HISTORI NGA DHJATA E RE
JETA E ZOTIT
MESIMË PËR FEMIJE
KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË
BERAT
MËSIMI I PARË
JOAN PARARENDESI......................................................................................3
MESIMI I DYTE.
HYJLINDESE.........................................................................................................5
MESIMI I TRETE.
LINDJA E KRISHTIT – FALJA E MAGJISTAREVE..........................................8
MESIMI I KATERT
IPAPANDIA – IKJA NË EGJIPT.........................................................................10
MESIMI I PESTE.
JISUI NË MOSHËM 12 VJEÇ NË TEMPULL. ........................................................12
MËSIMI I GJASHTË
PAGËZIMI I KRISHTIT.............................................................................................13
MËSIMI I SHTATË
TUNDIMI I KRISHTIT...............................................................................................15
MESIMI I TETE.
ZGJEDHJA E DYMBËDHJETË NXËNËSVE TË TIJ............................................16
MESIMI I NENTE.
PENDIMI I ZAKEUT..................................................................................................18
MESIMI DHJETE.
JISUI BEKON FËMIJËT............................................................................................19
MESIMI NJEMBEDHJETE.
SHPERFYTYRIMI I ZOTIT.......................................................................................20
MESIMI DYMBEDHJETE.
DASMA NË KANË – NGOPJA E PESËMIJ NJERËZVE........................................21
MESIMI I TREMBEDHJETE.
I PARALIZUARI NGA BETESDA DHE NGA KAFARNAUMI...........................23
MESIMI KATERMBEDHJETE.
I VERBERI I JERUSALEMIT DHE I JERIKOS.......................................................25
MESIMI I PESHËMEDHIAT
DY PERIPECI NË DETË...........................................................................................27
MESIMI I GJASHTËMBDJETË.
SHËRIMI I VAJZËS KANANEASE DHE SHËRIMI I DJALIT TË
CENTURIONIT .......................................................................................................28
MESIMI I SHTATEMBEDHJETE.
NGJALLJA E DJALIT TE VEJUSHES NE QYTETIN NAIN DHE NGJALLJA E VAJZES SE JAIRIT DHE E LLAZARIT..................................................................29
MESIMI TETEMBEDHJETE.
PREDIKIMI NE MAL................................................................................................31
MESIMI I NENTEMBEDHJETE.
PARAVOLIA E MBJELLËSIT..................................................................................34
MËSIMI I NJEZET.
PARAVOLIA E BIRIT PLANGPRISHËS.................................................................36
MESIMI I NJEZETENJE.
MËSIMI I SAMARITANIT TË MIRË.......................................................................38
MESIMË I NJËZET TË DYTË
PARAVOLIA E TE PASURIT..................................................................................39
MESIMI I NJEZET E TRETE.
PARAVOLI I DHJETË VIRGJËRESHAVE..............................................................41
MESIMI NJEZETE E PESE.
HYRJA NË JERUZALEM – TRADHËTIA E JUDËS.............................................42
MESIMI I NJEZET E GJASHTE.
DARKA MISTIKË – AGONIA NË GJETSEMANI................................................44
MESIMI I NJEZET E SHTATE.
KAPJA – GJYKATA E LARTË DHE MOHIMI I PJETRIT...................................46
MËSIMI NJËZETË E TETË
KRYQËZIMI-VARRIMI..........................................................................................49
MËSIMI NJËZET E NËNTË.
NGJALLJA DHE SHFAQJA...................................................................................52
MËSIMI I TRIDHJETE.
SHFAQJA E ZOTIT QË U NGJALL, NË EMAUS DHE NË LIQENIN TIBERIADHA.........................................................................................................54
MËSIMI TRIDHJETE E NJE.
TAKIMI ME PJETRIN – NGJITJA........................................................................55
PJESË E PARË – PREGATITJE
MËSIMI I PARË
JOAN PARARENDESI
Lindja- Jeta dhe predikimi-prerja e kokës.
Keni parë o djem që të lindë një yll që shkëlqen në qiell? (…)Është Afërdita. Afërdita është ylli i fundit i natës. Ky yll na vërteton fundin e natës dhe tregon ardhjen e ditës, për lindjen e Diëllit. Dhe kështu, djemtë, panë që të shkëlqente dielli që është Jisu Krishti, Perëndia jonë, u duk Shën Joan Pararendësi si një Afërditë e ndritëshme, ai na vërteton për fundin e epokës së errësirës dhe na tregon ardhjen e ditës së Zotit, le të njohim pra atë që na tregon Krishtin dhe e pagëzoi.
Tregim.
Lindja e Parerendësit.
-Në një qytet tjetër të Palestinës, jetonte një tjetër ηift njerëzish të mirë. Ata ishin Zaharia dhe Elisaveta. Edhe ata, besnikë profecive mbi ardhjen e Mesiës, kishin po atë lidhërim të Joakimit dhe Anës: Ishin pa fëmijë.
I luteshin, pra, Perëndisë që t’ u jipte fëmijë. U mplakën pa humbur besimin e tyre dhe shpresën tek Zoti, se dikur do t’ i dëgjonte lutjet e tyre. Zaharia ka qënë prift në Tempull. Shumë priftër banonin në periferi të Jeruzalemit dhe pas shërbesave shkonin nëpër shtëpitë e tyre. Po këtë e praktikonte dhe Zaharia.
Në një shërbesë të tillë, kishte ardhur dhe radha e Zahariës të bënte «Kurbanin e Temjamës». Zaharia i fut në Tempull dhe filloi ceremoninë ndersa përjashta populli falej me një përkushitm të madh. Befas një dritë e jashtëzakonëshme turbulloi sytë e Zahariës. Midis kësaj drite dalloi fytyrën e egjellit. Zaharia u trondit dhe u frikësua, por egjëlit e qetësoi duke i thënë:
Mos ki frikë Zahari. Perëndia pranoi lutjet e tu. Elisaveta do të linde djalë. T’ ia vesh emrin Joan. Fëmija do të ketë një mision të madh, t’ i hapi rrugën dhe të përgatisë popullin për ardhjen e Mesiës...Këto fjalë të engjellit mbushën me gëzim Zahariën. Por edhe hezitonte t’ i besonte, meqënëse Elisaveta ishte mplakur shumë. Tregoi dyshimin në fuqinë e Perëndisë se mund të bënte të pamundurën. Për këtë, ëngjëlli, i cili ka qënë vet kryeengjëlli Gavriill, i tha:
-Meqënëse të duken tëpadukëshme ato që të thashë, do mbetesh shurdh dhe memec, derisa të lindë fëmija dhe t’ i hapesh emrin e tij....Dhe engjëlli i bukur u zhduk....
Populli përhashta priste bekimin dhe habitej për vonesën. Zaharia dolli hashtë Tempullit, pot nuk fliste dot. U mundua të shpjegonte me lëvizjet e duarve se ηfarë i kishte ngjarë. U përpoq t’ i skjaropnte Elisavetë mbi mesazhin e gëzuar, mbasi u kthye në shtëpi....Pas nëntë muajsh erdhi në botë fëmija, sipas mesazhit të engjëllit.
Tetë ditë më pas, gjatë ceremonisë së Rrethprerjeës, do t’ i vihej emri të porsalindurit. Gjithë të afërmit u mblodhën në shtëpinë e Zahariës, të cilët i propozuan që djalit t’ i hapej emri i të atit. Zaharia kërkoi një pjato të lyer me dyll dhe atje shkoi emrin: «Joan».
Menjëherë iu hapën veshët dhe iu zgjidh gjuha priftit të mirë. Ai filloi të lavdërojë Zotin dhe të profetizojë të ardhmen e djalit. I mbushur plot me shpirtin e Shënjtë, siη ka qënë në atë ηast, tha:
-Dhe ti, o biri im, do të hapësh rrugën e Zotit dhe do të përgatisesh zemrat e njerëzve për të pritur shpëtimin që ti do t’i sjellësh botës....Lindjen e Pararendësit (Pagëzorit) e festojmë më 24 Qershor
M e s i m : «Η’ farë quhen të pamundura tek njerëzit, janë të mundëshme për Perëndinë, prandaj as edhe për një ηast nuk duhet të lëkundet besimi ynë tek ti».
Jeta dhe predikimi i pararendësit ne jordan.
Joani rritej në trup dhe njëkohësisht fuqizoheshin forcat e tij morale dhe shpirtërore me ndriηimin dhe përforcimin nga Shpirti i Shenjtë.
Atëherë ai vajti në shkretëtirën e Judesë. Atje midis vetmisë dhe heshtjes, u përgatit në mënyrë që të bëhet predikuesi i gjallë i ardhjes së Shpëtimtarit Atje jetonte si asket. Një rrobë nga lesh deveje ka qënë veshja e tij. Një bres prej lëkure i shtrëngonte mesin. Maja barishtesh dhe mjaltë bletësh të egra ishte ushqimi i tij. Me falje dhe stydim kalonte jeta e tij.
Pas një përgatitje të tillë u paraqit në populli dhe filloi predikimin afër lumit Jordan me këtë thënie: «Pendohuni, se po afrohet mbretëria e Qiejvet...» domethënë: Ndroni mendimin dhe jetën tuaj, po afrohet mbretëria e Perëndisë.
Fama e Joanit u përhap në të gjitë Palestinën dhe ngakudo vinin njerës për ta dëgjuar. Të vuajtur siη qënë nga tirania e Romës dhe brutalitetin e mbretit të tyre Herod, mallëngjeheshin me mendimin të gjendej dikush, i cili do t’ i tregonte rrugën e drejtë. Për këtë shumë e mbanin për profetin Ilia dhe të tjerë si vet Mesiën. Por ai gjithë madhështinë e shenjtërisë së tij përgjigjel:
-Unë nuk jam Krishti, as profeti Ilia. Jam një zë brenda në shkretëtirë, që i fton të gjithë të përgatisin shpirtërat e tyre të presin Zotin. Prandaj unë ju pagëzoj me ujë, ndërsa Ai do t’ ju pagëzojë me Shpirtin e Shenjtë..... Njerëzit e Farisejve e pyesnin si pagëzon, derisa nuk është Mesia dhe ai u përgjigjej:
-Atë të cilin e kërkoni do ta gjeni midis jush Unë nuk jam i denjë as të përulem për të zgjidhur lidhësat e këpucëve të tij. Të gjithë puesnin që të mësojnë η’ duhej të bënin në mënyrë që të jenë të përgatitur. Dhe Pararendësi i këshillon:
-Sa kemi ushqim më shumë nga ai që duhet, të jipni edhe të rriturve. Tagrambledhësit të jenë të drejë. Sekretarët, Farisejtë dhe Sadukejt të paraqesin veprat e tyre dhe me këto do të shpëtojnë Të gjithë të tregoni një ndryshim të pagëzimin. Disa e shoqëronin kudo dhe u bënë nxënës të tij. Të tjerë prisnin në radhë të pambaruara pranë brigjeve të Jordanit për t’ u pagëzuar.
Në këtë mënyrë Jordani përgatiste popullin pëe të pritur mësimet e Krishtit. Për këtëu quajt Pararendës; por quhet edhe Pagëzori, sepse pagëzonte ata që pendohesin dhe sepse pagëzoi edje vetë Krishtin....
Prerje e Kokës e Pararendësit.
-Joani nuk predikonte vetëm të vërtetën, por dënonte dhe ηdo veprin mëkatar. Kritika e tij bëhej shpesh kundër Farisejve, por arriti edhe deri në pallatin e Herodit. Sepse ai ka qënë burrë i paligjshëm i Herodiadës, të cilën e kishte marrë nga vëllai i tij.
herido e shikonte se si populli e donte Joanin dhe nuk guxonte ta prekte. Por Farisejtë krijonin vazhdimisht ηështje dhe u detyrua t’ a burgoste. Atëhere Herodiada gjeti rastin që të hakmerrej. Në ditëlindjen e tij Herodi organizoi një festë madhështore. Bëri një darkë të pasur ku ftoi të gjithë zyrtarët e Galilesë. Η’ gjë më të bukur kishte vendi i tij në pasuri, pozitë dhe bukuru ndodhej në këtë darkë dhe argëtohej i shkujdesur.
Qejdi arriti kulmin, kur befas u paraqit Saloma e bija e Herodiadës, për të kërcyer. Herodi e priti me gëzim ardhjen e thjeshtrës, me bindjen se do t’i paraqiste të ftuarve të tij një gjë të jashtëzakonëshme në këtë mbrëmje të harbuar. Saloma u drejtua në mes të sallës dhe filloi të kërcente, e veshur me peplo transparente. Arti dhe bukuria e saj i magjepsi të gjithë. Herodi si i marrosur e ftoi afër dhe iu betua se do t’ i jepte ηfarë të kërkonte, biles dhe gjysmën e mbretërisë së tij.
Saloma u këshillua me nënën e saj se ηfarë t’ i kërkonte. Dhe ajo e tërbuar nga urrejtja, i tha të bijës t’ i kërkonte «Kokën e Joanit në pjatë».
Herodi u mbështet në betimin e vet, megjithse ky betim s’ kishte asnjë fuqi. Ftoi xheletin dhe i ngarkoi këtë detyrë monstruoze, megjithse ligjet ndalonin dënimin me vdekje pa gjyq. Pas pak Saloma mori tabakanë me këtë trofe makabre dhe e vendosi pranë këmbëve të nënës. Profeti i fundit dhe më i madhi i Dhatës së Vjetër nuk ekzistonte më në jetë.
U përplas me fuqinë mondane dhe ndoqi fatin e ηdo shenjtori. KIsha e jonë nderon prerjen e Kokës të Pararendësit më datën 29 Gust.
-Cilët ishin, o djem, prindërit e shenjtë të Joan Pararendësit?
-Cili lajmëroi lindjen Joan Pararendësit? (…. )
-Ku jetoi dhe predikoi Joani? (…)
-Cila kërkoi prerjen e kokës së Joanit? (…)
-Si u vra dhe nga cili?
KONKLUZIONI:
Shën Joani është profeti më i madh që e tregoi Krishtin dhe e pagëzoi në lumin Jordan.
Zbatim: Krishti jonë o djem tha për shenjtin Joan Pararendësin se nuk lind në botë njeri tjetër më i madh nga ky. Prandaj edhe ne e nderojmë. Festa të shumta të shenjtorëve pas Krishtit dhe Shën Maris janë festat e Shën Joanit. Do me thënë lindja e tij është 24 Qershor, prerja e kokës së tij është 29 Gusht, ngjizja e tij është në 23 Shtator dhe mbledhja e tij është në 7 Janar. Eshtë e domosdoshme që ikona e tij është vendosur pranë ikonës së Krishtit.
Në ikonën e Shën Joanit vështrojmë se egziston element të ndryshme:
A) Ka krahë mbi shpatulla. Por në të vërtetë ai kishte krahë? Jo, sepse krahë kanë vetëm zogjtë. Por ikonografët i bënë kështu sepse ai jetoi si ëngjëll. Jeta e tij në shkretëtirë ishte ëngjëllore. Gjithashtu ai ishte lajmërues që lajmëroi ardhjen e Krishtit tonë.
B) Mban kokën e tij mbi duart e tij, sepse ikonografët duan të na tregojnë mënyrën e vdekjes së tij. Akoma që të na tregojë trimërinë dhe burrërinë e tij. Zgjodhi që të thotë fjalën e vërtetë dhe prandaj shkoi në rrugën e vdekjes.
C) Mban një letër që shkruan fjalët e rëndësishme të predikimit të tij: «Pendohuni sepse u afrua mbretëria e Qiejve».
Ashtu edhe ne sot, djem të dashur, meqënëse të njihnim atë shenjtor të madh, duhet të nderojmë dhe të duam. Me atë filloi shpëtimi jonë sepse ai na tregoi dhe pagëzoi Shpëtimtarin tonë Jisu Krishtin.
MESIMI I DYTE.
HYJLINDESE.
Lindja-ungjillëzimi-fjetja.
Sigurisht o djem figura më e shenjtë që kemi në botë është nëna jonë. Jeni dakort apo jo? Sigurisht nëna jonë që na solli në botë që na rriti me dhimbje dhe dashuri që i kemi shumë borxh dhe mjerë ai që nuk tregon te ajo falenderim. Mirënjohja për Nënën tonë është përgjithnjë. Të njëjtë, o djem, kishte edhe Krishti jonë për Nënën e Shenjtë të Tij për Virgjëreshën Mari të Tërëshenjtë. Prandaj pas Krishtit nderojmë Nënën e Tij. Le të shikojmë pra sot jetën e saj.
Tregim:
Lindja dhe hyrja në Kishë e shën Marisë.
a) Duke pritur Mesian
Protopsaltët pas mëkatit në Parajsë, kishin humbur kontaktin direkt me Perëndinë që është lëvrimi i jetës. Perëndia si i drejtë, e denoi. Pot si at zbuti dhimbjen e yre. U mremtoi se nga një pasardhëse e Evës, do të lindi Ai që të dërmojë Satananë dhe vaprat e tij dhe do të shpëtojë botën nga mëkati.
Më këtë shpresë të madhe ushqenin popullin e Izraelit Patriarkët dhe Profetët. Në këtë mënyrë e gjithë Historia e Shenjtë ngjan me një marshim që shkon të takojë Hyjlindësën, gruan, e cila do të bëhej shkallë për të zbritur Perëndia në tokë.
Vitet kalonin....Peripecitë kombëtare dhe vuajtjet e Izraelitëve po rriteshin; por rritej dhe dëshira e tyre për ardhjen e Shpëtimtarit, e Mesiës, siη thoshnin. Dhe e prisnin atë si një mbret të fuqishëm, i cili do t’ ηlironte nga robëria e Romakëve. Jo si jë mbret shpirtëror, që do të shpëtonte gjithë jerëzinë nga robëria e Mëkatit.
Sodoqoftë, ηdo ηift të martuarish në lindjen e një ajze shikonte një shpresë se ajo vajzë do të bëhej empulli i shenjtë, në të cilin do të banonte shpëtimtati.
b) Lindja e Shën Marisë.
Me po atë durim pritjeje jetonte afër qytetit e shenjtë të Jerusalemit një ηift i ndershëm këtu e fro dymijë vjet përpara. Ata kanë Joakimi, i cili rrishte nga fisi i Davidit dhe Ana, e cila ridhte nga një fis priftëror i asaj kohë.
Si të gjithë Izraelitët edhe ata prisnin një fëmijë, që do t’ i shpëtonte nga turpi i moslindjes. Se moslindja ηmohej si një turp, sepse kjo ka qënë shenjë se Zoti nuk i quante të denjë të lindin fëmijë. Izraelitët fimijët. i konsideronin «dhuratë e Perëndisë:. NGa ana tjetër, si të shpresonin se nga fisi i tyre do të mund të lindte Mesia?
Pra, ditë e matë i luteshin Zotit t’ u falte një fëmijë. Ana i lutej Perëndisë të arrinte të bëhaj nënë dhe premtoi t’ i kushtonte fëmijën e saj Atij. Ishin mplakur por kurrë nuk e humbën shpresën e tyre më bekimin e Zotit. Dhe Perëndia që gjykoi se ishte protësuar koha që të dërgonte të Birin në Tokë, dëgjoi lutjet e këtyre njerëzve të mirë. U dha një vajzë që «si ajo nuk ishte lindur kurrë në botë dhe as që do të lindej pas kësaj».
Ia dhanë emrin M a r i a që do të thotë dhuratë shpresë, zonjë e bukur.
Maria provoi gëzimin e njerëzve të saj, por edhe të së gjithë njerëzimit. Ajo ishte gruaja më e shenjtë; për këtë quhet dhe P a n a j i a (Tërë e sjenjtë). Pati nderin të bëhej dhe nëne e Krishtit-Perëndisë, prandaj mori dhe emrin Hyjlindëse. U bë emri më i dashur, që gjithmonë e mbajnë në gojë.
Lindjen e Shën marisë festojmë më 8 Shtatorit.
c) Hyrja në Kishën e Hyjlindësës.
-Kur Maria u bë tre vjeηe prindërit e sollën në Tempull, të vetmin që kishin Izraelitët dhe i cili ndodhej, në Jerusalem. Atje ia kishtuan Perëndisë, ashtu siη kishin premtuar. Nga ana tjetër, ashtu siη që dhuratë e Perëndisë, Maria, u bë dhuratë dhe ofertë fisnike Dhuruesit dhe Atit qiello Brenda Tembpullit u bë dhe parapërjatitja e marisë për misionin e saj të madh. Kështu mësoi të adhurojë Perëndinë dhe t’ i shërbejë atij, të studijojë librat e shenjta, të këndojë psallme të bukura dhe t’ i besohet Hyrit të Shenjtë. Hyrjen në Tempull të Shën Marisë e festojmë më 21 Nëntorit.
C i t a t : «...ηift fatlum, Joakim dhe Ana....Ju lindët zonjën e engjëjve, Zambakun, që mbiu midis gjëmbave, trëndafilin që mbush gjithësinë me aromën e saj hyjnore...» (Joani Dhamaskinojt. Fjala në Genezë, faqe 79).
UNGJILLËZIMI I HYJLINDËSËS
Maria qëndroi dymbëdhjetë vjet në Tempull. Gjatë kësaj kohë ngjan që të humbasë prindërit e saj. Prifërit e Tempullit u kujdesën që t’ a fejonin me marangozin Josif. Josifi ishte i madh në moshë, por prejardha e tij fisnore nga Davidi dhe karakteri i tij i ndershëm, e bënë mbrojtësin më të mirë të një vajze të pastërt, e cila ishte e destinuar të bëhej nënë e Krishit.
Josifi mori Marinë dhe e solli në Nazaret, ku punonte si drupunues. Dhe në një ditë pranvere ndodhi një ngjarje e madh në atë shtëpizë modeste ku banonte Shën Maria. ‘ë Ishte vetëm dhe tirrte fijën, ndërsa po murmuriste pjesë nga Shkrimi i Shënjtë, nga të cilat njifte shumë. Befas dhoma e saj u mbush me një dritë të jashtëzakonëshme. Nëpërmjet kësaj Virgjëresha dalloi fytyrën e kryeengjëllit Gavriill dhe dëgjoi zërin e tij melodios t’ i thoshte: «Të përshëndes e vyrtytëshme, më e bekuara ti midis grave...» Domethënë: «Të pershëndes ti, që more shumë hyre të jashtëzakonshme nga Perëndia dhe ke Zotin me vete. Ti je më e bekuara nga të hjitha gratë....»
Maria u trondit shumë kur pa engjëllin. Duke dëgjuar fjalët e tij, mendonte se η’ kuptim kishte kjo përshëndetje engjëllore. Atëhere kryeengjëlli i dha guxim dhe i shpjegoi: «Mos u tremb Mari...Tek ti Perëndia dërgon Hyrin e tij. Ti do të lindësh fëmijë, të cilit do t’ i vesh emrin Jezu...Është Bir’ i Perëndisë, që do të shpëtojë njerëzit nga mëkat Maria u përmend nga tronditje, por me një habitje të madh pyeti kryeëngjëllin: «PO si mund të bëhet kjo përderisa unë jam e pamartuar?»
Dhe engjëlli iu përhjigj:
-Shpirti i shenjtë do të vijë mbi ti dhe fuqia e Perëndisë do të mbulojë, prandaj dhe fëmija e shenjtë që do të lindësh, do të quhet Bir i Perëndisë. Maria pranoi që do të përulët vendimin e Hyjnishëm, kryqëzoi duart në gjoksin e saj, uli kokën dhe tha:
-Jam robe e Perëndisë dhe le të zbatohet vullneti i tij. lajmi i gëzueshëm i kryeengjëllit dhënë Marisë se do të bëhej nënë e Krishtit quhet «Ungjillëzimi (Evangjelizmoji) i Hyjlindësës». Festohet më 25 mars të ηdo viti.
FJETJA E HYJLINDËSES
Hyjlindësja Maria lindi Zotin tonë Jezu Krist e edukoi dhe e rriti. Pa mrekullitë e tij dhe dëgjoi mësimet e tij. Jetoi dhimbjen me Pesimët e Shënjta dhe vdekjen e tij në Kryq. Jetoi Ringjalljen e gëzueshme dhe Analipsin (Ngjitjen në Qiell) e landishëm të Zotit. Mori pjesë në Pentikostinë e Shenjtë, në të cilën u krijua Kisha e Krishit. Kështu Ajo mbaroi misionin e saj në Tokë. Erdhi ora e saj të largohet nga kjo jetë e përkohëshme dhe të shkojë në jetën e përjetëshme....
Sipas gojëdhënes kishëtare, Zoti i kishte njoftuar sa do t’ i merrte pranë vetes. Shen maria u fal dhe falenderoi Perëndinë. Pas kësaj u përgatit për udhëtimin në jetën e përherëshme...
Re të ndritëshme rrëmbyen Apostujt nga anët e botës ku predikonin Ungjillin dhe i prunë afër saj. Dhe nëna e Krishtit i dorëzoi të Birit dhe Perëndisë së saj Shpirtin e saj të Shenjtë.
Apostujt varrosën trupin e saj të papërlyer në një varr në Jethsimani, duke kënduar hymne të përmotëshme. Bashkë me ata këndonin në qiell dhe engjejt për të përcjellë atë «më të ndershmen e Heruvimëve».
Kur Apostujt vajtën në varrin e saj ditën e tretë nga varimi për t’ u falur, e gjetën bosh. Ishte bërë metastaza e Nënës së Krishtit në qiejt sëbasku me trupin e saj të shenjtë.ëVdekjen e Hyjlindëses së shenjtë Maria, Kisha e jonë Orthodhokse e quan vatëm «Fjetije», se edhe pse mbylli sytë materiale, ajo hapi për ne sytë shpirtërorë që të vigjëlojnë në mbrojtje të botës. Fjetje e Hyjlindëses festohet më 15 Gust.
Përpunim:
-Cilët ishin prindërit e shenjtë të Shën Marisë, o djem? (…)
- Si është e mundur që ata të moshuarit të lindin fëmijë? (…)
-Ku u rrit nga mosha e saj tre vjeç? (…)
Si e lajmëroi Perëndia për këtë punë të madh që ajo do të bënte? (…
-Si pranon e Tërëshenjta këtë lajmërim? (…)
-Kemi trupin e të Tërëshenjtës Mari? (…)
-E tërëshenjta iku, por na la përgjithëmonë? (…)
KONKLUZIONI:
Nderojmë të Tërëshenjtën Nënën e Krishtit dhe Nënën tonë.
ZBATIM: Ne orthodhoksit, o djem, dimë të nderojmë të Tërëshenjtën tonë si Nënën e Krishtit tonë dhe nënën tonë. Ne e duam të Tërëshenjtën sepse në fillim ajo na deshte si djemtë e saj. E Tërëshenjta Mari ngjason me një urë. E përdori Krishti që të vijë këtu në tokë që të bëhet njeri. Por edhe ne e përdorim që të ngjitemi te Perëndia që të bashkohemi me atë.
Pas Krishtit nderojmë të Tërëshenjtën dhe ja si:
-Në kishë gjithnjë ikona e saj ndodhet majtas derës së bukur dhe mban në krahët e saj Krishtin.
-Kisha jonë me festa nderon të gjithë ngjarjet e jetës së saj:
Në 8 Shtator kemi lindjen e saj.,
Në 21 Nëntor kemi hyrjen e saj në tempull.
Në 26 Dhjetor kemi mbledhjen e saj.
Në 25 Mars kemi ungjillëzimin e saj nga ëngjëlli Gabriel.
Në të Premten e javës së Bardhë çdo vit festojmë Burimin Jetëdhënës.
Në 15 Gusht kemi fjetjen e saj.
Në kohën nga fillimi i Gushtit deri në 15 kreshmojmë për nderimin e Shën Marisë.
-Në kishën tonë egzistojnë himne dhe lutje të bukura për atë:
Himni Akathist, Kanoni i Vogël dhe i Madh. Por ne mund që të themi tek ajo gjithmonë: «E përmbishenjtë Hyjlindëse, shpëtona». Këtë lutje duhet që ta themi me dashuri, me besim dhe me shpresë tek ajo, sepse vdiq me trup por nuk na la. Me shpirtin e saj është afër me ne, dëgjon lutjen tonë dhe na shpëton nga çdo rrezik dhe nevojë.
MESIMI I TRETE.
LINDJA E KRISHTIT – FALJA E MAGJISTAREVE.
Nga mësimi i sotëm o djem fillojmë të flasim për jetën e Krishtit tonë. Sepse ky qëllim pikërisht kemi mësim këtë ditë që të njohim Krishtin i cili është kryetari i besimit tonë. Eshtë Perëndia që e besojmë dhe e duam. Ka mundësi që të mos njohim asgjë për atë? Pra do të shikojmë jetën e tij dhe mrekullitë e tij, doktrinën e tij dhe përfundimisht kryqëzimi dhe ngjallja e tij.
