Τρίτη 13 Μαΐου 2025

JETA E SHENJTOREVE NE KISHEN ORTHODHOKSE

 «Πνευματική φαρέτρα τοῦ Ὀρθοδόξου Χριστιανοῦ»

JETA E SHENJTOREVE NE KISHEN ORTHODHOKSE

SHTEPIA BOTUESE ,, BASHKIMIORTHODHOKS KRISTIAN “KRYQI I NDERUAR” SELANIK 1996

Dhuratë nga të krishterët orthodhoksë të Greqisë për të krishterët Orthodhoksë të Shqipërisë.

 

Shenimi i Botuesit

Me gëzim të veçantë shpirteror shtëpia botuese “Kosherja Oithoc!hokse” e Selanikut, pranoi per botim jetën e shumë shenjtorëve të Orthodhoksisë sonë nga duart e një Kleriku punëtor e luftetar te Kishes Orthodhokse të Shqipërisë dhe falendëroi Perendinë për këtë bekim dhe nder të madh.

Me ndihmën e vëllezerve tanë të Krishterë botohen në iibër për landinë e Zotit dhe për përparimin shpirtëror të besimtarëve orthodhoks të Shqipërisë.

Ky libër i çmuar me jetën dhe veprimtarinë e shokëve të dashur Shenjtorë të Perendisë u kushtohet të njohurve e të panjohurve, Klerikëve dhe laikëve, burrave, grave dhe fëmijëve të cilët pohuan dhe pohojnë besimin e tyre Orthodhoks me fjalë dhe me vepra.

Shenjtorët na tregojnë rrugën e drejtë dhe Shpetimtare të se vërtetës së Krishtit, të Kishës së Tij dhe të Shpëtimit tonë. Na ndihmojnë dhe mesitojnë për ne.

Le t’ i ftojmë Shenjtorët tane për ndihmë, por dhe ne t’ u ngjajmë atyre në jetën dhe veprimtarinë tonë të përditshme.

Me dashuri Krishti St. Kr

përgjegjësi i Shtëpisë Botuese “Kosherja Orhtodhokse”

Selanik


PERMBA JTJA

Hyije... ........................................................................... 5

Shen Vasili ....................................................................  14

Shen Anastas Persiani................................................... 44

Shen Evdhoqia .............................................................  54

Dyzet Martirët e Sebastës.............................................. 65

Dëshraori i madh dhe Tropeprurës Shen Gjerqji........... 70

Shen Irini ......................................................................  79

Shen Onufri.................................................................... 90

Apostull Petri................................................................ 101

Jeta dhe veprimtaria e Shen Astit................................. 112

Shen e Djela.................................................................. 115

Shen Prokopi................................................................ 122

Shen joan Teologu........................................................ 128

Jeta e Shen Kristinës, martires së madhe.................... 132

Shen Pandeleimoni....................................................... 139

Oshenarja Elesa........................................................... 157

Shen Mamasi................................................................ 162

Apostulli i Shenjtë Thoma............................................. 170

Shen Llukai................................................................... 172

Martiri i madh Artemi.................................................... 182

Shen Dhimitër Mirovliti................................................. 189

Shen Abrahami heremit dhe Shen Maria..................... 194

Shen Joan Përdellimtari............................................... 199

Shen Katerina, martire e madhe.................................. 218

Shen Sava i Shenjtëruar............................................... 235

Martiri i Shenjtë Lefterit................................................. 252

Shen Stefani, martiri i parë............................................ 258

Shen Trifoni .................................................................. 269

JEMIKRISTIANE - Zbatim......................................... 287



Të gjallë kristianët e parë

Hyrje

Ja një pyetje që duhet të na shoqërojë gjithmonë. Jemi të krishterë, apo thjesht quhemi kështu? Si do ta kuptojmë nëse jemi të krishterë? Ç’thoni?

Le të krahasojmë veten ton,ë me të tjerët. Nuk jemi natyrisht të shenjtë, por nuk jemi as rrugaçë, kriminelë. Nuk jemi si ata fëmijë e të rinj që jetojnë të shthurur.

A jeni dakort me një krahasim të tillë? Mos ndoshta fshehim brenda vetes një egoizëm? Po ju jap një shembull. Fëmijët e vegjël nxitojnë që të rriten, të zgjaten dhe shpesh niasin gjatësinë e tyre. Duke parë se janë më të gjatë se të tjerët, mburren. Por, kur janë duke u mburrur, shfaqet dikush që qëndron pranë tyre dhe atëherë shohin sa të vegjël janë. Nuk e durojnë ekzistencën e një tjetri më të gjatë. Dhe ne, si të krishterë, na pëiqen ta krahasojmë veten me më të këqinjtë duke zbuluar se shpirtërisht qëndrojmë më lart, në pamjen e jashtme dhe mburremi. Një krahasim i tillë është si ajo e fariseut që bëri krahasimin brenda në tempull me doganierin. Ai thoshte me mburrje: “nuk jam si njerëzit e tjerë dhe as 'si ai tagrambledhës”. (Lluka 18/11)

Nëse duam të shohim lartësinë tonë të vërtetë shpirtërore të mos ta krahasojmë veten tonë me ata që mendojmë se janë më poshtë se ne, ose që veprimet e tyre mëkatare janë të dukshme ose provokuese. Ta krahasojmë veten tonë me prototipin e përkryer? Cili ështe prototipi i përkryer?


Zoti ynë Iisu Krisht. Ai është masa e përkryeijes. A e përballojmë krahasimin me Kristin?

Jo. Jemi si një xhuxh përpara një gjigandi, si një krimb përpara një shqiponje, si një xixëllonjë përpara një dielli, por megjithatë Ai duhet të jetë qëllimi ynë: T’i ngjajmë Krishtit. Imitimi i krishterë është qëllimi i jetës sonë. Kini kundërshtim?

Por Krishti është Perëndi dhe njeri. A mundemi ta arrijmë?

Një pyetje e dretjë dhe me bazë. Natyrisht nuk mund ta arrijmë madhështinë morale të Krishtit. Për këtë Ai na fali dhe mjete të tjera krahasimi, na fali njerëz që kanë mbërritur në një lartësi të madhe vyrtytesh. Me ata ne mund takrahasojmë veten tonë, sepse ata ishin njerëz. Janë shenjtorët dhe ka ekzistuar një kohë kur të gjithë brenda në kishë ishin shenjtorë. Ata kishin mbërritur në një pikë kur mund të zbatonin Ungjillin në të gjitha pikët. Cilët janë këta?

Janë të krishterët e Kishës së parë.

Po. Flaka e Shpirtit të Shenjtë nuk digjte vetëm zemrat e Apostuj ve, por digjte dhe zemrat e mijëra të krishterëve që besuan tek predikimi i apostujve dhe përbënë Kishën e parë. Ata bënë një eksperiment dhe fituan. Donin të ndërtonin shtetin e Perëndisë mbi dhe, gjithnjë me hirin e Shpirtit të Shenjtë. Vallë, a nuk themi shpesh në lutjen tonë, në lutjen e së Dielës tek “Ati ynë”; “Ardhtë Mbretëria Jote, U bëftë dëshira jote si në qiell ashtu edhe mbi dhe”?

Shpesh dëgjojmë njerëz të thonë: “Të mira janë këto që na mëson Ungjilli, por kush i zbaton? Janë të vështira. Janë të pazbatueshme”. Përbën një utopi përpjekja për përjetim të parimeve ungjillore. Eshtë endërr iluzive mbizotërimi i Mbretërisë së Perëndisë mbi dhe.

Por i përgënjeshtrojnë të krishterët e parë. Nuk ishin të ftohtë dhe indiferentë, por ishin të nxehtë, të gjallë dhe plot zjarr. E kishin marrë seriozisht çështjen shpëtimit të tyre, çështjen e Kishës, çështjen e Mbretërisë së Perëndisë. Ata ardtën diçka të mrekullueshme.

Para se të vazhdojmë, le të bëjmë një krahasim të dy pamjeve. Njëra është e shoqërisë bashkohore, tjetra e besimtarëve të Kishës së parë. Sa ndryshojnë te dy pamjet? Sa drita nga errësira. Pamja e parë: Eshtë e nxjerrë nga një fotograf me eksperiencë dhe te kujdesshem në një xhungël. Natyrë e egër. Kafshë që hungërinë dhe grinden midis tyre. Skenë e frikshme. Vendi i mbushur me gjak. E tillë është pamja e botës bashkohore. Rrezikon të bëhet një xhungël. Mermi një gazetë në duart tuaja dhe lexoni vetëm titujt dhe aty do të vërtetoni realitetin e atyre që u thashë: vjedhje, agresione, përdhunime, krime, zhdukje fëmijësh etj dhe sa gjëra të tjera ndodhin çdo ditë. A e dini pse? Sepse njerëzit e epokës sonë donin të bënin eksperiment të kundërt me atë të krishterëve të parë. Donin të bënin eksperimentin e jetës pa Krishtin dhe Ungjillin. Më të shumtët thanë: “Ik, Perëndi! Nuk të duam. Do të rrojmë vetëm”. Përfundimin e pamë. E shohim dhe për fat të keq do ta shohim akoma. Eshtë e vulosur në fotografinë e xhunglës. Shihni tani pamjen tjetër, të njerëzve qe benë eksperimentin e bekuar të shtetit të Perëndisë. Cili fotograf u bëri fotografinë dhe e bëri jetën e tyre të pavdekshme? Eshtë një historian i veçantë i asaj epoke, Ungjillori Lluka. Ai përveç UngjiHit, shkroi dhe një libër tjetër të Dhjates së Re, Veprat e Apostujve. Aty brenda përshkruan jetën e të krishterëve të parë, që ngjan me një fotografi të bërë në qiell, fotografi ëngjëjsh. Por le të shohim hollësitë e tablosë së tij.    #


Jeta e të krishterëve të parë

(Veprat e Apostujve 2/44-47/32-35)

Libri i veprave është zbatim i Ungjillit. Na përshkruan aktivitetin e disa Apostujve sidomos të Petrit e Pavlit dhe na jep të dhëna për jetën e shoqërisë së parë kishtare. Nga të gjitha përpshkrimet e Ungjillorit Lluka do të dy pika. E para është nga kapitulli i dytë.

1)  Pas Pentikostisë, Petri u drejtuanga turma. Zjarri i Shpirtit të Shenjtë hynte thellë në zemrat e mijëra dëgjuesve dhe sapo Petri mbaroi predikimin i drejtuan me ankth pyetjen: “Vëllezër, ç’duhet të bëjmë?”(Veprat 2/37)

Petri jep zgjidhjen: “Të pendoheni dhe të pagëzoheni dhe do të mermi të gjithë dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Kështu u bë. Me kënaqësi pranuan fjalën e Petrit, u pagëzuan dhe kaluan nga ana e Zotit. Kur u numëruan ishin tremijë shpirtra. Që nga ai çast, katër dëshira të zjarrta pushtuan shpirtin e tyre.

-  Mësimet e Apostujve. Kur do të dëgjonin predikimet e apostujve.

-  Shoqërinë, kur do të gjendeshin të gjithë të bashkuar.

- Eukaristinë e Shenjtë, kur do të kungoheshin me Trupin dhe Gjakun e Zotit.

-  Lutjen. Kur do të grumbulloheshin për lutjen e përbashkët.

Ky ishte një ideal që nuk mund të zbatohej me presion dhe

shtytje, por vetëm me dashuri dhe vëllazëri. Krishtianët e parë kishin një besim, ndjeheshin si vëllezër: “Por gjithë ata që besonin, rrinin bashkë dhe çdo gjë e kishin të përbashkët” (Veprat e Apostuj ve 2/44) Të gjithë ishin si një familje dhe pasuritë e tyre ishin të përbashkëta për të gjithë ata që kishin pasuri e shisnin dhe ua ndanin të varfërve sipas nevojave të tyre. Nuk ekzistonte ajo që themi sot: “Kjo është e imja dhe kjo e jotja”.

Nuk ekzistonte pabarazia. Nuk ekzitonin të pasur e të varfër.

Ishin vëllezër, ishin të krishterë. Barazia ishte bërë realitet. Kjo jetë e të krishterëve të parë ishte bërë si një raagnet qe tërhiqte edhe të tjerë në besimin e krishterë. “Dhe Zoti i shtonte kishës çdo ditë, ata që ishin shpëtur ’ (Vepra, Ap 2/47)

2)  Pikën e dytë. Ungjillori Lluka na e jep në kapitullin e katërt të veprave të Apostujve. Pak më parë Zoti kishte çliruar Apostujt nga burgu me nje mënyrë të mrekullueshme. E gjithë kisha, sëbashku me Apostujt, benë lutje të nxehtë. Kaq e nxehtë dhe e fortë ishte lutja e tyre, sa u bë një tërmet. Vendi u tund. Shpirti i Shenjtë edhe një herë tjetër tregon fuqishëm prezencën e Tij në Kishë. Të gjithë u mbushën nga Shpirti i Shenjtë dhe filluan të flisnin me guxim fjalën e Perëndisë. Askush nuk mundi të ndalonte shtrirjen e Mbretërisë së Perëndisë.

Ne vazhdim Ungjillori Lluka na jep karakteristikat e jetës së tyre. “Dhe numri i madh i atyre që besuan ishtë me një zemër dhe me një shpirt të vetëm”. (Veprat 4/32) Kjo dashuri shprehej me bashkësinë. Askush nuk thoshte: “Kjo është imja”. Të gjitha ishin të përbashkëta. Askush nuk ishte i vaifër midis tyre se ata që kishin pasuri i shisnin, të hollat ua sillnin Apostujve dhe ata i përdomin për të gjithë. Sicili merrte sipas nevojave të tij.

Shembuj të jetës së tyre

Të gjithë të krishterët e parë ishin të krishterë të gjallë. E vlen të shohim disa shembuj të jetës së tyre.

I)   Kishin hesim të gjallë. “Plot besim dhe frymë të Shenjtë” (Veprat 6/5) Besimin nuk e kishin me pika, por ishin plot besim. Zoti tha se, kush ka besim sa një kokërr grurif raund t’i thotë një mali të lëvizë dhe ai do të lëvizë. Mendoni se ç’mrekullira bënë të krishterët e parë që ishin të mbushur me besim. Mrekullitë në kishën e parë nuk ishin si diçka shumë e natyrshme. Bëheshin shpesh dhe vazhdimisht.

2)   Kishin adhurim të madh. Kristianët e parë nuk kishin si ne sot, kisha madhështore bile nuk kishin kisha fare. Në fiilim mblidheshin në kishën e Jerazalemit, më vonë ne shtëpi të ndryshme dhe zhvillonin grumbullimet e tyre te adhurimit. Nga jashtë dukeshin shumë te varfra, Sot grumbullimet tona nga pamja e jashtme duken të pasura, brenda në kishë. Kemi ikona të bukura, enë të arta, muzikë bizantine, kore të bukura, priftërinj të veshur mirë. Asgjë nga këto nuk kishin kristianët e parë, por kishin diçka që mungon sot dhe që është më e rëndësishme. Kishin shpirt të Shenjtë dhe grambullimet e tyre ishin të gjalla. Adhurimi i tyre ishte i gjallë dhe shpirtëror.

Psalnin të gjithë bashkë, lexonin çdo ditë pjesë nga Shkrimi i Shenjtë, prifti lexonte lutjet e përditshme dhe bëhej predikim jo pak kohë, si tani, por shumë orë. Nuk lodheshin së dëgjuari mësimet e Zotit. Sa emocione të shenjta grumbuliimi në Sofita ku grum- bulloheshin në fillim dhe pastaj në katakombe. Katakombet ishin nëntokësore, por lutjet ishin qiellore. Të errëta ishin katakombet, por gjithë dritë ishin shpirtat e tyre. Me lagështirë ishin katakombet, por i nxehtë adhurimi i tyre për Perëndinë.

3)  Lutja e tyre ishte e gjallë. A ju kujtohet lutja e Kishës që tronditi themelet e burgut dhe liroi Petrin? (veprat 12/5-7) Ishte një lutje e vazhdueshme. Ne sot përtojmë të qëndrojmë ose të gjunjëzohemi dhe të bëjmë për pak kohë lutje. Kristianët e pare kalonin shumë orë në preokupimin e lutjeve qiellore. Me aktivitetin tone fitojmë diçka materiale ose ndonjë njeri, kurse me aktivitetin e lutjes fitojmë Perëndinë dhe qiellin.

4)  Lutja e tyre ishte e gjcdlë në Misteret dhe sidomos gjatë Kungimit Hyjnor. Kristianët e parë nuk kungonin rrallë, por sa


herë bëhej Mesha Hyjnore dhe, pasi shkonin çdo mbrëmje në zhvillimin e Eukaristisë së Shenjtë, kungonin çdo ditë. Ishin “pritësa” dhe e dëshironin me zjarr, sepse Kungata e Shenjtë i çonte në lidhje direkte me Perëndinë. Ja, pse ishin të fortë! Ja si shpjegohet që ishin të pathyeshëm para martirizimeve. Nuk ishin vetëm. Ishin të veshur me Krishtin, të veshur me Perëndinë. Le t’i krahasojmë kristianët me nje fije të hollë korenti. Eshtë i hollë dhe mund të këputet lehtë, por, nëse i vë në prizë, bëhet i fuqishëm dhe te shtrin të vdekur në tokë. Edhe të krishterët keshtu ishin, por, kur vinin në kontakte me korentin qiellor, krijonin fuqi. Kështu shpjegohen që fëmijë të vegjël i kundërshtonin perandorëve, vajza të reja qëndronin të palëkundura para xhelatëve të armatosur.

Edhe ne do të jemi të fortë, kur të dëshirojmë të kungohemi shpesh dhe atëherë Kishat tona do bëhen të gjalla dhe të ngrohta.

5) Dashuria e tyre ishte e gjallë. Emri i tryezave të përbashkëta i darkave të përbashkëta ishte “Dashuritë’*. Dashuria ishte e dukshme në kishën e parë. Dashuria i zgjidh të gjitha problemet. Në ditët tona diskutohet për shumë probleme dhe propozohen zgjidhje të ndryshme. Të gjitha u provuan dhe dështuan. Vetëm një zgjidhje na mbetet, zgjidhja e dashurisë. Nëse të gjithë besojmë tek Krishti, në çast bëhemi midis nesh vëllezër të dashur dhe çdo gjë zgjidhet.

Prirje entuziaste

Gjallëria e kristianëve të parë edhe në ato që quheshin prirje entuziaste. Ashtu siç ekzistojnë sot zelli dhe fanatizmi par futbollin, politikën etj, kështu të krishterët e parë kishin zili për raajtjen e dëshirës së Perëndisë dhe per këtë përpiqeshin me zelC'Po përmendim tre veprime entuziaste të gjallërisë së tyre.

1)  Kundërshtim tek ceremonitë pagane. Kini dëgjuar për

Timotheun që ishte nxënësi më i bindur i apostullit Pavli? U vendos Episkop i Efesit. A e dini si vdiq? Një ditë doli me të krishterët në rrugët e Efesit në kohën që po kalonte procesioni pagan i perëndeshës së rremë Arfemis. Qëndroi përpara procesionit, tha publikisht gënjeshtrën pagane dhe kritikoi orgjinë pagane, pohoi Krishtin dhe predikoi me zell besimin e Vërtetë. Në çast, paganët të tërbuar u sulën kundër tij dhe e keqtrajtuan. Atje, në mes të rrugës, la frymën e tij të fundit. Sot ndodhin kaq gjëra pagane e të turpshme dhe kristianët qëndrojnë apatikë dhe indiferentë, ndonjëherë edhe marrin pjesë.

2) Djegia e librave me magji. Në Efeso midis atyre që besuan Krishtin ishin edhe disa që bënin magjira dhe fitonin shumë. Për këtë zanatin e tyre magjik ekzistonin dhe libra që në atë kohë kushtonin shumë. Sapo besuan dhe rrefyen mëkatet e tyre mblodhën në një vend publik të gjitha librat magjike, ndezën zjarr dhe i dogjën. Ungjillori Lluka shënon në “Veprat” dhe vlerën e këtyre librave. Kushtonin pesëdhjetë mijë monedha të argjenda (veprat 19/18-19).

Sot qarkullojnë shumë libra dhe revista demonike, pothuaj se i gjen në çdo shtëpi. Sa bukur do të ishte që një ditë të vendosim t’i mbledhim e t’i djegim? Ç’thoni, e bëjmë?

Po, ta bëjmë.

Para se të bëjmë këtë veprim duhet të deklarojmë se nuk do të zemë me dorë më materiale të tilla.

3)  Pasion martirizimi. Apostujt dhe të krishterët e parë kishin në zemrën e tyre flakën e martirizimit, Apostull Pavli thotë se kishin vendimine vdekjes. Kush kishte vendimin e vdekjes, jo si vetëvrasje, por si flijim. Kush nuk i trembej vdekjes, se besonte në jetën e përjetshme, ai është me të vërtetë i lirë dhe i fortë.

Zatim

Mirë i diskutuam problemet për të krishterët e parë. Ata ishin të parët jo vetëm nga koka, por edhe nga brendia. Të parët në vle- rë. Problemi shtrohet sesi mund t’i imitojmë. Më thoni disa mënyra.

Së pari t’i admirojmë. Së pari duhet të dimë cilin të admirojmë. Nëse admirojmë sportistë dhe këngëtarë nuk mund të bëhemi martirë. Imitimi ynë le të jenë shenjtorët, madje të krishterët e Kishës së parë.

Të mos Ilogarisim mendjen e të tjerëve. Kjo ka rëndësi. Kristianët e parë nuk llogarisnm se çdo të thoshte bota për ta. Nuk kishin turp të pohonin publikisht besimin e tyre. Madje, edhe kur i tallnin, ata gëzoheshin se e quanin veten e tyre “të lumtur” që vuanin për Esu Krishtin. Edhe emrin “kristian” e morën nga paganët që i tallnin duke i quajtur kështu. Në fillim quheshin ndryshe: “Nxënës”, “të thirrar”, “besimtar” etj. Emri “kristian” u dëgjua për herë të parë në Antioki, për ironi dhe tallje, por besimtarët e bënë për vete, e bënë shenjë, e përgjithsuan dhe pohuan se ishin të krishterë.

Në fillim të mësimit u bëra pyetjen “Jemi të krishterë?”. Tani që shohim sesa ndryshojmë nga të krishterët e vërtetë, nga besimtarët e Kishës së parë, po ndryshoj pyetjen: “Quhemi të krishtere? Duam të quhemi tëkrishterë? Jo. Nuk duhet të shohim se ç’bëjnë të tjerët që tradhtojnë emrin dhe gjënë më të bukur. Duhet të kemi guximin të themi: “Po, jam i krishterë. Po, jam nxënes i Tij. Dhe, duke pasur si shembuj kristianët e parë, të përpiqemi t’u ngjajmë. Kështu dhe vetëm kështu pamja e botës sonë do të ndryshojë dhe nga shoqëri egërsirash, që rrezikon të bëhet, do të kthehet në një shoqëri shenjtorësh që duhet të bëhet.

Qëllimi ynë duhet të jetë që të ecim në gjunnët e të krishterëve tëparë.

 

Shen Vasili

Shen Vasili një nga tre hierarket e medhenj ishte me te vertete nje figure e madhe qe me te drejte historia i dha titullin e te Ma Parathenie.dhit, nje titull qe pak, ne shekuj u vleresuan ta mermin.

Ky i ndritur nga Qesaria pasi u favorizua nga Providenca Hyjnore te Hndet dhe te rritet ne nje ambient te krishtere dhe pasi mori nje kulture te gjate dhe sistematike, u shfaq si nje nga gjenite me te medha jo vetem te shekujve te pare te krishtere por dhe te gjithe njerezimit. Fitoi aq deje sa rralle mund ta gjejme te nje njeri. Nuk ekzistonte dege e shkences qe te mos studionte dhe qe te mos e fitonte. Duke pasur shenjtori si prirje te tij shenjterine dhe persosmerine qe na e mesoi Kryetari i Besimit tone Jisu Krishti, u perpoq me ashpersi dhe sistematikisht duke sakrifikuar pasuri dhe lavdim bitokesore per t’u bashkuar sa me fort dhe ngushte me Perendine.

Ky bashkim i tij qe si perfundim fitoi, nje shumice dhuntish, te cilat e deshmuan si shembull i bariut te deleve te Ilogjikshme. Gjithe jeta e tij ishte dhurim i vazhdueshem dashurie, sakrifice dhe vetemohimi.

Si perfundim duke bashkerenduar hiret qe i fali Providenca Hyjnore, me aftesite qe fitoi pas nje perpunimi sistematik dhe ushtrimi, u tregua nje mesues i urte, i guximshem dhe mbrojtes i besimit, nje punetor i shkelqyer shoqeror dhe organizator i veçante i jetes se murgut.

Prandaj me te drejte kleriket dhe populli shprehen me çdo menyre besimin dhe nderimin e tyre per te, ndersa ai mbeti deri ne fund i thjeshte dhe u sherbente vete te semureve, pleqve, te varferve dhe çdo njeriu ne pergjithesi qe vuante.

Nje te tille “nderim te Kishes” ftohemi te imitojme edhe ne te krishteret e sotem. Te imitojme “ushtarin qiellor te Krishtit” meriten dhe shenjterine, perkushtimin per Perendine dhe bindjen ndaj Tij, flaken ierapostolike dhe qendmeshmerine ne besim, per te vendosur drite shpirterore dhe ringjallje besimi, per te cilen ka kaq nevoje epoka jone, per te bere te mundur te rikthehemi nga shkretetirat tragjike qe ki'ijuan njerezit tane pa Krishtin.

Jeta e Shenjtorit

1)  Origjina dhe vitet efemijerise

Shen Vasili lindi ne qytetin e Kapadhoqias, Qesaria, rreth fundit te vitit 329 nga prinder te pasur dhe qe nderonin Perendine te cilet quheshin Vasilios dhe Emelia. Ata linden kater djem; Petrin shenjtorin tone, Grigorin dhe Nafratin dhe nje vajze te quajtur Makrina. Por ne te vertere permbush tek ata fjala e Davidit qe thote; “Brezi i atyre qe ndjek rrugen e drejte do te bekohet”. Sepse jo vetem shenjtori ishte i bekuar por dhe vellezerit e tjere te tij ishin te admirueshem.

Petro, vellai me i madh u be Kryepiskop i Sevastias, Grigori, Episkop i Nises dhe Makrina murgeshe. Gjithe vitet e tij Vasili i kaloi ne vyrtyt dhe ne mesim. U rrit qe kur ishte akoma femije ne Neoqesaria, qytet i Pondit, nga gjyshja (nene e babaait te tij) dhe u mbeshtet ne besen e shenjte te Krishtit, per te cilen ajo kish vuajtur shume pemdjekje ne epoken e Perandorit Romalc Maksim, Perndjekes i Krishtereve. Kur u nit Vasili shkoi dhe studioi ne atdheun e tij Qesaria ku i ati ishte prift dhe mesues i te krishtereve. Qe atje per te permbushur studimet e tij, shkoi ne Kostandinapoje, ku kishte shume mesues te urte te temave te ndryshme.

2)  Studimet e tij ne Athine

Duke deshimar te shtonte njohurite e tij dhe pasi degjoi ne

Kostandmapoje mesime oratorie nga i shquari Liban erdhi ne Athine, qe ishte atehere qender e te gjithe dijes dhe urtesise.

Ketu u lidh ngushte me bashkenxenesin e tij te atehershem ne Qesaria, Grigor Nanziazino, qe ube Kryepiskop i Kostandinapojes dhe ishte nje teolog dhe orator i mrekullueshem. Gjithashtu u njoh dhe me Julian Paravatin dhe me shume te rinj te tjere nga vende te ndryshme qe studionin baske me te. Jeta e tij ne Athine ishte nje shembull kursimi, maturie dhe urtesie. Per faktin qe bashkenxenesit e tij,te cilet nuk ishin te pakte, ishin pagane dhe nuk kujdeseshin shume per moralin, thjeshtesine dhe dhuntite e tjera te jetes se krishtere, ne fillim u merzit shume dhe per pak do te largohej, por miku i tij Grigor e bindi dhe qendroi pa u larguar kurre nga moralet e rrepta qe ia mesoi gjyshja dhe prinderit dhe qe, qe i vogel i ushtronte. Thuhet se dhe nje nga pedagoget e ditur te Athines qe quhej Egoullos perqafoi krishterimin duke u nxitur nga jeta e shenjtorit. Vasili ishte i pajisur nga natyra me zgjuarsi te madhe dhe nuk pushonte se studiuari mesime te shumta dhe te ndryshme duke u perpjekur me zellin e panderprere qe, te behej me 1 mire nga gjithe te tjeret. Kete me te vertete e arriti, sepse ne oret kur bashkenxenesit e tij defrenin, ai mesonte duke lexuar studiuar dhe shkruar. Vasili i Madh studioi shkencen e oratorise dhe gjithe shkrimtaret e poetet e lashte greke ne thellesi dhe njohu ne menyre te shkelqyer gramatiken. Filozofise iu dha teorikisht dhe praktikisht. Mesoi dhe logjiken dhe u ushtrua dhe ne matematike. Gjithashtu iu kushtua avokatise ne menyre te shkelqyer por dhe me astronomi u mor ne menyre te kenaqshme. Studioi edhe mjekesi dhe e mesoi shume mire, se si shendetlig donte te dinte si te ruante shendetin e tij dhe si te kujdesej per vete e per te tjeret qe vuanin. Por megjithe keto mundime te medha per studimin e tere ketyre mesimeve nuk harronte asnjehere dhe mesimet e shenjta me te cilat ishte ne kontakt qe ne moshe te vogel. Oratorine e tij qe e fitoi me ushtrim te vazhduneshem e admironin te gjithe dhe e kishin zili.

Kur mbaroi studimet e tij ne Athine, erdhi ne vitin 355 ne atdheun e tij Qesaria, ku ne fillim ndoqi stadin e avokatise tek i cili shkonin atehere ata qe donin t’i kushtoheshin politikes dhe te dalloheshin ne ofiqet politike. Por ky stad nuk i pershtatej fillimeve te filozofise qe studioi dhe me prirjen e tij per perbuzje te kopracise dhe mendjemadhesise, sepse perkushtimin e tij tek te gjitha keto e konsideronte si pengese per te bere nje jete te vyrtytshme dhe te pavarur. Me keto ishte dakort dhe motra e tij Makiina.

3)  Ndjek jeten e murgut

Duke dashur te shikoje dhe vete vendet ku Zoti yne Jisu Krisht Hndi si njeri dhe vojti dhe per te studiuar e mesuar si jetonin ne vende te tjera adhuruesit e vertete te urdhrave hyjnore, udhetoi dhe kaloi ne Egjipt, Siri e Mesopotami. Atje admiroi maturine dhe punen e burrave besimtare qe jetonin vetem dhe me ushtrimin e tyre, me gjithe perpjekjen per te nenshtruar pasionet e tyre dhe per t’iu larguar deshirave te botes. Atehere vizitoi Jeruzalemin bashke me mesuesin e tij Efvullo dhe pasi u luten ne tere vendet e shnejta u pagezuan ne lumin Jordan nga Patriarku Maksim para 30 vjetorit te moshes se tyre. Duke ardhur ne Kapadhoqi dhe duke deshiruar te ndiqte jeten e murgut, shkoi ne krahinen e Pontit ku kishte pasurine e tij aterore dhe ku gjendej nena e tij Emilia bashke me motren e tij Makrina. Pasuria e tyre gjendej afer nje lumi qe quhej Iris (sot quhet turqisht Kailmak) dhe. ku Makrina bashke me gra dhe miq te tjere te njohur kishin ngritur nje manastir, qe drejtohej nga ajo vete. Nuk ekzistonte asnje lloj dallimi ndermjet tyre por sundonte barazia, dashuria e pjesemarrja ne punet e ndryshme te manastirit dhe studimi i Shkrimeve te Shenjta.

Afer ketij manastiri ne vend te shkrete dhe te mbuluar me bimesi, afer lumit dhe ne kembet e nje mali, vajti Yasili i Madh dhe rronte ne menyre asketike duke punuar me vete duart e tij. Vishte nje kemishe teTeshte dhe nje raso prej pelhure, ushqimi i tij ishte buke e uje dhe pak barishte me kripe. Naten flinte ne toke me rason dhe asnjehere ne dimer nuk afrohej te ngrohej ne zjarr. Per shkak se nga natyra ishte shendetlig, kjo jete e ashper i sillte shpesh semundje. Ne ate shkretetire shkoi per shoqeri dhe Shen Grigor Naziauzusi dhe iu kushtuan te dy studimit dhe leximit, vetem te librave kishtar. Perveç kesaj nuk rrinin pa u marre ne ore te veçanta te dites dhe me dhenien e mesimit tek nxenesit nga Azia dhe Greqia te cilet vinin tek ata per te degjuar dhe per t’u ndihmuar me teper. Kur nga studimi i tepert trulloseshin, punonin bashke me dy miqte token. Vete germonin dhe sillnin nga mali druret e nevojshem, vete prisnin guret, vete mbillnin dhe ujitnin pemet e ndryshme dhe terhiqnin karrocen e kopshtit qe ishte gjithnje e rende. Keshtu kallot qe beheshin ne duart e tyre nga keto pune mbeteshin pa u zhdukur dhe shume kohe me pas. Ne afersi te brigjeve te te njejtit lum jetonte dhe vellai i Vasilit te Madh, Nafqiatis, ne nje vend qetesues te veçante.

4)  Hirotoniset dhjak dhe prift

Ndersa gjendej ne Antioki u hirotonis dhjak nga Patriarku i atehershem i Antiokias. Atehere thone se shkroi dhe shpjegimin e fjaleve te urta te Solomonit. Kur degjoi se babai i tij u semur donte te shkonte ne atdheun e tij, Qesaria, per te marre bekimin e tij. Sapo u largua shenjtori, u shfaq engjeil i Zotit te Mitropoliti i Qesarise qe quhej Eusebio, duke thene se vjen nje pasues i afte i fronit te tij ne kete ore dhe e keshilloi te dergonte kleriket dhe pushtetaret e tij'per ta pritur ne nje shtylle te caktuar te qytetit.

Pasi vajten ne ate vend pane shenjtorin te vinte duke e admiraar dhe gezuar.

U çuditen per paracaktimin e engjellit, u gezuan qe u vleresuan te fitonin nje baze te tille dhe mesues, sepse fama e tij ishte perhapur shume. Pasi ndenji shenjtori atje disa dite u caktua nga Eusebio, predikues i shenjte ne tempull, per te shpjeguar Shkrimet e Shenjta.Me pas u hirotonis dhjak dhe pas pak kohe prift.

5)   Takimi i tij me Julian Apostatin

Ate kohe duke mesuar se Julian Apostati u nis per iufte kunder perseve dhe se do te kalonte dHe nga vendet e Qesarise, doli bashke me popullin nga qyteti per ta pritur si mbret dhe si te njohur te vjeter ngakoha qe studionin bashke ne Athine. Juliani kerkoi nga çlha shenjtori qe t’i jepte nje dhurate nga çfare hante zakonisht. Ai i dha tre buke elbi. Mbreti pranoi dhuraten dhe urdheroi njerezit e tij te prisnin dhe te dhuronin gjoja tek shenjtori nje grusht bar nga arat per shperblim. Atehere shenjtori u kthye tek ai dhe i tha: “Une mbret te dhashe ate qe me kerkove nga çfare une ha me te vertetë. Lartmadheria juaj u kenaq te me shperbleje njesoj me ushqim, qe duket se nuk e keni zakon te hani. “Mbreti u gezua nga pergjigja e guximshme dhe e papritur e shenjtorit me shprehjen e tij sharese: “Merre per tani kete dhurate -i tha- dhe kur fitimtar te kthehem nga Persia do te te jap shperblimin tim per ty dhe per kete popull te prapambetur qe t’i meson, te perbuzin dhe te mos nderojne Perendite qe une i falem dhe i nderoj.

Me kete plan Juliani u largua por nuk mundi te realizoje kercenimin e tij. Shenjtori pasi erdhi ne qytet dhe pasi ftoi gjithe popullin, ne fillim i permendi atyre kercenimet e mbretit, pastaj i keshilloi duke u thene; “Mos t’ju vije keq vellezirit e mi te krishtere, per parate tuaja, por kujdesuni vetem per jeten tuaj.

Shkoni pra dhe sillni parate tuaja, t’i mbledhim ne nje vend dhe kur te degjojme qe kthehet mbreti t’i veme grumbuj-grumbuj ne rruge. Atehere ai kur t’i shikoje, si paredashes qe eshte, ndoshta zbutet dhe nuk ben kurider nesh çfare mendon. Te krishteret shkuan dhe bene siç i porositi shenjtori, duke sjelle lloje te ndryshme floriri e argjendi. Shenjtori pasi pranoi planin e tij i vendosi tek dhoma ku ruante gjerat, duke shkruar dhe emrin e sicilit, per t’u majtur derisa te degjonin per kthimin e mbretit. Kur mesoi shenjtori se do te kthehej mbreti, pasi mblodhi te krishteret, bashke me grate dhe femijet, urdheroi te mbanin kreshme 3 dite.Pastaj pasi i mori u ngjiten ne malin e Qesarias, qe deri me sot quhet i Bimjakut, sepse kishte dy maja tek te cilat ishte dhe tempulli i Hyjlindeses se Shenjte. Ne kete tempull ndersa te krishteret luteshin me zemra te shkaterruara te Hyjlindesja e Shenjte, te shpemdante deshiren e mbretit te parespektueshem, shenjtori pa mizeri ushtrish qiellore te rrethonin malin dhe ne mes tyre nje grua qe rrinte ne fron me lavdi te madhe duke u thene engjejve qe rrethonin: “Te me ftoni Merkurin i cili pasi te iki do te vrase armikun e birit tim, Julianin”.

U shfaq tek Shen Vasili, se erdhi dhe martiri Merkur i veshur me armatimet e tij dhe pasi mori urdher nga ajo grua qe ishte Hyjlindesja e Shenjte, erdhi me shpejtesi.

Pasi erdhi martiri Merkur, ftoi Shen Maria, Shen Vasilin dhe i dha librin ku ishte shkmar gjithe krijimin e gjithesise deri dhe tek njeriu qe eshte krijuar nga Perendia. Dhe ne fillim te librit ishte mbishkrimi qe thoshte “thuaj”, ne fund te librit atje ku shkmante per krijimin e njeiut shkruante “shpetoi”. Duke pare kete vegim shenjtori u zgjua menjehere. Por qe te mos ekzistonte dyshim se kush ishte kuptimi i vegimit per librin, le ta bejme te qarte.

Shenjtori shkroi interpretimin ne Gjashtediteshin e Moisiut, qe rrefente si krijoi Perendia Qiellin dhe Token, Diellin, Henen, detrat, lcafshet dhe gjithe krijesat e ndryshme. Kur do te shkruante , dhe per diten e gjashte, d. m. th. si krijoi Perendia Adamin dhe Even, atehere ne ato dite vdiq shenjtori dhe e la librin e tij te paperfunduar. Pastaj vellai i tij Grigor, qe ishte kryepiskop i Nises shkroi per krijimin e njeriut dhe e mbaroi. Por le te kthehemi perseri tek tregimi yne. Kur shenjtori pa vegimin menjehere mori kleriket dhe zbriti ne qytet. Ishte atje tempuili i Shen Merkurit, tek i cili gjendej lipsani i tij dhe armatimi i tij qe nderoheshin nga te krishteret, se Shen Merkuri u martirizua ne Qesari para 100 vjetesh ne mbreterimin e Valerianit dhe Valerias. Ne kete tempull erdhi shenjtori dhe duke mos gjetur lipsanin dhe armatimin, pyeste rojen e kishes se çfare u bene. Ai duke mos e ditur çeshtjen bente betime te frikshme, sepse nuk e dinte shkakun. Atehere e kuptoi shenjtori se yegimi ishte i vertete, se ate nate u vra mbreti i panderuar dhe menjehere vrapoi ne mal dhe tha tek te krishteret:

“Te gezoheni dhe te prekeni sot vellezer. U degjua lutja jone, sepse mbreti mizor mori denimxn e duhur. Prandaj duke falenderuar Perendihe, “le te shkojme ne qytet qe te marre çdo njeri parate e tij”. Duke degjuar keto, te lcrishteret oshetine njezeri.

“Mëqe deshem t’ia jepnim mbretit te parespektueshem, tani te mos i falim te Mbreti i Qiellit dhe i Tokes qe na fali jeten? “Shenjtbri duke lavderuar deshiren e tyre, caktoi te manin te treten nga çfarë dha çdonjeri dhe me ato qe mbeten te ndertonin streha vari’nore, hotele, spitale, azile dhe shtepi femijesh. Ne kete menyre u vra mbrëti i parespektueshem Julian apostati ne nje beteje, nga Shen Merkuri, me lutjen e Shen Vasilit. Por nuk, qendroi shume kohe Shen Vasili afer episkopit te Qesarise, sepse ai duke vertetuar ndoshta dashurine dhe mirekuptimin e madh qe populli ushqente te ky predikues dhe mesues i femijeve filloi te tregoje ftohtesi tek i preferuari i meparshem. Nga kjo, nje perçarje dhe tronditje paralajmerohej ndermjet klasave te hierarkise, sepse edhe shume nga populli filluan te terhiqeshin ne ndarje patriake. Prandaj Vasili, njeriu \ paqes dhe i bashkimit te krishtereve, u largua perseri per ne krahinen e Pondit, per t’iu shmangur pakenaqesise dhe ndarjes se qytetit ne dy pjese kundershtare. Bashke me te shkoi dhe miku i tij tashme i pandare Grigor dhe kishte si qellim, qe jeten e tij te ardhshme t’ia kushtonte drejtimit dhe organizimit te manastireve qe ekzistonin atje.

Julianin, e pasoi ne fron perandori orthodhoks Loviani (363), por pas pak u ngjit ne fron Valent (364), pasues i herezise se Ariosit. Ai ndermori menjehere nje pemdjekje te madhe kunder orthodhokseve, duke detyrar me çdo menyre episkopet qe te behen te te njejtit besim me ate pasues te Arianizmit.

Kur mesuan ne Qesari se ky mbret i ri duke marre guxim nga paaftesia dhe shpirtvogelsia e episkopit, do te perdorte çdo menyre per ta terhequr ne besimin e tij te keqpopullin e Kapadhoqise,derguan vete episkopin Ervesio se bashku me nje pjese tjeter te parise se qytetit, si perfaqesi tek Vasili i madh duke iu lutur atij perzemersisht, qe te kthehej perseri ne Qesari sa me shpejt, per te shpetuar nga kurthet dhe intrigat e heretikeve, popullin orthodhoks. Shenjtori duke menduar sa i tmerrshem ishte rreziku i perhapjes dhe qeverisjes se Arianizmit ne atdheun e tij te bashkuar deri atehere ne menyre te qendrueshme me orthodhoksine dhe se kjo ngjarje nuk lejonte durim e tolerance, iu bind dhe u kthye menjehere atje bashke me mikun e tij Grigorin dhe beri te pamunduren per t’ i fituar te gjithe, ne mbeshtetje te Kishes se Krishtit te tronditur rende atehere.

6)  Behet dora e djathte e Episkopit

Duke marre plotesisht kujdesin dhe besimin e episkopit dhe te klerikeve te tjere si dhe te udheheqesve popullore si veper te pare dhe kryesore, konsideroi dhe arriti rae çdo menyre pelqimin dhe paqen e kundershtareve te meparshem. Sepse, ne ndarje dhe perçarje, heretiket kishin mbeshtetur shpresat e suksesit te tyre. Keshtu Vasili me urtesine e sjelljes se tij tek te gjithe, bindjen e tij ndaj me te madhit, perkushtimin e madh, aleancen e te gjitheve dhe veçanerisht me besimin e papershkrueshem dhe dashurine aterore te episkopit te tij, arriti perfundime te mrekullueshme ne te gjitha perpjekjet e tij. Ai u be dora e djathte e episkopit ose me mire ishte episkopi i vertete dhe i pershtatshem i Qesarise qe e mbeshteste episkopin per te kapercyer furtunen e frikshme kunder Kishes, duke deshtuar keshtu te gjitha makinacionet e formave te ndryshme te heretikeve dhe veprimet e aleateve te tyre te pushtetit politik.

Me nxitjet dhe paralajmerimet e tij u krijuan vepra bujare si dyqane, tempuj te shenjte u rregulluan dhe u stolisen, keshtu dh jakonia e tyre rregullohej dhe permiresohej. Akoma dhe te pasurit ne kohe urie dhe jopjellorie nuk i mbyllnin depot e tyre,por shisnin prodhimet e tyre me çmime te llogjikshme, duke iu shmangur fitiniit te turrpshem ne te tilla raste. Populli e respektonte dhe e donte me gjithe shpirt perveç disa pushtetareve te shtrember te qytctit dhe pasuesit e tyre te zakonshem ne padrejtesite dhe moralitetet, por dhe ata detyroheshin te pajtoheshin me ndjenjen e pergjithshme te popullit.

7)  Zgjidhet kryepiskop i Qesarise

Por meqenese ishte mendimi i Perendise te vendosej drita mbi llambe kur Kryepiskopi i Qesarise Evsebio vdiq rreth 370- es, episkopet e Kapadhoqise, pasi moren vendosen me votat e duhura pasuesin e tij Vasilin e madh. Ai nuk donte te merrte nje ngarkese te tille, por meqe ia ngarkuan, zelli i tij per Kishen e Krishtit u dhjetefishua dhe perpjekjet e tij per permbushjen e ndergjegjshme te detyrave te shenjta nuk kishin kufi.

Por eshte e veshtire te pershkruash meritat e shenjtorit dhe mundimet qe ndermori, kur mori titullin e Kryearkise. Kush mund te lavderoje urtesine e tij te afte, largimin e tij nga kenaqesite, shterimin e deshirave trupore? Kush mund te tregoje embelsine ne mesimet e tij te perditshme? Ekzistojne apostull i trembedhjete, sepse edhe tani zeri dhe mesimi siç thote Davidi i Perendise erdhi ne gjithe token si dhe i apostuj ve. Sa e sa nga te pasurit me mesimin dhe nxitjen e tij, u bene njerezore dhe simpatizante tek ata qe shteronin dhe gjerat e nevojshme te jetes, tek ata qe luteshin per drejtim dhe mbeshtetje si kryetare familjesh. Dhe jo vetem brenda ne Qesari beheshin vepra humane por dhe ne qytete te tjera te Kapadhoqise, nga kryetaret qe krenoheshin me bindjen dhe keshillen etij.

Keshtu shume nga mjeshtrat, mjeket dhe njerez te ndryshem punetore gjenin pune dhe burim jete, te preokupuar ne ruajtjen dhe funksionimin e atyre veprave bujare.

8} Lulezimi se vepres se tij bujare

Ne ato vete, komunitetet e krishtera dalloheshin per veprat bujare te qytetareve te tyre. Mjaftonte te kishte ndonjeri nga njerezit e te njejtit besim kete rekomandim nga episkopi i krahines, prej se ciles shkonte ne qytetet ose krahinat e tjera dhe menjehere behej si vella i pranueshem nga te gjithe dhe gjente çdo perkujdesje dhe ndihme ne problemet e tij.Çdonjeri dhe te gjithe se bashku te krishteret te çdo komuniteti orthodhoks, konsideronin detyre te tyre kujdesjen per te huajt, te varfrit, te semuret, pleqte, jetimet dhe per ata qe per shkak te besimit mbaheshin nga pushteti mondan neper burgje.

Ne mbledhjet dhe sinagogat fetare (ku akoma nuk lejohej publikisht adhurimi fetar i te krishtereve) beheshin kontribute me deshire nga te gjithe dhe qe atehere duket u raajten me pas dhe deri me sot tabakate e kishave, me te cilat kryheshin shume vepra bamiresie ne shume komunitete homogjene akoma te nenshtruara. Ne fatkeqesite e medha ne pergjithesi komunitetet e atehershme te varfra iknin ne ato me te pasurat mermin ndihme dhe gjenin prehje, dhe te gjithe i ishin nenshtmar per nje kohe te caktuar, nje ushqimi te perditshem te paket, per t’ua dhene keto kursime atyre qe kishin nevoje per ndihmen e tyre. I largoheshin skenave publike qe tregonin ashpersi dhe çthuije siç ishin shfaqjet e turpshme te teatrove, ndeshjeve te egersirave dhe kengeve te pahijshme. Gjithashtu profesionet qe piotesonin perkrahjen e kormpsionit te dobesise dhe te adhurimit te idhujve, u largoheshin dhe nuk u jepnin ipelqimin. Kete sjellje te lakmueshme te krishtereve e veshtronte Julian Apostatin me besim gjysmak ndaj Krishtit, i cili shkruante te prifti i atehershem i paganeve te Pisidhias, qytetit te Gallatias, duke e nxitur ate te sjelle si shembull tek pasuesit e shumte te Perendive, jeten e vyrtytshme te te krishtereve.

Me te vertete ishte e deshirueshme dhe tek armiqte e pameshirshem, jeta dhe sjellja e te krishtereve te atyre viteve. Jeta e Vasilit te Madh ishte dhe ne fjale dhe ne vepra shembull per bashkesine e tij. Prandaj u vleresua nga Perendia me shume hire dhe nuk pushonte se beri mrekulli perdite.

9) Shkrimtari i Liturgjise se Shenjte

Pas Ngjalljes se Krishtit, Shen Jakovi i quajtur vella i Zotit, kur u be Kryeprift i Jeruzalemit, shkmajti ne gjuhen çifute disa urime dhe lutje tek Perendia per t’i thene prifterinjte kur donin te kryenin Liturgjine e Shenjte, sipas urdherimeve qe i dha Krishti apostujve, naten qe do te dorezohej. Keto urime pra dhe sherbesen qe mbetej i perktheu ne gjuhen greke, siç e shohim tek Shen Klementi, nxenes i Shen Petrit qe pastaj u be episkop i Romes dhe ligjeroi per te gjithe te krishteret si te kryenin Liturgjine e Shenjte. Kete Liturgji te Shenjte e ndoqen te krishteret ne me shume se 350 vjet. Por meqe ishin te shumta ato urime dhe e gjate sherbesa, prifterinjte neglizhonin dhe nuk kryenin Liturgjine, sepse vonoheshin te shkonin ne punet e tyre profesionale. Duke vezhguar keto, Vasili, dhe duke dashur te gjeje ndonje menyre per te lehtesuar te krishteret nga mundimi dhe lodhja qe kerkonte ndjekja e nje sherbese te tille te gjate, i lutej Perendise qe t’i tregonte ndonje shenje me te cilen te kuptonte se ishte deshira e tij te realizonte qellimin. Keshtu pra, i pergatitur, i lutej perzemersisht Perendise per shume dite, me kreshme dhe lot, deri kur nje nate pa nje vegim te çuditshem dhe te mrekullueshem. Iu duk se Krishti zbriti me apostujt, dhe me klasen e hierarkise mbaroi Ceremonia e shenjte bashke me ta, por nuk thoshte urimet. Siç jane te shkruara ne liturgjine e vellait te Zotit, Jakovit, po i shkurtonte ne nje menyre ashtu siç i beri me pas shenjti. Duke pare kete vegim i shenjti dhe duke falenderuar Perendine qe degjoi lutjen e tij, shkroi Liturgjine e Shenjte me te shkurter qe gjendet deri me sot. Ne kete menyre u be shfaqja e Liturgjise se Shenjte te Shen Vasili.

Nga veprimtaria e shenjtorit

a)  Dhenie e se drejtes vejushes

Nje grua vejushe qe iu be me pare nje padrejtesi me pare nga pushtetari i Qesarise, erdhi tek shenjtori dhe i lutej t’i shkruante leter atij per te mos e shqetesuar. Pra shkroi shenjtori keto: “Kjo grua qe sjell letren time duke menduar se me do dhe kalon fjala ime tek ty, me lutet te te shkmaj qe te mos e shqetesosh. Nese eshte i vertete guximi i saj tregoje me vepra”. Duke shkruar keto shenjtori i dha letren gmas dhe ajo duke ikur ia dorezoi pushtetarit. Ai pasi e lexoi i shkroi shenjtorit: “Per dashurine tende, At doja ta simpatizoja, por nuk munda, sepse ka borxh leke te popullit”.

Shkruajti perseri tek ai shenjtori “Nese nuk i thua, do ta simpatizosh dhe nuk mundesh, ie te te sjelle dhe ty Perendia ne shkollen e atyre qe kur te duash ta simpatizosh, te mos mundesh”.

Keto shkroi shenjtori. Por ato fjale ishin profeci e atyre qe ndodhen me vone. Sepse nuk kaluan shume dite dhe aq shume u egersua mbreti kunder tij, sa dergoi ushtare qe ta kapnin dhe te lidhur me pranga ta sillnin nga qyteti ne qytet per te paguar padrejtesite qe beri. Atehere kur e pa pushtetad fatkeq se u vertetua percaktimi i shenjtorit, iu lut qe t’i lutej Perendise per t’i ardhur keq mbretit. Por si i pershpirtshem shenjtori vetem me nje lutje zbuti zemren e mbretit dhe pas 6 ditesh pas urimit te shenjtorit, erdhi urdher mbreteror qe e lironte nga denimi. Kur e mesoi pushtetari dhe duke ditur nga erdhi gjithe kjo e mire ne gman e lartpenmendur, dha dyfish nga ato qe i beri me te padrejte. Tek shenjtori dergoi falenderime te ngrohta per lutjen e tij.

b)  Sherimi i urise

Dikur, ra uri e madhe ne zonen e shenjtorit, e tille, qe shume vdisnin nga mungesa e ushqimit. Por shenjtori mesonte çdo dite per meshire, keshillonte te pasurit dhe nxirrte fjalime duke u kujturar atyre mikpritjen e Avrahamit, mikpritjen e Lotit dhe historine e Josifit qe ushqeu egjiptianet. Pikerisht fjalimet e tij me titull: :“Do te rrenoj depot e mia dhe do te ndertoj te tjera me te medha”.


Dhe duke thene e bere keto shenjtori arriti te bindte ata qe mbanin te mbyllur drithin ne depo, per t’i hapur ato. Atehere vete shenjtori ndihmonte ne shperndarjen e drithit, vete ziente farerat, veten dante tek te varfrit ushqimin per shume dite derisa pushoi uria.

11) Nje dhespot i persosur

Por Vasili i Madh ishte i thjeshte dhe i perulur. Vete shkonte me kembe ne kishe ne te gjitha festat pa ekspozim, pa pagesen me te vogel per kete, dhe shenjteronte dhe mesonte bashkesine e tij me realizimin e veprave te mira duke interpretuar me urtesi Shkrimet e Shenjta. Ai nuk vishte stoli floriri dhe veshje luksoze, tregues te shthurura dhe i shmangej çdo shpenzimi te tepert per veten e tij. Vasili i Madh nuk u kufizua vetem ne drejtimin shpirteror te bashkesise se Kapadhoqise. Perkujdesjet e tij drejtoheshin ne te gjithe boten e krishtere orthodhokse te atehershme. Duke vezhguar se, nga Lindja qe nga lliria deri ne Egjipt, zoteronte nje zemerim dhe tronditje e madhe ne kishen e Krishtit jo vetem per shkak te Arianeve qe me pelqimin e mbretit u larguan, por dhe me ekzistencen ndermjet disa episkopeve orthodhokse e perçarjes dhe ftohtesise, ndermori korrespodence me Patriarkun e Aleksandrise, Athanasin e Madh duke e nxitur dhe lutur te kujdesej per te pushuar keto perçarje dhe ndarje me ndermjetesine e epishkopeve te Perendimit atehere kur nuk kishin filluar herezite e ndryshme qe u duken ne Lindje dhe me mirekuptim te drejtperdrejte me Patriarkun e Antiokise. I shlcroi veçanerisht per kete dhe Patriarkut te Romes, Damasit duke iu lutur dhe atij me çdo menyre te arrinte paqen dhe mirekuptimin sepse ne shume vende me urdher te Perandorit Valent, ishin largua,r episkopet orthodhokse dhe i ishin dorezuan kishat, admiraesit te Ariosit. Siç eshte e njohur Arianet pranonin dogmat e heretikut Arios qe denoi Sinodhi Ekumenik i Pare, sepse thoshte qe Krishti ishte krijese e Perendise. Pra kur mbreteronte ne Lindje Valenti, ekzistonte perndjekje e madhe kunder te kiishtereve orthodhokse veçanerisht ne Qesari dhe ne fjalimet e tij Shen Vasili e quante mbretin heretik.

12)  Perndjekja e shenjtorit nga perandori Valent

Ndersa nuk jepej me zell te madh te keto Vasili i madh, krahina e Kapadhoqise u nda nen drejtimin e Valentit ne Kapadhoqine e re dhe te vjeter. Kryeqytet i se rese ishte qyteti Tianon dhe i se vjetres mbeti perseri Qesaria. Per kete arsye u kufizua drejtesia shpirterore e Vasilit te Madh, sepse episkopi Tianon duke u mbyllur ne herezine e Valentit nuk donte me te perulej te episkopi i Qesarise,

, por pikerisht perpiqej te merrte forcerisht dhe disa vende te ruajtura qe gjendeshin brenda kufinjve te krahines se tij, gje qe hidheroi shume Shen Vasilin e Madh. Pas pak kohe Valenti mendoi te vendoste dhe ne Kapadhoqi, arianizmin, qe tashme po sundonte dhe ne krahinat fqinje. Shume e rende dukej tek mbreti e ndersa shurriengaepiskopet e tjere iu binden deshires se tij, vetem Vasili i Madh dukej i pabindur. Pasi ushtarake te iarte dhe gjyqtare te rcndesishem dhe grate qe kishin vlera, dhe asgje nuk mund t’i arrinte, dergoi ne Qesari kryetar krahine nje inik te tij qe quhej Modest (372), qe te arrihej qellimi i tij, do ta intemonte. Kur aniti Modesti ne Qesari, ftoi shenjtorin dhe filloi ta nxiste me çdo menyre qe te pranonte dhe ai fene e mbretit si vepruan aq e aq episkope. Por shenjti pergjigjej se kjo ishte e pamundur. Çfare lloj menyre qe do te deshironin te perdornin kunder tij “As shpronesim, as internim, as tortura, as kete vdekje, -tha,- nuk frikesohem Jam banues i perkohshern i kesaj toke”. Modesti i dha afat te mundohej per ate me urtesisht dhe do te vendoste shenjtori -tha- se edhe sot edhe neser dhe gjithmone i njejti do te jete, se ne asnje menyre nuk do te mohonte besimin e tij. Ne te njejten kohe arriti ne Qesari dhe vete perandori Modest. Ai i tregoi atij kembenguljen e shenjtorit dhe i tha se vetem me dhune ishte e mundur qe ta bindte. Mali qe admiroi qendrueshmerine e Vasilit te Madh, iu pergjigj se nuk donte te perdomin dhunen kunder tij. Diten e Theofanise, megjithese heterodoks, shkoi vete me gjithe sheruesit mbreterore ne kishe ku kryente Liturgjine, e atehere Vasili pasi u perzie me popullin e shumte orthodhoks, u mahnit dhe admiroi rregullin qe zoteronte ne te gjitha pjeset e tempullit. Kaq shume pershtypje i beri palevizshmeria dhe perkushtimi i te gjitheve ne Liturgjine e Shenjte, sa shkoi dhe ai tek tavolina e Shenjte dhuroi buke meshe, por asnje nga prifterinjte nuk zgjaste doren qe ta merrte se nuk dinin nese do ta pranonte nga duart e nje heretiku edhe Vasili i Madh, saqe per pak po i binte te fiket mbretit nga turpi nese nuk do ta kapte dikush nga ata qe meshonin.

Dhe nje dite tjeter vajti mbreti ne kishe, u fut ne hierore dhe foli me Vasilin e Madh siç donte. Mali u kenaq nga mesimet e tij dhe fjaiet e shenjtit.

Por Arianet te cilet i mbeshteste gruaja e mbretit, sepse dhe ata ishin te se njejtes herezi, e binden mbretin qe ta internonte shenjtin. Pergatiten karrocen e intemimit dhe i shenjti ishte gati per te ikur. Kur u err dhe te gjithe flinin, mbreteresha pa endrra te keqija, djali i saj Galiati u semur me temperature te larte dhe mjeket ia hoqen shpresat per t’u shemar. Atehere mbreteresha rrefeu tek Perandori se te gjitha keto i konsideronte si denim hyjnor per sjelljen e saj armiqesore te orthodhokset dhe veçanerisht kunder Vasilit te Madh. Per kete iken prinderit e djalit ne ndihmen hyjnore, duke iu lutur prifterinjve per Zotin e Shenjte, per t’i shpetuar nga rreziku i afert. Bashke me ta ftuan dhe Vasilin e Madh t’i lutej


Perendise per sherimin e djalit te tyre. Ai me gezim shkoi ne pallat dhe pas hyrjes se tij, semundja e djalit me te vertete u permiresua shume.

“Nese -i tha Vasili i Madh mbretit dhe mbretereshes- do te doni te pagezohet djali nga prifterinj orthodhokse besoj se do te sherohet perfundimisht. Por mbreti preferoi te pagezonte djalin nga prifterinj Ariane e pas pagezimit te tij vdiq. I nxitur nga Arianet Valent, u mundua perseri te bindte Vasilin e Madh te pershendeste urtesine e tij. Meqe kjo ishte e pamundur, urdheroi dhe doli urdhri per internimin e tij, por kallame (atehere penat dhe shkrueset ndertoheshin ngakallami i holle dhe pradaj quheshin kallama) qe mori te neneshkruaje, iu prish ne dore. Atehere mori tjeter por edhe ai njesoj si i pari u thye. Dhe i treti te njejten gje pesoi, gjithe dora e tij dridhej. U zemerua dhe pasi grisi letren, anulloi te nenshkruaje dhe te publikoje urdhrin dhe keshtu Vasili i Madh u qetesua.

Por dhe kryetari i Kapadhoqise kur u semur me vone dergoi dhe iu lut Shen Vasilit te Madh te shkonte ta vizitonte dhe pasi u sherua, nuk pushoi se predikuari publikisht dhe te tregoje fuqine e mrekullueshme te shenjtit.

Dikur nje kryetar tjeter (qe ishte xhaxhai i mbretereshes Dhomriiqi dhe Arian) donte te zhdukte shenjtin, por si perfundim u detyrua te binte ne kembet e tij dhe te kerkonte meshire. Gjithashtu nje nga gjykatesit, mik i kryetarit te krahines, donte te merrte me force për grua nje te re qe kishte fame te madhe ne shoqeri.

Ajo per te shpetuar shkoi te ierorja dhe kerkoi mbrojtjen e shenjtofit. Kryetari duke mesuar kete u be me.xhind dhe dergoi sherbetore te shkojne te vezhgojne dhomen e shenjtit, ne te cilen gjoja ishte e fshehur gruaja, duke urdhemar qe shenjtorin ta kapnin dhe ta çonin si keqberes perpara tij. Pasi e çuan urdheroi ta zhvishnin dhe ta rrihnin me shkopinj hekuri. Por pasi degjuan kete te krishteret u çuan te gjithe ne moment dhe pasi rrembeu çdonjeri ne duart e tij çfare gjeti per kollaj, u turren te gjithe burra e gra duke kerkuar te benin copa-copa ate kryetar te urryer.

13)  Si shpetoi nje viktime e demoneve

Ate kohe thone se shenjtori hirotonisi Grigor Theologun, Episkop ne nje episkopate te Qesarise qe quhej Sasina. Pushtetari i Qesarise ishte nje qe quhej Proter, i pasur dhe qe kishte frike Perendine. Kishte nje vajze te vetme 15 vjeçare.

Armiku i virgjerise, Djalli, nxiti nje sherbetor te pushtetarit ta dashuroje dhe e detyronte me çfare menyre do te mundte ta merrte per grua te tij. Por meqenese nuk mundi me ndonje menyre tjeter, shkoi tek nje megjistar grek i asaj kohe, sherbetor i djallit dhe i thote; “Nese do ta besh vajzen e pushtetarit te me doje mua dhe te me beje per burrin e saj, do te jem sherbetori yt dhe do te te jap çfare te duash”.

I thote magjistari;; “Nese do te mohosh Krishtin me shkrim, do te te plotesoj deshiren tende”. Atehere i meshimari iu pergjigj: “E mohoj dhe gojarisht dhe me shkrim, mjafton te behet deshira ime”. Atehere i thote megjistari: “Do te te jap nje shkrim dhe pas mesnate shko ne nje varr grek dhe pasi te ftosh demonet ngrije ne ajer dhe demonet do te vijne te te rrembejne dhe te te çojne te prijesi i tyre dhe atje do te behet deshira jote”. Shkrimi thoshte: “Meqenese si pronar dhe si dhespot timin duhet f i sherbej deshires tende, te kthej te ki'ishteret nga besimi i Krishtit dhe te besojne tek ty, prandaj te dergoj lute te riun qe vuan nga dashuria dhe te lutem te besh deshiren time qe te kem dhe lavderim nga njerezit qe te vrapojne tek une. “Ai rreth mesnate-pasi qendroi siper nje varri grek dhe pasi ftoi demonet, hodhi shkrimin dhe menjehere u duken demonet para tij dhe i thane: “Nese do qe te behet deshira jote, na ndiq. “E moren dhe e çuan atje ku rrinte prijesi i tyre ne fron te larte dhe qe ishte i rrethuar nga demonet. Ai pasi pranoi shkrimin e magjistarit dhe duke e lexuar i thote te riut: “Beson tek une?” Ai tha: “Po besoj”. Thote perseri djalli: “Mohon Krishtin? I riu iu pergjigj: “Po”. Thote perseri ai: “Mosmirenjohes jeni ju te krishteret, sepse kur keni ndonje nevoje, vini te une, kur plotesohet deshira juaj perseri me mohoni dhe shkoni tek Krishti, se ai eshte njeridashes dhe ju pranon. Por bej me shkrim mohimin e besimit tend dhe shkruaj se pranon te me sherbesh perjetesisht mua ne Diten e Gjykimit dhe atehere do te te plotesoj deshiren tende”. Atehere i vuajturi dhe i verbuari nga dashuria, dha me shkrim mohimin e besimit te tij siç kerkoi demoni. Duke bere kete u kthye perseri ne shtepine e pronarit te tij dhe menjehere dergoi Satanai sherbetoret e tij te terhiqnin vajzen ne deshiren e te riut. Pas pak ditesh filloi vajza te therrase dhe t’u thote prinderve te saj: “Ose do te me jepni per burre filan sherbetor ose do te vdes”. Duke degjuar keto prinderit e saj, dhe meqenese qe atehere perdite shikonin vajzen e tyre se shume here turrej te varrte veten, pasi u keshilluan dhe me disa miq te tij vendosen se, qe me mire do te ishte sikur te behej deshira e tij sesa te vdiste padrejtesisht. Keshtu me te qara dhe ankime bene dasmen. Pasi u be deshira e te riut dhe moriper grua vajzen e pronarit te tij, asnjehere nuk vajti ne kishe, as u kungua,as shenjen e kryqit beri. Atehere disa te krishtere fqinj duke pare keto i thane vajzes: “Ki kujdes se burri yt nuk eshte i krishtere”. Nje dite i thote; “Une shikoj se nuk je i krishtere, sepse pasi kaluam aq te djela dhe festa dhe asnjehere nuk vajte ne kishe as te falesh, as te kungohesh, as shenjen e kryqit te besh dhe une te mora per burrin tim, sepse mendova se je i krishtere.

Por nese nuk do te pranosh filan dite te shkojme ne kishe, une do te te ndaj”,

Atehere duke pare se nuk mund te fshihte ate qe beri iu pergjigj: “Une per dashurine tende mohava Krishtin me shkrim, prandaj dhe nuk mund te futem ne kishe, as te kungoj, as shenjen e kryqit te bej. “Si degjoi keto i vuajturi qau, vajtoi dhe u rrah per fatkeqesine qe e gjeti. Si perfundim vrapoi tek Shen Vasili dhe i tregoi çeshtjen. E ftoi shenjtori te riun, e pyeti, dhe ai me lot ne sy i tregoi te verteten. I thote shenjtori: “Do te pendohesh?” “Dhespot i shenjte, por nuk mundem, se dhashe me shkrim mohimin e besimit tim”.

I thote shenjtori: “Me degjo dhe per rrefimin tend me shkrim mos u shqeteso, sepse mundet dhe pendimi dhe ate ta sjelle ne duaxt e tua”. Iu pergjigj i riu: “Ne qafen tende varet shpirti im, dhespot i shenjte”. Çfare do vendosesh, do tabej”. Atehere shenjtori e mbyll ne nje qeli duke i thene: “Te qendrosh ketu, te lutesh duke mbajtur kreshme 3 dite dhe pas ketyre do te vi une te te shikoj”. Ne anen tjeter lutej dhe ai duke kreshmuar per hir te tij.

Pastaj diten e trete shkoi shenjtori dhe thote: “Si shkon djali im? Ai iu pergjigj: “Jam ne nevoje te madhe shenjtor i Perendise, sepse nuk mund te duroj zerat e tyre dhe rrahjet dhe pikerisht duke mos mbajtur rrefimin tim me thone: “Sa te mundoliesh nuk ke dobi, sepse ne mbajme letren tende te shkruar” I thote shenjtori: “Mos u tremb biri im, vetem beso dhe do te shpetosh”. Pasi i tha keto i dha buke e uje dhe e mbylli perseri, Pas disa ditesh shkoi perseri tek ai dhe i thote: “Si shkon djali im?” I riu iu pergjigj: “Me urimet e shenjtoreve mire, sepse tani nuk i shikoj me sy, por vetem zerat u degjoj nga larg dhe kercenimet”. Prape duke i dhene ushqim dhe pasi e uroi mbylli dyert dhe iku. Pastaj pasi kaluan 40 dite qe atehere qe iku, shenjtori erdhi perseri dhe i thote: “Si shkon biri im?”. U pergjigj ai: “Mire dhe shume mire me bekimin tend, dhespot i shenjte, se tani as idene e tyre nuk shikoj, as zerat e tyre degjoj pikerisht kete nate pashe vegim se u perleshe me Djallin per mua dhe e munde”. Menjehere shenjtori pasi degjoi ata qe ishin kujdestare per rregullin porositi tek te gjithe kleriket dhe te krishteret te mblidheshin ne kishe. Pasi u mblodhen te gjithe i shenjti tha: “Femijte e mi te dashur, le te falenderojme te gjithe Zotin, se u gjet delja e hurribur. Por eshte mire te mundohemi edhe ne per dashurine e Krishtit, te rrime zgjuar tere naten per te meshiruar krijesen e duarve te Tij”. Duke ndenjur zgjuar me psallme dhe lot te ngrohte, i luteshin Perendise gjithe naten.

Oren e trete te dites erdhi shenjtori te beje Liturgjine dhe ne Liturgji erdhen demonet te rrembejne te riun. Ai i pikelluar shkoi dhe kapi te shenjtin duke therritur dhe gjemuar: “Meshirome, sherbëtor i Perendise, meshirome sepse erdhen demonet dhe duan te me iTembejne. “Shenjtori u thote demoneve: “Te paturpshem te poshter, nuk ju mjafton shkaterrimi juaj por erdhet edhe ne tempullin e Perendise te rrembeni kete?” Djalli iu pergjigj: “Ma ben më te padrejte Vasil”. Kete s’e degjoi vetem i shenjti por te gjithe te krishteret qe gjendeshin atje. Thote shenjtori: “Te te qortoj Perendia, djall”. Perseri djaili therret: “Ma ben me te padrejte Vasil, une nuk vajta tek ai por erdhi tek une me deshire dhe mohoi besimin e tij dhe ja rrefimi i tij me shkrim” Shenjtori tha: “e bekuar Perendia ime, nuk do te ul ky popull duart pa dhene shkrimin” dhe pasi u kthye nga populli tha: “Ngrini duart tuaj drejt Perendise dhe therrisni me lot: “Zot, meshirona” per shume ore. Pasi u be keshtu,: shkrimi i te riut sillej ne ajer erdhi dhe u vendos ne duart e shenjtit. Ai duke pranuar ate dhe duke falendëruar Perendine i tha te riut: “E njeh Ietren tende?” Ai iu pergjigj: “Po, shenjtor i Perendise”. Duke e grisur ne copa te vogla shenjtori pasi e mesoi dhe e mirosi e dorezoi tek gruaja e tij duke iavderuar dhe bekuar Perendine.

14)  Prifti i vyrtyshem Anastas

Nje dite vajti shenjtori ne nje vend te krahines se tij, ku ishte nje prift qe quhej Anastas, i vyrtytshem dhe i drejte. Ndermjet dhuntive qe e dallonin vend te veçante zinte dhe te permbajturit e tij. Nje karakteristike njohese e tij ishte dhe kjo; Kishte grua qe njihej nga te gjithe e qe quhej Theognosia, por 40 vjet nuk e njohu fare si grua, vetem e kishte si moter dhe njerezit thoshin se ishte shterpe. Por beri dhe shume veprime te mira e nje nga keto ishte edhe kjo: Mori dike ne shtepine e tij qe vuante nga lebroza dhe kujdeseshin per te bashke me gruan e tij, pa e ditur njeri.

Kur shenjtori filloi ecjet ne kembe, e mori vesh Anastas se ia beri te njohur Shpirti i Shenjte dhe i thote: “Zonja ime, moter, une do te shkoj ne aren time dhe prandaj filan ore te dalesh me themiane e llambadha te presesh”. Ne ate ore qe i caktoi Anastasi kur doli Theognosia, arriti shenjtori dhe i thote asaj: “Si shkon zonja Theognosia?” U mahnit qe i therrzti me emrin e saj dhe u pergjigj: “Mire, dhespot i shenjte” I thote shenjtori: “Ku eshte Zoti Anastas, vellai yt prift”. “Eshte burri im, dhespot i shenjte, dhe shkoi te punoje”.

I thote asaj i shenjti: “Erdhi dhe eshte brenda ne shtepi, vetem me dergo njerez ta ftojne”. Duke degjuar Theognosia kete profeci te shenjtorit, qe ne fillim tha emrin e saj qe pak veta e dinin, e dyta e quajti moter te Anastasit, e treta i tha qe erdhi Anastasios nga ara ra ne kembet e tij me lot duke i thene: “Uro dhe per mua mekataren, dhespot i shenjte, sepse te shikoj qe ben gjera te medha dhe te mrekullueshme”. Duke e uruar ate, shenjtori u fut ne shtepine e saj e priti Anastasin jashte deres dhe pasi u ul filloi t’ i thote atij: “Me trego meritat e tua Anastas per dobi te te krishtereve qe ndodhen ketu”. U pergjigj anastasi dhe tha: “Njeri mekatar jam, dhespot i shenjte dlie cilen merite kerkon nga mua? Perveç kesaj i them kryehiresise tuaj se kam dy çifte kafshesh, me njeren punoj une dhe me tjetren sherbetori im. Nga te ardhurat mbajme aq sa na duhen per te kaluar vitin, dhe tepricen e japim tek te varfrit. Kam akoma dhe kete sherbetoren tende, gruan time qe me sherben”. I thote shenjtori: “Mos e quaj gman tende por quaje motren tende siç eshte, dhe me thuaj dhe meritat e tua te tjera”.

lu pergigj Anastasi: “Asnje merite nuk kam dhespoti im, por jam i shkrete per çdo veper bujare”. Atehere i thote shenjtori: “Çohu dhe eja tek une”. E udhehoqi tek qelia ku kishte ate njeriun dhe i thote: “Hap kete dere”. lu pergjigj Anastasi: “Mos u fut ketu shenjtor i Perendise, sepse eshte i molepsur vendi”. I thote shenjtori: “Dhe une per vend te tillc kam nevoje”. Duke mos dashur fare Anastasi te hape deren qe te mos shfaqet merita e tij, vetem me lutje e hapi shenjtori dhe duke hyre brenda i thote Anastasit: “Pse e fsheh nga une kete thesar?” Anastasi iu pergjigj: “Eshte me orgji, dhespbti im, dhe i inatosur dhe u tremba qe te ta tregoj se mos thote fjale blasfemike lcunder teje”. Thote shenjtori: “Mire u perkujdese per te kaq vite, me ler dhe mua sonte te perkujdesem per te”. Duke qendmar shenjtori ne qeline e lipsanit dhe duke iu lutur tere naten Perendise, ne mengjes e nxorri te shendetshem dhe te sheruar duke mos pasur asnje shenje te semundjes.

c)  Nje mjek çifut behet i krishtere

Diten e vdekjes se shenjtit u be dhe nje mrekulli paradoksale. Nje çifut qe quhej Josif dhe rronte ne Qesari, mjek i shkelqyer dhe i pasur kishte aftesine te njihte nga pulsi i te semurit 3 dite perpara, nese ai do te sherohej ose do te vdiste. Ky rnjek mante lidhje te ngushta me shenjtorin dhe kishin shpesh diskutime bashke per besimin e krishtere.

Por te krishteret duke pare shenjtorin qe kishte miqesi te tille me çifutin, skandalizoheshin sepse nuk njihnin perpjekjen e shenjtorit qe ndermori per ta drejtuar çifutin ne Krishterim dhe ta pagezonte, gje qe si perfundim e arriti. Keshtu shenjtori para se te vdiste, dergoi dhe solli afer tij Josifin per ta sheruar. Atehere shenjtori i tha: “Çfare thua Josif, kur do te vdes?” Ai pasi kapi pulsin e shenjtorit dhe kuptoi se erdhi fundi i tij iu pergjigj: “Sot vdes dhespot, kur te perendoje dielli”. Thote shenjtori: “Nuk e di”. lu pergjigj Anastasi: “Me beso dhespot i shenjte, se sot do te perendojne dy shenjtore si drita e shkelqyeshme e Qesarise dhe dielli i ndjeshem” Thote shenjtori: “Dhe nese nuk do te vdese deri ne mesnate çfare do te besh?”

lu pergjigj doktori: “Eshte e pamundur te behet kjo dhespot. Deri ku ka ze, urdhero çfare te duash per kishen tende dhe qellimet e tua, sepse nuk do te te zere mbremesorja.

Thote i shenjti: “Me te vertete nese do te jetoj deri ne mengjes çfare do te besh?” Iu pergjigj ai: “Nese do te jetoj shenjteria jote deri neser, te vdes une”. Thote i shenjti: “Mire the, te vdesesh mekatin, te jetosh Krishtin”. U pergjigj çifuti: “E di qe do te thuash te pagezohem. Por edhe me kete eshte e pamundur te jetoj, kryehiresia juaj se natyra e njeriut nuk eshte e mundur qe te shkele ligjet e mjekesise”. Duke thene keto, edhe te tjera, çifuti pohoi duke u betuar e duke vene nje bast te rende, qe nese do te jetonte i shenjti deri te nesermen, ai do te paguhej me gjithe familjen e tij. Kur iku çifuti, i shenjti i lutej Perendise te jetonte deri diten tjeter, me qellim qe te arrinte lipsanin e tij gruaja per te cilen folem me siper, qe u kthye nga Oshenari Efrem, e dyta qe te pagezohej çifuti. Dhe e degjoi e ne mengjes gjeti te gjalle e pasi ra ne kembet


e tij, i tha: “E madhe Perendia e te krishtereve, nuk ekziston Perendi tjeter perveç Tij. Kete besoj dhe une dhe pagezohem sot” I thote i shenjti: “Une do te te pagezoj ty dhe gjithe familjen tende”. Çifuti pasi iu afrua shenjtorit dhe i zuri pulsin e dores, duke pare qe venat kishin vdekur i tha: “Te rane fuqite dhespot. I thote i shenjti: “Kemi krijuesin e natures qe na jep fuqi”. Dhe duke thene keto u ngrit dhe duke ecur vajti ne kishe e duke pagezuar mjekun me gjithe familjen e tij, e quajti Joan. Pasi e pagezoi dhe i dha atij Misteret e Kulluara, kerkoi ushqim. Dhe pasi u ul ne krevatin e tij, i mesonte gjithashtu dhe gjithe te krishteret qe gjendeshin aty. Rreth ores 12 te dites i thote shenjtori Joartit: “Kur do te vdes Joan? “Kur te duash, dhespot i shenjte” -iu pergjigj ai. Atehere dorezoi i shenjti shpiitm e tij te ndritur dhe te ndemar ne duart e Perendise me 1 janar 319A.D. Duke rene Joani ne duart e tij te shenjta e duke qare i thoshte: “BesoJ, o sherbetor i Perendise, se nese nuk do te deshiroje, as tani nuk do te vdisje” Dhe meqe ishte mbremje ngeli i pavarrosur lipsani i te shenjtit. Te nesermen pasi u mblodhen te krishteret, prifterinj, laike, burra, gra, femije por dhe paganet dhe judenjte, duke qare per te keqen qe i kishte gjetur se do t’u mungonte nje prift dhe nje bari i tille, nje piktor i ndritshem i gjithe botes, e vune ne vendin qe i takonte. Duke mesuar per kete Shen Grigor Theologu i cili ishte episkop i Kostandinopojes, shkroi nekrologjine e tij dhe erdhi pas dy vjetesh dhe e lexoi perpara varrit te tij me lot.

