj shkova tek stareci dhe i fola për shqetësimin tim.
- Në qoftë se do të vazhdosh me këtë kurë do të vdesësh shpejt prandaj duhet ta durosh sëmundjen me qetësi dhe do ta kalosh menjëherë sa të pushosh së bëri kurën. Kur të shkosh tek Mbretëresha e Qiejve do të shikosh gjëra më të këqia së kjo që të ka zënë.
Sapo mbarova kurën u shërova plotësisht dhe për të falenderuar Perëndinë shkova në fshatin Poik ku ndodhet ikona mrekullibërëse e Hyjlindëses. Në shtëpinë ku rrija kishte ardhur për të bujtur një plakë e cila e kishte trupin të mbuluar me plagë.
Në mëngjes kur shkova në kishë pashë një vajzë të re në gjendje të mjerueshme që e sollën aty të sëmurë dhe me gjymtyrë të enjtura. Pa dashur më erdhën në mend fjalët e starecit që më tha se, kur të vija këtu, do të shihja njerëz me sëmundje shumë më të rënda.
Njëherë tjetër shkova të takoj starecin së bashku me motrën time e cila ishte vejusha e një prifti.
- Jeta jote priftëreshë do të jetë e bekuar deri sa të flesh. - i tha stareci.
- Kam një djalë at, i cili mbaron studimet dhe e gjithë shpresa ime është tek ai.
- Jo zonjë, mos ushqe asnjë shpresë.
Me të vërtetë djali i saj vdiq pas pak kohe.
Një ditë të djelë pas meshës së dytë që bëhej në Sarov shkova të takoj starecin.
- Ishe në meshë? - më pyeti stareci.
- Aty isha batushka.
- E pe sesi psalën në varrimin e një gruaje? I pari ynë i kishte porositur një arkivol të vogël. Kuptove?
Pyetjen e fundit e tha shumë herë. Mendova se këto fjalë po i thoshte për të më treguar se fundi i jetës sime po afrohej. E duke patur këto mendime në kokë shkova në shtëpi e mërzitur.
Shkova të përshëndes edhe një tezen time e cila banonte në fshatin Saboliev, i cili ndodhet në rrugën që të çonte në fshatin tim. Por kur shkova aty mësova me shumë dhimbje se ajo kishte vdekur dhe e kishin varrosur pas Meshës Hyjnore të dielën që unë isha tek stareci. Atëherë e kuptova fuqinë ë hirit parashikues të at Searfimit. Arkivolin e tezes e kishtë porositur kryeprifti i cili e varrosi pranë kishës katedrale.
Kryeprifti nuk kishte dijeni për shenjtërinë e starecit dhe kur dëgjoi nga unë për të vendosi të shkojë ta takojë.
Kur shkoi në Sarov për të takuar starecin, ai po e priste në prag të qelisë së tij.
Ai ë puthi me përulje shpirtërore dhe i tha:
- Të bekoftë Zoti ati im dhe të të mbuloftë Hyjlindësja e Tërëshenjtë bashkë me të gjithë shenjtorët e kishës ku shërben me uratat e shenjta të tyre.
Që atëherë kryeprifti ushqente një respekt të thellë për starecin.
Kur shkova njëherë të takojë starecin ai më tha:
- Mos ndoshta do të shkosh në Divejevo?
- Po> kam ndërmend të çoj tre ikona.
- Atëherë sot shpjeri edhe qirinjtë dhe do të të kujtojnë në lutjet e tyre.
- Ti zonjë di shumë mirë të rritësh bletë. Mbretëresha kur qëndron në zgjua rreth saj mblidhen të gjitha bletët. Kështu edhe motrat e Divejevos rrijnë pranë Hyjlindëses.
- Ah, jerond, sa fatlume janë murgeshat që rrinë pranë Hyjlindëses.
- Përse i ke zili murgeshat. E njëjta gjë vlen edhe për vejushat. Ana ishte profetëshë. Mos vallë e pengonte ndonjë gjë? Duaji gjithmonë motrat e mija, ti respektosh dhe mos prit të vijnë ato tek ti por të shkosh ti të takosh motrat.
Nuk kaloi shumë kohë dhe mbeta vejushë. Atëherë Irini Prokopievna më dërgoi një letër nga Divejevo dhe më ftonte të shkoja në manastir.
Kujtova porosinë e starecit që më tha të shkoja unë e para t'i takoja dhe u nisa pa humbur kohë në Divejevo. Kështu vendosa të hyj në manastirin e Divejevos.
Serafima Korsakov tregon një ndodhi që ka të bëjë me burrin e saj. ”Kur burri im Andrea ishte dhjetë vjeç u sëmur rëndë nga sytë. Në fund nëna e tij vendosi ta çojë tek stareci duke parë se gjendja e tij ishte e pashpresë.
Në manastir arritën në 3 gusht 1829. At Serafimi për arsye personale përkohësisht ishte mbyllur në qeli dhe nuk pranonte asnjë vizitor. Ata pritën pesë ditë dhe pasi kaluan ato ditë stareci hapi derën për të pritur gjithë ata që kishin nevojë për shërim, mësim dhe bekim.
Sapo e pa nënën me djalin e thirri pranë dhe nisi ti frynte djalit në sy e në vesh ndërsa e bekonte duke i bërë kryqin në kokë. Në fund e bekoi përsëri dhe i tha:
- Do të bëhesh mirë përsëri.
Në çastin që Andrea po dilte nga qelia stareci tha:
- Do të martohesh me Serafimen.
Kurse nënës i tha:
- Të mos e nderosh festën është mëkat.
Me këtë fjali stareci i zbuloi një mëkat që ajo e kishte bërë në çastin kur po vinte ne manastir.
Sapo dolën nga qelia Andrea filloi të shikojë dritën e Perëndisë dhe për një muaj shikimi i tij u normalizua komplet kurse profecia e starecit për emrin e gruas që do të merrte u bë realitet atëherë kur unë Serafima u bëra gruaja e tij.
Shumë herë stareci kishte njohur dhe kishte folur për ngjarje që do të ndodhnin më vonë. Një person tregon për një ;të afërmen e tij që takonte në Nizhni Novograd:
- Kjo gruaja ishte shumë fatkeqe nga martesa e saj. Ishte martuar me një burrë të ve i cili nga martesa e parë kishte dy fëmije. Prindërit e saj nuk donin që ajo të braktiste të shoqin. Ajo e vendosur për të bërë diçka që ta bënte të ndjehej mirë vendosi të shkonte më parë të këshillohej me at Serafimin.
- Ti - i tha stareci - burrin nuk duhet ta lesh për asnjëlloj arsye. Të lutem unë murgu i varfër Serafim. Ato gjëra që të bëjnë të vuash do të marrin fund shpejt. Pas gjashtë muajsh burri i saj vdiq kurse për dy jetimet u përkujdesën institucionet publike te edukimit.
Një gruaje besimtare stareci i tha se duhet të furnizohej mirë me grarë për të mos vuajtur në zinë e bukës që po afrohej. Ajo kishte at shpirtëror priftmurgun Grigor të manastirit të Sarovit i cili ua bëri këtë të ditur vëllezërve të manastirit. Disa murgj e pranuan me besim profecinë e sfienjtorit dhe lutën Perëndinë ti vinte fre zemërimit të tij. Por ata që kishin besim të dobët dhe qe kundërshtonin në çdo gjë filluan ta paragjykojnë shenjtorin. Ngjarjet që ndodhën më pas i dhanë të drejtë at Serafimit sepse shumë shpejt pllakosi zia e bukës dhe çmimi i saj rritej çdo javë. Burimet për të gjetur miell shteruan kurse vetëm një çerek kg. bukë kushtonte njëzet deri njëzet e pesë rubla.
Në vitin 1831 stareci u tha shumë vetëve se po afrohej një tjetër zi buke. I tha të njëjtën gjë edhe igumenit Nifon, kur e pa që po afrohej uria dhe zia e bukës.
Sekretarit të manastirit i tha të porosiste miell për gjashtë vjet. Në jetën e starecit ishte hera e katërt që ai shikonte të binte një fatkeqësi e tillë.
Një herë at Avraami, prift në manastirin femëror të Arzamasit, vendosi të shkojë për të takuar at Serafimin. Gjatë bisedës stareci i tha se do të bëhej kryeprift, më vonë, do të këshillonte skizmatikë të ktheheshin dhe se do të duhej të duronte shumë nga disa dhiakonë të padenjë për hirin e priftërisë. Fjalët e starecit at Avraami i pa të bëhen realitet. Madje thoshte gjithmonë që këshillat e jerondit e ndihmonin shumë në kryerjen e detyrës së tij si kryepift.
Zonja Pelagji Ivanovna Skavin dëshironte që kur ishte e re të bëhej murgeshë. At Serafimi më të cilin njihej prej pesë vjetësh i tha se do të ngelej jetime. Do të martohej dhe pasi të lindte dy fëmijë, - madje i tha edhe emrat - do të humbte burrin. Edhe pse koha kur ndodhën këto ngjarje ishte mjaft larg, ato u bënë realitet të gjitha pa përjashtim. Pronarja e tokave Zajev erdhi të takonte starecin nga qyteti Balahna ku banonte. At Serafimi i tha se do të bëhej murgeshë por ajo nuk pranoi. Atëherë ai i tregoi arsyen përse po i thoshte të bëhej murgeshë.
- Nuk do të jesh e lumtur në martesë. Do të bësh shumë fëmijë dhe burri me të cilin do të martohesh do të vdesë kështu që do të jetosh në një varfëri të madhe.
Por ajo nuk e dëgjoi këshillën e starecit dhe më vonë u pendua sepse gjithë ato që i tha ai, i ndodhën në jetë.
Në manastirin femëror të Nikolaevskit qëndronin dy motra me prejardhje fshatare që ishin bujkrobe. Sapo i pa stareci tha:
- Për një vit zotërinjtë tuaj do t'iu marin pranë tyre që të shërbeni pesë vjet.
Të dyja motrat shoqëroheshin nga vëllai i tyre kur erdhën tek stareci, të cilit i tha:
- Zoti do të të dhurojë jetë deri në moshën tetëdhjetë vjeç, gjë e rrallë për epokën ku jetonin, por vetëm në qoftë se ruhesh nga mëkatet për vdekje.
Të dyja parathëniet e tij dolën të vertëta.
Elpida Teoderovna Ostrovski tregon:
Vëllai im, nënkoloneli B. Ostrovski qëndronte shpesh në Nizhni Novgorod tek tezja jonë, princesha Gruzinski, e cila ushqente një respekt të madh për at Serafimin.
Një herë tezja e dërgoi vëllain në Sarov të takonte Shën Serafimin i cili e priti vëllain tim me mirësi dhe i dha shumë këshilla. Papritur i tha:
- Ah vëlla Vladimir. Do të bëhesh pijanec i madh. Këto fjalë e pikëiluan tej mase për shkak se kishte hire të veçanta të cilat i përdorte gjithmonë për lavdi të Krishtit. Për at Serafimin kishte një përkushtim të veçantë kurse për vartësit ishte si një at i dhembshur. Besonte se do të ishte larg gjithmonë nga një ves i tillë që nuk i përshtatej me klasën dhe nivelin e jetës së tij. Stareci e kuptoi turbullimin e tij dhe i tha:
- Mos u trondit dhe mos u dëshpëro. Perëndia lejon të bien në mëkat edhe atletë të tij me qëllim q'ë të mos pushtohen nga mëkati i madh i kryelartësisë. Kjo provë'clo të kalojë dhe pjesën tjetër të jetës do ta kalosh më përulësi. Vetëm mos e harro mëkatin tënd.
Pas disa kohësh, si rezultat i disa shkaqeve, për mjaft vjet u dha pas të pirit duke shkaktuar pikëllim tek gjithë familja. Në fund Zoti e mëshiroi me lutjet e Shën Serafimit si edhe për faktin se vëllai im kishte një zemër të thjeshtë. Jo vetëm që u shërua nga ai pasipn që e kishte pushtuar por në vazhdim përpiqej me zell të madh që të ishte një i krishterë konseguent në jetën e tij.
A. T. së bashku më nënën e saj në moshën dymbëdhjetë vjeç kishte ardhur në Sarov të vizitojë at Serafimin dhe të marrë bekimin e tij. Në manastir pa një të demonizuar që vërvitej sa andej - kendej, i lidhur me zinxhir. Shumë e pikëlluar dëshironte t'i jepte para por nuk kishte të hoila me vete. Por kur kërkoi më mirë në çantë gjeti një monedhë pesëdhjetë kopekëshe të argjentë dhe ia dha me gëzim. Kur vizituan starecin ai bekoi vajzën dhe i tha:
- Sa mirë që bëre që i dhe atij fatkeqi gjysmën e rublit.
Kur foli përsëri me vogëlushen i drejtohej me "Shkëlqesia". Nëna e saj e habitur nga emri me të cilën stareci i fliste së voglës përpiqej t'i shpjegonte starecit se ai titull nuk shkonte aspak me rangun e familjes së tyre. Por ai sa herë që fliste me të voglën i drejtohej me atë fjalë.
Kur u kthyen në shtëpi për shumë kohë s'mund ta zgjidhnin dot enigmën e fjalëve të at Serafimit. Vajza arriti në një moshë madhore dhe u martua me një gjeneral. Atëherë ata kuptuan se fjala e starecit ishte profetike.
Viaceslav Plemincevi nga Moska nuk kishte menduar ndonjëherë të martohej dhe gjithmonë habitej sesi të martuarit kishin gjithë ato detyrime. Njëherë shkoi në Riazan të Arzamasit. Në rrugë dëgjoi për at Serafimin dhe mendoi të shkojë ta takojë.
Oshënari pasi e bekoi i dha tre paksimadhe dhe i tha:-
Një per ty, një për gruan dhe një për djalin.
Plemincevi nuk i zuri besë fjalëve të starecit. Por kur arriti në Arzamas pas pak kohësh u martua dhe siç tha stareci pati edhe një djalë.
Natalia Bogdakov shkonte shpesh të takonte starecin për tu ngushëlluar nga prezenca dhe prania e tij. Nuk mendonte fare për martesën dhe vitet e rinisë i kaloi në virgjëri. Ajo u çudit shumë një ditë kur ai i dha një kapele të vogël dhe i tha:
- Merre se do të të duhet kur të lindësh djalin. Do të martohesh me një person të shquar por pas tre vjetesh do të kalosh shumë vështirësi dhe probleme. Mos u mërzit se Zoti do të te ngushëllojë dhe do të jetosh e lumtur.
Natalia kapelen e ruajti si një thesar të shtrenjtë, nuk i tha askujt gjë dhe priste plotësimin e profecisë së shenjtorit. Pas disa kohësh u martua edhe pse ishte tridhjete vjeç. Djali kur lindi mbante kapelen e starecit. Fjalët e tij për vështirësitë dolën të vërteta, por pastaj më vonë jetuan të lumtur.
Disa njerëzve stareci ua tregonte orën dhe ditën vdekjes me qëllim që të mos largoheshin nga kjo jetë të papërgatitur.
Një drejtor fabrike kishte ardhur bashkë me gruan dhe fëmijët të vizitonin starecin. Shenjtori edhe pse nuk i njihte i fhirri secilin me emrin e vet dhe u tha ditën dhe vitin e vdekjes. Drejtorit i tha se do të jetonte edhe njëzet vjet kurse gruas edhe dymbëdhjetë.
Për burrin nuk kemi njoftime kurse për gruan u vërtetuan ato që tha stareci.
Një këshilltari bashkiak stareci i tha s.e Perëndia për ta sjellë në vete do ta ndëshkojë me vdekje. Kur gruaja e tij shkoi tek stareci ai i tha se duhet ta ndihmonte burrin e saj të mundte arrogancën dhe mizorinë, padrejtësinë dhe mospërmbajtjen që kishin skllavëruar shpirtin e tij. Pëmdryshe Perëndia do ta ndëshkonte në qoftë se nuk ndryshonte. Gruaja u gëzua për bekirnin që i dha sterci por u hidherua jashtë mase për shpirtin e burrit të saj. Asnjë nga të afërmit me të cilët ajo bisedoi nuk mundi ta shpjegojë dhuratën e starecit.
Në fund arriti ora e tmerrëshme gjatë së cilës u shfaq rëndësia e dhuratës së starecit.
Një ditë qielli u mbush plot me re të zeza dhe në mbrëmje shpërtheu një shtrengatë e tmershme. I gjithë qyteti lutej dhe të njëjtën gjë bënë edhe çifti që kishin vizituar starecin. Papritur një rrufe e tmerrshme goditi shtëpinë e tyre. Komiza e dritares u shkëput me forcë dhe u bë copa të holla. Shumë nga ato u ngulën në fytyrën e burrit të saj dhe plagët e marra i sollën vdekjen. Gruaja dhe fëmijet të cilët flinin pranë dritares nuk pësuan asgjë. Atëherë gruaja kuptoi fjalët e starecit dhe rëndësinë e dhuratës së tij.
Në janar të vitin 1831 igumeni i manastirit të Visogorskit erdhi për të takuar starecin sepse mendimi se po i afrohej vdekja për ta marrë, e mundonte shumë. Kur mbërriti në manastirin e Sarovit ishte errur dhe vëllezërit thanë se stareci nuk ishte kthyer nga qelia e tij në shkretëtirë.
Ai filloi të pyesë veten nëse duhej të shkonte ta takonte aty apo të priste ditën e nesërme. Kur papritur jerondi u shfaq në shtegun që të sillte në manastir, i mbështetur në sëpatën e tij dhe i veshur me rason e bardhë. At Andoni shkoi menjëherë pranë dhe i vuri metani.
Po ti çdo këtu? - e pyeti jerondi.
- Batushka, erdha t'iu takoj ju - u përgjegj i pikëlluar igumeni.
- Shkojmë në qeli - i tha i gëzuar stareci.
Kur hynë në qeli at Andoni e pyeti në mënyrë lutëse:
- Më thoni a do të bëhet ajo që më thonë mendimet e mia?
Vdekja po më vjen vallë të më marrë? Qoftë kur eci, qoftë kur rri në qeli, mendimi i vetëm që kam në kokë është se do të vdes dhe manastirin do ta shoh për herë të fundit. Madje edhe varrin ku dua të varrosem e kam caktuar. Dua të dij se kur do të vdes vetëm për tu përgatitur që të kaloj ditët që më ngelin në pendim dhe në lutje dhe të jap dorëheqje nga përgjegjësitë që kam. Lajmi për vdekjen time nuk eshtë diçka që më tremb.
Oshënari e dëgjonte at Andonin pa ndërruar shrehjen e fytyrës dhe e mbante përdore.
Kur mbaroi i tha me dashuri:
- Gjërat nuk janë ashtu siç i mendon ti. Ekonomia e Perëndisë do të të besojë një manastir të madh.
- Batushka, kjo gjë nuk i qetëson aspak mendimet e mia. Më thoni ju lutem se mendimet që kam rreth vdekjes nuk janë një njoftim nga Perëndia. Unë do të pranoj me mirënjohje dhe paqe në zemër atë që do të më thoni. Lutuni për mua se dua ta pres vdekjen me përgatitjen që duhet.
- Mendimet që ke nuk janë të bazuara, - u përgjigj stareci me një mirësi ungjillore. - Po ta them përsëri se Ekonomia e Perëndisë do të besoj një lavër të madhe.
- Si është e mundur që Visogorski të bëhet lavër? Mos e dhëntë Perëndia që të zvogëlohet akoma më shumë.
- Të mos ngurosh t'i presësh sa më mirë murgjit e Sarovit apo vëllezër të tjerë që duan të qëndrojnë aty.
- Batushka, cili murg nga Sarovi do të dojë të vijë në Visogorski, por në qoftë se ju do të dërgoni ndonjë njeri ai do të pritet me gadishmëri të madhe nga ne.
- Kur të vijë koha e përshtatshme mos i braktis jetimet e
mia.
At Andoni nuk u përmbajt më. U shkrëh me vaj dhe përqafoi starecin duke shprehur të gjithë dashurmë e tij për të sepse mendonte se batushka po i fliste për fundin e jetës së tij.
- Kujto gjithmonë prindërit e mi Isidor dhe Agathi - i tha strareci dhe vazhdoi më pas. - Për çdo gjë që ke ti dorëzohesh vullnetit të Perëndisë, të kultivosh lutjen, të jesh i përpiktë në detyrat e tua, të jesh i dhembshur dhe i afërt me vëllezërit. Për vëllezërit duhet të jesh nënë dhe baba. Të jesh i përulur se përulësia dhe të paturit kujdes në jetën shpirtërore përbëjnë bukurinë e saj.
E përqafoi igumenin, e bekoi më kryqin që kishte në qafë dhe i tha:
- Tani shko me bekimin e Perendisë. Ka ardhur koha dhe po të presin.
Igumeni doli nga qelia pa mundur ti shpjegojë fjalët e starecit. Gjithë gjërat që dëgjoi i fshehu si thesar brenda zemrës. Mendimi i vdekjes nuk i ishte fshirë nga koka por i ishte mbështjellë nga mendime ngushëlluese.
Sapo doli një i dërguar i igumenit Nifon i tha se ai po e priste në zyrën e tij.
Fjalët e starecit "po të presin’’ u vërtetuan menjëherë. Shkoi të takojë igumenin Nifon i cili ishte sëmurë dhe më pas u drejtua për nga shtëpia e miqve.
Rrugën për në manastirin e tij e bëri duke patur në kokë mendime të ngatërruara. Gjatë rrugës asgjë s'mund ta pengonte të kridhej në meditim dhe prandaj nisi të risjellë ndër mend gjithë gjërat që e shqetësonin. Papritur murgu që e shoqëronte nisi të qajë dhe ishte e pamundur ta përmbaje.
- Përse po qan? - e pyeti at Andoni
- Sepse kur takova at Serafimin ai më tha se ndarja juaj me igumenin është mjaft afër.
Stareci e dinte më parë me shumë saktësi ndryshimin në jetën e igumenit.
Kaloi janari, shkurti dhe gjatë kreshmës së madhe leximi i psaltirit bëhej pa ndërprerje. Murgjërit ndërroheshin çdo dy orë. Në datën dy të muajit, në të hënën e javës së dytë të kreshmës radha për të lexuar i erdhi edhe igumenit Andon. Pasi lexoi u ul në vendin e tij. Atëherë u afruan disa të dërguar dhe i dhanë një letër që e dërgonte mitropoliti i Moskës Filareti. Mitropoliti e ftonte të vinte të merrtë drejtimin e lavrës së Shën Trinisë të Shën Gjergjit për shkak se arkimandriti Athanas kishte fjetur. Brenda në letër ishte edhe një zarf i mbyllur ku kërkohej nga mitropoliti i Nizhgorodit Athanas dorëheqja e menjëherëshme e at Andonit, igumenit të Visogorskit. At Andoni kuptoi vetëm në atë çast fjalët që i kishte thënë stareci.
Në 10 mars 1831 priftimurg Andoni u paraqit tek mitropoliti Filaret. Në datën 19 arriti në manastirin e lavrës së Shën Gjergjit ku në moshën 39 vjeçare mori përsipër drejtimin e manastirit. Në këtë shërbesë qendroi për më shumë se 46 vjet.
Protopresviteri Vasil Dimitriev i dërgoi këtë letër igumenit Joasaf të manastirit Pavël - Obnorski.
"Në letrën tuaj që më dërguat më kërkuat t'ju informoj se çfarë profecie ka thenë at Serafimi babait tim kur shkoi në Sarov. Nga im at kam dëgjuar vetëm dy gjëra.
E para ka të bëjë me fshatin Pesho - Konobev për dy kishat e drunjta në të cilat meshonte im at. - Kishat tuaja do të bien
- i tha stareci katër vjet më parë.
- Shenjtëria juaj, po kishat tona janë të ndërtuara mirë dhe kanë themele guri?
- Jo> do të bien - tha përsëri stareci.
- Mos ndoshta keni parasysh kishën e trupit tim?
- Jo; po flas për kishat materiale - u përgjigj ai. - Por ti do të ndërtosh kishë me gur.
- Nuk jamë në gjendje të bëjë diçka të tillë.
- E Tërëshenjta e Kazanit dhe çifligari i krahinës do të të ndihmojnë. Kryepriftërirvjtë kur të ndertosh kishën do të të propozojnë protopresviter të qytetit. Por ti mos e prano një gjë të tillë. Mos e shkëmbe lavdinë e përjetëshme me atë të përkohëshmen.
Në vitin 1828 pas katër vjetësh ra një zjarr i madh i cili dogji të gjithë fshatiri dhe që të dyja kishat. Atëherë babai im i vari të gjitha shpresat tek Hyjlindësja e Tërëshenjtë. La famljen, dy vajzat, dy djemtë, gruan dhe shkoi në Tambov sepse donte ti kërkonte episkopit Eugen lejen për ndërtimin e një kishe prej guri. Këshilli kishtar i dha librin zyrtar të ndihmave të cilin e kishte revizuar vetë.
Për shtatë vjet udhëtoi në vende të ndryshme për të mbledhur ndihma në të holla. Madje shkoi deri në Moskë. Me ndihmën e Hyjlindëses një vit pas rënies së zjarrit u hodhën themelet prej guri për ndërtimin e kishës. Një kontribut të madh dha çifligari i krahinës i cili dha për ndërtimin e kishës një të tretën e të ardhurave të tij. Në vitin 1885 kisha e fshatit ishte gati. Ajo u shenjtërua nga episkopi duke marrë emrin e Ngjalljes së Zotit.
Pastaj u krye shenjtërimi i dy parakliseve të vegjël të kishës një i Shën Trinisë dhe tjetri i së Tërëshenjtës së Kazanit Babai kaloi shumë vështirësi gjatë ndërtirnit të kishës por e Tërëshenjta e Kazanit e ndihmonte të dilte nga gjendja e vështirë.
Në kohën kur kisha ishte duke u ndërtuar babait i propozuan të bëhej protopresviter në një qytet por ai dëgjoi këshillën e starecit dhe nuk pranoi të largohej nga fshati.
Profecia e dytë e starecit kishte të bëntë me familjen tonë. Babai dëshironte që njëri nga ne, tre djemtë e tij ta pasonte atë në detyrën e tij priftërore. Vëllai i madh ishte bërë murg në një manastir. Babai për të ditur se çdo të bëhej pyeti jerondin:
- Cilit prej dy të tjerëve u jepni bekimin tuaj?
- Po ti cilin dëshiron?
- Të mesmin, Nikollën.
- Jo, vendin tënd do ta zerë i vogli.
Kështu ndodhi me të vërtetë. Vendin e babait e zura unë mekatari. Kryej Misteret e Shenjta prej njëzet e shtatë vjetësh dhe gjashtëmbëdhjetë vjet jetova së bashku me babain tim në një shtëpi.
Në njërën kishë të fshatit meshoja unë dhe në tjetrën ai. Të dyja zonat ndaheshin nga lumi Tsuno. Kur babai e ndjeu se po e linin forcat, ma la mua vendin e tij dhe pas pak fjeti paqësisht në Zotin.
Më shumë informacion mund t'i kërkojmë te na tregoje vellait të madh ose një kushëririt tonë. Ata kishin vizituar Sarovin dy herë dhe kishin pasur bekimin ta takonin dhe ta njihnin personalisht starecin.
Vëllai im arkimandriti Nikon tani është igumen i manastirit Balaklavski Georgievski në Sevastopul të Tavridës, kurse kushëriri im i parë imzot Filareti është kryepiskop i Çernikovit dhe Nezhinskit. Baballarët tanë ishin vëllezër dhe | shërbenin në të njejtën kishë.
Edhe vëllait edhe kushëririt stareci u kishte thënë se do tebëheshin murgjër. Vëllait i tha se do të shkonte aty ku ishte varrosur gjyshi ynë, i cili ishte shërbyer si prift në fshatin Konobev. Më vonë vendin ia dorëzoi babait tim kurse ai vetë u tërhoq në një manastir njëzet vjersta larg Çerneevit. Nuk kam më shumë të dhëna dhe e mbyll letrën duke kërkuar bekimet tuaja.
Protopresviter Vasil Dimitriev i fshatit Pesno Konobev i prefekturës së Satskit të krahinës së Tambovit.
16 maj 1865
Arkimandriti Nikon, vëllai i protopresviterit Vasil i dërgoi igumenit Joasaf të manastirit Pavlo - Obnorski letrën e mëposhtme:
"Në 12 dhjetor mora letrën tuaj dhe kjo që po iu dërgoj është përgjigjja ime.
Para se të mbaroja seminarin teologjik qëndrova për tre javë në manastirin e Sarovit dhe për këtë gjë kisha marrë bekimin e starecit. Në këtë kohë te qëndrirnit tim fola dhe me starecin një herë.
- Përse dëshiron të bëhesh murg? - më tha. - Ke neveri për martesën?
- Jo - iu përgjigja. - Për Misterin e Martesës nuk kam ushqyer asnjë mendim të keq. Dua të bëhem murg për ti shërbyer sa më mirë Perëndisë.
- Rruga që ke zgjedhur është e bekuar! - më tha pasi veshi petrahilin. - Por kij kujdes të ruash në zemër fjalët që do të të them dhe jo në letër.
1. Ta fshish çdo ditë qelinë tënde me një fshesë të mirë.
2. Ta ndezësh çdo mëngjes dhe darkë samovarin dhe të ngrohësh ujë sepse uji i nxehtë pastron trupin dhe shpirtin.
3. Të ushtrohesh në lutjen e zemrës dhe atë mendore siç na mësojnë etërit në Filokali sepse lutja e Jisuit eshtë pishtar në rrugën tonë që të çon në qiell.
4. Në lutje të ushtrohesh duke marrë frymë me hundë dhe ti kesh buzët e mbyllura, sepse kjo metodë është një vare kundër trupit dhe të kënaqësive trupore.
5. Në lutjen e Jisuit të shtosh "Hyjlindëse shpëtomë".
6. Vetëm lutja e jashtme është e pamjaftueshme. Perëndia përkujdeset të dëgjojë mendjen. Prandaj murgjërit që nuk bashkojnë lutjen e jashtme me atë të brendëshme janë copa qymyri.
7. T'ju shmangesh femrave si zjarrit të ferrit sepse shpesh i katandisin luftëtarët e Mbretit si shërbëtorë të djallit.
8. Ta kesh gjithnjë para syve se veshja e vërtetë e murgut është të ngrejë pa murmuritur çdo shpifje apo fyerje që i bëhet sepse pa hidhërime nuk ka shpëtim.
9. Të gjitha gjërat ti bësh pak nga pak, ngadalë dhe jo përnjëherë. Virtyti nuk është dardhë që ta hash të gjithën menjëherë.
Këto mësime të ndritura të cilat mi dha stareci i ruaj si diçka shumë të vyer dhe i quaj të barabarta me fjalët e thëna nga etërit athonitë apo sinaitë.
Letra juaj më bën të zbuloj diçka që nuk e kam thënë kurrë ndonjëherë. Personi i starecit mbeti gjithmonë si një vulë në zemrën time e cila nuk mund të shlyhet kurrë.
Në një bisedë tjetër stareci më tha:
- Babain tuaj e njoh. Fshati së bashku me kishat tuaja do të digjen nga zjarri por do të ndërtohet nga e para një kishë e re me dy kahe, kahu i djathtë i së cilës do të jetë për të varfërit. Pas zjarrit të dytë ai do të banojë në njërën nga ato.
Në vitin 1828 fshati u dogj e bashkë me të edhe të dyja kishat kurse në vitin 1840 ra zjarr për herë të dytë. Shtëpia e babait tim u dogj dhe ai u detyrua të banojë në kishë.
Shenjtori një herë më pyeti:
■ - Ke kushërirvj?
- Po, kam.
- Studion në akademi. Për gjithë jetën do të jetë kripë
Kjo profeci i referohej kryepiskopit Filaret të Ernikovit.
Pastaj vazhdoi:
; - Me vete ke marrë edhe mbesën tënde të sëmurë. Ma sill këtu.
Ditën tjetër mbesën pesëmbëdhjetëvjeçare e shpura tek stareci. Ai mori pak vaj nga një ervë dhe e ieu në ballë, në sy dhe në duar duke thënë:
- Lyhet shërbëtorja e Perëndisë murgeshë.
E me të vërtetë ajo u bë murgeshë në një manastir të Tambovit.
Pastaj u kthye nga unë dhe më tha:
- Shko dhe të vish përsëri për nëntë ditë. Ato ditë për mua qenë shumë të hidhura sepse sulmohesha nga mendimet aq të ndyra blasfemuese saqë nuk guxoja të hyja në kishë.
Doja të ikja nga manastiri por më mbajti priftmurgu Ilarion duke më thënë: - Stareci e di se çfarë thotë.
Pasi kaluan nëntë ditë me shumë vështirësi shkova tek stareci. U habita kur pashë portën të hapej atëherë kur unë nuk e kisha thënë akoma lutjen dhe kur stareci ra në gjunjë përpara meje dhe më tha:
- Falmë për provën që kalove. Kjo gjë u bë që të mësosh se çfarë pikëllime do të kesh kur të bëhesh murg. Por ti nuk do të frikësohesh.
Pastaj veshi petrahilin, u rrëfeva dhe më tha të kungohesha me Misteret e kulluara. Pas Kungimit Hyjnor çdo gjë e errët në shpirtin tim u zhduk menjëherë.
Stareci në vizitën e fundit që i bëra më tha duke patur dashamirësinë të më njoftojë:
- Do të ndjehesh shumë i lidhur me enorinë tënde kur të bëhesh murg por pastaj do të shkosh në një krahinë të largët. Mos u mërzit por psal i gëzuar: "E Zotit është toka dhe ato që janë në të".
Ju përshëndes me respekt duke kërkuar lutjet tuaja të shenjta.
Igumeni i manastirit Balaklavski Georgievski + NIKON
17 Dhjetor 1865
Gjenerali Andon Efimviç vizitoi bashkë me gruan e tij starecin për të marrë bekimin dhe për të marrë këshillat e tij. Ishte e premte. Pasi shkëmbyem puthjen e dashurisë stareci filloi t'ju flasë me mirësi.
- Mendoni të rrini për shumë kohë në manastir? Megjithatë ju këshilloj të mos largoheni para Meshës Hyjnore të së djelës sepse kemi panair dhe dhoksologji.
Gjenerali pyeti igumenin Nifon dhe murgun që shërbente
në shtëpinë e miqve se për ç'arësye do të kishin panair.
- Nuk parashikohet të bëhet asnjë panair - u përgjigj igumeni.
Në atë kohë iu afrua at Nifonit postieri i manastirit. Ai i kishte sjellë igumenit Nifon një pako që e kishte sjellë në Sarov me postë. Brenda shumë dokumentave ishte edhe lajmërimi i bërë nga Sinodi i Shenjtë për lindjen e princit të madh. Në bazë të komunikatës në Liturgjinë e së dielës duhet të psaleshin lavdërime dhe dhoksologji siç bëhen në panaire duke i rënë këmbanave në mënyrë të gëzueshme për gjithë ditën.
Igumeni po aq sa edhe gjenerali u mrekulluan nga hiri profetik i starecit.
Në kohën kur ishte igumen Nifoni pylli i Sarovit sillte ; shume të ardhura, At Serafimi profetizoi se shumë pemë do të shkatërroheshin nga një furtunë.
Aleksei Jurgeviçi Vorotilovit një herë stareci i tha se do të ngrihen të luftojnë kundër Rusisë tre fuqi të mëdha dhe do ta dobësojnë shumë. Por Zoti për shkak të besimit orthodhoks që ka populli do ta mëshirojë dhe do ta shpëtojë. Vorotilovi nuk kuptdi asgjë nga ato që i tha stareci por kur shpërtheu lufta e Krimesë fjalët e Shën Serafimit u vërtetuan të gjitha.
Një herë duke biseduar me Motovilovin rreth së ardhmes së Rusisë i tha:
- Duhët të lutemL. Diçka kanosëse, si nje rrebesh i madh, i shkaktuar nga re të zeza, që nxijnë horizontin e Rusisë orthodhokse, po shikoj në qiell. Por s'është hera e parë që po ndodh një gjë e tillë. Jeta shpirtërore e popullit tonë nuk është
e mundur të kalojë pa furtuna. Shpirti i Shenjtë do të drejtojë në mes të detit të tërbuar anijen e Rusisë drejt qëllimit që ka siç i është përcaktuar nga vullneti i përjetëshmëm i Perëndisë. Dallgët do të qetësohen dhe anija do të ndjekë kursin e saj rregullisht.
Motovilovi një herë shumë i pikëlluar nga shthurja morale dhe apostazia e popullit e pyeti starecin:- Në qoftë se e keqja që po përhapet kudo do të rritet çfarë do të ndodhë më tej?
- Një herë profeti Ilia iu ankua Zotit: "I gjithë Izraeli po nderon Baalin? Vetëm unë besoj tek Ty, por jeta ime është në rrezik". Por Zoti çfarë i tha: "Jo! Ka akoma edhe shtatë mijë burra që nuk ju falen idhujve". Në qoftë se Izraeli, që ishte shthurur komplet, kishte shtatë mijë burra besimtarë, ç'duhet të themi për Rusinë? Në atë kohë gjithë izraelitët nuk ishin më shumë se tre milionë. Por në Rusi sa jemi sot?
- Rreth gjashtëdhjetë milionë, batushka.
- Pra jemi njëzet herë më shumë se ata. Llogarit sesa nga ne i janë besnik Perëndisë akoma. Nuk duhet të dëshpërohemi sepse e dime se ata ”... që ai përcaktoi edhe i thirri e i shfaqësojë, ata edhe i përlëvdoi"22.
Perëndia është me ne. Ai i mbron të gjithë të krishterët që i besojnë dhe i quan të tijtë ata që e dua me gjithë zemër dhe që i shërbejnë ditë e natë. I ruan si beben e syrit ata që i ruajnë me saktësi kanonet, dogmat dhe traditën, që jetojnë në përputhje me porositë e Zotit, që e pohojnë me fjalë dhe me vepra besimin e tyre.
Për të siguruar një person për faktin se në Rusi ka shumë besimtarë, atij stareci i zbuloi këtë vizion:
"Njëherë, kur rashë në ekstazë, pashë të gjithë tokën Ruse e cila ishte e mbështjellë me re të bardha tymi. Ai tym simbolizonte lutjet e besimtarëve që i drejtohen dhe arrijnë pranë fronit të Perëndisë".
Në qelinë e shenjtorit pas fjetjes së tij u gjet një dorëshkrim ku stareci shkruante se: "Pas disa vjetësh nga nxjerrja e lipsaneve të mi që do të kryhet në Sarov në verë dhe ku do të marrë pjesë Cari i fundit së bashku me familjen, për Rusinë do të nisë një periudhë fatkeqësish gjate së cilës do të derdhen lumenj gjaku. Miliona rusë do të shpëmdahen në të gjithë botën. Këto fatkeqësi Perëndia do ti lejojë për të dlirësuar popullin rus dhe për ta shkëputur nga plogështia që ka rënë.
Në fund Rusia e ringjallur dhe e pastër do të jetë përsëri një vend i madh. Të gjitha këto do të nisin të bëhen njëqind vjet pas vdekjes sime. Ju bëj thirrje gjithë rusëve të përgatiten të presin këto ngjarje me lutje dhe pendim".
Karakteristikat e jetës së tij
Stareci pas jetës së tij të mbyllur në qeli hante vetëm një herë në darke. Në dimër dhe në verë mbante një xhup të trashë të zi. Në verë sipër vishte një raso pambuku të bardhë kurse në dimer një gunë. Për tu mbrojtur nga shiu dhe të nxehtit kishte një raso të shkurtër lëkure dhe si rrip përdorte një gazetë gjithnjë te pastër. Në gjoks kishte kryqin e bakërt. Në verë shkonte për të bërë punë me opinga kurse në dimër vishte çizme prej leshi. Në kishë shkonte me këpucë për të qenë sa më i hijshëm dhe në kokë kishte gjithnjë skufin. Në raste kur e kërkonte tipikoja hidhte në krye edhe kukulin. Kur shkonte të kungohej mbante petrahilin dhe dorezat fë cilat nuk i hiqte edhe kur priste vizitorët në qeli. s#
Një vizitor i pasur duke parë varfërinë e tij e pyeti:
- Përse mban rrecka të tilla?
- Princi Joasaf - u përgjigj ai - rason që i dha eremiti
Varlaam e quante gjë më të çmuar se veshja e purpurt mbre- tërore.
At Serafimi luftonte shumë kundër gjumit. Vitet e fundit i kalonte netët duke u prehur ose në korridor ose në qeli. Flinte ulur me kurrizin e mbështetur në mur dhe me këmbët e tendosura. Nganjëherë shtrihej dhe e vinte kokën në ndonjë gur ose në kërcu. Kur po i afrohej fundit të jetës, gjunjëzohej, mbështeste gjunjët në tokë dhe vendoste kokën në pëllëmbë.
Vetëmohimi i tij murgjëror, dashuria dhe bindja ndaj Zotit dhe Hyjlindëses ishin karakteristike.