Por sot le të shikojmë si Krishti lindi në tokë dhe si Perëndia u bë njeri.
Tregim:
Lindja e Krishtit.
-Në atë kohë perandoni i Romakëve lëshoi një urdhër për regjistrimin e të gjithë shtetasve të tij. Hebrejtë duhej të shkonin në qytetin nga kishte prejardhjen seicili. Mori dhe Josifi mariën dhe u nisën nga Nazareti për në Bethleem. Atje kishte lindur Davidi, nga i cili rridhte Josifi.
Udhëtimi ishte i largët dhe i lodhshëm. Kur arritën, i gjetën të zëna të gjitha dhomat e hanit. U detyruan të shkonin në një shpellë që përdorej si stallë për kafshët. Kishin kaluar nëntë muaj nga Ungjillëzimi dhe Maria priste nga ηasti të lindëte. Atë natë brenda në shpellën modeste, u realizua premtimi prej shekujsh i Perëndisë. Lindi K R I S H T I Hyjlindësja e mbështolli në pelena dhe e vendosi brenda në një grrazhd që vinin ushqimin e kafshëve. Gjatë lindjes së Krishtit një dritë e jashtëzakonshme u derdh mbi natyrën. Barinjtë, që të pafjektur ruanin tufat e tyre, u turbulluan dhe u trembën. Por një engjëll i qetësoi:
-Mos kini frikë...Sonte lindi Krishti....Shkoni në shpellë dhe do t’ a gjeni të mbëshjellë në pelena. Por nëqoftëse toka ofroi shpellën modeste Atij që atë e mbështjellë me re, qielli dërgoi botën shpirtërore që të lavdëronte Perëndinë e përjetëshme. Ishin armatat e engjëjve që uleshin e ngjiteshin në qiell duke kënduar: «Lavdi Perëndisë në lartësitë dhe paqe në tokë, njerëzve shpëtim». Domethënë: Lavdi Perëndisë në qiejt, le të mbretërojë paqja mbi tokën dhe le t; u vijë njerëzve shpëtimi».
Pastaji drita u shua, melodia pushoi dhe engjëjt ikën. Barinjtë u përmendën nga turbullimi, vrapuan në shpellë dhe u përulën përpara Foshnjës Hyjnore. Pastaj u kthyen në tufatë e tyre, bisedonin mbi të gjitha këto ηudira që panë dhe falenderonin Zotin që i bëri të denjë të shikonin Shpëtimtarin. ëTetë ditë pas lindjes u bë ceremonia e rrethprerjes dhe të porsalindurit iu dha emri. U quajt J E Z U , domethënë, shpëtimtar, sipas porosisë së kryeengjëllit
Krishtlindjen e festojmë më 25 Dhjetorit dhe ceremoninë e rrethprerjës e dhënies së emrit të Krishtit më 1 Janari
Falja e Magëve.
Kur lindi Krishti, në qiell u duk një yll i ndritshëm. Këtë e vunë re dijetarët astrolgë të asaj kohë. Bile disa nga këta Magët, për të cilët flet Ungjilli, vendosën t’ a ndjekin. Ngarkuan pra, devetë me dhurata dhe u nisën që t’ i përulen mbretit të porsalindur, siη besonin.
Duke u udhëhequr nga ky yll, arritën në Jerusalem dhe atje e humbën. Filluan atëherë të pyesnin njerëz të ndryshëm: «Kush është mbreti i juaj, që tani së fundi u lind? Pamë yllin e tij dhe erdhëm t’ i falemi».
Kur mbreti Herod mësoi këto fjalë, u shqetësua shumë. Dridhej për fronin e tij. Thirri menjëherë kryepriftërit dhe sekretarët dhe u kërkoi të përgjigjeshin ηfarë shkruajnë librat e shenjta mbi lindjen e Krishtit. Ata i thanë, se nga sa kishin shkruar Profetët, pritet që të lindi në Bethleem. Pastaj ftoi në fshehtësi Magët dhe i pyeti sa kohë kishte kaluar që kur ata kishin parë yllin. Në këtë mënyrë Herodi llogariti me afërsi moshën e Krishtit dhe u tha: «Mesia lindi në Bethleem. Shkoni ta gjeni dhe kthehuni përsëri këtu të më njoftoni se ku ndodhet atje për të vajtur edhe unë t’ i falem».
Me të dalë nga pallati, magët panë përsëri yllin e ndritshëm. E ndoqën dhe arritën në Bethleem. Atje u ndal mbi shtëpinë e Familjes së Shenjtë. Hynë brenda dhe ranë e iu falën Foshnjës Hyjnore. Pastaj i afruan dhuratat e tyre: Ar, temjam dhe mirza. Mbas faljes, Magët donin që të ktheheshin tek Herodi për t’ i njoftuar se gjetën mbretin e porsalindur të Judejve.
Por një ëngjëlli Perëndisë iu paraqit në gjumë dhe u zbuloi planet e fshehta të Herodit. I këshilloi që të kthehesin në vendet e tyre nga rrugë tjetër. Kështu herodi nuk mësoi asgjë më shumë mbi lindjen e Zotit. Me faljen e Magëve, filloi të zbulloi të zbulohet Krishti edhe në botën pagane. Magët u bënë apostujt e parë të shenjtë...Këtë vepër do të ndërmerrte më vonë Kisha e Krishtit.
Përpunim:
-Në çfarë qyteti lindi Krishti jonë, o djem? (…)
-U lind brenda në shtëpi ngrohtë si ne të gjithë? (…)
-Cilët dëgjuan në fillim lindjen e Krishtit? (…)
-Pas barinjve te cilët tjetër u falën te foshnja Jisu Krisht? (…)
-Si u udhëhoqën tek Krishti i sapolindur? (…)
-çfarë dhurarte ofruan? (…)
KON KLUZIONI:
Lindja e Krishtit kuptohet: Perëndia vjen në Tokë dhe bëhet njeri.
Zbatim:
Kjo ngjarje të madhe të lindjes së Krishtit o djem e festojmë në 25 Dhjetor. Eshtë një festë e madhe dhe e gëzuar e Krishtërimit.
Krishti që është Perëndia na krijoi dhe aq na deshte pra erdhi poshtë në tokë dhe u bë njeri. Atëherë bota jetonte në errësirë besonte në idhuj dhe jetonte brenda në mëkat. Atëherë një Diell i ri lindi dhe nuk shuhet kurrë.
çdo lindje e një njeriu sjell gëzimin në familjen e tij. Por lindja e Krishtit na solli gëzimin në gjithë botën. Krishti erdhi në Tokë erdhi pranë nesh. Prandaj dhe ne ditën e Krishtlindjes kemi gëzim shumë të madh. Ajo që vemë re është se lindi Shpëtimtari jonë i madh me përulësi në një grazhd të kafshëve. Erdhi i varfër që të mos zemëohemi ne që jemi të varfër. Krishti u bë me të vërtetë i varfër siç edhe ne. Kështu që të na japë kurajo. Prandaj nëse do të gjendemi në një fatkeqësi shpresojmë që Jisu Krishti është bashkë me ne.
Prandaj edhe ne qëndrojmë para foshnjës Krisht dhe e nderojmë: Si barinjtë me dashuri brenda në zemrat tona; si tre magjistarët ofrojmë si dhuratë veten tonë dhe themi:
O Krishti jonë Ti erdhe për ne dhe ne jemi me ty gjithnjë; si ëngjëj këndojmë edhe ne «Lavdi Perëndisë në më lartat dhe mbi njerëzit mirëdashje…»
Përshembëllta e Krishtlindjes:
Lindja jote o Krisht Perendia jonë, i lindi botës dritën e diturisë; se mëtëata qëadhurojin yjte prej yllit mësohëshin ty tëtëfalen, djellit tëdrejtësisë, dhe ty tëtënjohin si Lindjen qëlartazi. O Zot, lavdi mëty.
MESIMI I KATERT
IPAPANDIA – IKJA NË EGJIPT.
Kur do të lexojmë historitë e popujve të vjetër, do të shohim se të gjithë njerëzit prisnin të vinte Perëndia në botë. Besonin se do të vinte Shpetimtari i tyre. Nuk kishte mundësi që Perëndia ti linte. Kështu besonte edhe një plak nga Israeli. Dhe madje thonte: «Të lutem, o Perëndia ime, që të mos vdesë para se të të shikojë këtu në tokë. Vitet kalonin dhe ishte në moshë 100 vjeç. Por çfarë u bë me atë përfundimisht e pa Krishtin apo vdiq.
Këtë do ta shikojmë në tergimin tonë të sotshëm:
Tregim:
Kur u plotësuan tetë ditë nga lindja e Jisuit duhej që të bëhej rrethprerja e tij. U bë rrethprerja dhe djali u quajt Jisu, siç ëngjëjt i thanë Marisë kur e vizituan. Dhe kur u plotësuan ditët e pastrimit sipas ligjit të Moisiut erdhën në Jeruzalem që të paraqiten në tempull që të dedikojnë fëmijën tek Zoti. Kjo ishte shkruar në ligjin e Zotit se cili djalë i parëlindur do të dedikohet tek Zoti akoma u ngjitën në tempullin që të ofrojnë si sakrific një çift pëllumbash siç thoshte ligji i Zotit për të varfërit. Në Jeruzalem ishte një plak i cili quhej Simeon. Ky njeri ishte i drejtë dhe besëmirë dhe priste çlirimin e Izraelit siç thoshte Shkrimi i Shenjtë. Akoma i tha Shpirti i Shenjtë se nuk do të vdesë para se të shikojë Krishtin. Në këtë ditë të shtytur nga Shpirti i Shenjtë erdhi në Tempull. Kur pa prindërit që të sjellin Jisuin që të ofrojnë siç thoshte ligji e mori Jisuin në krahët e tij lavdëroi Perëndinë dhe i tha: Tani përlëshoje o Zot shërbëtorin tënd sipas fjalës satë se syte e mi panë shpëtimin tënd që pregatitet faqe dritë për paganët dhepëër të gjithë popullit tënd Izrael.
Pastaj Simeoni bekoi prindërit dhe tha tek nëna e Jisuit: «Ky djalë do të bëhet shkaku për të shpëtuar por dhe për të humbur shumë njerëz nga Izraeli. Sa do të besojnë tek ai do të ngjallen, por sa nuk do të besojnë do të humbin. Do të jetë akoma një mrekulli që të tjerët do të besojnë dhe të tjerët do të mohojnë dhe do të luftojnë. Por zemrën tuaj do të shpojë si thikë dhimbja dhe ashtu do të zbulojnë mendimet e fshehura nga zemrat e shumë njerëzve.
Ikja në Egjypt dhe masakra e fëmijëve.
Kur
ikën Magët, një engjëll i Zotit i doli në ëndërr Josifit dhe i tha:
Gohu, merrë fëmijën dhe nënën dhe shko në Egjypt. Do të qëndrosh atje derisa të
të lajmëroj të kthehesh. Herodi kërkon të gjejë djalin për të vrarë.
Josifi u ngrit menjëherë, mori Hyjlindësën Maria dhe Jesun dhe u nisën pët në Egjypt para se të gdhinte.
Herodi pa se kalonte kohë dhe magët nuk po kthheheshin si[as fjalës lënë me ta. Siη llogariste ai, Krishti do të ishte e shumta dy vjeη. Dha urdhër pra ushtarëve të tij të therrnin të gjithë fëmijët meshkuj të Bethleemit dhe të fshatrave përreth që ishin në këtë moshë. Kështu që Krishti nuk të shpëtonte.
Ushtarët e Herodit vrapuan për zbatuar urdherin. Atëhere u dëgjuan zerat therrëse dhe të qarat e nënave fatkeqe që shikonin fëmijët e tyre të therreshin. Për këtë krim të tij Herodi u dënua ashpër. U sëmur rënde dhe vdiq me dhimbje të tmerëshme, pas dy vjetësh. Atëhere engjëlli lajmëroi Josifin të kthehet me Hyjlindësën në tokën e Izraelit. Por nuk i ηoi në Bethleem, sepse atje mbretëronte i biri i Herodit, Arkelaos, i cili ishte i ashpër dhe tiranik si i ati. I ηoi në Nazaretr, ku mbretëronte vëllai i Arkelaosit, Antipa, që ka qënë më i butë. Nga që banonte në Nazaret, krishti quhet dhe Nazoreos.
Përpunim.
-Si është quajtur ky plaku që priste Krishtin? (…)
-Përfundimisht e pa? (…)
-Mbani mend çarë tha Simeoni kur e mori në duart Krishtin? (…)
-Por kush ishte ai që e ndjek Krishtin? (…)
-Ku shkoi familja e shenjtë?
-Herodi përfundimisht e vrau Krishtin? (…)
-Si vdiq Herodi? (…)
KONKUZIONI:
Pranojmë Krishtin në jetën tonë me dashuri.
ZBATIM:
Me këtë ngjarje te Jisuit shikojmë dy anë të kundërta përballë Krishtit. Simeoni i drejtë pranon me dashuri Krishtin dhe përfaqëson të gjithë ata që e duan Krishtin në jetën e tyre. Po, o djem, për ne të krishterët dashuria më e madhe është Krishti. Me të vërtetë asnjë nuk u desh aq shumë në botë sa Krishti jonë. Apostujt e shenjtë shkuan në kufijt e njerëzimit meqënëse duan Krishtin. Dëshmorët u martirizuan dhe derdhën gjakun e tyre meqënëse deshën Krishtin. Oshënarët shkuan në shkretëtirë dhe jetuan në varfëri sepse deshën Krishtin. Por ne e duam? Nëse po le të tregojmë me veprat tona të mira.
Persekutimi i Krishtit nga Herodi na tregon se nuk egzistojnë ata që e duan, por fatkeqësisht egzistojnë dhe ata që e luftojnë. Njerëzit e ligjit e persekutojnë pa shkak. Nuk e duan ndërmjet jetës së tyre. E persekutonin me urrejtje. I pari ishte Herodi, farisenjtë e shpifën, Pilati e kryqëzoi. Por persekutimi nuk pushoi deri këtu. Armiqtë e Krishtit persekutojnë dhe të Krishterët. Shkrimtarët shkruanin kundra Krishtit. Asnjë tjetër nuk luftoi siç luftoi Krishti dhe kisha e Tij.
Por mos harroni fundin e persekutimeve. Ata vdesin. Ata humbën. Ndërsa Krishti mbetet gjithnjë fitues. Sepse nuk është një njeri i thjeshtë por është Perëndia i fuqishëm.
Sa e luftuan humbën, por sa e duan shpëtojnë.
MESIMI I PESTE.
JISUI NË MOSHËM 12 VJEÇ NË TEMPULL.
O djem, desha tiu pyesja në qoftë se do të shkoni larg nga shtëpia juaj do tiu kërkj? (…) Por në çfarë vendi do tiu kërkojë? (…) Por sot, o djem, do të shikoni një ngjarje nga mosha fëminore e Krishtit tonë si humbi Krishti jonë dhe si e gjeti nëna e shenjtë e Tij.
Tregim.
Jesui 12-të vjeηar në Tempull
Gjatë festave të mëdha si Pashka, Pentikostia e tij, shumë Judenjë shkonin në Jerusalem. Atje ndodhej Tempulli i vetëm i tyre, në të cilin faleshin.
Shpesh midis tyre shkonin dhe Josifi me Mariën. Kur Jesui u bë 12-të vjeη, kishte tashmë mundësinë të merrte pjesë, zyrtarisht, në ceremonitë fetare. Prandaj atë vit Josifi dhe Maria e morën me vete. U nisën pra nga Nazareti, bashkë me të afërmit dhe miqkë. Fëmijët shkonin përpara duke kënduar hymne të bukura. Kështu që udhëtimi ishte për të gjithë i këndëshëm.
Arritën në Jerusalem dhe ndoqën të gjitha ceremonitë me përkushtim. Dëgjuan priftërit e ditur t’ u tregojnë hitorinë e etërve të tyre. Morën bekimin e krtyepriftit, të ngjitur në shkallret e Tempullit. Ηdo ditë paraqiste interes të veηantë, sidomos fëmijëve, të cilët dëshironin që kurrë të mos mbaronin festimet.
Festa e pashkës mbajti shtatë ditë dhe pas kësaj vizitorët morën rrugën e kthimit. Sa ishin nga Nazareti, përsëri ikën të gjithë bashkë. Josifi me Mariën ecnin bashkë me të mëdhnjtë, të kënaqur se iu dha mundësia të sjellin për herë të parë në Tempull Jesu. Kujtonin se Jesui po shkonte përpara midis fëmijëve të tjerë.
Në mbrëmje të gjithë fëmijët shkuan pranë prindërve për kalimin e natës. Vatëm Jesui nuk i duk asgjëkundi. Të shqetësuar prindërit pyetën të tjerët, por asnjeri nuk e kishte parë pas nisjes. Të mërzitur në kulm prindërit u kthyen në Jerysalem dhe kërkuan që ta gjenin. Për dy ditë me radhë kërkonin, pa m]suar asgjë përatë. Ditën e tretë kërkuan dhe nga Tempull. Atje, në një nja mjediset e Tempullit të madh, ishin grumbulluar shumë njerës dhe dëgjonin mësuesit e ditur të fesë që shpjegonin ligjin Fetar. Me habi të madhe panë dhe Jesun të rrinte midis të diturve të Izraelit, të merrte pjesë në diskutimin serioz dhe t’ i habiste të gjithë me pyetjet dhe përgjigjet e tij.
Jesui gjeti rastin të paraqesë prindërve të tij dhe gjithë të tjerëve një botëkuptim të ri. Ardhja e tij në Tempull, në banesën e Atit qiellor të tij, vinte në dukje se varrej vetëm prej Atij dhe të gjitha lidhjet e tij të tjera vinin në radhë të dytë; Maria dhe Josifi u befasuan me diturinë, por edhe me mirësjelljen e tij. maria u tur midis turmës, iu afrua Jesuit dhe me dashuri por dhe me dhimbje i tha: «Biri im, pse e bëre këtë? Tre ditë tani po të kërkojmë me zemër të plasur...Jesui i tha:
-Pse më kërkonit? A nuk i dini se duhet të ndodhem në shtëpinë e Babait tim?
Ntyrisht iu përgjigj jo si biri i saj, por si biri i Atit të tij qiellor. Për këtë edhe fjalët e tij nuk mundën t’ i kujdestarinë për atë. Por mbetën të kënaqur se e kishin gjetur. Ai nga ana e vet i ndoqi i disiplinuar dhe me respekt. Ishte akoma shpejt t’ i kushtohej tërësisht veprës për shpëtimin e njerëzve.
Përpunim.
-Si humbi Krishti jonë? (…).
-Ku e gjetën përfundimisht prindërit e tij.
-Me çfarë njerëz të tjeërë bisedoi? (…)
-Mbani mend të më thoni cila ishte përshtypja e njerëzve për Krishtin tonë? (…) Madje Krishti jonë nuk ishte një njeri i thjeshtë.
KONKLUZION:
Jisu Krishti është Perëndia i Tërëditur.
ZBATIM.
O djem, Krishti jonë është Perëndia i Tërëurtë sepse Ai krijoi me urtësi tërë botën Ai na krijoi edhe ne. Vështroni qiellin me yje, pemët, bimët që me bukurinë e tyre kanë stolisur tokën. Akoma shikoni bukurinë e thellësive të deteve. Të gjitha këto janë një mrekulli na japin përshtypje harmonia dhe bukuria e tyre që vetëm Urtësia e Krishtit tonë mund ta krijojë kaq të bukura.
Por vështroni o djem mënyre të urtë Krishti ynë deshte të na shpëtojë. U bë njeri, eci ndërmjet nesh, u kryqëzua, u ngjall dhe u ngjit në qiell. Aq urtësisht Ktrishti ynë rregulloi shpëtimin tonë!
Lexoni brënda në Ungjill Fjalët hyjnore të Tij. Janë mbushur me kaq urtësi. Asnjë tjetër nuk u dëgjua të flasë mbi tokë me kaq urtësi si Krishti Ynë. Ai me fjalët e Tij bekon që të punojë gjithësia me harmoni. Me këtë fjalë hyjnore të Tij bekon dhe njeriun të jetojë një jetë harmonike.
Prandaj edhe ne duhet që të jemi vazhdimisht afër Krishtit dhe afër Kishës së Tij për të mësuar Urtësinë e Tij. Prindërit e humbën Krishtin dhe e gjetën në Tempullin. E njëjta gjë le të bëhet dhe për ne. Kur të na humbin prindërit tanë le të na gjejnë në Kishë. Jo në vënde të këqija jo në klubet e mëkateve jo në shkretëtirë me mendimin se atje nuk na shikojnë njerëzit kur duam të bëjmë vepra të këqija. Është shumë mirë që prindërit tanë të na gjejnë në kishë ku mësojmë për Urtësinë e Krishtit. O djem, mësoni vetëm rrugët e mira dhe veçanërisht të doni të qëndroni në Kisha dhe në shkollë.
MËSIMI I GJASHTË
PAGËZIMI I KRISHTIT
-O djem, juve e dini si ne bëhemi të krishterë? (…)
-Po me pagëzimin. Me këtë mister bëhemi të krishterë dhe pjesë e vërtetë e Kishës sonë Orthodhokse. Këtë mister na e mësoi Krishti ynë meqënëse Ai u pagëzua nga Joan Pararendësi në lumin Jordan.
Tregim:
Pagëzimi i Zotit
Mes dashurisë së ngrohtë dhe kujdesit të nënës së tij Hyjlindëses marisë dhe të Josifit. Jesui po rritej në dituri dhe virtytin e Perëndisë. Kur u bë trdhjetë vjeη erdhi koha të fillonte veprën e tij që ka qënë shpëtimi i njerëzve.
Jesui vajti në lumin Jordan për t’ u pagëzuar prej Joanit ashtu si shumë të tjerë. Pararendësi, megjithse ka qënë i njëfisi me të, nuk i njihte, sepse nuk ishin takuar dhe jetonin larg nga njeri-tjetri. Por i frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë, ai e dalloi përmes njerëzisë.
Jesui iu afrua pararendësit dhe i kërkoi të pagëzohej prej tij. Joani mbeti i befasuar. Ai ftonte mëkatarët të pendoheshin dhe të pagëzohehsin, tani vinte Perëndia e pamëkatë për t’ u pagëzuar. Prandaj tha: «O Zot, unë kam nevojë të pagëzohem nga ti, dhe ti vjen tek mua për t’ u pagëzuar»?
Krishti i shpjegoi se edhe ai si njeri duhej pagëzuar. Ashtu do të plotësohej vullneti i Perëndisë që zyrtarisht do t’ a mjihte si Mesiën. Pa kundërshtime Joani e pagëzoi brenda në lumin Jordan, por nuk mbeti në ujë, ashtu si njerëzit e tjerë, që pohonin mëkatet e tyre. Jesui doli menjëherë Zoti i pamëkatë η’ farë mëkate do të thoshte?
Atëherë menjëherë u hapën qiejt dhe Shpirti i Shenjtë, i njëjtë me një pëllumb të bardhë, vajti e qëndroi mbi kokën e Krishtit. Në atë ηast u dëgjua zëri i Perëndisë At që thoshte nga qielli:
-«Ky është Biri im dashur, të cilin unë e kam zgjehur...».
Me dukjen e treshit të shenjtë (Shën Triadhës) Jesui u njoh zyrtarisht si Mesia dhe Shpëtimtari i Botës. Menjëherë filloi veprimtaria e tij publike Pagëzimi i Zotit festohet më 6 Janar.
Kjo festë quhet dhe «Theofania» (Dukja e Perëndisë), sepse me rastin e pagëzimit u duk Perëndia në cilësinë e tij të plot, si Treshi i Shenjtë (Shën Triadhës) : I Ati që iu dëgjua zëri, i Biri që u pagëzua dhe Shpirti i Shenjtë që u paraqit si pëllumb. Quhet dhe «Fota» (Drita), sespe në vitet e vjetra këtë ditë pagëzoheshin ata që bëheshin kristianë; duke treguar me këtë se një dritë e re mbushte shpirtin e tyre, drita e pashuar e cila buronte nga Treshi i Shenjtë.
PERLESHORE
Në Jordan kur pagëzoheshe o Zot falja e Trinisë u shfaq, se Zëri i prindit të dëshmonte Bir te Tij të dashur duke të quajtur dhe shpirti në formë pëllumbi e siguronte vërtetësinë e fjalës. O krisht Perëndi, që u fanese dhe ndriçove botën, lavdi më Ty.
PËRPUNIMI
-Cili e pagëzoi, o djem, Krishtin tonë? (…)
-Në cilin lumë? (…)
-Cili u shfaq dhe zëri i kujt u dëgjua? (…) Po siç thamë këtu në pagëzimin e Krishtit Tonë kemi shfaqen e Trinisë së Shënjtë. Por pse Krishti doli nga uji menjëherë dhe nuk qëndroi të thoshte mëkatet e Tij? (…) Sepse ishte i pamëkatshëm.
-Por, atëhere pse u pagëzua? (…) Po u pagëzua që të na japë shëmbullin e Tij që të pagëzohemi dhe ne brënda në ujë në Emrin e Trinisë së Shënjtë. E dyta për të plotësuar ligjin e Moisiut, e treta për të shënjtëruar ujin dhe gjithë natyrën, e katërta për tu shfaqur Trinia e Shënjtë dhe se Krishti është Biri i Perëndisë dhe Perëndi e vërtetë. Pra do të marrim si mësim të sotëm këtë;
KONKLUZIONI:
Pagëzimi i Krishtit na kujton pagëzimin tonë.
ZBATIM:
Pagëzimi i Krishtit tonë është, o djem, është një festë e madhe e Orthodhoksisë që e festojmë në 6-te të janarit. Quhet Theofavi ose Epifani ose Dritë. Bëhet shënjtërimi i ujrave në det, në lumë ose në kazan, ku prifti hedh Kryqin brënda.
Quhet Epifani sepse në pagëzimin e Krishtit u shfqë Trinia e Shënjtë. Ati i cili foli: «Ai është Biri im i dashur», Biri i cili u pagëzua dhe Shpirti i Shënjtë që u shfaq në formë pëllumbi. Trinia e Shënjtë është Perëndia jonë. Prandaj kur bëjmë kryqin tonë bashkojmë tre gishtat tona që simbolizojnë Trininë e Shënjtë që është një Perëndi.
Akoma quhet drita sepse në këtë ditë pagëzoheshin katikumenët dhe visheshin me Hirin Hyjnor si një dritë shpirtërore.
Misteri i pagëzimit është dera që futemi në Kishë dhe bëhemi djemtë e Perëndisë. Marrim emrin e Krishtit dhe bëhemi vëllezër më krishterët e tjerë.
Dy data duhet që të kujtojmë në jetën tonë, ditën e lindjes dhe ditën e pagëzimit tonë. Me të parin vijmë në jetë me të dytin bashkohemi me Krishtin në Kishë dhe shpresojmë se të shkojmë në jetën e përjetëshme.
MËSIMI I SHTATË
TUNDIMI I KRISHTIT
Dini, o djem, si fëmijët që shqetësojnë të tjerët në shkollë, në lojrat? (…) Iu pëlqen të shqetësojnë të afërmit e tyre, bëjnë zhurmë, bëjnë gabime. Iu pëlqen të shqetësojnë të tjerët dhe ata gëzohen. Jo vetëm njerëzit e tjerë na shqetësojnë por edhe ne i shqetësojmë. Mos iu duket përsëri, o djem, se dikush tjetër donte të shqetësonte Krishtin. Ai shqetësuesi është Satanai. Por Krishti çfarë bëri? Bëri siç bëjmë neve? Tani do të dëgjojmë tani do të shikojmë.
Tregim:
Pas pagëzimit të tij Jisui iku në shkretëtirë duke u udhëhequr nga Shpirti i Shenjtë për ta provuar Satanai. Aty bëri kreshmë dyzet ditë dhe dyzet netë dhe pastaj kishte uri. Atëherë u shfaq Satanai për ta shqetësuar dhe i tha: « Në qoftë se Ti je Biri i Perëndisë thuaji këtyre gurëve të bëhen bukë». Por Jisui u përgjigj:
-Eshtë shkruar në Shkrimin e Shenjtë se njeriu nuk do të jetojë vetëm me bukë por me çdo fjalë që vjen nga goja e Perëndisë.
-Atëherë e mori Satanai dhe e çoi në qytetin e shenjtë Jeruzalem dhe e vendosi në kulmin e çatisë së Tempullit dhe i tha:
-Në qoftë se Ti je Biri i Perëndisë hidhu poshtë që këtu. Eshtë shkruar në Shkrimin e Shenjtë se Perëndia do të urdhërojë ëngjëjt e Tij dhe ata do të të ngjitin me duart e tyre dhe as këmbët nuk do të plagosen mbi gurë.
Jisui u përgjigj:
-Përsëri është shkruar në Shkrimin e Shenjtë se nuk duhet me këtë mënyrë që të shqetësojmë Perëndinë, në qoftë se me të vërtetë Ai na ruan apo jo.