15)  Oshenar Efremi viziton shenjtorin

Ate kohe kur oshenari Efrem i Siros ne shkretetire ku qetesohej, kur degjoi mrekullite e Shen Vasilit, dhe iu lut Perendise qe t’i zbuloje sa i madh eshte, shikon nje shtylle zjani qe arrinte ne qieil dhe degjoi nje ze qe thoshte: “Efrem, siç pe kete shtylle zjarri, i tille eshte Vasili i Madh”. Menjehere pra, pa harruar, mori nje perkthyes qe njihte gjuhen greke dhe siriane dhe erdhi ne Qesari. Ishte atehere festa e Hyjlindeses se Bekuar. Duke hyre ne kishe dhe duke pare shenjtin te veshur me rroba te ndritshme dhe te çmuara duke meshuar me shume perzence, perbrenda mendoi keq per te dhe i tha perkthyesit: “Kot erdhem, sepse nuk eshte ashtu siç e fantazoja. Duke thene keto kuptoi i shenjti nga Shpirti i Shenjte çeshtjen dhe pasi ftoi nje dhjak i thote atij: “Shko ne deren perendimore te kishes ne anen e djathte, dhe do te shikosh te qendrojne, dy murgjer nje qose i gjate dhe i holle dhe nje mjekerzi. Thuaji atij qoses: “Eja ne hierore, te therret Ati yt Kryepiskop.

Duke ardhur dhjaku dhe duke çare popullin me shume mundim, tha fjalet e shenjtit. Shen Efremi kur degjoi keto fjale u pergjigj nepermjet perkthyesit te tij: “Genjehesh vella, sepse ne jemi njerez te huaj ketu dhe nuk na njeh Kryepiskopi”. Pasi u kthye dhjaku dhe i dha pergjigjen e shenjtit, Efrem shenjtorit, perseri ai e dergoi duke i thene: “Shko dhe thuaji atij per here te dyte: “Zoti Efrem, futu ne hierore, te fton Kryepiskopi”. Duke ardhur pra, ne menyre te njejte me shume mundim, dhjaku i tha fjalet e shenjtit. Atehere vuri pendim Shen Efremi tek dhjaku duke i thene: “Me te vertete kollone eshte Vasili i Madh’M lutem te flase vete me te ne vendin e fshehte”. Kur mbaroi Liturgjia e Shenjte pasi e pershendeti dhe foli me te shpirterisht me shenja hyjnore, iu lut qe t’i thote çfare ka ne zemren e tij. I thote Shen Efremi nepermjet perkthyesit: “Nje nder kerkoj nga kryehiresia jote, sherbetor i Perendise”. U pergjigj i shenjti: “Kerko çfare te duash, sepse shume gjera te kam borxh, per mundimin qe bere per perulesine time”. I thote atij oshenari Efrem: “E di, Dhespot i shenjte, qe per çfare t’i lutesh Perendise, ta jep”. Dua t’i lutesh qe te flase greqisht, sepse nuk e njoh fare gjuhen tuaj. I tha i shenjti: “Eshte matane fuqise sime,

At i shenjte dhe profesor i shkretetires, por nese ti me besim e kerkove, le t’i lutemi Perendise qe te dy, dhe Perendia qe eshte i fuqishem te plotesoje deshiren tende, sepse thote profeti David: “deshiren e atyre qe kane frike do te bej dhe lutjet e tyre do te degjoj dhe do t’i shpetoj”. Duke thene keto shenjtori dhe pasi u lut me Shen Efremin per shume kohe, therriti me ze te larte: “Hiri i Shpirtit te Tereshenjte te jete me ty dhe te flase greqisht”. Duke thene kete shenjtori, menjehere hapi gojen e Shen Efremit dhe fliste greqisht si dhe Shen Vasili fliste lirisht. Thone se shenjtori hirotonisi prift Shen Efremin dhe perkthyesin e tij ne dhjak. Pasi qendruan atje per 3 dite dhe paten shume dobi nga mesimi i shenjtit, u larguan per ne shkretetire duke lavderuar dhe bekuar Perendine.

16)  Nga mrekullite e shenjtorit

a)  Kur mbreteronte mbreti Valent ne Kostandinopoje, erdhen tek ai episkopet Arian dhe prifterinjte e krahines se Niqeas, duke i vleresuar tu jape kishen katolike per te kryer ata Liturgjine dhe te zbojne kryepriftin orthodhoks. Mbreti ra dakort me ato, dergoi ushtare dhe pasi nxorri Kryepiskopin e te krishtereve urdheroi ta mbajne Arianet Duke mesuar kete orthodhokset e krishtere te Niqeas shkuan te shenjtori duke iu lutur te nderhyje tek mbreti per te ndryshuar urdherin. Duke ardhur shenjtori te mbreti i tha atij: “Mbret, profeti David thote: “Ai qe nderon mbretin,diten e gjykimit deshiron dhe i merçuri Solomon: “gjykim mbreti, drejtesi” D.m. th. madheria juaj pse pa gjykim te drejte deboi orthodhokset nga kisha c tyre aterore dhe e dha tek arianet heretike. Mbreti iu pergjigj: “Perseri mete shara Vasili. Nukte shkon te vdes. I thote mbreti atij: “Shko ne Niqea dhe bej gjykim te drejte ne te dyja palet, por kujdes mos i bej privlegje popullit tend”. U pergjigj i shenjti: “Kur te mesosh se i bera privilegje te krishtereve me deno me vdekje. Duke marre urdher nga mbreti, shenjtori, erdhi ne Niqea dhe pasi ftoi te gjithe orthodhokset dhe arianet tha: “Erdha sipas urdherit te mbretit por le te bejme keshtu”.

Le te mbyllim kishat dhe ne te krishteret dhe ju arianet dhe beni lutje ju te paret dhe nese do te hapet kisha, merreni. Por nese nuk hapet atehere do te bejme ne lutje dhe nese do te hapet me lutjet tona, do ta kemi ne dhe nese nuk do te hapet, perseri do ta keni juve”. U pelqye gjykimi i te shenjtit nga te dyja palet. Si perfundim mbyllen dhe vulosen kishen.

Atehere pasi u mblodhen Arianet bene tre dite lutje per t’u hapur kisha por nuk i degjoi Krishti i share nga ata. U thote atyre i shenjti: “Le te bejme dhene lutje”. Dhe duke marre orthodhokset, shkoi ne tempullin e martirit te madh Dhxonidli qe ishte afer kishes kryesore dhe pasi ndenjen ne pagjumesi, ne mengjes vajten ne grumbullin e orthodhokseve dhe Arianeve ne dyert e kishes. Pasi beri shenjen e kryqit 3 here siper deres dhe duke thene “I bekuar eshte Perendia e te krishtereve ne shekuj te shekujve” menjehere u thyen bravat dhe dyert u hapen. Atehere duke u futur brenda me gjithe grumbullin e te krishtereve pasi kreu Liturgjine e Shenjte, bekoi popullin dhe dorezoi Kishen tek orthodhokset. Ate dite te 19 janarit jo vetem te krishteret orthodhokse u gezuan, por dhe shume nga te krishteret, duke pare mrekulline e shenjtit u kthyen ne besimin e tyre orthodhoks duke mallkuar herezine e tyre.

b)  Nje grua e re, e pasur qe rronte pa kursime pasi u pendua sepse iu tremb ferrit te perjetshem, vendosi te shkoje te rrefeje mekatet e saj te shenjti. Por armiku i atyre qe pendohen, djalli, vuri ne mendjen e saj turpin dhe e pengoi. Ajo shkroi ne nje leter te gjithe mekatet e saj dhe ne fund shkroi nje mekat vdekjeje dhe pasi e vulosi kur erdhi shenjtori ne kishe, e hodhi ne kembet e tij duke thene me lot: “Meshirome, Shenjtor i Perendise mua mekataren nga te gjithe njerezit”. Pasi qendroi shenjtori e pyeti se kush ishte shkaku i gjithe ketyre loteve. Ajo i tha: “Dhespot i shenjte, gjithe mekatet e mia i shkrova ne kete leter dhe e vulosa. I lutem kryehiresise tende te mos e hapesh, por vetem me lutjen tende te shuash mekatet e mia”. Shejtori duke marre letren pasi drejtoi shikimin e tij ne qiell tha: “Vepra jote eshte, dhespot, qe te falesh mekatet e sherbetores tende, sepse ti mbajte mekatet e njerezve si jomelcatar”.

Duke thene keto, shenjtori u fut ne kishe dhe kreu Liturgjine duke mbajtur letren. Kur mbaroi Liturgjia e ftoi afer tij dhe i tha: “Degjove grua, se asnje nuk mundt’i fale mekatet perveç Perendise”. Ajo tha: “Degjova dhe prandaj t’u luta t’i lutesh Perendise per mekatet e mia. Duke thene keto pasi shpalosi letren dhe e gjeti te pashkruar, vetem mekati i saj i fundit ishte i shkruar. Duke pare kete iu mor fryma, dukel rene gjoksit ra ne kembet e shenjtit dhe duke ia mbajtur thoshte: “Meshirome, shenjtor i Perendise se Larte dhe ashtu si mekatet e tjera u shuan me lutjen tende keshtu lutju Perendise te shuaje dhe kete.“Shenjtori pa si lotoi e i tha asaj: “Çohu grua se dhe une njeri mekatar jam dhe dua te me falin. Nese do te te falet kjo gje e jashteligjshme, shko ne shkretetire dhe kerko nga asketi Efrem, te beje lutje te Perendia qe ta fshije”. Gruaja duke man'e bekimin e shenjtorit si bashkeudhetar dhe duke u larguar gjeti Shen Efremin dhe duke rene ne kembet e tij hodhi letren e i tha: “Kryepiskopi, Vasili i Madh, me dergoi per te lutur Perendine per te shuar mekatin tim te vdekjes”. Mos neglizho, At i shenjte, t’i lutesh Perendise per te ma falur”.

Kur degjoi keto shenjtori tha: “Jo femija im, ax qe luti Perendine dhe u falën mekatet e tua te shumta mund te lutet dhe per nje. Shko pra dhe mos ndalo asgjekundi per ta arritur te gjalle, sepse deri sa te arrish do ta gjesh te vdekur”. Kur degjoi gruaja keto fjale, vrapoi per ta gjetur te gjalle dhe kur do te hynte ne Qesari, gjeti lipsanin e shenjtorit qe e mbante gjithe grumbulli i njerezve dhe menjehere filloi te therrase me lot te shumte: “I mjeri shenjtor i Perendise, prandaj me dergove ne shkretetire, per te vdekur i paprekur. Me dergove tek shenjtor Efremi dhe ja u ktheva pa bere asgje. Le te shikoje Perendia dhe te gjykoje ndermjet teje dhe meje se ndersa mund te falje mekatin tim me dergove ne nje tjeter”.

Duke thene keto hodhi letren siper lipsanit te shenjtorit duke treguar perpara te gjitheve çeshtjen. Duke marre nje klerik letren dhe duke dashur te shikoje se kush ishte ai mekat i madh pasi e hapi dhe e gjeti te gjithe te pashkruar, therriti me ze te larte gruan duke i thene: “E pashkruar eshte e gjithe letrajote, pse mundohesh pa njohur humanizmin e Perendise”. Atehere duke marre kete ne duart e saj dhe duke pare meshiren e Perendise dhe aftesine e mrekullueshme te shenjtorit, e falenderoi ate dhe jetoi vitet e tjera te jetes me vyrtyt dhe urtesi.

***

Shën Anastas Persiani

Parathënie

Shën Anastas Persiani, i takon grupit të oshënar mertirëve d.m.tb. të martirëve që kanë qenë më parë në grupin e murgjërve.

Para se të ndriçohej nga hiri i Kryqit, Anastasi mësonte zanatin e magjistarit nga babai i tij. Por kur u hapën sytë e shpirtit të tij në dritën e Ungjillit, i braktisi të gjitha dhe u bë murg. Zoti, ia zbuloi me vegim, se do të martirizohej për dashurinë e Krishtit. Dhe vërtet, pas ca kohësh, kapet dhe pas shumë lajkash, kërcënimesh dhe torturash, armët e zakonshme të armiqve të besimit, e mby sin në një lumë së bashku me të krishterë të tjerë.

Vyrtyti i tij dhe gatishmëria për martirizim bënë shumë përshtypje tek ata që e njihnin dhe guximi i tij në të gjitha torturat që i duronte me qetësi dhe trimëri, ishte i pamatshëm. Këto janë shembujt konkrete heroike, i dashur lexues, që edhe sot duhet të na frymëzojnë me shembullin e tyre. Këtë mesazh të sjell edhe ky libër i vogël. Vetëm Krishti krijon shembuj heroike dhe të fortë, që e bëjnë aq të denjë personalitetin njerozor.

Kryqi ndriçon Anastasin

Martiri Anastas, me origjinë ishte persian. Jetoi ne kohën e mbretit të persëve Hosroit dhe perandorit të Bizaniti, Iraklitit (fillimet e shek VII).

Emri i tij i parë ka qenë Margundhat. I ati i tij quhej Nav, i urtë dhe shumë i mirë në zanatin e magjisë. Kishte shumë nxënës dhe bashkë me ta i mësonte magjinë dhe Anastasit.

Kur arriti moshën e ligjshme, u rregjistrua në çetën e Tironëve (çetë e të rinjve që do të vazhdojnë ushtrinë). Në atë periudhë (614) persianët, si pushtuan Jerasalemin, morën të gjitha gjërat e shenjta dhe të çmuara, duke përfshirë dhe Kryqin e Nderuar të Zotit tonë. Kryqi jetëdhënës i vjedhur nga persët, tani vodhi besimin e keq të tyre. Me Hirin e Shenjtë robëronte fiset dhe ndriçonte shumë persianë të mirë, midis të cilëve ishte dhe Anastasi.

Në shpirtin e të riut, u ndez një pasion i shenjtë për të mësuar të vërtëtën e krishterë, d.m.th. si u bë Perëndia njeri, si u kryqëzua dhe të gjithë të ijerat.

Pyeste pra patriotët e tij shpresëtarë për të mesuar, dhe vazhdimisht shpirti i tij mbushej me gëzim. <

Embrionete para të shprestarisë me kalimin e kohës jepnin fryte dhe pasioni për Krishtin rritej në zemrën e tij.

La pas atdheun e tij, prindërit, pasuritë dhe vajti në lerapoli.

Atje ndenji tek një pers i krishterë arpunues dhe iu lut tapagëzonte për t’u bërë skllav i Krishtit me vulën e kryqit. Por arpunuesi kishte frikë rrezikun e persëve dhe e shtynte kohën e pagëzimit Vetëm se i riu digjej nga pasioni për t’u pagezuar. Çdo ditë shkonte në kishë, lutej dhe duke parë atje shenjtë të ndry shëm të pikturuar në mure, pyeste për ata. Duke dëgjuar për përpjekjet dhe luftën e tyre, dëshironte t’u ngjasonte. Atje, në kishë, u njoh me një të krishterë dhe i shfaqi problemin e tij. Ai e çoi tek oshënar Ilia, prifti i Anastasisë së Shenjtë. Oshënari e solli tekPatriku Modest, i cili e pagëzoi dhe i vuri emrin Anastas.Bashkë me të u pagëzua dhe patrioti i vet, i cili dhe ai më vonë u martirizua përKrishtin në Edhesë.

Bëhet murg

Pas pagëzimit të tij Anastasi, ndenji 8 ditë tek shtëpia e priftit sipas regullit të ndriçuesve të rinj. Para se të largohej, oshënari Ilia e pyeti se ku kishte ndërmend të shkonte dhe ai iu lut ta bente murg. Prifti pranoi, sepse pa vyrtytin dhe bujarinë e shpirtit të Anastasit. Vajtën bashkë në manastirin e Shën Anastasit.

Aty ishte igumen, një njeri me vyrtyte të dukshme, me emrin Justin. E pranuan me gëzim Anastasin, -atëherë ishte viti i dhjetë i mbretërisë së Iraklit,- dhe e dorëzoi te një murg për tu përgatitur. Meqënëse i shenjti tregoi një sjellje të shkëlqyer dhe një dëshirë të madhe, veshi shpejt rroben e murgut. Me shumë përulje i bënte dy shërbimet që i dhanë kopshtin; dhe gatimin.

Asnjëherë nuk mungoi në shërbesat e shenjta, bile shkonte i pari nga të gjithë. Me nje kujdes të madh dëgjonte tregime për jetën e shenjtëve dhe digjej nga dëshira për t’u ngjarë.

Në këtë manastir shenjti ndenji 7 vjet. Djalli, i cili nuk mund ta duronte

E ngacmonte pra duke i kujtuar çlodhjen, që kishte në Persi, dashurinë prindërore. shijimet dhe të gjitha gjërat e kota të botës.

Anastasi e kuptoi ndërhytjen e armikut dhe lutej duke kërkuar ndihmën e Zotit. I tregonte për ngacmimin e tij e të atit i kërkonte që të perdikonte. Ai ftoi gjithë vëllazërinë dhe benë lutje të përbashkët. Kështu Anastasi shpëtoi nga gracka e djallit.

Me vegim merr vesh se dotë martirizohet.

Një ditë pa këtë vegim; shikonte sikur ngjitej në një mal të lartë dhe atje i dha një njeri një gotë të stolisur me gurë të çmuar, të mbushur me verë dhe i tha: “Merre dhe pije këtë gotë”. Anastasi e piu verën që iu duk shumë e mirë dhe e ëmbël.

Sa u zgjua, Anastasi e kuptoi se ai vegim paralajmëronte martirizimin e tij. Vajtipra në kishë ku pa të mbledhur etërit, sepse ishte dita e Ngjalljes.

Ra tek këmbët e plakut te tij dhe me lot i lutej që ai të falej për të, sepse për pak ditë do te vinte fundi i tij.

Dhe e falenderoi duke i thënë: “I di, At i shenjtë, përkujdesjet e shumta për mua, lodhjet dhe këmbënguljet për të më ndriçuar me dritën e Krishtit. Të lutem mos u ndal se luturi për mua. “Si e di, biri im, që do të ikësh tek Zoti?” Atëherë, Anastasi, i shfaqi vegimin. Gota perfaqësonte vdekjen që e priste, vdekjen e përbashkët për të gjithë, apo një Iloj tjetër më të frytshme.

Nisja nga manastiri

Pas Liturgjise Hyjnore, si u kungua së bashku me të tjerët me misteret e shenjta dhe hëngri në tavolinën e -përbashkët, iku fshehurazi nga manastiri. pa marrë me vete as para, as ushqime.

Arriti në Qesari të Palestinës në kishën e Shën Marisë ku dhe ndenji dy ditë duke iu lutur Zotit ta drejtonte atje ku ishte më e mira për shpirtin e tij. Më vonë, vajti tek kisha e Shën Evfimisë. Atje pa ca magjistarë që bënin magjira. Përderisa e dinte sesa të pamenduara ishin këto veprime, i kritikoi ashpër. Ata u habitën me guximin e tij dhe e pyetën se kush ishte: Shenjti u sqarua se, dhe ai ishte dikur i gënjyer në këto veprime të mëkatshme, por pastaj, si njohu besimin e vërtetë në Krisht, u pastrua me pagëzimin e shenjtë dhe i përbuzi veprat e djallit. Me të tilla fjale mundohej t’u sillte të vërtetën.

Por qëlloi që të ndodheshin aty dhe persianë të tjerë të njohur të tij. Si ujqër të egërsuar, e mbërthyen dhe e kapën, e burgosën deri sa të vinte udhëheqësi i tyre,arhondi Marsavana.

Në burg. Injorimet

Shenjti ndenji 3 ditë i burgosur dhe i pangrënë. Ushqehej vetëm me shpresën e martirizimit që do të pësonte për Krishtin.

Kur erdhi tirani, sollën para tij Anastasin, i cili nuk u gjunjezua sipas traditës persiane, por qëndroi në këmbë pa frikë. Atëherë Marsavanai, e pyeti se kush ishte. Shenjti i tregoi gjithë të vërtetën, se ishte persian dhe u bë i krishterë.

Tirani provoi me lajka ta bënte të ndërronte mendje. Por Anastasi duke parë nga qielli thoshte; “Kurrë mos u bëftë o Krisht të mohoi rrëfimn tënd”. Atëherë tirani urdhëroi t’i vinin zinxhira të hekurt një në grykë dhe të ngrinte gurë, duke i ngjitur deri në murin e kështjellës.

Patriotët dhe të njohurit e tij e tallnin dhe e shanin duke i thënë; “Si turpërove fisnikërinë e familjes tënde dhe u bëre i krishterë i përbuzur, të të lidhin si rob keqbërës dhe të tallen të gjithë me ty o i pamend? Dhe ndërsa i thoshin këto, e gjuanin njëkohësisht dhe i shkulnin mjekrën. Por ai, i duronte të gjitha me durim për hir të Krishtit.

Rrahjet

Në vashdim, Marsavanai, e kërcënoi se do ta dërgonte tek . mbreti për t’u dënuar me tortura të forta. Por shenjti qëndronte i patundur. Atëherë udhëheqësi dha urdhër që ta lidhnin në tokë dhe ta godisnin pa mëshirë.

Shenjti nuk pranoi ta lidhnin. U tha xhelatëve: “Unë vetë do të qëndroja me guxim duke pritur rrahjen. Sepse siç dëshiron i eturi në verë ujin e ftohtë të freskohet, kështu edhe une i padenji bile akoma më shumë dëshiroj torturat dhe vdekjen për Krishtin tim.

Ra përtokë vetë dhe pranoi goditjet me durim të habitshëm. Rrinte pa lëvizur, pa e mbajtur njeri, i ngushëlluar dhe i çlodhur nga shpresa e lumturisë së ardhshme. Tirani i tha përseri, se do ta dërgonte tek mbreti. Atëherë shenjti iu përgjigj: “Mbreti yt është njeri i vdekshëm, dhe do të vdesë sot a nesër. Prandaj s’duhet që ta kemi frikë. Vetëm Një duhet të kemi frikë; Mbretin e Përjetshëm dhe të Pavdekshëm, Krijuesin e gjithësisë”.

Marsavanai e burgosi përsëri që të mendonte më mirë. Pas ca ditësh e nxorri përsëri dhe i thoshte të fiijonte.

Shenjti iu përgjigj: “Në cilat Perëndi më urdheron të flijoj?”

“Tek zjarri, tek dielli, tek hëna, tek yjet”.

Ç’padituri e madhe! Sinukmëurdhëron t’i falem dhe maleve dhe kafshëve dhe krijesave të tjera të ngjashme, o i mjerë. Perëndia e beri njeriun mbret në të gjithë krijesat, që t’i ketë si shërbëtorë dhe vetem atë të respektojnë si mbretin e tyre.

; Tirani i mundur ngafjalët e urta të shenjtit, e rifuti në burg. Ati i tij shpirtëror mësoi se Anastasi po vuante’tortura të tmerrshme. Ftoi pra gjithë vëllazërinë e manastirit dhe bëri një lutje të përbashkët, që Zoti ta forconte për të fituar dhe për të marrë kurorën e fitores.


Më vonë i dërgoi një letër me dy murgj duke e këshilluar të mos kishte frikë asgjë, por të mbaronte me burrëri, siç e nisi.

Vegimi paradoksal i çifutëve

Për sa ditë rrinte i lidhur në burg shenjti nuk e linte rregullin për asnjë natë. Lutej sa të mundte, sepse e kishin të lindhur bashkë me një të dënuar dhe që të mos e shqetësonte nuk ngrihej në këmbë por ulte kokën dhe lexonte shërbesat me mundim. Një natë duke psalur, e dërgoi një xhelat çifut, po që ishte një njeri i mirë. Çuditej që ndërsa gjithë ditën lodhej duke transportuar gurë, natën nuk çlodhej fare.

Shkoi pra tek dera dhe e vuri syrin e tij tek një e çarë, për ta parë. Dhe sheh atje disa të veshur me të bardha rreth shenjtit, që kishin veshur rrobat arkieratike dhe vetë Anastasin të veshur njësoj. Para tij qendronte një ierodhjak që e temjaniste. Çifuti mbeti i mrekulluar dhe deshi të zgjonte një shokun e tij, që ishte i krishterë për t’i treguar pamjen, veçse nuk mund të lëvizte nga vendi i vet. Me mundim iu afrua shokut dhe i tregoi mrekullinë që pa. Ai u afrua për të parë, por tashmë nuk dukej asgjë.

Festa e ngritjes së kryqit të nderuar

Ditën tjetër Marsavanai, porositi martirin se i foli mbretit për çështjen dhe ai urdhëroi të mohonte Krishtin qoftë dhe me fjalë përpara dy njerëzve, nëse kishte turp ta thoshte publikisht, dhe ai do ta linte të lirë. Pëmdryshe do ta çonte në Persi për të vdekur me një vdekje të tmerrshme.

Shenjti iu përgjgj; “Kurrë mos u bëftë, Krishti im, të të mohoj qoftë dhe në ëndrrën time!

Atëherë tirani e lidhi me dy të krishterë të tjerë dhe e vuri në burg publik për tre ditë, deri sa të iknin për tek mbreti.

Ishte atëherë dita pararendëse e Lartësimit të Kryqit të Nderuar.

Shenjti dhe dy të krishterë të tjerë gjithashtu dhe të krishterë të tjerë që erdhën, nuk fjetën gjithë natën duke gëzuar kështu gjithë të burgosurit.

Në mëngjes vajti përgjegjesi i burgut, tek tirani dhe iu lut t’i jepte Anastasin që të festonin së bashku Lartësimin. Dhe kështu u bë. Sa e panë të krishterët shenjtin në kishë, u gëzuan shumë dhe gjetën mbështetje. Burra e gra i puthnin plagët dhe mermin bekimin e tij. Ditën tjetër iku shenjti me të dy të krishterët nga Qesaria.

Shenjtin e shoqëronte një nga vëllezërit murgjër që kishte dërguar plaka, për t’i shërbyer në çfarë do të duhej dhe për të parë vuajljet e tij e për t’ia treguar pastaj vëilazërisë. Nga qytetet që kalonin, dilnin banoret dhe i faleshin shenjtit dhe i tejçonin nderimet e tyre.

: Shenjti i shkroi dy letra klerit të Ierapolis dhe i lutej tek Zoti, ta bente të denjë të mbaronte rrugën e kobshme dhe mos ta gjykonin për nderimet që i bënë njerëzit.

Sa arritën në Persi, Shenjti u burgos, vëllai i tij që e ndiqte qëndroi në shtëpinë e një te krishteri, që ishte i biri i një Jesdhini.

Përballë mbretit. Torturat

Pas ca ditësh sollën shenjtin para Harroit. Mbreti e pyeti përse e mohoi fenë e atdheut të tij. Shenjti iu përgjigj: “Sepse feja juaj është gënjeshtër. Në këtë gënjeshtër isha dhe unë, por e lashë errësirën dhe erdha në dritë. Tani i falem Perëndisë së vërtetë.

“Vetëm se Perëndinë tuaj e kryqëftian judenjtë. Pse pra ti zgjedh Atë në vend të fesë sonë?”

“Me dashje u kryqëzua, që të na shpëtojë nga mëkati”.

“Lëri fjalët e kota dhe hajde në fenë e të parëve, të shijosh nderime dhe dhurata”.

“Ka kohë që ato i kam përbuzur. Siç e shikon zgjodha këtë rrobë murgu me shpresën për të trasheguar mbretërinë qiellore. Si pra, do mohoj dhuratat qiellore për dhuratat e vdekshme, o mbret?”

Atëherë mbreti urdhëroi ta godisnin, ta rrihnin. Tek i binte edhe vetë i thoshte:

“Nëse nuk do t’i falesh diellit, çdo ditë do të të rrah në këtë mënyrë si sot, derisa të treten mishrat e tu”.

“Më bëj ç’të duash. Unë nuk e mohoj Shpëtimtarin tim”.

Atëherë tirani urdhëroi t’i vinin shkopinj tek këmbët dhe ta vinin strirë duke i shtrënguar shkopinjtë sa të mundnin. Kështu shenjti torturohej tmerrësisht. Pastaj e vunë përsëri në burg. Ai që ruante të lidhurit ishte i krishterë dhe e linte murgun të hynte tek të lidhurit që t’i shërbente shenjtit. Dhe shumë të krishterë të tjerë shkonin dhe puthnin prangat duke kërkuar bekimin e shenjtë.

Shenjtit si i perulur, i vinte keq dhe i ndalonte se nuk donte mburrjen njerëzore. E nxorrën përsëri nga burgu dhe si e goditën pa mëshirë, i lidhën një gur të madh në njërën këmbë dhe e varën nga dora Ijetër për dy orë që t’i thyenin pjesët e saj, por me ndihmën hyjnore rezistoi me trimëri.

Fund martirik me mbytje në lumë

Mbreti, duke pare se me asnjë mjet nuk mund të mposhte shenjtin, urdhëroi ta vrisnin bashkë me të krishterët e tjerë. Ishin gjithsej 70. Këta të gjithë u çuan në një lumë dhe para martirit i mbyten.

Shumë nga të ardhurit atje i thonin shenjtit: “Pse nuk ben dëshirën e mbretit? Dëshiron të vdesësh me një vdekje të tillë?

Unë do të deshiroja të me prismn pjesët e mia në copa të vogla për Zotin tim. Tani siç të me vdesin do të me japin një vdekje të padenjë.

Xhelatët, pasi e mbytën, i prenë kokën që t’ia çonin mbretit si fakt për vrasjen e tij. Shelari (ai qe ruante) deshi të merrte trupin e shenjtit për ta varrosur, por xhelatet nuk ia dhanë. Fëmijët e Esdhinit u dhanë shumë para atyre dhe ata i lejuan ta merrnin natën vonë, në fshehtësi.

Sapo e morën trupin e shenjtë, të krishterët e varrosën në manastirin e Shën Gjergjit rreth vitit te 17-të të mbretërisë se Iraklit më 22janar.

Ditën tjetër bashkëbisedonin ne burg dy ushtarë dhe thoshin: “E pe dje si i hanin qentë trupat e tjere ndërsa trupin e shenj tit nuk e prekën farë?”

“Unë pashë diçka më interesante, një yll të ndritshëm që nuk ishte larg si yjet e tjerë, por poshtë afër tokës. Vajta pra, afër, për të parë me mirë dhe pashë se nuk ishte yll, por dritë qe qëndronte ; sipër trupit të shenjtit. Këto që tregonin ushtarët, i dëgjuan dy të ; krishterë të burgosur që e dinin gjuhën persiane dhe kur u liruan si u vra;Harroi, i treguan këto në Jerazalem.

Thanë gjithashtu se shenjti kur ishte në burg kishte profetizuar. U kishte thënë:

“Ta dini vëllezërit e mi, se unë nesër mbaroj. Ju të gjithë pas ca ditësh do të shpëtoheni me ndihmën hyjnore. Mbreti do të vritet. Atëherë të kujtoheni të shkoni në qytetin e shenjtë dhe në manastirin e Avva Anastasit t’i thoni plakut tim të gjitha sa patë”.

Mrekullia me jelekun e të shenjtit

Murgu, që i shërbente shenjtit, pas varrimit të trupit të shenjtit, priste të gjente kohën më të përshtatshme për të udhëtuar.


Pas 10 ditësh u vunjë tjetër rabret dhe gjëndja u bë më e qetë. Murgu njihte disa ushtarë që dinii greqisht dhe e ndihnmuan të arrente në Armeni. Atje gjeti dhe shumë të tjerë që shkonin në Jerusalem. Pas dy vjetësh arriti në manastirin e tij duke mbajtur jelekun e murgut të të shenjtit. U tregoi për martirizimin e shenjtit dhe vdekjen e tij.

U tregoi gjithashtu dhe një mrekulli që u bë nga jeleku i martirit.

Në manastirin ku varrosën shenjtin, ndodhej një murg i ri, që kishte një demon dinak. Igumeni i manastirit mori jelekun e Shën Anastasit, ia veshi murgut dhe i sëmuri u shërua.

Kjo është jeta dhe fundi martik i Shën Anastasit, kujtimin e të cilit kisha jonë e kremton më 22Janar.

***

Shën Evdhoqia

Iliupoja e Kilikisë në Siri, nuk pati vajzë më të bukur se Evdhoqia nga Samaria. Por kjo bukuri e saj qe shlcaku i jetës fatkeqe që pati. Nëse ndër vajzat e tjera shkaktonte zili, ndër të rinjtë e burrat provokonte epshe të nxehta. Dhe meqënëse banorët e Iliupojës qenë paganë të prirë për epshe trupore dhe jetë të shthurur, rreziku për nderin e vajzës samaritane qe shumë i madh. Që t’u bënte ballë aq vështrimeve, lavdërimeve, propozimeve, duhej ta quante nderin shumë më të lartë dhe se vetë jetën e saj.

Për fat të keq kjo ishte pagane. I përkiste një feje e cila nderin nuk e quante për gjë. E sakrifikonte lehtë për dëfrime. Dhe në fakt kështu ndodhi. Erdhi një ditë që ajo bëri rrëshqitjen e parë, të cilën siç është e natyrshme e pasoi e dyta, e treta e kështu me rradhë. Rreth Evdhoqisë u krijua një grup admimesish dhe kërkuesish të trapit të saj, të gatshëm të sakrifikonin çdo gjë, vetëm tëbëheshin qoftë edhe për pak kohë te preferuarit e saj. Dhe kjo vetë ra njëherë në këtë mëkat, e vazhdoi pa turp si përherë. Dhe duke shitur trupin e saj me orë, here tek njëri e herë tek tjetri,mente të holla pa hesap e bënte një jetë plot qejf e luks.

Por me kalimin e kohës, brenda në shpirtin e saj nisi të formohej një lloj reaksioni. Ata burra që e ulnin veten e tyre aq poshtë për t’u pranuar prej saj, nisën t’i duken të neveritshëm dhe të ulët. Trupi i saj, për aq kohë sa do të ruante bukurinë dhe freskinë e tij rinore, do të tërhiqte plot admirues dhe miq. Por vetë ajo, si person i pavarur nga bukuria, sa miq të vërtetë e të sinqertë do të kishte? E dinte shumë mirë: asnjë. Kur me kalimin e moshës do të vinte pleqëria e do të zhdukej bukuria dhe freskia, me ç’gjë tjetër do të tërhiqte atëherë të tjerët? Me trupin e saj gërmadhë?

Por, dhe pa ardhur pleqëria, sikur një ditë duke qenë në kulmin e bukurisë, t’i binte ndonjë sëmundje t’ia thante bukurinë e t’ia rrëmbente elegancën e freskinë e trupit, sa do t’i afroheshin? Sa do ta admironin?

E zgjuar siç ishte, e dinte mirë. Të gjithë ata që deri atëherë e admironin dhe tregoheshin si miq të saj, do t’i kthenin krahët dhe ata që deri atëherë kuletat dhe i jepnin të holla pa hesap, nuk do t’i falnin as një sold, të paktën për lëmoshë.

Mirëpo, megjithëse i dinte këto, vazhdonte jetën e saj të shthurur, me të vetmin ndryshim që tani çnderimi e shqetësonte, gjë që shpesh përbën hapin e parë në rrugën e nderit. Po ku ta gjente? Shkrimet e filosofeve dhe moralistëve paganë rasë merreshin me çështje të tilla. Përkundrazi, bukuria paraqitej se qëndronte brenda qëllimit të saj duke tërhequr dashnorë dhe duke u rrethuar nga admirues dhe adhurues. Kurse feja pagane me traditat e saj imorale lidhur me perënditë dhe me festat e saj po të kësaj natyre, ndihmonte në shthurrjen e nderit dhe të zakoneve të mira.

E ndodhur në një gjendje të tillë psikologjike, një ditë Evdhoqia sheh nga dritarja një burrë që dilte nga shtëpia që ishte karshi shtëpisë së saj. Ishte e veshur në këtë kohë me një nga kostumet më të bukura që kishte patur dhe që e paraqiste akoma më të mrekullueshme elegancën e saj, por dhe ajo vetë, e cila sapo e kish parë veten në pasqyrën e madhe, ishte e bindur se bukuria e saj u prishte mendjen edhe pleqve. Mirëpo për çudi, ai burrë, të cilin për herë të parë po e shikonte, u soll në një mënyrë krejt indiferente. Sapo e pa, i ktheu sytë gjetiu dhe pas pak i ktheu dhe kurrizin, duke u larguar pa kthyer as kokën prapa për ta parë. Aq indiferent u tregua. Mirëpo ky mosinteresim, i shkaktoi asaj një përshtypje të theksuar. Ai njeri i çuditshëm, as për një plakë nuk do të sillej kështu. Pse pra u soll? Mos kish ndodhur papritur ndonjë ndryshim tek ajo? E skuqur në fytyrë nga inati, shkoi me vrap në pasqyrë. Dhe atëherë shqetësimi iu shtua edhe më shumë. Ishte po ajo, e bukur dhe elegante sa nuk kish më ku të shkonte. Nuk kish ndodhur asnjë ndryshim, dhe megjthatë diçka do të ishte. Dhe u mërzit shumë.

Ditën tjetër po në atë orë, Evdhoqia ishte përsëri tek dritarja e stolisur dhe e zbukuruar si jo më mirë. Gjë e çuditshme! Ajo ndjente shqetësim për një njeri të panjohur, të cilin e pa veç një herë dhe i cili nuk desh ta shihte. Dhe ky njeri nuk ishte kushedi se çfarë dhe veshja nuk e tregonte se mund të qe ndonjë pasanik. Përkundrazi të jepte përshtypjen e një njeriu më tepër të varfër, por me një prestigj që ajo nuk e kish vënë re tek njerëzit e parisë së qytetit. Këtë njeri pra, donte ta bënte që ta shikonte. Dhe kush? ajo qe lodhte edhe patricë derisa të denjonte t’u falte një shikim të saj.

Kur përsëri ky burrë doli tek dera përkarshi, Evdhoqia u skuq si iulëkuqja. Dhe plot hir, gëzira e bukuri i drejtoi sytë për tek ai; Po ai kokulur shikonte përdhe e nuk i ngriti asnjëherë sytë. Eci pëipara dhe u zhduk në krye të rrugës duke mos e vënë re fare atë gjë të bukur, e cila për herë të parë në jeten e saj për atë njeri të panjohur e uite aq veten sa bënte një sakrificë të tillë.

Natën, e shqetësuar, samaritania, pothuajse me temperaturë për atë ofendim të rëndë siç e konsideronte, qëndroi në orët e vona te dritarja duke vështruar herë pas here yjet e qiellit.

Dhe në shpirtin e saj u kall një gjë misterioze e thelië, një farë kiyengritje e heshtur kunder gjëndjes së saj, një gjyq i brendshëm në të cilin edhe gjykatëse dhe e gjykuar ishte vetë. Po prapë, pastaj kthehet tek i panjohuri indiferent, tek ai filosof i çuditshëm, i cili .kishte sy vetëm për tokën, me të cilën ndoshta ngjante dhe në zemër që nuk ndjente rrahjet dhe ndjenjën e të bukurës.

; Papritur kish kaluar pothuaj mesi i natës, kur dëgjoi diçka melodioze. Nga vinte? Vuri re se vinte nga shtëpia përkarshi. Dhe ajo melodi ishte e thjeshte, e hijshme, serioze, por prekëse shumë për shpirtin. Dhe midis zërave, ndër të cilat një pjesë qenë zëra fcmrash, shquhej një zë burri, i cili siç duket u printe. I kujt do të ishte vallë ai zë?

Evdhoqia e përqendroi plotësisht vëmendjen andej nga vinte melodia. Himni i ngjante një lutjeje fetare. Dhe në vesh i vinin disa ljalë. U var ateherë thuaj e tëra jashtë dritares duke u munduar , të kapte qoftë dhe një fjalë të plotë. Ndoshta nga ndonjë fjalë do të mund të kuptonte ç’isthe ai burrë. Dhe ipë në fund e kapi. Ata njerëz i këndonin Iisuit. Atëherë Evdhoqia mori vesh. Ajo familje ishte e krishterë. Pra dhe ai njeri i panjohur që u tregua aq indiferent ndaj bukurisë së saj, do të ishte patjeter i krishterë.

Ajo kish dëgjuar deri atëherë për këta njerëz gjëra të ndry shme


e të shumta. la kishin paraqitur me ngjyra të ndryshme, nga më të këqiat madje. Kish dëgjuar se ishin njerëz të orgjive trupore nga rnë te padëgjuarat, se bënin gostira gjatë të cilave vrisnin njerez e shumë të tjera. Por kish dëgjuar dhe të tjerë që i paraqisnin si njerëz të trashë e llafazanë, që përbuznin qejfet, që rronin për qiellin dhe urrenin trupin dhe nuk përfillnin bukurinë.Ishte pra dhe ai i panjohuri nga këta njerëz. Ishte i krishterë dhe e kishte frikë? Prandaj nuk e përfiilte?

E preokupuar me këto mendime, dëgjonte njëkohësisht dhe himnin. Pas pak zërat u shuan, por jo nga shpirti i saj. Ishte një himn i qetë dhe melodioz që i la mbresa të thella. Mos pse ndoshta e printe ai? Evdhoqia qëndroi për mjaft kohë akoma tek dritarja duke vështruar yjet dhe dulce sjellë ndërmend përsëri psalmin.

Për dy ditë rresht u përsërit kjo skenë. Vajza samaritane e priste të panjohurin që dilte nga shtëpia gjithnjë në të njëjtën orë. Por pa u zbukuruar, duke veshur fustan të thjeshtë dhe duke qëndruar hijshëm si në kohën që nuk kish marrë këtë rrugë. Por dhe i panjohuri si dhe herë të tjera, i thjeshtë, serioz, me veshjen e zakonshme, doli nga shtëpia dhe u zhduk, Për atë nuk ekzistonte as dritarja, as sirena që dilte aty. Së fundi një natë, kur himni dëgjohej përsëri lehtë e lehtë, Evdhoqia mori vendimin e saj.

E veshur me një fustan të thjeshtë të cilin e kish bërë apostafat dhe e mbuluar me një vello të zezë, i ra derës së shtëpisë përkarshi. Kënga atëherë pushoi. Dhe pyetën kush ishte. Ajo nuk e dha emrin. Dhe kjo pati rëndësinë ë vet për psikologjinë e saj të re. Fshehja e emrit të vërtetë, ishte një farë njohjeje se ajo kishte një farë faji dhe turpi për veten, që u jepte të drejtë të zotërve të shtëpisë t’ia mbyllnin derën. Tha një emër tjetër dhe kokën vazhdonte ta mbante të mbuluar që të mos e njihnin se kush ishte, derisa të hynte.

Njerëzit e mirë ia hapën derën dhe e pritën siç duhej. E shpunë

në një dhomë më vete ku u paraqitën të zotët ë shtëpisë. Ajo atëherë hoqi vellon, qëndroi si me turp dhe gati duke u dridhur, priste përshtypjen nga zbulimi. Por bashkëshortët e krishterë, si i hodhën një vështrim të shpejtë njëri-tjetrit, e pritën me zemër të hapur. Bënë sikur nuk dinin gjë për jetën e saj3 nuk treguan asnjë lloj përbuzjeje dhe ftohtësie dhe u afruan me një takt të hollë e fisnik. Asnjë lloj habie nuk u shpreh në fytyrat e tyre dhe asnjë lioj lëvizjeje e pashijshme nuk u vu re. Deri në atë moment, ajo nuk kish degjuar kurrë t’i pranonte këta fqinj dhe mendonte se ata e urrenin dhe e përbuznin. Por tani e shihte se ishte gënjyer. Burrë e grua e pritën me dashuri dhe miqësi të sinqertë si dhe me shumë respekt.

Ajo si e mori pak veten nga përshtypjet e para, desh të justifikonte ardhjen e saj në një orë të tillë. U tha se prej disa ditësh e ndjente veten të sfiqetësuar dhe ndonëse kish marrë disa ilaçe, nuk shikonte ndonjë përmirësim. Këtë shqetësim e ndjente më tepër ditën, ndërsa, kur vinte nata, i hynte në zemër një rreze ngushëllimi dhe kënaqësie shpirtërore me dëgjimin e himneve në shtëpinë e tyre dhe se këtë natë, kur dëshpërimi ishte shtuar, por dhe ngushëllimi ishte shumë i efektshëm, nuk mundi ta mbante dot veten e të mos vinte t’u shprehte atyre mirënjohjen e t’i njihte së afërmi, këta fqinj të mirë, të cilët dinin të derdhnin prej shtëpisë së tyfe balsame të tilla shpirtërore. Ata iu përgjigjën se u vinte keq per dëshpërimin që kishte dhe gezoheshin për ngushëUimin x që ndjente dhe që u bë shkak të njiheshin me njëri-tjetrin, gjë që duhej të ishte bërë prej kohësh. Dhe pastaj i zoti i shtëpisë nisi të fliste me një mënyrë të butë për të mirat që fitojmë nga dëshpërimet dhe kënaqësitë shpirtërore që përftohen përmes lotëve.

Kjo filosofi i dukej Evdhoqisë pak si e çuditshme, por më tepër e habiste dashuria me të cilën i dëgjonte ato fjalë e shoqja,

e cila e shikonte burrin e saj me një vështrim të ëmbël pohimi. Dhe atëherë i vuri re që të dy dhe ndjeu zili, për herë të parë në jetën e saj. Ajo që nuk kish shembull tjetër në bukuri, ajo vajzë e re> e pasur, e preferuara e njerëzve të fuqishëm, pati zili atë grua jo aq të bukur, as aq të re, por të dashur, të qetë, modeste dhe simpatike që kish zënë tashmë vend në zemrën e atij burri të thjeshtë por dhe fisnik. Por kjo zili nuk rridhte nga ndonjë lloj ligësie, por ishte më tepër pasojë e një keqardhjeje të saj për veten dhe i një hidhërimi ngaqë e ndjente se ajo, ndonëse u përkiste qindra vetëve, asaj nuk i përkiste asnjë.

U mallëngjye më shumë kur pas pak pa të dy fëmijët e tyre. Nuk kishin mbushur akoma të dymbëdhjetat dhe në fizionominë e tyre dallohej një shprehje aq e gëzueshme dhe njëkohësisht aq e mirë dhe e pastër, saqë sytë e Evdhoqisë mbetën të mbërtyer tek ata. Qenë vajzë e djalë.Por nuk ishte vetëmmoshae tyre e njomë që i bëntë tërheqës. Ishte diçka më tepër, diçka e panjohur për shpirtin pagan të vajzës samaritane, e cila kishte parë fëmijë më të bukur, por kurrë aq qiellore dhe të nderuara. Hiri i krishterë që lulëzonle në fytyrat e tyre, që shkëlqente në qerpikët e tyre, që buronte nga vështrimet dhe buzët e tyre, ishte ai që krijonte tek e reja pagane, atë përshtypje të madhe, shkakun e vërtetë të së cilës ajo nuk e dinte.

Kur iku nuk e zuri gjumi tëre natën e natës. Të panjohurin nuk e kish parë. Po gjë e çuditshme tani, sikur nuk kishte dëshirë ta shihte si para disa orëve. Tani e preokuponte më tepër ajo familje e thjeshtë dhe e panjohur ku kish takuar kaq thesare. Dhe duke mos mundur të gjente qetësi në atë shtrat, i cili ishte dëshmitar i një jete të shthurrur, mendonte me hidhërim qetësinë e ëmbël që mbretëronte në atë shtëpi të varfër të komshinjve që kish njohur. Ne atë moment e jo natën, vajti përsëri vetëm aty. Dhe zemra i


rrahu fort kur pa atje dhe të panjohurin që i kishte krijuar në shpirt pa dijeninë e tij, dallgë të madhe. Ai ruajti një gjakftohtësi morale të lartë dhe shembullore dhe asaj iu duk shumë i thjeshtë, por me seriozitetin që e dallonte. Pas pak të dy burrat u larguan dhe mbeti vetëm samaritania me të zonjën e shtëpisë. Kjo e fundit, një nga të krishterët e paktë por shumë të zjarrta të Iliupojës, në një bisedë të gjatë arriti të fitonte besimin e plotë të Bvdhoqisë.

Ky ndikim vlejti më vonë për një fitore tjetër të lartë që korri emri i Iisu Krishtit. Evdhoqia i rrëfeu tërë fortunën e saj shpirtërore dhe ajo gma i tregoi se vetëm doktrina e lisuit mund t’i siguronte asaj qetësinë shpirtërore që i duhej dhe që bota nuk mund t’ia jepte kurrë. Dhe i foli me aq dashuri dhe lutje, me aq sinqeritet dhe I.ot, saqë e bëri të ndjente se Iisui ishte vërtet një Zot që e donte njeriun që erdhi në këtë botë për shpëtimin e mëkatarit.

Dhe kur më vorie Evdhoqia u kthye në pallatin e vet, gjeti atje nje grup miqsh të saj, të cilët prej disa kohësh kishin vënë re nje ndryshim në personin e saj dhe qenë habitur. Dhe qenë mbledhur atje për t’i njoftuar se kishin përgatitur për atë natë një festë të posaçme me qytetarët më të shquar, me krerët kryesore të qytetit dhe me gratë më të bukura, por që duhej të ishte dhe ajo vetë, mbretëresha e bukurisë.

Evdhoqia u mundua që ta evitonte këtë pjesëmarrje, por nuk mundi. Mirëpo, ajo natë i provoi se ishte e pamundur që një jetë e tillë montane të mund t’i siguronte qetësinë shpirtërore që ajo kishte nevojë. Në mes të atij admirimi të përgjithshëm të fjalëve dhe shprehjeve lavdëruese për bukurinë e saj, në mes të asaj hareje dhe ngritjes së gotave për të, gëzimi i saj qe i sforcuar dhe artificial. Dhe sillte ndërmend herë pas here qetësinë e shtëpisë që kishte komshiu, graan e krishterë, mikeshën e saj të dashur, ata burra të ndeaiar që ishin krejt të ndryshëm nga adhuruesit e trupit që kishte përreth dhe i vinin ndërmend fjalët e lisuit që i fal njeriut prehjen bashkë me nderin.

Ditën që pasoi mbeti fill e vetme pa ardhur në takim as me shërbyeset e saj. Nuk e trondiste vetëm shqetësimi, por dhe ndyrësia. Por cili mund të ishte ky Iisu ku donin ta shpinin? Edhe ky problem gjithashtu e shqetësonte. Por përsëri qetësohej vetë duke menduar se njerëzit që e trajtonin, qenë të mirë.

Komshia e saj e krishterë, në taldmin që patën një ditë më vonë, e komandoi më me sukses shpirtin e mikeshës fqinjë. Dhe kur më në fund u fal dhe në kohën që dhe vajza samaritane kish rënë në gjunjë e i falej Iisuit për ta shpëtuar, dielli i ndriçimit hidhte tashmë rrezet e veta mbi kryet e saj.

Në veprën e shpëtimit dhanë atëherë ndihmë dhe të dy burrat e sidomos ai i krishteri i panjohur që ishte mik i asaj shtëpie. Me gëzim të madh Evdhoqia dëgjonte se ai burrë i respektuar që qëndronte shumë më lart se burrat e zakonshëm, qe prifti i krishterë i komunitetit të vogël të krishterë të Iliupojës. Dhe për të shlyer tepër vetveten për mëkatin ku donte ta tërhiqte atë, i lutej me gjithë shpirt lisuit që sa më shpejt te tregonte mëshirën e tij e ta ndihmonte të renditej dhe ajo me vëllezërit e miqve të nxënësve të tij.

Gjatë kohës së katekizmit, Evdhoqia i mbylli dyert e shtëpisë për miqtë dhe të dashurit që e vizitonin, hoqi të gjitha shërbyeset e veta duke marrë për nevojat e veta dhe më tepër për shoqe një grua të krishterë të varfër. Ky ndryshim i papritur, shkaktoi një zhurmë të madhe ndër ata të rinj dhe burra të shthurrur që e vizitonin. Bënë përjekje të mëdha për t5i mbushur mendjen të vazhdonte jetën e mëparshme, por të gjitha vanë kot. Më shumë i habiste ata shkaku për të cilin ajo e kish bërë këtë dhe që ata nuk e dinin.

Më në fund samaritania u pagëzua dhe gëzimi i të krishterëve

të Iliupojës qe i madh për ketë fitore të kishës me kthimin dhe shenjtërimin e asaj femre, e cila aq thellë qe kredhur në rnëkat. , Dhe që atë kohë nisi jetën e saj të re oshënaija Evdhoqia.

Shiti shtëpinë dhe të gjitha stolitë e çmuara që pati dhe të hollat ua ndau të varfërve. Deshi t’i jepte edhe kishës një pjesë nga ato, por iu tha në mënyrë të veçantë që kisha nuk mund të përdoite një pasuri të fituar me rrugë të tilla.

Me përulësinë që i kish hyrë në shpirt, ajo nuk e keqkuptoi atë refuzim. Përkundrazi ndjeu më shumë dashuri për kishën, të ; cilën mëkatarët e pranonin pa përjashtim, po refuzonte të pranonte çdo gjë tjetër që fitohej me rrugë jomorale, ndjeu më tepër detyrën : që të punonte me tërë shpirtin e saj për Krishtin i cili e priti me aq gëzim në gjirin e kishës, Dhe meqë u pa e udhës që të mos :qëndronte më në Iliupcyë ku ajo ishte e njohur shumë për jetën e li mëparshme që bënte dhe nuk do ta linin të qetë sidomos disa nga të dashurit maniakë, një natë u largua nga qyteti i jetës së saj të U shthurrur, por dhe i shpëtimit të saj. Në atë epokë nuk ishin formuar 7 akoma mana.stiret, sepse Evdhoqia ka jetuar nga fundi i shekullit të dytëipas Krishtit kur akoma ishte e panjohur jeta monakike.

Praktikohej në atë kohe jeta e quajtur virgjërore brenda në qytet ose jeta e atyre që nuk martoheshin duke ia kushtuar veten shërbimit të Krishtit dhe të afërmit. Një jetë të tillë në shërbim të kishës ia kushtoi dhe vetë Evdhoqia duke shkuar në një qytet ku nuk e njihnin as atë, as të kaluarën e saj.

Kështu ajo u shqua për sinqeritetin e pendimit të saj, për ngrohtësinë e lutjes, për besimin e saj të fotjë. Lexonte psalmet e Davidit dhe qante mbi vargjet e tyre qe i drejtoheshin Perëndisë për të mbs vënë re mëkatet e kohës së rinisë dhe bënte një jetë me të vërtetë asketike. E thjeshtë dhe pak si e ashpër ishte veshja që mbante për të shlyer borxhin e veshjeve luksoze që kish mbajtur

në të kaluarën. I thjeshtë, i paktë ishte dhe ushqirai që hante. Ajo që deri dje e kalonte jetën me gostira të pasura dhe me pije, bënte një jetë me të vërtetë shumë të shtrënguar, por ama në mes të asaj varfërie dhe thjeshtësie e ndjente veten të kënaqur. Dhe bënte punë dore ditë e natë dhe me të ardhurat e tyre u vinte në ndihmë jetimëve dhe të varfërve. Gjente rast për të vizituar dhe të sëmurë, të cilëve u shërbente dhe i ngushëlonte. Madje shpesh rrinte dhe tërë natën pa gjumë për të shëruar dhe për të forcuar ndonjë motër në shtratin e vdekjes.

Në këtë situatë të re, një armik të vetëm kish akoma,bukurinë e saj të jashtëzakonshme. Sado që përpiqej ta fshihte, sado që luftonte ta fy shkte, ta dobësonte, ajo me shumë lulëzonte, e pastër e hijshme, por dhe gjithnjë ngacmuese për njerëzit e mishit. Pas disa kohësh nisi të bëhej objekt diskutimi për mjaft rrethe të asaj natyre, gjë që e detyroi të dukej rrallë nëpër rrugë ë të ndëronte shtëpi.

Por nuk ishte e mundur të rrinte gjithjnë e fshehur. E gjurmonm dhe e gjenin edhe në qendrat e reja ku ajo banonte, Dhe një ditë prej ditësh, jetën e saj të qetë po ia turbullonte një diçka e papritur. Rastësisht një njeri nga Uiupoja që kish ardhur për punë në qytetin ku banonte Evdhoqia, e pa, e njohu dhe iu ngjit nga pas. Donte të rikrijonte miqësinë e vjetër dhe të ndyrë, po ajo ia preu çdo shpresë. Atëherë, ai duke mos mundur t’ ia arrinte qëllimit, u iargua duke u betuar që të hakmerrej.

Disa ditë më vonë erdhën nga Iliupoja mjaft nga ish të dashurit e saj e kërkuan dhe i ranë ndër këmbë e iu lutën që t’i pranonte duke e qortuar për atë kthesë që kish bërë, por ajo qëndroi e fortë. U shpjegoi jetën e pastër dhe të ndershme që bënte pas kthimit në krishtërim dhe se kurrë nuk do të kthehej në jetën ë mëparshme.


Iu lut madje dhe atyre që të pendoheshin dhe të ndiqnin rrugën e nderit.

Duke parë këtë këmbëngulje ata paganë të ulët, u tërbuan nga zemërimi dhe vendosën ta zhduknin. Dhe në atë kohë sapo qe shpallur nga perandori i Romës, Trajan (98-117 pas Krishtit), persekutimi kundër të krishterëve. E demoncuan si të krishtere dhe e ftuan në gjyq.

Kur e pa qeveritari pagan, u mahnit me bukurinë e saj dhe i erdhi keq për ta dënuar me vdekje një krijesë të tillë, e cila mund të vlente si model bukurie për një piktor apo një skulptor. Prandaj u përpoq që me premtime të ndryshme t’i mbushte mendjen tu falej idhujve. Por Evdhoqia nuk pranoi. I tha qeveritarit se nuk i vinte aspak keq për rininë e saj, e cila nesër pasnesër do të vyshkej dhe do te prishej si çdo gjë në botë dhe i deklaroi se i kishte gjetur shpëtim pranë Krishtit, Atij ia kishte kushtuar tërë shpirtin, e gatshme t’i jepte me gëzim dhe vetë jetën.

Atëherë filluan torturat të cilat i duroi me kurajo të pashembullt. Së fundi i prenë kokën. Dha frymën me buzë në gas dhe me shpresë se e kaluara e saj mëkatare, megjithëse i ishte pastruar me anë të pagëzimit dhe të besimit, po merrte si shtesë tani dhe banjon me gjakun e saj prej dëshmoreje.

Kisha jonë e përkujton më 1 të Marsit të çdo viti.

***

Dyzet Martirët e Sebastës

Këta shenjtorë u dënuan në vitiif"320 në Sebaste, qytet i Armenisë së Vogël, kur perandorë ishin Kostandini në perëndim dhe mizori Liçin në lindje. Ata ishin nga vende të ndryshme, por të gjithë në të njëjtin repart të ushtrisë, të gjithë të rinj të hijshëm, trima dhe të dëgjuar për trimërinë e tyre në luftë. Lexojmë tek shën Grigori i Nisës dhe tek Prokopi, që ata bënin pjesë në legjionin e “Rrufesë”, mjaft i famshëm për shiun e mrekullueshëm të dhuruar nga Qielli në kohën kur ishte perandor Mark Aureli. Në kohën në të cilën ndodh ngjarja, ky legjion, i dymbëdhjeti i ushtrisë, gjendej në Armeni, Lisia ishte gjeneral i armatës dhe Agrikolau, guvemator i provincës. Ky i fundit i kishte shpallur armatës së tij një dekret të Liçinit, i cili i urdhëronte të gjithë Legjionet të bënin flijime për Perënditë. Dyzet të krishterë u paraqitën vetë duke rrëfyer trimërisht besën e tyre dhe deklaruan me forcë që asnjë torturë nuk do t’i detyronte të tradhtonin fenë e tyre të shenjtë. Gjykatësi, në fillim, duke shpresuar se do i bindte, përdori fjalë të ëmbla, duke i thënë se kryelartësia do t’i bënte që të turpëroheshin për jetë, ndërsa bindja dhe nënshtrimi ndaj vullnetit të perandorit do të shpërblehej së tepërmi. Por, duke parë që premtimet nuk pinin ujë, filloi t’i kërcënonte më tortura. Por as kërcënimet nuk i trembën. Konfesorët e shenjtë të Iisu Krishtit iu përgjigjën që ai u bënte, as që mund të krahasoheshin me të mirat e pafundme që ai kërkonte t’ua rrëmbente. “Dha kërcënimet, -shtuan ata,- nuk na trembin aspak. Ju keni në dorë vetëm trupat tanë, për të cilët kemi mësuar që të mos kujdesemi aspak, ndërsa shpirtrat tanë janë jashtë çdo përsekutimi njerëzish”. Guvematori, i cili nuk e priste këtë pëgjigje, u ndje jashtë mase i indinjuar dhe urdhëroi që të rriheshin me kamzhik dhe t’u shqyeshin brinjët rae thonj të hekurt. Pasi i torturuan në mënyrë çnjerëzore, i lidhën me hekura dhe i çuan në burg. Disa ditë më vonë shkoi Lisia nga Çezaria, në Sebaste, dhe e vuri në prova të reja qëndresën e martirëve. Të gjitha llojet e torturave, që kishte pjellë fantazia e Satanait, u provuan në trupat e tyre. Por pa efekt, sepse drita e shenjtë e Iisu Krishtit i mundi dhe i turpëroi fuqitë e ferrit dhe të errësirës.

Guvernatori, i tërbuar nga inati, mendoi një lloj torture të ngadaltë dhe të mundimshme. Ishte dimër, atëherë, stinë mjaft e ashpër në Armeni. Një erë e acartë frynte nga veriu dhe e shtonte më shumë të ftohtin. Poshtë mureve të qytetit ishte një peilg i ngrirë aq shumë, saqë njerez dhe kxtaj mundën të kalonin sipër pa asnjë rrezik. Guveraatori urdhëroi që shenjtorët të zhvisheshin lakuriq dhe t’i Iinin gjithë natën aty. Për t’i tunduar më shumë, pak më iarg, përgatitën një banjo të nxehtë. Ai që do të pendohej dhe do të pranonte t’u bënte fli idhujve, të shkonte në banjo për t’u ngrohur. Sapo dëgjuan martirët vendimin, vrapuan të gëzuar drejt pellgut, u zhvehën vetë dhe inkurajuan njeri tjetrin për luftimin, duke thënë se një natë e mundimshme do t’ju sillte atyre një lumturi të përjetshëm. Të gjithë bënin këtë Iutje: “O Zot, ne jemi dyzet në këtë pellg”. Të lutemi mos lejo që të ketë një kurorë më pak, asnjë të mos mungoje nga ky numër që jo pa qëllim e keni zgjedhur. Rojet nuk pushonin duke i nxitur që t’u bindeshin urdhrave të perandorit, që t’i lejonin të hynin në banjon e nxehtë. Dhe mjerisht, njeri nga ky grup i shenjtë u mund nga dhelpëritë e paganëve, braktisi ky dezertor vendin e betejës dhe shkoi e u hodh në banjon e nxehtë. Por, porsa hyri atje, vdiq. O marri e dabësive njerëzore! Ja, ky fatzi vdiq dy herë. Zoti nuk e la që ai ta gëzonte gjatë fratin e besëshkeljes. Shokët e tij u trishtuan pa masë. Por nuk zgjati shumë dhe u ngushëlluan nga një ngjarje e cila ishte një mrekulii. Njeri nga rojet që përgjonin se mos ndonjë nga martirët ndryshonte mendje, po rrinte e po ngrohej afër banjos. Dhe, ndërsa po rrinte ,'atje, iu shfaq një vizion i jashtëzakonshëm. Pa shpirtra qiellore që po zbrisnin nga Qielli duke ndarë shpërbiimetë mrekullueshme tek martirët trima. Njeri nga këta ishte përjashtuar, ai që sapo kishte tradhtuar kaq poshtërsisht besën e tij. Nga dyzet kurora që mbanin ëngjëjt, njëra ishte bosh. Roja i prekur nga ky vizion qiellor u kthye në çast. Zhveshi rrobat dhe shkoi e u bashkua me tridhjete e nëntë martirët e tjerë duke thërritur se ishte i krishterë si ata.

Ky fakt, vëren shën Efremi, mjafton për të na bërë të adhurojmë rrugët e pakuptueshme të mëshirës dhe të drejtësisë së Zotit ndaj njerëzve.Kur 11 gdhi, gjykatësi urdhëroi që t’i hipnin në qerre dhe t’i hidhnin në zjarr. Ata ishin të gjithë të vdekur, ose pothuajse duke vdekur, përveç më të riut që ishte piot fuqi e jetë. Xhelatët e lanë prapa, duke shpresuar se do të thyhej. Por nëna e tij që ishte e pranishme, nuk mundi ta duronte këtë mëshirë të rreme ndaj birit të saj dhe i qortoi xhelatët. Kjo grua trime ishte një vejushë nga shtresa e varfër, por e pasur me të gjitha thesaret e fesë.

Iu afraa të birit dhe e nxiti që të qëndronte i fortë. Pastaj e mori në krahë dhe e hipi në qerre bashkë me martirët e tjerë, duke i thënë: “Shko, shko, biri im, mbaroje këtë udhë të lumur bashkë me shokët e tu, që të mos jesh i fundit kur t’i paraqiteni Zotit”. Ajo i tha këto fjalë pa lot në sy dhe e shoqëroi qerren deri tek tufa e drave, me fytyrë të gëzuar.

Pasi i dogjën trupat e martirëve të shenjtë, hirin e tyre e hodhën në lumë, por një pjesë e hirit mbeti dhe u mblodh nga të krishterët e devotshëm që e ruajtën si një thesar. Çezaria, kryeqendra e Kapadokisë, kishte nga këto lipsane të çmueshme dhe shën Vasili i shikonte si mbrojtjen më të sigurt ndaj sulmeve të armiqve. Po ky at i shenjtë shton që ato kishin fuqi të ngrinin ata që kishin rënë, të forconin të dobtit dhe të rritnin flakën e besnikëve. Shën Vasili, ati i doktorit të shenjtë që sapo folëm, dhe shën Emelia, nëna e tij, shën Grigori i Nisës, shën Petri i Sebastës dhe shën Makrina, gjetën pjesë nga lipsanet e martirëve tanë të shenjtë. Shën Emelia i vendosi në kishën që ndërtoi afër fshatit Aneses, ku u pritën me një nderim të madh dhe shën Grigori tregon për mrekullitë e bëra me këtë rast. Ky i varrosi edhe prindërit e tij


pranë lipsaneve të martirëve të shenjtë, që edhe ata të ngjalleshin pranë atyre heronjve të cilëve u kishin imituar besën. Ai kishte prova të qarta të fuqisë së tyre pranë Zotit.

Shën Gandencio, peshkop i Breshias, kishte një devocion të madh për martirët e shenjtë. “Zoti, -tha ai në fjalimin që mbajti për lavdinë e tyre,- më ka dhenë hirin të themeloj një kishë, për nder të tyre”. Ai shton se këtë pjesë thesari ia kishin dhënë dy mbesat e shën Vasilit, të cilat kishin vendosur të mbeteshin virgjëresha. Këtë pjesë nga lipsanet, që ato kishin marrë nga xhaxhai i tyre, ia dhuruan shën Gandecios, kur ky kaloi nga Çezaria gjatë rrugës për në Jeruzalem.. Një pjesë e këytre lipsaneve u dërguan edhe në Kostandinapojë, ku u nderuan me një devocion të madh, siç na e bëjnë të ditur Sozomeo dhe Prokopi. “Ky devocion, -thonë këta autorë,- shpërblehej shpesh me vizione dhe mrekulli”.

Shën Efremi, i prekur nga burrëria e pathyeshme e martirëve, thote: “Dituria e filosofëve, elokuenca e oratorëve, mbetete habitur nga shfaqja e jashtëzakonshme e betejave të lavdishme të martirëve. Gjykatësit dhe tiranët u shtangën nga habia, kur panë kurajon dhe gëzimiri e këtyre atletëve të shenjtë. Cili do të jetë shfajësimi ynë para gjykatës si lisu Krishti, nëse ne pa qenë të persekutuar dhe të torturuar, lëmë pas kore dashurinë e Zotit dhe shenjtërimin e shpirtrave tanë? Çfarë ndryshimi! Nga njëra anë martirët Iidhur fort me Zotin në mes të provave më të vështira dhe nga ana tjetër shumica e të krishterëve që, ndonëse në mes të një paqeje të thellë, nuk ia japin Zotit zemrën e tyre, të cilat me shumë të drejtë i takojnë Atij! Mirë, pra çfarë do të bëjmë ne ditën e tmerrshme, kur do të caktohet fati ynë? Dhe, ndërsa martirët e mbushur me një durim të shenjte do të tregojnë këtë ditë shenjat e plagëve të tyre, ne çfarë do të tregojmë? A do të mund të tregojmë një besë të fortë, një dhashuri të pastër, një shkëputje të plotë nga gjërat
tokësore? A do të mund të mburremi për fitoret e korrurat ndaj pasioneve, për shpirtrat e mësuar me qetësinë dhe tërheqjen, për zemrat e buta dhe paqësore, për pasuritë e ndara tek të varfrit, për lutjet, për të gdhirat duke u lutur, për lotët? Lum, njeriu që do të duket atë ditë i shoqëruar nga këto lutje dhe këto vepra të bukura! Ai do të dalë me besim para lisu Krishtit dhe ëngjëjve të Tij. Ju,

o martirë të shenjtë, që keni merituar me triumfet tuaja të jeni në qiell bashkë me Zotit, denjoni të ndërhyni në favorin tonë! Ne nuk jemi veçse mëkatarë të mjerë, por, nëse ju na jepni favorin e lutjeve tuaja, atëherë edhe ne, me anë të tyre, mund të marrim nga Iisu Krishti hirin dhe ndriçimin e shpirtrave tanë dhe t’i ndezim zemrat tona me zjarrin e shenjtë të dashurisë hyjnore. Kisha orthodhokse i nderon më 9 Mars.

Dëshmori i madh dhe Tropeprurës Shën Gjergjl

Shën Gjergji është lindur rreth vitit 275 pas Krishtit prej prindërish të krishterë. I ati ishte nga Kapadhoqia, e ëma ngaLida e Palestinës.

I ati pak kohë pas lindjes se djalit, u arrestua dhe u dënua me vdekje martirike për Krishtin. Atëherë e ëma shumë e re, shpëmgul bashkë me djalin në Lida, ku e ndjente veten të sigurt.

Kur Shën Gjergji u bë 18 vjeç, u mobilxzua për ushtar dhe e shpunë në Nikomedhi, e cila në atë kohë ishte kryeqendër e pjesës lindore të shtetit romak. Mëmë e bir u ndanë atëherë me mërzitje e lotë, por besimi tek kujdesi hyjnor i ngushëllonte që të dy. E këshilloi ajo të birin të ishte i kujdesshëm, të mos jepte vetë shkak për ndjekje. Kishte humbur burrin e do të ishte dhe më e vështirë
për të, të humbiste dhe djalin. Natyrisht, po të ishte nevoja ishte gati edhe djali të jepte për Krishtin dhe jetën si i ati. Djali i dha fjalën se do të ishte i kujdesshëm duke patur parasysh këshiilat e Krishtit.

Pas largimit të tij, e ëma shpirtërisht ishte gjithnjë pranë atij dhe lutej vazhdimisht të Perëndia për të, për shëndetin dhe jetën e tij, për pasiërtinë e tij shpirtërore dhe për kthimin e tij me shëndet.

Shën Gjergji ishte i ri, i pashëm, trim, me kulturë dhe shumë i aftë. Prandaj në ushtri u çmua shumë shpejt E vunë në gardën perandorake dhe nisi t’ i merrte gradimet njeri pas tjetrit. Pas luftës të Dioklicianit me persët ku ai u shqua për trimëri të rralle, mori titullin e princit.

Në vitin 303 pas Krishtit, perandori Dioklician, i nxitur nga ndihmësi i tij Galer, j cili ishte një kundërshtar i tërbuar i të krishtereve, shpalli dekretin e tij të parë kundër fesë së krishtere. Me atë dekret urdhërohej shkatërrimi i kishave dhe suprimimi i të gjitha të drejtave civile e politike për të krishterët. Përveç kësaj, pasuan dhe tre dekrete të tjera; një për intemimet, një për dënim me vdekje dhe një për torturat për ata që arrestoheshin e nuk mohonin Krishtin.

Shën Gjergji ishte në këtë kohë 28 vjeç. Me daljen e dekretit të parë, ai u informua për vdekjen e së ëmës. E qau me dhimbje të thellë dhe mori leje e erdhi në Lidë. Këtu shiti gjithë pronat e trashëguara nga e ëma, një pjesë të të hollave e disponoi për nevojat e komunitetit të krishterë të Lidës dhe kur u kthye në Nikomedhi, pjesën tjetër e disponoi për të ndihmuar je|imët dhe gratë e veja të viktimave të panumërta të persekutimit te tërbuar. Pastaj shkoi tek kryetari i Gardës Perandorake dhe deklaroi se kërkonte të zbatohëshin kundër tij dekretet perandorake të persekutimit kundër të krishterëve.


Kjo deklaratë bëri bujë. Kryetari i gardës iu lut që të tërhiqte atë deklaratë. Shën Gjergji nguli këmbë. Atëherë kryetari i gardës ia komunikoi atë deklaratë menjëherë dhe cezarit Galer edhe perandorit Dioklician.

Ata u habitën dhe u munduan t’ia mbusnin mendjen të tërhiqte deklaratën, pa e detyruar që t’u sillte kurban idhujve. Po ai nuk e pranoi atë kompromis, përkundrazi nguli këmbë në pohimin e tij se ishte i krishterë.

Atëherë filluan torturat. E lidhën mbi një dru dhe e goditnin me një stap në bark. Ai thoshte: “Të falenderoj, o Zot dhe Perëndi, se po më përgatit e po më bën të denjë për të mirat e tua”. Pastaj i lidhën duart dhe e çuan në burg ku si e shtrinë përdhe, i vunë në gjoks një gur të madh. Po dëshmori gjithnjë falenderonte Perëndinë dhe i lutej ta ndihmonte që të qëndronte sa më i fortë mbi gurin e patundur të besimit. Pastaj iu aplikua tortura e rrotës, që ishte nga më të rëndat. E lidhën mbi një rrotë të madhe e cila duke u rrotulluar, i çante trupin me thika duke ia bërë plagë nga rridhte gjaku si ujë. Shenjti psalte: “Do të lartësoj, o Perëndia im, o mbreti im dhe do të bekoj emrin Tënd në jetë të jetës; do t’i këndoj Perëndisë sime për gjithçka, Perëndisë i cili po ma bën rininë të gëzuar”. Dhe vazhdonte me thënien e Davidit se “Engjëlli i Zotit do t’u qëndrojë përreth atyre që ia kanë frikën dhe do t’i shpëtojë ata”.

Në kohën kur po zhvillohej kjo skenë e çuditshme, Diokliciani dhe ata që e shoqëronin, të sigurt tashmë për vdekjen e Shën Gjergjit dhe për mënyrën e hakmarrjes, kishin shkuar në tempullin e paganëve ku u sillnin kurban perëndive të tyre. Papritur u doli përpara Shën Gjergji i shëndoshë si molla, plot kurajo e trimëri. Ç’kishte ndodhur? Iisu Krishti për të shpërblyer vetmohimin e përsosur të atletit të tij dhe duke dashur që me anën e çudirave, të përulte egoizmin perandorak dhe ta tërhiqte shumë shpirtra pagane në krishtërim, lijoi që një ëngjëll i Zotit të lironte shenjtin nga rrota e t’i shëronte menjëherë plagët.

Perandori u shtang me atë pamje. Çlirimi i Shën Gjergjit nga rrota, largimi i tij përmes qindraushtarësh roje dhe paraqitja e tij shëndoshë e mirë, e quajtën në fillim si gënjim i syve! E megjithatë të gjitha qenë realitet. Diokliciani e shikonte çudinë, por nuk mund të kuptonte dot. Ç’e pengonte? Verbëria pagane. Pas habisë deshi të jepte menjëherë urdhër që të arrestohej dëshmori i madh dhe të ekzekutohej këtë rradhë menjëherë. Por tek po bëhej gati të jepte urdhrin, një ngjarje e re.krejt e papritur e tronditi përsëri.

Dy nga kryegjeneralët e tij, Anatoli dhe Protoleoni, njerëz të dëgjuar e te mirë, njerëz me ndërgjegje që kërkonte të vërtetën ' dhe drxtën, që kishin dëgjuar mjaft për fenë e krishterë dhe që panë me sytë e tyre mrekullinë e ndodhur në personin e kolegut të tyre, u paraqitën tek perandori, i dorëzuan spaletat dhe shpatat dhe i diklaruan se dhe ata i besojnë Iisu Krishtit. Dhe kur Diokliciani i kritikoi për shkeljen e betimit ndaj personit të Perandorit, ata nxituan ta siguronin se do të vazhdonin t’i mbeteshin nenshtetas dhe ushtarakë besnikë, mjafton që të mos i prekte në çështjen e besimit të tyre te Krishti si Perëndi i së vërletës e të dashurisë.

Para se Diokliciani të jepte urdhrin për ekzekutimin e tyre, ndodhi të reja e të papritura shtuan maninë e tij. Shembullin e kryegjeneralëve e ndoqën edhe shumë oficerë si dhe turma ushtarësh sidomos nga ata që ndoqën tragjedinë dhe çudinë që ndodhi tek Shën Gjergji, pohonin sheshazi besimin^e tyre te Krishti duke deklaruar se qenë të krishterë.

Galeri urdhëroi të arestoheshin menjëherë të gjithë dhe të ekzekutohcshin gjë që u zbatua në vend. Me dhjetëra dhe qindra oficerë dhe ushtarë të krishterë paraqiteshin tek vendi i ekzekutimit duke i kënduar hirane lavdërirai Iisu Krishtit, i cili derdhi gjakun e tij për shpëtimin e njerëzve.

Por zemërimin më të madh Diokliciani e kishte për Shën Gjergjin të cilin e quante si shkaktarin kryesor të atij turpi. Duhej pra të ekzekutohej me doemos. Po Diokliciani, megjithëqë nuk i besonte Krishtit dhe çudirave që ndodhnin, prapëseprapë i kishte hyrë një farë frike se mos nga ai i krishteri i ndodhte diçka tjetër akoma më e rëndë. Prandaj thirri këshillin e lartë të tij për të vendosur se cili dënim do të ishte më i efektshëm. U vendos që të ndizej pranë bregut të lumit ndonjë furrë gëlqereje dhe te hidhej dëshmori brenda. U vendos e u zbatua. Po, kur pas disa orësh ushtarët hapën furrën, ç’të shihnin? U doli përpara shenjti i padëmtuar e për bukuri. Ngjarja u përhap menjëherë e tronditi vendin. Ajo furrë në vend që të digjte e të zhdukte emrin e Iisu Krishtit e të besimit të krishterë, e paraqiti me tërë famën dhe madhështinë e tij. Ushtarët të parët thanë: “I madh është perëndia e të krishterëve”. Këtë punë bënë dhe shumë nga populli.

Kur i erdhi lajmi perandorit, në fillim nuk e besoi. Por kur e siguruan pastaj oficerët e tij, u nis i shoqëruar dhe nga perandoresha Aleksandra dhe nga njerëz të tjerë të lartë, e shkoi në vend për të parë me sytë e tij. Ato që pa në vend, e tronditën tepër. Shën Gjergji nuk kishte pësuar asnjë dëm. Tërë populli qëndronte në heshtje.

Kur më në fund Diokliciani e mblodhi veten, e pyeti shenjtin: Kush ta shpëtoi jetën? Ai u përgjigj: meqënëse dhe po ta dëgjoni nuk kini për ta besuar, pse t’ua them kot! Megjithatë, ja se po ta them o mbret, se është Krishti, Biri i Perëndisë ai që edhe mua edhe gjithë besimtarët na mbulon me krahë të padukur e na ruan prej çdo dëmtimi

Siç e kishte thënë Shën Gjergji, përgjigja nuk pati ndonjë efekt. Diokliciani ishte nga ata njerëz për të cilët, Shkrimi i Shenjtë thotë se kanë sy e nuk shohin e kanë vesh e nuk dëgjojnë, Tortura e fundit qe ajo që shenjti të ecte me këpucë hekuri të skuqura në zjarr. Shën Gjergji iu lut atëherë Zotit duke thënë: “Epmë edhe këtë rradhë Zot fuqinë dhe forcën tënde që të mos më përqeshë armiku e të thotë se është më i fuqishëm se ti”. Dhe e bëri atë rrugë si një shëtitje të thjeshtë e të këndshme.