Një vizitor, Ivan Karataevi në vitin 1831 shkoi për ti marrë bekimin. Meqë do të shkonte në Kursk e pyeti:
- Ndoshta do të donit t'ju thonit ndonjë porosi vëllezërve tuaj në Kursk?
Atëherë shenjtori i tregoi ikonën e Zotit e të Hyjlindëses dhe i tha: - Ja, familjarët e mi. Për të afërmit e mi sipas mishit kam vdekur.
Disa tregtarë nga Kursku njëherë shkuan për ta vizituar. Ata ktheheshin nga një panair tregtar. Shenjtori i bekoi dhe i pyeti sesi po u ecnin punët. Atëherë ata nisën të bisedonin për tregëtinë.
- Keni ndonjë gjë për t'i thënë vëllait tuaj?
- Ti thoni se i lutem ditë e natë Zotit dhe Nënës së tij të Tërëshenjtë.
Tregtarët u larguan të ngushëlluar. Atëherë stareci ngriti duart dhe tha me gëzim:
- Asgjë nuk është më e mirë sa jeta murgjërore.
Kohën e lirë që i ngelej nga bisedat dhe takimet me njerëzit ia kushtonte lutjes. Betejën për shpëtimin e tij e bënte me përpikmëri dhe zell. Njëkohësisht lutej shumë për të gjithë të krishterët orthodhoksë të gjallë e të vdekur.
Gjatë leximit të psaltirit në çdo psalm lutej me gjithë zemër në fillim për të gjallët: "Zot shpëto dhe mëshiro të krishtërët orthodhoks që jetojnë në çdo vend të sundimit tënd. Dhuroju paqen e shpirtit dhe shëndetin e trupit. Falju çdo faj të bërë me dashje e padashje. Me lutjet e tyre të shenjta mëshiromë edhe mua mëkatarin”.
Pastaj lutej për të fjeturit: "Zot, prehi shpirtet e shërbëtorëve të tu të fjetur, etërve tanë dhe vëllezërve. Dhuroju atyre Mbretërinë tënde dhe shijimin e jetës tënde të lumtur dhe të pafund dhe faliu çdo mëkat të bëre me dashje e padashje".
Në kohën kur lutej ndizte një qiri para ikonave të qelisë. Për rendësinë e kësaj gjëje kishte folur me Nikola Motovilovin, i cili tregon:
"Në qeline e tij pashë shumë kandile dhe qirinj të cilat ia dhuronin besimtarët ose i jepnin para për t'i blerë. Ai nuk pranonte gjithmonë t'i merrte. Nga shkrirja e tyre ishin krijuar stalamite dylli.
Pyesja veten se përse at Serafimi ndizte aq shumë qirinj dhe kandile aq sa krijohej një vapë e padurueshme.
| Ai mi lexoi mendimet dhe më tha:
; - Doni të pyesni përse ndez kaq qirinj dhe kandile para ikonave? Arsyeja është se shumë besimtarë që më duan e më japin lëmoshë per jetimet e mia më sjellin vaj, qirinj dhe më kërkojnë të lutem.
Kur bëj kanonin i kujtoj të gjithë bashkë. Por emrat e tyre janë aq shumë sa që nuk nuk arrij të mbaroj kanonin tim. I ndez qirinjtë si një flijim për Perëndinë.
Çdo qiri i korespondon një besimtari ose një i madh shumë vetëve. Në qoftë se qiriu bie kjo do të thotë se personi ka rënë në mëkat për vdekje. Atëherë unë përkul gjimjët piër hir të atij vëllai përpara Mirësisë së Perëndisë. Për disa djeg vetëm një kandil. Çdo herë që dua t'i kujtoj them: "Kujto o Zot gjithë
këta njerëz për të cilët unë i përuluri djeg përpara Teje qirinj dhe kandile".
Kjo gjë nuk është një shpikje e imja apo diçka që s'ka bazë. Ky veprim ligjërohet nga Shkritni i Shenjtë.
Në Shkrimin e Shenjtë lexojmë që Perëndia i tha Moisiut: "Urdhëro bijtë e Izraelit të sjellin vaj të pastër ullinjsh të shtypur për dritën e shandanit, për ti mbajtur llampat vazhdimisht të ndezura. Në çadrën e mbledhjes, jashtë velit që është përpara dëshmisë, Aroni do të kujdeset për vazhdimësinë nga mbrëmja deri në mëngjës përpara Zotit. Eshtë një ligj i përjetëshëm per të gjithë brezat e tua"23.
Ja pra përse kisha jonë e shenjtë ka zakonin të ketë shandanë dhe qirinj që digjen në kishë dhe në shtëpitë e besimtarëve përpara ikonave të Zotit, të Hyjlindëses, të ëngjëjve të shenjtë dhe të shenjtorëve.
At Serafimi lutej njëlloj si për të vdekurit ashtu edhe për të gjallët, ashtu siç na mëson kisha orthodhokse. Në 28 maj të 1832-shit një person që e vizitoi shkroi më pas gjithë bisedën e tij me starecin. Midis të tjerash stareci lavdëroi mënyrën e jetesës së murgeshave të Divejevos dhe përmendi mundimet e tyre të shumta.
Pastaj ai u lut për shpirtin e murgeshës Elena që kishte fjetur kohët e fundit (bëhet fjalë për Elena Mandurov, igumenen e manastirit të Divejevos). Atë ditë kur ata po bisedonin ishin të dyzetat e saj.
Shenjtori një herë tjetër tregon këtë ngjarje:
- Fjetën dy murgësha të cilat ishin caktuar të dyja igumene. Zoti më njoftoi se kur ato kaluan nga dogana qiellore patën shumë vështirësi. Për tre netë dhe ditë iu luta Hyjlindëses për
shpëtimin e tyre. Mirësia e Zotit, falë lutjeve të Hyjlindëses i mëshiroi. Ato kaluan doganat qiellore dhe morën ndjesën e mëkateve.
Igumeni Joasafat i Tikonovit tregon për plagosjen e starecit nga fryma e ligë.
"Një fshatar, i cili kishte pronat pas atyre të manastirit, e mërziti shumë at Serafimin sepse përpiqej me çdo mënyrë të dëmtonte manastirin e Divejevos. U be aq i bezdisshëm saqë i kërkova batjushkës të përdorte mjete të ndryshme për ta larguar nga manastiri. Stareci më tha të shkoja në mbrëmje në qelinë e tij. Kur u takuam nisi të më thotë:
- Ky njeri edhe unë e them që ngjan me bishë. Por le ta lëmë në duart e Zotit dhe të Hyjlindëses. Ajo le ta rregullojë. Në qoftë se do ta largosh tani dije se do t'i bëjë të keqe më të
; madhe manastirit dhe ty.
| Ndërsa stareci po fliste fytyra i mori një pamje të ; tmerrëshme. Dukej sikur e sulmonte dikush dhe ai donte të mbrohej ngaçdo anë.
; - Kur të luftosh me armiqtë duhet të qëndrosh në këtë ; pozicion.
Pastaj u kthye në pamjen e tij te përulur dhe më zbuloi ngjarjet e mëposhtme:
- Mësova njëherë se një shpirt ishte kapur në kthetrat e satanait (stareci nuk ma zbuloi se si kishte mëkatuar). Ju luta Zotit dhe Hyjlindëses për të dhe e pashë të fluturojë me mëshirën e Perëndisë nga kthetrat e djallit si një pëllumb i bardhë. Por shpirti i ndyrë s'mund të duronte dot këtë shpartallim të tijin dhe derdhi kundër meje gjithë ligësinë e tij-
Duke thëne këtë stareci ma mori dorën dhe e vuri tek shenja e plagës që kishte marrë nga djalli. Pashë:rtjë shenjë plage të mbyllur në mes të ijeve. kishte madhësinë e një veze, ishte si copë mishi që varet. Këtë shenjë e pati deri në fund të
jetës. Dhimbja e plagës ngjante me dhimbjen e gishtit të djegur nga zjarri.
- Në qoftë se nuk do të më kishin shëruar Zoti dhe Hyjli- ndësja Mari - plotësoi stareci - asnjë doktor s'do të më kishte shpëtuar".
Princesha E. S. tregon këtë ngjarje:
"Nipi im kishte ardhur i sëmurë nga Petersburgu. Vuante aq shumë saqë nuk mund të ecte. Pa u vonuar e çova tek at Serafimi duke e mbajtur në barrelë.
Stareci qëndronte tek dera e qelisë sikur po na priste. Kur hymë brenda i tha:
- Do të lutemi të dy gëzimi im, unë dhe ti. Por kij kujdes. Do të rrish shtrirë siç je dhe nuk do të kthehesh nga ana tjetër.
Nipit, që iu sos durimi dhe që e lanë fuqitë, teksa rrinte në atë pozicion donte, i shtyrë nga kurioziteti, të shikonte se çfarë po bënte stareci. Kur u kthye pa at Serafimin duke qëndruar në ajër teksa lutej. Pamja e jashtëzakontë e shtyu instinktivisht të thërrasë me zë të lartë.
Stareci kur e mbaroi lutjen iu afrua djalit të sëmurë dhe i tha:
- Tani pra do të shkosh t'iu thuash të gjithve se Serafimi është një shenjtor që lutet në ajër. Të mëshiroftë Zoti. Kij kujdes! Deri sa të mbyll sytë nuk duhet t'ia tregosh askujt ato që pe se në të kundërtën do të sëmurësh përsëri.
I riu u çua nga krevati dhe duke u mbështetur tek të tjerët doli duke ecur nga qelia. Në shtëpinë e miqve e rrethuan shumë njerëz dhe filluan ta pyesnin.
- Çfarë të bëri at Serafimi?
Por ai nuk u tregonte asgjë dhe kur shkoi në Petersburg ishte plotësisht i shëndoshë.
Pas pak kohe shkoi përsëri të më takojë. Vetëm kur i thashë se stareci kishte fjetur ai na tregoi të gjitha ato që kishte parë me sytë e tij.
Ishte hera e vetme që e panë në një pozicion të tillë sytë e njerëzve. Por kjo nga ana tjetër s'do të thotë se ishte hera e vetme që ai gjatë lutjes qëndronte në ajër.
Marrdhëniet e tij me personalitete shpirtërore
E gjithë Rusia, pa e tepruar, e njihte dhe e respektonte at Serafimin. Fama e asketit të madh kishte arritur kudo. Asketë të kohës së tij, të njohur, me respekt të thellë për vlerat shpirtërore të starecit e prezantonin me shumë nderim tek persona të tjerë. Tek ai të gjithë drejtonin sytë si tek një qytet i cili ndodhet në majën e një mali. Priftërinjë dhe kryepriftërinjë të kishës orthodhokse, njerëz shume shpirtërore dhe të virtytshëm ushqenin shumë respekt për asketin e Sarovit. Mjaft episkopë i dërgonin letra në të cilat i kërkonin këshilla të ndryshme. Por fatkeqësisht nga këto letra nuk ka mbetur asnjë pas vdekjes së tij.
Kryepiskopi i Voronezhit Andon i dërgonte shumë dhurata e në veçanti ikona. Kur i merrte stareci tregonte fytyrat e shenjtorëvë dhe thonte:
- Ja kush na tregojnë rrugën tonë drejt Perëndisë.
Pyetjeve të kryepriftërinjve u përgjigjej në mënyrë gojore dhe për kryepiskopin Andon ushqente një respekt të veçantë.
Kur përmendej ai e quante - "prift të madh të Perëndisë".
Njëherë kur ende nuk ishte zbuluar asgjë rreth Shën Mitrofanit, Shën Serafimi në një letër e përgëzonte mitropolitin Andon për gjetjen e lipsaneve të shenjta (lipsahet u gjetën më vonë në vitin 1832 kur dhe u shpall shenjtor). Kryepiskopi riuk ua kishte treguar shumë vetave tekstin e letrës dhe disa thonë se ajo ruhet deri sot në arkivin e tij. At Serafimi njihte shumë priftërinj të martuar që shkëlqenin nga shprestaria dhe shenjtëria. I nderonte ata aq shumë saqë vizitorët e tij i dërgonte tek ata për t'i mësuar dhe për t'u dhënë këshilla. Midis tyre ishte edhe at Aleks Gnevasev, prift i fshatit Basurmain të krahinës Sibirsk të Kurmiskut i cili fjeti më 21 prill 1848. At Serafimi e quante asket të madh dhe thoshte shpesh:
- Ky njeri kur lutet për shpirtet e të krishterëve ngjan me një llamballë të ndezur e cila digjet para fronit të Perëndisë. Ja një luftëtar i cili edhe pse nuk ka dhënë premtime murgjërore qëndron me lart se shumë asketë. Ai shkëlqen si një yll i ndritshëm në qiellin shpirtëror.
At Jorgo i cili jetonte i mbyllur në qelinë e manastirit të Hyjlindëses të Zadonskut i tregoi rrishtarit P. A. këto të dhëna:
"Portreti, që shikon të varur në mur, i përket atit të lumur Serafim. Jeta e tij e pëlqyer nga Perëndia është shumë e njohur.
Dikur për mjaft kohë vuajta shumë nga mendimi se duhet të shkoja në një manastir më të veçuar, sepse aty ku isha unë letrat dhe vizitorët më bezdisnin shumë.
Shpesh herë shkruan për gjëra të cilave duhet tu përgjigjesha patjetër.
Për dy vjet luftova me këtë mendim pa bërë gjë dhe pa marrë ndonjë vendim lidhur me këtë çështje. Sillja ndërmend të gjithë vendet e mundëshme ku mimd të shkoja.
Një ditë murgu që shërbente tek dera e manastirit erdhi ne qelinë time.
- Ka ardhur - më lajmëroi - një i dërguar i at Serafimit i cili u dërgon metaninë dhe bekimin e tij dhe që është i ngarkuar t'iu thotë dy fjalë vetëm juve.
- Thuajini të kalojë - iu përgjigja unë.
Kur ai hyri brenda më tha:
- At Serafimi më dërgoi t'iu them se është turp të lini vendin tuaj pas gjithë këtyre viteve që qëndruat i mbyllur dhe të bini pre e mendimeve të frikës. Të mos largoheni asgjëkundi. Hyjlindësja e Tërëshenjtë urdhëron të qëndroni këtu.
Pelegrini pasi beri një metani u largua kurse unë mbeta sikur të më kishte rënë rrufeja.
Si është e mundur që një njeri, i cili as më njihte, as kishte letërkëmbim me mua të njihte mendimet e mia të fshehta.
Menjëherë e mblodha mendjen dhe i thashë murgut qe më shërbente të më thërriste pelegrinin por ai ishte larguar dhe nuk gjëndej gjëkundi as në manastir, as në rrethina.
Që atëherë shpirti im u qetësua dhe nuk mendova më të largohem.
Nga marrdhëniet shpirtërore që kishte stareci me asketët e tjerë bashkëkohorë të tij dhe nga veprimet të cilat synonin të njëjtin qëllim të denja për tu treguar janë dhënë për të cilat na flet Maria Ikonikov nga Tomski e cila kishte shkuar shumë shpesh ne vende pelegrinazhi.
Njëherë vizitoi qytetin Acink për të takuar starecin Daniel dhe i kërkoi bekimin për pelegrinazhet e tjera që kishte ndërmend të bënte. Stareci nuk e la të hynte as në qeli por i foli nga jashtë asaj. Ai i hodhi një vështrim me inat dhe i tha më zë të ashpër:
- Përse erdhe tek une, pelegrine e marrë? Përse vjen verdallë dhe i mashtron njerëzit? Paratë që të japin për të ndezur qirinj ti i harxhon për të mbushur tekat e tua. Ne filan vend shkove dhe bleve kaq kile verë. Gjithashtu rrugën e bëre me paratë që ti dhanë për Perëndinë. Tani duhet të vish në vete. Shko në Tomsk dhe jeto me punën e duarve të tua. Bëj çorape dhe kur të plakesh kërko lëmoshë që të mbahesh gjallë. Dëgjomë dhe mjaft erdhe vërdallë nëpër Rusi.
Stareci i tha këto gjëra duke e frikësuar pelegrinen me bastunin e tij dhe pastaj hyri në qeli. Gruaja, pasi i bëri nje metani pa i thënë asnjë fjalë, u kthye në Tomsk dhe qëndroi në shtëpinë e saj. Vendosi ti ndërpresë pelegrinazhet dhe nisi te merret me punëdoren e saj.
Pasi kaloi një vit, disa të afërm dhe të njohur të Marisë dëshironin të vizitonin lavrën e Kievit dhe meqënëse ajo kishte përvojë në udhëtime e lutën të bëhej drejtuesja e tyre. Ajo në fillim nuk pranoi por pastaj lëshoi pe.
Kur shkuan në Sarov shkuan tek at Serafimi për ti marrë bekimin për rrugën. Oshënari i priti të gjithë të tjerët me mirësi dhe u dha paksimadhe kurse atë e dëboi dhe as i tha ndonjë fjalë.
Kaloi një javë. Pelegrinët u bënë gati për t'u nisur. Atëherë Maria shkoi tek dera e qelisë së starecit dhe thërriti me lot.
- At Serafim, më jep bekimin tënd për udhëtimin sepse shokët e mi kërkojnë të nisen.
Ai doli nga qelia, e pa me ashpërsi dhe i tha:
- Përse i vjen vërdall gjithë Rusisë? Këtë gjë vallë a nuk ta ndaloi at Danieli? Kthehu menjëherë mbrapa në shtëpinë tënde.
- Batushka më jep bekimin të shkoj për herë të fundit.
- Të thashë të kthehesh mbrapa se nuk ke bekim të shkosh.
- Por, batjushka, si do të kthehem mbrapa? Rruga është e gjatë dhe unë nuk kam as para për të paguar karrocën.
- Kthehu. Në Tomsk do të të çojnë me kuaj pa paguar asgjë.
Në fund e bekoi, i dha një paksimadhe dhe i mbylli derën.
Gruaja u nda nga bashkëudhëtarët dhe u kthye mbrapa. Disa të njohur të saj, tregtarë, e takuan në Nizhni - Norgorod dhe e shpunë deri në Tomsk.
Shenjtorët e Perëndisë duke patur shqisa shpirtërore e shohin dhe e kuptojnë njëri - tjetrin edhe kur janë larg dhe i ndajnë hapësira të mëdha.
Një vit e tre muaj para se të ndërronte jetë në 29 mars 1831
oshënari u bë i denjë të vizitohet nga Hyjlindësja.
- Dy ditë para - tregon motra Efpraksi e Divejevos - më porositi të shkoj ta vizitoj.
Kur shkova më tha:
- E Tërëshenjta do të na bëjë vizitë.
Përkula kokën, më mbuloi me rason e tij dhe më lexoi diçka nga një libër. Pastaj më ngriti dhe më tha:
- Mbahu tek unë dhe mos u frikso.
U dëgjua papritmas një gjëmim që i ngjan zhurmës që bën era në pyje. Dera u hap vetvetiu dhe brenda u derdh një dritë më e shndriteshme se ajo e diellit e shoqëruar me një aromë më të këndshme se temjami. Batushka i gjunjëzuar i ngriti duart lart në pozicion lutjeje ndërsa unë dridhesha. Për një çast stareci u ngrit dhe më tha:
- Bija ime mos u frikëso. Nuk bëhet fjaië për diçka demoniake. Mëshira e Perëndisë na dhuron të shohim Hyjlindësen. Pa shiko, zonja jonë e Tërëshenjtë dhe e kulluar, e Përmbishenjta Hyjlindëse po vjeh pranë nesh.
Dy engjëj të cilët po ecnin pranë mbanin në duar dy degë njeri në të djathtë e tjetri në të majtë. Flokët e tyre, si fletë argjëndi të kulluar, u binin mbi supe. Pastaj e pasonin Shën Joan Pagezori dhe Shën Joan Theologu të veshur me kitona të bardha e të shndritëshme.
Hyjlindësja e përmbishenjtë hyri në qeli e shoqëruar nga dymbëdhjetë ivirgjëresha. Kishte veshur një shami siç pikturohet tek ikona "Gëzimi i gjithë të pikëlluarve".
Veshja e saj e shndritëshme ishte shumë e bukur saqë nuk gjej fjalë për ta përshkruar. Kopsitej deri poshtë qafës me një togëz shumë të bukur dhe të rrumbullakët.
Poshtë mandilit kishte një fustan jeshil të lidhur në mes me një rip. Gjithashtu vishte dhe një petrahil dhe doreza të cilat ishin stolisur të gjitha me kryqe. E Tërëshenjta ua kalonte të gjitha virgjëreshave në shtat. Stema të cilën mbante në kokë ishte e stolisur me kryqe dhe ishte shumë e ndritëshme saqë për syrin njerëzor ishte e pamundur ta shihte për një kohë të gjatë. Flokët i binin në supe, të gjatë e të derdhur dhe ishin më të gjatë dhe me të bukur sesa të engjëjve. Virgjëreshat, të cilat e ndiqnin njëra përkrah tjetrës, mbanin një stemë të ngjashme por ndryshonin nga shtati, bukuria, ngjyra e flokëve dhe lloji i veshjes. Të gjitha shquheshin nga një bukuri e rrallë dhe kur hynë brenda disa prej tyre qëndruan rrotull nesh.
Mbretëresha qëndronte në mes të qelisë që shkëlqente me një dritë më të ndritëshme dhe më të shkëlqyer se ajo e diellit. Zonja m'u afrua, më preku lehtaz me dorë dhe më tha me dashamirësi:
- Motër çohu! Mos kij frikë! Bashkë më mua kanë ardhur edhe virgjëresha te tjera si ty.
- Nuk e kuptova si u ngrita në këmbë.
Mbretëresha qiellore tha përsëri:
- Mos u frikëso! Erdhëm t'iu vizitojmë,
At Serafimi po fliste në këmbë dhe ajo i fliste me aq natyrshmëri saqë dukej sikur fliste me njeri të afërt të familjes. E pushtuar nga një gëzim i madh pyeta starecin:
- Ku jemi? Cilët janë këta?
Mendova për një çast se nuk isha më në këtë botë por Hyjlindësja më tha:
- Afrohu dhe fol vetë me virgjëreshat.
Kur u afrova pranë, pashë Shën Varvarën dhe Shën Eka- terinën, dëshmoret e mëdha kurse në rradhë të dytë Theklën dhe Marinën. Në rradhën e tretë ishte Shën Irini dhe Shën Eupraksia, në të katërtën dëshmoret Shën Pelagjia dhe Dorothea.
Në fund ishin Shën Makrina dhe dëshmorja Justina dhe Shën Juliania me Avisën. U afrova dhe i pashë të gjitha me rradhë. Ato më thonin secila emrin dhe më tregonin jetën e tyre ashtu siç shkruan në sinaksaret dhe martirizimin e tyre për hir të Krishtit. Pastaj më thanë:
- Perëndia këtë lavdi na e fali me çmimin e martirizimit dhe jo falas. Edhe ti do të ndjekësh të njëjtën rrugë dhe do të martirizohesh.
Hyjlindësja e përmbishenjtë i tha shumë gjëra at Serafimit Nuk munda të dëgjoja asgjë edhe pse merrja pjesë në vegim. Dëgjova vetem këto fjalë.
- Mos i braktis virgjëreshat e mia të Divejevos.
- O Zonjë! - u përgjigj stareci -1 kam grumbulluar të gjitha, por është mjaft e vështirë t'i drejtoj i vetëm.
- Unë do të të ndihmoj në gjithçka. Do t'iu mësosh se çfarë është bindja. Në qoftë se do të bëjnë bindje ato do të jenë pranë teje dhe meje, pemdryshe do të humbasin gjithë shpërblimin e tyre dhe nuk do të jenë kaq të dashura si këto virgjëresha per mua, nuk do të shijojnë asnjë vend të tillë e as nuk do të marrin kurorën. Ai i cili do t'i fyeje, do te pësojë keq dhe të gjithë ata qe do t'indihmojnë do të gjejnë mëshirë pranë Zotit.
Pasteij e Tërëshenjta e kthye nga unë:
- Shiko me kujdes këto virgjëresha dhe kurorat që ato mbajnë. Disa prej tyre lanë pas pasuri të mëdha dhe mbretëri
r tokësore për të fituar Mbretërinë e Qiejve.
Ato patën një dashuri të vërtetë për Zotin, e privuan veten : dhe e zgjodhën varfërinë prandaj u lavdëruan me një lavdi e i nder shumë të madh. Martiret e sotme vuajnë në të njëjtën jj mënyrë si ato të kohërave të shkuara vetëm se ato i duruan ; torturat qe i bënin në mënyrë që i panë edhe të tjerët. Kurse i; të rejat po durojnë sot në fshehtësi duke patur trishtim në ijzemër dhe shpërblimi që do të kenë do të jetë i njëjtë. 'Hyjlindësja e bekoi përsëri at Serafimin dhe i tha:
;j - Shumë shpejt do të jesh pranë nesh.
Stareci pastaj u përshëndet me të gjithë shenjtorët; Shën
Joan Pagëzori me Shën Joan Theologun e bekuan, kurse virgjëreshat i dhanë dorën.
Një person u drejtua nga unë dhe më tha:
- U bëre e denjë të shohësh këtë vegim në saj të lutjes së at Serafimit, at Markut, at Llazarit dhe at Pakomit.
Përnjëherë gjithshka u zhduk dhe humbi. Vegimi kishte zgjatur më shumë se një orë.
- A e pe motër se çfarë hir na dha të shijojmë ne të përulurve Zoti? Eshtë hera e dymbëdhjetë që bëhem i denjë të shoh një vegim të tillë. Sot Zoti të bëri te denjë edhe ty të shohësh një vegim si ky. Sa gëzim të madh shijuam! Shpresën dhe gëzimin tonë duhet ta kemi të patundur, duhet ta mundësh djallin me këto virtyte dhe të jetosh në dlirësi. Zoti do të të ndihmojë në të gjitha. Të lutësh ndihmën e Tij, të Hyjlindëses, të shenjtorëve dhe të më kujtosh edhe mua të përulurin.
Në lutjen tënde pyete Zotin sesi do të jetë ora e
vdekjes, si do ti afrohem gjyqit të madh. Pyete Atë sesi do të shfajësohesh për
veprat e tua dhe lutu Mbretëreshës së Qiejve të të ndihmojë.
DREJT TENDAVE QIELLORE Takimet efundit
Shenjtori, një vit para se të vdiste, ndjente një dobësi të theksuar trupore. Ishte pothuaj shtatëdhjetë e dy vjeç dhe rregulli i jetesës së tij pak e nga pak po ndryshonte duke i rralluar vajtjet e tij në qeline në shkretëtirë. Në manastir nuk kishte mundësinë të priste gjithë njerëzit dhe ata, të mësuar të takonin starecin pa u penguar, mërziteshin tek shihnin se po privohëshin nga ai.
Disa të shtyrë nga një zell i madh rrinin për një kohë të gjatë dukeipritur në shtëpinë e pritjes së manastirit, duke gjuajtur rastin ta gjejnë të shlodhur për ta parë dhe dëgjuar rvga buzët e tij mësimet e shumëdëshiruara dhe të ngushëllo- heshin.
Shenjtori vazhdonte të mësonte edhe pse më rrallë, të shëronte më lutjen e tij dhe të profetizonte të ardhmen. Të dhënat e marra nga vizitorët të cilët do t'ua paraqesin më poshtë pikërisht i referohen kësaj përiudhe. ^
; Murgu rasofor Vasil nga manastiri i Petrerskit të Nizhgirodit tregon:
: "Në vitin 1825 babai im, Juli Samuilov, së bashku me dy fëmijët e tij, mua Vasilin gjashtëvjeçar dhe vëllain tim Kirill
erdhi në Sarov për të vizituar starec Serafimin. Në manastir arritën në vigjiljen e festës së Ngritjes së Kryqit të nderuar dhe ditën tjetër pas meshës shkuan të vizitojnë at Serafimin.
Stareci pasi na bekoi i tha babait:
- Vasili nuk do t'iu pleqërojë po blei një Ungjill. Kirillin do ta keni gjithmonë pranë dhe ai do t'iu ndihmojë.
Që atëherë prindërit e mi ma përmendnin shpesh profecinë e tij.
Në vitin 1832 meqë dëshiroja të shkoja vetë në Sarov dhe të merrja bekimin e starecit mora leje nga njerëzit e mi dhe u nisa. Kur e takova doja ta pyesja se çfarë rrjedhe do të merrte jeta ime por ai më ndërpreu duke më thënë:
- Gëzimi im, do të hysh në manastir.
- Batushka, por unë nuk jamë veçse një bujkrob.
- Dëgjo biri im. Zonja jote, falë rekomandimeve nga njerëz me pozitë, do të të japë lirinë.
Duke patur në zemër këto fjalë kaq ngushëlluese u ktheva i gëzuar në shtëpi.
Kur u bëra shtatëmbëdhjetë vjeç mora lejen nga prindërit per tu bërë murg dhe shkova në manastirin e Sarovit ku pas dy vjetësh u bëra i denjë të rreshtohem në rishtarët. Igumeni Nifon më dha bekimin të përkujdesesha për të marrë lirinë nga gjendja e bujkrobërisë ku ndodhesha.
Shkova në Petersburg dhe Providenca e Perëndisë më drejtoi ti kerkoja ndihmë igumenit të Shën Sergit, at Ignatit. Igumeni i mirë ra dakort menjëherë për kërkesën time dhe shumë shpejt ia arriti të më japte lirinë e dëshiruar.
Në manastirin e Sarovit më pranuan si rishtar dhe më vonë u transferova në manastirin e Patserksit të Nizhgorodit. Profecia e starecit u vërtetua plotësisht.
Motrat Ekaterina dhe Ana Vasilievna Lantisenski, të dyja murgesha në manastirin e Divejevos tregojnë këtë ngjarje.
"Në vitin 1832 vëllai ynë, që më vonë u bë gjeneral në armatën e Orensburgut, mori urdhër të shoqëronte një karvan fetar, i cili shkonte në Kinë. Rruga kalonte për nga Nizhni Novgorod ku një taja(halla) jonë ishte igumene në manastirn e Ngritjes së Kryqit të Nderuar.
Meqë ajo ishte një grua e shtyrë në moshë ai mendoi të shkojë ta vizitojë dhe na lajmëroi dhe ne që të shkonim në Nizhni Novgorod meqë ndodheshim atëherë në Penz. U takuam të gjithë javën e madhe dhe ai nuk mund të nisej në ato ditë sepse qarkullimi ishte ndërprerë dhe gjithashtu për shkak të lodhjes nga rruga e gjatë.
Gjatë fushatës së fundit ishte plagosur në dorë dhe dhimbja e dorës e mundonte shumë.
Ne ushqenim një besim të madh në lutjen e starec Serafimit dhe, duke përfituar nga qendrimi i tij, nisëm ta lutim vellain ; të shkonim bashkë në Sarov për t'i marrë bekimin. Ai pas shumë kembënguljesh nga ana jonë vendosi në fund të vinte ;me ne ndoshta jo aq për të parë starecin sesa të na qetësonte neve të dyja.
Natën e nisjes per në Sarov bëmë një bisedë të gjatë me vëllain duke biseduar për ikonat e shenjta dhe mrekulitë që behen nga ato. Ai mbështeste mendimin se të gjithë ikonat janë njësoj dhe të bësh dallime midis tyre ishte diçka jo e drejtë.
Dëshironim të arrinim në Sarov në kohën kur aty të kishte ndonjë të kremte që vëllai ynë ta shihte starecin ndërsa ai kungohej.
Kur arritëm në manastir menjëherë shkuam në Liturgjinë e parë ku zakonisht shkonte stareci për tu kunguar.
Vëllai hyri në Shenjtërore pikërisht në çastin kur Liturgjia ishte duke mbaruar për t'i marrë bekimiri^starecit e për t'i dërguar përshëndetjet e tezes dhe të epikopit të Nizhgorodit, Athanasit.
Ne u kthyem në shtëpinë e pritjes ku pas pak u kthye edhe vëllai. Ndryshimi tek ai ishte mjaft i madh pas vizitës te starecit dhe të linte përshtypje se kishte parë të ndodhte ndonjë mrekulli.
- Në çastin kur po i thoja starecit përshëndejtjet ai më kapi nga dora e plagosur dhe ma shkundi fort aq sa do të kisha ulëritur nga dhimbja në qoftë se nuk do të ndjeja turp. Por për çudi dora më nuk më dhimbte aspak.
Pas drekës të gjithë shkuam në pyll për të takuar starecin dhe e pamë nga larg teksa punonte në kopësht i veshur me zostikonë e bardhë, në mes kishte rripin prej beze kurse shpatullat ia mbulonte rasoja e shkurtër prej lëkure.
I thamë vëllait të shkonte vetë ta takonte kurse ne do ta prisnim aty duke e parë nga larg.
At Serafimi e priti me shumë mirësi, e ftoi të ulet pranë dhe nisi me të një bisedë e cila zgjati një gjysëm ore.
Në fund stareci u çua dhe na bëri shenjë me dore që të shkonim ta takonim.
Kur arritëm pranë ai po prashiste me shat perimet dhe na tha ta prisnim për pak. Hyri në qeli, mori një blatë dhe ia dha vëllait duke thënë me dashuri:
- Për ty nga unë me dashuri.
Dhe shtoi me hidhërim:
- Ne nuk do të shihemi më.
- Jo batushka, do të vij edhe nesër tek ty - i tha i mallëngjyer vëllai.
- Ne nuk do të shihemi më - tha përsëri stareci.
- Kur të kthehem do tlu takojë ju - këmbngulte ai.
- Jo, ne nuk do të shihemi më.
U përshëndetëm me at Serafimin dhe u nisëm për në manastir. Gjatë rrugës pyetëm vëllain tonë:
- Të shohim shumë të ndryshuar. Cili është shkaku.
- Tani jam plotësisht i bindur për shenjtërinë e këtij njeriu
hyjnor dhe të gjitha fjalët që me thatë për të janë të vërteta.
- Tregona të lutem më hollësisht se çfarë të ndodhi - i thamë ne me padurim.
- Kur e takova i thashë se kisha ardhur në Sarov për të marrë bekimin e tij meqë nisesha për një udhëtim të gjatë për në Kinë. Stareci më bekoi, më uli pranë tij dhe më tha: "Çfarë vlere ka i dashur vëlla bekimi dhe lutja e një mëkatari. Kërko ndihmen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë dhe shko në kishën dimërore aty ku është ikona e Burimit Hyjdhënës. Bëj një paraklis sepse ajo është ikonë mrekullibërëse. A e ke lexuar jetën e Shën Joanikit? Të këshilloj që ta lexosh sepse edhe ai ishte ushtarak dhe njeri i veçantë para se të bëhej i krishterë. Besonte në Zotin por në çështjen e ikonave ishte pak i mashtruar si edhe ti. Me të tjerët duhet të jesh i dhëmbshur në qoftë se do që Zoti të jetë i tillë më ty'.
Pastaj më tha se do të kthehesha shëndoshë e mirë nga misioni im. Nga qelia në shkretëtirë shkuam menjëherë në manastir dhe vëllai ynë duke dashur ta plotësojë porosinë e starecit pa vonim vendosi të bëjë një paraklis të së Tërëshenjtës. Pastaj i kërkoi një sinaksar ieromonakut Anastas, i cili ishte i njohuri jonë, dhe lexoi jetën e Shën Joanikit ku konstatoi se ai ishte një i kxishterë dhe ushtarak i mirë. Pasi u bë i krishterë rreth i ikonave kishte një koncept të gabuar. Në fund gjeti një murg që bënte një jetë të mbylluar si stareci i cili e shpëtoi nga mashtrimi.
Vellai ynë, kur u largua nga manastiri, ndjente një dashuri të madhë për starecin dhe gjithë ilaçet që merrte i flaku tej njëherë e mirë sepse ndjehej i shëruar si r\ë shpirt ashtu edhe në trup. Më vonë në një letër na shkruante se nuk ishte ndjerë rvdonjë herë i shëndetshëm.
Me hirin e Perëndisë dhe bekimet e starecit ia doli mbanë të mbaronte misionin e tij me sukses. Në kthim dëshirontë të kthehej në Sarov për të takuar starecin por gjatë rrugës mori vesh vdekjen e tij.
Kështu u plotësua profecia që i tha stareci vëllait para se të nisej për në misionin e tij.
Hiri parashikues i shenjtorit vërtetohet edhe nga një ngjarje që i ndodhi vëllait tonë.
Ai, kur u largua nga Sarovi, i dha at Anastasit një send të argjendë për t'ia bërë dhuratë starecit së bashku me dashurinë e tij.
Kur e mori oshënari i tha at Athanasit:
- Do të kthehet përsëri këtu por jo vetëm sepse e porosita të vij së bashku me gruan e tij.
Këtë gjë na i tha at Anastasi kur ne shkuam në Sarov për të bërë një vizitë. Ne nuk e vumë aspak në dyshim fjalën e starecit edhe pse vëllai nuk e kishte aspak ndërmend të martohej.
Kur u kthyem në shtëpi, me anën e një letre e lajmëruan për të gjithë ato që kishte thënë stareci dhe ai na u përgjigj:
- Jerondi i shenjtë nuk gabohej as dhe në këtë gjë duke shqyrtuar thellësitë e zemrës sime. Gjeta një vajzë mjaft të mirë ashtu siç e doja dhe mendoj të martohem me të.
Një nga të dyja motrat Ekaterina Basiliev na tregon këtë ngjarje.
"Një herë vizitova manastirin e Sarovit bashkë me motrën time Ana. Ajo donte ti përkushtonte ikonës së Hyjlindëses vathët e saj me gurë të çmuar. Duke dashur ta fshehë veprën e saj ia dha murgut Damaskino të cilin e njihnim, i cili nga ana e saj i dorëzoi tek igumeni pa i thënë asgjë.
Kjo gjë u bë para qelisë së starecit.
Sapo hymë në korridor stareci e priti motrën time me shumë dashuri.
- Nëna e Zotit do të ta shpërblejë të mirën, tani dhe në të ardhmen.
Kishim mbetur jetime të dyja dhe ngushëllimi ynë i vetëm ishte stareci i cili na ngushëllonte duke u lutur për ne. Tani besojmë se kemi marrë ngushëllimin e Perëndisë duke bërë pjesë në manastirin e Divejevos dhe të japim si çmim për këtë gjë zellin tonë për të mirën e këtij manastiri të shenjtë.
Një bisedë e rëndësishme për t'u treguar është biseda e starecit me Bogdanovin, i cili në Krishtlindje të vitit 1832 u bë i denjë të shohë shenjtorin në manastirin e Sarovit.
"Arrita në kishën e spitalit para se të fillonte Liturgjia Hyjnore. Në krah të djathtë pashë at Serafimin. Renda menjëherë për t'i marrë bekimin pastaj i thashë:
- Batushka, dëshiroj të bisedojmë.
- Pastaj, pastaj - m'u përgjigj.
Kur mbaroi Liturgjia Hyjnore shkova përsëri pranë tij.
- Me uratat e Hyjlindëses së Tërëshenjtë gjithshka do të shkojë shumë mirë - më tha në vend të përshëndetjes.
- Ju lutem at i nderuar, caktoni një orë për t'iu takuar për një bisedë shpirtërore sepse dua të dëgjoj këshilla shpirtërore të vlefshme për shpëtimin tim.
- Për dy ditë kemi festë dhe mendoj se nuk duhet të caktojmë një orë të veçantë.
Parase të largohem i çova vajzën time Vera për ta bekuar dhe ai pasi e bekoi na dha të dyve paksimadhe.
Bëra gati pyetjet që kisha për t'i bërë dhe në çastin e caktuar shkova për ta takuar. Ai më doli para në korridor të qelisë dhë mori vajin dhe qirinjtë që m'i kishin dhënë të tjerët për t'i dhenë dhe nisëm bisedën.
- Të vazhdoj punën time apo të jetoj në fshat?
- Përderisa je ende i ri vazhdo të punosh.
- Por puna që bëj nuk është e mirë.
- Kjo gjë varet nga vullneti yt. Ti të bëshgjithnjë të mirën. Rruga e Zotit për të gjithë është e njëjtë. Armiku kudo që të jesh do të jetë pranë teje. Por ai njeri që kungohet me Misteret e Kulluara do të shpëtojë në çdo vend që të ndodhet dhe nuk mendoj se ai i cili nuk kungohet do të shpëtojë. Në shpirtin tënd të kesh paqe dhe mos i mbaj mëri asnjeriu.
- Po puna ime a do të përfundojë mirë, e pyeta?
- Gjënë që keni duhet ta ndani me dashuri me të afërmit
tuaj.
- Nuk e di vallë a është mirë që fëmijët e mi të mësojnë gjuhë të huaj apo jo?
- Mos vallë është gjë e keqe që të dish gjithshka?
Unë mëkatari duke gjykuar me mënyrë jo të krishterë mendova se ai duhej të ishte shumë i arsimuar përderi sa s'më dha një përgjigje të tillë por në të njëjtin çast dëgjova starecin të më thoshte:
- Si mundem unë i vogli ti përgjigjem kësaj pyetjeje duke dhënë një përgjigje, e cila bie në kundërshtim me logjikën tënde. Pyet ndonjë i cili është me i mençur.
Në mbrëmje i bëra përsëri një vizitë.