Atëherë e mori përsëri Satanai, Krishtin e ngriti në majën më të lartë të një mali dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe pasurin e shkëlqyer dhe të gjithë lavdin e tyre dhe i tha:
Këto të gjitha do të ti jap ty në qoftë se do të biesh përpara meje dhe do të më falesh.
Atëherë Jisui i tha: «Shporru o Satan, sepse është shkruar në Shkrimin e Shenjtë se do të falesh dhe do të adhurosh vetëm Zotin Perëndinë tënde»
Atëherë Satanai iku i humbur dhe e la. Dhe ja engjejt e Perëndisë erdhën që ti shërbejnë.
PËRPUNIM:
-Cili është shqetësuesi më i madh? (…)
-Në çfarë vendi u shqetësua Krishti? (…)
Sa ishin ngasjet e tij? (…) Po tre. Kujtoni që të na thoni? I pari ishte që të bëjë gurin bukë, i dyti Krishti të binte poshtë nga çatia e shtëpisë dhe tre që Krishti ti falet Satanait. Por Krishti i pasoi këto ngasje? (…) Jo.
KONKLUZION:
Krishti ishte i patundur para ngasjeve.
ZBATIM:
Po Krishti është i pahumbur në ngasje sepse ishte njeri i përsosur dhe ishte i pamëkat. Nuk mundte që të bënte mëkat sepse ishte edhe Perëndi.
Por puetja për ne është çfarë bëjmë? Kemi durim para ngasjeve, kemi shpresa tek Zoti apo jemi të nevrikosur? Shqetësuese janë të treja:
A)Satanai na vendos kurth që ecim neve pa kujdes. Si kurthet që vendosin gjahtarët në malet për kafshë të egra. Kur neve nuk presim ngasje, na pret Satanai dhe na shqetëson. Kujdes Satanain se është shqetësuesi më i rrezikshëm i shpirteve tona. Eshtë i padukshëm dhe nuk do të na lajmëron kur do të vijë.
Bota. Egzistonë edhe njerëz të tjerë që na japin ngasje. Duan që të na bëjnë dëm. Na shqetësojnë sepse jemi të Krishterë, sepse shkojmë në kishë, sepse bëjmë kryqin tonë. Na shpifin. Kështu duan të na ftohin besimin tonë te Krishti.
a)Vetvetja. Neve sjellim ngasje nga vetvetja me predispozicionin e mëkatit që kemi. Ne vemë veten tonë në ngasje. Këto shqetësime të treja përpiqen që të na kapin në kurth e tre mëkateve. Këto janë të njëjta që shqetësuan Krishtin. Janë në fillim kopracia do me thënë që të duam paranë me lakmi, i dyti lavdia e kotë do me thënë që të jetojmë me egoizëm që të shikojmë të tjerët të jenë më poshtë nga ne, i treti është epshi do me thënë që të na pëlqejmë dëfrimet dhe jeta me mëkatin e botës.
Ju uroj që Krishti të na japë fuqinë e tij edhe ne duhet që të kujdesemi që të mos biem në këto tre kurthe dhe ashtu do të jemi fitues siç Krishti i pamposhtur.
PJESE E DYTE
NGA JETA E KRISHTIT
MESIMI I TETE.
ZGJEDHJA E DYMBËDHJETË NXËNËSVE TË TIJ
Sigurisht do të dini, o djem, sa sportista janë në grupë futbolli ose në një grup basketbollistash: (…) Po janë për futbollin dymbëdhjetë dhe janë pesë për në basketboll dhe gjashtë për volejboll. Shumë djem dinë për emrin e sporteve. Dhe disa djem dinë emrat e sportistave të çdo grupi. Por egziston grupi që ka dymbëdhjetë pjesë për të cilët do tiu flasë sot. Mundeni që të kërkoni çdo grup dhe të dini emrat e tyre: (…) Bravo Po. Për dymbëdhjet apostujt grupin e parë të Krishtit do të flasim sot për të njohur ata:
Tregim.
Zgjedhja dhe vepra e nxënësve të Zotit.
-Mbasi u pagëzua, Zoti filloi predikimin e tij. Avash-avash po tërhiqte shumë njerës me vete. Por ndeshi dhe reaksionion në veprën e tij shpëtimtare kryesisht prej sekretarëve dhe Farisejve. U desh, pra, të formonte një grup me ncënës të përhershëm të tij. Ata do të mirrnin përsiper veprën e tij edhe jashtë Palestinës. Ja se si e filloi zgjedhjen e nxënësve të Tij: Atje ku ecte afër Liqenit të Jenisaretit, pa dy peshkatarë që qëndronin të menduar dhe pa shpresë. Gjithë natën po peshkonin dhe nuk zunë asnjë peshk. Ishin Andrea dhe Pjetri, fëmijë të Joansë dhe nxënës të Pagëzorit; Krishti iu afrua dhe u tha: «Ejani me mua dhe do t’ ju bëj që të peshkoni shpirtëra njerëzish. Të dy vëllezërit braktisën barkën dhe rrjetat e tyre dhe e ndoqën. Më tutje pa dy vëllezër të tjerë, Jakovin dhe Joanin, që përgatisnin rrjetat brenda në barkë sëbashku me të atin e tyre, Zavedheun. Edhe ata i ftoi t’ a ndiqnin. Edhe ata i braktisën të tëra dhe shkuan pas tij. Ashtu, njeri pas tjetrit, Jesui zgjodhi të dymbëdhjetë nxënësit e tij, të cilët u quajtën Apostuj.
Ishin të dërguarit e Perëndisë për të transmetuar doktrinën e tij në botë. Dhe kanë qënë dymbëdhjetë, aq sa qënë fisët e Izraelit.Dymbëdhjetë udhëheqës shpirtërotë e të gjithë botës. Emërat e tyre janë:
Andrea dhe Pjetri, fëmijtë e Jonasë.
Joani dhe Jakovi, fëmijtë e Zevedheut.
Filipi dhe Nathanaeli ose Vartholomeu, të dy miqtë.
Thomai Binjaku dhe Mattheu Tagrambledhësi
Jakovi, i biri i Alfeut dhe Thadeu ose Leveu.
Simon Kamshnisti dhe Juda Iskarioti.
Bashkë me këta Krishti shkonte nga qyteti në qytët dhe nga fshati në fshat. Kudo i mësonte njerëzit dhe shëronte ηdo lloj sëmundje.
Por veη të dymbëdhjetëve, Krishti kishte dhe nxënes të tjerë, rreth shtatëdhjetë. Këta nuk e ndiqnin kudo dhe disa nuk shpalleshin zyrtarisht si: Nikodhimi dhe Josifi. Nga ana tjetër, kishte dhe mjaft gra të përkushtuara tek Ai si Maria, e afërme e Hyjlindësës, Maria Magdalena, Saloma, motrat e Lazarit, Martha dhe Maria.
Kryesisht vepra e Apostujve ishte:
-T’ u mësojnë të gjitha kombave, kur Krishti do të ikte për në qiej.
-Të mbeten si dëshmitarë të jetës së Zotit.
-Të përbëjnë themelin e Kishës Kristiane që do të vazhdonte veprën e shpëtimit të njerëzve që filloi Krishti.
-Kisha e jonë faston kujtimin e ηdo Apostulli në data të veηanta dhe të gjithëve bashkë më 30 Qershorit.
Jisui dërgoi nxënësit e tij në vende të ndryshme dy e nga dy. Vuri duart e tij mbi kokën e tyre i bekoi dhe iu dha fuqinë e tij: «Mos merrni asgjë me vete as para as këpucë as rroba të shumta. Kur të futeni në qytete dhe në fshatra thoni paqe të gjithë. Në qoftë se ju pranojnë flisni me ata, shëroni të sëmurët e tyre dhe hani bukë bashkë me ata. Në qoftë se nuk ju pranojnë ikni. Perëndia është bashkë me juve. Korrja është afër. Perëndia do të korrë kjo që juve keni mbjellur.
PËRPUNIM.
Sa njerëz ftoi afër tij Krishti për nxënës të Tij? (…)
Cili ishte nxënësi i parë i Tij? (…) Po ishte Andrea.
-Pjetri dhe Andrea çfarë ishin: miq apo vëllezër? (…) Po vëllezër.
-Zakonisht çfarë zanati bënin apostujt? (…)
-Në çfarë vendi zakonisht qëndronin? (…) Në bregun e detit.
-Sa vjet ishin nxënës? (…) 3 vjet.
KONKLUZIONI:
Dymbëdhjetë nxënës ishin më të mirët që ishin afër Jisu Krishtit.
ZBATIM:
Thamë, o djem, se apostujt ishin njerëz të thjeshtë dhe shumica e tyre ishin peshkatarë të paditur. Por bëhen më të urtët. Si u bë kjo? Eshtë nevoja që të pyesim? Jo, sepse ishin vetëm 3 vjet që ishin afër mësuesit të tyre Jisu Krishtit. Dëgjuan nga goja hyjnore e Tij mësimet e shenjta të tij. Shikonin jetën e pamëkatshme të tij dhe panë të bëjë mrekulli të ngjallë të vdekurit, të nxjerrë demonët, të shërojë të verbërit, të paralizuarit dhe lebrozët dhe të tjerët. E panë popullin që të trokisnin duart. Panë mëkatarët që të pendohen. E panë Krishtin që të ngjallet. Akoma në ditën e Pesëdhjetores morë Shpirtin e Shenjtë u dha fuqi për misionin e madh që të shkonin të punonin.
Me këtë dhunti u larguan në kufijtë e gjithësisë dhe trasportuan lajmin e gëzuar të shpëtimit të botës për shpëtimin e botës nga Jisu Krishti. Me lodhjen e apostujve të Shenjtë vendosën dhe përhapën Krishtërimin. Disa nga Apostujt shkruan, me ndriçimin e Shpirtit të Shënjtë, librat dhe bënë Dhjatën e re. Kështu ruajtën doktrinën dhe jetën e Krishtit tonë dhe vazhduan brenda në librat të na predikojnë fjalën e vërtetë të Krishtit. Kështu të dymbëdhjetë Apostujt u treguan bamirësit më të mëdhenj të njerëzimit, duke përhapur tek njerëzit drita e Krishtit. Ata erdhën dhe në vendin tonë dhe na bënë të krishterë.
MESIMI I NENTE.
PENDIMI I ZAKEUT.
Eshte shumë e lehtë që një djalë të ngjitet mbi një pemë. Dhe shikojmë shumë djem duke luajtur mbi pemë. Por juve keni shikuar një burrë të madh të ngjitet mbi një pemë të qytetit? Mirë por më thoni nuk ka turp? Por, o djem, ai njeri u ngjit në pemë pa turp. Por pse? Tani dëgjoni.
Tregim:
Thirrje Zakheos
Dikur Krishti kalonte nga Ieroho, duke shkuar në Jerusalem. Porsa u muarr vesh në qytet, vrapuan shumë njerëz që t’ a shihnin dhe ta adhurojnë. Midis tyre ishte dhe një tagrambledhës pasanik, Zakhena. Por ishte trupvogël dhe prandaj vrapoi më përpara dhe hypi në një man, që ndodhej në rrugë nga do të kalonte Krishti.
Në të vërtetë përpak arriti Jezusi atje. Drejtoi sytë nga Zakhena dhe pa e njohur fare, i thirri me emrin e tij dhe i tha: «Zakheo, eja pohstë. Sot do të rri në shtëpinë tënde. Njerëzit u ηuditën me këtë vendim të Jezusit. Të gjithë dinin se Zakhena ishte mëkatar, sepse si tagrambledhës merrte më shumë nga sa duheshin për taksë. Por Zakhena, që ishte penduar sinqerisht, tha përpara të gjithëve:
-Zoti im, u jap të varfërve si lëmoshë gjysmën e pasurisë time; dhe nëqoftëse dikujt i hënga hakun, le të vijë që t’ i khtej katërfishin nga sa i mora. Dhe Krishti tha atëherë:
-Sot erdhi shpëtimi në këtë shtëpi: «Biri i njeriut» nuk erdhi në botë, veηse për të gjetur dhe për të shpëtuar ηdo mëkatar.
Zakhena s’ ka qënë ndonjëherë i sëmurë që të priste Krishtin e t’ i shërrojë trupin. Në zemër dhe në shpirtin e tij ekzistonte një dimër i rëndë. Kërkonte një ndihmë që si rreze dielli do të trette akullin atje brenda. Dhe ndihma e Jezusit qëndroi si freskim dashurie që fryti i saj ka qënë rrëfimi dhe përunjësia e tagrambledhësit.
PERPUNIM.
-Në çfarë qyteti, o djem, bëhet kjo ngjarje e sotme? (…)
-Cili ishte personi që u ngjit mbi pemë? (…)
-Pse u ngrit? (…)
-Krishti çfarë bëri kur e ftoi? (…) Po. Shkoi dhe pranoi mikpritjen në shtëpinë e tij.
KONKLUZION.
Krishti si bari i mirë erdhi të shpëtojë delen e humbur.
ZBATIM.
Në këtë ngjarje të sotme Zakeun e shikojmë të njëjtë në veten tonë. Jemi edhe ne mëkatarë siç Zakeu. Nuk jemi të kënaqur për gjëndjen personale tonë. Duam që të pastrojmë nga pesha e mëkateve tona por nuk dimë si është e mundur. Zgjidhja është Jisu Krishti i cili erdhi që të gjejë dhe të shpëtojë delet e humbur. Përdoret që të njohim gjëndjen e mëkateve tona dhe të gjejmë Shpëtimtarin tonë Krishtin. Siç Krishti kaloi në Jeriko dhe e ftoi në shpëtimin Zakeun ashtu kaloi dhe nga atdheu jonë. Kur bëhet mesha hyjnore, kur na lexon lutje prifti, kur bëjmë një mësim si kjo Krishti na ftoj edhe ne vetëm që të duam edhe ne takimin me atë dhe të duam pastrimin nga mëkatet tona. E patë pendimin aq të madh që tregoi Zakeu? E la jetën e vjedhjes. Dhe sa padrejtësi që bëri i dëmshpërbleu katër herë më shumë. Mos harrojmë në jetën tonë se egziston një mënyrë që të korrigjojmë gabimet dhe mëkatet tona. Jisui na pranon dhe na do. Erdhi për mua edhe për ty.
MESIMI DHJETE.
JISUI BEKON FËMIJËT.
Shumë njerëz e donin Krishtin o djem. Vraponi afër tij që të dëgjoni dhe që të shëroheni. Por më tepër e donin fëmijët. Dhe ai në radhët e tij i deshte më shumë. Një takim i fëmijve me Krishtin tonë e shikojmë në mësimin tonë të sotme.
Tregim:
Krishti takon fëmijët.
Fjalimet e Zotit i ndiqnin dhe shumë nëna duke patur në prehër fëmijët e tyre për orë të t]ra Sa dëshirë të madhe kishin që t’ i bekonte Mësuesi i Shenjtë.
Bekimi ishte për Izraelitët gjë e rëndësishme, prandaj iu afruan Krishtit dhe prisnin që të bekojë fëmijët. Por nxënësit e Tij, të cilët në fillim besonin si Izraelitët e tjerë se fëmijët nuk kanë vend në Sinagogë, sepse nuk njohin shkrimin e Shenjtë, vrapuan që t’ i largojnë.
-Ikni Zoti nuk ka kohë për fëmijët e vegjël. Por një zë i ëmbël u dëgjua menjëherë atë kohë:
Lerini fëmijët dhe mos i pengoni të vijnë tek unë sepse atyre që do të bëhen si këta , u takon mbretëria e qiejve.
Dhe Jezusi u buzëqeshi dhe i përqafoi; i ngriti lart dhe u foli me dashamirësi; pastaj vuri duart e tij mbi kokat e tyre të vogla dhe i bekoi të gjithë Fëmijët ishin kaq të lumtur.
PERPUNIM:
-çfarë kërkuan fëmijët nga Krishti? (…)
-Cila ishte sjellja e dishepujve? (…)
-Si i pranoi Krishti fëmijët afër Tij? (…)
KONKLUZION.:
Krishti do fëmijët dhe të rinjtë.
ZBATIM.:
Krishti do, o djem, tës gjithë njerëz me çdo moshë, fisi, dhe komb. Por dashuria e Tij për juve është e veçantë, sepse fëmijët kanë nevojë për dashuri dhe mirëbesim. Në jetën e tyre është një gjë e vlefshme që do të jetë udhëheqës i tyre. Dashuria juaj duhet të jetë përgjigja për dashurinë e Krishtit. Juve jeni të Krishterë jeni fëmijë të Krishtit. Por e doni? Tregimi i dashurisë tuaj për Krishtin është:
a) Zbatimi i porosive të Krishtit. Do me thënë të jetojmë siç do Krishti.
b)Të jemi afër Kishtit në kishë, në dëgjimin e mësimit fetar, në lutje, në kungimin e shenjtë. Por egzistojnë shumë pengesa që të afrohemi tek Krishti. Këto pengesa i vendosën armiqtë e Krishtit që janë edhe armiqtë tuaj. Duan edhe ata të jenë udhëheqës tuaj. Por kujdesuni përsëri në dashurinë e Krishtit. Meqënëse thoshte që njerëzit e mëdhenj duhet që të jenë të ngjashme me fëmijët. Fëmijët janë udhëheqës të të mëdhenjve. Ndërsa zakonisht të mëdhenjtë prindërit, mësuesit thonë që të bëheni ju siç ata. Por Krishti thot të mëdhenjtë duhet të bëhen me virtute, të thjeshtë, pa ligësi, pa karaktere të këqia. Ata të mëdhenjtë do të jetojnë si fëmijë jo me mëndje por me zemrën e pastër të pafajshme dhe do të jetojnë me Krishtin në jetën e përjetëshme.
MESIMI NJEMBEDHJETE.
SHPERFYTYRIMI I ZOTIT.
Mundeni, o djem, që të shikoni dritën e diellit vazhdimisht? Sigurisht jo. Rrezet e tij të forta na verbojnë sytë. Nuk mundemi të shikojmë. Të njëjtën kishin parë o djem, tre apostujt kur vështronin Krishtin. Si u bë kjo do ta shikojmë në mësimin tonë të sotëm.
Tregim:
SHPËRFYTYRIMI I ZOTIT.
Dikur Zotit ndodhej bashkë me nxënësit e tij në malin Tabor afër Nazaretit. Aty plotësoi një premtim që kishte dhënë se disa nga ata para se të vdisnin do të shikojnë duke ardhur në mbretërinë e Tij.
Pra mori tre nxënësit e dashur të Tij, Pjetrin, Joan dhe Jakovin dhe u ngjitën në majën e malit. Aty Jisui u largua pak për të bërë lutje.
Nxënësit e panë befasisht fytyrën e Jisuit të shkëlqejë si diell. Rrobat u bënë të bardha dhe të shkëlqyera dukeshin sikur nuk ishin prej pambuku por si materialë tjetër.
Zoti i tregoi vetëm pak shkëlqim sa kishin mundësi të shikonin si njerëz nga lavdia e përjetëshme hyjnore e Tij. Dhe rrobat e Tij të bardha si drita tregonin se akoma dhe materialet shpërfytyrohen afër Tij dhe marin bukurin e vjetër që kishte para se të humbte njeriu hirin e Perëndisë nga arsyeja e mëkateve të tij. Para se të kuptonin nxënësit nga arsye e habitjes panë dy fytyra të njohura nga Dhiata e Vjetër: Ishin Moisiu dhe Ilia. Ashtu Krishti u shfaq si Zoti i të gjallëve dhe të vdekurve. Nxënësit ishin plotësisht të habitur dhe vetëm Pjetri gjeti kurajo dhe tha:
-O Zot është mirë të qëndrojmë këtu. Të ngremë tre çadra: Një për Ty, një për Moisiun dhe një për Ilian.
-Por në këtë moment i mbuloi të gjithë një re. Dhe brenda nga reja erdhi një zë që tha:
-« Ai është Biri im i dashur, dëgjojeni atë».
-Në këtë kohë nxënësit u trembën akoma më tepër dhe ranë poshtë me fytyrën e tyre në tokë. Por Jisui u afrua dhe i dha dorën e Tij dhe i tha që të mos të frikësohen. U ngritën dhe nuk panë asnjë përveç fytyrën e njohur të mësuesit të tyre.
-Duke zbritur nga mali Zoti me nxënësit e tij i këshilloi mos të thonin asgjë të tjerëve para ngjalljes së Tij. Egzistonte frikë se në qofë se kjo lavdi hyjnore e Krishtit ishte e lehtë të kthenin në mendimet e tyre tokësore, që kishin për shpëtimtarin.
Kisha jonë kremton me shkëlqim Shpërfytyrimin e Zotit në 6 Gusht.
Përlëshorja ështëkjo: Tingull i Rendë.
U-shpërfytyrove te mali, o Krisht Perëndi, dhe u rrëfeve nxenësve të tu lavdinë tënde siç mundnin; Shkëlqe-na dhe neve mëkatarëve dritën tënde të përjetëshme, me lutjet e Hyjlindëses. Dritëdhenës, lavdi më Ty.
PERPUNIM:
-Si emërojmë këtë ngjarje që dëgjuam sot? (…) Po, shpërfytyrimi.
-E mbani mend ku u bë? (…)
-Cilët nxënës ishin bashkë me atë në malin Tabor?
-Cilët u shfaqën në orën e shpërfytyrimit afër Krishtit? (…)
-Cili ishte shpërfytyrimi i Krishtit në fytyrën dhe në rrobat e tij? (…)
-Në këtë ngjarje çfarë tregoi Krishti? (…) Po, se ai është Perëndi.
KONKLUZION:
Shpërfytyrimi i tij tregon se ai është Perëndi.
ZBATIM:
Jisu Krishti dukej si njeri por ishte bashkë me Perëndinë. Fytyra e tij ndriçoi si dielli dhe rrobat e tij si bora. Ai e la Hyjninë e tij të duket disa ditë para kryqëzimit të tij dhe bëri kështu të mos humbin besimin e tyre kur do të shikojnë Atë mbi kryq si një kusar. Këto mundime dhe çnderime pësoi me dëshirën e tij për ne ndërsa që ishte Perëndia. Ndriçoi fytyrën e tij si dielli sepse është dielli shpirtëror i njerëzve. Eshtë një diell që nuk perëndon është një diell i përjetshëm. Ai krijoi diellin që shikojmë dhe jep jetë në tokë dhe tek njerëzit. Dhe siç lule vazhdimisht vështrojnë diellin ashtu edhe ne vazhdimisht duhet të shikojmë Krishtin. Dhe siç dielli është qëndra e gjithë planeteve, ashtu edhe jeta e të krishterëve ka në qendër Krishtin dhe lëviz rreth tij.
Dhe siç Krishti u shpërfytyrua ashtu edhe të krishterët shpërfytyrohen me ndihmën e tij. Mëkatet shkatërrojnë pastërtin e fytyrës sonë por Perëndia na pastron dhe na bën si ëngjëj. Tani është koha që të shpërfytyrohemi me hirin e tij. Të gjejmë lavdin dhe nderimin që kishimi si fëmijë të Perëndisë.
PJESE E TRETE.
MREKULLITE E KRISHTIT.
MESIMI DYMBEDHJETE.
DASMA NË KANË – NGOPJA E PESËMIJ NJERËZVE.
Keni parë dasmë o djem? (…) Aty është gëzimi dhe dëfrimi. Familjet e nuses dhe e dhëndërrit dhe ulen të gjithë miqtë dhe të afërmit me ata. Ajo që është e domosdoshme për qefin është verë mbi tryezën. Por vera në dasmë nuk ishte e mjaftueshme. Nikoqiri u turpërua dhe nuk dinte çfarë të bënte. Në këtë dasmë ishte dhe Krishti. Le të shikojmë si zgjidhet problemi.
Tregim:
Krishti duhej të tregonte në botë se është Biri i Perëndisë që të përsosë punën e Tij. Por Biri i Perëndisë «Ishte Perëndia i njëjtë, pushtetari i të gjithave».
Filloi të bënte mrekulli jo për të habitur njerëzit por të tregojë dashurinë e Tij tek çdo njeri. Deshte të ofronte besimin e Tij. Këtë flakë nuk e kanë të gjithë njerëzit nuk e kishin sidomos judenjtë bashkë me farisenjtë. Por gjithë jeta e Zotit në tokë ishte një mrekulli e papushueshme !
Mrekullia e parë e Zotit u bë në Kanë të Galilesë. Ishte ftuar në një dasmë dhe shkoi bashkë me nxënësit e tij. Atje takoi nënën e tij që ishte e afërme me çiftin.
Atëhere çdo dasmë ishte një festë e plotë që mbante një javë. Ushqimet dhe verërat ishin të zgjedhura, dhe ishin ruajtur për gëzime të tilla. Vera simbolizonte për ata ardhjen e shpëtimtarit.
Prezenca e Krishtit në dasmë u dha të gjithëve gëzim të veçantë. Ishte si një bekim e gjithë festës e cila kujton bekimin e Perëndisë tek të parëkrijuarit.
Nëna e Tij shikonte e mbikqyrte të gjithë gjerat e nevojshme dhe kuptoi se vera mbaroi.
Atëhere e Tërëshenjta Mari duke menduar se erdhi rasti për të treguar Jisui fuqinë hyjnore i afrohet dhe i tha me zë të ulët:
-Vera mbaroi …
-Zoti u përgjigj: akoma nuk erdhi ora ime …
E Tërëshenjta Maria thërriti shërbëtorët e shtëpisë, u tregoi atyre Krishtin dhe u tha:
Bëni shpejt çdo gjë që ai do t’ ju thotë. Zoti doli jashtë nga shtëpia. Gjeti gjashtë shtamba të cilat i kishin njerëzit në shtëpinë e tyre për tëlarë duartë e tyre para ushqimit. U tha shërbëtorëve ti mbushin me ujë dhe u tha që tia japë përgjegjësit që shtron tavolinat, për ta provuar dhe shërbëtorët vepruan kështu.
Përgjegjësi provoi ujin i cili nuk ishte ujë por ishte verë, e cila ishte shumë e mirë dhe tha tek dhëndri:
O dhëndri im, vera që është më e mirë mbahet për në fundin e festës? Por kjo ofrohet në fillim.
Por dhëndri dhe as njeri tjetër nuk kuptoi si uji u bë verë. Kjo çudi u bë për të fuqizuar besimin e nxënësve të tij. Ata e panë dhe u kujdesën për mrekullinë të cilën Krishti e shfaqi për lavdinë e tij.
NGINJIA E TURMËS.
Krishti predikon te turma e njerëzve pranë bregut të liqenit Gjenesarret. Fjalët e tij ishin balsam për ata që kishin dhimbje dhe ngushëllim për njerëzit e përulur.
Afronte mbremja dhe asnjë njeri nuk donte të largohej. Atëhere nxënësit i thanë Krishtit që ata të largoheshin sepse asnjë nuk kishte me vete ushqim.
-Pse të ikin, juve do tu jepni ushqimin.
-Kemi pesë bukë dhe dy peshq i shpjeguan ata Krishtit. Ata këtu janë më tepër se pesëmijënjerëz, cili do të hajë më parë?
Krishti ftoi turmën e njerëzve që të ulen poshtë grupe grupe. Pastaj mori pesë bukë dhe dy peshq. Ngriti sytë e tij te qielli, falenderoi Atin e tij dhe bekoi bukën dhe peshqit. Pastaj i preu copë copë dhe i dha te nxënësit e tij dhe i ndau te populli. Çudi e admirueshme ishte se të gjithë hëngrën dhe u ngopën sepse copat u shtuan vazhdimisht nga arsyeja e bekimit të Krishtit.
Pastaj Krishti për të predikuar rregullin dhe ekonomin i tha njerëzve të tij që të marrin dhe të mbushin dymbëdhjet kanistra. Pastaj Zoti pas ushqimit shpirtëror u ofroi edhe ushqimin trupor. Po ata që panë çudinë thonin midis tyre:
-Me të vërtetë ai është shpëtimtari që shkruajnë librat tonë të shenjtë se do të vinte dikur në botë.
PERPUNIM:
Pamë sot dy mrekulli. I pari ku u bë? (…)
-Mundeni që të më thoni? (…)
-Krishti nuk i la pa verë. Por edhe ata që ishin me uri u ngopën i dha që të hanin. Por si?
KONKLUZION:
Dashuria e Krishtit ushqen dhe rrit njerëzin.
ZBATIM:
Për të gjithë problemet interesohet Krishti jonë o djem. Në mësimin e sotëm shohim në mënyrë të mrekullueshme të ofrojë verë dhe bukë. Na bën përshtypje por pyesim veten tonë.