Të nesërmen e sollën përsëri para perandorit dhe shën Gjergji përsëri pohoi se ishte i krishterë. Dhe përsëri 11 dha urdhri që ta rrihnin shumë rëndë. Durimi i madh që tregoi me atë rast shenjti, e habiti Dioklicianin, i cili iu drejtua me këto fjaië: “Gjer kur do të nguiësh këmbë në këto niendime të tua të kota e të privosh veten nga kaq të mira e nderime që mund të gëzosh po ktheve mendje? Dëshmori iu përgjigj: derisa ti o mbret të më kuptosh dhe të urdhërosh të vetmin Perëndinë tonë të të krishterëve, i cili është e vërteta, udha dhe jeta”.

Perandori qëndroi i heshtur, Mendonte gjithnjë rreth mënyrës më të mirë për ta eliminuar shenjtin. Të heshtur qëndronin dhe njerëzit që e shoqëronin. Më në fund njëri nga oficerët madhorë i quajtur Magnent, i mori leje perandorit dhe erdhi tek Shën Gjergji e i tha: “Po deshe t’i besojmë Perëndisë tënde, bëj një akt që të provdje qartë vërtetësinë e besimit tënd dhe njëkohësisht tregoi një gfumbull të vdekurish që ishin vrarë po atë ditë ngaqë nuk deshën të mohojnë Iisu Krishtin. Dhe Magnenti shtoi: “Dëshiron t’ i besojmë Krishtit tonë? Ja mënyra; ngjall ndonjë nga të vdekurit. Po ta bëja këtë, ne nuk do ta kishim të vështirë të përqafonim besimin tënd. Dhe duke dëgjuar këto, Magnenti e shikonte me ironi Shën Gjergjin, sepse mendonte se ishte e pamundur të bëhej një gjë e tillë. Po shenjti, në vend qe të përgjigjej u ul në gjunjë duke qëndmar kështu për një kohë dhe duke iu lutur Perëndisë që të mos kursente dhe këtë rradhë ndihmën e tij që të dërmohej edhe një herë akoma fodullëku i djallit. Pastaj u çua në këmbë dhe duke ngritur sytë nga qielli, përsëriti më me forcë ë me më besim lutjen e tij duke sjellë ndërmend fjalët e Zotit: “në mund të besosh të gjitha janë të mundshme për atë që beson”. Dhe pastaj shkoi tek njeri nga të vdekurit që shtriheshin aty afër, bëri mbi të shenjën e kryqit dhe thirri me zë të lartë: “në emrin e Iisu Krishtit ngjallu e ngrehu në këmbë” ! Me të dëgjuar këto fjalë mbeti i ngrire perandori Dioklician, djersë e ftohtë përshkoi trupin e Magnetit si dhe të të gjithë paganëve. Ata që e konsideronin të pamundur ngjalljen e një të vdekuri, që mendonin të vinin në lojë shenjtin dhe besimin e krishterë, mbetën si të vdekur, kur panë të vdekurin të ngrihej dhe Shën Gjergjin që e mori nga dora dhe ua tregonte të gjithëve. Fitorja qe e madhe! Shuraë njerëz nga ushtria dhe nga populli, vraponin me gëzim dhe e shpallnin veten të krishterë. Mangnenti s’fliste nga turpi që pësoi kurse perandori e justifikoi çudinë nëpërmjet magjisë. Duke parë midis popullit se ndodhej një i quajtur Athanas i cili bënte magjira, e thiri dhe e urdhëroi të bënte ndonjë veprim magjik. Magjistari erdhi por një lutje e Shën Gjergjit ia paralizoi veprimet. Athanasi e ndjeu vetë se tek ai i krishterë vepronte një fuqi e vërtetë çudibërëse e ardhur nga Perëndia. Prandaj iu afrua Shën Gjergjit dhe i shprehu mirënjohjen e tij të përzemërt. U kthye pastaj nga perandori dhe i pohoi se dhe ai ishte i krishterë.

Pasuan dënime dhe ekzekutime të tjera, kurse dëshmorin e madh Shën Gjergj me urdhër të perandorit e shpunë përsëri në burg.

Tërë këto ngjarje që u zhvilluan gjate kësaj kohe, shkaktuan një simpati të veçantë për Shën Gjergjin jo vetëm në mjediset e të krishterëve, por edhe të vetë paganëve. Shumë njerëz shkonin në burg për ta parë. Perandori dha urdhër që të ndalohej me çdo


kusht populli që të shkonte në burg. Nga ana tjetër i nxitur prej Magnentit, vendosi të thërriste edhe një herë Shën Gjergjin të bënte përpjekjen e fundit për ta bindur të mohonte Krishtin, të zinte postin që kishte e të gëzonte të gjitha të drejtat. Shën Gjerghi pranoi të shkonte në tempull. Perandori dhe të tjerët e kuptuan këtë sikur gjoja shenjti pranoi të shkonte në tempull e tu bënte kurban perëndive pagave. Dhe u gëzuan shumë. Dhe përhapën në të gjithë qytetin e Nikomidhisë se të nesërmen Shën Gjergji do t’u sillte kurban idhujve dhe do të hiqte dorë nga Krishti.

Të nesërmen tempulli u mbush që në mëngjes me njerëz të të gjitha kategorive e klasave. Merrte vetë edhe perandori. Mbi altarinishte ndezur zjarr. Bagetia qe bërë gati, priftërinjtë paganë po prisnin.

Të gjithë shikonin Shën Gjergjin 1 cili qëndronte pranë statujës së Apollioit. Heshtje e madhe mbretëronte në të gjithë tempullin. Shën Gjergji erdhi afër statujës. Ç’mendonte të bentë? Ngriti atëherë sytë e vështroi statujën dhe e pyeti: “Ti je Perëndi? Dhe ty duhet të të falen njerëzia?” Dhe atëherë u zhvillua një skenë e tillë që shumë rrallë ndodh dhe që shkaktoi një trazirë të tillë në ternpull midis idhujtareve, sa që nuk ka mbetur dëshmitar a shkfimtar i kohës që të mos ta ketë përshkruar në veprat e tij. Një zë tronditës u dëgjua nga një shpirt i padukur që po dilte nga statuja e thoshte: “Nuk jam unë Perëndi, sikurse nuk janë as dhe shpirtrat e tjërë që ndodhen me mua në tempull të vendosur. Perëndi e vërtetc është vetëm një: Iisu Krishti” Diokliciani mbeti i ngrirë si / akull.

Shën Gjergji pastaj, si e vështroi eahe një herë statujen, iu drejtua shpirtit te pavdekur që qëndronte ne të dhe i tha: “Po kur nuk jini perëndia, pse i gënjeni njerëzit dhe i bëni t’ju kujtojne përtëtillë?

Dhe si ngriti zërin më fort, shenjti shtoi: “si guxoni pra të qëndroni akoma këtu ku ndodhem unë, shërbëtori dhe lëçitësi i Krishtit?” Duke thënë këto fjalë, shenjti bëri dhe shenjën e kryqit. Dhe menjëherë një zhurmë dhe një trazirë e madhe u vu re në tempull, qenë shpirtrat e ligj që po largoheshin. Edhe këtë ngjarje e gjejmë të përmëndur në shumë shkrime të apologjetëve dhe të etërve të kishës së asaj kohe.

Pas kësaj perandori, si i tërbuar, iu afrua Shën Gjergjit dhe i tha: “me të tilla vepra mendon që të turpërosh perënditë tona? Je i gabuar nëse mendon se nuk do të poshtesh! Dënimi që të pret është i pamëshirshëm. Shën Gjergji pa u tronditur aspak, iu përgigj: “Unë, o mbret, të provova edhe tani, atë që të shpalla qysh në fillim: Se vetëm Perëndia e të krishterëve është perëndi e vërtetë dhe vetëm Atij duhet t’i falemi. Ju nuk dheshët të më besoni. E, megjithë këtë këto janë realiteti, ju i patë më sytë tuaj sesi dy nga kryegjneralët e tu më të mirë pranuan krishtërimin, sesi me dhjetëra oficerë dhe me qindra ushtarë pohuan Krishtin, ti qe gruan tënde perandoreshën Aleksandra, sesi përqafoi kryqin e Krishtit!

Ç’kërkon tani nga unë, o mbret? Të më ekzekutosh? Kjo nuk më tremb. I shërbeva Krishtit me jetën time e me torturat që hoqa. Jam gati t’i shërbej dhe me gjakun. Koka vërtet do të më pritet, po shpirti im rron, rron dhe besimi im dhe kisha ime. Po ti, o mbret i mjerë, mendo për veten. Kujtimi yt do të mbetet i njollosur me gjakun e mijëra të pafajshmëve që ke ekzekutuar dhe përëndite e tua do të zhduken si tymi.

E çuan atëherë shenjtin në vendin e ekzekutimit. Aty kërkoi që ta lejonin të falej. E lejuan. Dhe ai, si ngriti sytë në qiell, tha: “Q Zot, Perëndia im, ti tek i cili e fala veten time që nga barku i nënës, Ti tek cili kam shpresuar dhe nga i cili kam marrë guxim dhe iu përvësha kësaj ndeshjeje, ti që je shpresa ime e ëmbël, premtimi i vërtetë, dashuria e zemrave tona, madje para se ne të të drejtohemi ty, o Perëndi dhe mbreti im forcomë deri në fund të mbaroj si duhet këtë ndeshje që po duroj për pohimin për ty dhe prit shpirtin tim dhe numëroe bashkë me ata qe të kanë pëlqyer”.

Pastaj hodhi sy të tek ushtarët dhe tek populli që ishte mbledhur aty rrotull dhe tha: “O Zot, falua këtyre gjithçka që mund të kënë bërë nga padija dhe tregoi të denjë të njohin ty, Perëndinë e vërtetë, se i bekuar je në jetë të jetëve”.

Dhe pas kësaj lutjeje, dëshmori imadh u ul në gjunjë dhe i afroi qafën xhelatit. Ishte i qetë, gjakftohtë, hero i vërtetë. Edhe xhelati ndjeu në atë moment një farë respekti për atë të ri trim, po kreu detyrën që i kishin ngarkuar. Ajo kokë e shenjtë plot me gjak ra përdhe, por shpirti i tij kaloi në pavdekësi. Kujtimi i Shën Gjergjit Tropeprurësit mbetet gjithnjë i Mëzuar dhe i ndritshëm, mrekullitë e pasuan dhe e pasojnë edhe pas martirizimit. Emri i tij nuk harrohet kurrë nga zemrat e krishtere dhe kisha jonë orthodhokse ka thurrur himne shumë të bukura për jetën dhe veprat e tij. Eshtë cilësuar: atlet i hyjshëm, yll i shkëlqyer, margaritar i shumëçmuar, ushtar i Krishtit, Davidi i ri e të tjera dhe duke bashkuar në një himn të vetëm Shpëtimtarin me atletin e tij të lavdishëm, këndon: “Gjithë brezat e kombeve le të lavdërojnë, të bekojiië, të himnojnë dhe me një zë le të theresin: Gëzohu o Shpëtimtar, gëzim i besimtarëve, gëzohu dhe ti o Lutës atlofor, shën Gjergj fort 1 çuditshëm.

***

Shën Irini ^

Deshmorja e madhe Shën Irini ka jetuar nga fillimi i shekullit të katërt. Qe lindur në qytetin Megjedo të Persisë dhe emri i saj i parë ishte Penellopi. Babai i saj i cili ishte qeveritar i një krahine ne Persi, e quanin Liqin dhe mëmën Liqinia. Që në vogëli ishte e bukur dhe e zgjuar. Prindërit e donin shumë pse e kishin dhe të vetme. Zoti nuk u kish falur fëmijë tjetër. Kur u bë gjashtë vjeç i morën një mësues, një plak që e quanin Apelian, për ta edukuar.

Plaku ishte i pamartuar dhe ishte nga ata njerëz që lenë mënjanë çdo prirje tjetër dhe me pasion jepen pas studimit dhe mësimit. Për këtë arsye, një lloj ftohtësie i kish pushtuar shpirtin, ashtu siç ngjan me të gjithë ata që duke rrojtur të ndarë nga shoqëria, zhvillojnë vetëm mendjen dhe nuk e çajnë kokën fare për thesaret e zemrës. Mirëpo Penellopi e vogël kishte mundur t’ia zhdukte atë ftohtësi plakut të ditur dhe t’ia kthejë shpirtin për bukuri. Ajo nxënëse e njomë dhe e paditur u tregua nga kjo pikëpamje më e fortë se mësuesi i saj i urtë. Shpirti i tij i thatë e i pathyer, nga shoqërimi me atë krijesë të padjallëzuar e plot me hir, nuk vonoi ta ndiente e të kuptonte vyrtytin e ëmbël te dashurisë. Ai që nuk e ndjente nevojën e fëmijëve, që kujtonte se ishin të librat, kuptoi pa ditur se ish gënjyer, se njeriu nuk përbëhej prej mendjes, por dhe prej zemrës dhe si është e metë ajo dituri së cilës i mungon njohja e njërës prej ndjenjave më të shenjta të shpirtit të njeriut, simpatia, dashuria, thjeshtësia dhe sinqeriteti i fëmijëve. Ky zbulim e hidhëroi, pse kish kaluar tërë kohën e vet për ta pasuruar vetëm mendjen, po nga ana tjetër dhe e gëzoi. Dhe keshtu një ditë, kur vuri re se nxënësja e tij e vogël e kish frymëzuar të bëhej dhe më i ditur, i tha vetes: “Më mirë vonë se kurrë”.

Nxënësia e tij e vogël ishte shembull në të gjitha. E hijshme, por jo fodulle, e gjallë, por jo e paturpshme. Me guxim por dhe me bindje e respekt. E zgjuar, por dhe e kujdesshme e studioze. Kënaqej mësuesi që e mësonte, kënaqej dhe nxënësja që e dëgjonte. Prindërit shihnin entuziazmin e Apelianit dhe gëzoheshin me


përparimet e jashtëzakonshme të vajzës së tyre të vetme. Muajt e verës i kalonte në një çiflig jastë qytetit, ku ishte një kështjellë e madhe, e stolisur përbrenda me të gjitha të mirat. Penellopi gëzohej pa masë me bukuritë e rralla të kopshtit, ku lloj lloj pemësh lëshonin hijet e tyre dhe ku shushurimat e rrëkeve të panumërta bashkoheshin me këngët melodioze të zogjeve. Një bukuri të veçantë kishte dhe lindja e perëndimi i diellit. Apeliani e ndjente veten përsëri të ri në atë rreth të mrekulueshëm dhe mësimet i bënte zakonisht jashtë, duke marrë shembuj të ndryshëm nga natyra për të pasuruar më tepër mendjen e vajzës e cila ishte në gjendje tani të shfaqte dhe mendimet e veta, mendime që shpesh herë i bënin përshtypje mesuesit plak dhe i dëgjonte me kënaqësi, se kishin kaluar vite bashkë.

Në një pra nga këto veprime, iu shtua shërbëtorisë dhe një vajze e re e krishterë. Prindërit e Penellopit nuk e dinin atë se qe e tillë, veç atë që qe një vajzë e ndershme dhe besnike. Dhe vërtet. Asnjë nga grate dhe vajzat që kishin shërbyer në shtëpi të Liqinit nuk ishte aq fisnike dhe e ndershme, si ajo. Liqini me të shoqen ishin tepër të gëzuar për këtë. Bile dhe plaku Apelian nuk kishte fjalë për të shprehur simpatinë për atë vajzë të vyrtyshme. Dhe kur ndonjëherë e quanin të ditur, ai u përgjigjej: “është këtu një shpirt më i ditur se unë” dhe duke treguar sherbetoren e re shtonte: “kjo ka diçka më të lartë se dituria, zbatimin e kësaj në jetë.

Por me tepër e kënaqur se gjithë të tjerët ishte Penellopi ndërsa prindërit e kqymin vajzën e re si një shërbëtore të mirë dhe Apeliani si një femër të ditur, ajo e donte si shoqen e saj me të dashur dhe si motër të vërtetë. Që në ditët e para e ka 7çmuar, e ka dashur dhe i ka hapur zemrën.

Shërbëtorja, këtë dashuri të perzemërt nuk e priti menjëherë. Ajo sillej gjithnjë si shërbëtore. Nuk harronte se vajza e kishte babain qeveritar, se ajo ish marrë si shërbëtore dhe se e kishte detyrë të mos bëhej shkaktare urrejtjeje nga ana e të tjerëve për simpatinë që ushqente për atë, vajza e qeveritarit. Mirëpo Penellopi aq shumë ishte tërhequr nga cilësitë morale të shërbëtores së re, saqë dëshironte ta kishte gjithnjë me vete. Kur mbaronte mësimet, e thërriste pranë, ose bënin shëtitje bashkë përmes pemëve të shumta të kopshtit, ose të mbyllura në dhomën e studimit, bisedonin për çështje të ndryshme, fillimin e të cilave e bënte gjithnjë vajza e Liqinit.

Gjatë këtyre bisedave, ajo që i bënte përshtypje Penellopit, ishte morali që shkëlqente në sjelljet, të folurit dhe në mendimet e shërbëtores. E ndjente të sinqertë dhe ne mendimet e saj më të thella dhe në dëshirat e saj më të fshehta, e shihte zotëruese të zotësisë, të zemërgjerësisë dhe të dashurise më të kulluar e më e devotshme.

Nga bisedat rreth çështjeve morale, ngadalë kaluan në çështje fetare e filozofike. Apeliani e kishte bërë mjaft të fortë nxënësen e tij. Mirëpo mësimi i tij ishte i përzier me mësimet e kota të fesë persiane. Dhe mendja e Penellopes nuk ishte e zonja të ecte drejt së vëretës dhe dritës. Ndonëse mendimet e saj i rregullonte dhe i frymëzonte feja stërgjyshore, shpirti i saj nuk ishte krejt i kënaqur. Një instikt i brendshëm i pëshpëriste fshehurazi se do të kishte ndonjë të vërtetë tjetër të plotë e të lcënaqshme. Dhe këtë gjë nuk ia fshehu shoqes së saj besnike.

Shërbëtorja atëherë vendosi ta vërë në zbatim më shpejt planin për të cilën kishte hyrë si shërbëtore. E bindur se nuk do të shkaktonte ndonjë ngatërresë në mendjen e vajzës, e bindur se arra e shpirtit të saj ishte përgatitur me veprimin e fshehtë dhe të hirit hyjnor, nisi të tregojë se ç’besonte ajo vetë për prejardhjen e njeriut, për qëllimin e krijimit të tij, për jetën e pasosur, duke u kujdesur vetëm të mos i tregonte gjë që në fillim në lidhje me Zotin tonë lisu Krisht. Edhe këtë e bënte që të ndiqte një udhë të sigurt, e cila do t’ i sillte pemë të mira e të shumta Penellopi i dëgjonte këto mësirne plot shpresë, frymë dhe dashuri, vëmendje të madhe dhe ndjente në zemër kënaqësi e gëzim të madh sa asnjëherë tjetër. I shfaqej tani nje botë e re, një dritë e re, që i jepte tjetër kuptim jetës. Shërbëtorja e krishterë, duke iu përgjigjur në shumë pyetje, i thoshte se ato mësime i kish dëgjuar prej një mësuesi të mirë që u kish ardhur njëherë si mik në shtëpi dhe i cili dukej njeri shumë i ditur dhe i vyrtytshëm.

Feja e krishterë kishte atëherë mjaft pasues në Persi. Mirëpo kufizimi nën të cilin rronte vajza e Liqinit s’e kish lejuar të mësonte diçka nga mësimet e Ungjillit. Por, për të krishterët kish dëgjuar; dhekish dëgjuar gjëra jo shumë të mira, si për sjelljen e tyre, ashtu dhe për mësimin. Dhe tani e shtyrë nga dëshira e saj e madhe për të kërkuar të vërtetën si dhe nga Providenca Hyjnore,një ditë Penellopi i tha shoqes së saj të dashur, shërbëtores, për të krishterët dhe shfaqi dëshirën të mësonte gjëra të sigurta si për ta dhe për mësimet e tyre. Shërbëtorja kërceu nga gëzimi dhe falenderoi Zotin që iakishte lehtësuar kaq shumë punën. Natën pastaj, e ulur në gjunjë u fal për mjaft kohë dhe iu lut Zotit Krisht për përmbushjen e dëshirës së saj të shpejtë.

Xë këtëorë e sipër edhe Penellopi rrinte zgjuar duke menduar mbi çështjet e mëdha te jetes dhe, duke u falur përnjohjen sa më shumë të dritës. E lodhur pastaj nga mendimet, u pushtua prej gjumit dhe pa një ëndërr: Në fillim pa sikur një pëllumbeshë e bardhë hyri në pirg me një degë ulliri në gojë dhe e la këtë degë sipër një tryeze prej ari. Pastaj pa një shqipojnë që mbante një kurorc prej lulesh, të cilën e la po sipër tryezës ku qe dega e ullirit.

Më në fund pa një korb, i cili po në atë tryeze la një gjarpër të vrarë. Endrra e zgjoi. Ç’kuptim do të kishte vallë?

Ndaj të gdhirë e zuri prapë gjumi dhe prapë pa një ëndërr. Sikur i erdhi ftjë ëngjëll i veshur me të bardha, me fytyrë tepër të bukur dhe i tha se ishte i dërguar nga Zoti, i cili u dhembshërua për dëshirën e saj shpresëtare dhe të pastër dhe e ftoi të vinte në besën e vërtetë, ku do të gjente dhe kuptimin e vërtetë të jetës. E trembur, por e gëzuar, e pyet ëngjëllin se nga mund t’i besonte këto. Dhe ëngjëlli iu përgjigj se për këtë qëllim i qe dërguar, nga ana e Zotit Iisu Krisht, shërbëtorja e saj e dashur.

Vajza u zgjua plot me shqetësim, por dhe me gezim. Herën e parë takoi plakun Apelian, të cilit i tregoi ëndrën e parë të pëllumbit, të shqiponjës dhe të korbit. Apeliani e dëgjoi me kujdes dhe si u mendua për ca kohë, i tha se një shpjegim të sigurt s’mund t’i jepte, por nga sa dinte ai, pëllumbi tregon pastërtinë e saj shpirtërore, dega e ullirit paqen që do të hynte ne zemren e saj, kurora prej lulesh tregonte shpërblimin e vyrty teve të saj dhe korbi me gjarpërin e vrarë tregonte hidhërimin që do ta gjente, por nga të cilat ajo do të dilte fituese. Penellopi u kënaq me këtë shpjegim dhe e la plakun Apelian.

Pastaj shkoi me vrap të thërriste shërbëtoren. Porsapa, e kapi në qafë dhe i tregoi shfaqjen e ëngjëllit dhe fjalët e tij. Shërbëtorja u bë e verdhë si dylli dhe vajza e qeveritarit duke e vështruar në sy me tërë sinqeritetin e saj e pyeti: “Je pra e krishterë? Eshtë e kotë që të ma fshehësh, ma tregoi ëngjëlli”.

Shërbëtorja deshi t’i kërkonte ndjesë pse ia kishte fshehur për lcaq kohë. Po Penellopi e ndërpreu: “S’je fajtore. E marr vesh që lcështu duhej të veprojë. Atij që del nga errësira mik ia hapin menjëherë tërë dritën”. Atëherë vajza e krishterë i tregoi gjerë e gjatë për Iisu Krishtin, për ardhjen e Tij të mrekullueshme dhe


për shpëtimin që i solli njerëzimit. Hiri i Zotit nga ana tjetër u derdh më tepër, saqë vajza e ditur e qeveritarit Liqin, e njohu besën e Krishtit, përqafoi shërbëtoren dhe me lot në sy i tha: “Të faleminderit, o motër, se me anën tënde njoha të vërtetën dhe jetën”. Që prej asaj dite të dy vajzat nuk kishin tjetër fjalë veç për Krishtin dhe për mësimet e tij. Dhe një ditë Penellopi shfaqi dëshirën për t’u pagëzuar. Mënyra u gjend. Një prift i krishterë si mësoi prej shërbëtores sa kishin ngjarë, erdhi një natë fshehurazi në kështjellë dhe e pagëzoi vajzën e qeveritarit duke ia vënë emrin Irini, që në shqip do të thotë; paqe.

Puna nuk vonoi të përhapet. Vajti dhe në vesh të Liqinit. Ky në fillim nuk e besoi, duke kujtuar se ishin fjalë rruge. Por kur i tha vetë vajza e tij, mbeti si i ngrirë. Më kot u përpoq që t’ i kthente mendjen me lutje e kërcënime. Kot shkuan dhe të qarat e mëmës, që i kujtoi se në ç’mjerim po e zhyste. Irini iu përgjigj se i donte që të dy dhe i nderonte se ishin prindërit e saj, por në këtë pikë s’kishte asnjë arsye që të pengonte një shpirt për ta njohur Perëndinë e vertetë. Dhe shtoi: “Ajo që duhet të ankohet, jam unë, të cilën ju kërkoni ta shkëpusni nga udha e shpëtimit dhe e jetës. Po ta njihnit Shpëtimtarin tonë Iisu Krisht, do të gëzoheshit pa masë që vajza juaj u vlerësua të gjejë dritën e plotë. Edhe fakti që unë ju dua përsëri me gjithë zemër, është prova më e mirë që unë falem natë e ditë te Zoti t’ju shoh edhe ju trashëgimtarë të Krishtit. Nga nje gojë ne tjetrën lajmi u përhap në të gjithë qytetin. Të tërbuar atëherë priftërinjtë persianë erdhën tek qeveritari Liqin dhe protestuan, pse ai mbante në pallat të tij një armike të perëndive të kombit persian dhe kërkuan që t'ua sillte përpara tyre që t’ia kthenin mendjen. Liqini e thirri vërtet, vajtën priftërinjtë dhe folën me të, po u detyruan që ta prisnin bisedën sepse nuk kishin fakte për t’ia mbyllur gojën. Dhe nisën atëherë talljet dhe kërcënimet, i ati i saj deshi t’i ndihmonte priftërinjtë në punën e tyre duke ndërhyrë dhe ai në fillim me këshilla e pastaj me frikësime. Por vajza iu përgjigj që si baba e donte dhe e respektonte siç i kishte thënë dhe rradhën e parë; por, pasi tani i fliste dhe si qeveritar, i kujtoi se të drejtat e qeveritarëve pushojnë atje ku fillojnë detyrat kundrejt Zotit dhe se në raste të tilla, të krishterët kanë një ligj, fjalët e Ap. Petrit që tingëllonjë kështu; “më tepër duhet t’i bindemi Zotit se njerëzve.»

Kjo përgjigje e zemëroi Liqinin. E shau vajzën e tij dhe i tha se do ta trajtonte si të huaj dhe si një nga gratë më të fundit të Persisë. Priftërinjtë nga ana tjetër me të dalë jashtë, fanatizonin popullin dhe e shtynin kundër Irinit. Si përfundim i kësaj lëvizjeje ishte vendimi i Liqinit per t’i dhënë çështjes një zgjidhje të shpejtë. U përpoq dhe një herë që me çdo mënyrë ta shkëpuste vajzën nga besa e krishterë, por përsëri dështoi. Gjithashtu dështuan dhe përpjekjet e priftërinjve që i kishte thirrur i ati. Atëherë, popull, fisnikë e priftërinj nisën të bërtasin e të kërkojnë vdekjen e Irinit.

Dhe i ati, jo aq nga ky shtrëngim, sa nga fanatizmi nisi ta vërë në zbatim këtë kërkesë. Urdhëroi pra ta lidhnin e ta vendosnin ndërmjet kuajsh të egër për ta vrarë me shqelmimet e tyre. Po pikërisht në këtë kohë kur ai po jepte urdhërin e po kujdesej për zbatimin e tij, një prej atyre i trembur nga pamja e popullit; iu vërsul Liqinit dhe me shqelma e la pa frymë. Trazirë e madhe u bë atëherë ne popull. Një pjesë nga ai u tërbua me shumë kundër vajzës së shenjtë që u bë shkaktare e një vdekjeje të tillë për babanë e saj, kurse pjesa tjetër u tremb, pse kujtonte se vajza do të kishte ndonjë fuqi të jashtëzakonshme ose magjike.

Irini u hidhërua pa masë për atë vdekje tragjike që e kishte gjetur babanë. Duke harruar se ai donte t’i merrte jetën, ndjente vetëm se ishte pjellë e tij dhe i vinte keq, sidomos pse ai vdiste i pandriçuar dhe ndjekës i lisu Krishtit, prej të cilit nuk meritonte asnjë lloj mëshire. O, sikur të mundte ta sillte përsëri në jetë dhe ta kthente në besën e Krishtit që ishte dhënës i çdo të mire dhe lumturie. Shenjtorja mblodhi veten dhe vështroi qiellin sikur të kërkonte që andej pëmbushjen e dëshirës së saj. Mendja i shkoi atë kohë në Shkrimin e Shenjtë. Iu kujtua Eliseu i cili ngjaili djalin e Sunamitës, iu kujtua Shën Petri që e solli përsëd në jetë kaprollen dhe i erdhën ndër mend fjalët e Shpëtimtarit; “në mund të besosh, të gjitha janë të mundshme për atë që beson”. Kërkoi pra që t’i forcohej besa dhe e armatosur kështu me këtë armë çudibërëse, u ul në gjunjë para trupit të vdekur të babait dhe iu lut Krishtit që ta ngjallte. Shumica e popullit që ishte mbledhur atje, e vërente në heshtje atë skenë, pa ditur ç’kërkonte të bënte ajo vajzë e çuditshme që ishte ulur në gjunjë, por, duke parandjerë se diçka e jashtëzakonshme do të ngjiste. Dhe papritur, qe vërtetë e çuditshme; i vdekuri Liqin nisi të lëvizte dhe i ndihmuar prej vajzës, u ngrit në këmbë krejt i shëndoshë. Dhe, si mori vesh ç’i kishte ngjarë, përqafoi Irinin dhe me lot në sy, duke i kërkuar njëkohësisht edhe ndjesë për sa i kishte bërë, ndërsa një habi e madhe e përzier dhe me frikë e kishte pushtuar turmën. Priftërinjtë e persëve, të shpëmdarë menjëherë në mes të shumicës, përpiqeshin ta zvogëlonin përshtypjen e madhe që kishte shkaktuar çudia, duke thënë se ishte punë magjie. Megjithë këtë, tre mijë veta nga ata që ishin atje pranuan që atë ditë besën e krishterë, ndërmjet të cilëve të parët qenë qeveritari Liqin dhe gruaja e tij Liqinia. S’mund të përshkruhej gëzimi i Irinit për fitoren e madhe që kishte korrur dhe sidomos për kthimin në besën e Knshtit të prindërve të saj.

Mirëpo pas gëzimit të tij, Liqini nuk mund të qëndronte më në fuqi? Mbreti i gjithë tokës persiane ishte armik i fesë së krishterë dhe prej këtij fanatizmi frymëzoheshin dhe nënshtetasit e tij.


Të krishterët përbënin një numër shumë të vogël dhe ajo që ata dëshironin nuk ishte të formonin shumicën, por vetëm të gëzonin një lloj lirie. Prandaj Liqini mendoi se duhej të hiqte dorë nga detyrat e tij, gjë të cilën dhe e bëri. Dorëheqja e tij qetësoi dhe atë pjesë të popullit, e cila po përgatitej kundër tij, e shtyrë nga priftërinjtë e fesë persiane. Dhe kështu ai mundi të mblidhej bashkë me të shoqen dhe me vajzën në pallatin, për të cilin kemi bërë fjalë, ku kaloi pjesën tjetër të jetës së vet në pendesë dhe në punë të mirë.

Irini ishte dora e djathtë e tij në te gjitha mirëbërjet. Çonte lëmoshë në familjet e këputura, veshte jetimet, ndihmonte gratë e reja, hidhte rreze ngushëllimi ndër kasollet e mjerimit, mjekonte shpeshherë të sëmurët dhe bashkë me këto kujdesej të përhapte kudo dritën e Ungjillit. Pas vdekjes edhe te prindërve të saj, ajo iu dha më me zell pas kësaj detyre, pa marrë parasysh rreziqet që mund të vinin nga kjo veprimtari.

Dhe këto rreziqe nuk vonuan të vijnë. Punët e saj të mira në dobi të fesë, arritën gjer tek veshët e Sedheqiut, që kishte ardhur në vendin e babait të saj. Ky, pra, dha urdhër që ta kapnin e t’ia sillnin përpara. Kur ia sollën, e kritikoi për përbuzjen që tregonte për fenë stërgjyshërore persiane dhe e këshilloi që të kthente mendim e të mohonte Krishtin. Shenjtorja nuk dëgjoi në asnjë mënyrë të kthente mendim dhe Sedheqiu e dënoi të hidhet në një gropë, të cilen më përpara e kishte mbushur me gjarpërinj e shtërpinj të tjerë. Po Perëndia s’e la pa e ndihmuar. Ai që ruajti Danielin të paprekur në gropën e luanëve, shpëtoi edhe Irinin nga gjarpërinjtë. Pas ca ditesh Sedheqiu bashkë me priftërinjtë e një shumice nga populli, erdhën për t’u tallur me dobësinë e Perëndisë së saj. Mirëpo për çudi dhe për turp të tyre, e gjetën të gjallë e krejt të shëndoshë. Kjo mrekulli si dhe të shpëtuarit e saj nga rrotat në të cilat e kishin lidhur menjëherë nga gropa për ta bërë copë-copë, nuk mbeten pa përfundime të mira për besën. Me gjithë frikësimet e Sedheqiut, tetë mijë persianë përqafuan fenë e krishterë. Dhe mbreti i persëve Shapur 1 e ndoqi shën Irinin. Po një shumicë plagësh në sy dhe vdekjesh të ndryshme pllakosën atëherë ushtrinë që do te vazhdonin me përfundime të rënda, po të mos falej ajo e t’i shëronte. Për këtë gjë, u la për mjaft kohë e lirë të predikonte Ungjillin. Dhe duke shëtitur prej një vendi në tjetrin e ndihmuar dhe prej priftit Timothei që e kishte pagëzuar, mundi ndër të tjera të sillte në besën e Krishtit dhe 5000 paganë. Më vonë pastaj, pësoi edhe ndjekje e muridime të tjera shenjtorja jonë, nga të cilat shpëtoi në mënyrë të çuditshme, e ndihmuar prej Zotit tonë Iisu Krisht.

Gojëdhënat na thonë se Shën Irini ishte ngjallur dhe prej së vdekurish, kur qe dënuar një herë me vdekje prej mbretit Shapur. Sepse ajo ishte fytyra më e njohur dhe më e ndritshme nga të gjithë misionarët e tjerë që përhapin besën e Krishtit në Persi dhe veprimtaria e saj ishte e njëjtë me veprimtarinë e kishës së tërë. Pas lcësaj vazhdoi përsëri veprën e saj misionare duke vajtur ne çdo vend, duke predikuar dhe duke bërë vërtet çudira. Dhe kudo e shoqëronte edheprifti Timothei. Duke shëtitur kështu, arriti gjer në Efes, ku i qe ruajtur një gëzim i madh. Gjeti atje në një moshë të kaluar mësuesin e saj të vjetër, Apelianin. Sidomos e papërshkruar qe kënaqësia e saj, kur mori vesh prej gojës së tij se dhe ai ishte bërë i krishterë. Efesi edhe në këtë kohë vazhdonte të ishte një nga qendrat më të mëdha të botës pagane. Por dhe fuqia e kishës së krishterë, themelet e së cilës i kishte hedhur me kujdes e dashuri Apostull Pavlli, ishte e madhe dhe inkurajuese. Kështu shën Irini gjeti edhe në këtë qytet një fushë të gjerë veprimtarie me predikimin dhe çudirat e saj.


Mirëpo, koha e misionit të saj në këtë botë po i afrohej mbarimit të vet. Perëndia e gjeti të udhës që pas aq mundimesh e përpjekjesh ta merrte pranë vetes në lumturinë e Tij të pambaruar, atje ku prehen të drejtët' dhe punëtoret e palodhur të së mirës. Dhe e mori duke e kurorëzuar me kurorën e pafishkur të lavdisë, kurse Kisha jonë nga ana tjetër i dha vendin e merituar në korin e lavdishëm të dëshmorëve të mëdhenj dhe e feston kujtimin e saj me 5 Qershor.


***

Shën Onufri

Parathënie

Jeta e Shën Onufrit të Egjiptit ndriçon me dritë të përplotë jetën tonë “më Krishtin”. Dritë qiellore vërshon, dritë që paraqet marrëdhënie të vërteta ndërmjet të krishterëve dhe Perëndisë që janë marrëdhënie të fëmijëve kundrejt të atit. Kjo marrëdhënie At-bir bëhet e ndjeshme vetëm tek ata që jepen me gjithë zemrën e tyre tek Perëndia, si te i lumuri Onufri që: “duke imituar jetën e ëngjëjve” u bë siç thotë himshkruesi i tij “Zbukurim i Egjiptit dhe Palmë pjellore”. Jetoi në shekullin e IV, në fillim në një manastir afër Ermupolis të Thivës së Egjiptit dhe më vonë, i mbushur me dashuri hyjnore, vrapoi si drer i etur në “burimet ujore” në shkretëtirën e famshme egjiptiane. 60 vjet larg syrit njerëzor, i vetëm, vetëm me Perëndinë, luftoi ashpër kundër pasioneve të tij dhe demoneve, u pastrua dhe u shenjtërua aq sa të bëhet “i dëgjuar dhe stacioni ligjor i asketëve. Përpara një dhënie të tillë, të çuditur ëngjëjt e Perëndisë përuleshin dhe i shërbenin “Onufrit qiellor” në çdo nevojë jetësore dhe si pjesëtar të shoqërisë qiellore të Liturgjisë së Shenjtë, e kungonin çdo të djelë me misteret e kulluara. Në këtë jetë ëngjëllore e gjeti Shën Pafnuti i cili shkroi jetën e tij që po e japim këtu në një gjuhë të thjeshtë.

Jeta e Shenjtit

(E shkruar nga Shën Pajnuti dhe e përpunuar në gjuhën e sotme)

1) Udhëtimi në qietl

Një ditë ndërsa qëndroja në qelinë time të shkojë në shkretëtirën e thellë të gjejë njerëz të shenjtë për të marrë bekimin e tyre, dola nga manastiri duke m.arrë me vete pak bukë dhe ujë. Fillova ecjen me shumë pasion dhe pasi eca pak ditë, gjeta një shpellë të mbyllur. Trokita në derë duke thënë të zakonshmen “At beko”. Nuk dëgjova përgjigje. Hapa derën dhe duke u futur brenda gjeta një njeri që qëndronte në qëndrim lutjeje dhe sapo e preka ra përtokë. Rrobat që vishte ishin nga gjethe palme dhe nga koha e shumtë u bënë hi në duart e mia. U tremba dhe fillova të them psalme të ndryshme aq sa njihja dhe si mundja. E varrosa si munda dhe gjithë natën lutesha për shpirtin e tij. Në mëngjes rrethova hyrjen e shpellës dhe u largova. Eca 4 dite derisa me mbaroi buka.U sëmura nga liria dhe rashë përtoke si i vdekur. Atëherë shikoj përpara meje një ëngjëll të mrekullueshëm me formë njeriu të bukur dhe shumë të ndritshëm, prandaj dhe u tremba shumë. Ai duke u afruar me fytyrë të mrekullueshme me preku duart, këmbët, dhe buzët e mia. Atëherë ndjeva brenda meje force në një mënyrë të çuditshme dhe eca me atë ndihme hyjnore dhe katër ditë pa ngrënë. Pashë përsëri ëgjëllin dhe dy herë dhe përsëri më dha forcë në të njëjtën mënyrë, me të njëjtën fuqi e ca pa ngrënë, herën e dytë 4 ditë përsëri dhe herën e tretë dhe dhjetë të tjera.

; 2) Takimi me shenjtin

Arrita shume i lodhur në vendin që më tregoi Perëndia. Sapo uula pak të çlodhem, shikoj nga larg të vijë drejt meje një njeri i frikshëm në pamje, i zhveshur dhe me shumë qime si ndonjë kafshë e egër. Në mes ishte i ngjeshur me degëza pemësh. Sapo e pashë u tremba dhe u ngjita në një shkëmb të lartë që të fshihesha. Ai duke arritur ra në anën e poshtme të shkëmbit i dërrmuar nga nxehtësia e diellit. Pastaj pasi u çlodh pak thërriti: “Zbrit o shërbëtor i Zotit, Pafnut dhe mos u tremb, sepse edhe unë njeri mëkatar jam që asketoj për shpëtimin e shpirtit tim në këtë shkretetirë”.

I gëzuar unë atëherë zbrita shpejt dhe rashë ne këmbët e tij duke kërkuar faljen dhe bekimin e tij. Ai më ngriti dhe pasi përshendetëm njeri-tjetrin u ulem të bisedonim. Ishte i lidhur veçanërisht nga pleqëria e tij dhe asketia e qimet e tij ishin të bardha si qumështi: Duke pasur dëshirën te mësoj emrin e tij dhe mënyrën e jetës së tij i thashë: “Të lutem, At i shenjtë, ashtu si Zoti të zbuloi të fshehtat në lidhje me mua, ashtu dhe ti më trego nga je, si quhesh dhe kur erdhe këtu në shkretëtirë”.

3)  Shenjti rrëfen jetën e tij

Atëherë ai iu përgjigj: “Quhem Onufer”. Banoj në këte vend 70 vjet, duke jetuar me egërsirat dhe duke ngrënë barishte.Njeri tjeter nuk pashë asnjëherë, përveç teje, që dërgoi Përendia, për të varrosur trupin tim nesër. Babai im ishte mbret i Persisë. Nëna ime ishte shterpë dhe i luteshin Perëndisë t’u jepte trashëgimtar. Pas shumë lutjesh i dëgjoi Perëndia dhe kur mbeti me barrë nëna ime, u bë gëzim i madh në pallat. Pas shtatzanisë babai im pa një shfaqje që i thoshte të më quante Onufer në pagëzimin e shenjtë. Pastaj të më drejtojë në manastirin që është në Thivaidha të Egjiptit dhe e quajnë Isikastir. Kështu bëri babai im. Ndërsa drejtohej me shërbëtorë për Egjipt na shoqëronte me shenjë hyjnore një drenushë që më ushqente me qumështin e saj aq sa zgjaste tërë ajo ecje për çudinë e të gjithëve.

Pasi arritëm te Manastiri më i lartë, babai im i përmendi


igumenit të gjitha dhe ai i tha: “Këtu, grua, s’ka shkelur asnjëherë, si është e mundur të ushqehet një fëmijë”. Babai im u përgjigj: “Sikurse Zoti rregulloi dhe na shoqëroi tërë rrugës një drenushe që e ushqente, kështu përsëri me urdhër hyjnor, ajo do të vijë këtu përditë për ta ushqyer derisa të rritet” kështu pra vendosi igumeni dhe qëndrova në atë manastir. Babai im iku për në pallat dhe drenusha vinte çdo ditë deri në vitin e tretë dhe më jepte gji.

Të gjithë murgjit e atij manastiri qenë të shenjtë dhe pa të meta dhe rronin duke zbatuar të gjithë porositë e Zotit kishin të gjithë një shpirt, një zemër dhe një dashuri të mrekullueshme midis tyre. Nëse i pëlqente diçka ndonjërit e donin të gjithë. Mbanin kreshme, luteshin tërë natën dhe ditën, bënin punë dore me aq heshtje, sa asnjë nuk guxonte pa nevojë të thoshte të paktën edhe një fjalë të vogël. Mësova pra nga ata, Shkrimin e Shenjtë, dhe gjithë rregullin e jetës monae, me çdo saktësi të madhe.Shumë herë lavdëronin profet Ilian si u formua nga Perëndia në shkretëtirë me durim dhe asketizëm dhe mori hir nga Perëndia të bëjë gjëra të mrekullueshme dhe veçanërisht nuk shijoi gotën e hidhur, të vdekjes, por u vendos në parajsë trupërisht. Por dhe të nderuarin Pagëzor dhe Pararendësin Joan, i cili mbi të gjithë shenjtët është martir i Krishtit, e lavdëruan shumë.

Duke dëgjuar çdo ditë Etërit e Manastirit të lavdëronin këta shenjtorë pyeta: “Domethënë eremitët kanë më shumë vlerë te Perëndia”. Ata më thanë; “Po biri im, janë më të mëdhenj nga ne sepse ne shikojmë çdo ditë njeri-tjetrin, bëjmë bashkë shërbesat fetare me shkëlqim shpirtëror e qetësi. Kur kemi uri e gjejmë gati tavolinën. Nëse sëmuret ndonjë nga ne trupërisht ose shpirtërisht, e ndihmojmë dhe i shërbejmë me shumë kujdes. Patjetër çfarë të kërkojmë do të gjejmë. Por ata isihastë të bekuar nuk kanë ngushëllim njerëzor, por me gjithë shpirt besojnë vetëm te Perëndia. Nëse u vjen ndonjë ngasje nga i ligu nuk kanë njëri t’i këshillojë. Nëse kanë uri ose do të jenë të zhveshur apo do të kenë nevojë për gjë tjetër, nuk kanë asgjë veç vetes.

Në shërbesat fetarë dhe në lutjet jepnin më shumë. Engjëjt e Perëndisë i shërbejnë çdo ditë dhe kur ikën shpirti i tyre nga trupi, ata e marrin me shumë kujdes dhe e sjellin përpara Trinisë së Shenjtë duke psalur gëzim dhe qetësi.

Pasi dëgjova këto unë i vogli nga Etërit e Perëndisë, u plagosa ne zemër nga dëshira dhe dashuria për vetmi, çdo ditë shtohej kjo dëshirë dhe shkrinte shpirti im për dashurinë e qetësine.

Një natë pra mora me vehte disa bukë dhe shkova nga manastiri duke iu lutur Perëndisë të më drejtojë ku është e pëlqyeshme për të, për të banuar. Kur arrita në shkretëtirë, vura në mendjen time të banoj diku në një mal dhe atëherë shikoj para meje një dritë të shkëlqyeshme. I mbushur me frikë desha të kthehesha përsëri në manastir. Por menjëherë u duk tek ajo dritë një njeri shumë i bukur i mrekullueshëm në pamje dhe i lavdishëm dhe më tha: “Mos u frikëso Onufer. Unë jam ëngjëlli i Perëndisë që urdhëroi të te mbrojë nga ora e lindjes deri tek ora që do të vdesësh. Ec pra dhe mos u tremb dinakërive të djallit apo ngasjeve ose çfarëdo që të ndodhë, sepse unë jam bashkë me ty për t’u kujdesur derisa të dorëzoj shpirtin tënd në duart e Perëndisë. Duke më thënë këto ëngjëlli më shoqëroi deri 70 milje ku ishte një shpellë. Atëherë ai u bë i padukshëm. Unë trokita në derën e shpellës dhe pashë të dalë një plak i këndshëm dhe plot merita. Pasi e përshendeta, me përshendeti dhe ai duke më thënë: “Mirë se erdhe o vëllai im Onufer. Zoti do të të mbrojë dhe të të ruaj. U futëm pra në shpellë dhe qëndrova pranë tij disa ditë duke mësuar gjëra të ndryshme. Pasi më urdhëroi mjaft për ato që ishin të nevojshme për asketizmin më tha: “Çohu djali im të të drejtoj në një shpellë të qetë në brendësi të shkretëtirës tek e cila do Zoti të banosh i vetem dhe të luftosh kundër deraonit per të marre shenjën e fitores.

, Duke ecur katër ditë e katër nete arritëm në një kasolle të vogël që kishte palma dhe një çezëm të bukur dhe më thotë:“Ky është vendi që të përgatiti Zoti për të banuar’.Qëndroi me mua 30 ditë duke më mësuar çdo hollësi të ndeshjes me vetminë. Pastaj shkoi në shpellën e tij dhe vinte dhe më vizitonte derisa vdiq këtu dhe e varrosa. Siç tha emri i tij ishte Errmias nga fisi Isohar.

4)  Paftiuti kërkon të mësojë më shumë

Pasi dëgjova të gjitha këto unë Pafnuti i thashë: “E di, o At x shenjtë se shumë mundime provove ne këtë shkretëtirë”. Ai plotësoi: “Më beso, i dashur që Engjëlli na kungon te gjithë eremitët, te vetmuarit. Ditën qe do te kungojmë, mbushemi me ngushëllim shpirtëror. As kemi uri, as kemi etje, as ndjejmë dhimbje apo mërzitje tjetër. Dhe nëse ndonjeri të shikojë njeri, merret nga ëngjët në Parajsë dhe kur shikon atje aq shkëlqim dhe bukuri të rrjeshtave qiellore vërbohet, bëhet një me dritën hyjnore, gëzon shpirtin e tij, gëzohet dhe qetësohet së tepërmi, i vlerësuar për kaq të mira. Harron fare të gjitha mundimet e mëparshme dhe mërzitjet që duronte. Ndxzet më shumë dëshim e dashurisë hyjnore dhe asketizohet më shumë më gjithë shpxrtin e tij në ndeshjet shpirtërore që të vlerësohet,; të trashëgojë pë'rjetësisht një lumturi të tillë. Ndërsa më tregonte këto i paharruari Onufër, ndjeja kaq ëmbëlsi sa harrova përfundimisht mërzitjet e ecjes, të urisë dhe gjithë lodhja ime u duk se nuk kishte asgjë. I formuar shpxrtërisht dhe trupërisht, i thashë me qctësi: “Lum si une që u bëra i denjë të7 të shikoj dhe të dëgjoj IJalët e tua shumë të ëmbia”. Ai tha: “Le të lemë tjalët, biri im, dhe le të shkojmë të shikosh banesën time”.

5)  Në çlodhjen e të drejtëve

Ecëm 3 milje. Arritëm në një kasolle te vogël afër të cilës ishte një burim dhe një palme. Pasi në fillim u falem, u ulëm pastaj të flasim për Perëndinë. Pasi mbaroi dita, rreth perëndimit të diellit, shikoj në mes të qelisë një bukë të madhe dhe shumë të bukur. Shenjti më tha: “Çohu, djali im, ha dhe pi çfarë na dërgoi Zoti, sepse je shumë i lodhur nga ecja në këmbë dhe nëse iruk do të hash rrezikon të sëmuresh”.

Unë thashë: “Jeton Zoti shpëtimtari yne përpara të cilit gjendemi. Por nuk do të hajë nëse nuk do të hamë me dashuri vëllazërore bashkë.

Iu luta shumë dhe me vështirësi e binda. Bekoi tavolinën, preu bukën dhe pasi hëngrëm në lavdinë e Perëndisë u ngopëm dhe mbeti edhe më bukë. Pastaj nga kënaqësia kaluam gjithë natën duke u lutur.

Pasi u gdhi, pashë çehrjen e fytyrës së të shenjtit të zbehte dhe të ndryshuar; i frikësuar pyeta të mësoj shkakun. Ai me thotë; Mos u frikëso, vëlla, sepse Zoti i mirë dhe i përshpirtshëm të dërgoi për të varrosur trupin tim. Ja që sot mbaron qenia ime në këtë botë dhe ikën shpirti im tek gëzimi i parërshkruar i lumturisë qiellore dhe të kujtohesh kur të shkosh në Egjipt të predikosh tek murgjit dhe tek te gjithë të krishterët, qe i kërkova Perëndisë këtë hir: “kush do të bëj përkujtimoren time dhe do të më kremtoje ose të shkruaje dhe të predikoje jetën time, si ta tregova, të mos i vijë ngasje nga djalli”. Unë i thashë “kam shumë dëshire, At i shenjtë, për këtë vend. Më jep bekimin tënd, të qëndroj këtu në pjesën tjetër të jetës sime”. Më thotë: “A nuk të dërgoi Zoti të qëndrosh këtu, për të varrosur trupin tim dhe të gëzohesh me shërbëtorët e tij të shenjtë që qëndrojnë në këtë shkretëtirë dhe të predikosh mënyrën e jetës së tyre tek ata që duan Krishtin për lavdinë e


Zotit” për të imituar sa të munden. Atëherë rashë në këmbët e shenjtit duke thënë: “Ati i Tërëshenjtë që njeh se çfarë do të kërkosh nga Perëndia do të t’i japë, për shkak të përpjekjeve të tua, të kërkoj dhe të lutem të më bekosh të bëhem i ngjashëm në vyrtyt, të marrë nga Perëndia bashkë me ty të njëjtën lavdi dhe kurorë në jetën e përjetshme, siç u vlerësova në këtë jetë dhe të shijova ty. Ai u përgjigj: “Zoti të mos të.të hidhërojë për këto që kërkove, por të të bekojë dhe të të forcojë në dashurinë e tij, të të çlirojë nga çdo mëkat dhe ngasje të armikut dhe të të realizojë ëndrrën tënde. Engjëjt e tij të të mbulojnë dhe të të mbrojnë nga provokimet e armikut dhe të mos të gjejë shpirti yt asnjë faj në ditën e Gjyldmit. Bekimi i Atit, i Birit dhe Shpirtit të Shenjtë të jetë me ty tani dhe në përjetësinë e pafund. Sa më thakëto fjalë, u përkul, ngriti duart lart dhe shikimin në qiell, duke thënë me lot: “O Perëndi i Lartë dhe i Padukshëm, lavdia e të cilit është e pakuptueshme dhe e : pashprehshme dhe mëshira e pafundme dhe e pamatshme, të ; himnoj, të bekoj të falem dhe të lavdëroj Ty që të dëshirova që në ! rininë time, Ty-të ndoqa. Më degjo! Ty të thërret shpirti im. Sepse u kujdesepër mua të varfin, largove shpirtin tim nga nevojat, nuk më fute në duart e armiqve por dhe jetë në zemrën time. Të lutem, Zoti im, më mbulo me send që të mos dridhet shpirti im nga demonet kur të ndahet nga trupi, por merre me ëngjëjt e shenjtë dhe çoje atje, ku thotë drita e fytyrës Tënde sepse je i bekuar dhe i lavdëruar në shekuj. Më kujto o Shumëmëshirues i popullit Tënd besnik. Ai që do të gjendet në rrezik, në det ose përpara gjyqit apo në ndonjë shqetësim tjetër dhe do të të ftojë duke të thënë: “Zot i Plotfuqishëm, me ndërmjetimet e shërbetorit tënd Onufër, më mëshiro”, Të lutem dëgjoje lutjen e tij dhe falja mbretërinë tënde, ashtu siç më premtove”.

6)  Fundi i Shenjtit

Duke mbaruar lutjen tha: “Zot tek duart e tua lë frymën time. Dhe u shtri përtokë duke u lutur në fshëhtësi. Fytyra e tij u bë si dritë dhe ndjeva kaq shumë orë saqë ngela i verbuar nga ajo frymë e pashprehshme dhe ëmbëlsia e Parajsës. Rrufe dhe bubullima që shpërthyen në atë moment e hodhën të trembur përtokë dhe i pashë të hapur qiejt dhe ushtritë e ëngjëjve të psalin sipër shenjtit himne të ëmbla dhe melodioze, të vinë në rregull me llambadha të ndezura dhe temjanica të arta në duart e tyre si dhjakonë. Ndërmjet tyre u duk një dritë e fortë dhe brenda dritës një zë i ëmbël që thoshte: “Eja shpirti im i dashur që të të drejtoj në qetësinë e te drejtëve dhe në prehjen e pashprehshme që e dëshirove. Atëherë u nda nga trupi ai shpirt i lumur në formën e një pëllumbi të bardhë dhe duke e marrë atë, Zoti Ynë Iisu Krisht në duart e tij të pastra hipi në qiell me ëngjëjt që psalnin. Atëherë unë u ngrita dhe putha me lot lipsanin e tij të shenjtë që shndriste si margaritar i çmuar dhe lëshonte aromë. Duke u dridhëruar nga hidhërimi për pak kohë sepse humba kaq shpejt një thesar kaq të çmuar që me kaq mund e fitova, mundohesha se si do të gërmoja tokën që ta fshihja sepse nuk kisha asnjë vegël. Atëherë erdhën dy luanë dhe duke u afruar me butësi lëpinë kembët e tij dhe lëvizën me dhimbje sikur ishin qenie të llogjikshme, Unë u thashë: “E di që Perëndia ju dërgoi që të varosni lipsanin e shenjtë. Sepse edhe kafshët pa fjalë himnojnë Krijuesin dhe i binden atij. Dhe duke marrë shkopin tim nënvizova në tokë gjatësinë e varrit. Ata menjëherë filluan të gërmonin me thonj dhe hapën një kanal. Pastaj unë nxorra gjysmën e palltos që më kishte ngelur nga eremiti që thashë pak më parë dhe mbështolla lipsanin e shenjtë me shprestari dhe e varrosa. Dy luanët vunë metani në varrin e të shenjtit dhe tek unë dhe u larguan.

Ngela duke qarë dhe menduar paaftësinë dhe mëkatet e mia.

“Mjerë unë mizori dhe i ngathti” Sa shërbëtorë shëmbullorë ka Zoti im dhe ushtarë trima”. Por unë i pakujdesshmi çfarë llogarie do t’i jap Krijuesit tim? Çfarë kurore lavdie do të marrr përderisa nuk luftova “asnjëherë kundër demonit”. Duke thënë këto mendova të qëndroj në atë vend duke duruar hidhërimin. Por menjëherë u bë një tërmet dhe ra mali e mbuloi shpellën, burimin, palmën dhe të gjitha u zhduken. Duke parë këtë ngjarje e kuptova që ishte dëshirë e Perëndisë që të mos qëndroja atje dhe fillova të qaj. Atëherë m’u shfaq ëngjëlli që përmenda më sipër dhe më tha: “Mos qaj më, por pëkundrazi gëzohu që pe gjëra të mrekullueshme. Shko pra në Egjipt dhe prediko jetën e të lumurit Onufër dhe gjërat e tjerra që pe dhe do të shohësh në këtë shkretëtirë. Marsho pra në paqe i fuqizuar nga Perëndia. I bekuari Onufër fjeti më 12 Qershor, për lavdi të Zotit tonë Iisu Krisht.

Si epilog

Sa gjëra nuk shprehen brenda kësaj jete. Sa gjëra të vërteta na mungojne nga kjo jetë hyjnore neve të krishterëve të somë! Qendra dhe motoja e jetës së oshënarit Onufër është urdhri i Ungjillit. “Kërkoni së pari mbretërinë e Perëndisë dhe Drejtësinë e Tij dhe të gjithë të tjerat do t’ju vijnë më pas”. I vështirë është pëtjetimi i këtij urdhri dhe kërkon shumë besim. Ajo që shpesh shihet, ështe se ne mbytemi në perkujdesjet e jetës sepse jemi të dobet për të menduar që për këtë do të kujdeset përveç nesh i Plotfuqishmi, Ati Ynë në qiell. Ankthi që zotëron shpirtin tonë është rezultat i mosbesimit tek Ati ynë Perëndi.

Sepse zgjidhja e problemeve të jetës ështe e pamundur nga vetë njeriu. Mendja njerëzore është krejt e pafuqishme të përgjigjet veç problemeve që i paraqiten në një moment të caktuar dhe në këtë rast akoma, në kohën që e ka mundësinë është shumë e dyshimtë nëse përgjigja që do të jetë e përshtatshme. Nga ana tjetër nevoja njerëzore për siguri duhet të japë përgjigje. Kështu njeriu ngelet pa rrugëdalje dhe mbushet me ankth. Por nëse do të besojmë tek ekzistenca e Atit Perëndi gjërat do të mermin pikërisht pamjen e atyre gjërave që shfaqen tek jetët e shenjtorëve dhe në mënyrë të veçantë tek ajo e Atit Oshënar Onufër të Egjiptit, d.m.th nuk do të mërziteshim për përkujdesjet jetësore. Por duke pasur besimin që në formën e saj të thellë është njohje e ekzistences së Atit Perëndi dhe duke parë dobësinë tonë për t’iu përgjigjur problemeve të jetës që duan një përgjigje do t’i drejtoheshim me thjeshtësi Atit tonë dhe do t’i thoshim: “Bukën tonë të përditshme jepna neve sot”. Ky mosbesim tek Kujdesi Atëror i Perëndisë nuk u përket vetëm jobesimtarëve por kryesisht neve besimtarëve. Besimi ynë zakonisht nuk arrin në atë gradë që ta ndjejmë Perëndinë si Atin tonë në mënyrë që t’i jepemi atij me gjithë dëshirën tonë pa e lenë mendjen të zotërohet nga përkujdesjet. Oshënari Onufër është një shembull që të bën përshtypje. Dhënia e tij tek Perëndia nuk shfaq një mbinjeri, sado që nga historiku i jetës së tij mund të na duket kjo ikonë. Përkundrazi shfaqet si një njeri i përmasave të vërteta njerëzore. I përmasave të vërteta njerëzore janë marrëdhëniet e një fëmije me të atin. Ashtu si fëmijët duan vetëm babanë dhe nënen e tyre dhe duan të duhen nga prindërit dhe nuk preokupohen për problemet e tyre duke pasur bekimin se do të kujdesen për ta prindërit e tyre, pikërisht ashtu siç dëshiron dhe Perëndia të krijohen marrëdhëniet me Të. Prandaj kur nxënësit pyetën Krishtin sesi do të luten d.m.th si do të komunikojnë me Perëndinë, Krishti u tregoi lutjen atërore: “Ati ynë...”

Jeta e Shën Onufrit është një bombë në themelet e marrëdhënieye të njeriut me jetën, bombë që lëkund marrëdhëniet tona me jetën që bëhet sot. Sot jeta e Oshënar Onufrit ose bëhet e pranueshme dhe të emoc ionon ose kundërshtohet si diçka fantastike dhe jashtë së vërtetës. Sepse paraqet njeriun e pastër që është hyjnjeri d.m.th i bashkuar në mënyrë të pandarshme me Perëndinë. Eshtë bombë në marrëdhëniet tona me Perëndinë sepse shumica nga ne të krishterët nuk kërkoi “të parën Mbretërinë e Perëndise” që gjendet “brenda nesh” me lutjen e pazonjë, por kërkon të mirat materiale dhe shpirtërore.

Nuk kërkojmë të duam Perëndinë me gjithë zemrën tonë, por kërkojme të duam gjërat e tjera materiale dhe gjërat e tjera shpitrërore me gjithë të mirat që i shoqërojnë.

Akoma dhe ky përfitim i të mirave shpirtërore thjesht na drejtojnë tek marrëdhënia jonë e vërtetë me Perëndinë, njerëzit dhe jetën. Kjo marrëdhenie e vërtetë fitohet vetëm kur njeriu i vendos të gjitha këto gjëra si dytësore dhe ngulmon në fillim në komunikimin personal nie Perëndinë, ashtu siç shfaqet në jetën emocionuese të Oshënar Onufrit që është një marrëdhënie At e Bir.

Le të lutemi që ndërmjetimet e Atit Oshënar Onufër të Egjiptit të na vendosin dhe ne, në këtë marrëdhënie të vërtetë. Oshënar i Perëndise Onufër, ndërmjeto për ne.

Apostull Petrl

. Apostull Petri ishte nga Vithsaidhaja e Galilesë një qytet i vogël në brregdetin lindor të liqenit Gjenisaret dhe në veri të Kapemaumit. Ishte martuar në Kapemaum ku cihe banonte bashkë me familjen e së vjerrës së vet. Ushtronte zanatin e peshkatarit së ; bashku me te vëllanë Andrean dhe me babanë e tij Joanin. Ungjilli thotë se kanë patur një barlcë të tyre dhe peshkonin në detin e


Tiberiadhës në bashkëpunim më Jakovin dhe Joanin, të bijtë e Zevedheut, i cili kishte gjithashtu një barkë të tij.

Me Iisu Krishtin i pari që erdhi në kontakt ishte Andrea me sugjerim të Joan Pagëzorit i cili tek pa një ditë Iisunë që po shëtiste anës lumit Jordan ia tregoi atij dhe Joanit, birit të Zevedheut duke i thënë: “ja qengji i Perëndisë”.

Atëherë të dy peshkatarët shpresëtarë i vanë menjëherë pas Iisuit duke qëndruar pranë tij tërë ditën dhe ikën të bindur se Krishti ishte me të vërtetë Mesia. Këtë lajm Andrea iku dhe ia tha Petrit, i cili gjithashtu interesohej si të gjithë judenjtë për ardhjen e Shpëtimtarit. Dhe të dy bashkë vanë e takuan përseri Iisunë. Ky sapo e pa Simonin -se kështu quhej Petri para takimit me Krishtin- i tha: “Ti je Simoni, bir i Joanit: që sot e tutje do te quhesh Kifa ose Petër që shqip do të thotë gur.

Që në atë kohë Petri shkoi bashkë me Iisunë në Galile mori pjesë dhe ai në dasmën që u bë në Kana dhe kur Iisui shkoi Pashkën e parë në Jeruazalem bashkë me të pesë nxënësit e tjerë dhe qëndroi rreth tetë muaj në Judhe, ishte me ta dhe Petri.

Mirëpo pasi u mor vesh lajmi që Shën Joan Pagëzori u arrestua dhe u burgos me urdhër të tetrarkut të Galilesë Irodh Antipës, Iisui u kthye në Galile. Atë kohë u kthyen ne Galile dhe nxënësit e tij dhe u morën me peshkimin derisa një dite duke dalë Iisui anes bregdetit të Galilesë dhe duke parë Andrean dhe Simonin qe po peshkonin me rrjetë, i ftoi t’i shkonin pas për t’i bërë peshkatarë njerëzish, domethënë punëtorë të shpëtinit të shpirtrave. Dhe ata i lanë të gjitha e i vanë pas.

Me formimin prej Iisuit të grupit të dymbëdhjetë apostujve e shohim apostuU Petrin të marrë pjesë bashkë me të gjithë apostujt e tjerë në misionet që u ngarkonte herë pas here Mësuesi i tyre duke i dërguar dy nga dy nepër qytete e fshatra.

Në personin e apostull Petrit dallojmë disa karakteristika, të cilat na japin të kuptojmë se ai gëzonte një pozitë disi të veçantë në grupin e të dymbëdhjetë apostujve. Petri është një natyrë e zjarrtë e me shumë inisiativë në shprehjen e ndjenjave dhe të mendimeve të tyre, ishte një tip me lëvizje të shpeshta e të forta. Dashuria dhe besimi i tij për Krishtin paraqet diçka të zjarrtë dhe në mënyrë të veçantë të hovshëm. Eshtë e njohur skena gjatë të cilës Iisui natën kur po ecte sipër detit u konsiderua prej nxënës ve të tij si fantazmë dhe ai u tha të mos kenë frikë se ishte ai vetë. Mirëpo ndërsa të tjerët prisnin që ai të ngjitej në barkë, Petri i tha: “Zot meqë je ti, Jejomë të vij edhe unë pranë teje. Iisui i tha: “Eja”. Dhe Petri menjëherë u hodh në ujërat e liqenit. Gjithashtu natën kur po arrestohej Krishti, Petri shprehu tërë pasionin e dashurisë e të devocionit të tij për të. Në fillim i jep sigurinë që edhe sikur të gjithë të tjerët ta braktisniii mësuesin, ai kurrë nuk do ta mohonte, duke përballuar bile edhe fundin me vdekjen e tij. Dhe më pas tek po atrestohej Iisui dhe ushtarët bashkë me shërbëtorët e kryepriftërinjve duke mbajtur në duar shpata dhe shkopinj, rrethuan nxënësit, vetem Petri kërkon të organizojë rezistencë e të ndeshet dhe i pret me thikën e tij veshin Malkos. Shpirtii i hovshëm dhe më tepër entuziast i Apostull Petrit shkëlqen edhe gjatë shpërfytyrimit të Zotit në Malin Tavor. Para asaj pamjeje të mrekullueshme, Petri harron çdo gjë dhe kërkon te mbetet ^tje përgjithmonë.

Del gjithashtu se Petri kishte dhe një dobësi, duke menduar se asnjë nga të tjerët nuk mund të barazohej me të për devocionin e tij ndaj mesuesit. Kjo natyrisht i shkaktonte një farë egoizmi të tepruar për të cilin dhe është qortuar disa herc.

Kështu kur po ecte sipër ujrave, për një moment e humbi besimin e nisi të mbytej. Atëherë Krishti e qortoi duke e cilësuar si besëpake” (Math. 14,26-32) por dhe kur, ndonëse e siguroi

Krishtin se ai nuk do ta mohonte kurre, e mohoi tre herë duke bërë edhe be se nuk e njihte atë fare, e kuptoi vetë gabimin e derdhi lot të hidhur (Math. 26,69-75). Kësaj periudhe i përket dhe ngjaarja e treguar nga ungjillor Mattheu në kapitullin 16, paragrafi 13-20, kur Iisui gjendej në Qesari të Filipit dhe i pyet nxënësit se për kë •e kujtonin njerëzit se ishte, ata iu përgjigjën se disa e konsiderojnë që është Joan Pagëzori, disa se është profiti Ilia, disa e marrin për Jeremian apo njërin nga profetët. Dhe ai i pyeti atëherë: “Po ju për kë thoni se jam? Përgjigjen e dha Petri duke thënë: “Ti je Krishti, i Biri i Perëndisë së gjallë” Pas këtij pohimi dhe kësaj shpalljeje Iisui i tha Petrit keto fjalë të njohura e të shumë diskutueshme: “Lum ti Simon Bir i Joanit se këtë nuk ta zbuloi mishi e gjaku po Ati im që është në qiejt. Dhe une po të them se ti je Petri dhe mbi këtë gur do të ndërtoj Kishën time dhe dyer ferri nuk do ta mundin atë dhe do të të jap ty çelësat e mbretërisë së qiejve dhe atë që do të lidhësh mbi dhe, do të jetë i lidhur ne qiejt dhe ate qe do te zgjidhesh mbi dhe do te jesh zgjidhur në qiejt” (Math. 16, 15-19).

Kjo pjesë siç dihet pati interpretime të ndryshme nga të tre rrymat e mëdha të Krishtërimit. Kisha e Romës thotë se me këto fjale iu drejtua Krishti apostull Petrit, i caktoi atij një rol të posaçëm të përfaqësimit të tij në mbarë Kishën e krishterë, duke e cilësuar si gur themelor të saj. Dhe meqë Kisha e Romës është themeluar nga apostull Petri, këtë rol duhet taketë ajo mbi tërë kishën. Kishat protestante shprehen krejtësisht me argumente të ndryshme kundër një interpretimi të tillë. Disa theologë të tyre bile insistojnë se Apostull Petri nuk ka qenë fare në Romë. Kisha e Romës është organizuar prej Apostull Pavlit.

Kisha orthodhokse, interpretimin se emri i Apostull Petrit përbën gurin mbi të cilin do të ndërtohej Kisha e pamposhtur nuk

e quan të drejtë, sepse guri themelor dhe i kryes së vendit në mënyrë krejt personale dhe të patrashegueshme është vetë Zoti ynë Iisu Krisht, për të cilin Apostull Pavli thotë: “asnjë nuk mund të vërë themel tjetër veç atij qe është vendosur, i cili është Iisu Krishti” (1 Kor 3, 11) Fraza pra e Mattheut “mbi këtë gur do te ndërtoj Kishen time” duhet kuptuar ashtu siç pranon dhe Shën Joan Gojarti se i referohet pohimit të Petrit për Iisu Krishtin, qe përbën pohimin themelor dogmatik të Kishës së krishterë. Po kështu edhe fraza tjetër ë Mattheut që i drejtohet po apostull Petrit; “atë që do të lidhësh mbi dhe” në fakt u referohet te gjithë apostujve që u pyetën dhe që në emer të të cilëve, u përgjigj Petri. Kjo qartësohet edhe nga kapitulli 18 paragrafi 18 po te Ungjillit të Matheut ku Iisui duke iu drejtuar të gjithë apostujve u thotë: “Sa ; të lidhni mbi dhe, do të jenë të lidhura dhe në qiell dhe sa të zgjidhni mbi dhe, do të jenë të zgjidhura dhe në qiell”. Pamë pra më lartë se Petri e mohoi Krishtin, Bile tha se nuk e njihte fare. Dhe këtë e vërtetoi edhe me be pa e shtrenguar njeri e pa e kërcënuar njeri, vetëmpse u thapara shërbëtorëve se edhe ai ishte një nga nxënësit e lisuit të lidhur. Dhe kështu Petri kuptoi se vetëbindja e tepmar dhe vetëmburrja e ulin njeriun. Dhe këtë mësim e nxorri vetë ai, trimi i natës dhe frikacaku i agimit. Po ç’u bë Petri pas mohimit dhe pendimit? Shkoi për të takuar nxënësit e.tjerë dhe të gjithë bashkë vanë e u mbyllën në dhomën e sipërme nga frika e judenjve. Po kur Maria Magdalena u solli lajmin atij dhe Joanit që varri ku ishte vendosur trupi i Iisuit ishte bosh, të dy bashke shkuan me vrap tek varri pa marrë parasysh asnjë lloj frike. Joani duke ecur më shpejt arriti i pari të varri, po nuk hyri brënda.Po Petri sapo arriti, hyri pa frikë. Petri ka qenë dhe në të dy shfaqjet e Krishtit të ngjallur që ai bëri në dhomën e sipërme. Pastaj duket se për disa ditë Mësuesi nuk u shfaq dhe nxënësit u shqetësuan. Petri


atëherë për të shpëmdarë mërzinë dhe me shpresën se lisui do të ketë shkuar anës së bregut të detit të Tiberiadës që aq shumë i pëlqente të shëtiste, u tha nxënësve të tjerë: “Po shkoj te peshkoj” Dhe ata i thanë: “Po vijmë edhe ne me ty” (Joan 21, 1-3) Dhe si hynë në njërën nga barkat e tyre, u lodhën gjithë natën pa zenë gjë. Të mërzitur kështu nga mëngjesi shohin një njeri që po qëndronte në bregdet. Kush do te ishte? Ata nukenjihnin. Ndërkaq i dëgjuan zërin që po thoshte: “O djema mos kini gjë për të ngrënë?” Po edhë këtë rradhë nuk e njohën se kush qe. I thanë vetëm që nuk kishin gjë. Kur e dëgjojnë përsëri në atë qetësi të mëngjesit të thotë: “hidhni rrjetat nga ana e djathtë e barkes dhe do të gjeni”. Dhe për çudi aq shumë peshq zunë sa nuk mund t’i ngrinin rrjetat. Atëherë Joani i ndriçuar nga dashuria dhe gjykimi se vetëm Një mund të bëntë një çudi të tillë si dhe herë të tjera (Lluka 5, 4-7) i thotë Petrit “është Zoti”.

“Eshtë Zoti?” Petri sapo e dëgjon, vesh rrobën dhe hidhet në det ja pra ai Petër plot hov. Pastaj dolën dhe nxënësit e tjerë dhe hëngrën bashkë me Iisunë. Dhe si mbarnan së ngrëni, Iisui e pyeti tri herë Petrin a e donte që të shlyeshin me të tri heret e pohimit të dashurisë, të tre herët e mohimit dhe kështu e renditi prapë në postin e apostullit dhe e lejoi të bëhet përsëri bari i dhenve të tij (Joan 21, 11-18).

Dhe kur nxënësit rrinin përsëri të mbledhur në dhomën e sipërme duke u falur dhe duke pritur zbritjen e hirit të Shpirtit të Shenjtë Petri mori inisiativën për t’u mbledhur e për të zgjedhur një tjetër nxënës në vendin e Judës. Inisiativa u pranua pa asnjë kundërshtim dhe nga të dy të propozuarit pas lutjes dhe hedhjes në votë, u zgjodh Matthia. Dhe inisiativat e Petrit vazhdojnë. Ditën e zbritjes së Shpirtit të Shenjtë para popullit që ishte mbledhur rreth vendit ku ishte dhoma e sipërme dhe bisedonin për ata peshkataret që flisnin gjuhë të ndryshme, del Apostull Petri i rrethuar dhe nga të njëmbëdhjetë të tjerët dhe mban predikimin e parë qe po i drejtonte popullit. Kisha e krishterë. Rezultati i atij predikimi ishte me të vërtetë triumfal. Tremijë shpirtra me anën e pendimit, të besimit dhe të pagëzimit u bënë të krishterë dhe pjesëtarë të bashkësisë. Dhe puna për Krishtin vazhdon me protagonistë Apostull Petrin dhe Apostull Joanin. Të dy shkojnë në tempuil në kohën e faljes kur peshkimi është më i pasur. Nje dite Petri shëron një lypës të çale që nga barku i nënës duke i thënë “argjend dhe ar nuk kam atë qe kam, atë të jap: në emër të Iisu Krishtit Nazaretasit, ngrihu dhë ec”.(Vep. Ap. 3, 6-7) Çudia u përhap shumë shpejt në të gjithë qytetin dhe shkaktoi habi, dhe u mblodhën dhumë njerëz rreth Petrit dhe Joanit në pellgun ë Silaomit. Petri e shfrytëzoi menjëherë këtë rast dhe u foli për lisu Krishtin, por pa mbaruar erdhën kryepriftërinjtë e judhenve dhe Komandanti i truprojës së tempullit edhe e arrestuan bashkë me Joanin. Po fitorja u arrit. Numri i atyre që i besuan Krishtit u shtua dhe me rreth dymijë të tjerë. Të nësërmen Petrin dhe Joanin e nxorrën para Sinodhit të madh. Në të bënin pjesë të gjithë ata që dënuan dhe Iisunë me ne krye Anan e Kajafën. Mirëpo Petri ai që dikur ishte trembur nga një shërbëtore, tani qëndron plot me kurajo e më entuziazem bile edhe me gazin se i jepet rasti të ndreqë edhe më mirë fajin, u flet pra për Iisu Krishtin, u kujton se ata e kryqëzuan, dhe shpall sheshit se me emrin e atij i cili u ngjall së vdekuri, u shërua i çali. Sinodhi, duke e gjykuar situatën si të papërshtatshme i la të lirë, duke i porositur disa herë me kërçënimin që të mos predikojnë më në emrin e Krishtit e as të mos e përmendin emrin e Tij. Po të dy Apostujt u përgjigjën: “në është e udhës përpara Përëndisë t’u dëgjojmëjuve më tepër se Perëndinë, gjykoni. Sepse ne nuk mUnd të flasim për sa pamë e dëgjuam” (Vep. Ap.4, 19)

Shumë çudira bënë në popull edhe nxënësit ë tjerë, po ata të apostull Petrit ua kalonin të gjithëve. Dhe besimi i njerëzve tek ai ishte kaq i madh saqe sillnin të sëmurët e tyre mbi shtretër që të shkojë mbi ta qoftë dhe hija e tij kur kalonte (Vep. Ap. 5, 15- 16). Veprimtaria plot sukses e apostujve dhe lirimi i tyre me ane të një mrekullie nga burgu i çuan prapë para Sinodhit ku i tërbuar kryeprifti u tha: “a nukju dhamë porosi të rreptë të mos predikoni më për atë emër?” Dhe Petri edhe te gjithë të tjerët thanë atëherë atë frazë të famshmë që “duhet t’i bindemi Perëndisë më tepër sesa njerezve” (Po aty para. 29) Dhe Sinodhi po ndizej kundër apostojve. Mirëpo ndërhyrja e urte e Gamalielit arriti ta përmbajë Sinodhin nga marrja e vendimit për ekzekutim. Megjithatë i rrahën dhë i kërcënuan. Duke u larguar nxënësit gëzoheshin që Zoti i bëri të denjë të vuajnë për emrin e Krishtit (po aty paragrafi 41). Kur pas vdekjes martirike të Stefanit dhe shpërndarjes së të krishterëve të pëmdjekur, Samaria pranoi nëpërmjet apostull Filipit fjalën e Perëndisë, u dërguan atje nga kisha e Jeruzalemit Petri dhe Joani. Atëherë Simon magjistari kërkoi nga ata që t’i shitnin me të holla pushtetin për të transmetuar me vënien e duarve, Shpirtin e Shenjtë. Por Petrie kritikoi dhe e kërcënoi rëndë duke i thënë: “argjendi yt humbtë bashkë me ty, sëpsë kujtove që dhurëtia e Perëndisë blihet me te holla”. (po aty. 8, 19-20)

Në një nga udhëtimet ë tij misionare Petri zbriti në Lidë të Palestinës, shëroi ulogun Enea i cili dergjej në shtrat prej tetë vjetesh. Nga Lida vajti në Jopë ku ngjalli nxënësen Tabitha që shqip do te thotë kaprolle, të cilën e kishin qarkuar plot gra të reja dhë e vajtonin se ajo ka qenë bamirëse e dalluar dhe shërbyese e devotshme e Iisu Krishtit (Vep. Ap. 9, 32-43). Pastaj nëkohën që ishte akoma në Jopë i pritur në shtëpi të lëkurëpunuesit të quajtur Simon dhe tek u ngjit në dhomën e sipërme për t’u falur, pa një
vizion me rendësi (Vep. Ap. 10, 9-16) me anen e të cilit Perëndia në mënyrë simbolike i tregoi se nuk ka dallim ushqimesh të pastra e të papastra, përpara Perëndisë nuk kishte dallim për judenjtë si të pastër e për paganët si të papastër.