- Më mirë e lëmë fare këtë muhabet - më tha - sepse për çdo fjalë të kotë do t'i japim liogari Perëndisë.
- Batushka të lutem ta vazhdojmë këtë bisedë kaq të dobishme për mua. Dua t'iu pyes, të heqësh dorë nga punët që ke marrë përsipër të kryesh për hir të Krishtit në rast kur e di që më parë se nga njerëzit do të fitosh talljen sesa lavdërimin, kjo për veprën që ke bërë nuk është një Uoj mohimi si në rastin e Pjetrit?
- Apostull Pavli i shkruan Timotheut në letrën e tij "Mos pi vetëm ujë por pi edhe pak verë". Më poshtë vazhdon "Mos pi shumë verë". Këtu duhet shumë urtësi për të dalluar se i thotë të mos e shfaqë veten. Por edhe kur duhet të mos heshtësh.
- Çfarë më propozoni të studioj.
- Ungjillin, nga i cili të lexosh katër kapituj çdo ditë nga secili ungjillor dhe gjithashtu jetën e Jobit. Edhe pse gruaja e tij i thoshte se për të ia vlente më mirë të vdiste, ai duroi çdo gjë që hoqi dhe shpëtoi. Mos harro t'iu dërgosh dhurata atyre që të fyen.
- Kur dikush sëmuret a duhet të bëjë terapi shërimi dhe çfarë drejtimi duhet ti japim jetës sonë?
~ Sëmundja të pastron nga mëkatet por t'i bëj atë që mendon. Më mirë ec në rrugën e mesit. Sipër forcave të tua mos ndërmerr të bësh asgjë sepse do të biesh dhe armiku do të tallet me ty. Për sa kohë që je i ri duhet të përmbahesh. Njëherë djalli i propozoi dikujt të hidhej në një greminë. Ai ra dakort por e përmbajti Shën Grigor Theologu...
Të akuzojnë? Mos akuzo të tjerët.
Të pëmdjekin? Mos fol por hesht.
Të shajnë? Lavdëro ata që të fyejnë.
Akuzoje ti veten tënde që të mos të akuzojë Perëndia. T'i bindesh vullnetit te Perëndisë, kurrë të mos nxjerrësh nga goja genjeshtra.
Të dallosh të mirën nga e keqja sepse i lumtur është njeriu, i cili e di këtë gjë. Duaje të afërmin, i cili është trupi yt, vetja jote. Në qoftë se jeton srpas pasioneve të mishit do të shkatërosh shpirtin dhe trupin tënd. Në qoftë se jeton sipas Perëndis do ti shpëtosh të dy dhe kjo përpjekje e jotja do të jetë më e madhe sesa e një personi i cili shkon në Kiev apo në ndonjë vend tjetër më të largët apo diku gjetkë.
Fjalët e fundit të tij i referoheshin dëshirës sime për të shkuar në Kiev apo në ndonjë vend tjetër më të largët po të më jepte ai bekimin. Këtë dëshirë nuk ia kisha shprehur por ai me hirin e tij ma tha pikërisht siç e mendoja unë.
- A duhet që të bëjmë shpenzime në të cilat ti kalojmë të ardhurat tona deri sa këto nuk janë të nevojshme.
- Çdo njeri të bëjë atë që mundet.
Gjëja më e përkryer është që të mjaftohet me atë që i dërgon Perendia sepse njeriu mund të jetojë vetëm me bukë e me ujë.
- Dashuria për të afërmit mund të na shtyjë të bëjmë gjëra që janë në kundershtim me vullnetin e Perëndisë.
~ Për shkak të kësaj dashurie shumë vetë humbën shpirtin e tyre sepse mëkatojmë në qoftë se dashurinë nuk e zbatojmë ashtu siç duhet. Duhet ti duam të gjithë, por Perëndinë mbi të gjitha.
- Batushka lutuni për mua.
- Lutem për të gjithë çdo ditë. Të kultivosh paqen e shpirtit pa hidhëruar asnjeri dhe pa u hidhëruar nga të tjerët. Atëherë Perëndia do të të falë lotë pendimi.
Të akuzojnë? Mos akuzo.
- Si të ruaj disiplinën tek vartësit e mi sepse ndëshkimet e ligjëshme janë në kundërshtim me Frymën e Perëndisë.
- Ti ta ruash me dashamirësinë dhe zbutjen e dënimeve e jo me ndëshkime. Jepu të hanë e të pinë dhe ji i drejtë me ta. Perëndia e di se duhet të durosh shumë por ti duhet të bësh atë që bën edhe Perëndia. Ai fal shumë, të njëjtën gjë duhet të bësh edhe ti. Ruaj paqen shpirtërore me qëliim që të mos ia shtosh familjes sate hallet më shumë. Atëherë do të jeni të gëzuar të gjithë si Josifi, djali i Jakovit, i cili kur e hodhën në pus nuk u zemërua me vëllezërit e tij.
Por më vonë Perëndia i dha grurë dhe bollëk dhe filluan të gjithë të shkojnë tek ai për të kërkuar.
- A është e rrezikshme që të pranoj këshilla për problemet e mia nga çdo njeri pavarësisht se cili është?
- Kjo gjë është e rrezikshme për ty që je ende fillestar në çështjet e jetës martesore. Veçanërisht duhet të mos dëgjosh këshillat e atyre të cilët nxehen. Por pa frikë duhet të këshillo- hesh me ata që ushtrojnë virgjërinë, sepse këta i mbulon Shpirti i Perëndisë. Në përgjithësi përpiqu të kesh urtësi dhe të studiosh Ungjillin.
Starecit i kërkova më pas të jepte shpjegimin rreth një ëndrre që kisha parë.
- Pashë - i thashë - dikë, i cili më dha urdhër të ndertoja një kishë.
- Kjo gjë duket se është dëshira jote por në qoftë se Perëndia të ka zgjedhur për diçka të tillë atëherë me bekimin e Zotit do ta ndërtosh.
- Duhet ti lutemi Perëndisë që të na shpëtojë nga rreziqet.
- Lexojmë në Ungjill se kur "luteni mos thoni fjalë të tepërta se Ati e di se çfarë nevojash keni para se të hapni gojën"24. Pikërisht këtu qëndron Hiri i Perëndisë në faktin se çdo i krishterë duhet të respektojë dhe të nderojë ato që pranon kisha. Mos harro të përmbahesh ditët e festave dhe shko në kishe edhe në qoftë se ndjen dobësi. Lutu për të gjithe se duke bërë këtë bën një të mirë të madhe. Gjithashtu në kishë shpjer vaj, verë dhe qirinj sepse përdëllimi do të sjellë hir të madh.
- Ç'mendoni për kreshmën dhe për martesën?
- Mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët e të pirët, por eshtë e vërteta, paqja dhe gëzimi në Frymën e Shenjtë. Vetëm nuk duhet të dëshirojmë gjëra që janë të kota. Virgjëria dhe kreshma nevojiten për të fituar mbi veten, mbi pasionet tona trupore dhe shpirtërore por edhe martesa është e bekuar nga Perëridia. Perëndia i bekoi ata duke thënë: "Shtohuni dhe shumohuni". Por armiku i ka ngatërruar të gjitha gjërat.
- A rriund të thoni diçka për mendimet blasfemuese dhe ato që na Shtyjnë të mos blasfemojmë?
- Mosi prano asnjëherë sepse vijnë nga djaili. BHj një psaltir ;; dhe leximi i tij do të të mësojë se çfarë duhet të bësh.
-Muridemi të kreshmojmë atëherë kur këmi probleme me shëndetin dhe kur mjekët na i ndalojnë këtë gjë?
J - Buka dhe uji nuk i bëjnë dëm askujt Njerëzit që hëngrën dhe pinë vetëm bukë dhe ujë si është e mundur që jetuan njëqind vjët. Zoti na thotë se njeriu nuk jeton vetëm me bukë por mbi të gjitha me fjalën e Perëndisë. Duhet të ruash të gjitha ato që kisha i ka vendosur me anë të shtatë Sinodeve të saj Ekumenike. Mjerë ata që guxojnë të heqin apo të shtojnë diçka. Çfarë fjale mund të thonë mjekët për të drejtët që shërojnë plagë të kalbura vetëm me një të prekur të dorës? Çfarë do të thonin kur të shikonin Moisinë të nxirrte ujë nga shkëmbi vetëm me nje të prekur të shkopit? Zoti na fton të gjiihë: "Ejani tek Unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'iu jap shlodhjen"[14]. Por jemi vetë ne ata që nuk duam.
- Si mundemi të çrrënjosim egoizmin dhe të fitojmë përulësinë.
- Me anën e heshtjes. Perëndia i tha Isaias: "Shikimin Tim do ta kthej mbi atë që është i përulur, ka frymë të penduar dhe dridhet nga fjala ime"[15].
Heshtja mposht dhe tundimet më të mëdha.
Në çastin që po bisedonim stareci ndjehej jashtë mase i gëzuar. Qëndronte i mbështetur tek arkivoli i drunjtë dhe në dorë mbante një qiri të ndezur. Gjatë bisedës ai më drejtohej vazhdimisht me titullin "Hirësi".
Për vajzën time më tha:
- Puna e saj është e vështirë se do të martohet me një person që vetëm Perëndia e di se çfarë është.
Kur po ndaheshim ai më falenderoi me përulësi për vizitën që i bëra dhe unë në çastin e fundit u bëra gati të bëj një përkulje të thellë por nuk arrita dot sepse ai u përkul para meje. Pastaj më dha paksimadhe për t'ua dhënë bujkrobërve të mi duke më thënë:
- Perëndia qoftë me ty. Këto paksimadhe janë të freskëta, sapo i nxorra nga soba.
Pyetjet që i bëra i kisha të shkruajtura që më parë në një letër. Përndryshe nuk do të mundja ta pyesja dhe të kujtoja përgjigjet që më dha sepse fliste shume shpejt dhe më përgjigjej pa mbaruar akoma pyetjen.
Me hirin e tij parashikues stareci ndihmonte shumë njerëz që të krijonin familje të mira.
Njëherë një nëpunës i bëri një vizitë, i cili kur erdhi nga Sarovi vendosi të vijë ta takoje për ti marrë bekimin e tij për t'u martuar. Oshënari i tha se nusja e tij gjendej në shtëpinë e pritjes së manastirit. Pas pak starecin e vizitoi një vajzë e re e cila dëshironte të martohej dhe i tregoi atij rastet e martesës që i ishin paraqitur.
- Jo! - i tha ai. Burri yt gjendet këtu në Sarov.
Të dy vizitorët nuk ishin takuar ndonjëherë më parë dhe aty i kishte prurë Providenca e Perëndisë. U njohën me njëri tjetrin, vendosën të martoheshin me bekimin e starecit dhe jetuan të lumtur.
Ngjarja që treguam më lart nuk ishte e rastësishme por vetë Perëndia ndihmoi që ata të dy të njiheshin dhe të martoheshin.
Planet e Perëndisë gjithnjë bëhen në mënyrë të thjeshtë, të shoqëruara gjithnjë nga mrekullitë. Mosbindjen ndaj fjalëve të starecit ë shoqëronte gjithmonë dështimi.
Një çifiigar nga Riazani erdhi tek ai për t'i kërkuar bekimin për t'u martuar. Shën Serafimi i tregoi se cilën grua i kishte dhënë Perëndia, madje i tha edhe emrin.
Ajo banonte në një çiflig ngjitur me të. Por i riu nuk pranoi duke i thënë se ai e kishte zgjedhur në rrethin e tij shoqëror.
- Kjo do të sjellë vetëm lot dhe trishtim, #i tha stareci.
Djali u martua me atë por para se të kalonte hjë vit gruaja
e tij vdiq gjë që e hidhëroi jashte mase.
I hidhëruar ai shkoi për të takuar starecin i cili i tha të
shkonte të martohej me vajzën që i tregoi ai. Në martesën e dytë ai së bashku më vajzën që i propozoi stareci jetuan të lumtur.
Bashkëshortët dhe antarët e familjeve që jetonin të ndarë stareci i bashkonte. Një familje nga Penz jetonte e ndarë për disa vjet. Prindërit i kishin ndarë fëmijët dhe burri jetonte në Penz kurse gruja në Tangarod. Burri rastisi të shkojë njëherë në Sarov dhe stareci, sapo e pa, nisi t'i thotë:
- Përse jeton i ndarë nga gruaja? Bashkohuni dhe kthehuni të jetoni përsëri bashkë.
Fjala e tij e solli në vete plangprishësin, i cili kur u kthye nga Sarovi shkoi në Tangarod dhe e mori pjesën tjetër të fa- miljes me vete. Më vonë u vendosën në një fshat pranë Tangarodit në të cilin jetuan të lumtur për shumë vjet të gjithë bashkë ashtu siç thotë ligji i Perëndisë.
Një nënë shumë e hidhëruar sepse kishte humbur lidhjet me birin e saj shkoi të vizitojë starecin. I ra në këmbë atij dhe me lot në sy filloi të vajtonte thekshëm për djalin e saj të humbur, siç e mendonte ajo.
- Rri në manastir dhe prite djalin tënd, - i tha stareci.
Gruaja u bind dhe qëndroi një, dy, tre ditë dhe më në fund
nisi të lëkundej në besimin e saj tek stareci.
Në atë moment djali i saj ndodhej në qelinë e starecit. At Serafimi e mori për dore dhe ia çoi së ëmës, e cila u gëzua pa masë kur e pa.
Profecitë e starecit nuk u referoheshin vetëm të tjerëve. Ai filloi të fliste edhe rreth vdekjes së tij.
Njeherë e vizitoi murgesha Parashkevi së bashku me dy motra të tjera të manastirit.
- Forcat tani po më lenë. Do të jetoni vetëm këtej e tutje.
Murgeshat filluan të qanin të hidhëruara edhe pse nuk i
kuptuan si duhej fjalët e starecit sepse nuk menduan se bëhej fjalë për vdekjen e tij. Menduan se ai, i lodhur nga pesha e viteve, do të largohej në shkretëtirë ku do të bënte një jetë të veçuar nga të tjerët.
Herën tjetër murgesha Parashkevi Ivanovna shkoi vetë tek stareci, të cilin e gjeti në pyllin që rrethonte qelinë e tij të veçuar.
Ai, pasi e bekoi, u ul në një kërrcu, kurse ajo u ul pranë tij në tokë. Ata filluan një bisedë shpirtëror dhe stareci ndërkohë ra në një ekstazë jo të zakonshme. U ngrit në këmbë dhe më duart e ngritura lart po vështronte shkëlqimin e gjërave të botës së amëshuar dhe shpirtin në atë moment ia ndriçoi një dritë hyjnore.
Stareci i tregoi asaj më pas për gëzimet të cilat jeton i krishteri në parajse si shpërblim në durimin e vuajtjeve të jetës së këtushme.
- Çfarë gëzimi i papërshkrueshëm dhe çfarë lumturie e mbushin shpirtin e të krishterit kur e presin pas ndarjes së shpirtit nga trupi ëngjëjt të cilët e parapresin para Perëndisë.
Në kohën që po thoshte këto fjalë e pyeti motrën shumë herë në qoftë se kuptonte. Ajo nuk u përgjigj. Ajo vërtet i kuptonte fjalët e tij por nuk mendonte se ato kishin lidhje në jetën e starecit. Atëherë oshënari i tha përsëri fjalët që i tha më parë.
- Fuqitë po më ienë dhe më duhet t'ju lë të jetoni vetëm.
Motra mendoi përsëri se ai donte të bënte një jetë të veçuar.
Ai ia lexoi mendimin dhe i tha:
-Kërkova t'ju gjej një igumene si nënë. Kërkova por nuk munda t'ju gjej. Por dhe mua kur të iki, asnjë nuk do të më
zëvendësojë. Por ju dorëzoj tek Zoti dhe tek Hyjëlindësja. Por motra përsëri nuk po kuptontese se ai po fliste për vdekjen e tij. E çuditur pyeste veten se si është e mundur që nuk mund të gjendej në manastir një njeri shpirtëror që t'i udhëhiqte.
- Motër sot nuk gjen një njeri me zjarr shpirtëror. Ju lë tek Zoti dhe Nëna e Tij e Tërëshenjtë. Atëherë murgesha ra në këmbët e tij dhe nisi të qajë e hidhëruar sa që nuk i dëgjonte më fjalët e tij.
Shën Serafimi nisi të thotë përmendësh UngjiUin sipas Matheut[16]. " Ju jeni drita e botës...". Duke mbaruar kaloi tek Ungjilli sipas Joanit[17]. "Zemra juaj mos u trondittë". Pastaj përfundoi bisedën me vargun 15 dhe me vargjet 23 dhe 24 të kapitullit 16. "Në të vërtetë, në të vërtetë ju them se çdo gjë që i kërkoni Atit në emrin tim Ai do t'jua japë.
Përse po qan motër? Zoti do të të japë për pak një nënë të shenjtë.
Çdo herë që bënte vizitë në manastirin e Divejevos u thoshte motrave të manastirit duke u treguar ikonën e ■ Hyjëlindëses për tri ngushëlluar.
- Ju dorëzoj dhe u lë në përkujdesjen e Mbretëreshes së qiejve.
Pesë muaj para fjetjes së tij e vizitoi murgesha Platonidha J e manastirit të Ahiropitu të Sibirskut. Ajo ishte duke shkuar në Arzamas për të bërë një vizitë tek një mjek i dëgjuar për shkak se vuante nga reumatizma që kishte në kokë, në vesh dhe në faqe.
Por para se të shkonte në Arzamas u kthye të vizitonte starecin për t'i marrë bekimin. Në Sarov qëndroi pesë ditë. Në qelinë e starecit shkonte katër herë në ditë për ta takuar por
nuk mundte dot ta shihte. Ne atë kohë stareci pranonte për arsye personale shumë pak vizitorë. Në fund fare shkoi dhe e takoi në qelinë e tij ne shkretëtirë. I bëri një përkulje të thellë dhe i kërkoi bekimin për të nisur mjekimin.
- Jo! - u përgjigj - mos nis asgjë.
Duke i treguar qiellin i tha:
- Ja se kush do të të shërojë. Shko të lahesh në burim.
Murgesha kishte tre vjet pa bërë banjë se kishte frikë mos
ftohej por kur i tha stareci nuk nguroi të shkonte. Vajti tek burimi dhe u la. Për fat të keq dhimbjet filluan të shtoheshin. Shenjtori i tha të pinte pak ujë. Uji, që piu, ia shtoi dhimbjet saqë ajo po kalonte tortura të padurueshme nga dhimbja. Në fund, stareci i preku faqen me dorë duke i thënë:
- Perëndia deri në fund të jetës do të të dhurojë prehje. Shko në paqe.
Dhimbja e la menjëherë dhe ajo nuk ndjente më asnjë shqetësim. Stareci e bekoi kur u largua me kryqin që kishte në qafë dhe i tha:
- Mos u dëshpëro që nuk ndenjëm shume të flisnim sepse bëra një përshpirtje për një murgeshë që fjeti.
- Mund të shpresoj se do t'iu shoh përsëri?
- Do të takohemi aty lart - i tha stareci duke i treguar qiellin.
- Atje është shumë më mirë sesa këtu.
Atë vit starecin e takoi dhe stareci i lumur, Timon. Ai | jetonte në Dadaev dhe kishte njëzet vjet që nuk e kishte parë i|Shën Serafimin. Në pranverë ai shkoi në këmbë për të shkuar jnë Sarov dhe sapo mbërriti shkoi direkt tek qelia e tij duke ipritur të takojë mësuesin e tij. At Serafimi u jepte leje të gjithëve |të hynin por jo at Timonit. Në darkë, më në funa, i dha lejen ;për të hyrë. "Kur hyra në qelinë e tij menjëherë duke qarë nga igëzimi i rashë në këmbë.
- Përse At i shenjtë, u zemëruat me mua mëkatarin dhe nuk më latë të hyj në qeli?
- Jo nuk është kështu At Timon. Pastaj më vuri të ulem pranë tij.
- Unë të dua. Këtë gjë e bëra sepse je murg, madje eremit, dhe duhet të kesh durim. Gjithashtu doja të mësoja se çfarë gjëra mësove kaq vjet në shkretëtirë, se mos ndoshta dole prej andej i shkretë në shpirt. Të gjithë ata të cilët i prita para teje ishin të sëmurë dhe laikë. Duhej më parë të shëroja ata siç thotë dhe Zoti se nevojë për mjek kanë të sëmurët dhe jo të shëndoshët. Kurse arsyeja tjetër është që doja të rrinim gjatë bashkë duke biseduar.
Gjithë natën e kaluam duke biseduar.
- Mbill kudo at, grurin që t'u dha, Mbille në tokë të mirë dhe mbill dhe në rërë. Mbill kudo mbi gurë, ferra. Mbill në çdo vend që frutat të jenë të shumta, paçka që mund të jenë të vonuara.
Talandën që t'u dha nuk duhet që ta fshehësh por jepe në bankë, e cila do t'i shtojë vlerën. Të këshilloj at Timon të mos krijosh miqësi me heretikët dhe skizmatikë, së dyti me ata që nuk respektojnë kreshmët e shenjta dhe së treti me gratë sepse ato na bëjnë një dëm të madh murgjërve. Në manastirin që sapo është themeluar në Dadaev të vendosësh një rregull i cili të jetë i jetës së përbashkët në përputhje me kanonet e kishës dhe rreguUat që na dhanë etërit, me qëllim që asnjë mos bëjë çfarë i pëlqen. Mos i lejo askujt të pijë duhan ose pije alkolike dhe çajin ta kufizosh sa më shumë sepse të kënaqurit e barkut nuk është punë e murgut.
Pasi më dha këto mësime të vlefshme më dha bekimin për rrugën. U ktheva në manastir duke lavdëruar Zotin dhe të Përmbishenjtën Hyjlindëse.’'
Në këtë kohë stareci hoqi shumë pikëllime dhe vuajtje
të
dlat pa të drejtë i rëndonin mbi kurriz. Ai brenda gjithë këtyre ngjarjeve
dallonte shenja të cilat i parathonin se po i afrohej vdekja.
Një vajzë, e cila u arratis nga burgu, qethi flokët, u vesh si rishtare dhe nisi të vinte vërdallë nëpër botë. Autoritetet civile e zbuluan dhe e arrestuan. Ajo nisi të mbrohej duke thënë se Shën Serafimi i kishte dhënë bekimin të vishej në këtë mënyrë. Por ai nuk i kishte thënë asnjë gjë të tillë për të fshehur keqbërjet e saj. Në fund fare autoritetet urdhëruan igumenin Nifon të bënte hetime dhe në fund rezultoi se vajza kishte thënë gënjeshtra me shpresën se do të gjente mbështetje në tolerancën e starec Serafimit duke ia falur që ishte veshur në veshjen e murgut.
Kjo ngjarje e pikëlloi shumë starecin saqë nuk dilte fare nga qelia e tij dhe e kalonte kohën duke lutur.
Edhe asketët e tjerë të Sarovit, at Ilarioni dhe Nikodhimi, u hidhëruan shumë kur iriësuan se çfarë kishte ndodhur.
Shenjtori e parandjente vdekjen dhe përgatitej shpirtërisht.
Shkonte më rrallë në qelinë e tij në shkretëtirë dhe numrin e takimeve e pakësoi me qëllim që të lutej pa e shqetësuar të tjerët. Në atë periudhë e shihje shpesh të ulur pranë arkivolit të vet duke medituar rreth vdekjes dhe jetës së këtushme, për atë përtej varrit dhe në veçanti për ditët e jetës së tij. Këto mendime shoqëroheshin nga lutje të zjarrta dhe vajtime të thekshme.
Vitet e fundit teksa ndahej me të gjithë u thoshte në mënyrë kategorike:
- Ne nuk do të shihemi më.
Disa i kërkuan bekimin që të vinin në kre&hmët e mëdha ne Sarov për të bërë përgatitjet e duhura për t'u kiinguar, duke dashur të ngazëllohen përsëri edhe një herë duke parë fytyrën
e shenjtë të
Por ai u përgjigjej:
- Dera do të jetë e mbyllur dhe nuk do të më gjeni.
Tashmë ishte e ditur se jeta e starec Serafimit ishte duke
u shuar vetëm se fryma e tij ishte në vigjilencë akoma më shumë se përpara.
- Jeta ime po shkurtohet por mua më duket sikur kam lindur tani shpirtërisht, kurse trupërisht jam i vdekur për të gjitha.
Episkopi i Tambovit, Arseni, e vizitoi starecin katër muaj para se të vdiste. Ishte hera e parë që episkopi po bënte një vizitë në krahinë dhe starec Serafimi e quajti për detyrim të paraqitej së bashku me vëllezërit e tjerë para tij. Pas pritjes u tërhoq përëri në vetminë e tij.
Episkopi Arsen inspektoi dhe pa gjithçka në manastir; qelitë, kishat dhe ambientet e brendëshme të manastirit. I shoqëruar nga ikonomi, prift murgu Isaia dhe nga arkëtari i kishës katedrale të Tambovit, at Nikifor Teliatinski, vizitoi qelitë vetmitare të at Serafimit dhe Dhorotheut. At Serafimi në atë çast ishte duke shtruar me gurë buzën e ledhit që ishte pranë qelisë së tij. Sapo e pa episkopin të afrohej u çua të shkonte t'i merrte bekimin.
- Çfarë po bën këtu? - i tha episkopi me vëmendje dhe simpati.
Ja, dhespot i shenjtë, po shtroj me gurë ledhin që të mos vijë uji i përroit të më prishë kopshtin.
- Punë të mbarë starec i Perëndisë por më trego edhe mua qelinë tënde.
- Të jetë e bekuar, imzot. - tha me dashamirësi Shën Serafimi.
Ashtu siç na e përshkuan ata që ishin të pranishëm, ishte një kasolle e thjeshtë druri e cila kishte një korridor të vogël.
I gjithë mobilimi ishte tavolinë e bërë prej druri dhe dy karrige. Në qoshen e parme ishin ikonat e shenjta dhe para
atyre digjej nje kandil. Kishte gjithashtu edhe dy libra shërbese. Shenjtori i dha si dhuratë episkopit një komboskin, qirinj dylli të mbështjellë me pëlhurë, një shishe vaj dhe çorape leshi. Ai e pranoi me mirënjohje dhuratën dhe i tha:
- Ku e ke në këtë qeU vendin tënd më të veçuar?
Episkopit ia kishin treguar se ku ishte vendi më i preferuar
dhe papritur iu afrua oxhakut.
Shenjtori i tha me thjeshtësi:
- Mos u afroni hirësi se do të bëheni pis.
Ai hapi derën dhe pa një vend shumë të ngushtë, një qoshe e cila mezi merrte një njeri.
Ndërmjet murit dhe shtalkës së derës kishte varur një ikonë. Në këtë cep stareci veçohej për t'u lutur dhe për të bërë agripni.
Episkopi shkoi për të parë qeUnë e at Dhorotheu dhe kur të kthehej nga ai vendosi të shkonte përsëri të takonte at Serafimin.
Oshënari po bisedonte me at Nikiforin dhe po e prisnin të dy episkopin. Duke biseduar, midis të tjerave i tha at Nikiforit duke i treguar episkopin:
- Ka përpara shumë luftë për të bërë, por Perëndia do ta ndihmojë.
Kur episkopi u afrua, stareci me dashuri e zuri për dore dhe i tha:
- Imzot, tek unë Serafimi i perulur vijnë shumë vizitorë të cilëve unë u jap si bekim paksimadhe dhe pak verë për të pirë. A mund të veproj kështu?
- Mundesh por mos u jep bukë dhe verë çdo personi sepse ashtu siç më kanë thënë njerëzit e thjeshtë me thjeshtësinë e tyre, mehdojnë se u jep Misteret e kulluara: Prandaj më mirë mos u jëp fare verë por jepu peksimadhe.
~ Të jetë e bekuar kjo që më thatë hirësi.
Këtë porosi stareci e zbatoi deri në fund të jetës së tij.
Episkopi në fund fare u përshëndet me oshënarin i cili nga ana e tij e përshëndeti në një mënyrë të pazakontë. Ai, pasi i mori bekimin episkopit, i bëri një përkulje deri në tokë. Episkopi e kapi dhe deshi ta ngrejë por shenjtori bëri përkulje deri sa ai humbi nga sytë.
Natën tjetër Shën Serafimi në shenjë përulësie dërgoi një shishe me verë të kuqe në qelinë e episkopit duke ia dorëzuar murgut që i shërbente atij.
- Jepja këtë hirësisë së tij nga unë Serafimi.
Oshënari i kishte kërkuar episkopit që ta përkujtonte në lutjen e tij dhe ai e plotësoi me zell dëshirën e starecit të nderuar. Dhuratat e tij, të cilat u ruajtën të paprekura deri në fund të jetës, u përdorën për të bërë meshë në përkujtim të starecit të lumur Serafim.
Kombuskinin, çorapet dhe robat e tij ai i mbajti për vete.
Në manastirin e Sarovit ruhet një leter e episkopit Arsen në të cilën përshkruhen hollësi të takimit të tij me starecin.
Mendoj se paraqitja këtu e takimit tonë do të tregojë lartësinë e jetës së tij shpirtërore dhe në të shfaqet hiri i tij parashikues. E vizitova në qelinë e tij në breg të iumit në një çast kur ishte duke vendosur gurë për të ndërtuar një kaUdrëm buzë ledhit të lumit. Ai më dhuroi gjatë asaj vizite, çorape, kombuskin, një copë stofi, vaj, verë të kuqe, qirinj dhe kur u largova më përshëndeti duke më bërë metani të shumta. Unë u përpoqa ta ndaloj por nuk munda t'ia arrij dhe u detyrova të largohem shpejt për të mos u lodhur.
Të gjitha këto ishin parathënje të së ardhurës së tij dhe asaj times dhe simbolizonin ngjarje të mëvonshme. Ai fjeti pas pak muajsh kurse unë vazhdova të vendos gurë në kishën e Perëndisë për ta mbrojtur nga ujërat e botës.
Asgjë nuk errësonte mardhëniet e starecit dhe të igumenit Nifon. Për igumenin këto mardhënie janë fakte që dëshmojnë sesa lart e konceptonte detyrën dhe përmbushjen e saj ai dhe për starecin janë provë e dashurisë dhe thjeshtësisë së tij. Duke patur këto virtyte ai nuk mundej dot të merrte me mend sesi disa persona të veçantë duke u vetëquajtur nxënës të tij e përdornin emrin e tij për përfitime të kota dhe për arritje të qëllimeve të mbrapshta.
Në 13 shtator, tre muaj para se të vdiste, atë e vizitoi Ekaterina Irvilski bashkë me vajzën e saj, katër vjeçare, Anën. Vajza e vogël vuante shumë nga dhimbja e syve saqë mjekët dyshonin se ajo do të ngelej përgjithmonë e verbër.
Për këtë arsye ajo e solli vajzën e saj tek stareci i cili i dha një shishe me ujë për ti spërkafur sytë vajzës, pastaj i tha:
- Me uratat e së Përmbishenjtës Hyjlindëse, Burimit Jetëdhënës vajza do të shërohet.
Në mëngjes vajza u ngrit e shëruar nga krevati dhe oshënari u tha të qëndronin në manastir për të ndjekur shërbesat e datës katërmbëdhjetë dhe ta merrnin aty drekën. Por Ekaterina nuk e dëgjoi mendimin e starecit dhe për këtë shkak ato humbën rrugën.
Disa muaj para fjetjes stareci me anë të disa letrave u dërgoi ftesa shumë përsonave që të vijnë pranë tij për ta takuar. Atyre që nuk mundën të vinin u dërgoi lajm që t'i thonin pas vdekjes se çfarë kishin nevojë për shpirtrat e tyre.
Një vëllai i tha gjatë vizitës që ai i bëri:
- Shuaje këtë qiri!
Vellai i fryu më gojë dhe e shuajti.
- Ja kështu dhe mua nuk do të më shohë njeri.
Vëllait Pavël i cili banonte në qelinë ngjitur i tha:
- Fundi do të vijë së shpejti.
Ai me zemrën e tij të çiltër mendoi:
- Vallë për fundin e tij apo të botës po flet?!
Para fillimit të vitit të ri 1833 shenjtori e hapi vetë varrin
pranë kishës së Fjetjes në të njëjtin vend të cilin ai e kishte caktuar në kohën kur pushoi së qëni murg i jetës së izoluar.
Një vëlla e pyeti duke parë jetën e tij të lartë asketike:
- At, përse ne nuk bëjmë jetën e ashpër të asketëve të vjetër?
- Sepse na mimgon vendosmëria për një gjë të tillë. Po ta kishim do të jetonim edhe ne si asketët e vjetër, të cilët shkëlqyen në asketizëm dhe në virtyt.
Hiri dhe dashuria e Perëndisë u jepet me të njëjtën masë edhe tani atyre që përpiqen dhe që kërkojnë Perëndinë. Siç thuhet në Shkrimin e Shenjtë: "Jisu Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë"29.
Kjo e vërtetë të cilën ai e kishte mësuar nga përvoja e jetës së tij ishte si të thuash kënga dhe vula e përpjekjeve të tij.
Një javë para fjetjes së tij ditën e së kremtes së Krishtlindjeve të vitit 1832, ai shkoi si zakonisht në Liturgjinë Hyjnore të drejtuar nga igumeni Nifon, u kungua me Misteret e Kulluara dhe pastaj bisedoi me igumenin Nifon dhe me të tjerët të cilët gjendeshin aty. Nuk la pa iu thënë se duhet ta vendosnin në arkivolin i cili ndodhej në korridorin e qelisë së tij.
Kur u kthye në qeli i dha murgut Jakov, ieromonak i ardhshëm në manastirin e Totheskit, një ikonë zmalti e cila paraqiste vizitën e Hyjlindëses tek Shën Sergi.
- Kur të ndërroj jetë të më vendosni këtë ikonë dhe të më zbrisni në varr. Ma ka dhuruar igumeni Andon i Lavrës së Shën Trinisë nga lipsani i Shën Sergit.
Në 1 janar 1833 ditën e dielë erdhi oshënari për herë të fundit në kishën e spitali të Shën Zosima dhe Savatit, ndezi qirinj para të gjitha ikonave dhe nisi të puthte një nga një gjë që të cilën nuk e kishte bërë më parë. Pasi u kungua me Misteret e Kulluara kërkoi falje nga të gjithë vëllezërit, i bekoi, i puthi dhe u tha për t'i ngushëlluar:
- Shpëtoni, mos u ngathtësoni, rrini zgjuar. Për ne janë përgatitur kurora.
Pastaj pasi erdhi një herë rrotull Tryezës së Shenjtë u përkul me nderim të thellë para saj dhe doli nga dera e veriut. Ndoshta ai donte të tregonte se njeriu vjen në jetë nga dera e lindjes dhe largohej nga dera e vdekjes. Në atë çast të gjithë ata që ndodheshin aty vunë re rënien e tij trupore. Por ai shpirtërish ishte i dlirë, ;i qetë dhe i gëzuar. Pas Liturgjisë Hyjnorë atë e vizitoi murgesha e Divejevos, Irini Vasiljevna. Stareci i dha dyqind rubla në kartmonedhë.
- Jepja Parashqevi Ivanovnës që të blejë bukë në fshatin më të afërt;
Në atë kohë magazinat e manastirit ishin shkretuar dhe motrat kalonin vështirësi të mëdha. Në të njëjtën ditë shkoi për ta vizituar murgu Theoktist nga Visokongorski i Arzamasit. Kur mbaruan së biseduari stareci e luti të meshonte aty.
At Vasili u përgjigj:
- Ngutëm dhe kam frikë se nuk do të mundem.
- Atëherë mesho në Divejevo.
At Theoktisti siç duket nuk e kuptoi dhe pasi mori bekimin e shenjtorit u nis për në manastir. #
Qelia e at Serafimit ndahej nga ajo e at Pavlit vetëm prej një muri. Në manastirin e Sarovit ekzistonte rregulli që murgjit duhet të jetonin të ndarë. Meqë at Serafimi nuk mbante nxënës ai nuk kishte ndonjë njeri për ta ndihmuar prandaj këtë detyrë e kryente at Pavli tek i cili oshënari kishte mjaft besim.
- Vëllai Pavli, për shkak të zemrës së tij të thjeshtë do të hyj pa mundime në Mbretërinë e Qiejve sepse ai kurrë nuk gjykon njeri dhe shikon mëkatet edhe kotësinë e tij.
Shenjtori e kishte zakon të linte qirinj sa herë që largohej për në shkretëtirë të cilat digjeshin pa pushim por At Pavli i shqetësuar i thoshte At Serafimit se duhej bërë kujdes duke ia patur frikën ndonjë zjarri.
- Për sa kohë do të jem unë gjallë nuk do të ketë zjarr por kur të vdes zjarri do të tregojë se fjeta.
Në 1 Janar At Pavli e pa staretin të shkojë në vendin të cilin e kishte paracaktuar si varrin e tij. Stareci qëndroi aty për shumë kohë. Në darkë vëllai e dëgjoi oshënarin të psalte: "Ndriçohu, Ndriçohu o Jeruzalem i ri..." dhe himne të tjera triumfuese.
Në 2 Janar 1833 at Pavli kur doli për të shkuar në Liturgjinë Hyjnore ndjeu në korridor një erë temiani e dla dilte nga qelia e starecit.
Ai nisi të trokiste në derën e starecit duke shqiptuar lutjen e zakonshme por porta e qelisë nuk hapej dhe at Pavli doli jashtë duke u thirrur disa murgjërve që po kalonin.
- Etër dhe vëllezër. Po digjet diçka në qelinë e starecit. Ai nuk është këtu por në qelinë e tij në. shkretëtirë.
Një vëlla rendi tek dera e qelisë dhe e theu bravën.
Shumë të krishterë i sillnin at Serafimit si dhuratë copa stofi dhe këto së bashku me librat mbanin erë ndoshta nga shkrirja e qirinjve dylli i të cilëve binte mbi to por ama zjarr nuk kishte asgjëkundi. Starecin as nuk e shihnin as nuk e dëgjonin të lëviste dhe ata menduan se mos ndoshta ai ishte duke u çlodhur nga lutja e natës dhe hynë brenda. Në korridor panë se ekzistonte pak rrëmujë dhe disa nga ata i shuajtën objektet që nxirnin tym.
Liturgjia Hyjnore vazhdonte të kryhej rregullisht në kishën e spitalit dhe po psalnin "Ti meriton..." Një rishtar shkoi në kishë dhe lajmëroi vëllezërit për sa po ngjante.
Ata rendën në qeli, brenda dhe para së cilës ndodheshin shumë të tjerë. Murgu Pavël dhe rishtari Joan, duke supozuar se stareci po çlodhej, nisën në errësirë të preknin me dorë të gjitha mobiljet derisa gjetën dhe Shën Serafimin.
Sollën qiri dhe vëllezërit panë starecin të ulur mbi gjunjë në pozicion lutje, pa skufin, me duar të kryqëzuara në gjoks para ikonës së Hyjlindëses.
Menduan se po flinte dhe e prekën lehtas per ta zgjuar por ai nuk përgjigjej.
Stareci kishte mbaruar rrugën e jetës së tij asketike. Sytë i kishte të mbyllura dhe fytyra i shndriste nga Teoria e Perëndisë sepse e ndriçonte lavdia Hyjnore kurse trupin e kishte të nxehtë. Kur e shikoje mendoje se shpirti sapo kishte braktisur banesën. Asnjë nuk mundej më që ta zgjonte,
Murgjërit me bekimin e igumenit e ngritën trupin e tij dhe e çuan ne qelinë e ieromonarkut Eustath. I lanë ballin dhe gjunjët, i veshën sqimën, e vendosën në arkivolin e tij të drunjtë dhe e çuan në kishë.
Pak nga pak ra zhurma e tronditja dhe kur i rregulluan gjërat në qelinë e tij, panë Shkrimin e Shenjtë gjysma e së cilit ishte djegur.
Lajmi se stareci kishte vdekur u përhap shumë shpejt. Të gjithë u hidhëruan dhe qanë me lot të hiclhur ndarjen e tyre me të. Kjo ndarje ishte shumë e rëndë dhe për murgeshat e Divejevos. Vajtimi i tyre ishte i pangushëllueshëm sepse stareci i kishte lënë pa një zëvendësues të tij, i cili të përkujdesej për to.
Murgesha Parashqevi Ivanovna e cila kishte shkuar të blinte bukë me paratë që i kishte dhënë stareci, kur po kthehej mësoi për vdekjen e at Serafimit dhe e ktheu menjëherë kalin për në Sarov.
Prift murgu Teoktist, i cili atë natë e kaloi në Bertuanov, ditën tjetër u nis për të shkuar me lutje. Kur u nis për udhëtim qaforja e kalit u këput dhe ai me vrap humbi në pyll kështu që at Teoktisti u detyrua të ndalojë në manastirin e Divejevos. Atje i gjeti motrat në vaj dhe të hidhëruara nga fjetja e Shën Serafimit, kurse prifti i Divejevos mungonte nga që kishte shkuar në një vend të largët për punë personale. Kështu u plotësua fjala e starecit që i tha: "Do të meshosh në Divejevo."