-Cili rrit botën? (…)
-Cili ushqen zogjtë? (…)
-Cili rregullon lëvizjen e yjeve? (…)
-Cili stolis tokën me aq bukuri? (…)
-Cili na jep ajër? (…)
-Cili na jep jetën? (…) Ai që ngopi izraelitët në shkretëtirë. Ai që ngopi pesëmijë veta në shkretëtirë. Ai që mbushi fuçit me verë. Zoti jonë Jisu Krisht vetëm ai mund të bëjë çudira sepse ai mund të bëjë të gjitha sepse ai është Perëndia i vërtetë dhe i vetëm.
Davidi thoshtea: Shumë të pasur u bënë të varfër dhe kishin uri, por ata që kërkuan në jetën e tyre ndihmën e Perëndisë nuk kishin mungesë nga asgjë. Egziston përkujdesja e Perëndisë për gjithë botën. Dhe siç Ati ndihmon djalin e tij ashtu interesohet Perëndia që është krijesa e Tij. Në qoftë se Perëndia interesohet për lulet, zogjtë, kafshët nuk do të interesohet për ne njerëzit që kemi një vlerë më të madhe nga këto. Këto të gjitha që janë në tokë iu dha Perëndia tek njeriu që të jetojë dhe të mbushet me gëzim dhe me shpresë tek Zoti.
MESIMI I TREMBEDHJETE.
I PARALIZUARI NGA BETESDA DHE NGA KAFARNAUMI.
Në Athinën e vjetër o djem, ishte një filozof me emrin Diogjen i cili një ditë në mes të ditës mori një fener dhe doli në pazarin e Athinës. Ata që e panë u habitën dhe thanë ai është çmendur dhe e pyetën: çfarë kërkon Diogjen në mes të ditës me këtë fener në pazar? Iu përgjigj: Kërkoj një njeri.
Mirë por rreth tuaj janë shumë njerëz dhe ti kërkon njeri?
Ashtu edhe një njeri tjetër i paralizuar që ishte afër çisternës së Betesdës që nuk kishte gjetur njeri. çfar deshte? Le të dëgjojmë tregimin e mëposhtëm.
Tregim:.
SHËRIMI I TËPARALIZUARIT NË BETSAIDA.
Jisui shkoi në Jeruzalem në një festë e madhe. U fut në qytetin nga «dera e deleve « d. m. thënë nga kjo derë që vunë delet për sakrifikimin e tyre. Aty egzistonte një çisternë e quajtur Betesda «dhembshuria»meqë ujrat e saj kishin atribute të shërimit. Të sëmurët ishin të shumtë dhe kishin ndarë çisternën në pesë dhoma.
Sytë e dhembshur të Jisuit bien mbi një të paralizuar. Ai ishte aty shtrirë mbi tokë tridhjetë e tetë vjetë. Kaloi para tij dhe e pyeti: «Do të bëhesh mirë»?
Dhe ai i tha, ankesën e tij:
-O Zot nuk kam asnjë njeri që të më verë në ujë kur ëngjëjt trubullojnë ujin. Para se të lëvizë uji futet një tjetër para meje! Tha këto fjalë sepse çdo kohë një ëngjëll zbriste dhe trubullonte ujrat dhe kush futej i pari bëhesh mirë.
Krishti i tha atëherë merr shtrojën tënde dhe ngrihu e ec…I paralizuari ndjeu një fuqi në pjesët e trupit të tij. U ngrit mori krevatin e tij dhe iku në shtëpinë e tij. Kjo ditë që bëri mrekulli ishte e shtunë dhe sipas ligjit të Moisiut nuk lejohet të bëhet asnjë punë akoma as një vepër humane. Prandaj judenjtë kur e panë që mbante shtrojën e tij duke ikur i thirrën:
-Çfarë bën kështu o njeri i Perëndisë? Sot është e shtunë dhe ti ngarkove shtrojën tënde?
-Por ai që më shëroi më tha të marrë shtrojën dhe të ikë !
-Dhe kush është ky?
Por i paralizuari nuk e njihte Krishtin dhe nuk dinte çfarë ti përgjigjej. Më vonë Krishti e takoi të paralizuarin dhe i tha:
-Tani që u shërove kujdes që të jetosh mirë, të mos bësh mëkate, atëherë e njohu Krishtin duke e falenderuar vrapoi t’u thoshte judenjve cili e shëroi.
Ata u inatosën për mrekullinë dhe akoma më tepër sepse Krishti u bë zoti i së shtunës dhe guxoi të shkelte ligjin e së shtunës duke zëvendesuar me veprën e dashurisë.
Pra filluan ta akuzojnë si shkelës të ligjit, aq shumë donin që ta kapnin që ta vrisnin. Por ora e tij nuk kishte ardhur akoma. Kishte para tij punë për të mbaruar. Për këtë la Judenë dhe shkoi në Galile ku mundej të punonte më lehtë.
SHËRIMI I TË PARALIZUARIT TË KAPERNAUMIT.
Krishti predikoi në një shtëpi të Kafarnaumit. Sapo e dëgjuan këtë shumë njerëz vrapuan në këtë shtëpi për të shikuar, meqënse kishin dëgjuar për mrekullit dhe doktrinën e tij. Ashtu u mblodhën shumë njerëz pra nuk mundte të qëndronte asnjë njeri tek dera e jashtëme. Midis njerëzve ishin disa Farisenj dhe Skribë.
Atëherë miqtë dhe të afërmit e të paralizuarit e çuan para Jisuit. Por si do ta afronin para atij brenda në këtë turmë aq të madhe të njerëzve? E ngjitën të paralizuarin mbi çati dhe hapën një vrimë dhe e zbritën të paralizuarin afër Krishtit. Zbritën dhe ata dhe iu lutën Krishtit që ta shëronin atë.
Jisui buzëqeshi dhe shumë i prekur nga vepra e tyre i tha të paralizuarit:
-Biri im mëkatet e tua janë falur …
Një zhurmë u dëgjua nga fjalët e farisenjve dhe Skribët që ishin atje. Besuan se shkaku i të gjitha sëmundjeve është mëkati. Por vetëm Perëndia mund ti falë mëkatet. Por si Krishti dha një falje të tillë të mëkateve? Nuk duhej të shikonte më para sëmundjen e trupit dhe si tregon se ai ka pushtetin e Perëndisë? Pra ai është blasfemues kundër Perëndisë, thanë në mendjen e tyre.
Krishti i cili i njohu mendimet e tyre i pyeti:
-Shqetësoheni se ia fala mëkatet të paralizuarit meqënëse këtë detyrim e ka Perëndia. Por çfarë ishte më e lehtë për mua të thoja tek ai njeri: «Mëkatet e tua janë falur» apo të thoja «Ngrihu mere shtrojën tënde dhe shko në shtëpinë tënde»?
Asnjë nuk u përgjigjën se ata të gjithë që ishin brenda panë se të dyja ishin të vërteta. Për pyetjen e parë të Krishtit ata menduan se vetëm Perëndia ka pushtet. Por për pyetjen e dytë menduan se fuqitë e njeriut janë të kufizuara…
Edhe Krishti u tha:
-Për të mësuar juve se unë mund ti bëjë këto të dyja, i thashë të paralizuarit: «Ngrihu, merr shtrojën dhe shko në shtëpinë tënde».
Atëherë të gjithë mbajtën frymën e tyre. çfarëdo të bënte tani?
Dhe ja i paralizuari fillojë të lëvizë, dhe të kërcejë nga shtroja e tij, të merte shtrojën dhe të ikte përmes turmës. Atëherë të gjithë lavdëronin Perëndinë …dhe thonin midis tyre: Asnjëherë deri tani nuk pamë kaq gjëra të shkëlqyera.
PERPUNIMI:
Sot pamë në këtë mësim dy mrekulli të shërimeve të të paralizuarve. Na thoni o djem:
-Ku u bë mrekullia e parë? (…)
-Nuk kishte njeri që ta fuste në kolimvithra, por cili përfundimisht u shfaq? (…)
-Si e shëroi Krishti? (…)
-I paralizuari i dytë ku ishte? (…)
-Cili ishte shkaku i shërimit të tij? (…) Po ishte besimi i të afërmëve që e trasportuan. Dhe si u kthyen të dy në shtëpinë e tyre? (…)
-Po, me krevatin në shpatulla.
-Duke ikur ata ç farë u tha Krishti? (…) Mos bëni mëkate përsëri.
KONKLUZIONI:
Mëkati është shkaku i sëmundjeve të trupit dhe shpirtit.
ZBATIM:
Vështroni o djem, para se të shërojë trupin e tyre u shëroi shpirtin. Në fillim thotë mëkatet të janë falur, dhe pastaj « mer krevatin tënd dhe ec». Dhe në fund u tha shkoni dhe mos mëkatoni përsëri.
Me këtë fjalë Krishti donte të tregojë shkakun e vërtetë të sëmundjeve. Një njeri iu fut sëmundja dhe prishja pas mëkateve të tij. Para paralizimit të trupit bëhet paralizimi i shpirtit nga shkaku i mëkatit. Ata të dy të paralizuarit nuk gjetën shërimin nga asnjë njeri por meqënëse nuk u gjet njeri Jisui i shëroi fizikisht dhe shpirtërisht.
Edhe sot dhimbja e sëmundjes është e madhe. Shumë janë dhimbje trupore por edhe më tepër janë psiqike. Krishti mbetet i vetëm mjek i trupeve dhe i shpirteve tona. Ai na jep shëndetin dhe për të tjerat. I paralizuari i Kafarnaumit u shërua nga shkaku i besimit të miqve të tij. Ashtu dhe besimi dhe lutjet tona kanë mundësi ti japin shëndet dhe të tjerëve.
MESIMI KATERMBEDHJETE.
I VERBERI I JERUSALEMIT DHE I JERIKOS.
O diem, zboulesa i madhe është aparati e fotografisë. Njeriu mundet që të marë pamje të dryshme e jetes e tij. Ka për gjitmonë fytyrën e babit, e mamit dhe miqeve të tij.
Por, duhet që të dini se shkençtarët benë një tjeter makinë për fotografinë, e cila beri Perëndia. The të tillë makina për fotografinë është sytë e njeriut. Dhe ruajmsë sytë tonë më shume kujdes. Kujdeseme më tepër sytë tanë nga të gjithë organë trupore. Në këto tregimë të dyja sot do të shikojmë dy njeres pa sy.
Por çfarë u be? U benë mirë? Degjoni tani çfarë u be.
Tregim:
SHËRIMI I TË VERBËRIT QË NGA LINDJA.
Një të shtunë shkoi Krishti në tempull ku kishte vajtur me nxënësit e tij për të marrë pjesë në festë të madhe. Kur ecnin për në qytet rrugës takuan një të verbër që nga lindja.
Apostujt që ishin nga Judeja besonin se çdo difekt trupor është dënim nga Perëndia nga shkaku i mëkateve të atij që kishte difekt ose nga mëkatet që kishin bërë prindërit e tij. Për këtë e pyetën Krishtin:
-O mësues cili fajtoi që u lind i verbër, ai vetë apo prindërit e tij. U lind i vërbëri për të treguar për shkak të tij veprat e Perëndisë.
Pastaj pështyu në pluhur, bëri baltë leu sytë e të verbërit dhe i tha: Shko tani në pellgun e Shiloamit i cili vjen nga një burim nga jugu i tempullit dhe lahu me ujë.
Dhe i verbëri shkoi dhe u la dhe u kthye prapa dhe shikonte.
Kjo mrekulli gojë më gojë u hap në gjithë Jeruzalemin. Ata që e njihnin të verbërin u habitën: «Nuk është ai i verbëri që lypte si tani ai shikon? …»
-Po unë jam!Vërtetonte i verbëri. Tani u bëra mirë. Jisui më shëroi !
Disa nuk i besuan dhe e çuan te farisenjtë. Por edhe tek ata ai tha të njëjtat fjalë. Dhe ata thonin:
-Sigurisht ai (Krishti) është njeri mëkatar meqë nuk zbaton ligjin e Moisiut dhe punon të Shtunën !
-Në qoftë se është mëkatar si bën mrekulli të tilla? Pyetën të tjerët.
Pastaj ftuan të verbërin që tu thotë mendimin e tij për shëruesin e tij.
-Unë mendoj se ai është profet i tha i verbëri.
Farisenjtë duke u përpjekur të mohojnë mrekullinë thirrën prindërit e tij. I pyetën nëse ky është djali i tyre, nëse lindi i verbër dhe si u shërua.
Prindërit e të verbërit u frikësuan se do ti largojnë nga sinagoga dhe kështu do të jenë të mallkuar. Prandaj ju përgjigjën:
-Me të vërtetë ky është djali jonë dhe u lind i verbër por cili i hapi sytë nuk e njohim. Pyesni vetë atë sepse ai ka moshë që tiu shpjegojë.
-Farisenjtë thirrën përsëri të verbërin dhe i thanë:
-Ti lavdëro Perëndinë i cili të shëroi dhe mos blasfemo duke thënë se të shëroi Jisui, një njeri mëkatar që punon në ditën e shtunë !
-Si mund të dëgjojmë që një mëkatar të hapë sytë e të verbërit i tha me guxim.
Por farisenjtë duke u përpjekur të mohojnë ngjarjen e vërtetë të shërimit të verbërit pushojnë me këtë ide se ai që e shëroi atë duhej të punonte të Shtunën ose jo. Këta janë ata që nuk duan të shikojnë janë më të verbër se të verbërit:
-Ti që je deri në grykë mbuluar me mëkate vjen të na predikosh dhe e nxorrën jashtë. Jisui kur dëgjoi këto të gjitha takoi këtë njeri që ishte i verbër e pyeti:
-Ti beson tani te biri i Perëndisë?
-Dhe cili është o Zot që ti besojë? e pyeti i verbëri.
-Ai që të shikon dhe flet me ty i shpjegoi Krishti.
-Besoj o Zot i tha me shumë mirnjohje dhe iu fal.
SHËRIMI I TË VERBËRIT NGA JERIKO.
Një ditë Zoti u fut në Jeriko dhe e shoqëronte një turmë e madhe njerëzish. Ishin njerëzit, që pasojnë fituesin. Fituesi ishte Jisui. Ai ishte fituesi mbi sëmundjen dhe vdekjen.
Kjo zhurmë e njerëzve bëri përshtypje tek një i verbër që qëndronte në një qoshe dhe lypte. Pyeti të mësojë se çfarë bëhet. Dhe kur i thanë se po vjen Jisui i Nazaretit shpresa e mbushi zemrën e tij. Me të vërtetë i verbëri ishte shumë i ngratë. Mundte të gëzonte me aromën e luleve por nuk i kishte parë ato, mund të dëgjonte këngën e zogjve por asnjëherë nuk i kishte parë ata. Akoma mundej të ndiente dashurinë e nënës së tij por nuk e kishte parë nënën… Por kishte dëgjuar fjalët dhe veprat që kishte bërë Krishti. Nuk do të mund të bënte dot gjë për atë? Për këtë fillon të thërresë:
-O Jisu biri i Davidit më ndihmo !
Ata që ishin pranë tij i thanë të mbyllte gojën, ata janë njerëzit që shqetësojnë nga çdo zë që kërkojnë dritë, ky zë ishte zëri që kërkon dritën e syve të tij ose kërkon dritën e shpirtit të tij.
I verbëri kërkonte ta çonin para Krishtit. Erdhi para Krishtit dhe ai i tha çfarë do që të bëjë.
-O mësuesi im dua të gjej dritën e syve të mi u përgjigj me shpresë.
-Shko në shtëpinë tënde dhe besimi që ti ke se unë mund të të japë dritën tënde të shpëtosh nga sëmundja juaj ! Pas këtyre fjalëve të Jisuit i verbëri filloi të shikoj. Dhe gjëja e parë që ai pa ishte fytyra e Zotit i cili ishte duke parë gëzimin e të verbërit.
Shumë njerëz i besuan dhe qëndruan rreth tij por vetëm një kishte besim të fortë. Vetëm një mund të marrë dritë të re nga arsyeja e besimit të tij.
Dhe i verbëri e ndoqi me mirënjohje bashkë me njerëzit të cilët lavdëruan Perëndinë për fuqinë e madhe që i dha Krishtit.
PERPUNIMI:
-Si sheroi Krishti veberin nga lindja e tij e Yerusalemit? (…)
-Cila ishte kundershitm e Farisenjeve? (…)
-Si mund verberi e Jerikos që të sherohet? (…)
-Po, besimi e v erberit u be shkaku të shikoje drita e tij.
KONKLUZIONI:
Krishti eshtë drita e njeresve.
ZBATIM:
Shkenca njerezore ishte pa mundur të ndihmonte ata verberit të mjerë. I dytë madje ishte verberi nga lindja e tij. Domethën nuk kishte syte farë. Por Krishti i cili me pluhur krijoi njeriu dhe gjithë botën vetem me fjalet e tij, Ai sheronte në verberin e Yerusalemit.
Jetuna mbrenda në erësiren. Të gjithe ishin më shumë eresirën. Mbrenda ne deshperimin. Por nje dielli u lindi në jeten e tyre. Dielli që dricoi gjithë bota, dricoi dhe ata. U dha dhe atyre dritë që të shikojnë dritën i dytë i vogël e diellit fizike.
Dhe te dyja verberit na ben përshtypia besimi a tyre. Tek i parin, besimi pas mrekullisë. Besoi dhe ashkush nuk munte të levizë besimin e tij tek Krishtin. Tek i dytë besimi para mrekullisë. Therishte, therishte dhe nuk munte dalonte, sepse besonte tek Krishtin dhe tek fuqia e tij.
Ky besimin tek Krishtin le të tregojme edhe neve. Dhe drit do të kemi dhe drite do te shohim. Sëepse Ai ështe Drita e botes.
MESIMI I PESHËMEDHIAT
DY PERIPECI NË DETË
O dem, deti është terhekës më bukurite e tij. Ajo na jepë peshk, na jepë vera frashket. Dhe aq bukur ështe kur ështe i qetë! Udhetimi shumë e bukur. Por çfarë frike e kape njerezit, kur vjen furtuna! Nxenesit dy herë u ndhothen në furtuna në naten. U friksuan. Si u shpeuan? Le të degjojmë në këtë historie të dyja, që të ju tregojmë sot.
Tregim:
JISUI ECËN MBI DET.
-Pas ushqimit të tyre ata deshën të njihnin Krishtin si mbret. Por që të mos prishej mendja e apostujve Krishti i tha nxënësve që të kalonin me varkë matanë liqenit. Ai do të qëndronte për pak kohë derisa të largohej populli.
Jisui pas largimit të popullit u ngjit në mal dhe u lut vetëm. Kishte ardhur pra nata dhe nxënësit kishin udhëtuar me varkë deri në mes të liqenit. Atëherë filloi të frynte erë e fortë. Erdhi furtuna e madhe dhe të gjithë nxënësit ishin duke vozitur. Por varka nuk ecte.
Jisui kuptoi rrezikun që kishin nxënësit e tij dhe vrapoi për ti ndihmuar ata. Dhe aty duke luftuar me dallgët panë një hije të ecte mbi det dhe ata u trembën.
-Mos u frikësoni unë jam tha Jisui.
-E njihnin zërin e tij dhe deshën ta marrin në varkën e tyre. Por Pjetri i thirri:
-O Zot urdhëro të vijë dhe unë mbi dallgë dhe të vijë afër teje.
«Zoti i tha: «Eja». Me të vërtetë Pjetri zbriti dhe filloi të ecë mbi ujra.
Por para dallgëve ai u trondit dhe filloi të fundoset.
Atëherë thirri fort: «O Zot shpëtomë se po mbytem …»
Krishti i cili u afrua e kapi dhe i tha: «Besëpak pse u trembe? »
Kur e hipi në varkë menjëherë u bë bunacë kjo ishte çudi tjetër. Nxënësit kuptuan se Krishti zotëronte natyrën iu falën dhe i thanë me të vërtetë ti je biri i Perëndisë».
PERPUNIMI:
Ju pelqen sigurisht fundi i mirë nga këto peripecit e nxenezve:
-Si u shpetun në peripeci i dytë? (…) Po, e zgjuan Krishtin. Dhe Ai porosi deti dhe u qetësua.
-Në peripeci i parë cili i shpetoi? (…)
-Si Pjetri aci mbi dalgë e detit? (…)
-Por, pse filoi që të zytet? (…)
-Pse deti qetësua në porosin e Krishtit? (…)
KONKLUZIONI:
Deti, o diem, ështe dhe geta tona. Më udhetimie në dalgë edhe në ëetësi. Shumë herë shumë hrë dallgët ngrihen lart që të na mbysin. Furtunat dhe erat duan që ttë na përplasin në gurët. Përdorim traget të sigurt që të udhëtojmë. Dhe tjeter është anije e Krishtit që asnjë furtunë nuk mund të mbysë atë. Në timon është Krishti. Timon është Ungjilli në direk është Kryqi. Pasagjerët e tragetit janë të gjithë të krishterët. Por disa në kohën e udhëtimit bëhen heretik ose të pabesë dhe bien brenda në det. Mbytja e tyre është e sigurt. Ky traget na transporton nga jeta tokësore në bregë të qiellit. Do të kemi besë tek kapiten Krishti. Prandaj le mos të dyshojmë. Sigurisht do të na udhëheq në limanin e qetësuar të qiellit. Pra besimi dhe dashuri në kishën tonë që është trageti i sigurt i Krishtit. Mos frikësohemi nga furtunat e jetës sonë.
MESIMI I GJASHTËMBDJETË.
SHËRIMI I VAJZËS KANANEASE DHE SHËRIMI I DJALIT TË CENTURIONIT.
Cili do të pranojë sot, o djem, ti thonte kafshë? Sigurisht asnjë. Madje të thotë fjalë do ti thotë fjalë të këqia dhe do ta karaterizojë si një kafshë si një kafshë të pyllit. Por në tregimin e sotëm Krishti e karaterizoi me një kafshë. Ajo e pranoi dhe nuk i tha asnjë fjalë të keqe. Pra le të admirojmë besimin dhe përulësin e kësaj gruaje.
Tregim:
SHËRIMI I KANANEASIT.
Dikur Krishti ndodhej në kufirin e dy qyteteve të Tiros dhe Sidonit aty donte të predikonte me qetësi te nxënësit e tij.
Por fama e tij kishte arritur në këtë vend megjithëse banorët ishin paganë por shumë shkonin te ai për të parë.
Aty doli një grua kananease dhe thirri me fuqi:
-O Zot biri i Davidit mëshirona, bija ime cfilitet nga djalli.
Ai nuk i përgjigjjej asgjë. Iu afruan atëherë nxënësirt e tij dhe thanë;
-Largojeni atë sepse na ndjek dhe na thërret.
Dhe ai u përgjigj:
Jam dërguar vetëm për izraelitët dhe të paditurit.
Por ajo grua erdhi përsëri duke thënë «
O Zot na ndihmo. Dhe ai u përgjigj:
-Nuk është e drejt të marrë bukën e fëmijëve dhe tua hedh qenve.
-Dhe ajo i tha:
Po o Zot por edhe qentë hanë nga thërrimet që bien poshtë nga tavolinat e zotërinjve të tyre. Atëherë Jisui i tha:
O grua besimi yt është i madh. Le të bëhet sipas besimit tuaj.
Që nga ajo orë u shërua bija e saj.
SHËRIMI I SHËRBËTORIT TË CENTURIONIT.
-Kur diku Jisui u fut në qytetin e bukur të Kapernaum doli para tij një centurion romak i cili i tha se ka shtruar shërbëtorin e tij dhe iu lut që ta shëronte.
Centurioni nuk ishte nga Judeja por ishte i huaj. Dhe një gjë më e keqe: Ishte një okupator e izraelitëve. Por sjellja e tij para shërbëtorëve të tij ishte njëlloj si të gjithë njerëzit e tjerë. Do me thënë ai kishte dashuri vëllazërore.
Prandaj Krishti i tha se do të shkoj në shtëpinë e tij dhe do të shërojë të sëmurin e tij.
Por besimi i centurioni ishte i madh. Nuk ndjehej i vyer që të priste në shtëpinë e tij që të pranonte Perëndinë. Dhe i tha:
-O Zot nuk jam i denjë që të pranojë në shtëpinë time. Thuaj një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet. Ja siç unë urdhëroj ushtarët e mi dhe më bëjnë bindje ashtu dhe ti ke pushtetin nga Perëndia dhe ti çfardo bën.
Jisui u habit për besimin e centurionit dhe tha para të gjithë njerëzve që ishin grumbulluar rreth tij:
-Besim të tillë nuk gjeta as te izraelitët pastaj i tha centurionit shko dhe ti që beson që kjo do të bëhet:
Dhe nga ky moment u shërua shërbëtori.
PERPUNIM:
Vërtet të dyja mrekullit, o djem, admirojnë përulësinë.
-Por më thoni si tregoi përulësi kananeasja? (…)
-Si e tregoi Centurioni ? (…)
-Nga çfarë sëmundje u shërua vajza e kananeases? (…)
-Nga çfarë u shërua djali i centurionit? (…)
-Për çfarë virtuti i lavdëronte Krishti të dyja? (…)
Po për besimin.
KONKLUZION:
Përulësia dhe besimi sjellin mrekulli.
ZBATIM:
Përulësia e kananeases s’ka kufij. Krishti e karakterizonte qen dhe ajo e pranoi. Centurioni besonte se ishte i pavyer që të fuste Krishtin në shtëpinë e tij.
Kjo përulësi e tyre bashkohej me besimin. Me të vërtetë përulësia është themel. Mbi këtë themelohet besimi. Egoisti, o djem, me të vërtetë është i pabesë. Nuk beson në veprat e tij në Perëndinë. Nuk kërkon ndihmën e tij në Perëndinë. Beson vetëm në vetveten e tij dhe në fuqinë e tij. I përulur është me të vërtetë besimtari sepse beson Perëndinë dhe mohon çdo fuqi dhe virtute të tij. Përulësi, o djem, nuk duket me fjalë. Por duket veçanërisht kur të tjerët na shajnë. Kur pranojmë pa protestë sharjen dhe nuk gjykojmë njerëzit e tjerë. I përuluri di gjëndjen e tij para se të thotë te një tjetër një sharje. Dhe me këtë mrekulli duket fuqia e besimit të krishterëve. Kananeasja besoi dhe vajza e saj u shërua nga demoni. Besoi dhe centurioni dhe u shërua djali i tij. Edhe Krishti sipas besimit të tyre i lavdëroi. I tha kananeases: «o grua, besimi yt është i madh». Por tek centurioni i tha: as te një izraelit nuk gjeta një besim të tillë. Jeta e tyre është një shembull i madh për ne.
MESIMI I SHTATEMBEDHJETE.
NGJALLJA E DJALIT TE VEJUSHES NE QYTETIN NAIN DHE NGJALLJA E VAJZES SE JAIRIT DHE E LLAZARIT.
Jisu Krishti bëri shumë mrekulli në këto tre vjet që ishte mbi tokë. Tani do tiu tregojë tre mrekulli më të madhe. Nuk janë sherime të thjeshta të sëmundjeve të trupit por janë tre ngjallje të të vdekurve. Njerëzit për herë të parë i shikonin dhe interesi i popullit për Krishtin ishte i madh. Edhe ne tani le të tregojmë interesim të njëjtë për të dëgjuar të tre ngjalljet.
Tregim:
NGJALLJA E BIRIT TË VEJUSHËS NË NAIN.
Krishti shkonte dikur në qytetin Nain bashkë me të ishin dhe nxënësit e tij disa pasonjës të tij dhe shumë të tjerë.
Siç ishin të gjithë qytetet e tjerë edhe qyteti Nain kishte mure dhe porta. Aty Krishti u afrua në një portë të madhe dhe takoi një funeralë. Varreza ishte jashtë qytetit. Një nënë vejushë varroste birin e vetëm të saj me vajtime dhe në funeral shkonin shumë njerëz. Dhe Jisui pati mëshirë për vejushën dhe i tha mos qaj ! Pastaj shkon tek i vdekuri dhe preku arkivolin. Ishte e ndaluar atëherë që të preknin të vdekurin sepse besonin që trupi i tyre do të ishte i papastër. Njerëzit që mbanin arkivolin ndaluan. Krishti i tha djalit të vdekur:
Djali im të them që të ngrihesh ! Me urdhrin hyjnor të tij djali u ngrit para
në syte e habitur të të ghitheve.
Jisui e mori nga dora djalin dhe e dha tek nena e tij. Ajo me lotët e gzimit dhe mirnjohjes falenderoi Krishtin dhe iku duke u gëzuar në shtepine e saj.
Gëzimi, frika dhe respekti mbushën zemrat e të gjithë njerëzve të cilët shihnin funeralin dhe panë mrekullinë. Të gjithë kishin mbetur të habitur përpara fuqisë së Krishtit i cili duke treguar me ngjalljen e të vdekurit në fshatin e tyre se ka pushtet mbi jetën dhe mbi vdekjen.
NGJALLJA E BIJËS SË JAIRIT.