Text Box: pleqve qëTë nesërmen shkoi në Qesaria të Palestinës me ftesë të kryeqindeshit pagan po shpresëtar Komelit, i cili kish pranuar Judaizmin por pa bërë rrethprerjen, prandaj judenjtë e konsideronin të papastër. Këtu Petri duke nxjerrë mësime nga vizioni që kish parë, me një predikim të shkurtër zhvilloi temën së Perëndia nuk bën dallime mes njerëzve. Dhe tek ishte akoma duke folur, hiri i Shpirtit të Shenjtë zbriti mbi të gjithë dëgjuesit. Dhe menjëherë u pagëzua e gjithe familja e Komelit. (Po aty 17-48). Kur Petri u kthye në Jerusalem, të krishterët e kthyer nga judhenjtë u ankuan kundër tij se ish shoqëaiar dhe kish ngrënë bashkë me njerëz paganë, të.cilët nuk kishin kryer rrethprerjen. Po Petri u tregoi për vizionin që kish parë si dhe për ato që ishin bërë në familjen e Kornelit dhe ata u qetësuan (Po aty 11, 1-18) Kur Irodh Agripa plaku vrau me thikë Jakovin, të vëllanë e Joan Theologut, për të bërë judenjtë edhe më tepër pas vetes, arrestoi e burgosi dhe Petrin me qëllim që ta ekzekutonte pas Paskës. Ky akt brutal i hidhëroi të krishterët, por lutjet e vazhdueshme të Kishës i dëgjoi Perëndia. Gjatë natës kur Petri po flinte i lidhur me dy palë zinxhirë nën mbikqyrjën e dy ushtarëve dhë me dy roje të tjerë të dera e burgut, një ëngjëll i Zotit, e liroi ate dhe e nxorri nga burgu pa ndonjë pengesë. Pas pak kohe apostulli erdhi papritur në shtëpinë e Marias, mëmës së ungjillor Markut ku qenë mbled|iur një pjesë e të krishterëye e faleshin për të burgosurin e shquar. (Vep. Ap. 12, 1- 16) Apostull Petri mori pjesë edhe ne Sinodhm e apostujve e të

u mbajt në Jeruzalem nën kryesinë e Jakovit, vëllait të

; Zotit, për te vendosur nësë edhe paganët që të bëheshin të krishterë


do të ishin të dëtyruar t’i nënshtroheshin rrethprerjes sipas ligjit të Moisiut. Në diskutimin e gjerë, e mori fjalën edhe Petri i cili isthe dakort me mendimin që si judenjtë ashtu dhe paganët të pranohen në Krishtërim pa dallim duke qenë i mjaftueshem vetem hiri i Zotit tonë lisu Krishtit për shpëtimin e tyre (Po aty 15, 6- 11).

Nga letra e apostull Pavlit drejtuar Galatasve mësojmë për një ngajarje të rastit që ndodhi në Antioki midis Pavlit dhe Petrit. Pas Sinodhit në Jeruzalem vajti në Antioki ku hante bashkë me të krishterët e kthyer nga paganët. Por kur erdhën atje të krishterë të kthyer prej judhenj ve të cilët akoma qenë me mendimin e vjetër se po të mos kryhej rrethprerja Hiri Hyjnor nuk vepronte dhe pra s’kishte shpëtin për shpirtin, Petri për të mos krijuar shkandale, rrinte larg të krishterëve që qenë kthyer prej paganëve. Mirëpo këte qëndrim të Petrit, Pavli e quajti të tepruar e të paligjshem derisa tashmë ekzistonte një vendim kishtar për atë problem. Prandaj ia shfaqi sheshit e me guxim këtë mendim Petrit. Shën Joan Gojëarti i cili e shpjegon këtë pjesë të letrës së Pavlit në Galatianët, është i mendimit se Petri e provokoi këtë qëndrim në marrëveshje me Pavlin që t’i krijonte atij rastin për të kritikuar mentalitetin që ekzistonte akoma për rrethpreije të detymar. Dionisi i Korinthit i cili vdiq më 178 pas Krishtit na informon se Petri kish vajtur edhe në Korinth ku dhe predikoi. Ketej niseshin një pjesë e të krishterëve të Korinthit e thoshin se ishin të Kifait, domethënë të Petrit. Po kështu Origjeni edhe Eusebi na thonë se Petri ka vajtur edhe në Azinë e Vogël, gjë që del edhe nga hyrja a letrës së tij të parë të përgjithshme që ua drejton të zgjedhurve të Pontit, të Galatisë, të Kapadhoqisë, të Azisë e të Bitinisë.

Në fund Petri shkoi në Romë pas mbërritjes së dytë atje të

apostull Pavlit. Atëherë që shpallur prej Neronit persekutimi kundër të krishterëve. Dhe apostull Petri vdiq i kryqëzuar me kokën poshtë.

Nga apostull Petri kemi dy letra të përgjithshme. Janë shkruar në Romë, e para pas letrës së Apostull Pavlit ndaj Efesianëve dhe e dy ta është shkruar pak kohe para së ta ekzekutonin, domethëne ngaMaji i vitit 64 pas Krishtit. Ja pra cili ka qenë apostulli i madh Simon Petri, biri i Jonait. Nga një peshkatar i thjeshtë i ujrave të Gjenezaretit u bë me anë të Iisu Krishtit shtyllë e shquar e Kishës dhe punëtor i shkëlqyer i Ungjillit.

Kremtohet më 29 qershor së bashku me shtyilën tjetër të shquar të Kishës, me Apostull Pavlin, i cili siç del nga leximi “i Veprave të Apostujvë” dhe i letrave të tij të shumta dhe siç e përshkruan Shën Joan Gojarti, punoi dhe pati rezultate aq të pasura sa pothuaj të gjithë apostujt e tjerë së bashku.

Përlëshore e korifenjve T. IV

O Parëfronësit e apostujve dhe mësuesit e gjithë botës ndërmjetoni të Zoti i të gjithëve, t’i falë paqen botës dhe shpirtrave tona, përdëllimin e madh.

Shkurtorja T. II Lëçitësit e sigurt dhe hyjfolës, kreret e Apostujve o Zot, i inore për të gëzuar të mirat e tua dhe prehjen; sepse mundimet dhe vdekjen e tyre, i prite me shume se një holokaust, i vetmi që njeh të fshehtat e zemrave.

Jeta dhe Veprimtaria e Shen Astit

Hierodeshmor Shën Asti që Episkop i Komunitetit të Krishterë te qytetit te Durrësit. Ai ka jetuar në kohën kur perandor i Romës ishte Traiani dhe qeveritar i qytetit ishte Agrikolau të vitit (98- 117).

Në atë kohë Komuniteti Krishter i Durrësit në vitin 58 pas Krishtit ka patur rreth 70 familje. Shën Asti ishte një Bari i vertete, shembull i gjalle i një jetë të Krishtere aktive për besimtaret e vet, një veprimtar i zellshem për përhapjen e kësaj feje të re dhe të vertetë dhe ishte i gatshem për të dhënë dhe jetën e tij për Kryebariun Krisht dhe për Çrigjen e tij. Në bazë të dekumentave historike me hipjen në fronë si Perandor të Trianit përteriti dekretin për të krishterët në të gjithë perandorinë Romake. Shën Asti veprimtaria e të cilit kishte renë në sy prej kohesh arestohet dhe burgoset Qeveritari Agrikola, qe kryesonte gjyqin u perpoq që në fillim t’i mbushte mendjen Shën Astit dhe të mohonte Krishtin. Por i Shenjti nuk pranoi në asnjë mënyrë. Qeveritari vazhdoi me kërcenimet, por prap Shën Astit si një atlet i patrembur që dinte t’u bente balle kërcenimeve dhe të priste ekzekutimin si lavdi për Krishtin, i foli Agrikolaut jo si i pandehur po si një kryefetar i denjë, duke i thenë se nuk vlen ai pushtet që perdor forcen e tij për të bërë keq. Qeveritari i terbuar nga qendrimi i Shën Astit mendoi të hakmerej në mënyrë satanike. Pasi përdori për Episkopin e shenjtë një seri torturash duke e rahur me kamzhiqe prej lekure kau te paisura me sfera plumbi e vari lakuriq mbi një pemë, pasi me pare i leu terë trupin me mjaltë. Dhe ishte kohë verë e dielli pervelonte, një mori bletësh dhe grenzash te terhequra nga mjalti, u grumbulluan rreth trupit të Shenjtit duke e çpuar me thumbat e tyre e duke i shkaktuar dhimbje të padurueshme, sa qe me në fund ushtari trim i Krishtit dha shpirtin dhe mori prej Zotit kurorën e martirit. Po atë ditë me Shën Astin dhanë jetën e tyre si Martirë te Krishtit dhe shtate besimtarë të tjerë ata quheshin: Peregrini, Lukiani, Pompei, Isiqi, Papia, Saturnini, dhe Gjermanoi, të gjithë ishin nga Italia. Me qe ata atje pemdiqeshin, erdhën me një anijë në Duirës, ditën pikërisht kur po torturohej Shën Asti. Dhe, duke deklaruar se edhe ata ishin të Kristerë. Qeveritari i tërbuar nga vendosmeria qe tregoi Shën Asti dhe befasuar nga vendosmeria qe të shtatë trimat e Krishtit pohuan përpara të gjithë popullit se ishin të Krishterë të vërtetë dhe se jepnin edhe jetën e tyre për Krishtin Agrikola dha urdher dhe i mbyten në detin Adriatik. Lipsanin e Shën Astit e moren të Krishterët dhe e varosen duke ngritur një Kishë mbi Te. Himnografi Josif i shekullit te IX dhe me vone Mitropoliti i Durresit Jakovi ne vitin (1918) hartuan për Shenjtin Hierodeshmor nga një shërbesë Kishtare. Kisha e jonë e hderon kujtimin e këtij martiri të parë dhe të madh të Krishterimit të hershëm me datën (6 Korrik). Deri itani asnjë nga shërbesat e Tij nuk është përkthyer në shqip, po lexojmë tre nga hyrrmet kryesore që profesor Beduli na ka perkthyer.

PERLESHORE TINGULLIIIV.

“Qe tropan metohos”

Duke u berë pjestar i sjelljeve dhe trashegimtar i froneve te Apostojve, gjete veprim, o i hyjinspiruar, per t’u ngjitur ne teorit; prandaj percaktove drejt fjalen e se vertetes, dhe luftove denjesisht per besimin, o


hierodeshmor Shën Asti, ndermjeto te Krishti Perëndia, të shpetohen Shpirtet tona.

SHKURTORE TINGIII

“Epefanis simeron

Guximin e paturpshem te tiranit e turperove.

Dhe veten e solle, theror te gjalle per Krishtin.

Duke shtrirë mbi Kryqin duart e tua te shenjta.

0    Shën Ast i gjithlavdishem.

MADHERXMI

Gezou o pishtar i hyjshem i shprestarisë.

Dhe ndriçues i madh dhe udhëheqes i Kishes.

Gezohu, o yll i shkelqyer i Durrësit.

Hymnojmë hirin Tend, o Shën Ast

1 manitshem.


Shën e Djela

Parathënië

Jeta e shenjtores dhe martires së madhe e Djelë, është me të vërtetë e mrekullueshme, sepse lexuesi i sotëm sheh sesi një vajzë e re në moshë, nuk u frikësua nga kërcënimet dhe torturat, nga zjarri dhe egërsirat, por e zotëruar nga dashuria e Krishtit dhe dhëndrit të saj, i përbuz të gjitha këto.

Dhe çfarë nuk praktikuan adhurruesit e idhujve, pëmdjekësit e saj që ta bindin t’u falet idhujve. Por asgjë nuk është më e fuqishme se dashuria e Krishtit.

E Diel u quajt se u lind ditën e djelë, por qëndroi deri në fund të jetës së saj martirike, një e diel e vërtetë d.m.th e dhënë e gjitha tek Zoti. Dhe Zoti e shpërbleu.

Por pak para martirizimit të saj e mori me vehte, para se mprehtësia e shpatës të prekte kokën e saj martirike dhe i fali lavdinë e pavenitur të Parajsës.

Këto janë shembuj të shkëlqyer që ia vlen t’i imitosh ne jetën tende. Rrymat e sotme materialiste dhe idhujtarët e sotëm na rrethojnë tërësisht. Kush do të jetë qëdrimi ynë përballë gjithë kctyre?

Trajta e ndritshme e martires së madhe e Djela së bashku me grupin e gjithë martireve dhe shenjtorëve të Kishës sonë, na jep përgjigjen dhe na tregon rrugën e vetme që të çon në qiell, tek Perëndia.

: Preferenca e virgjërisë                               ^

I         Rreth vitëve 300 pas Krishtit mbretëronin në Perandorinë Romake dy mbretër dhe pëmdjekës të krishtërimit, Dhiokliciani


në Lindje dhe Maksimiani që Jdshte për grua të bijën e Dhiokliacianit, në Perëndim.

Në kohën e tyre u mbushën burgjet me të krishtere dhe u përdor çdo mjet dënimi që të zhduknin përkrahësit e Krishtit.

Në këtë periudhe jetonte në Nikomidhje të Lindjes një i krishterë me emrin Dhorothea që kishte një bashkëshorte të krishterë, Efsevinë. Ishin të pasur dhe bujare, por një re në lumturinë e tyre familjare ishte mungesa e një fëmije.

I  luteshin pra që të dy Perëndisë, t’u jepte një fëmijë.

Sikundër Perëndia bekoi shterpën Sara të lindte Isakun, Elisabetën të lindtePararendësin dhe Anën të lindte Virgjereshën Mari, e dëgjoi dhe lutjen e tyre dhe Efsevia lindi shenjtoren, ditën e djelë. Që në vitet e fëmijërisë së saj, yajza tregoi se kush do të behej më vonë.

Nuk luante pa kujdes si fëmijët e tjerë, as merrej me fjalë siç bëjnë vajzat, por rrinte në shtëpi me prindërit e saj dhe dëgjonte me vëmendje këshillat e tyre.

Kur arriti në moshë të pjekur, u duk më shumë urtësia dhe shprestaria e saj. Kujdesej ta stoliste shpirtin e saj me durim, qetësi, lutje dhe agjërim.

Shumë nga ata të parisë deshën ta mermin për nuse tek djemtë e tyre, por ajo nuk donte të dëgjonte për martesë, sepse dëshironte virgjërinë.

Shumë herë prindërit e saj i flisnin për t’u martuar, por ajo me shumë urtësi thoshte: “Të nderuar prindërit e mi, nuk ju dëgjoj në temën e dashurisë, jo se të mos dëgjuarit e fëmijëve ndaj prindërve është e mirë, por sepse une pëlqej më mirë virgjërinë dhe dua të bëhem nusja e Krishtit, e Perëndisë time. Përveç të tjerash, në çfarë do të më vlejë martesa?

Ajo që qëndron e virgjër nuk ka merak tjetër përveç se si t’i pëlqejë Krishtit. Hyjlindësja a nuk ishte e virgjër? Më lini dhe mua të bëhem skllavja e saj. Mjafton hiri i saj që të më ruajë. Shpresoj te ndihma e hirit të asaj që do virgjërinë. Këto fjalë u bënë shkak falenderimi i prindërve të saj tek Perëndia dhe shkak lavdërimi, sepse i bëri të denjë të kenë një fëmijë të tillë.

Fundi martirik i prindërve të saj

Në qytetin e tyre shkoi një ditë një njeri i pasur idhulltar, që mësoi për bukurinë dhe kulturën e së Djelës. Ai vendosi ta merrte si nuse për të birin. Porositi prindërit dhe priste përgjigjen. Shenjtorja nuk pranoi as të dëgjonte propozimin por vetëm tha:

“Unë jam nusja e Krishtit dhe dëshiroj të vdes e virgjër”. Kur

i    dëgjoi këto pushtetari u zemërua. Vajti pra tek Dhiokliciani dhe : i tha: “Mbreti im, të gjithë njerëzit janë të varur tek dëshira jote dhe falen tek perënditë e mëdha. Veç një vajzë kundërshton urdhrat e tua dhe shan idhujt, dukë thënë se Krishti është Perëndi. Përbuz urdhëresat e mbretërise tënde jo vetëm ajo, por dhe prindërit e saj. Asnjë prej tyre nuk flijon te perënditë tona dhe nuk përulen : tek mbretëria j ote.

Dhiokliciani sa e dëgjoi, dërgoi ushtarët dhe sollën shenjtoren dhe prindërit e saj dhe u tha “Pse nuk nderoni Perënditë e mëdha, që i nderon dhe mbretëria ime, por nderoni Perëndi tjetër, Krishtin, që kryqëzuan judenjtë si keqbërës?”

Këtyre pyetjeve iu përgjigj Dhorotheu: “Ne o mbret, nuk mësuam riga të parët tanë t’u falemi idhujve, por një Perëndie të vërtetë, Krishtit. Ai për shpëtimin e njerëzve erdhi mbi tokë, u bë njeri dhe u kryqëzua. U ringjall dhe u ngrit në qiell dhe do të vijë përsëri të gjykojë njerëzit duke përhapur drëjtësi. Atë besojmë dhe prandjmë si Perendi dhe Shpëtimtar tonin”.

Sa i dëgjoi këto mbreti, urdhëroi ushtarët që ta godisnin aq shumë që ose të flijonte tek Perenditë ose të vdiste nga goditjet.

Ushtarët me të vërtetë e goditën derisa u iodhën. Por shenjtori tallte idhujt dhe nuk thyhej fare para martirizimit. Duke pare urtesinë e patundur të të shenjtit, mbreti e dërgoi bashkë me gruan e tij tek i pari i qytetit te Melitinise, Justi, që t’i dënonte, sepse ishte i ashpër dhe i egër. Të Djelën e dërgoi tek dhëndri Maksimian qe gjendej në Nikomidhi qe ta gjykonte Justi, pramegjithë përpjekjet nuk mundi as me dënimet, as me lajkat t’i largonte prindërit e shenjtores nga besimi i drejtë: prandaj dhe u preu kokën.

Shenjtorja përpara Maksimianit

Maksimiani, si u mrekullua nga bukuria e urtësia e vajzës, e paraqiti në gjyq dhe filloi t’i thoshte: “Duhet ta dish bija ime, se mbret Dhiokliciani meqënëse i erdhi keq për bukurinë tënde nuk deshi të të dënonte si të krishtërë, por të dërgoi tek unë. Mos prano pra që ta shkatërrosh veten tënde dhe ta dorëzosh trupin tënd ne tortura. Falju Perendive tona dhe do të fitosh shumë pasuri dhe do të të bëj nuse të një të afërmi tim.

Por shenjtorja iu përgjigj prerë: “Mos kujto o mbret, se me lajka të tilla ose me kërcënime do të mohoj Krishtin tim. Nuk ka asgjë që të më ndajë nga dashuria e Tij. Nukka mundësi të mohoj dhëndrin tim. Atëherë Maksimiani urdhëroi ta gozhdonin tek duart dhe tek këmbët e ta godisnin me kamzhik derisa të vdiste.

Dhe ndërsa ushtarët ndërroheshin midis tyre, sepse ishin të lodhur nga goditjet, shenjtorja, me hirin e Krishtit, nuk dukej fare se ishte goditur.

Duke parë të gjitha keto, Maksimiani kujtoi se ushtarëve i vinte keq dhe nuk e godisnin me gjithë fuqinë e tyre ndaj u tha: “Pse ju vjen keq për atë që përbuz dhe shan perënditë tona?” Atëherë shenjtorja iu përgjigj: “Mos u gënje o mbret dhe mos


shpreso se do të më mundesh me dënime të tilla. Krishti im qëndron i padukshëm dhe me jep fuqi, që të mos me mundin torturat.

Përpara Hilarianit, komandantit të Vithinisë

Mbreti u turpërua, pasi nuk arrinte të mundte një vajzë dhe e dërgoi tek komondanti i Vithinisë, Hilarian.

Ai ishte një nga hegjemonët më të tmerrshëm të Lindjes. Duke i dënuar ne mënyrë çnjerëzore të krishterët, kujtonte se bëhej i pëlqyeshëm tek Perënditë dhe se fitonte popullaritet. Maksimiani dërgoi dhe letër të Hilariani, ku i premtonte çmime dhe shpërblime në rast se e Djela do të fiijonte tek Perënditë. Hilariani urdhëroi ta sillnin shenjtoren përpara tij dhe i tha: “E di, e Djelë, pse i lavdishmi Maksimian të dërgoi këtu? Sigurisht, sepse i vjen keq të shikojë ne tortura, një vajzë të bukur si ti. Dhe unë kam të njejtin mendim dhe jam njëridashes me ata qe i përulen urdhëresave mbretërore.

Mos më bëj pra të dukem i egër.

Nëse qëndron në lojën tënde, do bëhem armiku yt dhe do të të dënoj me tortura që dhe vetëm kur i dëgjon njeriu çuditet dhe aq me tepër kur i vuan ato”. Këtyre fjalëve të tij shenjtorja iu përgjigj: “Mos beso Hilarian se do të ndryshoj besimin tim, sepse është rnë e lehtë te rrahësh hekurin, sesa të ndyshosh qëllimin tim. Nëse nuk mundi mbreti të mundte fuqinë e Krishtit, si mund ta mundësh ti? Mos harxho, pra fjalet e tua: “Unë jam e krishterë”.

Tortura në tempullin e idhujve

Sundimtari u tërbua dhe urdhëroi ta varnin prej flokësh dhe njëkohësisht t’i digjnin trupin me qirinj. Hilariani duke parë se nuk pësonte asgjë, urdhëroi ta çonin në burg. Natën në burg i shfaqet Zoti dhe i thotë: “Mos u tremb e Djelë nga torturat, sepse hiri im është me ty dhe do të shpëtoje nga çdo djall”.

Duke i thënë këto, ajo u shërua nga plagët. Ditën tjetër e çuan përsëri ne gjyq. Sa e pa të shëruar sundimtari i tha: “Më duket se të gjithe që jeni të pranishëm, e kuptoni se perenditë e mëdha e duan shumë këtë vajzë, sepse u erdhi keq për bukurinë e saj dhe i shëruan plagët. Mos u bë e pahijshme e Djelë, por eja me mua ne tempull dhe falu tek ata”.

“Nuk janë perënditë e tu Hilarian, ato që më shëruan, por Krishti im, Perëndia i vërtetë që e besoj dhe i falem. Por meqenëse do të shkojmë tek tempull i perëndive të tua, të shkojmë të shikojmë se cilëve Perëndi dëshiron t’u falesh. Sa i dëgjoi këto sundimtari u gëzua, sepse kujtoi se shenjtorja u pendua.

Kur hynë në tempullin e Dhioskoros, shenjtoija u gjunjëzua dhe tha: “ Zot Jisu Krisht, Ti që i vetëm e ke pushtetin në qiell e në tokë, dëgjoje shërbëtoren tënde dhe rrëzoji këta idhuj, që të shohin se ti je i vetmi Perëndi i vërtetë”.Menjëherë u bë tërmet, ranë të gjithë idhujt dhe u bënë thërrime.

Pastaj fryu një erë e fortë dhe i shpërndau. Atëherë të gjithë idhujtarët u trembën dhe ikën nga tempulli.

Vetëm Hilariani, në vend që të besonte te Perendia, filloi të shante e të blasfemonte. Por menjëherë arriti dënimi hyjnor. Ra rrufeja dhe e dogji.

Në zjarr dhe tek luanet

Pas vdekjes së Hilarianit erdhi një sundimtar tjetër, Dhuqifemi.

Dhe ai u mundua me lajka që ta bindte, por pa rezultat. Atëherë dha urdhër ta hidnin në zjarr të ndezur.

Por Perëndia e ruajti si të Tre Djemtë. Pastaj, ra një shi i madh, pa pasur më përpara asnjë re në qiell, i cili e fiku zjarrin. Pastaj e hodhi tek dy luanë.

Ata si u sulën kundër saj, kur iu afruan, u bënë si qengja. Ranë tek kembët e saj dhe luanin.

Shumë nga shikuesit besuan tek Krishti. Dhuqifemi, i vrau të gjithë këta dhe shenjtoren e vuri përsëri në burg, derisa të mendohej për tortura të tjera.

Fund paqësor i shenjtores

Ditën tjetër sundimtari e ftoi afër tij dhe i tha: “E Diel, më vjen deq për bukurinë tënde dhe nuk dua të humbasësh jetën tënde nga këmbëngulja. Flijo tek Perenditë që të dhanë këtë përsosmëri. Falu dhe do të shijosh shumë të mira”.

As me gënjeshtrat, as vdekja, as jeta, as dënimi, as pasuria, as varfëria, as dhe ndonjë gjë tjetër nuk di të mund të më ndajë nga Zoti im. Mos u lodh kot duke kujtuar se do të bësh që të kthehem tek loja e idhujtarisë. Mos me premto nderim që për mua është çnderim. Unë një jetë kam, një nder, një çlodhje, një gëzim, vdekjen për dashurinë e Krishtit. Pas kësaj përgjigjeje, Dhuqifemi vendosi t’i priste kokën. Kur arritën tek vendi i ekzekutimit, shenjtorja u lut ta iinin që te falej.

U gjunjëzua, ngriti duart nga qielli dhe tha: “Zot Jisu Krisht, Ti që qeveris qiellin dhe tokën, Ti qe ke pushtetin e jetës dhe të vdekje.s, merre shpirtin tim. Pranqje shpirtin tirn dhe mëjep çlodhje pranë prindërve të mi. Falju çdo bekim në se do të kujtojnë dhe do të nderojnë kujtimin tim”.

Ndersa shenjtorja thoshte këto fjalë, engjëjt ia morrën shpirtin e saj. Të pranishmit u habitën dhe thanë: ‘Tfhadh është Perëndia e të krishterëve, sepse ka pushtetin mbi jetën dhe vdekjen. Nëse ajo nuk do të donte të vdiste vetë, patjetër do të mundte shpatën


siç mundi zjarrin dhe luanët”. U dëgjua një zë nga qielli: “Shkoni vëllezer, dhe u thoni të gjithëve madhështitë e Perëndisë”.

Shërbëtorët ia treguan ngjarjet pushtetarit, ndërsa të krishterët morrën trupin e sh'enjtores dhe e varrosën në nje vend të veçantë. Kjo është jeta dhe martirizimi i shenjtores e Djela. Kujtimin e saj Kisha jonë e feston më 7 korrik.

***

Shën Prokopi

Në Antioki, në atë qytet të madh, të pasur dhe të bukur, ku për herë të parë pasuesit e Krishtit u quajtën të krishterë dhe kur në Romë mbretëronte Diokliciani, u lind dhe jetoi Shën Prokopi. Ishte nga një familje e shquar dhe e madhe. Prindërit e tij qenë të dy paganë; mirëpo i ati, njeri i urtë dhe dashës i së vërtetës, e njohu Perëndinë e Vertetë dlie duke u pagëzuar, u bë i krishterë me emrin Kristofor, ndërsa e ëma vazhdoi të mbetej pagane me gjithë përpjekjet e burrit për t’a ndriçuar dhe për ta kthyer në rrugën e drejtë. Dhe meqë pas pak kohe Kristofori vdiq, Prokopi i vogël mbeti tani në përkujdesjen e s’ëmës, e cila e rriti dhe e edukoi sipas parimeve pagane, ndonëse shpirti i tij ndjente një dashuri të pamasë për të atin, i cili e kishte dashur shumë.

Kështu pra Prokopi u rrit dhe u edulcua larg dritës së Krishtit. Dhe kur një herë Diokliciani erdhi në Antioki, Prokopi me ndërhyrjen e së ëmes, u emërua qeveritar në Aleksandri me urdhër që atje të pëmdiqte pa mëshirë të krishterët. Mirëpo rmgës i ngjau një diçka e njëjtë, pothuaj, me atë të shën Pavlit. Porsa ishte nisur nga qyteti Apamia të Sirisë, në të gdhire, para se të shuheshin yjet e qiellit, u ndje një tërmet i madh dhe një dritë si vetëtimë e rrethoi dhe një zë u degjua që thoshte: “Prokop, për ku je nisur të shkosh dhe kundër kujt do të luftosh?” Djaloshi u trerab dhe u hutua krejt. Por zëri u përsërit edhe një herë. Atëherë ai, duke e përmbledhur veten, tregoi qëllimin e vajtjes së tij në Aleksandri dhe shtoi: “Kush je ti që më thirre me emër në lcohë të vetëtimës? Mos je perëndia e dritës, Apollon?”

Zeri iu përgjigj: “Unë, që po të flas, jam Perëndia e të krishterëve, Perëndia e atit tënd. Lutjet e tij për ty u dëgjuan. Zemra jote është e denjë për një udhë më të mirë nga ajo që zgjodhe. Beso tek mua dhe unë do të të bëj me anë të kryqit tim shërbyes të madh e të shquar të Ungjillit.

Kjo thirrje zuri vend menjëherë ne zemrën e Prokopit dhe vajti vërtet në Aleksandri, por në vend që të ndiqte të krishterët, u jepte atyre fshehurazi tërë ndihmën e mundur. Dhe prej dorës së episkopit të tyre mori pagëzimin.

I shtyrë pastaj figa dëshira që të sillte në udhën e besës së vërtetë dhe t’ëmen, dha dorëheqjen nga detyra dhe u kthye në Andiohi.

Ky zbulim i papritur e tronditi shumë të ëmën: “Bir -i tha ajo atëherë- edhe unë e di dhe e them që yt atë ka qenë njeri shumë i mirë, por në këtë pikë kishte gabuar dhe më vjen shumë keq që edhe ti ke rënë po në atë gabim. Por të.Iutem shumë, mos ia thuaj njeriu tjetër këtë dhe betohem në dashurinë që kam për ty, të kthehesh në besën e stërgjyshërve tanë. Ndryshe, do të humbasësh jo vetëm të ardhmen tënde, por ndoshta edhe jetën tënde dhe këtë, për një gjë të kotë, për një gënjeshtër”.

Mirëpo Prokopi nuk e dëgjoi. Mbeti besnik dhe i patundur në besën e Krishtit. Madje mundi të kthente dhe shumë familje nga më të shquarat e Antiokisë dhe sidomos gra që shquheshin për prirjet e tyre mirëbërëse. Dhe kështu nisi të ftitej nryaft rreth persdnit të tij. Që këtej pastaj ai, duke lëçitur Ungjillin vend më vend, arriti deri në Qesari të Filipit. Mirëpo këtu, rae urdhër të qeveritarit Ulkion, u arrestua dhe meqë nuk deshi të mohonte Krishtin, iu nështrua torturave.

Së pari i çanë mishin me thonj të hekurt, kështu që gjaku nisi të derdhej dhe plagë të thella iix hapën në gjitha anët e trupit. Mirëpo natën, në burg, iu shfaq në gjumë vetë Zoti Krisht, i Cili i dha kurajo dhe i preku plagët. Shenjti u zgjua menjëherë dhe pa se ishte krejt i shëndoshë. Nisi atëherë të hymnonte me zë të lartë Perëndinë, gjë kjo që i detyroi ruajtësit e burgut të vraponin për të parë çfarë kishte ngjarë. Dhe kur erdhën e panë çudinë e vërtetë, i ranë shën Prokopit në këmbë dhe iu lutën që t’i pranonin në besën e Krishtit.

Të nesërmen Ulkioni i pyeti nëse Prokopi ishte ne gjendje t’ia sillnin përpara. I thanë se mundej, por pa i treguar ç’kishte ngjarë natën. Kur ia sollën dhe pa se Prokopi ishte krejt i shëndoshë, e humbi fare. Mirëpo shpejt e përmblodhi veten dhe tha se këtë të mirë ia kishin bërë gjoja Prokopit idhujt, duke e këshilluar njëkohësisht atë që të shkonin së bashku në tempull për t’i falenderuar

Shën Prokopi e pranoi këtë këshillë, por me tjetër qëllim: të tregonte domethënë fuqinë e Perëndisë së vërtetë. Si hyri në tempull dhe u fal duke ngritur duart përpjetë, menjëherë idhujt që ishin brenda, ranë papritur përdhe dhe u bënë copë- copë. Ulkioni atëherë u nxeh pa masë dhe dha urdhër t’a mbyllnin shenjtin përsëri në burg; mirëpo nga ata që u ndodhën atje, kur u bë kjo çudi, shumë i besuan Krishtit dhe sidomos ushtarë, që u pagëzuan të gjithë po atë natë.

Por qeveritari nulc flinte. Me ta marrë vesh këtë punë, i kapi të gjithë dhe me tortura të ndryshme e të shumtë para shën Prokopit, u përpoq t’i trembte. Përpjekje e kotë. Ata të krishterë të rinj, jo vetëm që nuk u frikësuan aspak, por u përgjigjën para Ulkionit kështu: “Kërcënimet e tua nuk kanë fuqi në shpirtrat e ushtarëve të Krishtit. Mundimet e vdekjes janë për ne lodra e dëfrime, pasi me anën e tyre do të bëhemi të denjë për dashurinë e Shpëtimtarit tonë dhe të premtimeve të Tij”. Dhe këto fjalë të tyre i shoqëruan dhe me vepra, pasi që të githë e pranuan vdekjen me gëzim. Por veprimtaria kriminale e qeveritarit nuk u kufizua me kaq.

Si u përhap lajmi i arrestimit të shën Prokopit, erdhën në Qesari disa nga ato gra të shquara të Antioqisë që pranuan besën eKrishtit me anën e tij. Qenëgjithsej dymbëdhjetë. Ukapën edhe këto dhe, meqë pohuan hapur Krishtin, u arrestuan. Por në vend që të vajtonin, tërë natën e kaluan me psalme dhe me himne, duke dëgjuar dhe predikimin e shën Prokopit, të cilin e quanin ndriçues dhe bamirës të tyre.

Të nesërmen përsëritën dhe një herë rrëfimin e tyre në Krisht dhe nuk pranuan t’u sillftin therore idhujve. Madje dhe kur po ua digjnin brinjët me llambadha të ndezura, ato nuk ndërruan mendim.

Në këtë ngjarje, ndodhej, ndërmjet atyre që shikonin, dhe e ëma e shën Prokopit, Thodhosia, që kishte ardhur nga Antiokia per të parë ç’përfundim do të merrte çështja e djalit të saj. Dhe aq tepër u habit për qënrdimin heroik të grave, aq përshtypje i bëri : fytyra e ityre e çelur dhe madhështore kur pësonin torturat saqë, ndersa lotët po u binin si rrëke nëpër faqe, zemra e saj vihej nën influencën e frymës së pendimit. I erdhi atëherë ndër mend burri i saj i ndjerë, me vyrtytet e tij të larta, të cilëve edhe ajo tani ua njihte vlerën dhe shkëlqimin. Mendja pastaj i vajti tek i biri, tek Prokopi i saj i dashur dhe i përsosur nga vullneti, nga durimi, nga pastërtia dhe nga vetëmohimi. Dhe kur mc në fund ktheu sytë përsëri nga ato gra aristokrate e pasanike, të cilat ishin në gjendje të jetonin shumë bukur në qejfe dhe lavdira botërore dhe që megjithe këtë vdisnin në këtë mënyrë, ndjeu se me të vërtetë në personin e Krishtit, për të cilin aq herë i kishte folur i biri, fshihej një fuqi misterioze dhe çudibërëse që i bënte ata t’i besoin Atij, të tregoheshin vërtet njerëz të lartë e të rinj. Dhe atëherë, pa dashur, bëri atë punë për të cilen aq herë e kishte lutur i biri; iu fal Krishtit dhe i lypi që ta fuqizonte edhe atë me dritën dhe jetën e Tij. Lutja e saj e nxehtë dhe e përzemërt u dëgjua. Hiri i Perëndisë i ngrohu shpirtin dhe besa e gjallë i pushtoi mendjen dhe zemrën. Ç’gjë tjetër duhej të bënte tani? Vrapoi menjëherë në burg ku ishte Prokopi, e kapi në qafë e gëzuar dhe duke e puthur, i beri të ditur që asgjë më nuk i ndante, sepse edhe ajo kishte njohur Zotin e vërtetë. Nuk mund të përshkruhet gëzimi i Prokopit. Sikur tërë botën t’ia kishin falur atë kohë, nuk do të gëzohej aq sa u gëzua për kthimin e s’ëmës në besën e krishterë. Edhe mundimet edhe vdekja i dukeshin tani si lodra.

Natën që pasoi, ajo u pagëzua. Dhe të nesërmen kur po përsëriteshin torturat në ato gra të shenjta, erdhi dhe ajo dhe, duke u tërhequr prej shembullit të tyre, u paraqit para Ulkionit dhe protestoi për këtë çpërdorim të pushtetit që bëhej kundër disa qënieve, të cilat ndonjë faj tjetër nuk kishin, veç atij që adhuronin Perëndinë e Vërtetë.

Ulkioni atëherë i habitur për këtë guxim, pyeti se cila ishte ajo grua. Dhe me të mësuar që ajo ishte e ëma e Prokopit, dhe urdhër t’ia prisnin kokën së bashku me gratë e tjera. Urdhri u vu në zbatim. Gratë e shenjta u vranë duke fituar kështu kurorën e pafishkur dhe të ndritshme të dëshmorit.

Dhe tani Ulkioni vriste mendjen për të gjetur mënyra të tjera që t’ia kthente mendjen Prokopit. Mirëpo “ndryshe i mendojnë punët njerëzit, ndryshe i sjell Zoti”, thotë një fjalë e vjetër. Kështu që dhe ai, papritur u sëmur e vdiq.

Pasardhësi i tij3 Flaviani, u interesua t’a thërriste edhe ai në pyetje shën Prokopin. Dhe meqë e quante veten për filosof, deshi që me anën e kësaj mënyre tabindte shenjtin. Nisi pra të tallej me Krishtin dhe të paraqiste lartësinë e filosofëve paganë.

Por shën Prokopi, duke përfituar prej këtij rasti, i provoi publikisht qeveritarit, se mendjet më të ndritura të vjetërsisë, nuk ua vinin aspak veshin përrallave të paganizmit dhe se pikërisht këta filosofë me diskutimet e tyre filosofike përgatitën deri me një pikë tokën për prodhimin e e shpejtë të farës së Krishtërimit. Dhe sidomos u mor mjaft me Platonin, i cili predikoi një Perëndi të përjetshme dhe të quhej Arkelao ta vriste Prokopin aty për aty. Dhe ushtari i bindur në urdhrat e qeveritarit, u turr me këlleçin në dorë kundër shenjtit; mirëpo dora menjëherë iu tha dhe ai, duke u shtrirë përdhe, dha shpirt.

Si kaluan ca ditë, Flaviani e thirri edhe një herë Prokopin. Dhe duke parë që dhe përpjekjet e reja të tij dështuan, e solli në tempull, ku e urdhëroi të bënte therore para altarit mbi të cilin qe ndezur zjarr, se pëmdryshe do t’ ia digjte duart. Dhe shën Prokopi, për t’i treguar atij se nxënësit e Krishtit nuk trembeshin nga shtrëngimet dhe mundimet, zgjati vetë dorën, mori thëngjill të ndezur dhe duke e vënë sipër pëllëmbës, e la atë të digjej pa as më të voglën shenjë dhimbjeje.

Flaviani urdhëroi atëherë t’a çonin shenjtin në vendin e gijotinës. Dhe Prokopitha: “Shkojmë o qeveritar”. Perëndiajonë bën çudira, që të mos e lërë veten pa e shfaqur në ata shpirtra që nuk munden të ndriçohen vetëm me anën e fjalës së Tij dhe njëkohësisht që të mos kenë ç’të thonë ata që mbeten deri në fund armiq të së vërtetës së Tij. Lejon më në fund qc ne të vdesim duke dëshmuar, se me këtë mënyrë zgjatet epoka e ndjekësve të Tij dhe përgatitet njëkohësisht nga Drejtësia Hyjuore prishja e tyre e shpejtë. Dhe u nis në vendin e vdekjes, duke u falur rrugës për ndriçimin dhe forcimin e besnikëve dhe për triumfin panigjirik të Kishës që po ndiqej. Si arriti në vendin e caktuar, uli kryet para gijotinës pa frikë e turbullim, ashtu siç dinë të vdesin heronjtë e krishterë që morën persipër Kryqin e Zotit, e dha shpirt.

Kujtimi i tij kremtohet më 8 korrik.

Me emrin e tij janë ngritur shumë kisha nëpër vende të ndryshme. Një kishë e tillë me emrin e shën Prokopit është ngritur dhe në Tiranë.

 

***

Shën Joan Teologu

Shën Joani ishte nga një fshat i humbur i Galilesë, i quajtur Bethsaida. Ishte djali i Zebede peshkatarit dhe i Salomes, e cila ishte bijë e Josifit, të Vluarit të Hyjlindëses. Sepse Josifi kishte patur nga martesa e parë katër djem: Jakov, Jose, Juda dhe Simon; dhe tre vajza: Ester, Marta e Salome. Për këtë arsye, sipas botës, shën Joan Teologu ishte nip i Zotit tonë Jesu Krisht.

Joani, së bashku me vëllanë e tij Jakovin, po ndihmonte të atin e tij, kur u thirr nga Zoti për ta ndjekur pas dhe për t’u bërë peshkatarë njerëzish. Ai la përnjëherë gjithçka dhe ndoqi pas mësimin qiellor. Dashuria e tij per Krishtin ishte kaq e zjarrtë,sjellja e tij kaq e shkëlqyer, saqë ai u bë Nxënësi i Dashur. Afërsia e tij me Zotin isthe e madhe dhe ai ishte një nga tre personat e rrethit të ngushtë së baskë me Petrin dhe Jakovin. Ai ishte një nga të tre nxënësit që Zoti mori me vete në malin Tabor, një nga të tre kur shëroi të bijën e Zairit, ai që pushoi në gjirin e Jesuit gjatë Darkës Mistike. Ai ndoqi Krishtin deri në oborrin e Kryepriftit. Kur u kryqëzua Zoti ai dhe Hyjlindësja ishin të vetmit që qëndruan pranë kryqit. Dhe pikërisht aty, në kryq, Krishti iu drejtua nënës së tij,


duke treguar Joanin: “Grua, ja yt bir”. Pastaj i tha Joanit: “Ja nëna jote”. Dhe që nga ai çast Joani e mori në shtëpi Hyjlindësen.

Të dielën e Ngjalljes Joani së bashku me Pietrin vrapuan dhe panë varrin e zbrazur dhe pëlhurat e shtrira përdhe. Ai e pa Krishtin pas Ngjalljes, së bashku me nxënësit e tjerë, duke marrë prej Tij misionin për të përhapur kudo Lajmin e Mirë. Ishte i pranishëm në Ngjitjen e Zotit në qiell dhe mori Shpirtiin e Shenjtë, qe zbriti në formë gjuhësh zjarri mbi nxënësit, ditën e Rushajeve. Ai u largua i fundit nga Jerusalemi, duke u kujdesur për Hyjlindësen, deri në Fjetjen e saj.

Kur apostujt u ndanë për të predikuar në tërë vendet e botës, ata shtinë short. Joanit i ra ungjillëzimi i Azisë së Vogël, që ishte në atë kohë vendi memë shumë idhujtari. Kjo gjë e hidhëroi shumë dhe, si njeri që ishte, akoma nuk dinte ta vendoste tërë shpresën në fuqinë e pathyeshmë të Perëndisë, për të forcuar dhe pastruar ketë dobësi njerëzore, Perëndia i bëri të ditur që do i nënshtrohej për dyzet ditë furisë së dallgëve të detit, para se të arrinte në destinacion. Gjatë kësaj stuhie, nxënësi i Joanit, dhiakoni Prohori, u hodh nga dallgët në brigjet e Seleukisë. Atje ai u akuzua nga banorët vendas për magji dhe dyshohej që kishte vjedhur arin e anijes së mbytur. Mbas dyzet ditësh ai takoi mësuesin e tij në qytetin Marmaroeti.

Nga ky qytet ata shkuan në Efes, ku dhe ranë në duart e një gruaje të quajtur Romana, e fejuara e guvernatorit Privatus. Ajo detyroi të punonin në kushte çnjerëzore në një banjo ku e kishte bahesën një frymë e ligë që e kishte si zakon të vriste çdo vit tre djem apo vajza të reja. Në kohën kur Joani dhe Prohori po punonin, demoni kapi një kushërirë Romanës, të quajtur Domnus, dhe e mbyti në banjo. Shën Joani e ngjalli përsëri me anë të lutjes. Kur panë këtë gjë, Romana dhe të afërmit e saj u mbushën plot admirim dhe mbasi u mësuan në fenë e Krishtit, u pagëzuan.

Efesianët kishin një devocion të madh për perëndeshën Artemis (Diana), dhe në mënyrë periodike kremtonin festa për nder të saj. Gjatë njerës prej këtyre festave Joani u ngjit në kodrën ku ishte statuja e madhe e Artemisit. Kur e panë paganët, të tërbuar nga zemërimi, filluan t’i gjuajnë me gurë për ta vrarë. Por, nga hiri i Perëndisë, asnjë nga gurët nuk e preku shenjtin, por drejtoheshin dhe goditnin statujën. Kështu, statuja u bë copë nga admiruesit e saj, ndonëse pa dashjen e tyre. Kur panë këtë gjë, të tërbuar akoma më shumë, donin ta vrisnin përsëri me gurë, por gurët ktheheshin e i goditnin ata vetë. Nga lutja e shën Joanit toka u drodh dhe u hap duke përpirë dyqind prej tyre. Të trembur nga këto shenja hyjnore ata erdhën në vete dhe iu lutën Joanit të ndërmjetësonte për ta. Dhe, mbasi shenjti u lut përsëri, toka i nxorri sipër ata që kishte përpirë, të cilët i ranë në gjunjë.

Ndërsa numri i atyre që i besonin Krishtit po shtohej dita ditës nga mrekullitë e Joanit, demoni që banonte në tempullin e Artemisit, mori formën e një oficeri perandorak dhe iu tha autoriteteve të qytetit që dy magjistarë të rrezikshëm i kishin shpëtuar nga duart dhe iu premtonte një shpërblim të madh nëse kapeshin ose vriteshin. Por Joani, i ndriçuar nga Shpirti i Shenjtë, e zbuloi dinakërinë e demonit dhe iu dorëzua vetë paganëve, së bashku me Prohorin. I kapën të dy dhe i dërguan të lidhur në tëmpullin e Artemides. Atje Nxënësi i Dashur iu lut Perëndisë që ta shkatërronte tempullin, por pa dëmtuar asnjërin. Sapo mbaroi lutja, ndër te, që ishte mburrja e kultit pagan u rrafshua përdhe dhe Joani e përzuri vetëm me anë të fjalës demonin që banonte aty prej 249 vjetësh. Pjesa më e madhe e paganëve, të habitur dhe të trembur, i besuan Krishtit.

Fama e Joanit erdhi deri tek perandori Domiciani, i cili dërgoi njerëz që ta sillnin tek ai. Mbasi e pyeti dhe e pa që besa e tij ishte më e fortë se gjithë fuqitë e tokës, vendosi ta intemojë në ishullin e Patmos, duke menduar se kështu do t’ia ulte influencën. Gjatë udhëtimit për në ishull, Joani gjithmonë bashkë me nxënësin e tij Prohorin, tregoi dashamirësinë e Perëndisë ndaj çdo njeriu, duke shëruar ushtarët që e shoqëronin. Sapo arritën në ishull Joani shëroi Apollonidin, djalin e një fisniku të quajtur Miron. Në sajë të kësaj mrekullie dhe fjalës së shenjtit, e gjithë shtëpia e tyre besoi në Krishtin dhe u pagëzua, Gjatë qëndrimit të tij në Patmos ai bëri shumë mrekulli, duke kthyer në besën e Krishtit një shumicë të madhe paganësh. Pikërisht ishte në këtë ishull kur Perëndia i zbuloi vizionet e ardhshme dhe të fundit të botës, të përshkruara në librin e fundit të botës, të përshkmara në librin e fundit të Dhiatës së Vjetër, në Zbulesën.

;' ■ Kur Trajani erdhi në pushtet (98), e liroi Joanin nga intemimi. Banorët e Patmos u trishtuan shumë. Shenjti, duke mos dashur t’i Ierë jetimë dhe mbas një shenje qiellore, agjëroi tri ditë së bashku me besimtarët, pastaj u ngjit në një mal i shoqëruar nga Prohori, dhe drejtoi drejt Perëndisë tërë fuqitë e inteligjencës së tij. Papritur bubullima dhe vetëtima tundën qiellin dhe tokën. I shtangur nga habia Prohori ra si i vdekur përdhe, ndërsa Joani qëndroi i palëvizur nc soditjen hyjnore. U dëgjua një zë bubullimë nga qiejtë: “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perëndinë, dhe Fjala ishte Perëndi”.

frohori i shkroi fjalët që iu zbuluan Joanit, siç iu zbuluan dikur Moisiut në Sinai, por tani jo vetëm për Hebrejtë, por për gjithë popujt e dheut.

Nga Patmos Joani erdhi përsëri në Efes, ku vazhdoi punën e tij ungjillëzuese, duke kthyer në besën e Krishtit një numër të madh njerëzish. Ai ishte 56 vjeç kur la Jerusalemin për të predikuar Ungjillin. Predikoi 9 vjet deri në mtemimin, kaloi 15 vjet ne Patmos, dhe jetoi edhe 26 vjet mbas kthimit përsëri në Efes, duke jetuar kështu 105 vjet e shtatë muaj.

Kur u lajmërua nga Perëndia që momenti për t’u larguar nga kjo jetë kishte arritur, ai urdhëroi nxënësit e tij të gërmonin një varr në formë kryqi. Mbasi i përqafoi dhe ngushëlloi të gjithë ai u fut vetë në varr dhe i urdhëroi ta mbulonin fillimisht deri në gju; pastaj mbas një lamtumire tjetër, e mbuluan deri në qafë, dhe i mbuluan fytyrën pikërisht në momentin kur po lindte dielli. Pastaj u kthyen në qytet duke qarë. Por nxënësit e tjerë të shenjtit donin dhe ata t’ i jepnin përshëndetjen e fundit. Prandaj shkuan tek varri i tij. E gërmuan varrin por nuk gjetën asgjë brenda. Sipas traditës së Etërve të shenjtë, shën Joani është ngjallur e ngjitur në qiell, në të njëjtën mënyrë si edhe Hyjlindësja, duke u përmbushur kështu fjalët enigmatike të Zotit, që i përgjigjej Petrit, kur ky i fundit po e pyeste për Joanin: “Nëse dua që ai të mbesë deri sa të vijë unë, ti ç’ke? (Joani. 21:22). Ai nuk donte të thonte që Nxënësi i Dashur nuk do të vdesë, por më tepër që atij do i rezervohej një short i veçantë, duke e lënë mënjanë deri në Ardhjen e dytë.

Varri i tij që u gjet bosh u bë një burim shërimesh. Çdo vit në 8 maj, varri mbulohej nga një lloj hiri, që të krishterët e vendit e quajtën “Mana”, që kishte fuqinë të shëronte sëmundjet e shpirtit dhe të trupit të kujtdo që lyhej me të me besë. Kjo mrekulli i dha rastin kishës që të kremtojë solemnisht dy herë në vit Nxënësin e Dashur, në 26 shtator, ditën e pushimit dhe në 8 Maj kujtimin e hirit apo “Manës” së shenjtë, që mbulonte varrin e Apostullit dhe Ungjilloritte shenjtë, Joan‘Theologut.

***


Jeta e Shën Kristinës, Martires së Madhe

E njëjtë në emër me Krishtin, shumë e thjeshtë, virgjëreshë dhe shërbëtore e Krishtit. Jetoi në vitet e sundimit të Sevironit, rreth vitit 200 pas Krishtit. Lindi në Tiron të Sirisë nga prindër me origjinë të pasur, por me shpirt të varfër, sepse adhuronin idhujt. I ati ishte gjeneral. Duke parë bukurinë e së bijës, ndërtoi nje kullë të lartë. E mbylli Kristinën me shumë shërbëtorë që t’i shërbenin dhe i dha shumë idhuj dhe të mos dilte e ta shihnin njerezit. Këto bëri Urvanoi që ishte, i marri, i ati mëkatar. Por Krishti, si Perëndi i Miië dhe i Urtë, e urtësoi në mënyrë mrekullibërëse, shpiitin ia ndriçoi me hirin e Shpirtit të Tërëshenjtë dhe e udhëhoqi drejt njohjes së Perëndisë. Siç ishte e mençur nga natyra, duke pare bukuritë e qiellit, të tokës, të detit dhe krijimet e tjera të bëra me mençuri nga Perëndia, mendohej se kush i bëri dhe donte të njihte Krijuesin e Gjithësisë. Për këtë Perëndia i Tërëmirë që njeh gjithë zemrat, kuptoi dëshirën e saj të mirë, dërgoi ëngjëllin e i mësoi sa donte të mësonte e shumë të tjera. Pasi u ndriçua nga ëngjëlli i shenjtë, u mësua ta respektonte dhe t’i falej Perëndisë së Vërtetë. Filloi t’ia kushtojë kohën agjërimeve e lutjeve. Një ditë, shkuan ta shihnin prindërit dhe, pasi i thanë fjalët e para, e nxitën t’i falej idhujve të vjetër duke i thënë: “Falju, bijë, perëndive të vjetra që të dhanë kaq bukuri”. Por Kristina nuk donte t’i bindej, me gjithë lajkat dhe frikësimet që i bënë. I ati u zemërua dhe u largua që të mendohej së ç’dënim t’i jepte që t’i ndryshonte mendjen. E ëma mbeti e hidhëruar sepse kishte frikë, se mos i shoqi i ashpër e vriste të bijën. Për këtë fillofta merrte me të mirë Kristinën e t’i thoshte: “E dashur bijë, përse më hidhëron e më mundonkaq shumë e nuk dëgjon babanë tënd që t’u falesh perëndive e që mos të të vrasë?”

Por shenjtorja iu përgjigj: “Mos më këshillo, nënë, të preferoj erresirën nga drita? Perënditë tuaja janë demonë, kurse Zoti im është Krijuesi i qiellit dhe i tokës. Unë jam shërbëtore e Krishtit, emrin e të Cilit kam dhe për këtë nuk besoj në fjalët tuaja të rreme e të rrezikshme e nuk u falem idhujve të pandjeshëm”. Pas pak erdhi i ati që duke e marrë me të mirë, i thoshte: “Më thuaj, bija ime, kush erdhi dhe të mashtroi me magji që t’i falesh një Perëndie që e kryqëzoi Pilati? Nuk e kupton se të dua si dritën e syve, por më jep kaq dëshpërim e dhimbje në zemër e nuk do t’u falesh perëndive që krijuan botën dhe e zbukuruan kaq shumë? Kam frikë, se mos nga mosbesimi yt, zemërohen e të vrasin. Shenjtorja iu përgjigj: “Mos më quaj bijën tënde, se jam vajzë e Atit Qiellor të Cilin e adhuroj, sepse Atë duhet të çmoj e të lavdëroj”.

Meqë i ati mendonte se fliste për Zeusin, perëndinë e rremë, i tha: “Mos iu fal vetëm një Perëndie, se të zemërohen të tjerat e të mallkojnë”. Ajo iu përgjigj: “Mirë e the të mos i falem vetëm njërit. I falem Atit, Birit e Shpirtit të Shenjtë që duhet të duhen e të lavdërohen nga të gjithë. Trininë e Shenjtë që krijoi qiellin, tokën, detin dhe që krijoi edhe njeriun, atë bekoj e i falem. Tek Ky, një Perëndi i Përjetshëm, besova, që është në tre persona, siç e thashë më parë”.

I ati, kur dëgjoi këto, iu përgjigj gjoja i qetë: “Ja, tani pohove tre perëndi. Pse nuk u falesh edhe të tjerave?” Por ajo i tha përsëri: “Një Perëndi ekziston, Trinia e Shenjtë. Mos më vër t’u falem perëndive të tua të rreme dhe po deshe më sill dhurata t’i flijoj Perëndisë së Vërtetë”.

Urvanoi që nuk kuptoi ç’ i tha e bij a, por mendoi për perënditë e tjera, i solli ç’kërkoi. Atëherë, shenjtorja thirri vajzat që i shërbenin dhe i tha të atit: “Më sill një rrobë të pastër e të re, t’ i flijoj Perëndisë së Vërtetë, t’i flijoj thimianë”. Dhe duke u lutur me lot thoshte: “At Qiellor, që jë Krijues i kësaj bote, që pranove të bëhesh njeri e të vuash kaq shumë për shpëtimin tonë, të lutem, dëgjo lutjen time e mos më braktis. Ti, që je i mirë dhe mëshirues, fal mëkatet e mia dhe eja, Ndihmësi im, në kohën që do të më torturojnë se do të pohoj besimin tek Ty. Më jep guxim të luftoj armiqtë tanë që të lavdërohet emri Yt.

Ndërsa thoshte këto, zbriti ëngjëlli i shenjtë dhe i tha: “Gëzohu, nuse, me emrin e vetë Krishtit, Kristina e pastër. Zoti e dëgjoi lutjen tënde se do të dalësh para tre sundimtarëve dhe nga ky guxim do të lavdërohet ernri i Krishtit. Shenjtorja i thotë: “Më jep një shenjë që të mos u tremben armiqve të mi”. Engjëlli e bekoi dhe i dha të hante ushqim qiellor. Natën zbriti nga kalaja dhe me një kazmë theu të gjitha statujat e Perëndive dhe copat e atyre që ishin prej ari ua ndau të varfërve dhe u kthye në kështjellë. Në mëngjes, i ati u ngjit që t’u falej idhujve por i gjeti të thyera. U egërsua i pyeti shërbëtorët se ç’ndodhi. ata iu përgjigjën: “I bëri vajza jote dhe i hodhi nga dritarja”. Urdhëroi t’u prisnin kokën shërbëtorëve e vajzën ta rrihnin, derisa të lodheshin. E rrahën 12 burra dhe ndërsa ato u lodhën e ranë në tokë, shenjtorja, ne hirin e Perëndisë, merrte më tepër fuqi dhe i thoshte të atit: “Këta që më torturojnë u hodhën e ranë poshtë. Le të vijnë Perënditë tuaja e t’u japin fuqi”. Urvanoi nuk duroi më dhe urdhëroi ta lidhni me zinxhirë nga gryka e ta hidhnin në burg. E shoqja, sapo dëgjoi për torturat që i bënë vajzës, shkoi në burg duke qarë. Ra në këmbët e vajzës duke thënë: “Të të vijë keq për mua, bija ime, e mos më dëshpëro më shumë, se nuk kam fëmijë tjetër. Ndërro mendje e falju Perëndive, se babai yt do të të vrasë dhe atëherë do të vdes edhe uhë.

“Edhe ti mos më quaj vajzën tënde, se unë kam Atin Qiellor që më jep fuqi të shkel Perënditë që ju u faleni dhe të vdes për dashurinë e Tij”. Kur e pa e ëma se e bija nuk ndërroi mendje, ia tha të atit. Ai dërgoi në mëngjes ushtarë që e sollën të bijën para tij dhe i tha: “Më vjen keq, Kristina, se nuk kam fëmijë tjetër dhe për këtë të lutem t’u falesh idhujve, ndryshe nuk do të të mëshiroj fare, nuk do të te them bija ime e do të të torturoj sa të të tretet i gjithë trupi.

Shenjtorja nuk iu përgjigj fare. Ai u egërsua dhe urdhëroi ta vamin e t’i shqyenin mishrat. Ndërsa po e torturonin, thoshte me fytyrë të gëzuar: “Të falenderoj At Qiellor, sepse më bërë të denjë të martirizoj për dashurinë Tënde”.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në vazhdim, i ati urdhëroi të silnin një rrotë hekuri në të cilën të lidhnin shenjtoren. Poshtë rrotës ndezën zjarr ku hodhën vaj për ta torturuar më keq. Martirja ktheu sytë nga qielli duke thënë: “Zot, lisu Krisht, mos më braktis”. Zjarri u shpëmda dhe dogji idolatrët, ndërsa i ati i habitur e pyeti: “Kush t’i mësoi këto magji dhe nuk të dogji zjarri?” Në lcohën që i ati i tha këto, Ati Qiellor nuk e braktisi, por i dërgoi 3 ëngjëj që i shëruan trupin, e bënë sikur nuk i kishte ndodhur gjë dhe i sollën ushqim qiellor.

Kur u ngrys, i ati dërgoi pesë shërbëtorë që e lidhën dhe e hodhën në det. Ndërsa e hodhën të lidhur më një gur të madh, ëngjëjt e mbajtën pezull e guri u shkëput. Ajo ecte e gëzuar mbi dallgë duke thënë: “Të faleminderit, Perëndia im, për këto mirësitë e tua, por, të lutem, më bëj sot edhe një nder tjetër që të marr në ujin e këtij deti pagëzimin e të falen mëkatet e mia”.

Erdhi zë nga qielli që thoshte: “E pranova lutjen tënde”. Dhe së bashku me zërin erdhi edhe një re e ndritshme që kishte brenda vetë krishtin të cilin e rrethonin mijëra ëngjëj. Kur Kristina pa Krishtin, ra më gjunjë mbi dallgë, por Zoti e zuri nga dora, e ngriti e i tha: “Kristina, unë jam Krishti që ndriçoj ata që Më ftojnë për ndihmë dhe erdha të të ndihmoj edhe ty që më ftove”. E zhyti në det duke i thënë: “Të pagëzoj në emër të Atit, Birit e të Shpirtit të Shenjtë”. Pastaj e dorëzoi në duart e kryengjëllit Mihail dhe i thotë: “ Çoje këtë lule jashtë detit në breg”. Dhe shenjtorja u gjend në tokë, jashtë shtëpisë së saj. Kur u gdhi dhe i ati e pa të lutej jashë, duke menduar se shërbëtorët nuk zbatuan urdhrin, donte t’i vriste, por ata i thanë për mrekullitë që u bënë. Atëherë, mendoi se e bija kishte bërë magji dhe urdhëroi ta mbyllnin në burg që t’i prisnin kokën. Por nuk u bë ashtu, se natën vdiq vetë e nuk mundi t’i priste kokën Kristinës. Pas ca ditësh u vendos një sundimtar tjetër që urdhëroi ta sillnin në gjyq. Duke parë bukurinë e saj, filloi me të mira e premtime, por shenjtorja iu përgjigj me guxim, ashtu si të atit. Edhe ai urdhëroi rrahje pa mëshirë. Pastaj urdhëroi një govatë hekuri në të cilën hodhën zift, vaj, rrëshirë ku futën brenda shenjtoren duke e zier e duke e kthyer në hell. Ajo këmbëngulte dhe falenderonte Zotin, duke mbetur e paprekur sikur të ishte çelik. Sundimtari u zemëma kaq shumë, sa urdhëroi t’ i qethnin kokën dhe të zhveshur ta endnin nëpër qytet. Pastaj e futën në burg.

Ditën tjetër e sollën përsëri në burg dhe tirani i thoshte: “Shkojmë në tempull t’i falesh Perëndisë Qiellore, ApoIIonit”.

Shenjtorja i tha: “Shkojmë t’i falemi Perëndisë Qiellore”.

Sundimtari u gëzua dhe e shoqëroi me nderë e lavdi. Shenjtoija iu fal Perëndisë dhe i tha: “Zot, dhe Perëndi Qiellore që krijove gjithësine, dëgjo lutjen e shërbëtores tënde dhe urdhëro këtë idhull të dalë jashtë nga tempulli. Dhe atëherë, përpara syve të habitur të të gjithëve, statuja e pashpirt doli jashtë dhe qëndroi atje ku i tregoi shenjtorja.

Sundimtari u tremb dhe i tha: “Mundën magjitë e tua të lëvizin dhe Perëndinë Apollon!” Shenjtores i erdhi keq për shpirtin e tij dhe i tha: “Ç’Perëndi është ky që një grua e urdhëron të ikë dhe ai ikën?” Dhe ajo kthehet nga idhulli i pashpirt dhe i thotë: “Të urdhëroj në emër të Zotit lisu Krisht, të biesh në tokë e të bëhesh copa”.

Mbreti, nga frika, ra në tokë e vdiq, ndërsa 3000 njerëz që ishin atje besuan tek lisu Krishti.

Pas pak ditësh erdhi sundimtari i tretë. E solli edhe ai në gjyq dhe filloi me lajka e kërcënime, ndërsa shenjtorja mbeti po ashtu e palëvizur. Urdhëroi të ndiznin një zjarr që digjej për 3 ditë dhe e hodhën shenjtoren brenda në të për 5 ditë.

Por martirja së bashku me ëngjëjt brenda në të, psalnin për Perëndinë. Ushtarët, kur i dëgjuan, u trembën shumë dhe shkuan tek sundimtari. Ai urdhëroi të hapnin zjarrin dhe shenjtorja doli që aty e freskët si nga dushi. Sundimtari kërkoi t’i tregonte magjitë që përdorte, por ajo iu përgjigj se nuk kishte magji, por vetëm hirin e Perëndisë.

Sundimtari i egërsuar urdhëroi të sillnin gj arpërinj dhe akrepa helmues dhe ia hodhën, por ato, jo vetëm nuk e hëngrën, por treguan edhe mëshirë. Gjarpërinjtë qëndruan dhe i lëpinin këmbët, sepse martirizonte për Krishtin. Një shërbëtor nxiste gjaipërinjtë që të inatoseshin, por ato të egërsuara iu hodhën atij dhe e kafshuan. Shenjtorja urdhëroi gjarpërinjtë të largoheshin nga qyteti pa prekur njeri. Pastaj ajo i beri lutje Zotit duke thënë: “Zot, Iisu Krisht, Ti që ngjalle Llazarin, dëgjo lutjen time dhe ngjall edhe këtë njeri që të lavdërohet emri Yt, që të besojnë këta njerëz rrotull se Ti je Perëndi i Vërtetë dhe i Vetëm”.

U dëgjua zë nga qielli që thoshte: “Bija ime e bekuar, Kristina, le të bëhet ç’kakërkove”. Atëherë, shenjtorjabëri shenjën e kryqit mbi të vdekurm e tha: “Në emër të Krishtit, ngjallu!” Në çast, i vdekuri u ngjall dhe falenderoi Perëndinë dhe martirën. Por, meqë sundimtari i quante këto si magji, urdhëroi t’i prisnin gjinjtë. Ajo ngriti sytë dhe falenderoi Perëndinë, sepse e bëri të denjë të martirizonte për dashurinë e tij. E hodhën përsëri në burg.

Atje e vizituan shumë gra për ta ngushëlluar, por në vend të ngushëllimit, ajo u predikonte të besonin tek Krishti.

Ditën tjetër e çuan përsëri në gjyq. Sundimtari i tha: “Ose do t’u falesh Perëndive, ose do të vdesësh”. Shenjtorja iu përgjgj: “Edhe ti do ta mbarosh këtu jetën tënde, sot”. Ai urdhëroi t’i prisnin gjuhën, por shenjtorja u lut me gjithë shpirt e tha: “Të falenderoj, Perëndia im, se që fëmijë më mbrojte e më ndriçove. Mbulome edhe tani se erdhi koha të çlodhem pranë teje”. Përsëri u dëgjua zë nga qielli që thoshte: “Kristina e pastër, e panjollë, lule shpirtërore, ki guxim se u torturove shumë Sot u hap për ty Mbretëria e Qiejve dhe ëngjëjt të presin”.

Kur i prene gjuhën, e mori atë dhe e mbajti në dorë, se ishte gjuha që i ishte lutur Zotit e nuk donte ta braktiste.

Tirani urdhëroi dy ushtarë ta vrisnin. Njëri i futi shpatën në zemër e tjetri në brinjë. Kështu e mbaroi rrugën e saj në tokë shën Kristina. Një i krishterë që u ndodh aty dhe pa gjithë martirizimin e mrekullitë, mori lipsanin e saj të shenjtë, ndërtoi kishë dhe e vuri brenda. Ishte ditë e enjte 24 korrik, kur shenjtja fjeti.

\f/ \j/

***

Shën Pandeleimoni

Parathënie

Brenda mjegullës së martirëve dhe shënjtorëve të besimit tonë, të eilët dhanë jetën e tyre për dashurinë e tyre për Krishtin, përfshihet edhe figura e shën Pandeleimonit. I ri, i mbushur me gjallëri, fuqi dhe guxim, u martirizua për besimin e tij orthodhoks.

Me vendosmëri predikoi të vërtetën e besimit të tij tek të gjithë, tek ata që atë kohë ndodheshin në mbretërinë e errësirës dhe të çakërdisjes, të idhujve.

Rrefuzoi të sakrifikonte tek idhujt e pandjeshëm dhe pa shpirt dhe me gjithë lajkat e mbretit Maksimian, mbeti i patundur dhe preferoi të martirizohej dhe të mbetej trashëgimtar i Mbretërisë së Qiellit. Tërhoqi drejt Krishtit dhe besimit të tij të gjithë ata që kishin pasion të vërtetë dhe etje për të njohur Perëndine e vërtetë.

Të uroj, i dashur lexues, të të frymëzojë drejt imitimit, jeta e shenjtë e shën Pandeleimonit dhe leximi i jetës së tij të bëhet shkak për t’u afruar në burimin e dritës dhe të mrekulHve, Krishtin.

Jeta e shenjtit

Ky shenjt jetoi në vitet e mbretit Maksimian rreth 304 (pas krishtit). Ishte nga qyteti Nikomidhi. Babai i tij Evstari ishte adhurues i idhujve. Nëna e tij quhej Evluli, ishte krishtiane. Sa përkujdesje bënte i ati ndaj idhujve, kaq zell dhe dashuri ndaj besimit orthodhoks tregonte e ëma, që me dhembsuri dhe dashuri ushqente të birin, Panteleimon (kështu e kishin quajtur). I jepte jo vetëm ushqim trupor, por dhe shpirtëror. Por vdiq shpejt e lumura Evuli.

Panteleoni pasi mësoi gjërat e para, studioi edhe në greqisht. Më vonë, pasi studioi shumë dhe përparoi, i ati e dërgoi të mësonte tek mjeku i dëgjuar, Effrosini. Vërtet i riu, inteligjent siç ishte, kaloi bashkënxënësit e tij në mësime, brendanjë kohe të shkurtër. Ishte shumë i bukur nga paraqitja. Në biseda ishte i ëmbël dhe në sjellje i matur dhe i bindur. Ishte i stolisur me vyrtyte dhe kishte një sjellje kaq të mirë saqë dallohej nga shokët e moshës së tij. Të gjithë sa i afroheshin, lcënaqeshin dhe gëzoheshin se kishin shumë përfitime.

Për këto vyrtyte, Panteleimoni u bë i dëgjuar dhe me famë në të gjithë Nikomidhinë. Por dhe mbreti, kur një ditë shkoi me të atin Evstarion në pallat dhe e pa, pyeti dhe mësoi për vyrtytet e Panteleimonit. Kur pa mendimet e tij të drejta dhe karakterin e tij, ftoi Evstarion dhe e këshilloi që ta studionte të birin sa më shumë që ta bënte doktor të mbaruar dhe në vazhdim ta vendoste brenda në pallatin e tij.

Pagëzohet i krishterë

Shën Ermollao ishte prift në kishën e Nikomidhisë, në atë kohë, por ishte i fshehur në një shtëpi bashkë me të krishterë të tjerë, sepse kishte frikë nga mbreti. Siç shikonte të riun që kalonte nga shtëpia çdo ditë për të shkuar tek mësuesi i tij, vërtetoi dhe kuptoi që i riu kishte thjeshtësi dhe moral dhe për këtë tregonte që dhe gjendja e tij shpirtërore do të ishte e pastër, siç ishte e pastër dhe frytdhënëse ajo tokë që përmend Ungjilli. Ndërsa mendohej Ermollao për këto, donte të provonte dhe të tërhiqte Panteieimonin dhe ndërsa hapi derën e shtëpisë e thirri që t’i thoshte diçka. Pantoleimoni u kthye në shtëpi dhe shenjti atëherë e pyeti për origjinën dhe për besimin e tij (d.m.th nëse besonte). I riu iu përgjigj pyetjes me gjithë të vërtetën d.m.th që e ëma ishte e krishterë dhe i ati adhurues i idhujve. Ermollao përsëri e pyeti duke i thënë: “Ti, biri im, cilin besim do me tepër?” Dhe i riu iu përgjigj kështu: “Kur rronte nëna ime, më këshillonte çdo ditë të \ bëhesha i krishterë, dhe unë ashtu dëshiroja të bëhesha. Nëna ime vdiq dhe mbeta vetëm me babanë tim, i cili më detyron ta ndjek pas ne besimin e tij dhe ka ndërmend të me dhurojë si shenjë nderi, një pozitë në pallat”. E ripyeti Ermollai: “Cilën shkencë ndjek, biri im?” Dhe Panteleimoni iu përgjigj duke thënë:”Mjekësinë ndjek, o jerond i nderuar. Atë që mësonte Asklepi, Dhimokrati,

Galinoi dhe dijetarë të tjerë. Nga të gjitha profesionet, babait tim i pelqeu ky profesion, por, dhe mësuesi im, më imformoi se po të bëhen doktor i shkëlqyer, nuk do të ketë sëmundje që të mos mund ta shëroj. Atëherë 'Ermollai gjeti rastin e përshtatshëm dhe i tha të riut: “Besomë, biri im, që shkenca e Asklepit, Galinos dhe e dijetarëve të tjerë që më përmende, pak ndihmë mund të japin tek ata që e studiojnë, por dhe ato Perëndi që iu falet Maksimiani, nuk janë gjë tjetër veç mite të gënjeshtërta, që i besojnë të marret. Një është Perëndi e vërtetë, Iisu Krishti, tek i Cili, nëse beson me gjithë zemrën tënde, do të shërosh çdo sëmundje, pa bama, vetëm me hirin dhe fuqinë e Tij. Krishti u ktheu dritën shumë të verbërve, ngjalli të vdekur, pastroi lebrozë, shëroi të demonizuar, shëroi të sëmurë pa shpresë dhe bëri çudira të panumërta. Por dhe sot Krishti ndodhet midis besimtarëve, shërbëtorëve të Tij dhe i ndihmon të bëjnë vepra që të mahnitin. Dhe këta besimtarë të Tij i bën trashëgimtarë të Mbretërisë së Tij Qiellore”.

Sapo dëgjoi këto, Panteleimoni, ndjeu një gëzim të madh. Zemra e tij u mbush me gëzim dhe vërtetoi se të gjitha që i thoshte jerondi, ishin të vërteta dhe të drejta. Dhe u përgjigj kështu: “Jerond i shenjtë. Sa më the i dëgjova edhe nga nëna ime shumë herë. E shihja të lutej dhe të ftonte Perëndinë që edhe ti predikon. E luste nxehtësisht që të na ndriçonte dhe të na ndihmonte”. Pasi falenderoi Panteleimoni, Ermollaon, për ndihmën dhe ndriçimin, iku dhe vazhdoi rrugën e tij. Por i lanë mbresë fjalët Ermollaos dhe për këtë shumë herë erdhi dhe dëgjoi mësimet e tij. Ndërkohë besimi i tij tek Krishti pak nga pak po shtohej.

Një ditë, ndërsa kthehej nga mësuesi i tij, gjeti në migë një djalë që e kishte kafshuar një gjarpër helmues. Djali vdiq dhe nëpërka që e pickoi qëndronte pranë tij. Panteleimoni, kur pa këtë ngjarje, kujtoi fjalët e Ermollaos. Mendoi kështu: “Në rast se


Krishti do të plotësojë pretendimin tim, të ngjallë djalin dhe të ngordhë gjarprin, nuk ka më nevojë për vërtetim tjetër as tregim tjetër, për sa më mësoi jerondi i respektuar. Madje, do të bëhem në çast i krishterë”. Pasi bëri lutje, në çast fëmija u ngjall, sikur të ishte ngritur nga një gjumë i thellë. Nëperka u bë copë dhe u zhduk. Atëherë Panteleimoni, me gjithë shpirt dhe zemër, besoi tek Krishti. Dhe ndërsaktheu sytë e tij nga qielli, me shumë gëzim, falenderoi dhe lavdëroi Zotin që e shpëtoi nga gabimi dhe errësira e idhujve dhe e drejtoi drejt njohjes të së vërtetës. Pastaj, duke vrapuar, shkoi tek Ermollao, i tregoi ngjarjen dhe me gëzim të madh i kërkoi ta bënte të krishterë të vertete me pagëzimin e shenjtë. ErmoIIao, me gëzim pranoi ta pagëzonte, sepse e dinte që miron e Shpirtit të Shenjtë do ta vinte në një trup të zgjedhur. Pasi e pagëzoi, e kungoi me Trupin dhe Gjakun e Zotit dhe Shpëtimtarit, dhe e mësoi për misteret e besimit tonë të vërtetë.

Pranë jerondit të shenjtë ndenji shtatë ditë i përmbushur me gëzim dhe i ushqyer me fjalët e mjalta. Ditën e tetë u largua dhe shkoi në shtëpinë e tij. Që atëherë, mundohej me çdo mënyrë të kthente të atin në besimin e vërtetë. Për këtë një ditë i tha: “Përse at, sa idhuj janë fabrikuan këmbë, nuk u ulën kurrë dhe sa janë fabrikuar ulur, nuk mundën kurrë të ngrihen ?” Evstari nuk mundi t’ i përgjigjej të birit dhe madje filloi pak nga pak të ftohej adhurimi ndaj tyre dhe nuk flijohej tek ata shpesh, si më parë.

Panteleimoni falenderonte Perëndinë, sepse shikonte dhe - x vërtetonte ndryshimin e të atit dhe luste vazhdimisht Perëndinë që ta ndriçonte dhe ta shpëtonte nga gabimi dhe padituria, sa më parë. Mendonte të shkatërronte idhujt që nclodheshin në shtëpinë e tij, por nuk donte të dëshpëronte të atin, prandaj nuk e bëri. Mendqi se do të ishte më mirë të bindte të atin me fjalë për të besuar tek Krishti dhe pasi ta bindte, vetë i ati do t’i shkatëronte

idhujt. E tha dhe u bë. Perëndia e dëgjoi lutjen e shërbëtorit të Tij dhe i rregulloi gjërat në mënyrë të tillë, që të sillte në shpresëtari më një çudi, Evstarion.

Shëron të verbrin

Në shtëpinë e Evstarjos sollën një të verbër. Pasi i ranë derës, të afërmit e të verbrit, pyetën nëse ishte brenda doktor Panteleimoni. Sapo dëgjoi ai, që e kërkuan, dolën me të atin jashtë dhe pyetën të verbrin se ç’kërkonte. Ai u tha: “Doktor i shkëlqyer, e dëshiroj shumë dritën time, sepse nuk ka tek njerëzit gjë më të ëmbël. Të lutem, të të vij keq për vuajtjen time dhe të më mëshirosh të mjerin, sepse shumë mjekë premtuan të më shëronin, por nuk mundën. Madje kam shpenzuar gjithë pasurinë time në ilaçe, pa parë asnjë dobi. Madje vërtetova se, edhe atë pak dritë që kisha, e humba dhe mbeta jo vetëm i verbër, por dhe i varfër, i mjeri”.

Panteleimoni i tha atëherë: “Sepse harxhove të gjithë pasurinë tek mjekët e tjerë dhe nuk pe përmirësim, nëse unë do të të shëroj, ç’do të të më japësh?” Dhe i verbri iu përgjigj: “Të dhuroj me gëzim dhe dëshirë, ç’më mbeti nga pasuria ime. Atëherë i tha: “Sytë e tu do të t’i shërojë Perëndia e vërtetë, nëpërmjet meje shpërblimin tim, që më premtove, dua që t’ua ndash të varfërve”. Panteleimoni i sigurt foli kështu, sepse besonte në hirin dhe fuqinë e Krishtit. Por i ati, sepse mendoi se do ta shëronte me barërat e mjekësisë, e pengoi duke thënë: “Bir i dashur, mos pretendo diçka më shumë se fuqitë e tua, se mos turperohesh, nëse dështon. Ç’gjë tjetër mund të ofrosh ti nga doktorët e tjerë, që nuk arritën ta shëronin?” Dhe ai iu përgjigj: “Askush tjetër i fuqishëm nuk mund ta shërojë, por veç unë, meqë nga mësuesi im deri tek ata mjekë, ekziston ndryshim i madh”. I ati, meqë mendoi se fliste për mesuesin e tij, Evfrosnin, i tha prapë: “Por unë, biri im, dëgjova se atë të verbrin e çuan edhe tek mësuesi yt dhe asgjë nuk arriti të bënte. Panteleimoni i tha të atit: “Kujdes baba, të vërtetosh vetë të vërtetën time”. Dhe sapo tha këto fjale, shtriu dorën e djathtë dhe bëri shenjën e kryqit në sytë e të verbrit, duke përmendur në të njëjtën kohë dhe emrin e ëmbël të Zotit tonë Iisu Krisht. Dhe ja, çudia! Në çast u hapën sytë e të verbrit dhe panë, edhe sytë e shpirtit të tij, sepse ishte adhurues idhujsh. Sapo pa çudinë që u bë, duke permendur emrin e Krishtit, në çast besoi, por dhe i ati i Panteleimonit me zë të lartë predikoi Krishtin, Perëndinë e vërtetë. Shën Panteleimoni gëzoi duke lavdëruar Zotin dhe e çoi tek shën Ermollau, i cili edhe e pagëzoi.