Ikona prej smalti, dhuratë nga Lavra e Shën Triadhës të Shën Sergit u vu në arkivolin e tij, trupi i tij u vendos për të bërë nderime në kishën e Fjetjes së Hyjlindëses në të cilën ndenji për tetë ditë.
Manastiri i Sarovit në ditën e varrimit të starecit ishte mbushur plot nga njerëz të cilët kishin ardhur për fi dhënë at Serafimit lamtumirën e fiondit. Të gjithë vajtonin për ndarjen dhe luteshin për prehjen e shpirtit të tij ashtu siç dhe ai lutej për ta sa kohë që ishte gjallë, për shëndetin dhe shpëtimin e të gjithëve.
Shërbesa e varrimit të oshënar Serafimit u krye nga igumeni Nifon. Varri i tij ishte hapur mbrapa hierores së kishës, aty ku ishte varrosur më parë murgu Mark. Me kontibutin e tregtarit Sirev nga Nizhgorodi sipër varrit u ngrit një monument prej çeliku të derdhur. Mbi varrin e tij nuk u mbajt asnjë fjalim por tregimet e mrekullive e të ngjarjeve të jetës së tij ishin fjalimet më të mira që mund të thuhen.
Pak kohë pas vdekjes së tij një oficer, komandant brigate, kaloi nga Sarovi dhe shkoi për të marrë bekimin e starecit. Por kur mësoi për fjetjen e tij u trondit dhe u pikëllua shumë.
- E quajta këtë gjë, - na tha më vonë, - si një ndëshkim për mëkatet e mia por kur bëra një përshpirtje mbi varrin e tij u ndjeva shumë i qetë. Mu duk sikur mora uratën e faljes nga vetë stareci dhe si të dëgjoja premtimin e tij se do të lutet për mua pranë Perëndisë.
Igumeni Nifon i besoi oficerit të çonte lajmin e fjetjes së starecit tek të afërmit e tij në Kursk së bashku me një portret të tij dhe tu tregonte fundin e jetës së tij. Kur mbërriti në Kursk oficeri shkoi menjëherë në shtëpinë e starecit por, kur hyri, mësoi se i vëllai i at Serafimit, Aleksi, kishte fjetur para pak kohësh. Ai kishte qënë shumë mirë por para pak ditësh e kishte pushtuar një melankoli e pashpjegueshme. Për fjetjen e shenjtorit nuk kishte dëgjuar asgjë.
Kjo melankoli e shtyu të shkonte në kishë çdo ditë dhe të ngrejë ngushëllim në lutje. Në fund u rrëfye dhe u kungua me Misteret e kulluara. Atëherë mësoi nga disa të njohur për vdekjen e të vëllait dhe nga ai çast nisi të përgatitet përfundimisht për tu larguar nga kjo jetë. Pasi mbaroi Efqelinë, fjeti gjumin e përjetshëm. Shën Serafimi i kishte folur për vdekjen e tij kur ai e kishte vizituar Sarovin: "Mëso se kur të vdes unë, atëherë fundi yt është i afërt".
Pas varrimit filluan të mblidhnin të gjitha portretet e tij që i kishin bërë kur ai jetonte. Ai vetë asnjëherë nuk kishte dashur që t'i bënin portrete.
Nëna e murgeshës Anastasia e kishte lutur ta lejonte t'i bënte një portret të tijin. #
- Cili jam unë që të më bësh një portret? Vetëm Zoti dhe shenjtorët i pikturojmë në ikona. Ne jemi njerëz, bile njerëz mëkatarë.
Të njëjtën përgjigje i dha edhe një murgu nga Sarovi atëherë kur ai i kerkoi ti bënte portretin.
- Gjithmonë duhet t'i presim rrënjët e lavdidashjes që në fillim.
Ndërkaq nëna e murgeshës Aleksandra vazhdonte ta luste për t'i bërë portretin.
Atëherë ai duke e respektuar për zellin e saj i tha:
- Deri sa e dëshironi u bëftë sipas zemrës suaj.
Falë të dy këtyre rasteve ekzistojnë deri më sot dy paraqitje grafike mjaft të mira të starecit, njëra kur ai ishte pesëdhjetë vjet në të cilën fytyra e tij është e bardhë, sytë e kaltër dhe hunda e drejtë. Flokët i ka të verdhë të thinjura. Mjekra e tij është e dendur dhe e bardhë borë, duart i ka të bashkuara në gjoks ndërsa vesh mandia dhe petrahil. Këtë portret e bëri artisti Dhimitër Eustanev për zonjën Anenkov, e cila nga ana e saj ia dha manastirit të Sarovit.
Portreti tjetër i cili gjendet në zyrën e igumenit është bërë pesë vjet para fjetjes së starecit dhe paraqitet aty me mandia, petrahil dhe epimanikët ashtu siç shkonte për tu kunguar. Në këtë portret fytyra e tij paraqitet e verdhë dhe e lodhur nga pesha e viteve dhe nga ushtrimet e shumta. Flokët e tij janë të bardhë por jo shumë të gjatë kurse dorën e djathtë e ka vendosur në zemër sipër pëtrahilit.
Piktori i portretit është artisti Serebriakov, murg në manastirin e Sarovit.
Në manastirin e Sarovit shkonin më vonë mjaft njerëz të cilët dëshmonin për mirëbërjet e starecit në jetën e tyre dhe ata i vërtetonin ngjarjet duke firmosur vetë. Ata, të cilët ruanin ndonjë send personal të starecit, e quanin bekim të madh kurse manastiri i ruante të gjithë sendet e tij në arkiv ashtu siç është rregulli i jetës murgjërore që të gjitha sendet shkojnë në magazinë pas vdekjes së murgut. Të gjithë ata që kanë nevojë shkojnë i marrin ose ndërrojnë të tjera me to sepse ato quhen pronë e përbashkët.
Gjërat e at Serafimit, edhe pse i çuan në magazinë, ndenjën pak aty. Igumeni Nifon dhe at Isaia ua shpërndanë atyre që luteshin vazhdimisht të kishin ndonjë send të tijin. Kështu murgu Gavriil mori një portret të shenjtorit për të cilin u gëzua aq shumë saqë nuk ia tregonte asnjeriu dhe në qoftë se ia tregonte nuk ia linte ta preknin me dorë.
Kryqi prej bakri ruhet në shenjtëroren e Divejevos si gjë e çmuar, dhuruar nga episkopi i Nizhgorodit Ieremia. Kurse një kryq tjetër prej hekuri, që e mbante brenda rrobave, ruhet në Sarov.
Teblovi, sapo mësoi për fjetjen e starecit, kërkoi të marrë diçka nga qelia e tij për ta patur kujtim. Atij i dhanë dy kana me të cilat stareci mbushte ujë për të pirë.
Murgesha Parasqevi Ivanovna mbajti për vete sopatën me të cilën stareci punonte në shkretëtirë të cilën ajo e kishte marrë në kohën kur stareci ishte gjallë dhe e ruante si një gjë shumë të veçantë. Më vonë ia dha igumenes që e vendosi në qelinë e starecit në shkretëtirë.
Maria Kolicev, e cila kishte një marrrëdhënie shumë të ngushtë shpirtërore me murgun eremit Gjergjin, i shkruan e mallëngjyer: "Pas vdekjes së at Serafmit nga qelia e tij mora një kandil, një shami dhe një gotë për kujtim".
Dy rasot që mbante i morën murgeshat e Divejevos dhe njërën e vishte një murgeshë kurse tjetra iu dhurua Maria Kolovecit. Flokët e starecit të cilat i ranë atëherë kur u sëmur ruhen në Divejevo dhe në Sarov.
Nga sendet personale të starecit shumë e njohur u bë një mandia të cilën ia kishte dhuruar si bekim igumenes së Divejevos Ksenia. Më vonë një murgeshë, motra Elizabeta, kur shkoi në Petërburg për të kërkuar ndihma për manastirin, e mori me vete. Kjo mandia u bë e njohur në Petërburg sepse shëroi një fëmijë të vogël shërimin e të cilit mjekët e shihnin të pamundur. Nga librat e shenjtë që studionte stareci njëri gjendet në Sarov kurse tjetri në Divejevo një libër lëkure i lidhur mirë. Këtë libër stareci e mbante gjithmonë me vete në çantën prej lëkure që i varej sa herë në qafë. Në këtë libër së bashku me ungjijtë ishin lidhur edhe Psaltiri, Veprat dhe letrat e Apostujve të shenjtë. Në manastirin e grave ruhet akoma një numër i vogël i sinaksareve pak të djegur gjatë fjetjes së tij.
Gurët mbi të cilat stareci u lut për njëmijë ditë e net ruhen gjithashtu në manastir. Madje guri i parë ruhet në formën e tij origjinale ne manastirin e Divejevos. Mbi këtë gur stareci qëndronte brenda në qeli.
Nga guri tjetër mbi të cilin ai qëndronte në korridor ruhen vetëm dy copa sepse pjesa tjetër u thërmua dhe u morr si bekim nga pelegrinët.
Dy copat më vone u çuan në manastirin e Divejevos kurse tjetra në qelinë e tij ne Sarov.
Qelia ku stareci u përpoq të fitonte virtytin në shkretëtirën e afërme u zhvendos në Divejevo. Brenda saj lexohet gjithnjë psaltiri për prehjen e shpirtit të mbretërve, të barinjve të kishës, të at Serafimit, të vëllezërve të parafjetur të manastirit dhe të bamirësve.
Qelia tjetër, e cila ndodhej më larg nga tjetra në shkretëtirë, iu dha Divejevos dhe iu bashkua hierores së kishës së Shpërfytyrimit. Në të njëjtin vend ruhet stoli mbi të cilin ulej stareci.
Ikona e Hyjlindëses "Gëzimi i të gjithë të pikëlluarve", e bërë në dru qiparisi, gjendet në qelinë e starecit në Sarov.
Tani ndodhet në Divejevo e mbështjellë me një copë shumë të çmuar në anën e majtë të kishës së Shën Trinisë të Divejevos.
Para saj psalet në një ditë të caktuar te javës himni Akathist. Pelegrinët e nderojnë mjaftë këtë ikonë dhe ngushëllohen nga ajo sipas masës së besimit të tyre.
Në të njëjtën kishë janë vendosur katër fafte ku ndodhen sende personale të starecit; petrahili, një mandia, libra liturgjik, skufi, nje raso e shkurtër, një vegël gërmuese, një sopatë e vogël, këpucët, epimanikët, pak flokë të mbledhur xhufkë, thika e tij, çorapet, çizmet dhe gjëra të tjera.
Nga sendet personale të starecit një pjesë e madhe e tyre ruhen në Divejevo në manastirin në të cilin stareci kishte dhënë një pjesë të zemrës së tij,
Por lipsanet e tij të shenjta ruhen si një nga gjërat më të shtrenjta në manastirin e Sarovit në të cilin stareci jetoi për një kohë mjaft të gjatë, deri ne fund të jetës. Jo vetëm që nuk u largua nga manastiri por asnjëherë nuk i shkoi në mendje ky mendim.
Si rrjedhim, trupi i tij qëndroi gjithmonë në Sarov si shenjë e lidhjes së tij shpirtërore të pandërprerë me manastirin.
Vendet të cilat ai i shenjëroi me prezencën e tij u kthyen në vende nderimi të përgjithshëm. Shumë prej tyre vitet e fundit u bënë paraklise. Varri i tij me monumentin e epitafit ishte i pambuluar dhe pelegrimët rririin në shi ose në borë kur bëhej përshpirtja e tij.
Në vitin 1890 mbi varr u ndërtua një ndërtesë me një kube dhe dy porta, në cepin midis dy hieroreve të kishave të mëdha. Dy muret janë dy vetrata të bashkuar nga skelet hekuri.
Mbi varr digjej një kandil i cili nuk shuhej kurrë. Në dy muret prej guri ishin vendosur portretet e tij mbi beze: Lutja mbi gur, ushqimi i ariut, shfaqja e Hyjlindëses ditën e Ungjillëzimit dhe fjetja e tij së bashku rrie dy portrete të cilat paraqesin, njëri shenjtorin trupmadh, kurse tjetri paraqet starecin duke bekuar pelegrinët. Meqë/pranë starecit prehet edhe at Marko ndodhet edhe një portret i tij. Burimi nga uji i të cilit u kryen shumë mrekulli për një farë kohe ngeli në formën e tij të parë.
Çdo besimtar e quante bekim të madh të lahej i gjithi ose së paku një pjesë të trupit.
Burimi gjendet në një vend të hapur dhe në të shkonin pa pushim bura dhe gra, gjë që e bënte mjaftë të vështirë larjen e të gjithëve. Më vonë u ndërtua aty një paraklis, i cili paraqiste dy ikona të mëdha dhe portrete të ndryshme të starecit. Disa metra më tutje u bë një shtëpi pritje me dy dhoma dhe pranë burimit u ndërtua një qeli sipas planit të së parës, e cila u zhvendos në Divejevo.
Vendi në të cilin stareci u lut mbi gur për njëmijë ditë është rreth një vjerstë larg nga burimi. Në vitin 1890 aty u ndërtua një paraklis i mbuluar nga një kupolë të cilën e mbanin katër kollona të gdhendura. Brenda ekziston një Krisht i kryqëzuar dhe një gur i madh në përkujtim të luftës së starecit.
Në vitin 1893 u zbulua një shpellë në të cilën ai lutej i pashqetësuar nga vizitorët. Brenda saj kishte dy gurë që e ndihmonin në lujte. Edhe këtu u ndërtua një qeli me planin e së parës dhe vizitorët e quajnë detyrim të shkojnë të vizitojnë atë vend, i cili u shenjtërua nga lutjet e startecit.
Qelia ku ai u bë i denjë të presë vizitën e Hyjlindëses ndodhet përballë varrit të tij në kopshtin e manastirit. Nga kopshti, tek ajo të çonte një korridor i ngushtë me dy dyer. Njëra qeli ishte e at Serafimit kurse tjetra e at Pavlit.
Në pjesën veriore qelia kishte dy dritare të vogla që shihnin për nga kopshti dhe lumi Sarovka. Brenda qelisë kishte një oxhak dhe pranë tij u vendos një dollap enësh me vitrina. Aty janë vendosur disa sende të starecit, mandili i tij së bashku me atë të starec Markut skufi, komboskini, kryqi, flokët që i binin kur sëmurej, Ungjilli që mbante, një copë nga guri ku u lut për njëmijë ditë dhe në fund stoli që kishte bërë vetë.
Në murin e qelisë ishte varur një kopje e ikonës "Gëzimi i të gjithë të pikëlluarve" origjinali i së cilës ruhet në Divejevo. Sipër vitrinës janë vendosur dy portrete të starecit. Në një ai paraqitet me të gjithë përmasat e trupit duke bekuar kurse tek tjetra paraqitet në çastin e fjetjes së tij,
Në vitin 1897 të gjitha qelitë që ishin përreth asaj të shenjtorit u shembën dhe në vend të tyre u ngrit një kishë madhështore e Shën Trinisë. Kështu vendi, në të cilin stareci luftoi për vite me radhë për të fituar virtytin, u ruajt i paprekur në çatinë e kishës.
Oshënari jetoi dhe fjeti për lavdi të Perëndisë. Madje edhe para se të shpallej shenjtor, emri i tij lumërohej në të gjithë Rusinë.
Në të gjithë Rusinë, në Petersburg, në Moskë, në Kiev kryheshin përshpirtje për prehjen e tij ashtu siç bëhej në Sarov dhe në Divejevo.
MREKULLI PAS FJETJES Tridhjet vjeçari i parë
"Të drejtët jetojnë në përjetësi". Shën Serafimi ndihmoi edhe pas fjetjes ata që i kërkonin ndihmë duke u lutur nxehtësisht para Altarit të Perëndisë.
Shumë besimtarë dëshmojnë se ata morën menjëherë ndihmë dhe përgjigje në çaste kur vuanin nga sëmundje apo probleme të ndryshme.
Nuk kaloi një gjysëm viti nga vdekja e tij dhe ndodhi që u demonizua një murgeshë nga Divejevo, nga një shkak i panjohur. Ajo humbi logjikën e saj tërësisht dhe u sulej njerëzve që i afroheshin pa ndonjë arsye. Shkulte flokët dhe përplasej përdhe.
Një natë pa se u gjend në kishën e Fjetjes së Hyjlindëses në Divejevo. Atje ndodheshin motra D. Th. dhe starec Serafimi.
Stareci e zuri nga njëra dorë dhe i tha të kapte me tjetrën dorën e motrës D. Th..
Pastaj e solli motrën e sëmurë rreth Tryezës së Shenjtë në hierore dhe ajo kur doli e ndjeu veten plotësisht në rregull dhe të lehtësuar. Kur u zgjua, preku kokën, bëri kryqin dhe u çua plotësisht në rregull dhe nuk pati më kriza.
Në qershor të vitit 1833 zonja Koricev i shkruajti at Gjergjit të Zadonskut këto gjëra:
«Rishtari Theodhor nga Rizani ishte demonizuar që nga
periudha që ndodhej në botë. Pasi përdori mjete të ndryshme shërimi shkoi në Sarov dhe i kërkoi igumenit Nifon të pranonte që të kalonte aty kohën e jetës së tij.
Ishte i vetëdijshëm se Zoti kishte lejuar që ai të binte në një provë të tillë për shkak të mëkateve të tij.
Igumeni e pranoi dhe ai i kryente të gjitha shërbimet që kishte ndërmarrë të bënte me shumë zell dhe gadishmëri. Orët e lira ia kushtonte kryesisht lutjes kurse gjumit i kishte lënë një kohë fare të vogël.
Pasi u lut dhe derdhi lotë pendimi, ra në një gjumë të lehtë. Në atë çast pa të shfaqej para syve të tij at Serafimi i veshur me veshjen që mbante kohët e fundi.
- Ti bësh një Paraklis Hyjlindëses dhe një pershpirtje për mua Serafimin e përulur dhe unë do të të shëroj.
Pa u nguruar rishtari bëri ato që i tha stareci në ëndër dhe pas paraklisit bëri një përshpirtje për kujtimin e lumur dhe për prehjen e përjetëshme te shërbëtorit të fjetur të Përëndisë, Serafim priftmurgut.
Pikërisht në atë çast ai ra përdhe duke lëshuar nga goja tym siç dëshmojnë ata që ndodheshin aty të pranishëm. Për gjysëm ore qëndroi pa ndjenja dhe që atëherë nuk pati asnjë shqetësim».
«Dy vjet pas fjetjes së starecit murgesha e Divejevos N. K. u sëmur rëndë. Kishte temperaturë shumë të lartë saqë arriti në prag të vdekjes. Pasi i provuan të gjitha mjetet e mundshme të shërimit të dëshpëruar ata bënë shërbesën e Efqelisë dhe e lyen me vaj. Gjatë kohës që ishte e sëmurë nuk lëvizte dot dorën, të cilën, për ta patur në pozicion sa më të favorshëm ia kishin lidhur me një shami. Një herë ajo pa shenjtorin në gjumë që i tha:
- Përse motër nuk vjen në burimin tim.
- Jam e sëmurë - batushka - dhe prandaj s'mund të vij dot. Madje edhe dorën e kam të paralizuar.
- Cilën dorë ke të paralizuar?
- Të djathtën.
Atëherë stareci e kapi nga dora e sëmurë, e ngriti dhe i tha përsëri:
- Eja në burimin tim motër.
Kur u zgjua dora i ishte shëruar dhe ajo e lëvizte si të shëndoshën. Por sëmundja e kishte sfilitur aq shumë saqë s'mund të vinte në këmbë në Sarov prandaj e çuan tek burimi i starecit. Efekti ishte i menjëherëshëm dhe ajo u shërua menjëherë».
«Motra Th. V. vuante nga një shqetësim i syrit dhe ne vigjiljen e vitit 1835 pa në ëndërr të ndodhej brenda në kishën e Hyjlindëses, në Tihvin. Për njëherësh doli nga dera e bukur at Serafimi i cili ia bëri më shenjë që ta dëgjonte.
- Fërkoi sytë.
- Ti je batushka?
- Sa mosbesuese që je, gëzimi i zemrës sime. Unë për ty kryej Liturgji Hyjnore kurse ti nuk do që të më besosh edhe pse e kërkove këtë gjë.
Këto tha dhe u zhduk kurse murgesha si na tregon vetë u shërua plotësisht».
«1. Kavataev tregon se njëherë kur po kthehej me leje nga regjimenti i tij e sulmuan disa hajdutë. Në atë çast ai i kërkoi ndihmë starecit që e shpëtoi nga rreziku».
«Çifligari afrikan Vasilieviç Teblov ushqente një respekt të madh për starecin. Në vitin 1834 shkoi në Sarov së bashku me familjen e tij. Vajza e tij tre vjeçare vuante nga një dhimbje e madhe në këmbë saqë nuk mundte të qëndronte në këmbë.
Pasi bënë një përshpirtje në varrin e starecit shkuan pastaj tek burimi i tij me shpresën e patundur se Zoti do ta shëronte vajzën e tyre me lutjen e starecit.
Pastaj vajzës së vogël i dhanë të pinte ujë nga burimi dhe morën ujë edhe me vete për të bërë ajazëm në manastir.
Kur po hynin në manastir vajza i kërko guvernantes së saj që ta linte të ecte vetë. Ajo mbeti e çuditur nga kërkesa e vajzës por meqë ajo këmbëngulte e la të bënte siç deshi vetë duke e mbajtur për dore.
Por ajo ia hoqi menjëherë dorën dhe rendi me vrap e gëzuar përpara atyre. Prindërit, kur e panë këtë mrekulli, rendën tek varri i starecit dhe e falenderuan me lot për dashu- rinë e tij ndaj tyre».
«Në vitin 1846 djali i Teblovit pësoi një ndrydhje në këmbë nga e cila vuajti për dy vjet. Ndërkaq ai mbushi moshën për të shkuar të shërbejë në Kavaleri. Babai i tij duke shpresuar shumë në ndihmën e starecit erdhi në Sarov më 11 dhjetor 1848.;:
Pasi bëri një përshpirtje në varrin e starecit shkoi së bashku me dy djemtë e tij në burimin e Serafimit. Djali i tij, edhe pse bënte një ngricë e madhe, lau në burim. vetëm këmbën e tij. Pas dy orësh vëllezërit i erdhën përsëri në burim dhe vëllai i vogël u la i gjithi në burim. Pastaj u gjunjëzuan të dy para ikonave që ndodheshin në parakiis dhe u lut që ta mëshirojë Zoti me lutjet e starecit. Kur u kthye në shtëpi ai nuk ndjente asnjë dhimbje në këmbë».
Në vitin 1840 murgu Kiprian i Sarovit shkruan:
«Vuaja shumë nga një dhimbje koke e cila më shqetësonte me vite me rradhë. Pas fjetjes së at Serafimit më dhanë të vesh skufiri prej leshi të starecit dhe sa here që niste dhimbja i lutesha starecit të më mëshironte.
Dhimbja më pushonte menjëherë sapo vinja skufin dhe e njëjta gjë ndodhte sa herë kisha dhimbje dhëmbësh.
Një fshatar nga fshati Balshoi - Cerevatov duke shkuar
në një qytet për punë ndjeu në trup simptoma kolere. Ai i shqetësuar shkoi në burimin e starecit, u la, piu ujë nga burimi dhe e ndjeu veten shumë më mirë se më përpara».
«Njëherë sollën në Sarov një grua të demonizuar, e cila shkulte flokët dhe bërtiste. Kur filluan ta spërkatnin me ujë ajo thërriste e shtyrë nga demoni.
- Ikni, ikni. Po më torturon një murg.
Por njerëzit e tjerë vazhdonin ti hidhnin ujë deri sa asaj i humbën fuqitë dhe i ra të fikët.
Kur erdhi në vete bëri shenjën e kryqit dhe nuk pati më krizat e mëparshme».
«D. A. A., çifligar në Nizhgorod i cili kishte ndihmuar jashtë mase manastirin e Divejevos, në vitet e fundit të jetës humbi dritën e syve duke u verbuar plotësisht dhe me këtë edhe ngushëllimin e tij, leximin e Shkrimit të Shenjtë e të veprave të etërve.
Ai shumë i pikëlluar i shkruajti motrës së vet binjake një letër në të cilën i kërkonte që të vinte për ta takuar. Ajo i dërgoi si përgjigje një shishe me ujë nga burimi i staredt. Atëherë i verbëri mori një copë bezeje të pastër e lagu me ujë dhe e vendosi në sy duke u lutur me gjithë shpirt:
- O Zot Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, me uratat e at Serafimit mëshiromë.
Ai e përsëriti lutjen tre here. Pas herës së parë kur e ngriti pecetën mund të shquante dritën, herën e dytë i shikonte gjërat si në mjegull kurse të tretën lexonte lirisht pa ndonjë problem.
I mallëngjyer dhe i prekur thellë në shpirt shkoi në manastirin e Sarovit për të falënderuar Zotin dhe Hyjlindësen dhe për të bërë një përshpirtje për starecin. Që atëherë duke ndjerë dashurinë atërore të starec Serafimit një pjesë nga të ardhurat e tij ia dhuronte manastirit».
«N. M. K. pesë muaj para fjetjes së starecit shkoi në Sarov për ta takuar së bashku me gruan e tij.
Shenjtori u dha një shembull si rregull të jetës së tyre bashkëshortore dhe u tha duke buzëqeshur:
- Në qoftë se nuk e ruani këtë porosi do të vdisni shpejt.
Për sa kohë jetoi stareci ata i ruajtën porositë e tij por, kur ai vdiq, ata i harruan dhe s'u kujtuan për t'i zbatuar.
Pas disa muajsh burri u sëmur papritur dhe temperatura u ngrit jashtë mase, zëri i humbi dhe nuk reagonte.
Një ditë mjeku që e kuronte, kur hyri në shtëpi u tregoi të gjithëve që kishte parë në gjumë një ëndër në të cilën i kishte dalë përpara një murg i vjetër, i veshur me një raso të përdorur jashtë mase.
Plaku e ndaloi dhe i tha:
- Po shkon për ta shëruar? Mos u lodh kot por shko thuaji se i ka bërë një premtim Perëndisë dhe në qoftë se nuk e mban do të vdesë së shpejti.
I semuri e dëgjoi në atë çast doktorin dhe e kuptoi se ai plak ishte starec Serafimi dhe solli ndër mend porsitë që ai i kishte dhënë. U pendua thellë në zemër dhe i premtoi Perëndisë së në qoftë se në qoftë se do të rronte do të merrte nën mbrojtje një kushërirën e tij të varfër.
Sapo dha këtë premtim ndjeu një lehtësim të madh. Pas pak ndënji ulur mbi krevat dhe i thirri gruas së tij e cila, kur e pa të përmirësuar, filloi të qajë nga gëzimi dhe të dy lavdëruan me shpirt të penduar Perëndinë».
Priftmurgu rus Serafimi, asket në Malin e Shenjtë, i njohur me emrin "Agjioriti'’, i cili si murg me skimë të madhe u quajt Sergi, nderohej nga të gjithë.
«Në vitin 1849 - shkruan ai vetë, - kur u nisa nga Viatka, u sëmura rëndë dhe pata frikë se mos vdisja sepse asnjë medikament apo metodë shërimi nuk jepte rezultat.
Mbrëmjen e 1 janari 1850 dëgjova një zë të brendëshëm që më thonte:
- Nesër është përvjetori i fjetjes së at Serafimit prandaj kryej një Liturgji Hyjnore dhe kryej një përshpirtje për prehjen e tij dhe ai do të të shërojë.
Ndjeva një ngushëllim të madh në shpirt. Personalisht nuk e njihja starecin por në vitin 1838 vizitova qelinë e tij dhe ushqeja shumë dashuri dhe besim. Kjo lidhje u përforcua më shumë në vitin 1839 kur pashë veten në ëndërr të beja një paraklis tek shenjtori dhe që i thoja me gjithe shpirt: "Shën Serafim ndërmjeto për ne". Pas odës së gjashtë mu desh të lexoja Ungjillin dhe nuk dija se ç'farë pjese të lexoja. Pëmjëherë dëgjova një zë që më tha:
- Lexo sipas Mattheut kreu 10, vargjet 16 - 22.
Sapo dëgjova këtë zë mistik u zgjova dhe që atëherë besoj se at Serafimi është një shenjtor i madh.
Pas këtij frymëzimi hyjnor kërkova të bëhej një Liturgji dhe një përshpirtje për prehjen e shpirtit të at Serafimit dhe sapo u bënë ndjeva një ngushëllim dhe lehtësim të madh. Që atëherë me hirin e Perëndisë jam shumë mirë»[18].
E. M. P. tregon një ngjarje të ngjashme me këtë që i ngjau tezes së saj.
«Në vitin 1854 ajo kishte vizituar Divejevon dhe siç ishte e djerësitur kishte pirë dy gota me ujë të ftohtë dhe e ftohur nga rruga siç qe, në darkë pati temperaturë shumë të lartë. Për tre javë hante shumë pak dhe nuk mund të vinte gjumë në sy saqë javën e katërt i ra të fikët dhe humbi ndjenjat. Duke parë se gjendja ishte e rëndë e përgatitën me Misteret e Shenjta për vdekjen.
Pranë saj ishte një murgeshë e cila kishte bërë rrugën bashkë me të sëmurën nga Smolensk dhe që bënte fushatë mbledhjeje ndihmash për manastirin e saj.
Murgesha u lut para ikonës së Hyjlindëses dhe iu lut at Serafimit ta shëronte të sëmurën.
Një mëngjes murgesha iu afrua të sëmurës dhe i tha:
- Oh! Çfarë ëndërr kam parë për ty.
- Mos pe vallë diçka për vdekjen time? - e pyeti ajo me frikë.
- Jo, do të shëroheni. Kështu më tha at Serafimi.
E sëmura, që deri atëherë nuk e ngrinte kokën nga krevati, u çua dhe ndenji ulur.
- Fol shpejt të lutem, - i tha.
- At Serafimi - shpjegon murgesha - më qetësoi dhe më tha: "Mos u shqetëso sepse shërbëtorja e Perëndisë Evdokia do të jetojë. Iu luta Zotit dhe Nënës së tij të Tërëshenjtë". Pastaj stareci të mori dhe të shpuri përpara ikonës së Hyjlindëses që ndodhet në murin ë kishës kryesore.
Në fund të këtij tregimi e sëmura u ndje shumë mirë dhe donte të merrte pak ajër të pastër ditën tjetër dhe i tha kamarierit që ta çonte diku pa i caktuar vendin. Ai e m> tulloi në manastir, në kishën kryesore tek ikona e Hyjli- ndëses. Në këtë mënyrë u vërtetuan fjalët e murgeshës dhe kjo mrekulli ruhet në manastir si dëshmi e shkruar nga vetë e sëmura».
«Në vitin 1856 djali i vetëm i zëvendes guvernatorit të provincës së Kostromit, pesë vjeç, pati dhimbje të stomakut, sëmundje e cila me vonë u kthye në epilepsi. Pas një farë kohe spazmat u rralluan dhe vendin e tyre e zjiri melankolia, e cila bëri që i vogli të bëhej inatçor, nga i gëzuar çihe i butë që ishte më parë. Melankolia e cila vazhdimisht rritej bënte që djali të qante vazhdimisht dhe të nxirrte shkumë nga goja. I sëmuri kishte ditën, pesë deri gjashtë kriza, kurse natën flinte i qetë.
Por në fazën e fundit të sëmundjes krizat i ndodhnin edhe natën.
Mjekët dhe ilaçet rezultonin të pafrytshme dhe prindërit shumë të shqetësuar se mos e humbnin djalin e tyre shpresonin vetëm tek mëshira e Perëndisë.
Në atë kohë një murgeshë, e njohur e familjes së tyre u dhuroi një libër i cili përmbante jetën dhe mrekullite e jetës së at Serafimit. Prindërit e lexonin shpesh këtë libër dhe mrekulloheshin dhe admironin përpjekjet e starecit dhe energjitë e Hirit Hyjnor.
Ishte mesi i shatorit dhe sëmundja e djaHt që kishte filluar në 1 qershor vazhdonte. Një natë i vogli pa në gjumë Zotin me veshje të kuqe, të rrethuar nga engjëjt që i tha:
- Në qoftë se do të bësh ato që do të thotë stareci që do të vijë do të shërohesh.
Atij iu paraqit një murg që u prezantua me emrin Serafimi i cili i tha:
- Në qoftë se do të bëhesh mirë shko në burimin që quhet "i Serafimit", i cili ndodhet në Sarov dhe merr ujë nga ai. Për tre ditë të pish nga ky ujë në mëngjes dhe në mbrëmje dhe të lash kokën, gjoksin, këmbët dhe duart.
Djali ua tregoi ëndrën njerëzve të tij të cilët falenderuan Perëndinë dhe filluan të mendojnë sesi të sjellin aty ujin e burimit.
Në mëngjes i sëmuri tregoi nje vegim të dytë në të cilin ai kishte parë Hyjlindësen të rrethuar nga engjëjt, e ciia i tha me mirësi të plotësonte menjëherë porosinë që i kishte thënë stareci.
Vegimi i bindi më shumë prindërit për mbrojtjen e shenjtorit dhe për mirësinë që tregoi Perëndia ndaj të sëmurit. Ndërsa mendonin sesi të gjenin ujë për të sëmurin, murgesha që ata njihnin, u dërgoi ujë nga burimi i starecit pa arritur ata që t'i thoshin gjë.
Ata falenderuan Perëndinë për dashamirësinë e tij dhe pasi ia dhanë ujin të sëmurit ai u shërua plotësisht. Madje babai këtë gjë ua bëri të ditur vëllezërve të manastirit duke u dërguar një letër në të cilën u tregonte sesi u shërua djali i tij.
Çifligari i krahinës së Tambofit, koloneli V. A. P vuante nga një dhimbje e madhe koke. Në vitin 1857 shkoi në Sarov kur ishte festa e Fjetjes së Hyjlindëses. Pasi ndoqi Liturgjinë në kishë donte të shkonte në burim por mendonte për gruan e tij e cila e priste në shtëpinë e miqve të manastirit.
U nis për nga shtëpia e miqve por papritur u gjend duke ecur për nga burimi. Kur arriti në manastir kishte frikë të lahej për shkak se koka i buçiste vazhdimisht nga dhimbja dhe koha ishte e ftohtë. Atëherë Perëndia i rregulloi gjërat në një menyrë që ai as nuk e mori vesh sesi ndodhi. Pa e kuptuar, ai shkau në plloçat e lagura dhe ra brenda në ujë duke u zhytur i gjithi. Atëherë pa patur frikë lau kokën disa herë dhe dhimbjet e kokës u zhdukën.
Kur po kthehej në manastir takoi një fshatar që i tregoi
se:
- Sot më shëroi batushka Serafim. Dorën e kisha të enjtur saqë nuk mundesha ta lëvizja sepse më dhimbte shumë. Erdha këtu, e futa në ujin e burimit dhe u bëra plotësisht mirë.
Në 1858, të mërkurën e javës së gjashtë të kreshmës së madhe, murgesha Evdokia po mbushte me akull frigoriferin e madh të manastirit. Papritur shkau mbi një dhogë dhe ra me force përsipër disa copave akulli.
Nga goditja e fuqishme nuk lëshoi aspak zë. Në atë çast disa murgesha që ndodheshin aty renden kur vunë re se Evdokia po vonohej shumë në frigorifer dhe e gjetën të shtrirë përdhe, në ërrësirë.
Ato u frikësuan se mos kishte vdekur kur e panë të katandisur aq keq dhe me ndihmën e dy punëtorëve e nxorrën jashtë dhe e çuan në qelinë më të afërt. Pastaj lajmëruan atin shpirtëror dhe me bekimin e igumenes thirrën një doktor nga Vertiniavo.
Pas pak çastesh e sëmura erdhi në vete por ndjente një dhimbje të madhë në hije dhe në kokë ku kishte një xhungë të madhe.
Mjeku, pasi e vizitoi dhe i bëri disa mjekime, tha se gjëndja e saj qe mjaftë e rëndë. E gjithë hija ishte e enjtur. Ai nuk mund ta përcaktonte dot në qoftë se ajo kishte frakturë në anën e majtë meqë edhe prekja më e vogël i shkaktonte humbje ndjenjash të gjata. Pas katër ditësh e dërguan në spital por kriza vazhdonte edhe gjatë rrugës.
Kriza vazhdonte edhe aty pa ndërprerje dhe sa herë që i duhej të kthehej paksa nga ana tjetër i dhimbte tmerrësisht i gjithë trupi.
Mezi e ngrinin katër vetë të cilët e vendosnin në krevat.
Kishte dy javë, që kur ishte goditur dhe nuk vinte gjumë në sy. Mesnatën e së Mërkurës së madhe, kur e kishte kapur për herë të parë një gjumë i lehtë, pa në ëndër at Serafimin të hyjë në dhomën e saj.
- Erdha për të vizituar jetimet e mia.
Kisha kohë që nuk kisha ardhur t'ju shoh, - i tha ai kur u afrua tek krevati i saj.
- Batushka kam dhimbje të tmerrshme.
- Po të vë unë një jaki, - i tha ai për ta qetësuar.
Duke bashkuar të tre gishtat bëri shenjën e kryqit tek vendi i vrarë dhe pasi e përsëriti këtë gjë tre herë, u zhduk.
Evdokia u zgjua menjëherë dhe pa se në dhomë nuk kishte njëri dhe mbizotëronte kudo një qetësi e thellë. Pas pak e zuri përsëri gjumi dhe kur u zgjua në orën pesë pa se ishte mbështetur mbi anën e plagosur të cilën nuk e ndiente aspak. Atëherë u kujtua për shfaqjen e starecit dhe për shumë kohë
kishte ndjesinë se në anën e sëmurë kishte një jaki.
Pastaj e sëmura u ngrit në këmbë, bëri disa shëtitje në dhomë dhe u tregoi të gjithëve shërimin e saj të mrekullu- eshëm».
«01ga H. një fshatare nga Rjazani u sëmur rëndë nga një çrregullin nervor që shoqërohej me spazma, ngerdheshje dhe marrëzira të tjera, si për shembull kishte raste kur ajo thërriste, godiste veten me të gjithë forcën dhe i griste rrobat duke i bërë copa.
Kjo torturë zgjati tetë vjet deri sa shkoi në Sarov dhe në Divejevo së bashku me dy mikesha të saj. Gjatë rrugës pati disa kriza por kishte mundësi të ecte dhe ishte për t'u çuditur fakti që, sa më shumë i afroheshin Sarovit, krizat shpeshtoheshin saqë ajo kur e shihte se po i afrohej kriza shtrihej përtokë dhe nuk donte të çohej.
Me shumë mundim më në fund e çuan në manastir dhe pasi bënë një përshpirtje mbi varrin e starecit shkuan në burimin ë tij. Kur po përshkonin rrugën që të çonte në burimin e Serafimit krizat u bënë të tmerrëshme.
- Përse po më mbytni, - thërriste. - Jam i fortë mos më shtrëngo. Përse më shtyn? Po iki, po iki.
Pasi fryma e ligë e goditi me sa fuqi që kishte ajo ngeli për dy orë e verbër dhe pa gojë pastaj nisi të thërrasë:
- Dolën tre por mbeti një.
E sëmura u kungua me Misteret e Kulluara në manastirin e Sarovit dhe shkuan në Divejevo. Përgjatë rrugës demoni e sillte vërdaUë në rrugë deri sa e hodhi përdhe. Me shumë vështirësi e çuan në shtëpinë e miqve të manastirit, ajo gjithë natën ishte e shqetësuar dhe po të mos ta mbanin do t'ju kishte ikur.
Në mëngjes e çuan në kishën e Shpërfytyrimit. Brenda hierores së saj ndodhej qelia e at Serafimit në të cilën ndodhen të ekspozuara sendet personale të tij.
Në kishë e mbanin të lidhur shumë veta të cilët përdornin gjithë forcën që kishin për ta mbajtur në vend. Në fund fryma e ligë thirri me të madhe:
- Po largohem, do të hesht
Ata e çuan tek gurii starecit në një gjëndje që të frikësonte. Në fund ata e mbuluan me mandinë e tij dhe i vendosën sipër kokës petrahilin e at Serafimit. Sapo i vunë në dorë epimanikët ajo filloi të vijë në vete dhe duart dhe gjymtyrët që më parë nuk mund t'i urdhëronte filluan të qëndrojnë në pozicionin e tyre të mëparshëm.
Kur erdhi në vete u lut dhe lavdëroi Perëndinë dhe Shën Serafimin që e shëruan por ngaqë ndihej shumë e dobët nuk mund të fliste shumë. Vetëm njerëzve që i qëndronin tek koka e krevatit u thonte se nuk ishte ndjerë asnjëher aq e lehtësuar dhe e fortë.
Igumenia i dha si bekim një portret të starecit dhe një copë nga guri ku u lut. Ditën tjetër, pasi mori pjesë në Liturgji dhe ne Paraklis u nis për në Moskë».