Dikur Krishti doli në Kapernaum dhe predikon te njerëzit papritur erdhi me nxitim një njeri i respektuar, ishte Jairi që ishte kryetari i sinagogës i cili ishte përgjegjës për rregullin dhe qetësin në sinagogë.
Jairi kishte një vajzë të vetme njëmbëdhjet vjeçe që ishte duke vdekur.
Pra u gjunjëzua para këmbëve të Jisuit dhe iu lut me zjarr:
-O Zot vajza ime po vdes. Eja të vesh dorën tënde mbi atë dhe unë jam i sigurt se ajo do të shpëtojë dhe do të jetojë.
Krishti tregoi dhembshuri. Mori nxënësit e tij dhe niset bashkë me Jairin në shtëpinë e tij. Duke ecur një shërbëtor solli te Jairi lajmin se vajza e tij vdiq dhe ishte e kotë të shqetësonte më Krishtin.
Ati i ngratë ishte i habitur. Por Krishti i përshpëriti:
-Mos u frikëso. Vetëm beso dhe bija juaj do të shpëtojë.
Kur arritën te shtëpia e Jairit, Krishti bashkë me tre nxënësit e tij Pjetrin, Joanin dhe Jakobin hynë në dhomën e të vdekurit bashkë me prindërit e saj. Të gjithë qanin atje brenda dhe psherëtinin për të vdekurën. Krishti iu tha:
-Mos qani sepse vajza nuk vdiq por fle.
Por ata lëvizën kokën e tyre sepse ajo me të vërtetëe kishte vdekur. Krishti i nxori të gjithë jashtë, e kapi vajzën nga dora dhe i tha:
«Vajza ime, ngrihu !
Dhe shpirti erdhi menjëherë në trupin e saj të akullt. Vajza u ngjall dhe Krishti u tha prindërve të saj ti japin ushqim. Organizmi i saj funksiononte natyrshëm.
Prindërit e vajzës u habitën duke parë që vajza e tyre u ngjall. Krishti i këshilloi që të mos i thonë te asnjeri këtë ngjarje të mrekullueshme. Kjo mrekulli forconte besimin e tyre për Krishtin. Pa këtë besim nuk mundet as një njeri as që të shërohet as që të pranojë mrekullinë e Zotit.
NGJALLJA E LLAZARIT.
Në qytetin e vogël të quajtur Vithania afër me Jeruzalemin, jetonte Llazari bashkë me motrat e tij Marta dhe Maria. Llazari ishte mik i Krishtit dhe motrat ishin nxënëset e tij.
Dikur kur Krishti predikonte në zonën që janë pas lumit Jordan, mori mesazh nga motrat e Llazarit se miku i tij ishte afër vdekjes. Prandaj iu lutën atij që të vij dhe ta shikoj.
Krishti i tha nxënësve të tij: «Kjo sëmundje nuk do të sjellë vdekje». Dhe qëndroi në këtë vend akoma dhe dy ditë. Atëherë iu tha: «Miku im Llazar fjeti. Shkojmë që të ngjitemi». Por meqënëse nxënësit e tij nuk kuptuan Krishti u tha më qartë: «Llazari vdiq». Dhe shkojnë në Vithania.
Kur arritën atje kishin varrosur Llazarin. Dhe Marta vraponte që të takonte Krishtin tha:
-O Zot në qoftë se ti do të ishe këtu vëllai im nuk do të vdiste …Por edhe tani unë e di se çdo gjë që të kërkosh nga Perëndia Ai do të ta japë.
Zoti i tha:
-Do të ngjallet vëllai juaj !
-E di se do të ngjallet atëherë kur do të ngjallen të gjithë të vdekurit ! I tha Marta.
-Por Unë jam ngjallja dhe jeta, i tha Jisui. Ai që beson tek mua nuk do të vdesë por do të jetojë. E beson këtë?
-O Zot unë besoj se ti je Biri i Perëndisë.
-Arriti dhe Maria dhe ra mbi këmbët dhe qante me psherëtim. Bashkë me atë qanin të gjithë të tjerët të cilët kishin ardhur me atë.
-Kjo pamje e trishtuar e preku Krishtin dhe ai qau. Pastaj të gjithë bashkë shkuan te varri i Llazarit. Ishte një shpellë e vogël e gdhendur nga brenda në një shkëmb. Një gur i madh mbulonte hyrjen e shpellës.
-Krishti tha që të rrotullonin gurin, por Marta nguronte për një moment dhe tha: « O Zot deri tani kaluan katër ditë dhe do të dalë erë e keqe…» Por Krishti i kujtonte Martës këto fjalë që i kishte thënë më përpara dhe shpresa mbushi zemrën e saj.
-Njerëzit e afërt mezi rrotulluan gurin. Krishti shkoi afër dhe një lutje të ngrohtë tha para Atit të Tij Qiellor dhe tha me zë të fortë:
- Llazar dil jashtë!
-Të gjithë qëndruan me habi dhe mbajtën frymën e tyre, dhe prisnin rezultatin. Dhe mrekullia u bë! Llazari i vdekur doli nga varri, ndërsa ishte lidhur me fasho të bardhë …
-Atëherë vrapuan dhe e zgjidhën, e përqafuan dhe e puthën. Edhe këtë herë u duk fuqia e Krishtit që ngadhënjeu mbi vdekjen. Kjo mrekulli që u bë pak ditë para pësimeve të Krishtit, kjo ishte paradëgjimi për shkatërrimin e fundit të vdekjes që u bë me sakrificën e kryqëzimit të Krishtit.
PERPUNIM:
Në qytetin Nain cilin ngjalli Krishti? (…)
-Dhe mrekullia e dytë u bë te një njeri i ri. Pse tha Krishti që vajza fle? (…)
-Sa ditë ishte i vdekur Llazari? (…)
-E mbani mend çfarë tha Krishti tek Marta? (…)
Po. Unë jam ngjallja dhe jeta. Këtë do të kemi dhe mësim për sot.
KONKLUZION:
Krishti është fitimtar mbi vdekjen.
ZBATIM:
Ngjallja e të vdekurve nuk u bë, o djem, përsëri në botë. Vetëm Krishti i bënte ata të treja. Akoma ngjalli vetveten e tij pas kryqëzimit dhe varrimit. Kjo tregon Hyjninë e Tij.
Një njeri nuk mund të japë jetën në një njeri të vdekur. Vetëm Jisui i cili dha jetën në gjithë krijimin. Këto ngjallje dhe ngjallja e Tij na sigurojnë për ngjalljen tonë. Megjithë se gjetën në piramidën e faraonit shumë shtamba me grurë shkenctarët pyetën veten nëse do të mbijë në tokë pas tremij vjetësh? Dhe u bë një ngjarje e çuditëshme. Fara e grurit pas tremij vjetësh mbiu.
Në qoftë se një farë e vogël mund të jetojë aq vjet, njeriu që ka fuqi dhe vlerë më të madhe nuk mund të jetojë më tepër nga fara e grurit? Po do të jetojë në jetë të përjetëshme afër me Krishtin. Dhe kjo është qëllimi i ardhjes së Zotit që të japë jetën te çdo njeri. Ky është dhe misioni i Krishtit të japë jetë të përjetëshme të krishterëve të ti
MESIMI TETEMBEDHJETE.
PREDIKIMI NE MAL.
Deri tani, o djem, dëgjum për jetën hyjnore të Krishtit tonë dhe për disa mrekulli të veçantë. Ai na mëson me jetën me predikimin dhe me fjalën e tij dhe me doktrinën e Tij. Do tiu lutesha që të dimë neve si Perëndia do që ne të jetojmë.
Tregim:
Jisui, kur pa turmën, u ngjit në mal. Kur u ul iu afruan nxënësit e tij. Atëherë mori fjalën dhe i mësoi duke thënë:
Lum skamnorët në shpirt sepse e tyre është mbretëria e qiejve! Lum ata që qajnë sepse do të ngushëllohen. Lum ata që janë të butë sepse do të trashëgojnë tokën! Lum ata që kanë uri dhe etje për drejtësi sepse do të ngopen! Lum të mëshirshmit sepse do të gjejnë mëshirë! Lum ata që janë të pastër në zemër sepse ata do të shohin Perëndinë! Lum pajtuesit sepse do të quhen bij të Perëndisë! Lum ata që mundohenb për atë që Perëndia kërkon sepse e tyre është Mbretëria e Qiellit. Të lumur jeni ju kur tiu shajnë dhe tiu mundojnë për shkakun tim tiu thonë të gjithë të zezat kundër jush duke mashtruar. Gëzohuni dhe galdoni sepse i madh do të jetë shpërblimi juaj në qiell! Sepse kështu i përndoqën edhe profetët para jush.
Kripa e tokës dhe e drita e botës.
Ju jeni kripa e tokës. Po qe se kripa prishet, me çka mund të kripet? S’vlen më për asgjë veç të hidhet jashtë dhe ta shkelin njerëzit. Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur në majë të malit. As nuk ndizet drita për ta vënë nën tas por për ta vënë mbi pishtar për tu bërë dritë të gjithëvë në shtëpi. Kështu të ndrisë edhe drita juaj para njerëzve që të shohin veprat tuaja të mira dhe të lavdërojnë Atin tuaj që është në qiell.
Qëndrimi i Jisuit ndaj besëlidhjes së vjetër.
Mos tiu shkojë ndër mend se erdha për të thyer ligjin ose profetët jo s’erdha për të thyer por për të përkryer. Me të vërtetë po ju them: deri sa të jetë qielli dhe toka asnjë gërmë dhe asnjë presje n të jetë më i vogli në mbretërinë e Qiellit; ndërsa ai që do ti mbajë dhe do ti mësojë do të jetë i madh në mbretërinë e Qiellit. Sepse unë po ju them nëse drejtësia juaj nuk do të jetë më i madh se drejtësia e skribëve dhe e farisenjve, nuk do të hyjnë në mbretërinë e Qiellit.
Zemërimi.
Keni dëgjuar se u ishte thënë të vjetërve mos vrit! Kush vret do të jetë përgjegjës para gjyqit dhe unë po ju them kush zemërohet kundër vllait të vet, do të jetë përgjegjës para gjyqit; e kush i thotë vllait të vet: budalla do të jetë përgjegjës para sinedrit; kush do ti thotë i marrë do të përgjigjet në zjarrin e ferrit. Pra, nëse e sjell dhuratën për ta kushtuar në altar e aty të bie ndër mend se yt vëlla ka diçka kundër teje, lëre dhuratën tënde aty para altarit, shko pajtohu më parë me vëllan tënd dhe pastaj eja kushtoje dhuratën tënde! Rregullohu shpejt me kundërshtarin tënd sa je ende në udhëtim me të, që kundërshtari të të mos dorëzojë te gjykatësit e ky rojtarit të gjyqit, që të mos të fusin në burg. Me të vërtetë po të them s’do të dalësh prej andej para se të paguash edhe qindarkën e fundit.
Mësimi mbi kurorëthyerjen.
Keni dëgjuar se qe thënë mos e shkel kurorën. E unë po ju them kushdo që me dëshirim e shikon një grua, në zemrën e vet ka bërënë kurorëshkelje me atë. Nëse syri yt i djathtë të çon në mëkatë nxire dhe flake larg teje! Eshtë më mirë për ty të humbasësh një nga gjymtyrët e tua se i tërë trupi të hidhet në ferr. E nëse dora jote e djathtë të çon në mëkat, preje dhe hidhe larg teje! Eshtë më mirë për ty të humbasësh një gjymtyrë se i tërë trupi yt të hidhet në ferr.
Mësimi mbi divorcin.
Qe thënë edhe kush e ndan gruan e vet le të japë letrën e ndarjes. E unë po ju them: kushdo që e ndan gruan e vet –veç në rastin e imoralitetit e bën atë të thyejë atë të thyejë kurorën. E nëse ndokush martohet me gruan e ndarë shkel kurorën.
Mësimi mbi betimin.
Keni dëgjuar se qe thënë të vjetërve: mos e thyej betimin, por zbato çka i premtuar Zotit me betim! E unë po ju them asesi mos u betoni ; as për qiellin sepse ai është froni i Perëndisë, as me tokën sepse ajo është shtroja e këmbëvë të Tij, as për Jeruzalem sepse ai është qyteti i mbretit të madh. Mos bëj be as për kokën tënde, sepse nuk je i zoti të bësh asnjë fije floku të bardh ose të zezë. Fjala juaj le të jetë: po, po ; jo, jo! çfarëdo tjetër që të thoni është prej të Ligut.
Mësimi mbi hakmarrjen.
Keni degjuar se qe thenë: Syrin për sy e dhëmbin për dhëmb. Unë po ju them: Mos u kacafytni me të keqin, por atij që të bie shuplakë faqes së djathtë, ktheja edhe të tjetrën. Atij që do të qesë në gjyq për të marrë këmishën, jepja edhe mallorën. E nëse ndokush të shtrëngon të ecësh me të një milje, ti bëji dy; atij që të lyp, jepi, e atij që të kërkon hua, mos ia kthe shpinën.
Dashuria ndaj armiqve.
Keni dëgjuar se qe thënë: Duaje të afërmin tënd dhe urreje armikun tënd. Dhe unë po ju them: Duani armiqtë tuaj lutuni për ata që iu mallkojnë për tu bërë bijtë e Atit tuaj që është në qiell, sepse ai bën të lindë dielli mbi të këqijë dhe mbi mirë dhe të bjerë shi për të drejtë e për të padrejtët. Sepse nëse doni vetëm ata që iu duan, çfarë shpërblimi meritoni? Paë a nuk bëjnë edhe kaq edhe tagrambledhësit? E nëse përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj çfarë bëni të veçantë, a nuk bëjnë të njëjtën gjë edhe paganët? Jeni pra të përkryer siç është edhe ati juaj që është në qiell!
Mësimi mbi lëmoshën.
Ruhuni se bëni veprat e mira tuaja në sy të njerëzve për tu parë prej tyre! Përndryshe nuk do të keni shpërblim fare prej Atit tuaj që është në qiell prandaj kur të japësh lëmoshë mos i bier borisë para vetes sikurse bëjnë hipokritët në sinagoga dhe në rrugë të madhe për të qënë të nderuar para njerëzve. Me të vërtetë po ju them: u ndanë me atë shpërblim. Ndërsa ti kur të bësh lëmoshën, të mos dijë e majta çfarë e bën e djathta që lëmosha jote të jetë e fshehtë, e Ati yt që sheh në fshehtësi do ta shpërblejë.
Mësimi mbi lutjen.
Kur të thoni lutjen mos bëni si hipokritët që u pëlqen të luten në qëndër të sinagogave dhe në sheshe të rrugëve që ti shohin njerëzit. Përnjimend po ju them u ndanë veç me atë shpërblim! Ndërsa kur të lutesh hyr në dhomën tënde, mbylle pas vetes derën dhe lutju Atit tënd që është në fshehtësi, dhe Ati yt që sheh në fshehtësi do të shpërblejë.
Kur të thoni lutjen mos u teproni me fjalë të kota si paganët. Ata mendojnë se do tu plotësohet lutja nëse do të thonë shumë fjalë. Mos bëni si ata, sepse Ati juaj e di mirë se për çfarë keni nevojë para se ti luteni.
Prandaj lutuni kështu: Ati ynë që je në qiell ….
Vërtet në qoftë se u falni njerëzve gabimet e tyre edhe Ati juaj qiellor do tu falë juve, por nëse ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre, as Ati juaj qiellor nuk do tua falë juve gabimet tuaja.
Mësimi mbi agjërimin.
Edhe kur të agjëroni mos u bëni por si hipokritët, të cilët marin një hije të rëndë në fytyrë për tu treguar njerëzve se agjërojnë: Me të vërtetë po ju them: nuk do të kenë shpërblim. Ti, përkundrazi, kur të agjërosh, lueje kokën tënde dhe lajëe fytyrën tënde, që të mos shohin njerëzit se po agjëron, por Ati yt që sheh fshehurazi. Ati yt që sheh në fshehtasi do të të shpërblejë.
Thesari i vërtetë.
Mos grumbulloni thesare për vete mbi tokë ku i brejnë ku i brejnë tenja e ndryshku! Ku vjedhesit shpërthejnë muret dhe vjedhin! Blini për vete thesare në qiell, ku s’brejnë as tenja as ndryshku dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë muret dhe as vjedhin. Sepse ku është thesari yt aty do të jetë edhe zemra jote.
Drita e trupit.
Syri është drita e trupit. Në qoftë se pra syri yt është i shëndoshë i tërë trupi yt do të jetë i ndriçuar. Por në qoftë se syri yt është i sëmurë i tërë trupi yt do të jetë i errët. Në qoftë se pra drita që është ndër ty është errësirë çfarë terr i madh do të jetë!
Zoti dhe mamoni.
Askush nuk mund tu shpërblejë dy zotërinjve; ose do ta urrejë njërin ose do ta dojë tjetrin. Nuk mund ti shërbejë Zotit dhe parasë.
Kujdesi i tepruar ndaj pasurisë dhe brengosja.
Prandaj po u them mos u brengosni për jetën tuaj se çfarë do të hani dhe çfarë do të pini, as për trupin tuaj se çfarë do të vishni. Vallë a nuk është jeta më e vlefshme se ushqimi e trupi dhe petkat. Shikoni shpendët e qiellit as nuk mbjellin as nuk mbjellin as nuk korrin as nuk mbledhin në hambarë dhe Ati juaj qiellor i ushqen! A nuk jeni ju më të vlefshëm se ata! E kush prej jush me gjithë përpjekjet shqetësuese që të bëjë, është i zoti të zgjasë sado pak jetën e vet? E për veshjen përse brengoseni aq? Shikoni si rriten lulet e fushës: nuk heqin keq as nuk tjerrin! E unë po ju them: as mbreti Solomon me tërë madhështinë e vet nuk u vesh si njëra nga ato! Tani nëse Perëndia vesh barin e tokës, që sot është e nesër hidhet në furrë, vallë, a nuk do tiu veshë juve me ëndje ju o besëpakë. Mos u brengosni, prandaj, duke thënë: çfarë do të hamë e çfarë do të pimë me çfarë do të vishemi? Këto gjëra i kërkojnë paganët sepse Ati juaj qiellor e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto. Kërkoni pra së pari mbretërinë dhe drejtësinë e Tij e të gjitha këto do tiu jepen si shtesë! Prandaj mos u brengosni për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vetë. Secilës ditë i del mjaft pikëllimi i vet.
PERPUNIM:
Kuptoi, o diem, se mesimi e sotme ishte veshtirë për të kuptuar, sepse nuk kishte nje histori, siç edhe herë tjeter. Por ishte nevoja që të degjojmë dhe të mesojmë për jetën e krishterë. Në vashdimin me pyetjen që unë do t’ ju bejë do të perpiqemi që të kujtojmë më të rendësishmen doktrinë të Krishtit tonë.
-Sa janë lumturimet? (…)
-Cila është shkaku i vrasjes? (…)
-Duhet që të përbetohemi? (…) Jo!
-Kur nje njeri do të të rrahë, ti do të ta rrahesh? (…) Jo, me hakmarrje.
-Si do të sillemi para armiqve tanë? (…) Duhet që ti duam.
-Si duhet të bëhet lëmosha? (…) Fshehur.
-Si duhet të bëhet lutja? (…) Fshehur.
-Si duhet të bëhet agjërimi? (…) Fshehur.
-Cila lutje na mëson Krishti që të bëjmë? (…) Ati ynë …
-Si do të interesohemi për materialet tona? (…) Pa merak. Por me besimin e fortë për Perëndinë.
ZBATIM:
Neve i dëgjuam të gjitha? Përdorim vazhdimisht të lexojmë këtë predikim të Krishtit në shtëpinë tonë sepse është përmbledhje e fjalëve të Krishtit që duhet të jetojë çdo i krishterë. Hap tjetër do të jetë që të zbatojmë këto fjalë.
KONKLUZION:
Jisu Krishti është mësues i vetëm.
MESIMI I NENTEMBEDHJETE.
PARAVOLIA E MBJELLËSIT.
Fushat sa të bukura janë me barë në fillim ndërsa në fund kanë një ngjyrë të artë. I mbjellim në kohën e vjeshtës dhe pas gjashtë muaj presim të marim prodhimin e tyre. çfarë gëzimi kemi kur prodhimi është i madh. Por kjo varet nga rrethanat e kohës. Por varet edhe nga fushat e lëndinës që japin prodhimet më të mira se fushat e maleve. Një agoni të tillë kishte edhe bujku i historisë së sotme.
Tregim:
Parabola (shembëlltyra) e mbjellësit).
Krishti zakonisht gjatë mësimeve të Tij përdorte «parabolat», për të ndihmuar degjuesit e tij, në mënyrë që të ndjejnë më mirë të vërtetat e predikimeve të tij.
Parabola ose shembëlltyra është një rrëfim i thurrur me veprime të ndryshme, që nuk u bënë natyrisht por që është e mundur të bëhen. Kështu Zoti përdorte skena nga jeta e përditëshme dhe i tregonte si histori. Me to mësonte Izraelitët, por mëson dhe të gjithë njerëzit.
Duke dashur të predikojë se nuk mjafton të dëgjojmë fjalën e Perëndisë, por duhet të bëjmë dhe shpirtin tonë tokë pjellore për akte ose veprime të mira, tha shembulltyrën e mëposhtëme: Dikur një bujk mori në krahë thesin me farë dhe shkoi ta mbjellë në arën e tij. Atje që mbillte, disa kokra ranë në rrugë nga e cila kalojnë udhëtarët. Kokrrat i shkelën me këmbë kalimtarët ose i hëngrën zogjtë e uritur.
Kokrra të tjera ranë në zallishte, ku kishte pak dhe. Kështu kokrrat mbinë, por, duke mos patur lagështi, nuk lëshuan rrënjë të thella.
Tregimi i shembëlltyrës së mbjellësit. Disa kokrra ranë në tokën të mirë, por tok me to mbinë dhe ferra, që shpejt i mbytën dhe ua zunë frymën. Pjesa tjetër e farës ra në tokë të butë dhe pjellore. Kur ajo mbiu, dha frut njëqind herë më shumë. Dëgjuesit e Krishtit nuk e morën vesh kuptimin e thellë të shembulltyrës; u mjaftuan vetëm në dëgjimin e historisë se bukur.
Por Krishti u shpjegoi nxënësve të tij kuptimin dhe rëndësinë e parabolës.
-Farë është fjala lajmi i Perëndisë. Kokrrat që ranë në rrugë janë fjalët që dëgjuan zemra të ashpra nga mëkati. Djalli nuk i lë të besojnë dhe të shpëtojnë. Kokrrat, që ranë në zallishte, janë fjalët që dëgjuan disa njerëz me gëzim; por nuk lëshuan rrënjë në vete, sepse këta njerëz janë të lëkundshëm. Kokrrat, që ranë brenda në ferra, janë fjalët që dëgjuan disa njerëz, por përkuidesjet e jatës, pasuritë dhe dëfrimet i tërhoqën më shumë. Nuk i lanë të japin fryt brenda shpirtit të tyre. Më në fund kokrrat që ranë në tokë pjellore, janë fjalët që dëgjuan njerëz të tjerë me dëshirë dhe me durim. Prandaj dhanë fryt në zemrat e tyre. U bënë njerëz, që edhe veten e tyre shpëtojnë edhe për të tjerët bëhen të dobishëm.
Parabola e deles së humbur
Farisejtë akuzonin shpesh Krishtin meqënëse shoqërohej me njerëz mëkatarë. Krishti për të treguar dashurinë e Perëndisë për ηdo njeri dhe kujdesin e Tij për t’ i shpëtuar, tha këtë parabolë:
-Një bari mori në mëngjes të njëqind dhentë e tij dhe i ηoi në kullot. Atje, për një moment vuri re se i mungonte një dele. Kjo dele që iku nga kopeja rrezikonte nga ujku. Η’ te bënte për ta shpëtuar?
Siguroi diku dhentë e tjera dhe vrapoi të gjejë delen e humbur. Kërkoi, thirri, u shqetësua për të. Me në fund e gjeti.
Gëzimi i tij tani qe i papërshkuar. E mori në duart e tij dhe e ngriti në supet e tij. Dhe në darkë ftoi miqte e tij të gëzohen të gjithë bashkë për shpëtimin e deles së humbur. Dhe Jezuesi përdundoi: -Ju siguroi se një gëzim i njëllojtë bëhet në qiell, në ηdo pendim mëkatari dhe jo për shkak të virtutit të 99-të njerëzve të drejtë, që nuk kanë asnjë nevojë nga pendimi.
PERPUNIM:
-Sa lloje të tokave pamë? ( 4 )
-Pse nuk mbiu e para? (…) Toka ishte zhavorrishte.
-Pse u tha e dyta? (…) Ishte me pak tokë të mirë.
-Pse lloji i tretë nuk dha prodhime? (…) Sepse ishte mbushur me gjemba.
-Cili është bujku? (…) Perëndia.
-Cili është fara? (…) Fjala e Perëndisë.
-Cili është toka? (…) Neve.
KONKLUZION:
Të duam Fjalën e Perëndisë.
ZBATIM:
Na tregoi, o djem, Krishti jonë përgjegjësin që duhet të kemi për këto që dëgjojmë. Fjala e Perëndisë është fara. Zoti mbjell fjalën e tij ndërmjet priftit që predikon. Këtu në mësimin e katekizmës mësojmë fjalën e Tij që ta zbatojmë. Por pyetja është se çfarë bëhet me farën pas mbjelljes së saj? Në çfarë toka mbiu? Na jep prodhim? Por kjo varet nga ne.
a) Duhet që të dëgjojmë fjalën e Perëndisë me dashuri. Fatkeqësisht na tërheqin fjalët e njerëzve. Na pëlqen të shikojmë, të lexojmë revista të ndryshme. Por aq duam të lexojmë Shkrimin e Shenjtë, sa dëshirë kemi që të vimë në shkollën e katekizmës.
b) Duhet të futet fjala e Perëndisë brenda në zemrat tona. Duhet të besojmë se mundet që të na ndihmoj fjala e Perëndisë, sepse brenda nesh lindin shumë dyshime. Do të bëjmë siç bëjnë fushat. Bujku pas mbjelljes mbulojnë farën me dhe që të mos hanë zogjtë. Ashtu edhe ne duhet që të ruajmë fjalët që dëgjojmë me besim dhe jo me dyshim.
c) Të zbatojmë fjalën e Zotit në jetën tonë. Në qoftë se na tërheqin dëfrimet dhe përkujdesjet e kota dhe kotësit nuk mundet fjala e Krishtit që të na japë fryte. Këto janë si gjembat që i mbysin prodhimet e fjalëve të Perëndisë. Nuk mundemi të duam jetën e krishterë dhe njëkohësisht të duam dhe mëkatet.
d) Neve le të jemi tokë e mirë. Tokë e kultivuar, e gatëshme për të pranuar farën. Zemra jonë të jetë absolutisht e dhënë tek Krishti dhe tek dëshira e Tij. Të duam fjaën e Perëndisë jo vetëm me gojë por me zemër për ta zbatuar.
MËSIMI I NJEZET.
PARAVOLIA E BIRIT PLANGPRISHËS.
Sigurisht zemëroheni, o djem, nëse do të humbisni diçka. Por sa e madhe është mërzitja aq i madh është edhe gëzimi kur do të gjeni gjënë e humbur. Krishti na flet për gëzimin e bariut kur gjeti delen e humbur. E vendosi në shpatulla dhe e kthen i gëzuar në vathë.
Sa e madhe është fatkeqësia kur humbet një njeri. P. sh. nëse dikush babai humbet djalin e tij. Për humbjen edhe gjetjen e djalit të këtij ati do të flasim sot.
Tregim:
Parabola e dorë lëshuarit (plangprishësit) jezusi tha këtë parabolën
Një baba kishte dy djem dhe i donte shumë; por i vogli donte të ikte nga shtëpia atërore. Iu paraqit pra babait të tij dhe i kërkoi pjesën e tij nga pasuria e tyre. Me dhemshuri babai ndau pasurinë dhe ia dha birit të tij atë që i takonte. Ai mori pjesën e tij dhe u mërgua në vend të largët. Atje gjati miq dhe i prisni të gjitha paratë e tij në dëfrime dhe në haengje. Pastaj e braktisën miqtë e tij dhe ai vuante nga uria.
U detyrua të zinte punë dhe të bëhet derrar. Dëshironte të ngopej me ηiηibunët që hanin derrat. Por shërbëtorët që i ndanin, qëndruan atje dhe shikonin të ushqehen derrat me ta dhe jo derrari.