Evstari, sapo u kthye në shtëpinë e tij, coptoi të gjithë idhujt. Pas pak kohe, pasi jetoi në pendim, shkoi drejt Zotit.

Panteleimoni ndau gjithë pasurinë tek të varfrit dhe të burgosurit. Liroi shërbëtorët e tij, përpiqej për të sëmurët dhe të dobtit dhe, jo vetëm i shëronte nga çdo sëmundje, por dhe u jepte shuma të hollash që jetonin.

Për arsye të bamirësisë, fama dhe emri i tij u përhapën kudo. Sa ishin të sëmurë, kërkonin, ftonin dhe preferonin nga të gjithë doktorët. Panteleimonin. Ai, pasi i shëronte, nuk kërkonte pagesë, vctëm i ftonte të pranonin, Krishtin, të vetmin shërues të dhimbjeve trupore dhe shpirtërore. Kështu sa besonin tek Krishti, shëroheshin dyfish duke marrë shpëtimin e shpirtit dhe shëndetin trupor.

Smirë dhe shpifje për shenjtin tek mbreti Doktorët e qytetit, kur panë se Panteleimoni ishte çudibërës, filluan të shpifnin.                                   #

Një ditë, ndërsa rrinin në treg, panë ish të vertirin që kalonte andej. Sapo e panë të shëndetshëm, u shqetësuan dhe thanë midis tyre: “Nuk është ky, që provuam me shumë mënyra ta bënim mirë dhe nuk patëm rezultat?” E pyetën dhe mësuan se e shëroi Panteleimoni. Dhe u mrekulluan duke thënë: “Siç është mësuesi i rëndësishëm, kështu bëri edhe nxënësin e tij çudibërës”. Por, që atëherë, u shtua smira për shenjtin dhe kërkonin shkak për, shpifje tek mbreti.

Gjetën një të krishterë të cilin e kishte dënuar joshpresëtari Maksimian për shkak se pohoi besën e tij, por për të kujdesej Pandeleimoni. Vrapuan, pa humbur kohë tek mbreti dhe i thanë: “Madhëri, mëso se Panteleimoni, të cilin e do shumë ka studiuar që të bëhet doktor i përkryer, që ta kesh për ndihmë në kohë nevoje, tani as fuqinë, as pushtetin e mbretërisë suaj ka frikë, as i intereson miqësia dhe dashuria juaj. Vjen, gjen dhe shëron ato që me të drejtë i dënon, mbretëria juaj dhe që janë armiq të Perëndive tona. Nuk mjafton që mohon fenë e të parëve dhe beson tek i Kryqëzuari, por mëson edhe të tjerë, adhurues idhujsh, sa të mundet, që t’i bëjë të krishterë?” Ne, shërbëtorët e tu, si të bindur të mbretërisë tënde, të propozojmë që ta heqësh nga mesi sa më shpejt, sepse më vonë, do të hidhërohesh, kur të shikosh adhuruesit e idhujve të mohojnë Perënditë dhe për mëtepër, mjekimet e Asklipios të predikojë që i dërgon Krishti. Po deshe të mësosh të vertetën, për sa thamë, urdhëro të vijë këtu i verbri që shëroi Panteleimoni, që t’i dëgjosh nga ai vetë”.

Mbreti, sapo dëgjoi këto informata, u dëshpërua dhe urdhëroi që t’i paraqisnin ish të verbin.Vërtet, e çuan para tij dhe mbreti e pyeti se me cilën mënyrë e shëroi Panteleimoni dhe ai rrëfeu të vërtetën, pa frikë dhe ndrojtje, duke thënë: “Me emrin e Krishtit më shëroi dhe më e mahnitshmja është se, para, se të mbaronte fjalët e tij, sytë e mia u hapën dhe asnjë nuk mund të pretendojë se më shëroi me shkencën e mjekësisë”. Mbreti atëherë i tha: “Ti çfarë pranon për këtë gjë? Krishti të shëroi apo Perënditë?” Dhe


ai u përgjigj: “Le ta shikojmë çështjen mii'ë dhe do të dalë e vëiteta. I sheh këta mjekë që u munduan të më shërojnë? Por megjithëse u shpërblyen nga unë dhe prisha gjithë pasurinë time për ilaçe, asgjë nuk me vlejti, por dhe më dëmtuan, sepse më hoqën edhe atë pak shikim që kisha. Cilin duhet quaj doktor dhe shpëtimtarin tim? Asklipin që quhet si ndihmësi i këtyre mjekëve dhe që nuk më dhuruan asgjë, apo Krishtin që vetëm me emrin e Tij, Panteleimoni më dhuroi shikimin që e dëshiroja? Përgjigjen, mbret, e di dhe një i verbër dhe i pashkolluar”. Mbreti, duke mos ditur si t’i përgjigjej ish të verbrit, i tha: “Mos je i marrë, o njeri? As mos ta përmendësh se të shëroi Krishti. Perëndite e tua të dhanë dritën dhe kjo është mëse e qartë”. Atëherë, ish i verbri, i ndriçuar më tepër në shpirt se në trup, nuk iu tremb pushtetit të mbretit dhe as i inatit të-tij. Mendoi se do të denohëj, por me guxim të madh, i tha i mbretit: “Ti mbret, je i marrë që pretendon se Perënditë e tua të ; rreme dhe pa jetë më dhanë dritën. Je kaq i verbër, sa edhe këta | këtu dhe nuk mundesh të dallosh të vërtetën që ndriçon më tepër lëdhe se dielli”.

Mbreti tiran, kur dëgjoi këto, u bind se ato që i thanë mjekët, ishin të vërteta. Në çast urdhëroi t’i prisnin kokën ish të verbrit [ të lnmtur, që ishte mik i Krxshtit, Mbrojtës i së vërtetës, dëshmitar i vërtetë, i cili u sakrifikua për Krishtin që e shëroi dhe u martirizua për dashurinë e Tij. Shenjti bleu fshehuazi lipsanin e tij të shenjtë dhe e varrosi atje ku varrosi të atin.

Martirizimi dhe çuditë e shenjtit

Mbreti lajmëroi Panteleimonin të shkonteta takonte. Shenjti ndërsa shkonte tek ai, iutej duke thënë: “Perëndi, dëgjo lutjen time, më bëj të denjë dhe...” -vazhdimin e psalmit. Kur mbërriti në pallat u paraqit përpara mbretit, dhe ai tha: “Dëgjova disa fjalë për ty Panteleimon, që të rëndojnë, d.m.th që shan dhe nënvlerëson Asklepin dhe Perënditë e tjera. Dëgjova që beson tek Krishti dhe pretendon që vetëm Ai është Perëndi e vërtetë dhe këmbëngul tek ai që gjeti një vdekje të turpshme. E di, Panteleimon satë dua dhe i dhashë porosi mësuesit tënd të të mësojë sa më mirë në shkencën tënde, që të të vendos në pallatin tim. Sigurisht, e dimë që shumë, nga smira, përhapin edhe gënjeshtra. Për këtë të ftova te bësh flijim tek Perënditë, që të mësojmë të vërtetën”. Shenjti u përgjigj: “Veprat janë më të çmuara, o mbret, se fjalët, siç e dinë të gjithë. Në rast se kërkojmë dhe analizojmë gjërat e vogla dhe të parëndësishme, në janë të vërteta e të njohura, aq më tepër detyrohemi të analizojmë me kujdes më të madh, sa i takojnë Perëndisë, që të mos dëmtohemi, sepse shpresëtaria ndaj Perëndive, është gjëja më e rëndësishme se të gjitha. Perëndia, që unë i falem dhe respektoj, krijoi qiellin, detin, tokën dhe gjithë botën. Ai ngjalli të vdekur, u dha dritën të verbërve, pastroi lebrozë, ngriti të paralizuar dhe gjithë këto çudi i bëri vetëm me fjalë dhe urdhër.

Perënditë që u falen adhuruesit e idhujve, nuk e di, nëse bënë ndonjëherë vepra tëtilla, ose nëse mund të bëjnë. Nëse dëshiron, mbret, le të provojmë tani që të besosh të vërtetën. Jep urdhër të sjellin këtu një të sëmurë, që të vuaj nga sëmundje e pashërueshme dhe le të vinë mjekët tuaj që t’ i luten Perëndive të tyre, sa të duan, që ta shërojnë. Pastaj t’i lutem edhe unë Perëndisë time me emrin e të cilit do të shërohet sëmundja. Këtë Perëndi duhet ta quajmë të vërtetë dhe të tjerët duhet t’i përbuzim. Fjalët e Panteleimonit i pëlqyen mbretit dhe, pasi dha porosi, sollën një të paralizuar, të ulur tek krevati i tij, i cili nuk mund të lëvizte fare. Priftërinjtë e idhuj ve bënë lutjen më të lartë, duke ftuar për shumë orë Perënditë e tyre të pandjeshme. Ata, si të shurdhër dhe memecë, nuk dëgjuan dhe shenjti u tall për shkak të padijenisë së tyre. Kur më në fund vërtetuan se nuk mund të bënin asgjë, i thanë shenjtit të ftonte Perëndinë e tij. Atëhere, Panteleimoni, ngriti sytë e tij dhe gjithë mendjen e tij drejt qiellit dhe tha: “Zot, dëgjo lutjet e mia dhe thirrja ime po vjen drejt teje. Mos shmang fytyrën Tënde nga ne. Për këtë që të kërkoj tani, më dëgjo. Trego Zot, tek këta, që nuk të njohin, që ti je i vetmi Perëndi i Vërtetë dhe e Tërëfuqishëm”. Kështu tha dhe, ndërsa zuri duart e paralitikut shtoi: “Në emër të Krishtit, i Cili rimëkëmbi të vrarët dhe të plagosurit, ngriu dhe ec”. Atëherë, në çast, fjala u bë vepër dhe i sëmuri u ngrit dhe eci me dëshirë dhe qetësi. Kur panë adhuruesit e idhujve çudinë, u shmangën dhe shumë mohuan idhujt dhe besuan tek Perëndia e vërtetë. Por prifterinjtë e tmerrshëm vazhduan të mbeten të pabesë. Dhe, pasi u kthyen nga mbreti, i thanë: “Të përgjërohem, tek Perënditë tona të pavdekshme, të mos e lejosh rnë Panteleimonin, të rrojë dhe një orë, sepse do të zhdukë besimin tonë dhe të krishterët do të bëhen të fuqishëm dhe do të kthehen kundër nesh.

Mbreti, kur i dëgjoi, ftoi prapë shenjtin dhe provoi të gabojë me fjalë të mira, se mos e bindte dhe binte dakort me të. Por, pasi nuk arriti asgjë, as me fjalë të mira, as me frikë, që ta bindte, filloi ta torturonte me mjete të ndry shme. Në fillim e varën në një pemë dhe i coptuan mishin me thonj metalikë. Pastaj dogjën brinjët dhe vendet e tjera të ndjeshme. Ndërsa trupi i shenjtit dhe martirit, dënohej me këto mjete, mendja e tij ishte e kthyer nga Ai që mund t’i jepte ndihmë. Sytë e tij ishin të kthyera nga qielli dhe me besim të madh lutej me vete tek Zoti. Dhe Zoti e dëgjoi lutjen e tij dhe u gjend atë çast përpara tij me pamjen e Ermollaut dhe i tha, si një at i vërtetë dhe i dhimbsur: “Mos u tremb; sepse unë jam me ty përsa do të vuash, për mua”. Dhe në çast duart e ushtarëve u paralizuan. Llambadhat u shuan dhe plagët e shenjtit u shëruan. Mbreti u turpërua sapo pa se ç’ndodhi dhe, ndërsa dha urdhër ta zbrisnin nga druri, i tha shenjtit: “Me çfarë teknike dhe magji bëre duart e ushtarëve të paralizohen dhe llambadhat të shuhen?” U përgjigj: “Teknika dhe magjia ime është Krishti që dua, i Cili ndodhet pranë meje dhe bën çudira”. Maksimiani atëherë i tha: “Në rast se të vë në tortura. më të këqija dhe më të ashpra, çfarë do të bësh?” Dhe shenjti iu përgjigj: “Atëherë do të kem edhe unë ndihmë më të madhe nga Krishti im”.

Urdhëroi atëherë Maksimiani të mbushnin me plumb një enë të madhe dhe pasi e vunë të ziente shumë, futën brenda shenjtin. Dhe prapë i lutej dhe kërkonte ndihmën e Zotit duke thënë: “Dëgjo,

0  Zot, zërin tim. Dhe kur të lutem Ty, nxirre nga shpirti im frikën për armikun tim” dhe vazhdoi psalmën.

Prapë u paraqit Zoti me pamjen e Ermollaos dhe kur u kthye nga ena e madhe në çast zjarri që ziente u shua dhe plumbi u ftoh. Shenjti vazhdoi të psalte këtë: “Unë Perëndisë i thirra dhe më dëgjoi mua”.

Sa ndodheshin aty u habitën për ngjarjet e çuditshme.

Mbreti, mizor dhe pa ndjenja siç ishte, nuk kuptoi që këto çudi bëheshin nga Perëndia e Vërtetë dhe e Fuqishme, por i konsideronte si suksese të magjisë. Mendonte me çfarë mjetesh të tjera torture do të mundte të nënshtronte martirin e pathyeshëm. Pasi u këshillua me arhondët e tij, urdhëroi të lidhnin në qafën e shenjtit një gur të madh dhe ta hednin në det. Ushtarët vrapuan të zbatonin urdhrin. Dhe Perëndia prapë u përpoq të ruante dhe ndihmonte shërbëtorin e Tij rrezikonte për hir të Tij. Sapo e hodhën në det, ndërhyri Krishti siç duket dhe e bëri atë gur të rëndë që kishte në qafë, më të lehtë se fletët e pemëve dhe notonte në det. Shenjti eci mbi ujin e detit, ashtu si më parë Petro dhe doli në breg

1padëmtuar dhe i shpëtuar. Mbreti, kur e pa në tokë, u mrekullua dhe i tha: “Çfarë është kjo që shoh, Panteleimon? Sundon me


magjinë tënde edhe detin?” Dhe shenjti iu përgjigj: “Urdhri i Atij që e sundon, bëri atë që sheh. Duhet të dish që, toka, deti dhe të gjitha krijimet, dëgjojnë dhe i binden Perëndisë më tepër nga sa të binden ty, shërbëtorët e tu”.

Zemra e ashpër dhe e mbyllur e mbretit nuk ndryshoi fare. Megjithëse pa kaq e kaq çudira, joshpresëtar, dha urdhër të gurmbullonin të gjitha kafshët e egra të tokës. Pastaj, gjoja sikur i dhimbsej shenjti, për ta ndihmuar, i tha: “I sheh këto egërsira? Për zhdukjen tënde, i sollën. Të të vijë keq për veten tënde. Mua më vjen keq për rininë dhe bukurinë tënde, dëshmitarët e mijanë Perënditë. Të këshilloj, si baba, të preferosh si logjike, interesin tënd, që të mos vdesësh shpejt, me këtë vdekje të hidhur dhe të humbasësh jetën e ëmbël dhe të dëshirueshme.

Shenjti iu përgjigj atëherë: “Nëse nuk të dëgjova më parë, si shpreson të të dëgjoj tani'që pashë kaq ndihmë nga Perëndia ime?

: As mos ta mendosh që do të bëj flijim tek demonët. Përse më I frikëson me egërsirat e tua? Ai që paralizoi duart e ushtarëve të ; tu, ftohu plumbin e zier dhe thau detin, do të bejë edhe egërsirat ; e tua më të buta se bagëtitë”.

Shenjti nuk u bind nga mbreti t’u falej idhujve dhe preferoi ; të hidhej tek egërsirat. Por, mbreti insistoi dhe i dha afat tre ditë, që të mendonte dhe të sakrifikonte tek idhujt, ndryshe do të zbatohej porosia e tij dhe shenjti do të hidhej tek egërsirat, që ta coptonin.

: Kjo ngjaije u përhap në të gjithë qytetin. Të gjithë vrapuan të shjhnin këtë të ri të bukur dhe fisnik, që preferoi të hidhej më mirë tek egërsirat sesa t’u falej idhujve të pandjeshëm.

U grumbulluan shumë njerëz në teatër dfe mbreti qëndroi në një tribunë të lartë. Dha urdhrin dhe në çast shërbëtorët zvarritën shenjtin që ta hidhnin tek kafshët e egra. Shenjti me guxim dhe kurajo eci, sepse kishte mbrojtës dhe ndihmes Krishtin.

Shërbëtorët hodhën shenjtin në vendin që u caktua dhe liruan gjithë egërsirat. Të gjithë prisnin të shihnin Panteleimonin të përpëlitej dhe të gëlltitej dhe egërsirat e uritura. Dashakeqësia e këtyre njerëzve kishte kaluar edhe paditurinë e kafshëve që nuk flasin, sepse nuk i luteshin Perëndisë së vërtetë dhe dënonin sa i besonin Atij me egërsi. Dhe Perëndia që e kthen gjithçka siç do, rregulloi edhe këtu që të duken egërsirat e buta dhe me logjikë dhe, duke imituar butësinë e njerëzve, të bëhen dëshmitarë të gjallë të ligësisë së njerëzve dhe mirësisë së Perëndisë.

Egërsirat iu afruan shenjtit si krijesa të logjikshme me shumë shprestari, tundnin bishtin e tyre dhe lëpinin këmbët e tij, duke konkuruar midis tyre cili do të shkonte para tij që ta përkëdhelte dhe t’i përulej. Dhe secila egërsirë nuk largohej prej tij, nëse nuk zgjaste dorën e tij dhe ta bekonte. Turma, si pa këtë çudi, u shmang dhe të gjithë më një zë thirrën: “I madh dhe i Vërtetë është Perëndia e të krishterëve dhe le të lihet i lirë i drejti”.

Kur, mbreti mizor, pa se egërsirat refuzuan të zbatonin urdhrin e tij, u zemërua kaq shumë, sa dha urdhër t’i vrisnin. Për shumë ditë shiheshin kafshë të vrara, pa u afruar asnjë shpend mishngrënës, për t’ i ngrënë. Dhe, kjo ndodhte nga Perëndia, si shenjë nderi ndaj shenjtit që të ktheheshin edhe të tjerë në shprestari. Pastaj, mbreti, dërgoi njerëz për t’i groposur. Më vonë, mbreti urdhëroi të ndërtohej një rrotë dhe, pasi ta vendosnin në një vend të lartë, të lidhnin shenjtin, ta rokullisnin rrotën në tatëpjetë, që të zhduknin martirin. Këtë natyrisht, ia referuan mbretit disa teknikë, shpikës të ligësisë dhe të veçantë për të dëmtuar të tjerët.

Por Zoti Njeridashës, mbrojtës i shërbëtorëve të Tij, ndërhyri përsëri në çastin e duhur, në momentin kur do ta linin këtë rrotë të tmershme të rrokulisej së bashku me martirin, që ishte i lidhur në të. Këtë pamje të frikshme vrapuan ta shihnin të gjithë banorët e qytetit. Lanë rroten të rrokullisej. Atëherë për çudinë e të gjithëve, zinxhirët u zgjidhën dhe rrota iku vetëm dhe vrau e plagosi shume nga joshpresëtarët. Shenjti qëndronte i pacënuar duke lavdëmar dhe bekuar Perëndinë.

Mbreti që nuk u kthye duke parë sa ndodhën, thirri Panteleimonin dhe i tha: “Deri kur do të bësh gjëra të tilla të mbinatyshme dhe disa njerëz të mbretërisë time t’i vdesësh dhe të tjerë t’ i bësh armiq të Perëndive dhe të mbretërisë time? Na thuaj, nga e mësove Krishtërimin?” Dhe shenjti rrëfeu të vërtetën dhe zbuloi shën Ermollaun, sepse mendoi se, një thesar i tillë nuk duhej të mbetej i fshehur, por duhej të zbulohej që të ndihmonte edhe të tjerë.

Dhe Maksimiani dha urdher që Panteleimoni t’i tregonte vendin ku qëndronte Ermollau. Dhe shenjti u bind me gëzim, sepse e dinte se Ermollau do të kthente nga ana e tij edhe të tjerë, drejt shprestarisë. E dinte shumë mirë se shën Ermollau kishte fjalë të mira dhe bindëse dhe ishte i zoti të tërhiqte dhe të mësonte barbarët, që të besonin tek Perëndia e Vërtetë.

Shën Panteleimoni, i shoqëruar nga tre ushtarë që e ruanin, arriti në shtëpinë ku fshihej Ermollau. Trokiti në dërë dhe shën Ermollau doli jashtë dhe i thaPanteleimonit: “Si erdhe deri këtu, biri im?” Dhe ai iu përgjigj: “Të fton, mbreti, zoti im dhe do të shkosh tek ai”. Dhe Ermollau tha përsëri: “Unë e di, që arriti ora ime për të vdekur, për emrin e Krishtit tim, sepse ma paraqiti dhe ma zbuloi me vegimin që pashë këtë natë”.

Ushtarët arrestuan Ermollaun dhe dy të krishterë të tjerë që ndodheshin më të. Kur u shoqërua përpara mbretit dhe u pyet si quhej dhe nese kishte me vete dhe të tjerë të krisliterë, shën Ermollau u përgjigj, me të vërtetën që dallonte, si më poshte: “Emri im është Ermollau. Kam me vete dhe dy të krishterë të tjerë; Ermokratin dhe Ermipon”. Atëherë urdhëroi t’i sillnin edhe ata para tij. Pasi u paraqitën, i pyeti: “Ju ishit që gabuat Panteleimonin dhe mohoi Perënditë?” Ata, të mbushur me guxim dhe kurajo, iu përgjigjën: “Krishti fton pranë tij të aftët”. Mbreti atëherë u tha: “Të lini mënjanë fjalët pa kuptim e pa vlerë dhe të më dëgjoni. Këshilloni Panteleimonin të bëjë flijim tek Perënditë e pavdekshme, nëse doni natyrisht t’ju kem miq dhe premtoj t’jujap dhurata të panumërta dhe tituj. Ata u përgjigjën: “Mos u bëftë të këshillojmë dikë të humbasë shpirtin. Të gjithë ne, të krishterët, kemi një mendje të patundur dhe më mirë të vdesim me mijëra herë e me tortura të ndryshme, sesa t’u falemi idhujve të shurdhër dhe pa ndjenja”. Dhe, kur mbaruan fjalët e tyrë, kthyen sytë nga qielli dhe iu falën Zotit që t’i përkrahte dhe t’i ruante nga kurthet e demonëve. Zoti dëgjoi lutjen e tyre iu paraqit dhe i dha fuqi. Në çast u bë tërmet i madh në atë vend.

Maksimiani me mendje të tronditur tha : “Shihni se Perënditë u zemëruan nga shkaku juaj dhe bënë tërmet”. Dhe iu pergjigj shën Ermollau: “Por, nëse bien poshtë perënditë e tua, çfarë do të thuash?” Më parë se të mbaronte fjalën e tij, mbreti, mbërriti një sherbëtor i pallitit dhe i tha: “'Madhëri erdha të të njoftoj se Perënditë ranë dhe u thërrmuan. “Të tre të krishterët qeshën dhe tallën Perënditë e tmerrshme që jetuan në tokë dhe pastaj u thërrmuan. Tirani joshpresëtar u bë më tepër i zymtë si ata që u dhembin sytë dhe nuk mundin të shohin diellin.

Dënoi të tre martiret me tortura të ndryshme. Pasi u bind, se nuk ishte e mundur t’i bindte dhe të ndërronin rrugë, dha urdhër dhe u prenë kokat. Lipsanet e tyre i morën fshehurazi të krishterët dhe i varrosën me shumë nder dhe adhurim.

Panteleimonin e çuan prape, sipas urdhrit, tek mbreti. Kur u paraqit tekmbreti, tha: “Mëso, se, mësuesi Ermollau dhe shoqëruesit e tij, panë interesin e tyre dhe u sakrifikuan tek Perënditë. Dhe unë, si shpërblim, i nderova siç duhej dhe i bëra të parët e pallatit. Nëse do t’i imitosh edhe ti, do të vërtetosh se sa i nderoj dhe i çmoj ata që binden. Nëse ndryshe, këmbëngul të mos sakrifikosh tek idhujt, do ta vërtetosh sa ashpër dënoj të pabindurit dhe fodullët. Pra, nëse nuk bindesh, nuk do të shpëtosh nga duart e mia, madje sot do të vdesesh me vdekje të tmerrshme”. Martiri i Krishtit, sapo mbreti mbaroi fjalët e tij, u ndriçua nga Shpirti i Shenjtë, kuptoi dinakërinë dhe ligësinë e mbretit dhe e pyeti se ku gjendeshin të tre që sakrifikuan tek idhujt. Dhe mbreti i lig i tha Panteleimonit: ’ ’Nuk janë tani këtu. I dërgova me një punë në qytet”. Dhe shenjti atëherë i tha: “Ndonëse je mik i gënjeshtrës tani the të vërtetën, sepse tani, ata ndodhen në qiej në qytetin e Jeruzalemit të sipërm dhe gëzohen”,Kur mbreti i marrë pa, se, nuk mund ta bindte Panteleimonin as me të mirë, as me dhurata, as me kërcënime, as me dënime të ndryshme, urdhëroi, sepse u marros fare, ta rrihnin që të kënaqej ligësia dhe inati i tij. Në vazhdim dha urdhërin t’i prisnin kokën dhe lipsanin e tij ta hidhnin në zjarr që ta digjnin.

Fundi i shenjtit

Ushtarët e shoqëman shenjtin tek vendi i ekzekutimit. Për këtë, meqë e dinte se do të shpëtonte nga vuajtjet dhe dëshpërimi, psalte gëzuar: “Shumë herë që nga vitet e fëmijërise më luftuan, por nuk mundën të më mundnin.”

Dhe prapë ndodhi një çudi e madhe. Ndërsa e lidhën shenjtin tek një ulli dhe xhelati uli shpatën që t’i priste kokën, ja çudia; tehu i shpatës u kthye dhe u përkul si qiri. Ushtarët u trembën shumë nga ngjarja dhe ranë në tokë duke Ihënë: “Besojmë se Krishti është Perëndia, e vërtetë dhe të lutemi të mos na bëhesh kundërshtar. Falna dhe bëj lutje tek Perendia, që të pranojë pendimin tonë.” Shenjti i dëgjoi dhe iu fal nxehtësisht Zotit edhe për ata.

Në çast, pas lutjes, u degjua një zë nga qielli që thoshte: “U dëgjua lutja jote dhe të gjitha që kërkon do të bëhen. Sapo dëgjoi zërin, shenjti e kuptoi për çfarë hiresh u bë i denjë para Zotit. Atëherë u dha zemër ushtarëve të mos trembeshin dhe të zbatonin urdhrin. Ata përsëri nuk guxuan, sepse zbuluan fuqinë e Krishtit. Shën Pandëlejmoni i ridetyroi të zbatonin vendimin e tiranit. Ata, meqë nuk donin të mos i bindeshin shenjtit, pasi e puthën shumë dhe treguan dashurinë dhe adhurimin e tyre, i prenë kokën e tij të shenjtë më 27 korrik të vitit 304 (pas Krishtit).

Perëndia, meqë donte ta lavdëronte shenjtin Pandelejmon, bëri dhe shumë çudira të tjera. Druri i ullirit, mbi të cilin u lidh shenjti ishte i thatë dhe në çast u mbush me filiza dhe dha frute. Mbreti, sapo dëgjoi këtë ngjarje, urdhëroi të prisnin ullirin. Urdhëroi gjithashtu të coptonin tmpin e shenjtit.

Ushtarët imituan magjistarët që nuk u kthyen tek Irodhi. Ata ikën duke predikuar kudo Krishtin dhe gjithë çuditë e Perëndisë.

Lipsanin e shenjtit, disa të krishterë, e morën dhe me adhurim e vaiTOsën me miro dhe themianë në një vend jashtë qytetit, që quhet Adhamandiu skolastik.Ky është martirizimi i shëruesit Pandeleimon. Kujtimi i tij festohet më 27 korrik.

* % *


Oshënarja Elesa

Oshënarja Elesa ishte e bija e një pasaniku të madh që quhej Lladhjo. E ëma ishte e krishterë dhe quhej Evgjenia. Ishte shumë e mirë dhe besimtare, por nuk bënte femijë, prandaj natë e ditë i lutej ngrohtësisht Perëndisë që ta mëshironte dhe ta vlerësonte që të bënte femije dhe nëse bëhej kjo mrekulli e madhe, ajo do t’ ia kushtonte Perëndisë dhe do t’i mësonte besimin e krishterë orthodhoks.

Një ditë tek gjendej e vetme në shtëpi dëgjoi një zë nga qielli që i thoshte: Të mëshiroi Perëndia dhe çfarë i kërkove ta dha. “Që atë dite u fliste të gjithëve gëzueshëm për dashurinë dhe mëshirën ePerëndinë, e quajti feminë Elesa, që të kujtonte gjithnje mëshirën e Perëndisë për të (sepse në greqisht mëshirës i thonë eleos) Si e krishterë e mirë Evgjenia e pagëzoi Elesën e vogël të krishterë, megjithë pengesat që i nxirrte bashkëshorti i saj i cili ishte idhulltar. Vajza rritej dhe nga mosha dhe nga besimi. Siç shikonte se bënte nena e saj bënte dhe ajo të njëjtat gjëra dhe kishte besim të madh tek Krishti dhe shprestari tek Shën Maria. Mësoi nga nëna e saj gjithë besimin e krishterë dhe jetën e krishterë. U mësua të lutej, të kreshmonte, të mëshironte të varfrit dhe çdo njeri që kishte nevojë dhc në përgjithësi gjithë jeta e saj ishte sipas mësimeve të Ungjillit.   5

Kur Elesa arriti moshën 14 vjeçare, nëna e saj Evgjenia u bë e denjë që t! ia zbulonte Perëndia se po i vinte fundi i saj. Ftoi pra vajzën e saj të vogël dhe e këshilloi: “Femija im i dashur, e ndjej se po më vjen fundi dhe gëzohem se arriti ora që do të gjendem pranë Krishtit. Por më vjen keq, sepse babai yt vazhdon të mos i besojë Perëndisë sëvërtete dhe do të të nxisë edhe ty që të braktisësh besimin e vërtetë. Porti, bija ime e dashur, ruaje besimin tënd të shenjtë, të pastër dhe të plotë deri në fund të jetës tënde, ashtu siç u mësove nga unë, shërbëtore e përulur e Perëndisë dhe Zoti do të të respektojë dhe do të të vlerësojë që të shohësh Mbretërinë e Tij. Dhe pasi e puthi me lot në sy dhe i dha bekimin, dorëzoi frymën e saj tek duart e Perëndisë.

Elesës i mungoi shumë dashuria dhe shoqëria e krisherë e nënës se saj, por duke lavdëraar Parëndinë dhe duke zbatuar të gjitha urdhëresat e Ungjillit, çdo moment e mbështeste veten e saj tek Zoti ynë Iisu Krisht dhe tek nëna e tij Shën Maria e i lutej që ta aftësonte për ta mbyllur jetën e saj duke mbetur besnike e plotë tek ai dhe të mos lejonte që të rrezikonte nga idhulltaria dhe joshprestaria e atit të saj.

Një vit pas vdekjes së nënës, babai i saj mendoi se ishte në moshë për t’ u martuar. E ftoi një ditë dhe i tha: “Fëmija im Elesa, shoh që Perënditë e mia të rritën, të dhanë shumë hire dhe gëzohem për këtë. Mendoj pra, meqë je jetime nga hëna, të kujdesem të të martoj dhe meqë jam kryetari i këtij vendi të premtoj të zgiedhësh për burrë cilindo dëshiron nga passanikët dhe bashkë me martesën tënde të të fal gjithë pasurinë time. Elesa e urtë dhe besimtare iu përgjigj”: -Babai im, unë n'uk jam tani për tani për martesë. Lëre tani këtë problem dhe Perëndia do të kujdeset. Babai i saj u tërhoq për atë herë, por shpesh i përsëriste të njëjtat fjalë. Por e shenjta lutej në fshehtësi dhe thoshte: Tek ty o Zoti im Jisu Krisht, dorëzoj shpirtin dhe trupin tim. Dua të ngelem përjetësisht nusja jote. Më fal durim për tundimin që më sjell babai im dhe më ndriço sesi ta përballoj. Pas disa ditësh, babai i saj iku për në një vend shumë të largët. Elesa kur pa se babai i saj iku për mjaft kohë, i tha të vëllait. Ja koha e përshtatshme që të punoj për shpëtimin e shpirtit tim. Dhe gjithnje i lutej Zotit duke thënë:

“Ti, o Zot shumë mëshirues, me ndërmietimet e nënës Tënde të Tërëshenjtë dhe të të gjithë shenjtorëve dhe me lutjet e nënës time të varfrën në rrugën e shpëtimit, më shpëto nga duart e atit tim idhulltar dhe mbamë në mbrojtjen tënde. Menjëherë pas kësaj u ndau të varferve dhe nëpër kisha gjithë pasuritë e saj, pastaj dërgoi një nga gratë që punonin në shërbim të saj dhe ftoi një kapiten anijeje të cilit i tha: “Dua të më kalosh andej nga ishulli Qitheria dhe unë do të të paguaj mirë për mundimin tënd.

Ai pranoi dhe në kohën që sapo errej, Elesa ishte gati për të ikur. Gratë qe ishin në shërbim të shtëpisë, se shtëpia ishte e pasur, kur kuptuan qëllimin e saj, iu luten që t’i merrte me vete. Ajo i pranoi ato kur pa dëshirën' e tyre. Në kohën që dilte nga shtëpia, ngriti sytë nga qielli dhe u lut me lot në sy e tha: “Ti, o Zot, që je i Plotfuqishmi i vetëm, Ti që i the Abrahamit “braktis vendin tënd dhe njerëzit e tu dhe shko në vendin që do të tregoj unë” më shih dhe mua tani që braktis atdheun dhe njerëzit e mi, pasurinë dhe lavdine kalimtare për dashurinë tënde. Të lutem më drejto që të mbaj besimin tim tek ty deri në fund të jetës”. Pasi tha këto fjale, u fut me gratë në anije dhe kaloi matanë në ishullin Qithira që atëherë ishte një vend i shkretë dhe i pabanuar nga njerëzit dhe prandaj ishte i pershtatshëm për jetën monakike. Kur airitën atje, dikush nga marinarët po sorollatej dhe po sodiste vendin dhe u kafshua nga një gjarpër i helmuar dhe duke pasur dhimbje të forta vdiq. Miqtë.e tij u hidhëruan shumë dhe e sherijta kur e mësoi u tha: “Mos qani se unë besoj tek Zoti ynë Jisu Krisht, Perëndia i vërtetë që është jeta dhe ngjallja, se do ta ngialle me hirin e tij të plotfuqishëm.

Pasi bëri lutje të ngrohtë tek Perëndia, kryqëzoi të vdekurin dhe tha: “Zoti Jisu Krisht që është jeta dhe ngiallja e të vdekurve, si Perëndi i Plotfuqishëm të të ngjallë që të lavdërohet dëshira e tij e shenjtë. Atëherë, menjeherë i vdekuri u ngrit dhe ndenji, ndërsa shokët e tij të mahnitur lavdëronin Perëndinë dhe falenderonin shenjtoren. Pastaj ikën në vendin e tyre, ku treguan atë që ndodhi në ishullin Qithira.

Koha kaloi dhe babai i shenjtores u kthye përsëri në shtëpi, mësoi se çfarë kishte ngjarë me vajzën e tij, u hidhërua shumë dhe pasi kontrolloi gjithë vendin, mësoi se vajza e tij gjendej në ishullin Qithira dhe në emër të Krishtit bënte mrekulli. Kur i ati mësoi që e bija iu bë e krishterë e vajti të ndjekë rrugën monakike, u nevrikos shumë dhe u betua se do ta gjente sa më shpejt dhe do ta vriste. Me të njëjtën mënyrë duke udhëtuar anija, i ati i saj arriti në ishull, kontrolloi dhe e gjeti shpejt dhe me lot në sy i tha: “Elesa, bija ime e dashur, ç’ ishte ajo që më bëre mua, babait tënd te vuajtur dhe të mjerë dhe ike nga shtëpia jonë dhe vadite me kaq hidhërim mua dhe njerëzit tanë. Mos nuk të pëlqente vendi ynë? Nuk te mjaftonin pasurite dhe nderet qe kishe dhe erdhe ne kete vend te shkrete dhe te eger qe te jetosh bashke me bishat? Si duron dhe jeton ketu me kaq mungesa? Ishe e bukur dhe tani nuk njihesh nga vuajtja dhe mundimi. Por, femija im} qofshin të falura budalla- llëqet që bëre, sepse ishe e vogël dhe e papjekur në mendje. Por tani më dëgjo: “Do të kthehemi bashkë në atdheun tonë dhe do të jesh zonjë në shtëpinë tënde, të komandosh pasurinë dhe shërbyeset ashtu siç mendon vetë, sepse ti je shpresa ime, drita e syve te mi, thesari i jetës sime.

Shenjtorja, kur dëgjoi fjalët e të atit të saj iu përgjigj: “Babai im, nrirë bëre që erdhe deri këtu që të marr faljen dhe uratën tënde, por që të vij me ty kjo s’ ka për të ndodhur kurrë.

I ati me inat i thotë: “Mos fos kështu. Nëse nuk do të të kisha gjetur, do të mbeteshe këtu dhe do të të çanin bishat. Por perëndive u erdhi keq dhe më ndihmuan të të gjej dhe të gjeta. Hajde pra me të mirë që të mos të të marr me zor. Por më thuaj, pse ike nga shtëpia me kaq qejf dhe nuk do të kthehesh fare. Shën Elesa iu përgjigj: “Unë baba, te thashë të vërtetën dhe mos të të vijë keq meqë ti beson në fe tjetër dhe unë jam e krishterë, sepse jam pagëzuar që e vogël në emër të Shën Trinisë e nuk është e drejtë të banoj me ty dhe pagane të tjerë, prandaj erdha në këtë vend. Preferoj të jetoj më mirë me bishat, sesa me njerëzit që kanë me pak tru se bishat dhe adhurojnë për perëndi idhujt pa shpirt. Unë lutem dhe besoj tek Perëndia e vetme, Krijuesi i qiellit dhe tolcës dhe i të gjithë të dukurave dhe të padukurave dhe te Biri i Tij i Vetëlindur, Zoti ynë Jisu Krisht dhe në Shpirtin e Shenjtë, te Shën Trinia në emër të të cilës unë u pagëzova. Adhuroj Perëndinë e vetme të vërtetë dhe nuk ve asgjë mbi dashurinë e Tij, as dhe vetë jetën time. Ja pra, të thashë gjithë të vërtetën, më fal dhe shko në vendin tënd. Por ai i inatosur iu përgjigj: “Lëri budallalëqet, hajde të ikim që të mos të të dënoj dhe në fund të të vdes. Por Elesa e lumur iu përgjigj: ”Preferoj më mirë këto, sesa të vi me ty në errësirën e idhujve. Atëherë ai si bishë e tërbuar e kapi nga flokët, e zvarriti përtokë e goditi me shqelma derisa u mbush me plagë trupi i saj. Por ajo psallte gëzueshëm dhe në paqe, duke lavdëruar Perëndihë. Kur i ati e kuptoi që s’ mund t’i ndryshonte mendjen, si bishë e tërbuar nga inati ia lidhi duart prapa dhe e vari prej flokësh në pemë dhe e goditi me tela me gjemba derisa shenjtorja dorëzoi frymën e saj të lumur në duart e Perëndisë. Atëherë ai e zhjidhi trupin e saj dhe e hodhi përtokë. Por hiri i Perëndisë mbuloi shenjtoren dhe ajo u ngjall, u ngrit dhe falenderoi Perëndinë duke thënë: “Te faleminderit Zot, që më bëre të denjë dhe durova kaq tortura për dashurinë tënde. Të lutem më ndihmo që të duroj deri në fund dhe të bëhem e denjë për Mbretërinë Tënde Qiellore. Dhe çdo i krishterë që do të kërkoj diçka me ndërmjetimet e mia, t’ia japësh.

Kur e dëgjoi i ati, mori gurë për ta gjuajtur. Shenjtorja vraponte dhe për një moment kur iu afrua, ajo u lut. Ndërkaq u nda një gur i madh dhe shenjtorja kaloi në anën tjetër (dhe ky gur duket akoma dhe sot). Atje u gjunjëzua dhe lutej. Atje i ati i saj i tërbuar e arriti dhe filloi t’i binte në kokë me gurë. Pastaj rrëmbeu shpatën dhe preu kokën më 1 gusht të vitit 375 pas Krishtit. Dhe kështu e shenjta mori kurorën e martirizimit.

Një nga shërbyeset e shenjtores ishte e fshehur prapa pemëve dhe e pa këtë gjë të frikshme dhe kur ai iku për në vendin e tij, ajo me lot në sy dhe psallme varrosi lipsanin e shenjtores në një vend malor. Ky mal quhet deri më sot Mali i Shën Elesës. Në këtë vend, shërbyesja e shenjtores për një kohë të gjatë shihte dritë qiellore mbi varrin e shenjtores dhe dëgjonte psallmoni engjëllore. Më vonë kur të krishterët dëgjuan dhe mësuan të gjithë çfarë kishte ndodhur, filluan të vinë në ishull që t’i faleshin vendit të martirizimit të saj dhe ndërtuan nje kishë të vogël në vendin ku gjendej varri me lipsanin e shenjtë. Kjo kishë u bë më vonë burim mrekullish për ata që faleshin me besim dhe nga të gjitha ato që ndodhin atje pak nga pak të krishterëet banuan ishullin dhe deri më sot është vend i bekuar dhe mrekullbërës, që kryhen me ndërmjetimet e shenjtores.

***



Shën Mamasi

Parathenie

Shembuj të shenjtë dhe të lavdishëm, heroike dhe të patrembur shfaqen brenda valës së martirëve të viteve të para të Krishtërimit. Kisha e Krishtit ka për t’u treguar femijëve të saj shembuj praktikë të të moshuarve dhe të rinj ve, burrave dhe grave, femijëve dhe vajzave të reja, që me ballin lart ecën, drejt rrugës së martirizimit.

Një nga këto trajta të shenjta është dhe ajo e Shen Mamasit.

I ri, shumë i ri në moshë. Adoloshent akoma, u bë i denjë të martirizohet për dashurinë e Krishtit dhe t’i jape atij, çfarë kishte më të shtrenjtë, vetë jetën e tij.

Por kjo ështe gjëja më e mrekuliueshme dhe e përkryer në jetën e krishterë.

Duke dhënë njeriu jetën e tij te Krishti dhe aq më shumë kaq të parakohshme, kur ai e fton, fiton dhe nderin dhe lavdinë e njerezve, por me kryesorja fiton jetë të përjetshme e të lumur dhe lavdinë e Mbretërisë së Perëndisë. Ky është dhe mesazhi që na sjell ky libër i vogël, i dashur lexues, dhe na tregon rrugën që të çon në lavdinë e vërtetë që nuk mund të na e marrë askush. Shembulli i Shën Mamasit, na flet, këtë që dhe Apostull Pavli veçanërisht thekson; “Më imitoni mua, bëhuni si unë, të Krishtit”.

Lindja prej prindërve të shenjtë

Shën Mamasi lindi në Gangra, qytet i Pafllagones me 260.

Prindërit e tij quheshin Theodhot dhe Rufina. Ishin që të dy shpresëtarë dhe kishin origjinë nga patrikët veiidas.

E donin shumë Krishtin dhe nuk e fshihnin besimin e tyre.

Ne momente të vështira që të krishterët kishin pëmdjekje të ashpra, i ngushëllonin dhe u jepnin forcë atyre.

Kur e mori vesh këtë, udhëheqësi i qytetit Aleklandri, urdëroi dhe i çuan para tij Theodhotin dhe i bënte presion të flijonte tek idhujt.

Kishte urdhër mbretëror të vdisnin me tortura ca të krishtere që nuk bindeshin të flijonin tek Perënditë, por Theodhoti as nuk donte të dëgjonte,

Qeveritari donte ta dënonte, por pengohej sepse nuk kishte të drejtë të torturonte sa rridhnin nga patricët, nëse mbreti nuk jepte leje të veçantë.

E dërgoi pra në Qesari të Kapadhoqisë, tekhegjemoni Faust. Ky njeri i ashpër dhe joshpresëtar e mbylli Theodhotin në burg bashke me gruan e vet, e cila do të lindte Shën Mamasin.

Atje në burg ku ishin të dy, nëse kishin frikë dobësinë njerëzore, i luteshin Perendisë dhe i thoshin;

“Zot të jemi mirënjohës dhe të lavderojmë, sepse na bëre të denjë të gjendemi në burg, për emrin tënd të shenjtë. Na ndihmo që të mos mundemi nga armiku, nga djalli.”

Perëndia dëgjoi lutjen e tyre Theodhotin e mori afer tij në atë moment.

Rufina lindi atë ditë brenda në burg dhe menjëherë vdiq. Kështu foshnja e vogël u gjend i vetëm midis trupave të vdekur të prindërve të shenjtë të tij.

Adoptimi dhe trajtimi i krishterë

Por Perëndia qe paramendon për të gjithë, dërgoi ëngjëllin e tij, në trajtën e një të riu dhe urdhëroi një grua shpresëtare që e quanin Amia me mbiemër Matrona, të kërkonte trupin e shenjtëve. Sapo ia kërkoi, hegjemoni ia dha. Ajo i varrosi me nderime në kopshtin e vet.

Foshnjen e adoptoi dhe kujdesej për të, si djalë të vetin pasi nuk kishte femijë tjetër, as burrë. Fëmija e thërriste gjithnjë “mama” prandaj dhe u quajt Mamas. Kur u bë 5 vjeç Amia e dërgoi në shkollë për ta edukuar.

Shumë shpejt i kaloi shokët e tij në shkollë, sepse ishte i zgjuar dhe i kish pasion mësimet. Në atë kohë, në krye të mbretërisë se Romës, ishte Aurilani që ishte armik i të krishterëve.

Në pëmdjekjen që organizonte, i detyronte të gjithë të flijonin jo vetëm burrat dhe gratë, por dhe femijët e vegjël.

Kujtonte se fëmijët për shkak të moshës së tyre të vogël, do ta mohonin lehtë besimin.

Fëmijë të tjerë zakonisht bindeshin dhe zbatonin urdhrin e perandorit, por sa ishin bashkënxënës me Mamasin, që sigurisht nuk flijonte, mdiqnin shembullin e tij. Dhe Mamasi trashëgoi gjithe pasurinë e Amias.

Përballë hegjemonit

Pas Faustit, në Qesari, u bë hegjemon Dhimokriti, një njeri joshpresëtar që adhuronte idhujt. Sa mori informata për Mamasin d.m.th që jo vetëm nuk adhuronte idhujt, por pengonte dhe bashkënxenësit e tij, u egërsua dhe urdhëroi ta sillnin menjëherë tek ai.

H pyetën aty para gegjemonit, nëse vërtet është i krishterë dhe nëse ndikonte dhe tek shokët e tij.

Mamasi pa nguruar iu përgjigi;

“Une arhond padis errësirën e thellë të padijes tuaj. Latë përëndinë e vërtetë dhe besuat në idhuj e demone.

Kurrë nuk do të mohoj Krishtin tim dhe nuk do të ndalem së udhëhequri në shprestari sa të mundem”.

Dhimokriti e kuptoi se me të butë nuk do të mundë të bëjë asgjë dhe urdhëroi ta çonin në altarin e Perëndisë Rapid dhe të flijonte pa dëshirën e tij.

Mamasi nuk iu tremb kërcënimeve por i tha: “Nuk ke pushtet të dënosh, as të kërcënosh atë që u ushqye nga një nënë me famë, Amia, dhe që trashëgoi nje pasuri kaq të madhe. Hegjemoni duke dëgjuar këto dhe i injoruar se Mamasi rridhte nga një familje patricësh vendas e dërgoi tek Avrilani të lidhur me hekura duke i shkruar në letër dhe veprimet e tij.

Perandori përdori shumë djallëzi tek femija.

Herë e frikësonte dhe herë i premtonte çmime dhe dhurata të çmuara, duke i thënë: “Nëse ti, djali im, flijon tek Serafimi i madh, pas kësaj do të trajtohesh si mbret dhe do te qëndrosh bashkë më ne në pallat dhe për këtë shumë njerëz do të të admirojnë dhe do te të mburrin.

“Kurrë mos u bëftë, o mbret, të nderoj idhujt pa ndjenja dhe pa shpirt; Habitem si ju u bëtë kaq të pamend, sa të pranoni t’u faleni idhujve. Ndalo pra, kërcënimet dhe premtimet e mëdha sepse duke më munduar do të më bësh bamirësi, sepse fitimi im është të vdes për Krishtin.

Tortura

Aurilani u zemëma dhe dha urdhër ta rrihnin. Nga goditjet, trupi i tij çahej, por djali duronte pa nxjerrë zë. Në kohën e torturës, mbreti provoi çdo përpjekje për ta ndryshuar me qetësi djalin. I thoshte:

“Thuaj vetëm me gojë se flijon dhe menjëherë do të të liroj nga çdo dënim”.

“Kurrë o mbret, nuk do të mohoj as me gojë e as me zemër, mbretin e vetëm të vërtetë, Krishtin. Dhe tortura të panumërta nëse do të trillosh për mua, asgjë nuk do të fitosh. Të falenderoj shumë, sepse me këto tortura më sjell afer Krishtit. Dhe unë lutem mos lodhen duart e xhelatëve sepse siç po shoh, bëhen për mua shkak të mirash të mëdha. Duke parë urtësinë e madhe të martirit Aurilani urdhëron ta zhvishnin dhe t’i digjnin trupin me llambadha. Kështu dalngadale do digjej trupi i tij. Por qirinjtë e ndezur adhu- rojnë atletin e besimit dhe flaka e linte të paprekur. Në vazhdim e godisnin me gurë, por ai prapë nuk dëmtohej. Aurilani habitej dhe nuk dinte ç’gjë tjetër të përdorte. Më në fund urdhëroi t’i lidhnin në qafë një sferë prej plumbi dhe kështu ta hidhnin në mes të detit.

Ndërkohë që ishin duke e çuar martirin në det, u shfaq një ëngjëll i Zotit me trajtë të frikshme dhe i kërcënoi ushtarët me zë njerëzor.

Ata u trembën, e lanë martirin dhe ikën. Engjëlli e këshilloi shenjtin të ngitej në malin e Qesarisë dhe të rrinte atje. Mamasi u ngjit me të vërtetë në mal dhe qëndroi atje.

Në një kohë prej 40 ditësh ndërtoi dhe një kishë në atë vend, ku e kishte zakon të lutej.

Ushqehej me qumësht kafshësh të egra

Ato ditë shkonin tek shenjti, me fuqinë hyjnore, kafshë të egra. Mamasi milte qumështin e tyre dhe e bënte djathë. Nga ky hante dhe ai vetë dhe pjesën tjetër ua çonte të varfërve në Qesari dhe ua ndante. Atëherë në Kapadhoqi ishte hegjemon dikush që

quhëjAleksander.

\

Ishte njeri i ashpër dhe jo i respektuar. Ai dëgjoi për Mamasin dhe dërgoi ushtarë që ta kapnin. Martiri parashikoi me ndihmën e Hirit të Shenjtë ardhjen e tyre dhe doli për t’i pritur. Dhe me të yërtetë, u takuan në rrugë dhe ushtarët e pyetën;

Mos c di ku ndodhet Mamasi?

“Tani për tani, miqtë e mi, duhet të çlodheni. Zbrisni nga kuajt tuaj dhe urdhëroni te hani. Pastaj do t’ua tregoj Mamasin.

Atje ku hanin bukë me djathë, erdhën si zakonisht kafshët e egra për t’u mjelur nga shenjti.

Sa i panë ushtarët, u trembën shumë dhe duke lënë bukën, vrapuan tek shenjti për t’i ndihmuar. Shenjti u dha zemer dhe duke lënë bukën dhe duke dashur t’i lironte nga çdo lloj preokupimi u tha:

“Unë jam Mamasi që ju kërkoni. Shkoni pra në Qesari dhe do të vij edhe unë shpejt”. Ushtarëtu habitën dhe ikën menjëherë, sepse u bindën se ky njeri do t’u thoshte vetëm të vërtetën.

Tortura të reja

Shën Mamasi u nis nga mali dhe i arriti ushtarët në të hyrë të qytetit. E çuan, pra, tek Aleksandri i cili sa e pa i tha: “Ti je shumë i dëgjuari magjistar Mamasi?”

“Unë jam Mamasi, shërbëtor i Krishtit”.

Ai shpëton të gjithë sa i besojnë dhe bëjnë dëshirën e tij. Por dënon përjetësisht magjistarët dhe adhuruesit e idhujve. Megjithatë për ç’arsye dërgove ushtarë dhe më sollën këtu?”

“Sepse nuk mund të kuptoj, me ç’magji afron kafshët e egra dhe i drejton sikur të kenë llogjikë.”

“Kush i shërben Perëndisë së vetëm të vërtetë, i përbuz magjitë dhe idhujt. Duhet të shohësh, se megjithëse janë kafshë pallogjike, respektojnë Krishtin dhe nderojnë shërbëtorët e tij.

Përkundrazi, ju që lceni dhe mendtë dhe shihni dhe shembullin e kajshëve, nuk doni të njihni të vërtetën”.

Hegjemoni nuk dinte çfarë të thoshte tjetër, vetëm i bënte presion shenjtit duke i thënë:

“Pse kundërshton urdhëresat mbretërore dhe na shan pa turp?


Por megjithatë do e mësosh të drejtën me torturat dhe dënimin. “Në këtë moment urdhëron ta varrin dhe ta copëtojnë me forcë.

Shenjti duronte sikur nuk ndjente asnjë dhimbje. Kërkonte vetëm ndihmë nga Zoti, duke ngritur sytë lart nga qielli.

Aleksandri duke parë martirin guximtar të mos gjunjëzohej nga torturat dhe dhimbjet, urdheroi dhe e zbriten që aty. Pastaj përgatitën një kamin për ta hedhur brenda.

Në kaminin e zjarrit

Sa të përgatitej kamini, hegjemoni e vuri shenjtin në burg, që të mendohej më mirë dhe të ndërronte mendje.

Në burg martiri gjeti dhe 40 të krishterë të tjerë të burgosur. Dhe si iu lut Perëndisë, u zgjidhën prangat e tyre, u hapën dyert e burgut dhe të krishterët dolën.

Shenjti qëndroi vetëm, i forcuar nga ëngjëlli i Zotit, për torturat qe do të përballonte. Midis të tjerash, u përgatit për kaminin. Hegjemoni e ftoi martiri dhe i tha:

; “Sigurislit, do të ketë arritur koha të mendosh për interesin tënd. Shikojë kaminin! Nëse nuk ndryshon, kamini po të pret.

“Une, hegjemon, ta thashë dhe më përpara vendimin tim. Pse lodhesh pa arsye? Jep fund në sa fillove dhe mos u vono. Atëherë hegjemoni e hodhi në kaminin e ndezur.

Tek egërsirat. Martirizimi i shenjtit Pastaj e hodhën tek egërsirat, që të përpëlitej. Në stadium, lanë një leopard dhe një ari që t’i vërsulen.

Ariu iu afrua dhe iu fal, ndërsa leopardi iu hodh tek supet dhe e sëpinte. Këto mrekulli ishin të mjaftueshme të ndryshonin dhe gurët, por Aleksandri ishte aq i ashpër sa nuk shikonte asnjë nga mrekullitë që po ndodhnin.

Dha urdhër, pra, hegjemoni tek një nga njerëzit e tij, që ta vriste shenjtin. Ai mori një shigjetë me majë me tre thika të hekurta dhe ia kaloi shenjtit nga një anë e trupit në tjetrën. Martiri i mbante vetë me duart e tij, të brendshmet që pikonin gjak. Iku nga stadiumi, siç ishte i çarë, dhe eci për një farë kohe derisa arriti në një shpellë.

Atje e dorëzoi shpirtin e vet tek Ai që u ndan dhuratat fituesve, tek Zoti.

Kisha jonë feston kuftimin e tij më 2 Shtator.

iK ili

#S

Me gjashtë Tetor ne kremtojmë kujtimin e Apostullit të Shenjtë Thoma

Apostulli i shenjte Thoma, i quajtur edhe Binjak, lindi ne Jude nga prinder te varfer, te cilet e mesuan me nje perkushtim te madh per Ligjin e Moisiut. Qysh prej rinise, ai u shmangej lojrave te zhurmeshme te shokeve te tij per tiu kushtuar leximit dhe studimit te Shkrimeve. Njohja e mire e Fjales se Zotit, si dhe te paturit e nje ndergjegjeje te mire, bene qe ai ta njihte Krishtin si Mesine e parathene nga profetet. Sapo Krishti iu shfaq dhe e ftoi ta ndiqte, Thomai la barken dhe rrjetat dhe u be nje prej te dymbedhjeteve. Megjitese u pemdiq, u poshterua dhe u godit shume here me gure nga Judejte, ai prapeseprape e ndoqi kudo Zotin me nje zell te madh. Kur Krishti po shkonte ne Jerusalem per tu flijuar, Thomai u tha Apostujve te tjere: “Te shkojme edhe ne, qe te vdesim me Te.” / Jn. 11:16/

Pasi mundi vdekjen me ngjalljen e Tij, Shperimtari i botes iu shfaq dishepujve te Tij, te cilet ishin mbyllur nga frika e Judejve ne nje shtepi ne Jerusalem. Kur Ai u tregoi shenjat e plageve te tij mbi trup, ata u mbushen plot gezim sepse e njohen ate. Nga nje vendim hyjnor, Thomai nuk ndodhej me te tjeret ne ate moment. Kur dishepujt i thane se kishtin pare Zotin e ngjallur, ai nuk i besoi. Por Zoti iu shfaq perseri Apostujve pas nje jave dhe e ftoi Thomain te prekte duart dhe biinjen e tij per tu bindur qe Ai ishte ngjallur me te vertete truperisht. Ai e qortoi Thomane qe ishte treguar besepaket dhe me kete na fton edhe neve qe te prekim brinjen e Tij jo truperisht, por shpirterisht per te shuar etjen tek burimi i Hirit. /shih Jn. 20:19-29/

Thomai ishte me Apostujt e tjere diten e Pentikostise, kur Shpirti i Shenjte zbriti mbi kokat e tyre ne forme gjuhesh flakemese. Ai u mbush me force hyjnore per të shpallur shpetimin ne bote. Kur Apostujt u ndane, ai shkoi per te perhapur Ungjillin ne krahinat e largeta te mediteve, te parteve/Irani i sotem/ dhe te Indise. Ne ate kohe gjendej ne Jerusalem nje njeri me emrin Ambani, derguar nga mbreti i Indise per te gjetur nje arkitekt te afte per ti ndertuar nje pallat qe tia kalonte nga bukuria dhe pasuria atyre te paraardhes ve te tij. Zoti i tregoi Thomait se ajo ishte rruga per fillimin e misionit te tij, keshtu qe Thomai iu paraqit Ambanit si nje skllav mjeshter ne fushten e ndertimeve dhe qe tç dy lundruan per ne Indi. Ai i premtoi mbretit Gundafar te Indise se do ti ndertonte nje pallat te mrekullueshem ne vendin qe vete mbreti kishte zgjedhur. Mbreti u entuziazmua nga p^6jekti qe i paraqiti Apostulli. Para se te largohej per ne krahinat e tij te largeta per nje fare kohe, ai i dha Thomait nje sasi parash per ndertim. Sapo mori parate, Thomai filloi ti ndante ato tek te varferit dhe te uriturit e shumte, lene ne ate gjendje nga mbreti dhe nenpunesit e tij. Se bashku me lemoshen ai bente dhe mrekulli si edhe predikonte Ungjillin e Shenjte. Shume pagane u kthyen ne besimin e vertete. Kur mbreti e pyeti se deri ku kishin arritur punimet, ai kerkoi perseri ar per te mbaruar çatine. Mbreti gjithe gezim i dergoi perseri para, pa dyshuar se Apostulli i ndante ato tek te varferit. Kur mbreti zbuloi se e kishin mashtruar dhe se shen Thomai ia kishte shpemdare parate e tij te varferve, u be si i terbuar. Ai urdheroi ta fusnin ne nje grope te thelle dhe ti benin tortura nga me te tmerrshmet. Por, po ate nate, vellai i semure i mbretit, u muarr ne nje vegim nga nje engjell, i cili i tregoi nje pallat te mrekullueshem ne mbreterine e perjeteshme te te drejteve. Engjelli i tha atij: “Shiko pallatin qe eshte pregatitur per vellane tend dhe qe Apostull Thomai e ka ndertuar per te”. Kur erdhi ne vete, ai i pershkroi te vellait ato qe kishte pare dhe se sa shume me i bukur se ndertesat tokesore ishte pallati qe i kishte ndertuar Apostull Thomai ne Qiell. Mbreti i shtangur nga habia u pendua, urdheroi ta nxirmin Apostullin nga burgu dhe i kerkoi atij ta pagezonte bashke me te vellane.

Shen Thomai u nis ne nje mbreteri tjeter, ku mbreteronte akoma me me shume force barbaria dhe pabesia. Megjithate fale fuqise qe i jepte Shpirti i Shenjte, ai arriti te ktheje ne besimin e krishtere gruan e mbretit Tertia, te birin Aranin dhe dy bijat e tij Migdonia dhe Marka. Dhe mbasi i pagezoi, i mesoi se si te jetonin dhe se si te ndiqnin irugen e persosmerise, asketizmit dhe dliresise.

Kjo menyre jetese e huaj dhe e pakuptueshme per mbretin e paturpshem, e zemeroi ate jashte mase. Ai e arrestoi shen Thomane dhe urdheroi pese ushtare ta çonin jashte qytetit në nje mal, ku e vrane me ushta. Keshtu ky Apostull shkoi ne mbreterine e Zotit. Ai nderohet si themelues i Kishes se Indise.

 
***

Shën Llukai

Parathënie

Ungjillori Lluka nuk ishte vetëm një apostull i thjeshtë i Zotit, por njëkohësisht dhe me një intelekt të shumëanshëm që u dallua si doktor, shkrimtar, piktor dhe akoma si një bashkëpimëtor i ngushtë i apostull Pavlit dhe la gjurmë të pashlyeshme të veprimtaririsë së tij deri në ditët tona.

Si talent i gjithanshëm që ishte, shpesh i linte të gjithë të çuditur për urtësinë e madhe që kishte, për aftësinë e tij në përdorimin e gjuhës greke, për një përdorim të shkëlqyer të penelit, për aftësine e tij lakmuese për t’ u shprehur qartë si shtkrimtar, për botën e brendshme të pasur të ndjenjave që shpërndante rreth tij dhe përqafonte gjithë boten dhe veçanërisht mësuesin e tij të respektueshëm, Apostull Pavlin. Vepra që kreu isthee pallogaritshme sepse nuk shkroi vetëm “Ungjillin sipas Llukait” por tregoi dhe një shenjë të dytë të aftësisë së tij si shkrimtar, duke i dorëzuar shoqërisë së krishterë “Veprat e Apostujve”. Nuk u kufizua vetëm deri këtu, por dhe si piktor dorëzoi dhe tre ikona të Shën Marisë që admirohen për teknikën, ngityrën dhe ndërtimin e tyre. Ikona të tjera të apostujve që i piktruroi, u bënë shkas që të varen që atëherë në sot një ndihmë të konsiderueshme për ata që vuajne nga sytë.

Kjo veprimtari e pasur e tij nderoi dhe nderon deri më sot tërë krishtërimin sepsi fizionomia e tij e madhe fitoi emër në tërë botën dhe u njoh si shkrirk\tar i Ungjillit dhe nga katolikët dhe nga : protestanët, jo më si izraelit por si grek. Veç kësaj himnografia e Kishës e nderoi duke e pëimendur se “i dha dritë tokës” me mësimin e tij të Kaqesë “piktor i shkëlqyer i Shën Marisë” dhe “shkrimtar

i  hyjftymëzuar i Ungjillit”. Me të drejtë pra u vlerësua të fitojë lavdi të pavyshkur dhe të festohet kujtimi i tij çdo vit më 18 tetor.

Jeta e shenjit

1.  Origjina dhe studimet e tij

Apostulli dhe Ungjillori Lluka lindi në Andiohi të Sirisë dhe ishte me origjinë greke. Llukai që i vogel njihte gjuhën hebraike dhe siriane por përdorte akoma më artistikisht greqishten.

Studioi në fillim mjekësi në të cilën u shqua, por më vonë u dha si amator edhe pas pikturës ku dha përfundime të shkëlqyera. Etja e madhe që kishte për dije e drejtoi të vizitonte qendrat e mëdha të kulturës greke, Athinën dhe Aleksadrinë ku përvetësoi gjithë dijen e kohës. Kështu fitoi aq njohje të mirë të gramatikës sa askush tjetër. Njëkohësisht u dallua dhe në oratori dhe filozofi duke fituar dhunti shpirtërore të shkëlqyera që nuk çorientuan që ta bejnë mendjemadh. Përkundrazi gjithë kjo kulturë e madhe e bëri të përulur, ndihmës,njerëzor, të gatshëm të bashkëpunonte me çdonjërin, mjafton qët’ia kërkonte.

2.                  Bëhet pasues i Krishtit

Llukai me shpirtin e tij elastik që kishte pasi dëgjoi mësimet e Zotit dhe mrekullitë e thjeshta që kryente, mohoi shpejt paganizmin dhe u bë nxënës i zjarrtë i Krishtit, një nga të 70-ët.

Nuk është pra e çuditshme ngjarja që nga të dy shfaqjet e Zotit pas Ngjalljes së tij, e treta nga këto iu rezervua Llukait dhe pikërisht jo as Miraprurseve dhe Maria Magdalenës. Vetë Ungjillori përmend tek Ungjilli i tij (Kap 13) që dy nxënës të tij takuan Zotin kur shkonin në fshatin Emaus duke përmendur vetëm Kleopan dhe pa përmendur emrin e tij, mbase nga modestia.

Krishti pra iu afrua të dy udhëtarëve, i dëgjoi të diskutonin me zë të lartë për Kryqëzimin dhe Ngjalljen e tij, ndërhyri ne diskutimin e tyre, si i huaj që ishte dhe qortoi qëndrimin e të gjithëve qe nuk besonin që në fillim tek profetët dhe prisnin të pasonin të gjitha këto ngjarje për të forcuar besimin e tyre. Kur më në fund arritën në fshat dhe ishte errësuar tashmë, atëherë 2 nxënësit ftuan të panjohurin për darkë. Kur u ulën në tavolinë të hanin, në kohën që Krishti priste bukën, panë ndryshim në formën e fytyrës së tij dhe atëherë njohën me të vërtetë Mësuesin e tyre sepse iu hapën plotësisht sytë, por menjëherë Krishti u zhduk nga ata. Atëherë të dy nxënësit u habitën pse në fillim nuk e njohën dhe nuk e kuptuan nga mënyra si shpjegonte Shkrimin e Shenjtë që i panjohuri ishte Zoti i tyre. U kthyen menjëherë në Jeruzalem, gjetën të mbledhur 11 nxënësit dhe u bënë të njohur atyre me gëzim se panë Zotin.

Llukai pra, që atëherë ishte nxënës i Krishtit dhe e dinte vendin e mbledhjes së Apostujve, sepse ai vend ishte i fshehtë nga frika e judenj ve. Ardhja e Pavlit në krishtërim luajti një rol të rëndësishëm në jetën e Llukait, sepse që atëherë u bë bashkëpunëtor i Apostullit të kombeve dhe e ndihmoi atë të predikonte Ungjillin e Shpëtimit tek paganet, me qender të udhëtimeve të tij Andiohinë.

Bashkëpunëtor i ngushtë i Pavlit

Apostull Pavli e kuptoi që në fillim zellin e madh që ushqente Llukai për Krishtin dhe bashkëpunimin e ngushtë që kishte me të dhe këtë qëndrim të zellshëmVshfaqi në shumë letra të tij.

Keshtu kur Pavli ishte i burgosur në Romë nga Neroni dhe dërgoi letrën për Kolosianët meqë Llukai e ndoqi deri aty, nuk harroi të përmendte duke shkruar: “Ju bën të fala dhe miku i dashur doktor Llukai” (Kol 14). Frazeologjia e Apostull Pavlit “mjeku i dashur” tregon nderimin e madh që ushqente sa për profesionin e tij aq dhe për miqësitë që i lidhnin.

Por Pavli i shprehte në çdo rast ndjenjat e dashurisë dhe bashkëpunimit që ushqente për bashkëpunëtorin e tij të shquar. Kështu kur i dërgoi letrën e tij Filimonit nuk la pa përmendur në fund të saj: “Të bën të fala Epafroi i cili është me mua në burg për hir të Krishtit, gjithashtu të bën të fala Marku, Aristarku, Dhimai dhe Llukai bashkënëtorët e mi. (Letra e Filimonit 23, 24).

Mirëpo Pavli e nderoi dhe në një rast tjetër, për herë të trete, tek letra e dytë drejtuar Timotheut kur ishte i burgosur në Romë dhe ndjeu shumë hidhërim, sepse e braktisën miqtë e tij. Atëherë shkruajti i dëshpëruar: “Eja shpejt tek unë. Dhimai më la në baltë dhe shkoi në Selanik, sepse kjo botë është për të më e vlefshme se bota që po vjen. Krishti u nis për në Galaci dhe Titi për në Dalmaci. Vetëm Llukai është ende me mua. (Letra II drejtuar Timotheut).

Në të vërtetë Pavli njeh në këtë pikë të letrës së tij, ndihmën e madhe që kishte nga Llukai në momentet e vështira që kalonte ëdhe pse nxënësit e tjerë nuk qëndronin pa bërë gjë por predikonin në vende të tjera. Megjithatë Pavli do të donte siç duhej, të kursenin pjesë dhe nga koha e tyre e çmuar për t’i dhënë forcë në çastet e fundit të jetës së tij (64 pas Krishtit) ndërsa predikimi i tyre mund të bëhej edhe pak më vonë.

Llukai mbeti deri në fund të jetës së Pavlit, besnik i përkushtuar dhe ndjekës i sinqertë në të gjitha udhëtimet e tij në Thrakë, Maqedoni, Thesali, Ahai, Peleponez, Azi e vogël, Siri, Iliri, Jude. E shoqëroi bile të lidhur deri në Romë dhe rrezikoi bashkë me të gjatë gjithë udhëtimit nga goditjet me gurë, tërmetet, kurthet e judenjve nga hajdutët dhe një sërë vuajtjesh, por nuk hoqi dorë dhe mbeti deri në fund “bashkëpunëtor” i denjë i Pavlit siç e vërteton mësuesi i tij i urtë.

Shkrues i Ungjillit

Zelli i madh i Llukës për Zotin, aftësia e tij e madhe vëzhguese që kishte për të giykuar ngjarjet dhe gjendjet, përpjekja për të formuar nje njohje për jeten e Zotit5 sollën si përfundim fryte të pasura. Kështu, kur gjendej në Thivë, shkroi Ungjillin sipas Llukait që ia kushtoi mikut të tij Kryetarit të Ahaias, Theofilit, i cili kishte pranuar atëherë Krishtërimin dhe kishte nevojë për forcim shpirtëror. (55-60 pas Krishtit). Ky Ungjill u përdor akoma dhe nga'të krishterët e Romës kur luteshin në katakombet e nëndheshme, të fshehur nga përndjekjet dhe torturat e Neronit. Llukai, duke shkruar Ungjillin, gjeti justifikimin se shumë njerëz ishin përpjekur të përshkruanin ngjarjet që jetoi Zoti pasi u mbështetën në dëshmitë që dhanë dëshmitarë që i kishin parë vetë, ose në informacione që kishin dhënë Apostujt, të cilët njihnin më mirë veprën e Shpëtimtarit. Kështu e quajti të llogjikshme dhe të domosdoshme që dhe ai në Ungjill dhe në veprat e apostujve të shkruante në gjuhën më letrare popullore të kohës së tij. Përkundrazi gjuha që kanë përdorur Ungjillorët e tjerë ishte më e lehtë, popullore, gjuha e zakonshme. Përkëtë, mënyra sintaksore e fjalive dhe përdorimi i përkryer letrar i fjalëve dhe i termave, u japin një pamje të tillë shkrimeve të Llukait që siç thonë shumë teologë, “duke shkruar ai njëkohësisht pikturon.” /

Ikonat që pikturoi

Llukai nuk u shqua vetëm si Ungjillor, por dhe me përdorimin e shkëlqyer të penelit e të ngjyrave, bëri tre ikona të përkryera të Shën Marisë. Një nga ikonat e tij është ruajtur në Peleponez, në manastirin e Shpellës së madhe të Ahaisë, ku dikur kish bërë një të tillë prej qiriu dhe mastiçi. U gjend në shpellë dhe një Tryezë e Shenjtë që e pëndorte kur kryente Liturgjinë, sepse ky vend ishte qendra e periodisë së tij.

Një ikonë tjetër e Shën Marisë që bëri, ruhet hë qytetin Vilema të Rusisë dhe që është e pikturuar me ngjyra dhe e stolisur me gurë të çmuar. Kjo ikonë gjendej në Kostandinopojë, por një


perandor bizantin ia dorëzoi rasëve për të ndaluar inkursicionet e egra dhe vjedhjet që bënin kundër vendit të tyre.

Një ikonë tjetër e Llukait ruhet në Qipro, në manastirin aty, e njohur me emrin Shen Mari, ose Elesa. Këtë ikonë e mori me 1100 perandori Aleks Komnani (1081-1118) e ia dha murgut qipriot Isaia, sepse dëshira e Perëndisë ishte të shëronte te bijën e perandorit, Ana Kamnenen, që vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Shumë i çuditshëm është fakti që ndonëse manastiri mori flakë 4 herë, të gjithë këto raste, me urdhër hyjnor, ikonë e nderuar e saj nuk u dogj. Ungjillori Lluka kur mbaroi ikonat e tij të çmuara, thuhet se i dorëzoi tek Shën Maria për t’i gjykuar dhe ajo miratoi veprën e tij duke thënë: “Hiri i Krishtit që lindi nga mua, të gjendet nëpërmjet meje gjithnjë bashkë me ikonat e mia”. Llukai punëtor, përveç tre ikonave të shkëlqyera të Shën Marisë, pikturoi dhe një ikonë tjetër, Shën Mari undahrrëfyesen që gjendet në Kostandinapojë. Ajo shpëtoi qytetin nga shumë inkursicione barbare dhe gjithë perandoret bizantinë e bartnin gjithnjë në vehte në ekspeditat e tyre kundër armiqve të besimit. Ungjillor Llukai pikturoi dhe ikona të Apostujve të Shenjtë që u transmetuan që atëherë si origjinale në botë dhe u bënë shkak të vendoseshin si tregues nderimi nëpër kishat nga te gjithë të krishterët.

Udhëtimet e tij

Llukai, pas vdekjes martirike të Pavlit, u kthye në Greqi dhe u vendos në Thivë që u bë qendër e udhëtimeve të tij dhe me veprimtari të mëtejshme në pjesën tjetër të Greqisë, në Egjipt dhe në Libi.

Predikonte kudo pavarësisht nga kundërveprimet e paganëve dhe në Thivë kreu nje vepër madhështore. Llukai nuk interesohej vetëm të zhdukeshin nga qyteti altarët e idhuj ve, por punoi ashpër për të zhdukur nga mendimi i njerëzve mashtrimin për to, sepse kundërveprimi dhe ndikimi i Apollonit të Delfit ishte i dukshëm. Arriti më në fund të ndërtoheshin kisha të krishtera ku të krishterët mund të zhvillonin lutjet, hirotonisi priftërinjtë më të mirë që mundi dhe dorëzoi tek ata Ungjillin që shkroi i frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë.

Por veprimtaria e tij e madhe nxiti reagknin e paganëve romakë që e kapën plakun e nderuar 80 vjeçar dhe si e torturuan për të mohuar besimin e krishter e varen në majë të një dege ulliri.

Varrosja e martirit të shehjtë

Pas vdekjes martirike te Llukait, besimtarë të krishtere moren lipsanin e shenjtë dhe e varrosëen në Poliovdhrio që ishte monumenti i trimërisë për Thiviotët që u vranë në lutrë kundër Aleksandrit të madh (338 para Krishtit).

Lipsani i Ungjillorit Lluka, u vendos brenda në një arkë mermëri (me 80 pas Krishtit) dhe u varros në varr pagan. Nga lipsani i tij i nderuar buroi menjëherë një miro plot aromë që shpëmdante rreth e qark erën e këndsbme të ëmbël të tij. Në vendin ku u varros Ungjillori Lluka, bëhen qysh atëherë shumë mrekullira. Të krishterët shumë herë gërvishtnin me thikat e tyre arkën prej mermeri dhe me atë pluhur përgatitnin ilaç për sytë e tyre që kur laheshin shëroheshin menjëherë, sepse shenjti kur rronte ishte një okulist i shkëlqyer. Në vendin ku u varros duken deri më sot gërvishtjet që bënin besimtarët mbi arkën e tij. Pikërisht në atë vend u ndërtua më 1860 një kishë madhështore, në varrezën e Thivës për arsye se kisha e vjetër u shkatërma nga tërmeti.

Zhvendosja e lipsanit të shenjtë

Por lipsani i Ungjillorit Lluka, nuk mbeti gjithnjë në Thivë, sepse u interesua në mënyrë enengjike Kostandi, biri i Kostandinit të Madh që ta çonte bashkë me lipsane të tjera në Kostandinapojë për ta vendosur në një vend të veçantë. Kur gjendej në Adrianopojë u paraqit tek ai episkopi i Agaisë të Peloponezit dhe e siguroi se e dinte ku gjendeshin lipsanët e apostujve të shenjtë Andrea, Timotheu dhe Lluka.

Atëherë Perandori ngarkoi me bartjen e tyre, dukën besnik të Aleksandrisë, Artemin, i cili më vonë u martirizua në kohën e Julianit, të kujdesej për mbajtjen e tyre. Kështu te tre lipsanet e shenjtëve u bartën atëherë, i pari i apostull Andreas nga Patra, i dyti i Shën Timotheut nga Efesi dha i treti i Ungjillorit Lluka nga Thiva.

Këto tre lipsane të shenjta pasi arritën ne Kostandinapoje, Perandori i priti me shumë nderim, i vuri në tre arka dhe i vendosi në kishën që ndërtoi mbi varrin e babait të tij, Kostandinit te Madh. Më vonë më 3 mars të vitit 357 pas Krishtit, mbaroi kisha e Apostujve të Shenjtë dhe këto lipsane u bartën dhe u vendosen nga ana e djathtë e Tryezës së Shenjtë. Mbetën aty të paprekura derisa egërsia e latinëve të Kryqëzatës së Katërt që pushtuan Kostandinapojën në 1204 pas Krishtit, i rrëmbeu dhe i solli në Romë.

Shërimi i Anatolii

Kur u bartën eshtrat e Llukait nga Thiva në Kostandinapojë prej artemit, Perandori Kostandi kishte në pallatin e tij të sëmurë rënde, eunukun e tij besnik, Anatolin, për të cilin të gjithë thoshin se nuk kishte shpresa që të rronte.

Por Anatoli i sëmurë dinte që barteshin lipsanet e Ungjillorit Lluka nga Thiva, prandaj kërkoi t’i sillnin arkën e lipsaneve sipër trupit te tij.


U bë menjëherë mrekullia qe pritej dhe Anatoli si besnik që ishte, e drejtoi trupin e tij dhe duke mbajtur lipsanet eci drejt kishës ku i vendosën. Perandori dhe tërë populli u mrekullua nga kjo ngjaije e paparë, lavdëruan Perëndinë dhe që atëherë Anatoli nuk pushoi së predikuari shërimin e tij të pabesueshëm.

Nje mrekulli e kohës

Mrekullitë e Ungjillorit Lluka nuk dryheshin vetëm në kohët e vjetra, por Hiri i shenjtit bën mrekulli dhe në kohen tonë. Kështu ne nje muze të Arteve të Bukura në Romë, më 1956 ishte ekspozuar një ikonë e Ungjillorit Lluka e kryer në mesjetë nga një piktor grek ose rus që e paraqiste shenjtin me fytyrë të qetë dhe të rreptë.