Evdokia Ockin nga Penz tregon këtë histori:
«Një ditë po shëtisja së bashku me vajzën time trevjeçare, Elizabetën, në kopshtin e shtëpisë. Papritur, fustani im ngeci në disa gjëmba. Kur po e tërhiqja, disa gjemba, me forcë, u futën në sytë e vajzës. Elizabeta thirri me sa fuqi që kishte dhe filloi të qajë aq shumë saqë nga sytë i rridhnin lumenj lotësh. Thirra disa gra të cilat kishin pak haber nga mjekësia dhe ato pasi shqyrtuan sytë, i pastruan dhe gjembat por për fat të keq vajza ngeli e verbër.
Pasi kaloi një vit thirrëm një doktor nga Petersburgu për ta vizituar por ai na tha se çdo përpjekje nga ana jonë nuk kishte vlerë. Kaloi një vit dhe një ditë vajza jonë ishte duke luajtur me lodrat që ia vendosja unë në pëqi. Qava duke e parë dhe thashë me mend:
- At Serafim, hapja sytë rrie hirin e Zotit vajzës sime dhe unë do të vijë në këmbë në Sarov për hatrin tënd.
Në çast vajza u çua dhe nisi të rendë nëpër dhomë. Shikimi i kishte ardhur përsëri por pas dy ditësh Elisabeta vdiq nga një sëmundje.
Premtimin që kisha taksur e kisha harruar dhe prandaj u ndëshkova për herë të dytë me vajzën time, Maria, e cila vuante nga dhimbje të mëdha në sy. Ilaçet që i jepnim nuk i lehtësonin dhimbjet dhe atëherë u kujtova se i kisha premtuar starecit të shkoja në Sarov. U nisa që atë ditë dhe sapo bëra një përshpirtje për prehjen e shpirtit të at Serafimit vajza ime u shërua. Vetëm se në sy i ngeli një shenjë që nuk i pengon shikimin por i kujton se harresa e nënës së saj e mërziti njeriun e Perëndisë».
«Në vitin 1859 gruaja e drejtorit të postës të qytetit të Tevnikofit mori një portret të starec Serafimit të gdhendur në një copë nga guri mbi të cilin lutej shenjtori. Mendoi t'i bënte një dhuratë një bamirësi të tij i cili banonte në Tambov. Pasi ra të flinte me këtë ndihmë pa në ëndër at Serafimin që i tha me një pamje të rreptë në fytyrë.
- Përse nuk do të kesh një portret nga unë?
Dhe duke thënë këto fjalë e goditi në zverk.
Gruja u zgjua shumë e trembur dhe dridhej nga frika. Zverkun dhe krahët nuk i ndjente, sikur të ishin paralizuar. E alarmuar u nis menjëherë për tek varri i starecit në Sarov. Bëri një përshpirtje tek varri i tij dhe ai e shëroi menjëherë».
«Sa herë që Ana ngelej shtatzanë e zinte një frikë e madhe meqë lindjet i kishte shumë të vështira dhe të rrezikshme. Herën e fundit që ishte shtatzanë rastisi që një pelegrin ti jepte një libër i cili përmbante jetën dhe mrekullitë e starec Serafimit. Zonja e lëxoi me vëmendje të gjithë librin dhe e vuri të gjithë shpresën e saj tek at Serafimi duke i kërkuar ndihmën e tij. Pasi kaloi çdo frike në shpirtin e saj erdhi gëzimi.
Kur erdhi koha e lindjes kërkoi ndihmën e Hyjlindëses dhe të shenjtorit dhe pa ndonjë ndihmë njerëzore lindi një djalë me lehtësi që ia vuri emrin Serafim.
Këtë ngjarje e shkroi vetë ajo dhe ia dërgoi igumenit të Sarovit».
Në periudhën 1860 - 1890 u bënë rreth tetëdhjetë dëshmi me shkrim për shërimet të bëra nga starec Serafimi dhe këto dëshmi u vërtetuan nga nje komision kishtar.
Këtu do të sjellim katëmbëdhjetë të cilat janë mjaft kuptimplote në vetvete.
«Dikur - shkruan zonja Zukofski në një letër drejtuar igumenes Maria të Divejevos - vajzës sonë pesë vjeçare iu shfaqën të gjitha shenjat e sëmundjes së skarlatinës e cila e kishte prekur në kokë.
I thashë burrit tim të shkonte në Sarov dhe t'i thoshte at Nazarit të merrte një copë, nga guri i starecit dhe ta zhyste në një enë me ujë, të cilën më pas ta pinte vajza jonë për tu shëruar.
At Nazari i dha nje copë dhe i tha:
- Para se ta pijë i thoni të thotë tre herë "Ati ynë..." dhe "Virgjëreshë Hyjlindëse...".
Kur u kthye burri më dha copën e gurit dhe më tha sesi duhej përdorur.
Unë putha gurin me shprestari dhe i dhashë ujë vajzës sime me një lugë të vogël.
Në darkë vajza doli nga letargjia dhe kërkoi një lodër. Kur erdhi doktori për ta parë e gjeti në një gjëndje mjaft të përmirësuar dhe u habit jashtë mase. Tani vajza ime është shëruar plotësisht».
Tregëtari Ivan Laktin shkruan:
«Në vjeshtë isha i sëmurë në Krasnojarsk për dy muaj me rradhë. Doktori më tha se, në qoftë se nuk do ti ndërroja tre herë fashimet e plagëve do të vdisja. I zoti i shtëpisë ku qëndroja më luti që të shkonim së bashku në Tomsk. Në karrocë u ulëm pranë të dy. Rruga ishte në një gjëndje mjaft të keqe dhe udhëtuam më shumë se tre ditë për të arritur. Nuk i fola asgjë gjatë rrugës rreth sëmundjes sime dhe fashot nuk i ndërrova fare. Në Tomsk ndaluam për të bujtur tek një mik dhe pas tre ditësh rrugë të lodhëshme isha i lumtur që po shtrihesha në një krevat. Sapo më zuri gjumi pashë të më shfaqej para syve një plak të imët të veshur me një raso të bardhë i cili më goditi me një shuplakë në këmbë dhe më tha:
- Ende se ke nisur mjekimin dhe je shumë mirë me shëndet
tani.
U çova menjëherë dhe kur hapa dritën pashë plagën time në këmbë. Shumë i çuditur pashë se nuk ekzistonte asnjë shënjë plage. Nga gëzimi i madh që ndjeva, renda me vrap dhe shkova tëk paraklisi i të Tërëshenjtës së Gjeorgjisë për të blerë një libër me jetë shenjtorësh por dyqani ishte mbyllur.
Në mëngjes, sapo nisi të zbardhonte dita, shkova përsëri aty dhe gjeta një murg që po pastronte dëborën. I kërkova një libër me jëtë shenjtorësh dhe, sapo e hapa, pashë në të portretin e murgut që më kishte shëruar. Ai ishte starec Serafimi i Sarovit rreth të cilit deri atëherë nuk dija asgjë».
At Gavrieli i shkroi igumenes Maria të Divejevos një letër.
«Në gusht të vitit 1861 për shkak të një të ftohure por edhe për shkak të mëkateve të mia pata rvjë temperaturë shumë të lartë. Bëja terapi në qytetin Orlov të Sibirskut por gjëndja ime sa vinte dhe keqësohej. Kisha pagjumësi të theksuar, të vjella dhe nuk mund të merrja as edhe një ilaç. Kështu i humba plotësisht shpresat se do të shërohesha.
Një natë i kërkova gruas sime falje se e ndieva që po më afrohej vdekja.
- Në qoftë e nuk ke shpresë për të jetuar më shumë, duhet të paktën të vdesësh si i krishterë - më tha ajo.
- Ndjej një mërzitje dhe dëshpërim të thellë. Nuk kam dëshirë as ta pastroj shpirtin tim me pendim dhe as të kungohem me Misteret e Kulluara.
- Të lutem le të thërrasim kryepriftin.
- Më jep të lexoj një libër me jetë shenjtorësh se kështu ndoshta do të më kalojë mërzitja.
Ajo më dha të lexoj jetën e Shën Serafimit dhe kur lexova ndërrova menjëherë mendim dhe gjithshka ndryshoi. U pendova dhe kërkova të thërrasim kryepriftin i cili erdhi menjëherë, më rrëfeu dhe më kungoi.
Katër ditë pasi u kungova shkova në Viatka për tu mjekuar. Ditën tjetër një grua më tha të blej një portret të starec Serafimit.
Mora dy portrete dhe plaka më tha:
- Batushka, kur të vijë çasti mos e harro Agathinë.
I quajta të dyja këto ngjarje si provë e Perëndisë. U luta tek at Serafimi dhe vendosa të shkoj në Sarov për të bërë një përshpirtje mbi varrin e starecit. Që atëherë ndjeva një përmi- rësim shumë të madh dhe mjeku më dha lejën për të shkuar në Sarov. Për fat të keq u premtova për premtimin dhe sëmun- dja nisi të bëhej më shqetësuese. Mjekët hoqën dorë nga mjekimi dhe bile një mjek kirurg më tha:
- Do të vij të të shoh, por shpresë se do të jap shërimin nuk të premtoj. Kërko më mirë një mjek shpirtëror.
I premtova Perëndisë se do të shkoja përsëri në Sarov dhe me uratat e Shën Serafimit u shërova. Në shkretëtirën e Sarovit mora librin "Jeta e Shën Serafimit’’ e botuar në 1863. Duke e lexuar librin mesova se igumenia e parë e manastirit të Dive- jevos quhej Agathi. Atëherë kujtova fjalët e plakës" Kur të vijë
koha kujto Agathinë". U luta edhe për atë meqë edhe ajo gjendet pranë Zotit».
Matthe Karpovi nga Krasnoslobodi tregon:
«Për dy vjet vuajta shumë nga një dhimbje dhëmbi. Ilaçet që merrja nuk më jepnin rezultat. Në vitin 1866 ndjeva nevojën për të shkuar në Sarov dhe i kërkova starecit ndërmjetimin e tij për të shpetuar. Pas Liturgjisë Hyjnore i kërkova priftit të bënte një përshpirtje mbi varrin e starecit. Pastaj e putha varrin duke mbështetur të dyja faqet. Në të njëjtin çast ndjeva një lehtësim të madh dhe pastaj shërim të plotë».
Presvitera e priftit Aleksandër Vinogradov shkruan se: «Në vitin 1865, për shkak të mëkateve të mia të shumta, djalit tim trevjeçar filloi ti merrej goja. Arriti deri aty sa që nuk mund të shqiptonte si duhet asnjë fjalë. I duhej pesë minuta deri sa të formonte fjalët dhe pasi i rrokjezonte me zor skuqej dhe e zinte fytyrën me dorë. Pastaj shkonte larg nesh dhe i fshehur qante sepse nuk mund të thoshte atë që donte. Ishim shumë të mërzitur se nuk e dinim se si do të shkonte në -"shkollë. I thoshim shpesh:
- Mendo më parë, pastaj fol.
Mendonim se marja e gojës shkaktohej ngaqë ai nxitohej që të fliste. Kishte raste që i thoshim të mos fliste se nuk mundeshim ta dëgjonim të fliste me zor. Kreshmën e Madhe të vitit 1866 disa të njohur më dhanë librin "Jeta e asketit të Sarovit at Serafimit" Librin ia lexova edhe djalit i cili më dëgjonte me kujdes të madh. Që atëherë besonte në shenjtërinë e Serafimit dhe e donte shumë. Këtë gjë e kuptuam nga dashuria dhe shprestaria e madhe që shprente kur puthte fotografitë e at Serafimit.
Pas Pashkës burri e dërgoi djalin të më thoshte diçka. Ai u përpoq të më thoshte diçka por nuk mundej. Atëherë u skuq
sepse nuk mund të fliste dhe nisi të qajë. Kur e pamë në të tillë gjëndje unë dhe shërbimi im i shtëpisë filuam të qajmë të gjithë. Pastaj e ledhatova fëmijën e pafat dhe i thashë
- Kur të bjerë këmbana, në çastin kur të psaltet "Ti meriton..." lutu ose qoftë bëje kryqin tënd dhe lutju Shën Serafimit të të shpëtojë.
I vogli më dëgjoi me gëzim dhe më premtoi se do të më bindej. Atëherë edhe unë vendosa të bëj një përshpirtje tek varri i starecit për prehjen e shpirtit të tij. Burri e priti me indiferentizëm premtimin tim por në ato çaste djali filloi të flasë rrjedhshëm. Ne mëkatarët shpjegimin e kësaj ngjarjeje e gjetëm tek thëniet e disa personave se me kalimin e kohës djalit do t'i zhdukej mbajtja e gojës dhe harruam premtimin e bërë për përshpirtje. Kaluan tre javë dhe të voglit filloi përsëri t'i mbahej goja. Atëherë e kuptuam se ishte at Serafimi ai që i kishte shpëtuar djalin.
Burri im e lexoi librin me jetën e at Serafimit dhe i prekur thellë vendosi të shkojë vetë në Sarov për të plotësuar premtimin e bërë. Pas përshpirtjes i vogli u shërua plotësisht. Madje kërkoi në moshën katërvjeçare t'i mësonim të lexonte».
Andrea Vasilievi i dërgoi igumenit të Sarovit, Serafim, një letër ku shkruante:
«Një natë bashkëshortja ime Aleksandra pa në ëndërr starec Serafimin. I tha që i dhimbte shumë mesi dhe vetëm ai mund ta shpëtojë. Në prill ndjeu që dhimbja po i shtohej dita- ditës në anën e djathtë të kurrizit. Doktorët ku e çova për ta vizituar na hoqën çdo shpresë shpëtimi dhe më thanë se sëmundja ishte e pashërueshme.
Në shtator u nisëm për të shkuar në Darov familjarisht. Qëndruam deri më 18 të muajit, u kunguam me Misteret e Shenjta, bëmë një paraklis tek ikona "Burimi Jetëdhënës" dhe një përshpitje për shpirtin e starecit dhe shkuam pastaj në
Sarov. Bëmë një paraklis tek ikona e Hyjlindëses "Gëzimi i gjithë të dëshpëruarve", dhe një përshpirtje tek qelia e starecit dhe u bëmë të denjë të puthim veshjen e tij të përulur.
Natën gruaja ime pati kriza shumë të forta saqë nxirrte nga goja vrer dhe në fund nxorri një lëng të errët. Pastaj u dobësua aq shumë saqë mendova se do të vdiste aty. Iu luta me besim starecit dhe i kërkova ndihmën e tij, kërkova gjitha- shtu lutjen e motrave të manastirit.
Igumenia Maria erdhi dhe i veshi të sëmurës skufin dhe rripin prej bezeje të starecit. Pas kësaj gruaja ime e mori veten dhe pak nga pak në të ardhmen nuk ndjeu më dhimbje. Në ëndërr pa përsëri shenjtorin që i tha:
- Pra, gëzimi im, sëmundja nuk do të vijë më. Do të jesh gjithnjë e shëndetshme».
Në 6 dhjetor 1866 Alerovi shkruan:
«Vajza rme Sofia fiHoi të mos urdhërojë më këmbën e djathtë dhe kishte dhimbje të padurueshme. Mjekët nuk mundën të gjejnë shkakun e vërtetë të sëmundjës. Meqë nuk kishin mundësi /ta lehtësonin ndryshe, vendosën t'i kërkonim ndihmë HyjUndëses së Tërëshenjtë. Bëmë një lutje tek ikona e Hyjlindëses së Kazanit. Gruan time, që kishte qëndruar pranë kokës së krevatit të vajzës, e zuri një gjumë i lehtë. Atëherë pa në ëndër shen Serafimin të veshur me zostiko të bardhë që i tha:
- Mos qaj dhe mos u dëshpëro. Vajza jote do të bëhet mirë, ajo do të shërohet. Ajo ka pësuar ndrydhje. Duhet ta sjellim këmbën ë saj në rregull përsëri.
Pas drekës shkova të fle dhe starecin e pashë në ëndër edhe unë që më tha:
- Mos u shqetësoni. Vajza juaj do të bëhet mirë.
U çova dhe shkova në dhomën e ngrënies. Gruaja ime po bisedonte me një grua e cila njihte një burrë që merrte vesh nga ndrydhjet dhe thyerjet e kockave.
Dërguam një karrocë që shkoi dhe e morri burrin i cili gjeti tre vende të ndrydhura në këmbën e majtë. Pasi ia solli këmbën në vend, vajza nuk ndjente më dhimbje. Për tre javë vajza ishte shumë mirë dhe nuk ndjente më asnjë shqetësim në këmbë».
«Në 8 qershor 1876 u sëmur rëndë djali im Aleksandër i cili ishte tre vjeç. Një natë pashë në ëndërr starecin i cili më tha se djali do të vdiste. E njëjta gjë ndodhi edhe me vajzën timë Olgën. Ajo ishte një foshnje një muajshe dhe kur po flija pashë në ëndërr starecin që hyri në dhomë dhe më tha:
- Nuk do të jetojë asnjë vit.
Ajo vdiq dymbëdhjetë ditë para se të mbushte vitin. Kur shërbeja në qytetin Blazov ndieva një dhimbje të fortë në anën e majtë. Mjekët në Petersburg e karakterizuan sëmundjen time si të pashpresë. Në vitin 1876 hoqa dorë nga puna dhe shkova në Zadorsk të Voronezhit. Shkoja shpesh në kishën e një manastiri dhe i lutesha starecit të më shëronte.
Një natë pashë në ëndërr at Serafimin që afrohej tek koka e krevatit tim i veshur me petrahil, epimanik dhe zostiko. Më tej qëndronte një dhiak dhe një murg. Stareci më shtrëngoi me dorë aq shumë anën e sëmurë saqë pashë enët e gjakut të dilnin në sipërfaqe të lëkurës. Kur u zgjova nuk ndjeva më asgjë dhe shërimi im ishte i plotë».
«Në verën e vitit 1884 - thotë bashkëshortja e Alverovit - vuaja nga një dobësi e përgjithshme saqë ecja nganjeherë më shumë vështirësi. I lutesha vazhdimisht Hyjlindëses dhe starecit të më dhuronin shërimin.
Një natë pashë në ëndër starecin që mbante një mandi të zezë, petrahil dhe epimanik. Më kapi nga të dyja shpatullat, më shpuri në një dhomë të madhe dhe më tha:
- Mos u frikëso moj bijë se tani do të provosh një gëzim
të madh. Do të shohësh në vegim ikonën e Hyjlindëses.
Kur ai mbaroi së thënë këto fjalë u dëgjua një zhurmë e fortë dhe koka ime dridhej nga frika dhe tmerri që po provoja në ato çaste. Por stareci më mbante për dore për të më dhënë forcë dhe më thoshte të mos kisha frikë. Papritur zhurma u fashit, dera u hap dhe hyri brenda një murgeshë duke mbajtur në duar ikonën e Hyjlindëses. Atë e pasonin shumë murgesha të tjera të cilat nuk hynë por qëndruan tek dera.
Bukuria, madhështia, mirësia hyjnore e murgeshës më shkaktuan një përdëllim aq të madh saqë mezi më mbanin këmbët, por stareci më jepte forcë. Mirësia dhe përulësia e murgeshës më shtynin të shkoja dhe të puthja dorën e saj por për shumë kohë nuk guxoja të bëja diçka të tillë. Ajo atëherë ma dha dorën me shumë dashuri dhe më tha: "Urdhëro, meqë e dëshiron".
E putha atë dorë me shumë përdëllim ndërsa kërkoja pa pushim shërimin tim. Sapo buzët e mia mëkatare prekën dorën e saj të shenjtëruar shpirti im u mbush nga një lumturi e pashpjegueshme. Papritur më solli në vete zëri i at Sera- fimit.
- Kjo mjafton për ty, shko tani! Dhjaku do të të tregojë se çfarë duhet të bësh.
Atëhërë pash një dhiakon që deri atëherë nuk e kisha vënë re se ndodhej aty. E ndoqa pa ndierë as lodhjen më të vogël. Kaluam nëpër shumë dhoma dhe në fund fare arritëm tek një dhomë e vogë e cila ishte e mbushur plot me ikona para të rilave digjeshin qirinj.
- A e di se ku ndodhesh tani? - më pyeti dhiaku.
' Jo/ iu përgjigja.
- Ndodhesh në Kostrom.
Këtu u zgjova duke u dridhur nga gëzimi dhe frika. Pas pak u qetësova dhe ndjeva lehtësim të madh. Gjatë gjithë ditës ndihesha më mirë dhe në festën e Shpërfytyrimit shëtitëm të
gjithë familjarisht për tre vjersta rrugë pa u lodhur fare. Hyjli- ndësja dhe shenjtori më kishin shëruar plotësisht».
Patap Maksimov i dërgoi igumenit të Sarovit këtë letër:
«Në vitin 1868 për të kremtuar të kremten e Shën Trinisë shkuam në kishë së bashku me fëmijët e mi. Gruaja ime shkoi në kishën e saj sepse është katolike. Ajo nuk ishte kthyer ende në shtëpi kur unë bashkë me fëmijët erdhëm nga kisha. E prita gjithë nerva dhe kur hyri brenda e qortova i zëmëruar për vonesën e saj. Ajo m'u përgjegj se priti deri sa mbaroi mesha kurse unë e fyeva me një mënyrë blasfemuese për shprestarinë e saj. Vajza ime, Daria, duke parë se e ëma ishte shumë e hidhëruar dhe mua të rrxehur jashtë mase mu afrua dhe më tha të mos e fyeja kështu.
- Qërrohu, ti! - i thirra
Në atë çast vajza pësoi një tronditje dhe zuri krevatin e sëmurë rëndë. E vizituan dymbëdhjetë doktorë por asnjë nuk mund të gjente shkakun ndërsa ajo tretej vazhdimisht saqë nuk kishte më mundësi të çohej nga krevati.
Sëmundjen e vajzës e quaja një ndëshkim nga Perëndia dhe thellësisht i penduar lutesha dhe qaja. Atëherë lexova jetën e at Serafimit dhe pashë mbrojtjen e tij mrekullibërëse për besimtarët e vërtetë. Sipas këshillës që më dha ati im shpirtëror bëra një përshpirtje për shpirtin e starecit.
Vajza ime, gati në të vdekur, u rrëfye dhe u kungua. Ditën tjetër u çua dhe nisi të ecte lirisht nëpër dhomë.
- Si ndodhi kështu? - e pyeta
- Pashë në ëndër një prift, - u përgjigj ajo - që më tha: "Çohu Daria ime. E Tërëshenjta jonë dha urdhër që të ngrihesh".
Pavël Ivanov Baikovi nga Nizhgorodi dëshmon:
«Në vitin 1868 isha mbikqyrës i tregëtarit Storozev nga Arzamasi. Një natë kur ndodhesha tek magazina e verës më filloi një dhimbje në sy dhe njëkohësisht një farë frike. Gjendja e syve të mi vazhdimisht keqësohej. Nuk shihja më asgjë, bile edhe kur kishte dritë. Mjekët nuk mund të bënin asgjë. Atëherë një grua besimtare, e cila kishte dëgjuar për shërimet e at Serafimit, më tha të shkoja në Sarov me këmbë për të bërë një përshpirtje mbi varrin e starecit dhe për të kërkuar ndër- mjetimet e tij. Dhe kështu u bë. Në lutjen time i kërkoja vazhdi- misht starecit që të më shëronte dhe në Sarov shkova në këmbë dhe i kërkova atij shërimin tim. Që andej shkova në fshatin Ivancevo. Pas dy ditësh Perëndia me uratat e shenjtorit bëri një mrekulli.
Një mesditë edhe pse nuk e kisha zakon dremita për pak minuta. Atëherë pashë se ndodhesha në Sarov pranë varrit të starecit duke i kërkuar shërimin tim. Në të njëjtin çast prej syve më dilnin shkëndia. Kur u zgjova kisha një dridhje të vazhdueshme, por nuk kisha dhëmbje dhe shikimi im ishte rregulluar».
«Perëndia është i mrekullueshëm në shenjtorët e tij, Perëndia ë Izraelit - shkruan Ana Simenovna Rubstov në një letër drejtuar igumenit të Sarovit. - Mëshira e Perëndisë m'u shfaq mua mëkatares me uratat e starecit të madh Serafim. Këtu në Poloni, jashtë Rusisë, do t'i psal një përshpirtje. }u lutem edhe juve të bëni një përshpirtje mbi varrin e tij ndërsa tek ikona ''Gëzimi i gjxthë të dëshpëruarve" të psalin një lutje falenderuese.
Kur isha e vogël shkoja shpesh në një manastir ku kisha tezen murgeshë dhe atje shihja një ikonë në bezën e së cilës shkruheshin: "Fjetja e priftmurgut Serafim". Tezja më tregonte për jetën e tij të lartë dhe për betejat e tij shpritërore.
Kaluan shumë vjet dhe burri im u emërua në Korno të Polonisë. Unë nuk e di përse mendoja shumë përreth kësaj ikone. Pasi kaloi një vit burrin tim e transferuan në Vili ku unë për katër vjet me rradhë isha e sëmurë nga sëmundje të ndryshme.
Në fund në hundë m'u paraqit një gjendër dhe mjekimet që morra për tetë muaj nuk dhanë efekt. Në qoftë se gjëndra nuk do të zhdukej më duhej ta bëja operacion gjë që ishte shumë e vështirë për mua që kisha anemi. Një ditë pasi qava jashtë mase më zuri gjumi. Atëherë pashë në ëndër ikonën e starecit aq të gjaUë sikur ta kisha para syve të pikturuar. Stareci me një ngjyrë të verdhë në fytyrë, me flokët grir të gjunjëzuar me duart e bashkuara në gjoks, i veshur me zostiko të bardhë, me sytë e mbyllur si në lutjen e zemrës, nuk dukej aspak si i vdekur.
Kur u zgjova ndjeva një gëzim aq të madh saqë s'më bëhej të çohesha nga krevati. Njëkohësisht pikëllohesha sepse nuk e dija se kush e kishte marrë ikonën e starecit pas fjetjes së tezes. Lajmërova igumenen Flaviani të më dërgonte një libër me mrekullitë e starecit dhe ku të përmbante edhe jetën e tij dhe gjashtë ikona ku njëra të paraqiste qelinë e tij në shkretëtirë. Kur i lexova të gjithë mrekullitë e tij që kishte bërë para dhe pas fjetjes mora ikonën e tij e vura para fytyrës dhe nisa të qaj.
- Janë të lumtur oshënar njerëzit që të panë dhe që u shëruan me lutjet e tua në këtë burim. Unë nuk kam mundësi të shkoj atje sepse jam kaq larg!
Pastaj e afrova hundën time tek ikona.
Atëherë me habi pashë te rridhte gjak nga hunda dhe fillova të marr frymë më me lehtësi.
Bëra përsëri të njëjtën gjë dhe gjaku rridhta përsëri. Sa herë që puthja ikonën prej hundës më rridhte gjak. Në fund fare tumori dhe mishi i huaj u zhdukën dhe hunda erdhi në gjendjen e saj të mëparshme».
«Ivan Zasuhuni, tregtar në Murom në vitin 1882 erdhi shumë i sëmurë në fshatin Uriopin. Vuante nga një tifo e zorrëve dhe mjeku e kishte këshilluar të shkonte në vendin e tij të lindjes për t'u shëruar.
Rruga e dëmtoi shumë dhe në fshat arriti me shumë mundime. Mjeku Strabnoski diagnostikoi përsëri tifo tek i sëmuri dhe i dha një dietë. Sëmundja u mposht dhe temperatura nga 40° ra në 37,5°. Për pak ditë i sëmuri nisi të marrë veten. Por gjatë sëmundjes prapa veshit i kishte dalë një xhungë. Mjeku bëri përçapje për ta hequr por xhunga sa vinte e zmadhohej. Shkoi edhe në mjekë të tjerë të cilët i propozuan të shkonte në Petersburg sepse ata nuk mund të bënin dot asgjë.
Profesorët e Petersburgut Bogdanov dhe Multlanov i thanë të mos bente operacion por të kthehej në shtëpinë e tij.
Ndërkaq sëmundja filloi të shfaqet edhe në mushkëri dhe ai nisi të ketë edhe shqetësime të stomakut. Mjekët i thanë se do të vdiste bile i caktuan edhe kohën.
Zasuhini u rrëfye dhe u kungua. Prifti shkoi pas pak ditësh dhe i lexoi uratën e atij që heq shpirt. Ditën e tretë i sëmuri e mori paksa veten. Atëherë fqinja Bitkov i çoi ujë nga burimi i Serafimit por ai nuk mund të hapte as gojën. Gruaja e tij arriti ti hedhë pak pika uji me lugën e çajit, kurse pjesën tjetër të ujit ia dërdhi në kokë.
Burri i saj u zhyt për pak çaste në një gjumë të lehtë dhe kur u zgjua kërkoi diçka për të pirë. Gruaja e tij harroi që nuk duhej t'i jepte për të pirë qumësht dhe i dha të pijë. Ai, sapo piu qumështin, ndjeu përmirësim të menjëherëshëm. Ditën tjetër doktori kur e pa u tha se si e kishte gjetur gjendjen shumë të përmirësuar por fyti i tij kishte ngelur i enjtur dhe i sëmurë.
AtëHerë Zosuhini edhe pse ishte shume i sëmurë vendosi të shkojë në Sarov për të nderuar starecin. A:ta u nisën të gjithë familjarisht dhe gruaja mori me vete të gjitha sendet që i nevojiteshin për ta varrosur sepse kishte frikë se mos i vdiste i shoqi në rrugë. I sëmuri vuante në karrocë jashtë mase sepse këmba ishte ndrydhur dhe çdo lëvizje që bënte karroca i shkaktonte dhimbje të padurueshme. Në çdo stacion e ulnin nga karroca duke e mbajtur peshë.
Në manastirin e Divejevo - Serafim qëndroi për t'u çlodhur njëzet e katër orë. Ishte 5 qershori festa e Shën Trinisë. Edhe pse kishte dhimbje të padurueshme vendosi të ndjekë agripninë dhe shërbëtorët e çuan me vig deri në kishë dhe e vunë brenda duke e mbajtur në duar. Pas eksapostalarëve të gjithë puthën ikonën e Shën Trinisë dhe u lyen me vaj.
Sytë e të sëmurit, si padashur, shkuan tek ikona e Hyjlindëses që ndodhej në ikonastas. Këtë ikonë oshënari e kishte patur në qelinë e tij dhe i lutej asaj nxehtësisht. Në atë çast ai e ndjeu këmbën e tij të shkelte në tokë normalisht pa ndjerë dhimbje.
Atëherë i la patericat dhe, për çudinë e të gjithëve, ai u kthye në vendin e tij pa patur nevojën të mbështetej diku dhe ish i paralizuari doli nga kisha i shëruar plotësisht duke ecur me lehtësi të madhe. Jashtë po e prisnin shërbëtorët e tij bashkë me vigun por ai shkoi deri në shtëpinë e miqve vetë, pa u rrëzuar gjëkundi. Në Liturgji u kungua me Misteret e Kulluara dhe pastaj shkoi në Sarov ku bëri një përshpirtje mbi varrin e starecit dhe në mëngjes, pasi ndoqi shërbesat, shkoi tek burimi ku u la i gjithi, me atë ujë që e kishte shëruar në mënyrë të mrekullueshme nga vdekja e sigurt. Distanca e qelisë nga manastiri ishte dy kilometra por ai as që u lodh fare nga udhëtimi në këmbë.
Uji i burimit buronte nga mali. Në qoftë se dikush kërkon të hyjë brenda është shumë e veshtirë për shkak të morfologjisë së terrenit. Me gjithë këto vështirësi aty besimtarët hyjnë të zhveshur e të njëjtën gjë bëri dhe Zasuhini. Sapo u fut në ujin e ftohtë ndjeu lehtësim dhe forcë. Kur doli nga uji pa se i kishte rënë njëra fashë, kurse fashën tjetër nuk nguroi por e hoqi vetë. Tumori ishte zhdukur. Ditën tjetër u kungua dhe tani është shumë mirë».
Djalit të Zasuhinit i ndodhi kjo mrekulli:
«Në moshën tetëvjeçare e gjithë koka iu mbulua nga një plagë e cila i dhimbte jashtë mase. Dermatologu i njohur, profesori Polotemnoi tha se pa kaluar tre vjet sëmundja nuk mund të shërohet. Babai mori të voglin dhe i shqetësuar u nis për në Sarov së bashku me familjen e tij. Në manastirin e Divejevos ata ndaluan për t'u çlodhur. Aty panë një tunel i cili ishte gërrmuar me porosinë e starecit nga motrat e Divejevos dhe stareci kishte dhënë porosinë që cilido që kalon aty të thotë lutjen e Jisuit. Nëpër ketë tynel, siç thoshte stareci, kishte kaluar vetë Nëna e Zotit
Djali i vogël ecte i pari dhe herë pas here këpuste lule nga toka dhe i vinte në kokë. Kur u kthyen në manastir, shkoi tek burimi u la me ujë nga pusi i shën Serafimit dhe kur arriti në shtëpi jo vetëm që ishte shëruar, por në kokë i kishin mbirë flokë të dendur ».
«Një mrekulli tjetër i ndodhi vajzës së Zasuhinit. Vajza e vogël leu me vajin e kandilit që digjej mbi varrin e starecit gishtin e saj të plagosur dhe u shërua».
«Katërvjeçarja Theodhosia Vlasova nga qyteti Celiabin në 7 janar 1889 u sëmur rëndë nga një përflakje dhe temperaturë, e cila zgjati për dy javë. Pastaj me ngadalë iu shfaq në zverk një xhungë dhe ndjente aq shumë dhimbje saqë netëve thërriste me sa fuqi që kishte dhe i binte të fikët. Disa gra, nga ato të fshatit, të cilat dinin diçka rreth mjekësisë popullore, e vizituan dhe kur u pa se ato nuk mund të bënin dot gjë e çuan tek mjekët.
Ata nuk mundën që ta ndihmojnë dhe i thanë se duhej të përgatitej për më të keqen.
Atëherë prindërit e saj gjithë shpresën e tyre e vendosën tek Perëndia. Vajza e vogël ndërkaq ishte përkulur aq shumë nga gunga në kurriz saqë, kur ecte, duart i mbante në gjunjë.
Motra e saj më e madhe ishte bërë murgeshë në manastirin e Hyjlindëses të Celiabinit. Prindërit vendosën që të shkojë aty edhe Theodhosia që të mësonte shkrim e këndim. Igumenia e pranoi vajzën e vogël dhe ia dha në kujdestari motrës Efpraksia. Ajo i ndiqtve mësimet në qeli sepse nuk mund të ecte dhe kështu kaluan tre muaj. Sëmundja përparoi aq shumë saqë vajza nuk mund të ecte fare. Për ta çuar në kishë murgeshat e çonin duke e mbajtur në dorë. Igumenia u foli prindërve të vajzës dhe u tregoi për mrekullitë e starecit. Atëherë i kërkuan manastirit të Sarovit të bënte një përshpirtje mbi varrin e satrecit dhe tu dërgonte pak dhe nga varri i tij.
Sapo e morën i bënë përsëri përshpirtje dhe paraklis shenjtorit kurse dheun e përzien me ujë dhe ia dhanë për të pirë të sëmurës. Ajo sapo e piu, u ndje shumë mirë dhe nga ajo ditë ecte pa ndihmën e ndonjë personi tjetër».
Fshatari Ivan Shazkov nga fshati Zaplanvi i provincës së Astrakanit të prefekturës të Carevit në vitin 1890 i tregoi këtë ngjarje igumenit të Sarovit, Rafail.
«Vitin e kaluar, një javë para Krishtlindjeve, gjithë kyçet m'u paralizuan, por nuk ndjeja asnjë dhimbje. Duart dhe këmbët nuk mundesha t'i urdhëroja dhe për më tepër qiellza e gojës më ishte enjtur, kurse gishtërinjtë e duarve ishin ngjitur me pëllëmbët. Nuk vishesha dot pa ndihmën e të tjerëve dhe kur çohesha bija përsëri pa mundur dot të qëndroj. Kjo gjëndje vazhdoi për tre javë të më mundonte por unë nuk morra ilaçe.
Vjehrra ime, e cila kishte shkuar në Sarov, më këshilloi të bëj një pelegrinazh në varrin e oshënar Serafimit. Vendosa menjëherë aty për aty të shkoj në Sarov dhe menjëherë goja mu ç'enjt dhe kyçet nisën të më forcoheshin.
Të mërkurën e javës së parë të kreshmës së madhe vendosa ta plotësoj premtimin e bërë. Ndonjë dobësi e vogël që mund të kisha u zhduk fare sapo nisa udhëtimin.
Edhe pse bëra njëmijë vjersta rrugë deri në Sarov, sëmundja nuk u përkeqësua aspak. Sapo mbërrita në manastir, u rrëfeva dhe u kungova me Misteret e Kulluara. Pas disa ditësh shkova në burimin e starecit dhe pasi u lava tre herë u shërova krejt».
S. A. Nili të cilin e mbronte në mënyrë të veçantë dora e Perëndisë vazhdoi edhe pas Revolucionit te Tetorit të jetojë në pronat e miqve të tij, në një kopësht të madh në fundin e një parku të dendur. Në katin e sipërm të banesës ku qëndronte ishte kisha dhe dhoma e arkimandritit N. Ky arkimandrit më parë kishte qenë igumen në një nga manastiret që u shkatërruan nga bolshevikët. Në katin e paië jetonte S. Nili me bashkëshorten e tij dhe në po atë kat banonte edhe motra e pronarit të kopshtit. Letrat e S. Nilit tregojnë se si ata kaluan në atë periudhë të vështirë. Në vitin 1921 ai i shkroi mbesës së tij:
/ «Se çfarë hoqëm në kohën kur u ndamë mund ta marrësh fare lehtë me mend. Ti e di që në vendin ku banojmë kalojnë vijat e frontit të luftës civile.
Përkujdesja e Perëndisë dhe mbulesa e Hyjlindëses, Nënës se Tij të Tërëshenjtë, jo vetëm që na ruajtën të pacënuar por jemi edhe të lumtur tani. Vetëm të mendosh se arkimandriti N. banon bashkë me ne dhe meshon bashkë me priftmurgun S. At S. është një prift shumë i virtytshëm dhe i sjellshëm dhe ai vjen nga manastiri i at N. Bashkë me ta ishte edhe një djalë Grigori. Në park vijnë shumë besimtarë dhe nganjëherë flejnë këtu edhe tridhjetë - dyzetë vetë, por neve kurrë nuk na mungoi ndonjë gjë.
Bashkëshortja e tij Elena në një letër që i referohej të njëjtës datë shkruan:
"... katër herë në javë kemi Liturgji Hyjnore. Shumë veta kungohen rregulisht. Me fjalë të tjera jeta jonë adhuruese është e plotë dhe për këtë arsye ndjejmë një gëzim të madh. Shpesh ndodh që të kemi shumë priftërinj. Në 19 korrik erdhën pa bërë ndonjë lajmërim katër priftërinj. Starec Serafimi në përkujtim të tij përgatiti një festë madhështore. Sa e fuqishme shfaqet këtu jo vetëm mëshira e Perëndisë, por edhe gjithëfuqia e tij, para së cilës shkatërrohen të gjitha planet dhe kurthet e demonëveL."
S. Nili pas revolucionit jetoi gjashtë vjet i fshehur në kopësht ku e ruajti Perëndia të pacënuar nga çdo e keqe. Puna kryesore me të cilën u mor ai ishte letërkëmbimi. Ai mbante letërkëmbim, me ndihmën e personave të tretë, me rhiqtë e tij që ndodheshin jashte shtetit. Kopshti, i cili ishte fshehur shumë rrdrë, dihej vetëm nga pak veta. Banorët nuk kishin asnjë arsye për t'u larguar nga andej sepse aty i ishin të gjitha gjërat e nevojshme për t'u ushqyer: përime, drurë frutore dhe bimë të ndryshme.
Por armiku nuk flinte. Fakti që zotërinjtë e kopshtit vazhdonin të qëndronin aty, i shqetësonin jashtë mase përfa- qsuesit e pushtetit lokal. Këta pa e zgjatur morën një vendim që t'i vrisnin të gjithë banorët që ndodheshin në park.
Një natë të errët nëntori të vitit 1921 dhjetë prej tyre të komanduar nga kryetari i pushtetit dhe të armatosur me pushkë dhe thika u futën në park. Pa u diktuar u futën midis shkurreve, duke parë rreth e rrotull me kujdes dhe duke studiuar terrenin. Para së gjithash ata donin të vrisnin arki- mandritin. Por kur u afruan tek shtëpia dëgjuan zhurmën e një talante. Një roje nate e shtëpisë mbante një simandër dore dhe i binte shumë fort duke ardhur rrotull në oborr. Keqbërësit nuk e dinin se oborri ruhej nga roje dhe menduan të prisnin deri sa të largohej roja. U fshehën në shkurre dhe filluan të pinin vodkë për t'u nxehur, sepse bënte jashtë mase ftohtë.
Kaluan dy orë të mira por roja, qe ishte një plak i vjetër, nuk largohej. Përkundrazi ai i binte më fort simandrit duke ecur nëpër oborr. Keqbërësit, pasi pinë jashtë mase, i zuri gjumi dhe u zgjuan në të gdhirë kur atentati. i tyre nuk kishte mundësi të përfundonte me sukses. Prandaj ata vendosën që ta shtyjnë për ditën tjetër.