Në një moment ërëlëshuari kuptoi
gjithë ηthurrjen e tij morale. Mendoi: «Ja shërbëtor në shtëpinë e babait tim
kanë bukë të bollshme dhe unë vdes urie. Do të shkoj pra tek babai im dhe do t’
i them: «Baba, bëra mëakt ndaj Perëndisë dhe ndaj teje. Nuk meritoj më të quhem
biri yt; merrmë pranë teje si punëtorin tënd....». E tha dhe e bëri. menjëherë
iku tek babai i tij. Babai i tij, që gjithnjëe e priste, e pa prej së largu të
vinte. Vrapoi menjëherë që ta presë. I ra në qafë, e përqafoi dhe e puthte me
dhemshuri dhe me dashuri të madhe. Dhe dorëlëshuari filloi t’ i thotë:
Baba, bëra mëkat ndaj Perëndisë dhe ndaj teje. Por babai nuk e la të thotë më
shumë. Thirri shërbëtorët dhe u tha:
-Nxirrni kostumin më të mirë dhe visheni. I kaloni edhe në dorën e tij unazën, siη kanë njerëzit e lirë; t’ i vishni edhe këpucë, që të mos ecij i zbathur si rob. Të therrni edhe viηin më të mirë që rritja për një rast të veηante. Do të hamë dhe do të dëfrejmë, sepse ky biri im qe i vdekur dhe u ngjall, qe i humbur dhe u gjet.
Më vonë djali i madh duke u kthyer nga arat, dëgjoi gëzime dhe kënge në shtëpi. Pyeti dhe mësoi ηdo gjë. U zemërua dhe nuk donte të hynte në shtëpi. Vrapoi atëherë babai i tij ta gjejë dhe me të njëjtën dashuri e ftonte në festë. Por ai i tha:
-Baba, vjetë me radhë të shërbej dhe asnjëherë nuk më dhe një kac të vogël të dëfrej dhe unë me miqtë e mi; tani që u kthye vëllai im plangprishës, i therre manarin tonë më të mirë Dhe babai i shpjegoi me dashuri:
-Biri im, ti isha gjithmonë pranë meje dhe të gjitha të mirat e mia janë tuajat. Duhej të gëzoheshe që vëllai yt ishte i vdekur dhe u ngjall, qe i humbur dhe u gjet.
Biri plangprisësh është natyrysht seicili që mendon se mund të jetoje i shkëputur nga Ati i tij qiellor. Dhe Perëndia pret të kthehet pranë Tij ηdo mëkatar që t’ a pranojë në prehërin e tij të ngrohtë.
Biri i madh dhe i urtë mishëron Farisejtë, që zbatojnë kartën e Ligjit, por ndodhen larg frymës së tij...
Parabola e Tagrambledhësit dhe e Fariseut.
Një ditë u ngjitën në Tempull dyn njerës që t’ i luteshin Perëndisë. Njeri ishte farise dhe tjetri ishte tagrambledhës. Fariseu, si mësues i ligjit të popullit Izraelit, por hipokrit dhe i zhytur në mëkate, qëndroi në mes të Tempullit, që ta shikojnë të tërë. Me krenari ngriti duart nga qielli dhe tha:
-Të faleminderit Perëndia ime, që nuk jam si njerëzit e tjerë. Sepse ata janë kusarë, të padrejtë dhe të poshtër. As i zhytur në mëkate jam si ky tragambledhës. Agjëroj dy herë në javë dhe nga ato që fitoj, u jap të varfërve një të dhjetën. Dhe pasi shtoi në mëkatet e tij të tjera, mëkatin më të madh, fodullëkun, iku u kënaqur.
Tagrambledhësi qëndroi larg altarit. Duke qënë i ndergjegjshëm për mëkatet e tij, nuk guxon të kthejë shikimin e tij lart nga Perëndia. Shikon poshtë tokën, me të cilën janë të lidhura të gjitha veprimet e tij. E di që falenderimet ndaj Perëndisë nuk bëhen me fjalë por me vepra. Ndaj duke i bjerë gjoksit të tij, bën lutjen e tij: _Perëndia ime, mëshiromë mua mëkatarin dhe falmë. Dhe me këtë pendimin e tij të sinqertë ndjeu shpirtin e tij të lehtësuar.
Dhe Kristhi shpjegoi: Ju siguroj se nga këta të dy u fal nga Perëndia Tagrambledhësi dhe jo Fariseu; sepse ai që lartëson veten e tij, do të përgjunjet. Dhe ai që do të përgjunjë veten, do të lartësohet dhe do të nderohet nga Perëndia...
PERPUNIM:
-Babai e la djalin e tij të ikë? (…) Po nuk e pengoi.
-Ku prishi biri i tij paran e të atit ? (…) Në grupet mëkatare, në dëfrime, në hajenge.
-Cili ishte shkaku për kthimin e tij në shtëpi e tij? (…) Jeta e keqe në të cilën bëri. Bëri dhe bariu i deleve.
-Si e tregoi gëzimin babai për kthimin e birit të tij? (…) E pranoi, i veshi rroba të reja, i vuri unazë, dhe ther i viçin më të mirë dhe bëri dasmën.
-Si reagoi biri më i madh ? (…) Nuk i pëlqeu dasma, ishte i zemëruar.
-Ishte i mirë ky reagim i tij? (…) Jo.
ZBATIM:
Kjo histori të vërtetë e tha Jisu Krishti që quhet paravoli do me thënë thotë një histori të ngjashme për të mësuar njerëzit. Përdoret këtë mënyrë të thjeshtë që të na thotë doktrinat e mëdha.
Babai është Perëndia At dhe biri mëkatar jemi neve çdo njeri. Ndërsa ishim mirë në shtëpinë e babait tonë në Parasjë nuk ishim të kënaqur dhe ikëm larg në vendin e mëkatit ku shkatërruam dhuratat e Perëndisë. Siç biri mëkatar ne duhet të kthehemi tek Perëndia At. Prandaj na këshillon Krishti të mos qëndrojmë gjithmonë në mëkat. Por të pendohemi për këto vepra që kishim bërë dhe për dhuratat e humbura. Mos të frikësohemi. Perëndia At vazhdon të na dojë, ndërsa neve nuk pendohemi dhe nuk e falenderojmë. Kur egziston pendimi dhe ndryshimi i jetës sonë Perëndia na pret me dhembshuri. Ai që do të kthehet Perëndia do ta pranojë me dashuri. Gëzim të njëjtë duhet të tregojmë për kthimin e vllait që ishte mëkatar më përpara. Dhe pikërisht këtë doktrinë të vërtetë do që të na tregojë Krishti tek njerëzit. Do me thënë dashurinë e madhe të Perëndisë dhe pendimin e njeriut. Shenjtorët se në këtë paravoli përmblidhet gjithë doktrina e Ungjillit. Thonë se në qoftë se do të humbte Ungjilli dhe do të shpëtonte vetëm kjo paravoli, do të ishte e mjaftueshme që të mësonim esencën e predikimit të Krishtit.
KONKLUZIONI:
Dashuria e Zotit eshte e madhe per te krishteret e penduar.
MESIMI I NJEZETENJE.
MËSIMI I SAMARITANIT TË MIRË.
Dëgjoni, o djem, çdo ditë kusarët vjedhin dyqanet, shtëpitë dhe bankat. Organizojnë grupe me njerëz të këqij dhe duan para pa punë. Marin armë të ndryshme dhe në orën më të mirë për ata futen dhe vjedhin nuk pushojnë që të vrasin njerëz. Shumë herë bashkë me vjedhjen qajmë edhe për njerëzit që janë vrarë. Kusarët më të vjetër ishin organizuar në male por tani edhe në qytet. Sot do të tregojmë një histori me kusar si bëhej më përpara në mal.
Tregim:
Parabola e Samaritit të Mirë.
Ligji i Moisiut , përcaktonte krahas të tjerave, se duhej që Izraelitët të donin dhe njeriun e afërt si veten e tyre. Por nuk sqaronte se kush është njeriu parabolë:
-Dikur një njeri zbriste nga Jerusalemi për në Ieriho. Në një vend rruga kalonte midis malesh dhe grykash. Atje e prisnin kusarët. I morën paratë, e zhveshën, e plagosën dhe pastaj e braktisën atje gjysëm tëvdekur. Ata ikën dhe njeriu kishte nevojë për ndihmë të menjëherëshme.
Samariti i mirë (në Malin e Shenjtë, sh, 14-të). Pas pak kaloi një prift i Izraelitëve. Kishte mbaruar detyrat e tij në Tempull dhe kthehej në Ieriho, ku kishte shtëpinë e tij. Dukej i kënaqur që Perëndia i dha mundësinë që t’ i shërbejë dhe t’ i këndojë me psalme.
Befas pa të plagosurin dhe e njohu që ishte bashkëatdhetari i tij. Sipas ligjit duhej t’’ tregonte dashurin e tij, por rrezikonte nga kusarët dhe do të a pësonte edhe ai po ato dhe më kaq akoma. Mendoi atëherë se Lighi e ndalon t’ u afrohemi të vdekurve. Dhe ai atje, njeriu i gjakosur, ndoshta kishte vdekur. Shpejtoi atëherë hapin e tij dhe e la pas indiferent.
Pastaj kaloi dhe një Levit. Duke u ndodhur përpara rrugës së të plagosurit, mendoi vetëm për veten e tij dhe nxitoi që të evitojë ηdo rrezik.
Më në fund u duk edhe një udhëtar i tretë. Ishte një Samarit. Pa edhe ai të plagosurin dhe i njohu që ishte Izraelit, domethënë, armiku i tij më i kaq. Duhej të gëzohej për pësimin e tij. Megjithatë zemra e tij u pushtua nga ndjenja e dashurisë për njeriun. Iu afrua armikut dhe u kërrus mbi të. Ia lau plagët me vaj dhe me varë që ishin ilaηet e asaj kohe; i lidhi plagët me lidhësa të ηastit, e hipi mbi kafshën e tij dhe e shpuri në të vetmin han të krahinës. I dha hanxhiut dy dinarë dhe iu lut që të kujdesej për të plagosurin. I premtoi bile që kur të kthehej, t’ i jepte dhe shpenzimet e tjera që do të bënte.
Duke mbaruar parabolën, Krishti pyeti gjykatësin se kush nga të tre, si[as mendimit të tij, bëri detyrën e tij ndaj njeriut të afërt. Dhe ai u përgjegj:
-Ai që ndihmoi me dhemshuri. Kështu Krishti predikoi se duhet para së gjithash, dashuria ndaj Perëndisë, që të lulëzojë pastaj dhe dashuria ndaj njeriut të afërt. Të përkrahë dhë të ndihmojë njeriun cilindo që ka pranë tij. Të panjohurin e plagosur dhe të plaηkitur.
Nuk duhet vetëm që këtë dashuri njeriu t’ a këtë të shkruar në mendjen e tij dhe ta pëkujtojë mëngjes e darkë në lutjen e tij. Është e domosdoshme që ta ushtrojë në jetën e tij.
PERPUNIM:
Në çfarë zone u bënë kusaria? (në zonën ndërmjet Jeruzalemit dhe Jeriko).
-Sa njerëz kaluan dhe nuk donin ta ndihmonin? ( dy, njerëz një prift dhe një levitas.
-Cili e ndihmoi të plagosur? ( një samaritas ).
-Si e ndihmoi, e mbani mend? (e leu me vaj dhe verë plagët e tij e mori në kafshën e tij e çoi në hotel).
ZBATIM:
Në këtë histori, o djem, që është paravoli shikojmë dashurin e një samariti të mirë para një njeriu që ishte në rrugë i plagosur. Po në kundërshtim na jep sjellja e priftit dhe e levitit. Në këtë paravoli Zoti do që të na tregojë dashurinë dhe ndihmën e vërtetë që duhet të tregojmë tek ata që janë në një gjëndje të vështirë. Veçanërisht për të sëmurët, për të hidhëruarit dhe për ata që kanë dhimbje të ndryshme. Dashuria shfaqet në mënyra të ndryshme dhe me ndihma të mira, me fjalë të mira dhe me zemër të ngrohtë. Eshtë çlodhje e madhe për ata kur ulemi pranë atyre dhe dëgjojmë problemet e tyre. Të zbatojmë fjalët e apostullit Pavël që ai i zbatonte: të ndiejmë dhimbje për ata që kanë dhimje dhe të qajmë bashkë me ata që qajnë.
Ai që ishte plagosur jemi neve të cilët na vodhën dhe na rrahën mëkatet. Prifti levitas është ligji i Moisiut dhe filozofin që nuk e ndihmuan njeriun. Samaritani i mirë është Krishti jonë që tregon dhembshuri. Ai na shëron plagët e mëkateve. Vaji simbolizon Shpirtin e Shenjtë, vera kungimi i Shenjtë. Hoteli është kisha që bëri Krishti në tokë si spital për të shëruar plagët e mëkateve.
Krishti jonë – Samariti i mirë – tregon dashurinë e madhe tek njeriu. Të tillë dashuri duhet të tregoje çdo njeri për vëllanë e tij. Dhe kjo duhet te fillojë nga tani që ju jeni fëmijë të vegjël. Zemra juaj duhet që të jetë plot me dashuri që tiu ndihmojë juve në problemet dhe vështirësitë e vëllezërve tanë. Dhe çfarë mendoni? Mundeni juve çdo ditë që të bëni një punë të mirë? ( këtu mësuesi do të thotë disa punë të mira që fëmijët të bëjnë çdo ditë )
KONKLUZION:
Duhet që të jemi samaritan të mirë e dashurisë që duhet të kemi për vëllezërit tanë. Shëmbulli jonë të jetë Jisu Krishti.
MESIMË I NJËZET TË DYTË
PARAVOLIA E TE PASURIT.
Keni parë, o djem, lypsa në rrugë? Janë njerëz të varfër, janë veshur me rroba të grisura dhe në fytyrë janë pa gëzim dhe shumica e tyre janë sakatë. Prandaj nuk mund të punojnë. Pra, ulen në vendin ku janë shumë njerëz ose jashtë në Kishë dhe kërkojnë ndihmë. Hapin dorën e tyre. Presin dhe kërkojnë ndihmën e vëllezërve të tyre. Përgjithësisht janë njerëz simpatik, por shumë djem i përbuzin ose dhe i tallin.
Dhe njerëzit të mëdhenj tregojnë padhembshuri. Tani do të shikojmë si një njeri i varfër dhe si sillen para tij.
Tregim:
Parabola e pasanikut dhe e Lazarit
Farisejtë predikonin dhe besonin se Perëndia shpërplen njerezit e drejte me pasuri në jetën e tanishme dhe me parajsen në jetën pas vdekjes. Të kundërtën bën mëkatarët: Mjerim tani, ferr pastaj. As të dëgjonin nuk donin si është e mundur të shpëtojë një mëkatar.
Krishti, që t’ u nxjerrë nga ai deluzion, tha këtë parabolë:
-Jetonmte dikur një njeri shumë i pasur. Kishte ηdo gjë që dëshironte zemra e tij. Vishte rrobat më lukseze. ishin të bëra nga stofrat më të mira dhe të ngjyrosura për bukuri.
Jetonte dhe një u varfër, Lazari, që me trupin plot plagë kishte vajtur në oborrin e të pasurit dhe përpiqej të hante thërrimet që binin nga tavolina e të pasurit. Asnjë s’ kishte dhemshuri për të, dhe qentë lëpinin plagët e tij dhe kështu i shtonin torturën. E vetmja gjë që i mbetej të varfërit, ishte shpresa e tij ndaj Perëndisë dhe kjo shpresë ushqente durimin e tij.
Dhe kjo gjë u vërtetua. Vdekja që e gjeti ishte për të shpëtim i vërtetë nga vuatjet e jetës. Shpirti i tij vajti në prehërin e Avramit; kështu Perëndia i dha dashurinë që i mohuan njerëzit.
Vdiq edhe pasaniku në një moment ë nuk e priste. La pasuritë dhe jetën e lumtur për të shkuar në një tjetër që shkakton vuajtje.
Andej që vuante, pa Lazarin që ishte shumë i lumtur në prehërin e Avramit. Dhe thirri: «Pater Avraam, mëshiro më dhe dërgo :azarin të lagë gishtin e tij në ujë dhe të freskojë pakëz gjyhën time, sepse vuaj shumë brenda në këtë kaminë që ndodhem. Dhe Avrami i tha:
-Biri im, ti gëzove të gjitha të mirat në jatën tënde dhe Lazari provoi të gjitha privimet. Përveη kësaj, siη e shikon, midis nesh ka një ndarje të madhe, që as ne ka mundësi të vijmë aty, as ju të vini këtu...Pasaniku luti atëherë:
-kanë libratve Mosheut dhe të profetëve, le të veprojnë siη shkruajnë librat. Panasiku tha përsëri:
-Jo pater Avraama, nuk është njësoj. Vetëm po të shkojë tek ata dikush nga të vdekurit dhe t’ ju thotë, atëherë do të pendohen dhe do të besojnë. Por Avraami i tha për herë të fundit:
-Nëqoftëse nuk dëgjojnë Mosheun dhe profetët, as edhe kur të ngjallet ndonjë vdekur do ta dëgjojnë.
Parabola e pasanikut të pakujdesshëm
Një pasanik kishte shumë ara. I punonte me kujdes të madh dhe kishte kurdoherë prodhim të mirë. Por një vit prodhimi ishte i papritur. Dhe ky bollëk në vend që të lindë në shpirtin e tij gëzimin, hodhi në mendime të mëdha. Dhe thoshte:
-Η’të bëj që depot e mia nuk nxënë prodhim tjetër? Ku ta ve prodhimin tik të bollshëm? Mbeti pa gjumë dhe mundonte mendjen e tij për të gjetur një zgjidhje, sepse kujdesej vetëm për mirëqënien e tij, nuk shikonte rreth tij të varfërit që t’ u ndante teprikat, as të urriturit që t’ i ngopë. Prandaji mori vendimin e gabuar: -Ja η’ do të beë tha; do të shemb depot e mia dhe do të ndertoj të tjeta më të mëdha; Në këtp depo dp të grumbulloj prodhimin tim të pasur dhe atëherë do të them: «Shpirti im, ke kaq shumë të mira, që të arrijnë te kalosh me to shumë vjet. Clodhu pra, ha, pi, dëfre...» Me të gjitha këto plane ra të flerë i shkujdesur. Por Perëndia që cakton e ηdp njeriu, i tha:
-Njeri i pamend dhe idiot, këtë natë vdes. Dhe këto që përgatite, ηdo të bëhen? Në fund të shembulltyrës Krishti i tha turmës:
-Po kështu do tëa pëesojë dhe të njëjtin fund do të këtë dhe cilido që pasurohet për veten e tij nga të mirat materiale të tokës dhe jo nga veprimet e mira që i pëlqejnë Perëndisë.
PERPUNIM:
Për dy të pasur, o djem, na foli Krishti jonë sot. Na tregoi jetën e tyre këtu në tokë dhe fundin e tyre pas vdekjes së tyre.
-Si e quanin atë të varfërin? (Llazaro)
-Kur vdiq ku e vendosi Perëndia? ( Në parajsë, në gjirin e Abrahamit)
-Pse i pasuri shkoi në skëterrë? ( Sepse tregoi padhembshuri tek Llazari i varfër)
-çfarë dëshire kërkoi i pasuri nga Perëndia? ( Që të lajmërojnë të afërmit e tij për gjendjen e tij të mos e pasojnë jetën e tij të njëjtë)
-çfarë mendonte i pasuri tjetër në këtë kohë? (Që të shtojë depot e tij).
Thoshte me veten e tij: Ha, pi, dhe gëzohu o shpirti im.
çfarë i tha Perëndia në këtë natë të vdekjes së tij? (Budalla, këto që pregatite ku do ti lesh? ).
ZBATIM:
Në këtë histori që na thotë Krishti do të na flasë për pasurin për veprimtarin e tij.
Dhe të dy të pasurit shikojmë që kanë një krenari. Mendojnë vetëm për veten e tyre. Punojnë vetëm për gëzimin e jetës së tyre. Hanë, dëfrejnë dhe veshin rroba të shtrenjta. Përkujdesja e vazhdueshme është si do të shtojmë pasurinë e tyre. Nuk shikojnë rreth tyre as varfërin as sëmundjen as dhimbjen e vëllezërve të tyre. Jo vetëm që nuk ndihmojnë por as nuk shikojnë. Por paratë dhe pasurit që kanë nuk janë të tyre. As një njeri nuk ka asgjë të tij në këtë botë. Jemi aktivizues i parasë. Sigurisht përdoren para për jetën tonë dhe për familjen tonë por këto do ti gjejë me punë të nderuar dhe jo me shfrytëzim dhe vjedhje. Nuk duhet të bëhet qëllimi i jetës sonë mbledhja e parave.
Mania thotë Apostull Pavli është idhujtari. Kopraci është i pabesë dhe ateist. Në vend të Krishtit adhuron paran. Të gjithë veprat dhe gjerat i shikon me syrin ekonomik. Lakmia e bën njeriun të padhimbshëm dhe krenar. Prandaj nuk pranon të shikojë njeri tjetër. Kopracia shërohet me virtytin e lëmoshës. Në të kundërt ata do të kenë fundin e të pasurit të paravolisë do me thënë do të jetojnë përgjithjmonë në skëterrë.
KONKLUZION:
Pasuria dhe veprimtaria e keq është pengim i madh për shpëtimin.
MESIMI I NJEZET E TRETE.
PARAVOLI I DHJETË VIRGJËRESHAVE.
Keni vajtur, o djem, në dasmë shikoni atje çfarë gëzimi egziston? Momenti më i rëndësishëm është kur dhënderri dhe nusja do të vijnë që të bëjnë martesën në kishë. Shkojnë me vrap të gjithë të shikojnë atë ceremoni të bukur. Veçanërisht djemt me serizitet përpara njerëzve të mëdhenj që të shikojnë misteret. Një të tillë dasmë do të dëgjojmë sot. Por do të zemërohemi pak për vonesën e disa njerëzve që erdhën pas dasmës. Dëgjoni pra.
Tregim:
Parabola e dhjetë vaizave
Një herë Zoti tha këtë parabolë:
-Dikur bëhej një dasëm dhe sipas zakonit të vjetër-dhjetë vajza morën kandilat e tyre për të pritur dhëndërin. Do të vinte natën të merrte nusen. Psë prej vajzave vepruan me mend dhe morën vaj në një enë të veηantë, të tjerat nuk e menduan atë. Por dhëndëri nuk po vinte dhe vajzat i mori gjumi dhe flnë Rreth mesnatës dëgjuan një zë: «Ja oi vjen dhëndëri, dilni që ta prisni». U zgjuan dhe vajzat dhe panë të veniten kandilat e tyre Të menηurat përdorën vajin që e kishin në enë. Të pamenηurat kërkuan vaj të manηurat, duke u thënë: «Na jepni pak vaj prej vajit tuaj, se po na shuhen kandilët».
Por morën përgjigjen se e kanë të pakët dhe nuk mund t’ ju arrijë për vete. Por dhëndëri erdhi, hyri në dhomën e dasmës bashkë me vajzat e menηura dhe u mbyllën dyert. Atëherë arritën edhe vajzat e pamenηura, por më kot i binin derës. Asnjë nuk ua hapi. Mbetën jashtë dëfrimit të dasmës. Dhe Krishti u tha të gjithëve:
-Të jemi kurdoherë gati, si vajzat e menηura, sepse nuk dinin ditën, as orën, që do të vijë Biri i njeriut (Krishti) t’ ju gjykojë...
P u n i m : -Të gjeni ηfarë simbolizojnë personat dhe ndodhiotë e parabolës.
Parabola e darkës së madhe..
Krishti tha edhe këtë parabolë: Një njeri bëri gati një gosti të pasur dhe ftoi shumë njerës. Kur të gjitha ishin gati, dergoi sherbëtorin e tij të lajmërojë të ftuarit. Dhe atëherë, sikur të ishin marrë vesh, filluan të gjejnë justifikime të ndryshme për të mos shkuar.
I ftuari i parë tha: «A e di që bleva një arë dhe duhet të shkoj që ta shoh? Prandaj, lutem mos më llogarit midis të së ftuarve».
Tjetri tha: «Bleva pesë pendë që dhe shkoj që t’ i provoj. Ndaj të justifikosh mungesën time».
I treti tha: «Unë u martova dhe kuptohet se nuk mund të vij».
Shkoi shërbëtori dhe ia tha këto Zotit të tij. Dhe ai i tha i revoltuar: «Dil prapë në sheshe dhe në rrugë të qytetit dhe sili këtu të varfërit, invalidët, të verbërit dhe të ηalët, që do të gjesh». Kështu u bë, por tryeza kishte vend akoma për të tjerë. Prandaj zatnia i tha shërbëtorit të tij:
-«Dil prapë në rrugë dhe në gardhet e pronave dhe sa të gjesh, silli këtu, që të plotësohet tryeza. Ju them se asnjë nga të ftuarit e mi nuk do të shijojë më një darkë të tillë...»
Dhe të gjitha këto i tha Krishti, duke nënkuptuar sunduesit «e ftua» dhe popullin e Azraelit, që duke u tërhequr nga interesat e tyra materiale, mohuan ftesën e Zotit. Kështu u mënjanuan nga Mbreteria e Perëndisë. Ndërsa mëkatarët dhe paganët e përbuzur nga ata, e pranuan me mirënjohje ftesën e nderit. Dhe u bënë ata pjesëtarët e nderuar të Mbretërisë Qiellore.
PERPUNIM.
-Sa virgjëresha prisnin? ( 10 )
-Por sa u futën në dasmë? ( 5 )
-Pse të tjerat të pamençura erdhën me vonesë? ( Sepse nuk u kujdesën të marrin vaj për fenerët e tyre).
-çfarë tha Krishti në fundin e paravolisë? ( Se duhet të jemi gati, sepse nuk dimë kur do të vijë Krishti për ardhjen e dytë të Tij. Do të vijë befasisht).
ZBATIM:
Në simbolin e besës, o djem, themi: «dhe përsëri do të vijë me lavdi». Por nuk dimë kohën e ardhjes së Tij që atëherë do të gjykojë botën do të jetë në drejtësinë për cilido sipas veprave e tij.
Në këtë paravoli Dhëndërri është Krishti që presim në njerëzit. Mos themi që do të vonojë që të vijë. Do të vijë patjetër pa paralajmërim. Do vijë si një vjedhës që të vjedhë. Vjen befasisht. Neve humbasim me punët tokësore dhe harrojmë ardhjen e tij. Mendojmë se jemi përgjithmonë në këtë botë dhe jetojmë pa kontrolluar. Do me thënë mundemi të jetojmë pa dhënë llogari. Do të vijë moment që jeta jonë do të ndalojë. Do të ikim. Na pret Gjykatësi i drejtë Krishti. Përpara Tij nuk mund të fshehim veprat tona dhe Krishti do të na gjykoj pa dhembshuri.
Krishti kërkon që të jemi zgjuar. Siç ushtarët ruajnë atdheun ditë natë pa gjumë ashtu dhe të krishterët duhet të ruajnë kështjellën e shpirtit të tyre që mos ta kap armik Satanai.
KONKLUZION:
Do të jemi pa gjumë dhe do të presim ardhjen e dytë të Krishtit.
PJESA E PESTE.
PESIMI DHE NGJALLJA.
MESIMI NJEZETE E PESE.
HYRJA NË JERUZALEM – TRADHËTIA E JUDËS.
Mësimi nga kjo i sotmi deri në fundë janë të fundit të vitit shkollor që janë më të rëndësishëm. Nga sot do të mësoni ngjarjen më të madhe të Krishtit tonë dhe këto janë Kryqëzimi dhe Ngjallja. Prandaj dua që juve të dëgjoni me kujdes të veç antë.
Tregim:
HYRJA E LAVDISHME E JISUIT NË JERUZALEM
Ngjallja e Llazrit u bë e njohur në grupe të mëdhenj njerëzish në Jeruzalem që ishin mbledhur në të kremten e Pashkës së tyre. Akoma kishin ardhur atje dhe të tjerët nga Vithania që kishin parë mrekullin e Tij. Besimi i popullit për fitimtarin e vdekjes u tregonte në çdo mënyrë. Dhe kur dëgjuan se Jisui do të vinte në Jeruzalem, mendonin që të pregatitnin një pritje të shkëlqyer. Me të vërtetë Jisui u nis me këmbë nga Vithania për të shkuar në Jeruzalem. Ishte bashkë me nxënësit e tij. Duke kaluar nga një fshat Zoti tha te dy nxënësit e tij:
-Shkoni në këtë fshat përballë. Në hyrjen e tij do të gjeni një kërriç të vogël që nuk është ulur asnjëherë njeri do ta zgjidhni dhe do ta sillni këtu. Dhe ai që do tiu kërkojë arsye pse e merrni ju do të thoni se Zoti e kërkoi.
-Nxënësit morën kafshën dhe vunë mbi kurrizin e tij rrobat e tyre të jashtëme. Jisui u ul mbi atë dhe u nisën.