Por kjo ikonë tërhiqte si magnet njerëzit, që të mbledhur rreth saj, mrekulloheshin. Qeveria komuniste e vendit u shqetësua për interesimin e popullit të saj dhe prandaj kërkoi të mësonte shkaqet e këtij nderimi të madh të ikonës. Atëhere mësoi nga nxënësit e një shkolle se ajo ikonë ishte ndihmësi i tyre në provim, sepse luteshin para saj dhe atëherë fitonin. /

Të rijëjtën përgjigje dhanë dhe njer'ez të mëdhenj që theksuan se, kur kërkonin diçka nga shenjti, menjëherë kjo realizohej.

E tronditur atëherë qeveria mendonte të largonte ikonën se atje ku gjendej shkaktonte një lloj pelegrinazhi popullor që nuk lejohej ne vendin e tyre. Por pikërisht ditën tjetër, autoritetet vunë renjë çudi, ikona u zhduk nga Muzeu, megjithëse ishte i mbyllur dhc pastaj e gjetën në largësine 800 km më tej.

M Specialistët morën ikonën dhe e ruajtën, sepse ishte me vlerë : të madhë, por përsëri u zhkuk më tej. Këta shkencëtare mbetën tc çuditur dhe nuk mund të shpjegonin misterin e ikonës së lëvizshmë. Mirëpo, nese do të kishin gjurmë besimi, ata duhej të kuptonin se kjo ikonë u bë simbol mrekullie dhe duhej të nderohej atje, ku u vendos në fillim.

***

' Martiri I Madh Artemi

1.  Puliani riktheu adhurimin e idhujve

Shën Artemi, martiri i Madh, u bë dhe udhëheqës i Aleksandrisë gjatë viteve të Kostandinit të Madh (330 pas Krishtit). Pas vdekjes së Kostandinit të Madh, femijët e tij ndanë në tresh perandorinë. Kostandini, që kishte fronin në Kostandinapojë, kur mësoi se lipsanet e shenjtorëve apostuj, Andrea dhe Lluka, gjendeshin në Patra dhe në Thiva, dërgoi Artemin t’i transportonte në tempullin e apostullit të shenjtë, gjë që Artemi e bëri me shumë nder dhe adhurim. Kostandini e nderonte dhe e donte veçanërisht. Më vonë, pas vdekjes së Kostandinit, mbretëronte në Kostandinapojë, Juliani (361 pas Krishtit) që u quajt apostati, sepse donte dhe u mundua të zhdukte fenë e Krishtit dhe të risillte në perandori adhurimin e idhujve. Urdhëroi të rindërtonin tempujt e idhujve që kishte irëzuar Kostandini i Madh dhe të zhduknin kishat e të krishterëve. Këto u bënë në Kostandinapojë. Pastaj shkoi në Antioki, që të bënte edhe atje të njëjtat dhe të pëmdiqte të krishterët. I sollën para tij dy priftërinj të krishterë, Eugjenin dhe Markon, që me shumë gëzim dhe trimëri pohuan besimin e tyre dhe kritikuan pabesinë dhe qëndrimin e Julianit, përjetësisht larg nga Perëndia. Juliani, atëherë, me shume inat, urdhëroi që t'i rrihnin pa mëshirë.

2.  Paraqitje trimërore para perandorit

Ndërsa bëheshin këto, mbërriti në Antioki, nga Egjipti, Artemi me suitën e tij, sepse Juliani e kishte lajmëruar të vinte atje ku ndodhej, që ta takonte. Duke parë shenjtorët të rriheshin ine kaq padhimbsuri, iu dhimbsen me gjithë shpirt e mendoi se po të mos fliste, do të konsiderohej se ishte dakort me adhurimin e idhuj ve. U paraqit, atëherë, para mbretit me guxim, pa i dhënë të njohur se kush ishte dhe e vëzhgoi duke i thënë “Përse, madhëri, detyron njerëz të shenjtë te mohojnë besimin e tyre dhe i rreh kaq pashpirt. Dhe ti, njeri je, i njëllojtë je mbret, nga Zoti e more këtë pushtet. Por mendoj se nuk të bëri Zoti mbret, por djalli dinak, që të mbjellë dyshime në vreshtën e Krishtit. Por kot mundohet lumëziu se, që kur u ngrit Kryqi i Krishtit, ra fuqia e demonëve. Mos guxo dhe përdor pëmdjekje kundër të krishtereve, sepse fuqia e Krishtit është e pamposhtur”. Juliani u çudit, e admiroi për guximin e tij të madh dhe e pyeti me zemërim: “Kush është ky i paturp dhe nga vjen?” Atëherë, ushtarët i thanë që është Artemidi, sepse Juliani nuk e njihte. Thirri, atëherë mbreti: “Ky është Artemi, që vrau vëllanë tim? Ju faleminderit Perëndi të pavdekshme që më paraqitët këtë demon.” Pastaj u kthye nga ushtarët e tij dhe i urdhëroi t’i nxirmin brezin që mbante, sepse ishte i padenjë për sundim, duke e njoftuar njëkohësisht se të nesërmenj do të hakmerrej për vdekjen e të vëllait.

3. Torturat dhe burgimi i shenjtit. Martirizimi i dy priftërinjve

Në çast e rrëmbyen shenjtin, shoqëmesit e mbretit dhe pasi e zhveshën, e dorëzuan në duart e xhelatëve. ata ia lidhën duart e këmbët dhe e shtrinë. Pastaj filluan ta rrihnin me shufra në bark, në kurriz kaq, sa u lodhën u ndërman katër herë. Por shenjti kishte kaq durim, sa nuk lëshoi as zë, as psherëtimë. Toka u skuq nga gjaku dhe të gjithë u habitën edhe vetë Juliani që urdhëroi në fund f i çonin të tre në burg (d.m.th Evgjenin, Makarion dhe Artemin).

Kur u gdhi dita tjetër, mbreti intemoi të dy priftërinjtë në një


vend të Arabisë, që ishte antihigjenik dhe shkaktonte vdekje nga shumë sëmundje. Të gjithë që ishin internuar atje, nuk rrojtën më shumë se një vit. Atje intemoi me porosinë që t’u prisnin kokën pas dyzet ditësh, siç dhe u bë.

4.  Apologjipërparaperandorit'Pastajftoi Artemin dhe i tha: “Pakujdesia jote më detyroi, pa e dashur, të fyej origjinën tënde. Po nëse më bindesh dhe u sakrifikohesh Perëndive të pavdekshme, jo vetëm do të të lehtësoj nga përgjegjësia e vrasjes së vëllait tim, por do të marrësh edhe titull më të lartë”. Në vazhdim u mundua ta bindte të sakrifikohej tek Perënditë greke, sepse shumë të shkolluar gekë e romakë, i nderonin ato. Të nderonte jo idhujt që krijuan njerëzit, por Perënditë tek të cilët vetë nderi dhe lutja. Pastaj kritikoi Kostandinin se gjoja, meqë ishte i paditur dhe i marrë, u mashtrua dhe ndërroi fenë dhe u tërhoq në krishtërim. Për këto shenjti u përgjigi: “Lidhur me vkekjen e vëllait tënd, do të të përgjigjem se kurrë nuk e dëmtova jetën e tij, as me fjalë dhe as me vepra. Po ta studiosh problemin, do të gjesh se lcështu është me të vërtetë. Asnjë lidhje nuk kisha me sa e vranë, sepse atëherë isha në Egjipt. Përsa i takon për të mohuar besimin dhe që të bëhem adhumes i idhujve, të them se kjo nuk do të ndodhë kurrë. Për Kostandinin kam të të them se besoi tek Krishti, jo nga budallallëku, por sepse. Ai e ftoi nga Qielli, kur kishte betejë me Maksentin dhe u duk në qiell shenja e kryqit të shenjtë, që ndriçoi si diell në orë darke. Këte e pamë shumë, jo vetëm unë, por dhe shumë nga ushtarët e tu”.

Pastaj folloi t*i tregonte se për Krishtin kishin profetizuar edhe profetët, por dhe në shumë libra greke dhe romake ekzistoni dëshmi të ngjashme. E nxiti pastaj të mohonte adhurimin e idhujve dhe të kthehej tek Krishti, sepse Krishti e pranon po të pendohet. Por ai iu përgjigj: “Sepse nuk dëgjove e nuk u binde në fjalët dhe guxon të më nxisësh të bëhem edhe unë i krishterë, do të të paguaj edhe unë, siç të takon.

5.  Tortura të tjera

Pasi tha këto, urdhëroi ta zhvishnin dhe të digjnin në zjarr shufra hekuri me të cilat t’i shponin brinjët dhe t’i shqyenin lëkurën, duke e tërhequr zvarrë nga shpina.

Siç po torturohej martiri, për shumë orë, tregoi të njëjtin durim, ashtu si raë parë dhe nuk nxorri as psherëtimë, as zë. U ngrit nga froni i tij, i mërzitur, Juliani si i mundur urdhëroi ta mbyilnin në burg, pa i dhënë asgjë për të ngrënë, as bukë, as ujë. Në burg, ndërsa Arterai lutej, gjatë mesnatës sheh Krishtin që i thotë: “Ashtu siç më pohon ti përpara njerëzve, ashtu edhe unë do të të pohoj para Atit tim Qiellor. Që tani e tutje do të jem ndihmësi yt në luftën tënde.

Kur i dëgjoi martiri këto, mori fuqi dhe guxim dhe pa me çudi që u bë i tëri i shëndetshëm, pa patur asnjë shenjë nga plagët dhe çarjet, Gjithë natën e kaloi me falenderime e lavdërime për Perëndine. Në burg ndenji pesëmbëdhjetë ditë pa ngrënë e pa pirë asgjë, por kishte me vete hirin e Shpirtit të Shenjtë që e forconte.

6.  Shkatërrimi i idhujve

Ndërkohë, Juliani shkoi në Dhafni që të çonte kurbane tek Perëndia e tij e dashur, tek Apolloni. Dhafni ishte një periferi e Antiokisë, një vend shumë i bukur me pemë, burime, me shume tempuj dhe idhuj. Atje ishte dhe tempuHi shunië i bukur i Apollonit dhe një statujë e tij me një teknikë të veçantë dhe një kurorë të artë dafine mbi flokët. e tij. Tek ai sakrifikonte zakonisht Juliani njëmijë kafshë dhe merrte bekim dhe përgjigje.

Bëri edhe tani kurban, si gjithnjë dhe priste bekimin, por nuk i tha asgjë demoni. Duke e admiruar për qetësinë e tij, urdhëroi priftërinjtë të bënin lutje dhe pagjumësi tek Perënditë që të mësonin shkakun e gjërave, por të gjitha kot, sepse fuqia e Perëndisë për dashurinë e Artemit, i pengonte demonët dhe nuk i linte të përgjigjeshin. Dhe jo vetëm kjo, por gjatë mesnatës ra zjarr nga qielli dhe shkatërroi tempullin dhe idhujt. Duke i parë të gjitha këto, ata që ndodheshin atje, u çuditën, sepse zjarri ishte i llahtarshëm dhe nuk mundnin ta shuanin dhe nuk digjte gjë tjetër, as drutë, as gjërat e tjera të djegshme, por vetëm altarët dhe idhujt, derisa mbetën themelet e ndërtesës.

7.  Vjedhje dhe turpe

Juliani u tërbua duke ditur se do ta tallnin të krishterët për të gjitha këto dhe urdhëroi të dilnin në çast nga kisha e madhe dhe ta mbyllnin që të mos hynte më njeri në të.Tekstet dhe enët e gjithë kishës, urdhëroi t’i dorëzoheshin atij. U dha lajen adhuruesve të idhujve të bënin sa turpe të donin. Mundet ndokush të mendojë sa gjëra të paligjshme bënë. Nxorrën nga Sevastea lipsanet e shenjta të profecit Eliseu dhe të Joan Pagëzorit dhe pasi i bashkuan me kacka kafshësh, i dogjën dhe shpëmdanë hirin në erë. Sikur të mos mjaftonin këto turpe, urdhëroi të rindërtohej tempulli i judenj ve në Jeruzalem, që e kishte rrëzuar Titto më 70 pas Krishtit. Por kot lodhej, sepse u ngrit një rrebesh dhe fortunë, në kohën që me zell gërmonin judenjtë, u rrëmbeu dheun dhe u mbushi gropat që kishin hapur për themele. U bë tërmet i madh dhe shumë bubullima e vetëtima, sa shumë vdiqën. Dhe jo vetëm kjo, por dhe zjarr kërceu brenda në themele dhe dogji gjithë sa ndodheshin atje.

8.   Tortura të reja tëfrikshme

Juliani qëndroi i tërbuar në fronin e tij, pas këtyre dhe urdhëroi të sillnin para tij martirin. I thotë atëherë: “E dëgjove i paturp, çfarë bënë të krishterët, demonët e këqinj! Digjnin tempullin e shpëtimtarit Apollon, por nuk do të gëzohen për ketë, sa të hakmerrem.

- Dëgjova që urrejtje dhe zjarr erdhi nga qielli dhe shkatërroi Perëndinë tënde dhe tempullin e tij krejtësisht. Nëse ishte Perëndi, si nuk e mbrojti veten e tij?

-  Mos edhe ti, i paturp, na tall dhe qesh për këtë, sepse u hakmorr Perëndia jote? -thirri i zemëruar Juliani.

- Unë gjithnjë qesh dhe mburrem për Perëndinë tuaj shkatërruese. Hakmarrjen për torturat që më bën, do ta pranosh në jetën tjetër, kur të kuptosh atë zjarr gëlgereje në ferr. Por dhe këtu do të zhduket kujtimi yt me kaq shume zhurmë. Tirani u zemërua shumë dhe i tha: “Meqë gëzohesh për këtë, unë do të jap edhe kënaqësi tjetër, por meqë më dhimbsesh, dua të të nxjerr nga budallallëku dhe të vish në vete që t’u sakrifikohesh Perëndive, që kaq shumë bënë bamirësi, ndërsa ti u tregove mosmirënjohës kundrejt tyre.

Pse je i çmendur, o i mafrë dhe përdor gjëra të pavlefshme. Le liiftën kundër barbarëve dhe gjithë preokupimi yt u kthye kundër meje. Vendos të më vdesësh, me çfarëdo mënyre që të duash, sepse unë as Perënditë e tua adhuroj, as urdhrat e tua dëgjoj.

Kundërshtari u zemerua akoma më shumë duke dëgjuar këto dhe urdhëroi ta shtypnin midis dy gurëve të mëdhenj, duke vënë njërëh poshtë dhe tjetrën nga sipër martirit, duke e hedhur atë nga sipër me forcë të madhe, derisa të bluhesnin kockat e tij. Vërtet, në një çast u zbatua urdhri i tiranit dhe kaq e shtypën gurët shenjtin, sa dëgjonin të gjithë që ishin prezent, zhurmën e kockave që thyheshin. Të brendshmet e tij u tretën, sytë e tij kërcyen jashtë dhe gjithë trupi i tij u blua. Të gjitha këto, shenjti i duroi duke lavdëruar Perëndinë. Mbeti martiri në këtë gjendje një ditë e natë. Ditën tjetër urdhëroi Juliani të ngrinin gurin duke menduar se shenjti kishte vdekur. Sapo i ngritën gurin edhe shenjti u ngrit në këmbë dhe të gjithë u trishtuan kur panë një njeri të zhveshur, pa sy, me lëkuruen dhe kockat të bluara nga gurët dhe që atë çast të ecte dhe të bashkëbisedonte me tiranin i cili e adhuroi duke parë këtë pamje kaq të çuditshme. U thotë, atëherë, mbrefi atyre që ishin të pranishëm: “E shikoni një gjë të re dhe të çuditshme? Me të vërtetë ky njeri është magjistar, për Perënditë e pamposhtura, nuk besoja kurrë të ishte i gjallë ky vrases, të bisedonte e të ecte. Por e shpëtuan Perënditë, që të urtësoheshin shumë të marrë, që të duket kjo pamje e frikshme dhe fantazmnë tek ata që nuk i falen fuqisë së tyre të mbinatyrshme. Pastaj u kthye nga martiri dhe i tha: “O, i mjerë, i humbe sytë e tua dhe gjithë trupin dhe mbete i pavlefshëm. Çfarë shprese ke, tek ai që shpreson? Por të ftosh favorin e perëndive dhe t’u afrohesh që të të mëshirojnë, kështu që nuk do të të dorëzojnë tek demonët e ferrit”.

Kur i dëgjoi këto, shenjti buzëqeshi dhe i tha tiranit: “Perënditë e tua të më dënojnë? Si do të dalin ata nga ferri, që të dënojnë të tjerët? Për ata ishte përgatitur zjarri i përjetshëm dhe bashkë me ta mundet të dorëzohesh e të dënohesh edhe ti, përjetësisht, sepse shkele Birin e Perëndisë, shave dhe përbuze Shpirtin e Hirit me të cilin u shenjtërove. Po përse rri e bisedoj me ty? Merr cilin vendim të duash kundër meje, sepse tani u njoftove me vepra e fjalë se nuk nënshtrohem në dëshirën tënde.

9.  Fundi martirik i martirit të madh

Sundimtari, duke dëgjuar këto dhe duke mos ditur se çfarë të bënte tjetër, dha vendimin e tij duke thënë: “Meqë Artemi mohoi fenë e Perëndive, përbuzi fjalët e mia dhe preferoi të quhet kristian, urdhëroi: t’i presin kokën e tij të papastër me shpatë. Shenjti, icur dëgjoi këtë vendim, u gëzua dhe pasoi me zell xhelatët e tij. Pasi mbërritën në vendin e martirizimit, i luti t’i jepnin pak kohë që të lutej.

Vërtet, falenderoi Perëndinë që e bëri të denjë të fitonte mbi ofendimet e djallit dhe të çonte deri në fund pohimin e tij. Pastaj kërkoi mëshirën e Perëndisë dhe dhimbsurinë e Tij për veten e tij dhe për të krishterët e tjerë, sepse Juliani bëri shumë shkatërrime dhe ofendime nëpër tempujt dhe altarët e të krishterëve. Pastaj u gjunjëzua, bëri tri pëmlje të mëdha i kthyer nga lindja duke thënë: “Zot, që rri në të djathë të Atit, dëgjomë sot edhe mua, shërbëtorin tënd të përulur dhe prano shpirtin tim dhe çlodhu bashke me shenjtorët e Tu.”

Pastaj, pas lutjes> së tij, uli kokën e tij me gëzim dhe pranoi goditjen e shpatës, më 20 tetor. Kujtimi i martirizimit të shenjtit të madh Artemi, festohet nga kisha jonë më 20 tetor.

***

Dëshmori i maflh, i lavdishëm dhe çudibërës Shën^Dhimitër Mirovliti

Ishte nga Selaniku dhe jetoi në kohën e perandorit Dioklician. Leçitës i flaktë i Ungjillit, ushtar i patrembur i besimit, me nje veprimtari bamirëse dhe popullaritet të gjerë, Shën Dhmitri ishte shtyllë për të krishterët e Selanikut.

Te Diokliciani e akuzuan Shën DhiiMtrin jo vetëm që nuk respektonte idhujt, por edhe që nxiste haptazi perbuzjen ndaj atyre dhe lëçitte kudo disa prej paganëve në besën e re të Krishtit. E akuzuan se ishte shumë aktiv dhe i rrezikshëm për fenë pagane.

Diokliciani u vrejt, u zemërua kundër Dhimitrit por njëkohësisht u foli dhe atyre që kujtonin se ai i krishter i flaktë do të guxonte të mos përfillte dhe urdhërin e vullnetin dhe të atij vetë, prandaj dërgoi menjëherë dhe e thiri në pallat.

Perandori, pas pyetjeve të para të zakonshme dhe pas pohimit të Dhimitrit se ishte i krishter, i tha atij se dëshira perandorake ishte që ai të kthehej përsëri në fenë pagane sepse vetëm perënditë pagane qenë për shekuj me radhë mbrojtës të shtetit romak dhe se vetëm ata mund të ruajnë edhe në të ardmen forcën dhe lavdinë etij.

Dhimitri, si bëri përkulje plot nder e respekt para Dioklicianit i deklaroi se nuk do të gjente në tërë perandorinë e tij një shtetas aq besnik sa ai. Prandaj, shtoi, se e ndjente për detyrë t’i rrefente me sinqeritetin më të madh, tërë të vërtetën. Paganizmi ose hidololatria me doktrinën e saj të gënjeshtërt e supersticioze dhe me moralin e saj të shthurur, është ajo që prish familjen, shoqërinë, shterin dhe po e çon dita ditës në dekadencë. Prandaj, o mbret, theksoi së fundi Dhimitri, - nuk mund të tradhëtoj besimin e krishterë, i cili jo vetëm që i siguron shoqërisë shëndoshjen morale, por i hap botës rrugë të reja përparimi, lavdie dhe fuqie, sepse është e vetmja forcë morale rilindëse që pastron shpirtrat, nxit drejtësinë e vetmohimin dhe formon qytetarë dhe drejtues të ndershëm e punëtorë.

Diokliciani mendoi se ishte punë e kotë të ngulte këmbë më në këtë drejtim dha urdhër që të largohej dhe si u arrestua, u burgos.

Në burg shenjti mbeti mjaft javë. Mendonin t’a linin aty të vdiste nga keqtrajtimi, se sa ta ekzekutonin.

Po ndodhi që në atë kohë do të zhvilloheshin në stadiumin e gjerë të Selanikut ndeshje të ndryshme. Dhe po bëheshin përgatitje të mëdha se ndër to do të merrte pjesë edhe perandori.

Erdhi dhe dita e caktuar. Stadiumi - u mbush plot e përplot. Merrnin pjesë autoritetet e qytetit civilë e ushtarakë. Erdhi dhe vet perandori i shoqëruar nga oborrtarët dhe zyrtarët e tjerë të lartë të shtetit.

Ndërmjet atletëve të shumte që do të mermin pjesë në ndeshjet, dallohej sidomos një atlet trupmadh por edhe shumë i shkathët e i fuqishëm, që quhej Lie. Ky gëzonte famën se me të gjithë sa ishte ndeshur deri tani, i kishte mundur. Kështu që nuk guxonte njeri të ndeshej me të. Ky doli dhe atë ditë në arenë. Kasneci i ftonte atletët që të paraqiteshin për t’u ndeshur me të, po s’guxonte njeri, Atëherë Kasneci, me sugjerim të parisë dhe leje të perandorit, nisi të provokonte të krishterët duke thënë se nëse Perëndia e tyre do të ishte e vërtetë, do t’i ndihmonte që ta mundnin Lieun.

Sapo u dëgjua thirrja, një i ri i dobët po i bukur, doli me nxitim nga stadiumi nëpër rrugët e ngushta të Selanikut. Kush ishte? Ku po shkonte? Edhe përse?

Emrin e kishte Nestor, ishte i krishter dhe bënte pjesë në grupin e të rinjve të krishterë që drejtonte Shën Dhimitri. Nestori ishte prekur nga ai provokim i ulët i paganëve dhe dëshironte me zemër e me shpirt që të ndeshejme Lieun dhe me emrin e Krishtit ta mundtë e kështu të ulte para botës ambicien e të përgatiste fuqinë dhe vërtetësxnë e besimit të krishterë. Ja, pra, pse iku me nxitim xiga Stadiumi dhe shkoi për të takuar Shën Dhimitrin dhe t’i marrë lejen dhe bekimin për t’u ndeshur, Shën Dhimitri e përqafoi, foli shkurt me të, i dha kurajo dhe e siguroi për fitoren.

Nderkaq qenë zhvilluar ndeshje të tjera. Kur, pa pritur, në një provokim të kasnecit për Lieun, i riu i krishtërë doli në arenë dhe deklaroi se ai ishte gati të ndeshej. Deklarata b'eri përshtypje në radhët e atletëve!! Si ishte e mundur të ndesheshe tani me një atlet aq të dëgjuar? Si nuk i vinte keq për rininë dhe bukurinë e tij të veçantë? Po ai nguli këmbë dhe ndeshja duhet të bëhej.

Lieu sapo e pa, tregoi një lloj përfillje. Në fillim madje, refazoi të pranonte. Unë -.thoshte - jam atlet, s’jam vrasës. Po Nestori, me fjalët që i tha, e detyroi të pranonte. Dhe u vunë ball për ball me shpatat në dorë.

Ndërkaq Shën Dhimitri falej në burg për fitoren e nxënësit të tij të dashur. Po kështu dhe të krishterët që ndodheshin në Stadium i luteshin mistikërisht lisuit për ketë qëllim. Po edhe vet Nestori po këtë punë bënte. I lutej Zotit të përsëritej edhe në këtë çast çudia e Davidit të vogël, birit të Jeseut kundër egoizmit dhe ambicies së gjigandit Goliath.

Kur kundërshtarët u vunë në lëvizje., tërë populli i paganëve pa perjashtuar dhe vet perandorin, po hapnin sytë për të parë rrëzimin dhe gjakrat e të riut të krishterë. Po, papritur, një klithmë tmerri e habije prej mijra e mijëra gjoksesh mbushi tërë stadiumin. Nestori me një shpejtësi të habitshme dhe si thirri “O Perëndi i Shën Mitrit ndihmomë”, e goditi për vdekje Lieun, duke mos e Lenë jo që të fitonte por as edhe të mbrohej. Duke evituar me mjeshtëri goditjen e parë që donte t’i jepte atleti pagan, i nguli vet shpatën në gjoks. Më kot atëherë ai levizi si tigër i tërbuar, duke e ndjerë veten keq, jo aq pse do të vdiste, por për turpin dhe humbjen që pësoi. Dora iu eliminua, kurse trupi i ra për tokë pa frymë e pa jetë.

Paganët para atij rezultati, nuk mbajtën të paktën as format më elementare të mirësjelljes. Jo vetëm që s’e duartrokitën Nestorin, por u ngritën si maniakë kundër tij. Fitorja e tij u quajt krim i pafalur. Dhe me mijëra zëra kërkonin ekzekutimin e tij në vend. Perandori hezitoi të kryente një akt të tillë të turpshëm. Historia e atletizmit nuk pati të paraqiste një shembull të tillë. Ai nuk dëshironte të njolloste vetveten duke urdhëmar një vrasje të tillë të ulët. Po sasat, të nxitura nga njerëzit e oborrit fshehurazi, bërtisnin me kërcënim., dhe Perandori atëherë dha pëlqimin: “Le t’i pritet koka atij të krishteri”! Dhe iu pre! Ajo britmë fanatike e plot urrejtje, e gëzonin zemrën e Nestorit. Tërbimi i tyre, paraqiste dobësinë e tyre. S’ishte e mjaft që e kishin humbur fitoren. Dëshironin t’i shtonin vetes edhe peshën e çndershmërisë. Sepse vrasja e Nestorit nuk ishte vetëm krim por edhe poshtërsi, edhe turp. Uli, pra, kokën e tij të nderuar dhe me goditjen e shpatës dha shpirtin që të ngjitej akoma më i zbukuruar para krijuesit të jetës dhe njëkohësisht burimit të bukurisë së pavdekshme.

Pas pak, hapat e rënda të ushtarëve dëgjoheshin edhe në oborrin e burgut ku mbahej Dhimitri. Rojtari hapi derën dhe ushtarët hynë për të zbatuar urdhërin që u ish dhënë. Dhimitri ishte informuar për shkakun e dënimit të tij. Ai dënohej jo vetëm pse ngulte këmbë në pohimin e tij që ishte i krishterë,por edhe sepse ishtë mësues i Nestorit të ri dhe udhëheqës i gjithë rinisë së krishterë të kishës së Selanikut. atëherë kuptoi dhe pse Nestori kish dalë fitues. Falenderoi pastaj Perëndinë nga zemra, dhe krejt i qetë e pa frikë u paraqit para trupës ushtarake të ekzekutimit duke thënë: “Bëni pra o xhelatë detyrën tuaj, të krishterët do të fitojnë, viktimat do t’i mposhtin vrasësit e tyre.” Plot shpata shpuan tej e tej gjoksin dhe brinjët e tij. Dhe kështu u vra Dëshmori i madh Shën Mitri, i cili shkëlqeu me madhështi nëpërmjet mësuesve më të flaktë dhe atletëve më të shkëlqyer të Besimit të Shenjtë të Krishtit.

Shën Dhimitër Miroblitin, dëshmorin e madh të lavdishëm e çudibërës, Kisha jonë orthodhokse e kremton çdo vit më 26 të tetorit, kurse dëshmorin Shën Nestor e kremton të nesërmen më 27 tetor.


Shen Abrahami heremit dhe shën Maria, mbesa

e tij pendimtare                                  rreth vitit 360

Shën Abrahami lindi në KJdana, në Mesopotami, pranë qytetit Edesa. Prindërit e tij të shquar si për dhembshurinë e tyre, ashtu dhe për fisnikërinë e shtëpisë, i dhanë një edukim të shkëlqyer dhe sidomos u përpoqën t’i ngulitnin që në moshë të njomë në shpirt dashurinë për vyrtytin. Kur u rrit dhe u bë zot i vetes, prindërit i propozuan që të martohej me një vajzë me cilësi të rralla. Por djaloshi Avraham deshte të qëndronte i pamartuar. Kështu që i kërkoi për këtë gjë leje prindërve. Por ata nuk pranuan dhe, kështu, Abrahami, vetëm nga bindja, iu nështrua një gjendjeje për të cilën nuk ndjente veçse neveri. Por, megjithatë, së shpejti e pati lirinë.

Pasi u festua dasma dhe banderet që shoqërojnë këtë ceremoni, ai i shfaqi gruas së tij vendimin që kishte marrë, për të jetuar në një pastërti të plotë (përmbajtje të plotë), pastaj u largua fshehtas dhe shkoi e u mbyll në një qeli të shkretë që ishte rreth dy lege e gjysmë nga Edesa. Nuk mund të kihet asnjë pikë dyshimi se ky veprim ishte një frymëzim nga qielli, sepse madje nuk kishte marrë as pëlqimin e gruas së tij. Kjo arratisje i shkaktoi një dhimbje të madhe prindërve dhe miqve të tij të cilët e kërkuan në çdo vend. Dhe pas 17 ditësh e zbuluan vendin ku ishte tërhequr. Bënë ç’ishti e mundur për ta bindur që të kthehej tek gruaja e tij, por qe e kotë. Ai qëndronte i fortë dhe u tha se ai nuk donte të kishte më asnjë punë me botën. Pasi u larguan të dëshpëruar, ata që e kishin zbuluar, puna e parë që bëri shenjti ynë, ishte të muroste portën e qilisë së tij dhe la vetëm një vrimë të vogël nga e cila merrte çjarë i duhej për të jetuar.

Abrahami iu kushtua i gjithi mendimeve për të vërtetat e përjetshme. E shpenzonte tërë kohën duke lavdëruar Zotin, duke

e adhuruar dhe duke i lutur me lot mëshirën e Tij. Ai zotëronte në një mase të madhe dhuratën e lotëve. Shkëputja e tij nga çdo gjë e kiijuar, ishte e plotë. Nuk kishte përveçse një mantel, një cilic dhe një enë në të cilën edhe hante edhe pinte. Ashpërsitë e pendimit ishin kënaqësia e tij më e madhe, nuk i zbuti ato kurrë gjatë gjithë pesedhjetë vjetëve që kaloi në vetmi. Kishin kaluar tashmë 12 vjet që ai bënte një jetë të tillë. Kur vdekja i rrëmbeu prindërit e tij, meqenëse këta kishin lënë pasuri të konsiderueshme dhe meqënëse ai i kishte prerë tashmë të gjitha lidhjet me botën, iu lut një miku të vyrtytshëm që ta mblidhte trashëgiminë e tij dhe t’ia shpëmdante të varfërve dhe jetimëve. Ndërkohë, pak nga pak po përhapej fama e shenjtërisë së tij, saqë nga çdo anë vinin njerëz të pamundur për ta parë dhe për të përfituar nga fjalimet e tij që ishin plot dituri, shenjtëri dhe hir.

Pranë qytetit të Edesës ishte një qytezë mjaft e populluar, banorët e të cilës adhuronin akoma idhujt. Të gjithë misionarët, që ishin dërguar atje, nuk kishin mirndur të përhapnin dritën e Ungjillit, madje të gjithë ishin keqtrajtuar. Peshkopi i Edesës që e kishte fort ne zemër kthimin e kësaj qyteze. vendosi të bënte një tentativë të re. Për këtë ia vuri syrin Abrahamit, që gëzonte kaq shenjtëri. E dorëzoi prift me gjithë kundërshtimin e tij dhe e dërgoi për të predikuar fenë në këtë pjesë të grigjes së tij. Duke ecur rrugës për në këtë qytezë, Abrahami iu luste Zotit për misionin që po ndërmerrte: “O Zot,-thoshte ai shpesh, - degjo e hidh sytë e tu të mëshirshëm mbi dobësinë time, qëndrome pranë me hirin Tënd, që të mund t’i jap lavdi emrit Tënd të shenjtë. Mos e braktis,

o          Zot, këte popull të cilin vetë e keni krijuar.”

Sapo arriti në atë vend, pa tymin që ngrihej nga flijimet blatuar idhujve, qau me dhimbje dhe e forcoi zjarrin e lutjeve të tij. Kur hyti brenda në këtë qytezë, filloi të predikonte Iisu Krishtin, por asnjeri nuk ia vuri veshin. Por kjo gjë nuk e dekurajoi. Ndonese paganët e keqtrajtuan dhe e përzunë, ai u kthye prapë, duke predikuar me një zell akoma më të madh. Tre vjet kaluan në këtë mënyrë dhe së fundi durimi dhe ëmbëlsia e Abrahamit i preku këta idhujtarë, të cilët hapën sytë të prekur nga një shenjtëri kaq e madhe dhe nga një këmbëngulje që nuk merret me mend, dhe panë qaxtë që kjo gjë nuk mund të vinte veçse nga diçka hyjnore. Pastaj i mohuan bestytnitë e tyre dhe kërkuan hgirin e pagëzimit. Shenjti qëndroi akoma një vit të tërë ndërmjet tyre për t’u forcuar në fenë që sapo kishin përqafuar, pastaj, pasi i pajisi me shërbyes të zellshëm, u kthye në qelizën e tij.

Abrahami kishte një vëlla në botë, i cili vdiq pas pak kthimit të tij, duke lënë një vajzë të quajtur Maria, akoma mjaft të re. Shenjti deshi ta edukonte në jetën fetare, prandaj e mori në një qeli pranë të tijës ku e kishte më të lehtë ta mësonte. Maria bëri që në fillim në përparim të madh në rrugën e përsosmërisë dhe u bë një model i vyrtytit dhe i pendesës, por demoni që mendonte për ta humbur, gjeti mjetin për t’ia rëmbyer pafajësinë e saj. Dhe u shërbye për këtë nga një vetmitar që vinte shpesh në qelinë e saj me pretekstin se gjoja vinte të këshillohej me Abrahamin. Ky njeri i lig, i ndezur nga një zjarr i ndyrë, i ngriti kurthe dlirësisë së saj dhe e tërhoqi në qëllimet e tij të turpshme.

Maria, pasi e bëri fajin, e ndjeu gjithë tmerrin e tij, por në vend që t’i drejtohej Zotit dhe t’i kërkonte falje, u lëshua në krahët e një dhimbjeje të tepruar dhe mendoi që humbi. Pastaj, iku në një qytet shume larg nga vendi ku banonte xhaxhai i saj dhe u lëshua në veset më të turpshme. Abrahami, i cili nuk dinte gjë se çfarë i kishte ndodhur mbesës, qante me dhimbje për fatkeqësinë dhe kërkonte me lutje të flaktë kthimin e saj. Dy vjet pas largimit të saj, ai e mori vesh vendin dhe se çfarë ishte bërë. Shpresa për ta gjetur përsëri këtë dele të humbur, i ftymëzoi mendimin pët të shkuar tek ajo. Braktisi qelinë e tij, ndërroi rrobat dhe shkoi në shtëpinë ku ajo banonte. Këtu ai kërkoi të hante darkën vetëm për vetëm me të. Kur ishin përballë njeri tjetrit, ai hoqi kapuçin që i nbulonte fytyrën dhe me një zë të ndërprerë nga rënkimet, i tha: “Marie, Marie, bija ime, a më njeh? Si e humbe rrobën e virgjërisë? Ku shkuan lotët që derdhje para Zotit? Ku shkuan netët pa gjumë, ashpërsitë, agjërimet, lutjet që ishin kënaqësia tënde? Si moj, bijë e dashur, re në këtë abis të mjerë? Përse nulc ma tregove mua rënien tënde? Unë do të të kisha ndihmuar të fitoje përsëri hirin e Zotit.”

Shenjti, duke e parë mbesën të mbuluar me turp dhe të kapur nga tmerri, e këshilloi butësisht që ta vinte tërë besimin e saj tek Zoti, “Nuk duhet të dëshpërohesh, -shtoi ai, -unë do t’i marr përsipër meje të gjitha mëkatët e tua, vetëm bindju këshillave të mia dhe kthehu me mua në shkretëtirë. I dashuri im Efrem, nuk di të pushojë për shpetimin tënd dhe bën për ty iutje të vashdueshme. Nuk është për t’u çuditur, nëse njeri rrëzohet në betejë, por është e turpshme, nese ai nuk ngrihet. Largo nga vetja çdo mosbesim, nuk ka njeri që mund të mbahet i sigurt se nuk bie, kjo është pasojë enatyrës tonë të dobët. Mendo vetëm të kërkosh me lutje të zjarrta ndihmën e hirit. Zoti nuk do vdekjen e mëkatarit, por kthimin e tij”

Maria, e prekur nga këto fjalë, u forcua dhe i premtoi xhaxhait të saj se dot’i bindej në gjithçka. Dhe të dy bashkë shkuan prapë në shkretëtirë. Abrahami e vendosi Marien në një qeli, që e kishte ndërtuar posaçërisht për të. Ajo i kaloi këtu të pesëmbëdhjet vitet e fundit tëjetës së saj në praktikimin e të gjitha vyrtyteve. Ditë e natë vajtonte humbjen e dlirësisë së saj dhe e në praktikimin e të gjitha vyrtyteve. Ditë e natë vajtonte humbjen e dlirësisë së saj dhe e ndëshkonte trupin e saj me mundimet më ashpra. Zoti e pranoi pendimin e saj dhe e favorizoi edhe me dhuratën e mrekullive tre vjet pas kthimit të saj. Dhe e mbaroi jetën e saj me vdekjen e të drejtëve. Shën Efremi, që e papara se të varrosej, thotë që fytyra e saj dukej e shndritur nga lavdia dhe nuk dyshonte që shpirti i saj ishte çuar nga një kor ëngjëjsh në lumturinë e përjetshme.

Shën Abrahami jetoi edhe pesë vjet pas mbesës së tij. Kur u përhap lajmi i sëmundjes së tij të fundit, vinin njerëz nga çdo anë për të marrë bekimin e tij. Pas vdekjes së tij, të krishterët përpiqeshin të kishin ndonjë copë të rrobave të tij, që veç sa t’i prekje shëronin shumë sëmundje. Këto janë fjalët e vetë shën Efremit, që ishte dëshmitar përsa treguam. Emri i shën Marisë gjendet në kalendarët grekë, ndërsa emri i shën Abrahamit në ato grekë, latinë e koptë.

Shën Abrahami diti të ndryshonte në parajsë shkretëtirën, sepse atje gjeti Zotin me praninë e të cilit lumturohet gjithë qielli. Duke gëzuar shoqërinë e Zotit dhe atë të ëngjëjve, ai ishte më mirë se në shoqërinë e njerëzve. Dhe këtu, si mund t’i mungonte atij preokupimi? Me zor i mjaftonin ditët e netët për të medituar gjërat qiellore. Në vetë kohën që ushtronte trupin e tij në lodhje te mundimshme, mendja dhe zemra e tij me të gjithë fuqine e tyre ishin thithur tek Zoti. Gjumi vetë nuk e ndante nga i Dashuri i tij, për shkak te prirjes së zakonshme të shpirtit të tij, shembull i fortë për të krishterët që jetojnë në mes të zbutjeve humbëse që bart vetë bota. Ata duhet të imitojnë shën Abrahamin, nëse duan të marrin zakonin e shenjtë për të biseduar në mënyrë të brendshme me Zotin dhe, nëse vulneti i tij do të jetë qëliimi i vazhdueshëm i veprave, mendimeve dhe dëshirave te tyre. Në këtë mënyrë ata do të kthehen në një farë mënyre të barabartë me serafimet, për të cilët është e gjitha një, me jetesë dhe dashuri e Zotit. “Engjëjt,- thotë Grigori i Madh, - e mbajnë gjithnjë me vete parajsën e tyre, kudo që Zoti i dërgon, sepse janë gjithnjë të bashkuar rae të dhe qëndrojnë gjithmonë në gjirin e pafundësisë së Tij, kryejnë gjithnjë shërbesat e tyre në sanktuarin e hyjnisë së Tij”. Kështu është edhe fati i një të krishteri, kur di që në mes të zemrës së tij, të formojë një vetnii ku të bisedojë gjithmonë me Zotin e tij. Kisha orthodokse e nderon më 29 tetor.

 

***

Jeta e Shën Joan Përdëllimtarit

Parathënie

Kaq zernër e madhe, kaq njeri i veçantë sa Shën Joan Përdëllimtari, tmk lindin shpesh. Kur lexon ndokush jetën e tij, preket nga humanlzmi i tij, që thyen çdo masë të Iogjikës.

Njeriu bashkëkohor, i mbyllur në gardhin e racionalizmit të tij, kërkon të marrë pak frymë. Dhe këtë e shijon të pasur dhe sigurisht të pastër në jeten e thjeshtë të shenjtorëve.

Thjeshtësia dhe sakrifica janë çelsat që hapin zemrën e vulosur, në mënyrë të veçantë të njeriut të sotëm. Këto e mësonin të lumurin Joan të ishte përdëllimtar, humanitar dhe i dhimbsur për të varferit, të vuajturit dhe shkelësit e ligjit. Të mos pranonte mbulesën, kur të tjerëtkishin ftohtë dhe të mërzitej, kur nuk lirohej ndonjë skllav.

Jeta e shenjtit

Lindja - edukimi - martesa

Ati ynë i shenjtë, Joan Përdëllimtari5 lindi në Amathunta të Qipros më 555. i ati ishte shumë I vyrtyfshëm dhe ishte bërë, për virtyret, udhëheqës në këtë ishull të bukur. E ëma, Kosmia, kishte pamje të bukur dhe nga cilësitë e vytytet i ngjante të shoqit.

Duke patur prindër të tillë, Joani, nuk ndryshoi fare prej tyre.


Në të kundërt, përpiqej më shumë për t’u zbukuruar me vepra, për t’u njohur më tepër pema nga frutet.

Kur shenjti u rrit dhe mësoi mirë Shkrimet e Shenjta, e martuan prindërit pa dëshirën e tij, por ishin të tjera dëshirat e Perëndisë. Në palc kohë i vdiq e shoqja dhe femijët e tij. I bekuari, në vend që të rënkonte, thoshte: “I lavdëruar emri i Perëndisë, Ai i dha, Ai i mori”.

Për këtë dhe Zoti i dhimbsur hapi zemrën e Tij të artë dhe e mëshiroi. Duke imituax Zotin e tij, hapi edhe ai zemrën e tij. Jep ndihmë tek ata që kishin nevojë, duke shpëmdarë pasurinë e tij të madhe dhe duke falur tek të gjithë gjerat e nevojshme. Për këtë veprim u bë i njohur tek të gjithë. Jo vetëm tek njerëzit dhe arkondët, por edhe deri në Kostandinopojë arriti nami i tij. Akoma edhe mbreti IrakJios mësoi për dhimbsurinë e tij.

2.  Patrik në Aleksandri

Në atë kohë, rreth vitit 610, Aieksandria ishte pa Patrik. I gjithë populli dëshironte të bëhej një tjetër bari i denjë nga tufa. Për këtë iutën mbretin të votonte për Joanin si kryepiskop. Atëherë mbreti dërgoi njerëz në Qipro dhe e sollën. E luti te pranonte nderin, por ai dukshëm thoshte se nuk ishte i denjë të pranonte kaq peshë e madhështi mbi vete. Një arhond i quajur Nikita, që ishte patric, kishte shumë guxim para mbretit. I nje mendjeje me Joanin dhe mik i ngushtë, njihte virtytin e tij të madh dhe që nuk ekzistonte më i denjë se ai. Nxiti mbretin, me shpejtësi ta hipte në fron. Kështu, pa dëshirën e tij, Joani u detyrua të pranonte këtë titull që të mos bëhej i pabindur flë dëshirën e popullit dhe urdhërin mbretëror. Bëhet, kështu trashëgimtar i fronit të Apostullit Marko, dhe tregohet në jetën dhe vyrtytet i njëjtë me të, siç do të tregojnë dhe veprat e tij.

3.  Figurë administratori dhe humanitari Menjëherë, sapo hipi në fron, u përpoq me çdo mënyrë të ngjallte predikimin e apostullit Maxk, të forconte besirnin orthodhoks dhe të ç’rrënjoste krejtësisht drizat e heretikëve. Kishte merak të madh të kthente në shpresëtarë sa ishin mashtruar nga ndonjë herezi. “Kur mori titullin, gjeti vetëm shtatë tempuj orthodhoksë dhe i dhjetefishoi. Në hirotonisje tregonte kujdes të veçantë dhe, pa provuar, të mos hirotonisnin kurrë, asnjë. Kujdesohej për mbrojtjen e atyre që u bëhej padrejtësi, duke urdhëruar giykatësit të mos tradhëtonin të drejtën duke mbrojtur me hatërsi.

Në mënyrë të veçantë i dhimbseshin të varferit dhe shëronte të vuajturit. Nuk i dhimbseshin fare të holiat, por zbraste arkat dhe i jepte.në Iëmosha. Ndërtoi hotele, spitale, shtëpi për të varferit. Kujdesej për gratë e yarfra dhe nevojiare që nuk kishin as edhe një kasolle për të lindur, as të domosdoshmet për shërimin. Por çfarë janë këto të gjithë përpara detit të madh të vullnetit të tij të pasur dhe oqeanit të madh të besimit më Krisht. Vërtet, ishte si një Nil tjetër, me mëshirën e tij të pafund. Por ky vadiste jo vetëm Egjiptin, por freslconte gjithësinë.

Kishte bërë edhe këtë Joani sapo u bë patrik. Ftoi ikonomët e Kishes dhe u tha: “Vëllezër, nuk me duket e drejtë dhe se duhet të kujdesen për gjera të tjera, para sa të kujdesemi për Krishtin tonë. Shkoni dhe kërkoni në gjithë Aleksandrinë dhe më sillni të shkruara emrat e gjithë zotërinjve të mi”. Ata kur e dëgjuan u çuditën dhe u habiten pa mundur të kuptonin fjalët e tij. Për këtë kërk.ua:n t’u shpjegonte kuptimin e saktë të t.ë thënave. Joani iu përgjigj: “Ata, që ju i quani të varfër, unë i qiiaj zotërinj, sepse ata mund të na ndihmojnë dhe të na japin Mbreterinë Qiellore.” Shkuan dhe regjistman gjithë të varferit dhe u gjendën shtatë mijë e pesëqind. Tek ata urdhëroi t’u jepej çdo ditë një lëmoshë e mjaftueshme që të mbulonin nevojat e tyre.

Duke patur dëshirë, i lumuri, që të arrinte në përsosmëri, ndërtoi, sapo u bë Patrik., dy spitale për nder dhe kujtim të së Tërëshenjtës Mari. Pasi mblodhi dhe murgjër që të banonin në to, u tha: “Unë do të përpiqem që 't’ju jap të gjitha gjërat e nevojshme të trupit që të mos tërhiqet mendja juaj në gjërat jetësore dhe te mënjanoni Liturgjinë dhe ligjet tuaja.

Të mos keni asnjë merak për ushqimin dhe rrobat tuaja, por vetëm të luteni. Si punë e juaja le të jetë Liturgjia që lexohet në Kishtë dhe lutja që secili. e bën vetë”. Këto u thoshte, i dituri, qe fi bënte të luteshin pa ndërprerje dhe të mos harxhonin pa kujdes jetën e tyre.

4.  Pasuria e vyrtyteve të tij

Një herë mësoi shenjti se njerëzit e kishin të vështirë të hynin dhe t’i afroheshin, sepse pengoheshin nga shërbëtorët. Mendoi, atëherë, Fortlumturia, të ndreqte padrejtësinë me këtë mënyrë. Urdhëroi t’i vinin fronin jashtë kishës, tre herë në javë. Atje rrinte dhe priste, deri në orën e drekës, që të vinin të varferit dhe të vuajturit dhe vetë të thoshin të drejtën e tyre. Që të mos kishin turp dhe të mos kishin frikë, nuk donte që në ato orë të ishin afer tij shërbëtorët. La vetëm një njeri shpesëtar dhe me vyrtyte që të ftonte secilin që vinte. Pastaj, pasi dëgjonte lutjen e të varferit, urdhëronte shërbëtorët të vendosnin të drejtën para se të vinte ora e drekës.

Të gjithë e admironin duke parë zakone të reja, që asnjë tjetër nuk i kishte më parë. Kur e pyesnin për shkakun, ai përgjigjej: s‘Kur ne të padenjët kemi leje të hyjmë në çdo kohë në Kishë dhe të qëndrojmë para Zotit duke e iutur atë me kaq arrogancë të na plotësojë kërkesat tona sa më tepër jemi edhe ne të detymar të dëgjojmë lutjet e bashkëshërbëtorëve tanë?”

Duke paturkëtë zakon humanitar, Patriku i shenjtë, shkoi një ditë dhe qëndroi në fronin e tij. Priti deri në orën e tretë të ditës dhe kur nuk u duk njeri që të kërkonte të drejtën e tij, u ngrit i trishtuar. Një klerik, që quhej Sofron, e pyeti qse ishte kaq i zymtë. Joani iu përgjigi: “Sepse sot nuk u iodha, as rrogë nuk mora, sepse asnjë nuk erdhi të kërkonte drejtësi. Jam i trishtuar, sepse nuk bëra asnjë bamirësi tek vëllezërit e mi”. Sofroni i shenjtë, i ndriçuar nga Perëndia, u përgjigj: “Atëherë duhet të gëzohesh shumë, imzot i shenjtë, sepse qetësove tufen Tënde dhe nuk ekziston mosmanëveshje midis tyre, por bëre njerëzit tokësorë të rrojnë jetë engjëjsh”.

Duke dëgjuar fjalët e mençura të Sofronit, Shenjti u ngushëllua dhe duke soditur qiellin, tha: “Të faieminderit, Zoti im, që më bëre mua të padenjin, kryeprift të popullit tënd, dhe më dhe hir të qeveris me paqe Kishën Tënde. Jo vetëm ai ishte i fatëkeq, por edhe'të tjerët i shtynte për pajtim. Një dhiak, i quajtur Dhamianos, kishte mëri me një klerik tjetër dhe nuk donte të miqësohej me të. Kur e mësoi Shenjti, i tha kryedhiakut t’i tregonte Kamianin të dielën, kur do të meshonte. I bindur tek urdhëri, ai ia tregoi nga Ilierorja. Kur mbërriti momenti i qinonikosë, shkuan të kungohen dhiakët si zakonisht.Shenjt, gjithë të tjerët i kungoi, Dhamianonë jo, por i tha me zë të lartë, që të dëgjonin të gjithë: “Shko më parë dhe pajtohu me vëllanë tënd, siç na porosit Zoti Krisht, dhe pastaj eja të marrësh pa keqdashje “Misteret”. Dhiakoni u turpërua para grumbullit të njerëzve dhe premtoi të zbatonte urdhërin. Që atëherë morën shumë frikë jo vetëm klerikët, por edhe laikët, secili ruhej nga keqdashja.

Dëgjoi një herë, i lumuri, të thoshin se në një vend kishin zakon, që sa herë zgjidhnin mbretin, t’i sillnin katër gurë me ngjyra


të ndryshme. Pastaj i thoshin të zgjidhte cilin nga ata preferonte që t’i kujtonin mbretit se njeriu është i vdekshëm dhe vdes. Ky zakon i pëlqeu shumë patrikut. Urdhëroi t’i ndërtonin varrin e tij dhe të mos ta mbaronin deri në vdekjen e tij. Vuri dhe një njeri t’i thoshte çdo ditë feste, kur ishte në lavdi dhe ndere të mëdha me gjithë klerin: “Imzot, urdhero të mbarojnë varrin tënd, sepse nuk e di se në ç’orë vjen vdekja”. Këto bënte i ndjeri për të kujtuar vdekjen, të kishte frikë nga giykimi i ardhshëm dhe të mermin shembull nga ai të tjerët.

Shën Joani ishte shumë i përulur sa asnjë tjetër. Jo vetëm në fjalët e tij dhe veprat, siç është përmendur, por edhe në veshjen dhe ushqimin e tij, ishte i kujdesshëm. Dysheku i tij, në mënyrë të veçantë, ishte shumë i thjeshtë dhe i varfër. Hyri, një here, në qelinë e tij një arhond. Pa, që sipër dyshekut të tij nuk kishte gjë tjetër veç një mbulesë të vjetër, të shqyer, të pavlefshme. I erdhi keq arhondit dhe i bleu një jorgan të kushtueshëm dhe ia dërgoi, duke e lutur që ta pranonte për dashurinë e tij.

E pranoi shenjti për shpresëtarinë e njeriut. Natën, kur u mbulua, nuk mundi të flinte. Filloi të kritikonte veten, duke thënë këto: “Mjerë unë lumëziu! Si mbaj një mbulesë kaq të kushtueshme në dyshekun tim? Vëllezërit e mi kristianë gjenden të zhveshur dhe të uritur në sheshet e qytetit. Mjerë, unë i shkreti! Sajanë ata që duan të ngopen si Llazari i varfer nga thërrimet e tryezës sime! Sa të huaj dhe të ardhur gjenden në këtë qytet të etur e lë uritur dhe nuk kanë ku të “mbështesin kokën”! Dhe ti, Joan i mjerë, që je njeri i pendimit, pi verë dhe ha peshk të mirë. Ke të gjitha rehatllëqet dhe, pas gjithë këtyre, mbulohesh me rrobë kaq të kushtueshme. Vërtet, dije se me kaq rehatllëk dhe aftarqi nuk shkon në Mbretërinë e Qiejve. Madje do të dëgjosh atë zë të tmerrshëm që dëgjoi i pasuri “O bir, kujtohu se ti more të mirat e tua në jetën tënde” (Lluka, 16-25).

Ndërsa të varferit që vuajnë në këtë jetë, do të kenë ngushëllim të përjetshëm. I bekuar qoftë Perëndia, të mos mbulohem më me një rrobë të tillë të kushtueshme, por me çmimin që vlen, të vishen të varferit dhe nevojtarët, vëllezërit e mi”.

Në mëngjes e çoi dhuratën e shtrenjtë në pazar dhe me të hollat e saj veshi njëqind të varfer. Për koçidencë e bleu përsëri arhondi që ia kishte falur. Duke admimar punën pa interes material të Shenjtit, ia ridërgoi duke e lutur ta pranonte për dashurinë e Zotit. Miku i të varferve, Joani, e shiti prapë dhe veshi dhe njëqind të varfer. Kjo u bë e u ribë shumë herë deri sa një ditë u takua me atë arhond. Shenjti, sapo e pa, buzëqeshi dhe i tha: “Pa të shohim, kush do të fitojë nga të dy ne! Unë që ta shes, apo ti që e blen dhe ma dërgon!”

5.  Përdëllimtar pa kufi

Në atë kohe, Sirinë e plaçkitën Persët dhe një pjesë të mirë të popullit e zunë rob. Por me ndihmën e Perëndisë, shumë arhondë, klerikë dhe episkopë mundën që të iknin. Duke dëgjuar për namin e Paatrikut, vrapuan pranë tij, si në një liman dhe strehim të qëndrueshëm, duke kërkuar lëmoshë. Joani hyjnor i priti me mirësi. I ngushëlloi si baba i dhimbsur. Duke mos parë tek turma lypsarët, por Zotin dhurues, i ndihmoi të gjithë shumë, U shpëmdau dashurinë e tij, jo si tek të huajt dhe kolonët, por si tek vëllezërit dhe femijët e tij. Vuri të plagosurit në hotele. Urdhëroi hotelxhinjtë që të kujdeseshin me mjekimet e nevojshme dhe të mos i nxisnin të largoheshin pa dëshirën e tyre. Tek të shëndëtshmit, urdhëroi gjithashtu që grave t’u jepej dyfish, sepse, thoshte, “gratë nuk mund të bredhin në vende të ndryshme pa rrezik dhe me kaq lehtësi sa burrat. Për këtë duhet të përkrahën më tepër.

Yinin pranë tij edhe disa të reja që kishin mjaft stolira, siç visheshin gratë, dhe ishin të veshura me rroba te kushtueshme. Kur i panë shpëmdarësit e Patrikut, i thanë: “Zot i shenjtë, mendojmë se nuk duhet të japim lemoshë tek këto gra”. Atëherë, shenjti u hoqi vërejtje me shikim të ashpër duke thënë: “Në se doni të ndani pasurinë e Krishtit, të zbatoni rae thjeshtësi porosinë e tij, që thotë. Atij që kërkon, i jepet”. Në rast se hetoni se kujt t’i jepni e kujt jo, mësoni se as Perëndia, as unë nuk kemi nevojë për shërbime të tilla. Në se do të ishin të miat këto të holla ndoshta do të më dhimbseshin, por, sepse janë të holla dhe dhurata të Zotit Krisht, duhet të ruani urdhrin e tij pa u lëkundur”.

Pasi u predikoi, filloi t’u tregojë një vegim që e shfaqi Perëndia të denjë të shihte: “Kur isha 15 vjeç pashë natën, në vegim, një vajzë shumë të bukur që shkëlqente më shumë se dielli. Ishte e stolisur mrekullueshëm dhe kishte në kokë një kurorë me degë ulliri. Qëndronte para shtratit tim dhe një çast më preku në brinjë dhe u zgjova,

Duke e parë dukshëm, u ngrita nga shtrati im> bëra kryqin dhe i thashë:“CiIaje” dhe më tha: “Unë jam vajza e parë e Mbretit të Madh”. Kur dëgjova këto, unë iu fala me shprestari. Ajo vazhdoi të më thoshte: “në se miqësohesh me mua, unë do të të marr para Mbretit. Do të të dojë shumë, sepse asnjë si unë, nuk ka kaq guxim para tij. Unë e bëra dhe zbriti nga qiejt në tokë dhe u trupëzua që të shpëtojë njeriun”. Duke menduar, une, se cila do të ishte ajo, kuptova se ishte lëmosha, sepse lëmosha bëri Perëndinë e Tërëmëshirshëm të trupëzohet.

Më vonë, kur ajo u zhduk, u ngrita dhe vrapova në kishë, sepse ishte ora e shërbesës së mëngjesit. Në rrugë më takoi një i varfër që ishte i ngrirë nga të ftohtët. Sapo e pashë, nxorra rrobën time dhe ia dhashë. Ai e veshi dhe unë vazhdova për në kishtë. Para se të mbërrija, për t’u siguruar se vegimi ishte i vërtetë, erdhi drejt meje një njeri i veshur me të bardha dhe më dha 100 monedha floriri, të mbështjella në shami dhe më tha: “Merri dhe ndaji, siç mendon ti”. Sapo i mora, u xhduk. Atëherë unë mendova se ishte i vërtetë vegimi im. Që atëherë, kur jepja diku lëmoshë, i thosha vetes: “Pa të shoh, nëse Zoti më jep njëqindfish, siç prempton në porositë e Tij”. Kështu, duke provuar Perëndinë, u binda me veprime shumë herë. Atëherë fillova të qortoja veten time duke thënë: “Mjaft shpirti im, duke ngacmuar të pangacmueshmin. Vetëm puno porositë me thjeshtësi, sepse shumë herë vërtetove të vërtetën”. Pra, nuk dua më të dëgjojë ndonjë shpirtpak, por të jap me shumicë lëmoshë tek secili”.

Ndodhi një ditë të vinte një njeri tek shenjti, duke i kërkuar ta mëshironte.Patrikut të dhimbsur i erdhi keq, sepse më parë ishte ai njeri arhond dhe u varërua. Prandaj i tha shpërndarësit t’i jepte 15 litra flori. Por ai u këshillua me ikonomatin dhe të tjerë dhe i dha vetëm:5 litra, sepse iu duk shumë që t’i jepte pesëmbëdhjetë. ;Atëherë shenjti ishte në kishë, sepse ishte e diel. Duke dalë, e takoi një vejushë shumë e pasur. Pasi u përkul dhe i puthi dorën e tij, i dha një letër në të cilën shkruhej se i falte Kishës 500 litra flori.

Duke parë këtë, Shenjti, me hirin e parashikuesit që kishte, kuptoi pse i dhanë këtë letër. Duke u kthyer nga shërbëtorët u tha; “Sa flori i dhatë atij të varferit që ju thashë?” Ata u përgjigjën: “Sa na urdhërove?”. Shenjti thirri, atëherë, të varferin para tyre, e tha se mori 5 litra fiori.

Kur dëgjoi Joani, zemërdhimbsuri, që i dhanë më pak sa ç’u tha, u tregon letrën e gruas, duke u thënë ashpër:“Perëndia t’ju fali për njëmijë litrat flori, që për shkakun tuaj, humba sot. Sepse po t’i jepnit sa u thashë, atij njeriu të vafër, do të më jepte edhe njëmijë litra flori, Zoti. Që të vërtetoni të vërtetën më thërrisni gruan që të vijë këty”. Kur e sollën, i tha Shenjti: “Të lutem, më thuaj të vërtetën mendoheshe të më jepje më shumë?” Vejusha, atëherë, me shumë ndruajtje u përgjigj: “E vërteta është, Zoti im, se njëmijë e pesëqind litra shkruajta me dorën time në letrën që të dhashë. Pastaj, kur e lexova për të parë në kishte ndonjë gabim, pashë vetëm pesëqind. Si u bë kjo nuk e di, sepse nuk e dhashë tek asnjë letrën. Për këtë, duke u habitur për faktin, mendova se Perëndia nuk donte që të jepja më shumë”. Kur dëgjuan këto, shpërndarësit e Shenjtit, ranë në këmbët e tij duke kërkuar falje. Ai, pasi i fali, u predikoi të mos jenë të pabindur, por të dëgjojnë, që të marrin bekim nga Perëndia.

Një i huaj, duke parë zemrën e madhe të Shenjtit, donte ta provonte. Nje ditë, ndërsa humanisti Joan shkonte të vizitonte të sëmurët në spital, e takoi në rrugë dhe i tha: “Mëshiromë, Imzot, mua robin”. Shenjti i tha shpëmdarësit t’i jepte gjashtë monedha. Pasi i mori, i haji, ndërroi rrobat dhe duke takuar Shenjtin në një vend tjetër i kërkoi lëmoshë. Shpëmdarësi, kur e kuptoi, iu afrua Shenjtit dhe i tha: “Ai është që, parapak, mori gjashtë monedhat, Imzot”. Por shenjti u hoq sikur nuk e njihte dhe i dha edhe gjashtë. Por i huaji këmbëngulte të provonte shën Joanin. U kthye pas pak i transformuar duke kërkuar lëmoshë. Shërbëtori prapë e kuptoi dhe i tha shenjtit: Ai i pari është, pë të mashtroi dy herë, dinaku”. Atëherë, patriku i urtë, pa u skandalizuar fare nga sjelja e këtij njeriu i tha shërbëtorit: “Jepi dy herë më shumë se më parë. Ndofta është Zoti im, Krishti, dhe erdhi si fukara që të më provojë”.


6.  Provë si e Jovit

Por Perëndia që lejoi të ngacmohet i dashnri i tij Avraham, donte të provonte edhe shërbëtorin e tij. Joanin, që të njihnin të gjithë vyrtytin e tij dhe ta admironin si Jov të ri. Kishte shenjti, trembëdhjetë anije të mëdha të ngarkuara me maHra të shtrenjta. Vozisnin, atëherë, në detin e Adhrit dhe ndërkohë u ngrit një furtunë aq e madhe, sa, për të shpëtuar njerëzit, hodhën gjithë ngarkesën në det. Kishte vlerë të madhe ngarkesa; rreth tremijë e treqind litra fiori. Përgjegjësit e anijeve i drejtuan bosh në limanin e Aleksandrisë. Ata vetë u futën në tempuiin e Zotit, të trembur se mos Patriku i fuste ne burg. Sepse, në atë kohë, kur borxhlinjtë futeshin në tempull, nuk burgoseshin.

Përdëllimtari Joan, kur e mësoi, u shkroi një letër atyre duke u thënë: “Të dashur vëllezër, siç tha edhe Jovi: “Zoti i dha e Zoti i mori. Ashtu siç i pëlqeu Zotit, u bë, qoftë i bekuar emri i Zotit “Job 1,21) “Ejani jashtë, bijtë e mi, dhe mos u hidhëroni. Vetëm kini shpresë tek Zoti i mirësisë dhe hiri i Tij do të na udhëheqë”.

Por edhe miqte e tij erdhën për ta ngushëlluar për dëmin e madh'që pësoi. Por shenjti i proftaste, sikur të mos ishte dëmi i tij, dhe thoshte: "Mos u skandalizoni bijtë e mi, as të hidhëroheni për këte që më ndodhi, sepse faji ishte imi, se mburresha për mirësitë që më huajti Zoti. Me të vërtetë besoj, se duke dashur hiri i tij të mos jem fodull kur jap lëmoshë, lejoi të më vijë katastrofa që të jem modest. Por shpresoj në Perëndinë Tërëmirë, se për nevojën e të varfërve, vëllezërve të mi, nuk do të na braktisë. Sepse, e njëjta Perëndi që ishte në kohën e Jovit dhe shumëfishoi të mirat e tij. Ai është edhe tani. Për këtë shpresoj se do të na ndihmojë edhe ne”.

Këto, dhe më shumë, thoshte tek ata që vinin ta ngushëllonin. Dhe të gjithë largoheshin me dobi shpirtërore nga durimi dhe përulësia e tij e madhe. Dhe vërtet. Në pak kohë i ktheu Perëndia dhuratadhënëse, tek Jovit të ri, dy herë më shumë nga sa i mori, siç profetizoi ai.

Kur pa, fortlumi, bamirësinë e Perëndisë, e falenderoi me lot të nxehtë. Ky shpagim e bëri akoma më të dhimbsur, nga sa ishte, Këtë e tregon sjellja e tij në ngjarjen e mëposhtme.

7. Mësime të tjera

a)  Për thashethemet

Ky Patrik i tërëshenjtë kishte shumë virtyte dhe hire. E donte shumë studimin e Shkrimeve të Shenjta dhe leximin, por kohën më të madhe të ditës e konsumonte duke këshilluar vëllezërit. Kurre nuk fliste fjalë te kota dhe parakohe, por të mira dhe me shërbim shpirtëror. Tregonte nga jeta e njerëzve të virtytshëm, analizonte probleme dogmatike dhe probleme nga Shkrimi i Shenjtë që të këshillonte popullin. Bkzistonte edhe atëherë rreziku nga heretizmi. Që të rregulloheshin këto gabime, zgjodhi dy klerike, Joanin dhe Sofronin. Ata bisedonin për probleme të besimit që të sillnin heretikët në rragë të drejtë.

Bashkëme virtytet e tjera që kishte, urrente shumë thashethemet. Kur dëgjonte dikë të merrte nëpër gojë ose të fliste ngadalë, e pengonte me mënyra indirekte dhe ndërronte bisedën. Nëse korrigjohej kënaqej shenjti, por në se s’bindej në këshillat, i thoshte portierit të mos i lejonte më hyrjen. Këtë e bënte, ky mësues i madh, që të rregullonte edhe atë që devijonte aq edhe të tjerët ta kishin si shembull.

Në mënyrë të veçantë, nuk donte të dëgjonte kritika për murgjërit, që i çmonte shumë, sepse dikur, duke besuar disa që kritikuan kot urdhëroi dhe dënuan një murg padrejtësisht. Dhe u bë, tek ai, kjo ngjaije e kritikës një mësim kaq i madh që ua tregonte ngjarjen të gjithëve. Një ditë më njoftuan se një murg qarkullonte në atë vend dhe kërkonte lëmoshë”. Siç thoshin ata, kishte me vete një vajzë për grua të jashtëligjshme. Duke i besuar, unë i padituri, urdhërova t’i denonin. Pastaj, ndoqa gruan dhe murgun e burgosa. Natën rashë të fle dhe e shoh në gjum të më thotë: “Të pëlqejnë këto, Imzot? Besomë, si njeri, gabove”. Atëherë u zgjova i trembur dhe në mëngjes dërgova të ma sillnin, murgun. Nga kërkimet vërtetova se ishte krejtësisht i pafajshëm. Sapo kuptova që akuza ishte e gabuar, u mërzita shume dhe qava për piagët e tij.

Rashë, pastaj, në këmbët e tij dhe kërkova të më falte mëkatin tim. Por ai3 engjëlli tokësor, bënte falje, sikur të kishte gabuar. Pastaj e këshiilova se nuk duhej të bridhte, si murg që ishte, kaq hapur me vajzën, sepse njerëzit skandalizoheshin. Ai m’u përgjigj: “Besomë, Imzot, se unë nuk e njihja fare. Pardje, duke dalë nga gaza që të shkoja t’u falesha Shën Anargjirëve Qiro dhe Joan, më takoi jashtë qytetit. Sapo më pa, ra më këmbët e mia dhe më thoshte se ishte çifnte dhe donte të bëhej kristiane. Më lutej vazhdimisht dhe tregonte dashuri për Zotin dhe ta shpëtoja nga duart e demonit. Unë i trembur nga skandali i popullit nuk doja që ta merrja me vete, por ajo insistonte dhe më tha: “Të lutem, për emër të Zotit, mos më braktis, ndryshe do të japësh llogari për mua Ditën e Gjyqit”. Duke parë shpresëtarinë e saj dhe duke marrë guxim, e mora dhe e pagëzova dhe që ta vendosja në një manastir, kërko va të holla duke lypur”.

Pasi dëgjova tregimin e tij„ vazhdoi Shenjti, rënkova dhe thashë: “Sa shërbëtorë të fshehur ka Zoti dhe ne nuk i njohim!” Pastaj u thashë të gjithëve vegimin që pashë atë natë. Kur bëri të ikte, i dhashë njëqind monedha të arta, për lëmoshë, por ai nuk i pranoi. Në të kundërt më tha: “Kush kabesim, nuk ka nevojë per të holla dhe ai që do të hollat, nuk ka besim”. Nga këto fjalë, kuptova se murgu ishte shumë i virtytshëm. Pastaj, pasi morëm falie reciproke u largua. Që atëherë kisha tek murgjit më shumë respekt ndërtova dhe një hotel dhe që të shkonin në të, sa kishin nevojë”.

Këto thoshte Shenjti për thashethemet dhe me didaktikën e tij të gjithë admironin dhe lavdëronin Perëndinë, për mësimet që u jepte shenjti

b)  Për qëndrimin ndaj njeriut

Kur dëgjonte, shenjti, se dikush sillej ashpër dhe çnjerëzor me shërbëtorët e tij e ftonte veçanërisht dhe i thoshte: “Biri im, më thanë se je shumë i ashpër me shërbëtorët e tu. Të lutem mate inatin tënd, sepse Perëndia nuk na i dha shërbëtorët që t’i rrahim, por që të punojnë për ne dhe ne t’i ushqejmë me ato që na jep Perëndia. Sa, vallë, mund të japesh që të blesh një njeri që është krijuar sipas ikonës së Perëndisë? Vallë shpirt të ndryshëm ke ti, apo trup të ndryshëm nga shërbëtori yt? Të gjithë jemi vëllezër më Krisht dhe na do të gjithëve barabat. Le të bëhemi edhe ne të njëllojtë, sepse edhe Ai, Zoti Krisht, që të na bëjë të jemi të përalur, u bë shërbëtor. Le të marrim shembull nga Ai dhe të mos jemi fodullë. Si guxon, pra, të shash e të keqpërdorësh njerëzit e tu? Mos do të doje të të mundonte edhe ty Perëndia sa herë që bën gabime? Si lutesh e thua:‘eFalna fajet tona ashtu sikundër edhe ne ua falim fajtorëve tanë’\ dhe pastaj nuk fal kaqpak gabime?” Me këto dhe të tjera u predikonte zotërinj ve. Kur ndonjë nga këta nuk rregullohej, shenjti jepte të hollat dhe lironte shërbëtorin.

c.  Për fodullëkun që të dëmton shpirtin

Kur shikonte ndonjë mendjemadh, nuk i fliste hapur që të


mos ta turpëronte, por, pasi i afrohej, i fliste për përulësi. Jo si mësues, por kritikonte vetveten për ta zbutur. “Habitem, o vëllai im dhe shtangem; si shpirti im nuk mendon, as nuk studion anën e përuljes së Zotit. Gjithmonë e ndjej veten fodull kur mendoj të afërmin. Mendoj se kam më shumë vyrtyte dhe bujari nga ai, sepse nuk kam kuptuar mësimin e ëmbël të Zotit që thotë: “Mësoni nga unë të jeni të urtë e të përulur që të gjeni qetësi në shpirtrat tuaj”. As nuk mendoj se shenjtorët, që nënë çudira, e quanin veten dhe edhe hi. Kujtonin se janë krimba dhe jo njerëz. Pse të nburrem lumëziu? Nuk jam i krijuar nga balta? Nuk është lavdia ime lule bari që shpejt fishket? Përse të jemi fodull? Le të mendojmë dhimbsurinë e pafund dhe mirësinë e Zotit Krisht. Na fali gjithë krijimet që të na shërbejë dhe të na punojnë. Sa bamirësi bëri dhe bën për ne, mosmirënjohësit! Dhe ne, lumëzinjtë, e shajmë vazhdimisht dhe e kryqëzojmë me veprimet tona, por Ai as na vdes> as na mundon, por pret me durim. Dhe i blasfemuar na bën bamirësi duke lindur dillin e Tij dhe duke hedhur shi për të drejtë e mëkatarë.

d.  Për të kujtuar vdekjen

“Shumë përfitojnë ata që kujtojnë vdekjen dhe mendojnë sa trishtim ndjen shpirti i vuajtur në atë ndarje të tmerrshme. Kur do të mblidhen engjëjt e mirë dhe dinakë që të veçojnë shpirtin nga trupi, ky do të kërkojë kohë për pendim. Por engjëjt nuk t’i japin, sepse, kur kishte kohë, ishte neglizhent” Pastaj duke e kthyer fjalën tek vetja, tha: “O Joan, mëkatar dhe i vuajtur! Vallë do t’i kalosh pa frikë armiq të tillë, kur të mblidhen si bishatë nëndheshme, që të të rrëmbejnë. O Zoti përdëllyes! Shpëmdaji demonët e tatuar. Na jep ne, o Zot, engjëjt e shenjtë të na mbulojnë në atë lundrim të tmerrshëm. Sepse është e madhe dinakëria dhe urrejtja e kundërshtarëve tanë”.

e.  Për dobinee përshpirtjeve

Një herë ra një sëmundje vdekjeprurëse në Aleksandri. Shenjti shkonte vetë, vizitonte të sëmurët dhe u qëndronte pranë zemërthyerve. U mbyllte sytë kur vdisnin dhe i varroste duke u thënë të pranishmëve se është përfitim i madh për ata që vizitojnë varrezat dhe kujtojnë të vdekurin. Bënte përshpirtje dhe liturgji për të vdekurit. Shtynte edhe të tjerët të bënin të njëjtën gjë, sepse thoshte, i bekuari, se përfitojnë nga përshpirtjet shumë jo vetëm të vdekurit, por edhe të gjallët. Dhe për t’i bindur thoshte këtë ndodhi.

“Një ditë, persët, kapën rob një qipriot. Kur u kthyen, shokët e tij, i thanë familjes se vdiq dhe e varrosën. Por ata e kishin gabim, sepse ishte një tjetër që i ngjante, Ai ishte ne Persi dhe ishte hekurlidhës. Të afërmit, që menduan se vdiq, i bënë përshpirtje. Pas katër vjet robërie u kthye në vendin e tij. Kur e panë të afërmit e tij u gëzuan shumë për kthimin e tij të pashpresë dhe i thanë: “Ne pandehem se ke vdekur dhe të bëmë tre liturgji në vit: Në Pentikosti, për Ujin e Bekuar dhe në Ngjallje. Ai, kur i dëgjoi, u habit dhe i siguroi se ato tre ditë të vitit i paraqitej një njeri i bukur që shkëlqente si dielli. I hiqte zinxhirët dhe e çonte ku të donte dhe kështu mundi të ikte. “Nga ky shembull, thoshte Shenjti, të besojnë që vërtet me përshpirtjet dhe liturgjitë kanë shumë përfitim shpirtrat e vëllezërve tanë të fjetur’.

8.  Vëzhgues i përulur

Kur shikonte bariu i mirë ndonjë nga vëllezërit të shthurej ose të vuante nga ndonjë ves, e shëronte përfundimisht, sepse nuk bërtiste në kontrollin e tij, mos acaronte njeriun dhe e dëmtonte në vend që ta ndihmonte.

Kështu u bë edhe me episkopin Triolo, që ishte shumë koprac. E mori një ditë me vete në spitatin e të varfërve, që e ndërtoi në një vend të quajtur Qesazia. E dinte Shenjti që shpëmdarës i Triolos mbante tridhjetë litra ar që të blinin gota argjendi dhe gjëra të tjera për tryezën. Kur arritën pranë të sëmurëve i thotë Shenjti: “Trego sot dashuri, vëllat im episkop. Nderoi vëllezërit e varfër të Krishtit me pak lëmoshë”.

Troili u turpërua përpara njerëzve që të mos i bindej Patrikut. U detyrua t’i thotë shpëmdarësit t’i japi secilit nga një monedhë të artë. Dhe u gjendën kaq të varfër sa shpërndau gjithë të hollat. Atëhere, Episkopit i erdhi keq dhe u pendua për lëmoshën e pavullnetshme. Pasi panë të varfërit dhe i ngushëlluan me fjalë dhe të holla, përshëndeti Patrikum dhe u largua për në shtëpinë e tij. Dhe kaq u mund nga dëshpërimi sa ra i sëmurë në shtrat. Kur, më vonë, e ftoi shën Joani për drekë u përgjigj se nuk mundej të shkonte se ishte i sëmurë.

Kur Patriku dëgjoi këto, kuptoi shkakun. Për këtë u nis në çast ta vizitonte, duke mbajtur gjithë të hollat që Troillo dha. Kur arriti, i buzëqeshi pak dhe i tha: “Pandehe, vëllai im, se të thashë të jepje lëmoshë nga të tuat? Për mua të thashë të japësh, sepse nuk kisha me vete, por tani t’i solla dhe të falenderoj”. Episkopi sapo mori të hollat u shërua në çast nga sëmundja e tij. Kaq shpejt u kthyen fuqitë e tij fizike, sa u bë i qartë shkaku i sëmundjes. Atëherë Patriku i tha t’i bënte një letër në të cilën të pohonte se riinori pagën e asaj lëmoshe. Troillo ra dakord dhe shkroi ne letër këtor “Perëndia e mëshirës dhe e humanizmit i riktheu Joanit, Zotit tim dhe Patrikut të Aleksandrisë, pagën e tridhjetë litrave ar, që unë shpëradava tek të varfërit dhe pastaj i rimora. Pasi mori letrën, shenjti hëngri bashkë me episkopin që të miqesoheshin.

Natën, kur Troillo fjeti, Perëndia, me lutjet e shërbëtorit të tij besnik Joan, i tregoi sa u dëmtua nga kopracia e tij. Pa vegim se e morën në parajsë. Atje pa një duar shumë flori dhe u tha shërbëtorëve: “Të fshini këtë titull dhe të shkruani siç urdhëroi Mbreti: “Manastir dhe çdodhje e Joanit, Patrikut që e bleu nga episkopi Troillo për tridhjetë litra ar”. Kur u zgjua, episkopi vrapoi tek Patriku dhe i tregoi vegimin duke i kërkuar të falur. Që atëhere, hapi dorën në bamirësi, u bë shumë i dhimbsur dhe shpëmdante shumë lëmosha tek të varfrit.