Të gjitha atyre iu dukeshin mjaft të favorshme për reali- zimin e planeve të tyre; koha shumë e mirë, mbizotëronte kudo një qetësi varri, nata ishte e ngrohlë, hëna shkëlqente dhe gjithshka rreth e rrotull ishte në gjumë.
Por roja i urryer përsëri vinte vërdallë nëpër oborr dhe i binte atij simandri të mallkuar me sa fuqi që kishte, sikur donte të kërkonte ndihmë për të kapur keqbërësit.
- Përse po rrijmë? - thirri njëherë pa pritur kryetari i tyre që e humbi durimin. - Ne jemi dhjetë kurse ai është vetëm një, shkojmë.
Ata, sapo dëgjuan pafrullën e tij, rrëmbyen dyfekët dhe u sulën drejt rojes. Kur arritën pranë tij panë një plak të dobët dhe të përulur me mjekër të bardhë, i cili po ecte drejt tyre pa u frikësuar aspak nga ardhja e tyre.
- Kapeni! - thirri kryetari i bandës dhe duke ngritur so- patën e goditi në kokë.
Por sopata çau ajrin me zhurmë sepse plaku ishte zhdukur, ndërsa keqbërësi ra pa ndjenja. Shokët e tij u afruan për ta parë shumë të frikësuar. Kryetari i tyre nuk shfaqte fare shenja jete, prandaj ata e ngritën dhe u çuan në shtëpinë e tij.
Nga kjo ndodhi kaloi mjaft kohë. Banorët e parkut nuk dyshuan asapak për shpëtimin e tyre të mrekullueshëm. Por një ditë gruaja e kryetarit të bandës shkoi dhe takoi arki- mandritin, i ra në gjunjë dhe i tregoi atij me ngashërim se çfarë kishte ngjarë.
- Djalli e ka fajin - i thoshte gruaja fatkeqe. - Ai e tërhoqi burrin tim. Tani ai gjendet në krevat i paralizuar. Lutjuni Zotit që ta mëshirojë. Në qoftë se nuk do të ishte roja, do t'ju kishin vrarë të gjithëve. Ai iu shpëtoi juve nga vdekja fizike, kurse keqbërësit nga vdekja shpirtërore.]
- Cili ishte roja? - e pyeti i habitur ai.
- Ai i cili pa mbyllur sytë gjithë natën ruante shtëpinë dhe i binte simandrit pa pushim.
- Çfarë ka pësuar? Perëndia na ruajt! Po për cilin roje e ke fjalën se nuk e kuptoj? Ne jetojmë duke u fshehur nga njerëzit dhe Hmë flet për roje që i binte gjithë nates simandrës së drurit. Ne nuk kemi dhe as kishim ndonjë roje.
- Por burri im nuk flet që nga ora që u pendua veçse për burrin që i binte simandrit. Pyeteni vetë ju më mirë.
- Si ta pyes? Mund të flasë?
- Mundet - u përgjigj gruaja. - Ai shikon, i kupton të gjitha dhe flet. Vetëm se nuk mund të lëvizë as duart, as këmbët. Qëndron i shtrirë dhe nuk na lë as që të shkojmë në punë.
Gruaja fatkeqe kur i thoshte këto fjalë kuptohej se ishte në prag të dëshpërimit.
~ Silleni këtu që të rrëfehet, të kungohet dhe të nderojë ikonën e Shën Serafimit.
Të njëjtën ditë ata e sollën të sëmurin në vig në kishën e Vilës. Arkimandriti iu afrua duke mbajtur në dorë ikonën e Shën Serafimit dhe ia dha për ta puthur. Sapo sytë e keqbërësit ndeshën në sytë e qarta të staredt u dëgjua një britmë histerike.
- Ai është, ai! - bërtiste keqbërësi fatkeq.
Në ikonën kishte njohur rojen e natës që i vinte rreth e rrotull duke i rëne simandrit. Lotë pendimi filluan t'i rridhnin nga sytë. Dashuria e Perëndisë jo vetëm që e shëroi por edhe e ndryshoi komplet. Pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore ku u kungua me Misteret e Kulluara qëndroi në kishë dhe u tregoi të gjithëve ikonën e Shën Serafimit.
Pastaj i psalën një paraklis falenderimi
Shën Serafimit për mrekullinë që bëri dhe që i shpëtoi të gjithë nga vdekja e
sigurt».
MESIME TE SHKURTERA SHPIRTERORE
Perëndia është zjarr që ngroh dhe ndriçon çdo zemër. Në qoftë se ndjejmë në zemrën tonë një farë ftohtësie le të lusim Zotin që të vijë pranë nesh e të na ngrohë duke na frymëzuar me dashuri për Atë dhe për të afërmin.
Etërit thoshin: "Kërko Zotin, por mos kërko me kureshtje se ,ku ndodhet. Aty ku gjendet Perëndia nuk ka asgjë të keqe. Të gjitha ato që vijnë prej Perëndisë janë të dobishme dhe paqësore dhe e çojnë njeriun në akuzim të vetes dhe në përulësi.
Perëndia na shfaq njeridashjen e tij jo vetëm kur bëjmë të mirën, por edhe kur e fyejmë dhe e zemërojmë me mëkatet tona.
Me sa durim Ai i vuan mëkatet tona! Por
edhe atëherë kur ndëshkon Ai e bën këtë gjë me shumë dhembshuri. Perëndia është
i drejtë dhe zakonisht drejtësia e tij nuk duket jetën tonë. Davidi e quante
gjykatës të drejte. Por Biri i Tij tregoi se Perëndia është më tepër i mirë dhe
i mëshirshëm. Edhe pse jemi mëkatarë ai erdhi edhe u kryqëzua për ne. Sa më
shumë që njeriu përparon në virtyt aq më shumë ai ecën
në gjurmët e Zotit, i cili në jetën e ardhëshme do ti shfaqë fytyrën e tij. Të
drejtët për sa kohë që jetojnë këtu në tokë e shohin si në pasqyrë. Por në
jetën tjetër do ta shikojnë ashtu siç është. Në qoftë se nuk e njeh Perëndinë,
nuk mund ta duash. Sepse njohja e Perëndisë i paraprin dashurisë së Tij.
Kur je me barkun plot mos meditp për veprat e Perëndisë. Si mundesh që me stomakun plot të shqyrtosh Misteret Hyjnore?
Para së gjithash duhet ti besosh Perëndisë se Ai është dhe se shpërblen ata që e kërkojnë atë[19].
Besimi, siç na thotë mësimi i Shën Antiokut, është fillimi i bashkimit tonë me Perëndinë. Besimtari i vërtetë është si një gur i gdhendur nga Hiri i Shpirtit të Shenjtë për tempullin e Perëndisë, i cili ngrihet me fuqinë e Krishtit dhe me Hirin e Shpirtit të Shenjtë.
"Besimi pa vepra është i vdekur"[20]. Veprat e besimit janë: dashuria, paqja, zemërgjerësia, mirësia, përulësia, ngritja e kryqit dhe në përgjithësi të jetosh në Shpirtin e Shenjtë.
Të gjithë ata që kanë një shpresë të palëkundëshme tek Perëndia, afrohen pranë Tij dhe ndriçohen nga shkëlqimi i dritës së përjetshme.
Njeriu, i cili për hir të Perëndisë nuk përkujdeset për veten
e tij, ka shpresë të vërtetë. Ai beson se për të përkujdeset Perëndia.
Por në qoftë se e vendos shpresën e tij në punët e veta dhe vetëm kur haset në vështirësi të paparashikueshme kërkon të gjejë strehë tek Perëndia, atëherë një shpresë e tillë është e kotë dhe e gënjeshtërt. Ai që ka shpresën e vërtetë kërkon vetëm Mbertërinë e Perëndisë. Për sa i përket të mirave të nevojshme për jetën e përkohëshme, është e sigurt se do t'i jepen. Në qoftë se në zemër nuk ka një shpresë të tillë atëherë është e pamundur të ketë paqe. Shpresa është ajo që i jep paqe dhe gëzim zemrës. Për këtë shprese tha Zoti: "Ejani tek Unë
o ju gjithë të munduar dhe të rënduar dhe unë do t'ju jap shlodhje"[21]. D.m.th. shpresord tek Unë dhe Unë do t'ju lehtësoj nga mundimet dhe frikësimet tuaja. Në Ungjillin sipas Llukait flitet për Shën Simeon Hyjpritësin "Dhe në mënyrë Hyjnore atij i qe zbuluar nga Shpirti i Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin Shpëtimtar"[22]. Dhe Simeoni i drejtë e mbajti shpresën e tij deri në çastin e shumëpritur, gjatë së cilit priti me gëzim.
Shpëtimtarin në duart e tij duke thënë: "Tani përlëshoje, q'Zot, shërbëtorin tënd në paqe se sytë e mi panë shpëtimin tënd"[23].
Ai që fitoi dashurinë e përkryer për Perëndinë, në këtë jetë jeton sikur të mos ekzistojë. Eshtë i huaj për tokësoret dhe pret me padurim të përjetëshmet. Ai është i ndryshuar i gjithi nga dashuria e Perëndisë dhe nuk robërohet nga asnjë lloj lidhje tjetër.
Ai që do veten e tij nuk mund të dojë Perëndinë. Ai, i cili për hir të dashurisë së Krishtit, nuk e do veten e tij, ai do Perëndinë.
Ai i cili e do me të vërtetë Perëndinë e quan veten e tij të huaj dhe kalimtar në këtë jetë. Dhe kjo sepse, duke u përpjekur që ta bashkojë mendjen dhe zemrën me Perëndinë, i përkushtohet vetëm Atij.
Shpirti që dashuron me gjithë fuqinë Perëndinë, madje edhe atëhere kur ndahet nga trupi, nuk do të trembet nga Zotëruesi i qiellit. Do të fluturojë me ëngjëjt si nga një vend i huaj drejt në atdheun e tij qiellor.
Ai i cili vendos të jetojë jetën shpirtërore para së gjithash duhet të fitojë frikën e Perëndisë, që është fillimi i urtësisë.
Në mendje le të jenë gjithmonë të ngulura fjalët profetike: "Shërbeini me frikë Zotit dhe gëzohuni me drithma"[24].
Ky njeri duhet të konsiderojë me shumë kujdes çdo gjë që është e shenjtë. Por në qoftë se do të jetë në moskujdesje atëherë do të vërtetohet fjala profetike: "Eshtë i mallkuar çdo njeri që i kryen veprat e Zotit me ngathtësi".
Këtu nevojitet një kujdes i madh sepse zemra, me mendimet dhe dëshirat që ka duhet pastruar është e madhe dhe e gjerë. "Ja deti i madhë e i gjerë. Atje jetojnë krijesa të panumërta"[25]. D.m.th. brenda asaj bëjnë fole mendime të kota, të gënjeshtërta dhe të papastërta, filiza të frymërave të këqija.
Shën Serafimi i Sarovit 259
"Kij frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij"38. Kur i ruan porositë e Perëndisë në çdo vepër tënden do të jesh i fuqishëm dhe gjithë punërat e tua do të bëhen gjithmonë mirë. Ojallin të mos ta kesh frikë. Ai që ka frikë Perëndinë e dërmon djallin.
Prandaj djalli është i pafuqishëm.
Ka dy lloj frikë Perëndie: sipas së parës meqë ke frikë Perëndinë nuk bën të mirën dhe sipas të dytës meqë ke frikë Perëndinë bën të mirën.
Asnjë nuk mund ta fitojë frikën hyjnore në qoftë se nuk çlirohet nga të gjitha përkujdesjet tokësore. Atëherë mendja lëviz nga frika e Perëndisë dhe tërhiqet nga dashuria e Mirësisë së Tij.
Frika e Perëndisë fitohet vetëm atëherë kur njeriu mohon çdo gjë të botës, kur i përqendron mendimet dhe shqisat e tij dhe zhytet i gjithi ne teorinë e Perëndisë dhe në ndjesinë e lumturisë që Zoti i ka premtuar shenjtorëve. Është e pamundur qe ta mohosh botën dhe të vish në një gjendje të teorisë shpirtërore për sa kohë qëndron me të. Sepse për sa kohë që pasionet nuk qetësohen, është e pamundur të fitosh paqen shpirtërore.
Dhe pasionet nuk qetësohen në qoftë se na rrethojnë shkaqet që i; ngacmojnë. Për të arritur në këtë mospasionshmëri të plotë duhet të ushtrohesh për shumë kohë në lutjen e zemrës dhe në të bërit kujdes. Por si është e mundur të dorëzohesh plotësisht në teorinë e Perëndise, të mësohesh në ligjin e Tij dhe të lartësohesh me gjithë shpirt me lutjen e zjarrtë përderisa do të gjendesh brenda turbullirës së pandalshme të pasioneve
që janë me bollëk të ushqyer në botë, sepse si na thotë apostull Pavli "Bota qëndron në mëkat"?
Në qoftë se shpirti nuk çlirohet nga bota, nuk mund ta dojë Perëndinë çiltërsisht. Sepse gjërat e botës sipas Shën Antiokut e mbulojnë si vel. "Përse vonohemi në qytetin e huaj
- shkruan i njejti at - përderisa e njohim shumë mirë tonin. Përse përgatitim aty toka dhe shtëpi? Kjo botë është prona e dikujt tjetër, e sundimtarit të kësaj kohe".
Shën Varsanufi na mëson: "Përsa kohë që anija gjendet në det, ajo u bën ballë tërbimit të erërave dhe fuqisë së tyre, Por kur arrin në një liman të sigurt dhe paqësor, nuk i ka më frikë erës apo rreziqeve, por qetësohet. Kështu edhe ti, o murg, për sa kohë që qendron në botë të presësh shtrëngime dhe vështirësi dhe kryengritje të fortunave mendore. Por kur të ndjekësh qetësinë e qetësisë absolute nuk ke përse të trembesh aspak nga këto erëra".
Qetësia e përkryer është kryq, mbi të cilin njeriu duhet të kryqëzojë veten e tij me të gjitha pasionet. Mendo që edhe Zoti ynë Jisu Krisht u ngjit në kryq dhe madje pasi më parë kishte duruar shpifje dhe hidhërime.
Dhe ne, pra, nuk është e mundur të mendojmë se arritën në përsosmëri në qoftë se nuk vuajmë bashkë me Krishtin; "neve vuajmë me të dhe lëvdohemi me të" - na thotë apostull Pavli39.
Ai, i cili përpiqet për të arritur qetësinë e plotë, duhet të kujtojë vazhdimisht qëilmin për të cilin përpiqet që zemra e tij të mos kthehet në një drejtim tjetër.
Të gjithë ata që vendosën për t'i shërbyer Zotit7 duhet të punojnë që të kenë kujtimin e vazhdueshëm të Zotit dhe lutjen e zemrës që nuk pushon kurrë: "Zot Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, mëshiromë mua mëkatarin". Orët që vijnë pas drekës mund të lutemi kështu: "O Zot Jisu Krisht, Biri i Perëndisë, me ndërmjetimet e Hyjlindëses mëshiromë mua mëkatarin", ose ti drejtohet drejtpërdrejt Hyjlindëses duke thënë: "E Përmbishenjtë Hyjlindëse, shpëtomë”, ose fjalinë me të cilën Gavriili përshëndeti Hyjlindësen: "Gëzohu o Hirplotë..Me këtë punë jo vetëm që e ruajmë paqësore ndërgjegjjen tonë, por edhe mundemi t'i afrohemi Perëndisë dhe të bashkohemi : me Të. Sepse, sipas Shën Isaak Sirianit, nuk mund t'i afrohemi ; me tjetër mënyrë Perëndisë, përveçse me lutjen e zemrës.
Llojet e lutjes i përshkruan shumë mirë Shën Simeoni,
! Theologu i Ri. Përsa i përket vlerave të kësaj, Gojarti i hirshëm thotë: "Arma e lutjes është e fuqishme, është një thesar i pallogaritshëm, një pasuri që s'mund të shkrihet, liman pa /dallgë, prurëse e qetësisë dhe rrënjë e shumë veprave të mira, burim dhë nënë". Kur luteni në kishë mbani një qëndrim të kujdesshëm. Në këtë gjë do të ndihmohesh shumë po t'i kesh sytë e mbyllura, ti hapësh vetëm atëherë kur të zë dremitja ose mërzitja dhe t'i ngulitësh tek ndonjë ikonë dhe në qiriun që digjet para saj. Në qoftë se në kohën që lutesh mendja jotë pushtohet nga mendimet e këqija, përulu dhe kërko falje duke thënë: "O Zot mëkatova me fjalë, me mendje, me vepër dhe me të gjitha shqisat e mia". Përpiqu vazhdimisht të luftosh kundër shpërqendrimit të mendjes. Pëmdryshe, shpiri yt me veprimin e djallit do të largohet nga kujtimi dhë dashuria e Perëndisë, siç thotë Shën Makari: "E gjithë përpjekja e kundërshtarit tonë qëndron në luftën që ai bën për ta shkëputur mendimin tonë nga përkujtimi i Perëndisë, nga frika dhe dashuria jonë për Atë".
Atëherë kur mendja dhe zemra bashkohen në lutje dhe mendimet nuk shpërndahen atëherë Hiri Hyjnor ndriçon dhe ngroh shpirtin dhe një ngazëllim hyjnor mistik e përmbush gjithë njeriun e brendshëm.
Duhet ta falenderojmë për të gjitha gjërat Perëndinë dhe veten tonë t'ia dorëzojmë vullnetit të Tij. Duhet që t'i tregojmë të gjitha mendimet tona, fjalët dhe veprat dhe të përpiqemi që të gjitha t'i shërbejnë vullnetit të Tij.
Ai që ecën në rrugën e përkorësisë nuk duhet të besojë vetëm zemrën e tij. Duhet të përshtatë lëvizjet e zemrës dhe të gjithë jetës së tij në përputhje me ligjin e Perëndisë dhe jetën praktike të asketëve që ecën në të njejtën rrugë. Kështu do të mundet më mirë që nga njëra anë të çlirohet nga i ligu dhe nga ana tjetër të shohë më qartë të vërtetën.
Mendja e atij që ushtrohet në përkorësi është si një rojtar në kullën e vrojtimit ose si një roje që nuk ve gjumë në sy në Jeruzalemin e brendëshëm. Nga lartësia e teorisë shpirtërore shikon me qartësi fuqitë kundërshtare që e rrethojnë dhe luftojnë shpirtin e tij.
Nga sytë e tij nuk ikën dot djalli "i cili vjen vërdallë si një luan vrumbullues duke kërkuar cilin mund të përpijë[26]. Nuk shmangen as ata që rregullojnë shigjetat e tyre mbi kordhëz për të gjuajtur në errësirë kundër atyre që janë të drejtë në zemër"[27]. Ashtu siç na mësojnë etërit e kishës, afër çdo njeriu rrijnë dy engjëj; një i mirë dhe tjetri i keq. Engjëlli i mirë është i qetë, i përulur dhe i heshtur. Kur vjen në zemrën e njeriut flet me atë për pastërtinë, për të vërtetën, mirësinë, butësinë dhe për çdo vepër të mirë. Kur ta ndjesh këtë gjë brenda zemrës tënde është e qartë se pranë teje gjendet engjëlli i Perëndisë. Fryma e të ligut është e hidhur, e pamëshirshme dhe e palogjik. Vetëm nga veprat që bën mund të kuptosh se erdhi në zemrën tënde.
"Të kesh kujdes, - këshillon Shën Isaaku, - ilaçet e shumta, d.m.th. provat që nganjëherë t'i dërgon Mjeku i vërtetë për shëndetin tënd shpirtëror dhe herë tjetër demonët. Këto ilaçe janë sëmundjet, mundimet trupore, mendimet që tmerrojnë shpirtin, frika se çfarë do të bëhet pas vdekjes ose madje ngrohtësia mirëbërëse, lotët e ëmbël, gëzimi shpirtëror dhe të tjera si këto. Pas gjithë këtyre duhet të shqyrtosh mos vallë po përthahen plagët e shpirtit tënd? Pasionet kanë filluar të dobësohen? Vendos një shenjë dhe vazhdimisht të hysh në brendësinë tënde dhe vër re se cilat pasione janë dobësuar, ëilat të kanë braktisur, cilat filluan të heshtin me shërimin e shpirtit tënd dhe se cilat pasione mësove t'i mundësh me rvjohjen e vëtvetes dhe jo se të braktisën shkaqet e tyre.
'■ Shiko në qoftë se plaga jote e kalbur ka nisur të mbushet nga mishi i ri, d.m.th. paqja e shpirtit. Ndiq gjithashtu ato pasione që të rrethojnë vazhdimisht dhe që të përndjekin mizorisht. Çfarë pasione janë trupore, shpirtërore, komplekse, të pashtjelluara njëra me tjetrën. Vijnë në kujtesën tuaj si të pafuqishmë apo përshtjellojnë shpirtin tuaj? Mos vallë ngrenë krye me fuqi apo vijnë natën si hajduti. Po mendja si i përballon? Kjo sundimtare e shqisave vallë a i lufton sa i vë rë që shfaqen pasionet deri sa të dobësohen apo bën sikur nuk i sheh dhe nuk merret aspak me to? Cilat pasione të vjetra vazhdojnë të të mundojnë dhe sa pasione të reja janë formuar? Si shfaqen? Si ikona të gjalla apo si ndjervja të cilat shtyjnë
kujtesën por pa lëvizje mëkatare të shpirtit, pa mendime rreth tyre dhe pa ngacmim.
Nga të gjitha këto që thamë më sipër mund të njohim masën e të qënit të shëndetshëm. Siç na thotë apostull Pavli "Ai që rri zgjuar për t'u përkujdesur për shpëtimin e shpirtit të tij, merr armatimin e Perëndisë që të mund të rezistojë në ditën e mbrapshtë"42. Me këtë armatim dhe me bashkëveprimin e Hirit Hyjnor i krishteri u bën ballë subneve të të ligut dhe fiton mbi armiqtë e padukshëm.
Ai që ecën në këtë rrugë të vigjilencës shpirtërore nuk duhet tu japë rëndësi bisedimeve të kota nga bota sepse ato mund ta mbushin mendjenn me mendime të kota dhe të dëmshme. Ai që ecën në këtë rrugë nuk duhet të merret me punërat e të tjerëve dhe as të mendohet dhe të flasë per to siç thotë edhe Psalmi "nuk do të shqiptoj me buzët e mia veprat e tyre". Përkundrazi, i krishteri duhet t'i lutet Zotit që ta ruajë shërbëtorin e tij nga mëkatet dhe të bëjë që ato të mos sundojnë mbi të.
Që të ruash gjithmonë përkorësine duhet të veçohesh në veten tënde ashtu siç thotë Zoti "mos përshëndetni asnjë njeri rrugës". Pa nevojë, d.m.th. mos flit, përveçse kur të ndjek një njeri që do të dëgjojë prej teje diçka të nevojshme për shpirtin.
Kur të takosh jerondë apo vëllezër tu bësh një përulje të thellë në shenjë nderimi për ta dhe duke i mbajtur sytë mbyllur.
Njeriu përsa i përket trupit ngjan me një qiri. Ashtu si qiriu digjet ashtu edhe njeriu vdes. Shpirti ynë është i pavdekshëm. Për këtë arsye për shpirtin duhet të kujdesemi më tepër sesa për trupin. "Ç'përfitim ka njeriu në qoftë se fiton gjithë botën dhe pastaj humb shpirtin e vet? Ose çfare do të japë njeriu për shkëmbim të shpirtit të vet”43.
Çdo shpirt është më i çmuar sesa vetë bota sepse siç na thotë Makari i Madh: "Perëndia me asnjë krijesë të dukshme nuk pati mirësinë të fliste dhe të bashkohej sipas natyrës së tij shpirtërore përveçse me njeriun të cilin e do më shumë nga të gjitha krijesat e tij".
Ierarkët e shenjtë Vasili i Madh, Grigor Theologu, Joan Gojarti, Kirilli i Aleksandrisë, Ambrozi i Milanos e të tjerë, nga vitet e tyre të rinisë e deri në fund të jetës ishin të virgjër. Gjatë gjithë jetës, interesin e kishin kthyer drejt shpirtit dhe jo drejt trupit.
Prandaj edhe ne kryesisht duhet të përkujdesemi për shpirtin, kurse trupit t'i japim aq forcë sa t'i japë fuqi frymës. Në qoftë se ne trupin e mundojmë më shumë se ç'duhet me vetëdije duke e dobësuar shpirtin kjo është pamaturi edhe po të bëhet kjo gjë për të fituar virtytin. Por në qoftë se i pëlqen Perëndisë që të provohet njeriu me anë të sëmundjeve, atëherë Ai do t'i japë atij fuqinë e duhur për ta përballuar atë. Le të
yijnë pra sëmundjet, por nga Perëndia dhe jo nga ne.
i
Shpirti ushqehet me fjalën e Perëndisë dhe në veçanti me studimin e Dhiatës së Re dhe të Psalmeve. Ungjillin dhe letrat e Apostujve duhet t'i lexojmë në këmbë, para ikonave të shenjta, ndërsa Psalmet mund t'i lexojmë edhe ulur. Mendja ndriçohet dhe hirësohet nga leximi i Shkrimit të Shenjtë.
Duhet ta ushtrojmë mendjen që të ushqehët në ligjin e
Perëndisë, që me anë të udhëzimeve të tij ta rregullojmë jetën tonë. Ka shumë vlerë që ta lexojmë në qetësi fjalën e Perëndisë. Zoti nuk do të na privojë nga mëshira e tij në qoftë se ne e lidhim këtë gjë me vepra të tjera të mira.
Kur shpirti ushqehet nga fjala e Perëndisë, ai mbushet plot me dhuratën e dallimit të së mirës dhe të keqes.
Kur studimi i fjalës hyjnore bëhet në qetësi, mendja zhytet në thellësitë e Shkrimit të Shenjtë dhe zemra pranon ngrohtësinë hyjnore, e cila në vetmi sjell lotët. Ato e ngrohin të gjithë njeriun dhe e mbushin me dhurata shpirtërore, që ëmbëlsojnë mendjen dhe zemrën. Studimi duhet që të ketë si synim fitimin e paqes së shpirtit, siç thotë psalmisti ”Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd dhe nuk ka asgjë që mund t'i rrëzojë44.
"Para se të pranojë besimtari Ngushëllimtarin - na mëson Shën Isaak Siriani, - ai ka nevojë për tekstet e shenjta që të ripërtërihet brenda tij tërheqja drejt së mirës dhe që të ruhet shpirti i tij nga rrugët e mëkatit. Ai ka nevojë për Shkrimet e Shenjta sepse nuk e ka marrë akoma fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. Atëhere kur fuqia e Shpirtit vjen në shpirt, atëherë shpirti mësohet mistikisht nga Ai dhe nuk nevojitet ndihmë nga diçka shqisore.
Gjithashtu për shpirtin shumë e dobishme është studimi
i historisë së kishës. Se si filloi dhe se si vazhdon të jetojë sot dhe se sa shumë vuajti në çdo epokë. Por ky studim nuk duhet të shoqerohet nga lavdidashja që kërkon t'ua shfaqësh të tjerëve atë që di.
Qëllimi i kësaj është që të mbështesë dhe të ngushëllojë mendimin tënd dhe kur të të bëhet ndonjë pyetje të jesh gati për të mbrojtur kishën.
Asgjë nuk është më e lartë se sa paqja e Krishtit e cila thyen çdo sulm të frymërave te ajrit dhe të tokës. Shkrimi i Shenjtë thotë:
"Kemi kaluar nëpër zjarr dhe ujë, por ti na ke nxjerrë jashtë në vend të freskët".
Rruga e atyre që kërkojnë t'i pëlqejnë Perëndisë kalon nëpër shumë ngushtica.
Si t'i nderojmë martirët e shenjtë për ato që duruan për hir të Krishtit, kur ne nuk mund të durojmë as tundimin më të vogël?
Asgjë nuk ndihmon aq shume në fitimin e paqes së brend- shme se sa heshtja dhe të bisedosh sa më shumë që është e mundur me veten tënde dhe më pak me të tjerët. Provë e jetës shpirtërore është të paturit evëmendjes brenda në shpirt dhe puna e fshehtë e zemrës.
Hiri i Perëndisë e mbulon me hijen e tij njeriun që përpiqet të jetë paqësor dhe me energjinë e tij e udhëheq në paqen e përgjithshme. Ne fazën fillestare të paqes shpirti është i qetë, ndërsa në atë përfundimtaren hijeshohet nga Hiri i Shpirtit të Shenjtë "Dhe ërdhi paqja në atë vend"45.
Ai i cili ecën drejt paqes shpirtërore, pa u anuar në të djathtë e në të majtë, merr me bollëk dhurata shpirtërore.
Etërit e shënjtë, të cilët kishin fituar paqen shpirtërore dhe që i mbulonte Hiri i Shpirtit të Shenjtë, jetuan shumë vjet.
Atëhere kur njeriu arrin në gjendjen e paqës mund t'u japë edhe të tjerëve dritën që ndriçon mendimin e tij. Por, më parë, duhet të përsërisë fjalët e profeteshës Ana: "Mos dalshin fjale të mëdha nga goja juaj".
Këtë paqe Zoti ua la si thesar nxënësve të tij pak kohë para vuajtjes së tij hyjnore. "Unë po ju lë paqen, po ju lë paqen Time"[28]. Për këtë paqe na flet edhe apostulli duke thënë se: "paqja e Perëndisë që tejkalon çdo lloj zgjuarsie do të ruaj zemrat tuaja dhe mendjen tuaja në Krishtin Jisu1'[29], dhe "kërkoni paqe me të gjithë dhe shenjtërim, pa të cilin askush nuk ka për të parë Perëndinë".
Prandaj duhet me çdo mendim, dëshirë dhe vepër, të synojmë që të fitojmë paqen e Perëndisë dhe të thërresim gjithmonë me Kishën: "O Zoti ynë, dhurona paqen"[30].
Të përpiqesh në çdo mënyrë të ruash paqen e shpirtit dhe të mos turbullohesh nga ngacmimet e të tjerëve.
Do t'ja dalësh mbanë të bësh këtë gjë në qoftë se përmbahesh me çfarëdolloj mënyre nga zemërimi dhe nëse e rrethon me përkorësi mendjen dhe zemrën nuk e le të ndjejë rrahje të pahijëshme.
Ngacmimet e të tjerëve le t'i pranojmë pa u trubulluar sikur të mos na drejtohen neve. Një sjellje e tillë në shpirtin tonë mund të sjellë qetësi dhe mund ta bëjë banesë të Perëndisë.
Shembuj të tillë qëndriini shohim në jetën e oshënar Grigor mrekullibërësit.
Një prostitutë i kërkoi shenjtorit një shumë të hollash si shpërblim, sikur ai në të vërtetë të kishte kryer me të mëkatin.
Ai nuk u trubullua aspak nga kjo gjë por i kërkoi mikut të tij t'i jepte asaj aq të holla sa kërkoi. Gruaja, sapo mori shpërblimin, u demonizua. Por Ierarku u lut dhe gruaja u çlirua nga demoni.
Në qoftë se nuk është e mundur të përmbahemi, të paktën duhet të përmbajmë gjuhën siç thotë psalmisti; "U turbullova por nuk fola"49.
Shembuj të shumtë të të mos zemëruarit shohim në jetën e Shën Spiridhonit të Trimithundës dhe në jetën e Shën Efrem Sirianit.
I pari duroi një ngacmim të madh kur shkoi në pallatin e mbretit i ftuar nga ky vetë. Një shërbëtor i cili e mori për një lypës nuk e la të kalonte në hyrje, madje e talli dhe e goditi. Shenjori atëherë duke zbatuar porosinë e Zotit i kthehu edhe anen tjetër.
Një herë kur Shën Efremi po kreshmonte në shkretëtirë rastisi që një nxënësi të tij që po i sillte ushqim për të ngrënë, i shpëtoi ena nga duart dhe u thye.
Kur e pa të pikëlluar Shën Efremi i tha: "Mos u pikëllo vëlla. Në qoftë se ushqimi nuk do të vijë tek ne, atëherë do të shkojinë iie tek ai".
Shkoi pra tek vendi ku ishte thyer ena, mblodhi ushqimin dhe 'e hëngri.
Shenjtori me të vërtetë e kishte mposhtur plotësisht pasionin e të zemëruarit.
Gjithashtu edhe nga jeta e Paisit të Madh mësojmë se si t'i shmangemi këtij pasioni.
Zoti iu shfaq njëherë shenjtorit dhe ky i kërkoi që të lirohej nga ai pasion.
- Në qoftë se do të fitosh mbi inatin dhe zemërimin, atëhere mos dëshiro asgjë, mos urre dhe mos nënvleftëso njeri, - i tha Krishti.
Për të ruajtur paqen shpirtërore duhet ta largosh zemërimin dhe të përpiqesh të jesh i gëzuar sipas fjalës së Siriakut të urtë që na thotë: "Shumë vetë i shkatërroi dëshpërimi dhe asnjë nuk ka dobi nga ai"50.
Në qoftë se dëshiron që të ruash paqen shpirtërore duhet që ti shmangesh me çdo mënyrë gjykimit të të tjerëve.
Toleranca ndaj vëllait dhe heshtja ruajnë paqen e shpirtit.
Njeriu, atëherë kur ndodhet në një gjendje të tillë, pranon zbulesa hyjnore.
Që të mos biesh në paragjykim mos prano asgjë të keqe për asnjeri dhe të jesh i vdekur për të gjithë.
Që të ruash paqen shpirtërore duhet që shpesh të përqendrohesh tek vetja dhe t'i bësh pyetje se ku gjendesh.
Duhet të kujdesesh që të gjitha shqisat e trupit dhe në mënyrë të veçantë të parët ti shërbejnë vetëm njeriut të brendëshëm me qëllim që syri të mos shpërbëhet nga të mirat materiale.
Dhuratat e hirëshme i marrin vetëm ata që kanë një punë të brendëshme dhe që rrijnë zgjuar për shpirtin e tyre.
Dashuria e përsosur për Perëndinë i bashkon të dashuruarit me Perëndinë midis tyre në mënyrë të ndërsjelltë. Mendja e atij që e ka fituar këtë dashuri nuk mendon asgjë që nuk përputhet me të,
Qetësia, lutja, dashuria dhe vetëpërmbajtja përbëjnë një armë që ka katër tehe e cila e çon shpirtin në qiell.
Zbute trupin me kreshëm dhe agripni dhe vetëm atëherë do të arrish ta mundësh mendimin e epshit.
Ashtu sikundër puna e Perëndisë është që të qeverisë botën kështu puna e shpirtit është që të drejtojë trupin.
Kurvëria shfaqet me dobësi dhe me thyerje të zemrës të cilat ose shkaktohen me dashje ose lejohen nga përkujdesja hyjnore.
Në masën që përpiqesh të bësh mundime trupore do të shijosh nga Zoti të mirat e shumpritura, kur Ai të japë shpër- blimin e drejtë.
Perëndia është besnik kur premton të mirat e ardhëshme.
Asketi që ka mirëbesim tek Ai, dëshiron të ardhëshmet sikur të jenë të tashmet.
Premtimi i të mirave të ardhëshme e lidh mendjen me të pritëshmet dhe si rrjedhim ai harron dhe tejkalon të tashmen.
Në qoftë se mendja i harron plotësisht gjerat e këtushme dhe perpiqet të njohë gjithmonë e më shumë të ardhëshmet, kjo është shenjë që pret me padurim dhuratat.
Papasionshmëria është një virtyt i madh. Eshtë Zoti Ai që e dhurbn ;dhe e konsolidon këtë gjendje në shpirtrat perëndidashës.
Mos ji neglizhent në jetën shpirtërore praktike dhe do të ndriçohet mendja jote. Veçimi dhe lutja janë mjete të rëndësishme për të fituar virtytin. Ato e pastrojnë mendjen dhe e bëjnë parashikuese.
Jeta asketike kërkon durim dhe forcë sespe fryma e botës çlrrënjoset vetëm me përpjekje shumëvjeçare.
Ai që duron me lutje ngacmimet e tundimet që vijnë pa dashjen e vet, ai bëhet i përulur, dinjitoz, njeri me përvojë.
Durimi kultivon shpirtin. Me durim përballohen mun- dimet e vullnetshme dhe gjithashtu tundimët që vijnë pa vullnetin tonë.
Nuk duhet të marrësh përsipër të bësh ushtrime që tejkalojnë fuqitë e tua, por të përpiqesh që miku ynë, trupi, të jetë besnik dhe i aftë për të punuar për virtytet.
Duhet të ecësh në rrugën e mesit: "Mos u shmang as në të djathtë e as në të majtë"[31].
Shpirtit duhet që t'i japësh shpirtëroret ndërsa trupit ato që janë të domosdoshme për mbajtjen e tij në këtë jetë të përkohëshme në përputhje me fjalën e Zotit: "Jepini Çezarit atë që i takon Çezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë"[32].
Me veten tënde të jesh tolerant. Mos i kërko më shumë se sa ka mundësi. Duro të metat e tua ashtu siç duron ato të të afërmit. Dhe mos u bëj dembel por drejtohu për nga më e mira.
Në qoftë se hëngre jashtë mase ose u dorëzove përpara ndonjë vështirësie, mos u turbullo. Mos i shto plagës një plagë tjetër. Merre me burrëri rrugën drejt ndreqjes dhe përpiqu të ruash paqen shpirtërore. Në qoftë se trupi është i dobësuar nga mundimi ose nga sëmundja, fuqizoje me gjumin, ushqimin dhe ujin e duhur.
Çdo lloj suksesi tonin në jetën shpirtërore duhet që t'ia njohim Perëndisë dhe të themi së bashku me profetin: "Jo neve
o Zot, jo neve, por Emrit Tënd jepi lavdi".
Kur njeriu arrin në moshën e tridhjetë e pesë vjetëve, d.m.th. në gjysmën e jetës së përmbidheshme, nevojitet shumë përpjekje që të mbahet në rrugë të drejtë.
Shumë vetë në këtë moshë shmangen nga rruga dhe kthehen në dëshirat e tyre mëkatare. "Shumë vetë grumbulluan shumë gjëra në rininë e tyre - thotë Shën Vasili i Madh - por në mesin e jetës së tyre nuk i bënë ballë fortunës që ngritën kundër tij frymërat e së ligës, dhe i humbën të gjitha.
Që të mos pësojmë një katastrofë të tillë le të vëzhgojmë me kujdes veten tonë në përputhje me fjalët e Shën Isaak Sirianit: "Jeten tonë duhet ta peshojmë si sipër një peshoreje".
Që të pranosh dhe të ndjesh në zemrën tënde Dritën e Krishtit duhet të shkëputesh sa më shumë të jetë e mundur nga gjërat e dukshme. Pastroje shpirtin tënd me pendimin, me veprat e mira dhe besimin e sinqërtë në të Kryqëzuarin, mbylli sytë truporë, zhyte mendjen në zemër dhe thirr pa pushim emrin e Zotit tonë Jisu Krisht. Atëherë sipas masës së zellit dhe të hxehtësisë së dashurisë tënde për të Kryqëzuarin që thërrret, do të gjesh ngushëllim. Dhe ky ngushëllim do të të bëjë të ngrihesh tihe të kërkosh një ndriçim më të madh.
Kur mendja kalon një kohë në këtë punë atëherë do të prekë zemrëndb të ndritë Drita e Krishtit dhe banesa e shpirtit do të ndriçohëi! me ndriçim hyjnor, siç thotë Perëndia në gojën e profetit Malakia: "Por për ju që keni frikë nga ai, do të lindë dielli i drejtësisë"[33]. Kjo dritë është njëkohësisht edhe jetë sipas fjalëve të Ungjillit: "Në atë ishte jeta dhe jeta ishte drita e njerëzve"[34].
Kur njeriu e shikon në brendësi dritën e përjetëshme mendja e tij pastrohet nga çdo fantazi e kotë dhe tokësore. I zhytur plotësishtë në teorinë e dritës së pakrijuar harron të gjitha gjërat shqisore dhe nuk do të shikosh as veten tënde.
Preferon të fshihesh në zemrën e tokës, aq sa të mos humbasësh të mirën e vërtetë, Perëndinë.
Të gjithë shenjtorët dhe murgjit që mohuan botën, vajtuan gjatë gjithë jetës për mëkatet e tyre dhe shpresuan në ngushëllimin e përjetëshëm në përputhje me vërtetimin e kësaj gjëje nga Shpëtimtari "Lum ata që vajtojnë sepse ata do të ngushëllohen”. Duhet edhe ne të vajtojme për faljen e mëkateve tona. Le të na bindin për këtë fjalët e profetit që thotë: "Vërtet ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet por ai do të kthehet me këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij”[35] dhe të Shën Isaakut që thotë: "Laje fytyrën tënde me lotë që të banojë në ty Shpirti i Shenjtë dhe të të pastrojë nga njolla e mëkatit. Detyroje Zotin tënd me lotët e tu të të mëshirojë dhe të vijë pranë teje".
Kur në kohën e Iutjes, ndërsa vajtojmë, futet në mes të qeshurit kjo gjë shkaktohet nga djalli. Eshtë e vështirë të dallosh mendimet e fshehta dhe të holla të armikut tonë.