-Sapo Zoti pa qytetin Jeruzalem qau hidhur për katastrofën që do të vijë: « Do të vijë dita që armiqtë tuaj do të vijnë rreth e rrotull o qytet fatkeq… Do ti rrafshojne të gjitha dhe nuk do të lenë gurë mbi gurë. Dhe të gjitha këto do të bëhen sepse nuk kuptove asgjë në kohën që të vizitojë Perëndia…
-Por tani populli erdhi për të pranuar Krishtin. Ndërmjet njerëzve të mëdhenj kishte dhe fëmijë që me shumë dhe entuziazmë psalnin himne nga Dhiata e Vjetër dhe duartrokisnin Jisuin dhe e pranuan si mbretin e Izraelit. Shumë nga ata shtruan rrobat e tyre të jashtme që të kalonte. Të tjerët prisnin degë nga palmat dhe i tundnin duke thirrur triufalisht: «Hosana o Biri i Davidit, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit, hosana në më të lartat!»
-Populli i thërriste si mbret sepse besonte se ai do të ringrinte mbretërin e Davidit, mbretit të tyre të lavdëruar.
-Të gjithë festonin dhe vetëm skrbët dhe farisenjtë që ishin nga dritaret e gjysëm të mbyllura panë me urrejtje të gjithë ngjarjen. Tani mendonin se problemi i Krishtit nuk duhej të vononte. Duhej pa dyshim ta kapnin dhe ta vrisnin. Por e lanë që të ulnin entuziazmin e popullit. Pastaj ishte në dorën e tyre që të ndryshonin fjalën Hosana- hosana me një tjetër fjalë kryqëzoje –kryqëzoje atë.
-Kisha jonë feston hyrjen triumfale të Jisuit në Jeruzalem të Dielën e Dafinës. Atëherë prifti ortodoks shpërndante palma ose dafinë për kujtimin e degëve populli pranoi Zotin në Jeruzalem.
KËSHILLI I MADH DHE TRADHËTIA E JUDAS.
Kritika e Jisuit kundër farisenjve dhe gjithë kryetarëve të Judenjve frikësuan vallë do të jetë kundër atyre. Prandaj kryeprifti i madh ftoi në mbledhje këshillin e madhë. Në këtë këshill ishin ata që kishin punuar në të kaluarën si kryepriftërinj, shkronjësit, priftërinjtë dhe zyrtarët e tjerë deri diku 71 veta.
Kajafa i cili ishte kryeprift i atij viti me ton dramatik i tha këshilltarëve duhet të sakrifikojë një për dobinë e të gjithë të tjerëve.
Pas shumë bisedimesh këshilli vendosi që të kapë Jisuin dhe sa më shpejtë që ta vrasin. Por kapja e tij duhej që të bëhej fshehur dhe vrasja e tij shpejt. Para se të kuptojë populli se për çfarë gjëje veprohet kështu. Vështirësi e vetme ishte se kur do të gjenin Krishtin sepse ai largohej nga Jeruzalemi. Në këtë vështirësi i nxori Juda Iskarioti nxënësi i Krishtit. Ai erdhi pa ftuar në këshillin dhe iu tha:
Unë e di pse jeni mbledhur. çfar do të jepni dhe unë do tju dorëzojë? Unë jam gjithmon bashkë me atë dhe unë do tiu udhëheqë tek ai pa bërë zhurmë.
-Do të kesh tridhjetë monedha argjendi! I tha kryeprifti dhe i nxori një qese me para.
-Pranoj !…i tha nxënësi koprac.
Rrëmbeu monedhat dhe i vuri nën sqetullën e tij dhe iku. Nga kjo kohë kërkonte rast për të tradhëtuar Mësuesin e tij. Ja ku e çojnë një njeri urrejtja, cmira dhe kopracia!…
PERPUNIM:
-Në cilin qytet hyri Krishti jonë? ( Në Jeruzalem).
-Si e pranoi populli? (Triumfalisht).
-çfarë thonin për pritjen e Tij? (Hosana në më të lartat, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit).
-Si vendosën kryetarët e Judenjve? Meqënëse njerëzit e donin Krishtin, Judenjtë kishin cmirë kundër Tij dhe vendosën që ta kryqëzojnë.
-Cili ishte ndihmës në planin e kriminal të tyre? ( Tradhëtuesi Juda).
ZBATIM:
Në hyrjen triumfale të Krishtit, o djem, u gëzua gjithë populli. Ashtu doli që ta pranonte Krishtin. Gëzimi i fëmijëve ishte më i madh dhe vrapuan në hyrje të Jeruzalemit duke prerë palma dhe duke thirrur: « Hosana, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit».
Shikoj gëzimin në fytyrën tuaj sepse edhe juve mendoj do të donit që të pranonit Krishtin atje. Ata njerëz që e pranonin Krishtin e donin Atë, por ishin edhe të tjerët që e urrenin atë dhe ishin kundër Tij. Kishin cmirë sepse populli e donte Krishtin. Ata ishin skribët, farisenjtë dhe kryepriftërinjtë e Judenjve.
Menjëherë u mlodhën dhe vendimi i tyre ishte vetëm një: Duhet që ta vrisnin. Dhe në këtë plan të tyre gjetën bashkëpuntorë një nxënës të Krishtit, tradhëtuesin Juda. Këtë ngjarje e festojmë ditën e Palmave, do me thënë, një të dielë para Pashkës. Në këtë ditë në kishë prifti shpërndan degë dafine që dhe ne të pranojmë Krishtin.
KONKLUZION:
Duhet qe te pranojme Krishtin me dashuri.
MESIMI I NJEZET E GJASHTE.
DARKA MISTIKË – AGONIA NË GJETSEMANI.
Jemi brenda në javën e madhe. Quhet e madhe jo sepse ka më shumë ditë por sepse në këtrë javë bëhen ngjarjet e mëdha në historinë njerëzore. Janë Kryqëzimi dhe ngjallja e Krishtit. Sot do të flasim për të Enjten e Madhe.
Tregim:
DARKA MISTIKE DHE TRADHËTIA NË SAKRAMENTET E FALENDERIMIT HYJNOR.
Festa e Pashkës fillonte nga mbrëmja e së Premtes. Rëndësia e festës ishte tryeza e Pashkës ku hanin qingjin e pjekur, barin e hidhur, bukën pa maja dhe pinin verën.
Nxënësit e pyetën Jisuin që ishte në Vithania:
-Ku dëshiron që ta pregatisim tryezën e Pashkës?
Krishti dërgoi Pjetrin dhe Joanin në Jeruzalem dhe iu dha udhëzime se si do të festojnë Pashkën. Në mbrëmje shkoi dhe ai me nxënësit e tjerë të tij dhe qëndruan dhe u ulën në darkën mistike. Para darkës kishin zakon atëherë që shërbyesit të lanin këmbët e tyre. Por atje nuk egzistonte shërbyes dhe asnjë nxënës mendonte të bënte këtë punë. Por Zoti mendonte dhe dëshironte që të jepte një shembull të përulësisë.
Pra mori një legen me ujë dhe lidhi në brez një peshqir dhe filloi të lante këmbët e nxënësve dhe filloi ti fshinte. Kur Krishti mbaroi këtë punë iu tha:
Unë iu lava këmbët tuaja që tiu tregojë se edhe juve të shërbeni të tjerëve dhe nëse është nevoja të sakrifikoni edhe jetën tuaj për ata siç po bëj edhe unë për të gjithë.
Pastaj shkoi në vendin e tij dhe me zë të trembëshme iu tha:
-Iu them me të vërtetë se një nga juve do të më tradhëtoj. Të gjithë u tronditën dhe deshën të mësonin se cili ishte tradhëtuesi. Krishti tha tek Joani: « Eshtë ai që do ti japë bukën të lyer në pjatën tonë. Kjo ofertë ishte atëherë nderimi i krytarit të shtëpisë tek të ftuarit më të dashur të tij. Me këtë ofertë Jisui tregonte dashurinë edhe tek nxënësi më i keq i tij. Por Juda e përbuzi këtë dashuri. Nuk pendohet. Eshtë i vendosur që ta tradhëtojë. Iku.
Tryeza e Pashkës tani mori karakterin e festës së adhurimit. Krishti e mori bukën, e bekoi, e ndau copa – copa dhe i dha nxënësve të tij duke thënë:
-Merrni, hani … ky është trupi im…
Pastaj mori kupën e shënjtë me verë e bekoi dhe duke falenderuar Perëndinë i dha nxënësve të tij duke thënë:
-Pini nga kjo të gjithë ky është gjaku im …
Jisui i tha se pak kohë do të jetë bashkë me ata. Atëherë Pjetri ndërhyri dhe i tha Krishtit:
-O Zot ku ti do të shkosh, do të vijë edhe unë bashkë me ty. Dhe nëse do të duhet do të sakrifikojë edhe jetën time…
-Por Krishti i tha:
-O Pjetër të them me të vërtetë se para se të këndojë gjeli do të më mohosh tre herë …
Meqënse dhe nxënësit e tjerë ishin mërzitur u tha se të mos të hidhërohen që do të qëndrjnë vetëm. Ai do të jetë gjithnjë pranë atyre. Do të ju ruajë dhe do tju dërgojë Shpirtin e Shenjtë për tiu ndriçuar dhe për tiu fuqizuar. .
Ashtu Zoti dorëzoi sakramentet e falenderimit hyjnor (Kungimin e shenjtë) në kishën tonë. Akoma iu tha nxënësve të tij të përsëritin vazhdimisht këtë mister të shenjtë për tu bashkuar me atë. Ky kuptim është edhe për ne kur marim pjesë në kungimin e shenjtë.
Darka e Pashkës mbaroi me himnin që këndonin rreth tryezës të gjithë bashkë për herë të fundit me Zotin.
Pastaj ikën në kopshtin e Gjetsemanisë, ku Jisui kishte zakon të lutej.
AGONIA E ZOTIT NË GJETSEMANI DHE KAPJA E TIJ.
Jisui arriti në kopshtin e Gjetsemanisë. La të tjerët afër në hyrjen e kopshtit dhe ai bashkë me Pjetrin, Joanin dhe Jakovin dhe ecën brenda në pemët.
-Shpirti im është i hidhëruar. Rrini këtu dhe mos flini.
Pastaj ai shkoi pak më para. Meqënëse ishte Biri i Perëndisë dinte shumë mirë dërgimin e tij dhe ishte gati për të sakrifikuar. Por si njeri si do të hiqte martirizimin e frikshëm? Prandaj më tepër se çdo herë tjetër tani kishte nevojë të bënte lutje. Pra u gjunjëzua me fytyrën e tij në tokë dhe tha…
-O Ati im, në qoftë se bëhet mos të pi këtë kupë vuajtjesh. Por le të bëhet vetëm dëshira Jote …
Dy herë erdhi tek të tre nxënësit e tij dhe i gjeti në gjumë. Ikte që të vazhdonte lutjen e tij:
-O Ati im dorëzova fjalën Tënde dhe Ungjillin Tënd tek ata që më dhe për nxënësit e mi por që janë edhe Tuajët. Sepse sa janë të gjitha të miat janë edhe të Tuajat. Dhe të gjitha që janë Tuajat janë edhe të miat meqënse ne të Dy jemi të njëqëshëm. Sa kohë isha në botë i ruajta dhe nuk humbi asnjë përveç tradhëtarit Juda. Tani që vij tek Ty, shënjtëroi dhe ndriçoi. Sepse siç Ti më dërgove në botë, ashtu dhe Unë do të dërgojë ata që të vazhdojnë punën Time…
-Lutja e Zotit bëhej aq më e ngrohtë. Nga arsyeja e agonisë së Tij djersët e Tij binin nga fytyra në tokë si pika gjaku…
Atëherë Ati qiellor i dërgoi një ëngjëll për ta fuqizuar. Me shpirtin e qetësuar u kthye tek nxënësit e tij. I gjeti në gjumë dhe i zgjoi:
-Flini dhe pushoni? … Ngrihuni … Ja vjen ai që do të më tradhëtojë …
Nxënësit u zgjuan të trembuar duke vështruar brenda në degët e pemëve dhe panë njerëz që po afroheshin ngadalë me fenerë në duar dhe me armë. Ishin shërbëtorët e këshillit të kryepriftërinjve që shoqëronin ushtarët romak. Para të gjithëve ishte udhëheqës Juda dhe kur u afruan Juda u dha sinjal: E puthi Jisuin dhe i tha: «Gëzohu o Mësues…»
Xhelatët e kapin Jisuin, e lidhin dhe e çuan në këshill.
Nxënësit e tjerë u arratisën andej – këndej duke u trembur. Dhe vetëm Pjetri dhe Joani e vështronin nga larg ku e çonin Krishtin…
PERPUNIM:
-Me cilët hëngri Krishti në darkën e fundit? (Me nxënësit e Tij).
-Pse quhet mistike? (Sepse na dorëzoi misterin e Meshës Hyjnore).
-Ku u lut Krishti në mbrëmjen e fundit të tij? (Në kopshtin e Gjetsemanisë).
-çfarë bënin apostujt që ishin bashkë me atë (Ishin në gjumë).
ZBATIM:
Nga dita e Javës së Madhe fillojnë ngjarjet më të mëdha. I pari është Darka mistike, do me thënë dorëzimi i Misterit të Meshës Hyjnore. Krishti iku nga ne por na la Trupin dhe Gjakun e Tij. Na la veten e Tij dhe na tha se kur duam që ta kujtojmë të bëjmë kujtimin e darkës Hyjnore. Këtë mister e përsërit kisha jonë.
çdo të djelë ose festa të tjera përsëritim darkën mistikë të Tij. Prifti mer bukë edhe verë dhe me hirin e Shpirtit të Shenjtë shëndrrohet në Trupin e Tij dhe vera në Gjakun e tij. Në vazhdim prifti na fton me fjalët e njëjta të tij që të kungohemi: «Merrni hani ky është Trupi im…» dhe «Pini nga ky të gjithë ky është Gjaku im…»
Ashtu edhe ne të krishterët vazhdojmë jo vetëm të kujtojmë Krishtin por të jetojmë me Atë sepse me Trupin e Tij bashkohemi shpirtërisht.
KONKLUZION:
Darka Mistike përsëritet në meshën Hyjnore vazhdimisht.
MESIMI I NJEZET E SHTATE.
KAPJA – GJYKATA E LARTË DHE MOHIMI I PJETRIT.
Ndodhemi në mesin e natës së Enjtes së Madhe. Krishti jonë kalon ditën e fundit të jetës tokësore të Tij.
E kalon me lutje dhe agoni në kopshtin e Gjetsemanisë. Por armiqtë e Tij punonin dhe plani ishte në zbatim. Në këtë punë ata kishin bashkëpunëtor dhe udhëheqës tradhëtuesin Juda. Le të dëgjojmë hap pas hapi momentet e frikëshme.
Tregim:
GJYKIMI I ZOTIT
Grupi me Jisuin e lidhur arritën në Jeruzalem. Kaloi i fshehur rruga e shkretëtirës dhe qëndroi në tempullin ku ishin kryepriftërinjt.
Në fillim e sollën Zotin te kryeprifti Ana. Ai ishte kryeprift në vitin e kaluar dhe ishte vjerri i kryepriftit Kajafa të tashmit. Ai tani ishte kryetari i grupit për të vrarë Jisuin.
Ana bëri gjykimin shpejt e shpejt duke bërë të ditur çfarë dhe ku predikoi Krishti. Zoti iu përgjigj:
-Unë nuk predikova fshehur asnjëherë. Fola në Tempullin dhe në sinagogën ku ishin shumë Judenj. Pyesni ata të dëgjosh për mua…
Ana meqënëse nuk ishte në këtë kohë kryeprift e dërgoi te Kajafa. Gjykimi i Jisuit ishte vendosur vërtetë. Por duhej zbatuar ligji i Moisiut që thoshte mos bëj gjykim natën dhe se për çdo gjykim duhet të ndodhen dy dëshmitarë më të njëjtën akuzë.
Pra Kajafa ftoi këshillin e madh dhe njëkohësisht kërkoi dy dëshmitarë të rremë.
Herët në mëngjëz të njerëzit e këshilli kishin zënë vëndin e tyre, duke patur në mes Kajafën. Pyetën dëshmitarët e rremë dhe i thanë çfarë duhej të thonin. Pyetën dhe Krishtin dhe s’morën asnjë përgjigje.
Në fund Kajafa i tha Krishtit:
Të përbetoj në emrin e Perëndisë të na thuash nëse ti je Biri i Perëndisë.
Dhe Zoti Perëndi – Njeri mendoi se kishte ardhur ora për të zbuluar qartë Fjalën e vërtetë se është Perëndi, i tha:
-Ti the të vërttetën se Unë Jam Biri i Perëndisë.
-Atëherë Kajafa shqeu sipas zakoneve të judenjve rrobat e tij për të treguar gjoja zëmërim të shenjtë dhe i tha:
-E dëgjuat çfarë tha? Blasfemoi Perëndinë sepse thotë për veten e tij që është Biri i Perëndisë. Pse ne përdorim akoma dëshmitarët meqënse ai pohoi?
-Çfarë dënimi mendoni se është i vlefshëm?
-Eshtë fajtor për vdekje! U përgjigjën ata.
Gjykimi më i madh i padrejtë i të gjithë shekujve mbaroi në mëngjezin e të premtes së zezë. Jisui u gjykua dhe u dënua. Si i dënuar u dorëzua tek ata të padrejtët për të vuajtur të gjitha pësimet para pësimit të madh dhe të frikshëm të tij.
E ofenduan dhe pështyn në fytyrë. E rrahën dhe i thonin:
-Profetizo kush të qëlloi?
-Dhe Zoti duronte të gjitha këto pa urrejtje dhe me durim. Në fund e mbyllën në burg deri në ardhjen e ditës tjetër.
MOHIMI I PJETRIT, PENDIMI I TIJ DHE FUNDI I JUDËS.
Joani dhe Pjetri që ndoqën nga larg Jisuin arritën dhe ata në banesën e kryepriftit. Joani ishte i njohur te Kajafa dhe prandaj asnjë nuk e pengoi të futet në oborrin e banesës së tij. Por Pjetri ishte i panjohur dhe me ndërmjetësin e Joanit mundi të kalonte brenda. Një vajzë rojë e pa dhe e pyeti:
-Mos je edhe ti nxënësi i tij?
-Pjetri mohoi kategorikisht: « Jo, jo nuk jam !» Dhe qëndroi në oborrin bashkë me shërbyesit e tjerë që kishin ndezur zjarr për tu ngrohur.
-Në këtë moment që shkoi Jisui nga Ana tek Kajafa, shërbyesi tjetër i bëri të njëjtën pyetje. Pjetri përsëri mohoi dhe u largua nga ata i trembur.
Pas gjykimit të Jisuit Pjetri shikonte të gjitha torturat e Jisuit nga rojat romake. Atëherë dikush e pyeti prap mos është ai dishepull i Jisuit. Por Pjetri përsëri mohoi Jisuin për herë të tretë.
-Në këtë orë u dëgjua zëri i gjelit. Mëndja e Pjetrit u pastrua. U kujtua që i kishte thënë Krishti një ditë më parë, kur Pjetri e siguronte se do ta pasonte deri në vdekje; «para se të këndoi gjeli, hërët në mëngjes, do të më mohosh tre herë». Ndjeu hidhërim dhe tronditje të pa treguar. Shkoi në një vënd të fshehur dhe qau me lotë të hidhur të pendimit të vërtetë.
Juda nuk priti që mbledhja të vendoste dënimin e Jisuit me vdekje. Kur e mësoi, vrapoi tek kryepriftërinjtë, u hodhi tridhjetë monedhat e argjenda dhe iu tha:
-Fajtova, sepse ju dorëzova një të pafajshëm!
-I thanë: çfarë na duhet neve. Ti ke për tu gjykuar….
-Të gjithë duan pabesinë por e përbuzin tradhëtarin. Juda duke rënë në greminën e mëkatit, nuk mendonte fare që të kërkonte falje nga Perëndia. Siç ishte i dëshpëruar shkoi dhe u var.
Kryepriftërinjtë me tridhjetë argjendët e Judës blenë një vënd për të varrosur të huajt.
ZOTI PËRPARA PILATIT
Për të zbatuar dënimin e Jisuit duhej që të aprovohej nga gurvenatori romak Ponc Pilati. Prandaj kryepriftërinjtë e sollën përpara Gjykatës së lartë.
Pilati kur dëgjoi se çfarë donin ju tha që ta gjykonin vetë sipas ligjit të tyre.
-Neve nuk kemi të drejtë që ta vrasim siç e meriton! I thanë. Është një pseudo profet dhe mashtrues i popullit nxit popullin të luftojë kundër romakëve. Më tepër ky thotë se është një mbret…
Pilati pyeti Jisuin në qoftëse ai është me të vërtetë mbret i Judenjve. Jisui ishpjegoi:
-Mbretëria ime nuk ka asnjë lidhje me mbretërinë tokësore. Në qoftë se do të ishte e njëjta do të vija shërbëtorët e mi që të luftonin, që të mos dorëzohesha te Judenjtë.
Pilati i tha priftërinjve se nuk gjeti asnjë shkak për të gjykuar dhe dënuar Krishtin. Ata i thanë atëherë se Krishti e ngriti popullin për luftë kundër ushtarëve romakë nga Galilea deri këtu. Pilati duke dëgjuar se Jisui është Galileas gjeti arsye dhe e dërgoi tek kryetari Galileas Herod Antipa i cili ishte në Jeruzalem për të fesuar Pashkën.
Herodi e pyeti Krishtin në qoftë së janë të vërteta akuzat që i bëjnë por nuk nuk mori asnjë përgjigje. Dhe ai filloi të përqesh dhe i veshi një rrobë të kuqe e dërgoi përsëri tek Pilati.
Në këtë kohë salla e gjykatës ishte plot me njerëz. Pilati sipas zakonit që kishte për të liruar një të burgosur për festën e Pashkës besoi se gjeti mënyrë për të shpëtuar Krishtin sepse ishte i sigurt për pafajsin e tij. Pra e paraqiti para popullit Jisuin e urtë dhe i qetë dhe kusarin Baraba i cili kishte terrorizuar vendin me plaçkitje dhe vrasjet e tij. Pastaj e pyeti popullin që të zgjedhur Jisuin ose Baraban që të largoheshin. Por priftërinjt dhe kryetarët e judenjve kishin egërsuar popullin dhe të gjithë me një gojë i përgjigjën Pilatit: «Baraban!»
-Dhe Jisuit çfarë do ti bëjmë? I pyeti përsëri Pilati.
-Kryqëzoje, kryqëzoje atë! Ishte përgjigja e popullit.
Çifutët, sipas zakonit të tyre, kusarët e tyre i vritnin me gurë ose i mbysnin në ujë. Por urrejtja e tyre kundër Jisuit ishte e tillë që kërkuan për atë dënimin më të përbuzur, domethënë kryqëzimin.
Pilati deshte të bënte një përpjekje të fundit për të shpëtuar Jisuin. Vuri ushtarët e tij ta fshikullonin, që ti veshë një mantel të kuq si rrobë mbreti dhe i vunë mbi kokë një kurorë me gjemba si stemë. Përfundimisht i dhanë një kallam për ta mbajtur si skeptër. Ashtu në këtë gjëndje e dërgoi para Judenjve dhe tha:
-Ja njeriu…
-Kur vështruan fytyrën e ëmbël të Jisuit urrejtja dhe fanatizmi i tyre arriti në kulmin. U dëgjua nga njëmijë gojë britma të forta:
-Kryqëzoje!…Kryqëzoje!…Sipas ligjit tonë duhet të vdesë sepse ai thotë se ai është Biri i Perëndisë. Në qoftë se do ta lirosh Jisuin nuk do të jesh mik i çezarit, kështu ai beson për veten e tij që është mbret. Neve nuk kemi mbret tjetër përveç çezarit…
-Pilati u tremb tani për fronin e tij. Akoma kishte besuar që ishte e padrejtë të torturonte Jisuin. Atëherë kërkoi një legen me ujë, lau duart e tij dhe tha:
-Unë jam i pafajshëm nga gjaku i këtij njeriu të drejtë. Juve jeni përgjegjës …
Populli thërriste:
-Gjaku i tij le të bjerë mbi ne dhe mbi fëmijët tanë! Atëherë Pilati liroi Baraban dhe dorëzoi Krishtin që ta kryqëzonin! Ora ishte nëntë e mëngjezit e së Premtes së madhe…
PERPUNIM:
-Cili tradhëtoi Krishtin? (Juda)
-Në çfarë vendi? ( Në kopshtin e Gjetsemanisë)
-Te të cilët u çua Krishti? ( Tek gjykatës Kajafa, Ana dhe Pilati )
-çfarë vendimi mori Pilati? ( Ishte me dyshime. Lau duart e tij por përfundimisht dorëzoi Krishtin për ta kryqëzuar).
-Sa herë e mohoi Pjetri Krishtin? ( Tre herë)
-çfarë u bë pas mohimit të tretë të tij? ( U pendua dhe qau me hidhërim).
ZBATIM:
Ndarjet veçanërisht këtë ditë të kapjes dhe gjykimit të Krishtit. Por një u ngrit dhe një humbi. Ishin Pjetri dhe Juda. I pari mohoi Krishtin por me pendimin u shpëtua, por i dyti e dorëzoi Krishtin dhe pa u penduar humbi.
Kjo që u bë tek Juda dhe tek Pjetri ka mundësi të ndodhë edhe në jetën tonë. Por është e nevojshme që të largohemi nga fundi i Judës dhe le të imitojmë shpëtimin e Pjetrit. Për ne të gjithë egziston shpëtimi. Egzistonte edhe për Judën por nuk u pendua në të vërtetë. Nuk donte të pohonte gabimin e tij.
Shikoni Pjetrin. Mëkatoi por nuk ndenji gjithnjë në mëkatin e tij. Ai e mohoi por ndjeu në zemër gabimin e tij dhe qau shumë. Ai që premtonte të kishte gjithnjë besim te Krishti e mohoi përpara një vajze e cila ishte shërbëtore.
KONKLUZIONI: Mëkatove? Ngrihu. Imito pendimin e Pjetrit
MËSIMI NJËZETË E TETË
KRYQËZIMI-VARRIMI
Shumë herë një fëmijë e pyet maman e tij: «Sa më do mama? Ajo hap duart e saj dhe thotë: Aaaaaq… të njëjtën bënë dhe fëmijët kur e pyetën dhe nënën e tij. Hap duart e tij që të tregojë dashurinë e tij për nënën e tij. Pyesim edhe ne Perëndinë: O Zot sa na do. Dhe Perëndia hap duart e Tij dhe thotë ja sa të dua u kryqëzova për ty. Pra le të dëgjojmë tani veprën më të madhe të Krishtit për gjithë botën.
Tregim:
KRYQËZIMI I ZOTIT.
Jeruzalemi ishte qyteti i shenjtë dhe nuk lejohet të bëhet në atë zbatimi i vdekjes. Kryqëzimi i Zotit do të bëhej jashtë nga muret e qytetit mbi një kodër. Kjo kodër kishte formën e një kafke dhe prandaj e quajtën vendin e kafkës ose në gjuhën e hebrenjve Golgota.
Sipas ligjit të Moisiut duhej përsëri ai që ishte dënuar me vdekje duhej të mbante kryqin e tij deri në vendin e ekzekutimit. Dhe Krishti meqënëse ishte rraskapitur nga torturat, por e ngarkoi kryqin e tij dhe e çoi në Golgota. E pasonin edhe dy kusarët të frikshëm duke i ngarkuar edhe ata kryqin e tyre. Mbi çdo kryq ishte një tabelë ku ishin shkruar krimet e tij. Tabela e Krishtit ishte shkruar në tre gjuhë: (Greqisht, Aramaisht dhe Latinisht) këto fjalë: «Jisui Nazaretas mbreti i Judenjve».
Kryqi i Zotit ishte shumë i rëndë dhe rruga ishte e përpjetë. Por ky kryq ngrinte mbi vete të gjithë mëkatet e botës. Me të tillë ngarkesë të rëndë Jisui përkulej dhe rrëzohesh poshtë. Ushtarët romakë atëherë gjetën një kalimtar bujk që ishte kthyer nga fusha me emrin Simon për të lehtësuar vuajtjen trupore të Zotit.
Ashtu grupi i frikshëm ecte në kodrën Golgota. Kishin vajtur prapa shumë njerëz nga kureshtja. Shumë gra nga Jeruzalemi qanin dhe vajtonin me hidhërim dhe rrihnin kraharorin nga arsye e trishtimit të tyre.
Kur arritën në Golgota ushtarët zhveshën Jisuin dhe e shtrinë trupin e tij të kulluar mbi kryqin. Gozhduan duart dhe këmbët me gozhdë të hekurt dhe pastaj e ngritën. Pranë tij u gozhduan dhe kusarët një majtas dhe një djathtas së tij.