Bënte, i lumuri, qortime tek populli, por me urtësi dhe dashuri. Që të sillte dikë në rrrugën e vyrtytit, përulej kaq sa duhej të ishte shumë i ashpër njeriu që qortohej, që të mos rregullohej. Ishin disa njerez, jo shpresëtare, që kishin një zakon të keq. Kur Shenjti mbaronte Ungjillin, dilnin nga Kisha. Pasi bënin muhabet, hynin prapë, kur këndohej Hymni Keruvik. Kur i vërejti, Shenjti, kuptoi se me fjalë nuk do të bëhej gjë. Për këtë, një ditë, doli nga Kisha me stolinë arhieratike, pas leximit të Ungjillit. Ndenji atje ku rrinin njerëzit dhe kur e panë u çuditën. Atëherë shenjti u tha: “Mos u çudisni, se atje ku janë dhentë, atje duhet të jetë edhe çobani. Pra, ose do të shkojmë të gjithë bashkë brenda, ose do të rri me ju, jasthë”. Me këtë mënyrë rregulloi këtë zakon dhe nuk linte të fliste asnjë në Kishtë. Por, nëse ngdinjë nuk rregullohej, atëherë fliste ashpër që ta sillte në vete dhe e ndiqte duke thënë: “Nëse vjen për Litmrgjinë, ki kujdes, ndryshe ik përjashta dhe mos bëj shtëpinë e Perëndisë tavemë dhe shpellë kusarësh!”

9 “Qoftë e lumur rmga... ”

Për mëkatet e populiit Perëndia lejoi Persët të pushtonin

Aleksandrinë. Shenjti, nën presionin e rrethanave, përgatitej të shkonte në atdheun e tij. Kur Patrici Nikita mësoi vendimin e tij, e luti të shlconin bashkë në Kostandinopojë që te bekonte Mbretërit. Duke parë shpresëtarinë e patdcit, Shenjti dhe për dashurinë e tij, e aprovoi. Hynë në anijë të dy dhe pasi ecën pak, u ngrit një furtunë e madhe sa rrezikuan të mbyten. Natën, patrici pa në vegim Patrikum me disa njerëz të varfër. Dhe herë vërtitej nëpër anije e dëgjoi Perëndia shërbëtorin e tij dhe era u ndërpre. Vazhduan atëherë udhëtimin e tyre dhe arritën në Rodos. Atje, Patriku sheh i zgjuar dhe pastër një engjëll të Zotit me fytyrë njeriu. Shkëlqente më shumë se dielli dhe mbahte në dorë skeptër të artë. Duke u drejtuar nga Shën Joani, i thotë: “Mbreti i Mbretërve të fton përgjithmonë. Atëherë, Shenjti me shumë gëzim, falenderoi Perëndinë e Tërëmirë që e dhimbsuroi dhe vendosi ta nxirrte nga gropa e kësaj bote.

Pastaj i thotë patrikut: “Ti, i dashuri im, u përpoqe të shkojmë tek mbreti tokësor, por mua më fton Mbreti i Mbretërve”. Patricit i erdhi shumë keq, se do t’i mungonte një njeri i tillë. Por iu bind dëshirës së Shenjtit që të ndahen. Kërkoi dhe e bekoi dhe pasi u përshëndetën midis tyre u ndanë. Patrici u nis në Kostandinopojë dhe Shënjti për në atdheun e tij, në Amathunta të Qipros.

Sapo mbërriti në atdheun e tij. Shën Joani, urdhëroi sekretarin e tij të shkruante testamentin që thoshte këto: “Joani, shërbëtori i ulët i Perëndisë dhe i lirë me hirin e Krishtit. Të faleminderit o Zot, Perëndia im që më bëre të denjë dhe të ktheva dhuntitë e tua. Nuk më mbeten veçse tre monedha, që lutem t’u jepen edhe këto vëllezërve të rrii, më Krishtin. E di, Zoti im, se kur më bëre episkop, gjeta tetë mijë litra ar që i ndava të ghitha tek të varfërit. Jo vetëm ato, por edhe sa pjesë më dërgonte, hiri yt, duke ditur se janë të tuat, i ndava tek vëllezërit e mi. Prano tani shpirtin tim, Zot i Shenjtë!”

Duke thënë këto, dorëzoi frymën e tij i lumuri Jan, më 619 në moshën gjashtëdhjetë e katër vjeç.

10.  Shpagues - Perëndia

Pasi psallën lipsanin e shenjtë brendane kishën e shenjtit dhe çudibërësit Tihon, shkuan ta varrosnin. Në varrin që do ta varrosnin, ishin varrosur më parë dy episkopë. Dhe siç po vinin brenda shenjtin, u tërgoqën dy lipsanet e tjera me fuqi Perëndie. Njëra nga e djathta dhe tjetra nga e majta, duke pranuar në mes Shenjtin.

Duke dashur Perëndia shpërblyes të tregonte sa lavdi i dha Shenjtit dhe guxim gjeti pranë tij, bekoi të lëshojë lipsani miro. Aroma përmbyti shpirtrat e prezentëve; të sëmurë u shëruan, jobesimtarë - besuan dhe të gjithë së bashku shprehnin falenderimet ndaj Zotit tonë Iisu Krishtit, ndaj Perëndisë i Cili lavdëron ata që e lavdërojnë.

Kujtimi i Shën Joanit nderohet nga Kisha jonë më 12 nëntor.

iK.

 

 

 

***

Shen Katerina - Martire e madhe

Parathënie

Zoti Iisu Krisht me mësimet e tij të jashtëzakonshme dhe me madhështinë e pakrahasueshme të sakrificës do të emocionojë me mijëra shpirtra në të gjithë botën.

Feja e Krishtit për 3 shekuj përndiqet, por migjithatë bën çudira. Kisha lavdëron ndeshjet dhe sakrificat e shenjtorëve. Dita e festës së shenjtorëve emërohet “dita e lindjes”, sepse këtë ditë


ata hyjnë fitimtarë në jetën e përjetshme dhe morën kurorën e pavdekshme të lavdisë.

Epifani, episkopi i Qipros, At i madh i kishës, shkruan: - “Ai që nderon Zotin, nderon dhe shenjtin!” Shën Grigor Theologu i shkruante perandorit Julian, i cili pëmdiqte kishën: - “Nuk pate respekt për ata që u vranë për Krishtin? As nuk u trembe nga luftëtarët e mëdhenj, Joani, Pavli, Jakovi, Stefani, Llukai, Andrea, Thekla, të cilët me zjarr dhe hekur, me përbindësha dhe tiranë u ndeshën me vullnet, për të mos tradhëtuar as me fjalë shprestarinë?” Niqifori, Patriku i Kostandinopojës shkruan: “Lutem dhe nderoj lipsanet e respektueshëm të shenjtorëve si klinika shpirtërash dhe trapash, sepse priten shpirtra të pastra dhe të shenjta.

“I çuditshëm është Perëndia ndër shenjtorët e tij”. Me shenjtorët që janë në tokë Zoti bëri çudira.

Në Shkrimm e Shenjtë shkruhet: “Shumë janë nderuar miqtë e tu, o Perëndi”.

i Një nga figurat më të mëdha të Kishës së vjetër është Shën Katerina, lavdia e martirëve. Në të gjithë botën u bë e njohur e bekuara. Për trimërinë dhe guximin e saj për Krishtin, për pastërtinë dhë dlirësinë e saj të shkëlqyer, tërhoqi shumë shpirtra në dritën e Iisu Krishtit. U tregua banesë e Shpirtit të Shenjtë, nuse e Krishtit, Mbretit qiellor. Kush i mendon të gjitha këto, i duket sikur futet brënda një parajse mendore, të mbushur me lule virtytesh të mrekullueshme dhe të këndshme. “Ti na krijove, o Zot, dhe zemra jorië është e shqetësuar derisa të prehet tek Ty”.

; Katerina njeh Krishtin                  ,

i Shën Katerina lindi në Aleksandri në shek. 3. pas Krishtit. Ishte bijë e perandorit Kostand, i cili kishte vdekur. Atëherë perandor ishte pagani Maksent në 305-313.

Shën Katerina kishte bukuri engjëllore dhe të pakrahasueshme. U edukua me kulturën greke, ku njohu Homerin, Virgjilin, Aristotelin dhe Platonin. Studioi dhe librat e shkencës mjekësore të Esklipit dhe të Hipokratit. Mësoi tërë retorikën. Të gjithë e admironin urtësinë e saj. Shumë kretë të pasur të senatit kërkuan te nëna e saj të martoheshin me të. Nëna e saj ishte një e krishterë e fshehtë nga pemdjekja që kishte filluar Maksimiliani kundër besimtarëve. Të afërmit dhe nëna e saj e këshillonin te martohej që të mos kalonte mbretëria e të atit në dorë të ndonjë të huaji. Por Shën Katerina megjithë pasuritë, lavdinë dhe nderimet që kishte, dëshironte të rronte në virgjëri. Mirëpo, kur pa që e shqetësonin, u tha:

“Gjeni një të ri i cili të ketë lavdi, pasuri, bukuri dhe urtësi, sepse nuk pranoj të marr një më të ulët se veten”.

Nëna e saj kishte një at shpirtëror të shenjtë, i cili asketonte jashtë qytetit, në një vendqëndrim të shkretë. Mori atëherë Katermën dhe shkuan të këshilloheshin. Asketi i dëgjoi fjalët e saj të urta. Ai mendoi ta tërhiqte në besimin e Krishtit dhe i tha:

“Njoh një njeri të mrekullueshëm që të kalon në të gjitha dhuntitë dhe në të tjera gjëra të pallogaritshme. Bukuria e tij mund në shkëlqim diellin. Urtësia e tij sundon gjithësinë. Pasuria e tij shpëmdahet në të gjithë botën. Mirësjellja e tij, prejardhja e tij ështe e papërshkruar.

Vajza mendoi se ai thoshte për ndonjë person të shquar të kësaj bote dhe pyeti: -1 biri i kujt është që ka kaq shumë cilësi të mira? Ai u përgjigj: “Ky i ri nuk ka at në këtë botë. Lindi në mënyrë mbinatyrore nga një virgjëreshë e Tërëshenjtë dhe shumë e sjellshme, e cila u vlerësua nga shenjtëria e saj të mbetet e pavdekshme në shpirt dhe tmp. U ngjit në qiell. Lutet për të gjithë, shenjtorë dhe engjëj, e nderojnë si mbretëreshë e gjithë krijesës.

“Eshtë e mundur ta shikoj këtë të ri për të cilin tregon kaq gjëra të mrekullueshme?

Në qoftë se bën çfarë do të them, do bëhesh e denjë të shohësh fytyrën e Tij të shumëndritshme.

Të shikoj një njeri me mend dhe të respektueshëm. Besoj tek ato që më thate”.

Atëherë asketi i dha një ikonë të Shën Marisë me foshnjën hyjnore në krahë dhe i tha: - Kjo është e gjithëmonvirgjëra, Nëna e Atij. Merr këtë ikonë dhe pasi të mbyllësh derën e dhomës tënde, bëj lutje për gjithë natën. Lutju me besim Nënës së Tij, e cila quhet Mari, që të të tregojë Birin e saj. Atë që dëshiron zemra jote. Lutjet e ngrohta ngjiten si thimiamë përpara fronit të Tij.

Katerina u mrekullua nga fjalët e njeriut të shkretëtirës. Mori ikonën dhe shkoi në pallat. Gjithë natën u mbyll në dhomë dhe lutej me përzemërsi. Nga lodhja fjeti. Atëherë sheh në vegim Shën Marinë dhe foshnjën Hyjnore. E papërshkrueshme qe lavdia dhe bukuria e tyre! Ndritnin më shumë se dielli.Krishti kishte kthyer fytyrën e Tij drejt së ëmës. Atëherë dëgjoi Shën Marinë të thotë me zë të ëmbël:

“Shiko Biri im shërbëtoren tënde sa e bukur dhe e mirë që është”. Foshnja Hyjnore u përgjigj: “Eshtë e errët dhe e shëmtuar. Nuk mund ta shoh fare”. Shën Maria i thotë përsëri: “A nuk është më e urtë nga të gjiihë oratorët? E pasur dhe e sjellshme! Nëna ime, ajo është e paditur dhe e varfër. Nuk mund ta shikoje fytyrën time.” Të lutem, Biri im i dashur, mos përbuz krijesën tënde, por jepi mundësi të shikojë lavdinë tënde dhe fytyrën tënde hyjnore që dëshirojnë engjëjt ta shikojnë. Le të shkojë tek plaku që i dha ikonën. Le të bëjë cfarë do ta këshillojë ai. Atëherë do të më shikojë. “Në mëngjes Katerina shkoi me pak gra në asketinë e plakut. Me lotë i tregoi vegimin dhe i kërkoi këshillën e tij.

Oshënari foli për misteret e mrekuliueshme të besimit orthodoks. Foli për bukuritë e papërshkrueshme të parajsës. E ftoi afër kryqit të tij. “Këtë orë të qëtë të fton Perëndia! Të bëhesh fener i ndritshëm në kishën e tij. Që shumë shpirtra të tjerë të gjejnë rrugën e shpëtimit nga rrezatimi yt. Nga rmga e pëmlësisë do të udhëhiqesh në pallatet qiellore”. Katerina besoi me gjithë zemrën e saj.

“I bekuar Zoti i të Krishterëve, Dua të bëhem e krishterë që të ndjek lisu Krishtin. Të luftoj për mbretërinë e Tij!” Ajo pranoi pagëzimin e shenjtë.

Nga Dorothea që quhej (me të vërtetë dhuratë e Zotit ishte”, mori emrin Ekaterina, që do të thotë 3 kurora. Të 3 kurorat ishin; ajo e urtësisë, e pastërtisë shpirtërore dhe e martirizimit. Atëherë, ndërsa e shenjta nxori njeriun e vjetër dhe veshi njeriun dhe stolinë e Zotit, shkoi në pallat dhe gjithë natën lutej e pangrënë dhe me lotë, derisa e zuri gjumi.

Atëherë, pa në vegim Shën Marinë me Foshnjën Hyjnore që shikonte Katerinën me shumë mirësi. Nëna e Zotit pyeti Krishtin, nëse ishte e pëlqyeshme vajza. Krishti u përgjigj: “Tani u bë e lavdishme dhe e pasur dhe me shumë urtësi. Eshtë stolisur me kaq dhunti, saqë meriton të bëhet Nusja ime e përjetshme”. Atëherë, Katerina ra në tokë melotë duke thënë: “Nuk jam e denjë, o Zot i shumëlavdishëm, të vij në mbretërinë Tënde qiellore, por më bëj të denjë të bashkërenditem me shërbëtorët e tu”. Shën Maria mori dorën e djathtë dhe i tha: “Jepi, Biri im, unazën e fejesës, dhe bëhe të denjë të hyjë e lavdishme në Mbretërinë Tënde. Atëherë, Zoti i dha një unazë shumë të bukur duke thënë: “Që sot do të jesh Nusja ime e përjetshme. Do të jesh afër meje, fener i ndritshëm që do të udhëheqësh shpirtëra të pavdekshëm dhe të çmuar në mbretërinë Time të përjetshme”.

Që nga ai çast Katerina iu kushtua Nuse Dhëndërit qiellor dhe u mbush zemra e saj me dashuri hyjnore për të ëmblin Krisht. Çfarë lumturie gjejnë shpirtrat që njohin Krishtin dhe lidhen me të përjetësisht. Të krishterët e Aleksandrisë e pritën Katerinën me himne dhe me këngë shpirtërore. Katerinën nuk e emociononin gëzimet e kota të botës. Me vullnet të shenjtë filloi të punonte për lavdinë e Krishtit.

I fiaktë dëgjohej predikimi i saj hyjnor që jepte gëzim dhe lehtësim. Ishte engjëll ngushëllues i të varfërve, i të sëmurëve dhe i të mjerëve.

Përpara Mbreiit Maksent

Atë kohë, mbreti Maksent nxori këtë urdhër: “Unë, mbreti Maksent, ftoj të gjithë sa janë nën pushtetin tim, të mblidhen në tempull që të nderojnë Perënditë e mëdha. Kush përbuz urdhrin tim, do të dënohet ashpër.”

Atëherë, u mblodh mizëri njerëzish që të bënin therrore për perënditë e rreme.

Mbreti sollx theror 130 dema, ndërsa zotërinjtë e tjerë më pak. Shën Katerina shikonte këtë mashtrim të frikshëm në të cilin binin njerëzit. E nxitur nga vullneti hyjnor, mori disa të krishterë dhe shkoi në tempullxn pagan. Qëndroi tek dera dhe bukuria e saj engjëllore tërhoqi shikimet e të gjithëve. Lajmëroi, pastaj mbretin se kishte diçka të rëndësishme për f’i thënë. Mbreti undhëroi të afrohej; Katerina u përkul dhe me guxim i tha: “Duhet në fillim, ti mbret, të njihje mashtrimxn që kini, duke adhuruar si zotër idhujt. Eshtë turp të luteni për krijesa të rreme. Një është Zoti! I përjetshëm dhe i pavdekshëm, i cili për shpëtimin tonë\i bë njeri. Ky Zot i plotfuqishëm nuk ka nevojë për therore të tilla’ por vetëm do që të mbajinë porositë e tij. Na ler të mbarojmë me therroret dhe pastaj do të dëgjojmë fjalët e tua, - tha mbreti”. Kur mbaroi therrori i pakuptimshëm e ftoi shenjtoren në pallat dhe i tha: “Më thuaj çjanë dhe ç’nënkuptojnë fjalët që the? Unë jambija e ish mbretit Kostand, quhem Katerina dhe kam studiuar oratori, filozofi dhe shkencat e tjera. Por të gjitha këto i përbuza dhe u bëra e krishterë, Nusja e Zotit Krisht”.

Mbreti admiroi urtësinë dhe bukurinë e saj. Kujtoi se ishte ndodnjë hyjni nga ato që adhuronte. Mbreti e shfaqi këtë mendim dhe e shenjta iu përgjigj: Mbret jam prej balte dhe argjili. Zoti më gatoi dhe më nderoi me ikonën e tij dhe me shëmbëllesën e tij. Në qoftë se do të shkallmosh errësirën dhe mashtrimin, do njohësh Perëndinë e vërtetë.

Emri i Tij zhduk perënditë e tua dhe, nëse dëshiron, mund të ta vërtetoj”. Mbreti, duke parë diturinë e shenjtores u frikësua mos e mundte dhe tha: “Eshte e padenjë të diskutojë mbreti me gra. Do të ftoj oratorët e mi të urtë dhe atëherë, do të besosh ato që them unë”, dhe urdhëroi të burgosnin martiren. Shenjtorja e qetë u tha: “Rrojmë qetë, kur jemi në padukje për Zotin Krisht.

Bashkëbisedim me oratorët

Martirizimi i oratorëve

Mbreti dërgoi letra në-gjithë qytetet e pushtetit të tij.

-  “Unë, mbreti, përshëndes gjithë të urtët dhe oratorët paganë. Ju ftoj të vini këtu shpejt, që t’i mbyllni gojën një vajze të uitë që mohon perënditë tona. Pregatituni me kujdes të ndesheni burrërisht. Mos neglizhoni për faktin se keni të bëni me një grua. Tregoni urtësinë tuaj, sepse nga sa e pashë unë, ajo ia kalon dhe Platonit të shquar për dituri.”

Kur tha këto mbreti, një orator, më i shquari ndër ta, tha:

- Edhe sikur të jetë gruaja më e urtë e botës do të mundet, po të diskutojë me ne. Urdhëro që të vijë”.

Maksenti ishte mbushur me gëzim, duke shpresuar që do të mundte urtësinë e vajzës të mbushur me hirin hyjnor.

Atëherë, urdhëroi të silnin martiren. Ishin shumë njerëz të mbiedhur në teatër për të parë pënfundimin.

Por, përpara se të arrinin të dërguarit tek shenjtorja, zbriti nga qielli Kryeengjëlli Mihail i rrethuar me një dritë qiellore dhe i tha: “Mos u tremb Bija e Zotit, sepse Zoti do të të japë urtësi në urtësinë tënde që të mundësh të 150 oratorët. Jo vetëm këta, por dhe shumë të tjerë, do të besojnë me anën tënde që të merrni të gjithë kurorën e martirit.

Kur u paraqit përpara të urtëve Katerina, oratori që i kishte thënë mbretit se do të fitonin, i tha:

“Ti je ajo që mohon perënditë tona?”

“Unë jam” - i tha qetë shenjtorja. Gjithmonë fliste me mirësi dhe ëmbëlsi,

“Poetët tanë të mëdhenj i quajnë të pavkekshëm, si guxon ti dhe i mohon? Ti që njohe urtësinë e tyre?

“Urtësinë time ma fali Zoti im, i cili është Burim i urtësisë. Perënditë tuaja nuk ekzistojnë. Krishti është gjithë dashuri dhe i fton të gjithë afër Tij!”

Oratori tha:

“Mos u mashtro ti e tërëurta ë lutësh të kryqëzuarin”.

Shenjtorja u përgjigj: ‘

“I kryqëzuari është Perëndia i vërtetë, Krijuesi i gjithë botës. U bë njeri për ne. Ndenji i uritur dhe i etur për shpëtimin tonë. Mësoi të tjerët, bëri mrekullira, pranoi dhe vdekjen për të zgjidhur dënimih tonë dhe hapi dyert e parajsës. Kërkorii me gjithë shpirt Zotin dhe do të rigjenerohet shpirti juaj. Do mbushet me ngushëllim, lehtësim dhe guxim. Eshtë i vetmi që nuk na braktis kurrë. Krishti është pasioni i zemrës sime. Na fton afër Tij “Ejani të gjithë sa jeni të lodhur dhe unë do t’ju jap prehje”. Nuk do të vonohem t’ju vijë në ndihmë dhe përkujdesje. “I madh është Zoti ynë dhe mrekullira bëri e djathta e Tij”. Të gjitha kalojnë, vetëm pamja e Iisuit ngelet në shekuj!” Me fjalë të mbushura me urtësi, çuditi e gjithëurta filosofin, i cili mbeti pa zë.

Mbreti, duke parë atë të mposhtur, urdhëroi të tjerët të diskutojnë me Martiren, por ata thanë:

“Nuk mund t’i bëjmë ballë të vërtetës, madje, duke parë të mp o shtur dhe kry etarin tonë”.

Atëherë, mbreti u inatos. Urdhëroi të ndiznin zjarr në qendër të qytetit dhe të digjnin oratorët. Fiiosofët, që dëgjuan vendimin, ranë në këmbët e shenjtores duke iu lutur t’i falte Zoti për ato që mëkatuan nga padija. Tani besonin tek Perëndia i vërtetë dhe dëshironin të pagëzoheshin dhe të merrnin Hirin e Shpirtit të Shenjtë.

Fytyra e shenjtores mbetet e ndritshme dhe paqësore. Ishte kaq e uitë, sa asnjë lloj mendjemadhësie nuk tregoi për fitoren e saj.

Shën Katerina,mbushur me gëzim hyjnor, u tha: “Jeni të lumnueshëm, sepse latë errësirën dhe ndoqët dritën e së vërtetës. Latë mbretin e vdekshëm të tokës dhe erdhët tek i Pavdekshmi dhe qiellori. Ecni drejt atdheut qiellor. Zjarri, që ju frikëson, do të bëhet pagëzim dhe shkallë qiellore. Do t’ju pastroj shpirtin nga çdo njollë dhe trupin tuaj. Si yje të ndritshëm do t’u çoj tek mbreti qiellor, i cili do t’ju bëjë të lumnueshëm, sepse nga fortuna e kësaj jete shkoni në atdheun e përjetshëm”.

Këto tha shenjtorja dhe u bëri të gjithëve shenjën e kryqit të nderuar në ballë. Mos u trembni, rrëfyet në emër të Tij. Do merni kurorën e fitores nga Mbreti i shekujve. Ecni në paqen e Zotit!”

Ushtarët hodhën oratorët në zjarr më 17 Nëntor. Mbasdite shkuan disa njerëz shpresëtarë të mbledhin lipsanet. I gjetën të gjitha të padëmtuara dhe të plota. Zjarri nuk 1 kishte djegur. Shpirtrat e tyre u ngjitën në paqe drejt qiellit. Kjo është pika e parë e miqësisë së tyre me Perëndinë. Me këtë mrekulli shumë besuan tek Krishti dhe lavdëronin emrin e Tij. Varrosën martirët me shumë lavdi në një vend të përshtatshëm.

Martirizimi dhe, burgosja e shenjtores Mbreti kishte të gjithë mendjen tek shenjtorja. Ngaqë nuk mundi ta mposhte me argumenta filosofike, u mundua ta bindte atë me premtime duke thënë:

-   Më dëgjo o e urta Princeshë, të këshilloj si baba i dashur dhe i dhimbsur ti falesh perëndive dhe sidomos Hermin që të stolisi me dhuntitë e filozofisë. Do të të jap gjysmën e mbretërisë time. Do jetosh bashkë me mua te pallatet.

Shenjtorja, si e matur që ishte, iu përgjigj:

“Mbret mos u bëj hipokrit. Unë jam e krishterë. Erdha të bëhem Nuse e Krishtit, të cilin e kam të vetmin Dhëndër dhe këshillues, stoli dhe zbukurim të jetës sime të falur Virgjërore. Dëshiroj mundimin më shumë se çdo purpur mbretëror dhe kurorë. Nuk do ndahem nga Shpëtimtari im i ëmbël Krisht. Këto tha dhe ngriti lart kryqin që mbante. Mbreti u egërsua dhe u përgjigj: “Mos më detyro të fyej pa dashur vlerën tënde. Lëre këtë pikë.

“Mos më frikëso. Kryqi është simboli i fitores. Do të besojnë shumë njerëz tek Krishti im. Akoma dhe nga pallati juaj do të besojnë dhe do më dërgojnë në ato banesa të shenjta të parajsës. Çfarë dobi do të keni, në qoftë se fitojmë gjithë botën? Çdo gjë është si ëndërr.. Të gjitha do të kalojnë.

Këto tha shenjtorja. Zoti e bekoi nga lart dhe u përmbush

profecia e saj. Atëhere, mbreti urdhëroi t’i hiqnin purpurën mbretërore dhe ta rrihnin egërsisht, pa mëshirë. I bini fort për 2 orë rresht, derisa i çanë trupin e pastër. Gjaku rridhte papushim dhe skuqte tokëri. Shenjtorja sa donte të shkonte tek Krishti, por ora nuk kishte ardhur akoma.

Në darkë, Maksenti dha urdhër ta burgosnin dhe të mos i jepnin bukë dhe ujë për 12 ditë,derisa të mendohej se me çfarë mënyre ta vdiste.

Mbretëresha dhe Porfirioni besojnë tek Krishti

Faustina, e shoqja e mbretit, kishte dëshirë të njihte shenjtoren. Gjeti rast, atëherë, kur mungonte i shoqi i saj nga qyteti. Ftoi komandantin e kampit Porfirion dhe i tha mendimin e saj dhe vegimin që pa: “Natën e kaluar pashë në vegim Katerinën që qëndronte midis shumë virgjëreshave të reja, të veshur me stoli të bardhë. Aq shkëlqim vinte nga fytyra e saj, saqë nuk mund ta shikoja. Kur më pa, më uli pranë saj dhe më vuri në kokë kurorë të artë duke më thënë:

“Zoti Krisht ju dërgon këtë kurorë”.

“Të lutem Porfirion, të gjesh mënyrën ta vizitoj këtë vajzë.

“Do ta plotësoj dëshirën tënde zonjë, - u përgjigj ai”.

Ndërsa ra nata, mori Porfirioni dhe 20 ushtarë dhe shkuan në burg. Atje brenda, në errësirë, pa Augusta pamjen e dëshiruar të mardres, të rrethuar me Hirin e shkëlqyeshëm Hyjnor. U mahnit nga bukuria e saj dhe shkëlqimi i fytyrës së saj. Ra në këmbët e shenjtores me lotë duke thënë: “Tani jam me fat dhe e lumtur, sepse të njoha. Dëshiroja të shikoja fytyrën tënde dhe isha e etur si dreri të dëgjoja fjalët e tua të ëmbla. Tani, dhe nëse lë jetën dhe mbretërinë time, nuk do të mërzitem. Kënaqet zemra ime që merr nga pamja jote e bukur një dritë të re, sikur të agojë një agim i ri


229

i ëmbël. Je e lumtur dhe plot zell, sepse beson një Zot të tilië, nga i cili merr kaq dhurata dhe hire.

E lumtur je dhe ti, mbretëreshë, se shikoj Engjëjt e shenjtë të vënë në kokën tënde kurorë të ndritshme. Do ta marrësh pas 3 ditëve me pak tortura që do durosh dhe do shkosh tek mbreti i vërtetë, të mbretërosh për jetë.

Kam frikë nga torturat dhe për tim shoq Maksent, sepse është shumë i ashpër kundra të krishterëve.

Ki guxim, brenda zemrës tënde për besimin që ke do të banojë Krishti. Do të të forcojë në orët e vështira të torturave. Këtu përkohësisht do vuash, por, atje lart, do gëzosh dhe do prehesh përjetë”.

Shenjtorja, kur fliste, kishte shprehjen e një engjëlli të ftymëzuar.

Atëherë Porfirioni pyeti shenjtoren:

“Çfarë meritash fal Krishti për ata që besojnë tek Ai? Dua dhe utië ta njoh dhe të bëhem ushtar i Tij.

i - Nuk mundet gjuha të rrëfejë meritat që fal Krishti dhe sa të tjera që Zoti Njeridashës ka përgatitur për ata që duan dhe zbatojnë porositë e Tij të plotfuqishme dhe do të gjeni prehjen e jetës pa mbarim. Përgatitni stolinë për nusëroren e Zotit. Ejani afër mësuesit që sakrifikoi jetën për ne. Mos u grindni për gjërat e kota të botës. Me lindjen e Diellit Hyjnor do shndrisin shpresëtarët e Zotit dhe të drejtët. Le të lartësohet shpirti ynë në bukuritë e përjetshme të pafajsës.

s Ushqim nga Perëndia. Tortura të reja.

I Krishti i mëshirshëm nuk e brakrisi shenjtoren. I dërgonte ushqim çdo ditë me një pëllumb. Pastaj Vetë Zoti erdhi dhe e vizitoi me shumë lavke bashkë me ushtrinë e Tij qiellore. Forcoi durimin e saj dhe i dha guximin duke i thënë:

“Katerina, mos u tremb, jam bashkë me ty! Shiko titujt dhe kurorat e fitimtarëve. Me durimin tënd do të tërheqësh shumë në emrin Tim dhe do të fitosh shumë kurora”.

Këto i tha Ai shenjtores natën e fundit.

Në mëngjes pasi u ul mbreti në fronin e tij, urdhëroi të sillnin martiren para tij. Shën Katerina shkoi në pallat e mbushur me Hirin Hyjnor dhe me ndriçimin e ëmbël të fytyrës sa që, ata që ishin rreth saj, habiteshin. Por edhe mbreti, kur e pa, u habit. Priste ta shikonte të dobësuar dhe e pa të ndriçuar nga Hiri i Shenjtë. Mendoi të dënonte rojet, por shenjtorja i tha:

“Asnjë njeri mbret nuk më dhaushqim. Më ushqente Zoti im lisu Krisht, i cili kujdeset për shërbëtorët e tij”.

Mbreti u çudit me atë hir dhe ndriçim që kishte dhe donte ta mposhte me premtime, duke thënë: “Per ty ia vlen mbretëria, o vajzë e bukur. Ti ia kalon dhe perëndive nga bukuria. Eja të sjellësh therore për Perënditë. Do bëhesh mbretëreshë. Do të ngjitesh në fronin tim. Mos jep shkak që bukuria jote të humbasë në tortura”.

Shenjtorja u përgjigj:

“Unë jam tokë dhe argjil. Çdo bukuri si lule vyshket dhe si ëndërr zhduket ose nga sëmundja, ose nga pleqëria, ose nga vdekja. Unë i përkas Krishtit tim. Zemra ime është e mbushur me flakën hyjnore të dashurisë së Tij.

Kur fliste shenjtorja,një prefekt i quajtur Hurasadhen, tha: “Unë, mbret, gjeta një metodë me të cilën një vajzë do të mundet, dhe të vdese me një vdekje të ashpër. Të urdhërosh të bëjnë 4 rrota prej druri. Rreth tyre të ngulin brisqe dhe hekura të mprehta. Dy nga rrotat të lëvizin djathtas dhe dy të tjerat majtas dhe në mes të vendosin të lidhur këtë të krishterë. Kështu duke lëvizur rrotat ta shqyejnë tërësisht.”.

Mbreti e pëlqeu mendimin e tij dhe.për 3 ditë, rrotat u ndërtuan.

£

231

Atëherë, mbreti i tha Katerinës: “I shikon këto rrota? Do të marrësh një vdekje të hidhur, në qoftë se nuk iu falesh perëndive.

-Ta thashë shumë herë vendimin tim. Dashuroj mbi të gjitha Krishtin tim. Mos humb kohën, - u përgjigj shenjtorja me guxim”. Atëherë e lidhën shenjtoren tek rrotat. Shenjtorja shikonte drejt qiellit dhe lutej . Zëri i saj si vesë mistike dëgjohej përreth.

“O Iisui im, shpëtimtari im, mos më braktis. Këtu në tokë sa e madhe është dhimbja, sa i rëndë është kryqi. O Krishti im, shpresa ime e ëmbël, shrehim i sigurt, qëndro me mua”.

Atëherë një ndriçim hyjnor ndriçoi zonën. Melodi engjëjsh u dëgjuan. Çfarë bukurie! U shfaq Zoti!

“Katerinë, guxim jam afër teje unë, Iisui, mos u përkul. Të pëcaktova në kishën time si shembull virtyti dhe urtësie. Për pak do të gjendesh në atdheun e përjetshëm. Shiko tingujt e fitmtarëve.

O Zot, në këtë lartësi më caktove? Eja, o Iisu, mos u vono; shpirti im ka etje për ty. Atje lart si ndricon nuk mund ta shpjegojë? Zot, dëgjoj vazhdimisht zërin tënd të më ftojë. Kërkon të kemi dashuri me njëri-tjetrin dhe të falim ata që na urrejne.

: - Dëgjo, Katerinë, qëndro besnike tek Unë. Eja këtu tek gëzimi i perjetshëm. Eja tek Ati.

-   Po, Krishti im, le ta dëgjoj zërin tënd që më fton. Si të përshkraaj melodinë qiellore të engjëjve? Atje, në vendin tënd qiellor, çfarë harmonie dhe mirësie mbretëron! Për të gjitha këto madhështi që na përgatite, çfarë të dhurova o Zot?

-   Katerinë, më fale gjakun dhe jetën tënde. Eja në qytetin qiellor”. Atëherë, një engjëll i Zotit u shfaq brenda një drite hyjnore i cili e ndihmoi shenjtoren. E zgjidhi nga prangat. Hiri hyjnor e ruajti shenjtoren të plotë dhe të padëmtuar nga rrotat. Ata që gjendeshin aty, kur e panë këtë mrekulli paradoksale, thërrisnin:

“I madh është Zoti i të krishterëve!”


Martirizitni i mbretëreshës

Kur mësoi ngjarjet, mbretëresha Augusta, doli nga dhoma e saj dhe me guxim qortoi mbretin:

“Me të vërtetë, ti lufton Perëndinë e vërtetë të të krishterëve dhe torturon shërbëtoret e tij, -i tha”.

Kur dëgjoi mbreti këto fjalë të pabesueshme, u bë më i egër se përbindëshat. Pa Katerinën dhe u kthye nga e shoqja e tij.

Augusta dëshmoi për Krishtin me guxim dhe, atëherë, mbreti urdhëroi t’i prisnin kokën. Ajo e pranoi me gëzim vendimin dhe

i  tha shenjtores: “Shërbëtore e Perëndisë së vërtetë, lutu për mua.

-  Shko në paqe Augusta, të mbretërosh me Krishtin përjetë”.

Mbretëreshës së lumur iu pre koka më 23 nëntor të vitit 305 pas Krishtit. Shpirti i saj me martirizimin u ngjit plotësisht i bardhë drejt qiejve. Komandanti i kampit Porfirioni shkoi në fshehtësi natën me ushtarët e tij dhe e varrosën lipsanin e nderuar të saj.

Martirizimi i Porfirionit dhe i ushtarëve besimtarë

Në mëngjes, mbreti donte të dënonte përgjegjësit e varrimit. Atëherë, u paraqit Porfirioni me ushtarët e tjerë në gjyq, duke thënë:

“Dhe ne jemi të krishterë, ushtarë të Perëndisë së vërtetë. Atëherë, mbreti mori frymë thellë dhe tha: -U fika, humba Porfirionin e mrekullueshëm, komandantin e kampit. Po dhe ju, o ushtarë, përbuzët perënditë atërore? Urdhëroj që, Porfirios dhe 200 ushtarëve t’u pritet koka. Xshte 24 nëntor.

Martirizimi ifundit i shenjtores

Të nesërmen, sollën Katerinën në gjyq. Mbreti me pikëllim

i  thotë:

“Duhej të të kisha ekzekutuar, por të fal, që të mos humbi një vajzë s bukur dhe e tërëurtë. Sillu therrore perëndive dhe do të të bëj mbretëreshë.

-  Pse më premton kot, o mbret. Jeta dhe lavdia e kësaj bote nuk më gënjen. Unë, Perëndinë dhe Zotin tim të përjetshëm, nuk e mohoj. Asgjë nuk më ndan nga ty, o Dhëndër Qiellor; Le të himnizojë shpirti yne Zotin”.

Meksanti dha urdhër ti prisnin kokën jashtë qytetit. Morën shenjtoren ushtarët dhe e çuan në vendin e ekzekutimit. Me qetësi hyjnore martirja e madhe me trimëri shkonte drejt sakrificës. E ndiqnin shumë njerëz, burra, gra, fëmijë të vegjël. Të gjithë qanin dhe vajtonin me hidhërim. Shenjtorja e qetë, u fliste:

“Mos qanx vëllezërit e mi. Vdes për të jetuar përjetë. Shkoj tek Krishti im, te kreu i martirëve, i cili është për ta bukuria dhe lavdia. Na fton te bukuritë e papërshkruara të parajsës. Në qoftë se si njerëz jetojmë në këtë botë, si të krishterë i përkasim një bote tjëtër të pëijetshme. Atje lart në qytetin qiellor do i Iutem Zotit për ju. Do t’i kërkoj të dërgojë dritën e Tij, që te arrijë për të gjithë ora e faljes. Atëherë, të gjithë do të takohemi në një dritë më të ndrltshme”. Afër fronit të Zotit, shenjtorja shpërtheu në një vajtim pa zë. Kur arriti në vendin e martirizimit, iu kthye të gjithëve me mirësi dhe, me sa fuqi kishte, tha ngadalë:

; “Sot, vëllezërit e mi, nga kjo jetë larrgohem dhe drejt botës se përjetshme shkoj. Tani erdhi ora e largimit tim. Me dashurinë tërroni që tani e tutje, vetëm me dashurinë. Krishti të jetë e vetmja mbeshtetje dhe shprese për ju. O Zoti Krisht, a më fton? Lum të ftuarit në darkën e Zotit. Të faleminderit që vdes si martire për Ty! Me gëzim mbaroj rrugën time dhe dhiakoninë që mora për të pohuar emrin tënd. Le të mbretërojë paqja tek vëllezërit dhe le të udhëhiqen të gjithë në kopshtet e përjetesisë në atdheun qiellor”. Në atë kohë u dëgjuan zërat e idololatërve: “Në vdekje po të çojmë, ku është Perëndia jote? Mohoje atë se nuk ekziston. Shën Katerina i shikon me mirësi, ngre duart me prangat e rënda lart dhe u thotë: “Ekziston shpresa që është reale, ekziston dashuria që është e përjetshme, ekziston Perëndia që është më i fort mbi të gjithë”. Fytyra e saj mbetet paqësore dhe e ndritshme. Ngre lart shikimin e saj dhe thotë lutjen e fundit në tokë:

“Zot Iisu Krisht, të faleminderit që drejtove hapat e mia drejt teje. Zgjat duart e tua të shenjta, o Zot për ne që u plagosën në kryq. Prano shpirtin tim që ndahet sot nga dashuria për ty. Falmi fajet e bëra nga padija ime. Laji ato me gjakun që derdhe për ne dhe për martirtizimin tim. Mbaj trupin tim të padukshëm nga ata që e kërkojnë. Rruaje ku ti vetë dëshiroje o mbreti im. Shtjer sytë nga lartësia jote Zot, mbi këtë popull që gjendet këtu. Udhëhiqi në dritën tënde. Bëj o Zot, që të të njohin të gjithë. Jepu, o Zot, atyre që për mua ftojnë emrin Tënd të tërëshenjtë, duke kërkuar shpëtimin. Që të lartësohet ernri Yt hyjnor, i Atit dhe i Shpirtit të Shenjtë, në jetë të jetëve. Amin”.

Pastaj, pa me qetësi, besimtarëve që e ndiqnin u tha:

-  “Vdekja është fillimi i përjetësisë. Të doni kishën, e cila ju udhëheq te kryeprifti i përjetshëm. Të lutem, o Zot, atyre që kërkojnë ndihmën time t’ua japësh dhe t’ua plotësosh kërkesat”. Dhe uli kokën.

Xhelati ngriti lart shpatën, o çfarë çasti i tmerrshëm! dhe preu kokën e saj të nderuar me 25 nëntor të vitit 305 pas Krishtit. Përreth u qetësi, ngjitet në lartësinë e qiellit Shën Katerina. Një ndriçim zonën, u dëgjuan himne engjëllorë. Lipsani i martirizuar pret vizitorë qiellorë. Erdhën engjëjt dhe me shumë respekt morën lipsanin e nderuar dhe u ngritën lart mbi tokë. Me himne hyjnore, engjëjt përcollën lipsanin e shenjtë dhe e vendosën në majën më të lartë të malit Sina. Besimtarët e krishterë, që shikonin të përcillej shenjtorjanë lartësi, u gjunjëzuan dhe psallën: “CilaPerëndi është aq e madhe sa Perëndia jonë? E madhe është fuqia jote, o Krisht, fuqia e martirëve të tu”.

Trupi i nderuar mbeti për shekuj lart në raajën e malit Sina. Në shek. 6, në kohën e Justinianit, perandorit të Bizantit, u ndërta manastiri në malin Sina. Murgjit në majë shikonin dritë. Me mundim u ngjitën dhe gjetën lipsanin e shenjtë të paprishur dhe më me miro. Me himne e përcollën në manastirin e malit Sina i cili që atëherë mori emrin e saj. Lipsani i shenjtë i Shën Katerinës deri sot lëshon miro dhe është burim mrekullish. Kështu i lavdëron Zoti ata që Atij i thurin lavdi. Kjo është jeta e Shën Katerinës, e të Tërëshenjtës dhe e të Tërëurtës. E dashuroi Zotin lisu Krisht me gjithë zemrën e saj dhe sakrifikoi të gjitha për lavdinë e Tij. Tani, në lavdinë e qiellit, përjetësisht, lutet për të gjithë ne. Fitimtare dhe trime është mes nësh Shën Katerina. Fener i orthodhoksisë. Kujtimi i saj festohet ditën e martirizimit të saj më 25 nëntor. Dëshmorja e madhe, Shën Katerina, pas kaq përpjekjesh dhe luftrash gëzon tani qetësi të pëijetshme, pas një ndeshjeje aq të madhe, ajo gëzon tani fitoren e përjetshme.

“Cila Perëndi është aq e madhe, sa Perëndia jonë”.


***

Shën Sava i shenjtëruar

Prolog

Jetën e kishës sonë e zbukurojnë dhe e shkëlqejnë figura etërish të shenjtë dhe hierarkësh, martirësh dhe oshënarësh. Një figurë e respektuar dhe me shkëlqimin shpirteror që ndriçoi për shumë kohë mbështetjen e kishës është dhe shën Sava.

Gjithë jeta e tij ishte një përpjekje e vazhdueshme për pastrim të brendshëm dhe lidhje me Shpëtimtarin Krisht. Një përpjekje durimi fry tdhënëse që e tregoi me të vërtetë si atë të jetës së murgut.

I  jetoi nga afër problemet e kohës dhe u përpoq të mos mbetej mënjanë dhe larg nga njerëzit dhe problemet e tyre. Dha çdo filizë të jetës së tij tek njerëzit, Krishti dhe u mundua të jepte jetë dhe drejtim të saktë tek jeta e murgut.

Ky libër i vogël, të dashur lexues, kërkon të të sjellë në kontakt me një realitet të kishës sonë Orthodhokse, monakizmin që nxori një sërë burrash oshënarë, që për fat të keq, nuk është e njohur në botën bashkohore dhe ndoshta për këtë kritikohet si një jetë pa fryte. Por jeta e shën Savës do të të bindë plotësisht për të kundërtën, që jeta e murgjërve, kur jetohet saktë, brenda shpirtit të Orthodhoksisë, mund të japë fryte shenjtërie dhe një shpirt shumë të lartë.

Vitet e para të jetës së tij.

Shën Sava i shenjtëruar, ishte nga Kapadhoqia, nga një fshat që quhej Mutalasqi. Lindi rreth439 pas Krishtit, nga prindër shpresëtarë dhe të pasur. I ati quhej Joan dhe e ëma Sofia.

Kur Sava u bë pesë vjeç, prindërit e tij u nisën për në Aleksandri, për probleme ushtarake, sepse i ati ishte ushtarak dhe djalin e la me gjithë pasurine e tij tek i vëllai, që quhej Ermia që të shkollohej dhe në rast se vdisnin prindërit, të mbetej Sava si trashëgimtar i pasurisë së tyre. Ndenji për pak kohë në shtëpinë e xhaxhait të tij, por, meqë gruaja e xhaxhait të tij ishte e ligë dhe zemërake, iku dhe shkoi tek një xhaxha tjetër i tij, tek Grigori, që ishte edhe ai vëlla i të atit. Mbeti për pak kohë edhe tek ky xhaxha duke rrojtur në mënyrë shumë të vyrtytshme sa të gjithë e adhuruan, sepse nuk bënte çapkënllëqe dhe kishte urtësi të moshuari.

2   -Zgjedhja ejetës se murgut

Afër Mutalaskit, në distancë afër katër kilometra, ishte një manastir, që quhej Flaviani. Sepse i lindi dëshira të kujdesej për shpëtimin, duke përbuzur pasurinë, të hollat, lavdinë dhe çfarëdo që kërkon zemra e të rinjve, shkoi në manastir dhe luti igumenin ta merrte pranë vetes dhe ta qethte murg. Igumeni i pranoi me gëzim, duke parë dëshirën e madhe dhe dashurinë e tij për Perëndinë. Por xhaxhallarët e Savës shkuan në manastir dhe me sugjerime të ndryshme, u munduan ta largonin që aty, duke i thënë se ishte më mirë të martohej, të kishte fëmijë dhe të shijonte kënaqësitë e jetës, sesa të mundohej me kaq ashpërsi dhe me ushtrime. Por Sava, si i pjekur dhe i mençur që ishte, nuk i llogariti këto propozime dhe mbeti në manastir i nënshtruar ndaj të gjitha vështirësive të jetës së murgut

Të përmbajturit e tij ishte shëmbullor. Një ditë, ndërsa punonte në kopësht, pa një pemë molle të bukur dhe aromantikë dhe si njeri u mund dhe mori një që ta hante. Por, duke kuptuar se kjo, që bëri, ishte një ngacmim i djallit që e nxiste të prishte rreguliin dhe ta hante para orës së caktuar dhe duke kujtuar më të keqen që pësuan të parët në Parajsë, hodhi mollën në tokë dhe nuk e hëngri. Jo vetëm këtë, por vuri ligj në veten e tij të mos hante më mollë në gjithë jetën e tij. Këtë e zbatoi deri në fund dhe që atëherë, shkeli demonin e gastronomisë dhe pasionet e tjera me kaq guxim, sa i kaloi të gjithë murgjit e manastirit në vyrtyte dhe u bë i denjë që i vogël, të bënte çudira si kjo që do të tregojmë.

Një dimër u lag furxhiu i manastirit dhe, duke mos pasur ku t’i thante rrobat e tij, sepse nuk kishte diell, i vuri brenda në furrë. Ditën tjetër harroi t’i nxirrte dhe ndezi furrën që të piqte bukët. Atëherë, furxhiu u kujtua për rrobat dhe u hidhërua shumë, sepse zjarri ishte ndezur dhe nuk ishte e mundur ta shuanin kaq shpejt.

Sava, atëherë, përbuzi trupin e tij dhe hyii në çast në furrë, nxori rrobat të paprekura, pa u djegur as dhe një qime nga flokët e tij. Sa e panë e admiruan dhe, që nga ajo orë, të gjithë e respektonin, jo më si djalë, por si një plak të respektuar, sepse shikonin guximin e tij para Perëndisë dhe vyrtytin e tij.

3  - Tek vendet e shenjta

Pasi ndenji mjaft kohë në Flaviano, dëshiroi të shkonte në Jeruzalem, që të njihte vendet e shenjta dhe të shikonte burra të shenjtë e të vyrtytshëm dhe të përfitonte prej tyre, Në fillim, igumeni nuk donte që të përfitonin murgjit, por me ndërhyijen e Perëndisë u detyrua ta linte të lirë. Shkoi në Jeruzalem, në kohë dimri dhe ndenji në manastirin e shën Pasarianit, derisa të kalonte dimri.

Shumë, që mësuan ardhjen e Savës dhe jetën e tij të shenjtë, e ndiqnin midis tyre se kush ta merrte në manastirin e tij. Por ai mësoi se ndodhej aty afer Efthimi i madh, që ndriçonte me mësimet dhe çuditë e tij krahinën dhe donte të bëhej nxënës i tij. Shkoi dhe ra në këmbët e Efthimit dhe me lot e porositi që ta pranonte në shoqërinë e tij. Por ai, duke parë se Sava ishte shumë i ri, nuk donte që ta pranonte menjëherë në Llavër, por e dërgoi në manastirin që kishte afër Llavrës, ku ishte igumen Theoktisti i Madh, kujtimi i të cilit festohet më 3 shtator. I tha Savës, të shkonte atje, derisa t’i diete mjekra dhe të ushtrohej mirë në rregullin e jetës së monakut. E dërgoi tek Theoktisti, duke i shkruar ta përgatiste me kujdes, sepse ai mbushte gjithë botën me lavdinë e tij, siç u bë vërtet më vonë.

Afer Theoktistit, Sava ndenji gati dhjetë vjet dhe i shërbente me gatishmëri tek të gjitha punët; sillte ujë dhe dru, punonte në kopësht dhe ndihmonte të gjithë me guxim, për këtë të gjithë e donin. Me gjithë punët e vështira që bënte, mik mungonte në ceremonitë dhe pagjumësitë përkundrazi, shkonte i pari dhe të gjithë e adhuronin duke parë gatishmërinë e tij.

4   - Ngacmimi i farefisnisë

Djalli, duke parë gatishmërinë dhe vyrtytin e tij, provoi ta pengonte nga dashuria për Perëndinë me mënyrën e mëposhtme.

Në inanastir isthe një vëlla nga Aleksandria, që quhej Joan. Ai i lutej shumë herë Theoktistit që ta lejonte të shkonte në Aleksandri ku kishin vdekur prindërit e tij, për të rreguliuar probemet e pasurisë dhe t’i jepte Savën për shoqërues, në çdo pimë. Me veshtirësi u bind Theoktisti dhe pasi shkuan në Aleksandri rregulluan ç’duhej. Në Aleksandri siç thamë më parë, prindërit e Savës që kur u njohen, u munduan ta mbanin dhe ta detyronin të shkonte në ushtri në vendin e të atit që të nderohej dhe të iavdërohej nga Mbreti.

Por Sava, duke ditur që djalli me dashurinë dhe simpatinë e prindërve donte ta pengonte nga përpjekjet shpirtërore, u mundua të bindte prindërit, se ishte e rrezikshme të përbuzte veshjen e ëngjëjve dhe të donte prindërit më tepër se Krishtin që kishte thënë: “A.i që do të atin e të ëmen, më tepër se mua, nuk është i denjë për mua”. E lanë dhe e lutën të merrte vetem njëzet monedha të arta për kujdesin e vetes. Që të mos thonë se nuk pranoi, mori vetëm tre dhe ato nuk i harxhoi, por, sapo mberriti në manastir, i dorëzoi tek Theoktisti, që të mos kishte ai vete asnjë pasuri.

5   - Largimi dhe nxënës i Efthimiut

Kur pas disa vjetësh, vdiq Theoktisti, Efthimi vuri igumenin tjetër Lojinih. Duke pasur dëshirë të largohej në vend të qetë, Sava kërkoi nga Lojini të mos ta pengonte të realizonte pasionin e tij.

Dhe vërtet, u largua dhe shkoi në një shpellë, në jug të manastirit dhe atje ndenji gjithë javën, deri të shtunën, pa ushqim duke u lutur dhe duke bërë punën e tij të dorës. Të shtunën shkonte në manastir dhe hante me vëllezërit. Të dielën dhe më pas mblidhte fletë palme, sa i duheshin për një javë për punëdoren e tij dhe pastaj shkonte në shpellën e tij. Kështu kaluan pesë vjet.

Duke parë Efthimi jetën e tij, e mori në shoqërinë e tij, bashkë me një tjetër nxënësin e tij, që quhej Dometian. Kishin zakon të shkonin çdo vit pas festës së Ujit të Bekuar thellë në shkretëtirë të bënin asketizëm gjithë kreshmën dhe të ktheheshin për Ngjalljen.

U nisën që të tre dhe ecnin në atë shkretëtirë matanë Detit të Vdekur. Por, meqë rruga ishte shumë e gjatë dhe pa ujë dhe ditët shumë të nxehta, Sava u dobësua dhe i ra të fikët, duke mos mundur të ecte dhe ra si i vdekur. Menjëherë, pas lutjes, goditi me skalastirin e tij dheun dhe nga toka e shkretë kërceu ujë i ëmbël dhe i freskët. Pasi piu, Sava shoi etjen dhe u fuqizua dhe në pjesën tjetër të rrugës nuk u lodh fare.

Kur ai'ritën në vendin që donin, Sava përpiqej të imitonte në të gjitha jetën e të madhit Efthimi dhe e kishte në të gjitha gjërat shembull të gjallë. Por, pas pak kohe, vdiq Efthimiu i Madh dhe nxënësit e tij pak nga pak braktisën vyrtytin dhe nuk kishin kaq zell për t’u ushtruar. Për këtë, Sava u largua që aty dhe shkoi në shkretëtirën e Jordanisë, në moshën 35 vjeç. Që nga kjo orë dhe më vonë, filloi ta ngacmonte demoni dhe përpiqej ta frikësonte, brenda në shkretëtirë, që ta largonte.

6   - Ngacmime dhe fikësime të djallit

Një natë, ndërsa ishte i shtrirë që të çlodhej pakngaushtrimet, pa pranë vetes gjarpërinj, akrepa e zvarranikë të tjerë, që tregonin se donin ta kafshonin. Sava, në fillim, u tremb, por pastaj mendoi se ishte vepër demoni dhe u ngrit me guxim dhe u fal. Në çast, ata zvarranikë helmues, u zhdukën si tym. Pastaj, pas ca ditësh, u rishfaq demoni me pamjen e tmerrshme të luanit dhe tregonte se donte të hidhej mbi të. Shenjti nuk u frikësua fare, por tha pa u tundur: “Nëse more nga Perëndia fuqi kundër meje, jam gati të më hash. Nëse jo, pse tundesh kot? Unë mund të të shkel me fuqinë e Perëndisë”.

Sapo tha këto, u zhduk i shtiruri dhe që nga ajo orë, shenjti mënjanoi jo vetëm egërsirat e kuptueshme (demonët), por dhe të ndjeshmet që banonin së bashku, por që nuk e dëmtonin fare.

Një herë, e takuan katër barbarë që ishin kaq të uritur, sa rrezikonin të vdisnin. Kur e panë, e pyetën në kishte diçka për të ngrënë. I mori në shpellën e tij dhe i priti me ç’kishte, d.m.th me zemrat e kallamave dhe rrënjë. Barbarët adhuruan vyrtytin e tij, mikpritjen dhe pasi hëngrën dhe ikën, i sollën pas disa ditësh djathëra, bukëra dhe fletë palme. Shenjtit i erdhi mirë për këtë sjellje të barbarëve që i sollën kaq dhurata si shpërblim për nderin e vogël që u bëri, ndërsa ne, mendoi, morëm kaq dhurata nga krijuesi ynë, pa i dhënë asnjë shpërblim, as ruajtëm ndonjë nga porositë e Tij”.

Për shumë vjet, Savai mbeti në një vend të pashkelur në një shpellë, sipas porosisë së Perëndisë dhe disa isiailitë i sillnin ushqim. Mbeti atje duke u lutur me Perëndinë dhe, që atëherë, u mund e keqja e demonëve dhe shumë njerëz, duke parë vyrtytin e shenjtit, erdhën në shoqërinë e tij. Meqë u shtuan shumë të ardhurit, u detyrua të ndërtonte qeli dhe tempuj^ku meshonte cili prift vinte të lutej, sepse ai nuk donte të hirotoniste nga adhurimi për madhështinë e Jerasimit.

Meqë iyi ishte larg nga shpella, murgjit kishin shumë lodhje dhe merzitje. U lut shenjti tek Perëndia qe t’i jepte zgjidhje këtij problemi. Vertet, dërgoi një zhurmë dhe pa një gomar të egër të godiste tokën ine këmbën e tij dhe të hapte gropë nga ku doli ujë dhe piu gomari. Duke kuptuar se ishte shenjë Perëndie, gërmoi me skalistirin e tij, në të njëjtin vend, dhe pa të shërthente ujë i ëmbël dhe ai u përdor, që atëherë, në manastir. Në moshën pesëdhjetë e tre vjeç, u dorëzua prift nga Patriarku i Jeruzalemit, Salusti.

7  - Në shkretëtirë

Pas ca kohësh, u largua shenjti përsëri për qetësi dhe mori me vete dhe një nxënës që quhej Agapi.Një ditë, nga lodhja dhe të pangrënët, Agapi ishte i shtrirë në tokë dhe e zuri gjumi. Sava ishte zgjuar dhe lutej. Papritur, pa një luan të qëndronte mbi Agapin, t’i vinte rrotull e ta nuhaste. Shenjti u tremb mos e hante egërsira dhe iu lut në çast Zotit. Atëherë, luani u largua pa e dëmtuar fare Agapion, vetëm e goditi me bisht në fytyrë dhe u zgjua. Duke parë luanin, u tremb dhe vrapoi pranë shenjtit që i dha guxim dhe e këshilloi të lutej e të mos mundej nga gjumi, që të mos tundej nga egërsirat e dukshme e të padukshme.

Në atë kohë, i vdiq i ati dhe e ëma u bë murgeshë. Pas pak kohe, vdiq edhe e ëma dhe shenjti përdori gjithë pasurinë për konstruktim të manastirit, hotele, kopshte dhe gjëra të tjera që dukeshin.

Sepse shenjti e shikonte që shpifësit nuk pushonin së kritikuari, u largua nga manastiri dhe shkoi në Skithopoli, në një vend të shkretë dhe atje gjeti një shpellë të gjerë ku banonte një luan. Gojëdhënat flasin për këtë incident të gëzueshëm. Shenjti, pasi u lut, ra të flinte. Pas ca orësh, erdhi egërsira dhe, sapo e pa, e zuri me dhëmbë nga rrobat dhe e tërhoqi jasthë. U zgjua shenjti dhe pa egërsirën, por nuk u tremb. Pas pak hyri në shpellë, por prapë luani e zuri nga rrobat dhe e nxorri jashtë. Atëherë, Sava i tha: “Përse u lodhe të më dëbosh? Shpella është e madhe dhe na nxë të dyve. Po deshe të bashkëjetojmë, qetësohu, ndryshe shko të gjesh banesë tjetër. Pasi shenjti tha këto, luani u largua dhe e la të qetë.

8  - Shpijje kundër shenjtit

Pas ca kohësh, shenjti mendoi se pushoi smira e atyre murgjërve që përmendëm më parë, u kthye në manastir, por e gjeti më të madh pasionin dhe të transmetuar tek më të shumtët e murgjërve që ishin tërhequr nga shpifësit, prandaj dhe u rilargua. Atëherë, shpifësit gjetën shkak dhe përhapën namin se Savën e hëngrën egërsirat. Ky nam arriti deri tek patriarku, por ai nuk besoi se kishte ndodhur një gjë e tillë. Kur pas ca kohësh shkoi në Jeruzalem, shenjti, e pa patriarku. Ai u gëzua shumë, e luti të kthehej në manastir që-të udhëhiqte tufën e tij. Atëherë, dha edhe një letër ku jepte porosi që murgjit t’i bindeshin shenjtit dhe sa nuk donin t’i bindeshin, të përjashtoheshin që të mos krijonin skandale.

Kur murgjit dëgjuan këtë porosi të patriarkut, u zemëruan dhe pasi shkaktuan shumë zarare, u larguan dhe shkuan në një përrua, ku ekzistonin disa qeli të vjetra dhe ndenjën aty, pasi i rregulluan.

Sava, si pa të keq që ishte, kur mësoi se u vendosën, i vizitoi dhe u dha shumë ushqime dhe ç’ gjë tjetër kishin nevojë. Por, meqë pa se aty kishte shumë shqetësime dhe çrregullime, iu lut patriarkut që t’u dërgonte një igumen dhe u realizua. Dhe kështu u bë igumen një murg me parandjenjë, që quhej Joan.                                                                        rP..

Kur Sava u tërhoq sipas zakonit të tij në shkretëtirë, një që quhet Jakov Jerosolimiti, që ishte shumë harbut, nxiti dhe të tjerë dhe ikën të ndërtonin një manastir të tyre. Kur, sapo u kthye në manastir, thirri Jakovin dhe e këshiloi të ndalonte përpjekjen e tij, se nuk ishte vendim i tij “më Perëndi” se, ndërsa nuk kishte mësuar veten, donte të mësonte të tjerët. Jalcovi nuk donte të binte dakort me sugjerimet e tij, për këtë dhe shenjti i tha: “Unë të këshilloj, biri im dhe ti nuk dëgjon. Kujdes se mos pësosh ndonjë të keqe dhe atëherë të kuptosh interesin tënd.

Këto tha shenjti dhe shkoi në qelinë e tij. Në çast, filloi të dridhej dhe të tronditej trupi i Jakovit. Pastaj i erdhi temperaturë e lartë dhe për shtatë ditë mbeti i shtrirë. U dëshpërua Jakovi për jetën e tij dhe atëherë kujtoi porositë e shenjtit dhe luti ta çonin tek shenjti që t’i kërkonte të falur. Shenjti, atëherë, iu përgjigj: “Perëndia të të falë”. Pastaj e uri nga dora dhe në çast iku ajo sëmundja e tmerrshme dhe u bë krejtësisht mirë. Pastaj, u kungua me Misterin e Shenjtë dhe mori dhe ushqim trupor. Të gjithë që e panë të hante e të lëvizte, atë që më parë nuk mund të lëvizte, u çuditën.

9   - Çudira dhe shërime

Në një qytet, larg Jordanit, që quhej Medhania, gjendej një i sëmurë prej kohësh që quhej Jeront. Ai shkoi në Qytetin e Shenjtë (në Jeruzalem), që t’u falej vendeve të shenjta dhe shkonte i hipur mbi kafshë. Në rrugë kafsha u tremb nga një shkak dhe Jeronti u zemërua dhe u vra kaq keq, sa asnjë mjek nuk guxonte të merrej me kockat e tij të thyera dhe rrezikonte të vdiste. Një vëlla i Jerontit, më i ri, që njihte Savën, vrapoi në manastir dhe ra në këmbët e shenjtit duke u lutur që të vinte ta shihte.

Shenjtit i erdhi keq dhe shkoi në shtëpinë e tij. Pasi bëri lutjen e tij tek Zoti, e leu me vaj nga Kryqi i Shenjtë dhe në çast, i sëmuri u gjend i shëndetshëm, ngjarje që shkaktoi tek të gjithë të pranishmit habi të madhe.

Një herë, ecte shenjti në rrugën që çonte në Jordan dhe takoi një luan të madh në këmbën e të cilit ishte ngulur një copë dru dhe nuk mund të ecte, por ishte i shtrirë në tokë. Duke parë shenjtin, ngriti lart këmbën dhe ia tregonte, që t’i vinte keq dhe t’i nxirrte drurin. Shenjtit iu dhimbs dhe i nxorri me lehtësi drurin dhe luani atëherë, që të tregonte mirënjohjen e Tij, e shoqëronte me dëshirë dhe i bindej si shërbëtor.

10  - Tek perandori i Kostandinopojës

Në kohën që në Kostandinopojë ishte perandor Anastas Dhihoci (419-519) u bë grindje nëpër kisha, midis kryepriftërinjve, ku, disa prej tyre i takonin heretizmit të Monofisitëve, si dhe mbreti që internonte cilët kryepriftërinj donte, midis tyre dhe kryepiskopin e Palestinës, Ilian. I shkroi dhe letër mbretit, ku i shkroi që i dërgonte Savanë dhe Etërit e tjerë dhe të respektonte mendimet e tyre dhe të ndalonte luftën e kishave.

Kur mbëritën në Kostandinopojë dhe shkuan në pallat, të gjithë i lejuan rojet të hynin, ndërsa Savan, meqë e panë me rroba të vjetra, nuk e lejuan. Kur lexoi ietrën, mbreti pyeti cili ishte Sava dhe,sapo mësoi se isthe jashtë, dërgoi shërbëtorët që ta gjenin dhe ta sillinin.

Pasi erdhi dhe u ulën te gjithë, mbreti i pyeti nëse donin ndonjë nder dhe, ndërsa të gjithë kërkuan dhurata materiale, Sava nuk foli fare. E adhuroi mbreti dhe i tha: “Ti, at, si bëre gjithë këtë mundim të vish deri këtu dhe nuk kërkove asgjë? Unë, mbret, erdha të të lutem për qytetin e shenjtë të Jeruzalemit dhe për Kryepiskopatën e saj dhe të qetësosh kishat, - u përgjigj Sava. Kur t’i bësh këtë, do të kesh mik Perëndinë dhe do të të falë mëkatet duke të dhënë dhe fitore kundër armiqve. Mbreti u mahnit për guximin e Savës dhe qëndrimin e tij dhe i dha lejen, që të hynte në pallat, kur të donte. I dha dhe njëmijë flori t’i harxhonte në


manastirin e tij, por për patriarkun Ilia, foli me inat dhe e kritikoi. Savai, atëherë, me shumë mençuri dhe guxim, arriti të qetësonte inatin dhe të quante vendimin e tij të padrejtë për intemimin dhe e lejoi të kthehej përsëri në fron. Pasi Savai mbaroi misionin e tij, nuk u kthye menjëherë në manastir, sepse ishte dimër, por ndenji në një periferi të qytetit, në një vend që quhej “të Rufinës”. Atje shkonin shumë që ta takonin dhe shumë nga ata u bënë nxënës të tij, siç ishte Juliani që ishte nip i mbretit Valendi dhe Anastasia që ishte gruaja e Pabijusit, djalit të mbretit.

Në atë kohë, ra në krahinën e Jeruzalemit uri e madje dhe vdekje dhe sa kalonin ditët, e keqja përhapej në shumë vende të Bizantit. Nga kjo e keqe u shkretuan shumë shtëpi dhe mbetën bosh. Shërbimet shtetërore dhe mbreti, që të mos humbismn taksat që memin vunë një ligj të padrejtë, të paguanin taksat e atyre që vdisnin komshitë dhe të afërmit e tyre.

Kur i dëgjoi këto, Sava shkoi prapë tek mbreti dhe i tha se kjo ishte shumë e padrejtë dhe do të shkaterronte të varfrit, ata që shpëtuan nga dy të këqijat dhe do të ishte zarar për vetë mbretërinë. Mbreti e respektoi shenjtin dhe donte të realizonte dëshirën e tij. Por një arhond, kryekëshilltar i mbretit, që quhej Marin, e pengoi mbretin duke i thënë se shumica e njerëzve të Palestinës ishin nestorianë (heretikë, pasues të Nestorit) dhe nuk duhej t’u bënte një nder të tillë. Atëherë shenjti i tha i zemëruar: “Ndalo së ndezuri tek mbreti luftën e vjetër dhe pendohu për fjalët e tua, se ndryshe pas pak ditësh, do të humbasësh lavdinë tënde dhe kujtimi yt do të humbasë dhe zhduket. Në realitet mbeti ligji i padrejtë, deri sa vdiq Anastasi dhe u bë mbret Justini. Tek ai shkroi letra Sava dhe u rregullua disi Iigji i padrejtë, por ai që e zhduku fare, ishte Justini, që mbretëroi më vonë.

Ndërkohë martiri rrezikoi t’i prisnin kokën, sepse u bë pas pak ditësh kryengritje në qytet, rrëmbyen gjithë pasurinë e tij, dogjën shtëpinë e tij dhe do të humbiste edhe jetën, në rast se nuk do të pendohej e nuk do të qante për mëkatin e tij.

11  - Kundërshtar me heretizmat

Pas kësaj, disa heretikë, pasues te Sevirit, ngritën mbretin Anastas kundër patriarkëve të shenjtë të Antiohisë; Falviani dhe të Palestinës Ilia dhe i intemoi. Në vendin e Flavianos vuri Sevirin dhe i dërgoi porosi Ilias, nëse nuk pranon dogmat e Sevirit do ta dëbonte nga froni i tij.

I mësoi të gjitha lcëto, Savai, dhe pasi grumbulloi gjithë murgjit, i.dëboi pa mbaruar punë njerëzit e mbretit dhe para tyre mallkoi Sevirin dhe sa ndiqnin mësimet e tij dhe bashkë me to dhe mbretin. Mbreti u zemërua për mallkimin dhe dërgoi fisnikë me pushtet për të dëbuar me nxitim iliau nga froni, nëse nuk pranonte dogmat e Dhioskorit dhe të Sevirit.

Fisniku shkoi me të vërtetë ne Palestinë, por u kthye pa bërë gjë, sepsë Savai gmmbulloi gjithë murgjit dhe patriarkë, gjithë njerëzit dhe mallkoi gjithë ata që ndiqnin dogmat e Sevirit. U tremb nga turnia se mos urrejtja kthehej kundër tyre dhe u kthye mbrapsht në Qesari të Palestinës. Në grumbullim ishte i pranishëm dhe konsulli, nipi i mbretit, që ishte zënë rob dhe bleu lirinë me të hoUa.Ai u lidh me shenjtin dhe u betuapër besim tek Orthodhoksia. Atë dërgoi Sava, tek mbreti, të ndërmjetësonte dhe të qetësonte inatin, pse nuk u dëgjua urdhri i tij. I shkroi edhe një ietër me mendimin e përbashkët të të gjithë murgjërve, ku i theksonte se nuk ishte e mundur që besa e etërve të tyre, që kishte nxjerrë kaq shenjtorë, të ishte e gabuar dhe të kishte nevqjë për korrigjime nga heretikë. I shkroi akoma, se për besë të orthodhoksëve, ishin të gjithë të gatshëm t’i pranonin më'mirë të githa, akoma edhe vdekjen, sesa të dilnin nga mësimet e vërteta, qoftë edhe për pak. Mbreti e mori letrën, por nuk gjeti kohë që të përgjigjej, sepse shkoi në luftë.

72 - Çudia e bukëve

Pasi intemuan padrejtësisht patriarkun Ilia, siç thamë më sipër, u bë një uri e madhe dhe shtrenjtësi në të gjithë Palestinën dhe për shumë kohë nuk ra shi fare. Njerëzit e thjeshtë dhe murgjit filluan të vuanin. Savai komandonte shtatë manastire dhe për këtë gjithë shpresat i kishte vënë tek Krishti, për të mos humbur shpresat e tyre tek Zoti dhe ai do t’ju jepte ç’u duhej.

Pas ca kohësh, manastiri i shenjtit pati kaq vështiresi, sa per të Dielën e ardhshme, nuk kishin as meshë. Dhjakoni i manastirit shkoi dhe i tha: “Por ai shpirt i admiruar nuk u dëshpërua fare dhe i tha: “Ai, biri im, që tha të mos kujdeseshin për të nesërmen do të kujdeset edhe tani dhe do të na dërgojë ndihmën e tij, që të mos na mungojë Liturgjia Hyjnore”.

Këto tha dhe shenjti bëri profeci dhe, para se të mbërrinte e Diela, erdhën disa njerëz të panjohur dhe sollën tridhjetë ngarkesa me grurë, verë vaj dhe ushqime të ndiyshme. Pasi falenderoi Zotin, shenjti i tha qelarit: “Çfarë thua tani, shpirtpak, të lemë Liturgjinë, sepse nuk kemi meshë?” Ai ra në këmbët e tij me pendim për shpirtin e tij të vogël dhe duke kërkuar të falur.

13  - Dënimi i barinjve të këqinj

Ditën tjetër erdhën disa murgj nga shpellat duke thënë se, barinjtë Ianë bagëtitë dhe hanin të mbjellat e manastirit dhe, jo vetëm kjo, por dhe vetë hynin në manastir dhe rrëmbenin ushqimet me zor, duke i krijuar murgjërve shumë shqetësime.

Shenjti i porositi barinjtë të largoheshm ng a manastiri dhe të mos shkaktonin më dëme në manastir. Por ata nuk i llogaritën fare fjalët e tij dhe vazhduan si më parë. Por, në çast, shteroi qumështi i deleve dhe qengjat filluan të ngordhnin. Barinjtë, atëherë, e kuptuan se pësuan dëmin për shkak të mosbindjes së tyre dhe pasi vrapuan tek shenjti, i ranë në këmbë duke rrëfyer mëkatin e tyre. Premtuan të mos afroheshin pranë manastirit Shenjti i fali dhe i bekoi dhe, në çast, erdhi qumështi i dhenve dhe filloi të rridhte me shumicë.

I nxitur nga priviiegji i Perëndisë një ditë, vizitoi patriarkun Ilia në vendin e intemimit të tij. Pas ca ditësh, i tha patriarkut: “E di, i lumuri Sava, se sot vdes mbreti Anastas dhe për dhjetë ditë do .të shkoj dhe unë të paraqitem në hapin e frikshëm të Zotit Krisht?”

Vërtet, pas disa ditësh, u dëgjua se mbreti vdiq dhe pastaj fjetja e të lumurit Ilia, siç e kishte thënë: “Pas vdekjes se Anastasit zgjodhën mbret Justinin I (518-527). Ai dërgoi urdhër në gjithë perandorinë që të rimerrnin përsëri postet e tyre kryepriftërinjtë orthodhoksë dhe të shkruanin në Librat e Shenjta Sinodhin e shenjtë të katërt Ikumenik që të ndjejë kisha qetësi. Shën Savai, atëherë, ishte mbi tetëmbëdhjetë vjeç, i sëmur dhe i pabësuar nga ushtrimet. Me githë këto, nuk nguroi të vraponte në Qesari dhe Skithpoli, duke predikuar urdhrin e mbretit dhe duke shkruar në librat e Shenjta të kishave, vendimet e katër sinodheve Ikumenike që ishin mbajtur deri atëherë dhe duke këshilluar më këshillat e tij.

14   - Çudia e shërimit të hemoragjisë dhe të demonizuarit \ Në një rrugë, siç ecte, ndodhej një grua e sëmurë nga hemoragjia prej shumë vjetësh dhe nga ajo dilte një qelbësirë e tillë, sa asnjë nuk mund t’i afrohej, akoma edhe të afërmit e kishin vështirë.Asnjë

doktor nuk mund ta shëronte. Sapo pa shenjtin të kalonte andej, thirri duke qarë: “Shërbetor i Perëndisë, të të vijë keq për mua, të vuajturën”.

Shenjtit i erdhi keq, u afrua dhe, pasi e zuri nga dora, e ngriti të shëruar.

Kjo çudi u dëgjua në të gjitha vendet rrotull dhe njeri që kishte një vajzë që mundohej nga demoni, vrapoi tek ai dhe e luti e bëri shenjën e kryqit mbi vajzën dhe në çast shpëtoi nga influenca e demonit.

15  - Çudi të ndryshme

Meqë kishte katër vjet që nuk binte shi, erdhën tek shenjti murgjit nga shpellat dhe kërkuan leje të largoheshin, sepse nuk mundeshin më të duronin mungesën e ujit. Ateherë, shenjti u tha: “Bëni durim, disa ditë dhe do të vijë tek ju mëshira e Perëndisë. Dhe, vërtet, pas tre ditësh, ra kaq shi, sa u mbush me ujë gjithë rezervuari. Pas Joanit u bë patriark një klerik shpresëtar dhe i vyrtytshëm që quhej Petro. Ai kishte një motër me emrin Isiqia, shumë të vyrtytshme që ishte e sëmurë rëndë dhe që nuk mund ta shëronte asnjë mjek. E luti shenjtin që ta shëronte. Shenjti, pasi bëri tri herë shenjën e kryqit mbi të, e ngriti të shëruar nga shtrati.

16   - Në Bizcint tek. Perandori

Në atë kohë, samaritanët bënë kryengritje kundër mbretit, zgjodhën mbretin e tyre, Juliano dhe filluan të përndjekin të krishterët; t’i torturonin dhe t’i vrisnin. Kur mbreti i mësoi këto, dërgoi ushtri dhe i rrëzoi samaritanët. Por një samaritan, njeri i përmendur, shkoi në Bizant dhe tha gënjështra tek mbreti se, për kryengritjen e samaritanëve, shkalctar ishin njerëzit e palestinës. U zemerua mbreti dhe mendonte t’i dënonte. Kur patriarku i

Jeruzalemit i mësoi këto, i erdhi keq për popullin dhe dërgoi shenjtin në Koshtandinopojë që t’i lutej mbretit të mos dënonte të pafajshmit. Sava, me gjithë pleqërinë dhe sëmundjet trupore, shkoi me dëshirë në Bizant, ku e priti mbreti dhe patriarku me shumë nderë.

Mbreti Justiniano tregoi kaq dashuri dhe adhurim tek shenjti, sa, jo vetëm që i fali banorët e Palestinës, por ndoqi edhe samaritanët nga Jeruzalemi. Pastaj, pas paraklisit të të shenjtit, u fali taksat për shumë kohë, themeloi spitale në qytetin e shenjtë dhe ndërtoi gardhe pranë manastirit që ta kishin si strehim, murgjit, në rast nevoje.

17   ~ Fjetja e shenjtit

Pasi u kthye në tabat e shenjta dhe u fal tek varri i Shpëtimtarit, shenjti u kthye në manastir dhe, pas pak kohe, u sëmur. Atëherë e vizitoi patriarku Petro dhe, duke parë se nuk kishte asgjë nga sa i duheshin një të sëmuri e luti që të shkonte në Patriarkanë. Mbeti për pak kohë në Patriarkanë, i munduar nga sëmundja, por kuptoi se airoi ora për të shkuar tek Krishti që kishte dashur. Dha menjëherë porosi taçonin në qelinë e tij dhe, pasi përshëndeti gjithë vëllezërit, caktoi në vendin e tij një tjetër përgjegjës, të quajtur Meliatan.

Pastaj dorëzoi shpirtin e tij të shenjtë në duart e Zotit Krisht më 5 dhjetor 533 në moshën 94 vjeç.

Një nga çuditë e shumta që bëri shenjti pas f jetjes së tij, ishte kjo: “Dy vëllezër, miq të besuar të shenjtit, kishin ara dhe vreshta dhe, kur erdhi koha e vjeljes, u sëmurën që të dy. Po humbiste prodhimi i tyre, sepse nuk kishin njeri që ta mblidhte.Duke pasur nje mërzitje të dyfishtë edhe për sëmundjen, edhe për humbjen e prodhimit, u kujtuan për dashurinë që kishte shenjti dhe e ftuan për ndihmë. Në mëngjes u ngritën pa asnjë sëmundje, duke predikuar kudo çudinë e shërimit të tyre. Kujtimi i shenjtit festohet më 5 dhjetor.

\*/ xflr

Martiri i shenjtë Lefterit

Parathenie

Një nga shembujt më të famshëm brenda në grapin e martirëve të shenjtë është dhe martiri i shenjtë Lefter. Që në moshë të vogël, në femijëri, tregoi me jetën e tij të ndritur se ç’diamant i vërtetë ishte.

Për këtë arsye dhe kryeprifti i Romës ku ai jetonte, e hirotonisi në një moshë shumë të vogël në dhjak dhe shumë shpejt i mori dhe dy gradat e tjera të priftërisë.

Atëherë nuk ekzistonin akoma kufizime të moshës në hirotonisje, si sot dhe çdonjëri mund të hirotonisej në moshë relativisht te re gjithnjë në gjykimin e kryepriftit. U duk me të vërtetë diamant i ndritur, shenjt me veprimtari mrekulluese dhe ishte aq e dukshme ndihma e Perëndisë gjate periudhes se torturave te tij, saqë shumë nga populli dhe paria besuan me gatishmëri te mirë tek thirrja e Krishtërimit.