Kur të derdhësh lotë pendimi, zemra jote ndriçohet nga rrezet e Diellit të drejtësisë të Krishtit dhe Perëndisë tonë.
Ai që dëshiron të shpëtojë duhet ta ketë zemrën të dërrmuar dhe të gatëshme për t'u penduar.
"Therore ndaj Perëndisë është shpirti i dërrmuar, zemrën e dërrmuar dhe të përulur Perëndia nuk do ta përbuzë"[36].
Njeriu duke patur një dërrmim të tillë në zemër mundet shumë lehtë të kalojë pa u dëmtuar kurthet tinzare të djallit. Të gjithë përpjekjet e te ligut synojnë të turbullojnë zemrën e njeriut dhe të mbjellin në të egjërën e tij, siç thuhet në Ungjill: "Zot, a nuk ke mbjellë ti fare të mirë në arën Tënde? Vallë nga doli egjëra?”[37].
Atëhere kur njeriu përpiqet të ketë një emër të përulur dhe ta ruajë mendimin të qetë dhe paqësor, atëhere të gjithë kurthet e djallit janë të kota. Me të vërtetë aty ku ka paqe të mendimeve aty prehet Perëndia "në qytetin e qetë të Salemit"[38]. Rrënja e pendimit është në frikën e Perëndisë dhe në vigjilencën e brendëshme.
Frika e Perëndisë Iind përkorësinë vigjiluese dhe ajo lind qetësinë e brendëshme.
Frika e Perëndisë zgjon ndërgjegjjen e fjetur që e bën shpirtin të shohë shëmtimin, si në ujë të pastër e të qetë. Kështu hidhet baza dhe forcohen rrënjët e pendimit.
Gjatë gjithë jetës sonë fyejmë Perëndinë me rëniet tona, prandaj për këtë ^jë duhet të kërkojmë me përulësi faljen e mëkateve nga Perëndia. Me anën e pendimit ai që ka rënë në mëkat mund të ringjallet siç thuhet në psalm "Më shtynë me dhunë pët të më rrëzuar, por Zoti më ndihmoi"[39].
Kur profeti Natan e qortoi Davidin për mëkatin e tij ky u penduar dhe mori faljen.
Në të njëjtën kategori bën pjesë edhe ai asketi që ra në mëkat kur po shkonte për të mbushur ujë në burim. Kur u kthye në qeli u pendua dhe vazhdoi të jetojë si më parë. Armiku filloi t'i shkaktonte trubullim duke i thënë se me mëkatin që kishte bërë ishte e pamundur qq të falej, duke u përpjekur në këtë mënyrë që ta shkurajonte dhe ta largonte nga rruga e asketizmit. Por ai qëndroi i palëkundur. Perëndia ia zbuloi këtë ngjarje një plaku të shenjtë dhe i tha të lavdëronte vëllain që kishte mëkatuar për këtë fitore të djallit.
Kur pendohemi çiltërsisht për mëkatet tona dhe kthehemi tek Krishti me të gjithë zemrën, Ai gëzohet dhe thërret të gjithë ëngjëjt për tu treguar dhrahminë e humbur, d.m.th. ikonën e Tij mbretërore. E merr në krahë delen e humbur dhe e sjell tek Ati. Perëndia e vendos shpirtin e të penduarit bashkë me ata që nuk u larguan kurrë nga Ai.
Le të mos rrimë indiferentë por të kthehemi tek Zoti ynë Jisu Krisht. Le të mos dëshpërohemi për mëkatet tona të rënda dhe të panumërta. Dëshpërimi është gëzimi më i madh i të ligut. Eshtë një mëkat që nuk falet, siç na thotë Shkrimi i Shenjtë. "Në qoftë se nuk ke më pengesë neglizhencën dhe qullësinë, - shkruan Shën Varsanufi, - atëherë duhet të falenderosh Perëndinë, i Cili nga mëkatar të bëri të drejtë".
Pendimi midis të tjerave është të mos e përsëritësh më mëkatin. Ashtu sikundër për çdo sëmundje ka shërim dhe për çdo mëkat ka pendim. Merre pra rrugën e pendimit pa ngurruar. Ai do të ndërmjetojë për ty përpara Perëndisë.
Kreshmë do të thotë jo vetëm të hash rrallë, por të hash pak. Jo vetëm të hash vetëm një herë por të hash pak. Kreshmëtari që pret orën e caktuar të ngrënjes por që në tavolinë ha me kënaqësi të pangopur dhe në shpirt dhe në trup është i marrë.
Kur të hamë le të përpiqemi të mos zgjedhim ushqime të mira. Kjo eshtë karakteristikë e kafshëve. Kreshmojmë në
mënyrë që tu vëmë fre organeve që ngrenë krye te trupi dhe t'i japim liri shpirtit.
Kreshmë e vërtetë nuk është vetëm të dobësosh trupin por edhe që t'i japësh të uriturit copën e bukes që do të doje ti të haje.
Shpëtimtari ynë, Jisu Krishti, para se të fillonte përpjekjen për çlirimin e gjinisë njerëzore u forcua me një kreshëm të gjatë.
Të gjithë asketët, kur filluan t'i shërbenin Zotit, nisën të kreshmonin. Dhe përparimin në virtyt e matnin me perparimin ne kreshme.
Shenjtorët nuk e nisnin me rrëmbin kreshmën e rreptë. Ngadalë ata ushtroheshin që të jetonin me një ushqim të pakët. Shën Dhorotheu e mësoi pak nga pak nxënësin e tij Dhositheun të privohej nga ushqimi saqë ai nga dy kilogram bukë që hante në fillim në fund hante vetëm një çerek kilogrami. Eshtë e çuditëshme që me gjithë këtë privim asketët nuk ndjenin asnjë lloj dobësie. Qenë gjithmonë të gatshëm dhe të gjallë për të punuar dhe të fuqishëm. Sëmundjet e tyre ishin të rralla, kurse jeta e tyre shumëvjeçare. Sa më shumë që trupi i kreshmëtarit dobësohet dhe hollohet aqmë shumë jeta shpirtërore përsoset dhe bëhet i denjë të pranojë fenomene të çuditëshme. Atëherë shpirti jeton si në një trup,jomaterial, shqisat e jashtme vulosen dhe mendja shkëputet n^a toka, ngjitet në qiell dhe zhytet plotesisht në teorinë e botës shpirtërore.
Megjithatë nuk mundet çdo njëri t'i verë vetes një rregull kreshme absolute apo të privohet nga diçka që i jep iehtësim trupit. "Ai që mundet ta kuptojë le ta kuptdjë"60.
Çdo ditë ushqehu aq sa trupi të bëhet mik dhe ndihmës i shpirtit në përpjekjet për të fituar virtytin. Përndryshe dobësimi i trupit mund të sjellë edhe dobësimih e shpirtit. Të
mërkurën dhe të premten dhe të katër kreshmët e mëdha të vitit ha një herë në ditë sipas shembullit të etërve të kishës dhe ëngjëlli i Zotit do të të mbulojë.
Duhet që ta rujmë zemrën gjithmonë të pastër nga mendimet e pahijëshme dhe nga përshtypjet jo të mira siç na thuhet nga Proverbat: "Ruaje zemrën nga çdo gjë e ligë".
Nga ruajtja vigjilente e zemrës vjen pastërtia, e cila është e domosdoshme që të shohim Zotin siç na thotë e Vërteta e përjetëshme "Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do të shohin Perëndinë"61.
Çdo të mirë që ke fituar ruaje si thesar në zemrën tënde dhe mos e shfaq pa qenë nevoja, përndryshe ajo rrezikon si nga armiq të dukshëm ashtu edhe nga armiq të padukshëm "Mos i zbulo çdo njeriu të fshehtat e zëmrës tënde".
Llafazanëria mund të prishë paqen shpirtërore të një njeriu shpirtëror. Më e dhimbshmja është se llafazanëria mund të shuajë zjarrin që ndezi Zoti kur erdhi në tokën e zëmrës njerëzore "Asnjë nuk e shuan më mirë zjarrin që ka ndezur Shpirti i Shenjtë në zemrën e murgut për shenjtërimin e shpirtit
- shkruan Shën Isaak Siriani - se sa shoqërimi me të tjerët, ilafazanëria dhe bisedat përveçse nëse bëhen me vëllezër shpirtëror dhe kanë si synim njohjen e Perëndisë dhe afrimin tonëmeTë".
Në mënyrë të veçantë duhet të ruhesh nga bisedat me gratë. Një qiri edhe pse është i shuar, do të shkrijë kur të gjendet pranë qirinjve të tjerë të ndezur. E njejta gjë ndodh edhe me zemrën e murgut. Pa e kuptuar as ai vetë, do të dobësohet me bisedat me gratë.
Bisedat me gratë edhe atëherë kur bëhen të ndihmojnë shpirtërisht tjetrin mund të lindin në mendjen e murgut mendime të këqija. Kështu që ndërsa trupi mund të ngelet i paster, shpirti është i papastër. Çfarë gjëje është më e fortë se guri? Çfarë gjëje është më e butë se uji? Por ferkimi i vazhdueshëm fiton edhe mbi natyrën. Në qoftë se një natyrë e ngurtë mund të mposhtet nga një tjetër më e butë dhe të ndryshojë si është e mundur të mos mposhtet dhe të ndryshojë vullneti njerëzor, aq i lehtë për tu ndryshuar nga shoqërimi shumëvjeçar. Largo llafazanërinë që të ruash shpirtin tënd. "Njeriu i matur hesht1'[40].
Kush kontrollon gojen e tij, mbron jetën e vet.
Kur njeriu'pranon diçka hyjnore zemra e tij ngazëllohet, kurse kiir pranon diçka djallëzore zemra e tij trazohet.
Atëherë kur zemra e të krishterit pranon diçka nga Perëndia nuk kërkon një siguri nga jashtë se kjo gje ishte nga Zoti. Bindet nga vete kjo energji se mori diçka hyjnore. Dhe kjo gjë ridodh sepse ndjen "frytet e Shpirtit të Shenjtë janë dashuri, paqe, gëzim, durim, mirësi, mirëdashje, besim, butësi, vetëkontroH'’[41].
Dhe madje edhe kur Satanai shëndrohët në ëngjëll drite apo shfaq mendime që duken të mixa, zemra do të ndjejë diçka të papërcaktuar, turbullim mendimesh dhe përshtjellime ndjenjash.
Shën Makari i Egjiptit na shkruan:
- Madje, edhe kur djalli të na shfaqë vegime të shndritëshme, ai nuk mund të shkaktojë një situatë të qetë të zemrës. Nga kjo gjë njihen veprat e tij.
- Nga gjendjet e ndryshme të zemrës njeriu mund të kuptojë se çfarë është nga Perëndia dhe çfarë është nga djalli.
- "Nga gjendja shpirtërore - thotë Shën Grigor Sinaiti - mund të kuptosh në qoftë se drita që u shfaq në shpirtin tënd është hyjnore apo satanike.
Trupi është shërbëtor i shpirtit i cili është mbret. Perëndia shpesh herë e lejon që trupi të mundohet nga sëmundjet. Në këtë mënyrë pasionet dobësohen dhe njeriu vjen në vete. Por në disa raste sëmundja e trupit vjen nga pasionet.
Sipas Shën Vasilit të Madh në qoftë se i largohemi pasioneve i largohemi edhe sëmundjeve.
Nga vijnë anomalitë trupore? Cili është shkaku i sëmundjeve? Zoti krijoi trupin por jo ama sëmundjet, krijoi shpirtin por jo mëkatin. Cila është gjëja më e rëndësishme dhe më e nevojshme nga të gjitha? Bashkimi me Perëndinë dhe komunikimi me Atë nëpërmjet dashurisë. Në qoftë se e humbim këtë dashuri largohemi prej Tij dhe kështu bëhemi pre e sëmundjeve të ndryshme.
Në qoftë se e duron sëmundjen duke lavdëruar Perëndinë, ajo bëhet për ty shkak për të fituar kurorë.
Një jerond, i cili vuante nga hidropiza, u thoshte vëllezërve që shkonin për t'i shërbyer:
- Etër, lutuni që një sëmundje e tillë të mos prekë shpirtin tim. Për sa i përket sëmundjes trupore e lus Zotin që të mos më shërojë menjëherë sepse edhe pse njeriu i jashtëm shkon në shkatërrim, ai i brendëshmi përtëritet nga dita në ditë[42].
Duhet të tregohemi të dhembshur ndaj të varfërve dhe fatkeqëve. Etërit dhe ndriçuesit e mëdhenj të kishës gjatë gjithë jetës së tyre u përkujdesën veçanërisht për këtë gjë.
Le të perpiqemi me të gjithë fuqitë tona të plotësojmë porosinë e Zotit që thotë; "Jini të mëshirshëm sikundër Ati juaj është i mëshirshëm"[43] dhe "Unë dua mëshirë dhë jo flijime"[44].
Të urtët u japin rëndësi ketyre fjalëve kurse të marrët nuk i pranojnë. Prandaj edhe shpërblimi do të jetë sipas fjalës së Zotit që tha: "Ai që mbjell me kursim do të korrë edhe me kursim dhe ai që mbjell dorëhapur do të korrë edhe dorëhapur"[45].
Shëmbulli i Shën Pjetrit dhe i fariseut na mësojnë të jemi të dhembshur ndaj të varfërve. Ai për një copë bukë që i dha një të varferi mori ndjesën e të gjithë mëkateve të tij, siç iu shfaq në vegim. Edhe lëmosha më e parëndësishme ndihmon shumë në veprën e shpëtimit dhe në fitimin e Mbretërisë së Qiejve.
Por duhet që përdëllimin tonë ta bëjmë me gjithë zemër siç na mëson edhe Shën Isaak Siriani "Para se t'i japësh lëmoshë atij që lyp, shikoje në fytyrë i gëzuar dhe me fjalë të mira ngushëllo deshpërimin e tij".
Duhet të përpiqemi që të jemi të pastër nga mendimet e këqia, veçanërisht atëherë kur i lutemi Perëndisë, sepse midis aromës së mirë dhe kundërmimit të qelbur nuk ka asnjë lloj lidhje.
Për këtë arsye duhet të ndalojmë ngacmimin e parë të mendimeve mëkatare dhe të dëshirave dhe ti largojmë nga zona e zëmrës tonë. Për sa kohë që bijtë e Babilonës janë fëmijë, d.m.th. dëshirat dhe mendimet e keqija duhet t'i godasim dhe t'i shkatërrojmë me gurë, d.m.th. në Krishtin. Në mënyrë të veçantë duhet të luftojmë tre pasione: grykësinë, argjendeda- shjen, lavdidashjen. Me këto tre pasione djalli donte të tundonte edhe vetë Zotin në shkretëtirë. Djalli rri në pritë në vende të fshehta si luani në strofkullën e tij dhe na ngre në mënyrë të pabesë kurthet e mëndimeve të këqia. Ne, sapo ti vëmë re, duhet që t'i shkatërrojmë me armët tona që janë lutja dhe mendimet e mira të dobishme.
Që mendja të jetë një vend së bashku me zemrën gjatë kohës që thuhet psalmodhia dhe që të mos përzihet aroma e temjamit të lutjes me të kundërrmimit të mendimeve të këqia duhet bërë një përpjekje e madhe. Zoti ka neveri për zemra't që kanë mendime të këqia. Ligji i Perëndisë na thotë: "Nuk do të punosh njëkohësisht me një ka dhe një gomar"[46], d.m.th. mos u lut atëherë kur mendja jote është e robëruar nga mendimet e këqia apo edhe nga mendimet e mira. Le të imitojmë Davidin që thotë: "Çdo mëngjes do të asgjesoj të gjithë armiqtë e vendit për të ç'rrënjosur nga qyteti i Zotit të gjitha ata që kryejnë paudhësi"[47].
Nga ligji i Moisiut ishte e ndaluar që të hynte një person që ishte i papastër në qytetin e Zotit. Ky qytet jemi ne, Jerusalemi është brenda nesh. Mëkatarët e tokes janë mendimet e këqia tinzare që duan te hyjnë në zemrat tona.
Le të thërresim së bashku me Davidin ndaj Zotit: "Shpëto jetën time nga rreziqe të kurdisura nga ata"[48] dhe "shpëmdai popujt që kënaqen duke bërë luftë’’[49] që të dëgjojmë "Kur ishe keq ti më klithe mua dhe unë të çlirova"[50]. Pa pushim, natë e ditë duhet të biem me lotë përpara Mirësisë së Tij që të pastrojë zemrën tonë nga çdo mendim i keq. Kështu do të mund të ecim siç duhet në rrugën e thirrjes tonë dhe t'i blatojmë me duar të pastra Perëndisë frytet e shërbimit tonë.
Fryma e ligë vetem tek ata që jetojnë nën zgjedhën e pasioneve mund te ketë fuqi. Ata që jane të pastruar nga pasionet vetëm sa i ngacmon në sipërfaqe.
Sa kohë që një njeri është i ri ai nuk mund të mos turbullohet nga mendimet'e këqia. Por duhet që t'i lutet Zotit që t'i shuhet shkëndia e pasionit sapo të shfaqet dhe të mos ndodhe qe të bjerë zjarri.
Jemi gjithmonë të detyruar për hir të Zotit që te durojmë çdo gjë me mirënjohje. Jeta jonë, në krahasim me përulësinë, zgjat vetëm një çast. Prandaj siç na thotë apostull Pavli: "mendoj se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlen aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet ndër ne"[51].
Kur armiku të hidhëron, duro në heshtje dhe hapja zemrën tënde Zotit.
Kur dikush të përul apo të bën padrejtësi mundohu me çdo mënyrë që ta falësh, siç thotë edhe Ungjilli: "Nëse dikush të merr diçka mos kërko të ta kthejë"[52].
Atëherë kur të tjerët na shajnë duhet ta konsiderojmë vetën tonë të padenjë për t'u lavdëruar, sepse po të ishim të denjë do të na lavdëronin.
Duhet ta përulim veten tonë gjithmonë para të tjerëve, siç na mëson Shën Isaak Siriani: "Përulu dhe do ta shikosh lavdinë e Zotit brenda teje’1.
Pra, le të duam përulësinë dhe do të shikojme lavdinë e Perëndisë. Aty ku buron përulësia, aty derdhet lavdia e Perëndisë. Aty ku nuk ka dritë, të gjitha janë të errëta. Kur njeriu nuk ka përulësi atëherë brenda tij nuk ekziston asgjë por mbizotëron errësira.
Vula, nëse nuk nxehet më parë dhe t'i zbutet dylli, nuk mund të pranojë markën. Kështu edhe shpirti, nëse nuk provohet nga mundimet dhe vështirësitë, nuk mund të pranojë vulën e virtytit.
Kur djalli u largua nga Zoti dhe nuk e tundoi, engjëjt i shkuan pranë për t'i shërbyer. Në qoftë se engjëjt u larguan për pak nga ne në kohën e sprovës kjo nuk do të thote se ata gjenden larg nesh.
Shumë shpejt do të vijnë dhe do të na shërbejnë me mendime hyjnore, me dërrmim pendimi në zemër dhe me ngushëllim.
Shpirti me betejen e durimit fiton edhe virtyte të tjera. Prandaj për këtë gje profeti Isaia thotë: ”Por ata që shprësojnë tek Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa ndjerë mundim"[53].
Shën Serafimi t Sarovit 285
Keshtu Davidi duroi pa bërë fjalë Semein, i cili e shante dhe e fyente duke e goditur me gurë. Por Abesai u zemërua dhe i tha mbretit: "Pse ky qen i poshtër duhet të mallkojë mbretin, zotërinë tim? Të lutem më lër të shkoj t7i pres kokën". Por Davidi e ndaloi duke i thënë: "Lëreni të mallkojë sepse Zoti i ka thënë «mallko Davidin». Ndoshta Zoti do ta shohë hidhërimin tim dhe do të më bëjë të mira në vend të mallkimeve që më dërgon sot"[54].
Prandaj pas kësaj psali: "Unë kam pritur me durim Zotin dhe Ai u përkul mbi mua dhe e dëgjoi britmën time"[55].
Kur një at i dhëmshur e shikon birin e tij të bëjë paudhësi e ndëshkon për ta ndrequr. Por, kur e sheh të humbë forcat dhe ta ngrejë me mundim ndëshkimin, atëherë e ngushëllon. Kështu sillet ndaj nesh Zoti ynë i mirë dhe Ati ynë. Përdor çdo mjet për shpëtimin tonë, ngushëllimin aq dhe ndëshkimin sipas njeridashjes së tij.
Por edhe ne atëherë kur kalojmë dëshpërime duhet ta falenderojmë Perëndinë si bij të bindur. Në qoftë se e falendernjmë vetëm për gjërat e mira, atëherë u ngjajmë Judenjve mospairënjohës. Ata atëherë kur u ngopën në shkretëtirë me bukën që u dha Krishti thanë se ai ishte një profet i madh dhe u bënë gati që ta shpallnin mbret. Por kur u tha: "Mos punoni për ushqimin që prishet po për ushqimin që mbelet në jetë", ata iu përgjigjën: "Çfarë shenjë bën ti që ne ta shohirh dhe ta besojmë? Etërit tanë hëngrën manën në shkretëtirë?"[56]. Atij që është mosmirënjohës i shkon për shtat shumë mirë psalmi "njerëzia të lavdëron kur ti pasurohesh, të cilën nuk do ta shohin kurrë dritën". Për këtë gjë apostull Jakovi na mëson "Ta konsideroni gëzim të madh vëllezër kur
ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet, duke ditur se sprova e besimit tuaj sjell qendrueshmëri, dhe qendrue- shmëria të kryejë ndër ju vepra të përsosura që ju të jeni të përsosur dhe pa asnjë të metë’’[57] dhe shton "lum ai njeri që ngulmon në provë sepse kur del i aprovuar do të marrrë kurorën e jetës"[58].
Me të afërmin duhet të sillemi me shumë takt saqë të mos e prekim as edhe me një vështrim.
Sa herë që fyejmë ose përbuzim një njeri ndjejmë një gur të rëndë që të na peshojë në zemër.
Atëherë kur një i afërmi ynë është i pikëlluar ose i dëshpëruar duhet që ta ngushëllojmë me fjalë dashurie.
"Në qoftë se yt vëlla ka mëkatuar hidh përsipër rroben tënde dhe mbuloje" - na këshillon Shën Isaak Siriani.
Të gjithë kemi nevojë për mëshirën e Perendisë.
Në marrdhëniet tona me të tjerët duhet të jemi të çiltër dhe të sinqertë sa në fjalë aq edhe në vepra. Përndryshe jeta jonë nuk është e dobishme.
Duhet ti duam të tjerët jo më pak sesa veten tonë siç na porositi Zoti: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten"[59].
Por dashuria për të afërmin nuk duhet të kalojë kufijtë dhe të na shkëpusë nga ruajtja e porosisë së parë dhe kryesore, d.m.th. të dashurisë për Perëndinë "Ai që do atin dhe nënën më shumë se Unë, nuk është i denjë për Mua"[60]. Kështu na mëson Zoti.
Shën Dhimitri i Rostovit na flet shumë qartë lidhur me këtë temë: "Dashuria e një besimtari për Perëndinë ështe e gabuar kur është e njëjtë me dashurinë për të afërmin, sepse këtu barazohet Krijuesi me krijesën. Dashuria e Perëndisë është e drejtë atëherë kur Krijuesi duhet të nderohet mbi çdo krijesë".
Mos paragjyko asnjë edhe atëherë kur ti e shikon me sytë e tu të mëkatojë. "Mos gjykoni që të mos gjykoheni" ~ na thotë Zoti. Apostull Pavli na thotë: "Kush je ti që gjykon shërbyesin e tjetrit? A qëndron në këmbë a rrëzohet eshtë pune e Zotit të tij, por ai do të qëndrojë sepse Perëndia është i zoti ta bëjë atë të qëndrojë në këmbë”83.
Përse i gjykojmë vëllezërit tanë?
Sepse nuk përpiqemi asapk të njohim veten tonë. Ai, i cili si shqetësim te vetëm ka shqyrtimin e vetes nuk arrin të shqyrtojë të tjerët. Paragjyko veten tënde dhe nuk do të paragjykoshmë të tjerët.
Gjyko Veprën e keqe dhe jo atë që e kryen. Duhet ta konsiderojihë veten tonë më mëkatar se gjithë të tjerët.
Duhet falim çdo të keqe vëllait tonë dhe të urrejmë djallin që e tërhoqi.
Shpeshherë rastis që na duket se tjetri kryen një vepër të keqe. Por në realitet kjo vepër mund të jetë e mirë meqë kryhet nga dëshira e mirë. Dera e pendimit është e hapur për të gjithë dhe nuk e dimë se cili do të hyjë i pari, ti apo ai që po e gjykon.
Shën Antioku na mëson: "Kur paragjykon të afërmin, atëherë gjykohesh edhe ti për atë gjë që e gjykon. Gjykimi dhe paragjykimi nuk na takojnë ne por i përkasin Perëndisë, Gjykatësit te madh që njeh zemrën dhe të fshehtat e natyrës sonë”.
Paragjykimi sjell braktisjen nga Perëndia. Dhe kur Perëndia e braktis njeriun dhe e lë vetëm me fuqitë e tij, djalli ështe gati që ta shqyej ashtu si guri i mullirit bluan grurin. Le të kemi gjithmonë në mendje fjalët që na thotë apostull Pavli: "Ai që mendon se qëndron në këmbë, le të shohë se mos bjerë"[61]. Sepse asnjë nga ne nuk e di se për sa kohë do të jetojë në virtyt. Davidi që ka përvojë nga vetja nga këto gjëra na thotë: "Ti e fshehe fytyrën tënde dhe unë mbeta i trembur,... unë të klitha ty o Zot”[62].
Nuk duhet të hakmerresh kur dikush të fyen, por duhet ta falësh me gjithë zemër. E në qoftë se zemra jote nuk dor atëherë përule me fjalët që na thotë Zoti: "Në qoftë se nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre as Ati juaj qiellor nuk do t'ua fal juve gabimet tuaja"[63] dhe "lutuni për ata që ju keqtrajtojnë"[64]. Në zemrën tonë nuk duhet të ruajmë të ligën apo urrejtjen për tjetrin edhe në qoftë se ky është armiku ynë. Duhet ta duam sa më shumë që të kemi mundësi siç thotë Zoti "Duajini armiqtë tuaj, bekojini ata që ju mallkojnë"[65].
Në zemrën tonë nuk duhet të mbajmë urrejtje apo keqdashje për tjetrin edhe atëherë kur ky ushqen armiqësi ndaj nesh. Duhet ta duam siç thotë Zoti dhe sa më shumë të mundemi t'i bëjmë mirë në pëputhje me ato që na thotë Ungjiili: "Duajini aimiqtë tuaj, u bëni mirë atyre që ju urrejnë"[66].
Në qoftë se përpiqemi që këtë porosi ta zbatojmë sipas
mundësive tona, atëherë mundemi të shpresojmë që të ndri- cojë në zemrat tona drita hyjnore që sot të na ndritë rrugën drejt Jerusalemit qiellor.
Le të duam t'u ngjasojmë fëmijëve të dashur të Perëndisë. Le të kemi zili për butësinë e Davidit për të cilin Zoti tha se gjeti një njeri që i pëlqen dhe l ruan të gjitha porositë e Tij.
Kështu shprehej për Davidin që nuk ruante urrejtje në zemër për armiqtë e tij. Prandaj edhe ne nuk duhet të ushqejmë armiqësi për të afërmin tonë në qoftë se nuk duam siç na thotë Shën Antioku, të hasim pengesa në lutje.
Ligji urdhëron se duhet të përkujdesemi për barrën e armikut. Perëndia për Jobin dëshmoi vetë se ishte një njeri në të cilin nuk kishte vend e keqja. Josifi nuk u hakmorr me vëllezërit e tij që u përpoqën për ta vrarë. Abeli shkoi të takonte vëllain e tij Kainin pa dyshime dhe me thjeshtësi në zemër.
Siç na pohon fjala e Perëndisë, të gjithë shenjtorët jetuan në miresi. Jeremia duke folur me Perëndinë i thotë për Izraelitët: "A shpërblehet vallë e mira me të keqen? Kujto se jam paraqitur përpara teje për të folur në favor të tyre dhe për të larguar prëj tyre zemërimin Tënd”90. Perëndia na urdhëroi të ushqejmë armiqësi vetëm ndaj gjarpërit, i cili e gënjeu njeriun qysh ne filltrçi dhe e zboi nga parajsa, d.m.th. ndaj djallit njerivrasës.
Perëndia na urdhëroi të keini armiqësi ndaj Madianitëve, d.m.th. indaj frymërave të këqija të plangprishjes dhe të egoizmit që mbjellin në zemër mendimet e këqia.
Caku i virtytit dhe i urtësisë është që të veprojmë gjithmorië duke i shquar gjërat dhe pa ruajtur të ligën në zemër, pa djallëzi dhe prapamendim.
Përkujdesja e tejkaluar për gjërat tokësore është karakteristikë e njeriut të pabesë dhe shpirtdobët. Mjerë ne në qoftë se përkujdesemi vetë për veten tonë dhe nuk i mbështesim të gjifha shpresat tona tek Perëndia që përkujdeset per ne.
Në qoftë se të mirat që i fitojmë në jetën e tanishme nuk ia japim Atij, si mundemi të shpresojmë që të marrim nga Ai të mirat që na ka premtuar në jetën e ardhshme.
Të mos jemi shpresëpak por le të zbatojmë porosinë e shpëtimtarit. "Kërkoni Mbretërinë e Qiejve dhe të gjitha gjërat do t'iu jepen juve"[67].
Eshtë në interesin tonë që të përbuzim gjërat e përkohëshme, që nuk na përkasin dhe të dëshirojmë ato që janë për ne, d.m.th. të paprishmet dhe të pavdekshmet Do ta shijojmë lavdinë e Perëndisë atëherë kur të bëhemi të parisshëm dhe të pavdekshëm si apostujt gjatë shpërfytyrimit dhe do të bëhemi të denjë të bashkohemi me Atë në mënyrë të mbinatyrëshme si fuqitë ëngjëllore ashtu siç na thotë Shkrimi i Shenjtë "janë si ëngjëjt dhe janë bij të Perëndisë duke qenë bij të ngjalljes"[68].
"Takova një njeri - thotë kishtari - i cili ishte i përpirë nga përkujdesjet e të mirave materiale gjë e cila i doli për keq sepse i humbi pasuria brenda përkujdesjeve dhe mundimeve. Kështu i kaloi jeta me dëshpërim dhe vajtim, me turbullim, sëmundje dhe zemërim"[69].
Mërzitja e sulmon murgun gjatë mesditës dhe i shkakton një turbullim të tillë saqë nuk i duron as vëllezërit as vendin ku jeton. Neverit studimin, gogëtit shpesh dhe ndjen një dëshirë të madhe për gjumë. Demoni i mërzitjes pas ngopjes së stomakut i pëshpërit murgut të largohet nga qelia e tij dhe të bisedojë me një person sepse vetëm kështu do të çlirohet nga ai.
Murgu atëherë kur mundet nga mërzitja ngjan me nje gjethe që e rrotullon era sa andej - këndej.
Në qoftë se demoni nuk arrin ta nxjerrë jashtë qelisë, përpiqet t'ia shpëmdajë mendjen sa andej - këndej gjatë orës së lutjes dhe të studimit.
"Kjo gjë - i thotë - nuk eshtë kështu" dhe përpiqet ta lëvizë nga bindjet e tij.
I thotë shumë gjëra të padobishme në mënyrë që t'i shpërndajë mendjen e të mos e lerë të qetë.
Nfë;qoftë se sëmundja vjen nga dobësia e shpirtit, dembelizmi dhe Uafazanëria, ajo mund të shërohet vetëm me anë të lutjes, me këmbëngulje në punët e dorës, me studimin e fjalës së Perëndisë, me durimin dhe shmangjen e llafazanë- risë.
Eshtë e pamundur që fillestari t'i shmanget luftës sepse kjo është e para që e sulmon atë. Që ta përballojë sa më mirë duhet që detyrat dhe shërbimet që i kanë ngarkuar ti zbatojë me përpikmëri dhe përkushtim pa kundërshtuar. Kur punët e tij do të kenë një rregull, atëherë merzitja nuk do të gjejë vend në zemrën e tij. Mërziten vetëm ata që punët e tyre nuk i kanë në regull.
Shërbimi është ilaçi më i mirë për ta shëruar këtë lloj sëmundjë.
Atëherë kur të sulmon mërzitja e të thotë: "Përse e mundon trupin dhe e vret?'1. Përgjigjju: "E vras trupin tim sepse nuk pranoj të jetojë në papastërti. Preferoj vdekjen e trupit që t'i largohem vdekjes së shpirtit. Më mirë të vdes i pastër, sesa të jetoj brenda mëkatit. Vras pasionet e mia që të mos e zemëroj Zotin. Duroj tundimin që të mos privohem nga shpresa e qieUit.
Çfarë vlere ka jeta ime larg Perëndisë? Në qoftë se unë e zemëroj Perëndinë si do të gjendet Ai në jetën time?
Mërzitja të çon deri aty sa që njeriu dëshiron të vdesë. Ruhu nga shpirti i mërzitjes, sepse prej tij vijnë shumë të këqia.
Shën Varsanufi na thotë se ekzistojnë dy lloj mërzitjesh. Njëra është natyrore dhe ka si shkak natyrën njerëzore kurse tjetra vjen nga demonët. Në qoftë se dëshiron të dallosh nëse kjo mërzitje vjen nga demonët, atëherë vër re se kjo gjendje e pushton njeriun para se ai të çlodhet.
Kryesisht mërzitja të bën që ta lësh çdo punë akoma pa e nisur. Por ti lufto me anë të lutjes dhe vazhdo me durim punën tënde. Atëherë armiku duke parë se ti lutesh i shtyrë nga kjo gjendje, largohet sepse nuk do që ti të lutesh. Kur Perëndia dëshiron që njeriu të kalojë në provë, - siç na thotë Shën Isaak Siriani - atëhere lejon që njeriut ti humbë guximi Shkurajimi kalon në mërzitje dhe mërzitja shkakton një gjendje errësire shpirtërore, e cila është parashijimi i ferrit. Kjo gjendje pastaj pasohet nga fryma e inatit, i cili shkakton njëmijë tundime: turbullim, tërbim, kritikime, ankesa, mendime të pavlera, lëvizje nga një vend në një tjetër dhe gjera të tjera të ngjashme si këto. Në qoftë se pyet të mësosh se cili është shkaku do të të them se është plogështia jote, sepse nuk përpiqesh të gjesh një mënyrë shërimi. Kura që do të sjellë dhe do të të sigurojë ngushëllim shpirtëror është vetëm një, përulësia. Njeriu nuk mund ta thyejë me asgjë tjetër këtë pengesë të së ligës përveçse me përulësinë.
Kur hidhërimi skllavëron shpirtin e mbush atë plot dhimbje dhe mërzitje. Nuk e lë të studiojë dhe të lutet me ngrohtësi. Gjithashtu e privon nga butësia, dashamirësia dhe shoqërimi me vëllezërit duke e bërë që të mos ketë dëshirë për bisedë me të tjerët. Hidhërimi e dërrmon dhe e poshtëron njeriun.
Kur shpirti mbushet me hidhërim fillon të bëjë gjëra të palogjikshme. Njeriu kur ndodhet në këtë gjendje nuk mundet as të dëgjojë të tjerët dhe as të durojë që t'i bëjnë pyetje e të përgjigjet qetësisht.
Ai u shmanget të tjerëve, sikur të kenë ata përgjegjësi për gjendjen e tij dhe s'mund ta kuptojë arsyen e sëmundjes së vet.
Hidhërimi është një krimb në zemër që ha edhe vetë nënën që e lindi.
Murgu i hidhëruar nuk mund të lëvizë mendjen drejt teorisë dhe nuk mundet kurrë të bëjë lutje të pastër.
Ai që fitoi mbi pasionet ai e mundi hidhërimin. Por ai që mundohët nga ato nuk mund t'i shmanget prangave të hidhërimit. Ashtu sikurse një i sëmurë kuptohet se është i tillë nga ngjyra e fytyrës së tij, kështu edhe ai që është i skllavëruar nga pasionet karakterizohet nga hidhërimi. Ai që do botën, është e pamimdur që të mos hidhërohet. Por, ai që e përbuz atë, është gjithmonë i gëzuar.
Shën Joani i Shkallës na thotë se ka dëshpërim që vjen nga shumica e mëkateve, brejtja e ndërgjegjies dhe hidhërimi i papërmbajtur. Shpirti i mbushur plotë mer plagë dhe duke ndjerë dhimbjen e padurueshme prej tyre, zhytet në humnerën e dëshpërimit. Por ka edhe një dëshpërim tjetër, i cili vjen nga kryelartësia dhe të paturit e një ideje të lartë mbi veten, d.m.th. ai i cili i shtyrë nga kjo ide beson se nuk duhet të binte asnjëherë në mëkat të tillë. Dëshpërimi, me njërën anë të tij e shtyn njeriun të bjerë në gjithë të këqiat dhe nga ana tjetër, e shtyn njeriun të bëjë një asketizëm të jashtëzakonshëm gjë e cila është e dëmshme për shpirtin. E para shërohet me vetëkontrollin dhe shpresën e mirë kurse e dyta me përulësinë dhe shmangien e paragjykimit. Zoti përkujdeset vetë për shpëtimin tonë. Por djalli njerivrasës përpiqet që ta shtyjë njeriun në dëshpërim. Shpirti i fuqishëm dhe i qëndrueshëm nuk dëshpërohet në vështirësi pavarësisht se sa të mëdha janë.
Juda i pabesë ishte shpirtdobët dhe i paprovuar në luftë. Armiku, kur e pa dëshpërimin e tij, e luftoi dhe e çoi deri aty sa u var. Por Pjetri, guri i qëndrueshëm, ishte i provuar në luftë. Kur mëkatoi nuk ra në dëshpërim por derdhi lotë të hidhur nga zemra e plagosur. Kur i pa lotët e tij, armiku u largua me britma dhimbjeje sikur ta digjte zjarri.
"Vëllezër - na mëson Shën Antioku - atëhere kur na sulmon dëshpërimi të mos dorëzohemi, por të forcuar dhe të ndriçuar nga drita e besimit, le t'i themi me shumë guxim frymës së ligë: Çfarë gjëje ka midis meje dhe teje, o i ikur larg faqes së Perëndisë, o shërbëtor i lig? Nuk mund të më bësh asgjë. Krishti ka pushtet mbi mua ashu siç ka edhe mbi çdo krijesë. Largohu prej meje. E shtypim kokën tënde prej gjarpri duke marrë fuqi nga Kryqi i Nderuar i Krishtit".
Le të lutemi me shprestari.
«aa«Zot i qiellit dhe i dheut, Mbret i gjithë jetëve, kij mirësinë që të hapet për mua dera e pendimit, që të të lutem Ty, të vetmit Perëndi të vërtetë me dhimbje në zemër, Atit të Zotit tonë Jisu Krisht, dritës së botës.
Shën Serafimi i Sarovit 295
Prano, o i shumëmëshirshëm, lutjen time.
Mos e hidh tutje. Fali mëkatet e mia të shumta. Dëgjoje lutjen time dhe falmë çdo të keqe që bëra i mposhtur prej vullnetit tim. Kërkoj prehje dhe nuk gjej, sepse më mundon ndërgjegjia që më kontrollon, pres te më vijë paqja, por paqe nuk kam për shkak të paudhësive të mia të shumta.
Dëgjo, o Zot, një zemër që po të lutet. Mos i vër re punët e mia të këqia. Shiko sëmundjen time dhe eja të më shërosh nga plagët e mia të renda. Dhuromë kohe pendimi me anë të mëshirës së njeridashjes tënde. Cliromë nga pasionet dhe mos më gjyko me drejtësinë Tënde. Mos më shpërble sipas punëve të mia që të mos humbas plotësisht.
Dëgjome, o Zot, se gjendem i dëshpëruar. Pasi humba çdo shpresë për t'u ndrequr nuk më ngelet gjë tjetër përveç përdëllimit tënd. Mëshiromë mua të rënin dhe të denjë për t'u dënuar për mëkatet e mia.
Mëshiromë, o Zot, se jam i rrethuar nga shumë paudhësi dhe ngjaf i lidhur kokë dhe këmbë me to. Vetëm ti di të më çlirosh dhe të më shpëtosh.
Për të gjitha sëmundjet e mia të tmerrëshme të lutem vetem Ty, mjekun e të sëmurëve, udhëheqësin e të mashtru- arve, dritën e errësirës, çliruesin e robërve.
Të lutem ty, o Zot, që duron gjithmonë dhe që përmban zemërmin Tënd të denjë dhe u jep mëkatarëve kohë pëndimi. Ndriçomë o Zot, me dritën e fytyrës Tënde mua mëkatarin, sepse je i shpejt në të falur dhe i ngadalshëm në të ndëshkuar.
Ti, o i Mirë, zgjate dorën Tënde dhe më ngri nga llumi i paudhësive.