Dhimbjet ishin të padurueshme. Zoti i duronte dhimbjet dhe buzët e shenjta të tij pëshpëritën te Ati i tij qiellor një lutje për të falur kryqëzuesit e tij: « O Atë, fali ata sepse nuk dinë çfarë bëjnë…»
Kryetarët e Judenjve shikojnë mbi kryqin viktimën e tyre dhe përqeshnin: « Në qoftë se ti je mbreti i Judenjve shpëto veten tënde …». Dhe priftërinjtë thonin me buzëqeshje satanike: « Të tjerët i shpëtoi, por veten e tij nuk mund ta shpëtojë».
Një kusar e blasfemonte: « Në qoftë se ti je Krishti shpëto veten tënde dhe shpëtona edhe ne». Kusari tjetër i thotë: « Nuk ke frikë nga Perëndia? Neve me të drejtë dënohemi por ai nuk bëri asgjë dhe pëson pa të drejtë». Pastaj ktheu sytë e tij tek Zoti dhe iu lut: O Zot më kujto kur të vish në mbretërinë tënde». Dhe Zoti e siguroi duke thënë:
-Me të vërtetë po të them, sot do të jesh bashkë me mua në parajsë.
Në anë të kryqit kishte qëndruar e Tërëshenjta Hyjlindëse bashkë me gra të tjera duke vështruar vuajtjet e Birit të saj. Hidhërimi shtrëngoi shpirtin e saj. Jisui e pa dhe u trondit. Me sytë e Tij i tregoi Joanin dhe i tha: «O nënë ja biri yt». Pastaj i tha Joanit: « O Joan, ja nëna jote». Dhe nga ky moment Joani e mori në shtëpinë e tij dhe e ndihmonte si nënën e tij. Ishte mesdita e së Premtes së madhe (të zezë) kur u kryqëzua Krishti. Nga kjo orë një errësirë mbuloi tokën dhe kishte mbajtur gjithë kohën e martirizimit të tij.
Në një moment buzët e Zotit nxjerrin një ankim:
-«Ili, Ili lama sabakthani: do me thënë: Perëndia im, Perëndia im pse më braktise? …»
-Pas pak kohë pëshpëriti: « Kam etje». Një ushtar mori një sfungjer e zhyti në uthull dhe vrerë, pastaj e vendosi në kallam dhe afroi në buzët e tij. Kjo ishte si një ilaç për anestezi që të mos kuptojë shumë dhimbjet. Por Krishti nuk piu meqënëse kishte vendosur të durojë martirizimin e tij deri në fund. Vetëm kur anoj kokën e tij tha: «Mbaroi!» Do me thënë: Mbaruan të gjitha ato që kisha për të bërë për shpëtimin e njerëzve. Pastaj thirri: « O Ati im në duart e tua po dorëzojë shpirtin tim», dhe vdiq…
Në këtë moment toka u drodh nga një tërmet i frikshëm. Perdja e tempullit u nda në mes. Shkëmbinjtë u rrokullisën. Varret e të vdekurve u hapën dhe shumë trupa njerëzish të vdekur u ngjallën.
Centurioni i cili ishte kryetari i një grupi ushtarësh rokmakë u tronditë dhe tha: « Me të vërtetë ky njeri ishte Biri i Perëndisë».
Judenjtë që ishin akoma aty goditën gjoksin e tyre për këtë mëkat që bënë dhe u kthyen shpejt e shpejt në Jeruzalem.
Tropar i shërbesës të pësimeve të shenjtë të Enjten e madhe.
Sot varret mbi drurin, ay që varri dhenë mdi ujërat (3 herë).
Shuplaka duroj ay, që e %liroj Adamin në Jordan.
Me perona u-mbërthye Dhëntërri i Kishës.
Me shtijëzën u-%pua i Biri i Virgjëreshës.
Adhurojmë Pësimet e tua, o Krisht. (3 herë).
Rrëfena dhe Ngjalljeën tënde të lavdëruar.
VARRIMI I ZOTIT.
Dita tjetër ishte e shtunë dhe Pashka, do me thënë ishin dy festa të Judenjve. Pra nuk duhej të qëndronin trupat e të kryqëzuarve mbi kryqet e tyre. Prandaj Judenjtë iu lutën Pilatit që të porositë vdekjen e tyre dhe varrimin e tyre. Pilati u dha urdhër ushtarëve që të thyenin këmbët e kusarëve që të vdisnin shpejt. Por Krishti kishte vdekur më përpara. Por një ushtar donte të sigurohej. E shpoi atëherë me heshtën e tij në brinj dhe rrodhi gjakë dhe ujë nga plagë e tij. Kjo ishte argument se Krishti kishte vdekur.
Por trupat ata që i kryqëzuan i vunë në varre të ndryshme ose i hodhën në greminë me emrin Enomi që ishte në perëndimin e Jeruzalemit që ti hanin zogjtë e egër. Por për Krishtin u gjet një njeri që ta varrosi. Ishte Josifi nga Arimathea që ishte anëtar i këshillit dhe dishepull i fshehur i Krishtit.
Josifi shkoi tek ai dhe i kërkoi trupin e Jisuit. Ai ia dha. Pastaj shkoi dhe bleu çarçafë të pastër dhe vajti në Golgota. Atje ishte dhe Nikodhimi, një tjetër zyrtar jude i cili kishte sjellë aromat.
Të dy bashkë atëherë e çgozhduan dhe e zbritën nga kryqi trupin e kulluar të Krishtit. E lyen me aromë dhe e mbështollën me çarçafë dhe e vunë në varrin e Josifit që ishte gdhendur në një shkëmbë brenda në kopshtin e tij. Në hyrjen e varrit rrokullisën një gurë të madh dhe u larguan.
Priftërinjtë meqënëse kishin gjithnjë dyshime, kërkuan nga Pilati që të vuloste varrin dhe të vendoste një gardë jashtë. Kishin frikë se mos nxënësit e Krishtit vjedhin trupin e Mësuesit të tyre dhe do të hapin lajmin se ai u ngjall.
Nuk u qetësuan vetëm kur u bënë të gjithë me mbikqyrjen e papushuar të tyre.
STANZA E VAJTIMIT.
STANZA E PARË. Ting. Tert. i parë
Ti, o Krisht, o jetë, ti u vure nëvarr, dhe ushtërit’ e Ëngjëjve çuditeshin dyke lavdëruar dënjimin tënt.
Si po vdes, o jetë, dhe rri brënda në varr; dhe mbretërin’ e vdekjes e rrëmon, dhe të vdekurrit e Ferrit i ngjall?
STANZA E DYTË. Ting. Terth. I parë
Të ka hije të të madhështojmë ty, o jetëdhënës, qëi ndeve duartë më kryq, dhe dermove pushtetin armiqësor.
Të ka hie të të madhështojmë, Krijetar i botës, se kemi fituar me pësimin tënd mospësimin dhe shpëtuam prej prishes.
STANZA E TRETË. Ting. I tretë.
Gjithë gjeneratat i blatojnë këngë varrimit tënt, o Krishti im.
Prej drurit si të zbriti, Arimatheani nëvarr po tëvajtonte.
PËRPUNIM:
-Si quhet kodra ku u kryqëzua Krishtin tonë? ( Golgota)
-Cilët pasuan Krishtin në kryq? (Nëna, Joani dhe gratë)
-Sa kusarë u kryqëzuan bashhkë me Krishtin? (2)
-Kujtoni çfarë u bë me një kusarë? ( U lut Krishtit që ta kujtojë në mbretërinë e Tij)
-çfarë u bë me Centurionin në Golgotha? (Pohoi Krishtin si Perëndi).
-çfarë ngjarje paradoksale u bë në orën e kryqëzimit? (U bë errësirë, u bë tërmet, u nda perdja e Tempullit dhe të vdekurit u ngjallën).
-Një ushtar nuk i theu këmbët e Krishtit por çfarë u bë? (Me një heshtë plagosi brinjën e Krishtit dhe doli gjak dhe ujë)
-Cilët e zbresin Krishtin nga kryqi ? (Nikodhimi, Josifi dhe gratë)
ZBATIM:
Kryqëzimi i Krishtit o djem është një gjë aq e rëndësishme në historinë njerëzore dhe vdes nga dashuria e njeriut. Njeriu e kryqëzoi Perëndinë nga shkaku i jetës së keqe. Kjo është shpëtimi i njeriut sepse Krishti i mori mbi shpatullat e Tij mëkatet tona të gjithë.
Neve të gjithë duhet të kryqëzohemi për mëkatet tona. Duart tona që mëkatojnë duhet që të kryqëzonim. Këmbët të cilët shkojnë në vende mëkatare duhej të shpoheshin. Gojët tona që blasfemojnë dhe kritikon dhe thotë gënjeshtra duhej të provonin uthull dhe helm. Kokat tona mijra mendime të këqia duhej të shpoheshin me kurorën me gjemba. Brinja jonë ku ndodhet zemra jonë prej guri duhej që të shpoheshin me shigjetë, por këto i pësoi Krishti i pamëkatshëm për ne.
Ishte e Premte e Madhe. Krishti në orën nëntë u çu në Golgotha. Në orën 12 kryqëzohet. Nga ora 12 deri në 3 bëhet errësirë. Në orën 3 Krishti dorëzon Shpirtin e Tij. Bëhet tërmet. Krishti vdes por njeriu shpëtohet. Kjo ditë është ditë e kreshmës. Shkojmë në kishë ku bëhet paraqitja e kryqëzimit. Nga atëherë kryqi është shenjë e të krishterë. Nga atëherë çdo të premte kreshmojmë që të kryqëzohemi bashkë me Krishtin. Eshtë e njohur se agjërojmë sepse të Mërkurën e Madhe Juda dorëzoi Krishtin.
KONKLUZIONI:
Krishti u kryqëzua për mua.
MËSIMI NJËZET E NËNTË.
NGJALLJA DHE SHFAQJA.
Humbet, o djem, dielli kur perëndon? Jo. Humbet fara kur vendoset në tokë? Jo. Ashtu nuk ka mundësi të mbyllet në një varr Jeta, Jisu Krishti. Ai është Dielli që nuk perëndon kurrë. Ashtu menduan armiqtë e Tij se me kryqëzimin e Tij do të ikë nga bota. Të njëjtën gjë mendonte edhe Satanai por ai nuk dinte se Ai nuk ishte vetëm një njeri i thjeshtë por ishte edhe Perëndi. Bota duhej të shpëtoj. Krishti nuk qëndroi në varrim. Krishti u ngjall. Le të shikojmë këtë ngjallje.
Tregim:.
NGJALLJA E ZOTIT.
Varrimin e Zotit e vështronin nga larg Maria Magdalena, Maria e Kleopas dhe Saloma. Kur mësuan ku ishte varri i Zotit shkuan në pazar dhe blenë aromat. Por prisnin që të kaloj dita e shtunë, sepse nuk lejohej asnjë punë, dhe të djelën herët në mëngjes vrapuan në varrin e Zotit për të aromatisur trupin e tij.
Kur afrohen, thonin ndërmjet tyre: «Kush do të na rrokullisë gurin e rëndë nga dera e varrit? ». Por kur arritën në varrin, panë se guri ishte rrokullisur nga vendi i tij. Habia e tyre po bëhej një frikë e madhe kur u futën brenda në varr. Kërkuan të gjenjë trupin e kulluar të Zotit por panë një engjëll që të qëndrojë në të djathtën e varrit. Fytyra e tij shkëlqente si diell dhe rrobat e tij ishin të bardha si bora.
Engjëlli që ishte i veshur me të bardha i qetësoi duke thënë:
-Përse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve? Nuk është këtu por u ngjall. Ja vendi që e kishin vendosur. Shkoni dhe u thoni nxënësve të tij se do tiu presë në Galilea.
Çfarë kishte bërë?
Në mes të natës së shtunë dhe herët në mëngjezin e së Djelës Zoti u ngjall me gjithë trupin e tij. Pastaj zbriti një ëngjëll nga qielli dhe rrokullisi gurin nga hyrja e varrit. Bëri kështu që gratë miraprurëse të shikonin varrin që ishte bosh.
Me tërmetin dhe ngjalljen e Krishtit ushtarët ranë me frikë me fytyrë përtokë. Kur u përmendën ushtarët vrapuan tek priftërinjtë i treguan këto ngjarje. Ata as dhe atëherë nuk besuan. Vetëm u dhanë para që të mos tregonin që Krishti u ngjall. Të thonë vetëm se shkuan nxënësit e tij dhe vodhën trupin e tij. Në këtë kohë ata pa dëshirën e tyre ishin në gjumë. Madje vendosën të ndërmjetësojnë ata te Pilati që të mos i dënojë meqënëse flinin.
Ndërkohë gratë miraprurëse vrapuan që të lajmërojnë nxënësit e Zotit me gëzim. Por ndërsa ecnin panë para tyre Krishtin që ishte ngjallur…
U afruan me gëzim dhe frikë.
U gjunjëzuan dhe u falën. Ai iu dha kurajo duke thënë:
- Mos kini frikë! Shkoni të thoni nxënësve të mi të shkojnë në Galileja. Atje do të takojmë!
Me të vërtetë të dymbëdhjetë nxënësit shkuan në Galilea. E gjetën, iu falën dhe e dëgjuan tiu thotë:
-«Shkoni dhe bëni nxënës të mi të gjithë kombet në emrin e Atit të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë».
HIMNI KISHTAR I PASHKËS.
Krishti u ngjall së vdekurësh me vdekje, vdekjen shkeli edhe të varrosurve jetën u fali.
JESUI HA BASHKË ME NXËNËSIT.
Kur ata biseduan vjen Krishti ndërmjet tyre dhe i tha paqe me ju. Ata u befasuan dhe u frikësuan sepse mendonin se pa frymë por Ai u tha pse jeni të trembur dhe pse jeni në dyshim vështroni duart dhe këmbët e mia. Unë jam vetë më prekni me duart tuaja dhe shikoni se nuk jam frymë sepse fryma nuk ka trup dhe kocka, siç shikoni Unë Jam. Dhe kur thoshte këto të gjitha i tregoi duart dhe këmbët e tij. Por meqënëse ata nga arsyeja e gëzimit të tyre nuk mundnin që të besonin Jisui i tha: «keni diçka për të ngrënë këtu? » Ata i dhanë pak peshk të skuqur dhe pak mjaltë. Ai i mori i hëngri para të gjithëve dhe u tha: Këto të gjitha që shikoni janë përmbushja e fjalëve që iu thashë kur unë isha bashkë me juve dhe ju mësova. Atëherë u ndriçua mendja e tyre dhe kuptuan këto që thoshte Shkrimi i Shenjtë dhe iu tha: « Ashtu ishte shkruar dhe ashtu duhej që të pësonte Krishti dhe ditën e tretë u ngjall nga të vdekurit. Këto të gjitha duhej që ti dëgjonin njerëzit për të shpëtuar dhe që të faleshin. Dhe juve duhet të gjeni predikues dhe të predikoni në gjithë botën.
THOMAI NUK BESON.
Por Thomai një nga dymbëdhjet kur erdhi Krishti nuk ishte atje. Të tjerët nxënës i thonin: pamë Zotin por ai i tha: «në qoftë se nuk do të shikojë plagët nga gozhdët në duart e Tij dhe nëse nuk ve gishtat e mi mbi shenjat e duarve të Tij dhe nëse nuk ve dorën në plagën e brinjës së Tij nuk do të besoj». Pas tetë ditësh kur ishin bashkë ishte edhe Thomai. Erdhi Krishti me dyer të mbyllyra dhe qëndroi në mes të tyre dhe i tha: Paqe me juve. Pastaj i tha Thomait; « Eja Thoma dhe verë gishtin tënd këtu dhe vështro duart e mia. Sjell dorën tënde dhe vere në plagën e brinjës time dhe mos je i pabes por je besimtar». Atëherë u përgjigj Thomai: O Zot besoj dhe pohoi Ti je Zoti im dhe Perëndia im. Thot tek ai Jisui: kur më pe besove por të lumur janë ata që më besojnë pa më parë.
PËRPUNIMI:
-Sa ditë qëndroi Krishti në varrë? (3 ditë).
-Cilat e panë varrin bosh? (Mirëprurëset, gratë).
-Cilët e panë më parë Zotin që u ngjall? ( Mirëprurëset).
-Sa ishin kur u shfaq Krishti? (10 nxënës)
-Për cilin u shfaq Krishti pas tetë ditësh? ( Për Thomanë)
ZBATIM:
Krishti u ngjall dhe dëshmon që varri është bosh. Dëshmojën myrëprurëset. Dëshmoj Maria Magdalena. Dëshmoi Pjetri me Joanin. Dëshmojnë dhjetë nxënësit. dëshmoi Thomai.
Krishti vdiq që të vdesë vdekja. U ngjall për të ngjallur njeriun nga vdekja. Me vdekjen e Tij fitoi mbi vdekjen. Këtë ngjarje në ditën e Pashkës që është festa më e madhe e krishtërimit. Me ngjalljen e Krishtit edhe njeriu u ngjall. Jeton me shpresën. Nuk mbyllet brenda në kufijt e kësaj bote dhe të viteve të pakta. Shkon edhe në jetën e përjetëshme. Krishti na jep jetë të përjetëshme.
Kjo ngjajrje e Krishtit nuk e festojmë një herë çdo vit, por çdo të djelë. E djela është dita e Krishtit dita e Ngjalljes së Tij kush përbuz të djelën përbuz Krishtin dhe ngjalljen e Tij. Dhe prandaj ka qëllim të madh. Të pres ngjalljen shpirtit të tij në trupin e tij.
KONKLUZIONI:
Ngjallja e Krishtit është ngjallja e njeriut.
MËSIMI I TRIDHJETE.
SHFAQJA E ZOTIT QË U NGJALL, NË EMAUS DHE NË LIQENIN TIBERIADHA.
Në mësimin e javës së kaluar thamë se bashkë me ngjalljen e Krishtit thamë edhe për shfaqjet e Tij. Në kohën e dyzet ditëve Krishti u shfaq te nxënësit e Tij. Sot do të vazhdojmë me çfaqjet e tjera të Tij që të besojmë pa dyshim në ngjalljen e Tij.
Tregim:.
JISUI I SHFAQET TEK NXENESIT.
Në këtë ditë që u ngjall pasdite, dy nxënësit shkonin në një fshat Emaus. Ndërsa ecnin bisedonin për këtë ngjarje të madhe. Befasisht u afrua Jisui dhe eci bashkë me ata. Por sytë e atyre ishin të mbyllura dhe nuk e njihnin kush ishte. Krishti i tha: çfarë bisedoni juve që jeni të mërzitur. U përgjigj Kleopa dhe u tha: Ti ishe në Jeruzalem dhe nuk dëgjove këto ngjarje që u bënë atje. Atëherë u tha Jisui cilat u bënë. Ata u përgjigjën nuk dëgjove këto që u bënë për Jisuin Nazaretin që ishte profet i madh me vepra dhe me fjalë duke u njohur nga Perëndia dhe nga njerëzit. Nuk dëgjove se priftërinjt dhe kryetarët e qytetit e gjykuan me vdekje. Ne shpresonim se Ai do të shpëtonte Izraelin. Por megjithatë sot është dita e tretë nga kryqëzimi i Tij dhe asgjë nuk u bë. Disa gra nga grupi që i besuan Atij na dhanë një shpresë. Ato shkuan në varrin herët në mëngjes dhe nuk e gjetën trupin e tij, erdhën pra dhe na thanë se panë ëngjëj mbi varrin dhe se Jisui jeton. Atëherë Jisui i tha: O sa të pamend dhe pa kuptim është zemra juaj dhe nuk besuat fjalët që kishin thënë profetët për Krishtin! Nuk ishte shkruar se Krishti duhej që të pësonte këto të gjitha për tu lavdëruar Ai? Dhe filloi të shpjegojë nga ligji i Moisiut dhe profecit që ishin shkruar për Atë. U afruan në fshat dhe nxënësit i thanë qëndro bashkë me ne sepse erdhi mbrëmja dhe dielli perëndoi. Krishti shkoi bashkë me ata në atë shtëpi ku ata shkuan dhe kur ata u ulën Krishti mori bukën dhe e shpërndau tek ata. Atëherë u hapën sytë e tyre dhe e njohën menjëherë dhe Ai u zhduk menjeherë. Nuk ishte e ngrohtë zemra jonë kur Ai na shpjegonte Shkrimin e Shenjtë dhe në këtë moment u kthyen në Jeruzalem dhe u mblodhën të njëmbëdhjetë nxënësit dhe thonin se Krishti u ngjall dhe u shfaq tek Simoni dhe atëherë ata iu treguan të gjithë këtë ngjarje të Krishtit në Emaus.
NË DETIN E TIBERIADHËS
Pastaj Jisui u shfaq te nxënësit e Tij në detin e Tiberiadhës. Pjetri, Thomai dhe Natanaeli dy bijtë e Zebedeut dhe nxënësit e tjerë ishin bashkë. Thotë tek ata Pjetri po shkoj që të peshkoj». Thanë edhe të tjerët po vijmë edhe ne me ty. U futën në varkë dhe filluan të peshkojnë. Kur erdhi mëngjesi Jisui erdhi afër bregut të detit, ata nuk e njohën. Atëherë thotë Jisui tek ata, o djem, keni diçka për të ngrënë? Ata i thanë jo. Atëherë i tha Krishti: Hidhini rrjetat djathtas barkës dhe do të gjeni. I hodhën rrjetat atje dhe nuk mundën të tërhiqnin rrjetat për arsye të peshkut të shumtë. Atëherë Joani i tha Pjetrit, është Zoti. Dhe Pjetri kur dëgjoi se është Zoti u vesh shpejt dhe u fut në det që të shkojë afër Jisuit. Por nxënësit e tjerë erdhën me varkë, nuk ishin larg nga toka. Tërhoqën rrjetat që ishin mbushur me peshk. Kur arritën në tokë panë zjarrë dhe një peshk mbi atë dhe pranë bukë. Jisui i tha: sillni këtu nga peshqit që kapët tani. Atëherë Pjetri u ngjit në varkë dhe tërhoqi rrjetën e mbushur me peshk të mëdhenj. Dhe ndërsa ishin të shumtë rrjeta nuk u prish. Jisui atëherë u tha: Ejani tani të hani mëngjesin. Pastaj i tha Pjetrit: Simon biri i Jonait a më do? Po o Zot Ti e di se të dua.
Ruaji delet e mia i tha Jisui.
Ashtu e pyeti edhe dy herë të tjera meqënëse donte që të plotësonte misionin e Tij. Në fund i tha: Ruaji besimtarët e mi deri sa unë të kthehem prapë.
Asnjë nga nxënësit nuk e pyetën Krishtin se kush është sepse e dinin se ishte Ai. Atëherë Jisui mori në duartë e Tij bukë dhe peshk dhe i ndau në të gjithë. Kjo ishte herë e tretë që Jisui u shfaq tek nxënësit.
-Ku e takoi Pjetrin Krishti? ( Në liqenin e Galileas)
-Pse e pyeti Krishti tre herë? (Për të plotësuar tre mohimet e tij)
-Si u përgjigj Pjetri? ( O Zot të dua)
PERPUNIM:
-Cilët nga nxënësit e takuan Zotin në Emaus? (Po Lukai dhe Kleopa)
-Kur e njohën se Ai ishte mësuesi i tyre? ( Kur Ai ndau bukën atyre)
-Në çfarë deti u bë takimi? (Në detin e Tiberiadës)
-Si kuptuan se Ai është Krishti? ( Me mrekulinë e peshkimit).
ZBATIM:
Ngjallja e Krishtit eshte ngjarja ku mbështet Kisha jonë.
Të katër Ungjijtë kanë tema kryesore Ngjalljen. Apostujt e shenjtë me këtë vërtetim predikonin në botë dhe për këtë të vërtetë besuan dhe u bënë të krishterë miliona njerëz. Për këtë doktrinë u martirizuan dëshmorët. Meqënëse ngjallja ishte ngjarje vërtetë të krishterët kishin durim në përndjekje. Prandaj murgjërit ikën në shkretëtirë se besuan në Ngjalljen e Krishtit. Prandaj dhe kisha jonë është fituese përgjithmonë. Prandaj dhe ne, o djem, besojmë që Krishti u ngjall së vdekurësh. Ai është kryetari i besimit tonë dhe mbrohemi për këtë besim. Dhe duam Krishtin me gjithë zemër sepse fitoi mbi armikun më të madh të njeriut që ishte vdekja. Asnjë tjetër nuk fitoi mbi vdekjen. Vetëm Krishti. E Atë dhe ne besojmë, adhurojmë dhe pohojmë.
KONKLUZIONI:
Ngjallja e krishtit eshte baze e besimit te kishes:
MËSIMI TRIDHJETE E NJE.
TAKIMI ME PJETRIN – NGJITJA.
Shumë admirojmë, o djem, astronautët. Me zbulesën të rëndësishme me astronomin dhe shkencat e tjera njeriu doli jashtë nga Toka që ti afrohet planeteve të tjera. Akoma vazhdojnë anijet të shkojnë nga toka në qiell. Ashtu admiruan Apostujt kur e panë Krishtin të ngjitej në qiell. Por le të shikojmë si u bë kjo.
Tregim:
NGJITJA E KRISHTIT
Jisui qëndroi mbi tokë dyzet ditë mbi Tokë pas ngjalljes së Tij duke iu shfaqur nxënësve të Tij dhe për ata që e duan. Por egzistonin dhe ata që nuk e besonin se u ngjall. Por kur e panë me sytë e tyre u gjunjëzuan dhe u faleshin.
Krishti kishte zbatuar të gjithë fjalët e profitëve. Kishte sjellë dritën dhe i drejtoi përsëri njerëzit afër Perëndisë. Themeloi me kryqëzimin dhe ngjalljen e Tij mbretërinë e Tij. Solli dashurinë, gëzimin dhe paqen në botë.
Jisui në herën e fundit nxënësit e tij mbi një kodër jashtë Jeruzalemit. Ngriti duart e Tij i bekoi dhe i tha; Mu dha gjithë pushteti në qiell dhe në tokë tani duhet të gjeni nxënësit e tjerë që të ju pasojnë. Do të predikoni fjalën Time në të gjithë popullin, do të pagëzoni ata që besojnë në Emrin e Atit e të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Do të kujtoni gjithnjë se unë jam gjithnjë me ju deri në fundin e botës.
Ndërsa i tha këto fjalë erdhi një re e bardhë nga qielli dhe e mbuloi nga sytë e nxënësve të Tij dhe reja e bardhë u ngrit bashkë me Krishtin dhe mbushi qiellin dhe tokën me lavdin. Jisui u ngjit. Dhe ndërsa kishin sytë e tyre në qiell iu shfaqën dy burra dhe qëndruan afër atyre dhe u thanë nxënësve: O burra galileas pse qëndroni dhe vështroni në qiell Jisui që tani u ngrit Ai do të vijë përsëri në mënyrë të njëjtë siç e panë të ngjitet. Atëherë nxënësit u kthyen në Jeruzalem duke u gëzuar dhe duke lavdëruar Perëndinë.
PERPUNIM:
-Ku u bë Ngjitja? ( Në malin e ullinjve).
-Çfarë thanë engjëjt tek nxënësit që vështronin qiellin? (Në këtë mënyrë e patë të ngjitet ashtu do të vijë përsëri)
ZBATIM:
Festa e Ngjitjes është ngjarja e fundit e jetës tokësore të Krishtit.
Me lindjen e Tij zbriti nga qielli por me ngjitjen e Tij ngjit në qiell. Në këtë kohë pregatiti Jisui Apostujt për këtë ndarje të tyre. Meqënëse ishin hidhëruar Krishti i ngushëlloi me tre fjalë:
a) Nuk do të jenë vetëm. Do të jetë bashkë me ata dhe bashkë me të krishterët deri në fundin e jetës së tyre.
b) Do të dërgojë Ngushëllimtar Shpirtin e Shenjtë. Personi i tretë i Trinisë së Shenjtë. Shpirti i Shenjtë do ti ndriçojë dhe do ti japë fuqi.
c) Do ti takojë përsëri dhe pas vdekjes së tyre do të shkojnë ku është dhe Ai.
Ngjitja e Krishtit është dhe lavdia e njeriut. Krishti u ngjit në qiell në Fronin e Perëndisë jo vetëm me Hyjninë, por dhe me Trupin e Tij. Dhe tani Trupi njerëzor ka qëndruar në Fronin e Perëndisë. Ja pse erdhi Krishti këtu poshtë në Tokë që të ngjitë në qiell njeriun. Ja çfarë lavdie dha tek njeriu Krishti. Kjo lavdi na pret edhe ne.
Ngjitjen e Krishtit e feston Kisha jonë të Enjten e dytë, 40 ditë pas Pashkës.
KONKLUZION: Ngjitja e Krishtit është lavdia e njeriut.
Në Mitropolia e Beratit 24-2-2001.
Μέ τήν εὐλογία τοῦ πατρός Δαμασκηνοῦ Γρηγοριάτου