Shumë mjete dhe tortura u gjetën për të djegur dëshirën e mirë e të guximshme të martirit Lefter. Por si mund të shuante zjarrin e gjërave të mira materiale të kësaj toke, zjarrin e dashurisë së krishtit që digjte shpirtin e martirit të shenjtë?

Si mundet që shpirti që ndjeu ëmbëlsinë e ardhjes së Krishtit dhe që pret me padurimin që nuk shprehet me fjalë, momentin që do shijojë gëzimin e Parajsës, të mundet nga egersirat, luanët apo torturat e tjera që duroi shenjti? Jeta e martirit të shenjtë Lefter është veçanërisht tërheqëse dhe një shembull i qartë dhe i përsosur që shfaqët tek sytë tanë, i dashur lexues. Ajo që na mbetet ne, është ta imitojmë në jetën tonë, në vyrtyte dhe në besim dhe të lutemi për atë që përmend përleshorja:...

Prift dhe kryeprift i të Lartit,

Martiri i shenjtë Lefter, lindi në Romë rreth gjysmës së dytë të shekuliit II (pas Krishtit).

Prindërit e tij ishin të pasur, bujarë por dhe shumë shpresëtarë. Nëna e tij Antia ishte mësuar në besimin e krishterë nga nxënësit e apostull Pavllit. Babai i vet që kishte pozitë në qytet jetoi pak kohe pas lindjes së Lefterit. E ema sa u rrit, e dha tek kryeprifti i Romës, Aniqiti për ta përgatitur në besim.

Kryeprifti, duke parë karakterin e të riut, marrëdhëmet shoqërore dhe cilësitë e tjera të tij, mendoi ta bënte klerik. Kur u bë 15 vjeç e hirotonisi dhjak, në moshën 17 vjeç prift dhe 20 vjeç e bëri episkop të Ilirisë. Lefteri ishte i ditur dhe tërhiqte mjaft në mësimet mbi besimin e drejtë. Nga shenjti u pagëzuan shumë, bile dhe grekë.

Atë kohë mbretëronte Antonini Pios, qe ishte iuftues i Krishtërimit dhe kërkonte me çdo mënyrë të vriste Lefterin që e konsideronte shkak të parë dhe të parin në përhapjen e Krishtërimit dhe pastaj të tjerët. Dërgoi pra një udhëheqës që quhej Filiqis që të kapte shenjtin,

Filiqi shkoi me shumë ushtarë dhe rrethoi kishen ku predikonte shenjti.

U fut me një shikim të egër për të kapur Leftërin. Por, duke dëgjuar zërin e ëmbël të tij dhe predikimin, u mrekullua dhe nga ndjekës u bë uxënës. Mohoi pasurinë e të afërmit, ra në këmbët e shenjtit dhe besoi tek Krishti. Shenjti i bëri katekizëm dhe e mesoi në besim. Pastaj e këshilloi të çonte tek mbreti siç e kish marrë urdhrin, që të mos humbiste kurorën e martirit. U nisën pra për të vajtur tek mbreti. Në rragë gjetën një burim dhe Filiqi kërkoi që të pagëzohej. Shenjti me të vërtetë e rilindi me pagëzimin hyjnor.

Te Perandori. Tortura

Arritën në Romë dhe Filiqi u bashkua me të krishterët etjerë, ndërsa shenjti vajti tek perandori.

Sa e pa mbreti aq të ri, e simpatizoi dhe i tha: “Pse Lefter le besimin e të parëve të tu dhe shprestarinë e Perëndive dhe beson në një njëri që vdiq me një vdekje poshtëruese? Shenjti heshtte. Nuk e gjykoi të vlefshme t’u përgjigjej këtyre fjalëve pa mend.

Atëherë tirani filloi përsëri t’i thote shenjtzt fjalë të mira dhe t’i premtonte dhurata dhe çmime nëse do të flijonte tek idhujt. Dhe shenjti iu përgjigj: “Si të pranoj tu falem perëndive të tilla të pashpirt? Dhe për ju, që i faleni, më vjen keq. Perëndia ju nderoi me llogjikën dhe ju u bëtë më të pamend dhe se drutë e gurët, që ju kujton se janë perëndi. Latë Perëndinë e vërtetë që na krijoi dhe u falini idhujve.

Por unë adhuroj Zotin tim, Krishtin. Atë respektoj dhe e pohoj si Perëndi timen. Çmimet që më premton dhe torturat me të cilat më kërcënon besoj se janë lodra. Unë mohovabotën dhe u kryqëzova si Pavli.

E konsideroj, pra vdekjen, lavdi dhe gëzim”. Perandori u zemërua dhe urdhëroi të digjnin një krevat të hekurt dhe mbi të, të vinin shenjtin e ta linin derisa të digjej. Shumë, duke parë egërsinë e mbretit, e qortuan duke i thënë: Pse të humbasë një njëri fisnik, me lavdi dhe i urtë si të ishte një keqbërës i pandershëm? Perëndia nga lart i lehtësonte dhimbjet dhe e freskonte.


Kur zemërimi i mbretit kaloi, urdhëroi ta nxirmin të shenjtin duke kujtuar se do të kishte vdekur.

Shenjti u ngrit në këmbë pa pësuar gjë dhe psali: “I lartësuar je o Perëndia im, mbreti im dhe i bekuar emri Yt në jetë të jetëve” (Ps 144)

Dhe i tha tiranit: “Më shiko tani o mbret, që kujtove se u bëra shkrumb. Shih se nuk më preku fare zjarri. Kuptoje pra fuqinë e Perëndisë time te vetmit Perëndi të vërtetë dhe dobësinë e idhuj ve të tu.

Mbreti i konsideroi këto fjalë të shenjtit si ofenduese dhe dha urdher ta vinin përsëri në skare dhe t’i hidhnin që lart vaj që të ndizej më lehtë.

Por sau shtri shenjti atje, zjarri u shua dhe skara u bë e ftohtë. Antonini,egërsirë nga orgjia e tij jep urdhër për tjetër torturë: ta hidhnin në një kazan lyrë, dylle dhe sere dhe ta zienin martirin. Kur kazani u ngroh, tirani tha:

“Lefter, ndodhesh midis jetës dhe vdekjes. Interesohu për të mirën tënde. Unë duke çmuar bujarinë tënde, mirësinë tënde dhe bukurinë tënde nuk dua të humbasësh jetën për një zemërim”. Shenjti i thoshte se ishte e pamundur ta shkëpuste nga besimi i tij. E hodhën si përfundim në kazan.

Por zjarri u bë vesë nga Hiri i Shenjtë dhe martiri i pacënuar, lavdëronte Zotin.

Kthimi i pushtetarëve dhefundi martirik

Tirani rrinte i pikëlluar pa ditur ç’të bënte. Aiëherë i pari i qytetit, Korempn qe ishte i zgjuar për të bërë të këqija, engushëlloi duke i thënë: “Unë, mbreti im, do të të çliroj nga mundimet. Do ta bëj Lefterin, ose të zbatojë urdhrin tënd, ose te zhduket.

Dhe dhaurdhër dhe sollën një kazan shumë të madh që kishte


brenda hekura të gozhduar. Ndezën zjarr dhe u përgatiten të hidhnin shenjtin. I pari 1 qytetit e njihte besimin e Krishtit nga Filiqi, por meqënëse ishte mik i mbretit, për lavdinë njerëzore nuk mund ta linte fenë e idhujve. Shenjti, lutej tek Zoti të ndriçonte ndjekësit e tij dhe tu jepte shpëtimin e shpirtit. Dhe thoshte:

“Të falenderoj o Zot Jisu Krisht, që më forcove dhe më bëre të denjë të marr kaq shumë të mira, që të pësoj kaq shumë për emrin Tënd të shenjtë. Shpëtoje dhe shpirtin tim tani nga duart e armiqve që të mësojnë se Ti je i vetmi Zot. Bëji të denjë ata të urrejnë idhujt dhe të vijnë tek e vërteta”. Zoti e dëgjoi lutjen e shenjtit dhe ndriçoi qëveritarin.

“Dhe si të mos ishte ai që përgatiti dënimin e martirit, iu afrua mbretit dhe i tha ç’të keqe ka bërë i miri Lefter dhe ti vendose një vdekje të tillë për të?”

Mbreti i mbushur me habi i tha: “Unë të nderova më shumë se çdo arhond tjetër dhe të bëra qeveritar. Të fala dhe shumë pasuri dhe ti përsëri je paredashës dhe more para nga Lefteri dhe prandaj e përkrah? Më thuaj të të jap unë dhe të tjera”.

Karemoni u ndriçua nga Shpirti i Shenjtë dhe tha: “Nderi, le të jetë i atij dhe paratë që të çojnë në ferr, le t’i djegë zjarri. Me dashjen tënde bëhesh i verbër dhe nuk shikon dobësinë e perëndive të tua, që nuk mund të shpëtojnë asnjë, sikundër Krishti shpëtoi shumë herë shërbëtorët e vet. Perandori u bë egërsirë nga inati dhe dha urdhër ta hidnin qëveritarin në kazanin të cilin e kishin përgatitur vetë.

Sa e pa zjarrin Karemoni i tha shenjtit: “Lutju, o shenjt, Zotit te vërtetë për mua dhe më jep fuqi sikundër i dhe fuqi komandantit të ushtrisë së Filiqit”. Hyri në kazan dhe me ndihmën e Perëndisë ngeli i padëmtuar dhe falenderonte Zotin. Atëhere mbreti dha

Në zjarr, në burg dhe tortura të reja

Pastaj e çuan shenjtin në zjarr, por menjëhere zjarri u shua dhe hekurat u përthyen mbrapsh nga ana e tyre.

Të ndodhmit atje duke parë mrekullinë po thonin: “I madh është Perëndia i të krishterëve. Tirani mendoi ta linte të vdiste nga uria në burg. Por Perëndia kujdesej dhe i dërgonte për të ngrënë me një pëllumb për sa ditë ishte i burgosur.

Antonini duke parë se nuk relizonte asgjë, urdhëroi të lidhnin dy kuaj të egër bashkë dhe pas tyre të lidhnin shenjtin që ta lëviznin mbi gurë dhe shkëmbinj me vrull për të vdekur. Por ishte i kotë dhe ky plan, sepse Zoti nuk hezitoi të dërgonte ndihmën e tij. Një ëngjëll i Zotit erdhi dhe i bëri të butë kuajt e egër. E liroi shenjtin nga prangat, e vuri tek dërrasat që transportonin kuajt dhe e çoi ne një mal që ishte atje afer. ,

Atje u bë një tjetër mrekulli. Në kohën kur shenjti himnonte Perëndine, u mblodhën arinj, luanë dhe kafshë të tjera të egra të malit që e rrëthuan shenjtin.

Për këto, perandori u informua nga disa gjuetarë. Dërgoi, pra, ushtarë që t’i sillnin Lefterin. Egërsirat sapo i panë iu sulën dhe do t’i bënin eopa nëse shenjti nuk do t’i urdhëronte të iknin në shpellat e tyre.

Pastaj ndoqi ushtarët dhe gjithë rrugës i predikonte dhe i mësonte të ktheheshin tek besimi i drejtë. Atëherë, shumë nga ushtarët besuan.

i Tek luanët: Prerja e kokës së të shenjtit ^

Kur arritën në Romë, mbreti bëri festë që të rriblidheshin shumë njërez e të shikonin vdekjen e shenjtit.

Urdhëroi dhe e hodhën martirin tek egërsirat. Por gjërat nuk


erdhën siç i llogariste tirani. Një luaneshë e egër që lanë, u turr mbi te, por sa iu afrua, uli kokën dhe i lëpiu këmbët.

Perandori kujtoi ngaqë kafsha ishte femër, nuk kishte fuqi të sulmonte dhe dha urdhër te sillnin një luan mashkull të egër. Por dhe kjo kafsë e eger u bë më e butë se femra. E puthte dhe e përqafonte shenjtin. I demoralizuar, tirani dha urdhër t’i prisnin kokën martirit, meqënëse nuk gjente mënyrë tjetër që ta vdiste.

Kështu dorëzoi shpirtin e tij të shenjtë, Shën Lefteri, tek Zoti. Nëna e tij Anthia përqafoi trupin e birit të saj dhe e lumëronte, sepse pësoi kaq shumë për Zotin. Atëherë xhelatet e vrane pa mëshirë dhe atë. Sa besimtarë u gjenden aty nga Vlora, morën trupat e shenjtë dhe i varrosën me nderime. Kjo është jeta dhe martirizimi i ieromartirit Lefter, që Kisha jonë e kremton më 15 dhjetor.

\t/ \J/ \J/

/»\ /*\ /4^

Shën Stefani, Martiri i parë

1 - Zgjedhja e tij si kryedhjakon

Shën Stefani është kryedhjakoni i kishës së parë të krishterë dhe Martiri i parë i Krishtit. Ishte jude, nxënës i mesuesit të dëgjuar të Ligjit, Gamaliel. Këtë njeri të bekuar zgjodhi populli besimtar i Jeruzalemit për dhjak, të parin midis të shtatëve, siç do të thuhet në vazhdim.

Atë ditë, pas Ngjitjes së Zotit në Qiej, turmat e besimtarëve, me predikimin e përditshëm dhe me jetën e shenjtëruar të apostujve, shtoheshin në mënyrë të habitshme. Kisha e parë e krishterë kishte zakonin si një shprehje të bashkimit që sjell “Shpirti i Shenjtë” të kryejë të quajturat “dashurite”. Ishin këto “dashuri” darkat e mëdha që shtroheshin në shtëpinë e ndonjë besimtari ku me shpenzimet e tij shtronte darkë për të krishterët e varfër. Gjithmonë bëhej me prezencën dhe bekimin e shortit. Gjithnjë zhvillohej kështu dhe pas darkës jepej Kungata e Shenjtë. Elenistët që ishin judenj të diasporës që flisnin greqisht ankoheshin për judenjtë se të vejat dhe fëmijëte tyre mënjanoheshin në shërbimin e përditshëm. Kur i mësuan këto gjera apostujt ftuan turmën e besimtarëve dhe u thanë: “Nuk na duket e drejtë që të braktisim predikimin e Fjalës së Perëndisë që të tidërmarrim ne shërbimin e tryezave. Prandaj studiojeni me kujdes dhe zgjidhni shtatë burra midis jush. Duhet të jenë të mbushur nga Shpirti i Shenjtë që të marrin përsipër këtë përgjegjësi. Ne do të merremi vetëm me lutjen dhe dhjakoninë e fjalës së Perëndisë”. Kjo fjalë i pelqeu gjithë turmës, pasues të Krishtit. Pasi u mblodhën dhe biseduan, zgjodhën shtatë burra me shpirt të mirë që të merren me përkujdesjen e të varfërve dhe shpëmdarjen e lëmoshave. I pari ishte Stefani “burrë i mbushur me Shpirtin e Shenjtë dhe me besim”. Gjashtë të tjerët ishin: Filiqi, Prohori, Nikanori, Timoni, Parmeni dhe Nikolla.

Pasi u bë zgjedhja, populli i solli para të dymbëdhjetëve. Apostujt, pasi u lutën, vunë mbi ta duart e tyre të shenjta dhe u trasmetua Hirin e Shenjtë, sepse pa hirin është e pamundur të përballojnë veprën e tyre të vështirë, ashtu siç lisui na predikon: “Sepse pa mua nuk mund te bëni asgjë” (Joanil5/5). Nga ky veprim i apostujve bëhet e dukshme se shërbimet brenda në Kishë janë të shenjta. Në nje kishë karakteristike nuk është emërimi por hirotonisja, bekimi. Shërbimi i dhjakonif, gjatë orës së liturgjise, identifikohet me atë të ëngjëllit. Engëlli është një meshëtar dhe lajmëtar. E njëjta gjë është dhe dhjaku. Duke ngritur me një lëvizje të dorës së djathtë -një zakon i lashte- orarion (një rrip rrobe që zbret nga supi) lajmëron dhe publikon. Stefani “gjithe besim dhe fuqi” mori përsipër misionin që i pëlqeu Perëndisë. Përpiqet i lumuri për popullin e Krishtit me dashuri. Hiri fitimtar i Perëndisë derdhte nga goja e tij fjalë ngushëlluese në dhimbje, kryente çudira dhe tërhiqte shpirtrat ne udhëkryqin e Dashurisë “Bënte mrekulli të mëdha tek populli”. fjala ë Perëndisë shtohej në Jeruzalem dhe shumë nga judenjtë besuan tek Krishti.

Pohim burrërror:

Bëhej një herë një bisedë midis judenjve, sadukenjve, farisenjve dhe elenistëve për Zotin tonë Iisu Krisht. Disa thonin për Zotin se ishte profet, të tjerë se ishte mashtrues dhe të tjerë se ishte Bir i Perëndisë. Atëherë, i paharruari Stefan, pasi qëndroi në një vend të lartë predikoi tek të gjithë besimin e tij tek Perëndi-Njeriu lisu duke thënë: “Burra, vëllezër, përse u shtuan kaq shumë ligësitë tuaja dhe tronditët Jeruzalemin? I lumtur është njeriu që nuk pranoi në zemrën e tij hezitim për Zotin, sepse Ai braktisi qiejt dhe zbriti në tokë për mëkatet tona. Lindi nga Virgjëresha e Tërëshenjtë dhe e pastër, e pëzgjedhura, para se bota të krijohej. Ai mori dobësitë tona dhe mbajti sëmundjet tona. Ai bëri të rishikojnë të verbrit. ai pastroi lebrozët dhe ndoqi demonët nga të demonizuarit.

Duke dëgjuar këto, judenjtë u zemëruan dhe sollën shën Stefanin në këshillin e priftërinjve që të dënohej, sepse nuk mundën të kundërshtonin mençurinë dhe fuqinë e Shpirtit të Shenjtë me anën e të cilit fliste. Pastaj paraqitën dëshmitarë të rremë të cilët dëshmuan kundër shenjtit duke thënë: “Ne e kemi dëgjuar të thotë fjalë blasfemuese për Perëndinë, për Moisiun dhe për tempullin. Kishin shtyrë popullin, udhëheqësit e judenjve dhe sekretarët dhe të gënjyer thoshin: “Ky njeri nuk pushon së blasfemuari vendin e shenjtë të tempullit dhe ligjin. E kemi dëgjuar të thotë se lisui i Nazaretit, Ai që nuk mundi të shpëtojë veten e tij, do të shkatërrojë


këtë vend të shenjtë dhe do të ndryshojë zakonët e shenjta dhe ligjet që na dorëzoi Moisiu”.

Kur u dëgjuan këto shpifje për Stefanin e qetë, 11 kthyen të gjithë, që ndodheshin në mbledhje, për të parë shenjtin e akuzuar. Dhe panë fytyrën e tij të shkëlqente si fytyrë ëngjëlli. Ky shkëlqim i mbinatyrshëm, dëshmi e Shpirtit të Shenjtë që gjendej tek shën Stefani, ishte një mrekulli e gjalle për gjykatësit, një shkak i prodhuar për pendim dhe besim tek Krishti. Ai u përgjigjej me ekzistencën e tij të himnizuar se jetonte besimin e etërve të tyre dhe nuk do të ishte kurrë e mundur që t’i blasfemonte, sepse judenjtë e njihnin këtë shkëlqim qiellor nga fytyra e vetë Moisiut. Do të mundeshin kështu të thonin të papenduarit tek dëshmitarët se ata thonin gënjeshtra dhe do t’i dënonin.

3   - Predikim në vend të apologjisë

Megjjithë këto gjëra të jashtëzakonshme që panë, pasionet njerëzore dhe egoizmi i pengonte të pranonin që ky njeri kishte hir Perëndie. Për ketë kryeprifti pyeti nëse vërtet vërtetoheshin akuzat. Atëherë, Stefani i mbushur me guxim dhe qetësi nga përforcimi i Shpirtit të Shenjtë, hapi gojën dhe në vend të apoiogjisë u bëri predikim duke na mësuar edhe ne njëkohësisht me këto gjëra: ‘‘Perëndia e lavdëruar u paraqit tek ati ynë Abraham kur ishte akoma në Mesopotami dhe para se të banonte në tokën e Hananit dhe i tha: “Ik nga atdheu yt dhe nga farefisi dhe hajde në vendin që do të të tregoj”, Atëherë, Abrahami i nënshtruar tek kjo porosi, u largua nga dheu i Kaldesë dhe banoi në Haran. Që atje, kur vdiq i ati, Perëndia e shpëmguli në tokën e Hanan ku ju banoni sot. Sa rronte Abrahami nuk i dha trashëgimi në këtë vend as dhe një pëllëmbë tokë. Por Perëndia premtoi se do t’ia jepte këtë tokë atij dhe trashëgimtarëve të.tij që ta kishin të tyren, ndonese atëherë

Abrahami nuk kishte fëmijë. “Por foli akoma Perëndia edhe kështu: “Që do të qëndrojnë trashëgimtarët e tij si të huaj në një tokë që do t’u takojë të tjerëve. Vendasit do t’i kthejnë në shërbëtorë e do t’i keqpërdorojnë për 400 vjet. Dhe kambin ku do të punojnë si skllevër nipërit e Abrahamit do ta zgjedh unë, -tha Perëndia,- dhe pastaj do të rivinë nga vendi i punës dhe do të më adhurojnë në këtë vend në tokën e Hananit”.

Perëndia i dha Abrahamit testament që u vërtetua me rrethprerjen që iu nënshtrua Abrahami. Më vonë Abrahami lindi Isakun dhe i bërë rrethprerje ditën e tetë të lindjes së tij. Isaku lindi Jakovin dhe Jakovi lindi të 12 patrikët. Dhe patrikët, meqë e kishin smirë Josifin, e shitën si shërbëtor dhe u transportua nga ata që e blenë në Egjipt. Perendia ishte me të dhe mbrojtës i tij dhe e çliroi nga të gjitha dëshpërimet duke i siguruar favorin e mbretit të Egjiptit për pjekurinë dhe mençurinë që tregoi kur shpjegonte ëndrat e tij. Në fund Faraoni e bëri hegjemon në Egjipt dhe në pallatin e tij.

Erdhi atëherë uri dhe mërzitje e madhe në të gjithë Egjiptin dhe në Huanan. Nuk gjenin stërgjy shërit tanë ushqim për vete dhe për bagëtinë e tyre. Kur dëgjoi Jakovi se kishte grurë në Egjipt, dërgoi atje poshtë stërgjy shërit tanë për herë të parë. Herën e dytë u njoh Josifi nga vëllezërit e tij. U bë atëherë familja e Josifit shumë e njohur tek Faraoni. Dërgoi Josifi dhe thirri pranë tij të atin e Jakovit dhe gjithë familjen e tij që përbëhej nga shtatëdhjetë e pesë persona. Zbriti Jakovi në Egjipt dhe vdiq ai dhe te dymbëdhjetë patrikët, stërgjyshërit tanë. Dhe u transferuan eshtrat e tyre në Silem. U vendosën në varrin që bleu Abrahami me çmimin që u pagua në monedha argjendi nga bijtë e Emorit që banonte në Silem. Kur do të plotësohej koha për premtimin që Perëndia dha tek Abrahami, populli i Egjiptit u shtua dhe u bë i denjë në fuqi derisa erdhi tjetër mbret që nuk i dinte shërbimet që i dhuroi Josifi kombit egjiptian.

Ky mbret me dinakëri dhe dredhi kërkonte të dëmtonte gjeneratën tonë dhe duke u bërë presion etërve tanë i detyroi të hedhin foshnjat që të mos jetonin. Në atë kohë presioni, lindi Moisiu që ishte i bukur dhe i hijshëm përballë vetë Perëndisë. U rrit i fshehur për tre muaj në shtëpinë e të atit. Kur e hodhën brenda në ujin e lumit Nil e mori që aty vajza e Faraonit dhe e edukoi që të ishte i saj që ta kishte si hir të adoptuar. Moisiu u arsimua me gjithë diturinë e Egjiptit. Ishte po aq i fuqishëm në fjalët sa edhe në vepra të dobishme për Egjiptin.

Kur mbushi moshën 40 vjeç lindi në zemrën e tij dëshira të vizitonte vëllezërit, pasardhësit e Izraelit që të kuptonte nga afër gjendjen e tyre dhe, kur pa një izraelit të fajësohej, e mbrojti. U hakmor për bashkatdhetarin e tij që tiranizohej duke vrarë egjiptianin. Mendonte Moisiu që vëllezërit dhe bashkatdhetarët e tij do të ndjenin se ai do t’i sillte shpëtimin dhe çlirimin nga egjptianët, por ata nuk e kuptuan. Ditën tjetër u shfaq Moisiu pa pandehur, tek bashkatdhetarët e tij në kohën që grindeshin. U sugjeroi që të qetësoheshin e u tha: “Njerëz, ju jeni vëllezër. Përse fajësoni njeri tjetrin?” Por ai qëfajësonte të afërmin e tij e shtyti dhe tha: “Kush të emëroi arhond dhe gjykatësin tonë?” Mos do të më vrasësh siç vrave dje egjiptianin? U largua atëherë Moisiu nga Egjipti për këtë fjalë që të mos dënohej nga Faraoni. Qëndroi si i huaj në vendin e Madiamit ku lindi dy djem. Kur u mbushën 40 vite të tjerë, nga koha kur mërgoi, iu paraqit ëngjëll i Zotit brenda në flakë zjarri që dilte nganjë ferrë. Moisiu, kur e pa,admiroi pamjen e kësaj ferre që ishte mes flakësh e nuk digjej. Kur u afrua që ta kuptonte mc mirë, erdhi zeri i Zotit drejt tij që i thoshte: “Unë jam Perëndia e Etërve të tu. Perëndia e Abrahamit, Perëndia e Isakut,

Perëndia e Jakovit”. Moisiu u rrëmbye nga frika dhe nuk guxoi të vëzhgonte dhe të analizonte vegimin. Zoti i tha: “Zgjidh lidhëset e këpucëve të tua dhe hiqi këpucët, sepse vendi ku qëndron është tokë e shenjtë. E pashë dhe e di mirë gjendjen dhe vuajtjet që heq populli im që gjendet në Egjipt, dëgjova rënkimin e tij dhe zbrita që t’a çliroj. Tani eja të të dërgoj në Egjipt”. Moisiu që e mohuan ta njihnin si mbrojtësin e tyre trashëgimtarët tanë dhe që i thanë: “Kush të emëroi arhond dhe gjykatës?” Atë të dërgoi Perëndia si arhond dhe çlirimtar të popullit nga robëria e Egjiptit. I ngarkoi të mbaronte porosinë e tij me ndihmën e ëngjëllit që ia nxorri nga vendi i robërisë. Bëri çudira të mahnitshme dhe treguese të Fuqisë Hyjnore në tokën e Egjiptit, në Detin e Kuq dhe në shkretëtirë për dyzet vjet. Ky është Moisiu që u tha izrailitëve: “Profet do t’u ngjallë Zoti, Perëndia juaj nga vëllezërit tuaj që do të jetë ligjbërës, ndërmjetës dhe çlirimtar ashtu si unë. Kini për borxh dhe detyrë t’i bindeni”.

Ky njeri, Moisiu, ekzistonte që në takimin e izrailitëve që u bë në shkretëtirë për manjen e ligjit. Ishte ndërmjetës midis ëngjëllit në Malin Sinai dhe etërve tanë që nuk duronin dhe donin të komunikonin vetë me ëngjëllin. Dhe ky Moisiu mori fjalë hyjnore nga ato që japin tek shpirtrat jetë të përjetshme që t’i transmetojë tek ne. Tek ky Moisi nuk deshën stërgjyshërit tanë të binden, por e shprapsën, por sa varej nga qëllimi dhe dëshira e zemrës së tyre ata donin të ktheheshin në Egjipt. Ky qëllim i tyre u duk kur i thanë Aronit: “Na krijo Perënditë që do të hyjnë para nesh dhe do të përpiqen si mbrojtësit tanë, sepse Moisiu që na nxorri nga toka e Egjiptit humbi e nuk e dimë ç’i ka ndodhur.

Ata përgatitën gjatë atyre ditëve një idhull të artë, një viç të cilit i bënë shumë flijime në altar. Bënë panaire dhe festuan me gëzim për këtë vepër që bënë me duart e tyre. Pas kësaj gjëje

Perëndia u largua nga ata duke i lënë në errësirën e mendjes së tyre për të adhuruar yjet e shumta të qiellit, siç ishte shkruar në librin e profetëve. “Ju që përbeni familjen dhe trashëgimtarët e Izraelit ju pyes: “Mos më ofruat për 40 vjet në shkretëtirë flijime? Jo nuk me ofruat, por ngritët në supet tuaja skenën çoroditëse të Mollohut që ta transportoni si gjë të shenjtë, yjet e Perëndisë suaj Remfan dhe idhujt që betë që t’u faleni dhe për dënim do t’u çoj në nje vend shumë të largët, andej nga Babilonia. Por skena e shenjtë ku Perëndia jepte vullnetarisht prezencën dhe martirizimin e tij ishte në shkretëtire. Kështu urdhëroi ai që i fliste Moisiut që ta ndërtonte sipas tipit që pa në-mal.

Këtë skenë pas Moisiut e morën pasardhësit e tij, stërgjy shërit tanë së bashku me lisunë e Navinit.

E futën në vendin e pushtuar të nacionalistëve që Perëndia i bëri si një çardhak që të Vendosen në këtë vend paraardhësit tanë. Mbeti kjo skenë atje deri në kohen e Davidit i cili gjeti hir përpara Perëndisë dhe i kërkoi të ndërtonte banesë për Perëndinë e Jakovit. Në fund Solomoni u bë i denjë të ndërtonte këtë banesë për ■Perëndinë, por Perëndia në më të lartat nuk banon nepër kisha që ndërtohen nga duart e njerëzve, siç thotë profeti Isaia: “Fron për mua ështëqielli, gjithë dheu është mbështetja ku vendosen këmbët e mia. Cilën kishë mund të ndërtoni për mua që nuk më nxë gjithë bota?, - thotë Zoti”. Cili do të jetë vendi i çlodhjes sime të përhershme? Nuk është dora ime e gjithfuqishme që krijoi ato gjëra që ju njerëzit më ofroni?”

Pjesëtarët e mbledhjes filluan të shqetësoheshin. Për këtë Stefani u thotë: “Qafëtrashë dhe të pandjeshëm në zemër e në veshë. Gjithnjë i kundërshtoni ju Shpirtit të Shenjtë ashtu si prindërit tuaj edhe ju. Cilin nga profetët nuk pëmdoqën stërgjyshërit tuaj dhe vranë ata që paralajmëruan ardhjen e Mesias të cilit ju tani i jeni bërë tradhtarë dhe vrasës. Ju që morët ligjin që urdhëroi Perëndia me anën e ëngjëjve dhe nuk e ruajtët!”

4   - Fundi martirik

Judenjtë zemërgurë dhe të papenduar, kur dëgjuan këto, filluan t’u çahen zemrat dhe të kërcisnin dhëmbët nga inati kundër Stefanit. Atë çast, kryedhjaku i urtë Stefani duke pranuar shkëlqimin e hirit hyjnor, sa gjithë qenia e tij u mbush nga Shpirti i Shenjtë, soditi drejt qiellit dhe pa: “Lavdi Perëndie dhe lisunë të qëndronte në të djathtë të Perëndisë”. Dhe ndërsa Stefani vërejti “vizionin” e dërguar nga Perëndia, u kthye me thjeshtësinë e një fëmije dhe thotë tek paditësit e tij: “Ja, po shoh qiej të hapur dhe Birin e Njeriut të qëndrojë në lavdinë e Perëndisë”.

Kur judenjtë dëgjuan vegimin hyjnor të shenjtit, e pandehën të gabuarit si blasfemi kundër Perëndisë dhe ulurinin me zë të lartë, duke mbyllur veshët e tyre që të mos ta dëgjonin: “U lëshuan të tërë drejt tij”. E rrëmbyen, e nxorrën jasthë qytetit dhe fiihuan ta qëllonin me gurë. I lumuri Stefan, ndërsa gurët plagosnin për vdekje trupin e tij të shenjtë, ftonte Zotin duke i thënë: “Zoti Iisu, pranomë shpirtin”. Në fund, pasi u gjunjëzua duke imituar Krishdn e kryqëzuar, thirri me zë të lartë: “Zot, mos uallogarit këtë mëkat”.

Shumë i shenjti Stefan iu nënshtrua vdekjes martirike, sepse e do Perëndinë me gjithë zemër, gjithë fuqinë dhe inteligjencën, me gjithë ekzistencën e tij. Dhe Krishti ynë i ëmbël nuk e la jetim, por iuti Atin e tij dhe i dëtgoi dukshëm Shpirtin e Shenjtë. la dërgoi jo në kohën e martirizimit, por shumë më parë se të bëhej dhjak, atëherë kur dha gjxthë veten e tij tek Perëndia. Në kohën e martirizimit fjalët e tij të fundit tregonin dhe përsosmërinë e dashurisë së tij, dashurinë për armiqtë. Kush ia dha kaq dashuri Stefanit? Etërit tanë të shenjtë që e studiuan thonë: “Shpirti i

Shenjte e mëson shpirtin me vyrtytin e dashurisë për njerëzit”. Kjo që predikuan Etërit tanë nuk ishte gjë tjetër veçse çfarë premtoi Iisui: “Fryma e shenjtë që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do tjn mësojë çdo gjë. (Joani 14/26) Dhe me fjalet e tij të fundit dorëzoi shpirtin e tij. Me martirizimin e tij, martiri i parë i Krishtit, rrëzoi djallin. Pasi fjeti në gjumin e ëmbël të martirit, e morën trupin e tij burra të adhuruar dhe pasi e vendosën brenda në një arkë e vulosën dhe e vendosën në anë të tempuilit. Atëherë mësuesi i ligjit Gamalil dhe i biri Avelvul besuan ne Krisht dhe u pagëzuan nga apostujt. Të qëlluarit me gurë të shën Stefanit u bë ne vitin e tretë, pas Ngjitjes së Krishtit në qiell.

5  - Nxjerrja e lipsanit të tij

Kaluan treqind e katër vjet nga martirizimi i tij, kaluan dëbimet që çuan në martirizimin e mijëra njerëzve. Qetësia zëvendësoi shqetësimin dhe kisha ndjente qetësi dhe Iiri. Torturat e tiranëve ndaluan, sepse mbretëronte Kostandini, me shprestari dhe mbreti i parë i Orthodhoksëve. Atëherë u zbulua dhe thesari i çmuar i lipsanit te shenjtë të Maritirit te Parë Stefan, si më poshtë: Në të njëjtin qytet, ku ishte i fshehur lipsani i shën Stefanit, banonte dhe një jerond që quhej Llukian. Ishte një prift i denjë dhe shpresëtar në jetën e tij. Tek ai u duk tri herë shën Stefani dhe i tregoi vendin ku ishte i fshehur, lipsani i shenjtë i tij. Prifti i tregoi vegimin e tij patrikut të atëhershëm të Jeruzalemit, Joanit. Patriku, i ndriçuar nga Shpirti i Shenjtë, në kohën e këtij tregimi, u bind dhe me gëzim shkoi tek vendi që tregoi shenjti me shumë klerikë të tij.

Pasi gërmuan, gjetën kutinë në të cilën ishte vendosur lipsani i shenjtë, të njëjtin çast një tërmet i madh tundi tokën. Aromë qiellore përmbyti të pranishmit. Lart nga qiejt, dëgjoheshin iavdërimet ëngjëllore: “Lavdi Perëndisë në më të lartat dhe në tokë paqe, tek njerëzit bekim”. Të gjithë festonin në gjetjen e lipsanit të shenjtë; gjithësia, krijimet dhe Krijuesi. Gjithësia me tërmentin, krijimi, njerëzit, me gëzimin dhe lumturinë dhe ëngjëjt me dhoksologjinë dhe Krijuesi që i do krijimet e veta me dashuri të pafund, me aromën që nuk ishte gjë tjetër veçse Shpirti i shenjtë që rronte brenda tek Shën Stefani. I pari u përul para lipsanit të shenjtë patriku. E pasuan priftërinjtë dhe populli që gjendej aty, pastaj e ngritën me adhurim dhe me llambadha, psalme, thimianë dhe me nderimin e duhur e trasportuan në Jeruzalem. Më vonë ndërtuan dhe kishë për nder të shenjtit nga një arhond, Aleksandri. Brenda në këtë kishë u vendos me bekimin e patrikut, lipsani i shenjtit.

6   - Transportim në Kostandinapojë

Pas tetë vjetësh kur mbretëronte Kostandini dhe ishte patrik i shenjti Mitrofan në mbretërinë e qyteteve u transportua atje me mënyrë të mrekulluar lipsani i shën Stafanit nga gruaja e Aleksandrit, Juliania. Gjatë rrugës nga Jeruzalemi në Kostandinopojë u bënë shumë çudira. Kur arritën në qytetin e shën Sofisë, u mësua kudo ardhja e lipsanit të shenjtë. Shprestari i madh, mbreti Kostandin, kurinformua për çuditë e mëdha që ndodhën gjatë rragës, u mbush me gëzim dhe hare. Lajmëroi patrikun, klerikët dhe gjithë popullin të dilnin e të prisnin lipsanin e shenjtë. Dhe kështu gjithë të krishterët,arhondë, klerikë dhe populh e sollën në pallatin mbretëror me nder të madh dhe adhurim.

Të shumta janë çuditë që u bënë sa është e pamundur të përshkruhën me saktësi. Mushkat që tërhiqnin karrocën ku ishte vendosur Lipsani i shenjtë, kur arritën në një vend të quajtur Kostantianes, ndaluan. Meqë i qëllonin që të ecnin, një mushkë foli me zë njeriu dhe tha: “Përse na rrihni? Këtu duhet të vendoset lipsani i shenjtë”. Kur dëgjuan këtë zë, patriku dhe të gjithë sa ndodheshin, lavdëruan me zë të lartë Perëndinë. Mbreti, kur mësoi këtë ngjarje të mrekullueshme, të Gjithëfuqisë së Perëndisë, mbeti i mahnitur dhe për lavdi të Zotit tonë lisu Krisht ndërtoi në atë vend kishën me emrin e shën Stefanit. Në këtë kishë zhvillohet çdo vit mbledhja dhe festa e kryedhjakonit dhe martirit të parë të kishës sonë, të Shën Stefanit.

Kujtimi i tij festohet më 27 dhjetor dhe nxjerrja e lipsanit të tij më 2 Gusht.

ili ili

/*N     /t\

Shën Trifoni

Shën Trifoni është nga më të njohurit dhe më miqësorët. Eshtë i dashur veçanërisht për bahcevanët dhe përgjithësisht për bujqit, sepse është mbrojtës i bahçeve, i zarzavateve, i të mbjellave dhe në përgjithësi i prodhimeve bujqësore.

Lindi në qytetin Llambpsakon të Frigjisë. Prindërit e tij ishin shpresëtarë, por fëmija që lindën ishte akoma më shumë shpresëtar. Që në fëmijëri ishte me të vërtetë fëmijë i Perëndisë. Rronte gjithnjë për Perëndinë dhe brenda tij banonte hiri i Shpirtit të Shenjtë. Ishte shumë studioz dhe përparonte shumë në mësimë. Kishte dëshirë dhe pasion të madh, të njihte mirë Shkrimin e Shenjtë dhe vullnetin e Perëndisë. Trifoni, ashtu siç do të thotë dhe emri i tij, ngulmonte në studimin e fjalës së Perëndisë dhe dëshironte përkrahjen e Perëndisë, mirësitë qiellore. Njihte shumë mirë dhe diturinë njerëzore. Duket se studioi dhe praktikoi në jetën e tij dhe shkencën e mjekësisë. Punonte me zell për përhapjen e fesë së krishterë midis adhuruesve të idhujve duke u mbyllur gojën atyre me prova të patundshme. I njihte nga njohuritë e thella që kishte për perënditë që adhuronin paganët dhe për fenë e idhujve.

Por arma e tij kryesore që kishte për përhapjen e fesë së krishterë, ishte sundimi i tij mbi veprat e satanait. Ekzistonte frika e demonëve. Vetëm me dëgjimin e emrit të tij, demonët dridheshin dhe zhdukeshin nga faqja e dheut. Po përmendim vetëm një nga çuditë e tij dhe nga kjo do të mundesh të kuptosh fuqinë çudibërëse që kishte Trifoni që në moshë të vogël.

Ndjek satananë

Rreth 240 pas Krishtit mbretëronte në Romë Jordani, i cili ishte adhurues i idhujve. Ai nuk ishte shumë i ashpër, siç ishin perandorët e tjerë romakë. Ata ishin pëmdjekës të ashpër të të krishterëve, kurse ky nuk i përndiqte të krishterët.

Perandori Jordan kishte një vajzë të vetme, shumë të bukur. Ishte e studiuar, por dhe shumë e urtë dhe e pjekur. Meqë kishte këto dhunti të veçanta, shumë arhondë të qytetit e donin dhe dëshironin ta mermin për gruan e tyre. Për këtë, i ati e mbylli në pallat, që të mos ta shihnin njerëzit. Tek shpirti i kësaj vajze hyri djalli i urryer dhe e mundonte shumë. Mundohej ta hidhte brenda në zjarr dhe në ujë. Kështu, kjo krijesë e mjerë, rrezikonte nga çasti në çast të vdiste dhe të provonte një turp dhe nënvlerësim nga të gjithë.

Edhe prindërit e saj vuanin shumë. Po veniteshin nga vuajtja dhe mërzitja e tyre. Vrapuan kudo që ta shëronin. Shkuan tek të gjithë mjekët, bënë gjithë mençuritë e mjekëve dhe provuan gjithë ilaçet dhe barërat. Për fat të keq, asnjë shërim nuk panë. Dhe ishte kaq e madhe dhimbja dhe hidhërimi i tyre, sa u gjakoste zemrën. Preferonin më mirë të vdesnin, sesa të rronin dhe të shihnin gjendjen në të cilën arriti vajza e tyre. Ishte vajza e tyre e vetme, ndaj për këtë dridheshin edhe më shnmë. Porbrenda në këtë dëshpërim, derdhej një rreze drite, e cila ishte një mrekulli e Jotja Krisht. Vinte nga vetë demoni që ishte strehuar brenda saj dhe që thërriste e thoshte: “Çfarëdo që të bëni, të gjithë ju, mundimi dhe përpjekjet tuaja do të shkojnë dëm. Nëse nuk do të vij Trifoni, që ka një pushtet mbi mua, që të më dëbojë, unë nuk kam ndërmend të tundem fare që këtu brenda.ku ndodhem”.

Në çast,mbreti, kur dëgjoi këto nga demoni, dërgoi njerëz të kërkonin në të gjitha qytetet dhe fshatrat që të gjenin këtë, Trifonin. Premtoi ar pa numërin dhe dhurata të tjera mbretërore, tek ai që do ta gjente e do ta sillte para tij. Shumë ushtarë, të dërguar të mbretit, filluan ta kërkonin kudo. Shëtitën krejtësisht lindjen e perëndimin dhe gjithë botën. Disa nga ata arritën në qyteten Llampsako, në të cilin gjendej atëherë shën Trifoni. E gjetën atje të kulloste pata.Trifoni, me hirin e vyrtytit të madh që kishte, u ndriçua nga Shpirti i Shenjtë dhe, sapo i pa njerëzit e mbretit, pa i pyetur ata fare, u afrua dheu tha: “Unë jam Trifoni, të cilin kërkoni! Ata u hutuan. Mbetën të mahnitur nga kjo. Atëherë, me gëzim të madh, e çuan tek sundimtari i krahinës, të quajtur Fabian. Aty i bënë nderime të mëdha. E hipën pastaj në kuaj mbretërorë dhe shkuan shpejt për në Romë. Shenjti ishte, atëherë, vetëm 17 vjeç djalë. Kur po afroheshin në Romë, nga e cila e ndanin vetëm tri ditë rrugë, demoni e nuhati ardhjen e tij dhe filloi ta mundonte vajzën më shumë. Pastaj tregonte dëshpërimin dhe mërzitjen e tij dhe dukë vajtuar, satanai, thoshte këto: “Mjerë unë, nuk më lë më Trifoni të rri këtu brenda. Më ndjek nga kjo, shtëpia ime, banesa ime. Nuk do të rri më, vetëm tri ditë. Ja, kudo që te jetë, vjen Trifoni dhe, për fat të keq, ka pushtet të madh mbi ne dhe nuk na le të vendosemi asgjëkundi.

Me këto fjalë ulërinte i pangushëlluari satana dhe mundonte vajzën, që përpëlitej si peshku, e dëshpëruar. Pastaj, para se të mbërrinte shenjti, satanai iku, sepse nuk mundej as ta takonte atë përballë. Atëherë, mbreti e priti me gëzim të madh dhe i bëri ndere të mëdha, sepse edhe që nga larg, e kishte bërë mirë të bijën.

Pyet satananë

Por, që të sigurohej më mirë, mbreti, e luti shenjtin t’i tregonte demonin dhe ta shihnin sytë e tij, që ta pyeste pse hyri tek e bija dhe për probleme të tjera. Atëherë, shenjti mbajti kreshmë gjashtë ditë dhe i lutej Perëndisë që ta ndihmonte. Ditën e shtatë në mëngjes, kur u gdhi, u grumbulluan në teatër të gjithë banorët e qytetit, gjithashtu mbreti me shoqëruesit, gjithë parësia dhe fisnikët. Trifoni, me fuqinë e Shpirtit të Tërëshenjtë, me besim të fuqishëm dhe të patundur tek Perëndia, ftoi demonin, sikur ta shihte me sytë e shpirtit të tij dhe i tha: “Në emër të Iisu Krishtit, të urdhëroj të shfaqesh këtu, para nësh, të shohin të gjithë shëmtimin tënd dhe sa i dobët dhe i pafuqishëm je karshi Perëdnisë. Sapo shenjti tha këto fjalë, u paraqit një qen i zi, urryer dhe i fridshëm. Sytë e tij ishin të kuq, si zjarri dhe kishte kokën të ulur në tokë. Atëherë i tha shenjti: “Na thuaj, tri herë i mallkuar, kush të urdhëroi të banosh tek kjo vajzë dhe si i pabesë guxove, ndërsa je kaq i dobët, të poshtërosh krijesën e shenjtë të Perendisë dhe të mundosh njerëzit, o njeri urryes?”

Dhe demoni, sikur ta plagosnin me thikë fjalët e Trifonit, u përgjigj me vështirësi duke thënë: “Babai im më dërgoi që ta mundoj”. E pyeti përsëri shenjti: “Çfarë pushteti kini, kur jeni drejtues dhe shpifës të së keqes, mbi krijesat e Perëndisë?” Atëherë, demoni, me pamje qeni, ndonëse nga natyra thotë gjithnjë gënjeshtra dhe nuk do kurrë të thotë të vërtetën, por dhe pa e dashur, sepse i bëhej presion nga fuqia e Perëndisë, rrëfeu para të gjithëve këto fjalë: “Ne, natyrisht nuk kemi asnjë pushtet që të mundojmë të krishterët që besojnë në Perëndinë e Tërëfuqishëm dhe në Birin e Tij Iisu Krishtin, të cilin Petri dhe Pavli predikuan në këtë qytet. Dhe jo vetëm nuk ngacmojmë, por duke parë këta besimtarë nga larg, ikëm dhe largohemi prej tyre. Vetëm sa gjejmë që u pëlqejnë veprat tona, aty kemi pushtet dhe fuqi t’i mundojmë. Të tillë janë adhuruesit e idhujve, të mallkuarit, imoralët, vrasësit, ata që merren me magji, kryelartët dhe gjithë që ngjajnë me këta, që iargohen nga Perëndia dhe shkëpusin çdo lidhje me të. Ata vetë largohen nga Perëndia, me mëkatet e tyre dhe vinë ne ushtrinë tonë. Vetëm ata ngacmojmë, sepse bëjnë ato që na pëlqejnë ne dhe përbuzin vullnetin e Perëndisë.

Duke dëgjuar këto, sa ndodheshin aty, u habitën dhe në të njëjtën kohë dhe u frikësuan. Shumë nga adhuruesit e idhujve besuan tek Krishti. Po ëidhe besimtarët, e përforcuan besimin e tyre, pasi dëgjuan këto. Demoni u qortua pastaj nga shenjti dhe u zhduk.

Ndere mbretërore

Mbreti, pasi pa dhe dëgjoi keto gjëra të mrekullueshme, e admiroi Trifonin dhe e nderoi shumë, ashtu siç duhej. I bëri shumë dhurata dhe urdhëroi këshilltarin bashkë me fisnikë te tjerë, ta shoqëronin prapë në vendin e tij. Në kthimin e tij, shenjti ndau tek të varfrit, që takoi rrugës, gjithë të hollat që i dhuroi mbreti, pa mbajtur per vete asgjë.

Kur mbërriti në shtëpinë e tij, rronte si dhe me parë; shëronte të sëmurët dhe drejtonte të gabuarit drejt së vërtetës. Kjo ishte vepra kryesore e tij, të përhapte besimin e Krishtit dhe të sillte njerëzit pranë Tij që të shpëtonin. Kështu kaluan shumë vjet.

Deci i tmerrshëm

Pas vdekjes së Jordhanos, sundoi për pak kohë shpresëtari Filip dhe në vazhdim mori mbretërinë Deci. Ai ishte një njeri i padrejtë dhe i pabesë. Ishte i ashpër, çnjerëzor dhe i padhimbsur. Ndiente gëzim dhe Iumturi sa herë, kur shikonte të vrisnin njerëz dhe të derdheshin gjakra. Ishte shumë i ngjitur pas idhujve dhe urrente për vdekje të krishterët. I pëmdiqte dhe më tepër se armiqtë e tij më të mëdhenj. E quante për nder dhe mbunje të tij të pëmdiqte të krishterët, për të cilët përgatiste rrota, thonj kruajtës metalikë dhe mjete të tjera torture.

Errësirë shpirtërore dhe luftë kundër të krishterëve mbretëronte kudo nëpër botë. Shumë,duke mos duruar torturat e tmerrshme, u faleshin. Njerëzit e mençur u faleshin kuajve dhe krijesave të pashpirt. Por, ata, që ishin të vendosur dhe të patundur në besën e krishterë, mbeten të patundur deri në fund. Duman me burrëri të gjitha torturat e tmerrshme, ikën nga kjo jetë e kotë dhe shkuan në Mbretërinë e Perëndisë me gëzimin dhe ngazëllimin e përhershëm.

Shën Trifoni arrestohet

Kur përndjekjet u shtuan, shkuan disa njerëz që urrenin të krishterët, tek sundimtari i lindjes Akilini dhe i kallëzuan këto: “Në Llampsakë, -i thanë,- ekziston një njeri i studiuar. Eshtë mjek nga profesioni. Ai përbuz mbretërit, qesh me perënditë e mëdha dhe i falet Krishtit.Njëkohësisht deklaron se Ai është i vetmi Perëndi i Vërtetë. Shumë njerëz nga ai u mashtruan dhe nuk u falën më Perëndive.

Në çast, Akilino çoi letra kërcënuese. Urdhëroi të hetonin kudo, në të gjitha vendet, që ta gjenin dhe t’ia dërgonin atje, sa më shpejt. Nuk ishte e mundur të fshihej shën Trifoni, ky kandil ndriçues i besimit, kjo miro e shtrenjtë dhe e domosdoshme.

Shenjti, sapo dëgjoi se e kërkonin përndjekësit e besimit, nuk u largua, që të fshihej nëper pyje dhe shpella. Në të kundërt, u armatos me fuqinë e lutjes dhe kështu i gëzuar u dorëzua vetë tek pëmdjekësit e tij, të cilët, të kënaqur, e sollën tek sundimtari që e kishte qëndrimin në Niqia.

Në dhomen e pyetjeve të tiranit

Kur e paraqitën shenjtin në hetuesi, sundimtari e pyeti të thoshte emrin, besimin, fatin e tij (nënkuptonte gjendjen ekonomike), profesionin dhe atdheun e tij. Shenjti iu pëgjigj: “Quhem Trifon dhe jam nga Llampsaka. Sa për fatin tim, kam për t’u përgjgjur se ne të krishterët nuk besojmë në të, sepse thjesht nuk ekziston. Në të kundërt, ne besojmë se të gjitha u bënë në rregull dhe në harmoni nga Perëndia i Tërëfuqishëm, i Cili qeveris gjithë botën me menqurinë e Tij. Nuk qeveriset nga fati. Jo. Besoj akoma se jam njeri i lirë dhe se nuk jam shërbëtor i askujt, por vetëm i Krishtit, i Cili për mua është kurora, lavdia dhe mburrja ime.

I tha sundimtari: “Mbreti urdhëroi që, ai që nuk respekton Perënditë, do të vdesë me vdekje të frikshme. Dëgjo mua dhe prit çdo lidhje me këtë gabim që të mos të të hedhë brenda në zjarr. Do të vuash edhe tortura të tjera të frikshme, nëse do të qëndrosh në këmbënguljen tënde. “Sikur,. -iu përgjigj shenjti,- të më bëjë të denjë Zoti im, Krishti, që është i vetmi Perëndi i Vertetë, të torturohem për dashurinë e Tij dhe nëse do të duhet, të vdes për të”.

“Të lutem, -i tha përsëri sundimtari,- bëju fli Perëndive, sepse shoh se je njeri i zgjuar dhe i mençur. Nuk dua të vdesësh pa qëllim e pa lavdi.

Dhe, -u përgjigj shenjti,- atëherë, do të jem me të vërtetë i përkryer; nëse do të ruaj mirë dhe deri në fund pohimin tim për

Zotin tim Krishtin dhe të sakrifikohem për hir të Tij, siç pësoi dhe u sakrifikua edhe Ai për mua. Dhe, nëse ti më frikëson se do të më hedhësh në zjarr dhe me tortura të tjera, mëso se ai zjarr shpejt shuhet dhe me shpejtësi zhduket. Por unë të paralajmëroj se, ekziston edhe zjarri i skëterrës, që për fat të keq, nuk shuhet kurrë. Tek ky do të dënohesh, një ditë, për fat të keq dhe do të digjesh përgjithnjë. Atje do te qash dhe do të vajtosh, por pa dobi, sepse nuk do te kete më shpresë që të shpëtosh kurrë, kurrë. Je i bllokuar. Mos humb, pra, kohën tënde me kërcënimet, sepse shërbëtorët e Perëndisë këtë zjarr, me të cilën i kërcënon, nuk i tremben fare. Atë që kanë frikë të krishterët, është të mos vinë në kundërshtim me vullnetin e Perëndisë dhe të bien në atë zjarr shekullor të Ferrit.

Vepro, pra, siç urdhëron. Unë nuk mohoj Perëndinë e Vërtetë dhe, nëse do të përdorësh për mua edhe tortura më të frikshme.

Frikësime dhe martirizime

Atëherë, urdhëroi tirani ta vamin shenjtin në dru dhe ta godisnin me shpata. Ai, në çast,nxorri rrobat e tij dhe pranoi me dëshirë dhe durim ta godisnin me shpatë për tri orë. Nuk nxorri shenjti asnjë zë. Sundimtari thoste: “Ndrysho mendje, Trifon, dhe mos ji kryelartë. Falju Perëndive se ai që vjen në kundërshtim me urdhrat mbretërore, vdes me vdekje të tmerrshme. E dëgjon?”

Shenjti, me një guxim të admirueshëm, iu përgjigj: “Dëgjo tiran. Kush nuk zbaton vullnetin e Perëndisë, do të vdesë me vdekje të pëijetshme, sepse është Mbret Qiellor dhe kush e mohon, humbet jetën e përjetshme që të dënohet në jetë të jetëve.

Nuk ekziston tjetër Perëndi Qiellore -thotë sundimtari,- vetëm Zeusi i Madh, biri i Kronit dhe i Reas. Ai është ati i gjithë njerëzve dhe i Perëndive të tjera dhe kush nuk i bindet atij, është e pamundur të rrojë. Dhe ti t’i nenshtrohesh atij, që të mundesh të kesh kurdoherë jetë të ëmbël.

Martiri heroik pohon Krishtin

Tek këto fjalë të tiranit, shenjti u përgjigj: “Le t’i ngjajnë të gjithë, sa besojnë tek ai dhe e pandehin për Perëndi, sepse siç thonë librat tuaj, ai ishte një i fëlliqur dhe i ndyrë, që nuk la asnjë mëkat pa bërë. Kur vdiq, i ngritën idhuj floriri dhe argjendi, ata që dëshironin veprat e tij të neveritshme dhe të mbushura me turp. E quajtën, madje, Perëndi, që të justifikojnë me këtë mënyrën e pandershrnërisë e paturpësisë së tij. Të njëjtën gjë bënë edhe për të gjitha Perënditë tuaja të reme. Në këtë gabim ecni edhe ju. Ju i faleni dhe i luteni druve dhe gurëve që as dëgjojnë, sa ndiejnë .

Keni përbuzur, për fat të keq, Perëndinë e Vërtetë Jetëdhenëse, që përforcoi qiellin, themeloi tokën dhe krijoi gjithësinë. Ai krijoi njeriun dhe e rikrijoi pastaj nga mirësia e Tij. Sepse, duke parë se e gaboi djalli dhe e bëri të ikte i intemuar nga parajsa, pranoi të behej njeri. U kryqëzua dhe u varros me dëshirë, u ngjall nga vdekja dhe u ngjit në qiell. Atje himnizohet dhe lavdërohet pandërprerë nga ëngjëjt e shenjtë. Por, kur do të vijë plotësimi i kohës, qe këtë vetëm Ai e di, atëherë, do të vijë përsëri nga qiejt, jo më i varfër dhe i bindur, si herën e parë, por me fuqi të madhe dhe lavdi Perëndie që të gjykojë të gjithë botën. Do t'ijapë, atëherë, secilit sipas veprave të tij.

Ky është Perëndia e Vërtetë, Mbreti i mbretërve, Zoti i zotërve, Gjykatësi i drejtë i të gjallëve dhe i të vdekurve. Ata që u faleni dhe respiktoni për Perëndi, janë qënie të pashpirtra, vepra të dorës njerëzote dhe krijimit të demonëve. Ataju drejtojnë në shkatërrim dhe privim”. Të gjitha këtoi thoshte shenjti mbi drurin që ishte i varar. :

Sundimtari, pasi i dëgjoi këto, u zemërua. Urdhëroi, atëherë, ta zbrisnin shenjtin nga druri, që e kishte kthyer në amvon dhe ta tërhiqnin të lidhur pranë tij në gjueti, ku do të shkonte. Shën Trifoni vuante shumë, sepse ecte zbathur dhe këmbët e tij që ishin të gjakosura e të plagosura nga torturat e mëparshme, tani coptoheshin nga drutë, gurët dhe koha e keqe. Ishte dimër. Shumë herë e shkelnin edhe kuajt. Provonte dhimbje të tmerrshme,por i duronte të gjitha, për lavdinë e Krishtit duke thënë të shkruarat: “Udhëhiq,

o          Zot, hapat e mia”. (Psalmi 10). Thoshte edhe të tjera të Shkrimit të Shenjtë, me të cilat kërkonte fuqi ngaZoti. Pastaj, duke imituar Martirin e parë, Stefanin dhe vetë Krishtin, thoshte: “O Zot, fal mëkatin e tyre”.

Në darkë i thotë sundimtari: “Ej, u urtësove, i mjerë,tani dhe more vendimin t’u falesh Perëndive, apo qëndron në çmendurinë tënde të mëparshme? -Ti, o i marrë,- iu përgjigj shenjti, je gjithë padituri dhe mani dhe për këtë nuk do të kuptosh Perëndinë e Vërtetë. Unë kam njohuri, për këtë që bëj, sepse kam në anën time të vëtetën”.

Atëherë, arhondi, duke mos patur fjalë që të përgjigjej kundrejt vërtetës, urdhëroi të burgosnin shenjtin derisa të bëheshin përsëri pyetje.

Pas pak ditësh, sundimtari,duke dashur të shkonte në Nikea, urdhëroi të sillnin atje edhe martirin të lidhur. Kur po i afroheshin qytetit, tirani e pyeti: “Mos të mësoi, Trifon, koha që kaloi t’u bindesh mbretërve e t’u falesh Perëndive të tua shpëtimtare, apo vazhdon të jesh i pabindur dhe grindavec?

Zoti dhe Perëdia ime, lisu Krisht, -u përggjigj shenjti,- të Cilin adhuroj nga zemra ime dhe me mendje të pastër më predikoi të pohoj dhe të mbetem në besimin tim, tek Ai, i qëndrueshëm dhe i palëkundur. Unë vetëm atë njoh si mbret dhe Perëndinë time.

Nuk u jap rëndesi torturave, që vuaj nga ty dhe përbuz urdhrat e perandorit. Perënditë e tua i kam vështirë dhe neveri, sepse janë qesharake.

Në dhimbjen e tmerrshme të gozhdëve

Kur dëgjoi këto, u mërzit sundimtari dhe urdhëroi dhe i mbërthyen në këmbët e martirit,gozhdë dhe hekura të tjera. Pastaj, duke e rrahur, e tërhiqnin brenda në qytet. Martiri i Krishtit, Trifoni, vuajti shumë. Provoi dhimbje që nuk përshkruhen. Rrodhën gjakrat në tokë dhe e skuqën atë. Por dashuria dhe pasoni i tij i madh për Krishtin, e bënin të mos llogariste torturat dhe dhimbjet trupore. I konsideronte si freskim dhe çlodhje të shpirtit, ky luftëtar i pamposhtur i Krishtit. Tirani, duke admiruar durimin e shenjtit, thoshte: “Deri kur, Trifon, nuk do të ndjesh dhimbjen e ashpër të torturave?” Dhe ti, -i tha shenjti,- deri kur nuk do të kuptosh fuqinë e pamposhtur të Krishtit, i Cili banon brenda meje, por ti ngacmon Shpirtin e Shenjtë?”

Kurora e shndritshme e Perëndisë

Atëherë, i mërzitur, arhondi, urdhëroi ta vinin në tortura të reja I tërhiqnin duart dhe i përdridhnin bërrylat. E rrihnin pa mëshirë me shkop. Pastaj filluan ta digjnin me llambadha të ndezura. Atëherë, ndodhi çudi e mahnitshme, që të përforcohej shenjti dhe të besonin më shumë besimtarët. Në atë kohë, që xhelatët torturonin shenjtin me ashpërsi të madhe dhe me padhimbsuri, papritur u duk të zbriste nga qielli drejt tij një kurorë që ndriçonte nga gurët e çmuar dhe diamantët. Sapo e panë ushtarët, që po e torturonin, ranë në tokë të frikësuar dhe të tmermar. Atëherë, shenjti i mbushur me guxim dhe hare nga hiri i Perëndisë, të cilin po e shihte ta mbulonte, lavdëroi Perëndinë duke thënë: “Të faleminderit, Zoti im, sepse gjatë ditëve të martirizimit, nuk më braktise në duart e armiqve të mi, por me mbulove me hirin Tënd dhe më ndihmove. Të lutem, Zot, të më gjendesh edhe tani. Forcomë që të vazhdojë deri në fund përpjekjen time, që të bëhem edhe unë i denjë të gëzoj kurorën e drejtësisë pas miqve të Tu, që deshën emrin Tënd të Tërëshenjtë. Sepse, vetëm Ti je i lavdëruar në shekuj. Amin.

Tirani këmbëngul

Duke parë këto, tirani, i zënë ngushtë, u mundua përsëri me lajka ta mundte atletin e pamposhtur të Krishtit, duke i thënë: “Falju më në fund Zeusit të Madh dhe ikonës së Qesarit dhe unë do të të jap shumë ndere, mirësi e dhurata të shumta”.

Po, martiri buzëqeshi e i tha: “Nëse unë përbuza mbretin tënd dhe përqesha urdhrat e tij, si t’i falem tani ikonës së tij të pashpirt? Sa për Zeusin dhe Perënditë e tjera të rreme, pyet të mençurit tuaj që përpiqen me mitologjitë dhe përrallat e tyre të mbulojnë poshtë- rsitë dhe tekat e tyre, Quajtën erën-Iran, tokën-Dhimitra, detin- Poseidon, diellin-Apollon. Gjithashtu edhe të tjerët i emëruan duke i quajtur në mënyrë alegorike, Hermesin si Perëndi të Fjalës, Aresin si perëndi të zemërimit e të luftës, Afërditën si Perëndi të prostitucionit dhe shumë të tjera. Mëso nga unë, që u interesova dhe mësova se Perënditë tuaja ishin kriminelët dhe mashtruesit e mëdhenj.

Mbi të gjitha mëso për Zeusin që ishte imoral dhe i mbushur me gjëra të jashtëligjshme. Vrau të atin, i mallkuari. Por edhe Perënditë e tjera tuajat mbetën prapa në respekt dhe me vogëlsira. Veprimet e tyre imitoni edhe ju, me ligësitë dhe veprimet e jashtëligjshme. Dhe nuk mjafton që, ju mohuat Perëndinë e Vërtetë, por na detyroni dhe ne të devijojmë nga rruga e Perëndisë dhe t’u ndjekim në qorrlëk, si minj të verbër, në një rrugë pa krye dhe të shtrembër. T’ju pasojnë juve që thoni, sipas profetit Isaia, errësirën drite dhe dritën errësirë, e hidhura e ëmbël dhe e ëmbla e hidhur. Por kot e humbisni kohën tuaj, sepse ne, që njohëm të vërtetën,preferojmë më mirë të vdesim, sesa të mohojmë besimin e Krishtit dhe shprestarinë.

Duke dëgjuar këto, e admiroi sigurisht tirani, por edhe u zemërua. E admiroi, sepse shenjti njihte historitë e Perëndive joperëndi dhe u zemërua sepse qeshi me ironi dhe i shpartalloi. Urdhëroi ta shponin me shpata ashpër. Por kot u lodh, sepse gjithë torturat, i lumuri Trifon dhe gjithë dhimbjet e tmerrshme, i konsideronte një lluks dhe një privilegi nga dashuria e Perëndisë, qe digjej në zemrën e tij.

Fundi i shenjtit

Kuptoi tirani që martiri mbeti i qëndrueshëm dhe i pamposhtur. U iodh së luftuari me luanin dhe dha vendimin e fundit; t’i pritej koka jashtë qytetit. E morën, atëherë, xhelatët dhe e çuan në vendin e dënimit. Ngriti, atëherë, pak duart dhe ktheu shikimin nga lindja dhe u fal me këto fjalë:

“Zot, Ti që je Perëndia e Perëndive, Mbreti i mbretërve, Shenjti i shenjtëve, të falenderoj që me bëre të denjë të mbaroj këtë betejë pa mëkatuar. Ndihmomëni në këtë çast të fundit, të mos më pengojë i djallëzuari dhe djalli vetë dhe të më zhysin në thellësi të skëterrës. Le të marrin shpirtin tim, engjëjt e ndritshëm dhe ta sjëllin në tendat e tua. Sa nuk më kujtojnë mua,shërbëtorin tënd të padenjë dhe të sjellin flijime të pranifeshme, ruaji brenda në këtë brez joshpresëtar dhe të jashtëligjshëm dhe jepu mirësitë e Tua të shumta dhe shpërbleuaju në jëtën tjetër. Sepse Ti i vetmi i vyrtytshëm, që na jep me dorë të lëshuar gjithë mirësitë që na duhen”.

Pasi u fal, ky atlet i madh i Krishtit dhe vuri në lëvizje Madhë- shtinë e Shenjtë, dorëzoi tek Krijuesi i tij, shpirtin e lumur. Ishte viti 250 pas Krishtit. U martirizua në mbretërinë e gjakpirësit, Decia. Shën Trifoni dorëzoi shpirtin e tij para xhelatit, t’i priste kokën dhe kjo, që të mos dukej se e vdiq tirani, por që mbaroi me vullnetin e Perëndisë. Atëherë, besimtarët, që ishin në Niqia, e mbështollën në çarçaf të pastër dhe e lyen me aromë lipsanin e tij të shenjtë. Donin ta varrosnin atje, që ta kishin si thesar të paçmuar dhe si një nuskë të shenjtë. Por nuk e donte këtë shenjti. U paraqit si vegim dhe u tha ta çonin në Llampsako në atdheun e tij. Bënë siç i urdhëroi shenjti. E transformuan dhe e varrosën atje, në Llampsako. Në atë vend u bënë shumë çudira.

Tempujt

Në Kostandinopojë u ndërtuan tempuj për nder të shën Trifonit. Njëri u ndërtua gjatë sundimit të Justinianit (527-565) dhe tjetri gjatë sundimit të Justinit (565-578). Ekzistonte, atje, që më parë edhe manastiri me emrin e shenjtit. Lipsani i shenjtit gjendej në Kostandinopojë, nga ku e transportuan më vonë, në tempullin e Shpirtit të Shenjtë, në Romë.

Tregimi

Gjëndemi rreth vitit 270 pas Krishtit. Në një qytet të Sirisë, në Samosata, jetonte një familje e pasur, që kishte vetëm një djalë. Doni të mësoni emrin e tij? Llukiano e quanin Prindërit e tij krenoheshin dhe thurrnin ëndrra për të. Por erdhi një ditë që Llukianoi i vogël provoi një dëshpërim të madh. Kur u bë 12 vjeç, afërsisht në moshën tuaj, humbi të dy prindërit e tij. Mbeti jetim.

Syte e tij fëminorë brenda një kohë të shkurtër u ndeshën me të vdekur, edhe të emën dhe të atin. Pasuri kishte mjaft, por çfarë ti bente? Tani që humbi prindërit e tij të dashur, çfarë ta bente pasurinë?

Ishte i pangushëlluar Llukianoi i vogël. Sytë i ishin lodhur së qari. Kur kujtonte prindërit e tij, qante me ngashërim. Kush do të mund të ngushëllonte djalin e plagosur? Kush do të mund t’i zbuste dhimbjen? Kush? U gjend dikush. Ishte një kristian, një mësues i krishtianëve, një shpirt i shenjtë, Makario. E mori pranë tij, i foli me dashuri dhe filloi ti bënte katekizëm.

E shihni, shumë e vjetër është historia e katekizmit. Që atëherë por edhe më parë, egzistonte katekizmi, por në një pamje tjetër. Sikur shohim para nesh skenën e bukur, Makarion t’i bëjë katekizëm Llukianosë. Katekizëm vetëm me një mësim.

Makariua i flet Llukianoit për Perëndinë e vërtetë, per dashurinë e Perëndisë. I flet për sakrifikimin e Krishtit. I flet për të gjitha të vërtetat e Ungjillit. Llukianoi mrekullohet me fjalët e mësuesit të tij. E dëgjon me gojë të hapur dhe nuk ngopet së dëgjuari. Ishte djalë i zgjuar dhe shpejt fillon të lexojë. Mëson përmëndësh pjesë nga Slikrimet e Shenjta. Mësuesi i tij është krenar. Shpreson se një ditë, Llukianoi do t’i dhurojë shumë Kishës së Krishtit.

Kaluan tetë vjet që atëhere kur Llukianoi mbeti jetim. Eshtë tani 20 vjeç. Brenda tij ishte rrenjosur besimi kristjan. Flaka e dashurisë për Krishtin gjithmonë rritet. Ishte tashmë koha të pagëzohet. Atëhere siç mund të keni dëgjuar, pagëzoheshin të mëdhenj pasi t’i kishin katekizuar mirë dhe saktë. Edhe Llukianoi ishte katekizuar mirë. Dëshiron të pagëzohet, të bëhet pjesëtar i Kishes së Krishtit. Gjatë ceremonisë së thjeshtë, Llukianoi me katikumenet e tjerë, mori pagëzimin dhe u bë kristian. Një jetë e re filloi për Llukianonë. Dhe fillon me vendime heroike.

Dy ishin vendimet më të rendësishme që mori Llukianoi. E para, të ndajë pasurinë e tij tek të varfërit. Pasuri të madhe i kishin lënë prindërit e tij. Në veshët e tij oshetinin fjalët e Krishtit: “Nëse do të bëhesh i përkryer shit gjithë pasurinë tende, jepe tek të varferit dhe më paso”.

Të gjitha i jep tek të varfërit.

Dhe vendimi tjetër. Të bëhet klerik. Që prej shumë kohësh kishte lindur brenda tij deshira të bëhet prift, shërbëtor i mistereve të Perëndisë. Kisha kishte shumë nevojë për klerik. Ftoi edhe Llukianonë. Dhe ai merr vendimin e madh. Hirotoniset klerik në Andiokia. Atë fëmijë të vogël, të katekizmit, e shohim tani klerik të Andiokias.

Jeta e tij ka aromën e shënjtërisë. I pëlqente kreshma dhe jeta asketike. Studjonte vazhdimisht Shkrimin e Shenjtë. E kishte mësuar përmëndësh. Ishte bërë mësuesi më i ditur i Kishës në zonen e tij. Nga duart e tij kaluan shumë nxënës që, më vonë, u bënë etër dhe mësues të kishës. Ishte bërë katekist.

Kaluan shumë vjet që atëhere. Llukianoi tashmë ishte plakur, por nuk pushoi së punuari për lavdinë e Perëndisë. Ishin vitet e pëmdjekjeve të tmershme. Çdo ditë me dhjetra kristianë çoheshin në burgje dhe martirizime. Prifti Llukiano vrapon kudo, frymëzon luftëtarët trima të Besimit. Mbështeti shumë kandidatë për martirë.

Por erdhi një ditë edhe radha e tij. Jemi më 312 pas Krishtit. Perandor ishte Maksimiani i ashpër dhe i pabesë. Me një fjalë të tij, urdhëroi një përndjekje të ashpër kundër kristjanëve. Llukianoi parandjeu fundin e tij martirik. Një heretik Pangrati, shkoi tek sundimtari dhe e tradhëtoi.

Llukianoi arrestohet. Nga Antiokia u çua në Nikodhimi, në tribunën e perandorit. Maksimiani kishte dëgjuar për Llukianonë. Do që ta shohë personalisht dhe të bisedojë me të. Mendon se mund ta detyrojë dhe ta bëjë të mohojë Krishtin.

Llukianoi gjendet tani në pallatin e perandorit dhe qendron i pathyeshëm para Maksimianit Shën loan Gojëarti na jep dialogun, që u bë midis Llukianosë dhe perandorit. Një dialog që duhet ta kemi kujdes të veçante. Në këtë dialog Shën Llukianoi përgjigjet në të gjitha pyetjet e perandorit, gjithmonë me të njetat fjalë.

Perandori - Si quhesh?

Llukianoi - Kristian jam.

Perandori - Nga je?

Llukianoi - Kristian jam.

Perandori - Cilet janë stërgjyshët tu?

Llukianoi - Kristian jam.

Perandori - Cili ësfitë profesioni yt?

Llukianoi - Kristian jam.

Në të gjitha pyetjet përgjigjet me “Kristian jam” Jam Kristian. Përse vallë? Llukianoi ishte i shkolluar. Ishte nga më të shkolluarit e kohës së tij. Do të mundej të bënte një dialog me perandorin që ta mahniste.

Përse përgjigjet vetëm me ketë frazë? Që të tregonte që mbi të gjithë titujt Hukianoi kishte emrin “kristian”.

U egërsua perandori në këtë përgjigje të Llukianoit. Urdhëroi ta hidhnin në burg dhe ta vrisnin. Por me ç’mënyrë?

Le të transferohemi në burgun e Nikomidhisë. Qelitë e saj ishin të mbushura me të krishterë. Në një ngakëta ishte edhe prifti Llukiano. Kanë kaluar shumë ditë, që atëherë kur e hodhën të lidhur në burg. Shumë ditë nulc i sollën asgjë për të ngrënë. Urdhëruan, që t’i bënin torturën e urisë. Asnjë copë bukë nuk i sollën. Fytyra e tij u bë skelet. Stomaku i dhimbte tmerrësisht. Ndiente, që fuqitë e tij trupore po e linin. Por brenda në këtë trup të skeletizuar fshihej një shpirt që digjej nga dashuria për Krishtin dhe dëshira për martirizim. Nuk rënkonte. Nuk i vjen keq. Buzët e tij psallnin hymne për Perëndinë. I drobitur e ndjente veten e tij të bashkuar me Perëndinë.

Xhelatët prisnin që të thyhej dhe të mohonte Krishtin. Dhe që ti bënin martirizimin me të tmershëm ç’bënë? Përballë qelisë së tij ndezin qymyr dhe fiUojnë të pjekin mishra. Era ishte provokuese, por shenjti nuk u lekund. Më mirë të jetë i uritur në këte botë dhe të ngopet në tjetrën, me lavdinë e qiellit.

Një ditë hapet dera e qelisë së tij. Xhelat e merr dhe e nxjerr jashtë. Pandeh se e çon për martirizim. Por ata e çuan përpara gjykatësit. Të njejtat pyetje i bën dhe ai, të njejtën gjithmonë përgjigje jepte dhe Llukianoi: “Kristian jam”. E rrikthyen në burg. Tortura e urisë vazhdon.

Llukianoi parandjen fundin e tij. Mërzitet sepse ka shumë ditë pa marrë ushqimin e tij shpirtëror: Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Të njejtin deshpërim provojnë edhe kristianët e tjerë të burgosur. Duan të kungohen, të marrin fumizimin nga të pavdekshmit. Por si? Askush nuk mundej të transportonte “Misteret e Shenjta”.

Por u gjend mënyra. Llukianoi është prift. Mundet brenda në burg të zhvilloj “Meshën Hyjnore”. Tryeza e Shenjtë e shenjtëruar me lipsane të shenjta të shenjtorëve dhe martirëve nuk egzistonte, por egzistonin pretendente për martirë. Liturgji mund të behej. Llukianoi shtrihet përtokë. Mbi gjoksin e tij vënë pak bukë dhe verë që u gjenden. Dy kristianë i ngrenë kokën. Të gjithë gjunjëzohen. Burgu bëhet Kishë. Llukianoi shqipton uratat gjatë shënjtërimit të Dhuratave të Shenjta. Të burgosurit kristianë psallin të gjithë


së basliku, të prekur shumë. Lotët lagin dheun e burgut. Pas pak buka dhe vera janë bërë Trup dhe Gjak Krishti. Kungohen të gjithë. Eshtë kungimi i tyre i fundit. Ditën tjetër shumë nga ata vdiqën. U bënë martirë.

Po Llukianoi? I dobësuar nga uria, i berë skelet dorëzoi frymën e tij tek Ai, të cilin kishte dashur, mbi të gjitha, në këtë botë. Dorëzoi shpirtin e tij te Krishti. Duke dhënë shpirt, buzët e tij shqiptuan fjalët e fundit: “Kristian jam”.

Përpunim

-   Cilën frazë dëgjuam, shumë herë nga goja e Llukianoit? “Kristian jam”. Përse në të gjitha pyetjet e perandorit përgjigjej me këtë frazë? (Sepse Llukianoi mbi të gjitha titujt e botës kishte ketë titull. Për këtë titull ishte krenar) - Edhe ne, fëmijë, çfarë duhet të themi kur na pyesin se ç’jemi - (Jemi kristianë).

^

Jemi Kristianë

Zbatim

Shumë fëmijë janë krenarë për origjinën e tyre.

-  Babai im është doktor, është ushtarak është drejtor...

Edhe fëmijë të tjerë krenohen për gjera të tjera. Krenohen se

janë të pasur, se janë të zgjuar, se kanë rroba të bukura, se babai

i  tyre ka makinë të bukur, se dinë gjuhë të huaja ose piano, se kanë prindër të veçantë etj.

Ne duhet të krenohemi se jemi kristianë, sepse lindëm kristianë ortodoks, se kemi të parin tonë Krishtin, sepse jemi stërnipër të martirëve.

Ka shumë që janë kristianë dhe kanë furp që ta pohojnë. Atë që shën Llukianoi e thoshte dhe krenohej, për shumë veta sot është turp. Ai, për emrin “kristian” dha jetën e tij. Kristianët e sotëm nuk japin asnjë pohim me gojën e tyre.

Ju fëmijët e katekizmit, ta thoni me guxim. Po, jam kristian. Nuk kam turp ta them. I takoj shuadrës së krishtit.

Jam kristiani. Ç’gje e madhe, ç’ nder i madh. Por nuk mjafton vetëm ta thuash se je kristian, duhet të bëhesh edhe kristian i vërtetë, Kristian do të thotë nxënës i Krishtit. Pra, ne i dimë ato që na mëson Krishti? Zbatojmë të gjitha sa na thote Krishti? Jo. Për këtë vimë këtu në katekizëm. Këtu do të mësojmë si të bëhemi kristianë të vërtetë. Do të mësojmë sa na mëson Kisha jonë e Shenjtë. Do të kërkojmë jetën kristiane. Do të përpiqemi të bëhemi kristianë të ndrëgjegjshëm.

Le të themi të gjithë bashkë mësimin tonë që do të jetë një sinjal në jetën tonë: Jemi kristianë.

Μέ τήν εὐλογία τοῦ πατρός Δαμασκηνοῦ Γρηγοριάτου