Ti nuk kënaqesh me humbjen e mëkatarit dhe as e heq fytyrën tënde nga ai që të lutet me lotë.
Dëgjo, o Zot, zërin e shërbëtorit tënd që të lutet dhe më shfaq dritën e fytyrës tënde mua të privuarit nga drita. Dhu- romë hirin Tënd sepse unë nuk kam asnje shpresë tjetër dhe shpresoj gjithmonë vetëm në ndihmën dhe në fuqinë Tënde. "Ndryshoi dhimbjet e mia më gëzim o Zot, hidh larg meje thesin e zisë dhe mbështillmë me gëzim"[70].
Kij mirësinë që të pushoj punët e mbrëmjes dhe të gjej prehje në mëngjes ashtu si të zgjedhurve të tu, o Zot, dhimbjet, të qarat dhe psherëtimet'Ti ua flak larg. Bëj o Zot që të hapet për mua dera e Mbretërisë Sate, që të hyj dhe të numërohem me ata që gëzohen nga drita e fytyrës Sate dhe që të trashëgoj jetën e përjetshme».
Perëndia do ta dëgjojë lutjen tonë, sepse është i gjithi dashuri. Kjo dashuri e Tij është arsyeja kryesore që e bëri të vijë në tokë për të shpëtuar botën. "Sepse Perëndia kaq shumë e deshi botën sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që të mos humbasë cilido ti besoj Atij, por të ketë jetë të përjetshme"[71].
Për më shumë Perëndia me trupëzimin e Tij deshi që ta rilindë në natyrën e rënë njerëzore ikonën dhe shëmbëllimin hyjnor.
Njeriu përbëhet nga shpirti dhe trupi prandaj edhe jeta e tij duhet të bazohet në energji shpirtirore dhe energji trupore, nga praktika dhe teoria.
Përpjekjet e jetës praktike janë: kreshma, vetëkontrolli, agripnia, metanitë, lutja dhe gjithë ushtrimet e tjera të cilat në tërësi përbëjnë rrugën e ngushtë dhe të dhimbshme "që të çon në jetë’,%.
Karakteristike e jetës teorike është lartësimi i mendjes tek
Perëndia, përkorësia e zemrës, lutja e zemrës dhe teoria e gjërave shpirtërore. Edo njeri që do të përparojë në jetën shpirtërore, më parë duhet të fillojë të ushtrohet në gjërat praktike për të arritur më pas në ato teorike.
Në qoftë se më parë nuk zotëron gjërat praktike është e pamundur të arrish në teorinë e Perëndisë.
Jeta praktike na pastron nga pasionet dhe na ngre në shkallën e përsosmërisë praktike dhe njëkohësisht na përgatit rrugën për të arritur në jetën e teorisë. Vetëm ata që janë të pastruar mund të ecin në këtë rrugë siç na thuhet në Ungjill: "Lurn ata që kanë zemër të pastër, sepse ata do të shohin Perëndinë" dhe në pasazhin paskal të Shën Grigor Theologut: "Vetëm ata që janë përsosur nga praktika, mund të vijnë pa rrezik në sferën e teorisë".
Për të filluar jetën teorike duhet të ecësh me frikë dhe tmerr, me dhimbje në zemër e përulësi, me njohuri të Shkrimit të Shenjtë dhe në qoftë se është e mundur duhet të të drejtojë nje jerond me përvojë.
Nuk duhet të fillosh këtë rrugë plot me mendjemadhësi dhe të vlerësosh vetveten. Shën Grigor Sinaiti na thotë: "Në qoftë se kërkon me mendjemadhësi dhe paturpësi diçka që tejkalon vlerat e tua, mendjemadhësia të shtyn që ta kërkosh para kohë. Në qoftë se ke mendim në kokë se i mbështetur në vetëkënaqësinë do të mund të arrish në diçka të lartë, dëshira jote është satanike dhe pa e kuptuar të vërtetën djalli do të të kapë lehte në rrjetat e tij si shërbëtor të vetih".
Gjithashtu duhet të studiosh me zell tekstet e etërve dhe të zbatosh mësimet e tyre aq sa ke mundësi. Kështu do të ngjitesh pak nga pak nga jeta praktike në lartësitë e jetës teorike.
Shën Grigor Theologu thotë se puna me e lartë është që të përpiqemi të gjithë të arrijmë në përsosmëri dHe tia blatojmë veten tortë Perëndisë që na thirri si flijim të gjallë dhe të shenjtëruar në të gjitha.
298
Jetën praktike nuk duhet ta lemë pas dore, qoftë edhe atëhere kur jemi pjekur dhe kemi mbërritur në teoriken, sepse jeta praktike bashkëvepron me atë teoriken dhe e lartëson më shumë.
Nuk duhet të humbim përpjekjen tonë në jetën praktike teksa ecim në jetën teorike dhe në atë të brendëshmen. Mund të ndodhë që në këtë çast të na tërheqin ata që janë lidhur me gjërat e jashtëme dhe shqisore. Ata të plagosin me mendimet e tyre të kundërta kordat më të ndjeshme të zemrës dhe përpiqen me çdo mënyrë të na shkëpusin nga jeta e brendë- shme duke na vënë përpara pengesa të mëdha. Por siç na thonë etërit: "teoria e shpirtëroreve është më e preferueshmja nga dija e atyre që bazohen mbi ndijimet".
Prandaj nuk duhet të na pengojnë vështirësitë që hasim në rrugën tonë, por le të marrim fuqi duke psalur nga Pasdarka e madhe: "Mos kini frikë nga ajo që ai ka frikë dhe mos druani atë që ai druan. Zotin e ushtrive, atë duhet të shenjtëroni. Ai të jetë frika juaj, tmerri juaj."(Isaia 8:12-13)
:Ml|
XI¥
MESIMI MBI SH'PIRTIN E SHENJTE
Cifligari Nikolai Motovilov i cili u shërua në vitin 1831 në menyrë të mrekullueshme me anë të lutjes së Shën Serafimit, fitoi dash'amirësinë e tij dhe u bë i denjë të bisedojë më të rreth Shpirtit të Shenjtë. Këtë bisedë ai e mbajti shënim dhe këto shënime ngelën të panjohura në manastirin e Divejevos për gjashtëdhjetë vjet Në vititi 1902 S. A. Nili i mori këto shënime nga plaka iElena Nikolaevna, vejushe e Motovilovit dhe me lejen e igumenes Maria i nxorri në dritën e botimin në vitin 1903 në "Kronikat Moskovite" të qershorit me titullin "Shpirti i Perendisë prehej në mënyrë të hapur tek at Serafimi i Sarovit, në bisedën e tij rreth qëllimit të krishterë".
Më vonë shënimet u ribotuan nga L. Denisovi në librin e tij "Jeta e Shën Serafimit të Sarovit" dhe nga at P. Florovski në veprën e tij "Shtyllë dhe mbështetje e së vërtetës".
"Ishte ditë e enjte - shkruan Motovilovi, - dhe koha ishte e vrenjtur nga retë e dendura që kishin zënë qiellin. Dëbora, e cila kishte mbuluar tokën, kishte arritur deri në njëzet e pesë centimetra, dhe vazhdonte të binte përsëri e dendur me floke
të mëdha kur filloi at Serafimi të bisedonte me mua. Më vuri të ulem në trungun e një peme kurse vetë ai u ul përballë meje. Gjendeshim brenda pyllit që rrethonte kodrën, njëra anë e së cilës binte si thikë mbi lumin Sarovka.
- Zoti më zbuloi - fillox të flasë stareci - se ju që nga vitet tuaja të fëmijërisë kërkonit të dinit se cili ishte qëllimi i jetës së krishterë dhe se keni pyetur shumë personalitete të mëdha shpirtërore.
- Po batushka, me të vertetë, që kur isha i vogël shqetësohesha shumë rreth kësaj teme dhe nuk u kënaqa nga përgjigjet që më jepnin ata që i pyesja.
- Po, - i tha stareci, - sepse asnjë nga ata nuk të dha një përgjigje përfundimtare të kënaqëshme. "Ja se cili është qëllimi i jetës së krishterë, - të thonin - të shkosh në kishë, të lutesh, të ruash porositë e Perëndisë dhe të bësh gjithmonë të mirën". Disa nga ata nuk ishin të një mendjeje me ty dhe të thonin se kureshtja jote për t^njohur gjëra të tilla ishte e gabuar. "Mos kërko gjëra që i tejkalojnë fuqitë e tua", - të thoshin. Por asnjë nga ata nuk të dha një përgjigje të saktë. Ja pra tani, unë, Serafimi i varfër, di ta shpjegoj se cili është me të vërtetë qëllimi i jetës sonë.
Lutja, kreshma, agripnia sado të mira në vetvete që të jenë, nuk përbëjnë qëllimin e jetës sonë, por shërbejnë si mjete të çmuar për ta arritur atë.
Qëllimi i vërtetë i jetës sonë është që të fitojmë Shpirtin e Shenjtë.
Duhet ta dish i dashur, se vetëm atëherë kur bëhet për hirin e Krishtit, një gjë mund të sjellë hirin e Shpirtit të Shenjtë. E mira atëherë kur nuk është bërë për Krishtin, pushon së qëni e mirë. Shkrimi thotë: "Në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej Tij dhe që vepron drejtësisht është i pranuar nga Ai"[72]. Sesa i mirëpritur është njeriu që vepron drejtësisht shihet tek shembulli i kryeqindësit Komel në historinë e Ungjillit. Komeli kishte frikë Perëndinë dhe ishte shumë përdëllimtar me të tjerët. Atij pra, kur po lutej iu shfaq engjëlli i Zotit dhe i tha: "Dërgo pranë një njeri në Iopë dhe thirre Simonin e quajtur Pjetër. Ai ndodhet në shtëpinë e Simonit, regjës lëkurësh pranë detit dhe kur të vijë ai do të flasë". Petri i foli Pjetrit për jetën e përjetëshme dhe besoi ai dhe familja e tij.
Zoti i përdor të gjitha mjetet e tij hyjnore për t'i dhënë rast një njeriu të tillë, si shpërblim për veprat e tij të mira, që të mos privohet nga jeta dhe lumturia e përjetëshme.
Nga ky tregim i Ungjillit nxjerrim përfundimin që Zoti, përsa i përket veprave të mira që nuk bëhen për atë, kufizohet që të na japë mundësinë për t'i bërë të vlefshme. Prej nesh varet fakti që do t'iu j&pim vlerë apo jo. Ja sepse i tha Zoti hebrenjve: "Po të ishit të verbër nuk do të kishit asnjë mëkat por tani thoni: «Ne shohim» prandaj mëkati juaj mbetet"[73].
Kur pra dikiish bën vepra të mira si KomeK jo për Krishtin, dhe më vonë ai beson në Atë, ateherë veprat e tij të mira që ai i bëri më parë janë sikur ti kishte bërë për Krishtin. Por në qoftë se nuk i beson Krishtit nuk ka të drejtë të ankohet që veprat e tij të mira nuk patën fryte. Sepse puna e mirë rezulton e dobishme vetëm atëherë kur bëhet për hir të Krishtit, kështu që edhe ne jetën e ardhëshme të na sigurojë kurorën e drejtësisë, por që edhe në të tashmen të na mbushë me Hirin e Shpirtit të Shenjtë. Dhe siç është shkruar: "Perëndia nuk e jep Frymën e Tij me masë"[74]. Kështu është perëndidashës
qëllimi i jetës së krishterë, është i Shpirtit të Shenjtë. Lutja, agripnia, kreshma, përdëllimi janë mjete për fitimin e Shpirtit të Shenjtë.
- Çdo të thotë të fitosh - e pyeta starecin - sepse nuk mundem ta kuptoj?
- Fitoj do të thotë mbledh, grumbulloj, - iu përgjigj ai. E dini sigurisht se çfarë do të thotë fitoj para. E njëjta gjë ndodh edhe atëherë kur bëhet fjalë per fitimin e Shpirtit të Shenjtë. E di se çfarë kuptimi ka fjala "fitoj" sipas konceptit të botës? Qëllimi i jetës së njerëzve të botës është të fitosh para, kurse i fisnikëve përveçse duan të fitojnë para ata duan të grumbul- lojnë sa më shumë ndere, ofiqe dhe shpërblime për shërbime që i kanë bërë shtetit.
Fitimi i Shpirtit të Shenjtë është diçka e ngjashme, vetëm që është i bekuar dhe i përjetshëm. Mund ta fitosh me të njëjtën mënyrë pothuajse ashtu siç fitohen paratë apo diçka tjetër që ka ndere të veçanta.
Perëndia Fjalë, Perëndinjeriu Jisu Krishti, e shëmbëlleu jetën tonë md tregun dhe veprimet tona me mallra që tregtohen për tu shitur dukë thënë: "Tregtoni deri sa të kthehem"[75]dhe "Duke shfrytëzuar kohën sepse ditët janë të mbrapshta"[76].
D.m.th. shfrytëzoni kohën tuaj që me të mirat e mbidhe- shme të fitoni ato qielloret.
Mallrat e përmbidheshme janë veprat e mira që bëhen për hir të Krishtit dhe që na sigurojnë hirin e Shpirtit të Shenjtë. Pa Atë nuk ka shpëtim.
Shpirti i Shenjtë vendoset vetë në shpirtrat tanë. Por që të banojë dhe të bashkëjetojë me shpirtin tonë, duhet që më parë të luftojmë me të gjithë fuqitë tona që ta fitojmë. Atëherë Ai do ta parapërgatiti banesën e Tij në shpirtin tonë, ashtu siç
tha vetë Zoti: "Do të eci midis jush dhe do të jemë Perëndia juaj dhe ju do të jini populli im"102.
Çdo virtut që bëhet për Krishtin tonë na jep Hirin e Shpirtit të Shenjtë. Por më shumë na e dhuron lutja jonë të cilën e kemi gjithmonë në duart tona si armë shpirtërore efikase. Do të donit të shkonit në kishë por nuk ka kishë ose mundet të ketë mbaruar shërbesa. Do të donit ti jepnit diçka lypësit por nuk gjeni ndonjë lypës ose thjesht nuk keni para ti jepni. Ndoshta do të donit të ruanit virgjërinë qoftë nga temperamenti juaj qoftë nga trysnia e marifeteve djallëzore në bashkërendim me dobësitë tuaja nuk u lejojnë të rezistoni dhe të plotësoni dëshirën tuaj.
Do të donit të bënit edhe ndonjë tjetër virtut për hir të Krishtit, por nuk kemi fuqi ose nuk është dhënë rasti i përshtatshëm.
Por me lutjen nuk ndodh e njëjta gjë. Për atë ekziston gjithmonë mundësia dhe për çdo njeri që ta bëjë, për të varfrin dhe për të pasurin, të fortin dhe të dobëtin. Ajo më shumë se gjithçka tjetër përmban Shpirtin e Perëndisë dhe atë çdo njeri mund ta: kryejë më lehtë se çfarëdo lloj gjëje tjetër. Me lutjen ne bëhemi të denjë të bashkëbisedojmë me Perëndinë e Gjithëmirë dhe Shpëtimtarin tonë. Por duhet të lutemi vetëm deri atëhërë kur Perëndia, Shpirti i Shenjtë na viziton me masën e hirit që Ai e di dhe kur ai ka mirësinë të na vizitojë atëherë ne duhet të ndalojmë lutjen. Përse t'i themi "eja dhe bano tek ne", derisa vetë Ai gjendet brenda shpirtrave tanë?
Deri tani batushka, folët vetëm për lutjen. Çfarë do të thonit për virtytet e tjera që bëhen për Krishtin dhe për fitimin e Shpirtit të Shenjtë?
- Hirin e Shpirtit të Shenjtë mund ta fitoni dhe me të gjitha virtytet e tjera që bëhen për hir të Krishtit. Merruni më shumë me ato virtyte që u sjellin më shumë fitime.
- Mblidhni pasuri nga fitimet e bekuara të hirit hyjnor dhe depozitojini në arkën e përjetëshme që për çdo rubël do t'ju sjellë si fitim 4% ose 6% për 100% dhe shumë herë më tepër.
Në qoftë se lutja dhe agripnia u japin më shumë hir, rrini dhe lutuni. Në qoftë se u jep më shumë kreshma kreshmoni, në qoftë se u jep më shumë përdëllimi, përdëlleni. Në mënyrë të ngja^hme mendoni për çdo virtyt që bëhet për Krishtin. Kësht(i të punoni me virtytet dhe pasi të fitoni me këtë mënyrë hirin e Shpirtit të Shenjtë ta ndani me ato që kanë nevojë, duke marrë shembull nga një qiri i ndezur. Ai edhe pse ka një dritë tokësore ç'mund të themi për dritën e hirit të Shpirtit të Shenjtë të Perëndisë?
- Batushka flisni vazhdimisht për fitimin e Shpirtit të Shenjtë si qëllim të jetës sonë. Por si bëhet kjo gjë dhe si mimd të shoh unë?
Veprat e mira a duken tek të gjithë? Vallë do të mundesha ta shikoja Shpirtin e Shenjtë? Si mund ta di se në qoftë se Shpirti i Shenjtë është me mua apo jo?
- Në ditët tona, - u përgjegj stareci - ekziston një ftohtësi për besimin e shenjtë të Krishtit dhe indiferencë për sa bën
Përkujdesja Hyjnore që të na sjellë pranë Tij. Ftohtësia dhe indiferenca mund të themi se na largojnë plotësisht nga jeta e krishterë e vërtetë. Tani fjalët e Shkrimit të Shenjtë na duken të çuditëshme si ato që tha profeti Moisi për të parëkrijuarit "Dëgjuan zërin e Zotit Perëndi që shëtiste në Parajsë"[77], ose fjalët e Apostull Pavlit "Fryma nuk lejoi dhe kërkuam të shkojmë në Maqedoni të bindur se Zoti na kishte thirrur që t'u shpallim atyre Ungjillin"[78].
Shpesh në Shkrimin e Shenjte tregohen mjaft raste kur Perëndia u shfaqet njerëzve. Kjo është arsyeja që disa njerëz thonë se disa kapituj janë të pakuptueshëm. Ose si munden njerëzit ta shikojnë Perëndinë. Por asgjë e pakuptueshme nuk na paraqitet këtu. Vështirësia qëndron tek ne që u larguam nga thjeshtësia e diturisë së krishterë dhe me pretendimin për të njohur diturinë shkencore hymë në një errësirë të tillë injorance sa që na duken të pakuptueshme ato që për të vjetrit ishin aq të kuptueshme. Në bisedat e tyre të përditëshme kuptimi i shfaqjes së Perëndisë nuk ishte për ta aspak i huaj. Këta njerëz nuk e shihnin Perëndinë dhe Hirin e Shpirtit të Shenjtë në ëndërr dhe as në një ekstazë të sëmurë dhe fantazike, por e shihhin dukshëm dhe në të vërtetë.
Sot fatkeqësisht u bëmë shumë indiferentë për sa i përket shpëtimit tonë gjë që ka bërë dhënien e shpjegimeve të gabuara për shumë vargje të Shkrimit të Shenjtë. Kjo gjë ndodh sepse nuk kërkojmë hirin e Perëndisë, nuk e lejojmë për shkak të egoizmit të banojë në shpirtin tonë. Kjo është arsyeja që nuk kemi ndriçim të vërtetë. Zoti dërgon ndriçimin e Tij vetëm në zemrat që me gjithë fuqinë e tyre durojnë dhe kanë etje për të vërtetën.
Hirin e Shpirtit të Shenjtë e marrim të gjithë të Krishterët në Misterin e Mirosjes, kur shenjohen pjesët më kryesore të trupit, siç na thotë kisha jonë e shenjtë, ruajtësi i perjetëshëm i këtij hiri.
Në Misterin e Mirosjes së Shenjtë thuhet: "Shenjë dhuratë e Shpirtit të Shenjtë". Ne tokësorët të gjitha gjërave të çmuara ose enëve të vyera u vëmë vulën tonë. Por çfarë gjëje më të rëndësishme ekziston se sa dhuratat e Shpirtit të Shenjtë që na jepet së larti gjatë misterit të pagëzimit të Shenjtë?
Në qoftë se nuk mëkatojmë pas pagëzimit
tonë, do të ngelemi gjithmonë të shenjtë, të panjollë, të çliruar nga çdo
ndotje shpirtërore dhe trupore dhe të pëlqyeshëm për Perëndinë. Për fat të keq
kur rritemi në moshë nuk rritemi i dhe në hir e në dije si Jisu Krishti. Përkundrazi
ngadalë - ngadalë ne shthuremi, humbasim hirin Hyjnor dhe mëkatojmë me mëkate
të ndryshme dhe të rënda. Në qoftë se një njeri nxitet nga Perëndia dhe urtësia
e tij që t'ia përkushtojë jetën Atij duhet që të pendohet në mënyrë të sinqertë
për të gjitha mëkatet e tij dhe të fillojë të luftojë për te patur virtytet e
kundërta me ato. Me ushtrimin e këtyre virtyteve do të fitojë Shpirtin e
Shenjtë i cili vepron brenda nesh dhe themelon Mbretërinë e Perëndisë. Hiri i
Shpirtit të Shenjtë që dhurohet nga Perëndia në pagëzimin e shenjtë shkëlqen në
zemrat tona si drita e paperënduar e Krishtit. Ai shkëlqen edhe pse ne kemi
mëkatuar, shkëlqen edhe pse ne jemi të rënë dhe ndodhemi të zhytur në errësirë.
Shpirti i Shenjtë, kur besimtari dëshiron të ndjekë rrugën e pendimit, shlyen
plotësisht bile dhe gjurmët e mëkatit të tij dhe i vesh rrobën e parë të çmuar
që nuk njeh prishje, të endur me Hirin e Tij për fitimin e së cilës - si qëllim
i jetës së krishterë - po të flas kaq shumë kohë.
Siç thamë më parë Hiri i Shpirtit të Shenjtë është dritë dhe e ndriçon njeriun. Zoti shpesh e shfaqte para shumë dëshmi- tarëve energjinë e Shpirtit të Shenjtë atyre njerëzve që ishin ndriçuar dhe që ishin shenjtëruar. Kujto Moisiun kur zbriti nga mali Sina dhe pas bisedës qe ai kishte bërë me Perëndinë. Njerëzit nuk mund ta shihnin sepse ai rrezatonte një dritë të çuditshme e cila e rrethonte dhe ai ishte i detyruar tu shfaqej njerëzve me fytyrë të mbuluar.
Kujto dhe shpërfytyrimin e Zotitnë malin Thabor. "Rrobat e Tij u bënë të bardha si drita"[79] dhe "dishepujt e Tij sapo e dëgjuan këtë ranë me fytyrë përtokë dhe i zuri një frikë e tnadhe'1106 kur u shfaqën Moisiu dhe Ilia, "ata i mbuloi një re e shndritëshme'V Pra Hiri i Shpirtit të Shenjtë shfaqet si një dritë që nuk mund të krahasohet me gjë tjetër.
- Si është e mundur, batushka, që ta kuptoj se gjendem në hirin e SHpirtit te Shenjtë.
- Eshtë diçka shumë e thjeshtë, - mu përgjegj - Zoti thotë se është e lehtë për ata që kanë fituar diturinë. Apostujt e kishin këtë dije prandaj e kuptonin gjithmonë në qoftë se gjendej Shpirti i Perëndisë me ta apo jo.
Të vaditur me dijen dhe duke parë
prezencën e Shpirtit të Shenjtë brenda tyre e thonin me siguri se vepra e tyre
ishte e Shenjtë dhe mbi të gjitha e pëlqyeshme për Perëndinë. Prandaj kështu
shpjegohet përse shkruanin në letrat e tyre, "Na u duk mirë Frymës se
Shenjtë dhe neve" dhe vetëm me këtë kusht i paraqitnin letrat e tyre si
një e pakundërshtueshme
e të gjithë besimtarëve. Apostujt e Shenjtë ndjenin
në mënyrë të prekshme prezencën e Shpirtit të Shenjtë.
E sheh i dashur se gjërat janë të thjeshta;
- Me gjithë këto nuk jam i bindur se si mund të gjendem në hirin e Shpirtit të Shenjtë? Si mundem ta kuptoj ndriçimin e Tij të vërtetë?
- Iu thashë më parë që është diçka shumë e thjeshtë dhe ua shpjegova me hollësi se si njerëzit ndodhen në Shpirtin e Shenjtë dhe se si mund ta kuptojmë prezencën e Tij brenda nesh. Efarë gjëje tjetër doje pra?
- Dua që t'i kuptoj këto shumë mirë ~ u përgjigja.
Atëherë at Serafimi më kapi fort nga shpatullat dhe më tha:
- Tani jemi që të dy brenda në Shpirtin e Shenjtë. Përse nuk më shikon?
- Nuk mund t'ju shikoj sepse nga sytë tuaj dalin rreze të shkëlqyera dhe fytyra juaj shkëlqen. Prandaj për mua është e pamundur që të të shoh në sy, batushka.
- Mos u trondit. Edhe ti tani shkëlqen porsi unë. Edhe ti gjendesh në plotësinë e Shpirtit të Shenjtë sepse përndryshe nuk do të kishe mundësi që ta shihje këto gjëndje në të dlën ndodhem.
Pastaj, duke u përkulur pakëz, më tha në vesh:
- Falendero Perëndinë për mëshirën e tij të madhe. Sigurisht që ti e vure re që unë nuk bëra kryqin por vetëm sa u luta me mend, me zemrën time dhe thashë: "O Zot, bëje të denjë që ta shohë me sytë trupor ndriçimin e Shpirtit Tënd me të cilin bëre të denjë shërbëtorët e tu kur ke mirësinë t'u shfaqesh me dritën e lavdisë Sate". Ja i dashur, Zoti e plotësoi menjëherë lutjen e përulur të Serafimit të varfër. Si mos i jemi mirënjohës që të dy Perëndisë për dhuratën e madhe që na bëri, e cila as që mund të përshkruhet. Zoti në këtë mënyrë ua shfaq rrallë hirin e Tij madje edhe eremitëve të mëdhenj. Ky hir Hyjnor, si një nënë e dhembshur, pati mirësinë të ngushëllojë zemrën tënde të dërmuar pas ndërmjetimit të vet Nënës së Zotit. Përse i dashur nuk po më shikon në sy?
Shikomë pa u frikësuar, Zoti është bashkë me ne.
Pas këtyre fjalëve ngrita syte dhe kur pashë fytyrën e tij më pushtoi një përdëllim i madh në zemër.
Mendo pak të flasësh me një njeri në mesditë kur dielli të bie pingul mbi kokë dhe je i ekspozuar plotësisht në rrezet e diellit dhe madje e shikon edhe në fytyrë.
Sheh buzët e tij që lëvizin, sheh shprehjen e syve të tij që ndryshon, dëgjon zërin e tij, ke ndjesinë që dikush të mban nga shpatullat por nuk i shikon as duart as formën e trupit dhe as vë re fare veten tënde. Shikon vetëm një dritë verbuese që derdhet rreth e rrotull dhe i dhuron ndriçimin vellos së dëborës që mbulon dritën dhe flokët që binin mbi mua dhe mbi starecin e madh. Eshtë e pamundur ta marrë njeri me mend atë gjëndje në të cilën ndodhesha atëherë.
- Cfarë po ndjen tani? - më pyeti at Serafimi
~ Aht Gjëra shumë të bukura.
- Thuam konkretisht se çfarë po ndjen në këtë çast.
- Ndjej një gëzim dhe qetësi aq të madhe saqë s'mund të gjejë fjalë për ta përshkruar.
- Kjo paqe është ajo paqe për të cilën Zoti u foli nxënësve të tij: "Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen Time, unë po ua jap po jo si e jep bota"[80]. "Po të ishit nga bota, bota do të donte të vetët. Por ju nuk jeni nga bota, por unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren”[81]. "Merrni zemër, Unë e munda botën"[82].
Krishti ua jep këtë paqe pikërisht atyre njerëzve të urryer nga bota por që janë të zgjedhur nga Krishti. Këtyre iu jep Krishti këtë paqe që po ndjen ti tani: "Paqja e Perëndisë që tëjkalon çdo zgjuarsi" - siç thote apostol Pavli[83].
- Çfarë gjëje tjetër po ndjen vëlla i dashur?
- Një ëmbëlsi të pazakontë.
- Bëhet fjalë për ëmbëlsinë që aq bukur e ka thënë psaltësi: "Ata ngopen me bollëkun e shtëpise sate, dhe iu heq etjen në përroin e kënaqësive të tua"m. Pikërisht është kjo ëmbëlsi që
i mbush venat tona me një kënaqësi hyjnore. Nga kjo ëmbëlsi zemat tona duken sikur shtrihen dhe të dy ndjejmë kaq shumë lumturi saqë asnjë nuk mund të gjejë fjalë për ta përshkruar.
- Efarë ndjen tjetër?
- Ndjej një gëzim të madh në të gjithë trupin.
- Kur vjen Shpirti i Shenjtë dhe e rrethon me plotësinë e energjisë së Tij, atëherë shpirti i njeriut mbushet më një gëzim të papërshkrueshëm, sepse Shpirti i Shenjtë i bën të gjitha të gëzueshme kudo ku prek. Ky është gëzimi për të cilin Zoti thotë në Ungjill: "Gruaja kur lind ka dhimbje sepse i erdhi ora por sapo e ka lindur fëmijën, nuk kujton më ankthin prej gëzimit që lindi një qënie njerëzore në këtë botë, edhe ju tani jeni në dhimbje por Unë do t'ju shoh përsëri dhe zemra juaj do të gëzohet dhe askush nuk do t'ua heq gëzimin tuaj"[84]. Por sado ngushëllues të jetë ky gëzim, që tani ndjen në zemrën tënde, as që mund të krahasohet me atë, të cilën përgatiti Zoti "tek të dashurit e Tij", bashkë me të gjitha "ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe që nuk kanë hyrë në zemër të njeriut"[85]. Tani neve na jepet vetëm parashijimi i këtyre të mirave. Në qoftë se tani ndjejmë kaq gëzim dhe lumturi në zemrën tonë, atëherë çfarë duhet thënë për atë gëzim që është përgatitur në qiell për ata që mundohen këtu në tokë. Por edhe ti i dashur boll vuajte në jetën tënde. Shiko tani se me çfarë gëzimi po të ngushëllon Zoti madje edhe në jetën e këtushme. Çfarë gjëje tjetër po ndjen?
- Një ngrohtësi të pazakontë.
- Si është e mundur deri sa ne të dy jemi jashtë në të ftohtin acarues dhe të rrethuar nga flokët e dëborës që bien rreth e rrotull e po na mbulojnë një versok e më shumë. Çfarë ngrohtësi mund të ndjesh sidomos kur ndodhesh në një kohë të tillë.
- Po ndjej një ngrohtësi të ngjashme, me atë që ndjejmë kur hedhim ujë të ngrohtë në vaskë dhe kur avulli del si shtyllë përpjetë.
- Vallë po ndjen edhe një aromë? - e pyeti stareci.
- Jo u përgjigja këtu në tokë asgjë s'mund të krahasohet me këtë aromë. Kur nëna ishte ende gjallë, kur isha i vogël ajo më blinte parfumet më të shtrenjta nga dyqanet e modës dhe më lyente sa herë që shkoja nëpër ballo. Por as ato nuk jepnin një aromë të tillë.
- E di. Eshtë kështu siç thua ti. Të pyeta kastile në qoftë se ndjën të njëjtën gjë edhe ti. Me të vërtetë asgjë nuk mund të krahasohet me këtë aromë që ndjejmë tani sepse na përmbyt aroma e Shpirtit të Perëndisë. Cila aromë tokësore mund të krahasohet?
Me the që pranë nesh ka një ngrohtësi si në një vaskë të ngrohtë me ujë. Dëbora sipër nesh ende nuk është shkrirë, ndërsa ajo vazhdon të bjerë me flokë të mëdhenj mbi ne. Ngrohtësia që ndjejmë është ngrohtësia, që na thotë Shpirti i Shenjtë, ta kemi kur i lutemi Zotit: "Me nxehtësinë e Shpirtit të Shenjtë nxehmë dhe mua". Me këtë nxehtësi ngroheshin asketët, gra dhe burra dhe i bënin ballë të ftohtit të dimrit. Ata ndjenin nxehtësi në trup sikur të kishin veshur guna. Kjo gjë po ndodh edhe me ne siç tha Zoti: "Mbretëria e Perëndisë është brenda jush"1U. Duke thënë mbretëri Zoti nënkupton Hirin e Shpirtit të Shenjtë.
Ja pra kjo mbretëri e Perëndisë tard gjëndet brenda nesh dhe na ngroh, na ndriçon dhe e mbush me çdo lloj arome të mirë ajrin që na rrethon. Gjithashtu i ngazëllen shqisat tona me ngazëllimin Hyjnor dhe zemrën na e mbush me gëzim. Për gjendjen në të cilën gjendemi apostulli na thotë: "Sepse mbretëria e Perëndisë nuk janë të ngrënët dhe të pirët por drejtësia, paqja dhe gëzimi në Shpirtin e Shenjtë”[86]. Besimi ynë qëndron ”jo në fjalë mbushamëndëse nga dituria njerëzore por në dëftim të Frymës dhe të fuqisë"[87].
Pikërisht në këtë gjendje ndodhemi tani edhe ne. Krishti tha për këtë që: "Në të vërtetë po ju them se midis jush këtu ka disa që nuk do ta shijojnë vdekjen para se të shohin të vijë me fuqi Mbretëria e Perëndisë"[88].
Ja pra, i dashuri im, shiko se çfarë gëzimi të madh na bëri Zoti të denjë që të ndjejmë. Ja se çfarë do të thotë të gjendemi në plotësinë e Shpirtit të Shenjtë. Shën Makari i Egjiptit shkruan se: "Gjendesha në thellësinë e Shpirtit të Shenjtë". Me këtë mbushulli të Shpirtit të Shenjtë Zoti na përmbush edhe në mëkatarët. Mendoj se nuk ka më arsye të pyesësh më shumë sesi ndodhen njerëzit kur janë në Hirin e Shpirtit të Shenjtë. Vallë a do ta kujtosh Hirin e Perëndisë që na u shfaq edhe
neve sot?
- Nuk e di batushka, në qoftë se do të më bëjë të denjë Zoti që ta kujtoj kaq të gjallë e të pastër, siç po e ndjej tani.
- Mendoj se Zoti do të të ndihmojë që të ruash gjithshka në kujtesë nga kjo shfaqje e Shpirtit të Shenjtë. Përndryshe nuk do të ishte përgjigjur Mirësia e Tij kaq rrufeshëm lutjes së përulur të Serafimit të varfër. Kjo dije, për më tepër, nuk t'u dha ty vetëm për veten tënde por edhe për gjithë botën, që edhe ti të forcohesh në rrugën e Perëndisë, por edhe të tjerët të kenë dobi nga ty. Përsa i përket faktit që unë jam murg kurse ti laik mos mendo fare. Perëndia kërkon të kemi një besim të drejtë në të dhe në Birin e Tij të vetëmlindur. Atëherë afron nga qielli Hirin e Shpirtit të Shenjtë. Zoti kërkon një zemër të mbushur me dashuri për Perëndinë dhe të afërmin. Zemra jështë vendi në të cilin Ai prehet dhe shfaqet me plotësinë e lavdisë së Tij qiellore.
"Bir më jep zemrën tënde" - na thotë Zoti dhe Ai përpiqet të na jape çdo gjë. Zoti na kërkon zemrën me qëllim që të vendosi fronin e Mbretërisë së Tij. "Zoti është pranë gjithë atyre që e kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkonë me të vërtetë"[89].
Zoti e dëgjon njëlloj edhe murgun edhe laikun boll që të dy të jënë orthodhoksë, ta duan Perëndinë nga thellësitë e shpirtititë tyre dhe të kenë besim në Atë qoftë sa një kokërr sinapi. Në qoftë se ndodh kjo gjë për të dy do të jenë aq të fortë sa të lëvizin malet. ”Një person i vetëm të ndjekë një mijë e dyqindë veta dhe dy persona të bënin të iknin dhjetë mijë veta[90]. i;
Vetë Zoti thotë që: "gjithçka është e mundur për atë që beson" kurse apostull Pavli thotë: "Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon" (Fil 4/13). Zoti u thotë atyre që besojnë në të: "Kush beson tek mua do të bëjë edhe ai veprat që bëj unë"[91]. "Deri tani ju s'kini kërkuar asgjë në emrin tim kërkoni dhe do të mermi, që gëzimi tuaj të jetë i plotë"[92].
Gjithë ato që i kërkon Zotit do t'i marrësh, mjafton vetëm që ajo që do të kërkosh te jetë për lavdi të Perëndisë ose për dobinë e të afërmit, sepse ndihmën ndaj tjetrit e konsideron si vepër për lavdinë e Tij. Prandaj thotë që në qoftë se: "Sa herë ia keni bërë ndonjërit prej vëllezërve të mij të vegjël, këtë ma keni bërë edhe mua"[93]. Mos nguro në qoftë se Zoti do të përmbushë kërkesat e tua, mjafton siç thamë që të bëhen për lavdi të Perëndisë dhe për dobinë e të afërmit.
- Por edhe në qoftë se kërkon diçka për nevojën tënde personale ose për dobinë tënde Zoti do ta dërgojë shumë shpejt, mjafton që të jetë e nevojshme sepse Zoti, do ata që e duan dhe është i mirë për të gjithë; "Ai kënaq dëshiren e atyre që kanë frikë prej Tij dhe e dëgjon lutjen e i shpëton”[94].
llll ■:
II
Vmm
96. Mattheu 7.14.
106. Mattheu 17. 6.
111. Psalmi 36. 8.
114. Lluka 17. 21.
[1] Një vjerstë është 1067 metra.
[2] At në rusisht.
[3] Mattheu 26. 52.
[4] Kishtari 4.9-10,12.
[5] Fjalët e urta 18. 19.
[6] Isaia 66. 2.
[7] Mattheu 25. 46.
[8] Marku 9. 46.
[9] Mattheu 8.12.
11. 1 Pjetrit 4.18.
[11] Mattheu 24. 36 ~ 39.
[12] Mattheu 16.18.
[13] Mbrëmësorja e së Martës së Madhe.
[14] Mattheu 11.18.
[15] Isaia 66. 2.
[16] Kapitulli 11.
[17] Kapitulli 14.
[18] Pvmë dhe letra «Agjioritë», Petrupolis 1858, fq. 209.
[19] Ebrenjve 11. 6.
[20] Jakovi 2. 26.
[21] Mattheu 11. 28.
[22] Lluka 2. 26.
[23] Lluka 2. 29 - 30.
[24] Psalmi 2.11.
[25] Psalmi 103. 25.
40.1 Pjetrit 5. 8.
[27] Psalrni 11. 2.
[28] Joan 14. 27.
[29] Filipianëve 4. 7.
[30] Isaia 26. 12.
[31] Fjalët e urta 4. 27.
[32] Mattheu 22. 21.
[33] Malakia 4. 2.
[34] Joani 1.4.
[35] Psalmi 125. 6.
[36] Psalmi 50.
[37] Mattheu 13. 22 - 28.
[38] Psalmi 78. 3.
[39] Psalmi 117.13.
[40] Fjalët e Urta 11.12.
[41] Galatasve 5. 22 - 23.
[42] II. Korinthasve 4.16.
[43] Lluka 6. 36.
[44] Mattheu 9.13.
[45] II. Korintasve 9. 6.
[46] Ligji i përtëtrirë 22.10.
[47] Psaimi 111. 8.
[48] Psalmi 35.17.
[49] Psalmi 67. 31.
[50] Psalmi 81. 7.
[51] Romakëve 8.18.
[52] Lluka 6. 30.
[53] Isaia 40. 31.
[54] II Samuelt 16. 7-12
[55] Psalmi 39. 1
[56] Joani 6. 27, 30, 31
[57] Jakovi 1.2-3
[58] Jakovi 1.12
[59] Lluka 10. 27
[60] Mattheu 10. 37
84.1 Korintasve 10.12.
[62] Psalmi 30. 7 - 8 .
[63] Mattheu 6.15.
[64] Mattheu 5. 44.
[65] Mattheu 5. 44.
[66] Mattheu 5. 44.
[67] Mattheu 6. 33.
[68] Lluka 20. 36.
[69] Kishtari 5.12 - 13,16.
[70] Psalmi 29.12.
[71] Joani 3.16 -17.
[72] Vepra 10. 35.
[73] Joan 9. 41.
[74] Joan 3. 34.
[75] Lluka 19.13.
[76] Efesianëve 5.16.
[77] Zanafilla 3. 8.
[78] Veprat 16.7-10.
[79] Mattheu 17. 8.
[80] Joan 14. 27.
[81] Joan 15.19.
[82] joan 16. 33.
[83] Filipianëve 4. 7.
[84] Joan 16. 21 - 22.
113.1 Kormtasve 2. 9.
[86] Romakët 14. 27.
116.1 Korirttasve 2. 4.
[88] Marku 1. 9.
[89] Psalmi 145.18.
[90] Ligji i përtërirë 32. 30.
[91] Joan 16.12.
[92] Joan 16. 24.
[93] Mattheu 23. 40.